MIHAILOVS kundër LETONISË
(kërkesë nr. 35939/10)
22 janar 2013
heqja e lirisë personave me aftësi të kufizuara
I. Faktet kryesore
1. Kërkuesi, Genadijs Mihailovs, është një banor i përhershëm i Letonisë por jo shtetas i saj. Ai u lind në vitin 1947 dhe jeton në një institucion shtetëror të kujdesit social. Kërkuesi vuante nga epilepsia, dhe njihej si me aftësi të kufizuara që nga viti 1994.
2. Më 13 mars 2000, kërkuesi u shtrua në një spital psikiatrik në Riga. Më 19 prill 2000, ekspertët e psikiatrisë dolën në përfundimin se, kërkuesi nuk vuante nga një sëmundje mendore, por e diagnostikuan atë me epilepsi e cila ishte "organike në natyrë", duke e bërë atë të prirur ndaj sindromave dhe simptomat psikopatike. Ai vuajti nga kriza epilepsie, të menduarit obsesiv, disforia, depresioni dhe arsyetimi të reduktuar. U rekomandua që ai të deklarohej ligjërisht i paaftë. Gjithashtu ata vërejtën se ai ishte i paaftë për të marrë pjesë në seancat dëgjimore dhe të jepte shpjegime të përshtatshme.
3. Në një datë të paspecifikuar, gruaja e kërkuesit aplikoi që t’i hequr atij zotësinë juridike. Për qëllimet e këtij procesi gjykata vendase urdhëroi një ekzaminim psikiatriko-ligjor të kërkuesit. Në mungesë të kërkuesit, ai u deklarua ligjërisht i paaftë në qershor 2000, dhe gruaja e tij u deklarua kujdestari i tij. Gruaja e kërkuesit e vizitonte atë rregullisht, dhe vuri re (në një moment të caktuar) se shëndeti i tij ishte përkeqësuar. Në nëntor të vitit 2000, gruaja aplikoi që kërkuesi të transferohej në një institucion shtetëror të specializuar të kujdesit social, por pa dhënë asnjë arsye. Më vonë, atë muaj, Autoriteti i Ndihmës Sociale e vendosi kërkuesin në listën e pritjes për "transferim në institucionin e kujdesit social për njerëzit me çrregullime mendore." Në janar 2002, spitali ku qëndronte kërkuesi rekomandoi që ai të transferohej në një institucion social shtetëror dhe kështu ai u zhvendos në një Qendër Rehabilitimi Psikologjik.
4. Në vitin 2007, kërkuesi kërkoi të deklarohej ligjërisht i aftë. Lidhur me këtë atij iu shpjegua se, duhej të dëgjohej në gjykatën e kujdestarisë. Gjykata kërkoi një raport mbi shëndetin e tij. Shëndëti i tij mendon u vlerësuar si i qëndrueshëm, i pakthyeshme dhe progresiv. Ai paraqiste distrifobi, axhitim dhe agresivitet. Kërkuesi u vizitua nga z. Petrovs dhe z. Braginskis në tetor 2009, anëtarë të një OJF-je lokale. Në përgjigje të kërkesave të z. Braginskis lidhur me ndërprerjen e kujdesit social të kërkuesit, gjykata shpjegoi se, kujdestari i kërkuesit duhet të aplikojnë për këtë.
5. Më 17 gusht 2007, gruaja e kërkuesit kërkoi që z.Petrovs t’i mohohej e drejta për t’iu afruar kërkuesit me pretendimin se shëndeti i tij ishte përkeqësuar që nga vizita e z. Petrovs. Ajo kërkoi gjithashtu që kërkuesit t’i mohoheshin të gjithë vizitorëve pa pëlqimin e saj me shkrim. Ajo i dha një prokurë një punonjësi social në Qendrën në Ile për t’a lejuar atë që të hapë korrispodencën e kërkuesit. Në korrik 2009, ajo paraqiti kërkesën për divorc, por u tërhoq kur mësoi se kërkuesi kishte shfaqru dëshirën që të kishte si kujdestar të ri z. Bragnitskis. Në shkurt 2010, Qendra e Rehabilitimit në Île e vlerësoi gjendjen e tij si të qëndrueshme, por të pakthyeshme. Nuk ishte e këshillueshme që ai të jetonte në shtëpi, ose pa mbikëqyrje të vazhdueshme.
6. Ndërkohë, z. Bragnitiskis po përpiqej të merrte kujdestarin e kërkuesit me qëllim t’i rikthente zotësinë jurdike dhe t’a lironte atë nga Île. Megjithatë gjykata e kujdestarisë refuzoi kërkesën e z. Bragnitskis dhe në gusht 2010, i biri i kërkuesit u deklaruar bashkëkujdestar me gruan e kërkuesit. Në një tjetër proces në shtator të vitit 2011, gjykata vlerësoi përshtatshmërinë e gruas së kërkuesit dhe djalit të tij si kujdestarët e tij. Gjykata i deklaroi ata të papërshtatshëm pasi kurrë kërkuesi nuk ishte nxjerrë nga Qendra e Rehabilitimit në Île, dhe as ishte cuar për të vizituar varret e prindërve të tij, kërkesë që ai e kishte bërë prej kohësh. Gjykata caktoi kujdestar z. Petrovs, sic edhe kërkuesi dëshironte.
7. Në prill 2010 Qendra u zhvendos në mjedise të reja, ku kërkuesi vazhdoi të qëndrojnë, duke refuzuar të lëvizte në një tjetër Qendër duke deklaruar se, ndjehej mirë aty ku ishte. Më vonë ai ndonjëherë do të të qëndronte në shtëpinë e z. Petrovs.
II. Vendimi i Gjykatës
8. Kërkuesi pretendoi se, mbajtja e tij në Qendrën e Rehabilitimit përbënte shkelje të së drejtës së tij për liri, duke qenë se, ishte mbajtur kundër vullnetit të tij, në kundërshtim me nenin 5. Për më tepër, kërkuesi pretendoi gjithashtu se vazhdimi i qëndrimit të tij në Qendrën e Rehabilitimit përbënte shkelje të të drejtave të tij sipas nenit 8.
A. Në lidhje me nenin 5
9. Në lidhje me situatën e kërkuesit pasi Qendra u zhvendos në prill 2010, kërkuesi vetë kishte deklaruar se ai dëshiron të qëndronte aty, dhe liria që ai gëzonte prej tij ishte e tillë që çoi Gjykatën në përfundimin se, nuk kishte pasur asnjë heqje të lirisë së kërkuesit në kundërshtim me nenin 5 § 1, pasi ai kishte rënë dakord për të qëndruar atje.
10. Megjithatë ndërkohë që qëndronte në Qëndër para se të zhvendosej me godina diku tjetër, kërkuesi nuk ishte në gjendje të largohej pa lejen e menaxhmentit. Ndërsa ai kishte jetuar në një institucion të tillë për më shumë se tetë vite, ai kishte ndjerë efektin e tërësisht të kundërt të kufizimeve të vendosura ndaj tij. Ai ishte vendosur në këtë Qendër kundër vullnetit të tij dhe kështu ishte privuar nga liria e tij nga janari i vitit 2002 deri në prill të vitit 2010. Qëndrimi i tij në Qendër kishte pasur pëlqimin e gruas së tij, i cili ishte kujdestari i tij ligjor, kështu që kishte një bazë ligjore për këtë veprim. Megjithatë, qëndrimi nuk mund të konsiderohet i ligjshëm pa garancitë e mjaftueshme kundër arbitraritetit. Raporti mjekësor i ekspertëve i paraqitur gjatë proceseve shprehte në mënyrë specifike se kërkuesi nuk vuante nga sëmundje mendore, dhe nuk kishte asnjë arsye tjetër objektive mjekësore për të arsyetuar qëndrimin e tij në Qëndër. Së fundi, Gjykata theksoi se nuk ishin marrë në konsiderate mjete të tjera më pak kufizuese të ndihmës sociale. Prandaj, duke qenë se mbajtja në Qëndër nuk ishte e justifikuar, ajo ishte e pa ligjshme sipas nenit 5 § 1.
11. Legjislacioni letonez nuk lejon rishikimin automatik gjyqësor të ligjshmërisë së vendimit të pranimit dhe mbajes së kërkuesit në institucionin e kujdesit social, dhe një rishikim nuk mund të fillohet nga dikush që nuk ka zotësi juridike. Kështu kërkuesi nuk kishte pasur mundësi të kundërshtonte qëndrimit e tij në një institucion pa vullnetin e tij, dhe rrjedhimisht ka pasur shkelje të nenit 5 § 4 deri në prill të vitit 2010.
B. Në lidhje me nenin 8
12. Gjykata vendosi se, nuk ngriheshin çështje të ndara sipas nenit 8, i cil garanton të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare.
C. Në lidhje me nenin 41
13. Kërkuesit iu akordua 15 000 euro në lidhje me dëmin jo material. Gjykata më tej shtoi se, interesi i mospagimit, duhet të bazohet në përqindjen ditore të kreditimit të Bankës Qendrore Evropiane, së cilës duhet t’i shtohen tre pikë përqindjeje.
Full & Egal Universal Law Academy