Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut
MORICE k. FRANCËS
(Kërkesa nr. 29369/10)
VENDIM
STRASBURG
23 Prill 2015
Ky vendim është përfundimtar, por mund të jetë subjekt i rishikimit redaktues.
Në çështjen Morice k. Francës
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Dhoma e Madhe e përbërë nga:
Dean Spielmann, Kryetar,
Josep Casadevall,
Guido Raimondi,
Isabelle Berro,
Ineta Ziemele,
George Nicolaou,
Luis López Guerra,
Mirjana Lazarova Trajkovska,
Ann Power-Forde,
Zdravka Kalaydjieva,
Julia Laffranque,
Erik Møse,
André Potocki,
Johannes Silvis,
Valeriu Griţco,
Ksenija Turković,
Egidijus Kūris, gjyqtarë,
dhe Johan Callewaert, kancelar
Pas diskutimit privatisht mbi çështjen, në 21 Maj 2014 dhe 18 Shkurt 2015,
Jep vendimin si vijon, i cili u miratua në datën e fundit të përmendur më lart:
PROCEDURA
1. Çështja e ka zanafillën në ankimin (nr. 29369/10) kundër Republikës së Francës, depozituar në Gjykatë sipas nenit 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore ("Konventa") nga një shtetas francez, z. Olivier Morice ("kërkuesi"), më 7 maj 2010.
2. Kërkuesi u përfaqësua nga znj. C. Audhoui dhe z. J. Tardif, avokatë që ushtrojnë profesionin në Paris. Qeveria franceze ("Qeveria") u përfaqësua nga Agjentja e tyre, znj. E. Belliard, Drejtore i Çështjeve Ligjore, Ministria e Punëve të Jashtme.
3. Kërkuesi pretendoi se ka pasur shkelje të parimit të paanshmërisë në bazë të nenit 6 § 1 të Konventës në procedurat para Gjykatës së Kasacionit dhe se liria e shprehjes, e garantuar me nenin 10, sipas opinionit të tij ishte shkelur.
4. Kërkesa iu caktua Seksionit të Pestë të Gjykatës (Rregulli 52 § 1 i Rregullores së Gjykatës). Më 11 qershor 2013 Dhoma e atij seksioni, e përbërë nga gjyqtarët: Mark Villiger, Kryetari, Angelika Nußberger, Boštjan M. Zupancic, Ganna Yudkivska, André Potocki, Paul Lemmens, Aleš Pejchal, gjyqtarët, dhe gjithashtu Claudia Westerdiek, kancelar, e shpalli kërkesën të pranueshme dhe dolën me një vendim. Ajo deklaroi, njëzëri, se ka pasur shkelje të nenit 6 § 1, dhe, me shumicë votash vendosi, se nuk ka pasur shkelje të nenit 10. Opinionet pjesërisht të kundërta të Gjyqtarëve Yudkivska dhe LEMMENS i janë bashkangjitur vendimit.
5. Më 3 tetor 2013 ankuesi kërkoi, në përputhje me nenin 43 të Konventës, që çështja t’i kalojë Dhomës së Madhe. Më 9 dhjetor 2013, një panel i Dhomës së Madhe e pranoi kërkesën.
6. Përbërja e Dhomës së Madhe u përcaktua në përputhje me dispozitat e nenit 26 §§ 4 dhe 5 të Konventës dhe rregullin 24.
7. Kërkuesi dhe Qeveria paraqitën vërejtje me shkrim mbi meritat. Përveç kësaj, komentet e palës së tretë janë dhënë nga Këshilli i Juristëve Profesionistë dhe Shoqatave të Avokatëve të Evropës, nga Shoqata e Avokatëve të Parisit, Këshilli Kombëtar i Avokatisë dhe Konferenca e Dhomës së Avokatisë, të cilët ishin të autorizuar nga kryetari për të ndërhyrë në procedurën me shkrim (Neni 36 § 2 i Konventës dhe rregulli 44 § 3).
8. Një seancë publike u zhvillua në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, Strasburg, më 21 maj 2014 (Rregulli 59 § 3).
U paraqiten përpara Gjykatës:
(a) për Qeverinë
Znj.N. Ancel, kryetare, Seksioni i të Drejtave të Njeriut, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Zhvillimit Ndërkombëtar, agjente
Z. A. Letocart, Ministria e Drejtësisë,
Znj. M. A. Recher, Ministria e Drejtësisë,
Znj. Rouault-Chalier, Ministria e Drejtësisë,
Znj.E.Topin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Zhvillimit Ndërkombëtar, këshilltar;
(b) Për Kërkuesin
Znj.C. Audhoui, anëtare e Dhomës së Avokatisë të Parisit,
Z. L. Pettiti, anëtar i Dhomës së Avokatisë të Parisit,
Z. N. Hervieu, këshilltar i një firme ligjore që ushtron profesionin në Këshilltar në Këshillin e Shtetit dhe Gjykatën e Kasacionit
Z. J. Tardif, anëtar i Dhomës së Avokatisë të Parisit,
Z. C. Chauffray, anëtar i Dhomës së Avokatisë të Parisit, Këshilltar.
Gjykata dëgjoi pretendimet e Z. Morice, Z. Pettiti, Z. Hervieu dhe Znj. Ancel.
FAKTET RRETHANAT E ҪËSHTJES Kërkuesi, ka lindur në 1960 dhe banon në Paris, është jurist (avokat), anëtar i Dhomës së Avokatisë të Parisit.
A. Vdekja e gjyqtarit Borrel dhe veprimet procedurale që ndoqën atë
10. Më 19 Tetor 1995 Z. Bernard Borrel, një gjyqtar i cili ishte marrë përkohësisht nga autoritet franceze si këshilltar i Ministrit të Drejtësisë së Xhibutit, për çështje në lidhje me marrëveshjet midis dy shteteve, u gjet i vdekur 80 kilometra larg qytetit të Xhibutit. Trupi i tij gjysmë i zhveshur dhe pjesërisht i djegur u gjet i shtrirë afërsisht 20 metra pranë një rruge të veçuar. Hetimi nga xhandarmëria e Xhibutit, në ditët që pasuan arriti në përfundimin se ai kishte kryer vetëvrasje, në formë vetë-flijimi.
11. Më 7 Dhjetor 1995 filloi një hetim gjyqësor në Gjykatën e Lartë në Toulouse për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Trupi i pajetë i Bernard Borrel, i cili i ishte kthyer të afërmve dhe ishte varrosur, u zhvarros dhe iu nënshtrua një autopsie në 15 Shkurt 1996. Në raportin e autopsisë, në përfundim të saj u shkrua se vdekja nuk ishte e dyshimtë, pavarësisht gjendjes së dekompozimit, e cila nuk lejonte të përcaktohej një shkak specifik i vdekjes.
12. Më 3 Mars 1997 Znj. Elisabeth Borrel, e veja e Bernard Borrel, e cila është gjithashtu gjyqtare ankohet për përcaktimin e shkakut si vetëvrasje dhe plotëson një kërkesë si palë e tretë civile, në emër të saj dhe të dy fëmijëve të saj të mitur, kundër një ose më shumë personave të panjohur për vrasje me paramendim. Ajo caktoi kërkuesin, Z. Morice për ta përfaqësuar atë në procesin gjyqësor.
13. Më 8 dhe 23 Prill 1997 u kryen dy hetime gjyqësore për të kërkuar fakte për vrasjen me paramendim nga një apo më shumë persona të panjohur.
14. Me një vendim të 30 Prillit 1997 u bashkuan hetimi për shkakun e vdekjes dhe dy hetimet për vrasje të paramenduar.
15. Më 29 Tetor 1997, Gjykata e Kasaconit pranoi kërkesën për të tërhequr çështjen nga gjykata e Toulouse dhe për ta transferuar atë në Gjykatën e Shkallës së Lartë në Paris, ku iu caktua më 12 Tetor 1997 Znj. M, asistuar nga Z. L.L., në 7 janar 1998, të dy gjyqtarë që drejtonin hetimet, për ta gjykuar atë bashkë.
16. Më 19 Nëntor 1999 një avokat nga Shoqata e Juristëve Profesionistë të Brukselit informoi policinë se A., një oficer i vjetër tashmë i dalë në pension dhe anëtar i Gardës Presidenciale të Xhibutit, gjithashtu azilant në Belgjikë, kishte disa informacione të panjohura më parë për çështjen e gjyqtarit Borrel. Informacioni u transferua në mënyrë të fshehtë tek autoritetet franceze nëpërmjet Interpolit. Një gjykim në Gjykatën e Apelit të Versajës më 28 Maj 2009 (shih paragrafin 18 më poshtë) regjistron ndodhitë e ngjarjeve si më poshtë: Gjyqtarët M. dhe L.L. nuk u përgjigjen për shkak se dëshmitari dëshironte të mbetej anonim dhe informacioni nuk u shqyrtua; avokati belg i dëshmitarit kontaktoi në këtë mënyrë kërkuesin, i cili organizoi, për dëshmitarin, për t’u intervistuar nga gazetarët e gazetës Le Figaro dhe në fund të dhjetorit të 1999 nga televizioni francez TF1; së fundmi, si rezultat i publikimit dhe i transmetimit televiziv të intervistës në fillim të Janarit të vitit 2000, gjyqtarët vendosën të shkonin në Belgjikë për të asistuar hetuesin belg në marrjen e provave nga dëshmitari.
17. Më 31 Janar 2000 gjyqtarët M. dhe L.L. morën në pyetje dëshmitarin në Bruksel. Më vonë A. pretendoi se ai kishte qenë subjekt i shtrëngimit dhe kërcënimit nga gjyqtarja M. që ai të tërhiqte dëshminë e tij, pasqyruar kjo në një letër hartuar më 2 Shkurt 2000 nga avokati i tij ndaj Prokurorit të Kurorës. Gjithashtu, dëshmitari akuzoi prokurorin se e kishte kërcënuar atë që të tërhiqte dëshminë e tij, si dhe kreun e Shërbimeve Sekrete të Xhibutit, që kishte urdhëruar kreun e Gardës Presidenciale, Kapitenin I. për të përgatitur një deklaratë diskredituese ndaj tij. Kapiteni I. konfirmoi akuzat e A-së.
18. Në Francë fillon procesi kundër prokurorit publik të Xhibutit dhe ndaj kreut të Shërbimeve Sekrete për sigurim të provave false, dhe e veja bashkë me djalin e gjyqtarit Borrel, Kapitenin I., dëshmitarin A., dhe avokatin francez A.M. morën pjesë në proces si palë civile. Provat u morën nga gjyqtari M., në cilësinë e tij si dëshmitar. Prokurori dhe kreu i shërbimeve sekrete të Xhibutit u dënuan, respektivisht, me tetëmbëdhjetë muaj dhe dymbëdhjetë muaj heqje lirie, dhe u urdhëruan që të paguanin dëmet ndaj palëve civile, rezultat ky, i gjykimit në Gjykatën e Krimeve në Versajë më 28 mars 2008, përpara se të liroheshin nga akuzat në Gjykatën e Apelit më 28 Maj 2009.
19. Në Shkurt 2000, gjatë hetimeve gjyqësore për vrasjen e paramenduar, 3 organizata profesionale gjyqtarësh dhe prokurorësh, konkretisht Syndicat de la Magistrature, Association professionnelle des Magistrats dhe Union syndicale des Magistrats, parashtruan kërkesën për të marrë pjesë në procedime si palë civile.
20. Më 12 Mars 2000 kërkuesi, duke vepruar në emër të Znj. Borrel, kërkoi, si fillim që të merren provat nga dëshmitari A. në Belgjikë, dhe së dyti të organizohet një vizitë në Xhibut, në mënyrë që palët civile të ishin vetë prezent në vendngjarje.
21. Në vendimin e 17 Marsit 2000 gjyqtarët hetues M. dhe L.L. pranuan kërkesën në lidhje me A., duke gjetur të arsyeshme nevojën e një interviste tjetër. Ata, megjithatë, refuzuan një vizitë në vendngjarje, pasi një vizitë e tillë ishte bërë dy herë tashmë, një herë në 1999 dhe herën tjetër një javë para vendimit në fjalë, duke argumentuar se “ata nuk e kuptonin sesi një vizitë e tillë në prezencën e palës civile, do të ishte, në stadin aktual të procedimit, një ndihmë më shumë në zbulimin e së vërtetës”. Gjyqtarët shtuan se gjatë vizitës së tyre në Xhibut disa ditë më parë, ishin shoqëruar nga dy ekspertë, përfshirë drejtorin e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Parisit dhe se me atë rast, vendi ishte filmuar dhe fotografuar.
22. Kërkuesi dhe një tjetër avokat apeluan kundër këtij vendimi. Ata plotësuan kërkesat e tyre pranë Divizionit të Akuzave, si avokatë të shoqatës Syndicat de la Magistrature, ku argumentohej se vizita e fundit në prezencën e një eksperti mund të shihej si një proces për ndërtimin e ngjarjes, nga i cili palët civile ishin përjashtuar, dhe se qëllimi i vetëm i hetimit ishte që të tregohej se viktima kishte kryer vetëvrasje. Avokatët kërkuan gjithashtu që Divizioni i Akuzave të përjashtojë gjyqtarët-hetues dhe të vazhdonte vetë Divizioni me hetimet.
23. Në seancën gjyqësore të 21 Qershorit 2000 Divizioni i Akuzës së Gjykatës së Apelit në Paris deklaroi se dy vizitat në mungesë të palëve civile, njëra prej të cilave ngjasonte dhe me rindërtimin e ngjarjes, ishin bërë në shkelje të të drejtave të palëve civile dhe kështu ishte nevoja për organizimin e një rindërtimi të ri në ngjarje në prezencën e palëve civile që të gjendej e vërteta. Gjithashtu, kundërshtoi vendimet e gjyqtarëve M. dhe L.L. dhe i përjashtoi ata duke ia kaluar çështjen gjyqtarit P. për të vazhduar me hetimet.
24. Më 19 Qershor 2007 prokurori publik në Paris, në vazhdim të kërkesës së gjyqtarit të ngarkuar me hetimin dhe dhënien e vendimit të çështjes, në bazë të Nenit 11, paragrafi 3, të Kodit të Procedurës Penale, nxori një deklaratë publike për të qartësuar se “megjithëse vetëvrasja kishte qenë më parë teoria që i afrohej më shumë së vërtetës, provat e mbledhura, sidomos nga 2002 e në vazhdim, tani tregojnë për një akt kriminal”, duke shtuar se raportet e ekspertëve përcaktonin që “Bernard Borrel ishte gjetur i shtrirë në tokë dhe lëngje ishin derdhur mbi të në një mënyrë rastësore”.
25. Procesi është ende në zhvillim.
B. Faktet në lidhje me rastin "Scientology"
26. Ministri i Drejtësisë, me aktet e 29 qershorit dhe 16 tetorit të vitit 2000, i referoi Komisionit Kombëtar të Shërbimit Ligjor (Conseil supérieur de la magistrature –“CSM”), në cilësinë e tij si bord disiplinor për gjyqtarët, disa të meta që i atribuohen gjyqtares M. në hetimin gjyqësor të rastit "Scientology", për të cilat ajo ishte përgjegjëse, dhe në të cilin kërkuesi përfaqësonte palët civile. Gjyqtarja M. u kritikua për mos kushtim kujdesi dhe vëmendje të nevojshme për dosjen e çështjes, duke e lënë atë praktikisht të paprekur për pesë vjet, për kryerjen e një procedure të zgjidhjes miqësore e cila shkon përtej juridiksionit të gjykatësit hetues dhe për mos bërje kopje të të gjitha dokumenteve të fashikullit, duke e bërë të pamundur rindërtimin e dosjes pas zhdukjes së saj të pjesshme nga Dhoma. Gjyqtarja M. kërkoi që referimi tek CSM të shpallet i pavlefshëm, veçanërisht për shkak të faktit se ai ishte bërë publik nga drejtori i zyrës private të Ministrit në një konferencë për shtyp, madje edhe para se ajo te ishte njoftuar personalisht për vendimin. Paralelisht, më 18 Tetor 2000, Divizioni i Akuzës i Gjykatës së Apelit të Parisit, la në fuqi kërkesën e kërkuesit për tërheqjen e rastin "Scientology" nga gjyqtari M.
27. Më 4 korrik 2000, në një mbledhje të përgjithshme te gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të Parisit, u ngrit çështja e procedimit disiplinor ndaj gjyqtares M., në mënyrë të veçantë për shkak se ajo ishte shpallur në shtyp, ndërsa gjyqtarja në fjalë nuk kishte qenë e informuar zyrtarisht dhe kryetari i kësaj gjykate ende nuk e kishte njoftuar. Gjatë takimit, një gjykatë, J.M., ka deklaruar si vijon:
"Ne nuk e kemi të ndaluar si gjyqtarë publikë, për të thënë se mbështesim gjyqtaren [M.]. Nuk është e ndaluar të thuhet se gjyqtarja [M.] ka mbështetjen dhe besimin tonë."
28. Mbledhja e përgjithshme ka hartuar mocionin e mëposhtëm, i cili u miratua njëzëri:
"Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të Parisit, mbajtur më 4 korrik të vitit 2000, pa e kundërshtuar autoritetin që i jep Ministrit të Drejtësisë për të nisur procedurat disiplinore në kushtet e përcaktuara me ligj, është befasuar kur ka mësuar nga shtypi se procedura të tilla janë iniciuar kundër gjyqtares [M.], gjyqtare në Paris, ndërkohë që deri më sot as gjyqtarja dhe as vetë hierarkia gjyqësore nuk janë informuar zyrtarisht."
29. Në kontekstin e një interviste në revistën e botuar në korrik-gusht të vitit 2000, kryetari i Sindikatës së Magjistratëve, palë civile në rastin Borrel, kritikoi "mungesën e paanshmërisë nga ana e gjyqtares M. në rastin Borrel dhe [L.]", duke shtuar se gjyqtarët që kishin nënshkruar mocionin" nuk mund të ketë qenë në dijeni se në dy raste të ndjeshme, rasti Borrel dhe çështja [L.], paanshmëria e saj u vu seriozisht në diskutim".
30. Në një vendim të datës 5 janar 2000, Gjykata e Lartë e Parisit, në një çështje të ngritur nga kërkuesi, si avokat që vepron për dy palë civile, kishte deklaruar shtetin përgjegjës për neglizhencë të madhe nga ana e shërbimit të gjykatave, për shkak të zhdukjes së të ashtuquajturës dosja e çështjes "Scientology" nga zyra e gjyqtares M. Ajo i akordoi dëmshpërblim kërkuesve.
31. Më 13 dhjetor 2001, CSM hodhi poshtë një padi për pavlefshmëri nga gjyqtarja M. dhe, në themel, duke e kritikuar atë për mungesë kujdesi e dështim për të ndjekur zhvillimin e çështjes ne mënyrë të mjaftueshme, nuk ndërmori asnjë masë disiplinore ndaj saj. C. Procedimet penale kundër kërkuesit
32. Më 1 gusht 2000, gjyqtari P., i cili ishte caktuar për të zëvendësuar gjyqtarët M. dhe L.L., hartoi një raport në të cilin vuri në dukje zinxhirin e mëposhtme të ngjarjeve. Në përgjigje të kërkesës së kërkuesit në lidhje me video-incizimin e bërë në Xhibut në mars të vitit 2000 dhe cituar nga gjyqtarët M. dhe LL në vendimin e tyre të 17 marsit 2000, gjykatësi P. u përgjigj se nuk ishte në dosjen hetimore gjyqësore dhe nuk ishte e regjistruar si provë; në të njëjtën ditë, gjykatësi P. pyeti gjykatësen M. nëse ajo e kishte ende video-incizimin; gjykatësja M. menjëherë i dha atij një zarf të mbyllur dhe pa datë, me emrin e saj mbi të, që nuk kishte asnjë shenjë se ishte vulosur duke adresuar gjyqtaren M. si marrëse dhe prokurorin publik të Xhibutit si dërgues; zarfi përmbante një video-kasetë dhe një letër të shkruar me dorë nga prokurori publik i Xhibutit, këto objekte janë marrë dhe vulosur më pas nga gjykatësi P. Letra e prokurorit publik drejtuar gjyqtares M. si më poshtë (përkthyer nga frëngjishtja):
“Përshëndetje Marie-Paule,
Siç është rënë dakord, unë po ju dërgoj video-kasetën e vizitës në GOUBET. Unë shpresoj se fotografia do të jetë mjaftueshëm e qartë.
E pashë shfaqjen Sans aucun doute (pa dyshim) në TF1. Kam vënë re, edhe një herë se si Znj. Borrel dhe avokatët e saj ishin të vendosur për të vazhduar orkestrimin e manipulimin e tyre.
Unë do t’ju telefonoj së shpejti.
Përshëndet Rogerin, nëse është kthyer, dhe gjithashtu J.C. [D.].
Flasim së shpejti.
Urimet më të mira,
DJAMA.”
33. Më 6 shtator 2000, kërkuesi dhe një tjetër avokat, z L. de Caunes, i shkroi një letër Ministrit të Drejtësisë për t’u ankuar në lidhje me faktet e regjistruara në raportin e gjykatësit hetues P., të datës 1 gusht 2000, për shkak të "sjelljes së gjyqtarëve [M.] dhe [LL], [që ishte] plotësisht në kundërshtim me parimet e paanshmërisë dhe drejtësisë". Ata kanë kërkuar që të kryhet një “hetim nga Inspektorati i Përgjithshëm i Shërbimeve Juridike, mbi të metat e shumta të cilat [kishte] sjellë në dritë rrjedha e hetimit gjyqësor". Ata deklaruan se forma dhe përmbajtja e letrës dërguar nga prokurori publik i Xhibuti, gjyqtares M., zbuloi një intimitet bashkëpunues, i cili ishte surprizues dhe për të ardhur keq, pasi prokurori është direkt në varësi të ekzekutivit, kreu i të cilit është "dyshuar shumë hapur dhe shumë seriozisht se ka qenë nxitësi i vrasjes së Bernard Borrel ".
34. Për më tepër, ekstrakte nga ajo letër, së bashku me deklaratat e bëra nga kërkuesi për gazetarin janë përfshirë, në një artikull në gazetën Le Monde, publikuar më 7 shtator, e cila daton ditën e premte 8 shtator 2000. Artikulli si më poshtë:
"Avokatët që veprojnë për gruan e ve të gjyqtarit Bernard Borrel, i cili u gjet i vdekur në Xhibut në vitin 1995 në rrethana misterioze, fuqimisht kritikojnë gjykatësen [M.], prej të cilës rasti është tërhequr pranverën e kaluar, me letër të Ministrit të Drejtësisë, ditën e mërkurë, datë 6 shtator. Gjykatësja është akuzuar nga Olivier Morice dhe Laurent de Caunes “për sjellje e cila është plotësisht në kundërshtim me parimet e paanshmërisë dhe drejtësisë”, me sa duket ka dështuar të regjistrojë një akt në dosjen e çështjes dhe t’ia transmetojë atë zëvendësuesit të saj.
Te dy avokatët, të cilët nuk u autorizuan në mars për të shkuar në Xhibut për një vizitë të dytë ne vendngjarje, kërkuan më 1 gusht të konsultohen me video-incizimin e bërë për rastin. Gjykatësi [P.], i cili ka trajtuar çështjen që nga tërheqja e saj [Gjyqtarët M. dhe LL] më 21 qershor, u tha atyre se kaseta nuk ishte në shkresat e lëndës dhe nuk ishte "e regjistruar në dosje si provë" . Gjyqtari menjëherë thërret kolegun e tij, i cili i dha kasetën. "Gjyqtarët [M.] dhe [L.L.] ishin ulur mbi kasetë", proteston Olivier Morice, "dhe kishin harruar ta vulosnin, për më shumë se një muaj, pasi çështja u tërhoq prej tyre".
Për t’i bërë gjërat edhe më keq, në zarf Gjyqtari [P.] gjeti një shënim të shkruar me dorë dhe miqësor nga Djama [S.], prokurori publik i Xhibutit. "Përshëndetje Marie-Paule. Siç është rënë dakord, unë po ju dërgoj video-kasetën e vizitës në GOUBET, -shkruhet në shënim. Unë shpresoj se fotografia do të jetë mjaftueshëm e qartë. E pashë shfaqjen Sans aucun doute (pa dyshim) në TF1. Kam vënë re, edhe një herë se si Znj. Borrel dhe avokatët e saj ishin të vendosur për të vazhduar orkestrimin e manipulimin e tyre. Unë do t’ju telefonoj së shpejti. Përshëndet Rogerin, nëse është kthyer, dhe gjithashtu J.C. [D.]. Flasim së shpejti. Urimet më të mira, DJAMA.
“Avokatët e zonjës Borrel janë padyshim të zemëruar. "Kjo letër tregon shtrirjen e mbylljes së syve midis prokurorit publik të Xhibutit dhe gjykatësve francezë”, deklaron Z. Morice, “dhe nuk mund të reagojmë me në situatën aktuale ndryshe, përveçse me habi dhe zemërim”. Ata kanë kërkuar Elisabeth GUIGOU për një hetim nga ana e Inspektoratit të Përgjithshëm të Shërbimeve Juridike. Ministri i Drejtësisë nuk e ka marrë letrën e tyre të enjten, në 7 shtator. Gjyqtarja [M.] ka tashmë kundër saj, procedura disiplinore në pritje, para Komisionit Kombëtar të Shërbimit Ligjor (CSM), në veçanti për zhdukjen e dokumenteve nga dosja hetimore në rastin e Scientology (shih Le Monde e 3 korrikut). "
35. Gjyqtarët M. dhe L.L. kanë paraqitur një kërkesë penale, si palë civile për akuza të rreme, kundër një personi apo personave të panjohur. Më 26 shtator të vitit 2000 prokuroria e Parisit nisi një hetim gjyqësor për akuzat e rreme. Më 5 nëntor 2000, Gjykata e Kasacionit emëroi një gjykatës hetues në Lille, i cili, më 15 maj 2006, nxori urdhër për ndërprerje, i cili u la në fuqi nga Gjykata e Apelit e Divizionit të Hetimeve e Douai-t, më 19 qershor 2007.
36. Për më tepër, më 12 dhe 15 tetor 2000, gjyqtarët M. dhe LL kanë paraqitur një kërkesë penale si palë civile kundër drejtorit të publikimit të Le Monde, gazetarit i cili kishte shkruar artikullin dhe kërkuesit që i akuzon ata për shpifje publike.
37. Në një urdhër të 2 tetorit 2001, gjyqtari hetues në Gjykatën e Lartë në Nanterre ka thirrur kërkuesin dhe dy të pandehurit e tjerë të paraqiten në gjyq para Gjykatës Penale për shkak të kundërshtimit të paragrafëve të mëposhtëm:
"Gjyqtarja [M.] është akuzuar nga Olivier Morice dhe Laurent de Caunes për “sjellje e cila është plotësisht në kundërshtim me parimet e paanshmërisë dhe drejtësisë", e cila me sa duket ka dështuar për të regjistruar një akt në dosjen e rastit dhe për t’ia transmetuar atë zëvendësuesit të saj. "
"Gjyqtarët [M.] dhe [L.L.] janë ulur mbi kasetë", proteston Olivier Morice," dhe kanë harruar ta vulosin atë, për më shumë se një muaj pasi çështja iu hoq’. "
"Për t’i bërë gjërat edhe më keq, në zarf gjyqtari [P.] gjeti një shënim të shkruar me dorë dhe mjaft miqësor."
"Avokatët e zonjës Borrel janë padyshim të zemëruar. "Kjo letër tregon shtrirjen e mbylljes së syve midis prokurorit publik të Xhibutit dhe gjykatësve francezë", pretendon Z. Morice, "dhe reagimi i vetëm është habia e zemërimi."
38. Në një vendim të datës 4 qershor 2002, Gjykata Penale e Nanterre hodhi poshtë paditë për pavlefshmëri që ishin ngritur nga të akuzuarit, në mënyrë të veçantë në bazë të imunitetit të parashikuar në nenin 41 të Ligjit të datës 29 korrik 1881 mbi procedurat gjyqësore dhe parashtresat e paraqitura në gjykatë, për shkak të faktit se artikulli kishte përsëritur vetëm përmbajtjen e letrës së Ministrit të Drejtësisë. Gjykata deklaroi, në këtë pikë, se letra në fjalë nuk ka qenë një akt i referimit në CSM dhe se përmbajtja e saj duhej të konsiderohet si thjesht informative.
39. Gjykata më pas vërejti se natyra ofenduese e komenteve nuk është vënë në diskutim dhe se kërkuesi i qëndron përmbajtjes së akuzave të tij, të cilat ai i konsideron se janë të bazuara. Duke u kthyer në secilin prej komenteve të kundërshtuara, për të konstatuar nëse akuza e shpifjes është bërë, dhe për të vlerësuar rëndësinë dhe seriozitetin e saj, gjykata fillimisht vuri në dukje se "akuza e paanshmërisë [siç] dhe padrejtësisë kundër një gjyqtari në mënyrë të qartë përbën [d] një akuzë të veçantë shpifjeje, sepse ajo [është] e barasvlershme me vënien në pikëpyetje të cilësive të tij, moralit dhe profesionit, dhe në fund të fundit aftësisë për të kryer detyrat si gjyqtar". Më tej, mbajti qëndrimin se komentet mbi dështimin për të përcjellë video-kasetë ishin shpifje, pasi sugjeruan se ka pasur të paktën disa neglizhenca apo një formë pengimi. Për termin "mbyllje e syve", gjykata pohoi se përdorimi i kësaj fjale në mënyrë të qartë dhe drejtpërdrejtë sugjeron se gjyqtarët kishin bashkëpunuar me një zyrtar të një vendi të huaj për të vepruar në mënyrë të njëanshme dhe të padrejtë, kjo e përforcuar nga të dhënat në artikull se nuk kishte prova serioze për sjellje të tillë, për shkak se Ministri i Drejtësisë kishte kërkuar fillimin e hetimit.
40. Për sa i përket fajësisë së kërkuesit, gjykata pohoi se gazetari kishte mësuar për letrën e dërguar Ministrit të Drejtësisë nga burimet e tij dhe se ai kishte kërkuar konfirmim dhe komente nga kërkuesi, me të cilin ai kishte pasur një bisedë telefonike. Meqë kërkuesi kishte qenë në dijeni se deklaratat e tij do të bëheshin publike, gjykata pohoi se ai ishte, pra, fajtor për pjesëmarrje në shpifje publike, përveç nëse gjykata do të pranojë ofertën e tij për të provuar vërtetësinë e akuzave, ose mirëbesimin e tij. Megjithatë, gjykata hodhi poshtë ofertat e ndryshme të kërkuesit për të sjellë prova, duke theksuar se në mënyrë që të pranohen, “provat duhet të jenë të përsosura dhe të plota dhe të kenë të bëjnë direkt me të gjitha akuzat për shpifje". Sa i përket besimit të mirë të kërkuesit, gjykata ka konstatuar se "sulmet tejet të forta në integritetin profesional dhe moral të gjyqtarëve hetues kanë tejkaluar në mënyrë të qartë të drejtën e kritikës legjitime të lejuar" dhe se mosmarrëveshjet e thella ndërmjet avokatëve të zonjës Borrel dhe gjyqtarëve hetues nuk mund të justifikojë një mungesë totale të kujdesit në vërejtjet e tyre.
41. Për sa i përket sanksionit, gjykata shprehimisht merr parasysh statusin e kërkuesit si një avokat dhe faktin se ai nuk mund, pra, të mos ketë qenë "në dijeni të rëndësisë dhe seriozitetit të komenteve krejtësisht të pakujdesshme", duke gjetur të përshtatshme që "sanksioni për sjellje të tilla kriminale duhej të jetë një gjobë e një sasie të mjaftueshme ". Ajo ka dënuar atë me një gjobë prej 4,000 euro (EUR), dhe e urdhëroi të paguajë, së bashku me të pandehurit e tjerë, 7.500 euro dëmshpërblim për secilin nga të dy gjykatësit në fjalë, së bashku me 3.000 euro shpenzime. Ajo gjithashtu urdhëroi daljen e një njoftimi në gazetën Le Monde, kostoja e së cilës do të ndahet në mes të pandehurve. Një apelim është paraqitur kundër gjykimit nga kërkuesi, bashkë të pandehurit, dy gjyqtarët me statusin e palëve civile dhe prokurori publik.
42. Në një gjykim të 28 maj 2003, Gjykata e Apelit e Versajës ka deklaruar se urdhrat e lëshuara në bazë të kërkesës L.L. ishin të pavlefshme dhe se veprimi i tij ishte parashkruar, dhe liroi të tre të pandehurit nën këtë arsyetim. Ajo, më tej la në fuqi dënimet e tre të pandehurve në lidhje me kërkesën e gjykatëses M., së bashku me shumën e gjobës së vendosur mbi kërkuesin dhe dëmshpërblimin e dhënë për gjyqtaren, të cilës i janë dhënë edhe 5,000 euro për shpenzime gjyqësore, shtuar edhe publikimi i një njoftimi në të përditshmen Le Monde. Si kërkuesi dhe gjykatësi L.L. apeluan dispozitat ligjore.
43. Më 12 tetor 2004 Gjykata e Kasacionit e anuloi në tërësi vendimin dhe ia ktheu çështjen Gjykatës së Apelit Rouen.
44. Më 25 Prill 2005, Gjykata Rouen e Apelit mori parasysh faktin se tre të pandehurit kanë hequr dorë nga ndonjë pretendim i pavlefshmërisë në lidhje me urdhrat e lëshuara në bazë të kërkesës së gjykatësit L.L. dhe kjo ka shtyrë procedimet për themelin.
45. Më 8 qershor 2005 Presidenti i Divizionit Penal të Gjykatës së Kasacionit hodhi poshtë kërkesat nga të tre të pandehurit dhe palët civile për shqyrtimin e menjëhershëm të kërkesave të tyre mbi dispozitat ligjore.
46. Në një vendim të datës 16 korrik 2008, pas disa anulimeve dhe mbajtjes së një seance më 30 prill 2008, Gjykata Rouen e Apelit la në fuqi rrëzimin nga Gjykata e Lartë e Nanterre mbi kundërshtimin e imunitetit, si dhe vërtetoi bindjet e të pandehurve, në rastin e kërkuesit për bashkëpunim në shpifje publike të zyrtarëve publikë. Ajo urdhëroi kërkuesin të paguajë një gjobë prej 4,000 euro dhe mbështeti dhënien e 7,500 euro dëmshpërblim për secilin prej gjyqtarëve, që do të paguheshin nga të pandehurit bashkërisht, së bashku me kostot që të publikohet një njoftim në të përditshmen Le Monde. Për sa i përket kostove, ajo urdhëroi tre të pandehurit që të paguajnë 4,000 euro për të gjyqtarit L.L. dhe vetëm kërkuesi të paguajë 1,000 euro për të gjykuar M.
47. Në arsyetimin e saj, Gjykata e Apelit për herë të parë ishte e mendimit se për të thënë se në trajtimin e një rasti gjykatësi hetues kishte treguar "sjellje të cilat [ishin] plotësisht në kundërshtim me parimet e paanshmërisë dhe drejtësisë", ose në kryerjen me fjalë të tjera të papajtueshme me etikën profesionale dhe betimin e saj gjyqësor, ishte një akuzë shpifjeje, e cila ishte e barasvlershme akuzën për mungesë integriteti dhe dështuar të qëllimshëm në detyrat e saj si gjyqtare, duke vënë kështu në pyetje kapacitetin e saj për të kryer këto detyra. Ajo më tej zbuloi se komentet e kërkuesit në lidhje me vonesën në përcjelljen e video-kasetë arritën të akuzojnë gjyqtarët për neglizhencë në trajtimin e çështjes, duke diskredituar kompetencën profesionale të gjyqtarëve dhe duke lënë të kuptohet se ky i fundit e kishte mbajtur me qëllim kasetën, pasi çështja iu hoq atyre, me qëllim që, të paktën, të pengohej. Siç pretendohet, kjo ishte vetëm për shkak se avokatët e kishte ngritur çështjen me Gjyqtarin P., ndjekur nga kërkesa e tij ndaj gjyqtarit M., se prova ne fund u mor ne 1 gusht 2000. Gjykata e Apelit ka shtuar se pohimi i dështimit të qëllimshëm për të kryer detyrat e natyrshme dhe mungesa e integritetit në përmbushjen e detyrimeve nga gjyqtarët, përbëjnë akuza faktike, të cilat venë në pyetje nderin dhe reputacionin e tyre. Sikurse kërkuesi pretendon duke iu referuar letrës së shkruar me dorë nga prokurori publik i Xhibutit për gjyqtaren M., është theksuar më tej atmosfera e dyshimit dhe sjellja neglizhente e gjyqtarëve, madje kërkuesi pretendon se ky dokument ka dëshmuar shkallën e "mbylljes se syve" mes gjyqtarëve. Në këtë pikë, Gjykata vuri në dukje, se fjala "mbyllje e syve" përfaqëson në vetvete një sulm serioz mbi nderin dhe reputacionin e gjyqtares M. dhe prokurorit publik të Xhibutit. Sa më lart, thjesht ka shërbyer për të konfirmuar natyrën e shpifjes së komenteve të mëparshme, sikurse konfirmohet në artikull se kërkuesi kishte kërkuar Ministrit të Drejtësisë të kryhej një inspektim nga ana e Inspektoratit të Përgjithshëm të Shërbimeve Juridike.
48. Gjykata e Apelit arriti në përfundimin se komentet konsideroheshin shpifje dhe se vërtetësia e akuzave nuk ishte provuar. Ajo vendosi se nuk kishte asnjë dëshmi se gjyqtari L.L. posedonte video-kasetën, apo se kishte qenë i informuar për ekzistencën e saj, kështu që ai nuk ishte i përfshirë në vonesën për transmetimin e saj; gjykimi i Divizionit të padive, i 21 qershorit 2000, që vendosi tërheqjen e rastit nga dy gjyqtarët, thjesht shprehu mosmiratimin e refuzimit të gjykatësve për të rindërtuar ngjarjen në prani të palëve civile; por nuk ishte vërtetuar se video-kaseta i ishte dhënë gjykatëses M. para se rasti t’i ishte tërhequr, apo se ajo kishte qenë në posedim të saj, kur hetimi u transferua për t’u gjykuar nga P; nuk kishte asgjë për të sugjeruar se gjyqtarja M. kishte vepruar me qëllim pengues ose kishte qenë e padrejtë në mbajtjen e kasetës; letra drejtuar gjyqtares M. nga prokurori publik i Xhibutit nuk provonte se ka pasur ndonjë “mbyllje të syve” nga ana tyre, si dhe përshëndetjet miqësore e përdorimi i formës familjare "tu" në kontaktet mes zyrtarëve ligjorë nuk pasqyrojnë domosdoshmërish një intimitet, fakti që ata ndajnë të njëjtin mendim nuk provon ndonjë bashkëfajësi, apo përfshirje nga ana e gjyqtarëve francezë aq sa të minojnë procedurën hetimore gjyqësore, pa marrë parasysh sjelljen e prokurorit publik të Xhibutit në këtë rast; letra nga avokati që përfaqëson dëshmitarin A. drejtuar Prokurorit në Belgjikë, duke u ankuar se gjyqtarja M. i kishte bërë presion klientin të tij, nuk ishte mjaft bindëse në vetvete për të provuar nëse gjyqtarja M. kishte pranuar teorinë e vetëvrasjes, ose ajo kishte fshehur të vërtetën, edhe pse gjyqtari M. kishte pranuar se i kishte thënë policisë belge që A. ishte një dëshmitar jo i besueshëm; dhe së fundi, se artikujt e shumtë të shtypit nuk kanë asnjë peshë në lidhje me sjelljen dhe qëndrimin e gjyqtarëve në trajtimin e tyre të çështjes.
49. Për sa i përket mbrojtjes së besimit të mirë të kërkuesit, Gjykata e Apelit, së cilës i kishte kaluar çështja, vuri në dukje se ai i ishte referuar detyrave që janë të natyrshme në profesionin e tij dhe rezultateve të arritura që nga tërheqja e çështjes nga gjyqtarët M. dhe LL, siç tregohet nga deklarata për shtyp e prokurorit publik e 19 qershorit 2007; e cila kishte mbështetur më tej vendimin e Gjykatës së Apelit të Douai, të 19 qershorit të vitit 2007, për të ndërprerë punimet e filluara nga gjyqtarët, me pretendimin e akuzave të rreme dhe me bindjen e Gjykatës Penale të Versailles, më 27 mars të vitit 2008 se prokurori publik në Xhibuti kishte detyruar një person për të dhënë dëshmi të rreme.
50. Është vërejtur se në kohën kur vepra në fjalë është kryer, më 7 shtator 2000, kërkuesi kishte siguruar tërheqjen e çështjes nga gjyqtarët M. dhe LL dhe se gjyqtarit P. kishte qenë në posedim të video-kasetës që ne 1 gusht 2000. Ajo pohoi se kërkuesi kishte kryer sulme shumë të rrepta në integritetin profesional dhe moral të dy gjyqtarëve, dhe komentet hidhnin dyshim të rëndë mbi paanshmërinë dhe ndershmërinë intelektuale të tyre, tejkalim i qartë i së drejtës për të bërë kritika dhe nuk kishin ndonjë rëndësi procedurale. Gjykata e Apelit konstatoi më tej: se vendimi në favor të kërkuesit që të ndërpresë punimet për mashtrim të filluar kundër tij, si rezultat i kërkesës së gjyqtarëve, nuk ishte në kundërshtim me besimin e tij të mirë; se natyra e tepruar e komenteve të bëra nga kërkuesi zbuloi intensitetin e konfliktit mes tij dhe dy gjyqtarëve, në veçanti gjyqtares M., që ishin të barasvlershme me një zgjidhjen ex post facto të rastit, siç tregohet nga publikimi i artikullit të 7 shtatorit 2000, pasi Divizioni i Akuzave të Gjykatës së Apelit të Parisit kishte marrë, më 5 shtator, dosjen e rastit Scientology, në të cilën gjykatësja M. ishte dyshuar si përgjegjës për zhdukjen e provave; kjo tregoi, nga ana e kërkuesit, armiqësi personale dhe qëllim për të diskredituar gjyqtarët, në veçanti gjyqtaren M., me të cilën ai kishte qenë në konflikt, në raste të ndryshme, duke përjashtuar ndonjë rast mirëbesimi nga ana e tij.
51. Kërkuesi, dy bashkë-pandehurit dhe gjyqtarja M., të gjithë kanë parashtruar kundër këtij vendimi, një apel në pikat e ligjit. Në deklaratat e tij, kërkuesi është mbështetur, si bazë për apelin, në nenin 10 të Konventës dhe imunitetin e parashikuar në nenin 41 të Ligjit për Lirinë e Shtypit, duke argumentuar se kjo dispozitë parashikon të sigurojë mbrojtjen e avokatëve, në lidhje me komentet me gojë apo me shkrim të bëra nga ta në kuadër të çdo lloj procedure gjyqësore, në mënyrë të veçantë të një natyre disiplinore. Argumenti i dytë i Apelit, u mbështet në nenin 10 të Konventës, duke pohuar se: komentet e kundërshtuara kishin të bënin me një rast që kishte për disa kohë mbulim mediatik, që përfshinte rrethanat e dyshimta në të cilat një gjyqtar francez i deleguar në Xhibut është gjetur i vdekur me shkak “vetëvrasje", dhe mënyra e dyshimtë me të cilën ishte kryer hetimi gjyqësor, me një paragjykim të qartë ndaj teorisë së palëve civile, asaj të vrasjes me paramendim; edhe duke pasur parasysh rëndësinë e interesit të përgjithshëm në kuadrin e të cilit ishin bërë komentet, Gjykata e Apelit nuk kishte të drejtë të deklaronte se ai kishte tejkaluar kufijtë e lirisë së shprehjes; Gjykata e Apelit nuk e kishte shqyrtuar mirëbesimin e tij në dritën e komenteve që ishin botuar në Le Monde, por në lidhje me përmbajtjen e letrës së Ministrit të Drejtësisë dhe nuk kishte të drejtë për të bërë ndonjë vlerësim në lidhje me kritikat ndaj gjyqtarëve, përveçse nëse të gjithë avokatët do ta kishin të ndaluar të flisnin për rastet e pazgjidhura, po kjo nuk mund të quhet armiqësi, vetëm për faktin e thjeshtë se ai kishte pasur një mosmarrëveshje me një nga gjyqtarët në kontekstin e një tjetër grupi të procedurave; mirë besimi nuk ka qenë subjekt i situatës aktuale, ose fakti se ishte vepruar mirë që ishte tërhequr çështja nga gjyqtarët, mungesa e nevojës së komenteve që nuk janë në kundërshtim me mirëbesimin; së fundi, mendimet e shprehura në lidhje me funksionimin e një institucioni themeltar të shtetit, siç ishte rasti i kryerjes së një hetimi penal, nuk kanë qenë subjekt thjesht i kujdesit ndaj detyrës, apo të kufizuar ndaj kritikave teorike dhe abstrakt, por mund të jenë personale dhe të kenë një bazë të mjaftueshme faktike.
52. Kërkesat fillimisht janë dashur të dëgjohen nga një trup i reduktuar i Seksionit I të Divizionit Penal të Gjykatës së Kasacionit, siç tregohet nga raporti i gjyqtarit raportues, i 21 korrikut 2009, "puna on-line" e GJ. Kasacionit për çështjen, dhe tre njoftimet për palët e lëshuara më 15 shtator, dhe 14 dhe 27 tetor 2009 respektivisht, dy të fundit prej këtyre dokumenteve janë dërguar pas datës së seancës. Si rrjedhojë, Z. JM (shih paragrafin 27 më lart), i cili ishte caktuar gjyqtar në Gjykatën e Kasacionit në Divizionin Penal, dhe i cili nuk ishte as Kryetar Divizioni, as gjykatës i lartë (Doyen), as gjyqtari raportues, nuk duhet të ishte gjyqtar në këtë çështje.
53. Në një vendim të datës 10 nëntor 2009, Gjykata e Kasacionit, në një formacion të përbërë nga dhjetë gjyqtarë, duke përfshirë z J.M., hodhi poshtë kërkesat, për sa i përket pjesëve të ligjit. Për sa i përket shkaqeve të ngritura nga kërkuesi, ajo gjeti se kundërshtimi i imunitetit juridiksional ishte refuzuar në mënyrën e duhur, si faktin se letra e Ministrit të Drejtësisë, e bërë publike nuk përbën një akt të referimit në CSM dhe nuk ishte pjesë e një procedure që përfshin ushtrimin e të drejtave të mbrojtjes para një gjykate. Sa i përket argumenteve të ndryshme të parashtruar për shkakun e dytë të apelimit të kërkuesit, ajo deklaroi se Gjykata e Apelit ka justifikuar vendimin e saj, duke gjetur si më poshtë:
"Ndërkohë që çdo njeri ka të drejtën e lirisë së shprehjes dhe ndërsa publiku ka një interes legjitim në marrjen e informacionit mbi procedurat penale dhe në funksionimin e gjykatave, ushtrimi i këtyre lirive përmban detyrime dhe përgjegjësi dhe mund të jetë subjekt, si në rastin konkret ku kufijtë e pranueshëm të lirisë së shprehjes në kritikat për veprimin e gjyqtarëve janë tejkaluar ndaj kufizimeve apo ndëshkimeve të tilla, siç janë të përcaktuara me ligj dhe janë të domosdoshme në një shoqëri demokratike, për mbrojtjen e dinjitetit dhe të drejtave të të tjerëve.”
LEGJISLACIONI I BRENDSHËM DHE NDËRKOMBËTAR PËRKATËS
54. Nenet në vazhdim të Aktit për Lirinë e Shtypit, i 29 korrikut 1881 parashikojnë si në vijim:
Neni 23
"Kushdo që, në fjalime me gojë, bërtet apo kërcënon në një vend publik ose mbledhje, ose me anë të një teksti të shkruar apo të shtypur, vizatim, gdhendje, pikturë, stema, imazhe, apo ndonjë tjetër formë të shkruar, të folur, ose pikturë të shitur ose të shpërndarë, ofron për shitje ose ekspozon në një vend publik ose mbledhje, ose me anë të një pankarte, ose në njoftimin e ekspozuar në një vend ku mund të shihet nga publiku, nxit drejtpërdrejtë dhe me sukses kryerjen e një krimi apo shkelje të rëndë (délit ou), dhe në qoftë se nxitja ka pasur pasoja mbi të, do të dënohet si ndihmës për veprën në fjalë. Kjo dispozitë zbatohet edhe kur nxitja ka qenë e ndjekur vetëm nga një përpjekje për të kryer një krim të rëndë sipas nenit 2 të Kodit Penal.”
Neni 29
“Kryerja e ndonjë pretendimi faktik apo akuze që dëmton nderin ose reputacionin e personit, apo organit të cilit fakti në fjalë i atribuohet përbën shpifje. Publikimi i drejtpërdrejtë, riprodhimi, ose plotësimi i një pretendim të tillë do të jetë i dënueshëm, edhe kur është shprehur në terma skeptikë, ose ka të bëjë me një person ose organ që nuk është akuzuar shprehimisht, por është i identifikueshëm nga kushtet e fjalimeve fyese, britmat, kërcënimet me shkrim apo të shtypura, pankartat apo posterat. Përdorimi i gjuhës abuzive, përbuzëse, apo sharjeve që nuk përmbajnë pohime për çdo fakt do të përbëjë fyerje (lëndim).”
Neni 31
“Kur shpifja është kryer me të njëjtat mjete, duke iu referuar funksioneve ose kapacitetit të një, ose më shumë ministrave apo zyrtarëve të ministrisë, një ose më shumë anëtarë të një prej dy dhomave legjislative, një nëpunës civil, ..., vepra ndëshkohet nga i njëjti dënim....”
Neni 41
“...Asnjë procedurë për shpifje, fyerje apo abuzim nuk mund të fillojë nga regjistrimi, gjatë procedurave gjyqësore hartuar në mirëbesim, ose nga deklarimet e bëra, apo deklaratat e paraqitura në një gjykatë të ligjit. Gjykata shqyrton themelin e çështjes, megjithatë mund të urdhërojë përjashtimin e deklaratave fyese, përçmuese ose shpifëse, dhe dëmet e dhënies kundër personit në fjalë. Akuzat e shpifjes në lidhje me rastin sjellin inicimin e ndjekjes penale ose procedurave civile nga palët, ku veprime të tilla duhet të shqyrtohen para gjykatave, dhe, në çdo rast, procedimi civil nga palët e treta..”
Neni 55
“Kur i akuzuari dëshiron të provojë vërtetësinë e akuzave të shpifjes, në pajtim me nenin 35 të këtij ligji, ai brenda dhjetë ditëve nga marrja e thirrjes, duhet të njoftojë prokurorin publik ose parashtruesin e kërkesës, në adresën e caktuar për këtë shërbim, në varësi të faktit, nëse procedura është iniciuar nga ish prokurori, ose ky i fundit, në:
(1) Pretendimet sikurse paraqiten dhe përshkruhen në përmbledhjen në të cilën ai kërkon të provojë vërtetësinë;
(2) Kopjet e dokumenteve;
(3) Emrat, profesionet dhe adresat e dëshmitarëve që ai do të thërrasë për qëllimin në fjalë.
Njoftimi duhet të përmbajë zgjedhjen e adresës për shërbim në procedurën para gjykatës penale, dhe të gjitha kërkesat duhet të plotësohen që të mos humbasë e drejta për të sjellë prova..”
B. Kodi i Procedurës Penale
55. Neni 11 i Kodit të Procedurës Penale parashikon si në vijim:
Neni 11
“Përveç kur ligji parashikon ndryshe dhe pa cenuar të drejtat e mbrojtjes, procedurat në rrjedhën e hetimeve paraprake dhe gjyqësore duhet të kryhen në fshehtësi. Çdo person që kontribuon në procedura të tilla do të jetë i detyruar të respektojë sekretin profesional, sipas kushteve dhe subjekt i dënimeve të parashikuara në nenet 226-13 dhe 226-14 të Kodit Penal. Megjithatë, në mënyrë për të parandaluar shpërndarjen e informacionit jo të plotë ose të pasaktë, apo për t’i dhënë fund një shkelje të paqes, prokurori publik mund të, me propozimin e tij ose me kërkesë të autoritetit gjyqësor përgjegjës për hetime paraprake ose palët, të bëjë publike çdo element objektiv nga procedura që nuk përmban asnjë gjykim për meritat e akuzave të ngritura kundër individëve në fjalë.”
C. Ushtrimi i profesionit ligjor
56. Rekomandimi R (2000) 21 i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës ndaj Shteteve anëtare, mbi lirinë për të ushtruar profesionin e avokatit (hyrë në fuqi më 25 Tetor 2000) parashikon si në vijim:
“ ... Me dëshirën për të promovuar lirinë e ushtrimit të profesionit të avokatit, për të forcuar sundimin e ligjit, në të cilin avokatët janë pjesë, në mënyrë të veçantë në rolin për të mbrojtur liritë individuale;
Të vetëdijshëm për nevojën për një sistem të drejtë të administrimit të drejtësisë, i cili garanton pavarësinë e avokatëve në kryerjen e detyrave të tyre profesionale pa asnjë kufizim të papërshtatshëm, ndikim, nxitje, presion, kërcënim ose ndërhyrje, direkte apo indirekte, nga çdo person;
...
Parimi I - Parimet e përgjithshme për lirinë e ushtrimit të profesionit të avokatit
Duhet të merren të gjitha masat e nevojshme për të respektuar, mbrojtur dhe promovuar lirinë e ushtrimit të profesionit të avokatit pa diskriminim dhe pa ndërhyrje të papërshtatshme nga autoritetet apo publike, veçanërisht në dritën e dispozitave përkatëse të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. ...”
57.Parimet Bazë të Rolit të Juristëve (miratuar nga Kongresi i tetë i Kombeve të Bashkuara për Parandalimin e Krimit dhe trajtimin e shkelësve, mbajtur në Havana, Kubë, ne 27 Gusht deri me 7 Shtator) parashikon, në veçanti:
“16. Qeveritë duhet të sigurojnë që avokatët (a) janë në gjendje të kryejë të gjitha funksionet e tyre profesionale pa frikë, pengesë, ngacmim apo ndërhyrje të pahijshme; (B) janë në gjendje të udhëtojnë dhe të konsultohet me klientët e tyre lirisht, si brenda vendit dhe jashtë vendit; dhe (c) nuk do të vuajnë, ose të kërcënohen me, ndjekje penale apo administrative, sanksione ekonomike apo pasoja të tjera për çdo veprim të ndërmarrë në përputhje me detyrat e njohura profesionale, standardet dhe etikën.
...
22. Qeveritë duhet të njohin dhe të respektojnë të gjitha komunikimet dhe konsultimet ndërmjet avokatëve dhe klientëve të tyre, në kuadër të marrëdhënieve të tyre profesionale, të cilat janë konfidenciale.”
58. Këshilli i Dhomës së Avokatisë dhe Shoqërive Ligjore të Evropës (CCBE) ka miratuar dy tekste bazë: Kodin e Sjelljes për Avokatët Evropiane, i cili daton nga 28 tetori 1988 dhe ka pësuar një numër ndryshimesh dhe Karta e Parimeve bazë të Profesionit Ligjor Evropian, e cila është miratuar në 24 Nëntor 2006. Karta, e cila nuk konsiderohet si kod sjellje, përmban një listë me 10 parimet bazë të rregullave kombëtare dhe ndërkombëtare që rregullojnë profesionet ligjore:
“(a) pavarësinë e avokatit, dhe lirinë e avokatit për të ndjekur rastin e klientit;
(b) të drejtën dhe detyrën e avokatit për të mbajtur çështjet e klientëve konfidenciale dhe për të respektuar fshehtësinë profesionale;
(c) shmangien e konfliktit të interesit në mes të klientëve të ndryshëm, ose në mes të klientit dhe avokatit;
(d) dinjitetin dhe nderin e profesionit ligjor, dhe integritetin dhe reputacionin e mirë të avokatit individual;
(e) besnikërinë ndaj klientit;
(f) trajtimin e drejtë të klientëve në lidhje me tarifat;
(g) kompetencën profesionale të avokatit;
(h) respektin ndaj kolegëve;
(i) respektin ndaj sundimit të ligjit dhe administrimin e drejtë të drejtësisë; dhe
(j) vetë-rregullimin e profesionit ligjor.”
59. Së fundi ka një udhërrëfyes praktik të parimeve ndërkombëtare në lidhje me pavarësinë dhe përgjegjësinë e gjyqtarëve, avokatëve, prokurorëve, e miratuar nga Komisioni i tetë Ndërkombëtar i Juristëve në fillim të 2004, versioni më i ri është ai i 22 Qershorit 2009), i cili përmban shumë dokumente të rëndësishme dhe relevante ndërkombëtare.
D. Marrëdhënia ndërmjet gjyqtarëve dhe juristëve
60. Për sa i përket marrëdhënies ndërmjet avokatit dhe Gjyqtarit janë ndjekur paragrafët përkatës nga Opinioni nr. (2013) 16, mbi marrëdhëniet midis gjyqtarëve dhe avokatëve, zbatuar nga Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Evropiane (CCJE), në 13-15 Nëntor 2013, parashikon si në vijim:
“6. Në kuadër të detyrimit të tyre profesional për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e klientëve, avokatët duhet të luajnë një rol thelbësor në administrimin e drejtë të drejtësisë. Paragrafi 6 i Komentarit mbi Kartën e Parimeve Themelore të Profesionit Ligjor Evropian, i CCBE përcakton rolin e avokatit si më poshtë: "Roli i avokatit, nëse ushtrohet nga një individ, një shoqëri apo shtetit, është këshilltar i besuar i klientit dhe përfaqësues profesionist dhe i respektuar nga palët e treta, dhe një pjesëmarrës i domosdoshëm në administrimin e drejtë të drejtësisë. Duke personifikuar të gjitha këto elemente, avokati, i cili me besnikëri i shërben interesave të klientit dhe mbron të drejtat e klientit, gjithashtu i plotëson funksionet e avokatit në shoqëri, të cilat janë për të parandaluar konfliktet, për të siguruar se konfliktet zgjidhen në përputhje me parimet e njohura të së drejtës civile, publike ose penale dhe me konsideratën e duhur në të drejtat dhe të interesat, për të çuar më tej zhvillimin e ligjit dhe për të mbrojtur lirinë, drejtësinë dhe sundimin e ligjit ". Siç është theksuar në paragrafin 1.1 të Kodit të Sjelljes për Avokatët evropiane të CCBE, respekti për funksionin profesional të avokatit është një kusht thelbësor për shtetin e së drejtës dhe demokracisë në shoqëri. Parimet themelore të OKB-së për rolin e avokatëve të shtetit përcaktojnë se mbrojtja e përshtatshme e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, të cilat të gjithë personat kanë të drejtë t’i gëzojnë, qofshin ato ekonomike, sociale dhe kulturore, ose civile dhe politike, kërkon që të gjithë personat të kenë akses në shërbimet juridike dhe t’i sigurohet një profesion i pavarur ligjor. Parimi 12 përcakton se avokatët në çdo kohë duhet të ruajnë nderin dhe dinjitetin e profesionit të tyre, si agjentë thelbësorë të administrimit të drejtësisë.
7. Gjyqtarët dhe avokatët duhet të jenë të pavarur në ushtrimin e detyrave të tyre dhe duhet të perceptohen edhe si të pavarur nga njëri-tjetri. Kjo pavarësi është afirmuar në statut dhe në parimet etike të miratuara nga çdo profesion. KKGJE e konsideron një pavarësi të tillë të rëndësishme për funksionimin e duhur të drejtësisë.
KKGJE i referohet Rekomandimit CM/Rec (2010) 12, paragrafi 7, i cili parashikon se pavarësia e gjyqtarëve duhet të jetë e garantuar në nivelin ligjor më të lartë të mundshëm. Pavarësia e avokatëve duhet të garantohet në të njëjtën mënyrë...
9. Mund të dallohen dy fusha të marrëdhënieve mes gjyqtarëve dhe avokatëve:
Në njërën anë, marrëdhëniet mes gjyqtarëve dhe avokatëve, të cilat rrjedhin nga parimet dhe rregullat e secilit shtet dhe do të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në efikasitetin dhe cilësinë e proceseve gjyqësore. Në konkluzionet dhe rekomandimet e përcaktuara në Opinionin e saj nr. 11 (2008) mbi cilësinë e vendimeve gjyqësore, KKGJE theksoi se standardi i cilësisë së vendimeve gjyqësore do të jetë në mënyrë të qartë rezultat i ndërveprimit midis aktorëve të shumtë në sistemin gjyqësor;
Nga ana tjetër, marrëdhëniet të cilat rezultojnë nga sjellja profesionale e gjyqtarëve dhe avokatëve, të cilat kërkojnë respekt të ndërsjellë për rolet e luajtura nga secili dhe një dialog konstruktiv midis gjykatësve dhe avokatëve...
19. Gjyqtarët dhe avokatët kanë secili parime etike të caktuara. Megjithatë, disa parime etike janë të përbashkëta, si për gjyqtarët dhe avokatët, p.sh pajtueshmëria me ligjin, sekreti profesional, integriteti dhe dinjiteti, respekti për palët, kompetenca, drejtësia dhe respekti reciprok.
20. Parimet etike të gjyqtarëve dhe avokatëve duhet të merren në konsideratë në marrëdhëniet midis të dy profesioneve.
...
Në lidhje me avokatët, paragrafët 4.1, 4.2, 4.3 dhe 4.4 të Kodit CCBE të Sjelljes për Avokatët evropiane shprehin parimet e mëposhtme: një avokat i cili merr pjesë në një rast para një gjykate duhet të jetë në përputhje me rregullat e aplikuara para kësaj gjykate apo tribunali. Një avokat duhet gjithmonë të ketë vëmendjen e duhur për kryerjen e drejtë të procedurës. Një avokat duhet, duke ruajtur respektin e duhur dhe mirësjelljen ndaj gjykatës, të mbrojë interesat e klientit me nder dhe pa frikë, pa marrë parasysh interesat e veta, ose ndonjë pasojë të tij/saj, apo të ndonjë personi tjetër. Avokati nuk duhet të japë me vetëdije informacion të rremë ose mashtrues në gjykatë.
21. KKGJE konsideron se marrëdhëniet mes gjyqtarëve dhe avokatëve duhet të bazohen në të kuptuarit e ndërsjellë të rolit të njëri-tjetrit, në respektin e ndërsjellë dhe pavarësinë vis-à-vis ndaj njëri-tjetrit.
KKGJE në përputhje me rrethanat e konsideron të nevojshme për të zhvilluar dialog mes gjyqtarëve dhe avokatëve në nivel institucional kombëtar dhe evropian për çështjen e marrëdhënieve të tyre reciproke. Parimet etike të dy gjyqtarëve dhe avokatëve duhet të merren parasysh. Në këtë drejtim, KKGJE inkurajon identifikimin e parimeve etike, si detyrë e pavarësisë, detyra për të mbështetur sundimin e ligjit në çdo kohë, bashkëpunimi për të siguruar një sjellje të drejtë dhe të shpejtë të procedurave dhe trajnim të vazhdueshëm profesional. Shoqatat profesionale dhe organe të pavarura qeverisëse të gjyqtarëve dhe avokatëve duhet të jetë përgjegjës për këtë proces...
24. Marrëdhëniet mes gjyqtarëve dhe avokatëve duhet të ruajnë paanshmërinë dhe imazhin e paanshmërisë së gjykatës. Gjyqtarët dhe avokatët duhet të jetë plotësisht të vetëdijshëm për këtë, dhe rregullat e duhura procedurale dhe etike që duhet të ruajnë këtë paanshmëri.
25. Të dy gjyqtarët dhe avokatët gëzojnë lirinë e shprehjes në bazë të nenit 10 të Konventës.
Megjithatë, gjyqtarët janë të detyruar të ruajnë konfidencialitetin e diskutimeve të gjykatës dhe paanësinë e tyre, që nënkupton, ndër të tjera, se ata duhet të përmbahen nga komentet e procedurave dhe punës së avokatëve. Liria e shprehjes së avokatëve gjithashtu ka kufijtë e saj, për të ruajtur, siç parashikohet në nenin 10, paragrafi 2 i Konventës, autoritetin dhe paanshmërinë e gjyqësorit. Respekti ndaj kolegëve, respektimi i sundimit të ligjit dhe administrimi i drejtë i drejtësisë, parimet (h) dhe (i) të Kartës së Parimeve Themelore të Profesionit Ligjor Evropian të CCBE, kërkojnë abstenimin nga kritikat abuzive të kolegëve, gjykatësve, procedurave dhe vendimeve gjyqësore..”
E. Dekriminalizimi i shpifjes
61. Rekomandimi 1814 (2007) i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës “Për Dekriminalizimin e Shpifjes” parashikon inter alia si në vijim:
“1. Asambleja Parlamentare, duke iu referuar Rezolutës së saj 1577 (2007) me titull "Drejt dekriminalizimit të shpifjes", i bën thirrje Komitetit të Ministrave për t’i bërë thirrje të gjithë shteteve anëtare të rishikojnë ligjet e tyre për shpifjen dhe, kur është e nevojshme, të bëjnë ndryshime në mënyrë që t’i sjellin ato në përputhje me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me qëllim që të shmangin çdo rrezik të abuzimit, apo ndjekjeve penale të pajustifikuara;
2. Asambleja i kërkon Komitetit të Ministrave të udhëzojë komitetin kompetent ndërqeveritar, Komitetin Drejtues mbi Mediat dhe Shërbimet e Reja të Komunikimit (CDMC) për të përgatitur, duke ndjekur pas punimet e shumta në këtë çështje dhe në dritën e jurisprudencës së Gjykatës , një draft rekomandimi për shtetet anëtare që përcakton rregulla të hollësishme për shpifjen, me synim çrrënjosjen e rekurseve abuzive të procedurës penale...”
62. Përgjigja e Komitetit të Ministrave, miratuar në mbledhjen e 1029 të zëvendësministrave (11 qershor 2008), parashikon si më poshtë:
"1. Komiteti i Ministrave ka studiuar me vëmendje të madhe Rekomandimin e Asamblesë Parlamentare 1814 (2007) me titull "Drejt dekriminalizimit të shpifjes". Ajo ka komunikuar rekomandimin ndaj qeverive të shteteve anëtare, si dhe Komitetit Drejtues për Shërbimet e reja të Komunikimit të Komitetit Evropian për Problemet e Krimit (CDPC), Komiteti Drejtues për të Drejtat e Njeriut (CDDH) Media ndhe (CDMC), dhe Komisionerin e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, për informacion dhe komente të mundshme. Komentet e marra janë të përfshira në shtojcë.
2. Me vendim të 24 nëntorit të vitit 2004, Komiteti i Ministrave udhëzoi Komitetin Drejtues në Mass Media (CDMM), i cili më pas u bë Komiteti Drejtues për Shërbimet e reja të Komunikimit të Medias dhe (CDMC), ndër të tjera, për të parë në "shtrirjen e ligjeve për shpifje, sipas jurisprudencës përkatëse të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duke përfshirë edhe çështjen e dekriminalizimit dhe shpifjes". Ajo mori parasysh përgjigjen e marrë në shtator të vitit 2006 dhe faktin se CDMC e ka konsideruar të dëshirueshëm faktin që shtetet anëtare duhet të kenë një rol pro aktiv në lidhje me shpifjen, duke analizuar, madje edhe në mungesë të vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në lidhje me ta direkt, legjislacionin e brendshëm kundrejt standardeve të zhvilluara nga ana e Gjykatës dhe, kur është e përshtatshme, përafrimin e legjislacionit penal, administrativ dhe civil me ato standarde. Në dokumentin në fjalë, CDMC gjithashtu konsideron se duhet të ndërmerren hapa për të siguruar që zbatimi në praktikë i ligjeve për shpifje përputhet plotësisht me këto standarde.
3. Komiteti i Ministrave miraton këtë pikëpamje, si dhe thirrjen e Asamblesë Parlamentare për shtetet anëtare për të marrë masa të tilla, me qëllim heqjen e të gjitha rreziqeve të abuzimit, apo ndjekjeve penale të pajustifikuara.
4. Duke pasur parasysh rolin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në zhvillimin e parimeve të përgjithshme mbi shpifjen në jurisprudencën e saj dhe fuqinë e saj për të vendosur lidhur me kërkesat për shkelje të nenit 10, në raste të veçanta, Komiteti i Ministrave nuk e konsideron të këshillueshme në këtë pikë, të zhvillojë rregulla të veçanta të detajuara për shpifje për shtetet anëtare.
5. Së fundi, Komiteti i Ministrave është i mendimit se nuk ka nevojë, për momentin, për të rishikuar Rekomandimi nr. R (97) 20 mbi gjuhën e urrejtjes, ose për të përgatitur udhëzime mbi këtë temë. Në vend të kësaj duhet të bëhen më shumë përpjekje nga shtetet anëtare, në mënyrë që t’i japin rekomandimit "shikueshmëri" më shumë dhe për ta bërë përdorimin më të mirë të tij.”
F. Gjykimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), i 4 Qershorit 2008, në çështjen Xhibuti k. Francës
63. Në vendimin e saj të datës 4 Qershor 2008 në çështjen që ka të bëjë me disa pyetje të ndihmës së ndërsjellë në çështjet penale (Xhibuti k. Francës), GJND-ja vuri në dukje se nuk ishte detyrë e saj për të përcaktuar faktet dhe të vendoste përgjegjësi në rastin Borrel, dhe në veçanti, rrethanat në të cilat Bernard Borrel kishte vdekur, por shtoi se kishte filluar një mosmarrëveshje në mes të dy shteteve, që e kishte origjinën në këtë rast, si rezultat i hapjes së një numri të procedurave gjyqësore në Francë dhe në Xhibut, dhe kërkohej zbatimi i marrëveshjeve dypalëshe për ndihmën e ndërsjellë në mes të shteteve. GJND-ja vërejti në mënyrë të veçantë që, edhe pse objekti i mosmarrëveshjes është përshkruar në kërkesën e Xhibutit, sikurse kanë deklaruar autoritetet franceze në dosjen e çështjes Borrel në Xhibuti, e marrë si një e tërë kërkesa kishte një hapësirë më të gjerë, e cila përfshinte edhe thirrjet dërguar Presidenti xhibutian dhe ato dërguar për dy zyrtarë të tjerë xhibutian, së bashku me urdhër-arrestet, që më pas janë lëshuar ndaj këtij të fundit.
64. GJND ka gjetur, në veçanti, se vendimi i gjyqtarit hetues francez, i cili refuzonte kërkesën për ndihmë të ndërsjellë u justifikua me faktin se transmetimi i dosjes së rastit Borrel konsiderohet të jetë "në kundërshtim me interesat thelbësore të Francës", se dosja ishte e deklasifikuar si "sekret i mbrojtur" dhe përmbante dokumente sekrete, së bashku me deklaratat e informacionit dhe dëshmitarëve në lidhje me një rast tjetër në zhvillim para gjykatës. Ajo mbajti qëndrimin se këto arsye ranë në fushëveprimin e nenit 2 (c) të Konventës për Ndihmën e Ndërsjellët në Çështjet Penale, e cila lejonte një shtet të kërkonte refuzimin për të ekzekutuar letër porositë, nëse konsideron se një ndihmë e tillë rrezikonte të cenonte sovranitetin, sigurinë, rendin publik ose interesa të tjera thelbësore të kombit. GJND-ja më tej vendosi të mos urdhërojë transmetimin e dosjes Borrel me faqet që i mungonin, sikurse Xhibuti kishte kërkuar si alternativë. Megjithatë, ajo u shpreh se Franca kishte dështuar në detyrimin e saj për të dhënë arsyet për refuzimin e ekzekutimit të letër-porosive, duke hedhur poshtë parashtrimet e tjera të Xhibutit, në lidhje me ftesat drejtuar Presidentit dhe dy zyrtarëve të tjerë të lartë xhibutian.
LIGJI
I. PRETENDIMI PËR SHKELJEN E NENIT 6/1 TË KONVENTËS
65. Kërkuesi pretendoi se çështja e tij, në Gjykatën e Kasacionit, nuk ishte gjykuar nga një gjykatë e paanshme, pasi pjesë e trupit gjykues kishte qenë një gjyqtare e cila kishte shprehur paraprakisht dhe publikisht mbështetjen e saj për një nga palët civile, gjyqtarja M. Kërkuesi u mbështet në nenin 6/1 të Konventës që parashikon:
“Çdokush ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e krijuar me ligj.”
A. Gjykimi i Dhomës
66. Dhoma mori në shqyrtim kërkesën duke vërejtur se kërkuesi nuk kishte mundësi për të bërë kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit për shkak se ai nuk dinte më parë përbërjen e trupës gjyqësore. Një nga gjyqtarët e çështjes, J.M. kishte shprehur, 9 vjet më parë, mbështetjen e tij publikisht për gjyqtarin M. në lidhje me një çështje ku kërkuesi vepronte në emër të një pale civile. Duke parë faktet kishte një kundërshti të dukshme midis kërkuesit dhe gjyqtarit M në të dy rastet, edhe në rastin kur gjyqtari M. kishte marrë mbështetjen e gjyqtari. J.M. dhe në çështjen ku gjyqtari. J.M. ishte pjesë në Gjykatën e Kasacionit. Gjithashtu, mbështetja ishte shprehur ndaj gjyqtarit M. në një mënyre të përgjithshme në mbledhjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë në Paris. Dhoma doli në përfundimin që kishte pasur shkelje të nenit 6/1, pasi dyshime serioze mund të ngriheshin mbi paanësinë e Gjykatës se Kasacionit dhe se pretendimet e kërkuesit mund të justifikoheshin objektivisht.
B. Argumentet e palëve përpara Dhomës së Madhe
1. Kërkuesi
67. Kërkuesi pranoi se gjyqtari J.M nuk kishte shfaqur anshmëri ndaj tij, por argumentoi se përveç sjelljes personale të tij, prezenca e tij në trupën gjyqësore krijonte një situatë ku shqetësimet e tij për paanësi mund të justifikoheshin objektivisht. Fakti i pjesëmarrjes se tij në trupin penal të Gjykatës se Kasacionit mjafton për të treguar se kishte pasur një shkelje të nenit 6/1. Gjyqtari J.M. kishte shprehur në të shkuarën mbështetjen për gjyqtaren M. kur kjo e fundit kishte ndërmarrë hetimin e çështjes për “Church of Scientology”, në lidhje me kritikat që i ishin ngritur gjyqtares M. për sjelljen e tij profesionale nga pala civile, përfaqësuesi i së cilës ishte kërkuesi. Kërkuesi theksoi se gjyqtarja M. me kërkesën e saj ishte përjashtuar nga trajtimi i rastit, dhe se më 5 janar të vitit 2000 shteti francez ishte gjetur përgjegjës për dështimet në sistemin e drejtësisë publike.
68. Ai argumentoi se nuk kishte mundur të kërkonte përjashtimin e gjyqtarit për shkak se nuk kishte qenë në dijeni të gjyqtarëve përbërës të trupës gjyqësore e nuk kishte nga të dinte që ky gjyqtar do të ishte pjesë e trupës gjykuese në çështjen e tij: raporti i gjyqtarit raportues, lista e çështjeve dhe njoftimet për avokatët kanë dhënë të gjithë informata të njëjta, domethënë se Divizioni Penal do të gjykonte me trupë të reduktuar. Ky i fundit përbëhej nga Kryetari i Divizionit, gjyqtari i lartë (Doyen) dhe gjyqtari raportues, dhe gjyqtari J.M. nuk ishte në asnjë prej këtyre pozicioneve dhe për pasojë nuk kishte pritshmëri se ai do të gjykonte çështjen.
69. Në themel, kërkuesi nuk pretendoi se gjyqtari J.M. kishte shfaqur ndonjë paragjykim personal kundër tij dhe nuk ishte duke vënë në pikëpyetje të drejtën e lirisë së shprehjes së gjyqtarit. Ai u ankua thjesht për praninë e gjykatësit J.M., e cila sipas tij ngre frikën e justifikuar dhe legjitime të mungesës së paanshmërisë objektive. Në funksion të mbështetjes së shprehur nga JM në favor të gjyqtares M., në kontekstin e një rasti të profilit të lartë me të njëjtët protagonistëve, ka pasur dyshime serioze lidhur me paanshmërinë e Divizionit Penal dhe frika e tij në këtë drejtim mund të konsiderohet si e justifikuar objektivisht. 2. Qeveria e Francës
70. Qeveria argumentoi se nuk kishte vend për pyetje mbi paanësinë e gjyqtarit J.M. dhe se duhej patjetër të përcaktohej nëse rrethanat e çështjes janë të tilla sa mund të ngjallin dyshime serioze mbi paanësinë e Gjykatës se Kasacionit. Gjyqtari J.M. ishte shprehur shumë vite më parë, për një çështje të ndryshme nga kjo e tanishme se termat e përdorur nga ai tregonin vetëm një pozicionim personal, i cili kishte lidhje vetëm me situatën në të cilën kolegu i tij gjyqtar po i nënshtrohej procesit disiplinor. Qeveria përfundoi se të vetme, këto thënie të kufizuara dhe të bëra shumë kohë më parë nuk ishin të mjaftueshme për të vërtetuar se gjyqtarit J.M. i mungon paanësia.
71. Qeveria shtoi gjithashtu se detyra e Gjykatës se Kasacionit ushtrohet në përputhje me ligjin dhe se çështja në fjalë është marrë në konsideratë nga 10 gjyqtarë të trupës penale të kësaj gjykate.
72. Qeveria kështu del në përfundim se nenin 6/1 i Konventës nuk është shkelur.
C. Vlerësimi i Gjykatës
1. Parimet e përgjithshme
73. Gjykata përsërit se paanësia tregon mungesën e paragjykimit ose prirjes dhe ekzistencës së saj, në të kundërt duhen bërë teste të ndryshme. Sipas jurisprudencës së Gjykatës, ekzistenca e paanësisë, duhet të caktohet, për qëllimet e nenit 6/1, sipas një testi subjektiv ku duhet vëzhguar bindja dhe sjellja e një gjyqtari në një çështje të caktuar. Gjithashtu duhet vëzhguar nëse gjykata vetë dhe përbërja e saj, ndërmjet të tjerave, ka ofruar garanci të mjaftueshme për të përjashtuar çdo dyshim legjitim në lidhje me paanësinë e saj (shih p.sh. Kyprianou k. Qipros [GC], nr. 73797/01, § 118, GjEDNj 2005-XIII, dhe Micallef k. Maltës [GC], nr. 17056/06, § 93, GjEDNj 2009).
74. Për sa i përket testit subjektiv, parimi sipas së cilit një gjykatë prezumohet e lirë nga çdo paragjykim, ose anësi është i njohur me kohë në jurisprudencën e Gjykatës (shih Kyprianou, cituar më lart, § 119, dhe Micallef, cituar më lart, § 94). Paanësia personale e një gjyqtari duhet të prezumohet derisa të ketë prova që dëshmojnë të kundërtën (Hauschildt k. Danimarkës, 24 Maj 1989, § 47, Seria A nr. 154). Për sa i përket provave, Gjykata ka kërkuar që të tregohet nëse një gjyqtar ka treguar armiqësi ose keqbesim për arsye të tij personale (shih De Cubber k. Belgjikës, 26 tetor 1984, § 25, Seria A nr. 86).
75. Në shumicën e rasteve ku diskutohet paanësia e gjyqtarit, Gjykata është fokusuar në testin objektiv (shih Micallef, cituar më lart, § 95). Megjithatë, nuk ka ndarje të saktë midis paanësisë subjektive dhe objektive duke qenë se sjellja e një gjyqtari jo vetëm që mund të jetë baza për krijimin e dyshimeve objektive mbi paanësinë nga këndvështrimi i shikuesit të jashtëm (testi objektiv), por mund të jetë pasojë edhe e vetë bindjeve personale të gjyqtarit (testi subjektiv) (shih Kyprianou, cituar më lart, § 119). Prandaj, në disa raste kur mund të jetë e vështirë gjetja e provave që hedhin poshtë paanësinë subjektive të gjyqtarit, kërkesa nga gjykata kundër paanësisë objektive përben një garanci shtesë (shih Pullar k. Mbretërisë së Bashkuar, 10 qershor 1996, § 32, Raporti i gjykimit dhe vendimit 1996-III).
76. Për sa i përket testit objektiv, duhet të caktohet nëse, përveç sjelljes së gjyqtarit, ka fakte që mund të ngrenë dyshime mbi paanësinë e tij. Kjo tregon se, teksa vendoset nëse një gjyqtari i mungon paanësia ose jo, këndvështrimi i personit do të jetë i rëndësishëm, por jo vendimtar. Vendimtare është mundësia që shqetësimi për paanësi të mund të justifikohet objektivisht (shih Micallef, cituar më lart, § 96).
77. Testi objektiv konsiston kryesisht në lidhjet hierarkike midis gjyqtarit dhe protagonistëve të tjerë në çështje (ibid., § 97). Prandaj duhet vlerësuar rast pas rasti nëse marrëdhënia në fjalë është e një natyre dhe shkalle të tillë sa të diktojë mungesën e paanësisë (shih Pullar, cituar më lart, § 38).
78. Në ketë drejtim edhe paraqitja është një element i një rëndësie të lartë, me fjalë të tjera, “drejtësia jo vetëm duhet të vendoset, por dhe duhet të duket sikur vendoset” (shih De Cubber, cituar më lart, § 26). Në sistemin demokratik, është në rrezik siguria që japin gjykatat te publiku (shih Castillo Algar k. Spanjës, 28 tetor 1998, § 45, Raportet 1998-VIII, dhe Micallef, cituar më lart, § 98).
2. Aplikimi i këtyre parimeve në çështjen në fjalë
79. Në këtë çështje parashtrohet shqetësimi për mungesën e paanshmërisë, bazuar në faktin se gjyqtari J.M., i cili gjykoi në Gjykatën e Kasacionit dhe dha vendimin në 10 dhjetor 2009, kishte shprehur mbështetjen për gjyqtaren M. 9 vite më parë, në kontekstin e çështjes disiplinore që gjyqtarja M. do të merrte. Duke votuar pro për peticionin e ngritur në mbështetje të gjyqtares M., gjyqtari J.M. ishte shprehur: “Ne nuk e kemi të ndaluar si gjyqtarë themeli të shprehim se qëndrojmë në mbështetje të gjyqtares M. Nuk mund të ndalohemi të themi se ne besojmë dhe e mbështesim M.” (shih paragrafët 27-28 më lart).
80. Dhoma e Madhe vë theksin në faktin se kërkuesi pranoi se nuk u vendos se gjyqtari J.M kishte treguar anësi ndaj tij. Ai argumentoi vetëm mbi prezencën e gjyqtarit në vendim dhënie, e cila krijonte një situatë që i bënte shqetësimet e tij të justifikuara objektivisht (shih paragrafin 67 më lart).
81. Sipas mendimit të Gjykatës, për këtë arsye çështja duhet të shqyrtohet nga këndvështrimi i testit objektiv të paanshmërisë, dhe më konkretisht ai duhet të adresojë çështjen nëse dyshimet e kërkuesit, që rrjedhin nga situata e veçantë, mund të konsiderohen si objektivisht të justifikuar në rrethanat e çështjes.
82. Duke u bazuar në ketë test, së pari Gjykata mendon se gjuha e përdorur nga gjykatësi J.M. në mbështetje të koleges së tij, gjyqtares M., përgjegjës për nisjen e procedurave penale kundër kërkuesit në rastin në fjalë, ishte në gjendje të ngjallte dyshime në mendjen e të pandehurit sa i përket paanshmërisë së "gjykatës" që dëgjonte rastin e tij.
83. Duke pranuar, Qeveria argumentoi në vëzhgimet e saj, ndër të tjera, se vërejtjet nga JM nuk ishin të mjaftueshme për të përcaktuar gjendjen e mungesës së paanshmërisë objektive nga ana e tij, pasi ato ishin bërë shumë kohë më parë dhe termat e përdorur reflektonin një qëndrim personal, i cili i drejtohej vetëm informacionit mbi fillimin e masave disiplinore për kolegun e tij në të njëjtën gjykatë.
84. Gjykata ka bindjen, se konteksti shumë i veçantë i çështjes nuk mund të neglizhohet. Ajo që duhet të vihet së pari në dukje është fakti se çështja lidhet me një gjyqtar dhe një avokat, të cilët kanë marrë pjesë në çështje të një rëndësie të lartë: çështja Borrel, në kuadrin e të cilave ishin bërë vërejtjet e kërkuesit, dhe rasti "Scientology", e cila ishte bërë shkak për shprehjen e gjyqtarit J.M. Dhoma e Madhe, vë në dukje më tej, ashtu si Dhoma, se gjyqtarja M. kishte filluar tashmë të kryente hetimet e rastin Borrel, me mbulimin në media dhe ngjyrimet politike që komentoheshin, kur gjyqtari J.M. shprehu publikisht mbështetjen e tij për të, në kuadër të rastit të "Scientology" (shih gjithashtu paragrafin 29 më lart). Siç theksohet nga Dhoma, J.M. kishte shprehur mendimin e tij në një mjedis zyrtar, në Asamblenë e Përgjithshme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë në Paris.
85. Gjykata më tej vëren se kërkuesi, i cili në të dy rastet ishte avokat i cili vepron për palët civile, të cilat kritikuan punën e gjyqtares M., u dënua më pas në bazë të një ankese nga ky i fundit: në përputhje me rrethanat, konflikti profesional mori pamjen e një konflikti personal, pasi gjyqtarja M. kishte aplikuar në një nga gjykatat e brendshme për të kërkuar dëmshpërblim për dënimin që rrjedh nga një vepër që gjyqtari kishte akuzuar kërkuesin.
86. Gjykata do të theksonte më tej, mbi këtë pikë, se vendimi i Gjykatës së Apelit, gjykatë së cilës i ishte kthyer çështja për rigjykim, krijoi një lidhje midis vërejtjeve në procedurën në fjalë dhe çështjes Scientology, duke përfunduar kështu se kërkuesi kishte konflikt me gjyqtaren M. në çështje të ndryshme (shih më lart paragrafin 50).
87. Ishte pikërisht vendimi i Gjykatës së Apelit ndaj të cilit kërkuesi bëri ankim, për arsye se ligji u mor në shqyrtim nga trupa penale e Gjykatës së Kasacionit në të cilën gjykatësi J.M. bënte pjesë. Gjykata nuk pajtohet me argumentin e Qeverisë se kjo situatë nuk ka ngritur ndonjë vështirësi, pasi apelimi për ligjshmërinë nuk është një veprim shumë i zakonshëm dhe shqyrtimi nga Gjykata e Kasacionit është kufizuar vetëm në respektimin e zbatimit të ligjit.
88. Në jurisprudencën e saj, Gjykata ka theksuar rolin vendimtar të procedurave të Kasacionit, të cilat formojnë një fazë të veçantë të procedurës penale, me pasoja potencialisht vendimtare për të akuzuarin, ashtu si në rastin në fjalë, sepse në qoftë se çështja do të ishte rrëzuar, ajo mund të kthehej në një gjykatë tjetër apeli për rishqyrtim të fakteve dhe ligjit. Gjykata ka deklaruar në shumë raste, se neni 6 § 1 i Konventës nuk i detyron Shtetet të ngrenë gjykata Apeli apo Kasacioni, por një shtet që krijon gjykata të tilla është i detyruar për të siguruar që personat që të kenë akses para këtyre gjykatave, një nga garancitë themelore të nenit 6, dhe kjo pa dyshim përfshin kërkesën që gjykata duhet të jetë e paanshme (shih ndërmjet të tjerave Delcourt k. Belgjikës, 17 Janar 1970, § 25, Seria A nr. 11; Omar k. Francës dhe Guérin k. Francës, 29 korrik 1998, §§ 41 dhe 44 respektivisht, Raportet 1998-V; dhe Louis k. Francës, nr. 44301/02, § 27, 14 Nëntor 2006).
89. Së fundmi, Gjykata është e mendimit se argumenti i Qeverisë se J.M. ishte pjesë e një trupe të zgjeruar gjyqtarësh që përfshinte dhjetë gjyqtarë, nuk është vendimtar për të përcaktuar paanshmërinë objektive sipas nenit 6/1 të Konventës. Në funksion të fshehtësisë së diskutimeve, është e pamundur për të përcaktuar ndikimin aktual të J.M. në çështje. Prandaj, në kontekstin e përshkruar, paanshmëria e kësaj gjykate mund të jetë objekt i dyshimit legjitim (shih më lart paragrafët 84-86).
90. Për më tepër, kërkuesi nuk kishte qenë i informuar se gjyqtari J.M. do të jetë pjesë e gjykimit dhe nuk ka arsye për të besuar se ai do ta kishte ditur këtë. Gjykata vëren se kërkuesi, nga ana tjetër, është njoftuar se çështja do të shqyrtohet nga një trupë e reduktuar penale e Gjykatës së Kasacionit, siç është konfirmuar nga raporti i gjyqtarit raportues. Seancat e Gjykatës së Kasacionit janë hedhur on-line pas seancës së parë dëgjimore (shih më lart paragrafin 52). Kështu kërkuesi nuk kishte asnjë mundësi për të kundërshtuar praninë e J.M., ose për të bërë ankime mbi paanshmërinë.
91. Duke pasur parasysh sa më sipër, Gjykata konstaton se në rastin konkret, frika e kërkuesit mund të konsiderohet e justifikuar objektivisht.
92. Prandaj, Gjykata konkludon se ka pasur shkelje të nenit 6/1 të Konventës.
III.PRETENDIMET PËR SHKELJEN E NENIT 10 TË KONVENTËS
93. Kërkuesi pretendoi se dënimi penal i tij ka shkaktuar shkelje të lirisë së shprehjes, siç parashikohet në nenin 10 të Konventës, si më poshtë:
1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë. Ky nen nuk i ndalon Shtetet që t’u kërkojnë ndërmarrjeve të transmetimit audioviziv, televiziv ose kinematografik të pajisen me licencë.
2. Ushtrimi i këtyre lirive që përmban detyrime dhe përgjegjësi, mund t’u nënshtrohet atyre formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë kombëtare, integritetit territorial ose sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për mbrojtjen e shëndetit ose të moralit, për mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve, për të ndaluar përhapjen e të dhënave konfidenciale, ose për të garantuar autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqësor.
Gjykimi i Dhomës
94. Dhoma konkludoi se nuk kishte pasur shkelje të nenit 10 të Konventës. Ajo vuri në dukje se kërkuesi nuk ishte kufizuar vetëm rreth deklaratave faktike për vazhdimin e procedurave, por i kishte shoqëruar ato me gjykime vlerësuese të cilat hedhin dyshime mbi paanshmërinë dhe drejtësinë e gjyqtarit.
95. Dhoma, pasi vuri në dukje se gjyqtari hetues, në fjalë nuk është marrë më me çështjen, mbajti qëndrimin, së pari, se kërkuesi duhet të kishte pritur për rezultatin e kërkesës së tij drejtuar një ditë më parë Ministrit të Drejtësisë, me të cilën kërkonte një hetim nga Inspektorati i Përgjithshëm i Shërbimeve Juridike mbi mangësitë e shumta të pretenduara në hetimin gjyqësor dhe, së dyti, se kërkuesi tashmë kishte përdorur me sukses një mjet juridik të brendshëm për ndreqjen e të metave procedurale dhe për pasojë gjyqtarit në fjalë i ishte hequr çështja nga gjykimi. Duke pasur parasysh sa më sipër dhe përdorimin e termave që Dhoma i gjeti veçanërisht të ashpra, ajo mbajti qëndrimin se kërkuesi kishte tejkaluar kufijtë që i lejohen avokatëve për të kritikuar në publik sistemin gjyqësor. Ajo shtoi se përfundimi u përforcua nga serioziteti i akuzave të bëra në artikull, dhe se gjithashtu duke pasur parasysh kronologjinë e ngjarjeve, mund të konkludohet se vërejtjet e kërkuesit janë nxitur nga një shkallë armiqësie personale ndaj gjyqtares. Sa i përket "proporcionalitetit" së sanksionit, Dhoma konkludoi se një gjobë prej 4,000 eurosh, së bashku me një çmim prej 7.500 eurosh dëme prej secilit prej gjyqtarëve, nuk duket e tepruar.
B. Argumentet e palëve përpara Dhomës së Madhe
1.Kërkuesi
96. Kërkuesi argumentoi se jurisprudenca e Gjykatës garanton mbrojtje të fortë ndaj lirisë së shprehjes së avokatëve, e cili ka luajtur një rol kyç në administrimin e drejtësisë dhe ruajtjes së sundimit të ligjit, dhe çdo kufizim kryhet në rrethana të jashtëzakonshme. Një mbrojtje e tillë mund të shpjegohet me dy arsye: së pari, nuk ka rrethana të veçanta që mund të justifikojë një hapësirë të gjerë vlerësimi për shtetet, duke pasur parasysh se dispozitat evropiane dhe ndërkombëtare, në të kundërt, mbrojnë avokatët në aktivitetin e tyre të mbrojtjes së klientëve; së dyti, liria e tyre e të shprehurit është e lidhur me të drejtën e klientëve të tyre për gjykim të drejtë në bazë të nenit 6 të Konventës. Ai më tej vuri re, se e drejta e avokatëve për të bërë deklarata për shtyp, si pjesë e mbrojtjes se klientëve të tyre është pranuar shprehimisht dhe se, në parim, në nivel evropian, ka tolerancë të konsiderueshme ndaj avokatëve në bërjen e kritikave ndaj gjyqtarëve, edhe kur bëhen në publik dhe transmetohen në media. Ai, megjithatë deklaroi se vendimi i Dhomës paraqiste paqartësi të mëdha dhe ndryshime të papritura në jurisprudencën në lidhje me ushtrimin e një lirie të tillë, sidomos jashtë sallës së gjyqit. Ai shpreson se rasti i tij do të bëjë të mundur që Dhoma e Madhe të qartësojë interpretimin e Konventës në këtë pikë dhe të sigurojë mbrojtjen e deklaratave të avokatit.
97. Ai, në lidhje me këtë propozoi një trajtim formal të lirisë së shprehjes së avokatëve, në bazë të mbrojtjes dhe interesave të klientëve të tyre, për të siguruar, në këtë kontekst mbrojtje të veçantë për qëllimet e nenit 10 të Konventës. Një trajtim i tillë do të ketë efektin e zhdukjes së paqartësive në lidhje me statusin e avokatëve, të cilët marrin pjesë në mbarëvajtjen e sistemit të drejtësisë, por, nga ana tjetër, nuk duhet të miratojë një qëndrim pajtues vis-à-vis, pasi sistemi dhe anëtarët e tij kanë rol kryesor të mbrojnë klientët e tyre. Duke qenë dëshmitar kyç në procedurë, avokatëve duhet t’i jepet një mbrojtje për shkak të funksionit, që nuk kufizohet vetëm në sallën e gjyqit dhe është sa më e gjerë të jetë e mundur, në mënyrë që të kontribuojë efektivisht për të mbrojtur klientët e tyre dhe për informimin e publikut. Një trajtim i tillë funksional do të bëjë të mundur të merren masa efektive në përgjigje të tejkalimeve dhe abuzimeve të kryera nga avokatët në shkelje të etikës profesionale dhe për të mbajtur mbrojtjen e nevojshme të gjyqtarëve nga akuzat joserioze. Çdo keqpërdorim i qëllimit primar të mbrojtjes së lirisë së shprehjes të avokatit, që është pikërisht për të përkrahur të drejtat e tij të mbrojtjes, mund të sjellë sanksione.
98. Në rastin konkret, kërkuesi ka vërejtur se dënimi i tij mund të konsiderohet si një ndërhyrje në ushtrimin e së drejtës së tij për lirinë e shprehjes. Ai nuk kundërshton faktin se ajo ishte parashikuar me ligj, përkatësisht nga nenet 23, 29 dhe 31 të Ligjit të datës 29 korrik 1881.
99. Ndërkohë që ai nuk e mohon se ka ndjekur qëllimin legjitim të mbrojtjes së dinjitetit ose të drejtave të të tjerëve, sipas pikëpamjes së tij, ideja se procedurat penale kundër tij u përpoqën të "ruajnë autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqësor", duhet të vihet seriozisht në pikëpyetje, pasi vërejtjet e kundërshtuara kanë pasur qëllim për të forcuar, në vend se për të minuar, një autoritet të tillë. Kërkuesi me tej argumenton se Dhoma kishte vendosur gabimisht në të njëjtën pozitë, nga njëra anë, lirinë e shprehjes së avokatëve dhe të drejtën e publikut për t’u informuar në lidhje me çështjet e interesit të përgjithshëm, dhe nga ana tjetër, dinjitetin e profesionit ligjor dhe reputacionin e mirë të gjyqtarëve; ndërsa të drejtat e para garantohen me nenin 10 të Konventës, këto të fundit përbënin vetëm interesa, të cilat mund të kufizohen në raste të jashtëzakonshme.
100. Sa i përket ndërhyrjes dhe nëse ishte e nevojshme në një shoqëri demokratike, kërkuesi mbajti qëndrimin se ajo nuk korrespondon me ndonjë nevojë të ngutshme sociale dhe se nuk ishte në proporcion me qëllimet ndjekura.
101. Argumenti se nuk kishte nevojë të ngutshme sociale është mbështetur kryesisht nga konteksti në të cilin janë bërë vërejtjet, sepse rasti kishte mbulim të rëndësishëm nga media, pasi Gjykata kishte theksuar më parë në vendimin e saj July dhe SARL Libération (nr. 20893/03,GjEDNj 2008) dhe siç konfirmohet nga Dhoma në paragrafin 76 të vendimit të saj. Përveç kësaj, statusi i viktimës, vendi dhe rrethanat e vdekjes së tij, pasojat diplomatike të çështjes, si dhe dyshimet se Presidenti aktual i Republikës së Xhibutit mund të ketë qenë i përfshirë si nxitës, tregojnë se rasti në fjalë është një çështje me interes të përgjithshëm që kërkon mbrojtje të fuqishme të lirisë së shprehjes. Për më tepër, më 19 qershor 2007 prokurori publik ne Paris kishte dhënë një deklaratë për shtyp duke pohuar se teoria e vetëvrasjes tani kishte kaluar në ndjekje të një shpjegimi penal. Kjo deklaratë ishte bërë me kërkesë të gjykatësit hetues sipas nenit 11, paragrafi 3, të Kodit të Procedurës Penale (lejonte njohjen publike të detajeve rreth çështjes për të shmangur shpërndarjen e informacionit jo të plotë ose të pasaktë, apo për t’i dhënë fund shkeljes së rendit publik). Rasti ishte aq i ndjeshëm, sa hetimi është ende duke u trajtuar nga tre gjyqtarë hetues.
102. Kërkuesi argumentoi se vërejtjet për mangësitë në sistemin e drejtësisë, në kuadrin e detyrës së avokatit për të mbrojtur një klient, mund të konsiderohen se nevojitet mbrojtje edhe më e fortë. Ai mohoi të kishte kaluar përtej kufijve të kritikës lejuar: komentet e tij preknin vetëm sjelljen profesionale të gjyqtarëve M. dhe L.L., e cila ishte aq e rëndësishme për palët civile; vërejtjet kishin bazë të mjaftueshme faktike, e cila mbështetet në dy fakte të provuara, së pari, në faktin se video-kaseta në fjalë nuk i është transmetuar gjyqtarit të ri hetues së bashku me pjesën tjetër të dosjes dhe, së dyti, ekzistenca e letrës së shkruar me dorë nga prokurori i Xhibutit ndaj gjyqtares M.; për më tepër, procedurat e kryera për mashtrim kundër kërkuesit dhe kolegut të tij Z. de Caunes nga gjyqtarët M. dhe LL, pas letrës së dërguar nga ana e tyre Ministrit të Drejtësisë, kanë rezultuar në një vendim për mos vazhdimin e procesit, i cili u la në fuqi dhe në apel.
103. Sa i përket akuzave se ai kishte treguar armiqësi personale, kërkuesi i refuzoi ato, duke theksuar se duhet të merren parasysh vetëm përmbajtja dhe objekti i vërejtjeve, dhe jo ndonjë synim që mund t’i atribuohet gabimisht atij. Kërkuesi ka shtuar se ai nuk ishte përgjegjës për procedurën disiplinore në pritje kundër gjyqtares M. dhe ai vuri në dukje se, gjithashtu gjykatësi LL kishte paraqitur një padi penale, pa pasur ndonjë armiqësi personale midis tij dhe gjykatësit. Kërkuesi gjithashtu mohoi se çdo fyerje apo abuzim mund të zbulohet në vërejtjet e botuara në Le Monde. Së fundi, ai parashtroi se ishte thjesht duke mbrojtur në publik qëndrimin e klientes së tij, duke mbajtur në konsideratë interesat e saj, pa kaluar përtej sferës së detyrës së tij të mbrojtjes. Ai ishte i mendimit, se kjo nuk mund të ketë ndikuar te autoritetet ministrore apo gjyqësore dhe për më tepër kundërshtoi idenë se një veprim ligjor nga një avokat në emër të klientit të tij nuk duhet të komentohet në shtyp, kur rasti ka ngjallur interes publik. Ai pohoi se, në të kundërt, një avokat kishte të drejtë të vendoste lirisht për strategjinë e tij të mbrojtjes, për të mirën e klientit të tij.
104. Së fundi, kërkuesi parashtroi se sanksioni i dhënë ka qenë veçanërisht i tepruar. Sanksioni penal përbëhej nga një gjobë prej 4,000 eurosh, e cila ishte më e lartë se dënimi i gazetarit dhe drejtorit të Le Monde (respektivisht 3,000 euro dhe 1,500 euro). Në pjesën civile të gjykimit, përveç shumave të dhëna për të mbuluar shpenzimet e gjyqtarëve M. dhe L.L., ai ishte urdhëruar të paguajë, së bashku me bashkë-paditësit, 7.500 euro dëmshpërblim për secilin nga dy gjyqtarët. Së fundi, ishte urdhëruar publikimi i një deklarate në Le Monde, me gjobë prej 500 euro në ditë, në rast vonese. Ai parashtroi se sanksione të tilla janë të pajustifikueshme dhe jo proporcionale dhe se ato në mënyrë të pashmangshme do të kenë një efekt të rëndësishëm dhe frenues mbi të gjithë avokatët.
2. Qeveria
105. Qeveria nuk e mohoi se dënimi i kërkuesit përbën një ndërhyrje në ushtrimin e së drejtës së tij për lirinë e shprehjes. Ata, megjithatë mbajtën qëndrimin, se kjo ndërhyrje është parashikuar me ligj, nga Neni 23 dhe Neni 29 i Ligjit të datës 29 korrik 1881, dhe se ajo ndoqi një qëllim legjitim. Në këtë pikë, ata argumentuan se u përpoqën të ruajnë autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqësor, si dhe të siguronin mbrojtjen e dinjitetit ose të drejtave të të tjerëve, pasi deklaratat ishin drejtuar ndaj gjyqtarëve në ushtrimin e detyrave të tyre dhe rrezikonin besimin e qytetarëve në sistemin gjyqësor.
106. Sa i përket faktit, nëse ndërhyrja ishte e nevojshme në një shoqëri demokratike, qeveria ishte e mendimit se ka një ndryshim themelor në mes juristëve dhe gazetarëve, për shkak të pozicionit të ish oficerëve gjyqësorë. Ata zënë një pozitë qendrore, si ndërmjetës midis publikut dhe gjykatave dhe aktiviteti i tyre ndihmon për të siguruar që drejtësia është administruar në mënyrë efektive dhe pa subjektivitet. Një ekuilibër duhet të arrihet ndërmjet qëllimit legjitim të informimit të publikut në lidhje me çështjet e interesit të përgjithshëm, duke përfshirë çështjet që lidhen me funksionimin e sistemit të drejtësisë, dhe kërkesat që rrjedhin nga administrimi i duhur i drejtësisë, nga njëra anë, dhe dinjitetit të profesionit ligjor dhe reputacionit të gjyqësorit, në anën tjetër.
107. Qeveria vuri në dukje dy situata të ndryshme për lirinë e shprehjes në jurisprudencën e Gjykatës: pjesëmarrjen e avokatëve në debatet mbi çështjet me interes të përgjithshëm që nuk lidhen me ndonjë procedurë në pritje, ku liria e shprehjes ishte veçanërisht e gjerë; dhe deklaratat e bëra nga avokatët në rolin e tyre si mbrojtjes të klientëve, ku ata kishin liri të gjerë shprehje në sallën e gjyqit. Liria e shprehjes në mbrojtje të një klienti në procedura gjyqësore ka kufizime të caktuara, megjithatë, në mënyrë që të ruhet autoriteti gjyqësor, si për shembull, kur avokati ka bërë deklarata kritike ndaj sistemit të drejtësisë para përdorimit të mjeteve ligjore në dispozicion të tij për të ndrequr të metat në fjalë. Qeveria parashtroi se avokatët, si oficerë të gjykatës, ishin të detyruar të përdorin procedurat ligjore për të korrigjuar gabimet e pretenduara; nga ana tjetër, kritika të ashpra në shtyp, kur mjetet ligjore mund të përdoren në vend të kësaj, nuk janë të justifikuara nga kërkesat e mbrojtjes efektive të klientit të avokatit dhe hedhin dyshim mbi ndershmërinë e sistemit të drejtësisë.
108. Në rastin konkret Qeveria mbajti qëndrimin se ka pasur mjete të shumta gjyqësore, të mundshme të përdoreshin nga kërkuesi për mbrojtjen efektive të klientit të tij, dhe në fakt ai i kishte përdorur ato. Deklaratat e tij në media mund të jenë bërë vetëm për qëllim të informimit të publikut në lidhje me një temë me interes të përgjithshëm, por, duke qenë se çështja ishte në gjykim, ai duhet të kishte folur me rezerva.
109. Në shqyrtimin e vërejtjeve të kundërshtuara, Qeveria i është referuar hapësirës së vlerësimit të ofruar në çështje të tilla. Artikulli në fjalë kishte të bënte me një çështje veçanërisht të ndjeshme, e cila që nga fillimi, kishte mbulim të rëndësishëm në media. Sipas tyre, nga artikulli në Le Monde del pa mëdyshje, se vërejtjet i ishin drejtuar dy gjyqtarëve dhe ishin formuluar me terma që binin ndesh me nderin e tyre. Kërkuesi nuk ishte kufizuar në një kritikë të përgjithshme të institucioneve, por kishte shprehur pa maturi pikëpamje të njëanshme. Nga pikëpamja e Qeverisë, ai nuk kishte bërë deklarata faktike në lidhje me funksionimin e sistemit gjyqësor, por vetëm gjykime vlerësuese që hedhin dyshime serioze mbi integritetin e gjykatësve hetues. Qeveria deklaroi se gjykatat e brendshme kanë shqyrtuar me kujdes secilën nga deklaratat në fjalë, për të vendosur nëse ato shkojnë përtej kufijve të kritikës së pranueshme. Ajo, më tej parashtroi se materialet e paraqitura nga kërkuesi nuk kishin vlerë provuese.
110. Për sa i përket mbrojtjes së pasuksesshme të mirëbesimit të kërkuesit, bazuar në detyrat e natyrshme dhe në përgjegjësinë e tij për të mbrojtur interesat e klientit, Qeveria ka vërejtur se gjykatat franceze kanë vlerësuar mirëbesimin në dritën e Nenit 10 të Konventës dhe të katër kritereve që duhej të plotësoheshin njëkohësisht: legjitimiteti i qëllimit të ndjekur, mungesa e armiqësisë personale, serioziteti i hetimeve të kryera ose provat e siguruara nga autori i komenteve, dhe së fundi, kujdesi i treguar në shprehjen e tyre. Gjykatat e brendshme mbajtën qëndrimin se këto kushte nuk janë përmbushur në rastin në fjalë, dhe se janë konsideruar vërejtje të kërkuesit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me gjyqtarin. Kërkuesi ishte fajtor jo për faktin se ishte shprehur jashtë sallës së gjyqit, por për përdorimin e komenteve të tepruara, ndërkohë që mund të kishte shprehur vërejtjet e tij, pa cenuar nderin e zyrtarëve të shtetit.
111. Qeveria parashtroi se sulme të tilla ndaj gjyqtarëve nuk kontribuojnë në kuptimin e qartë publik të çështjeve, pasi autoriteti gjyqësor nuk kishte të drejtë të përgjigjej, ose në kryerjen e procedurës së duhur gjyqësore në një kontekst në të cilin gjyqtari hetues, i cili ishte subjekt i kritikave të ashpra tashmë ishte larguar nga rasti. Sipas pikëpamjes së saj, nuk kishim të bënim as me një çështje të mbrojtjes “së zellshme” të klientit të tij nga një avokat, sepse ka pasur mjete juridike që ai mund t’i kishte përdorur për të paraqitur kërkesën e tij. Qeveria iu referua vendimit të papranueshmërisë së Gjykatës në rastin e Floquet dhe Esménard k. Francës (nr. 29064/08, 10 janar 2002), që kishte të bënte me komentet e gazetarëve në rastin Borrel, veçanërisht, si në rastin në fjalë, nuk ishte një gazetar, por një avokat ai i cili ishte autori i deklaratës, dhe për më tepër bëhej fjalë për një rast që ishte në gjykim e sipër në gjykatat kombëtare.
112. Sa i përket sanksionit të marrë nga kërkuesi, Qeveria është e mendimit se nuk mund të konsiderohet si i tepruar, apo të ketë pasur efekt cenues mbi ushtrimin e lirisë së shprehjes. Kështu, ajo parashtroi se nuk ka pasur shkelje të nenit 10 të Konventës.
C. Vërejtjet e palëve të treta ndërhyrëse përpara Dhomës së Madhe
1. Vëzhgimet e Këshillit të Dhomës së Avokatisë dhe Shoqatave të Avokatëve të Evropës (CCBE)
113. CCBE vërejti se vendimi i Gjykatës në çështjen në fjalë, me siguri do të ketë një ndikim të konsiderueshëm në kushtet e interpretimit dhe zbatimin e standardeve të sjelljes të vendosura mbi avokatët evropianë, veçanërisht në lidhje me lirinë e fjalës dhe të shprehjes në kontekstin e ushtrimit të të drejtave të mbrojtjes. Avokatët kanë një pozicion kyç në administrimin e drejtësisë dhe është e nevojshme të mbrohet statusi i tyre i veçantë. Duke qenë themeli i një shoqërie demokratike, liria e shprehjes ka një karakteristikë të veçantë ne lidhje me avokatët, të cilët duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë profesionin e tyre pa pengesa; nëse ata censurohen ose kufizohen në përdorimin e fjalës, mbrojtja e vërtetë dhe efektive e qytetarit nuk do të mund të garantohet.
114. CCBE i referohet jurisprudencës së Gjykatës se një kufizim i lirisë së shprehjes do të nënkuptonte shkelje të nenit 10, nëse nuk bie në përjashtimet e përmendura në paragrafin 2 të këtij neni. Kriteret që duhet të shqyrtohen në lidhje me ekzistencën e një ndërhyrje, janë parashikimi ligjor i saj, nëse ishte e nevojshme në një shoqëri demokratike për të përmbushur një "nevojë sociale të ngutshme" dhe rrethanat specifike të rastit. Sipas mendimit të CCBE-së, këto kritere merrnin më shumë rëndësi kur një avokat mbrojtjes i të drejtave të parashikuara në Konventë ishte i shqetësuar.
115. Kufizimet e lirisë së shprehjes, së pari duhet të parashikohen me anë të një përkufizimi më strikt dhe të saktë të kritereve në lidhje me kufizimet që mund të vendosen në lirinë e shprehjes së avokatëve. CCBE ka vërejtur mospërputhje në vlerësimin e neneve të ndryshme nga ana e Gjykatës: në një çështje të ngjashme (korrik dhe SARL Liberation, cituar më lart), Gjykata kishte gjetur shkelje të nenit 10, ndërsa Dhoma nuk kishte gjetur shkelje. Sipas mendimit të CCBE, mospërputhje të tilla në vlerësim duket të jetë rezultat i kuptimit të ndryshëm të vërejtjeve të një avokati: ekziston një shkallë imuniteti e aplikuar për çdo mendim të avokatëve, në lidhje me sistemin e drejtësisë ose gjykatën, sado i ashpër qoftë, ndërsa kritika e gjyqtarit nuk e gëzon imunitet të tillë. Një dallim i tillë është jashtëzakonisht i vështirë për t’u aplikuar dhe sjell probleme pothuajse të pakapërcyeshme, për shkak të ndërvarësisë mes të përgjithshmes dhe personales në zbatimin e procedurës, së bashku me faktin se, në një sistemin inkuizitor, zyra gjyqësore nuk mund të ndahet nga vetë institucioni.
116. Si në rastin në fjalë, të lidhur me lirinë e shprehjes jashtë sallës së gjyqit, gjithashtu duhen marrë në konsideratë kufij të caktuar në këtë liri, pasi në rastet e ndjeshme dhe të “profilit të lartë”, sidomos në ato që interesat e shtetit janë në rrezik, avokatët shpesh nuk kanë zgjedhje tjetër, por të flasin publikisht për të shprehur shqetësimet rreth një pengese për zhvillimin e rregullt të procedurës. Në raste të tilla, avokatët duhet të kenë të njëjtën liri fjale dhe shprehje si gazetarët. Për të kufizuar lirinë e tyre të shprehjes, veçanërisht kur procedurat janë pjesë e një sistemi inkuizitor, si në Francë, ata do ta kishin të ndaluar të kontribuonin në administrimin e duhur të drejtësisë dhe të siguronin besimin e publikut në të.
117. CCBE ka vënë re se sa më shpejt që një rast të tërheqë vëmendjen e mediave, dhe, veçanërisht, kur interesat e shtetit janë në rrezik, të drejtat e mbrojtjes, në raste të caktuara, mund të garantohen në mënyrë domethënëse, vetëm me anë të një deklarate publike, madje edhe verbale. Duke iu referuar përfundimeve të Gjykatës në Mor k. Francës (nr. 28198/09, § 42, 15 dhjetor 2011), që ishin të mendimit se as fakti që autoriteti kompetent gjyqësor, apo organi profesional disiplinor kishte filluar procedura që do të siguronin një test të parashikuar në lidhje me paqartësitë që rrethojnë ndonjë veprim të papërshtatshëm të gjyqtarit, zyra e të cilit nuk mund të ndahet nga vetë autoriteti gjyqësor.
2. Vëzhgimet e përbashkëta të Dhomës së Avokatisë në Paris, Këshillit Kombëtar të Avokatisë dhe Konferenca së Kryetarëve të Dhomës së Avokatisë franceze
118. Këto palë të treta vunë në dukje se vetëm së fundmi ishte ngritur çështja e lirisë së shprehjes së avokatit brenda sallës së gjyqit, dhe se në kuadër të mbrojtjes së një klienti në seancë, avokati është i mbrojtur me imunitet nga procedurat ligjore, një imunitet i cili përfshin deklaratat me shkrim dhe me gojë, sipas nenit 41 të Ligjit të 29 korrikut 1881. Ky imunitetit lejon edhe vërejtjet të cilat mund të konsiderohen ofenduese, shpifëse apo dëmtuese.
119. Sipas tyre, çështja kryesore në rastin konkret është liria e të shprehurit e avokatit për të mbrojtur klientin e tij, në rastin kur i ishte drejtuar shtypit, pasi çështja kishte një nivel të caktuar interesi publik. Në vijim çështja shtrohej sesi të përcaktohej kur komentet janë të tepruara, sado të forta të jenë, në qoftë se ato kanë prekur një kundërshtar, një gjykatës apo një avokat.
120. Çdo avokat, siç dihet, është kujdestari i fjalës së klientit. Kur një çështje vjen në vëmendjen e publikut, është përgjegjësia e avokatit të vazhdojë të mbrojë atë klient, qoftë duke ndërmarrë ndonjë procedurë të nevojshme ad hoc, ose duke i shtuar zërin e tij stuhisë së medias, ashtu sikurse ndodh shpesh. Kjo nuk është më një e drejtë e avokatit, por një detyrë e lidhur me pozitën e tij, edhe në qoftë historiku i çështjes është bërë më parë i njohur në dëgjim publik, siç ndodhte shpesh, ose më vonë.
121. Avokatët kishin të drejtë të kritikonin vendimin e gjykatës dhe të transmetonin ndonjë kritikë që klientët e tyre mund të dëshironin të bënin. Komentet e avokatit, domosdoshmërish më pas u interpretuan nga publiku si të pjesshme dhe subjektive. Paralelja midis detyrës diskrecionare të gjyqtarit dhe lirisë së avokatit për t’u shprehur nuk është bindëse. Ndërsa fjala e gjyqtarit konsiderohet objektive, fjalët e avokatit konsiderohen si shprehje e një proteste nga pala. Për këtë arsye, nuk është e pazakontë, për një gjyqtar të jetë i detyruar të heshti, ndërsa komentet e një avokati, për një palë në procedurë, nuk cenojnë në asnjë mënyrë pavarësinë dhe autoritetin e sistemit të drejtësisë.
122. Palët e treta vunë re se, ndërsa gjykatat franceze kanë zbatuar gjithmonë në mënyrë rigoroze imunitetin e referuar në nenin 41 të ligjit 1881 të komenteve gjyqësore, ata nuk ishin në dijeni se avokatëve u është dashur të luftojnë me zhvillime të caktuara, kur çështjet e tyre kanë tërhequr vëmendjen e mediave. Ata kanë cituar një shembull të kohëve të fundit, nga një rast i bujshëm, ku një avokat u ndoq penalisht për fyerje ndaj avokatit të palës kundërshtare. Gjykata e Lartë e Parisit ka pranuar justifikimin e tij të mirëbesimit, edhe pse komentet e tij kanë qenë veçanërisht të tepruara dhe të bazuara vetëm në besimin e tij personal, duke qenë se "ato erdhën nga një avokat pasional, i cili i dedikon të gjitha energjitë e tij për të mbrojtur klientin dhe nuk mund të kufizoje lirinë e tij të shprehjes në bazë të faktit se ai po e referonte çështjen e tij para gazetarëve, në vend të adresimit të saj para gjyqtarëve "(gjykimi përfundimtar i Divizionit të shtatëmbëdhjetë të Parisit, tribunali De grande instancee 20 tetor 2010). Prandaj, dallimi midis shprehjes në gjykatë dhe jashtë saj është i vjetërsuar. Fjala e avokatit, në fakt bazohet në detyrën për të informuar; ashtu si gazetarët, avokatët janë gjithashtu "mbikëqyrësit e demokracisë".
123. Së fundi, palët e treta pretenduan se në çështje të tilla ka një detyrim për proporcionalitet, si për avokatët ashtu dhe për shtetin. Avokatët kanë një rol shumë të vështirë dhe detyrimi i proporcionalitetit reflekton detyrat e tyre të ndjeshmërisë dhe moderimit, nga të cilat ata mund të heqin dorë vetëm kur është e justifikuar nga mbrojtja e klientit, apo nga sulmet e presionet, të cilave i nënshtrohen. Për sa i përket shtetit, palët e treta ishin të mendimit se avokatëve, normalisht duhet t’u jepet imunitet edhe kur komentet e tyre janë të tepruara, por ato lidhen me mbrojtjen e interesave të klientit të tyre. Çdo kufizim në të drejtën për të shprehur pikëpamjet e tyre duhet të bëhet vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, duke u bërë testi nëse komentet ishin të shkëputura apo jo nga mbrojtja e klientit. Kufiri i lirisë së shprehjes për avokatët, i cili është dashur të mbetet po aq i gjerë si ai i gazetarëve, duhet të marrë parasysh kufizimet me të cilat përballen ata dhe rritjen e vëmendjes së medias, e cila është gjithnjë e më shumë kurioze dhe akuzuese.
D. Vlerësimi i Gjykatës
1. Parimet e përgjithshme
(a) Liria e shprehjes
124. Parimet e përgjithshme mbi nevojën e një ndërhyrje ndaj lirisë së shprehjes, janë përsëritur shumë herë nga Gjykata që nga vendimi i saj Handyside kundër Mbretërisë së Bashkuar (7 dhjetor 1976, Seria A nr. 24), janë përmbledhur në Stoll k. Zvicrës ([GC] nr. 69698/01, § 101, GjEDNj 2007 V), dhe ri paraqitur së fundmi në çështjen Animal Defenders International k. Mbretërisë së Bashkuar ([GC], nr. 48876/08, § 100, GjEDNj 2013), si më poshtë:
“(i) Liria e shprehjes përben një nga themelet bazë të një shoqërie demokratike dhe një nga kushtet bazë për progresin e saj dhe për vetë-përmbushjen e çdo individi. Në pajtim me paragrafin 2 të nenit 10, ajo është e aplikueshme jo vetëm për "informacionet” ose “idetë” që shpesh janë shqyrtuar si jo ofenduese, por edhe për ato që fyejnë, tronditin ose shqetësojnë personat. Të tilla janë kërkesat e një shoqërie demokratike, kërkesa për pluralizëm, tolerancë dhe largpamësi. Siç përcaktohet në nenin 10 , kjo liri është subjekt i përjashtimeve, të cilat, megjithatë, duhet të caktohen sa më konkretisht dhe nevoja për çdo kufizim duhet të vendoset në mënyre bindëse...
(ii) Mbiemri "të nevojshme", sipas kuptimit të nenit 10 § 2, nënkupton ekzistencën e një "interesi të lartë publik”. Shtetet Kontraktuese vlerësojnë individualisht për të përcaktuar nëse ekziston një nevojë e tillë, por ajo nuk shkëputet nga mbikëqyrja evropiane, që i bëhet legjislacionit dhe vendimeve për ta zbatuar atë, madje edhe ato të dhëna nga një gjykatë e pavarur. Prandaj, Gjykata është e autorizuar për të dhënë vendimin përfundimtar nëse një "kufizim" është i pajtueshëm me lirinë e shprehjes apo jo, siç mbrohet nga Neni 10.
(iii) Detyra e Gjykatës , në ushtrimin e juridiksionit të saj mbikëqyrës , nuk është të marrë vendin e autoriteteve kompetente kombëtare, por më tepër për të rishikuar në bazë të nenit 10 vendimet që janë dhënë në vazhdim të vlerësimit të tyre. Kjo nuk do të thotë se mbikëqyrja është e kufizuar në konstatimin nëse shteti ka ushtruar diskrecionin e tij në mënyrë të arsyeshme, me kujdes dhe në mirëbesim; ajo që Gjykata duhet të bëjë është që të shikojë ndërhyrjen në lirinë e shprehjes në dritën e kërkesës së çështjes në tërësi dhe të përcaktojë nëse ajo ishte “në proporcion me qëllimin legjitim të ndjekur”, dhe nëse arsyet e dhëna nga autoritetet kombëtare për të justifikuar atë janë “të arsyeshme dhe të mjaftueshme”... Në këtë mënyrë, Gjykata duhet të sigurohet se autoritetet kombëtare kanë aplikuar standarde të cilat ishin në përputhje me parimet e përcaktuara në nenin 10 dhe, për më tepër, autoritetet u mbështeten në një vlerësim të pranueshëm të fakteve...
125. Për më tepër, sa i përket nivelit të mbrojtjes, ka pak hapësirë në bazë të nenit 10 § 2 të Konventës për kufizime në fjalimet politike, ose në debatet mbi çështjet e interesit publik (shih Sürek k. Turqisë (nr. 1) [GC], nr. 26682/95, § 61, GjEDNj 1999 deri në IV,.. Lindon, Otchakovsky-Laurens dhe July kundër Francës [GC], nr. 21279/02 dhe 36448/02, § 46, GJEDNJ 2007- IV; dhe Axel Springer AG k. Gjermanisë [GC], nr. 39954/08, § 90, GJEDNJ 2012). Prandaj, një nivel më i lartë i mbrojtjes së lirisë së shprehjes nga autoritetet, duke pasur një diferencë veçanërisht të ngushtë të vlerësimit, zakonisht do të jepet kur ka vërejtje dhe shqetësime për çështje të interesit publik, siç është rasti, në mënyrë të veçantë, për vërejtjet e funksionimit të gjyqësorit, edhe në kontekst të procedurave që janë ende në pritje, në lidhje me të pandehurit e tjerë (shih Roland Dumas k. Francës, nr. 34875/07, § 43, 15 korrik 2010, dhe Gouveia Gomes Fernandes dhe Freitas e Costa k. Portugalisë, nr. 1529-1508, § 47, 29 mars 2011). Një shkallë e armiqësisë (shih EK k. Turqisë, nr. 28496/95, §§ 79-80, 7 shkurt 2002) dhe serioziteti i mundshëm i vërejtjeve të caktuara (shih Thoma k. Luksemburgut, nr. 38432/97, § 57, GJEDNJ 2001-III) nuk e shmang të drejtën për një nivel të lartë të mbrojtjes, duke pasur parasysh ekzistencën e një çështje me interes publik (shih Paturel k. Francës, nr. 54968/00, § 42, 22 dhjetor 2005).
126. Për më tepër, në vendimet e saj Lingens (Lingens k. Austrisë, 8 korrik 1986, § 46, Seria A nr. 10) dhe Oberschlick (Oberschlick k. Austrisë (nr. 1), 23 maj 1991, § 63, Seria A nr. 204), Gjykata bëri një dallim mes deklaratave mbi faktet dhe vendimeve të vlefshme. Ekzistenca e fakteve mund të demonstrohet, ndërsa vendimi vlerësues nuk ka ndjeshmërinë e provës. Kërkesa për të provuar të vërtetën e një vendimi vlerësues është e pamundur për t’u përmbushur dhe shkel vetë lirinë e shprehjes, e cila është pjesë themelore e së drejtës së siguruar nga Neni 10 (shih De Haes dhe Gijsels k. Belgjikës, 24 shkurt 1997, § 42, Raporte 1997-I). Megjithatë, kur një deklaratë përbën një gjykim vlerësues, proporcionaliteti i një ndërhyrje mund të varet nga fakti nëse ekziston një "bazë faktike" e mjaftueshme për të kundërshtuar deklaratën; nëse nuk ka, gjykimi vlerësues mund të jetë i tepërt (shih De Haes dhe Gijsels, cituar më lart, § 47; Oberschlick k. Austrisë (nr. 2), 1 korrik 1997, § 33, Raporte 1997-IV; Brasilier k. Francës, nr. 71343/01, § 36, 11 prill 2006; dhe Lindon, Otchakovsky-Laurens dhe July, cituar më lart, § 55). Në mënyrë që të bëjnë dallimin mes pretendimeve faktike dhe një gjykimi vlerësues është e nevojshme që të marrim parasysh rrethanat e çështjes dhe karakterin e përgjithshëm të vërejtjeve (shih Brasilier, cituar më lart, § 37), duke pasur parasysh se pohimet në lidhje me çështjet e interesit publik mund të përbejnë gjykime vlerësuese sesa deklarata fakti (shih Paturel, cituar më lart, § 37).
127. Së fundi, natyra dhe ashpërsia e sanksioneve të dhëna janë gjithashtu faktorë që duhet të merren parasysh kur vlerësohet proporcionaliteti i ndërhyrjes. Ashtu si Gjykata ka theksuar më parë, ndërhyrja në lirinë e shprehjes mund të ketë një efekt negativ mbi ushtrimin e kësaj lirie. Natyra relativisht e moderuar e gjobave nuk mjafton për të mohuar rrezikun e një efekti negativ mbi ushtrimin e lirisë së shprehjes, kjo duke qenë tërësisht e papranueshme në rastin e një avokati që kërkon të sigurojë mbrojtjen efektive të klientëve të tij (shih Mor, cituar më lart, § 61). Në përgjithësi, ndërsa është e ligjshme për institucionet e shtetit, si garantues të rendit institucional, për t’u mbrojtur nga autoritetet kompetente, pozicioni dominues që zënë nga këto institucione kërkon nga autoritetet të shfaqin vetëpërmbajtje para se t’iu drejtohen procedurave penale (shih Castells k. Spanjës, 23 prill 1992, § 46, Seria A nr. 236; Incal k. Turqisë [GC], 9 qershor 1998, § 54, Raporte 1998-IV; Lehideux dhe Isorni k. Francës, 23 Shtator 1998, § 57, Raporte 1998-VII; Öztürk k. Turqisë [GC], 28 Shtator 1999, § 66, GjEDNj 1999-VI; dhe Otegi Mondragon k. Spanjës, nr. 2034/07, § 58, GjEDNj 2011).
(b) Ruajtja e autoritetit të gjyqësorit
128. Pyetjet në lidhje me funksionimin e sistemit të drejtësisë, janë thelbësore për një shoqëri demokratike dhe bien brenda interesit të publikut. Në lidhje me këtë, duhet pasur kujdes në shqyrtimin e rolit të gjyqësorit në shoqëri. Si garantues i drejtësisë, një vlerë themelore në një shtet të drejtuar nga ligji, sistemi duhet të gëzojë besimin e publikut në qoftë se do që të jetë i suksesshëm në kryerjen e detyrave të tij. Prandaj, mund të jetë e nevojshme për të mbrojtur besimin e tillë nga sulmet e rënda dëmtuese që janë në thelb të pabazuara, sidomos duke pasur parasysh faktin se gjyqtarët kanë pjesë të detyrës dhe ushtrimin e diskrecionit dhe ndalimin që të kthejnë përgjigje në lidhje me punën e tyre (shih Prager dhe Oberschlick k. Austrisë, 26 prill 1995, § 34, Seria A nr. 313; Karpetas k. Greqisë, nr. 6086/10, § 68, 30 tetor 2012; dhe Di Giovanni k. Italisë, nr. 51160/06, § 71, 9 korrik 2013).
129. Shprehja "autoriteti i gjyqësorit" përfshin, në veçanti, nocionin se gjykatat janë, dhe janë pranuar nga publiku i gjerë si, forumi i duhur për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ligjore dhe për përcaktimin e fajësisë së një personi apo pafajësisë në një vepër penale; duke shtuar, që publiku i gjerë të ketë respekt për këtë dhe besim në kapacitetin e gjykatave për të përmbushur ketë funksion (shih Worm k. Austrisë, 29 gusht 1997, § 40, Raporte 1997-V, dhe Prager dhe Oberschlick, cituar më lart).
130. Ajo që është në rrezik është siguria, me të cilat gjykatat në një shoqëri demokratike, duhet të frymëzojë jo vetëm të akuzuarin, për aq sa i përket procedurave penale (shih Kyprianou, cituar më lart, § 172), por edhe publikun e gjerë, (shih Kudeshkina k. Rusisë, nr. 29492/05, § 86, 26 shkurt 2009, dhe Di Giovanni, cituar më lart).
131. Megjithatë, duke pasur parasysh se gjyqtarët janë pjesë e një institucioni themeltar të shtetit, ata mund të jenë, si të tillë, subjekt i kritikave personale brenda kufijve të lejuar, dhe jo vetëm në mënyre teorike dhe të përgjithshme (shih July dhe SARL Libération, cituar më lart, § 74). Kur veprojnë në cilësinë e tyre zyrtare, ata në këtë mënyrë, mund të jenë subjekte që pranojnë një numër më të madh kritikash se një qytetar i zakonshëm (shih veçanërisht July dhe SARL Libération, cituar më lart).
(c) Statusi dhe liria e shprehjes së Avokatëve
132. Statusi i veçantë i avokatëve u jep atyre një pozicion qendror në administrimin e drejtësisë, si ndërmjetës midis publikut dhe gjykatave. Prandaj, ata luajnë një rol të rëndësishëm për të siguruar që gjykatat, misioni i të cilave është thelbësor në një shtet të bazuar në sundimin e ligjit, të gëzojnë besimin e publikut (shih Schöpfer k. Zvicrës, 20 maj 1998, §§ 29-30, Raporte 1998-III; Nikula k. Finlandës, nr. 31611/96, § 45, GjEDNj 2002-II; Amihalachioaie k. Moldavisë, nr. 60115/00, § 27, GjEDNj 2004-III; Kyprianou, cituar më lart, § 173; André dhe të tjerë k. Francës, nr. 18603/03, § 42, 24 korrik 2008; dhe Mor, cituar më lart, § 42). Megjithatë, për anëtaret e publikut që të kenë besim në administrimin e drejtësisë, duhet që të kenë besim në aftësinë e profesionistit ligjor për të siguruar përfaqësim efektiv (shih Kyprianou, cituar më lart, § 175).
133. Roli i veçantë i avokatëve, si profesionistë të pavarur, në administrimin e drejtësisë përfshin një numër detyrash, veçanërisht në lidhje me sjelljen e tyre (shih Van der Mussele k. Belgjikës, 23 Nëntor 1983, Seria A nr. 70; Casado Coca k. Spanjës, 24 shkurt 1994, § 46, Seria A nr. 285-A; Steur k. Holandës, nr. 39657/98, § 38, GJEDNJ 2003-XI; Veraart k. Holandës, nr. 10807/04, § 51, 30 Nëntor 2006; dhe Coutant k. Francës (dec.), nr. 17155/03, 24 Janar 2008). Ndërsa ata janë subjekt i kufizimeve në sjelljen e tyre profesionale, e cilat duhet të jetë e matur, e ndershme dhe dinjitoze, ata gjithashtu gëzojnë të drejta dhe privilegje të veçanta që mund të ndryshojnë nga një juridiksion në tjetrin (shih Steur, cituar më lart)
134. Rrjedhimisht, liria e shprehjes është e zbatueshme edhe për avokatët. Kjo përfshin jo vetëm thelbin e ideve dhe informacionit të shprehur, por edhe formën në të cilën ato barten (shih Foglia k. Zvicrës, nr. 35865/04, § 85, 13 Dhjetor 2007). Avokatët kanë të drejtë kështu, në mënyrë të veçantë, për të komentuar në publik mbi administrimin e drejtësisë, me kusht që kritika e tyre të mos kalojë disa kufij (shih Amihalachioaie, cituar më lart, §§ 27-28; Foglia, cituar më lart, § 86; dhe Mor, cituar më lart, § 43). Këta kufij qëndrojnë në kufizimet e zakonshme në sjelljen e anëtarëve të Dhomës së Avokatisë (shih Kyprianou, cituar më lart, § 173), siç pasqyrohet në dhjetë parimet themelore të renditura nga CCBE për avokatët evropiane, duke iu referuar veçanërisht "dinjitetit", "nderit", "integritetit" dhe "respektit për ... administrimin e drejtë të drejtësisë" (shih më lart paragrafin 58). Rregulla të tilla kontribuojnë në mbrojtjen e gjyqësorit nga sulmet e panevojshme dhe të pabazuara, të cilat mund të drejtohen vetëm nga një dëshirë apo strategji për të siguruar ndjekjen në media.
135. Çështja e lirisë së shprehjes është e lidhur me pavarësinë e profesionit ligjor, e cila është thelbësore për funksionimin efektiv të administrimit të drejtë të drejtësisë (shih Sialkowska k. Polonisë, nr. 8932/05, § 111, 22 Mars 2007). Vetëm në raste të veçanta, kufizimi, edhe me anë të një dënimi të butë penal, mbi lirinë e shprehjes së avokatit mbrojtës mund të pranohet si i nevojshëm në një shoqëri demokratike (shih Nikula, cituar më lart, § 55; Kyprianou cituar më lart, § 174; dhe Mor, cituar më lart, § 44)..
136. Megjithatë duhet të bëhet një dallim në varësi të faktit nëse avokati shprehet në sallën e gjyqit, ose diku tjetër.
137. Në radhë të parë, çështja e "sjelljes në sallën e gjyqit", mund të ngrejë një pyetje për të drejtën e klientit të tij për gjykim të drejtë. Avokatët kanë për detyrë të "mbrojnë interesat e klientëve të tyre" (shih Nikula, cituar më lart, § 54), që do të thotë se ata ndonjëherë duhet të vendosin nëse duhet apo jo të kundërshtojnë apo të ankohen për veprimet e gjykatës (shih Kyprianou, cituar më lart, § 175), Përveç kësaj, Gjykata merr parasysh faktin se vërejtjet e kundërshtuara nuk përsëriten jashtë sallës së gjyqit dhe kjo bën një dallim në varësi të personit në fjalë; Kështu, një prokuror, i cili është "palë" në proces, duhet të "tolerojë kritika të konsiderueshme nga ... mbrojtësit", edhe në qoftë se disa nga termat janë të papërshtatshme, me kusht që ato nuk kanë të bëjnë me cilësitë e tij të përgjithshme profesionale ose të tjera cilësi (shih Nikula, cituar më lart, §§ 51-52; Foglia, cituar më lart, § 95; dhe Roland Dumas, cituar më lart, § 48).
138. Duke iu kthyer tani vërejtjeve të bëra jashtë sallës së gjyqit, Gjykata rithekson se mbrojtja e një klienti mund të vazhdojë përmes një interviste në lajmet televizive apo një deklarate në shtyp, dhe përmes kanaleve të tilla avokati mund të informojnë publikun në lidhje me mangësitë që ka të ngjarë të vështirësojnë procedimin e gjykimit (shih Mor, cituar më lart, § 59). Gjykata mbështet, në lidhje me ketë, se një avokat nuk mund të jetë përgjegjës për çdo gjë të botuar në formën e një "interviste", ku shtypi ka redaktuar deklaratat dhe avokati ka mohuar se ka bërë vërejtje të caktuara (shih Amihalachioaie, cituar më lart, § 37). Për avokatët nuk mund justifikohet përgjegjësia për veprimet e shtypit (shih Foglia, cituar më lart, § 97). Në mënyrë të ngjashme, kur një rast është i mbuluar gjerësisht në media për shkak të seriozitetit të fakteve dhe të individëve të implikuar, një avokat nuk mund të ndëshkohet për shkeljen e fshehtësisë së hetimit gjyqësor, ku ai ose ajo ka bërë vetëm komente personale mbi një informacion i cili është i njohur tashmë për gazetarët dhe që ato synojnë të raportojnë, me ose pa këto komente të tij. Megjithatë, kur bën deklarata publike, një avokat nuk është liruar nga detyra e tij e kujdesit në lidhje me fshehtësinë e hetimit gjyqësor që vazhdon ende (shih Mor, cituar më lart, § 55 dhe 56).
139. Avokatët nuk mund të bëjnë vërejtje që janë aq serioze sa që ata tejkalojnë kufirin e lejuar për të komentuar pa përdorur një bazë të shëndoshë faktike (shih Karpetas, cituar më lart, § 78; shih gjithashtu A k. Finlandës (dec.), nr. 44998/98, 8 Janar 2004), as nuk mund të fyejnë (shih Countant (dec), cituar më lart). Në çështjet e Gouveia Gomes Fernandes dhe Freitas e Costa, përdorimi i një toni që nuk është fyes, por ironik, apo edhe sarkastik, në vërejtjet rreth gjyqtarëve është konsideruar si në përputhje me nenin 10 (shih Gouveia Gomes Fernandes and Freitas e Costa, cituar më lart, § 51). Gjykata vlerëson vërejtjet në drejtimin e tyre me një karakter të përgjithshëm, për të përcaktuar nëse ato mund të konsiderohen si mashtruese, ose si një sulm personal (shih Ormanni k. Italisë, nr. 30278/04, § 73, 17 korrik 2007, dhe Gouveia Gomes Fernandes dhe Freitas e Costa, cituar më lart, § 51), dhe për të siguruar që shprehjet e përdorura kanë një lidhje mjaft të ngushtë me faktet e çështjes (shih Feldek k. Sllovakisë, nr. 29032/95, § 86, GJEDNJ 2001 VIII, dhe Gouveia Gomes Fernandes dhe Freitas e Costa, cituar më lart).
2. Aplikimi i parimeve në çështjen konkrete
140. Duke iu kthyer çështjes në fjalë, Gjykata vëren se kërkuesi është dënuar penalisht me një gjobë për të paguar dëmet dhe shpenzimet, për shkak të vërejtjeve të tij lidhur me procedurat në rastin Borrel, të publikuara në një artikull në të përditshmen Le Monde, e cila përmbante tekstin e një letre dërguar nga kërkuesi dhe kolegu i tij tek Ministri i Drejtësisë, ku kërkohej një hetim administrativ, si dhe deklaratat që i kishte bërë gazetarit që shkruajti artikullin.
141. Gjykata vëren që në fillim se ajo nuk po shqyrton mosmarrëveshjen ndërmjet palëve, nëse dënimi penal i kërkuesit përbën një ndërhyrje në ushtrimin e së drejtës së tij për lirinë e shprehjes, siç garantohet me nenin 10 të Konventës. Ky është gjithashtu opinioni i Gjykatës.
142. Më tej vëren se ndërhyrja ishte e parashikuar me ligj, përkatësisht nga nenet 23, 29 dhe 31 të Ligjit të datës 29 korrik 1881, sikurse e pranoi edhe kërkuesi.
143. Palët ranë dakord gjithashtu se qëllimi i ndërhyrjes ishte mbrojtja e dinjitetit e të drejtave të të tjerëve. Gjykata nuk sheh ndonjë arsye për të pranuar një pikëpamje të ndryshme. Ndërkohë që kërkuesi dëshiron të pranohet në pikën që procedura kundër tij synon edhe të "ruajë autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqësor (shih më lart paragrafin 99). Kjo pyetje ka të bëjë me "nevojën" për ndërhyrje, dhe nuk mund të ndikojnë në faktin që është prekur të paktën një nga "qëllimet legjitime" të mbuluara nga paragrafi 2 i nenit 10.
144. Prandaj mbetet për t’u shqyrtuar nëse ndërhyrja ishte "e nevojshme në një shoqëri demokratike", dhe kjo kërkon që Gjykata të konstatojë nëse ishte proporcionale me qëllimin legjitim të ndjekur dhe nëse arsyet e dhëna nga gjykatat e brendshme ishin të përshtatshme dhe të mjaftueshme.
145. Gjykata vëren se, në dënimin e kërkuesit, Gjykata e Apelit mbajti qëndrimin se deklarimi se një gjykatës hetues kishte treguar "sjellje e cila ishte plotësisht në kundërshtim me parimet e paanshmërisë dhe drejtësisë", ishte në vetvete një akuzë shpifjeje (shih më lart paragrafin 47). Kjo gjykatë ka shtuar se komentet e kërkuesit lidhur me vonesën në transmetimin e video-kasetës dhe referimi ndaj letrës së shkruar me dorë nga prokurori i Xhibutit ndaj gjyqtares M., në lidhje me të cilat kërkuesi kishte përdorur termin "mbyllje e syve", thjesht konfirmoi natyrën shpifëse të akuzës (ibid.), "vërtetësia" e pretendimeve nuk ka qenë provuar (shih më lart paragrafin 48) dhe mbrojtja e mirëbesimit të kërkuesit është refuzuar (shih më lart paragrafin 49).
(a)Statusi i kërkuesit si avokat
146. Gjykata vëren fillimisht se vërejtjet në fjalë erdhën si nga deklaratat e bëra me kërkesë të gazetarit, i cili shkruajti artikullin, por edhe nga letra drejtuar Ministrit të Drejtësisë. Vërejtjet janë bërë nga kërkuesi me cilësinë e tij si avokat që vepron për palët civile dhe çështjet në fjalë që kanë të bëjnë me procedurat në rastin Borrel.
147. Në lidhje me këtë, Gjykata vëren që në fillim se kërkuesi e ka ftuar atë për të sqaruar jurisprudencën e saj në lidhje me ushtrimin e lirisë së shprehjes nga një avokat, veçanërisht jashtë sallës së gjyqit, dhe të sigurojë mbrojtjen më të madhe të mundshme për komentet nga avokatët (shih paragrafët 96,97 dhe 102, më lart). Qeveria, nga ana e saj, ndërsa mbron mendimin se statusi i tyre si oficerë të gjykatës, rrënjësisht dallon nga avokatët dhe nga gazetarët, (shih paragrafin 106, më lart) identifikon situata të ndryshme në të cilat liria e shprehjes do të jetë "veçanërisht e gjerë", “e gjerë", ose, në të kundërtën, në bazë të disa "kufijve të caktuar" (shih paragrafin 107, më lart).
148. Gjykata do të drejtojë palët sipas parimeve të përcaktuara në jurisprudencën e saj, veçanërisht në lidhje me statusin dhe lirinë e shprehjes së avokatëve (shih paragrafët 132-139, më lart), me theks të veçantë në nevojën për të dalluar midis vërejtjeve të bëra nga avokatët brenda dhe jashtë sallës së gjyqit. Për më tepër, në funksion të statusit të veçantë të avokatëve dhe pozitës së tyre në administrimin e drejtësisë, (shih paragrafin 132, më lart) Gjykata deklaron, në kundërshtim me argumentin e CCBE, se avokatët nuk mund të barazohen me gazetarët. Pozicionet e tyre përkatëse dhe rolet në procedurat gjyqësore janë thellësisht të ndryshme. Gazetarët kanë detyrën të japin, në përputhje me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, informacion dhe ide për të gjitha çështjet me interes publik, duke përfshirë ato që lidhen me administrimin e drejtësisë. Avokatët, nga ana tjetër, janë protagonistë në sistemin e drejtësisë, të përfshirë drejtpërdrejt në funksionimin e tij dhe në mbrojtjen e një pale. Ata, nuk mund të barazohen me një dëshmitar të jashtëm, detyra e të cilit është të informojë publikun.
149. Kërkuesi argumentoi se deklaratat e tij, siç janë publikuar në gazetën Le Monde, shërbejnë pikërisht për të përmbushur detyrën e tij për të mbrojtur klientin e tij, një detyrë që ishte e tija për ta përmbushur. Megjithatë, ndërsa nuk është nën shqyrtim nëse vërejtjet e kundërshtuara ranë në kontekstin e procedurave apo jo, ato kishin për qëllim gjyqtarët hetues, të cilët ishin larguar nga procedura me efekt përfundimtar në kohën që ato janë bërë. Prandaj, Gjykata nuk sheh se si deklaratat e tij mund të ketë kontribuar direkt në detyrën e tij për të mbrojtur klientin, pasi hetimi gjyqësor në atë kohë i është besuar një gjyqtari tjetër i cili nuk ishte subjekt i kritikave.
(b)Kontributi në debat mbi një çështje të interesit publik
150. Kërkuesi më tej u mbështet në të drejtën e tij për të informuar publikun në lidhje me mangësitë në trajtimin e procedurave të vazhdueshme dhe për të kontribuar në një debat mbi një çështje të interesit publik.
151. Në këtë pikë, Gjykata vëren së pari se vërejtjet e kërkuesit janë bërë në kuadër të hetimit gjyqësor të hapur pas vdekjes së një gjyqtari francez, Bernard Borrel, i cili kishte qenë i dërguar në Xhibuti, dhe punonte në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltar. Gjykata e ka pasur rastin të konstatojë interesin e treguar nga media në këtë rast (shih July dhe SARL Libération, cituar më lart, § 67) duke reflektuar rëndësinë e saj në opinionin publik. Si kërkuesi, Gjykata vëren, për më tepër, se sistemi i drejtësisë ka kontribuar gjithashtu për të informuar publikun në lidhje me këtë rast, si gjyqtarët hetues në vitin 2007 i kërkuan prokurorit të lëshojë një njoftim për shtyp, sipas nenit 11, paragrafi 3, të Kodit të Procedurës Penale, për të njoftuar se teoria e vetëvrasjes ishte hedhur poshtë në favor të vrasjes me paramendim (shih më lart paragrafët 24 dhe 55).
152. Përveç kësaj, siç Gjykata ka vendosur më parë, publiku ka një interes të ligjshëm në ofrimin dhe disponueshmërinë e informacionit në lidhje me procedurën penale (shih July dhe SARL Libération, cituar më lart, § 66) dhe vërejtjet në lidhje me funksionimin e gjyqësorit kanë të bëjnë me një çështje të interesit publik (shih më lart paragrafin 125). Gjykata në fakt tashmë është thirrur në dy raste, për të shqyrtuar ankesat lidhur me rastin Borrel dhe për të drejtën e lirisë së shprehjes në lidhje me komentet mbi hetimin gjyqësor, duke gjetur në secilin nga këto raste se ka pasur një debat për një çështje të interesit publik.
153. Prandaj, Gjykata mendon se vërejtjet e kërkuesit mbi funksionimin e gjyqësorit dhe trajtimin e çështjes Borrel, bien brenda kontekstit të një debati mbi një çështje të interesit publik, duke bërë thirrje për një nivel të lartë të mbrojtjes së lirisë së shprehjes, dhe një nivel të veçantë të vlerësimit të siguruar nga autoritetet.
(c)Natyra e vërejtjeve të kundërshtuara
154. Gjykata vëren se pasi vërejtjet e kërkuesit janë konstatuar "pjesërisht shpifje", ai nuk kishte qenë në gjendje për të provuar vërtetësinë e tyre në bazë të dëshmive që, sipas Gjykatës Penale, duhet të "jenë të plota dhe të kenë të bëjnë direkt me të gjitha akuzat të quajtura shpifje”. Mbrojtja e mirëbesimit të tij, gjithashtu është refuzuar. Në këtë pikë, Gjykata Penale dhe Gjykata e Apelit deklaroi se sulmet në integritetin profesional dhe moral të gjyqtarëve M. dhe L.L. kanë tejkaluar në mënyrë të qartë të drejtën e kritikës së lejueshme (shih paragrafët 40 dhe 50). Përveç kësaj, ndërsa Gjykata Penale mori qëndrimin se mosmarrëveshjet e thella ndërmjet avokatëve, zonjës Borrel dhe gjykatësve hetues nuk mund të justifikojnë një mungesë totale të kujdesit në të shprehurin e tyre, Gjykata e Apelit arriti në përfundimin se vendimi në favor të kërkuesit që të ndërpresë procedurën ngritur kundër tij nga dy gjyqtarë nuk përjashtoi besimin e keq nga ana e tij. Ajo u shpreh se armiqësia personale e kërkuesit dhe dëshira për të diskredituar gjyqtarët, në veçanti gjyqtaren M., erdhi nga natyra e tepruar e komenteve të tij dhe nga fakti se artikulli në rastin Borrel ishte botuar në të njëjtën kohë me sjelljen e procedurave kundër gjyqtares M., para trupës së gjyqtarëve në lidhje me rastin e Scientology.
155. Sikurse Gjykata ka vërejtur tashmë, është e nevojshme të bëhet dallimi midis deklaratave të faktit dhe gjykimeve vlerësuese (shih më lart paragrafin126). Ekzistenca e fakteve mund të demonstrohet, ndërsa e vërteta e gjykimit vlerësues nuk është e provueshme; një kërkesë për të provuar të vërteten e një vendimi vlerësues është e pamundur për t’u përmbushur dhe shkel lirinë e mendimit, e cila është një pjesë themelore e së drejtës të siguruar nga Neni 10. Përveç kësaj, ekzistenca e garancive procedurale në dobi të të pandehurit në procedurë për shpifje është ndër faktorët që do të merren parasysh në vlerësimin e proporcionalitetit të një ndërhyrje në bazë të nenit 10 (ibid.). Në veçanti, është e rëndësishme për të pandehurit t’i jepet një mundësi reale për të provuar se ka pasur një bazë të mjaftueshme faktike për pretendimet e tij (shih midis të tjerave, Steel dhe Morris k. Mbretërisë së Bashkuar, nr. 68416/01, § 95, GJEDNJ 2005-II; Andrushko k. Rusisë, nr. 4260/04, § 53, 14 tetor 2010; Dilipak and Karakaya k. Turqisë, nr. 7942/05 dhe 24838/05, § 141, 4 Mars 2012; dhe Hasan Yazıcı k. Turqisë, nr. 40877/07, § 54, 15 prill 2014). Asnjë shans i tillë nuk është dhënë në rastin në fjalë.
156. Gjykata mendon se, në rrethanat e çështjes, deklaratat ishin më shumë opinione vlerësuese se sa deklarata të pastra fakti, duke pasur parasysh tonin e përgjithshëm të vërejtjeve dhe kontekstin në të cilën janë bërë, siç pasqyrojnë kryesisht një vlerësim të përgjithshëm të sjelljes së gjyqtarëve hetues në rrjedhën e hetimeve.
157. Rrjedhimisht mbetet për t’u shqyrtuar nëse "baza faktike" për këto gjykime është e mjaftueshme.
158. Gjykata është e mendimit se ky kusht është plotësuar në rastin në fjalë, pasi çështja ishte tërhequr nga Gjyqtarët M. dhe LL nga Divizioni i Gjykatës së Apelit të Parisit (shih më lart paragrafin 23) dhe u bë e qartë se një provë e rëndësishme në dosje, pra një video-kasetë e regjistruar gjatë një vizite nga ana e gjyqtarëve, e shoqëruar nga ekspertët, në skenën e vdekjes, edhe pse kishte qenë e përmendur në vendimin e fundit të dhënë nga ata gjyqtarë, nuk ishte përcjellë me dosjen hetimore ndaj gjyqtarit të caktuar për të zëvendësuar kolegun e tij. Ky fakt jo vetëm që është themeltar, por ai gjithashtu është mjaft serioz për të justifikuar hartimin e një raporti nga gjykatësi P, në të cilin ai thotë si në vijim: “Së pari, video-kaseta nuk duket në dosjen hetimore; dhe së dyti, kaseta i ishte dhënë atij në një zarf, i cili nuk tregon asnjë shenjë se ka qenë i vulosur me emrin e gjyqtares M. si marrëse dhe se përmbante një letër të shkruar me dorë me emrin e prokurorit të Xhibutit, shkruar nga ai dhe drejtuar gjyqtares M. (shih më lart paragrafin 23).
159. Për më tepër, fakti se letra tregoi një miqësi nga ana e prokurorit të Xhibutit dhe gjyqtares M., (shih më lart paragrafin 32) akuzoi avokatët e palëve civile për "orkestrimin e këtij manipulimi". Gjykata thekson në lidhje me këtë se, jo vetëm që autoritetet në Xhibuti kanë mbështetur teorinë e vetëvrasjes, por edhe një numër i përfaqësuesve të atij shteti kanë qenë të implikuar personalisht në kontekst të hetimit gjyqësor të zhvilluar në Francë, siç mund të shihet në mënyrë të veçantë në gjykimin e Gjykatës Ndërkombëtare (shih më lart paragrafët 63-64) dhe nga procedurat e ngritura me akuzën e prokurimit të provave të rreme.
160. Së fundi, është përcaktuar se kërkuesi ka vepruar në cilësinë e tij si avokat në dy çështje, në të cilën gjykatësja M. ishte një gjyqtare hetuese. Në dy prej tyre kërkuesi pati sukses në gjetjen nga gjykata e apelit se kishte mangësi në procedurë, duke çuar në tërheqjen e çështjes nga gjyqtarja M. (shih paragrafët 22-23 dhe 26, më lart). Në kuadër të rastit të parë, i njohur si rasti "Scientology", kërkuesi gjithashtu siguroi një vendim që shteti francez ishte përgjegjës për keqfunksionimin e sistemit të drejtësisë (shih më lart paragrafin 30).
161. Më tej konsiderohet se shprehjet e përdorura nga kërkuesi kishin një lidhje mjaft të ngushtë me faktet e rastit, duke shtuar se vërejtjet e tij nuk mund të konsiderohen si mashtruese (shih më lart paragrafin 139). Gjykata përsërit se liria e shprehjes "është e zbatueshme jo vetëm për "informacionet” ose “idetë” që janë marrë në mënyrë të favorshme ose që konsiderohen si të padëmshme apo si çështje indiference, por edhe për ato që fyejnë, tronditin ose shqetësojnë". Në mënyrë të ngjashme, përdorimi i një "toni kaustik" në komentet që i drejtohen një gjyqtari nuk janë të papajtueshme me dispozitat e nenit 10 të Konventës (shih p.sh. Gouveia Gomes Fernandes dhe Freitas e Costa, cituar më lart, § 48).
(d) Rrethanat specifike të çështjes
(i) Nevoja për të marrë parasysh sfondin e përgjithshëm
162. Gjykata thekson se, në kuptim të nenit 10 të Konventës, ajo duhet të marrë parasysh rrethanat dhe sfondin e përgjithshëm kundër të cilit janë bërë deklaratat në fjalë (shih, midis shumë autoriteteve të tjera, Lingens, cituar më lart, § 40 dhe Bladet Tromsø dhe Stensaas k. Norvegjisë [GC], nr. 21980/93, § 62, GJEDNJ 1999 deri në III). Në rastin konkret, sfondi mund të shpjegohet jo vetëm me sjelljen e gjyqtarëve hetues dhe nga marrëdhëniet e kërkuesit me një prej tyre, por edhe nga historia shumë e veçantë e rastit, e dimensioni i saj ndër-shtetëror dhe mbulimi i konsiderueshëm i medias. Megjithatë, Gjykata vëren se Gjykata e Apelit i atribuoi një fushë të gjerë vërejtjeve të kërkuesit që ka kritikuar gjykatësin hetues për "sjellje të cilat ishin plotësisht në kundërshtim me parimet e paanshmërisë dhe drejtësisë", duke pranuar se kjo ishte në vetvete një akuzë shpifje, e barasvlershme me thënien se ka pasur një shkelje të etikës profesionale dhe të betimit gjyqësor nga ana e gjyqtarit (shih paragrafin 47 më lart). Megjithatë, kjo fjali duhet të ishte vlerësuar në bazë të rrethanave të veçanta të çështjes, për më tepër kur ajo nuk ishte një deklaratë e bërë për autorin e artikullit, por një ekstrakt nga letra e dërguar nga kërkuesi dhe kolegu i tij z. L. de Caunes, Ministrit të Drejtësisë, më 6 shtator 2000. Përveç kësaj, në kohën kur kërkuesi i është përgjigjur pyetjeve, gazetari ishte informuar për letrën e Ministrit të Drejtësisë, jo nga vetë kërkuesi, por nga burimet e veta, sikurse pranoi edhe Gjykata Penale (shih paragrafin 40 më lart). Kërkuesi më tej argumentoi, se autori i artikullit ishte përgjegjës vetëm për të referuar procedurën disiplinore ndaj gjyqtares M., në kontekstin e rastit të "Scientology". Në lidhje me këtë, Gjykata rithekson se avokatët nuk mund të deklarohen përgjegjës për çdo gjë që transmetohet në një "intervistë" të botuar nga shtypi, apo veprim të bërë nga shtypi.
163. Kështu ishte e nevojshme që Gjykata e Apelit të shqyrtonte vërejtjet e kundërshtuara duke pasur në konsideratë të plotë rrethanat e çështjes dhe përmbajtjen e letrës, të marra si një e tërë.
164. Për të njëjtat arsye, duke qenë se vërejtjet e kundërshtuara nuk mund të vlerësohen jashtë kontekstit, Gjykata nuk mund të ndajë pikëpamjen e Gjykatës së Apelit të Parisit se përdorimi i termit "mbyllje e syve" përbën "në vetvete" një sulm të rëndë në nderin dhe reputacionin e gjyqtares M., si dhe të prokurorit publik të Xhibutit (shih paragrafin 47 më lart).
165. Për sa i përket çështjes së armiqësisë personale mes kërkuesit dhe gjyqtares M., për shkak të konflikteve në çështjen Borrel dhe rastin "Scientology", Gjykata mendon se ky aspekt ishte jo mjaftueshëm i rëndësishëm dhe serioz për të kërkuar dënimin e kërkuesit. Meqë gjykata pranoi ekzistencën e konflikteve mes dy protagonistëve, dhe në funksion të rrethanave të veçanta të çështjes në fjalë, një shfaqje e tillë e armiqësisë personale mund të ishte bërë si ndaj gjyqtares M. edhe ndaj kërkuesit (shih, mutatis mutandis, Paturel, cituar më lart, § 45), sidomos para paraqitjes së një ankese kundër kërkuesit për bashkëpunim në shpifje ndaj gjyqtares M., kjo e fundit ngriti pa sukses një kërkesë për mashtrim kundër tij (shih paragrafin 35 më lart). Besimi në vendimin e Gjykatës së Apelit në lidhje me armiqësinë personale të kërkuesit vihet në dyshim, nëse nuk kundërshtohet, nga faktorë të tjerë. Së pari, vërejtja në lidhje me "sjellje të cilat [ishin] plotësisht në kundërshtim me parimet e paanshmërisë dhe drejtësisë" u drejtohet jo vetëm gjyqtares M., por edhe gjyqtarit LL, për të cilin kërkuesi nuk ishte akuzuar se kishte treguar ndonjë armiqësi personale. Për më tepër, ndërkohë që procedura kundër kërkuesit në fjalë kishte të bënte me një ekstrakt të cituar më lart nga letra drejtuar Ministrit të Drejtësisë, letra në të vërtetë ishte nënshkruar dhe dërguar nga dy avokatët, kërkuesi dhe kolegu i tij Z. de Caunes. Në vijim, kolegu i tij, jo vetëm që nuk është ndjekur penalisht për vërejtjet që i atribuohen atij po aq sa edhe kërkuesit, dhe ai nuk ka treguar ndonjë armiqësi ndaj gjyqtares M., apo gjyqtarit L.L.
166. Në përfundim, Gjykata vlerëson se deklaratat e kërkuesit nuk mund të reduktohen në shprehjen e thjeshtë të armiqësisë personale, që do të thotë një marrëdhënie antagoniste midis dy individëve, kërkuesit dhe gjyqtares M. Vërejtjet e kundërshtuara, në realitet, bien brenda një konteksti më të gjerë, ku përfshihet, gjithashtu një avokat dhe një tjetër gjyqtar. Sipas mendimit të Gjykatës, ky fakt është i aftë për të mbështetur idenë se vërejtjet nuk janë motivuar nga ndonjë veprim personal nga ana e kërkuesit, nga dëshira për hakmarrje, por ishte pjesë e një nisme të përbashkët profesionale nga dy avokatë, për shkak të krijimit të fakteve të reja, të afta për të zbuluar mangësi serioze në sistemin e drejtësisë, duke përfshirë dy gjyqtarët që kishin kryer më parë hetimet, në një rast në të cilin klientët e dy avokatëve ishin palë civile.
167. Për më tepër, ndërsa vërejtjet e kërkuesit me siguri kishin një konotacion negativ, duhet të theksohet se, pavarësisht nga natyra e tyre disi armiqësore (shih EK k. Turqisë, nr. 28496/95, §§ 79-80, 7 shkurt 2002) dhe serioze (shih Thoma, cituar më lart), çështja kyçe në fjalë është funksionimi i një hetimi gjyqësor, i cili ishte një çështje me interes publik, duke lënë pak hapësirë për kufizimet e lirisë së shprehjes. Përveç kësaj, një avokat duhet të jetë në gjendje të tërheqë vëmendjen e publikut për të metat e mundshme në sistemin e drejtësisë; gjyqësori mund të përfitojë nga kritika konstruktive.
(ii) Ruajtja e autoritetit të gjyqësorit
168. Qeveria u mbështet në faktin se autoritetet gjyqësore nuk kanë të drejtë të përgjigjen. Është e vërtetë se në shoqëri, detyra speciale e gjyqësorit kërkon që gjyqtarët të respektojnë konfidencialitetin (shih paragrafin 128 më lart). Megjithatë, kjo detyrë ndjek një qëllim të veçantë, siç vihet në dukje nga ndërhyrësit si palë e tretë: deklaratat e gjyqtarëve, ndryshe nga ato të avokatëve, janë pranuar si shprehje e një vlerësimi objektiv, i cili nuk shpreh vetëm veten, por përmes tij, shprehet i gjithë sistemi i drejtësisë. Avokatët, nga ana tjetër, thjesht flasin në emër të vet dhe në emër të klientëve të tyre, në këtë mënyrë dallojnë nga gazetarët, pasi roli i tyre dhe qëllimi në debatin gjyqësor është thelbësisht i ndryshëm. Megjithatë, ndërsa kjo mund të jetë e nevojshme për të mbrojtur gjyqësorin nga sulmet serioze e të dëmshme, të cilat janë në thelb të pabazuara, duke pasur parasysh faktin se gjyqtarët pengohen nga detyra e tyre e gjykimit të japim mendime (shih paragrafin 128 më lart), nuk mund të ketë efektin e parandalimit të individëve të shprehin pikëpamjet e tyre, përmes gjykimit të arsyeshëm dhe një baze të mjaftueshme faktike, për çështje me interes publik në lidhje me funksionimin e sistemit të drejtësisë, ose të ndalojnë çdo kritikë ndaj këtij të fundit. Në rastin konkret, gjyqtarët M. dhe LL ishin anëtarë të gjyqësorit dhe në këtë mënyrë ishin që të dy pjesë e një institucioni themeltar të shtetit; ata ishin subjekt i kufijve më të gjera të kritikës së pranueshme sesa qytetarët e zakonshëm dhe për këtë arsye, komente kritike mund të drejtohen kundër tyre (shih paragrafët 128 dhe 131 më lart).
169. Më tej, Gjykata konstaton, se në kundërshtim me argumentet e qeverisë, se vërejtjet e kërkuesit nuk ishin të afta për të minuar zhvillimin e duhur të procedurave gjyqësore, duke pasur parasysh faktin se gjykata më e lartë e kishte tërhequr rastin nga hetimi i gjyqtarëve në fjalë, si rezultat i kritikave. As gjyqtari i ri hetues, dhe as gjykatat më të larta nuk ishin në shënjestër nga vërejtjet e kundërshtuara.
170. As nuk mund të konsiderohet, për të njëjtat arsye, dhe duke marrë parasysh sa më sipër, se dënimi i kërkuesit mund të shërbejë për të ruajtur autoritetin e gjyqësorit. Gjykata, megjithatë, për të garantuar autoritetin e gjyqësorit thekson rëndësinë e një shteti të qeverisur nga sundimi i ligjit dhe një shoqërie demokratike. Në çdo rast, funksionimi i duhur i gjykatave nuk do të ishte i mundur pa marrëdhënie të bazuara në konsiderata për njëra-tjetrën dhe respekt të ndërsjellë në mes të protagonistëve të ndryshëm në sistemin e drejtësisë, në krye të të cilave janë gjyqtarët dhe avokatët.
(iii) Përdorimi i mjeteve në dispozicion
171. Në lidhje me argumentin e qeverisë për mundësinë e përdorimit të mjeteve në dispozicion, Gjykata gjen me vend, por jo të mjaftueshme në rastin në fjalë të justifikojë dënimin e kërkuesit. Ajo vë në dukje se përdorimi i mjeteve juridike në dispozicion, nga njëra anë, dhe e drejta e lirisë së shprehjes, nga ana tjetër, nuk ndjekin të njëjtin qëllim dhe nuk janë të këmbyeshme. Më pas, Gjykata mendon se mbrojtja e një klienti nga avokati i tij nuk duhet të kryhet në media, përveçse në rrethana shumë të veçanta (shih paragrafin 138 më lart), por në gjykatat kompetente, dhe kjo përfshin përdorimin e mjetet juridike në dispozicion. Ajo vë në dukje se në këtë rast referimi te Divizionit të Akuzës së Gjykatës së Apelit të Parisit haptazi tregoi se qëllimi fillestar i kërkuesit dhe kolegut të tij ishte të zgjidhte çështjen duke përdorur mjetet juridike në dispozicion. Në të vërtetë, mjeti është përdorur, vetëm pasi problemi ka ndodhur, siç është shënuar nga gjyqtari hetues P. në raportin e tij zyrtar të 1 gushtit 2000 (shih paragrafin 32 më lart). Në këtë fazë Divizioni i Akuzës nuk ishte në gjendje për të shqyrtuar kërkesa të tilla, pikërisht për shkak se çështja ishte tërhequr nga gjyqtarët M. dhe LL. Gjykata vëren më tej se, katër vjet e gjysmë kishin kaluar tashmë që nga hapja e hetimit gjyqësor, i cili ende nuk është mbyllur deri më sot. Ajo gjithashtu vëren se palët civile dhe avokatët e tyre morën pjesë aktive në procedurë dhe ata patën sukses, të kishin një provë materiale të ekzaminuar në Belgjikë, përkundër mungesës së interesit nga ana e gjyqtarëve hetues M. dhe LL, në bazë të vendimit të Gjykatës së Apelit të Versajës, të datës 28 maj 2009, (shih paragrafin 16 më lart).
172. Për më tepër, kërkesa për hetim bërë për Ministrin e Drejtësisë në lidhje me këto fakte të reja, nuk ishte një mjet juridik, i tillë që të justifikonte mos deklarimet në shtyp, por një kërkesë e thjeshtë për një hetim administrativ, vendimi i së cilës mbetej në diskrecion të Ministrit të Drejtësisë. Gjykata vëren se në lidhje me këtë, vetë gjyqtarët e brendshëm, si në shkallë të parë dhe në apel, u shprehën se letra nuk mund të gëzojnë imunitetin e ofruar për aktet gjyqësore, Gjykata Penale ka deklaruar se përmbajtja e saj ishte thjesht informative (shih paragrafët 38 dhe 46 më lart). Gjykata vëren se nuk është kundërshtuar kjo kërkesë, përveç kësaj, gjyqtarët M. dhe LL në mënyrë të qartë nuk e shohin atë si një përdorim normal të një mjeti në dispozicion sipas ligjit të brendshëm, por si një akt i një ankese për mashtrim (shih paragrafin 35 më lart).
173. Së fundi, Gjykata konstaton se as Prokurori i Përgjithshëm Publik, as Këshilli i Dhomës së Avokatisë ose kryetari i Këshillit nuk e kanë parë të arsyeshme të nisnin procedura disiplinore kundër kërkuesit për shkak të deklaratave të tij në shtyp, edhe pse kishin të drejtë ta bënin diçka të tillë (shih Mor, cituar më lart, § 60).
(iv) Përfundimi për rrethanat e çështjes në fjalë
174. Gjykata është e mendimit se komentet kundërshtuese të kërkuesit nuk përbëjnë sulme të rënda, të dëmshme dhe në thelb të pabaza për veprimtarinë e gjykatave, por janë kritika drejtuar gjyqtarëve M. dhe LL, si pjesë e një debati mbi një çështje me interes publik në lidhje me funksionimin e sistemit të drejtësisë, dhe në kontekstin e një çështjeje e cila kishte marrë mbulim të gjerë mediatik që nga fillimi. Ndërkohë që këto komente padyshim mund të konsiderohen si të ashpra, ato përbëjnë gjykime të arsyeshme mbi një "bazë faktike" të mjaftueshme.
(e) Sanksionet e dhëna
175. Për dënimet e dhëna, Gjykata rithekson se, në vlerësimin e proporcionalitetit të ndërhyrjes, natyra dhe ashpërsia e gjobave të vendosura janë gjithashtu faktorë që duhet të merren parasysh (shih, për shembull, Sürek, cituar më lart, § 64; Chauvy dhe të tjerët kundër Francës, nr. 64915/01, § 78, GJEDNJ 2004- VI dhe Mor, cituar më lart, § 61). Në rastin konkret, Gjykata e Apelit e dënoi kërkuesin që të paguajë një gjobë prej 4.000 eurosh. Kjo shumë korrespondon saktësisht me atë të caktuar nga gjykata e shkallës së parë, ku gjyqtarët për të justifikuar ashpërsinë e dënimit dhe vënien e "një gjobe mjaft të lartë" kishin marrë shprehimisht parasysh statusin e kërkuesit si avokat (shih paragrafin 41 më lart). Shtuar urdhrit për të publikuar një njoftim në gazetën Le Monde, gjykata e urdhëroi kërkuesin të paguajë, së bashku me gazetarin dhe drejtorin e publikimit 7,500 euro për dëmin e shkaktuar secilit prej gjyqtarëve, së bashku me 4,000 euro për kostot e gjyqtarit LL. Gjykata vëren, për më tepër, se vetëm kërkuesi u urdhërua t’i paguajë një shumë 1,000 euro gjyqtares M. në lidhje me kostot.
176. Gjykata rithekson se edhe kur si një vendim fajësie është dhënë masa më e lehtë e dënimit e parashikuar, duke shmangur dënimin penal, apo është dhënë një shpërblim simbolik prej vetëm disa eurosh për dëmet (shih Mor, cituar më lart, § 61), ato megjithatë përbëjnë një sanksion penal dhe, në çdo rast, ky fakt nuk mund të mjaftojë, në vetvete, për të justifikuar ndërhyrjen në lirinë e shprehjes së kërkuesit (shih Brasilier, cituar më lart, § 43). Gjykata ka theksuar në shumë raste se ndërhyrja në lirinë e shprehjes mund të ketë një efekt frenues mbi ushtrimin e kësaj lirie (shih, mutatis mutandis, Cumpănă dhe Mazare k. Rumanisë [GC], nr. 33348/96, § 114, KEDNJ 2004 XI, dhe Mor, cituar më lart), si dhe rreziku se natyra relativisht e moderuar e dënimit me gjobë nuk do të mjaftonte për të parandaluar këtë efekt (shih Dupuis dhe të tjerë, cituar më lart, § 48). Gjithashtu duhet të theksohet se një sanksion te një avokat mund të ketë pasoja të cilat janë (procedura disiplinore) direkte ose indirekte (në terma, për shembull, për imazhin e tyre apo besimin që u është dhënë nga ana e publikut dhe klientëve të tyre). Gjykata, për më tepër rithekson se pozita dominuese e institucioneve shtetërore kërkon që autoritetet të tregohen të përmbajtura për sa i përket procedurës penale (shih paragrafin 127 më lart). Gjykata, megjithatë vëren se në rastin në fjalë dënimi i kërkuesit nuk kufizohej në një dënim penal: sanksioni ndaj tij nuk ishte "më i lehti i mundshëm", por përkundrazi ka qenë i një sasie të konsiderueshme, dhe statusi i tij si avokat është bërë shkak për këtë.
Përfundimi
177. Duke pasur parasysh sa më sipër, Gjykata konstaton se gjykimi kundër kërkuesit për bashkëpunim në shpifje mund të konsiderohet si një ndërhyrje jo proporcionale në të drejtën e tij për lirinë e shprehjes dhe nuk ishte "i nevojshëm në një shoqëri demokratike" brenda kuptimit të nenit 10 të Konventës.
178. Prandaj, ka pasur shkelje të nenit 10 të Konventës. Prandaj, ka pasur shkelje te nenit 10 te Konventës.
APLIKIMI I NENIT 41 TË KONVENTËS
179. Neni 41 i Konventës parashikon:
“Kur Gjykata konstaton se ka pasur një shkelje të Konventës ose të protokolleve të saj dhe, nëse e drejta e brendshme e Palës së Lartë Kontraktuese lejon të bëhet vetëm një ndreqje e pjesshme, Gjykata, kur është e nevojshme, i akordon shpërblim të drejtë palës së dëmtuar.”
Dëmi
181. Qeveria nuk ka komentuar mbi këto pretendime përpara Dhomës së Madhe.
182. Gjykata vëren se kërkuesi u urdhërua të paguajë një gjobë prej 4,000 eurosh, së bashku me shumën e 1,000 euro ndaj gjyqtares M., përveç për një çmim prej 7.500 euro në dëme për secilin prej gjyqtarët që duhet të paguhet, së bashku me dy të pandehurit e tjerë, dhe 4,000 euro në lidhje me kostot e gjykatësit L.L. Gjykata deklaron se ekziston një lidhje e mjaftueshme shkakësore ndërmjet dëmit të pretenduar financiar dhe shkeljes së konstatuar në bazë të nenit 6 dhe të nenit 10 të Konventës. Është pra e nevojshme për të urdhëruar, rimbursimin e shumave që kërkuesi ishte e nevojshme të paguante, brenda afatit të përcaktuar në kërkesën e tij, përkatësisht 4,270 euro, që i korrespondon shumës së gjobës, plus taksat dhe seancat e gjykimit, të cilat u paguan në thesar.
183. Më tej, Gjykata konstaton se kërkuesi ka pësuar në mënyrë të qartë dëm jo pasuror për shkak të dënimit të tij dhe, duke vendosur mbi baza të barabarta, ajo i jep atij 15,000 euro për këtë arsye. Kostot e Shpenzimet
1. Kërkuesi pretendoi 26,718.80 euro për kostot dhe shpenzimet për procedurën para Gjykatës.
185. Qeveria nuk ka bërë asnjë koment për këtë kërkesë para Dhomës së Madhe.
186. Gjykata thekson se kostot dhe shpenzimet, në bazë të nenit 41 nuk do të akordohen, përveç nëse është përcaktuar se ato janë shkaktuar në fakt, ishin të domosdoshme dhe në sasi të arsyeshme (shih, në mesin e shumë autoriteteve të tjera, Iatridis k. Greqisë [GC ] (drejtë), nr. 31107/96, § 54, GJEDNJ 2000-XI;... Beyeler k. Italisë (drejtë) [GC], nr. 33202/96, § 27, 28 maj 2002; dhe Kurić dhe të tjerët kundër Sllovenisë (drejtë) [GC], nr. 26828/06, GJEDNJ 2014).
187. Në rastin konkret, duke marrë parasysh dokumentet në posedim dhe kriteret e përmendura më sipër, Dhoma e Madhe e gjen të arsyeshme t’i japë mbi këtë bazë kërkuesit dëmshpërblim prej 14,400 euro.
C. Interesi i munguar
188.Gjykata çmon të nevojshme se interesi i munguar duhet të bazohet në normën marxhinale të huadhënies së Bankës Qendrore Evropiane, të cilës duhet t’i shtohen tre pikë përqind.
PËR KËTO ARSYE, GJYKATA, NJËZËRI,
1. Vendos se ka pasur shkelje të nenit 6 § 1 të Konventës;
2. Vendos se ka pasur shkelje të nenit 10 të Konventës;
3. Vendos:
(a) se shteti i paditur duhet t’i paguajë kërkuesit, brenda tre muajsh, shumat e mëposhtme:
(i) 4,270 euro (katër mijë e dyqind e shtatëdhjetë euro), plus çdo taksë që mund të jetë e tatueshme në lidhje me dëmin financiar;
(ii) 15,000 euro (pesëmbëdhjetë mijë euro), plus çdo taksë që mund të jetë e tatueshme, në lidhje me dëmin jo pasuror;
(iii) 14,400 euro (katërmbëdhjetë mijë e katërqind euro), plus çdo taksë që mund të jetë në ngarkim të kërkuesit, në lidhje me kostot dhe shpenzimet;
(b) që nga skadimi i tre mujorit të përmendur deri në shlyerje, interesi i thjeshtë do të jetë i pagueshëm mbi shumat e mësipërme në një normë të barabartë me normën marxhinale e huadhënies së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus tre pikë përqindje;
4. Rrëzon pjesën tjetër të pretendimeve të kërkuesit për shpërblim të drejtë.
Hartuar në anglisht dhe frëngjisht, dhe vendosur në seancë publike në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Strasburg, më 23 Prill 2015.
Johan Callewaert Dean Spielmann
Zëvendës Kancelar Kryetar
Në përputhje me nenin 45 § 2 të Konventës dhe Rregullën 74 § 2 të Rregullores së Gjykatës, opinionet e mëposhtme të veçanta i janë bashkëngjitur këtij vendimi:
(a) opinioni alternativ i gjyqtarit Nicolaou;
(b) opinioni alternativ i gjyqtarit Kuris.
D.S.
J.C.
Opinioni Alternativ i Gjyqtarit Nicolaou
Gjyqtarja M. e gjykatës së Lartë të Parisit, tashmë ishte përjashtuar si gjyqtare hetuese në të ashtuquajturën çështjen "Scientology", ndërsa në vitin 1997, së bashku me një koleg i ishte caktuar, rasti Borrel, një rast veçanërisht i ndjeshëm, për të cilin ishin iniciuar procedura para Gjykatës. Kërkuesi ka qenë avokat përfaqësues i palëve civile në të dy rastet dhe ishte i pakënaqur me sjelljen përkatëse të gjykatëses M., edhe pse jo për të njëjtat arsye.
Në qershor të vitit 2000, në një kohë kur ka pasur zhvillime të rëndësishme në rastin Borrel, një kthesë e pakëndshme e ngjarjeve ka ndodhur në rastin e "Scientology". Pas një padie të ngritur nga kërkuesi, si avokat, shteti gjeti përgjegjëse për neglizhencë të madhe gjyqtaren në lidhje me trajtimin e dosjes "Scientology", dhe nisi procedura disiplinore kundër saj. U pohua se ajo kishte dështuar për të treguar kujdesin e nevojshëm dhe vëmendjen, duke e lënë çështjen praktikisht të paprekur për pesë vjet; dhe me procedurën miqësore të zgjidhjes kishte tejkaluar kufijtë e juridiksionit të saj; dhe se nuk kishte kopje të përgatitur me të gjitha dokumentet në dosje, duke e bërë kështu rindërtimin e saj të pamundur, pasi pjesë të saj ishin zhdukur nga zyra. Këto çështje i janë referuar bordit disiplinor për gjyqtarët me vendim të Ministrit të Drejtësisë.
Për fat të keq, vendimi i Ministrit u bë publik në një konferencë shtypi të dhënë nga drejtori i zyrës së tij private para se gjyqtarja M. të njoftohej. Ky publicitet solli protesta nga ana e gjyqtarëve që punojnë në të njëjtën gjykatë. Ata shprehën keqardhje për kolegët e tyre, të cilët ishin cenuar në këtë mënyrë dhe ri konfirmuan se gjyqtarët kanë të drejtë të trajtohen me respektin e duhur; një e drejtë që nuk mund të jetë më e vogël se ajo e pjesës tjetër të publikut. Në një takim të përgjithshëm të mbajtur disa ditë më vonë, gjyqtarët e kësaj gjykate miratuan njëzëri mocionin e mëposhtëm:
"Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Parisit, mbajtur më 4 korrik të vitit 2000, pa e kundërshtuar autoritetin e Ministrit të Drejtësisë për të ndërmarrë procedura disiplinore në kushtet e përcaktuara me ligj, është e befasuar se ka mësuar nga shtypi se procedura të tilla janë iniciuar kundër gjyqtares [M.], gjyqtare hetuese në Paris, ndërkohë që deri më sot as gjyqtarja e as vetë hierarkia gjyqësore nuk janë informuar zyrtarisht prej tyre. "
Përmbajtja e nenit 6 § 1 ka të bëjë me atë që një nga gjyqtarët, tha në atë takim. Ai u shpreh në këtë mënyrë:
"Ne nuk e kemi të ndaluar, si gjyqtarë laikë, të deklarojmë se kemi të njëjtën pikëpamje me gjyqtaren [M.] Nuk e kemi të ndaluar të themi se gjyqtarja [M.] ka mbështetjen dhe besimin tonë."
Nëntë vjet më vonë, Gjykata e Kasacionit, e përbërë nga dhjetë anëtarë, gjykoi si shkallë e fundit ankimin e kërkuesit kundër dënimit për deklaratat që kishte bërë për të gjyqtarja M. në lidhje me rastin në fjalë, pra, rastin Borrel. Gjyqtari, i cili kishte bërë deklaratën e mësipërme në lidhje me mënyrën në të cilën Ministria e Drejtësisë veproi në rastin "Scientology”, ndërkohë ishte bërë gjyqtar i Gjykatës së Kasacionit dhe ishte anëtar i trupës që do të gjykonte kërkuesin. Ky i fundit pranoi se nuk ka pasur ndonjë paragjykim faktik nga ana e gjyqtarit. Megjithatë, ai deklaroi se prania e tij në trupën gjykuese kishte qenë e mjaftueshme për të krijuar në kuptim objektiv, një frikë legjitime, ose dyshim për mungesën e paanshmërisë.
Dhoma e Madhe është dakord me këtë propozim. Ajo mendon se gjuha që është përdorur nga gjyqtari në fjalë në mbështetje të gjyqtares M. ishte e aftë për të ngritur dyshime në mendjen e kërkuesit në lidhje me paanshmërinë e Gjykatës së Kasacionit. Ajo konsideron se kjo është e mbështetur nga "konteksti i njëjtë i rastit" (paragrafi 84), përbërë nga bashkëveprimi i marrëdhënieve dhe faktorëve të ndryshëm, veçanërisht nga fakti se konflikti profesional midis gjyqtares M. dhe kërkuesit është parë si shfaqje e një konflikti personal, pasi ai ishte i pari që kishte paraqitur kërkesë kundër kësaj të fundit. Për më tepër, Dhoma e Madhe vëren se Gjykata e Apelit kishte parë një lidhje mes dy rasteve për të cilat mund të thuhet se kemi të bëjmë me një "larje ex post facto të hesapeve".
Pyetja thelbësore është nëse ekziston dyshimi i arsyeshëm në lidhje me paanshmërinë e Gjykatës së Kasacionit, për shkak të përfshirjes në përbërjen e saj të gjyqtarit në fjalë. Nuk dihet nëse ai gjyqtar kujtonte atë që në të vërtetë kishte thënë nëntë vjet më parë, apo nëse në shqyrtim e sipër të çështjes, çdo gjë që kishte thënë në lidhje me gjyqtaren M. mund të merrej si reflektim i paanshmërisë së tij. Në qoftë se atij do t’i kujtoheshin sa më lart, atëherë ishte e pritshme të informonte anëtarët e tjerë të trupit gjykues. Nuk dihet nëse ai kujtonte atë që kishte ndodhur, ose, në qoftë se po, nuk dihej nëse mendonte se tanimë mund të reflektonte mbi këtë çështje. Mund të ketë ndodhur që ai nuk iu shpreh trupës për ngjarjen; ose mund të ketë bërë, por kjo e fundit nuk e ka konsideruar situatën, sepse përndryshe do ta zgjidhte shumë thjesht, duke e përjashtuar atë nga rasti, ose duke u shprehur me vendim pasi t’i ishte dhënë kërkuesit mundësia për t’u dëgjuar.
Qeveria nuk ka provuar se në raste të tilla sistemi francez siguron një mjet të brendshëm, të cilin kërkuesi duhet ta kishte përdorur. Prandaj, duhet të kuptohet se kërkuesi nuk kishte asnjë mjet për ta ri sjellë çështjen para Gjykatës së Kasacionit, sepse vetëm pasi vendimi ishte dhënë, ai u bë i vetëdijshëm për pjesëmarrjen e gjyqtarit në fjalë (krahasoni In Re Pinochet [1999] UKHL 52, 15 janar 1999), ku Dhoma e Lordëve, u përball me një situatë të ngjashme, dhe mohoi vendimin e vet. Gjykata është, pra, në një pozicion jo të mire pasi i duhet ta shqyrtojë çështjen si shkallë e parë.
Integriteti i proceseve gjyqësore duhet të demonstrohet në çdo mënyrë para të gjithëve. Për të arritur këtë, është e nevojshme të pranohet një koncept i arsyeshmërisë që të jetë sa më i gjerë të jetë i mundur, i cili do të përfshinte dhe përshtaste edhe pamjen më të detajuar të paraqitjes së gjërave. Kjo është "e një rëndësie themelore, pasi drejtësia nuk duhet vetëm të vendoset, por edhe të duket haptazi e pa dyshim që po vendoset" (Lord Hewart në Rex k. Sussex Gjyqtarët, Ex parte McCarthy [1924] K.B. 256, në 259). Në të njëjtën kohë është e nevojshme të përjashtohen në mënyrë të vendosur interpretime të çuditshme, apo propozime që janë tërësisht joreale.
Në rastin konkret nuk ka asnjë tregues që gjyqtari në fjalë kishte ndonjë lidhje të ndryshme me gjyqtaren M. nga ajo që kishin të gjithë gjyqtarët e tjerë të pranishëm, ata gjithashtu ishin kolegë me të. Ai përdori formën e vetes së parë shumës për të shprehur mendimin kolegjial, dhe jo atë personal. Ai foli në kuadër të një takimi të gjyqtarëve, në të cilin ata kolektivisht protestuan për atë që ishte me siguri një qëndrim “arrogant”, ndaj tyre nga ana e Ministrisë përkatëse. Ky qëndrim, duke pasur një ndikim të menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë në gjyqtaren M., mund të perceptohet si “mospërfillje përbuzëse” ndaj saj. Në këtë situatë, një gjuhë e tillë si ajo e përdorur nga gjyqtari në fjalë thjesht synonte të rikthente balancën. Ai, sigurisht që mund të kishte bërë një zgjedhje më të mirë të fjalëve; por askush nuk duket se ka menduar se deklarata e tij kishte për qëllim të shprehej mbi meritat e procedurës disiplinore në pritje ose, me fjalë të tjera, një mendim vlerësues për mënyrën në të cilën gjyqtarja M. kishte vepruar. Për më tepër, edhe ato që deri në atë moment u thanë lidhur me mënyrën sesi gjyqtarja M. kishte vepruar kishin ekskluzivisht të bënin me rastin "Scientology". Ato nuk kishin fare të bënin me atë që do të ndodhte më vonë në rastin Borrel. Nëntë vjet kishin kaluar që kur deklarata ishte bërë dhe, me sa duket, secili kishte ndjekur “rrugët e tij”. Nuk ka absolutisht asnjë tregues se gjyqtari i Gjykatës së Kasacionit ka ndonjë arsye për t’iu përmbajtur, apo mund t’i jetë përmbajtur pikëpamjes sesi gjyqtarja M. ishte sjellë, apo sesi kishte kryer hetimet në ndonjë prej çështjeve të caktuara asaj.
A janë gjyqtarët kaq pak të besueshëm në rrethana të tilla, saqë në mënyrë legjitime paanshmëria e tyre mund të vihet në dyshim? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, Gjykata duhet të dallojë se çfarë qëndrimi ka publiku për integritetin e gjyqtarëve. Kjo është përcaktuese për respektin dhe besimin që mund t’i jepet. Brenda kufijve të caktuar, sa më i madh të jetë besimi, aq më pak do të jetë i prirur të mendojë se rrethana të caktuara janë të dyshimta. Gjyqtarët, me kalimin e kohës kanë kontribuar vetë në mënyrën në të cilën ata janë perceptuar. Koncepti i paanshmërisë objektive, sipas mendimit tim nuk mund të përbëhet nga një abstragim i parimit, pa marrë parasysh rrethanat shoqërore të cilat përcaktojnë standardet praktike. Gjyqtarët nuk mund të jenë të përsosur, në të vërtetë, jo të gjithë gjyqtarët janë të përsosur, por edhe kështu, unë e kam të vështirë të pranoj se një person mund të ketë menduar seriozisht se në çështjen konkrete ka pasur mundësi për paanësi. Megjithatë, edhe mund ta shikoj këtë çështje nga një këndvështrim tjetër, por edhe pse në një botë hipotetike të gjyqtarëve të përsosur, që gëzojnë besimin e pakufizuar dhe respektin e gjerë, përsëri do të jetë ende e nevojshme për të treguar se sistemi i drejtësisë, në vetvete është i “papërlyer” dhe është një sistem nga i cili përjashtohet hija më e vogël e dyshimit, një interpretim absolutist për të cilën unë kam simpati.
Cilado të jetë zgjidhja më e mirë për çështjen në shqyrtim, kam vendosur se përfundimi i të gjithë anëtarëve të tjerë të Dhomës së Madhe për rezultatin mendohet se nuk mund të ndahet nga vetë personat, për këtë arsye, mbi një çështje të tillë është ndjekur vlerësimi i duhur.
OPINIONI ALTERNATIV I GJYQTARIT Kuris
1. Mospajtimi im me shumicën ka të bëjë me dy çështje. Asnjëra prej tyre nuk mund të konsiderohet me aq rëndësi, sa për të hedhur dyshime mbi gjetjen e përgjithshëm të shkeljes së neneve 6/1 dhe 10 të Konventës.
2. Arsyetimi, siç përcaktohet në paragrafët 89 deri 91 të vendimit, përfshin dy rrethanat faktike që janë të rëndësishme për konstatimin e shkeljes së nenit 6 § 1. E para është se gjyqtari J.M. ishte anëtar i trupit gjykues, i cili kishte vendosur mbi rastin e kërkuesit, edhe pse është pranuar në mënyrë eksplicite se "është e pamundur për të përcaktuar ndikimin [e tij] aktual në këtë rast". Argumenti se gjyqtari JM ishte thjesht një nga dhjetë gjyqtarët në atë trup "nuk është vendimtar për çështjen objektive të paanshmërisë, në bazë të nenit 6 § 1, duke pasur "ndikim të padiskutueshëm", dhe konsiderohet cenim i paanshmërinë së kësaj gjykate përmes "një dyshimi të bazuar" (shih paragrafin 89 të vendimit). Në këtë kuadër, interpretimi në lidhje me paanshmërinë, se gjyqtari është "i hapur ndaj një dyshimi të vërtetë" mendohet se i referohet paanshmërisë objektive të vetë gjyqtarit J.M. dhe, nga kjo, e të gjithë trupës. Gjykata nuk është e gatshme për ngritur pyetje mbi paanshmërinë subjektive të gjykatësit J.M.-së; por ajo është e mendimit se fakti që kërkuesi mund të ketë menduar se ai kishte disa arsye të cilat vënë në dyshim paanshmërinë subjektive të gjykatësit J.M. kanë një ndikim në objektin e paanshmërisë së atij gjykatësi dhe trupës si një e tërë. Edhe pse Gjykata nuk ka vënë në dyshim paanshmërinë subjektive të gjykatësit JM, në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë, ajo e bën këtë në mënyrë implicite dhe indirekte, për shkak se shmang ndikimin e atij gjyqtari në rezultatin e rastit, dhe pohon se ajo mund të ketë qenë e tillë që të përcaktojë një përfundim i cili ishte i pafavorshëm për kërkuesin dhe se, pa këtë ndikim, rezultati mund të kishte qenë ndryshe.
Rrethana e dytë është se kërkuesi nuk është informuar se gjyqtari J.M. do të ishte pjesë e trupës në rastin e tij. Në të kundërtën, informacioni që kishte në dispozicion në atë kohë nuk sugjeronte se pritej që ky gjyqtar të ishte në përbërjen e trupit gjykues dhe se do të vendoste për çështjen e tij. Për shkak të kësaj fshehje (për çfarëdo arsye), kërkuesi "nuk kishte asnjë mundësi për të kundërshtuar praninë e [gjyqtarit] JM, ose për të bërë aplikime për çështjen e paanshmërisë të trupit gjyqësor në këtë drejtim" (shih paragrafin 90 të vendimit dhe paragrafi 52 të përmendura aty).
Sipas mendimit tim, rrethanat e para, në vetvete nuk kanë rëndësi ligjore. Ne nuk dimë dhe nuk mund të dimë nëse ndonjë mendim i gjyqtarit J.M. që mund të ishte shprehur në diskutime, ishte i pafavorshëm për kërkuesin. Kështu, është spekulim se gjyqtari mund të ketë pasur një ndikim më të madh ose më të vogël në rezultatin e rastit të kërkuesit. Në të njëjtën mënyrë mund të spekulojmë për mungesën e paanshmërisë, si “gjyqtarët kombëtarë" të kësaj Gjykate, në rastet kundër shtetit për të cilin ata janë të zgjedhur, sepse kur një rast i cili është gjykuar nga Dhoma dhe i është referuar Dhomës së Madhe në bazë të nenit 43 të Konventës, gjykatësi e gjen veten në situatën në të cilën ai ose ajo ka qenë anëtar i Dhomës. Megjithatë, spekulime të tilla janë hedhur poshtë duke iu referuar nenit 26 § 4 të Konventës, i cili në mënyrë eksplicite kërkon që gjyqtari i zgjedhur në emër të Palës së Lartë Kontraktuese në fjalë të jetë një anëtar ex officio i Dhomës së Madhe. Prandaj, përfshirja e gjyqtarit "kombëtar" në përbërjen e Dhomës së Madhe është në mënyrë formale, detyrohet nga vetë Konventa dhe është, në këtë drejtim, absolutisht e nevojshme.
Në funksion të situatave të tilla që kanë të bëjnë me praktikën e vazhdueshme të kësaj Gjykate, besueshmëria e çdo spekulimi rreth "anësisë" së gjyqtarit J.M. dhe të gjithë trupës vis-à-vis është thuajse zero. Duke qenë se gjyqtari kishte shprehur mbështetjen e tij për gjyqtaren M. (lidhja e së cilës me kërkuesin duket të jetë, problematike) shumë vite më parë dhe në një kontekst krejtësisht të ndryshëm, nuk ka indikacione se ai kishte shprehur ndonjëherë një opinion mbi rastin apo personalitetin e Z. Morice, ose në të gjithë kontekstin e ndjeshëm politikisht, para se ai të caktohej gjyqtar i çështjes.
Unë sigurisht nuk po lë të kuptohet se në një gjykatë franceze (apo të tjera kombëtare) "nevoja absolute" e përfshirjes së një gjyqtari të caktuar në përbërjen e një trupe gjyqësore që ka për të vendosur për një rast të veçantë mund të lejohet nga një referencë në një ligj, i cili shprehimisht kërkon përfshirjen e tij, në të njëjtën mënyrë që Konventa kërkon përfshirjen e gjyqtarëve "kombëtare" në Dhomën e Madhe. Edhe nëse do ishte zbatuar një ligj i tillë, ai ndoshta do të kishte qenë ligjërisht i diskutueshëm. Megjithatë, dhe jo vetëm në teori, nuk mund të ketë arsye të tjera (jo vetëm ligjore formale, por edhe të një natyre faktike) të cilat do të detyrojnë përfshirjen e një gjyqtari të caktuar në përbërjen e një trupe, ose, e thënë ndryshe, për të justifikuar mos përjashtimin e tij. Në jurisprudencën e Gjykatës, mund të gjeni vendimet dhe gjykimet, ku përfshirja e mëparshme e gjyqtarit në të njëjtin rast nuk përbënte shkelje të së drejtës për gjykim, një e drejtë e mbrojtur nga Konventa. Për të dhënë vetëm disa shembuj, fakti i thjeshtë se një gjyqtar kishte marrë vendime në lidhje me një person të veçantë "nuk mund në vetvete të konsiderohet se justifikohen dyshime për paanësinë e tij ose të saj" (shih Ökten k. Turqisë (dec.), . nuk 22347/07, § 41, 3 nëntor 2011); në një rast më parë, Gjykata kishte konstatuar se "ka bazë për dyshim legjitim që [mund] të dallohet në faktin se tre nga shtatë anëtarët e seksionit disiplinor kishin marrë pjesë në vendimin e parë" (shih Diennet k. Francës, 26 shtator 1995, § 38, Seria A nr. 325-A). Çdo rast duhet të vendoset sipas meritave të veta. Në rastin në fjalë, nëse çështja e "anësisë" së gjykatësit J.M është ngritur nga kërkuesi në drejtimin e duhur, pretendimi do të jetë hedhur poshtë nga autoriteti si i bazuar në një dyshim të paligjshëm. Megjithatë, kërkuesi kishte mohuar çdo mundësi për të ngritur këtë çështje në procedimet e brendshme.
Kështu, ishte shumë më i rëndësishëm fakti i pranisë së gjykatësit JM-së në trupën gjyqësore, fakti se qeveria kishte dështuar (ose nuk ka tentuar as) për të treguar se ka pasur arsye të forta që kanë bërë që prezenca e tij të jetë absolutisht e nevojshme (shih Fazli Aslaner k. Turqisë, nr. 36073/04, § 40, 4 mars 2014) ose, ndryshe, duke mos e përjashtuar atë që të konsiderohet e justifikuar. Unë personalisht besoj se nuk ka pasur arsye të tilla. Nga ana tjetër, nuk mund të ketë pasur ndonjë arsye me peshë që të përjashtojë atë gjyqtar nga përbërja vetëm mbi bazën se ai kishte shprehur mbështetjen e tij për gjyqtaren M. shumë vite më parë dhe në një kontekst krejtësisht të ndryshëm. Të dy situatat ishin pa lidhje me njëra-tjetrën, përveç faktit se ato e përfshinin minorancën në mes të të njëjtëve protagonistë, por edhe kjo lidhje formale është shuar, ose lehtësuar të paktën në thelb, nga koha e gjatë e hapësirës midis dy ngjarjeve dhe nga fakti se edhe vetë kërkuesi pranoi se gjyqtari JM nuk ka shfaqur asnjë paragjykim personal kundër tij (shih paragrafin 67 të vendimit). Prezumimi i integritetit gjyqësor duhet marrë parasysh. Dhe në qoftë se me të vërtetë ndodh, duke pasur parasysh të gjitha rrethanat e rastit, akuzat e "anshmërisë" nga gjykatësit J.M duhet të jenë hedhur poshtë. Për më tepër, nuk ka gjasa që kërkuesi, në mënyrë të arsyeshme e të mjaftueshme, nuk do ta kishte ngritur këtë çështje fare, në lidhje me pabazueshmërinë e saj të dukshme. Ajo që me të vërtetë mund ta ketë bërë dhe e ka bërë atë legjitimisht të dyshimtë ishte fakti se përbërja e trupit gjykues nuk i ishte bërë e njohur. Qeveria nuk dha ndonjë shpjegim për këtë mos deklarim. A do të kishte pasur qeveria sukses në lidhje me këtë kërkesë, nëse do të kishte dhënë një shpjegim të tillë? Unë jam i sigurt se, në çdo rast, ata nuk mund të ishin të besueshëm, sepse edhe nëse mund të ketë arsye të forta (por të debatueshme) të natyrës formale juridike ose faktike për përfshirjen e një gjyqtari të caktuar në një përbërje të veçantë gjyqësore, thjesht nuk mund të ketë ndonjë arsye për të mos bërë të njohura emrat e trupës, për personin ndaj të cilit çështja po zhvillohet. Në këtë aspekt, mbrojtja e qeverisë ishte e destinuar të dështojë që në fillim.
Si pasojë, e dy rrethanave te diskutuara këtu, vetëm e dyta ka rëndësi, ndërsa e para është vetëm ndihmëse. Në kombinimin e të dyjave, ajo nuk ka kuptim të pavarur. Por, a nuk nënkupton shumica këtë kur pranoi se prania e gjyqtarit J.M. ishte "jo vendimtare për çështje objektive të paanshmërisë sipas nenit 6 § 1"? Me fjalë të tjera, jam thjesht duke përsëritur, në një mënyrë më të gjatë, në thelb te njëjtin argument? Unë mendoj se nuk jam, ose të paktën që nuk është qëllimi im. Djalli fshihet në detaje. Në arsyetimin e shumicës, ai fshihet në një detaj të vetëm, që është domethënës, në paragrafin 89 të vendimit, në "ndikimin e panjohur" të gjykatësit J.M. mbi rezultatin e rastit të kërkuesit. Unë jam i sigurt se ky detaj, është për të ardhur keq që është lënë jashtë. Çdo spekulim në lidhje me "ndikimin aktual" të gjyqtarit në rezultatin e rastit, hedh në mënyrë të panevojshme, “hije të pajustifikuar dyshimi” mbi integritetin e atij gjyqtari. Ky konstatim, nuk është në pajtim me praktikën gjyqësore dhe misionin e Gjykatës.
3. Mospajtimi im tjetër, me shumicën ka të bëjë me paragrafin 132 të vendimit. Aty Gjykata përsërit thënien e saj, në çështjen e Kiprianu k. Qipros (si edhe në disa raste të Dhomës), se "statusi special" (ose "status i veçantë", këtu në paragrafin 132) i avokatëve u jep atyre "një pozicion qendror në administrimin e drejtësisë" si "ndërmjetës midis publikut dhe gjykatave" (shih Kiprianu k. Qipros [GC], nr. 73797/01, § 173, GJEDNJ 2005, XIII).
Unë nuk mund të pajtohem me një karakteristikë të tillë. Kjo është një çështje parimi. Mbiemrat "special" ose "të veçanta" nuk nënkuptojnë "qendrore". Një avokat gjithmonë përfaqëson një palë dhe sipas përkufizimit nuk është në gjendje të zë "një pozitë qendrore në administrimin e drejtësisë". Një palë nuk është kurrë "qendrore", dhe as përfaqësuesi i saj nuk mund të jetë i tillë. Personat me një "pozicion qendror në administrimin e drejtësisë" janë gjyqtarët (për të mirë ose, siç është ndonjëherë rasti, për të keq). "Ndërmjetësit midis publikut dhe gjykatave" janë zëdhënësit e gjykatave, përfaqësues të shtypit, ose gazetarët, por në asnjë mënyrë avokatët, të cilët përfaqësojnë palët. Një avokat vepron në interes të një pale, për të mirën e klientit dhe, si rregull, shpërblehet nga ky i fundit. Një avokat duhet të marrë parasysh interesat e palës që përfaqëson, edhe kur ata janë në kundërshtim me ato të "publikut", d.m.th shoqërisë dhe shtetit. Kjo nuk ka për qëllim të mohojë, apo të zvogëlojë rëndësinë e funksionit të avokatëve. Është e vërtetë se ata mund dhe të kontribuojnë për të kërkuar drejtësi dhe për të ndihmuar gjykatat për të ushtruar misionin e tyre, por avokatët mund të synojnë të pengojnë drejtësinë në interes të klientëve të tyre, dhe herë pas here e bëjnë këtë. Një palë e përfaqësuar nga një avokat në sallën e gjyqit kërkon drejtësi, por është ndoshta më e rrallë për avokatin për të përfaqësuar një palë kundër të cilit kërkohet të vihet drejtësia.
Çdo dictum ka potencial për t’u zhvilluar, në disa çështje në të ardhmen, sipas një ratio. Lidhur me këtë dictum të veçantë, unë ndoshta nuk duhet të them "potencial", por "rrezik". Përsëritja, në një tjetër gjykim të Dhomës së Madhe së kësaj Gjykate, e besimit se avokatët gjoja zënë "një pozitë qendrore në administrimin e drejtësisë" dhe për të qenë "ndërmjetës midis publikut dhe gjykatave", sidomos kur një karakteristikë e tillë nuk është, në jurisprudencën e Gjykatës, dhe i atribuohet palës tjetër, p.sh, prokurorisë, shtrembëron situatën. Sa i përket rastit në fjalë, mund të ishte vendosur, pa cenuar përfundimet e Gjykatës dhe pa mbështetur këtë përsëritje jo-kritike.
Full & Egal Universal Law Academy