© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informativ mbi jurisprudencën e Gjykatës No 175
Qershor 2014
Mennesson kundër Francës - 65192/11
Vendim 26.6.2014 [Seksioni V]
Neni 8
Neni 8-1
Respektim i jetës familjare
Respektim i jetës private
Refuzim për të njohur në të drejtën franceze një bijësi të vendosur ligjërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës midis fëmijëve të lindur nga një ngjizje për të tjerë dhe çiftit që ka përdorur këtë metodë : shkelje
[Kjo përmbledhje përmban gjithashtu vendimin Labassee kundër Francës, no 65941/11, 26 juin 2014]
Përshkrimi i faktit – Kërkuesit në çështjen e parë janë bashkëshortët Mennesson, shtetas francezë, si dhe zonjushat Mennesson, shtetase amerikane, binjake të lindura në vitin 2000. Kërkuesit në çështjen e dytë janë bashkëshortët Labassee, shtetas francezë, si dhe Juliette Labassee, shtetase amerikane lindur në vitin 2001.
Për shkak të infertilitetit të zonjave Mennesson dhe Labassee, prindërit kërkues kanë përdorur ngjizjen për të tjerë në Sh.B.A. me implantim në uterusin e një gruaje tjetër të embrionit, të prodhuar nga gametat e Z. Mennesson në njërin rast, dhe nga Z Labassee në rastin tjetër. Kështu lindën binjaket Mennesson dhe Juliette Labassee (fëmijët, vajzat kërkuese). Gjykimet, e shprehura respektivisht në Kaliforni për çështjen e parë dhe në Minesota për të dytën, tregojnë se bashkëshortët Mennesson janë prindërit e binjakeve, dhe se bashkëshortët Labassee janë prindërit e Juliette-ës.
Duke dyshuar për raste të ngjizjes për të tjerë, autoritetet franceze nuk pranuan të regjistronin certifikatat e lindjes në regjistrat e gjendjes civile franceze. Në çështjen Mennesson, regjistrimi gjithsesi u krye me udhëzim të prokurorisë, e cila më pas i thirri bashkëshortët për anulimin. Në cështjen Labassee, bashkëshortët nuk e kundërshtuan refuzimin e regjistrimit. Ata bënë përpjekje t’u njihej lidhja e bijësisë përmes zotërimit të statusit. Ata morrën një vendim për vërtetim fakti juridik – vendim i lëshuar nga një gjyqtar dhe që konstaton zotërimin e statusit të birit ose të bijës, d.m.th. realitetin e përjetuar të një lidhjeje bijësie- por prokuroria refuzoi ta shënonte këtë në gjendjen civile ; atëherë ata iu drejtuan gjykatave.
Kërkuesit u rrëzuan përfundimisht me vendim të Gjykatës së kasacionit të 6 prillit 2011 me arsyetimin se transkriptime ose regjistrime të tilla do t’i jepnin efekt një marrëveshjeje të ngjizjes për të tjerë, të pavlefshme me një pavlefshmëri të rendit publik sipas kodit civil francez. Ajo çmoi se nuk kishte cenim të së drejtës për respektim të jetës private dhe familjare përderisa një anulim i tillë nuk i privonte fëmijët nga bijësia amësore dhe bijësia atërore të njohura nga e drejta e Kalifornisë ose Minosotës as i pengonte të jetonin në Francë me bashkëshortët Mennesson dhe Labassee.
Përshkrimi i faktit – Neni 8 : ka pasur ndërhyrje në ushtrimin e të drejtës së garantuar nga neni 8 në aspektet « jetë familjare » dhe « jetë private ». Masat e inkriminuara kishin një bazë në të drejtën e brendshme dhe ligji në fjalë ishte i kuptueshëm për palën ndërgjyqëse dhe i parashikueshëm.
Kundërshtimi i Francës për të njohur një lidhje bijësie midis fëmijëve të lindur jashtë vendit nga një ngjizje për të tjerë dhe prindërve me kontratë bëhet me vullnetin për të shkurajuar shtetasit e saj të përdorin jashtë territorit kombëtar një metodë riprodhimi që ajo e ndalon në territorin e saj me qëllim që të mbrojë fëmijët dhe nënën mbartëse. Për pasojë ndërhyrja e kontestuar synonte dy qëllime legjitime, pra, « mbrojtjen e shëndetit » dhe « mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tjetrit ».
Në Evropë nuk ka konsensus as mbi ligjshmërinë e ngjizjes për të tjerë as për njohjen ligjore të lidhjes së bijësisë midis prindërve me marrëveshje dhe fëmijëve të konceptuar në këtë mënyrë, ligjërisht jashtë shtetit. Kjo mungesë konsensusi reflekton faktin se përdorimi i metodës së ngjizjes për të tjerë nxit pyetje delikate me natyrë etike. Shtetet, pra, duhet t’i japin vetes një hapësirë të madhe vlerësimi në zgjedhjet e tyre që lidhen me ngjizjen për të tjerë. Kjo hapësirë vlerësimi duhet sidoqoftë të reduktohet meqë është fjala për bijësi, sepse kjo vë në rrezik një aspekt thelbësor të identitetit të individëve. Nga ana tjetër, është detyrë e Gjykatës të gjejë nëse është ruajtur një ekuilibër i drejtë midis interesave të Shtetit dhe atyre të individëve të prekur drejtpërsëdrejti, duke marrë parasysh veçanërisht parimin themelor sipas të cilit, sa herë që bëhet fjalë për situatën e një fëmije, interesi më i lartë i tij duhet të mbizotërojë.
a) Për sa i përket të drejtës së kërkuesve për respektim të jetës së tyre familjare- Në të drejtën franceze, mungesa e njohjes së lidhjes së bijësisë midis kërkuesve prek jetën e tyre familjare në nivele të ndryshme. Kërkuesit janë të detyruar të paraqesin certifikatat e gjendjes civile amerikane- jo të transkriptuara- të shoqëruara me një përkthim të certifikuar sa herë që aksesi në një të drejtë ose në një shërbim kërkon provën e bijësisë. Nga ana tjetër, fëmijëve kërkuese nuk u është njohur deri më sot kombësia franceze, çka sjell pasoja në udhëtimet e familjes dhe do të shkaktojë shqetësime sa i përket të drejtës së lejeqëndrimit të fëmijëve kërkuese në Francë kur të arrijnë në moshë madhore, pra, për sa i përket stabilitetit të qelizës familjare. Kësaj i shtohen shqetësimet sa i përket ruajtjes së jetës familjare në rastin kur vdes një kërkues baba gjenetik ose kur ndahet çifti.
Megjithatë, pavarësisht rëndësisë së rreziqeve të mundshme që rëndojnë mbi jetën familjare të kërkuesve, Gjykata çmon se i duhet të vendosë lidhur me pengesat konkrete që atyre u është dashur të kapërcejnë realisht për shkak të mungesës së njohjes në të drejtën franceze të lidhjes së bijësisë midis kërkuesve baballarë gjenetikë dhe fëmijëve (vajzave) kërkuese. Por kërkuesit nuk pretendojnë se vështirësitë që ata përmendin kanë qenë të pakapërcyeshme dhe nuk provojnë se pamundësia për të marrë në të drejtën franceze njohjen e një lidhjeje bijësie i pengon të gëzojnë në Francë të drejtën për respektim të jetës së tyre familjare. Kështu, ata kanë mundur të vendosen në Francë pak kohë pas lindjes së fëmijëve (vajzave) kërkuese, janë në gjendje të jetojnë aty bashkë në kushte përgjithësisht të krahasueshme me ato ku jetojnë familjet e tjera dhe nuk ka vend të mendohet se ka një rrezik që autoritet të vendosin t’i ndajnë për shkak të situatës së tyre në raport me të drejtën franceze.
Përveç kësaj për të hedhur poshtë mjetet që kërkuesit zhvillojnë në terrenin e Konventës, Gjykata e kasacionit ka bërë një shqyrtim konkret të situatës, përderisa, gjyqtarët kanë çmuar indirekt por domosdoshmërisht, se vështirësitë praktike që kërkuesit mund të ndeshin në jetën e tyre familjare në mungesë të njohjes në të drejtën franceze të lidhjes së vendosur jashtë shtetit midis tyre, nuk do të tejkalonin kufijtë që imponon respektimi i nenit 8 të Konventës.
Kështu, duke marrë parasysh, nga njëra anë, pasojat konkrete të mungesës së njohjes në të drejtën franceze të lidhjes së bijësisë midis kërkuesve, në jetën e tyre familjare, dhe nga ana tjetër, hapësirën e vlerësimit që disponon shteti i paditur, situata në të cilën çon vendimi i Gjykatës së kasacionit në këtë rast, ruan një ekuilibër të drejtë midis interesave të kërkuesve dhe ato të Shtetit, për aq sa kjo ka të bëjë me të drejtën e respektimit të jetës së tyre familjare.
Përfundimi : jo-shkelje (në unanimitet).
b) Për sa i përket të drejtës së fëmijëve kërkuese për respektim të jetës private- Franca, pa injoruar se fëmijët (vajzat) kërkuese janë identifikuar gjetkë si fëmijë të kërkuesve prindër me kontratë, ua mohon atyre sidoqoftë këtë cilësi në sistemin e vet ligjor. Një kontradiktë e tillë cenon identitetin e tyre në gjirin e shoqërisë franceze. Nga ana tjetër, edhe nëse neni 8 i Konventës nuk garanton të drejtën për të fituar një kombësi të veçantë, kombësia mbetet gjthsesi një element i identitetit të individëve. Por, megjithëse babai biologjik është francez, vajzat kërkuese përballen me një pasiguri shqetësuese për sa i përket mundësisë për t’iu njohur kombësia franceze. Një pasiguri e tillë mund të prekë negativisht përcaktimin e identitetit të tyre. Përveç kësaj, fakti që fëmijët kërkuese nuk identifikohen në të drejtën franceze si fëmijët të kërkuesve prindër me kontratë ka pasoja mbi të drejtën e tyre mbi trashëgiminë prej këtyre të fundit.
Është e kuptueshme që Franca të dëshirojë të shkurajojë shtetasit e saj të përdorin jashtë shtetit një metodë riprodhimi që ajo e ndalon në territorin e saj. Nga sa më lart del se efektet e mosnjohjes në të drejtën franceze të lidhjes së bijësisë midis fëmijëve të lindur në këtë mënyrë dhe prindërve me marrëveshje nuk kufizohen me situatën e këtyre të fundit, që kanë bërë të vetëm zgjedhjen e modaliteteve të lindjes (së fëmijëve) për të cilat qortohen nga autoritetet franceze: ato bien edhe mbi vetë fëmijët, e drejta e respektimit të jetës private të të cilëve që nënkupton se gjithkush mund të provojë thelbin e identitetit të tij, përfshi këtu bijësinë e tij, preket në mënyrë të konsiderueshme. Shtrohet, pra, cështja e rëndësishme e pajtueshmërisë së kësaj situate me interesin më të lartë të fëmijëve, respektimi i të cilit duhet të udhëheqë çdo vendim që ka të bëjë me ta.
Kjo analizë merr një rëndësi të veçantë kur, si në këtë rast, një nga prindërit me kontratë është gjithashtu prind biologjik i fëmijës. Lidhur me rëndësinë e bijësisë biologjike si element i identitetit të secilit, nuk mund të pretendohet se përputhet me interesin e fëmijës që ta privosh atë nga një lidhje e tillë ligjore ndërkohë që realiteti biologjik i kësaj lidhjeje është provuar dhe ndërkohë që fëmija dhe prindi i interesuar kërkojnë njohjen e plotë të saj. Por, jo vetëm kjo lidhje midis fëmijëve (vajzave) kërkuese dhe babait të tyre biologjik nuk është pranuar kur është bërë kërkesë për regjistrim të certifikatave të lindjes, por edhe sanksionimi përmes njohjes së atësisë ose të birësimit ose përmes efektit të zotërimit të statusit do të binte ndesh me jurisprudencën ndaluese të vendosur gjithashtu për këto pika nga Gjykata e kasacionit. Gjykata Evropiane çmon se, duke marrë parasysh pasojat e këtij kufizimi të konsiderueshëm për identitetin dhe të drejtën për respektim të jetës private së fëmijëve kërkuese, që bëhen kështu pengesë për njohjen si dhe për vendosjen në të drejtën e brendshme të lidhjes së tyre të bijësisë në lidhje me babain e tyre biologjik, shteti i paditur e ka tejkaluar hapësirën e vet vlerësuese. Duke marrë parasysh gjithashtu peshën që i duhet dhënë interesit të fëmijës kur vihen në balancë interesat në fjalë, e drejta e fëmijëve (vajzave) kërkuese për respektim të jetës së tyre private është shkelur.
Përfundimi : shkelje (në unanimitet).
Neni 41 : 5 000 EURO për secilin fëmijë kërkues për dëm moral
© Këshilli i Europës/Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje nuk është detyruese për Gjykatën.
Klikoni këtu për Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy