© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informativ rreth jurisprudencës së Gjykatës Nr. 153
Qershor 2012
Kurić me të tjerë k. Sllovenisë [DhM] - 26828/06
Vendim 26.6.2012
Neni 8
Neni 8-1
Respektimi i jetës familjare
Respektimi i jetës private
Mosrregullim i çështjes së qëndrimit të atyre që ishin “fshirë” nga regjistri i personave me vendbanim të përhershëm pas kthimit të Sllovenisë në pavarësi: shkelje
Neni 46
Vendim pilot
Masa të përgjithshme
Shteti i paditur i detyruar të krijojë një sistem zhdëmtimi që garanton një ndreqje të përshtatje të situatës për personat “e fshirë”
Faktet – Tetë paditësit ishin më parë qytetarë të ish-Jugosllavisë dhe të njërës prej republikave të saj përbërëse përveç Sllovenisë. Ata e morën vendbanimin e tyre të përhershëm në Slloveni, por, pas pavarësimit të këtij shteti, ose e lanë vetë pas dore që të kërkonin shtetësinë sllovene, ose nuk iu pranua kërkesa për këtë qëllim. Më 26 shkurt 1992, në zbatim të një ligji të ri për të huajt, emri i tyre u fshi nga regjistri i personave me vendbanim të përhershëm dhe ata u kthyen në të huaj pa leje qëndrimi. Në të njëjtën situatë ndodheshin edhe rreth 25 000 persona të tjerë. Sipas paditësve, asnjëri prej tyre nuk mori njoftim për këtë vendim dhe vetëm më vonë e paskëshin mësuar se ishin bërë të huaj, kur kërkuan t’u ripërtëriheshin dokumentet e tyre të identitetit. Fshirja e emrit të tyre nga regjistri i personave me vendbanim të përhershëm ka pasur pasoja negative të rënda e të vazhdueshme: disa prej tyre u kthyen në persona pa shtetësi, të tjerë u dëbuan nga apartamenti i vet, nuk mundën të punojnë apo të udhëtojnë, i humbën të gjitha pasuritë e tyre personale dhe jetuan për disa vite me radhë nëpër strehë ose parqe bashkiake. Të tjerë ende u mbajtën në paraburgim pastaj u dëbuan nga Sllovenia. Më 1999, Gjykata Kushtetuese i gjykoi si jo kushtetuese disa dispozita të Ligjit për të huajt si edhe “fshirjen” e vetvetishme nga regjistri, pasi kishte çmuar se, në bazë të legjislacionit në fjalë, qytetarët e ish-Jugosllavisë ndodheshin në një situatë juridike më pak të favorshme sesa të huajt e tjerë që jetonin tashmë në Slloveni përpara pavarësisë së saj, ngaqë kalimi në situatën e të huajit që jetonte në Slloveni nuk rregullohej me asnjë ligj. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, u miratua një ligj i ri që mendohej se e rregullonte situatën e “personave të fshirë”. Me një vendim të vitit 2003, Gjykata Kushtetuese i shpalli si jo kushtetuese disa dispozita të ligjit të ri, veçanërisht sepse ky nuk u jepte “personave të fshirë” leje të përhershme qëndrimi me fuqi prapavepruese dhe nuk e rregullonte situatën e personave që ishin dëbuar.
Me një vendim të 13 korrikut 2010, një dhomë e Gjykatës ka dalë, njëzëri, në përfundimin se kishte shkelje të neneve 8 e 13 (shih Shënimin informativ nr. 132).
Ligji
Neni 34 (statusi i të dëmtuarit): Një vendim ose një masë në favor të paditësit nuk mjafton në parim për t’ia hequr atij cilësinë e “të dëmtuarit”. Në rastet e dëbimit ose të ekstradimit të jo-shtetasve, rregullimi i qëndrimit të paditësit ose fakti që i interesuari nuk kërcënohet më me dëbim ose me ekstradim është në parim “mjaftueshëm”. Megjithatë, cilësia si “i dëmtuar” e një paditësi mund të varet edhe nga shuma e zhdëmtimit që, në atë rast, i është dhënë atij në nivel kombëtar, ose të paktën nga mundësia për të kërkuar e për të marrë shpërblim për dëmin e pësuar. Rasti i çështjes në fjalë karakterizohet veçanërisht nga shqetësimi i përgjithshëm që ka ngjallur kjo “fshirje” lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut. Për më tepër, situata objekt konflikti ka zgjatur për afër njëzet vjet. Njohja e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe dhënia e lejeve të përhershme të qëndrimit për gjashtë nga paditësit nuk kanë përbërë ndonjë ndreqje “të përshtatshme” e “të mjaftueshme” të situatës në favor të tyre, duke pasur parasysh periudhën e gjatë të pasigurisë e të paqartësisë juridike që kanë përjetuar ata dhe seriozitetin e pasojave të “fshirjes” për ta. Për më tepër, deri tani nuk është plotësuar asnjëra prej kërkesave të tyre për zhdëmtim. Shanset e të interesuarve për t’u zhdëmtuar duken, hë për hë, tepër të dobëta për të qenë rëndësore. Për pasojë, paditësit që kanë marrë leje të përhershme qëndrimi mund të vazhdojnë ta quajnë veten si “të dëmtuar” prej shkeljeve të pretenduara.
Përfundimi: cilësia e të dëmtuarit e njohur (njëzëri).
Neni 8: Kjo “fshirje” dhe pasojat e saj u kanë sjellë e vazhdojnë t’u sjellin dëm paditësve dhe përbëjnë një ndërhyrje në jetën e tyre private dhe familjare. “Fshirja” nga regjistri e emrit të paditësve, ashtu si ajo e më shumë se 25 000 shtetasve të tjerë të ish-Jugosllavisë, ka qenë rezultat i efektit të kombinuar të dy dispozitave të ligjeve për pavarësinë. Këto dy instrumente juridike ishin të hapura për çdo person të interesuar. Megjithatë, paditësit, në mënyrë të arsyeshme, nuk mund ta parashikonin që situata e tyre si të huaj do të sillte si pasojë paligjshmërinë e qëndrimit të tyre në territorin slloven dhe do të shpinte në një masë aq të skajshme sa “fshirja”. Përveç kësaj, kjo është bërë vetvetiu e pa njoftim paraprak dhe paditësit nuk e kanë pasur mundësinë as për ta kundërshtuar këtë masë pranë autoriteteve të brendshme kompetente, as për t’i parashtruar arsyet për të cilat ata nuk e kishin kërkuar shtetësinë sllovene. Për më tepër, Gjykata Kushtetuese ka gjykuar se transferimi i emrave të “personave të fshirë” nga regjistri i personave me vendbanim të përhershëm në regjistrin e të huajve që nuk zotëronin një leje qëndrimi nuk kishte asnjë bazë në të drejtën e brendshme. Së fundi, në legjislacionin në fuqi në atë kohë kishte një boshllëk juridik, përderisa asnjë procedurë nuk ua mundësonte paditësve që të kërkonin një leje të përhershme qëndrimi. Legjislacioni dhe praktika administrative nuk u përgjigjeshin pra kritereve të parashikueshmërisë dhe të mundësisë së qasjes. Sigurisht, Ligji për statusin juridik u miratua për të ndrequr statusin e “personave të fshirë”. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese gjykoi se disa dispozita të këtij ligji ishin jo kushtetuese dhe u desh të pritej më shumë se shtatë vjet që të ekzekutohej ky vendim i fundit, i cili urdhëronte masa të përgjithshme. Për rrjedhojë, të paktën deri në vitin 2010, sistemi i brendshëm juridik nuk i rregullonte qartësisht pasojat e “fshirjes” dhe statusin si person me vendbanim të përhershëm të atyre që i ishin nënshtruar asaj. Për këtë arsye, jo vetëm që paditësit nuk ishin në gjendje për ta parashikuar masën objekt konflikti, por për ta ishte për më tepër e pamundur që t’i merrnin parasysh pasojat e saj në jetën e tyre private dhe/ose familjare. Ndërhyrja objekt konflikti nuk ishte pra e parashikuar me ligj.
Sidoqoftë, në rrethanat e veçanta të çështjes në fjalë, Gjykata çmon se është me vend që të shqyrtohet gjithashtu nëse kjo ndërhyrje ndiqte një qëllim të drejtë dhe ishte në përpjesëtim me këtë qëllim. Qëllimi i ligjeve për pavarësinë dhe i masave të marra ndaj paditësve nuk mund të shkëputet nga konteksti më i gjerë i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, i shpalljes së pavarësisë së Sllovenisë më 1991 dhe i krijimit të një demokracie politike efektive, e cila nënkuptonte formimin e një “trupi qytetarësh sllovenë” për mbajtjen e zgjedhjeve legjislative. Autoritetet sllovene kërkonin të krijonin një “trup qytetarësh sllovenë” dhe të mbronin kështu interesat e sigurisë kombëtare të vendit, qëllim i drejtë në vështrim të nenit 8 § 2 të Konventës. Megjithatë, për sa i përket përpjesëtueshmërisë së masave në fjalë, zbrazëtia juridike e lënë nga ligjet për pavarësinë ua ka hequr paditësve atë status juridik që u kishte çelur atyre më parë rrugën për një varg të drejtash. Mirëpo një i huaj që është me vendbanim të ligjshëm në një vend mund të dëshirojë të vazhdojë të jetojë aty pa e marrë medoemos shtetësinë e tij. Por ligjvënësi slloven nuk kishte miratuar dispozita për t’ua mundësuar shtetasve të ish-Jugosllavisë të cilët kishin shtetësinë e njërës prej republikave të tjera që ta rregullonin statusin e tyre si persona me vendbanim të përhershëm, në qoftë se ata kishin zgjedhur për të mos e marrë shtetësinë sllovene apo në qoftë se nuk e kishin kërkuar atë. E pra, dispozita të tilla nuk do t’i kishin komprometuar qëllimet e drejta të ndjekura. Për pasojë, masat e denoncuara nuk ishin as të parashikuara me ligj, as të nevojshme në një shoqëri demokratike për të arritur qëllimin e drejtë që përbënte mbrojtja e sigurisë kombëtare.
Përfundimi: shkelje (njëzëri).
Neni 14 i bashkuar me nenin 8: Ka pasur një dallim në trajtim midis dy grupesh – të huajve “të vërtetë” dhe shtetasve të republikave të ish-Jugosllavisë të ndryshme nga Sllovenia – të cilët ndodheshin në një situatë të ngjashme për sa u përket çështjeve të qëndrimit. Ky dallim në trajtim i bazuar te shtetësia i ka rënduar me një barrë të tepruar e të shpërpjesëtuar shtetasit e ish-Jugosllavisë.
Përfundimi: shkelje (njëzëri).
Gjykata del gjithashtu në përfundimin se ka pasur shkelje të nenit 13 të bashkuar me nenin 8.
Neni 46: Në mungesë të një praktike të brendshme të vendosur, do të ishte e parakohshme në këtë stad që të shqyrtohej nëse reformat dhe masat e ndryshme të marra nga Qeveria ia kanë arritur ta ndreqin në mënyrë të kënaqshme situatën e “personave të fshirë” për sa i përket të drejtës së tyre të qëndrimit. Megjithatë, të tërë këtyre personave vijon të mos pranohet që t’u jepet zhdëmtim për shkeljen e të drejtave të tyre themelore. Përveç kësaj, vlerësimi i situatës së denoncuar shtrihet përtej interesave të vetëm të paditësve dhe kërkon që çështja të shqyrtohet edhe në këndvështrimin e masave të përgjithshme që duhet të merren në interesin e personave të tjerë të prekur potencialisht. Kjo çështje lë pra shteg për zgjedhjen e procedurës së vendimit pilot. Aktualisht, të papërfunduara përpara Gjykatës janë vetëm disa kërkesëpadi të ngjashme të paraqitura nga “persona të fshirë”, mirëpo, në kontekstin e shkeljeve sistemore, strukturore apo të ngjashme me to, numri i tyre mund të rritet në mënyrë të konsiderueshme. Shteti i paditur duhet të krijojë pra, brenda një afati njëvjeçar, një sistem zhdëmtimi ad hoc në nivelin e brendshëm. Shqyrtimi i të gjitha kërkesëpadive të ngjashme do të shtyhet për më vonë, në pritje të marrjes së kësaj mase.
Neni 41: 20 000 EUR për dëm moral secilit nga gjashtë paditësit kërkesa e të cilëve është shpallur e pranueshme; pika e zhdëmtimit për dëm material mbahet rezervë.
© Këshilli i Evropës /Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
E hartuar nga sekretaria, kjo përmbledhje nuk e kushtëzon Gjykatën.
Klikoni këtu për të hyrë te Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy