MILOŠEVIĆ kundër SERBISË
(kërkesa nr. 31320/05)
28 prill 2009
kërkesa për kontroll gjyqësor mbi ndalimin sipas KEDNJ-së
I. Fakte kryesore
1. Kërkuesi Slaviša Milošević ishte shtetas i Shetit Federativ të Serbisë dhe Malit të Zi ku ai depozitoi aplikimin e tij përpara Gjykatës. Ai lindi në 1972 dhe jeton në Beograd.
2. Në dhjetor të vitit 1999, një investigim gjyqësor u hap në lidhje me z. Milošević në lidhje me dyshimin që ai kishte kryer një sërë vjedhjesh. Në janar të vitit 2000, pretendimet e z. Milošević nuk i ishin bërë të ditura gjykatës dhe gjyqtari lëshoi një urdhër ndalimi për një periudhë prej deri në një muaj. Në prill të vitit 2005 një gjyqtar u caktua prej gjykatës për të përfaqësuar z. Milošević në procedimet kundrejt tij.
3. Z. Milošević u arrestua në 20 janar të vitit 2005, në bazë të mandatit të gjykatës së janarit 2001 dhe u çua në burgun e rrajonit në Beograd. Pasi bëri një përpjekje të pasusksesshme për të kontaktuar avokatët e kërkuesit, gjykata i caktoi atij një avokat tjetër.
4. Më 27 janar të vitit 2005, z. Milošević u dëgjua nga një gjykatës në prezencë të avokatit të tij. Ai mohoi të gjitha akuzat dhe theksoi qartësisht se ai nuk do të apelonte kundër ndalimit të tij. Në 4 shkurt të vitit 2005, ndalimi i tij u zgjat prej gjykatës pa e dëgjuar më parë atë ose avokatin e tij personalisht. z. Milošević apelooi kundër këtij shtimi të periudhës së ndalimit të tij e cila u hodh poshtë prej gjykatës, sërish në prani të tij dhe të avokatit të tij.
5. Në maj të vitit 2005 z. Milošević u gjet fajtor, dhe u dënua me një vit e dy muaj me burg. Gjykata liroi atë nga ndalimi gjatë periudhës që ai priste apelin e çështjes së tij.
II. Vendimi i Gjykatës
6. Duke u bazuar në nenin 5 § 3 ( e drejta për t’u çuar në mënyrën e duhur përpara gjykatësit) dhe nenin 2 të Protokollit 4 (e drejta e lëvizjes), z. Milošević u ankua se nuk kishte qenë çuar në mënyrën e duhur përpara një gjyqtari me fuqinë për të urdhëruar lirimiin e tij prej ndalimit si rrjedhojë e së cilës liria e tij e lëvizjes është penguar në mënyrë të panevojshme.
A. Në lidhje me nenin 5 § 3
7. Gjykata vërejti se ankesa e z. Milošević kishte lidhje me një defiçencë të vazhdueshme në legjislacionin e brendshëm përkatës, Kodin e Procedimeve Kriminale dhe në mënyrën sesi ai interpretohej nga gjykatat e brendshme dhe në mënyrën sesi ai i aplikohej çështjes së tij. Në veçanti z. Milošević ose avokati i tij nuk kishin patur të drejtën eksplicite që të dëgjoheshin personalisht prej gjykatave të brendshme ose të ishin present kur u konsiderua apelimi kundër vendimit për ndalimin e tij prej një gjykate më të lartë. Po kështu gjykatësi që dëgjoi z. Milošević në 27 janar të vitit 2005 nuk kishte obligim sipas ligjit të brendshëm për të rishikuar ndalimin e tij ose fuqinë që të urdhëronte në mënyrë të pavarur lirimin e tij.
8. Gjykata ritheksoi se çdo individ nën arrest ka të drejtën që t’i ushtrohet një kontrolli gjyqësor në mënyrën e duhur dhe prej një gjykatësi të autorizuar nga ligji I cili mund të urdhërojë lirimin e tyre ndërsa ata presin vendim. Z. Milošević nuk u soll personalisht përpara një gjykatësi i cili ka detyrimin të rishikojë dhe fuqinë të urdhërojë lirimin e tij derisa, minimalisht, në më shumë se 41 ditë prej arrestimit të tij. Si rrjedhojë këtu ka një shkelje të nenit 5 § 3.
B. Në lidhje me nenin 2 Protokolli 4
9. Gjykata vendosi se, sipas gjetjeve të saj lidhur me nenin 5 § 3 nuk ishte e nevojshme të ekzaminohej ankimi i z. Milošević sipas këtij neni.
C. Në lidhje me nenin 41
10. Gjykata i dha kërkuesit 3 000 euro lidhur me dëmet jo material dhe 500 euro për kostot dhe shpenzimet.
Full & Egal Universal Law Academy