© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2014. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2014. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2014. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informues mbi jurisprudencën e Gjykatës No 164
Qershor 2013
Lavrechov kundër Republikës çeke - 57404/08
Vendim 20.6.2013 [Seksioni V]
neni 1 i Protokollit no 1
neni 1 paragraffi 1 i protokollit no 1
Respektimi i pasurive
Mosrimbursimi i kërkuesit për garancinë pasurure pavarësisht pafajësisë së tij: nuk ka shkelje
Përshkrimi i Faktit – Në 2001, kërkuesi, shtetas rus, u fajësua në Republikën çeke për shfrytëzim dhe abuzim me informacione jopublike dhe mashtrim. Ndaj tij u mor masa e burgimit të përkohshëm. Një vit më pas, ai u lirua me garanci pasurore duke paguar një shumë prej 400 000 EUR. Procesi më pas u zhvillua në mungesë të tij, për shkak se ai ishte jashtë shtetit qysh prej shumë kohësh dhe nuk ishte kujdesur të qëndronte në kontakt me gjykatën dhe as të komunikonte një adresë që të mundësonte njoftimin e akteve të procedurës. Megjithëse kërkuesi më në fund ishte çliruar nga akuzat e ngritura kundër tij, garancia pasurore nuk iu kthye, me arsyen se ai i kishte shkelur kushtet që lidheshin me lirimin e tij kundrejt pagesës së garancisë pasurore.
Përshkrimi i të Drejtës – Neni 1 i Protokollit no 1 : mosrimbursimi i garancisë pasurore përbën një cenim të të drejtave pasurore të kërkuesit. Kjo masë është në përputhje me kërkesën e ligjshmërisë dhe ndiqte qëllimet legjitime që synonin të kujdeseshin për mbarëvajtjen e procedurës penale dhe për të parandaluar dhe luftuar shkeljet penale, çka kishte të bëntë në mënyrë të padiskutueshme me interesin e përbashkët. Megjithëse shuma e garancisë pasurore – afërsisht 400 000 EUR – është e konsiderueshme, momenti i përshtatshëm për të diskutuar për proporcionalitetin e saj ishte momenti i caktimit të kësaj shume dhe jo ai i konfiskimit. Në këtë rast, kërkuesi nuk pretendonte se shuma ishte e tepruar, dhe madje, ai mundi ta sillte shpejt dhe pa vështirësi të mëdha. Problemi kryesor i ngritur në këtë çështje është të dihet nëse çlirimi nga akuzat do të duhej të merrej parasysh kur bëhej fjalë për të vendosur nëse duhej të mbahej garancia pasurore.
Objekti i një garancie pasurore është të sigurojë mbarëvajtjen e një procedure penale, veçanërisht të garantojë paraqitjen e të akuzuarit në seancë. Në këtë rast, mbarëvajtja e procedurës është penguar në mënyrë të konsiderueshme nga neglizhenca e kërkuesit për të respektuar kushtet e lirimit me garanci pasurore. I ineresuari nuk është paraqitur në asnjë nga seancat e planifikuara dhe nuk i ka dhënë asnjë ndihmë gjykatës, ndërkohë që duhej ta dinte se ishte në shkelje të kushteve të lirimit me garanci pasurore. Për rrjedhojë, procedura u zgjat shumë dhe përpjekjet për t’i përcjellë disa dokumente kërkuesit ndeshën në vështirësi serioze. Fakti që më pas i interesuari është shfajësuar nuk do të thotë që ndjekja penale kundër tij ka qenë e paligjshme ose vuan nga të meta të tjera. Për një dënim kërkohen nivele të ndryshme të provës (zakonisht, prova që tejkalon çdo dyshim të arsyeshëm) dhe për ndjekje penale (zakonisht, një dyshim i arsyeshëm sipas të cilit është kryer një shkelje). Pra, mund të ketë mjaft raste kur një dyshim i arsyeshëm gjatë procesit nuk përfundon me një dënim përtej çdo dyshimi të arsyeshëm. Në një situatë të tillë, shteti ruan gjithsesi një interes legjitim për t’u kujdesur që individi, objekt i dyshimit të arsyeshëm, të mos tentojë t’i shmanget drejtësisë ose të minojë mbarëvajtjen e procedurës. Përfundimi i procedurës nuk lidhet drejtpërdrejt me çështjen nëse garancia pasurore duhet konfiskuar. Bëhet fjalë më shumë për të përcaktuar nëse mosrimbursimi përbën një masë proporcionale, po të marrim parasysh se kushtet e lirimit me garanci pasurore janë shkelur gjatë procedurës. Nëse kërkuesi ka pasur arsye objektive për të mos u paraqitur në seancat e para, për shkak të vjedhjes së pasaportës, vendimi për ta zhvilluar procesin në mungesë të tij u mor vetëm dy vjet e tetë muaj pasi ai kishte marrë një pasaportë të re. Në këto kushte, përfundimi i gjykatave kombëtare sipas të cilave kërkuesi i është shmangur procesit penal duke qëndruar shumë vite jashtë shteti nuk duket i pajustifikuar. Meqë ai ishte me siguri i vetëdijshëm se i kishte shkelur kushtet e lirimit të tij me garanci pasurore për një periudhë të gjatë, ai duhej t’i kishte bërë të ditur gjykatës në mënyrë të qartë dhe pa ekuivok adresën e tij në Rusi dhe duhej të kishte mbajtur kontakte të rregullta, gjë që s’është bërë. Së fundi, konfiskimi është vendosur pas një procedure plotësisht kontradiktore, dhe gjykatat kombëtare kanë shqyrtuar me kujdes çështjet përkatëse dhe kanë arsyetuar vendimet e tyre në mënyrë shteruese. Kërkesat procedurale që burojnë nga neni 1 i Protokollit no 1 nuk janë respektuar. Për pasojë, vendimi për t’i konfiskuar kërkuesit shumën e garancisë së tij pasurore ka vendosur « një ekuilibër të drejtë » midis kërkesave të interesit të përgjithshëm të komunitetit dhe detyrimeve që lidhen me të drejat e kërkuesit.
Përfundim : jo-shkelje (gjashtë vota pro, një kundër) .
© Këshilli i Europës/Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje nuk është detyruese për Gjykatën.
Klikoni këtu për Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2014.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2014
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2014
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy