© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2014. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2014. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2014. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informativ rreth jurisprudencës së Gjykatës Nr. 174
Maj 2014
Marguš k. Kroacisë [DhM] - 4455/10
Vendim 27.5.2014 [DhM]
neni 4 i Protokollit nr. 7
E drejta për të mos u gjykuar ose dënuar dy herë
Dënim për krime lufte i një ushtaraku që ka përfituar nga një amnisti: neni 4 i Protokollit nr. 7 jo i zbatueshëm
Faktet – Paditësi, pjesëtar i ushtrisë kroate, u mor si i pandehur për vrasje dhe për vepra të tjera të rënda të kryera më 1991 gjatë luftës në Kroaci. Disa nga akuzat u pushuan më vonë. Më 1997, gjykata e ngarkuar me çështjen, e kryesuar nga gjyqtari M.K., i dha fund procedurës për sa i përkiste pjesës tjetër të akuzave në bazë të Ligjit për Amnisti të Përgjithshme, i cili e parashikonte amnistinë për të gjitha veprat penale të kryera në marrëdhënie me luftën në Kroaci midis viteve 1990 dhe 1996, me përjashtim të atyre akteve që përbënin shkelje shumë të rënda të së drejtës humanitare ose krime lufte. Më 2007, Gjykata e Lartë, duke marrë vendim rreth një rekursi në interes të ligjit të paraqitur nga Prokurori i Përgjithshëm, doli në përfundimin se vendimi për ta pushuar procedurën ishte në kundërshtim me Ligjin për Amnisti të Përgjithshme. Juridiksioni i lartë çmoi në veçanti se paditësi i kishte kryer veprat e pretenduara në cilësinë e rezervistit, pas përfundimit të periudhës së tij të shërbimit. Për rrjedhojë, ajo nxori përfundimin se mungonte një lidhje e rëndësishme, siç e kërkonte Ligji, midis veprave të pretenduara dhe luftës.
Ndërkohë, paditësi u akuzua për krime lufte në suazën e një procedure të dytë penale. Procesi u zhvillua para një kolegji prej tre gjyqtarësh, mes të cilëve gjyqtari M.K. Paditësi u largua nga salla e gjyqit gjatë konkluzioneve përfundimtare të palëve, pasi kishte ndërprerë zëvendësprokurorin dhe kishte marrë dy paralajmërime. Avokati i tij qëndroi në sallë dhe i parashtroi konkluzionet përfundimtare në emër të klientit të tij. Gjykata e shkallës së parë e dënoi paditësin me 14 vjet burgim për krime lufte. Në apel, Gjykata e Lartë e la në fuqi këtë vendim për tri arsye: së pari, duke qenë se dy procedurat nuk kishin të bënin me të njëjtën çështje, ishte plotësisht në dorën e gjyqtarit M.K. që të merrte pjesë te të dyja; së dyti, largimi i paditësit nga salla e gjyqit ishte i përligjur; dhe, së treti, aty nuk kishte autoritet të gjësë së gjykuar: në fakt, konteksti faktik i veprave ishte me një rreze veprimi shumë më të gjerë në procedurën e dytë sesa në të parën, përderisa paditësi akuzohej se kishte shkelur dispozita të së drejtës ndërkombëtare, veçanërisht Konventën e Gjenevës të vitit 1949 për mbrojtjen e personave civilë në kohë lufte. Paditësi iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, e cila ia rrëzoi kërkesën.
Ligji
Neni 6 § 1: Paditësi ankohet se i njëjti gjyqtar ka marrë pjesë në të dyja procedurat e nisura kundër tij, në shkelje sipas tij të kërkesës për paanësi. Megjithatë, thjesht fakti që gjyqtari M.K. ka marrë pjesë në të dyja procedurat nuk është në vetvete i papajtueshëm me këtë kërkesë, për më tepër që, në kuadrin e procedurës së parë, ai nuk ka marrë ndonjë vendim duke dalë në përfundim për fajësi apo pafajësi të paditësit dhe nuk e ka bërë në asnjë moment vlerësimin e elementeve përkatëse të provës për vendimin që duhej të merrej rreth kësaj pike.
Përfundimi: jo shkelje (njëzëri).
Neni 6 §§ 1 e 3 (c): Për sa i përket ankimit të paditësit se i është hequr e drejta e tij për të paraqitur konkluzionet e veta përfundimtare në shkelje të të drejtave të tij për mbrojtjen, Gjykata vëren se, kur i pandehuri e pengon mbarëvajtjen e seancës, nga gjykata nuk mund të pritet që ajo të qëndrojë pasive dhe ta lejojë një sjellje të tillë. Përderisa paditësi është larguar nga salla e gjyqit vetëm pasi është ftuar dy herë për të mos i ndërprerë konkluzionet përfundimtare të zëvendësprokurorit, ndërsa avokati i tij ka qëndruar në sallë dhe i ka paraqitur konkluzionet e veta, nuk ka pasur shkelje të nenit 6 §§ 1 e 3 c).
Përfundimi: jo shkelje (njëzëri).
Neni 4 i Protokollit nr. 7: Paditësi ankohet për një shkelje të së drejtës së tij për të mos u gjykuar dy herë. Gjykata vë re se paditësi është ndjekur vërtet për të njëjtat vepra në kuadrin e të dyja procedurave. Mirëpo, lidhur me akuzat e ngritura kundër paditësit në kuadrin e procedurës së parë, gjendemi në prani të dy situatave të dallueshme: prokurori i ka tërhequr akuzat lidhur me vrasjet e pretenduara të dy personave, ndërsa një gjykatë qarku ka vendosur që, në zbatim të Ligjit për Amnisti të Përgjithshme, t’i japë fund procedurës lidhur me vrasjet e pretenduara të dy personave dhe plagosjet e rënda të shkaktuara ndaj një personi tjetër.
a) Akuzat e pushuara – Për sa u përket akuzave që janë tërhequr nga prokurori gjatë procedurës së parë, Gjykata rikujton se pushimi i ndjekjeve penale nga një prokuror nuk është i barasvlershëm as me një dënim, as me një dhënie pafajësie dhe se, për rrjedhojë, neni 4 i Protokollit nr. 7 nuk gjen zbatim në këtë situatë.
Përfundimi: e papranueshme (njëzëri).
b) Mbyllja e procedurës në zbatim të Ligjit për Amnisti të Përgjithshme – Për sa i përket mbylljes së procedurës së parë në zbatim të Ligjit për Amnisti të Përgjithshme, Gjykata vë re se paditësit i është dhënë, pa të drejtë, një amnisti për akte që analizohen si shkelje të rënda të të drejtave themelore të njeriut të mbrojtura nga nenet 2 dhe 3 të Konventës. Mirëpo shtetet kanë detyrimin që t’i ndjekin akte të tilla si tortura dhe vrasjet. Përveç kësaj, e drejta ndërkombëtare priret përherë e më shumë për ta konsideruar si të papranueshme dhënien e amnistive për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Në mbështetje të kësaj vërejtjeje, Gjykata bazohet te disa organizata, juridiksione dhe konventa ndërkombëtare, sidomos Komiteti i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Gjykata Ndëramerikane e të Drejtave të Njeriut. Përveç kësaj, edhe sikur amnistitë të jenë të mundshme kur ato shoqërohen me rrethana të veçanta si një proces pajtimi dhe/ose një formë zhdëmtimi për viktimat, prapëseprapë amnistia e dhënë për paditësin në çështjen në fjalë do të mbetej po aq e papranueshme përderisa asgjë nuk e tregon praninë e rrethanave të tilla në këtë çështje. Duke ngritur një aktakuzë të re kundër paditësit dhe duke e dënuar atë për krime lufte, autoritetet kroate kanë vepruar pra në respekt të detyrimeve që rrjedhin nga nenet 2 dhe 3 të Konventës, kështu që neni 4 i Protokollit nr. 7 nuk gjen vend për t’u zbatuar në çështjen në fjalë.
Përfundimi: neni 4 i Protokollit nr. 7 jo i zbatueshëm (gjashtëmbëdhjetë vota në favor dhe një kundër).
© Këshilli i Europës/Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje nuk është detyruese për Gjykatën.
Klikoni këtu për Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2014.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2014
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2014
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy