GJYKATA EUROPIANE E TË DREJTAVE TË NJERIUT
SEKSIONI I KATËRT
ÇËSHTJA MARKU KUNDËR SHQIPËRISË
(Ankimi nr. 547/10/12)
VENDIM
STRASBURG
15 Korrik 2014
PËRFUNDIMTAR
15/10/2014
Ky vendim është i formës së prerë sipas Nenit 44§2 të Konventës. Ai mund t’i nënshtrohet rishikimit redaktues
VENDIMI MARKU KUNDËR SHQIPËRISË
Në çështjen Marku kundër Shqipërisë,
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (Seksioni i Katërt), e mbledhur në një Dhomë të përbërë nga:
Ineta Ziemele, Presidente
George Nicolaou,
Ledi Bianku,
Nona Tsotsoria,
Zdravka Kalaydjieva,
Vincent A. De Gaetano,
Paul Mahoney,
Faris Vahabovićgjyqtarë,
dhe Françoise Elens-Passos, Sekretare e Seksionit
Pasi ka diskutuar me dyer të mbyllura më 17 Shtator 2013,
Lëshon vendimin e mëposhtëm, i cili u miratua në po atë ditë:
PROCEDURA
Çështja filloi me një ankesë (nr. 547/10/12) kundër Republikës së Shqipërisë paraqitur në Gjykatë sipas Nenit 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (“Konventa”) nga një shtetas shqipëtar, z. Ndoc Marku (“ankuesi”), më 15 Qershor 2012. Qeveria shqiptare (“Qeveria”) përfaqësohej nga Agjenti i saj, Znj. L. Mandia, Znj. A. Hicka e Zyrës së Avokatit të Shtetit. Ankuesi pretendonte veçanërisht se autoritet kombëtare nuk i kishin njohur statusin si veteran i luftës (për çlirimin kombëtar). Çështja iu komunikua Qeverisë më 26 Nëntor 2012.
FAKTET
RRETHANAT E ÇËSHTJES
Ankuesi ka lindur në vitin 1931 dhe jeton në Laç.
Procedurat për njohjen e statusit të ankuesit si veteran i luftësNë një datë të papërcaktuar në vitin 2002, ankuesi paraqiti një ankesë për marrjen e statusit si veteran i luftës (për çlirimin kombëtar). Më 15 Janar 2003, Komisioni Qendror për Veteranët e Luftës (“Komisioni Qendror”), i cili ishte organi për shqyrtimin e këtyre ankimeve, e informoi ankuesin se nuk merrte më ankesa që prej Shatorit 2001. Në një datë të paspecifikuar, në vitin 2003, ankuesi paraqiti një ankesë për leje për të apeluar jashtë afatit. Më 13 Maj 2003, Gjyka e Rrethit Lezhë lejoi që ankesa e tij për leje të dorëzohej në Komisionin Qendror jashtë afatit. Më 19 Qershor 2003, në vijim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, ankuesi i këkoi Komisionit Qendror t’i njihej statusi si veteran i luftës (për çlirimin kombëtar).
VENDIMI MARKU KUNDËR SHQIPËRISË
Më 14 Korrik 2003, Komisioni Qendror e informoi me anë të një letre, se pavarësisht vendimit të Rrethit Gjyqësor Lezhë,ai kishte ndaluar së funksionuari më 30 Korrik 2002 dhe nuk mund ta shqyrtonte ankesën e tij. Ankuesi nuk ndërmorri ndonjë procedurë gjyqësore si reagim ndaj komunikimit të Komisionit Qendror. Më 9 Dhjetor 2004, ankuesi u informua nga Drejtoria e Informacionit, Këshilli i Ministrave, se data data e fundit e veprimtarisë së Komisionit Qendror ishte shtyrë deri më 31 Dhjetor 2006 (paragrafi 26 më poshtë).Më 7 Dhjetor 2005, ankuesi ndërmorri një akt civil në Gjykatën e Rrethit Tiranë (“Gjykata e Rrethit”) për njohjen ligjore të kohës dhe statusit të tij si veteran i luftës (e çlirimit kombëtar). Ai u mbështet në Nenin 388 të Kodit të Procedurës Civile (“KPC”) (paragrafi 27 më poshtë), Statusi i Aktit për Veteranët e Luftës (paragrafi 21 më poshtë) dhe vendimet e Këshillit të Ministrave, nr. 190, më 3 Maj 1995 dhe nr. 748 më 11 Nëntor 2004 (paragrafi 26 më poshtë). Më 1 Shkurt 2006, Gjykata e Rrethit lejoi veprimet. Rezultoi se nga 1 Marsi 1943 deri në çlirimin e vendit, ankuesi ka qenë korrier në shërbim të një çete partizane. Gjykata e Rrethit Tiranë shqyrtoi vetëm mbështetjen e ankuesit tek VKM nr. 748, i datës 11 Nëntor 2004. Ajo i njohu ankuesit statusin e veteranit. Më 14 Shkurt 2006, Komisioni Qendror, i cili kishte ndëhyrë si palë e tretë në procedime, apeloi kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit duke argumentuar se vendimi ishte marrë në kundërshtim me ligjin. Më 1 Shkurt 2007, Gjykata e Apelit Tiranë mbështeti atë vendim. Rezultoi se përderisa Komisioni Qendror nuk e kundërshtoi saktësinë e të dhënave të shqyrtuara nga Gjykata e Rrethit, vendimi i saj u konsiderua i drejtë dhe i dhënë në përputhje me ligjin. Më 12 Mars 2007, pas një kërkese të bërë nga ankuesi, u lëshua një urdhër për zbatim. Më 13 Prill 2007, një avokat i kërkoi Komisionit Qendror të pajtohej vullnetarisht me vendimin e gjykatës. Më 26 Shtator 2007, zyra e avokatit vedosi pushimin e procedimit të ekzekutimit, bazuar në faktin se vendimi kishte natyrë deklerative, nuk ishte drejtuar kundër një debitori dhe se prej tij nuk kishin dalë të drejta apo detyrime. Vendimi i gjyjkatës ishtë transmetuar tek Komisioni Qendror për veprime të mëtejshme. Në vijim të kërkesave të ankuesit drejtuar autoriteteve, më 2 dhe 13 Korrik 2007 dhe 4 Mars 2008, Ministria e Mbrojtjes e informoi atë se Komisioni Qendror kishte ndalur së ekzistuari më 31 Dhjetor 2006. Pavarësisht përpjekjeve për t’i shtrirë operacionet e saj deri më 2007, asnjë legjislacion për vijimësinw e saj nuk u miratua.
Procedimet në lidhje me pagesën e detyrimeve financiare për llogari të statusit veteran i luftës i ankuesit
Më 5 Mars 2008, ankuesi paraqiti një kërkesë civile duke i kërkuar Komisionit Qendror t’i paguante detyrimet financiare, për të cilat ai ishte i pranueshëm sipas ligjit vendas, në lidhje me statusin e tij si veteran i luftës.
VENDIMI MARKU KUNDËR SHQIPËRISË
Më 23 Tetor 2008, Gjykata e Rrethit Tiranë e kundërshtoi kërkesën. Ajo shpjegoi se vendimi i datës 14 Shkurt 2006, i mbështetur gjatë apelit, më 1 Shkurt 2007, pranoi ekzistencën e faktit ligjor bazuar në Nenin 388 të KPP dhe kishte një natyrë deklarative. Një palë e interesuar mundi të vijonte më procedimet për pranimin e ekzistencës së një fakti ligjor, megjithatë autoriteti kompetent për njohjen e statusit të veteranit të luftës së një personi ishte Komisioni Qendror. Ky ent nuk e kishte shqyrtuar kurrë një ankesë të bërë nga ankuesi, i cili nuk ishte njohur kurrë si një person me statusin e veteranit të luftës. Vendimi i marrë nga Komisioni Qendror ishte i amendueshëm nga apelimi i paraqitur përpara gjykatave vendase. Fuqitë e Komisionit Qendror nuk iu transferuan ndonjë autoriteti tjetër. Apelimet e paraqitura nga ankuesi në Gjykatën e Apelit Tiranë, në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese u hodhën poshtë më 8 Dhjetor 2009 dhe më 10 Shkurt dhe 18 Maj 2012 respektivisht.
LIGJI VENDAS PËRKATËS
Kuadri ligjor mbi statusin e veteranëve të luftës
Statusi i Aktit për Veteranët e Luftës (Ligji nr. 7874 i datës 17 Nëntor 1994, i amenduar nga ligji me numrat 8526 i datës 23 Shtator 1999, 9568 i datës 19 Qershor 2006 dhe 9724 i datës 3 Maj 2007)
Statusi i Aktit për Veteranët e Luftës parashtronte kërkesat që duheshin përmbushur nga një person i cili dëshironte të pranohej si veteran i luftës (seksioni 1 dhe 2). Një person mund të provonte se kishte qenë veteran lufte me anë të një dokumenti zyrtar, inter alia, i cili vërtetonte pjesmarrjen e tij në luftë (seksioni 3). Akti ngriti komisionet lokale dhe Komisionin Qendror në Ministrinë e Mbrojtjes. Ankimet individuale duhej të paraqiteshin tek komisionet vendore, të cilat i transferonin ato për shqyrtim tek Komisioni Qemdror, vendimi i të cilit ishte i amendueshëm për t’u apeluar në gjykatat vendase (seksioni 4). Sipas Aktit, statusi i veteranit të luftës jepte të drejtën për një përfitim financiar mujor (seksioni 8), si edhe përfitime të tjera të mbështetura në ligj si për shembull ofrimi i trajtimit mjekësor falas, receta falas, transport i lirë publik dhe një përjashtim nga taksat direkte (seksionet 9, 10 dhe 13).
Aktet e zbatueshme (Vendim i Këshillit të Ministrave (VKM) nr. 190 i datës 3 Maj 1995, siç edhe u amendua nga VKM nr. 467 i datës 4 Shtator 1995. VKM NR. 2 i datës 10 Janar 1996, VKM nr. 782 i datës 17 Dhjetor 1998. VKM nr. 353 i datës 7 Korrik 2000. VKM nr. 114 i datës 8 Mars 2001. VKM nr. 29 i datës 28 Janar 2002 dhe VKM nr. 784 i datës 11 Nëntor 2004; VKM nr. 540 i datës 9 Tetor 1995, dhe VKM nr. 562 i datës 2 Dhjetor 1999, i amenduar nga VKM nr. 9 i datës 13 Janar 2000).
VENDIMI MARKU KUNDËR SHQIPËRISË
Vendimet e mësipërme të Këshillit të Ministrave përcaktonin përfitimet financiare të disponueshme për ata individë së cilëve iu ishte njohur statusi veteran lufte. VKM nr. 190 i datës 3 Maj 1995, parashikonte që komisionet vendore, të vepronin pranë zyrave të mobilizimit ushtarak lokal dhe Komisioni Qendror në Ministrinë e Mbrojtjes (pika 2). Komisioni Qendror vendosi që për ankime të caktuara të njihej statusi i veteranit të luftës, i cili duhej prezantuar tek komisionet vendase (pika 3). Një veterani lufte i jepej e drejta për kompensim financiar (pika 7). VKM nr. 540 i datës 9 Tetor 1995 parashtronte përmbajtjen e komisoneve lokale dhe Komisionit Qendror. Sipas VKM nr. 562 i datës 2 Shkurt 1999, komisionet lokale do të mund të pranonin ankime individuale deri më 30 Shtator 2000. Sipas VKM nr 29, i datës 28 Janar 2002, Komisioni Qendror do t’i vazhdonte veprimet e tij deri më 30 Korrik 2002. VKM nr. 748 i datës 11 Nëntor 2004 shpjegonte se Komisioni Qendror do t’i vazhdonte veprimet e tij deri më 31 Dhjetor 2006, dhe do të shqyrtonte ankesat e atyre individëve statusi veteran lufte i të cilëve ishte miratuar nga një vendim gjykate i formës së prerë. Deri më sot, nuk është miratuar asnjë dispozitë tjetër ligjore e cila siguron vijimësinë e veprimtarive të Komisionit Qendror.
Kodi i Procedurës Civile
Neni 388 i Kodit të Procedurës Civile parashikon se çdo palë e interesuar ka të drejtën që me anë të një vendimi gjykate të kërkojë njohjen e faktit, të dhënat e dokumentuara të të cilit janë zhdukur, kanë humbur apo nuk mund të krijohen përsëri apo të merren në ndonjë formë tjetër, në rast se një fakt i tillë është material për emergjencën, ndryshimin apo ndërprerjen e të drejtave personale ose të pronës. Sipas Nenit 390, Gjykata e Rrethit shqyrton në një seancë dëgjimore një kërkesë për njohjen ligjore të një fakti në prani të të gjitha palëve të cilat kanë interes në këtë çështje. Sipas Nenit 391, vendimi i Gjykatës së Rrethit është i mundshëm të apelohet nga secila prej palëve në procedime. Vendimi i gjykatës nuk ka ndikim mbi personat të cilët nuk ishin palë në procedime.
LIGJI
PRETENDIMI PËR SHKELJE TË NENIT 6 § 1 TË KONVENTËSSipas Nenit 6 § 1 të Konventës, ankuesi pretendonte se autoritetet nuk kishin mundur të zbatonin vendimin e Gjykatës së Rrethit, të datës 14 Shkurt 2006, siç u parashtrua nga Gjykata e Apelit më 1 Shkurt 2007 në lidhje me njohjen e statusit të tij si veteran lufte.
Neni 6 § 1 i Konventës shpjegon si më poshtë:
VENDIMI MARKU KUNDËR SHQIPËRISË
“Në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve civile ... çdonjëri ka të drejtën për një seancë dëgjimore ... të drejtë ... nga [një] gjykatë ...”PranueshmëriaQeveria parashtroi se ankimi duhej të deklarohej i papranueshëm dhe i pabazuar në fakte. Ata argumentuan se pakënaqësia e ankuesit bënte një interpretim të gabuar të ligjit vendas. Sipas këndvështrimit të tyre, nuk ishte detyra e gjykatës të zinte vendin e gjykatave kombëtare për interpretimin e ligjit vendas. Gjykata e vlerëson si të përshtatshme të merret me çështjen e ngritur nga Qeveria, në lidhje me shqyrtimin e cilësive të saj. Prandaj, ajo vendos t’ia shtojë kundërshtimin cilësive të ankesës (shiko gjithashtu O’Keeffe kundër Irlandës [DHM], nr. 35810/09, § 121 GJEDNJ 2014 (pjesë të shkëputura). Gjykata vëren se ankimi nuk është i pabazuar në fakte, bazuar në interpretimin e Nenit 35 § 3 (a) të Konventës. Më tej ajo vëren se sipas të dhënave të tjera nuk është i papranueshëm. Prandaj, duhet deklaruar i pranueshëm. Cilësitë Bindjet e palëveAnkuesi pretendon se autoritetet nuk kishin mundur të zbatonin vendimet vendase, në favor të tij për njohjen e statusit të tij si veteran lufte. Ai i kërkoi Ministrisë së Mbrojtjes ta pranonte ankesën e tij dhe të njihte statusin e tij. Qeveria parashtroi se ankuesi kurrë nuk kishte vuajtur disavantazhe nga veprimet ose masat e autoriteteve. Avokati kishte vepruar në mënyrë të zellshme në lidhje me procedimet e zbatimit sapo vendimi kishte marrë formë të prerë, edhe pse vendimi vendas ishte i një natyre deklarative dhe i pazbatueshëm. Ankuesi kishte paraqitur një pakënaqësi përpara Komisionit Qendror pasi ai kishte ndalur së funsionuari më 31 Dhjetor 2006. Në këto rrethana, nuk kishte patur asnjë mundësi të arsyeshme për Ministrinë e Mbrojtjes për të vepruar. Ky fakt u soll në vëmendjen e ankuesit me anë të letrave të autoriteteve drejtuar atij. Pra, as autoritetet nuk kishin krijuar pengesa për ushtrimin e të drejtave të ankuesit. Në procedimet në vijim, ankuesi kishte reaguar, duke qenë se gjykatat vendase kishin përsëritur faktin se vendimet e mëparshne kishin një natyrë deklarative dhe se Komisioni Qendror, i cili kishte qenë i vetmi organ përgjegjës për njohjen ose mos njohjen e statusit të veteranit të luftës së personit në fjalë, kishte ndaluar së funksionuari më 31 Dhjetor 2006. Vlerësimi i Gjykatës
VENDIMI MARKU KUNDËR SHQIPËRISËGjykata nuk ka përgjegjësi të vlerësojë cilësitë e sistemit shqiptar për sa i përket ankesave të paraqitura për njohjen e statusit veteran i luftës. Gjykata do të vetkufizohet sa ma shumë të jetë e mundur, në shqyrtimin e çështjeve të ngritura nga çështja specifike para saj, duke patur parasysh se i përket autoriteteve vendase, veçanërisht gjykatave që të zgjidhin problemet e interpretimit të legjislacionit vendas, sidomos rregullat e natyrës proceduriale, si për shembull afatet kohore në lidhje me ankimimin e dokumemtave ose paraqitja e apelimit (shiko Yagtzilar dhe të Tjerët kundër Greqisë, nr. 41727/98, § 25, GJEDNJ 2001-XII). Megjithatë, Gjykata përsërit se Konventa dhe Protokollet e saj duhet të interpretohen si të drejta garantuese,të cilat janë praktike dhe efektive, dhe jo teorike dhe iluzioniste (shiko, për shembull Ferenc Rózsa dhe István Rózsa kundër Hungarisë, nr. 30789/05, § 22, 28 Prill 2009). Në çështjen konkrete, Gjykata vëren se më 7 Dhjetor 2005, ankuesi paraqiti një masë civile për njohjen ligjore të kohës dhe statusit të tij si veteran lufte. Me anë të një vendimi të dhënë më 1 Shkurt 2007, gjykatat vendase e lejuan masën e ankuesit. Duke patur një natyrë deklarative, vetë vendimi nuk u përqendrua në statusin e veteranit të luftës (shiko paragrafët 11 deri 14 mësipër) ose nuk zëvendësoi Komisionin Qendror për njohjen e statusit veteran i luftës. Ky status, siç interpretohet nga gjykatat vendase duhej të njihej nga Komisioni Qendror, i cili funksiononte në Ministrinë e Mbrojtejes (shiko paragrafët 19 dhe 20 mësipër). Megjithatë, sipas ligjit vendas, Komisioni Qendror nuk vazhdoi të funksiononte pas datës 31 Dhjetor 2006. Për pasojë, ankuesi nuk mund të paraqiste njëankesë në Komisionin Qendror për njohjen e statusit të tij si veteran lufte, i cili do t’i kishte dhënë të drejtën për një përfitim financiar të përmuajshëm (shiko paragrafët 19 dhe 20 mësipër). Gjykata, si përgjegjëse për përcaktimin ligjor të fakteve të çështjes, mendon se pakënaqësia e ankuesit ka lidhje me kufizim e mundësisë së tij për të ndërmarrë procedime në Komisionin Qendror për përcakimin e të drejtës me një natyrë monetare. Pjesa civile e Nenit 6 është e zbatueshme dhe ankesa duhet të shqyrtohet nga pikëpamja e të drejtës për t’u pranuar në gjykatë (shiko mutatis mutandis, Ramadhi dhe të Tjerët kundër Shqipërisë, nr. 38222/02), 13 Nëntor 2007, R. Kundër Mbretërisë së Bashkuar, 8 Korrik 1987, Seritë A nr. 121, dhe W kundër Mbretërisë së Bashkuar, 8 Korrik 1987, Seritë A nr. 121). Në këtë aspekt, Gjykata përsërit se Neni 6 § 1 i sigurin të gjithëve të drejtën për të bërë çdo kërkesë të paraqitur përpara një gjykate, për sa i përket të drejtave dhe detyrimeve të tyre civile. Kështu, ajo “i vesh të drejtën një gjykate”nga e cila e drejta për t’u pranuar , që është e drejta për të ndjekur procedime përpara gjykatave në çështjet civile, përben një aspekt (shiko Golder kundër Mbretërisë së Bashkuar, 21 Shkurt 1975, Seritë A, nr. 18 §§ 35-36). Kjo e drejtë shtrihet vetëm për të diskutuar “të drejtat dhe detyrimet civile”, të cilat në aspektin argumentues, njihen nga ligji vendas (shiko inter allia, James dhe të Tjerët kundër Mbretëris së Bashkuar, 21 Shkurt 1986, Seritë A nr. 98, § 81 dhe Poëell dhe Rayner kundër Mbretërisë së Bashkuar, 21 Shkurt 1990, Seritë A nr. 172, § 36).
VENDIMI MARKU KUNDËR SHQIPËRISË“E drejta e një gjykate” nuk është absolute. Ajo është subjek i kufizimeve duke qenë se nga vetë natyra e saj ajo kërkon rregullime nga Shteti, i cili gëzon vlerësim në këtë pikëpamje (shiko Ashingdane kundër Mbretërisë së Bashkuar, 28 Maj 1985, Seritë A nr. 93 § 57). Megjithatë, këto kufizime nuk duhet të kufizojnë aksesin e një personi në atë mënyrë që vetë esenca e të drejtës të kufizohet. Së fundmi, këto kufizime nuk pajtohen me Nenin 6 § 1 nëse nuk ndjekin një synim legjitim ose nëse nuk ka një marrëdhënie të arsyeshme proporcionaliteti midis mënyrave të përdorura dhe objektivit të synuar për t’u arritur (shiko Shërbimet Levages Prestations kundër Francës, 23 Tetor 1996, Raportet e Gjykimeve dhe Vendimeve 1996-V, § 0, dhe Luordo kundër Italisë, nr. 32190/96, § 85, GJEDNJ 2003-IX). Në parim Gjykata e konsideron të arsyeshme që legjislacioni vendas të ushtrojë afate kohore mbi një veprim civil. Për më tepër, është e vërtetë se autoritetet mund të ndërhyjnë për të rregulluar çështjet e modus operandi të një sërë institucionesh si edhe të parashtrojnë rregulla për funksionimin e tyre. Kjo nuk do të thotë se të tillë rregulla dhe ndërhyrje janë përtej shqyrtimit të Gjykatës. I takon Gjykatës që të shqyrtojë me kujdes argumentat e referuara gjatë procesit vendim-marrës si edhe të orientojë drejt zgjedhjeve të bëra nga autoritetet (shiko, mutatis mutandis, Multiplex kundër Kroacisë, nr. 58112/00, §§ 48-51, 10 Korrik 2003). Duke iu rikthyer rrethanave të çështjes konkrete, Gjykata vëren se fillimisht, në Dhjetor 2005, ankuesi ndërmorri procedime civile (shiko paragrafin 11 mësipër). Ai i drejtoi ato me mirëbesim dhe me zell. Nuk pati asnjë argument për të kundërshtuar këtë aspekt nga ana e Qeverisë. Duke marrë një vendim në favor të tij, ai fitoi të drejtën të priste për një sistem tek is cili do të gjente mundësinë praktike dhe efikase të ndërmerrte procedimet dhe të merrte “përcaktimin” përfundimtar të ankesës së tij në lidhje me njohjen e statusit të tij si veteran lufte. Megjitahtë, siç edhe interpretohet nga gjykatat vendase, më 23 Tetor 2008, 8 Dhjetor 2009, 10 Shkurt dhe 18 Maj 2012, ankuesi nuk paraqiti procedime përpara Komisionit Qendror në lidhje me njohjen e statusit të tij si veteran lufte (shiko paragrafët 19, 20 dhe 37 mësipër). Ai nuk mund të bënte një gjë të tillë, duke qenë se funksionimi dhe aktivitetet e Komisionit Qendror ishin ndërprerë pas 31 Dhjetorit 2006. Sipas ligjit shqiptar, Qeveria nuk iu referua ekzistencës së zgjidhjeve të tjera vendase të disponueshme për ankuesin. Një ligj i tillë do të kishte shërbyer për qëllimin e prezantimit të një ankese për njohjen e statusit të veteranit të luftës. Gjithashtu, ata nuk paraqitën ndonjë fakt se juridiksioni dhe fuqitë e Komisionit Qendror i ishin transferuar një tjetër institucioni apo gjykatave vendase. Në këto rrethana, i ndaluar njëherë e përgjithmonë nga paraqitja e procedimeve përpara Komisionit Qendror, për të cilin nuk kishte asnjë zgjithje efikase sipas ligjit shqiptar, ankuesi vuajti një kufizim joproporcional mbi të drejtën e tij për t’u pranuar në gjykatë. “E drejta e tij për t’u pranuar një gjykatë” ishte e kufizuar dhe për këtë arsye ka patur një shkelje të Nenit 6 § 1 të Konventës. Për këtë arsye,
VENDIMI MARKU KUNDËR SHQIPËRISËGjykata e hodhi poshtë kundërshtimin e Qeverisë se çështja duhej të deklarohej e papranueshme duke qenë se nuk ishte e bazuar në fakte (shiko, O’Keeffe,cituar mësipër, § 187). ZBATIM I NENIT 41 TË KONVENTËSNeni 41 i Konventës pohon si më poshtë:
“Nëse Gjykata konstaton se ka patur shkelje të Konventës ose të Protokolleve, dhe nëse ligji i brendshëm i Palës së Lartë Kontraktuese lejon vetëm kompensimin e pjesshëm, nëse është e nevojshme, Gjykata duhet të përballojë kompensimin e drejtë për palën e dëmtuar.”Ankuesi nuk paraqiti ndonjë kërkesë për kompensim të drejtë. Kështu, Gjykata mendon se atij nuk do t’i jepet ndonjë shumë parash në lidhje me këtë aspekt.
PËR KËTO ARSYE, GJYKATA NË MËNYRË UNANIMEVendos të bashkohet me cilësitë e ankimit sipas Nenit 6 § 1 të Konventës, në lidhje me kundërshtimin e Qeverisë se ankimi duhet të deklarohet i papranueshëm për shkak se nuk bazohet në fakte; E deklaron ankimin të pranueshëm; Vendos se ka patur shkelje të Nenit 6 § 1 të Konventës dhe për pasojë e rrëzon kundërshtimin e Qeverisë se ankimi nuk ishte i bazuar në fakte.
I hartuar në anglisht dhe i mbajtur me shkrim më 15 Korrik 2014, sipas Rregullit 77 §§ 2 dhe 3 të Rregullores së Gjykatës.
Françoise Elens-Passos Ineta Ziemele
Sekretare Presidente
Full & Egal Universal Law Academy