© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2014. Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën. Për më shumë informacion, shiko shënimin e plotë në lidhje me të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2014. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2014. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur á la fin du présent document.
Notë Informative mbi praktikën gjyqësore të Gjykatës nr. 172
mars 2014
Kurić dhe të Tjerë kundër Sllovenisë (shpërblim i drejtë) [GC] - 26828/06
Vendimi 12.3.2014 [GC]
Neni 41
Shpërblimi i drejtë
Kompensimi në lidhje me dëme materiale të pësuara nga kërkuesit si pasojë e heqjes së paligjshme nga Regjistri i Banorëve të Përhershëm
Neni 46
Vendim[1] pilot
Masa të përgjithshme
Shtetit Përgjegjës i kërkohet të ngrejë dhe të zbatojë një skemë vendore ad hoc për kompensim.
Faktet – Në një vendim të marrë më 26 qershor 2012 (“vendimi kryesor”) Dhoma e Madhe vendosi njëzëri që kishte pasur shkelje të nenit 8 dhe nenit 13 të Konventës, të cilët në thelb kishin të bënin me dështimin e zgjatur të autoriteteve sllovene për të rregulluar statusin e banorit për kërkuesit pas “fshirjes” së paligjshme të tyre nga Regjistri i Banorëve të Përhershëm dhe për t’u ofruar atyre një zgjidhje të përshtatshme. Për pasojë, jo vetëm kërkuesit në këtë çështje, por gjithashtu edhe një numër i madh personash të tjerë ishin prekur dhe ende vazhdonin të prekeshin nga ajo masë. Gjykata vendosi të zbatonte procedurën e vendimit-pilot sipas nenit 46 të Konventës dhe nenit 61 të Rregullores së Gjykatës, dhe e urdhëroi Shtetin Përgjegjës të hartonte si masë e përgjithshme një skemë vendore kompensimi ad hoc brenda një viti pas shpalljes së vendimit kryesor.
Ligji – Neni 41: Dhoma e madhe theksoi që gjashtë kërkuesit, të cilët nuk posedonin asnjë dokument slloven identifikimi, si pasojë e “fshirjes” ishin lënë në një zbrazëtirë ligjore e rrjedhimisht në një situatë cënueshmërie, pasigurie ligjore dhe pasigurie të përgjithshme për një periudhë të gjatë kohore. Humbja e statusit ligjor që rezultoi nga “fshirja” e tyre kishte sjellë pasoja materiale domethënëse. Meqenëse kërkuesit ishin “fshirë” pa paralajmërim dhe kishin mësuar për situatën e tyre vetëm rastësisht, ekzistonte një lidhje shkakësore shumëplanëshe mes masës së paligjshme dhe dëmeve materiale të pësuara.
Rrjedhimisht, Gjykata shqyrtoi të drejtën e kërkuesve për shpërblim të drejtë në lidhje me dëmet materiale në dy kategori. Për të kompensuar humbjen e të ardhurave të kaluara, ajo vendosi dëmshpërblime në lidhje me kuotat sociale (për secilin kërkues) dhe shtesat për fëmijët (për dy kërkues). Nuk u dha asnjë shpërblim në lidhje me kuotat e strehimit sepse e drejta vendase në fuqi nga viti 2003 e kushtëzonte pagimin e kuotës pas marrjes së shtetësisë sllovene, dhe kërkuesit nuk kishin arritur të vërtetonin që do t’i kishin plotësuar kushtet sipas legjislacionit të mëparshëm. Për sa i përket kategorisë së dytë të dëmeve materiale – humbja e të ardhurave të mëtejshme – nuk u caktua asnjë dëmshpërblim në lidhje me të drejtat e pensionit meqenëse pranimi i pretendimeve të kërkuesve në lidhje me kuotat sociale e përjashtonte çdo pretendim në këtë aspekt.
Neni 46: Gjykata vërejti që Qeveria përgjegjëse kishte dështuar në ngritjen e një sistemi vendas ad hoc kompensimi brenda një viti pas datës së vendimit kryesor mbi pranueshmërinë dhe themelet. Megjithatë, ajo nuk e kishte vënë në diskutim domosdoshmërinë e masave të përgjithshme në nivel kombëtar. Në këtë kontekst, Dhoma e Madhe mori parasysh faktin që Ligji për ngritjen e një skeme vendase kompensimi ad hoc pritej të bëhej i zbatueshëm prej 18 qershorit 2014. Ky statut do të sillte kompensim mbi bazën e një shume fikse për çdo muaj të “fshirjes” dhe mundësisë së pretendimit të kompensimit shtesë. Kjo zgjidhje dukej se ishte e përshtatshme.
Së fundi, në kontekstin e shkeljeve sistematike, strukturore apo të ngjashme, prurjet potenciale të çështjeve të ardhshme përbënin gjithashtu një konsideratë të rëndësishme për sa i përket parandalimit të akumulimit të çështjeve të përsëritura. Për më tepër, aktualisht kishte rreth 65 çështje në pritje para Gjykatës ku përfshiheshin mbi 1000 kërkues. Prandaj u vendos që shqyrtimi i kërkesave të tjera të ngjashme të shtyhej në pritje të marrjes së masave në fjalë për zgjidhje.
(Shih Kurić dhe të Tjerë kundër Sllovenisë [GC], 26828/06, 26 qershor 2012, Nota Informative 153)
© Këshilli i Europës/Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje nuk është detyruese për Gjykatën.
Klikoni këtu për Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2014.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2014
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2014
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
[1] Për pranueshmërinë dhe themelin (Shën. i përkth.)
Full & Egal Universal Law Academy