GJYKATA EUROPIANE E TË DREJTAVE TË NJERIUT
SEKSIONI I KATËRT
ÇËSHTJA MEMISHAJ KUNDËR SHQIPËRISË
(Ankimi nr. 40430/08)
VENDIM
STRASBURG
25 Mars 2014
Ky vendim është i formës së prerë, por mund t’i nënshtrohet rishikimit redaktues.
MEMISHAJ KUNDËR VENDIMIT TË SHQIPËRISË
Në çështjen Memishaj kundër Shqipërisë,
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (Seksioni i Katërt), e mbledhur si një Komitet i përbërë nga:
Paul Mahoney, President,
Ledi Bianku,
Krzysztof wojtyczek, gjyqtarë,
dhe Fatoş Aracı, Zëvendës Regjistrues i Seksionit
Pasi ka diskutuar me dyer të mbyllura më 4 Mars 2014,
Shpall vendimin e mëposhtëm, i cili u miratua në po atë datë:
PROCEDURA
Çështja fillimisht nisi me një ankim (nr. 40430/08) kundër Republikës së Shqipërisë, dorëzuar në Gjykatë sipas Nenit 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (“Konventa”), nga një shtetas shqipëtar, Z. Enver Memishaj (“ankuesi”), më 21 Korrik 2008. Ankuesi u përfaqësua nga Znj. Entela Memishaj, gjykatëse, e cila e ushtron veprimtarinë e saj në Tiranë. Qeveria shqiptare (“Qeveria”), u përfaqësua nga Agjentja e saj në atë kohë, Znj. L. Mandia e Zyrës së Avokatit të Shtetit. Ankimi iu komunikua Qeverisë më 11 Korrik 2011.
FAKTET
RRETHANAT E ÇËSHTJES
Ankuesi ka lindur në vitin 1944 dhe jeton në Tiranë. Më 10 Dhjetor 2001, ankuesi, i cili punonte si llogaritar në Bashkinë e Tiranës, u pushua nga puna. Heqja nga puna hyri në fuqi më 11 Janar 2002. Më 6 Shkurt 2002, në ndjekje të padisë së ankuesit kundër heqjes së tij nga puna, Komisioni i Shërbimit Civil (“KSHC”) e hodhi poshtë vendimin për heqje nga puna dhe urdhëroi punëdhënësin e tij ta rikthente atë në punë. Gjykata e Lartë mbështeti vendimin e KSHC, me një vendim të formës së prerë, më 8 Maj 2003. Më 10 Mars 2006, ankuesit iu ofrua punë nga Bashkia e Tiranës (shiko paragrafin 11 më poshtë). Më 15 Maj 2003, Gjykata e Rrethit Tiranë e plotësoi vendimin e KSHCduke urdhëruar Bashkinë e Tiranës t’i paguante ankuesit pagën e punës për periudhën nga 10 Dhjetori 2001 deri në datën kur ai u rikthye në punë. Kërkesa e punëdhënësit për rishikim u hodh poshtë më 10 Dhjetor 2003. Më 4 Qershor 2003, u lëshua një urdhër për zbatimin e dy vendimeve. Më 31 Mars 2006, pas një ankimi kushtetues nga ana e ankuesit, Gjykata Kushtetuese pranoi se kishte patur shkelje të së drejtës së ankuesit për t’u futur në Gjykatë, për t’u ankuar për mos zbatim të vendimit të Gjykatës së Lartë. Megjithatë, nuk u dha asnjë vendim.
Rikthimi i ankuesit në punë
MEMISHAJ KUNDËR VENDIMIT TË SHQIPËRISË
Më 1 Mars 2006, ankuesi u punësua në Ministrinë e Turizmit, Rinisë, Kulturës dhe Sporteve (“Ministria”).Më 10 Mars 2006, Bashkia e Tiranës e caktoi ankuesin në një pozicion pune në një kompani mirëmbajtje, e cila ishte përgjegjëse për Bashkinë e Tiranës. Ankuesi e kundërshtoi këtë pozicion. Më 15 Maj 2006, KSHC e hodhi poshtë vendimin e pozicionit të punës. Vendimi i KSHC u bë i formës së prerë dhe asnjë nga palët nuk apeloi kundër tij.
Procedurat në lidhje me pagesën e interesave të akumuluar
Në vitin 2004 dhe 2006, ankuesi pati sukses në kërkesën e tij për të përfituar pagesën e interesit të akumuluar, i cili ishte në rritje për shkak të vonesës në dhënien e rrogës. Më 9 Prill 2008, pas një kërkese të tretë nga ana e ankuesit, Gjykata e Rrethit Tiranë, mori vendim në favor të ankuesit dhe urdhëroi Bashkinë e Tiranës t’i paguante atij shumën prej 774,076 për vonesat e rrogës si edhe shumën prej 105,258 për interesat e akumuluar. Gjykata arsyetoi se përderisa ankuesi ishte punësuar në Ministri më 1 Mars 2006, Bashkia e Tiranës ishte e detyruar t’i paguante vonesat e rrogës për periudhën nga 11 Janari 2002 (shiko paragrafin 5 më sipër) deri më 28 Shkurt 2006. Ky detyrim ka ndaluar së ekzistuari ipso lege më 1 Mars 2006. Duke u mbështetur në një raport ekspertësh, gjykata konkludoi se vonesat e pagës së ankuesit për periudhën nga 11 Janari 2002 deri më 28 Shkurt 2006 në total arrinin në shumën prej 1,720,261, nga e cila 946,185 ishte paguar nga Bashkia e Tiranës. Interesi i vonuar për periudhën përkatëse në total arrinte në shumën prej 105,258. Më 11 Nëntor 2009, u lëshua një urdhër për zbatim të vendimit. Më 12 Shkurt 2010, vendimi i Gjykatës së Rrethit Tiranë u bë i formës së prerë, ndërsa Gjykata e Lartë nuk e kishte pranuar apelimin e ankuesit. Më 31 Mars 2010, Bashkia e Tiranës pagoi vonesat e rrogës. Në dosjen e çështjes nuk ka informacion në lidhje me pagesën e interesit të akumuluar. Në një datë të paspecifikuar, në vitin 2010, ankuesi bëri një kërkesë të katërt civile, duke kërkuar pagesën e interesit të akumuluar për periudhën nga 9 Prilli 2008 deri më 31 Mars 2010 si dhe pagesën e kontibuteve të sigurime shoqërore nga Bashkia e Tiranës. Më 30 Qershor 2010, Gjykata e Rrethit Tiranë mori vendim në favor të tij dhe urdhëroi Bashkinë e Tiranës të paguante interesin e akumuluar si rezultat i vonesës në dhënien e pagës së prapambetur nga 9 Prilli 2008 deri më 31 Mars 2010, si edhe kontributet e sigurimeve shoqërore sipas pagës të deklaruar të ankuesit. Nuk u bë asnjë specifikim për shumën përkatëse. Më 8 Korrik dhe 23 Dhjetor 2011, Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë, respektivisht, mbështetën vendimin e Gjykatës së Rrethit Tiranë.
LIGJI DHE PRAKTIKA VENDASE TË LIDHURA ME ÇËSHTJEN
MEMISHAJ KUNDËR VENDIMIT TË SHQIPËRISË
Ligji dhe praktika vendase janë përshkruar në çështjet Qufaj Co. Sh.p.k kundër Shqipërisë (nr. 54268/00, §§ 21-26, 18 Nëntor 2004) dhe Gjyli kundër Shqipërisë (nr. 32907/07, §§ 19-28, 29 Shtator 2009).
LIGJI
PRETENDIM PËR SHKELJE TË NENEVE 6 § 1 DHE 13 DHE TË NENIT 1 TË PROTOKOLLIT NR. 1 TË KONVENTËS
Ankuesi shprehu shqetësimin se moszbatimi i vendimit të formës së prerë të gjykatës, më 8 Maj 2003, i plotësuar me vendimet e datës 15 Maj 2003, 9 Prill 2008 dhe 30 Qershor 2010, shkelte të drejtat e tij sipas Neneve 6 § 1 dhe 13, dhe sipas Nneit 1 të Protokollit Nr. 1 të Konventës, të cilat përcaktojnë si më poshtë:
Neni 6 § 1
“Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet ... drejtësisht ... nga një ... gjykatë ...”
Neni 13
“Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Konventë, ka të drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar, pavarësisht se shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare.”
Neni 1 i Protokollit Nr. 1
“Çdo person fizik ose juridik ka të drejtën e gëzimit paqësor të pasurisë së tij. Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, përveçse për arsye të interesit publik dhe në kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare”.
Pranueshmëria
Qeveria parashtroi faktin se vendimi i Gjykatës së Lartë, i datës 8 Maj 2003, u zbatua më 1 Mars 2006, kur ankuesi filloi punën në Ministri. Për më tepër, më 30 Qershor 2007, ankuesi u kualifikua për pension pleqërie. Për pasojë, ankuesi nuk mund të deklarohej viktimë. Ankuesi qëndroi në ankesën e tij se vendimi i Gjykatës së Lartë nuk ishte zbatuar. Gjykata mendon se pyetja e shtruar nëse ankuesi mund të pretendonte se ishte viktimë duhet bashkuar me cilësitë, dhe të shqyrtohet së bashku me ankesën e tij për moszbatim të vendimit të Gjykatës së Lartë, i datës 8 Maj 2003. Më tej Gjykata mendon se edhe pse vendimet e gjykatave vendase të datës 9 Prill 2008 dhe 30 Qershor 2010 u bënë të formës së prerë pasi çështja iu komunikua Qeverisë përgjegjëse, ato u dhanë si përgjigje e kërkesave të ankuesit për pretendimin për moszbatim të vendimit të Gjykatës së Lartë, i datës 8 Maj 2003. Këto zhvillime vendase u përfshinë në Deklaratën e Fakteve, e cila iu komunikua
MEMISHAJ KUNDËR VENDIMIT TË SHQIPËRISË
Qeverisë dhe nuk u kundërshtua prej saj. Ajo do të merret në konsideratë gjatë shqyrtimit të cilësive të këtij ankimi. Më tej, gjykata mendon se, përderisa ky ankim nuk është i pabazuar në fakte, në përputhje me interpretimin e Nenit 35 § 3 (a) të Konventës, dhe as e papranueshme, ai duhet të deklarohet i pranueshëm.
Cilësitë
Gjykata kujton dispozitat e përgjithshme sipas Nenit 6 § 1 të Konventës në lidhje me moszbatimin e një vendimi gjykate të formës së prerë të marrë inter alia , në çështjen Qufaj Co.Sh.p.k. (cituar më sipër, § 38) dhe në Gjyli (cituar më sipër, §§ 43-44). Gjykata vëren se më 8 Maj 2003, Gjykata e Lartë urdhëroi që ankuesi të rikthehej në punë nga Bashkia Tiranë. Më 15 Maj 2003, gjykata vendase urdhëroi të paguheshin rrogat e prapambetura deri në rikthimin e ankuesit në punë. Qeveria nuk e informoi Gjykatën për ndonjë masë të marrë nga autoritetet për të përmbushur atë vendim. Moszbatimi i vendimit nga ana e autoriteteve u pranua edhe nga Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj të datës 31 Mars 2006, edhe pse ajo nuk mund të përballonte kompensimin për shkeljen e të drejtave të tij për të patur akses në gjykatë.Si rezultat i mosbindjes së autoriteteve me vendimin e Gjykatës së Lartë, të datës 8 Maj 2003, ankuesi hapi procedura për të kërkuar që të paguhej për rrogat e prapambetura si edhe për interesat e akumuluara. Më 9 Prill 2008 dhe 30 Qershor 2010, gjykatat vendase pranuan kërkesat e tij civile dhe dëmet e përcaktuara (shiko paragrafët 14 dhe 19 më sipër). Edhe pse pagesa e rrogave të prapambetura u krye më 31 Mars 2010, pagesat e interesave të akumuluar si dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore nuk u realizuan. Qeveria nuk parashtroi asnjë justifikim për vonesën në pagesë dhe për moszbatim të atyre vendimeve vendase. Ky fakt përforcoi konstatimet e mësipërme, se vendimi i Gjykatës së Lartë i datës 8 Maj 2003, i plotësuar më 15 Maj 2003, mbeti i pazbatuar. Fakti se ankuesi filloi punë në një intitucion tjetër Shtetëror, më 1 Mars 2006, nuk kishte lidhje dhe nuk përkrahte zbatimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, të datës 8 Maj 2003. Fakti se ankuesi u kualifikua për pension pleqërie, siç u pretendua nga Qeveria, nuk mund të ishte justifikim për të vërtetën se autoritetet vazhdonin të moszbatonin vendimin e Gjykatës së Lartë, të datës 8 Maj 2003. Për më tepër, interesi i akumuluar, si rezultat i pagesës së vonuar, dhe kontributet shoqërore, të cilat kanë lidhje me pensionin e ankuesit, nuk janë paguar ende. Më tej, ankuesi shprehu pretendimin se ishte viktimë e shkeljes së të drejtave të tij, sipas Nenit 6 të Konventës, dhe Gjykata e hedh poshtë kundërshtimin nga ana e Qeverisë (shiko, midis të tjerave, Burdoc kundër Rusisë, nr. 59498/00, § 31, GJEDNJ 2002-III). Gjithashtu, Gjykata konstaton se është shkelur Neni 6 § 1 i Konventës. Më tej, Gjykata kujton se nuk ekziston asnjë zgjidhje vendase për vonesën në zbatimin apo moszbatimin e një vendimi të formës së prerë të gjykatës. Në vendimet e saj në çështjet Gjyli (cituar më sipër, §§ 55-60) dhe Puto dhe të Tjerët
MEMISHAJ KUNDËR VENDIMIT TË SHQIPËRISË
kundër Shqipërisë (nr. 609/07, §§ 33-35, 20 Korrik 2010), Gjykata vendosi se konstatimet deklaruese për shkelje të njërës prej të drejtave të apeluesit për të patur akses në gjykatë për shkak të moszbatimit të vendimit të gjykatës të formës së prerë, nuk i ofruan ndonjë zgjidhje të përshtatshme. Veçanërisht, Gjykata Kushtetuese nuk ishte në pozicionin për të akorduar shpërblime për dëmin monetar dhe/ose jo monetar. Gjithashtu, ajo nuk mund t’i ofronte as një prespektivë të qartë për të parandaluar shkeljen e pretenduar apo vazhdimësinë e saj (shiko gjithashtu paragrafët 9 dhe 28 më sipër). Për pasojë, ka patur një shkelje të Nenit 13 bashkëngjitur Nenit 6 § 1 të Konventës. Së fundmi, sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, i datës 8 Maj 2003, i plotësuar nga vendimet e datës 15 Maj 2003, 9 Prill 2008 dhe 30 Qershor 2010, ankuesit iu njoh e drejta për t’u paguar për interesat e akumuluara dhe kontributet shoqërore. Pamundësia për të përfituar nga zbatimi i këtyre vendimeve, përbënte ndërhyrje në të drejtën e tij për të gëzuar në paqe pasuritë e tij, ashtu siç shpjegohet në fjalinë e parë të paragrafit të parë të Nenit 1, të Protokollit nr. 1 (shiko Burdov, cituar më sipër, § 40). Për sa i përket faktit se Qeveria nuk dorëzoi asnjë justifikim objektiv për dështimin e e autoriteteve në zbatimin e atyre vendimeve, gjykata konkludon se ka patur shkelje të Nenit 1 të Protokollit Nr. 1 të Konventës.
PRETENDIME TË TJERA PËR SHKELJE TË KONVENTËS
Sipas Nenit 14 të Konventës, ankuesi shprehu pakënaqësinë se ishte diskriminuar për shkak të bindjeve të tij politike për sa i përkiste moszbatimit të vendimeve të formës së prerë të gjykatës në favor të tij. Neni 14 i Konventës sqaron si më poshtë:
“Gëzimi i të drejtave dhe i lirive të përcaktuara në këtë Konventë duhet të sigurohet, pa asnjë dallim të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, mendimet politike ose çdo mendim tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose çdo status tjetër.”
Edhe nëse ankuesi do të kishte shfrytëzuar të gjitha mjetet vendase efikase, bazuar në të gjithë materialin në posedim, dhe për aq kohë sa çështja për të cilën ishte dorëzuar ankimi ishte në kompetencën e saj, Gjyjata konstaton se nuk u gjet ndonjë shkelje e e Nenit 14 të Konventës, bashkëngjitur Nenit 6 § 1. Më tej ajo vijon se kjo ankesë nuk është e bazuar në fakte dhe duhet kundërshtuar në përputhje me Nenin 35 §§ 3 (a) dhe 4 të Konventës.
ZBATIMI I NENIT 41 TË KONVENTËS
Neni 41 i Konventës parashikon:
“Kur Gjykata konstaton se ka pasur një shkelje të Konventës ose të protokolleve të saj dhe, nëse e drejta e brendshme e Palës së Lartë Kontraktuese lejon të bëhet vetëm një ndreqje e pjesshme, Gjykata, kur është e nevojshme, i akordon shpërblim të drejtë palës së dëmtuar”.
MEMISHAJ KUNDËR VENDIMIT TË SHQIPËRISË
Dëmi
Ankuesi bëri një kërkesë për 2,000 Euro (“EUR”) për dëmin monetar: 1,214 EUR për mospagesën e interesit të akumuluar dhe 786 EUR për mospagesën e pensionit të tij të pleqërisë për shkak se Bashkia e Tiranës nuk kishte paguar kontributet shoqërore. Më tej ankuesi bëri një kërkesë për 26,428 EUR për dëmin jo monetar, ku respektivisht: 10,714 EUR i përkisnin kompensimit për heqjen e tij të padrejtë nga puna për motive politike; 3,571 EUR për dëmin në nderin dhe reputacionin e tij, ç’ka pati efekt negativ në karrierën e tij; 5000 EUR për dëmin në cilësinë e jetës së tij; dhe 7,143 EUR për dëmin shëndetësor të shkaktuar. Qeveria parashtroi se ankuesit i ishin paguar të gjitha shumat e papaguara. Që nga periudha në të cilën ai filloi të merrte pension pleqërie, më konkretisht më 10 Janar 2011, kërkesa e tij për dëm monetar duhet kundërshtuar si e pabazuar në fakte. Për sa i përket dëmit jo monetar, Qeveria argumentoi se përpara gjykatave vendase nuk u pretendua kurrë se ai u hoq nga puna për arsye politike. Për më tepër, ankuesi gjeti alternativë tjetër punësimi me institucione të tjera shtetërore dhe jo shtetërore; për këtë arsye ai nuk mund të pretendonte për ndonjë dëm të shkatuar në karrierën apo në reputacionin e tij. Kërkesa e tij për dëm në cilësinë e jetës duhet të hidhet poshtë si e pa provuar. Për sa i përket dëmit monetar, më sipër Gjykata ka bërë me dije limitin deri në të cilin duhet të paguhet ankuesi. Gjykata mendon se ankuesit i është akorduar borxhi sipas ligjit vendas për pagesën e interesat e akumuluara dhe sigurimet shoqërore. Ai ende e bën këtë kërkesë, prandaj nuk duhet bërë ndonjë shpërblim i veçantë për dëmin monetar. Në këtë rrethana dhe duke patur parasysh ç’ka është thënë më sipër, Gjykata mendon se Qeveria përgjegjëse duhet të bëjë pagesën e interesit të akumuluar dhe të kontributeve shoqërore, ashtu siç edhe është urdhëruar nga vendimet vendase të datës 9 Prill 2008 dhe 30 Qershor 2010, në favor të ankuesit, brenda tre muajve nga data e njoftimit të vendimit aktual nga Gjykata (shiko Čolić dhe të Tjerët kundër Bosnje dhe Hetzergovinës, nr. 1218/07, 1240/07 dhe të tjerët, § 20, 10 Nëntor 2009; Solomatin kundër Ukrahinës, nr. 8191/04, § 30, 15 Tetor 2009). Për sa i përkët dëmit jo monetar, Gjykata mendon se ankuesi duhet të jetë tensionuar shumë, si rezultat i moszbatimit të vendimit të Gjykatës së Lartë, i formës së prerë, i datës 8 Maj 2003, i plotësuar nga vendimet e datës 15 Maj 2003, 9 Prill 2008 dhe 30 Qershor 2010, në favor të tij. Ajo i akordon ankuesit 4,700 EUR, për dëmin jo monetar.
Kostot dhe shpenzimet
Gjithastu, ankuesi bëri kërkesë për 5,150 EUR për kostot dhe shpenzimet; 2,464 EUR për kostot dhe shpenzimet e berë në gjykatat vendase; 2,400 EUR për kostot dhe shpenzimet e bëra përpara kësaj Gjykate; dhe 286 EUR për shpenzime të ndryshme (telekomunikimet dhe korrespondenca me avokatët e tij dhe Gjykatën, tarifat e fotokopjimit dhe të tarifave të noterizimit).
MEMISHAJ KUNDËR VENDIMIT TË SHQIPËRISË
Qeveria argumentoi se ankuesi nuk kishte ngritur kurrë përpara gjykatave vendase ndonjë kërkesë për kostot dhe shpenzimet ligjore. Kërkesat e tij duhet te deklarohen të pabazuara në fakte apo të papranueshme si abuzim i së drejtës për peticion individual. Pasi u shqyrtuan të gjitha procedurat e suksesshme vendase të hapura nga ankuesi, dokumentat e detajuara mbështetëse si edhe problematikat e ngritura në ankimin konkret, Gjykata e shikon të arsyeshme të akordojë shumën prej 3,000 EUR për të mbuluar kostot dhe shpenzimet për çdo kategori.
Interesi i prapambetur
Gjykata e shikon të arsyeshme që norma e interesit të prapambetur duhet të bazohet në normën e huadhënies marxhinale të Bankës Qendrore Europiane, së cilës i duhen shtuar pikë 3 përqindëshe.
PËR KËTO ARSYE, GJYKATA UNANIMISHT:
Vendos t’i bashkohet cilësive të ankesës sipas Nenit 6 § 1 të Konventës, në lidhje me kundërshtimin e Qeverisë për statusin e “viktimës” së ankuesit:
I deklaron ankesat sipas Nenit 6 § 1 dhe 13, si edhe sipas Nenit 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës të pranueshme dhe pjesën tjetër të ankimit të papranueshëm;
Konstaton se ka patur shkelje të Nenit 6 § 1 të Konventës, për shka të moszbatimit të vendimit të Gjykatës së Lartë, i datës 8 Maj 2003, i plotësuar me vendimet e datës 15 Maj 2003, 9 Prill 2008 dhe 30 Qershor 2010, dhe për pasojë nuk pranon kundërshtimin e Qeverisë në lidhje me statusin “viktimë” të ankuesit;
Konstaton se ka patur shkelje të Nenit 13 të Konventës në lidhje me Nenin 6 § 1 të Konventës;
Konstaton se ka patur shkelje të Nenit 1 të Protokollit Nr. 1 të Konventës;
Konstaton:
(a) se brenda tre muajësh Shteti përgjegjës duhet të sigurohet për zbatimin e vendimeve vendase të datës 9 Prill 2008 dhe 30 Qershor 2010, për sa ka lidhje me pagesën e interesit të akumuluar dhe kontributeve shoqërore;
(b) se Shteti përgjegjës duhet t’i paguajë ankuesit, brenda tre muajve, shumat e mëposhtme, të cilat duhen konvertuar në valutën e Shtetit përgjegjës, me normën e zbatueshme në ditën e shlyerjes:
MEMISHAJ KUNDËR VENDIMIT TË SHQIPËRISË
(i) 4,700 EUR (katër mijë e shtatë qind euro), plus edhe çdo taksë që mund të jetë e domosdoshme për t’u paguar, në lidhje me dëmin jo monetar;
(ii) 3,000 Eur (tre mijë euro), plus edh eçdo taksë që mund të jetë e detyrueshme për t’u paguar, në lidhje me kostot dhe shpenzimet;
(c) se që prej datës së skadimit të tre muajve të sipërpërmendur deri në datën e shlyerjes, interesat e thjeshtë duhet të jenë të pagueshëm në shumat e mësipërme në një normë të barabartë me normën e huasë marxhinale në një shkallë të Bankës Qendrore Europiane, gjatë periudhës së vonesës plus pikë 3 përqindëshe. Nuk pranon pjesën e mbetur të kërkesës së ankuesit për dëmshpërblim të merituar.
E hartuar në anglisht, dhe e hedhur me shkrim më 25 Mars 2014, sipas Nenit 77 §§ 2 dhe 3 të Rregullave të Gjykatës.
Fatoş Aracı Paul Mahoney,
Zëvendës Regjistrues President
Full & Egal Universal Law Academy