© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informativ rreth jurisprudencës së Gjykatës Nr. 154
Korrik 2012
Lëvizja Raeliane Zvicerane k. Zvicrës [DhM] - 16354/06
Vendim 13.7.2012 [DhM]
Neni 10
Neni 10-1
Liria e shprehjes
Afishe e ndaluar në hapësirën publike për shkak të veprimtarisë imorale të autorëve të saj dhe të referimit te një sajt interneti që synonte njëfarë propagande fetare: jo shkelje
Faktet – Paditësja është një shoqatë me qëllim jofitimprurës, e cila përbën degën kombëtare të Lëvizjes Raeliane që ka për qëllim statutor të sigurojë kontaktet e para dhe të vendosë marrëdhënie të mira me jashtëtokësorët. Më 2001, ajo i kërkoi Drejtorisë së Policisë lejen për të zhvilluar një fushatë afishimi. Afishja paraqiste ndër të tjera fytyra jashtëtokësorësh dhe një disk fluturues, si edhe jepte adresën e Lëvizjes në internet e numrin e saj të telefonit. Kërkesa për afishim nuk u pranua. Ankimet e shoqatës u rrëzuan të gjitha.
Me një vendim të 13 janarit 2011 (shih Shënimin informativ nr. 137), një dhomë e Gjykatës ka dalë në përfundimin, njëzëri, që nuk ka pasur shkelje të nenit 10 me arsyetimin se autoritetet kishin arsye të mjaftueshme për ta quajtur si të nevojshëm refuzimin e lejes së kërkuar nga shoqata paditëse duke pasur parasysh referimin te sajti i Clonaid (shoqëri që ofron shërbime të caktuara në fushën e klonimit e të ndaluara me ligj), shkarjet e mundshme seksuale të Lëvizjes ndaj fëmijëve të mitur dhe propagandën e saj në favor të “gjeniokracisë” (doktrinë sipas së cilës pushteti u dashka t’u jepet individëve që kanë një koeficient të lartë intelektual).
Ligji – Neni 10: Shoqata paditëse i është nënshtruar një ndërhyrjeje të parashikuar nga ligji në ushtrimin e së drejtës së saj për lirinë e shprehjes për arsye të ndalimit të fushatës së afishimit që ajo dëshironte të zhvillonte. Kjo masë synonte parandalimin e krimit, mbrojtjen e shëndetit e të moralit, si edhe mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve.
Kjo çështje shtron pyetjen nëse autoritetet e brendshme duhej ta lejonin shoqatën paditëse që t’i përhapte idetë e saj nëpërmjet fushatës së vet të afishimit, dhe këtë përmes vënies së një pjese të hapësirës publike në dispozicion të saj. Fushata në fjalë synonte në thelb të tërhiqte vëmendjen e publikut tek idetë dhe veprimtaritë e një grupi me ngjyrim që mbahet si fetar, duke kërkuar të përcillte një mesazh kinse të dërguar nga jashtëtokësorë dhe duke përmendur për këtë qëllim një adresë në internet. Sajti i sipërpërmendur në internet u referohet kështu vetëm rastësisht disa ideve shoqërore ose politike, sepse qëllimi kryesor është që të tërheqë njerëz në kauzën e shoqatës paditëse. Ndonëse ligjërimi i kësaj të fundit del jashtë kornizës së reklamave, ai ngjason më tepër me gjuhën tregtare, sepse synon njëfarë propagande fetare. Për rrjedhojë, hapësira për vlerësim e shtetit është më e gjerë. Prandaj, administrimi i afishimit publik në kuadrin e fushatave jo rreptësisht politike mund të ndryshojë nga një shtet te një tjetër, madje edhe nga një rajon në një tjetër brenda të njëjtit shtet. Gjykata do të mund të detyrohej që ta zëvendësojë vlerësimin e autoriteteve kombëtare me atë të vetin vetëm për arsye serioze. Afishja objekt konflikti kishte qartazi si qëllim që të tërhiqte vëmendjen e publikut te sajti në internet:adresa e këtij sajti paraqitej aty me germa të trasha nën fjalinë “Mesazhi i dhënë nga jashtëtokësorët”. Prandaj, Gjykata duhet ta shqyrtojë afishen e mirëfilltë, por edhe përmbajtjen e sajtit në fjalë të internetit.
Për sa i përket efikasitetit të kontrollit gjyqësor të kryer prej gjykatave kombëtare, nuk shtrohet asnjë pikëpyetje. Juridiksionet e brendshme që e kanë shqyrtuar çështjen i kanë përligjur me kujdes vendimet e tyre për të mos e lejuar fushatën e afishimit, duke marrë në konsideratë nxitjen e klonimit njerëzor, propagandën në favor të “gjeniokracisë” dhe mundësinë që shkrimet dhe idetë e Lëvizjes Raeliane të shkaktojnë abuzime seksuale ndaj të miturve nga ana e disa prej anëtarëve të saj. Ndonëse disa nga këto arsye, të marra veç e veç, mund të mos jenë me natyrë të tillë që e përligjin moslejimin objekt të këtij konflikti, autoritetet e brendshme kanë mundur në mënyrë të arsyeshme që të jenë të mendimit, duke parë tërësinë e rrethanave të çështjes, se ishte e domosdoshme të ndalohej fushata në fjalë. Dhoma e Madhe nuk dallon ndonjë arsye për t’u shmangur nga konsideratat e dhomës në këtë drejtim. Shqetësimet e shprehura nga autoritetet e brendshme mbështeteshin pra në arsye rëndësore dhe të mjaftueshme.
Nga ana tjetër, dhoma ka qenë e mendimit se masa objekt konflikti kishte një përmasë të kufizuar, meqenëse paditësja mbetej e lirë për t’i shprehur bindjet e saj me shumë mjete të tjera komunikimi. Kjo e fundit mbron mendimin se ky qëndrim është kontradiktor. Në sytë e Gjykatës, një kontradiktë e tillë është megjithatë vetëm në dukje. Bashkë me Qeverinë, ajo çmon se është me vend që të bëhet dallimi ndërmjet qëllimit të shoqatës dhe mjeteve që përdor kjo e fundit për ta arritur atë. Kështu, do të kishte qenë mbase diçka e shpërpjesëtuar që të ndalohej shoqata si e tillë ose sajti i saj në internet mbi bazën e elementeve të shqyrtuara këtu më sipër. Ngushtimi i përmasave të kufizimit të fajësuar vetëm tek afishimi në hapësirën publike ishte kështu një mënyrë për ta zvogëluar në minimum ndërhyrjen në të drejtat e shoqatës paditëse. Duke marrë parasysh faktin se kjo e fundit është në gjendje që t’i përhapë idetë e veta përmes sajtit të saj në internet si edhe me mjete të tjera në dispozicion të saj, si shpërndarja e trakteve në rrugë ose nëpër kutitë postare, nuk mund të thuhet se masa objekt i këtij konflikti ishte e shpërpjesëtuar.
Për këtë arsye, autoritetet kombëtare nuk e kanë tejkaluar hapësirën e gjerë për vlerësim që kishin në rastin e çështjes në fjalë dhe arsyet e paraqitura për t’i motivuar vendimet e tyre ishin “rëndësore dhe të mjaftueshme” dhe i përgjigjeshin një “nevoje të domosdoshme shoqërore”. Gjykata nuk sheh pra asnjë arsye serioze për ta zëvendësuar me vlerësimin e saj atë të gjykatës së shkallës së fundit, e cila e ka shqyrtuar çështjen e debatuar me kujdes dhe në respekt të parimeve të parashtruara nga jurisprudenca e Gjykatës.
Përfundimi: jo shkelje (nëntë vota në favor e tetë kundër).
© Këshilli i Evropës /Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
E hartuar nga sekretaria, kjo përmbledhje nuk e kushtëzon Gjykatën.
Klikoni këtu për të hyrë te Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy