Lopes de Sousa Fernandes kundër Portugalisë - 56080/13, Vendimi 15.12.2015 (Seksioni IV) Pas një operacioni për heqjen e mishit të huaj në hundë, bashkëshorti i kërkueses u sëmur nga meningjiti bakterial, i cili u zbulua vetëm dy ditë pasi ai kishte dalë nga spitali. Ai u ri-shtrua në spital disa herë, duke vuajtur nga dhimbje akute abdominale dhe dihareja. Ai vdiq tre muaj pas operimit nga pasojat e septikamisë të shkaktuara nga peritoniti dhe dëmtimi i organeve të brendshme. Inspektori i Përgjithshëm i Shëndetësisë urdhëroi fillimin e një procedure disiplinore ndaj një prej mjekëve që kishte trajtuar bashkëshortin e kërkueses. Megjithatë, ankesa e saj tek Shoqata e Mjekëve nuk pati sukses për shkak se nuk ishte gjetur neglizhencë mjekësore. Ajo pastaj ngriti një akuzë penale, por gjykata e pushoi gjykimin. Në një gjykim tjetër, Gjykata Administrative e refuzoi ankimin e saj për dëmtim për shkak se nuk ishte provuar që bashkëshorti i saj i ishte nënshtruar trajtimit që nuk përshtatej me situatën e tij klinike. Në një vendim të datës 15 dhjetor 2015, një Dhomë e Gjykatës, me pesë vota me dy, konstatoi që ka patur shkelje të Nenit 2 (e drejta për jetën) të Konventës, në pikëpamje lëndore dhe, shkelje të Nenit 2 në pikëpamje procedurale. Dhoma konstatoi veçanërisht që vetë fakti që pacienti i ishte nënshtruar një operacioni kirurgjikal i cili përbënte rrezik për meningjit infektiv kërkonte një ndërhyrje mjekësore në pajtim me protokollin mjekësor për mbikëqyrjen post operatore. Ajo gjithashtu përfaqësonte mendimin që mungesa e bashkërendimit ndërmjet departamentit të veshëve, hundës dhe fytit dhe njësisë së urgjencës brenda spitalit tregonte një mangësi në shërbimin e spitalit publik, duke i hequr pacientit mundësinë e aksesit tek kujdesi i përshtatshëm i urgjencës. Në lidhje me hetimin, Dhoma konstatoi që sistemi ligjor portugez nuk kishte funksionuar me efektivitet, meqenëse, së pari, kohëzgjatja e tre gjykimeve të brendshme nuk përmbushte kërkesën e shpejtësisë dhe, së dyti, asnjë prej gjykimeve të zhvilluara, dhe asnjë vlerësim i ekspertëve nuk prezantonte dhe nuk kishte trajtuar në mënyrë të pranueshme çështjen e lidhjes shkakësore ndërmjet sëmundjeve të ndryshme të pësuara nga pacienti dy ditë pasi i ishte nënshtruar operacionit të tij. Së fundmi, para operacionit pacienti duhej të ishte informuar qartazi nga mjekët në lidhje me risqet e përfshira. Më 2 maj 2016, çështja iu referua Dhomës së Madhe me kërkesë të Qeverisë.
Full & Egal Universal Law Academy