© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015. Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën. Për më shumë informacion, shiko shënimin e plotë në lidhje me të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur á la fin du présent document.
Notë Informative mbi praktikën gjyqësore të Gjykatës 185
maj 2015
Magee dhe të Tjerë kundër Mbretërisë së Bashkuar - 26289/12, 29062/12 dhe 29891/12
Vendimi 12.5.2015 [Seksioni IV]
Neni 5
Neni 5-3
I sjellë menjëherë para gjyqtarit ose një zyrtari tjetër
Pamundësia e gjyqtarit për të adresuar çështjen e lirimit me kusht në fazat e hershme të paraburgimit: nuk ka shkelje
Faktet – Kërkuesit u arrestuan për dyshim të përfshirjes në vrasjen e një polici. Ata u sollën, pas 48 orësh, para një gjyqtari të Gjykatës Krahinore i cili shqyrtoi ligjshmërinë e paraburgimit të tyre dhe e vazhdoi atë edhe për 5 ditë të tjera (për marrje të mëtejshme në pyetje dhe hetime mjeko-ligjore). Më vonë, paraburgimi i tyre paragjyqësor u vazhdua më tej, ku kërkuesit u liruan përfundimisht pa akuza pas 12 ditësh.
Sipas Shtojcës 8 të Ligjit të vitit 2000 për Aktet e Terrorizmit në Irlandën e Veriut, një i ndaluar mund të mbahej në paraburgim deri në 28 ditë pa akuza. Ligjshmëria e atij paraburgimi duhet të shqyrtohej nga gjyqtari kompetent brenda 48 orësh dhe më pas çdo 7 ditë. Ndërkohë që ai gjyqtar kishte pushtetin për të liruar në qoftë se arrestimi/paraburgimi i hershëm ishte i paligjshëm, ai/ajo nuk kishte pushtet për lirim me dorëzani.
E drejta – Neni 5 § 3: Neni 5 § 3 në strukturë ka të bëjë me dy çështje të ndara: fazat e hershme pas arrestimit, kur një individ hyn nën pushtetin e autoriteteve, dhe periudha në pritje të gjyqit para një gjykate penale, gjatë së cilës një individ mund të mbahet ose të lirohet me ose pa kushte. Këto dy sfera akordojnë të drejta të dallueshme dhe është e qartë që nuk janë të lidhura nga aspekti logjik ose kohor (temporal).
Për sa i përket sferës së parë, praktika gjyqësore e Gjykatës konstaton që duhet të ketë mbrojtje, përmes kontrollit gjyqësor, të një individi të arrestuar ose të mbajtur “mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm të kryerjes së një vepre [penale]”, që do të thotë edhe para se të mund të jetë ngritur akuza penale. Kontrolli gjyqësor duhet të jetë i menjëhershëm, automatik (me fjalë të tjera, të mos varet nga kërkesa e personit të mbajtur) dhe para një gjyqtari të pavarur ose një zyrtari tjetër me fuqinë për të liruar, pasi ta ketë dëgjuar, individin dhe të ketë shqyrtuar ligjshmërinë e, dhe arsyetimin për, arrestimin dhe paraburgimin.
Gjykata gjeti që ato kushte ishin plotësuar në rastin e kërkuesve dhe mori në konsideratë të mëtejshme nëse duhet të kishte ekzistuar mundësia e lirimit me kusht gjatë periudhës së paraburgimit së kërkuesve. Ajo shënoi që megjithëse kërkuesit ishin sjellë dy herë para një gjyqtari të Gjykatës Krahinore gjatë kohës së mbajtjes në polici, në asnjë moment ata nuk ishin sjellë para një gjyqtari me fuqinë për të urdhëruar lirimin me kusht. Megjithatë, Gjykata gjeti që kërkuesit ishin mbajtur për një periudhë relativisht të shkurtër (12 ditë), dhe kështu gjatë tërë kohës kishin qenë në “fazat e hershme” të heqjes së lirisë, kur paraburgimi i tyre mund të justifikohej me ekzistimin e dyshimit të arsyeshëm që ata kishin kryer vepër penale. Asnjë pjesë e praktikës gjyqësore të Gjykatës në lidhje me Nenin 5 § 3 nuk shtronte nevojshmërinë e shqyrtimit edhe të lirimit të tyre me kusht gjatë kësaj periudhe.
Sido që të jetë, kishte pasur disa mbrojtje të caktuara që mbronin kërkuesit nga paraburgimi arbitrar: gjyqtari mund ta vazhdonte paraburgimin vetëm për një maksimum prej 7 ditësh dhe periudha e përgjithshme nuk mund të tejkalonte 28 ditë; para dhënies së vazhdimit gjyqtari duhet të bindej që kishte baza të arsyeshme për të besuar se paraburgimi i mëtejshëm ishte i nevojshëm dhe që hetimet ishin zhvilluar në mënyrë të zellshme dhe të shpejtë; gjithashtu gjyqtari duhet të bindej që arrestimi ishte i ligjshëm dhe të merrte në konsideratë themelet e paraburgimit; kërkuesi i parë kishte dhënë dëshmi nën betim gjatë shqyrtimit të parë dhe ishin dëgjuar argumente nga të dy kërkuesit gjatë shqyrtimeve të dyta; në fund, kërkuesit kishin pasur mundësinë të kontestonin vazhdimin e paraburgimit të tyre me anë të shqyrtimit gjyqësor.
Duke pasur parasysh këto faktorë, mungesa e mundësisë së lirimit me kusht gjatë periudhës së heqjes së lirisë së kërkuesve nuk ngrinte ndonjë çështje të lidhur me Nenin 5 § 3.
Përfundim: nuk ka shkelje (njëzëri).
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje nga Kancelaria nuk është detyruese për Gjykatën.
Kliko këtu për Notat Informative të Praktikës Gjyqësore të Gjykatës
© Këshilli i Europës/Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, 2015.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut janë anglisht dhe frëngjisht. Ky përkthim është realizuar me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut pranë Këshillit të Europës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues ndaj Gjykatës, dhe Gjykata nuk mban përgjegjësi për cilësinë e tij. Ai mund të shkarkohet nga baza e të dhënave të praktikës gjyqësore HUDOC të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut () ose nga çdo bazë tjetër të dhënash në të cilën e shpërndan Gjykata. Ai mund të rishtypet për qëllime jo komerciale me kusht që të citohet titulli i plotë i çdo çështjeje, së bashku me përshkrimin e mësipërm të të drejtave të autorit dhe referencën për Fondin e Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut. Nëse synohet që ndonjë pjesë e këtij përkthimi të përdoret për qëllime komerciale, lutemi kontaktoni publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015.
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de I’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015.
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, ta base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme () ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante: publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy