© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2014. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2014. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2014. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
SEKSIONI I PESTE
ҪËSHTJA MENNESSON kundër FRANCËS
(kërkesë no 65192/11)
VENDIM
(Ekstrat)
STRASBURG
26 qershor 2014
Ky vendim do të bëhet përfundimtar sipas kushteve të përcaktuara nga neni 44 § 2 i Konventës. Ai mund të pësojë përmirësime vetëm në formë.
Në çështjen Mennesson kundër Francës,
Gjykata evropiane e të drejtave të njeriut (seksioni i pestë) që u mblodh në një dhomë të përbërë nga :
MarkVilliger, kryetar,
AngelikaNußberger,
Boštjan M.Zupančič,
GannaYudkivska,
Vincent A.De Gaetano,
AndréPotocki,
AlešPejchal, gjyqtarë,
dheClaudia Westerdiek, sekretare e seksionit,
Pasi kanë diskutuar në dhomën e këshillit në 10 qershor 2014,
Dha këtë vendim, të marrë në këtë datë :
PROCEDURA
1. Ҫështja nis me një kërkesë (no 65192/11) drejtuar kundër Republikës franceze kur dy shtetas francezë Z. Dominique Mennesson (« kërkuesi i parë ») dhe Znj. Sylvie Mennesson (« kërkuesja e dytë ») (« kërkuesit e parë »), dhe dy qytetare amerikane Znjsh.Valentina dhe Znjsh. Fiorella Mennesson (« kërkuesja e tretë dhe e katërt »), i janë drejtuar Gjykatës në 6 tetor 2011sipas nenit 34 të Konventës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore (« Konventa »).
2. Kërkuesit përfaqësohen para Gjykatës nga avokatja Patrice Spinosi, avokate e Këshillit të Shtetit dhe Gjykatës së kasacionit. Qeveria franceze (« Qeveria ») përfaqësohet nga agjentja e saj, Znj.Edwige Belliard, drejtore e çështjeve juridike në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
3. Në 12 shkurt 2012, kërkesa i është përcjellë Qeverisë dhe kryetari i seksionit ka vendosur se do të bëhet njëkohësisht hetimi i kësaj kërkese dhe kërkesës Labassee kundër Francës (no 65941/11).
4. Si kërkuesit ashtu edhe Qeveria kanë depozituar një memo mbi pranueshmërinë dhe themelin e çështjes.
5. Në 10 tetor 2013, kryetari i seksionit ka vendosur, sipas nenit 54 § 2 a) të rregullores, t’u bëjë pyetje plotësuese kërkuesve dhe Qeverisë, të cilët u janë përgjigjur respektivisht në 19 dhe 21 nëntor 2013.
PËRSHKRIMI I FAKTIT
I. RRETHANAT E RASTIT
6. Kërkuesit e parë kanë lindur respektivisht në vitin 1965 dhe 1955. Kërkuesi i tretë dhe ai i katërt kanë lindur në vitin 2000. Ata banojnë në Maisons-Alfort.
A. Lindja e kërkueseve të tretë dhe të katërt
7. Burrë e grua, kërkuesit e parë nuk kanë mundur ta realizojnë mirë projektin e tyre si prindër për shkak të infertilitetit të kërkueses së dytë. 8. Pasi kanë provuar më kot fertilizimin in vitro me gametat e tyre, kërkuesit e parë vendosin të provojnë një fertilizim in vitro me gametat e kërkuesit të parë dhe një vezë të dhuruar, me qëllim implantimin e embrionëve të pllenuar në uterusin e një gruaje tjetër. Për të bërë këtë gjë, ata shkuan në Kaliforni, ku këto modalitete janë të parashikuara me ligj dhe përfunduan një marrëveshje për ngjizje (shtatëzani) për të tjerë.
Kërkuesit saktësojnë se, në pajtueshmëri më të drejtën kaliforniane, « nëna-mbartëse » nuk paguhej, por vetëm rimbursohej. Ata shtojnë se, e martuar me një kuadro, duke qenë kuadro edhe ajo vetë, gruaja kishte të ardhura edhe më të larta se ata, dhe se ajo po vepronte kështu e shtyrë nga solidariteti.
9. Në një mars 2000 u konstatua një shtatzani binjakësh dhe, me një vendim të 14 korrikut 2000, Gjykata e lartë e Kalifornisë, ku u drejtuan së bashku kërkuesit e parë dhe nëna mbartëse me bashkëshortin e saj, dekretoi se çdo fëmijë që do të lindte nga kjo e fundit pas katër muajsh do të kishte për « baba gjenetik » kërkuesin e parë dhe kërkuesen e dytë për « nënë me ligj ». Vendimi saktëson të dhënat që duhet të figurojë në certifikatën e lindjes, duke treguar veçanërisht se dy kërkuesit e parë duhej të regjistroheshin si baba dhe nënë.
10. Binjaket – Kërkuesja e tretë dhe ajo e katërt- lindën në 25 tetor 2000 dhe certifikata e lindjes u hartua si tregohet më lart.
B. Kundërshtimi i konsulatës franceze për të regjistruar certifikatat e lindjes
11. Në fillim të muajit nëntor 2000, kërkuesi i parë shkoi në konsulatën franceze të Los Angeles-it më qëllim që të regjistronte certifikatat e lindjes në regjistrat e gjendjes civile franceze për të regjistruar fëmijët në pasaportën e tij për t’u ktyer në Francë bashkë me to.
12. Kërkuesit tregojnë se kjo procedurë ishte ndjekur me sukses nga shumë çifte franceze në të njëjtën situatë me ta. Shërbimet konsullore, megjithatë, ia refuzuan këtë kërkuesit të parë, pasi ky nuk mund të provonte lindjen e fëmijëve nga kërkuesja e dytë. Duke dyshuar për një rast ngjizje për të tjerë, ata ia kaluan dosjen Prokurorisë së Nantës.
C. Hetimi i ndjekur kundër kërkuesve të parë
13. Meqë administrata federale amerikane u kishte lëshuar binjakeve pasaporta amerikane ku kërkuesit e parë përcaktoheshin si prindërit e tyre, ata mundën të ktheheshin në Francë që të katërt në nëntor të vitit 2000.
14. Në dhjetor 2000, një hetim paraprak u zhvillua me iniciativën e prokurorisë.
15. Në maj 2001, u hap një hetim kundër X, për ndërmjetësim për ngjizje për llogari të tjetrit dhe kundër kërkuesve të parë, me akuzë për simulim që sjell si pasojë një cenim të gjendjes civile të fëmijëve.
16. Në 30 shtator 2004, në përputhje me aktakuzën e prokurorit të Republikës së Créteil-it, gjykatësi i hetimit nxori një urdhër për pushim të procedurës : ai çmoi se, të kryera në territorin amerikan ku nuk ishin penalisht të dënueshme, faktet e përmendura nuk përbënin vepra penale të dënueshme në vend.
D. Procedura para gjykatave civile
17. Ndërkohë, në 25 nëntor 2002, me udhëzimet e Prokurorisë, certifikatat e lindjes së kërkueses së tretë dhe të katërt ishin regjistruar sërish në regjistrat e shërbimit qendror të gjendjes civile në Nantë nga konsulata e Francës në Los Angeles.
18. Megjithatë, në 16 maj 2003, prokurori i Republikës së Créteil-iti thirri kërkuesit e parë, para gjykatës së Créteil-it me qëllim që të shihnin të anulohej ky regjistrim dhe të urdhërohej regjistrimi i vendimit anash certifikatave të anuluara. Ai nënvizoi se marrëveshja me të cilën një grua angazhohet të konceptojë dhe të mbajë një fëmijë për ta braktisur në lindje nuk ka vlerë sepse bie ndesh me parimet e rendit publik për mosdisponibilitet të trupit njerëzor dhe mosdisponibilitet të statusit të individëve. Ai dilte në përfundimin se, ndryshe nga konceptimi francez i rendit publik ndërkombëtar dhe rendit publik francez, vendimi i Gjykatës së Lartë të Kalifornisë i 14 korrikut 2000 nuk mund të ekzekutohej në Francë, dhe autoriteti i certifikatave të gjendjes civile bazuar në themel të tij nuk mund të njihej në Francë.
1. Vendimi i Gjykatës së shkallës së parë së Créteil-it e 13 dhjetorit 2005, vendimi i gjykatës së apelit të Parisit i 25 tetorit 2007 dhe vendimi i Gjykatës së Kasacionit i 17 dhjetorit 2008
19. Me një vendim të 13 dhjetorit 2005, gjykata e shkallës së parë të Créteil-it e deklaroi padinë të papranueshme. Ajo konstatoi se prokurori i Republikës ishte « vetëm në fillesë të regjistrimit të kryer, se ai kishte vepruar vetëm me qëllimin tashmë të pohuar për të anuluar këtë padi ». Këtej rrjedh se prokurori nuk mund « të konsiderohet si i pranueshëm për t’iu referuar një rendi publik që ai vetë e [ka] prishur, ndërsa dispozitat e nenit 47 të kodit civil në të cilat [ai mbështetej] do t’i lejonin të kryente çdo kontroll për rregullsinë e akteve dhe të kundërshtonte çdo kërkesë për regjistrim që do të synonte t’u jepte atyre mundësi për t’u kundrejtuar në Francë ».
20. Prokuroria iu drejtua gjykatës së apelit të Parisit, e cila e konfirmoi këtë vendim me një vendim[1] të 13 dhjetorit 2005. Ajo gjykoi në të njëjtën mënyrë se kërkesa e prokurorisë për anulimin e akteve të regjistruar në regjistrat e shërbimit qendror të gjendjes civile të Nantës, ishte e papranueshme, nga pikëpamja e rendit publik ndërkombëtar. Gjithsesi ajo bëri një zëvendësim të arsyeve. Në fakt, ajo konfirmon në këtë drejtim se të dhënat e këtyre akteve ishin të sakta për sa i përket vendimit të Gjykatës së lartë të Kalifornisë së 14 korrikut 2000, dhe se prokuroria nuk kontestonte që ky vendim t’i kundrejtohej Francës dhe as besimin që i jepej në bazë të nenit 47 të kodit civil, akteve të bëra në Kaliforni sipas formave të përdorura në këtë shtet.
21. Në 17 dhjetor 2008, Gjykata e kasacionit (dhoma e parë civile) prishi dhe e anuloi këtë vendim me arsyetimin se prokuroria kishte interes të anulonte regjistrimet përderisa nga konstatimet e gjykatës së apelit rezultonte se formulimet e shkruara në aktet e gjendjes civile nuk mund të dilnin veçse nga një marrëveshje që kishte të bënte me ngjizjen për të tjerë. Ajo e dërgoi çështjen dhe palët para gjykatës së apelit të Parisit me një përbërje tjetër.
2. Vendimi i gjykatës së apelit të Parisit të 18 marsit 2010
22. Me një vendim të 18 marsit 2010, gjykata e apelit të Parisit, duke e anuluar gjykimin e çuar në appel, anuloi regjistrimin e certifikatave të lindjes dhe urdhëroi regjistrimin e vendimit anash certifikatave të lindjes të anuluara.
23. Mbi pranueshmërinë e padisë së prokurorisë, gjykata e apelit mendoi veçanërisht se nuk mund të pretendohej seriozisht se prokuroria kishte prishur rendin ose kishte cenuar paqen e familjeve duke kërkuar anulimin e një regjistrimi që e kishte urdhëruar ajo vetë, meqë objektivi ishte të zhdukte pasojat e një gjendje civile të huaj të cilin e konsideronte në kundërshtim me rendin publik francez ose të mbrohej kundër një padie për regjistrim.
24. Mbi themelin, gjykata e apelit vendosi si vijon :
« (...) Duke parë se certifikatat e lindjes janë hartuar mbi themelin e vendimit të dhënë në 14 korrik 2000 nga Gjykata e lartë të shtetit të Kalifornisë që e ka shpallur [kërkruesin e parë] baba gjenetik dhe [kërkuesen e dytë ] nënë me ligj të çdo fëmije të lindur nga [nëna mbartëse] nga 15 gushti 2000deri 15 dhjetor 2000 ; që certifikatat e gjendjes civile, pra, janë të pandashme nga vendimi që është mbështetja e tyre dhe efikasiteti i të cilit i nënshtrohet rregullsisë së të tij ndërkombëtare ;
Duke parë se njohja, brenda vendit, e një vendimi të dhënë nga një gjykatë e një shteti që nuk lidhet me Francën nga asnjë marrëveshje i nënshtrohet tre kushteve, d.m.th. kompetenca jo e drejtpërdrejtë e gjykatësit të huaj bazuar mbi lidhjen e çështjes me gjykatësin të cilit i është paraqitur, pajtueshmëria e rendit publik ndërkombëtar si përmbajtje (themel) dhe si procedurë dhe mungesa e mashtrimit të ligjit ;
Duke parë se në këtë rast, është e sigurt se pas një marrëveshje ngjizjeje për të tjerë [nëna mbartëse] ka lindur dy fëmijë nga gameta [të kërkuesit të parë] dhe një person i tretë dhe që u janë dhënë [kërkuesve të parë] ;
Duke marrë parasysh se, sipas nenit 16-7 të kodit civil, dispozitat e të cilit që burojnë nga ligji no 94-653 i 29 korrikut 1994 e që nuk janë ndryshuar nga ligji no 2004-800 i 6 gushtit 2004, janë të detyrueshme sipas nenit 16-9 të të njëjtit kod, çdo marrëveshje që lidhet me lindjen ose ngjizjen për llogari të të tjerëve nuk ka vlerë; se për rrjedhojë, vendimi i Gjykatës së lartë të Kalifornisë, për faktin se ka ratifikuar indirekt një konventë të ngjizjes për të tjerë bie ndesh me konceptimin francez të rendit publik ndërkombëtar ; se për pasojë, pa qenë e domosdoshme të kërkosh nëse është bërë mashtrim i ligjit, ka vend për të anuluar regjistrimin, në regjistrat e shërbimit qendror të gjendjes civile franceze, të certifikatave të lindjes amerikane që përcaktojnë [kërkuesin e dytë] si nënë e fëmijëve dhe për të urdhëruar regjistrimin e këtij vendimi anash certifikatave të lindjes të anuluara ;
Duke marrë parasysh se [kërkuesit], të cilët nuk mund të pretendojnë seriozisht se nuk kanë pasur një proces të drejtë, nuk kanë arsye as të pretendojnë se një masë e tillë bie ndesh me dispozitat e parashikuara në konventat ndërkombëtare dhe në tekstet e të drejtës së brendshme ; se në fakt, nocionet që ato përmendin, veçanërisht ato të interesit më të lartë të fëmijës, nuk do të lejonin, megjithë vështirësitë konkrete që lindin nga një situatë e tillë, të bëhej i vlefshëm a posteriori një proces, paligjshmëria e të cilit, e sanksionuar nga ligjëvënësi francez pas gjykatësit, rezulton, për momentin, në të drejtën pozitive ; se përveç kësaj, mungesa e regjistrimit nuk ka për pasojë të privojë dy fëmijët nga gjendja civile amerikane dhe të vëjë në dyshim lidhjen e bijësisë që u është njohur kundrejt [kërkuesve të parë] nga e drejta kaliforniane (...) ».
3. Vendimi i Gjykatës së kasacionit të 6 prillit 2011
25. Kërkuesit apeluan në kasacion, duke argumentuar nga njëra anë mospërfilljen e interesit më të lartë të fëmijëve- sipas nenit 3 § 1 të Konventës ndërkombëtare të drejtave të njeriut- dhe të së drejtës së tyre për t’u njohur një bijësi të qëndrueshme, dhe, nga ana tjetër, një shkelje e nenit 8 të Konventës i marrë veçmas dhe i kombinuar me nenin 14 të Konventës. Përveç kësaj, ata pretendojnë se vendimi i huaj që e njeh një fëmijë si bir të një çifti që ka përfunduar në mënyrë të rregullt një marrëveshje me një nënë mbartëse nuk bie ndesh me rendin publik ndërkombëtar, i cili nuk ngatërrohet me rendin publik të brendshëm.
26. Në seancën që u mbajt në 8 mars 2011, avokati i përgjithshëm këshilloi kasacionin. Ai shprehu mendimin se rendi publik ndërkombëtar nuk mund të kundërvihej për të refuzuar një të drejtë të fituar në mënyrë të rregullt jashtë shtetit ose një vendimi të huaj të shpallur sipas rregullave nga një gjykatë e huaj, të prodhojë në Francë efektet juridike që rrjedhin prej tyre kur një një refuzim i tillë ka për pasojë cenimin e një parimi, një lirie ose një të drejte të garantuar nga një konventë ndërkombëtare e ratifikuar në Francë.
Veçanërisht, ai nënvizoi se, në çështjen Wagner dhe J.M.W.L. kundër Luksemburgut (no 76240/01, 28 qershor 2007), Gjykata, në sferën e veprimit të nenit 8 të Konventës, kishte mbajtur parasysh « jetën familjare efektive » dhe « lidhjet familjare që ekzistonin de facto » midis një beqareje luksemburgeze dhe një fëmije që ajo e kishte birësuar në Peru, pa i kushtuar asnjë vëmendje faktit që ajo kishte shkuar të kërkonte jashtë një sistem juridik që i lejonte të fitonte atë që nuk ia lejonte ligji në vendin e saj. Sipas tij, i transpozuar në rrethanat e rastit, ky element lejonte të mendoje se edhe pse i fituar nga një anashkalim i ligjit ndalues kombëtar, një marrëdhënie ligjore e krijuar në mënyrë të rregullt jashtë vendit nuk mund të mos prodhojë efektivitetin ligjor që ajo gjeneron përderisa duhet të zbatohet për një komunitet familjar efektiv dhe t’i lejojë atij të organizohet e të zhvillohet në kushte normale sipas nenit 8 të Konventës. Përveç kësaj, ai konstatoi se kërkuesja e tretë dhe ajo e katërt jetonin qysh prej dhjetë vjetësh në Francë dhe aty « [ishin] rritur nga një prind gjenetikë dhe një prind me marrëveshje dhe në kuadrin e një qelize familjare ku ato [merrnin] vërtet afeksionin, përkujdesjet, edukimin dhe mirëqenien materiale të nevojshme për zhvillimin e tye », dhe se « ky komunitet i jetës efektive dhe afektive– plotësisht i regullt nga pikëpamja e të drejtës së huaj nga [kishte] lindur[ishte] vuanin nga një situatë e parregullt ligjore », meqë fëmijët nuk [kanë] asnjë gjendje civile të njohur në Francë dhe asnjë lidhje bijësie të konsideruar të vlefshme nga pikëpamja e të drejtës franceze ». Duke shtruar pyetjen nëse një gjendje e tillë e gjërave e cenonte « të drejtën e tyre për një jetë familjare normale », avokati i përgjithshëm u përgjigj si më poshtë :
« (...) Në këtë stad, dy përgjigje mund të mendohen : ose, hipotezë disi teorike dhe shumë paradoksale, refuzimi i regjistrimit nuk sjell pasojë dhe nuk sjell asnjë shqetësim të rëndësishëm për jetën e përditshme të familjes, çka do të thotë se regjistrimi s’është veçse një formalitet, dhe prandaj nuk shihet ndonjë arsye madhore që në këto rrethana t’i kundërvihet pranimit të akteve me efekt ligjor kaq të lehtë sa nuk mendohet se mund të trondisë bazat e parimeve tona themelore dhe të turbullojë rëndë rendin publik (përderisa aktet nuk përmbajnë në vetvete asnjë tregues të rëndësishëm mbi ngjizjen)
Ose një refuzim i tillë shqetëson në mënyrë të qëndrueshme dhe të konsiderueshme jetën e familjes që në Francë është juridikisht e ndarë më dysh- bashkëshortët francezë nga njëra anë, fëmijët e huaj nga ana tjetër- dhe atëherë lind pyetja nëse rendi ynë publik ndërkombëtar, qoftë dhe ai i brendshëm, mund të pengojë të drejtën për një jetë familjare në kuptimin e nenit 8 [të Konventës] ose, nëse, përkundrazi, një rend i tillë publik, efektet e të cilit duhet të vlerësohen në mënyrë konkrete njëlloj si ato të të drejtave apo vendimeve të huaja që ai ka për qëllim t’i shmangë, nuk duhet të zbutet për të lejuar të respektohet norma konvencionale.
Nëse privilegjojmë pjesën e dytë të kësaj alternative me arsyen se konventat ndërkombëtare duhet të kenë përparësi ndaj një rendi publik që ka për mbështjetje efektive një normë me vlerë legjislative, nuk rezulton domosdoshmërisht një rënie automatike e barrierave që ngre ky rend publik i brendshëm në raste të tilla. Për sa kohë Gjykata evropiane nuk është shprehur qartë mbi çështjen e ligjshmërisë së ngjizjes për një person tjetër dhe ua lë shteteve kujdesin për të bërë ligje sipas dëshirës në këtë fushë, mund të mendohet se rendi publik i kundërvihet vlefshmërisë, në emër të të drejtës për respektim të jetës familjare, të rrethanave të krijuara në kundërshtim me ligjin, brenda vendeve që i ndalojnë ato.
Por kur është fjala vetëm për të prodhuar në situata të tilla rregullisht të fituara jashtë vendit- qoftë edhe me qëllim për t’u liruar nga rreptësia e një ligji detyrues- efekte ligjore në vendin e tyre, asgjë nuk e kundërshton absolutisht që rendi publik ndërkombëtar ose ai i brendshëm, tëdobësohet për t’u lejuar familjeve të bëjnë një jetë në përputhje me kushtet e së drejtës në të cilat ato janë formuar dhe në kushte faktike ku ato jetojnë tashmë. Le t’i shtojmë kësaj se interesi më i lartë i fëmijës i konceptuar jo më në dritën e konventës së New York-ut por në atë të jurisprudencës së Gjykatës së të drejtave të njeriut që e ka bërë këtë interes një komponent të respektimit të jetës familjare, militon gjithashtu në këtë drejtim. Të paktën ky është mësimi që mund të nxirret nga vendimi Wagner (...) ».
27. Në 6 prill 2011, Gjykata e kasacionit (dhoma e parë civile) gjithsesi e rrëzoi ankesën me një vendim të motivuar kështu :
« (...) duke marrë parasysh se është justifikuar refuzimi i regjistrimit të një certifikate të lëshuar për ekzekutim nga një vendim i huaj, bazuar mbi një shkelje të rendit publik ndërkombëtar francez nga ky vendimi, kur ky i fundit përmban dispozita që u kundërvihen parimeve themelore të së drejtës franceze ; se në gjendjen e të drejtës pozitive, është në kundërshtim me parimin e mosdisponibilitetit të statusit të individëve, parim themelor i të drejtës franceze, t’i japësh fuqi për sa i përket bijësisë, një marrëveshje që ka të bëjë me ngjizje për llogari të një personi tjetër, që edhe nëse është e ligjshme jashtë vendit, është i pavlefshëm me një pavlefshmëri të rendit publik sipas neneve 16-7 dhe 16-9 të kodit civil ;
Se për pasojë, gjykata e apelit ka argumentuar me të drejtë se, përderisa i jep fuqi një konvente të kësaj natyre, vendimi « amerikan » i 14 korrikut 2000, bie ndesh me konceptimin francez të rendit publik ndërkombëtar, kështu që, përderisa certifikatat e lindjes të kontestuara janë lëshuar në zbatim të këtij vendimi, regjistrimi i tyre në regjistrat e gjendjes civile franceze duhej të ishte anuluar ; se një anulim i tillë, i cili nuk i privon fëmijët nga lidhja me nënën dhe babain që e drejta kaliforniane u njeh, dhe as i pengon të jetojnë me bashkëshortët Mennesson në Francë, nuk e cenon të drejtën për respektim të jetës private dhe familjare të fëmijëve sipas nenit 8 të Konvents (...) dhe as interesin më të lartë të tyre të garantuar nga neni 3 § 1 i Konventës ndërkombëtare të të drejtave të fëmijës (...) ».
4. Kërkesa e certifikatës së nacionalitetit
28. Në16 prill 2013, kërkuesi i parë depozitoi në sekretarinë e gjykatës së qarkut të Parisit një kërkesë për të lëshuar një certifikatë të kombësisë franceze në përfitim të kërkueses së tretë dhe asaj të katërt. Kryesekretarii dërgoi faturat me datat 31 tetor deri në 13 mars 2014, duke treguar se kjo kërkesë « [ishte] ende në proces e sipër në shërbimet [e tij], duke pritur kthimin e kërkesës së legalizimit dërguar në konsulatën e Los Angeles, Kaliforni».
(...)
PËRSHKRIMI I SË DREJTËS
I. MBI SHKELJEN E PRETENDUAR TË NENIT 8 TË KONVENTËS
43. Kërkuesit ankohen se në dëm të interesit më të lartë të fëmijës, ata nuk kanë mundësi të të fitojnë në Francë njohjen ligjore të bijësisë të vendosur jashtë vendit midis dy kërkuesve të parë dhe kërkueses së tretë dhe të katërt, të lindura jashtë nga një ngjizje për të tjetë. Ata denoncojnë një shkelje të së drejtës për respektim të jetës private familjare të nenit 8 të Konventës së garantuar si më poshtë :
« 1. Ҫdokush ka të drejtën e respektimit të jetës së tij private dhe familjare, banesës dhe korrespondencës së tij.
2. Autoriteti publik nuk mund të ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të drejte, përveçsenë shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur është e nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, shëndetit ose moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve. »
(...)
B. Mbi themelin
1. Mbi ekzistencën e një ndërhyrjeje
48. Palët bien dakord se refuzimi i autoriteteve franceze për të njohur ligjërisht lidhjen familjare që bashkon kërkuesit konsiderohet si një« ndërhyrje » në të drejtën e tyre për respektim të jetës së tyre familjare, dhe shtron pra një problem më tepër në dritën e detyrimeve negative të shtetit të paditur nga këndvështrimi i nenit 8 sesa i detyrimeve të tij pozitive.
49. Gjykata bie dakord. Ajo kujton se kjo ishte qasja e saj veçanërisht në çështjet Wagner dhe J.M.W.L. (të lartpërmendur, § 123) dhe Negrepontis-Giannisis kundër Greqisë (no 56759/08, § 58, 3 maj 2011), që kishin të bënin me refuzimin e gjykatave luksemburgeze dhe greke për të njohur ligjërisht një birësim të vendosur nga vendime të huaja. Ajo saktëson se, ashtu si në këto çështje, ka në këtë rast një ndërhyrje në ushtrimin e të drejtës së garantuar nga neni 8 jo vetëm në aspektin e tij të « jetës familjare » por edhe në aspektin e « jetës private ».
50. Një ndërhyrje e tillë e anashkalon nenin 8 vetën në rast se, « e parashikuar nga ligji » ajo ndjek një ose disa qëllime legjitime nga pikëpamja e paragrafit të dytë të kësaj dispozite dhe është « e domosdoshme në një shoqëri demokratike » për t’i arritur këto qëllime. Nocioni i « domosdoshmërisë» nënkupton një ndërhyrje të bazuar në një nevojë të ngutshme shoqërore dhe veçanërisht, proporcionale me qëllimin legjitim të ndjekur (shih, për shembull, çështje të lartpërmendura Wagner dhe J.M.W.L, § 124, dhe Negrepontis-Giannisis, § 61).
2. Mbi justifikimin e ndërhyrjes
a) « Parashikuar nga ligji »
i. Kërkuesit
51. Kërkuesit pretendojnë se ndërhyrja e kontestuar nuk mbështetet në një bazë ligjore të mjaftueshme. Sipas tyre, duke marrë parasysh të drejtën pozitive në kohën e fakteve, ata mund të mendonin në mënyrë legjitime se kundërshtimi i rendit publik nuk do t’u kundërvihej dhe se regjistrimi i certifikatave të lindjes të bëra ligjërisht në Kaliforni do të bëhej pa vështirësi. Ata i referohen parimit të efektit të zbutur të rendit publik, sipas të cilit « reagimi kundër një dispozite të kundërt me rendin publik nuk është e njëjtë e ndryshon sipas rastit kur bëhet fjalë për të fituar një të drejtë në Francë apo për të bërë funksionale në Francë një të drejtë të fituar në mënyrë të vlefshme, pa mashtrim, jashtë shtetit (vendimi Rivière ; Kas., civ, e parë, 17 prill 1953).
52. Ata nënvizojnë, së pari, se neni 16-7 i kodit civil kufizohet me parashtrimin e parimit të pavlefshmërisë së konventës së lindjes së fëmijës apo të ngjizjes për të tjerë, pa provuar se pavlefshmëria shtrihet në bijësinë e fëmijëve të konceptuar kështu, veçanërisht kur kjo bijësi është vendosur ligjërisht nga veprimi i një vendimi të huaj. Për më tepër, sipas tyre, asnjë dispozitë e të drejtës franceze nuk e ndalon vendosjen e një lidhjeje bijësie midis një fëmije të konceptuar në këtë mënyrë dhe gruas dhe burrit që e presin këtë fëmijë, dhe në formulimin e tij të zbatueshm në kohën e fakteve, neni 47 i kodit civil parashikonte se aktet e gjendjes civile të realizuara në një vend të huaj merreshin për të mirëqena për sa kohë ishin realizuar në mënyrat e përdorura në atë vend. Mbi këtë pikë të fundit, ata vlerësojnë se fakti që ligjbërësi e ka ndryshuar këtë dispozitë në vitin 2003 për të parashikuar shprehimisht se ato nuk mund të kenë fuqi vepruese kur faktet që janë deklaruar aty nuk i përgjigjen realitetit, tregon se ky kusht nuk ishte i detyrueshëm më parë. Ata pohojnë, përveç kësaj, se çifte që kanë përdorur marrëveshje për ngjizje për të tjerë në vend të huaj kanë mundur të përfitojnë një regjistrim të akteve të gjendjes civile të fëmijëve të konceptuar në këtë mënyrë.
53. Së dyti, në kohën e ngjarjeve, jurisprudenca nuk ia kundërvinte rendin publik ndërkombëtar njohjes së një marrëdhënie bijësie. Gjykata e kasacionit ishte shprehur negativisht vetëm në çështjet ku nëna mbartëse ishte gjithashtu nëna biologjike e fëmijës dhe ku ngjizja për të tjerë kishte ndodhur në Francë (vendime të 1 majit 1991 dhe 29 qershorit 19940), dhe prokuroria kishte hequr dorë nga apelimi në kasacion kundër një vendimi të gjykatës së apelit të Parisit të 15 qershorit 1990 që ratifikonte birësimin e një fëmije të konceptuar në Sh.B.A. nga një ngjizje ose lindje të një fëmije për të tjerë, ndërsa në të njëjtën kohë ajo po apelonte kundër një vendimi që bënte të vlefshëm birësimin e një fëmije të konceptuar kështu në Francë. Përveç kësaj, ata e gjykojnë të parëndësishëm argumentin e Qeverisë sipas të cilit jurisprudenca lidhur me nenin 47 të kodit civil që buron nga vendimi i Gjykatës së kasacionit të 12 nëntorit 1986 lejonte të mos u jepej forcë në Francë akteve të gjendjes civile të vendosura në shtete të treta kur faktet e raportuara aty nuk i korrespondonin realitetit. Ata nënvizojnë në këtë drejtim se aktet e vendosura në Shtetet e Bashkuara në rastin e tyre nuk raportojnë një gjoja lidhje biologjike midis kërkueses së dytë dhe kërkueses së tretë dhe të katërt.
54. Së treti, ndërsa çifte në situatë të njëjtë me ta kishin marrë pa vështirësi nga konsullata franceze në Los Angeles pasaportat për fëmijët, kërkuesit janë përballur me një ndryshim praktike të papritur që do të çonte në zbulimin e rasteve të nënave mbartëse, të krahasueshme me atë që Gjykata e ka dënuar në vendimin Wagner, të lartpërmendur (§ 130).
ii. Qeveria
55. Qeveria çmon nga ana e saj se ndërhyrja ishte « e parashikuar nga ligji ». Ajo tregon në këtë aspekt se neni 16-7 i kodit civil parashikon që çdo marrëveshje që lidhet me riprodhimin ose ngjizjen për të tjerë është e pavlefshme meqë kjo dispozitë është e rendit publik dhe se Gjykata e kasacionit ka nënvizuar në vendimet e 31 majit 1991 dhe 29 qershorit 1994 se parimet e mosdisponueshmërisë së trupit të njeriut dhe të mosdisponueshmërisë së statusit të personave i kundërvihen faktit që cilësimi baba ose nënë të vendoset nga një kontratë, se ata lidheshin gjithashtu me rendin publik dhe pengonin që në planin e bijësisë t’i jepej fuqi kontratave mbi amësinë e zëvendësuar. Sipas saj, fakti që këto vendime kanë të bëjnë me vlefshmërinë e vendimit të birësimit të shpallur pas ngjizjes për të tjerë të bërë në territorin francez nuk e prek rëndësinë e tyre në këtë rast ; rëndësi ka që ato të shprehin qartë se marrëveshje të tilla bien ndesh me parimet e rendit publik. Me fjalë të tjera, sipas Qeverisë, kërkuesit nuk mund të injoronin as natyrën e rendit publik për ndalimin e ngjizjes për të tjerë në të drejtën franceze në kohën kur e nisën këtë projekt, as vështirësitë që do të mund të lindnin më pas.
56. Ajo shton se jurisprudenca që lidhet me nenin 47 të kodit civil dalë nga vendimi i Gjykatës së kasacionit të 12 nëntorit 1986 lejonte të mos i jepej forcë në Francë akteve civile të vendosura në Shtete të treta kur faktet që ishin raportuar aty nuk i përgjigjeshin realitetit. Ajo saktëson përveç kësaj, se me përjashtim të rasteve të izoluara, nuk kishte në Francë në datën e lindjes së kërkueses së tretë dhe asaj të katërt, një praktikë që konsistonte në regjistrimin e certifikatave të lindjes së fëmijëve të dala nga një kontratë e ngjizjes për të tjerëtë përfunduar jashtë shtetit. Kjo do t’i dallonte rrethanat e këtij rasti nga ato të çështjes Wagner të lartcituar, në të cilën kërkueset ishin privuar nga një praktikë e këtij lloji në fushën e birësimit.
iii. Gjykata
57. Sipas jurisprudencës së Gjykatës, fjalët « parashikuar nga ligji » të cilat figurojnë në nenin 8 § 2 imponojnë jo vetëm që masa ose masat e inkriminuara të kenë një bazë në të drejtën e brendshme por gjithashtu të shikojnë cilësinë e ligjit në fjalë : ky i fundit duhet të jetë i kuptueshëm dhe i parashikueshëm. Për të përmbushur kushtin e parashikueshmërisë, ligji duhet të deklarojë me saktësi të mjaftueshme kushtet në të cilat mund të zbatohet një masë me qëllim që personat e interesuar të mund të rregullojnë sjelljen e tyre duke ndjekur sipas rastit këshillat e duhura (shih, për shembull, Rotaru kundër Rumanisë [GC], no 28341/95, § 55, GjEDNj 2000‑V, dhe Sabanchiyeva dhe të tjerë kundër Rusisë, no 38450/05, § 124, GjEDNj 2013 (ekstrate)).
58. Gjykata mendon se këto kushte përmbushen në këtë rast.Ajo thekson së pari se kërkuesit nuk sjellin asnjë element për të mbështetur pohimin e tyre sipas të cilit më parë ka pasur në Francë një praktikë më liberale për sa i përket njohjes së një marrëdhënieje bijësie midis fëmijëve të lindur jashtë vendit nga një ngjizje për të tjerë dhe çiftit që do të jenë prindër me kontratë. Ajo konstaton gjithashtu se në kohën e fakteve tashmë, nenet16-7 dhe 16-9 të kodit civil parashikonin shprehimisht pavlefshmërinë e marrëveshjeve të ngjizjes për të tjerë dhe deklaronin se bëhej fjalë për një pavlefshmëri të rendit publik. Sigurisht, Gjykata e kasacionit nuk ishte shprehur në mënyrë të përgjithshme mbi çështjen e njohjes në të drejtën franceze të lidhjeve të bijësisë midis prindërve me kontratë dhe fëmijëve të lindur jashtë vendit nga një marrëveshje ngjizjeje për të tjerë. Ajo kishte saktësuar në një rast ku nëna mbartëse ishte nëna biologjike se një marrëveshje e tillë binte ndesh me parimet e padisponueshmërisë së trupit të njeriut dhe të statusit të individëve. Ajo kishte arritur në përfundimin, në një rast të ngjashëm, se kjo përbënte një pengesë për vendosjen e një lidhjeje bijësie midis fëmijës së konceptuar në këtë mënyrë dhe nënës me kontratë dhe pengonte gjithashtu regjistrimin në regjistrat e gjendjes civile të të dhënave që figuronin në certifikatën e lindjes jashtë shtetit (paragrafët 30dhe 33 më lart). Por duke u bazuar në këto dispozita të kodit civil dhe në pajtueshmëri me këtë jurisprudencë të qartë Gjykata e kasacionit, nga njëra anë, ka arritur në përfundimin në këtë rast se vendimi i Gjykatës së lartë të Kalifornisë së 14 korrikut 2000 binte ndesh me konceptimin francez të rendit publik ndërkombëtar pasi i jepte fuqi një marrëveshje ngjizjeje për të tjerë dhe, nga ana tjetër, ka arritur në përfundimin se regjistrimi i certifikateve të lindjes të vendosura si zbatim i këtij vendimi në regjistrat e gjendjes civile duhej të anulohej. Sipas Gjykatës, kërkuesit në këto kushte e dinin se ekzistonte, të paktën një rrezik serioz, që gjykatësi francez të vendoste kështu në rastin e tyre, edhe pse asnjë dispozitë e të drejtës së brendshme nuk përbënte shprehimisht pengesë për njohjen e një lidhjeje bijësie midis kërkuesve të parë dhe kërkueses të tretë dhe të katërt dhe pavarësisht parimit të efektit të zbutur të rendit publik (që Këshilli i Shtetit e konsideron madje të pazbatueshme për situatën;...). Pra, ka vend të thuhet se ndërhyrja ishte « e parashikuar nga ligji », në kuptimin e nenit 8 të Konventës.
b) Qëllimet legjitime
59. Kërkuesit vërejnë se prokuroria kishte kërkuar, me iniciativën e vet, regjistrimin e vendimit të dhënë për çështjen e tyre në Shtetet e Bashkuar, më pas, shumë muaj pasi e kishin bërë këtë regjistrim, i ishte drejtuar gjyqtarit të brendshëm me një akt anulimi. Sipas tyre, duke marrë parasysh këtë sjellje kontradiktore, nuk mund të thuhet se autoritetet franceze ndiqnin një qëllim legjitim.
60. Qeveria replikon se refuzimi për të regjistruar në regjistrin francez aktet amerikane të gjendjes civile ishin motivuar nga fakti se ky regjistrim do t’i kishte dhënë fuqi një marrëveshjeje ngjizjeje për të tjerë, të ndaluar zyrtarisht nga një dispozitë e brendshme e rendit publik dhe e sanksionuar penalisht kur ajo praktikohet në Francë. Ajo nënvizon se e drejta franceze reflekton kështu për parimet e etikës dhe moralit që i kundërvihen faktit që trupi i njeriut mund të bëhet objekt i transaksioneve dhe se fëmija mund të reduktohet në objekt i një kontrate. Ajo arriti në përfundimin se ndërhyrja kishte për « qëllime legjitime » mbrojtjen e rendit, parandalimin e shkeljeve penale, mbrojtjen e shëndetit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tjetrit. Ajo shton se, nëse prokuroria ka kërkuar regjistrimin e certifikatave të lindjes së kërkueses së tretë dhe të katërt, këtë e bën pikërisht për të kërkuar më pas anulimin e tyre. Kështu ajo do të kishte vepruar në pajtueshmëri me nenin 511 të udhëzuesit të përgjithshëm që lidhet me gjendjen civile të 11 majit 1999, i cili saktëson se ka vend për regjistrim automatik (ex officio) kur rendi publik është i interesuar, veçanërisht në rast nevoje për të anuluar një akt të gjendjes civile që ka të bëjë me një francez, kur ky i fundit është bërë jashtë shtetit sipas mënyrave lokale.
61. Gjykata nuk bindet nga teza e kërkuesve. Në fakt, nuk mund të arrihet në përfundim vetëm nga fakti se prokuroria ka kërkuar vetë regjistrimin e vendimit të Gjykatës së lartë të Kalifornisë të 14 korrikut 2000 për të kërkuar më pas anulimin, se qëllimi i ndjekur nga ndërhyrja e kontestuar nuk figuronte ndërmjet atyre që citon paragrafi i dytë i nenit 8. Por ajo nuk është e bindur as nga pohimi i i Qeverisë sipas të cilit bëhej fjalë për të siguruar « mbrojtjen e rendit » dhe « parandalimin e shkeljeve penale ». Ajo konstaton në fakt se Qeveria nuk provon se fakti që francezët kanë përdorur një ngjizje për të tjerë në një vend ku kjo është e ligjshme do të përbënte një shkelje në të drejtën franceze. Lidhur me këtë ajo nënvizon se, nëse një hetim është hapur në këtë rast për «ndërmjetësim me qëllim ngjizjen për llogari të një tjetri » dhe « simulim që ka shkaktuar një cenim të gjendjes civile të fëmijës », hetuesi ka vendosur për një pushim të procedurës, me arsyetimin që i bërë në territorin amerikan ku ato nuk ishin penalisht të dënueshëm, faktet e shqyrtuara nuk përbëjnë krime të dënueshme në territorin francez (paragrafët 15-16 më lart).
62. Gjykata përkundrazi kupton se refuzimi i Francës për të njohur një lidhje bijësie midis fëmijëve të lindur jashtë vendit nga një ngjizje për të tjerë dhe prindërve me marrëveshje buron nga vullneti për të shkurajuar shtetasit e saj të përdorin jashtë territorit kombëtar një metodë riprodhimi që Franca e ndalon në territorin e vet, nisur nga perceptimi i saj për këtë problematikë, me qëllim që të ruajë fëmijët dhe – siç del nga studimi i Këshillit të Shtetit i 9 prillit 2009 (...)- nënën mbartëse. Ajo pranon për pasojë se Qeveria mund të mendojë se ndërhyrja e kontestuar synonte dy qëllime legjitime të cituara në paragrafin e dytë të nenit 8 të Konventës : « mbrojtjen e shëndetit » dhe « mbrojtjen e të drejtave të njeriut »
c) « E nevojshme », « në një shoqëri demokratike »
i. Kërkuesit
63. Kërkuesit pranojnë se duke marrë parasysh mungesën e një qasje evropiane të përbashkët, shtetet palë kanë në parim një hapësirë të madhe vlerësimi që ka të bëjë me hartimin e të drejtës lidhur me ngjizjen për të tjerë. Ata mendojnë gjithsesi se në këtë rast kjo hapësirë vlerësimi duhet të relativizohet. Në fakt, sipas tyre, nga njëra anë, nuk bëhet fjalë për pajtueshmëri me Konventën të ndalimit të ngjizjes për të tjerë në një shtet anëtar ; kritikohet vendimi që, në vendin ku ata jetojnë, i privojnë fëmijët të lindur nga një ngjizje për të tjerë të praktikuar në mënyrë të rregullt jashtë shtetit, nga aktet e gjendjes civile që tregojnë bijësinë e tyre, duke përfshirë këtu edhe lidhjen me babain e tyre biologjik. Nga ana tjetër, ata besojnë se në Evropë ekziston një prirje pozitive, të paktën, për të marrë parasysh situata të tilla si e tyrja. Duke iu referuar vendimit Wagner dhe J.M.W.L. i lartcituar, ata nënvizojnë se domosdoshmëria për të marrë në konsideratë interesin më të lartë të fëmijës sjell si pasojë kufizimin e hapësirës së vlerësimit të shtetetve.
64. Duke iu referuar po këtij vendimi (§ 135), kërkuesit tregojnë më pas se gjykatat franceze nuk kanë kryer shqyrtimin konkret dhe të hollësishëm që kërkon situata e tyre familjare dhe interesat në lojë: gjykata e apelit është kënaqur me shmangien pa arsyetim të mjetit të nxjerrë nga një shkelje e nenit 8 të Konventës, çka Gjykata e kasacionit e ka konfirmuar duke shprehur vetëm se masa e kontestuar nuk i pengonte kërkuesit të jetonin së bashku.
65. Përveç kësaj, sipas kërkuesve, qëndrimi i ngurtë i Gjykatës së kasacionit, i cili synon të ruajë « një efekt shkurajues » të plotë për ndalimin e ngjizjes për të tjerë, përbën pengesë për çdo regullim pragmatik që konsiston të njohë, në emër të interesit më të lartë të fëmijës, pasojat e një situate të ndërtuuar në mënyrë të rregullt jashtë vendit. Kjo do të binte ndesh me jurisprudencën e Gjykatës lidhur me nenin 8, i cili i jepte një qasje konkrete të realitetit të jetës familjare (kërkuesit i referohen veçanërisht vendimit Wagner të lartcituar, § 133).
66. Për më tepër, sipas kërkuesve, justifikimi i formuluar nga gjykatat e brendshme nuk është i rëndësishëm përderisa parimi i mosdisponibilitetit të statusit të individëve bëhet objekt i shumë rregullimeve – kështu, për shembull, transeksualët mund të fitojnë një ndryshim të citimit të seksit në gjendjen e tyre civile - dhe se njohja juridike e fëmijëve të lindur në mënyrë të rregullt jashtë vendit nga një ngjizje për të tjerë shkakton debat në doktrinë, në Parlament dhe në shoqëri. Ai justifikim nuk është pertinent për më tepër që e drejta pozitive do të ishte në parim në favor të prindërve “me marrëveshje”. Kështu, në rastin e dhurimit të embrionit (të ligjshëm në Francë; kërkuesit i referohen neneve L. 2141-4 dhe në vazhdim të kodit të shëndetit publik), një grua që mbart embrionin dhe sjell në jetë një fëmije që nuk është biologjikisht i saj, mund, ashtu sikundër bashkëshorti i saj, të vendosë një lidhje bijësie me këtë fëmijë duke përjashtuar prindërit biologjikë. Po kështu, në rastin e riprodhimit me asistencë mjeksore me donatorë të tretë (gjithashtu i ligjshëm në Francë), asnjë lidhje bijësie nuk mund të vendosej me dhuruesin e spermës, ndërsa mund të vendosej lidhja e bijësisë me bashkëshortin e nënës (kërkuesit i referohen neneve 311-19 dhe 311-20 të kodit civil).
67. Kërkuesit dëshmojnë se kësaj i shtohet fakti se ndërhyrja nuk lejon të arrihet qëllimi i i ndjekur, përderisa, siç e nënvizon Gjykata e kasacionit, ajo nuk i privon fëmijët nga lidhja e bijësisë amësore dhe atërore që e drejta kaliforniane ua njeh dhe nuk i pengon kërkuesit të jetojnë bashkë në Francë. Përveç kësaj, jeta e tyre e përbashkët afektive dhe efektive do të vuante nga një situatë e parregullt ligjore. Më tronditës do të ishte, refuzimi i regjistrimit ndaj kërkuesit të parë që e privon nga njohja e lidhjes së tij si prind me kërkuesen e tretë dhe të katërt ndërsa ai është babai i tyre biologjik dhe ndërkohë që asgjë nuk i kundërvihej njohjes së kësaj lidhjeje nga gjendja civile franceze. Për më tepër, kërkuesit nuk kanë asnjë mundësi tjetër për të vendosur ligjërisht lidhjen e tyre familjare, meqë Gjykata e kasacionit e pengon jo vetëm regjistrimin e akteve të gjendjes civile, por edhe birësimin dhe njohjen e zotërimit të statusit. Për këtë, rasti i tyre do të dallohej qartas nga gjendja e shqyrtuar në çështjen Chavdarov kundër Bullgarisë (no 3465/03, 21 dhjetor 2010).
68. Kërkuesit theksojnë gjithashtu se masa e kontestuar ka pasoja « shumë të çproporcionuara » mbi situatën e kërkueses së tretë dhe të katërt : në mungesë të njohjes së një lidhje bijësie me kërkuesit e parë, ato nuk kanë kombësinë franceze, nuk kanë pasaportë franceze, nuk kanë lejeqëndrim të vlefshëm (edhe pse nuk do të dëbohen për shkak se janë të mitura), dhe mund të ndeshen me pamundësinë për të marrë dhe për të përfituar, pra, kur të jenë madhore nga e drejta e votës dhe e qëndrimit pa kusht në territorin francez, dhe mund të pengoheshin të njiheshin si trashëgimtare të kërkuesve të parë ; për më tepër, në rast se vdiste kërkuesi i parë ose divorcohej, kërkuesja e dytë do të privohej nga çdo e drejtë mbi fëmijët, në dëm të tyre e në dëm të saj ; në rastin e procedurave administrative ku kërkohen kombësia franceze ose bijësia (regjistrimi i fëmijëve në sigurimet shoqërore, në mencën e shkollës ose në qendrën e aktiviteteve ose kërkesat për ndihmë financiare pranë arkës së ndihmave familjare), ata duhet të kenë aktin e gjendjes civile amerikane të shoqëruar me një përkthim të certifikuar për të provuar bijësinë dhe janë në dorë të vullnetit të bashkëbiseduesve të tyre. Kërkuesit nënvizojnë në këtë aspekt se, para gjykatës së kasacionit, avokati i përgjithshëm është shprehur pro njohjes së lidhjes së bijësisë që i bashkonte ata, veçanërisht në emër të interesit më të lartë të fëmijës, dhe se vetë gjykata e apelit e Parisit është shprehur se situata do të krijonte vështirësi konkrete për familjen Mennesson. Ata i referohen gjithashtu raportit të Këshillit të Shtetit të vitit 2009 mbi rishikimin e ligjeve të bioetikës, i cili tregon se « në fakt jeta e familjeve është më e vështirë në mungesë të regjistrimit, për shkak të formaliteteve që duhen kryer në disa rrethana të jetës ». Ata shtojnë se, në vendimin Wagner të lartcituar (§ 132), Gjykata ka pranuar veçanërisht se në këtë lloj situate nuk ishte marrë në konsideratë « realiteti shoqëror » dhe se fëmijës nuk i jepej një mbrojtje ligjore që e bënte të mundshëm integrimin e tij të plotë në familjen e tij [në këtë rast] birësuese ». Përveç kësaj ata shtrojnë pyetjen se ç’ kuptimin do të kishte refuzimi i regjistrimit të akteve të gjendjes civile të bëra jashtë shtetit nëse, ashtu si pretendon Qeveria, akte të tilla kishin fuqi të plotë në Francë dhe regjistrimi i tyre nuk ishte veçse një formalitet.
69. Kërkuesit vënë në dukje gjithashtu se përfundimi për jo-shkelje të nenit 8 ku arriti Gjykata në çështjet A., B. dhe C. kundër Irlandës [GC] (no 25579/05, CEDH 2010) dhe S.H. e të tjerë kundër Autstrisë [GC] (no 57813/00, CEDH 2011), që kishin të bënin respektivisht me aksesin për abort dhe për riprodhim më asistencë mjekësore, bazohej veçanërisht në rezultatin se, nëse e drejta e brendshme i ndalonte këto praktika, ajo nuk i ndalonte individët të shkonin jashtë shtetit për të përfituar nga ato dhe, në çështjen S.H., se lidhjet baba- fëmijë dhe nënë-fëmijë rregulloheshin nga dispozita të sakta të kodit civil [duke respektuar] dëshirën e prindërve ».
70. Në përgjigjet e tyre për pyetjet shtesë të kryetarit të seksionit (paragrafi 5 më sipër), kërkuesit tregojnëse sipas nenit 311-14 të kodit civil, se bijësia rregullohet nga ligji personal i nënës ditën e lindjes së fëmijës (dhe nëse nëna nuk njihet, atëherë nga ligji personal i fëmijës), ose, sipas jurisprudencës së gjykatës së kasacionit (Dhoma e parë civile 11 qershor 1996), asaj që përmendet në certifikatën e lindjes. Por, nga vendimi i dhënë në 14 korrik 2000 nga Gjykata e lartë e Kalifornisë del se prindërit zyrtarë të kërkueses së tretë dhe asaj të katërt janë kërkuesit e parë. Autoritetet dhe gjykatat franceze gjithsesi e kanë kundërshtuar këtë të dhënë, duke sjellë si pasojë se meqë nëna nuk njihet sipas të drejtës franceze, bijësia nuk mund të rregullohet nga ligji personal i nënës. Pra, ajo mund të rregullohet nga ligji personal i kërkueses së tretë dhe të katërt, d.m.th. sipas ligjit amerikan. Meqë lidhja fëmijë prind midis tyre dhe kërkuesve të parë nuk mund të vendoset në të drejtën franceze dhe meqë vendimet e 13 shtatorit 2013 të Gjykatës së kasacionit kanë anuluar njohjet e atësisë të kryera nga baballarët biologjikëtë fëmijëve të lindur nga një ngjizje për të tjerë të praktikuar jashtë vendit (...), kërkuesja e tretë dhe e katërt nuk mund të fitonin kombësinë franceze në zbatim të nenit 18 të kodit civil (« është francez fëmija që ka të paktën njërin nga prindërit francez ») ndërkohë që kërkuesi i parë është babai i tyre biologjik. Kërkuesit shtojnë se, pavarësisht qarkores së 25 janarit 2013 (...), kërkuesja e tretë dhe e katërt nuk mund të merrnin certifikatën e kombësisë. Në fakt, sipas tyre, për shkak të vendimit të dhënë për çështjen e tyre nga Gjykata e kasacionit dhe të jurisprudencës së saj të 13 shtatorit 2013 që e cilëson « mashtrues » procesin që ka lejuar vendosjen e certifikatës së lindjes së një fëmije të lindur jashtë shtetit nga një marrëveshje ngjizjeje për të tjerë, për certifikatat amerikane të lindjes së kërkueses së tretë dhe të katërt nuk provohet vërtetësia sipas nenit 47 të kodit civil, kështu që kjo dispozitë është e paefektshme. Ata shtojnë se kuptimi i qarkores është të mos pengojë lëshimin e një certifikate kombësie mbi bazën e një dyshimi të thjeshtë për përdorim të ngjizjes për të tjerë; pra ajo nuk do të kishte efekt në situata si e tyrja, ku gjykatat kanë konstatuar qartazi se ka pasur një ngjizje për të tjerë. Në mbështetje të kësaj teze, ata pohojnë se nuk kanë marrë përgjigjen e kërkesëe për lëshim të një certifikate të kombësisë franceze të kërkueses së tretë dhe të katërt të depozituar në 16 prill 2013 nga kërkuesi i parë në sekretarinë e gjykatës së qarkut të Charenton Le Pont. Ata paraqesin lejeqëndrimet e përkohshme të nënshkruar në 1 tetor 201 dhe 1 mars 2014 nga sekretari , të cilat tregojnë se kjo kërkesë « është gjithmonë në proces e sipër shërbimet [e tyre], në pritje të kthimit të kërkesës së legalizimit përcjellë në konsulatën e Los Angeles, Kaliforni ». Ata shtojnë se veçanërisht për shkak të jurisprudencës së Gjykatës së kasacionit të 13 shtatorit 2013, kërkuesi i parë nuk mund të njohë kërkuesen e tretë dhe të katërt ndonëse është babai i tyre biologjik.
ii. Qeveria
71. Qeveria parashtron se mungesa e regjistrimit të akteve të gjendjes civile të kërkueses së tretë dhe të katërt nuk pengon që ato të kenë gjithë efektin e tyre në territorin kombëtar. Kështu, së pari, certikatat e kombësisë franceze janë lëshuar në bazë të këtyre akteve përderisa është provuar se njëri nga prindërit është francez (Qeveria paraqet një kopje të qarkores së Ministrit të Drejtësisë, të 25 janarit 2013, dhe vëren se kërkuesit nuk kanë bërë asnjë përçapje për marrjen e kombësisë franceze nga kërkuesja e tretë dhe e katërt) dhe minorenet nuk mund të bëhen subjekt i masave të dëbimit në kufi ; së dyti, kërkuesi i parë dhe i dytë ushtrojnë plotësisht autoritetin prindëror mbi kërkuesen e tretë dhe të katërt, në bazë të akteve të gjendjes civile amerikane të këtyre dy të fundit ; së treti, nëse do të ndodhte një divorc, gjykatësi për çështje familjare do të caktonte vendbanimin dhe të drejtat për vizitë të prindërve ashtu si ato përcaktohen nga akti i gjendjes civile jashtë shtetit ; së katërti, meqë prova për cilësimin si trashëgimtar mund të jepet nga çdo lloj mjeti, kërkuesja e tretë dhe e katërt do të ishin në gjendje të trashëgonin nga kërkuesit e parë në bazë të akteve të tyre amerikane të gjendjes civile, në kushtet e të drejtës së zakonshme. Qeveria vëren, për më tepër, se kërkuesit i kanë kapërcyer problemet që raportojnë përderisa nuk pretendojnë se nuk kanë mundur të regjistrojnë kërkuesen e tretë dhe të katërt në sigurimet shoqërore ose në shkollë dhe se nuk përfitojnë nga ndihmat sociale të administruara nga arka e ndihmave familjare, dhe se në mënyrë të përgjithshme ata nuk provojnë se përballen me « vështirësi të shumta dhe të përditshme » për shkak të refuzimit të regjistrimit. Për pasojë Qeveria shtron pyetjen mbi rëndësinë reale të ndërhyrjes në jetën familjare të kërkuesve, meqë kjo ndërhyrje është reduktuar në pamundësinë për të siguruar lëshimin e akteve të gjendjes civile franceze.
72. Qeveria këmbëngul në faktin se, me shqetësimin për të shmangur çdo mundësi për komercializimin e trupit të njeriut, për të garantuar respektimin e parimit të mosdiponueshmërisë së trupit të njeriut dhe të statusit të individëve si dhe për të mbrojtur interesin më të lartë të fëmijës, ligjbërësi duke shprehur vullnetin e përgjithshëm të popullit francez, ka vendosur të mos autorizojë ngjizjen për të tjerë. Gjyqtari i brendshëm prej këtej ka nxjerrë, ashtu si duhet, pasojat duke refuzuar të regjistrojë aktet e gjendjes civile të individëve të lindur nga një ngjizje për të tjerë të praktikuar jashtë vendit : nëse do të lejonte këtë do të ishte njëlloj si të pranonte heshturazi se e drejta e brendshme ishte anashkaluar në mënyrë të vullnetshme dhe pa u ndëshkuar duke vënë në dyshim koherencën e mekanizmit të ndalimit.
Ajo shton, sidomos lidhur me mungesën e regjistrimit të lidhjes fëmijë- baba, se kjo buron nga fakti se projekti i kërkuesve ishte projekt i një çifti dhe se « nuk ka vend » për të ndarë situatat respektive të anëtarëve të tij. Përveç kësaj, ajo mendon se duke marrë parasysh larminë e bazave dhe mënyrave të vendosjes së bijësisë së parashikuar nga e drejta franceze, përparësia që mund t’i jepej një kriteri plotësisht biologjik « duket shumë i kontestueshëm ». Së fundi, ajo mendon se « sipas interesit të fëmijës, është më mirë të vihen të dy prindërit në të njëjtin nivel të njohjes ligjore të lidhjeve ekzistuese midis tyre dhe fëmijëve ».
73. Qeveria shton se, meqë ngjizja për të tjerë është një çështje morale dhe etike, në mungesë të konsensusit midis shteteve palë mbi këtë çështje, u duhet njohur këtyre të fundit një hapësirë e madhe vlerësimi në këtë fushë si dhe në mënyrën se si ata i perceptojnë efektet e lidhjeve fëmijë-prind të vendosura në një kontekst të huaj. Sipas saj, duke marrë parasysh këtë hapësirë të madhe vlerësimi dhe faktin se jeta familjare e kërkuesve zhvillohet normalisht në bazë të gjendjes civile amerikane të fëmijëve dhe se interesi më i lartë i fëmijës së këtyre të fundit është i mbrojtur, ndërhyrja në ushtrimin e të drejtave që u garanton neni 8 i Konventës është « jashtëzakonisht proporcional » me qëllimet e ndjekura, aq mirë madje sa nuk ka shkelje të kësaj dispozite.
74. Në përgjigjet e saj për pyetjet shtesë të kryetarit të seksionit (paragrafi 5 më sipër), Qeveria tregon se ligji i zbatueshëm për vendosjen e bijësisë të kërkueses së tretë dhe të katërt është, sipas nenit 311-14 të kodit civil, ligji personal i nënës së tyre, ose, sipas jurisprudencës së Gjykatës së kasacionit (Dhoma e parë civile 11 juin 1996, Buletin informativ civ. no 244), e asaj që i ka sjellë në jetë ; bëhet fjalë pra, për nënë bartëse, d.m.th. në këtë rast, për ligjin amerikan ; mirëpo sipas këtij ligji, kërkuesit e parë janë prindërit e kërkueses së tretë dhe të katërt meqë kërkuesja e dytë është « nëna e tyre me ligj ». Qeveria shton se, përderisa ata i përgjigjen kërkesave të nenit 47 të kodit civil, pavarësisht nga regjistrimi i tyre, certifikatat e huaja të lindjes kanë efekt në territorin francez, veçanërisht për sa i përket provës së bijësisë që ato raportojnë. Ajo saktëson se neni 47 është i zbatueshëm në këtë rast ndërsa regjistrimi i certifikatave amerikane të lindjes të kërkueses së tretë dhe të katërt u anulua në bazëtë vendimit të Gjykatës së kasacionit të 6 prillit 2011 dhe se nga jurisprudenca e saj del se marrëveshjet e ngjizjes për të tjerë janë të pavlefshme dhe me një pavlefshmëri të rendit publik dhe nuk mund të kenë efekt në të drejtën franceze për sa i përket bijësisë. Për pasojë, neni 18 i kodit civil – sipas të cilit është francez fëmija që të paktën njërin nga prindërit e ka francez- zbatohet sapo prova e ekzistencës së lidhjes së bijësisë e vendosur ligjërisht raportohet nga dorëzimi i një akti të gjendjes civile të huaj me forcë provuese që nuk mund të kontestohet. Së fundi, Qeveria tregon se kërkuesi i parë nuk mund të njihte në Francë kërkuesen e tretë dhe të katërt, meqë Gjykata e kasacionit ka vendosur në 13 shtator 2013 se njohja e atësisë e përbërë nga një baba me marrëveshje kundrejt një fëmije të lindur nga një kontratë ngjizjeje për të tjerë duhej të anulohej për shkak të mashtrimit të ligjit të kryer nga autori i saj që ka përdorur këtë metodë.
iii. Gjyakata
α. Konsiderata të përgjithshme
75. Gjykata nënvizon se Qeveria pretendon se, në këtë fushë të diskutueshme, shtetet kontaktuese gëzojnë një hapësirë vlerësimi të madhe për të vendosur çka është e « nevojshme », « në një shoqëri demokratike ». Ajo thekson gjithashtu se kërkuesit e pranojnë këtë, por ata çmojnë se shtrirja e kësaj hapësire të vlerësimit duhet të relativizohet në këtë rast.
76. Gjykata bën të njëjtën analizë si kërkuesit.
77. Ajo kujton se shtrirja e hapësirës së vlerësimit që kanë shtetet ndryshon sipas rrethanave dhe se prania ose mungesa e një emëruesi të përbashkët për sistemet juridike të shteteve kontraktuese mund të përbëjë një faktor të rëndësishëm në këtë drejtim (shih, për shembull, Wagner dhe J.M.W.L.dhe Negrepontis-Giannisis, të lartcituara, § 128 et § 69 respektivisht). Kështu, nga një anë, kur nuk ka konsensus në gjirin e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, qoftë mbi rëndësinë relative të interesit në lojë qoftë mbi mjetet më të mira për ta mbrojtur atë, në veçanti kur çështja ngre probleme morale ose etike delikate, hapësira e vlerësimit është e madhe. Nga ana tjetër, kur një aspekt veçanërisht i rëndësishëm i ekzistencës ose i identitetit të një individi vihet në rrezik, hapësira që i lihet shtetit është zakonisht e kufizuar (shih veçanërisht, S.H.i lartcituar, § 94).
78. Gjykata vëren në këtë rast se nuk ka një konsensus në Evropë as mbi ligjshmërinë e ngjizjes për të tjerë as për njohjen ligjore të lidhjes së bijësisë midis prindërve me marrëveshje dhe fëmijëve të konceptuar në këtë mënyrë ligjërisht jashtë vendit. Në fakt, nga hulumtimi i të drejtës së krahasuar që ajo ka bërë, del se ngjizja për të tjerë është e ndaluar shprehimisht në katërmbëdhjetë nga tridhjetë e pesë shtetet anëtare të Këshillit të Evropës – përveç Francës- të mara në studim ; në dhjetë prej tyre, ose është e ndaluar në bazë të dispozitave të përgjithshme ose e patolerueshme, ose çështja e ligjshmërisë së saj është e papërcaktuar mirë; përkundrazi ajo është e lejuar shprehimisht në shtatë shtete dhe duket se tolerohet në katër shtete. Në trembëdhjetë nga këta tridhjetë e pesë shtete, është e mundur të fitosh njohjen ligjore të lidhjes së bijësisë midis prindërve me marrëveshje dhe fëmijëvetëlindur nga një ngjizje për të tjerë e praktikuar ligjërisht jashtë vendit. Kjo duket gjithashtu e mundshme në njëmbëdhjetë nga këto shtete (në një prej të cilëve kjo mundësi vlen ndoshta vetëm për lidhjen e bijësisë atërore kur babai me ligj është edhe babai biologjik), por përjashtohet në njëmbëdhjetë vendet që mbeten (me përjashtim ndoshta të mundësisë në njërin prej tyre për të fituar njohjen e lidhjes së bijësisë atërore kur babai me marrëveshje është babai biologjik) (...).
79. Kjo mungesë konsensusi reflekton faktin se përdorimi i ngjizjes për të tjerë shkakton pyetje delikate të natyrës etike. Ajo konfirmon përveç kësaj se shtetet duhet, në parim, t’i japin vetes një hapësirë të madhe vlerësimi, kur është fjala për vendimin jo vetëm për të lejuar ose jo këtë mënyrë riprodhimi por gjithashtu edhe për të njohur ose për të mos njohur një lidhje bijësie midis fëmijëve ligjërisht të konceptuar nga ngjizja për të tjerë jashtë vendit dhe prindërve me marrëveshje.
80. Duhet marrë parasysh gjithashtu rrethana se një aspekt thelbësor i identitetit të individëve është në rrezik sapo preket bijësia. Është mirë, pra, të zvogëlohet hapësira e vlerësimit që ka shteti i paditur në këtë rast.
81. Nga ana tjetër, zgjedhjet e bëra nga shteti, madje edhe në kufijtë e kësaj hapësire, nuk i shpëtojnë kontrollit të Gjykatës. Është detyra e saj të shqyrtojë me vëmendje argumentet që janë mbajtur parasysh për të arritur zgjidhjen dhe për të gjetur nëse është ruajtur një ekuilibër i drejtë midis interesave të shtetit dhe interesave të individëve të prekur nga kjo zgjidhje (shih, mutatis mutandis, S.H. dhe të tjerë, i lartcituar, § 97). Duke vepruar kështu, ajo duhet të marë në konsideratë parimin thelbësor sipas të cilit, sa herë bëhet fjalë për situatën e një fëmije, interesi më i lartë i fëmijës duhet të mbizotërojë (shih, ndër shumë të tjera, Wagner dhe J.M.W.L., i lartcituar, §§ 133-134, dheE.B. kundër Francës [GC], no 43546/02, §§ 76 dhe 95, 22 janar 2008).
82. Në këtë rast, Gjykata e kasacionit ka gjykuar se rendi publik ndërkombëtar francez pengonte regjistrimin në regjistrat francezë të një certifikate lindje të dhënë për ekzekutim sipas një vendimi të huaj që përmban dispozita që bien ndesh me parimet thelbësore të së drejtës franceze. Më pas ajo ka nënvizuar se në të drejtën franceze, marrëveshjet e ngjizjes për të tjerë ishin të pavlefshme me një pavlefshmëri të rendit publik, dhe se ishte në kundërshtim me « parimin themelor të së drejtës franceze » të mosdisponueshmërisë së statusit të individëve t’u jepej fuqi këtyre marrëveshjeve lidhur me bijësinë. Gjykata ka arritur në përfundimin se duke i dhënë fuqi një marrëveshjeje ngjizjeje për të tjerë, vendimi i dhënë në çështjen e kërkuesve nga Gjykata e lartë e Kalifornisë ishte kundër konceptimit francez të rendit publik dhe se të hartuara sipas këtij vendimi, certifikatat amerikane të lindjes së kërkueses së tretë dhe të katërt nuk mund të regjistroheshin në regjistrat e gjendjes civile franceze (paragrafi 27 më lart).
83. Pamundësia nga ana e kërkuesve për të realizuar njohjen në të drejtën franceze të lidhjes së bijësisë midis kërkuesve të parë dhe kërkueses së tretë dhe të katërt është pra, sipas Gjykatës së kasacionit, një pasojë e zgjedhjes etike të ligjbërësit francez për të ndaluar ngjizjen për të tjerë. Qeveria nënvizon në këtë drejtim se gjyqtari i brendshëm ka nxjerë si duhet pasojat nga kjo zgjedhje duke refuzuar regjistrimin e akteve të gjendjes civile të huaj të fëmijëve të lindur nga një ngjizje për të tjerë të praktikuar jashtë Francës. Sipas tij, ta lejoje këtë gjë do të ishte njësoj si të pranoje heshturazi se e drejta e brendshme do të anashkalohej dhe do të vihej në rrezik koherenca e mekanizmit të ndalimit. .
84. Gjykata konstaton se kjo qasje reflektohej në përdorimin e përjashtimit të rendit publik ndërkombëtar, specifik për të drejtën ndërkombëtare private. Ajo nuk ka ndërmend ta rrezikojë këtë qasje si të tillë. Sidoqoftë asaj i duhet të verifikojë nëse duke e zbatuar këtë mekanizëm në këtë rast, gjykatësi i brendshëm ka marrë parasysh si duhet nevojën për të ruajtur një ekuilibër të drejtë midis interesit të kolektivitetit duke vepruar në mënyrë të tillë që anëtarët e saj të respektojnë zgjedhjen e bërë demokratikisht në gjirin e tij dhe interesit të kërkuesve- ndër të cilat, interesit më i lartë i fëmijës- për të gëzuar plotësisht të drejtat e tyre për respektimin e jetës së tyre private dhe familjare .
85. Ajo nënvizon në këtë aspekt, se Gjykata e kasacionit ka gjykuar se pamundësia për të regjistruar certifikatat amerikane të lindjes së kërkueses së tretë dhe të katërt në regjistrat e gjendjes civile nuk e cenonte as të drejtën e tyre për respektim të jetës së tyre private e familjare as interesin më të lartë si fëmijë, përderisa kjo nuk i privonte nga bijësia amësore dhe atërore që e drejta kaliforniane ua njihte dhe nuk i pengonte të jetonin në Francë me kërkuesit e parë (paragrafi 27 më lart).
86. Gjykata çmon se në këtë rast duhet dalluar e drejta e kërkuesve për respektim të jetës së tyre familjare, nga njëra anë, dhe e drejta e kërkueses së tretë dhe të katërt për respektim të jetës së tyre private, nga ana tjetër.
β. Mbi të drejtën e kërkuesve për respektim të jetës së tyre familjare
87. Kur bëhet fjalë për pikën e parë, Gjykata mendon se mungesa e njohjes në të drejtën franceze të lidhjes së bijësisë midis kërkuesve të parë dhe kërkueses së tretë dhe të katërt prek domosdoshmërisht jetën e tyre familjare. Ajo nënvizon lidhur në këtë aspekt, siç e theksojnë kërkuesit,se gjykata e apelit të Parisit e ka pranuar në këtë rast se situata e krijuar do të shkaktonte « vështirësi konkrete » (paragrafi 24 më lart). Ajo vë në dukje përveç kësaj se, në raportin e saj të 2009 mbi rishikimin e ligjeve të bioetikës, Këshilli i Shtetit ka nënvizuar se « në realitet, jeta e këtyre familjeve është më e ndërlikuar në mungesë të regjistrimit, për shkak të formaliteteve që duhen përmbushur me disa rrethana të jetës (...).
88. Kështu, duke mos pasur akte të gjendjes civile franceze ose libër familje francez, kërkuesit janë të detyruar të paraqesin aktet e gjendjes civile amerikane -jo të regjistruara- të shoqëruara me një përkthim të certifikuar sa herë që aksesi në një të drejtë apo në një shërbim kërkon provën e bijësisë, dhe me sa duket ndonjëherë përballen me dyshimin, ose të paktën me moskuptimin nga ana e personave të cilëve u drejtohen. Ata përmendin lidhur me këtë aspekt vështirësitë kur ka qenë fjala për regjistruar kërkuesen e tretë dhe të katërt në sigurimet shoqërore, në mencën e shkollës ose në qendrën e aktiviteteve dhe për të depozituar kërkesat për ndihmë financiare pranë arkës së ndihmave familjare. .
89. Nga ana tjetër, fakti që në të drejtën franceze, të dy fëmijët nuk kanë lidhje bijësie as më kërkuesin e parë as më kërkuesen e dytë, sjell si pasojë, të paktën deri në atë kohë, që atyre nuk u është njohur kombësia franceze. Kjo rrethanë i ndërlikon zhvendosjet e familjes dhe shkakton shqetësime- edhe sikur ato të jenë të pabaza, si pohon Qeveria- për sa i përket të drejtës së qëndrimit në Francë të kërkueses së tretë dhe të katërt dhe qelizës së tyre familjare. Qeveria pretendon se duke marë parasysh veçanërisht qarkoren e Ministrit të drejtësisë, të 25 janarit 2013 (...), kërkuesja e tretë dhe e katërt mund të marrin një certifikatë të kombësisë franceze bazuar në nenin 18 të kodit civil, i cili thotë se « është francez fëmija që ka një të paktën njërin nga prindërit francez », duke paraqitur certifikatat e lindjes amerikane.
90. Gjykata nënvizon, sidoqoftë, se mbeten pikëpyetje lidhur me këtë mundësi.
Së pari, ajo vëren se sipas vetë teksit të përmendur këtu, kombësia franceze i jepet sipas kombësisë së njërit apo tjetrit prind. Por ajo konstaton se përcaktimi ligjor i prindërve përbën thelbin e kërkesës që i është paraqitur. Kështu, nga leximi i vërejtjeve të kërkuesve dhe përgjigjeve të Qeverisë, del se rregullat e të drejtës ndërkombëtare private e bëjnë në këtë rast veçanërisht të ndërlikuar, ose problematik, përdorimine nenit 18 të kodit civil për të vendosur kombësinë franceze të kërkueses së tretë dhe të katërt.
Së dyti, Gjykata nënvizon se Qeveria përdor si argument nenin 47 të kodit civil. Ky tekst saktëson se aktet e gjendjes civile të bëra jashtë shtetit dhe të hartuara në format e përdorura në vendet e interesuara merren si të mirëqëna « me përjashtim të rasteve kur akte të tjera ose dokumente të ruajtura, të dhëna të jashtme ose elemente të nxjerra nga vetë akti vërtetojnë që ky akt është i parregullt, i falsifikuar ose kur faktet që janë deklaruar aty nuk i korrespondojnë realitetit ». Pra, shtrohet pyetja nëse kemi të bëjmë me një rast të tillë mospranimi kur, ashtu si në këtë çështje, konstatohet se fëmijët e interesuar kanë lindur nga një ngjizje për të tjerë e bërë jashtë vendit, çka Gjykata e kasacionit e konsideron si mashtrim të ligjit. Por, megjithëse i ftuar nga Kryetari për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje dhe për të saktësuar nëse ekzistonte rreziku se një certifikatë e kombësisë e bërë kështu do të kontestohet e të anulohet më pas ose të hiqet, Qeveria nuk ka dhënë asnjë opinion. Për më tepër, kërkesa e depozituar me këtë qëllim në në sekretarinë e gjykatës së qarkut Paris nga kërkuesi i parë ishte ende njëmbëdhjetë muaj më pas, e paefektshme; kryesekretari ka thënë në 31 tetor 2013 pastaj në 1 mars 2014 se ajo « ishte në vazhdim », « në pritje të kthimit të kërkesës së legalizimitmit të përcjellë në konsulatën Los Angeles-it »(paragrafi 28 më sipër).
91. Kësaj i shtohen shqetësimet shumë të kuptueshme sa i përket jetës familjare midis kërkueses së dytë dhe kërkueseve të tretë dhe të katërt në rast se vdes kërkuesi i parë ose në rast se ndahet çifti.
92. Megjithatë, ciladoqoftë rëndësia e rreziqeve potenciale që rëndojnë mbi jetën familjare të kërkuesve, Gjykata çmon se i duhet të vendosë lidhur me pengesat konkrete që atyre u është dashur efektivisht të kapërcejnë për shkak të mungesës së njohjes në të drejtën franceze të lidhjes së bijësisë midis kërkuesve të parë dhe kërkueses së tretë dhe të katërt (shih mutatis mutandis, X, Y dhe Z, i lartcituar, § 48). Por ajo nënvizon se kërkuesit nuk pretendojnë se vështirësitë që ata përmendin kanë qenë të pakapërcyeshme dhe nuk provojnë se pamundësia për të fituar në të drejtën franceze njohjen e një lidhjeje bijësie i pengon të përfitojnë në Francë të drejtën e tyre për respektim të jetës së tyre familjare. Në këtë drejtim, ajo konstaton se ata kanë mundur të vendosen të katërt në Francë pak kohë pas lindjes së kërkueses së tretë dhe të katërt, se janë në gjendje të jetojnë aty së bashku në rrethana përgjithësisht të krahasueshme me ato në të cilat jetojnë familjet e tjera dhe se nuk ka vend për të menduar se ka një rrezik që autoritetet të vendosin t’i ndajnë për shkak të situatës së tyre lidhur me të drejtën franceze (shih, mutatis mutandis, Chavdarov kundër Bullgarisë, no 3465/03, § 49-50 dhe 56, 21 dhjetor 2010).
93. Gjykata vëren se përveç kësaj për të hedhur poshtë mjetet që kërkuesit kanë zhvilluar në terrenin e Konventës, Gjykata e kasacionit ka nënvizuar se anulimi i regjistrimit në regjistrat francezë të certifikatave të lindjes së kërkueses së tretë dhe të katërt nuk i pengonte të jetonin me kërkuesit e parë në Francë (paragrafi 27 më sipër). Gjykata nxjerr si përfundim se në këtë rast, në përputhje me atë çka ajo e kishte gjykuar si të rëndësishme në çështjen Wagner dhe J.M.W.L.(vendim i lartcituar, § 135), gjykatësit francezë duhet nuk përjashtohen nga detyrimi për të bërë një shqyrtim konkret të situatës, përderisa me anë të kësaj formule, ata kanë çmuar, jodrejtpërpdrejtë por detyrimisht, se vështirësitë praktike që mund të kenë ndeshur kërkuesit në jetën e tyre familjare në mungesë të njohjes në të drejtën franceze të lidhjes së vendosur midis tyre jashtë shtetit nuk do t’i tejkalonin kufijtë që imponon respektimi i nenit 8 të Konventës.
94. Kështu, duke marrë parasysh, nga njëra anë, pasojat konkrete të mos njohjes në të drejtën franceze të lidhjes së bijësisë midis kërkuesve të parë dhe kërkueses së tretë dhe të katërt mbi jetën e tyre familjare, dhe, nga ana tjetër, hapësirën e vlerësimit që zotëron shteti i paditur, Gjykata çmon se situata në të cilën çon përfundimi i Gjykatës së kasacionit në këtë rast, ruan një ekuilibër të drejtë midis interesave të kërkuesve dhe ato të shtetit, për aq sa kjo ka të bëjë me të drejtëne tyre per respektim të jetës së tyre familjare.
95. Mbetet të përcaktohet nëse është njëlloj kur bëhet fjalë për të drejtën e kërkueses së tretë dhe të katërt për respektimin e jetës së tyre private.
γ. Mbi të drejtën e kërkueses së tretë dhe të katërt për respektimin e jetës së tyre private
96. Siç kujton Gjykata, respektimi i jetës private kërkon që çdokush të mund të provojë detajet e identitetit të tij si qenie njerëzore, çka përfshin bijësinë e tij (...) ; një aspekt thelbësor i identitetit të individëve vihet në rrezik sapo preket bijësia (paragrafi 80, më sipër). Por, sipas të drejtës pozitive, kërkuesja e tretë dhe e katërt gjenden në një situatë pasigurie ligjore. Nëse është e saktë se një lidhje bijësie me kërkuesit e parë pranohet nga gjykatësi francez për sa kohë është vendosur nga e drejta kaliforniane, refuzimi për t’i dhënë çdo efekt vendimit amerikan dhe për të regjistruar gjendjen civile që buron prej tij, tregon në të njëjtën kohë se kjo lidhje nuk njihet nga sistemi ligjor francez. Me fjalë të tjera, Franca, pa anashkaluar faktin se ato janë identifikuar gjetkë si fëmijë të kërkuesve të parë, u mohon sidoqoftë këtë cilësi në sistemin e vet ligjor. Gjykata mendon se një kontradiktë e tillë cenon identitetin e tyre në gjirin e shoqërisë franceze.
97. Nga ana tjetër, edhe nëse neni 8 i Konventës nuk garanton të drejtën për të fituar një kombësi të veçantë, mbetet sidoqoftë që kombësia është një element i identitetit të individëve (Genovese kundër Maltës, no 53124/09, § 33, 11 tetor 2011). Por, siç e ka treguar Gjykata më parë, megjithëse babai i tyre biologjik është francez, kërkuesja e tretë dhe e katër përballen me një pasiguri shqetësuese për sa i përket mundësisë për të marrë kombësinë franceze në zbatim të nenit 18 të kodit civil (...). Një pasiguri e tillë mund të ndikojë negativisht në përcaktimin e identitetit të tyre.
98. Gjykata konstaton, për më tepër, se fakti që kërkuesja e tretë dhe e katërt nuk identifikohen në të drejtën franceze si fëmijë të kërkuesve të parë ka pasoja mbi të drejtat e tyre dhe mbi trashëgiminë nga këta të fundit. Ajo thekson se Qeveria nuk pranon që gjërat mund të shkojnë kështu. Ajo vë në dukje sidoqoftë se Këshilli i Shtetit ka nënvizuar që në mungesë të njohjes në Francë të bijësisë së vendosur jashtë vendit në lidhje me nënën me marrëveshje, fëmija i lindur jashtë nga një ngjizje për të tjerë mund të trashëgojë prej saj, vetëm nëse ajo e ka emëruar trashëgimtar me testament, dhe atëherë të drejtat e trashëgimisë llogariten sikur ai të ishte njëi tretë(...), d.m.th. në mënyrë jo shumë të favorshme. E njëjta situatë paraqitet në kontekstin e trashëgimisë nga babai me marrëveshje, edhe sikur të jetë si në këtë rast, babai biologjik. Këtu bëhet fjalë gjithashtu për një element që lidhet me identitetin e bijësor nga i cili janë privuar fëmijët e lindur nga një ngjizje për të tjerë e praktikuar jashtë vendit.
99. Eshtë e kuptueshme që Franca mund të dëshirojë të shkurajojë shtetasit e saj të përdorin jashtë vendit një metodë riprodhimi që ajo e ndalon në territorin e saj (paragrafi 62 më sipër). Sidoqoftë, nga sa më lart del se pasojat e mosnjohjes në të drejtën franceze të lidhjes së bijësisë midis fëmijëve të lindur në këtë mënyrë dhe prindërve me marrëveshje nuk kufizohen me situatën e këtyre të fundit, që kanë bërë zgjedhjen e mënyrave të riprodhimit për të cilat qortohen nga autoritetet franceze : ato ndikojnë gjithashtu edhe mbi situatën e vetë fëmijëve, e drejta e respektimit të jetës private të të cilëve që nënkupton se kushdo mund të provojë thelbin e identitetit të vet duke përfshirë bijësinë, do të preket në mënyrë të konsiderushme. Pra, shtrohet një çështje e rëndësishme pajtueshmërie e kësaj situate me interesin më të lartë të fëmijës, respektimi i të cilit duhet të udhëheqë çdo vendim që ka të bëjë me ta.
100. Kjo analizë merr një rëndësi të veçantë kur, si në këtë rast, njëri nga prindërit me marrëveshje është gjithashtu prindi biologjik i fëmijës. Për sa i përket rëndësisë së bijësisë biologjike si element i identitetit të cilidto (shih, për shembull, vendimin Jäggii lartcituar, § 37), nuk mund të pretendohet se është në përputhje me interesin e një fëmije që ta privosh atë nga një lidhje ligjore e këtij lloji ndërkohë që realiteti biologjik i kësaj lidhjeje është vendosur dhe ndërkohë që fëmija dhe prindi i interesuar kërkojnë njohjen e plotë të saj. Por jo vetëm kjo lidhje midis kërkueses së tretë dhe të katërt dhe babait të tyre biologjik nuk është pranuar në kërkesën për regjistrim të certifikatave të lindjes, por edhe sanksionimi përmes një njohjeje të atësisë ose të birësimit ose përmes efektit të zotërimit të statusit do të binte ndesh me jurisprudencën ndaluese të vendosur gjithashtu mbi këto pika nga Gjykata e kasacionit (...). Gjykata çmon se, duke marrë parasysh pasojat e këtij kufizimi të rëndësishëm mbi identitetin dhe të drejtën e respektimit të jetës private të kërkueses së tretë dhe të katërt, duke penguar kështu si njohjen ashtu edhe institucionalizimin në të drejtën e brendshme të lidhjes së tyre të bijësisë kundrejt babait të tyre biologjik, shteti i paditur e ka tejakluar hapësirën e tij të vlerësimit.
101. Duke marrë në konsideratë edhe peshën që i duhet dhënë interesit më të lartë të fëmijës kur vihen në balancë interesat në fjalë, Gjykata arrin në përfundimin se e drejta e kërkueses së tretë dhe të katërt për respektimin e jetës private nuk është respektuar.
3. Përfundim i përgjithshëm
102. Nuk ka pasur shkelje të nenit 8 të Konventës kur bëhet fjalë për të drejtën e kërkuesve për respektim të jetës familjare. Përkundrazi, ka pasur shkelje të kësaj dispozite kur bëhet fjalë për të drejtën e kërkueses së tretë dhe të katërt për respektim të jetës së tyre private.
(...)
PËR KËTO ARSYE, GJYKATA VENDOSI NË UNANIMITET,
(...)
2. Deklaron se nuk ka pasur shkelje të nenit 8 të Konventës kur bëhet fjalë për të drejtën e kërkuesve për respektim të jetës së tyre familjare;
3. Deklaron se ka pasur shkelje të nenit 8 të Konventës kur bëhet fjalë për të drejtën e kërkueses së tretë dhe të katërt për respektim të jetës së tyre private ;
(...)
Hartuar në frëngjisht, më pas transmetuar me shkrim në 26 qershor 2014, në zbatim të nenit 77 §§ 2 dhe 3 të rregullores.
Claudia WesterdiekMark Villiger
Sekretare Kryetar
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2014.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2014
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2014
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
[1] Vendim për pranueshmërinë dhe themelin
Full & Egal Universal Law Academy