© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informues mbi jurisprudencën e Gjykatës No 62
Prill 2013
Mehmet Şenturk dhe Bekir Şenturk kundër Turquisë - 13423/09
Vendim 9.4.2013 [Seksioni II]
Neni 2
Detyrime pozitive
Kundërshtim për të operuar urgjent një grua shtatzënë për shkak të pamundësisë për të shlyer shpenzimet e operacionit:shkelje
Përshkrimi i faktit – Atëherë shtatzënë tridhjetë e katërjavëshe, bashkëshortja e kërkuesit të parë dhe nëna e kërkuesit të dytë, shkoi e shoqëruar nga bashkëshorti në spitalin universitar sepse vuante nga dhimbje të vazhdueshme. Aty ajo u ekzaminua nga një mjek i urgjencës para se të merrej në ngarkim nga një ekip mjekësh të shërbimit të gjinekologjisë dhe obstetrikës, të cilët pasi i bënë një ekografi, arritën në përfundimin se fëmija ishte i vdekur dhe se ajo duhej të operohej menjëherë. Atëherë e sqaruan se shtrimi në spital dhe ndërhyrja kirurgjikale shkonte afërsisht 1 000 EUR dhe se ajo duhej të derdhte këtë shumë. Meqë kërkuesi i parë deklaroi se nuk e kishte shumën e kërkuar, bashkëshortja e tij nuk mund të shtrohej në spital. Mjeku i urgjencës organizoi atëherë transferimin e saj drejt një spitali tjetër me një mjet pa e shoqëruar me personel mjekësor. Ajo vdiq rrugës.
Atëherë, u hap një procedurë hetimore nga komisioni hetimor pranë Ministrisë së Shëndetësisë, që vendosi për përgjegjësinë e mjekëve të spitalit lidhur me vdekjen e pacientes. U ngritën akuza për transferimin e pacientes në mungesë të trajtimit mjekësor si dhe për rëndësinë që iu dha shlyerjes së shpenzimeve për ndërhyrjen mjekësore. Asnjë ndjekje penale nuk nisi ndaj mjekut të rojës, meqë ishte parashkruar shkelja. Mjekët e njohur fajtorë në shkallë të parë nuk u dënuan penalisht sepse, në tetor 2010, Gjykata e kasacionit i dha fund procedurës, gjithashtu për shkak të parashkrimit
Përshkrimi i të drejtës – Neni 2
a) Aspekti material – Gjykata vëren se detyrimet pozitive që neni 2 i Konventës i ngarkon Shtetit kërkojnë ngritjen e një kuadri rregullues që i detyron spitalet, qoftë private qoftë publike të miratojnë masat e duhura për të siguruar mbrojtjen e jetës së të sëmurëve.
Nëse Gjykatës nuk i takon aspak në këtë rast të shprehet in abstracto mbi politikën e shëndetit publik të Shtetit në fushën e aksesit në shërbimet mjekësore në kohën e ngjarjes, asaj i mjafton të nënvizojë, duke parë konstatimet e kryera nga instancat kombëtare, se ofrimi i shërbimeve në spital i nënshtrohet një detyrimi financiar paraprak. Ky detyrim i papërballueshëm e ka çuar pacienten në heqjen dorë nga shërbimet brenda këtij spitali. Ky veprim nuk mund të konsiderohet aspak si i kryer në mënyrë të kthjellët as si një veprim me qëllim për të çliruar instancat kombëtare nga përgjegjësia e tyre për sa i përket përkujdesjeve mjekësore që i duheshin dhënë të ndjerës. Në fakt, nuk kishte asnjë dyshim për sa i përket gjendjes së rëndë shëndetësore të pacientes në momentin e mbërritjes në spital as për sa i përket domosdoshmërisë së ndërhyrjes urgjente kirurgjikale mungesa e të cilës mund të sillte pasoja jashtëzakonisht të rënda. Personeli mjekësor ishte plotësisht i ndërgjegjshëm për rrezikun që paraqiste për jetën e pacientes, transferimi në një spital tjetër. Përveç kësaj, dosja e çështjes nuk e ka lejuar komisionin duke kundërshtuar autorizimin për ndjekje penale kundër këtij personeli, të vlerësojë se çfarë duhej bërë në situata të urgjencës mjekësore kur nuk paguhen paratë që duheshin shlyer. E drejta e brendshme, në këtë drejtim, nuk duket se ka qenë në gjendje të parandalojë mungesën nga personeli mjekësor të kujdesit që kërkonte gjendja e së ndjerës. Kështu, viktimë e një mosfunksionimi flagrant të shërbimeve spitalore, e ndjera ka qenë e privuar nga mundësia për të pasur akses në shërbimet mjekësore të duhura të urgjencës. Ky konstatim i mjafton Gjykatës për të çmuar se Shteti nuk e ka plotësuar detyrimin e tij për të mbrojtur integritetin e saj fizik.
Përfundim : shkelje (unanimitet)
b) Aspekti procedural – Detyrimet pozitive nënkuptojnë gjithashtu detyrimin për të vendosur një sistem gjyqësor efikas dhe të pavarur që lejon të vërtetohet shkaku i vdekjes së një individi që gjendet nën përgjegjësinë e profesionistëve të shëndetit, si për ata që veprojnë në kuadrin e sektorit publik ashtu edhe për ata që punojnë në strukturat private, dhe sipas rastit për t’i detyruar këta të fundit të përgjigjen për aktet e tyre. Por, Gjykata konstaton se të prezumuarit përgjegjës për vdekjen e bashkëshortes së kërkuesit nuk kanë marrë asnjë dënim përfundimtar për shkak të parashkrimit të shkeljes. Përveç kësaj, kohëzgjatja e procedurës së kontestuar nuk e plotëson kërkesën për shqyrtim të përshpejtuar të çështjes. Nga ana tjetër, procedura penale që në fillim është karakterizuar nga një mungesë : mos-nisja e padisë kundër mjekut të rojës. Për rrjedhojë, nuk ka pasur një hetim penal efektiv nga ana e Shtetit në këtë çështje.
Përfundim : shkelje (unanimitet)
c) Pretendimi i të drejtës për jetën të fetusit – Kërkuesit pretendojnë se asnjë hetim nuk është kryer për të përcaktuar momentin e vdekjes së fetusit. Gjykata përsërit qasjen e ndjekur nga jurisprudenca e mëparshme duke treguar se në mungesë të konsensusit evropian mbi çështjen e fillimit të jetës, kompetenca në këtë fushë i përket Shtetit. Meqë jeta e fetusit në fjalë është e lidhur ngushtë me atë të së ndjerës, nuk ishte e nevojshme të analizohej kjo ankesë veçmas.
Neni 41 : 65 000 EUR edhe për dëm moral; rrëzim i kërkesës për zhdëmtimin material.
(Shih gjithashtu : Vo kundër Francës [GC], no 53924/00, 8 korrik 2004, Shënim informativ no 66 ; A, B et C kundër Irlandës [GC], no 25579/05, 16 dhjetor 2010, Shënim informues no 136 ; Tysiąc kundër Polonisë, no 5410/03, 20 mars 2007, Shënim informues no 95)
© Këshilli i Evropës /Gjykata evropiane e të drejtave të njeriut
E hartuar nga sekretaria, kjo përmbledhje nuk krijon detyrim për Gjykatën
Klikoni këtu për të hyrë në Notes d’information sur la jurisprudence
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy