Liseytseva dhe Maslov kundër Rusisë - 39483/05 dhe 40527/10 Vendimi 9.10.2014 (Seksioni I) Faktet – Të dy kërkuesit punonin për shoqëri në pronësi të bashkisë që operonin sipas një regjimi të specifikuar ligjor që u jepte atyre ‘të drejtën e kontrollit ekonomik’. Shoqëritë që punonin sipas këtij regjimi nuk i kishin në pronësi faktorët e punës dhe mund të zhvillonin aktivitetin e tyre vetën në masën që ata nuk dilnin tej qëllimeve dhe objektivave statutore. Ata nuk ishin përgjegjës për borxhet e pronarëve të tyre dhe pronarët normalisht nuk ishin përgjegjës për borxhet e shoqërive. Kërkuesit nisën çështjen ndaj shoqërive për pagat e prapambetura dhe gjykatat vendase vendosën në favor të tyre. Megjithatë, në momentin që vendimet e gjykatës morën formë të prerë, shoqëritë kishin falimentuar. Kërkuesit filluan çështje ndaj bashkive që kishin në pronësi shoqëritë por këto u refuzuan pasi bashkitë u konsideruan që nuk ishin përgjegjëse për falimentimin. Në momentin e vendimit të Gjykatës Evropiane, vendimet në favor të kërkuesve ishin të pa ekzekutuara. Ligji – Neni 6 i Konventës dhe Neni 1 i Protokollit nr 1. (a) Pranueshmëria (përputhshmëria “ratione personae” dhe përgjegjësia e Shtetit të paditur për borxhet e shoqërive) – Ndërmarrjet e kontrolluara nga shteti gëzonin një lloj pavarësie ligjore dhe ekonomike. Megjithatë, ato kishin tipare që i dallonin ato nga shoqëritë private ‘klasike’, pasi sipas ligjit të brendshëm Shteti mund të kontrollonte aspektet thelbësore të aktivitetit të këtyre shoqërive dhe objekti i kontrollit të Shtetit mund të forcohej më tej duke pasur parasysh funksionet e veçanta që kryheshin. Kështu kuadri ligjor ekzistues nuk u jepte këtyre shoqërive ata shkallë të pavarësisë institucionale dhe operative që do të lironte Shtetin e paditur nga përgjegjësia për borxhet e këtyre shoqërive. Në rastin e kërkuesit të parë, shoqëria debitorë kishte ofruar shërbimet e transportit publik për disa grupe individësh falas, me kusht që shpenzimi i këtyre shërbimeve të ri mbursohej nga fondet publike më vonë. Megjithatë, autoritetet publike nuk e respektuan detyrimin e tyre në kohën e duhur, kështu shkaktoi vështirësinë financiare të shoqërisë. Për më tepër, bashki kishte disponuar mbi pronën e shoqërisë sipas bindes së saj. Pra, dukej sikur në këtë kohë prona dhe aktivitetet e shoqërisë kontrolloheshin dhe menaxhoheshin nga Shteti në një masë të konsiderueshme ndërsa shoqëria nuk kishte pavarësinë e mjaftueshme institucionale dhe operative. Për pasojë, autoriteti i bashkisë, dhe në këtë mënyrë Shteti, sipas Konventës duhej të konsiderohej përgjegjës për borxhin e vendimit në favor të kërkuesit të parë. Në lidhje me çështjen e kërkuesit të dytë, lidhjet institucionale me administrimin publik ishin fuqizuar nga natyra e veçantë e aktiviteteve të tij, pasi ai ofronte shërbimet e furnizimit me ujë dhe ngrohjeje të cilat, sipas natyrës së tyre, ishin të një rëndësie të madhe për popullatën lokale. Prona e caktuar për këto qëllime për pasojë kishte një trajtim të veçantë sipas ligjit të brendshëm. Për më tepër, tarifat për shërbimet e furnizimit me ujë dhe ngrohjes të ofruara nga shoqëria ishin caktuar nga administrata e rrethit dhe politika e caktimit të tarifave e miratuar nga administrata lokale kishte efekt të konsiderueshëm mbi gjendjen financiare të shoqërisë. Kështu, aktivitetet thelbësore të shoqërisë përbëheshin nga ‘detyrat publike të kryera nën kontrollin e autoriteteve’. Për më tepër, shkalla faktike e kontrollit të Shtetit mbi shoqërinë u demonstrua nga fakti që në vitin 2005 – 2006, administrata lokale, pas disponimit mbi sendet pasure të shoqërisë, vendosi ta mbyllë atë, me rezultatin që ajo nuk ishte në gjendje të përmbushte pretendimet e kërkuesit në procedurën e falimentimit. Këto rrethana tregonin qartësisht që mbi shoqërinë debitorë ishte ushtruar një shkallë e lartë e kontrollit nga autoriteti bashkiak, që nuk gëzonte nivelin e pavarësisë institucionale dhe operative të nevojshme për të përjashtuar përgjegjësinë e autoritetit bashkiak, pra të Shtetit, për të paguar borxhet në favor të kërkuesit të dytë. Përfundim: kundërshtimi paraprak refuzohet (njëzëri) (b) Themeli Neni 6: Duke pasur parasysh konstatimin e përgjegjësisë së Shtetit për borxhet ndaj kërkuesve në këtë çështje, afati i mosekzekutimit duhet të përfshijë afatin e rikuperimit të borxhit në kuadrin e procedurës së falimentimit. Vendimi në favorin e kërkuesit të dytë ka mbetur i pa ekzekutuar për afërisht më shumë se një vit dhe tetë muaj nga data e likuidimit të shoqërisë debitorë. Tre vendime në favor të kërkuesit të parë kanë mbetur pjesërisht të pa ekzekutuara për periudha që janë ndërmjet dy vjet e gjysmë dhe më shumë se tre vjet para se shoqëria kishte pushuar së ekzistuari. Ndërsa procedura e likuidimit objektivisht mund të justifikonin disa vonesa të kufizuara në ekzekutim, mos- ekzekutimi në vazhdimësi i vendimeve në favor të kërkuesit për disa vjet nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë. Kështu, duke mos marrë për disa vjet masat e nevojshme për të përmbushur vendimet përfundimtare në këtë çështje, autoritetet vendase u kanë hequr të gjithë efektin e dobishëm dispozitave të Nenit 6, par 1. Përfundimi: shkelje (njëzëri) Neni 1 i Protokollit nr 1: Duke mos marrë masat e nevojshme për një periudhë të konsiderueshme për të respektuar vendimin përfundimtar, autoritetet vendase kanë penguar kërkuesit në marrjen e shpërblimit të plotë për të cilin ata kishin të drejtë. Kjo ka rezultuar në ndërhyrje jo-proporcionale në gëzimin normal të sendeve të tyre. Përfundimi: shkelje (njëzëri) Gjykata ka konstatuar gjithashtu edhe një shkelje të nenit 13 të Konventës. Neni 41: 3000 Euro për kërkuesin e parë dhe 1 500 Euro për kërkuesin e dytë në lidhje me dëmin jo-financiar; 338 Euro për kërkuesin e parë dhe 2 020 Euro për kërkuesin e dytë në lidhje me dëmin financiar.
Full & Egal Universal Law Academy