© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informues mbi praktikën e Gjykatës Nr. 173
Prill 2014
Magyar Keresztény Mennonita Egyház dhe të Tjerët k. Hungarisë - 70945/11, 23611/12, 26998/12 e të tjerë.
Vendim[1] 8.4.2014 [Seksioni II]
Neni 11
Neni 11-1
Liria e organizimit
Kërkuesit, të cilët ishin kisha, duhej të ri-regjistroheshin për të marrë statusin e kishës së njohur në mënyrë që përfitonin materialisht nga Shteti: shkelje
Faktet – Sipas Ligjit të Kishës të 2011, i cili ishte miratuar me qëllim adresimin e problemeve që lidheshin me shfrytëzimin e fondeve shtetërore nga ana e kishave të caktuara, u vendos një sistem i dyfishtë i njohjes së kishës. Një numër i kishave, me ligji u konsideruan si të njohura dhe kështu vazhduan të gëzonin të drejtën për të përfituar nga avantazhet fiskale të akorduara nga Shteti për kryerjen e aktiviteteve fetare.
Kërkuesit ishin bashkësi fetare, klerikë apo anëtarë të bashkësive të tilla. Kishat kërkuese, që para miratimit të Ligjit të 2011 ishin të regjistruar si kisha dhe përfitonin financim nga Shteti, nuk u përfshinë në mesin e kishave që u trajtuan automatikisht si të njohura. Pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, shoqatat ose komunitetet fetare, siç ishin kërkuesit, do të mund të vazhdonin të funksiononin si kisha dhe ti referoheshin vetes si kisha. Megjithatë, Ligji i 2011 do të zbatohej edhe ndaj kërkuesve nëse ata do ti drejtoheshin Parlamentit që të merrnin statusin e kishave të njohura e për rrjedhim të përfitonin materialisht. Marrja e statusit të kishës së njohur varej nga numri i anëtarëve të saj, kohëzgjatja e ekzistencës së saj, si dhe nëse dëshmohej se nuk përfaqësonte rrezik për demokracinë.
E drejta – Neni 11 (i lexuar në dritën e nenit 9): Çregjistrimi i kërkuesve si kisha përbënte ndërhyrje në të drejtat e tyre sipas neneve 9 dhe 11. Ndërhyrja në fjalë bazohej në Ligjin e 2011 dhe kishte si qëllim legjitim parandalimin e abuzimit me përfitimin financiar të akorduar nga Shteti nga subjekte të cilët pretendonin se ishin të përfshirë në aktivitete. Gjykata vlerësoi nëse ndërhyrja ishte e nevojshme në një shoqëri demokratike.
Nuk ka asnjë të drejtë në bazë të nenit 11 i lexuar në lidhje me nenin 9 për sa i përket marrjes së një statusi të veçantë ligjor nga ana e organizatave fetare. Shtetit duhet vetëm të sigurojnë që komunitetet fetare të kenë mundësinë e marrjes së zotësisë juridike si subjekte të së drejtës civile. Megjithatë, Gjykata nuk mund të mos e vinte re rrezikun që pasuesit e një feje të ndjeheshin thjesht të toleruar- por jo të mirëpritur - nëse Shteti refuzonte ta njihte dhe ta mbështeste organizimin e tyre fetare ndërkohë që nuk vepronte kështu me besimet e tjera. Një situatë e tillë e perceptuar inferioriteti kishte të bënte me lirinë për të shfaqur fenë. Për më tepër, Qeveria nuk kishte demonstruar se nuk ekzistonin zgjidhje më pak drastike se ato të ndërmarra, të tilla si kontrolli gjyqësor ose shpërbërja e kishave që rezultojnë të një karakteri abuziv, për problemin e perceptuar nga autoritetet. Rezultati i legjislacionit të kundërshtuar ishte privimi i kishave ekzistuese dhe operacionale nga korniza e tyre ligjore dhe në disa raste pasojat ishin me ndikim të gjerë në aspektin material dhe në drejtim të reputacionit të tyre
Për sa i përket sistemit të njohjes së kishave me dy nivele, Gjykata ishte e bindur se një skemë e tillë mund per se të binte brenda hapësirës së vlerësimit të Shteteve dhe çdo skemë e tillë normalisht i takonte traditave historiko-kushtetuese të atyre vendeve. Megjithatë, Qeveria nuk kishte paraqitura prova bindëse për të treguar se lista e kishave të njohura sipas Ligjit të Kishës të 2011, reflektonte plotësisht traditën historike hungareze. Refuzimi i regjistrimit për faktin se nuk ishin paraqitur informacionet e nevojshme në lidhje me parimet themelore të një feje mund të justifikohej në rrethana të veçanta kur është e nevojshme të përcaktohet nëse komuniteti fetar që kërkon njohjen paraqet rrezikshnmëri për shoqërinë demokratike. Gjithsesi, kërkuesit operonin ligjërisht prej disa vjetësh në Hungari si komunitete fetare dhe nuk ishin paraqitur dëshmi para Gjykatës se gjatë asaj kohe autoritetet kishin nisur procedura që kundërshtonin ekzistencën e kërkuesve, veçanërisht me arsyetimin se ata po operonin në mënyrë të paligjshme apo abuzive. Prandaj, arsyet se përse këtyre komuniteteve u ishte kërkuar të ri regjistrohen duhet ishin madhore dhe detyruese.
Është e vërtetë se liria për të shfaqur fenë ose bindjet, nuk i jep komuniteteve kërkuese apo pjesëtarëve të tyre të drejtën për të siguruar fonde shtesë nga buxheti i shtetit. Megjithatë, privilegjet e fituara nga komunitetet fetare, lehtësojnë arritjen e qëllimeve të tyre fetare dhe për këtë arsye autoritetet shtetërore detyrohen të qëndrojnë neutrale kur është fjala për dhënien e këtyre përfitimeve. Kur Shteti ka vendosur vullnetarisht t’u njohë komuniteteve fetare të drejtën e marrjes së subvencioneve apo përfitimeve të tjera, ai nuk mund të marrë masat diskriminuese në dhënien e këtyre përfitimeve. Për më tepër, Shtetet kishin liri të konsiderueshme në zgjedhjen e formave të bashkëpunimit me bashkësitë fetare, duke përfshirë mundësinë e rikonceptimit të këtyre privilegjeve me masa legjislative. Megjithatë, detyrimit i neutraliteti të Shtetit kërkon që zgjedhja e partnerëve të bazohet në kritere të përcaktueshme për të parandaluar situatat në të cilën pasuesit e një komuniteti fetar të ndjehen qytetarë të dorës së dytë (për arsye fetare), për shkak të pozitës më pak të favorshme të komunitetit të tyre në raport me Shtetin. Në rastin në fjalë, heqja e përfitimeve kishte prekur vetëm komunitete të caktuara, përfshirë kërkuesit.
Gjykata nuk gjeti asnjë dëshmi që të tregonte se kërkuesit ishin penguar të praktikojnë fenë e tyre si persona juridikë. Megjithatë, në bazë të legjislacionit në fuqi, disa aktivitete fetare të kryera nga kishat nuk ishin në dispozicion të shoqatave fetare, një faktor i cili kishte një ndikim në të drejtën e këtyre të fundit për lirinë e organizimit fetar. Për këtë arsye, një diferencim i tillë nuk i përmbushte kërkesat e neutralitetit të Shtetit dhe ishte i pa bazuara objektivisht.
Gjykata arriti në përfundimin se, me heqjen e statusit të kishës kërkuesve nëpërmjet një procedure ri regjistrimi politikisht të ndikueshme dhe me arsye të cilat lënë shteg për dyshime (në vend që të zbatoheshin masa më pak të rrepta) dhe si rrjedhim në trajtimin e ndryshëm të kërkuesve krahasuar me kishat e njohura inkorporuar, jo vetëm në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit, por edhe në lidhje me të drejtën për përfitime për qëllime të aktiviteteve fetare, autoritetet nuk e kishin respektuar detyrimin e tyre për të qenë neutralitet vis-à-vis komuniteteve kërkuese. Këto elemente, të marra veçmas dhe së bashku, ishin të mjaftueshme për Gjykatën për të vendosur se masës së kundërshtuar nuk i korrespondonte një "nevoje e ngushtshme shoqërore".
Përfundimi: shkelje (pesë vota pro dhe dy kundër).
Neni 41: Konstatimi i shkeljes përbënte në vetvete shpërblim të drejtë në lidhje me dëmin jo material për pesë kërkuesit individualë. Në lidhje me komunitetet kërkuese zbatimi i këtij neni rezervohej për një kohë të mëvonshme.
© Këshilli i Europës/Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje nuk është detyruese për Gjykatën.
Klikoni këtu për Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
[1] për pranueshmërinë dhe themelin
Full & Egal Universal Law Academy