© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim Informues për praktikën e Gjykatës nr. 165
Korrik 2013
M.A. kundër Qipros - 41872/10
Vendim 23.7.2013 [Seksioni IV]
Neni 5
Neni 5-1
Heqja e lirisë
Transferimi dhe qëndrimi i një grupi emigrantësh në një qendër policore, me qëllim identifikimin e tyre dhe dëbimin e atyre që qëndronin në mënyrë të paligjshme në vend: shkelje
Neni 13
Zgjidhje efektive
Mungesa një zgjidhjeje ligjore me efekt pezullues automatik kundër një urdhri dëbimi: shkelje
Neni 4 i Protokollit Nr. 4
Ndalimi i dëbimit kolektiv të të huajve
Urdhrat individual të dëbimit të formuluar në terma të ngjashëm dhe të lëshuar ndaj një grupi emigrantësh, pas përfundimit të procedurës së azilit për secilin prej tyre: nuk ka shkelje
Faktet – Kërkuesi, një shtetas sirian me origjinë kurde, u largua nga Siria në vitin 2005 dhe bëri një kërkesë të pasuksesshme për azil në Qipro. Dosja e tij u rihap nga shërbimi azilit në vitin 2008 për shkak të marrjes së disa informacioneve të reja. Në vitin 2010, ndërsa procedura e ri-hapur e azilit ishte ende në pritje, kërkuesi u bashkua në një protestë të vazhdueshme gjatë gjithë ditës edhe natës kundër politikës së Qeverisë për azilin. Autoritetet vendosën të largonin protestuesit, duke e arsyetuar me kushtet johigjienike, përdorimin e paligjshëm të energjisë elektrike dhe ankesat nga personat që punonin dhe jetonin në zonën ku zhvillohej protesta. Një mëngjes herët, në qershor 2010, 250 policë shkuan në kampin ku protestuesit qëndronin dhe i shoqëruan ata në autobusë për ti cuar në qendrën e policisë me qëllimin e verifikimit të statusit të tyre të emigracionit. Ata që rezultuan të ishin refugjatë apo azil-kërkues bona fide u lejuan të largoheshin. Ata të cilët u konstatuan se qëndronin në vend në mënyrë të paligjshme u ndaluan me qëllim për tu dëbuar. 22 protestues u dëbuan në të njëjtën ditë dhe 44 të tjerë, përfshirë kërkuesin, u akuzuan për qëndrim të paligjshëm dhe u transferuan në qendrat e ndalimit në Qipro. Autoritetet konstatuan se kërkuesi qëndronte në mënyrë të paligjshme në Republikën e Qipros ndaj lëshoi urdhra e ndalimit dhe dëbimit kundër tij, pavarësisht procedurave në pritje të azilit. Ditën tjetër, kërkuesi dhe 43 njerëz të tjerë me origjinë kurde paraqitën një kërkesë në Gjykatën Evropiane për masë të përkohshme sipas nenin 39 të Rregullores së Gjykatës. Gjykata i kërkoi Qeverisë qipriote të mos ti dëbonte deri sa Gjykata të merrte dhe shqyrtonte të gjitha dokumentet që kishin të bënin me pretendimet e tyre. Në gusht 2010 Ministri i Punëve të Brendshme e shpalli kërkuesin një emigrant të parregullt mbi bazën e rendit publik, duke u mbështetur në dyshimet se ai kishte marrë para nga emigrantë të mundshëm kurdë në shkëmbim të qëndrimit dhe lejeve të punës në Qipro. Mbi këtë bazë u lëshuan urdhra të rinj ndalimi dhe dëbimit dhe ato të mëparshmet u anuluan. Gjykata në shtator 2010 e rishikoi masën e përkohshme të vendosur sipas nenit 39 të Rregullores së Gjykatës në lidhje me kërkuesin dhe vendosi të vazhdojë ta mbajë. Kërkuesi nisi procedurat habeas corpus para gjykatave të brendshme për tu ankuar në lidhje me ndalimin e tij. Në fund, në vitin 2012, ankesën e tij në Gjykatën e Lartë u rrëzua, duke qenë se ndërkohë, në maj 2011, kërkuesi u lirua pasi iu dha statusi i refugjatit.
E drejta – Nenet 2 dhe 3: Kërkuesit i ishte dhënë statusi i refugjatit dhe nuk rrezikonte më të dëbohej për në Siri dhe rrjedhimisht nuk mund të pretendonte të ishte viktimë e shkeljeve të të drejtave të tij në bazë të këtyre neneve.
Përfundimi: e pa papranueshme (e pa pajtueshme ratione personae).
Neni 13 i shqyrtuar në lidhje me nenet 2 dhe 3: Pretendimet e kërkuesit sipas nenit 2 dhe 3 ishin të diskutueshme, kështu që ai mund të mbështetej në nenin 13. Edhe pse vendimi për t’i dhënë atij statusin e refugjatit e kishte larguar rrezikun që kërkuesi të dëbohej, ai nuk kishte pranuar apo ofruar ndonjë korrigjim lidhur me pretendimin e tij se procedurat e shqyrtimit gjyqësor ishin jo efektive. Kështu ai mund të vazhdojë të pretendojë të jetë "viktimë" në lidhje me atë ankesë.
Kur një kërkesë sugjeron se, dëbimi një kërkuesi mund ta ekspozojnë atë ndaj një rrezik real trajtimi në kundërshtim me nenet 2 dhe 3, duhet një zgjidhje efektive për të parandaluar ekzekutimin e masave që janë në kundërshtim me Konventën dhe efektet potenciale të të cilave do ishin të pakthyeshme; kjo kërkon një shqyrtim të imtësishëm nga një autoritet kombëtar, një përgjigje veçanërisht të shpejtë dhe efekt pezullues automatik. Në kohën që u lëshuan urdhrat e ndalimit dhe dëbimit, dosja e kërkuesit ishte në shqyrtim nga shërbimi azilit dhe këto procedura sipas së drejtës së brendshme kishin efekt pezullues. Kështu kërkuesi qëndronte në mënyrë të ligjshme në Qipro dhe nuk duhej dëbuar. Megjithatë urdhri dëbimi kishte mbetur në fuqi për disa muaj, ndërkohë që procedura e azilit ishte ende në pritje dhe arsyeja e vetme që ai nuk ishte dëbuar në Siri ishte pasi ishte zbatuar masa e përkohshme e vendosur sipas nenit 39 të Rregullores. Siç është pranuar nga Qeveria, situata kishte ardhur si rezultat i një gabimi nga ana e autoriteteve. Nuk kishte pasur një zgjidhje efektive gjyqësore të brendshme për të kundërshtuar atë gabim. Për më tepër nuk kishte pasur masa mbrojtëse efektive për të mbrojtur kërkuesin nga ky dëbim i gabuar. Për më tepër, rekursi në Gjykatën e Lartë për anulimin e urdhrit të dëbimit dhe kërkesa për një urdhër të përkohshëm për të pezulluar dëbimin nuk kishin efekt pezullues automatik. Në lidhje me deklarimin nga ana e Qeverise se mjeti e fundit ishte me efekt pezullues "në praktikë", Gjykata vërejti se kërkesat e nenit 13 dhe dispozitave tw tjera të Konventës marrin formën e garancive dhe jo deklaratave tw thjeshta të dëshirës apo të marrëveshjeve praktike. Për ta përmbledhur, kërkuesi nuk kishte pasur zgjidhje efektive në lidhje me kërkesën e tij sipas neneve 2 dhe 3.
Përfundimi: shkelje (njëzëri).
(Shih në lidhje me këtë Gebremedhin [Gaberamadhien] kundër Francës, 25389/05, 26 Prill 2007, Shënim Informues 96; dhe De Souza Ribeiro kundër Francës [GC], 22689/07, 13 dhjetor 2012, Shënim Informues 158)
Neni 5 § 1: Për të vlerësuar ligjshmërinë e ndalimit të kërkuesit, Gjykata identifikoi tri faza.
Së pari, në lidhje me transferimin e tij në qendrën e policisë, protestuesit nuk kishin pasur zgjidhje tjetër përveç se të hipnin në autobusë dhe të qëndronin në qendrën policore. Duke pasur parasysh natyrën detyruese, shkallën dhe qëllimin e operacionit të policisë, përfshirë faktin se ai ishte kryer shumë herët në mëngjes, ka pasur një heqje de facto lirie. Sa i përket bazës ligjore për heqjen e lirisë, Qeveria ishte mbështetur në kompetencat dhe detyrat ligjore të policisë për arrestimet dhe për të ruajtur rendin në rrugët publike dhe rregullimin e lëvizjes. Megjithatë, ata nuk kishin pohuar se, ndonjë prej këtyre kompetencave ishte ushtruar në arrestimin e kërkuesit. Ishte e qartë se qëllimi i operacionit kishte qenë gjithashtu identifikimi i atyre protestuesve që qëndronin në mënyrë të paligjshme në territorin e vendim me qëllim dëbimin e tyre. Autoritetet e kishin konsideruar të pamundur për të kryer një verifikim efektiv në vend pa provokuar një reagim të dhunshëm dhe kështu i kishin marrë protestuesit në qëndrën policore. Gjykata ishte e vetëdijshme për situatën e vështirë në të cilën autoritetet qipriote e kishin gjetur veten, por kjo nuk mund të justifikonte masat që çuan në heqjen e lirisë pa asnjë bazë të qartë ligjore. Pra heqja e lirisë së kërkuesit gjatë kësaj periudhe ishte në kundërshtim me nenin 5 § 1.
Së dyti, ndalimi i kërkuesit në bazë të urdhrave të dëbimit dhe të ndalimit të lëshuara në qershor 2010 kishte qenë i paligjshëm, duke qenë se urdhrat ishin lëshuar gabimisht në një kohë kur ai kishte statusin e rezidentit të ligjshëm pasi ri-shqyrtimi i kërkesës së tij për azil ishte ende në pritje
Së fundi, procedura e parashikuara me ligj nuk ishte ndjekur në lidhje me ndalimin e kërkuesit nga gushti 2010 deri në lirimin e tij në maj 2011, pasi ai nuk ishte njoftuar për urdhrat e reja të dëbimit dhe të ndalimit në përputhje me të drejtën e brendshme.
Pra, në dritën e sa më sipër, periudha që kërkuesi ishte ndaluar nga qershori 2010 deri në maj 2011, kishte qenë në shkelje të nenit 5 § 1.
Përfundimi: shkelje (njëzëri).
(Shih Austin dhe të Tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar[GC], 39692/09, 40713/09 dhe 41008/09, 15 mars 2012, Shënim Informues 150; dhe Medvedyev dhe të Tjerët kundër Francës [GC], 3394/03, 29 mars 2010, Shënim Informues 128).
Neni 4 i Protokollit nr. 4: Ndaj të gjithë personave të interesuar ishite kryer një ekzaminim individual i rrethanave të tyre personale. Në mënyrë të veçantë, kërkesat e tyre për azil ishin trajtuar rast pas rasti gjatë një periudhe prej më shumë se pesë vjet. Ata që kishin apeluar, pasi u ishin shqyrtuar ankesat e secilit individualisht, ishin hedhur poshtë. Autoritetet e azilit u kishin dërguar secilit prej personave në fjalë njoftime me shkrim për vendimet përkatëse. Autoritetet kishin kryer një kontroll të rrethanave të cdo personi para se të lëshonte urdhrat e ndalimit dhe të dëbimit për secilin prej tyre. Secilit prej personave të ndaluar u ishin dërguar njoftime me shkrim për vendimin e autoriteteve për ti ndaluar dhe dëbuar. Fakti se protestuesit, përfshirë kërkuesin, ishin dërguar së bashku në qendrën policore, se disa ishin dëbuar në grupe, apo që urdhrat e dëbimit dhe njoftimet ishin formuluar në terma të ngjashëm dhe vendimet e azilit nuk i referoheshin në mënyrë specifike secilit prej personave, nuk ishte në vetvete tregues i një mase kolektive në kuptimin që i atribuohet këtij termi në jurisprudencën e Gjykatës. Edhe pse ishte bërë një gabim në lidhje me statusin e disa prej personave në fjalë, përfshirë të kërkuesit, ky fakt, edhe pse fatkeq, nuk mund të merret si tregues se ka pasur një dëbimi kolektiv.
Përfundimi: nuk ka shkelje (njëzëri).
(Shih gjithashtu Čonka kundër Belgjikës, 51564/99, 5 shkurt 2002, Shënim Informues 39)
Gjithashtu, Gjykata nuk konstatoi shkelje të nenit 5 § 2 dhe shkelje të nenit 5 § 4 (shpejtësia e shqyrtimit).
Neni 41: 10 000 euro në lidhje me dëmin jo material.
© Këshilli i Evropës / Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje e Regjistrit nuk është detyrues për Gjykatën.
Kliko këtu për Shënim Informues për Praktikën e Gjykatës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy