GJYKATA EUROPIANE E TË DREJTAVE TË NJERIUT
SEKSIONI I KATËRT
ÇËSHTJA LULI DHE TË TJERËT KUNDËR SHQIPËRISË
(Ankimet nr. 64480/09, 64482/09, 12874/10, 56935/10, 3129/12 dhe 31355/09)
VENDIM
STRASBURG
1 Prill 2014
Ky vendim do të marrë formë të prerë në rrethanat e përcaktuara në Nenin 44 § 2 të Konventës. Ai mund t’i nënshtrohet rishikimit redaktues.
LULI DHE TË TJERËT KUNDËR VENDIMIT TË SHQIPËRISË
Në çështjen Luli dhe të Tjerët kundër Shqipërisë,
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (Seksioni i Katërt), e mbledhur si një Dhomë e përbërë nga:
Ineta Ziemele, Presidente,
George Nicolaou,
Ledi Bianku,
Nona Tsotsoria,
Zdravka Kalaydjieva,
Paul Mahoney,
Krzysztof Wojtyczek, gjyqtarë,
dhe Françoise Elene-Pasos, Regjistruese e Seksionit
Pasi ka diskutuar me dyer të mbyllura më 11 Mars 2014,
Shpall vendimin e mëposhtëm, i cili u miratua në po atë datë:
PROCEDURA
Çështja fillimisht nisi me gjashtë ankime (nr. 64480/09, 64482/09, 12874/10, 56935/10, 3129/12 dhe 31355/09) kundër Republikës së Shqipërisë, depozituar në Gjykatë nga shtetas shqiptarë, të dhënat e të cilëve specifikohen në tabelën bashkëngjitur (“ankuesit”), sipas Nenit 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut (“Konventa”). Qeveria Shqiptare (“Qeveria”) u përfaqësua nga Agjentja e saj në atë kohë, Znj. L. Mandia, nga Zyra e Avokatit të Shtetit. Ankuesit pretendonin se kishte patur shkelje të të drejatve të tyre për sa i përkiste kohëzgjatjes së procedurave, bazuar në Nenin 6 § 1 të Konventës dhe në Nenin 1 të Protokollit Nr. 1 të Konventës. Qeveria u bë me dije në lidhje me ankimet më 7 Mars 2012 (për sa i përkiste ankesave nr. 64480/09, 12874/10, 56935/10 dhe 3129/12) si edhe më 10 Korrik 2012 (për sa i përkiste ankimit nr. 64482/09). Gjithashtu, u vendos që të merrej një vendim për pranueshmërinë dhe cilësitë e ankesave në të njëjtën kohë (Neni 29 § 1).
FAKTET
RRETHANAT E ÇËSHTJES
Ankimet nr. 31355/09, 64480/09 dhe 64482/09: Luli dhe të Tjerët
Të treja ankesat u dorëzuan në Gjykatë nga të njëjtët ankues. Fillimisht, ata u regjistruan për ankimin 31355/09 (i cili nuk iu komunikua Qeverisë). Pas një shqyrtimi paraprak të dosjes së çështjes dhe duke patur parasysh sqarimet shtesë të ankuesve si edhe ndjekjen e procedurave vendore, u pa e arsyeshme që
LULI DHE TË TJERËT KUNDËR VENDIMIT TË SHQIPËRISË
çështja të ndahej në 3 ankesa, duke shtuar edhe dy numra të tjerë ankesash (no. 64480/09 dhe 64482/09). Dy çështjet e fundit iu komunikuan Qeverisë. Më poshtë përshkruhen faktet për secilin ankim.
Ankimi nr. 31355/09: Luli dhe të Tjerët
Më 6 Mars 1996, Komisioni për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave Durrës (“Komisioni i Durrësit”) i njohu ankuesve të drejtat e pronës së trashëguar të një copë toke me përmasat 174,000 m2, nga e cila iu rikthyen 4,200 m2. Ankuesve iu jepej e drejta e parablerjes e një pjese tjetër toke prej 5,800 m2 dhe më pas do të kompensoheshin sipas ligjit për pjesën e mbetur prej 158,000 m2 (“vendimi i parë i Komisionit”). Në po të njëjtën ditë, Komisioni i Durrësit, me po të njëjtën përbërje, nxori një vendim tjetër, i cili mbante të njëjtin numër dhe vulë Komisioni (“vendimi i dytë i Komisionit”). Sipas vendimit të dytë, Komisioni i Durrësit i njihte ankuesve të drejtat e pronës së trashëguar, të një copë toke me përmasat 17,400 m2, nga e cila u rikthyen 4,200 m2. Duke patur parasysh faktin se ndërkohë nuk ishte marrë asnjë vendim tjetër, ankuesve iu jepej e drejta e parablerjes së hapsirës prej 5,800 m2.
Ankimi nr. 64480/09: Luli dhe të Tjerët
Më 6 Dhjetor 2005, Gjykata e Rrethit Durrës i njohu ankuesve të drejtat e pronësisë së trashëguar të një copë toke me përmasat 400,000 m2, e pozicionuar në Durrës (vendim për vërtetim fakti). Kjo copë toke përbëhej nga dy hapsira të tjera: njëra me përmasat 260,000 m2 (“Toka A”) dhe tjetra me përmasat 140,000 m2 (“Toka B”). Në një datë të papërcaktuar, ankuesit bënë një ankim përr njohjen e të drejtave të pronësisë mbi Tokën B (shiko paragrafin 11 më sipër). Më 30 Korrik 2007, Agjensia rajonale Durrës për Kompensimin dhe Kthimin e Pronave (“Agjensia Rajonale Durrës”) i njohu ankuesve të drejtat e pronësisë së trashëguar për Tokën B, prej së cilës atyre iu rikthye 53,200 m2. Gjithashtu, ankuesit do të kompensoheshin me një nga mënyrat e parashikuara nga ligji për 22,960 metër katrorë të tjerë. Ndërsa për pjesën e mbetur prej 63,840 m2 ende nuk u mor një vendim. Më 15 Nëntor 2007, pas apelimit të ankuesve, Agjensia për Kompensimin dhe Kthimin e Pronave (“Agjensia Rajonale Durrës”) anulloi vendimin e Agjensisë Rajonale Durrës të vitit 2007 dhe e ridërgoi çështjen për rishqyrtim. Më 16 Maj 2008, Agjensia Rajonale Durrës i njohu ankuesve të drejtat e pronës së trashëguar për vetëm 76,160 m2 të Tokës B, ndërsa për pjesën e mbetur prej 63,840 m2 nuk u mor asnjë vendim. Ankuesit do të kompensoheshin në një nga mënyrat e parashikuara nga ligji in lieu të rikthimit të hapsirës prej 76,160 m2 të Tokës B.
LULI DHE TË TJERËT KUNDËR VENDIMIT TË SHQIPËRISË
Më 28 Shkurt 2011, Agjensia Qendrore e anulloi vendimin e Agjensisë Rajonale Durrës të vitit 2008. Ankuesit u informuan në lidhje me të drejtën për të apeluar në Gjykatën e Rrethit Tiranë, brenda 30 ditëve nga njoftimi. Rezulton se pas apelimit të ankuesve, aktualisht procedurat janë ende pezull në Gjykatën e Rrethit Tiranë. Më 29 Mars 2011, Agjensia Qendrore, duke patur parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 27/2010 (shiko paragrafin 59 më poshtë), vendosi se shqyrtimi i një vendimi të marrë, bazuar në një grup të mëveçantë procedurash, të cilat në vitin 2003, i kishin njohur një pale të tretë të drejtat e pronës së trashëguar ndaj një hapsire toke prej 63,840 m2, për të cilën ankuesit pretendonin se iu përkiste atyre, ishte jashtë juridiksionit të saj.
Ankesa nr. 64482/09: Luli dhe të Tjerët
Procedurat për rikthmin e Tokës A
Në një datë të papërcaktuar, pas vendimit të Gjykatës së Rrethit Durrës, të datës 6 Dhjetor 2005 (shiko paragrafin 11 më sipër), ankuesit kërkuan t’iu njihej e drejta e pronësisë mbi një copë toke me përmasat 242,600 m2. Kjo copë toke, së bashku me tokën prej 17,400 m2, e përmendur në vendimin e dytë të Komisionit (shiko paragrafin 10 më sipër), përbënte në total Tokën A. Më 30 Korrik 2007, Agjensia Rajonale Durrës i njohu ankuesve të drejtat e pronës së trashëguar për copën e tokës me përmasat prej 7,788 m2. 4,200 m2 të Tokës A tashmë ishin rikthyer në bazë të vendimit të dytë të Komisionit (shiko paragrafin 10 më sipër). Ankuesit do të kompensoheshin në një nga mënyrat e parashikuara me ligj për 245,772 m2 të Tokës A, ndërkohë që nuk u mor asnjë vendim në lidhje me pjesën e mbetur prej 2,240 m2. Më 15 Nëntor 2007, pas apelimit të ankuesve, Agjensia Qendrore rrëzoi vendimin e Agjensisë Rajonale Durrës të vitit 2007 dhe e dërgoi çështjen për rishqyrtim. Më 30 Prill 2008, Agjensia Rajonale Durrës i njohu ankuesve të drejtat e pronës së trashëguar për tokën me përmasat 242,600 m2 dhe më tej iu riktheu një tokë me përmasat 7,788 m2. 4,200 m2 të Tokës A tashmë ishin rikthyer sipas vendimit të dytë të Komisionit. Ankuesit do të kompensoheshin në një nga mënyrat e parashikuara nga ligji për 248,012 m2 të Tokës A. Më 4 Korrik 2008, drejtori i Agjensisë Qendrore rrëzoi vendimin e vitit 2008 me vet mocionin e tij, dhe e ktheu çështjen për rishqyrtim. Më 23 Dhjetor 2009, zyrat e Agjensisë Qendrore u shfuqizuan me ligj dhe kërkesat për rikthim dhe kompensim iu besuan për shqyrtim Agjensisë Qendrore. Rezulton se deri më sot nuk është marr asnjë vendim i mëtejshëm.
Ankimi nr. 12874/10: Pistulli
Më 8 Qershor 1995, Komisioni i Lezhës i njohu babait të ankueses të drejtat e pronësisë mbi një copë toke me përmasat 25,850 m2, nga e cila u rikthyen 11,500 m2. Ankuesja do të kompensohej në një nga mënyrat e parashikuara nga ligji, për
LULI DHE TË TJERËT KUNDËR VENDIMIT TË SHQIPËRISË
sa kishte të bënte me tokën prej 5,000 m2. Më tej Komisioni i njohu ankueses të drejtën e parablerjes së pronës së mbetur. Më 19 Prill 2000, ankuesja regjistroi në emrin e saj, pronësinë ndaj një toke me përmasat 5,830 m2. Megjithatë, ajo nuk mund ta përdorte atë hapsirë toke, pasi ishte e zënë nga Autoriteti Portual i Shëngjinit (“Autoriteti Portual”). Më 16 Tetor 2000, Ministria e Ekonomisë dhe Privatizimit dha urdhërin për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme të Autoritetit Portual. Megjithatë, Autoriteti Portual nuk mund të regjistronte pronën e paluajtshme, duke qenë se të drejtat e pronësisë i ishin njohur dhe regjistruar në favor të ankueses. Më 3 Korrik 2006, ankuesja paraqiti procedura civile përpara Gjykatës së Rrethit Lezhë (“Gjykata e Rrethit”) duke i kërkuar Autoritetit Portual të lironte hapsirën e tokës me përmasat 5,830 m2. Më 19 Shkurt 2007, Gjykata e Rrethit pranoi kërkesën e ankueses. Autoriteti Portual apeloi. Më 23 Tetor 2007, Gjykata e Apelit Shkodër rrëzoi vendimin e gjykatës më të ulët për parregullsi proceduriale dhe e ridërgoi çështjen për rishqyrtim në një tjetër trup gjykues. Më 19 Nëntor 2007, ankuesja apeloi kundër vendimit të Gjykatës së Lartë. Më 6 Nëntor 2009, pas një kërkese të bërë nga ankuesja për të marrë informacion rreth progresit të apelimit të saj, Gjykata e Lartë e informoi atë se çështja ishte ende në shqyrtim nga vet ajo gjykatë. Më 9 Prill 2010, Gjykata e lartë e rrëzoi apelimin e saj. Më 28 Mars 2011, gjatë procedurave të rishqyrtimit, Gjykata e Rrethit vendosi pushimin e çështjes, pasi ankuesja nuk u paraqit, edhe pse se ajo u njoftua për datën dhe orën e seancës dëgjimore.
Ankimi nr. 56935/10: Dushallari
Më 27 Nëntor 2007, Agjensia Rajonale Gjirokastër i njohu ankuesit të drejtat e pronësisë së trashëguar ndaj disa ngastra tokash. Më 16 Janar 2008, Zyra e Avokatit të Shtetit Gjirokastër (“Zyra e Avokatit të Shtetit”) u informua për vendimin e mësipërm dhe më 11 Shkurt 2008, apeloi kundër tij me argumentin se vendimi ishte marrë në kundërshtim me ligjin. Më 12 Shtator 2011, drejtori i Agjensisë Qendrore i pezulloi procedimet deri në marrjen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese në një çështje që kishte të bënte me kushtetueshmërinë e disa parashikimeve në Aktin e Pronës 2004 (shiko paragrafët 60 dhe 61 më poshtë). Më 28 Shkurt 2012, Agjensia Qendrore, mbështetur inter alia në vendimin nr.43/2011 të Gjykatës Kushtetuese (shiko paragrafin 62 më poshtë), e deklaroi çështjen jashtë juridiksionit të saj. Procedimet janë ende pezull në Gjykatën e Rrethit Tiranë, pas një apelimi të bërë nga Zyra e Avokatit të Shtetit në një datë të paspecifikuar në Mars 2012.
Ankimi nr. 3129/12: Kekenezi
LULI DHE TË TJERËT KUNDËR VENDIMIT TË SHQIPËRISË
Procedurat për lirimin e tokës dhe shtëpisë
Në vitin 1957, K. bleu një ngastër toke dhe një shtëpi me tre dhoma gjumi, e ndërtuar nga Shteti. Prona i ishte konfiskuar D., i cili ishte shpronësuar nga Shteti në vitin 1948. Më 26 Tetor 1992, ankuesi e bleu pronën nga K. Prona u fut në regjistrin e hipotekës. Më 2 Gusht 1993, sipas Aktit për Rehabilitimin e Viktimave të Represionit Politik (Ligji nr. 7514 i datës 30 Shtator 1991) njësia financiare e Bashkisë së Tiranës i dha trashëgimtarit të D.-së, M.-së, tokën dhe shtëpinë e blerë nga ankuesi.Më 25 Gusht 1993, M. ia dhuroi pronën vëllait të saj, H. Në një datë të papërcaktuar në vitin 1996, H. bëri kërkesë që të merreshin masa ndaj ankuesit në mënyrë që ky i fundit të lironte tokën dhe shtëpinë. Sipas një vendimi të formës së prerë, më 14 Janar 1998, Gjykata e Kasacionit mori një vendim në favor të H., duke urdhëruar lirimin e tokës dhe të shtëpisë. Gjykata mbështeti vendimin e gjykatës së ulët, e cila e kishte njohur H. si zotëruesin ligjor dhe e kishte deklaruar kontratën e shitjes së datës 26 Tetor 1992 pa asnjë forcë ligjore. Më 23 Shtator 2000, Komisioni i Tiranës i njohu H.-së të drejtën mbi pronat e sipërpërmendura. Më 24 Shtator 2002, kërkesa e ankuesit për rishikim mbikqyrës u kundërshtua nga Trupat Gjykues të Bashkuar të Gjykatës së Lartë.
Procedurat për pavlefshmërinë e vendimit të Bashkisë së Tiranës dhe kontrata e dhurimit.
Në një datë të papërcaktuar, me shumë probabilitet në vitin 2006, ankuesi kërkoi të ndërmerrej një vendim për të anulluar një sërë aktesh ligjore, të cilat kishin prekur të drejtat e tij mbi pronën. Më 23 Tetor 2007, Gjykata e Apelit konstatoi se ankuesi nuk kishte locus standi për të kërkuar nisjen e procedurave ligjore. Sipas gjykatës, kontrata e shitjes e datës 26 Tetor 1992, nuk kishte asnjë forcë ligjore. Fillimisht, në përputhje me Aktin e Rehabilitimit të Viktimave të Represionit Politik, i vitit 1992, K.-së nuk i lejohej të transferonte të drejtat e pronësisë palëve të treta. Së dyti, kontrata e shitjes nuk ishte përmbyllur në përputhje me ligjin (përpara një noteri). Së treti, vendi i Gjykatës së Kasacionit i datës 14 Janar 1998 kishte urdhëruar lirimin e tokës dhe shtëpisë nga ankuesi. Ankuesi apeloi në Gjykatën e Lartë brenda limitit kohor prej 30 ditësh, të parashikuar me ligj (shiko paragrafin 55 më poshtë). Më 7 Prill 2011, Gjykata e Lartë e mbështeti vendimin e Gjykatës së Apelit nëpërmjet një vendimi të arsyetuar. Më 22 Korrik 2011, Gjykata Kushtetuese, me një trup gjykues prej tre gjyqtarësh, e kundërshtoi apelimin kushtetues të ankuesit, duke konstatuar se gjyjatat e ulëta kishin dalë në konkluzionin e duhur se ankuesi nuk kishte locus standi.
II. LIGJET DHE PRAKTIKAT PËRKATËSE VENDASE
LULI DHE TË TJERËT KUNDËR VENDIMIT TË SHQIPËRISË
Akti i Pronësisë i Vitit 2004, i Amenduar
Seksioni 18, i Aktit të Pronësisë 2004, i amenduar me anë të ligjit nr. 9684, i datës 6 Shkurt 2007, parashikonte të drejtat e një paditësi dhe të Zyrës së Avokatit të Shtetit për të apeluar kundër një vendimi të marrë nga Agjensia Rajonale, e cila i njihte Agjensisë Qendrore të drejtat e pronësisë dhe të kompensimit përkatës, brenda 30 ditëve nga njoftimi i bërë. Drejtori i Agjensisë Qendrore duhet të marrë një vendim në lidhje me objektin e ankimit brenda 30 ditëve nga koha e regjistrimit të këtij të fundit.
Kodi i Procedurës Civile (“KPC”)
Sipas Nenit 324 të KPC, pretenduesi mund të kërkojë anullimin e një vendimi administrativ. Një pretendues gjithashtu mund të kundërshtojë refuzimin e autoriteteve për të marrë një vendim administrativ brenda limitit kohor të përcaktuar. Neni 443 i KPC parashikon se afati kohor për dorëzimin e një apelimi në Gjykatën e Lartë është 30 ditë.
Akti i Këshillit të Lartë të Drejtësisë (“Akti i KLD”, ligji nr. 8811, i datës 17 Maj 2001, i amenduar në bazë të ligjit nr. 9448, i datës 5 Dhjetor 2005, “Për organizimin dhe funksionimin e KLD”)
Seksioni 1 parashikon se “KLD” është... përgjegjës për mbrojtjen, caktimin, transferimin, shkarkimin, arsimimin,vlerësimin moral dhe profesional, karrierën si edhe vlerësimin e performancës së gjykatësve të gjykatave të shkallës së parë dhe të gjykatave të apelit.Sipas seksionit 2, KLD ka fuqinë të marrë masa disiplinore kundër gjykatësve, me ndihmën e një Inspektoriati, siç parashikohet edhe në seksionin 14. Sipas seksionit 16, Inspektorati i KLD verifikon ankesat e dorëzuara nga individë për KLD-në ose për Ministrin e Drejtësisë, kundër padive të gjykatësve. Në rastin e një çështjeje të përshtatshme për institucionin e procedurave disiplinore, Inspektoriati harton një raport dhe ia dorëzon atë Minsitrit të Drejtësisë, i cili merr një vendim për nisjen e procedurave disiplinore. Raporti dorëzohet gjithashtu edhe në seancat e KLD.
Çështja ligjore vendase
1.Çështje ligjore vendase për sa i përket interpretimit të Aktit të Pronës 2004, i amenduar
Më 26 Mars dhe 14 Shtator 2009, Gjykata e Lartë dhe Avokati i Popullit i kërkoi Gjykatës Kushtetuese të shqyrtonte kushtetueshmërinë e disa parashikimeve të Aktit të Pronësisë, i vitit 2004, i amenduar.
LULI DHE TË TJERËT KUNDËR VENDIMIT TË SHQIPËRISË
Më 26 Maj 2010, Gjykata Kushtetuese i deklaroi jo kushtetuese disa dispozita të Aktit të Pronësisë , të vitit 2004, të amenduara, të cilat i jepnin të drejtën drejtorit të Agjensisë Qendrore të rishikonte vendimet e mëparshme të marra nga Komisionet e mëparshme të pronave, apo nga zyrat e Agjensisë Rajonale (vendimi nr. 27/2010). U konstatua se këto të drejta binin ndesh me parimin e sigurisë ligjore. Më 22 Korrik 2010, Parlamenti amendoi Aktin e Pronësisë të vitit 2004, i cili rikthente fuqitë e drejtorit të Agjensisë Qendrore për të rishqyrtuar vendime të mëparshme të marra nga Komisionet e tokave apo nga zyrat e Agjensisë Rajonale. Më 6 Dhjetor 2010, dhe 2 Shkurt 2011, kushtetushmëria e këtyre amendimeve u kundërshtua përpara Gjykatës Kushtetuese. Më 6 Tetor 2011, Gjykata Kushtetuese anulloi parashikimet e Aktit të Pronësisë të vitit 2004, ashtu siç ishte njoftuar edhe më 22 Korrik 201. U konstatua se Agjensia Qendrore nuk kishte tiparet e një organi gjyqësor ose pothuajse gjyqësor, kështu ajo nuk mund të kishte fuqinë për të shqyrtuar vendimet e Komisioneve të mëparshme të tokës apo të zyrave të Agjensisë Rajonale. Më tej ajo konstatoi se këto fuqi shqyrtuese binin në kundërshtim me parimin e sigurisë ligjore dhe të mbrojtjes së pronës (vendimi nr. 43/2011).
2.Çështje ligjore vendase në lidhje me kohëzgjatjen e procedimeve
Më 7 Nëntor 2011, Gjykata Kushtetuese konstatoi se ishte shkelur e drejta e apeluesit për një seancë dëgjimore, në lidhje me kohëzgjatjen e procedimeve penale (vendimi nr. 47/2011). Apeluesi nuk përfitoi as shpërblime dhe as ndonjë formë tjetër kompensimi. Më 5 Mars 2012, Gjykata Kushtetuese konstatoi se apeluesit i ishte shkelur e drejta për të patur një seancë dëgjimore në lidhje me kohëzgjatjen e procedimeve civile (vendimi nr. 12/2012): padia civile kishte mbetur pezull në Gjykatën e Rrethit që prej vitit 2006. Apeluesi nuk përfitoi as shpërblime dhe as ndonjë formë tjetër kompensimi.
LIGJI
BASHKIMI I ANKIMEVE
Duke patur parasysh faktin se ankesat nr. 64480/09 (Luli dhe të Tjerët), 64482/09 (Luli dhe të Tjerët), 12874/10 (Pistulli), 56935/10 (Dushallari) dhe 3129/12 (Kekenezi) ngrenë të njëjtën çështje, e cila është arsytueshmëria e kohëzgjatjes së përgjithshme të procedimeve sipas Nenit 6 § 1, i cili i ishte komunikuar palëve, Gjykata vendos se ankimet duhet të bashkohen sipas Rregullit 42 § 1 të Rregullave të Gjykatës.
PRETENDIMI PËR SHKELJE TË NENIT 6 § 1 TË KONVENTËS
LULI DHE TË TJERËT KUNDËR VENDIMIT TË SHQIPËRISË
Për sa ka të bëjë me ankimin nr. 31355/09 (Luli dhe të Tjerët), ankuesit shprehën pakënaqësinë e tyre, në përputhje me Nenin 6 § 1 të Kushtetutës, për moszbatimin e vendimit të Komisionit të parë. Për sa kishte të bënte me ankimet e tjera, ankuesit shprehën pakënaqësine ë tyre sipas Nenit 6 § 1 të Konventës për kohëzgjatjen e procedimeve.
Neni 6 § 1, në lidhje me çështjen, shpjegon si më poshtë:
“Në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve civile... çdo njeri ka të drejtën e ... një seance dëgjimore brenda një afati kohor të arsyeshëm nga (një) ... gjyqësor ...”
Pranueshmëria
1.Akuza e ankuesit për moszbatimin e vendimit të parë të Komisionit në ankimin nr. 31355/09 (Luli dhe të Tjerët)
Ankuesit akuzuan se nuk ishte zbatuar vendimi i parë i Komisionit. Gjykata do të vendosë nëse ankuesit kanë të drejta të detyrueshme për t’u zbatuar sipas atij vendimi Komisioni. Gjykata vëren se më 6 Mars 1996, Komisioni i Durrësit, me të njëjtët anëtarë, mori dy vendime të ndryshme, secili me të njëjtin numër dhe më një vulë zyrtare. Vendimi i parë i Komisionit i njihte ankuesve të drejtat e pronësisë së trashëgueshme ndaj një ngastre toke prej 174,000 m2 dhe vendimi i dytë i Komisionit të drejtën e pronësisë së trashëgueshme ndaj një ngastre toke me përmasat 17,400 m2. Pavarësisht se ankuesit pretendonin se vendimi i parë i Komisionit i jepte atyre të drejtën e detyrueshme për t’u zbatuar, nuk ishte detyra e Gjykatës të spekulonte për vërtetësinë e secilit vendim, duke qenë se kjo ishte detyrë e autoriteteve vendase. Më tej Gjykata vëren se vendimi i parë i Komisionit nuk ishte përmendur asnjë herë gjatë 20 viteve të procedimeve vendase, të cilat janë subjekt i ankimit nr. 64482/09. Në të vërtetë, për sa ka të bëjë me ankimin e tyre për njohjen e hapsirës së tokës me përmasat prej 260,000 m2, ankuesit pranuan se vendimi i detyrueshëm për t’u zbatuar ishte vendimi i dytë i Komisionit. Në këtë linjë, ankuesit kërkuan njohjen e të drejtave të pronësisë së trashëguar për tokën me përmasat 17,400m2, e cila iu njihej, bazuar në vendimin e dytë të Komisionit, me një total toke në përmasat prej 260,000 m2, të cilat ankuesit pretendonin se ishin të tyret. Në këto rrethana, Gjykata del në konkluzionin se ankuesit nuk kishin paraqitur në Gjykatë ndonjë arsye për ta kosnideruar vendimin e parë të Komisionit si të zbatueshëm. Ajo e hedh poshtë këtë vendim si të pabazuar në fakte sipas Nneit 35 §§ 3 (a) dhe 4 të Konventës.
2.Pakënaqësitë e ankuesve për kohëzgjatjen e procedimeve
(a) Në lidhje me ankesën nr. 3129/12 (Kekenezi)
LULI DHE TË TJERËT KUNDËR VENDIMIT TË SHQIPËRISË
Qeveria parashtroi se ky ankues nuk mund të pretendonte të ishte viktimë e një kohëzgjatje të pasuksesshme procedimesh. Ankuesi nuk bëri komente. Gjykata kujton se Neni 6 § 1 nuk ishte i zbatueshëm për procedimet që kanë të bëjnë me kërkesën për rihapjen e procedimeve civile (shiko, për shembull Kaisti kundër Finlandës (vendim), nr. 70313/01, 14 Shtator 2004). Megjithatë, nëse procedimet rihapen, duhet të respektohen kërkesat e Nenit 6, sepse ato procedime, ndryshe nga procedimet e rihapura, rezultojnë në një vendim i cili prek drejtëpërdrejtë të drejtat dhe detyrimet civile të personit në fjalë. Duke iu kthyer çështjes në fjalë, Gjykata vëren se vendimi final në lidhje me procedimet për lirimin e tokës dhe shtëpisë u mor më 14 Janar 1998, ndërsa ankesa u dorëzua në Gjykatë më 7 Janar 2012, ç’ka është më shumë se gjashtë muaj pas datës së vendimit final. Më tej thuhet se çdo ankesë në lidhje me këto procedime është paraqitur jashtë afatit, duke patur parasysh Nenin 35 § 1 të Konventës dhe sipas Nenit 35 § 4 (shiko mutatis mutandis, Rizi kundër Shqipërisë (vendim), 43-46, 8 Nëntor 2011) duhet të kundërshtohet. Në lidhje me procedimet për pavlefshmërinë e vendimit të Bashkisë së Tiranës dhe kontratës së dhurimit, Gjykata e konsideron veprimin e ankuesit të ngjashëm me një veprim që duhet shqyrtuar dhe për të cilin duhet të rihapen procedimet e përcaktuara nga vendimi i formës së prerë të Gjykatës së Kasacionit, më 14 Janar 1998. Në këto rrethana, Gjykata vendos se Neni 6 § 1 nuk mund të gjejë zbatim në këto procedime dhe çfarëdo ankese duhet të refuzohet si e papajtueshme ratione materiae në përputhje me Nenin 35 §§ 3 (a) dhe 4 të Konventës.
(b) Në lidhje me mosshfrytëzimin e mjeteve vendase për pjesën e mbetur të ankesave
Sipas Nenit 324 të KPC, Qeveria parashtroi faktin se ankuesit në ankesat nr. 64480/09 (Luli dhe të Tjerët), 64482/09 (Luli dhe të Tjerët) dhe 56935/10 (Dushallari) nuk kishin përfituar mjetet vendase për shkak të zgjatjes së procedimeve. Më tej ata argumentuan se sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nr 12/2012 (shiko paragrafin 64 më sipër), ankuesit në ankimin nr. 12874/10 (Pistulli) nuk kishin dorëzuar një apelim kushtetues në lidhje me kohëzgjatjen e procedimeve. Në përfundim, Qeveria vazhdoi se ankuesi në ankimin nr. 12874/10 (Pistulli) duhej të kishte paraqitur një ankesë përpara Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ankuesit argumentuan se nuk ekzistonte asnjë mjet që ata mund të shfrytëzonin.
Për sa i përket një ankimi bazuar në Nenin 324 të KPC në lidhje me ankimet nr. 64480/09 (Luli dhe të Tjerët), 64482/09 (Luli dhe të Tjerët) dhe 56935/10 (Dushallari)
Gjykata përsërit se sipas Nenit 35 §§ 1, ajo mund të merret me një çështje vetëm pasi të jenë konsumuar të gjitha mjetet vendase. Ekzistenca e këtyre mjeteve duhet të jetë e sigurt jo vetëm teorikisht, por edhe praktikisht, në të kundër atyre
LULI DHE TË TJERËT KUNDËR VENDIMIT TË SHQIPËRISË
do t’iu mungojë pranueshmëria dhe efekshmëria e kërkuar (shiko midis shumë autoriteteve të tjera, McFarlane kundër Irlandës [DHM], nr. 31333/06, § 107, 10 Shtator 2010). Në rastin kur Qeveria pretendon se ka patur mosshfrytëzim, ajo duhet të bind Gjykatën se zgjidhja ishte e efektshme, e disponueshme në teori dhe praktikë në kohën përkatëse, ç’ka do të thotë se ishte e lejueshme, mund të shërbente si zgjidhje për pakënaqësitë e ankuesit dhe mund të ofronte mundësi sukseesi (shiko midis shumë autoriteteve të tjera, Scoppola kundër Italisë (nr. 2) [DHM], nr. 10249/03, § 71, 17 Shtator 2009).Gjykata kujton se ajo tashmë kishte hedhur poshtë të njëjtin argument në çështjen Mishgjoni kundër Shqipërisë (nr. 18381/05, § 70, 7 Dhjetor 2010) me argumentin se Qeveria nuk mundi të paraqiste ndonjë vendim vendas në lidhje me çështjen, i cili do të mund të ishte në favor të ankuesit dhe po ashtu do të mund të zgjidhte situatën (shiko gjithashtu edhe paragrafin 81 më poshtë). Duket se nuk ka arsye që këto konkluzione të mënjanohen duke qenë se Qeveria nuk ka paraqitur ende ligjin përkatës. Për këtë arsye, Gjykata e hedh poshtë kundërshtimin.
Për sa i përket një ankimi drejtuar Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me ankimin nr. 12874/10 (Pistulli)
Gjykata vëren se konkluzionet e Gjykatës Kushtetuese në vendimin nr. 12/2012 ishin shpjeguese dhe nuk ofrojnë zgjidhje. Veçanërisht, ajo nuk përcaktonte asnjë vendim për dëm jo monetar, për shtyrjen në kohë, që ju bë akuzuesit. Gjithashtu, ajo nuk ofronte mundësinë për përshpejtim të procedurave. Për këtë arsye, Gjykata e hedh poshtë këtë kundërshtim (shiko mutatis mutandis, Gjyli kundër Shqipërisë, nr. 32907/07, § 58, 29 Shtator 2009).
Për i përket një ankimi drejtuar KLD në lidhje me ankimin nr. 12874/10 (Pistulli)
Së pari Gjykata vëren se përgjegjësia e KLD shtrihet deri tek gjykatësit e gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit dhe nuk kanë asnjë autoritet për të marrë masa për përcaktimin, shkarkimin, vlerësimin dhe disiplinën e gjykatësëve të Gjykatës së Lartë. Së dyti, duke qenë se Akti i KLD i jep të drejtën KLD të ndërmarrë masa disiplinore kundër një gjykatësi të gjykatës së shkallës së parë apo të gjykatës së apelit, asnjë dispozitë nuk i jep atij të drejtën të japë vendime për kompensim për procedurat e tejzgjatura (ende pezull apo të ndërprera) dhe Qeveria nuk paraqiti asnjë informacion (ligji përkatës) për të provuar të kundërtën. Për këtë arsye, Gjykata e hedh poshtë këtë kundërshtim.
(c) Përfundim
Gjykata mendon se pakënaqësitë e ankuesit për sa i përket ankimeve nr. 64480/09 (Luli dhe të Tjerët), 64482/09 (Luli dhe të Tjerët), 12874/10 (Pistulli) dhe 56935/10 (Dushallari) për tejzgjatjen e procedimeve nuk janë të pabazuara në
LULI DHE TË TJERËT KUNDËR VENDIMIT TË SHQIPËRISË
fakte, në përputhje edhe me Nenin 35 § 3 (a) të Konventës. Duke qenë se ankesat nuk rezultojnë të jenë të papranueshme, atëherë ato deklarohen të pranueshme.
CilësitëParashtrimet e palëve
Ankuesit shprehën pakënaqësinë se procedurat e tyre përkatëse ishin të tejzgjatura. Qeveria u mbështet në vendimet e Gjykatës Kushtetuese, amendimet e Aktit të Pronës, dhe në procesin për mbledhjen dhe vlerësimin e të dhënave për njohjen dhe kompensimin e të drejtave mbi pronën, për të argumentuar se nuk ishte patur shkelje të Nenit 6 § 1 të Konventës.
Vlerësimi i Gjykatës
(a) Parime të përgjithshme
Gjykata do të vlerësojë arsytueshmërinë e shtrirjes në kohë të procedurave duke marrë parasysh rrethant e veçanta të çështjes dhe kriteret e paraqitura në vendimin e saj, veçanërisht kompleksitetin e çështjes si edhe sjelljen e ankuesit dhe të autoriteteve përkatëse. Në pikën e përmendur sëfundmi, duhet marrë në konsideratë edhe ç’ka rrezikon ankuesi (shiko, midis të tjerëve, Vilho Eskelinen dhe të Tjerët kundër Finlandës [DHM], nr. 63235/00, §§ 67, GJEDNJ 2007-II).
(b) Zbatimi i ligjeve të çështjeve aktuale
Për sa i përket ankimeve nr. 64480/09 dhe 64482/09 (Luli dhe të Tjerët)
Gjykata vëren se procedurat për ankimin nr. 64480/09 filluan në një datë të papërcaktuar, me shumë probabilitet në vitin 2007, dhe siç duket vazhdojnë të jenë ende pezull në Gjykatën e Rrethit Tiranë. Kështu, ato kanë zgjatur për më shumë se 6 vjetë, përpara dy niveleve të juridiksionit. Gjykata vëren se procedurat në ankimin nr. 64482/09 filluan në një datë të papërcaktuar, me shumë probabilitet në vitin 2007, dhe siç duket janë ende pezull në Agjensinë Qendrore. Kështu ato kanë zgjatur për 6 vite përpara një niveli juridiksioni. Gjykata ra dakort se përcaktimi i të drejtave të ankuesit mbi pronën ishte disi i komplikuar, por nuk merr paarsysh se kjo shpjegon zgjatjen e përgjithshme të procedurave. Në lidhje me apelimin e ankuesve, Gjykata kujton se ankuesit kanë të drejtën të ndjekin të gjitha hapat proceduriale vendase, por duhet ta bëjnë këtë gjë me kujdes dhe duhet të marrin parasysh pasojat në rast se ankesa të tilla proceduriale shtyhen në kohë (shiko McFarlane, cituar më sipër, § 148). Gjykata mendon se kohëzgjatja e procedurave duhet t’i atribuohet kërkesave të vazhdueshme për rishqyrtime të freskëta të çështjeve nga organi administrativ, një veprim i cili nxjerr në pah “një defiçencë serioze në sistemin ligjor shqiptar”
LULI DHE TË TJERËT KUNDËR VENDIMIT TË SHQIPËRISË
(shiko Marini, cituar më sipër, § 145; dhe mutatis mutandis, Kaçiu dhe Kotorri kundër Shqipërisë, nr. 33192/07 dhe 33194/07, § 154, 25 Qershor 2013, në kontekstin e procedurave penale). Në lidhje me atë ç’ka ishte dhe vazhdon të jetë në rrezik për ankuesit, që do të thotë njohja e të drejtave të tyre mbi pronën, Gjykata kujton se Shtetet Kontraktuese duhet të organizojnë sistemet e tyre ligjore në mënyrë të tillë që autoritetet kompetente të përmbushin kërkesat e Nenit 6 të Konventës, duke përfshirë edhe detyrimin për të dëgjuar çështjet brenda një kohe të arsyeshme, dhe nëse është e nevojshme, t’i bashkojë ato, t’i pezullojë ato apo edhe të hedh poshtë vendimin për procedura të reja (shiko gjithashtu Mishgjoni, cituar më sipër, § 59; dhe Gjonbocari dhe të Tjerët, cituar më sipër, § 67). Gjykata arrin në përfundimin se ka patur shkelje të Nenit 6 § 1 të Konventës.
Për sa i përket ankimit nr. 12874/10 (Pistulli)
Gjykata vëren se procedurat në lidhje me lirimin e tokës filluan më 3 Korrik 2006 dhe përfunduan më 28 Mars 2011. Ato zgjatën për 4 vjet, 8 muaj dhe 25 ditë përpara tre niveleve të juridiksionit. Gjykata pranon se kohëzgjatja e përgjithshme e procedurave fillimisht mund të mos duket e arsyeshme. Megjithatë, në rrethanat aktuale, Gjykata është e shqetësuar për periudhën midis 19 Nëntorit 2007, kur ankuesi apeloi përpara Gjykatës së Lartë dhe më 9 Prill 2010, kur gjykata e refuzoi apelimin. Ajo periudhë ishte një total prej 2 vjetësh 4 muajësh dhe 21 ditësh. Në rrethana të caktuara të çështjes aktuale, nga dosja rezulton se gjatë asaj periudhe, Gjykata e Lartë nuk kishte ndërmarrë hapa procedurialë. Dukej sikur Gjykata e Lartë ishte plotësisht pasive. Gjykata nuk ofroi asnjë shpjegim për atë periudhë pasiviteti dhe vonese përpara Gjykatës së Lartë. Gjykata kujton se Konventa i vë Shtetet Kontraktuese përpara detyrës për të organizuar sistemet e tyre ligjore në mënyrë të tillë që t’i bëjnë të mundur gjykatave të përmbushin kërkesat e Nenit 6 § 1, duke përfshirë edhe atë të “një seance dëgjimore... brenda një afati kohor të arsyeshëm” (shiko paragrafin 91 më sipër). Për më tëpër, nuk ka asnjë tregues se pasiviteti dhe vonesa u shkaktua nga kompleksiteti i çështjes apo sjellja e ankuesit. Nga ana tjetër, më 6 Nëntor 2009, ankuesja kërkoi të bëhej me dije për progresin e apelimit të saj përpara Gjykatës së Lartë. Më tej Gjykata vëren se kishte konstatuar një shkelje të Nenit 6 § 1 të Konventës, për sa ka lidhje me kohëzgjatjen e proceduarve përpara një instance apo niveli juridiksioni (shiko për shembull Paulsen-Medalen dhe Svensson kundër Suedisë, 19 Shkurt 1998, §§ 38-42, Raportet e Vendimeve 1998-I; Bunkate kundër Hollandës, 26 Maj 1993, §§ 22-23, Seritë A nr. 248-B; Abdoella kundër Hollandës, 25 Nëntor 1992, §§ 18-25, Seritë A no. 248-A; Zimmermann dhe Steiner kundër Zvicrës, 13 Korrik 1983, § 32, Seritë A nr. 66; dhe Guincho kundër Portugalisë, 10 Korrik 1984, § 41, Seritë A nr.81). Duke patur parasysh rrethanat e çështjes në fjalë, vonesa e paarsyeshme në Gjykatën e Lartë për gjysmën e të gjitha procedurave dhe mungesën e shpjegimeve të cilat e justifikonin këtë vonesë, Gjykata mendon se autoriteti konkret nuk veproi me
LULI DHE TË TJERËT KUNDËR VENDIMIT TË SHQIPËRISË
kujdesin e duhur sipas Nenit 6 § 1 të Konventës. Për këtë arsye, ka patur shkelje të Nenit 6 § 1 të Konventës për shkak të vonesës së zgjatur në Gjykatën e Lartë.
Në lidhje me ankimin nr. 56935/10 (Dushallari)
Gjykata vëren se procedurat filluan në një datë të papërcaktuar, me shumë probabilitet në vitin 2007, dhe siç duket janë ende pezull në Gjykatën e Rrethit Tiranë. Kështu, ato kanë zgjatur për 6 vjet përpara dy niveleve të juridiksionit. Gjykata vëren se kjo çështje, ashtu si edhe ankesat nr. 64480/09 dhe 64482/09 (Luli dhe të Tjerët) ka lidhje me përcaktimin e të drejtave të ankueses mbi pronën. Për sa ka të bëjë me reagimet e ankueses, ajo nuk mund të fajësohet për kohëzgjatjen e procedurave. Për sa ka lidhje me reagimin e autoriteteve, pas apelimit të bërë nga Zyra e Avokatit të Shtetit, më 11 Shkurt 2008, drejtorit të Agjensisë Qendrore iu deshën më shumë se 3 vjetë dhe 6 muaj t’i ndalur procedurat, më në fund, më 12 Shtator 2011. Ndërsa kjo hapsirë kohore mund të shpjegohet deri diku me periudhën pritëse për rezultatet e procedurave të kushtetueshmërisë nga Marsi 2009 deri në Tetor 2011, nga Qeveria nuk doli asnjë argument për të shpjeguar se pse drejtori i Agjensisë Qendrore nuk kishte marrë ndonjë vendim më herët se 12 Shtatori 2011. Në këto rrethana, Gjykata kujton se ligji vendas kërkonte që drejtori i Agjensisë Qendrore të shqyrtonte apelimin jo më vonë se 30 ditë nga koha kur ky i fundit u paraqit. Më tej, Gjykata vëren se procedurat kanë mbetur ende pezull në Gjykatën e Rrethit, që nga Marsi 2012. Gjykata nuk gjen mjaftueshëm shpjegime për vonesat në Agjensinë Qendrore dhe Gjykatën e Rrethit. Kështu, ka patur një shkelje të Nenit 6 § 1 të Konventës për sa i përket kohëzgjatjes së procedurave.
PRETENDIMI PËR SHKELJE TË NENIT 1 TË PROTOKOLLIT NR. 1 I KONVENTËS
Ankuesit u shprehën se kishte patur një shkelje të Nenit 1 të Protokollit Nr. 1 të Konventës, në të cilin shpjegohet si më poshtë:
“Çdo person fizik ose juridik ka të drejtën e gëzimit paqësor të pasurisë së tij. Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, përveçse për arsye të interesit publik dhe në kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme të së
drejtës ndërkombëtare.
Megjithatë, dispozitat e mëparshme nuk cënojnë të drejtën e Shteteve për të zbatuar ligje, që ato i çmojnë të nevojshme për të rregulluar përdorimin e pasurive në përputhje me interesin e përgjithshëm ose për të siguruar pagimin e taksave ose të kontributeve ose të gjobave të tjera.”
Në lidhje me ankimet nr. 64480/09 (Luli dhe të Tjerët), 64482/09 (Luli dhe të Tjerët) dhe 56935/10 (Dushallari)
LULI DHE TË TJERËT KUNDËR VENDIMIT TË SHQIPËRISË
Qeveria kërkoi që kjo ankesë të deklarohej e papajtueshme ratione materiae, duke qenë se të drejat e ankuesve mbi pronën nuk ishin njohur me një vendim vendas të formës së prerë. Gjykata përsërit se një ankues mund të pretendojë se ka patur shkelje të Nenit 1 të Protokollit Nr. 1, vetëm nëse vendimi i kundërshtuar ka lidhje me “pasuritë” e tij brenda parashikimit të kësaj dispozite. “Pasuritë” mund të jenë ose “pasuri ekzistuese” ose asete, duke përfshirë edhe pasuritë e pretenduara se i përkasin ankuesit, për të cilat ankuesi mund të argumentojë se ai ose ajo ka të paktën “një pritshmëri legjitime” për të përvetësuar të drejtën mbi pronën (shiko, midis të tjerëve, Manushaqe Puto dhe të Tjerët kundër Shqipërisë, nr. 604/07, 43628/07, 46684/07 dhe 34770/09, § 92, 31 Korrik 2012). Në rast se ka një debat për faktin nëse ankuesi ka një interes prone, i cili është i ligjshëm për t’u mbrojtur, sipas Nenit 1 të Protokollit Nr. 1, Gjykatës i kërkohet të përcaktojë pozicionin ligjor të ankuesit (shiko J.A Pye (Oksford) Ltd dhe J. A. Pye (Oksford) Land Ltd kundër Mbretërisë së Bashkuar [DHM], nr. 44302/02, § 61, GJEDNJ 2007 - III). Nuk pritet të ketë asnjë pritshmëri legjitime, në rastin kur ka një debat për interpretimin dhe zbatimin e duhur të ligjit vendas dhe parashtrimet e ankuesit kundërshtohen nga gjykatat vendase (shiko Kopecký kundër Sllovakisë [DHM], nr. 44912/98, § 50, GJEDNJ 2004-IX). Gjykata vëren se procedurat vendase për njohjen e të drejtave të ankuesve për pronën e trashëguar janë ende pezull. Nëse nuk merret një vendim i formës së prerë, nuk mund të thuhet se ankuesit kanë “prona ekzistuese”, në përputhje edhe me Nenin 1 të Protokollit Nr. 1. Besimi se në të ardhmen autoritetet mund të lëshojnë një vendim i cili i njeh ankuesve të drejtën për pronën e trashëguar nuk mund të konsiderohet si një formë e “pritshmërisë legjitime” për qëllimet e Nenit 1 të Protokollit Nr. 1. Gjykata kujton se ka një diference midis shpresës për rikthim, sado e kuptueshme të jetë shpresa, dhe një pritshmëri legjitime, e cila duhet të ketë më shumë natyrë konkrete sesa të jetë vetëm shpresë, si edhe të bazohet në një dispozitë ligjore apo në një akt ligjor, si për shembull vendimi juridik (shiko Kopecký, cituar më sipër, § 49; dhe Gratzinger dhe Gratzingerova kundër Republikës Çeke (vendim), nr. 39794/98, § 73, GJEDNJ 2002-VII). Prandaj, Gjykata e kundërshton këtë kërkesë si të parakohëshme, duke respektuar Nenin 35 §§ 3 (a) dhe 4 të Konventës.
Për sa i përket ankimit me nr. 12874/10 (Pistulli)
Qeveria parashtroi se kjo ankesë duhet të deklarohet e papranueshme duke qenë se nuk janë shfrytëzuar mjetet vendase. Ankuesi nuk bëri komente. Gjykata kujton se Neni 35 § 1 i Konventës parashikon inter alia, se ajo e shqyrton një çështje pasi të jenë shfrytëzuar të gjitha mjetet vendase. Në rastin konkret, ankuesja kërkoi hapjen e procedurave për lirimin e tokës së saj. Më 28 Mars 2011, ato procedura u ndërprenë nga Gjykata e Rrethit, sepse ankuesja nuk u paraqit. Nuk ka asnjë tregues që të provojë se ankuesja apeloi kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit apo të kërkonte procedura ligjore të
LULI DHE TË TJERËT KUNDËR VENDIMIT TË SHQIPËRISË
reja për të ndjekur kërkesën e saj. Kështu, Gjykata del në konkluzionin se pavarësisht ankesës së ankueses në lidhje me kohëzgjatjen e procedurave sipas Nenit 6 § 1 të Konventës, ankesa, në përputhje me Nenin 1 të Protokollit Nr. 1, duhet refuzuar për mosshfrytëzim të mjeteve vendase, sipas Nenit 35 §§ 1 dhe 4 të Konventës.
Për sa i përket ankesës nr. 3129/12 (Kekenezi)
Bazuar në Nenin 1 të Protokollit nr. 1, ankuesi shprehu pakënaqësinë se interpretimi i ligjit vendas nga gjykatat vendase në lidhje me lirimin e tokës dhe të shtëpisë e kishin shfuqizuar atë me pa të drejtë nga të drejtat e tij mbi pronën. Bazuar në konkluzionet në paragrafët 74-76 më sipër, Gjykata vëren se të drejtat e ankuesit mbi pronën u shqyrtuan dhe gjykuan me anë të vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Lartë, më 14 Janar 1998, ndërsa ankesa u dorëzua në Gjykatë më 7 Janar 2012, ç’ka është më shumë se gjashtë muaj nga data e vendimit final. Kërkesa e pasuksesshme e ankuesit për rishikim nuk mund të ndryshojë rregullin e afatit kohor prej gjashtë muajësh (shiko, inter alia, Rizi kundër Shqipërisë (vendim), nr. 49201/06, §§ 42-46, 8 Nëntor 2011). Këtë ndryshim nuk mund ta bëjë as seti i dytë i procedurave në lidhje me pavlefshmërinë e akteve ligjore, i cili u refuzua me argumentin se mungesa locus standi e ankuesit, ndikonte përcaktimin e mëparshëm të të drejtave të tij mbi pronën. Në të vërtetë në setin e dytë të procedurave gjykatat vendase iu referuan vendimit final të Gjykatës së Lartë, i datës 14 Janar 1998, që kishte të bënte me përcaktimin e të drejtave të ankuesit mbi pronën. Në këto rrethana, Gjykata mendon se kjo ankesë është paraqitur më vonë se afati kohor prej gjashtë muajësh. Ajo duhet të kundërshtohet në përputhje me Nenin 35 §§ 1 dhe 4 të Konventës.
ZBATIMI I NENEVE 46 DHE 41 TË KONVENTËS
Neni 46 i Konventës
Neni 46 i Konventës parashikon:
“1. Palët e Larta Kontraktuese marrin përsipër të respektojnë vendimin e formës së prerë të Gjykatës në çdo çështje ku ato janë palë.
2. Vendimi i formës së prerë i Gjykatës i përcillet Komitetit të Ministrave, i cili mbikëqyr ekzekutimin e tij”. Gjykata vëren se është konstatuar një shkelje e Nenit 6 § 1 për sa ka të bëjë me kohëzgjatjen e procedurave për shkak të ridërgimit për gjykim të çështjes vazhdimisht nga një gjykatë më e lartë në një gjykatë më të vogë, në çështjen Marini cituar më sipër. Në çështjen Gjonbocari dhe të Tjerët, cituar më sipër, Gjykata konstatoi një shkelje të Nenit 6 § 1, për sa i përket kohëzgjatjes së së procedurave për shkak se sistemi gjyqësor nuk mundi të menaxhonte siç duhet shumëfishimin e procedurave në të njëjtën kohë. Më tej Gjykata, vuri re një shkelje të Nenit 6 § 1 për sa i përket kohëzgjatjes së proceduarve për shkak se
LULI DHE TË TJERËT KUNDËR VENDIMIT TË SHQIPËRISË
KLD nuk mundi të shqyrtonte çështjen e ankuesit në çështjen Mishgjoni, cituar më sipër. Për më tepër, në çështjet Gjonbocari dhe të Tjerët, dhe Martini, cituar më sipër, Gjykata mendon se nuk ekzistonin mjete për sa i përket kohëzgjatjes së proceduarve. Ajo hodhi poshtë kundërshtimet e Qeverisë për sa i përket pretendimit se ankuesi nuk shfrytëzoi mjetet vendase. Gjykata vëren se këto konkluzione demonstrojnë se kohëzgjatja e tepërt po bëhet një “defiçencë serioze në procedurat ligjore vendase”. Tashmë në Gjykatë ka 12 ankesa të ngjashme. Rritja e numrit të ankesave nuk është vetëm një faktor përkeqësues për sa i përket përgjegjësisë së Shtetit sipas Konventës, por në të njëjtën kohë përbën një kërcënim për efikasitetin në të ardhmen e sistemit të angazhuar nga Konventa, duke patur parasysh se në këndvështrimin e Gjykatës, defiçenca ligjore e identifikuar në çështjet e ankuesve mund të çojë në një sërë ankimesh të tjera të bazuara në fakte. Përpara se të shqyrtojë pretendimet e çdo ankuesi për kompensim, në përputhje me Nenin 41 të Konventës dhe në kuadër të rrethanave të çështjeve në fjalë, Gjykata dëshiron të marrë parasysh pasojat që mund të shkaktohen për Shtetin përgjegjës nga Neni 46 i Konventës. Ajo përsërit se, sipas Nenit 46, Palët e Larta Kontraktuese marrin përsipër të pajtohen me vendimet finale të Gjykatës në çdo rast për aq kohë sa ata janë palë. Zbatimi i vendimit do të mbikqyret nga një Komitet Ministrash. Efektet e një vendimi të tillë është që nëse Gjykata konstaton një shkelje, Shteti përgjegjës ka një detyrim ligjor që jo vetëm të paguajë individët të cilëve iu është akorduar një shumë e caktuar për kompensim ne përputhje me Nenin 41, por gjithashtu të përzgjedhë , i mbikqyrur edhe nga Komiteti i Ministrave, masat e përgjithshme dhe/ose individuale, nëse këto të fundit janë të duhurat, për t’i përshtatur më pas sipas rendit të tyre ligjor vendas, për t’i dhënë fund shkeljeve të bëra nga Gjykata dhe për të zbutur sa më shumë të jetë e mundur pasojat. Gjithashtu, në rastin kur Gjykata vë re një defiçencë në sistemin ligjor, autoritetet kombëtare kanë detyrën, të mbikqyrura edhe nga Komiteti i Ministrave, të ndërmarrin, brenda një periudhe të caktuar kohe – edhe në retrospektivë nëse është e nevojshme – masat e nevojshme për kompensim, në përputhje me parimin e shtojcës në Konventë, kështu që Gjykatës nuk do t’i duhet të përsërisë konstatimin për shkelje në një sërë çështjesh të ngjashme me njëra-tjetrën (shiko, midis autoriteteve të tjera, Scordino kundër Italisë (nr.1), nr. 36813/97, § 233, GJEDNJ 2006; Xenides – Arestis kundër Turqisë,nr. 46347/99, §§ 39, 40, 22 Dhjetor 2005; Broniowski kundër Polonisë [DHM], nr. 31443/96, § 192, GJEDNJ 2004-V; Bottazzi kundër Italisë [DHM], nr. 34884/97, § 22, GJEDNJ 1999-V; dhe Di Mauro kundër Italisë [DHM], nr. 34256/96, § 23, GJEDNJ 1999-V). Në këtë kuadër, si pjesë e masave të ndërmarra për të garantuar efikasitetin e mekanizmit të ndërtuar nga Konventa, Gjykata i kushton vëmendje të veçantë Rezolutës (Rez (2004)3) dhe Rekomandimit (Rek (2004)6) të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, të dy të miratuar më 12 Maj 2004. Në parim, nuk i takon Gjykatës të përcaktojë së cilat janë masat e duhura të kompensimit për Shtetin përgjegjës, duke patur parasysh detyrimet e tij në
LULI DHE TË TJERËT KUNDËR VENDIMIT TË SHQIPËRISË
përputhje me Nenin 46 të Konventës. Megjithatë, shqetësimi i Gjykatës është të lehtësojë shtypjen e shpejtë dhe efikase të një keqfunksionimi të konstatuar në sistemin kombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në lidhje me këtë aspekt dhe duke patur parasysh situatën sistematike të identifikuar nga Gjykata (shiko paragrafët 114 dhe 115 më sipër), kjo e fundit mendon se masat e përgjithshme në nivel kombëtar janë pa dyshim të nevojshme gjatë zbatimit të vendimit aktual, duke përfshirë, veçanërisht, prezantimin e një kompensimi vendas për kohëzgjatjen e papërshtatshme të procedurave. Gjykata i referohet konkluzioneve të saj në çështjen Scordino (nr.1) [DHM], cituar më sipër, për sa i përket elementëve të kërkuar për një kompensimn efektiv për kohëzgjatjen e tepruar të procedurave.
“182. Përderisa, siç duket palët janë në statusin e viktimës në çështjen më të përgjithshme të efikasitetit të kompensimeve, dhe kërkojnë udhëzime për të siguruar kompensimet vendase më efikase, Gjykata propozon ta adresojë çështjen në një kontekst më të gjerë duke i dhënë disa tregues të caktuar karakteristikave që një kompensim vendas duhet të ketë, duke patur parasysh faktin, se në kët o tipe çështjesh, mundësia që ka ankuesi për të pretenduar se është viktim, varet nga zgjidhja që i ka siguruar kompensimi vendas.
183. Zgjidhja më e mirë në kushte absolute është pa diskutim, ashtu si edhe në shumë sfera, parandalimi. Gjykata vëren se ajo ka deklaruar në shumë raste se Neni 6 § 1 i vë Shtetet Kontraktuese përpara detyrës për të organizuar sistemet e tyre gjyqësore në mënyrë të tillë që gjykatat e tyre të përmbushin çdo kërkesë të saj, duke përfshirë edhe detyrimin për të dëgjuar çështjet brenda një kohe të arsyeshme (referncat janë hequr). Në rastin kur sistemi gjyqësor është defiçent, një zgjidhje e tillë që mund të përshpejtojë procedurat, për të parandaluar kohëzgjatjen e tyre të tepruar, është zgjidhja më efikase. Një zgjidhje e tillë ofron një avantazh të pamohueshëm kundrejt një zgjidhje e cila ofron vetëm kompensimin, duke qenë se ajo parandalon shkeljet e njëpasnjëshme për të njëjtat procedura dhe e riparon shkeljen a posteriori, ashtu siç e riparon zgjidhja kompensuese e parashikuar nga ligji italian, për shembull.
184. Në shumë raste, Gjykata e ka pranuar se kjo lloj zgjidhje është “efikase”, duke qenë se ajo përshpejton vendimin e gjykatës përkatëse (referencat janë hequr).
185. Gjithashtu, është e qarte se për vende ku shkeljet e procedurave të stërzgjatura ende ekzistojnë, një zgjidhje e cila mund të përshpejtojë procedurat – edhe pse e dëshirueshme për t’u patur në të ardhmen – mund të mos jetë e përshtatshme për të rregulluar një situatë, në të cilën procedurat tashmë kanë qenë dukshëm jashtëzakonisht të gjata.
186.Tipe të ndryshme zgjidhjesh mund ta rregullojnë situatën e një shkelje në mënyrën e duhur. Gjykata tashmë ka pranuar këtë gjë në lidhje me procedurat penale, ku sigurohet se kohëzgjatja e procedurave është marrë në konsideratë gjatë uljes së dënimit, në formë të shprehur dhe në masë gjithashtu (referenca është hequr).
Për më tepër, disa shtete si Austria, Kroacia, Spanja, Polonia dhe Sllovakia e kanë kuptuar shumë mirë situatën duke duke zgjedhur të kombinojnë dy lloje zgjidhjesh, njëra e hartuar në mënyrë të tillë që mund të përshpejtojë procedurat dhe tjetra që të përballojë kompensimin (referencat janë hequr).
187. Megjithatë, Shtetet mund të zgjedhin edhe të prezantojnë vetëm një zgjidhje kompensuese, siç ka bërë Italia. Një zgjidhje e tillë nuk shikohet si jo efikase (referenca është hequr).
188. Në çështjen Kudla (cituar më sipër, §§ 154-55), Gjykata kishte rastin ta përsëriste atë , në përputhje me kërkesat e Konventës, Shteteve Kontraktuese iu është ofruar zgjedhje e lirë për mënyrën me të cilën ato iu sigurojnë individëve masa lehtësuese sipas Nenit 13 dhe konform me detyrimin e tyre ndaj Konventës sipas asaj dispozite. Gjithashtu, ajo ka theksuar rëndësinë e rrregullave të lidhura me parimin shtesë, në të
LULI DHE TË TJERËT KUNDËR VENDIMIT TË SHQIPËRISË
cilin shpjegohet se individët nuk janë të detyruar sistematikisht t’i dërgojnë në Gjykatën në Strasburg ankesat të cilat mund të ishin adresuar fillimisht në sistemin ligjor kombëtar.
189. Në rastet kur legjislatura ose gjykatat vendase kanë rënë dakort të luajnë rolin e tyre duke gjetur një zgjidhje në vendin përkatës, Gjykatës do t’i duhet të nxjerrë disa konkluzione. Në rastin kur një Shtet ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm duke prezantuar një zgjidhje kompensuese, Gjykata duhet t’i lejojë Shtetit një marxhinë më të gjerë për vlerësim, duke e lejuar atë të organizojë zgjidhjen në mënyrë të tillë që zgjidhja të jetë në përputhje me sistemin e tij ligjor dhe në harmoni me standardin e jetesës në vendin në fjalë. Veçanërisht, do të jetë më e thjeshtë për gjykatat vendase t’i referohen shumave të akorduara në nivel kombëtar për tipe të tjera dëmesh – për shembull, dëmtim personal, dëm i lidhur me vdekjen e një të afërmi apo dëm shkaktuar nga shpifje – dhe të mbështeten në bindjen e tyre më të thellë, edhe nëse ajo ka të bëjë me akordimin e shumave që janë më të ulëta se ato të përcaktuara nga Gjykata në raste të ngjashme.”
Në të njëtën situatë për një zgjidhje të efektshme, Gjykata i referohet konkluzioneve të saj në çështjet Vassilios Athanasiou dhe të Tjerët kundër Greqisë (nr. 50973/08), § 55-56, 21 Dhjetor 2010), Dimitrov dhe Hamanov kundër Bullgarisë (nr. 48059/06 dhe 2708/09, §§ 125-29, 10 Maj 2011), Ummühan Kaplan kundër Turqisë (nr. 24240/07, §§ 68-72, 20 Mars 2012), Michelioudakis kundër Greqisë (nr. 54447/10), §§ 75-77, 3 Prill 2012), dhe Glykantzi kundër Greqisë (nr. 40150/09, §§ 78-80, 30 Tetor 2012).
Neni 41 i Konventës
Neni 41 i Konventës parashikon:
“Kur Gjykata konstaton se ka pasur një shkelje të Konventës ose të protokolleve të saj, dhe nëse e drejta e brendshme e Palës së Lartë Kontraktuese lejon të bëhet vetëm një ndreqje e pjesshme, Gjykata, kur është e nevojshme, i akordon shpërblim të drejtë palës së dëmtuar.”
Dëmi
Ankuesit paraqitën kërkesat e mëposhtme për dëmin monetar dhe jo monetar.
Nr. i ankimit dhe emri
Dëmi monetar
Dëmi jo monetar
64480/09 – Luli dhe të Tjerët
8,990,000 Euro për tokën me sipërfaqe 179,800 m2
70,000 Euro për ankues
64482/09 – Luli dhe të Tjerët
12,535,768 Euro për tokën me sipërfaqe 158,200 m2 (5,537,000 Euro për vlerën e tokës dhe 6,998,768 Euro për humbjen e interesave)
70,000 Euro
12874/10 - Pistulli
Asgjë (nuk u paraqit asnjë kërkesë).
Asnjë (nuk u paraqit asnjë kërkesë).
56935/10 - Dushallari
110,661 dollarë amerikanë (“USD”)
Asnjë (nuk u paraqit asnjë kërkesë).
LULI DHE TË TJERËT KUNDËR VENDIMIT TË SHQIPËRISË
Qeveria paraqiti idenë se llogaritja e dëmit monetar ishte hipotetike. Gjykata konkludon se nuk ka asnjë lidhje rastësore midis shkeljes për kohëzgjatjen e procedurave dhe dëmit monetar të pretenduar. Kështu, nuk ka arsye për të dhënë shpërblim në një situatë të tillë. Megjithatë, Gjykata pranon se ankuesit kanë vuajtur dëm jo monetar, si për shembull stresdhe irritim, si pasojë e kohëzgjatjes së tepruar të procedurave, ç’ka nuk kompensohet mjaftueshëm me përfundimin për shkelje të Konventës. Duke bërë vlerësimin e saj në një mënyrë të paanshme, Gjykata e bashkuar i akordon ankuesve në secilin ankim me nr. 64480/09 dhe 64482/09 (Luli dhe të Tjerët), 1,500 Euro për dëmin jo monetar. Gjykata nuk akordon asgjë për dëmin jo monetar për aplikimet nr. 12874/10 (Pistulli) dhe 56935/10 (Dushallari), sepse, siç u vu re edhe në tabelën më sipër, ata ankues nuk bënë asnjë kërkesë në lidhje me këtë aspekt.
Kostot dhe shpenzimet
Ankuesit paraqitën kërkesat e mëposhtme për kostot dhe shpenzimeve të bëra gjatë procedurave të Strasburgut dhe proceduarve vendase.
Nr. i ankimit dhe emri
Procedurat vendase
Procedurat e Strasburgut
64480/09 – Luli dhe të Tjerët
4,200 Euro
64482/09 – Luli dhe të Tjerët
4,200 Euro
12874/10 – Pistulli
Asgjë (nuk u paraqit asnjë kërkesë).
56935/10 – Dushallari
2,950 USDdhe në Total 15,000
Asgjë (nuk u paraqit asnjë kërkesë). Qeveria argumentoi se faturat në ankimin nr. 64480/09 (Luli dhe të Tjerët) nuk ishin fatura zyrtare në përputhje me ligjin vendas. Gjithashtu, ata pohuan se kërkesat në ankesën nr. 56935/10 (Dushallari) nuk ishin të provuara. Sipas ligjit të Gjykatës, një ankues ka të drejtën të rimbursohet për kostot dhe shpenzimet vetëm nëse është treguar se këto të fundit realisht janë bërë dhe se kanë qenë të nevojshme për t’u bërë, dhe nëse shuma është e arsyeshme (shiko Gjyli kundër Shqipërisë, nr. 32907/07, § 72, 29 Shtator 2009). Rregulli 60 §§ 2 dhe 3 të Rregullores së Gjykatës përcakton se ankuesit së bashku me kërkesat e tyre duhet të dorëzojnë edhe çdo “dokument mbështetës të lidhur me çështjen”. Në të kundërt Gjykata “mund t’i hedh poshtë kërkesat plotësish ose pjesërisht”. Gjykata nuk mund të pranojë sygjerimin e Qeverisë (në ankesat me nr. 64480/09 dhe 64482/09 (Luli dhe të Tjerët)) se faturat e miratuara zyrtarisht nga autoritetet e taksave janë të domosdoshme; sipas Konventës nuk ekziston asnjë detyrim i tillë, dhe nuk i takon kësaj Gjykate të rregullojë marrëdhënien midis një takspaguesi dhe Shtetit. Më tej, Gjykata vëren se ankuesit në ankesat nr. 64480/09 dhe 64482/09 (Luli dhe të Tjerët) përfaqësoheshin nga i njëjti avokat, se faktet e atyre çështjeve ishin komplekse në një nivel mesatar dhe se problematikat e ngritura në to ishin të drejtëpërdrejta dhe identike. Për më tepër, shumica e
LULI DHE TË TJERËT KUNDËR VENDIMIT TË SHQIPËRISË
kostove dhe e shpenzimeve të pretenduara ishin përtej kuotës. Si përfundim, Gjykata vendos që t’iu akordojë të dy ankimeve së bashku 1,500 Euro. Në lidhje me ankimin nr. 56935/10 (Dushallari), Gjykata i akordon 500 Euro për procedurat vendase. Gjykata nuk akordon asnjë shpërblim për kostot dhe shpenzimet për ankimin nr. 1287/10 (Pistulli), duke patur parasysh se ankuesi nuk bëri asnjë kërkesë.
Interesi për vonesën
Gjykata e shikon të arsyeshme që shkalla e interesit për vonesën e pagesës duhet të bazohet mbi shkallën e huasë marxhinale të Bankës Qendrore Europiane, së cilës i duhen shtuar pikë tre përqindëshe.
PËR KËTO ARSYE, NË MËNYRË UNANIME GJYKATA
Vendos t’i bashkojë ankimet nr. 64480/09, 64482/09, 12874/10, 56935/10 dhe 3129/12;
E deklaron ankimin nr. 31355/09 të papranueshëm;
E deklaron ankimin nr. 3129/12 të papranueshëm;
E deklaron ankesën në lidhje me ankimet nr. 64480/09, 64482/09, 12874/10 dhe 56935/10 për sa i përket kohëzgjatjes së procedurave sipas Nenit 6 § 1 të Konventës, të pranueshme dhe pjesën e mbetur të atyre ankimeve të papranueshme;
Konkludon se ka patur shkelje të Nenit 6 § 1 të Konventës për sa i përket kohëzgjatjes së procedurave (në ankesat nr. 64480/09, 64482/09, 12874/10 dhe 56935/10);
Vendos
(a) Se Shteti përgjegjës duhet t’i paguajë ankuesve së bashku, jo më vonë se tre muaj nga data në të cilën vendimi bëhet i formës së prerë, në përputhje me Nenin 44 § 2 të Konventës, shumën e mëposhtme, e cila duhet të konvertohet në valutën e Shtetit përgjegjës, me kursin e vlefshëm në datën e vendimit;
(i) 1,500 Euro (një mijë e pesë qind euro), plus taksat që mund të vihen në ngarkim, për sa i përket dëmit jo monetar, për të gjithë ankuesit në lidhje me ankimin nr. 64480/09;
LULI DHE TË TJERËT KUNDËR VENDIMIT TË SHQIPËRISË
(ii) 1500 Euro (një mijë e pesë qind euro) , plus taksat që mund të vihen në ngarkim, për sa i përket dëmit jo monetar, për të gjithë ankuesit në lidhje me ankimin nr. 64482/09;
(iii) 1,500 Euro (një mijë e pesë qind euro) për shpenzimet dhe kostot e të dyja ankimeve nr. 64480/09 dhe 64482/09;
(iv) 500 Euro (pesë qind euro) për kostot dhe shpenzimet për sa i përket ankimit nr. 56935/10;
(b) se që nga koha e skadimit të tre muajve të përmendur më sipër, interesi i thjeshtë për shumat e mësipërme do të paguhet në një shkallë të barabartë me normën huadhënëse marxhinale të Bankës Qendrore Europiane gjatë periudhës së vonesës së pagesës plus pikë tre përqindëshe;
Nuk pranon kërkesën e pjesës së mbetur të ankuesve për kompensim.
E hartuar në anglisht dhe e regjistruar me shkrim më 1 Prill 2014, në ndjekje të Rregullit 77 §§ 2 dhe 3 të Rregullave të Gjykatës.
Françoise Elens-Passos Ineta Ziemele
Regjistruese Presidente
LULI DHE TË TJERËT KUNDËR VENDIMIT TË SHQIPËRISË
APENDIKS: LISTA E ANKUESVE
Nr.
Nr. i ankimit dhe data e paraqitjes
Emri i ankuesit dhe datëlindja (nëse dihet)
Përfaqësuar nga (si të jetë i zbatueshëm)
1.
31355/09
15/06/2009
Aferdita Luli, 18/11/1949
Yllka Zhupa, 03/06/1947
Leticja Mujo, 15/08/1968
Ruben Celkupa, 14/04/1935
Dora Celkupa, 28/07/1936
Xhani Celkupa, 23/03/1942
Belino Voshtina (i cili zëvendësoi Saimir Voshtinën)
Elira Kokona
Erinda Meli, avokate
2.
64480/09
15/06/2009
3.
64482/09
15/06/2009
4.
12874/10
15/02/2010
Rita Pistulli, 23/05/1938
Asnjë
5.
56935/10
18/09/2010
Eda Dushallari, 1921
Violeta Dushallari (e afërmja e ankueses)
6.
3129/12
07/01/2012
Hodo Kekenezi, 04/09/1939
Asnjë
Full & Egal Universal Law Academy