© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informues mbi jurisprudencën e Gjykatës No 158
Dhjetor 2012
Michaud kundër France - 12323/11
Vendim 6.12.2012 [Seksioni V]
Neni 8
Neni 8-1
Respektimi i korrespondencës
Respektimi i jetës private
Detyrimi për avokatët që të deklarojnë dyshimet e tyre, të zbuluara jashtë misionit të tyre të mbrojtjes, për veprimtari të paligjshme të pastrimit të parave të klientëve të tyre : nuk ka shkelje
Përshkrimi i faktit – Në korrik 2007, Këshilli kombëtar i avokatëve ka marrë një vendim që miraton një rregullore profesionale e cila duhet veçanërisht të sigurojë zbatimin e detyrimeve nga ana e avokatëve në fushën e luftës kundër pastrimit të parave, në përputhje me direktivën evropiane 2005/60/CE. Që nga ky moment, avokatët, në disa raste, janë të detyruar të deklarojnë në njësinë kombëtare të inteligjencës financiare (Tracfin) shumat e parave të klientëve të tyre për të cilat dyshojnë se rrjedhin nga një shkelje penale e tillë si pastrimi i parave. Në tetor 2007, kërkuesi, avokat, iu drejtua Këshillit të Shtetit me qëllimin për të anuluar këtë vendim. Në 23 korrik 2010, ankimi u hodh poshtë.
Përshkrimi i të drejtës – Neni 8 : Detyrimi për deklarim dyshimi që është detyrë e avokatëve përbën një ndërhyrje në të drejtën për respektimin e letërkëmbimit të tyre përderisa ai i detyron t’i japin një autoriteti administrativ informacione që lidhen me një person tjetër, informacione të cilat ata i disponojë për shkak të shkëmbimeve që kanë pasur me të. Ai përbën një ndërhyrje në të drejtën e tyre për respektimin e jetës private duke përfshirë këtu edhe aktivitetet profesionale ose tregtare. Sigurisht, kërkuesi nuk ka qenë i detyruar të deklarojë dyshime të tilla, as nuk është sanksionuar në zbatim të rregullores së kontestuar pse nuk e ka bërë këtë gjë. Sidoqoftë, ai ose duhet t’i bindet rregullores nëse është rasti, ose në të kundërt ai rrezikon sanksionet disiplinore që mund të shkojnë deri në përjashtim nga urdhri i avokatëve. Kështu, detyrimi për deklarim dyshimi përfaqëson « një ndërhyrje të vazhdueshme » në ushtrimin nga kërkuesi, në cilësinë e tij si avokat, të të drejtave të garantuara nga neni 8 për respektimin e korrespondencës së tij profesionale me klientët e tij.
Detyrimi për deklarim dyshimi parashikohet nga ligji brenda kodit monetar dhe financiar. Ligji është i kuptueshëm dhe i qartë në përshkrimin e veprimtarive për të cilat zbatohet. Ndërhyrja e kontestuar synon të luftojë kundër pastrimit të parave dhe shkeljeve penale qe e shoqërojnë, duke ndjekur qëllimin legjitim të mbrojtjes së rendit dhe parandalimin e shkeljeve penale.
Detyrimet për vigjilencë dhe deklarim dyshimi rrjedhin nga transpozimi i direktivave evropiane të kodifikuara në kodin monetar dhe financiar të cilin Franca duhej ta bënte sipas detyrimeve juridike që burojnë nga anëtarësimi i saj në Bashkimin Evropian. Duke iu referuar vendimit Bosphorus Airways, Qeveria çmon se duhet supozuar se Franca respekton detyrimet e Konventës përderisa ajo ka zbatuar vetëm detyrime të tilla dhe përderisa është provuar që Bashkimi Evropian i mbron të drejtat themelore në mënyrë të barasvlershme me Konventën. Megjithatë, kjo çështje dallohet nga çështja Bosphorus Airways veçanërisht për dy arsye. Në këtë rast, bëhej fjalë për zbatimin nga ana e Francës të direktivave që i detyron shtetet anëtare për rezultatin që duhet arritur, por duke u lënë atyre mundësinë për të zgjedhur mjetet dhe formën. Shtrohet pyetja nëse ka rëndësi fakti që, në zbatimin e detyrimeve të saj që burojnë nga përkatësia në Bashkimin Evropian, Franca kishte një hapësirë lirie që mund të pengonte zbatimin e mbrojtjes së barasvlershme të supozuar. Për më tepër, se për shkak të vendimit të Këshillit të Shteti për të mos bërë një shqyrtim paraprak ndërkohë që Gjykata e Drejtësisë nuk e kishte shqyrtuar çështjen që lidhet me të drejtat e mbrojtura nga Konventa për të cilën i ishin drejtuar, këshilli vendosi pa e lënë mekanizmin ndërkombëtar të kontrollit për respektimin e të drejtave themelore, në parim të barasvlershme me atë të Konventës, të zhvillonte të gjitha mundësitë e tij. Për sa i përket kësaj zgjedhjeje dhe rëndësisë së sfidave në fjalë, supozimi për mbrojtje të barasvlershme nuk ka gjetur zbatim. Kështu që, i takon Gjykatës të shprehet mbi domosdoshmërinë e ndërhyrjes së kontestuar sipas nenit 8 të Konventës.
Gjykata nuk gjen gjë për të qortuar në arsyetimin e Këshillit të Shtetit në vendimin e 23 korrikut 2010 i cili, pasi pranon se neni 8 mbron të drejtën themelore të sekretit profesional, ka vendosur se detyrimi i avokatëve për deklarim dyshimi nuk sillte një cenim të tepërt po të mbahej parasysh interesi i përgjithshëm që lidhet me luftën kundër pastrimit të parave si dhe garancia që paraqet përjashtimi nga fusha e tij e zbatimit e informacioneve të mara ose të dhëna avokatit në ushtrimin e aktiviteteve të tij juridiksionale ose në kuadrin e një këshillimi (me përjashtim të rasteve kur këshilltari juridik, zë për shkak të veprimit të tij një vend aktiv në pastrimin e kapitaleve). Sekreti profesional i avokatëve nuk është i paprekshëm. Ai duhet vënë në balancë me luftën kundër pastrimit të kapitaleve që burojnë nga veprimtari të paligjshme që mund të shërbejnë për të financuar veprimtari kriminale. Direktivat evropiane ndërhyjnë në këtë drejtim. Edhe sikur çdo avokat i përfshirë në një operacion pastrimi parash do të meritonte ndjekjen penale, kjo nuk do të mund të zhvlerësonte përpjekjen për të harmonizuar dispozitat ndëshkimore me një mekanizëm me prirje specifikisht parandaluese. Së fundi, dy elementë janë vendimtarë në vlerësimin e masës së ndërhyrjes së kontestuar. Bëhet fjalë për faktin se avokatët janë të detyruar t’i nënshtrohen deklarimit për dyshim vetëm në dy raste. Së pari, kur, në kuadrin e aktivitetit të tyre profesional, ata marrin pjesë në emër dhe për llogari të klientit të tyre në transaksione financiare ose të pasurive të patundshme ose veprojnë me cilësinë e administratorit. Së dyti, kur, gjithmonë në kuadrin e aktivitetit të tyre profesional, ata ndihmojnë klientin e tyre për përgatitjen ose realizimin e transaksioneve që kanë të bëjnë me gjashtë tipat e operacioneve të përcaktuara *. Detyrimi për deklarim dyshimi ka të bëjë pra vetëm me veprimtari që largohen nga misioni i mbrojtjes që u besohet avokatëve dhe që përbën bazën e sekretit profesional të lidhur me këtë profesion, të ngjashme me ato të ushtruara nga profesionistë të tjerë të cilët i nënshtrohen këtij detyrimi. Nga ana tjetër bëhet fjalë për faktin se ligji vendos një filtër mbrojtës të sekretit profesional : avokatët nuk ia komunikojnë deklarimet drejtpërsëdrejti autoritetit administrativ (Tracfin) por, sipas rastit, kryetarit të urdhrit të avokatëve në Këshillin e Shtetit dhe në Gjykatën e Kasacionit ose kryetarit të dhomës së avokatëve pranë të cilës janë regjistruar. Kështu, sekreti profesional nuk cenohet, pasi ai ndahet me një profesionist që respekton të njëjtat rregulla të deontologjisë si dhe më një të zgjedhur nga vetë kolegët për të siguruar respektimin e tij. Këta të fundit ia transmetojnë deklarimin për dyshim Tracfin-it vetëm pasi janë siguruar se kushtet e caktuara nga kodi monetar janë përmbushur.
Pra, i zbatuar në këtë mënyrë dhe duke mbajtur parasysh qëllimin legjitim që ndiqet si dhe rëndësinë e veçantë të tij në një shoqëri demokratike, detyrimi për deklarim të dyshimit nuk e cenon rëndë sekretin profesional të avokatëve.
Përfundim: nuk ka shkelje (unanimitet).
(Shih Bosphorus Hava Yolları Turizm ve Ticaret Anonim Şirketi kundër Irlandës [GC], no 45036/98, 30 juin 2005, Shënim për informim no 76)
* Këto operacione janë 1) shitja dhe blerja e pasurive të patundshme ose e fondeve tregtare ; 2) administrimi i fondeve, letrave me vlerë ose aseteve të tjera që i përkasin klientit ; 3) hapja e llogarive bankare, llogarive të kursimit ose titujve të pasurisë ; 4) organizimi i kontributeve të domosdoshme për krijimin e shoqërive; 5) krijimi, administrimi ose drejtimi i trusteve sipas së drejtës së huaj ose i çdo strukture tjetër të ngjashme.
© Këshilli i Evropës/ Gjykata evropiane e të drejtave të njeriut
E hartuar nga sekretaria, kjo përmbledhje nuk krijon detyrim për Gjykatën
Klikoni këtu për të hyrë në Notes d’information sur la jurisprudence
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy