Gjykata Evropiane E Të Drejtave Të Njeriut
DHOMA E MADHE
ÇËSHTJA MOZER k. REPUBLIKËS SË MOLDAVISË DHE RUSISË
(KËRKESA NR. 11138/10)
VENDIM
STRASBURG
23 Shkurt 2016
Ky vendim është përfundimtar. Ai mund t’i nënshtrohet rishikimit redaktues.
Në çështjen Mozer kundër Republikës së Moldavisë dhe Rusisë,
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, e mbledhur në Dhomën e Madhe të përbërë nga:
Guido Raimondi, Kryetar,
Dean Spielmann,
Işıl Karakaş,
Josep Casadevall,
Luis López Guerra,
Mark Villiger,
Ján Šikuta,
George Nicolaou,
Nebojša Vučinić,
Kristina Pardalos,
Erik Møse,
Paul Lemmens,
Paul Mahoney,
Johannes Silvis,
Ksenija Turković,
Dmitry Dedov, Gjyqtarë,
Mihai Poalelungi, gjyqtarë ad hoc ,and Søren Prebensen, zv. Kancelar Seksioni,
pasi diskutoi në seancë me dyer të mbyllura në 4 Shkurt 2015 dhe 7 Dhjetor 2015,
Jep vendimin e mëposhtëm, i cili u miratua në datën e mësipërme të përmendur të fundit:
PROCEDURA
1. Çështja e ka origjinën në kërkimin (nr. 11138/10) kundër Republikës së Moldavisë dhe Federatës Ruse, depozituar në Gjykatë sipas nenit 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore ("Konventa") nga një shtetas Moldav, Z. Boris Mozer ("kërkuesi"), më 24 shkurt 2010.
2. Kërkuesi u përfaqësua nga Z. A. Postica, Znj. D. Străisteanu dhe Z. P. Postica, avokatë që e ushtronin profesionin në Chişinău. Qeveria Moldave u përfaqësua nga Agjenti i saj Z. L. Apostol. Qeveria Ruse u përfaqësua nga Z G. Matyushkin, përfaqësuesi i Qeverisë ruse në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
3. Kërkuesi parashtroi, në veçanti, se ai ishte arrestuar dhe ndaluar në mënyrë të paligjshme. Ai më tej pretendoi se atij nuk i ishte dhënë ndihma e nevojshme mjekësore për gjendjen e tij, ishte mbajtur në kushte çnjerëzore burgimi dhe nuk ishte lejuar të shihte prindërit dhe pastorin e tij.
4. Më 4 Mars 2010 Qeveria u njoftua për kërkimin.
5. Z. Valeriu Griţco, gjyqtari i zgjedhur në emër të Republikës së Moldavisë, u tërhoq nga çështja (Rregulli 28 e Rregullores së Gjykatës). Kështu, kryetari i seksionit të tretë vendosi të emërojë Z. Mihai Poalelungi si një gjyqtar ad hoc (neni 26 § 4 i Konventës dhe rregulli 29 § 1).
6. Më 20 maj 2014, një Dhomë e Seksionit të tretë e përbërë nga Josep Casadevall, Kryetari, Ján Šikuta, Luis Lopez Guerra, Kristina Pardalos, Johannes Silvis, Dmitry Dedov, gjyqtarë, Mihai Poalelungi, gjyqtar ad hoc, dhe Santiago Quesada, Kancelar i Seksionit, hoqën dorë nga juridiksioni në favor të Dhomës së Madhe, dhe asnjëra nga palët nuk e kundërshtoi një gjë të tillë (Neni 30 i Konventës dhe rregulli 72).
7. Një seancë u zhvillua në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, Strasburg, më 4 Shkurt 2015 (Rregulli 59 § 3).
U paraqitën para Gjykatës:
(a) Për Qeverinë e Republikës së Moldavisë
Z. L. Apostol, Agjent,
Znj.I. Gheorghieș,
Z. R. Cașu,
Këshilltarë
(b për Qeverinë e Federatës Ruse
Z. G. Matyushkin, Përfaqësuesi i Federatës Ruse në Gjykatën Evropiane
të të Drejtave të Njeriut, Agjent,
Z. N. Mikhaylov,
Znj. O. Ocheretyanaya,
Z. D. Gurin, Këshilltarë
(c) për kërkuesin
Z. A. Postica, Avokat
Z. P. Postica,
Znj. N. Hriplivii,
Z. V. Vieru,
Z. A. Zubco
Znj. O. Manole, Këshilltarë
Gjykata dëgjoi parashtrimet nga z. Apostol, z Matyushkin, znj. Hriplivii dhe z. Postica dhe përgjigjet nga z. Apostol, z. Matyushkin dhe z. Postica për pyetjet e ngritura nga gjyqtarët.
FAKTET
I. RRETHANAT E ÇËSHTJES
8. Kërkuesi është shtetas Moldav, që i përket minoritetit etnik Gjerman. Ai ka lindur më 1978 dhe ka jetuar në Tiraspol deri në 2010.Që nga 2011 ai gëzon statusin e azil kërkuesit në Zvicër.
9. Qeveria Moldave parashtroi se pavarësisht të gjitha përpjekjeve të saj, ajo nuk kishte mundur të verifikonte shumë prej fakteve të çështjes konkrete, për shkak të mungesës së bashkëpunimit nga ana e autoriteteve të “Republikës së vetëshpallur Moldave të Transdniestrisë" (MRT). Prandaj ata kishin proceduar, në përgjithësi, në bazë të fakteve në mënyrën që ishin paraqitur nga kërkuesi.
10. Qeveria Ruse nuk bëri asnjë parashtrim për sa i përket fakteve të çështjes.
11. Faktet e çështjes, ashtu siç janë paraqitur nga kërkuesi, dhe siç mund të përmblidhen nga dokumentet në dosjen e çështjes, paraqiten si më poshtë.
12. Prapaskena e kësaj çështje, duke përfshirë konfliktin e armatosur në Transdniestri në 1991-1992, dhe ngjarjet pasuese, janë përcaktuar në çështjet, Ilaşcu dhe të tjerët k. Moldavisë dhe Rusisë ([GC], nr. 48787/99, §§ 28-185, GJEDNJ 2004‑VII) dhe në Catan dhe të tjerët k. Republikës së Moldavisë dhe Rusisë ([GC], nr. 43370/04, 8252/05 dhe 18454/06, §§ 8-42, GJEDNJ 2012).
A. Arrestimi i kërkuesit, ndalimi dhe lirimi
14. Më 26 Nëntor 2008 “Gjykata Popullore e Tiraspolit” e dërgoi kërkuesin në paraburgim për një periudhë të papërcaktuar.
15. Më 5 Dhjetor 2008 “Gjykata e Lartë e MRT” e hodhi poshtë si të pabazuar apelimin e bërë nga avokati i kërkuesit. As kërkuesi dhe as avokati nuk ishin të pranishëm në seancë.
16. Në 20 Mars 2009 “Gjykata Popullore e Tiraspolit” e zgjati dënimin e kërkuesit me pesë muaj nga data e arrestimit të tij.
17. Më 21 Maj 2009 “Gjykata Popullore e Tiraspolit” e zgjati dënimin e kërkuesit me tetë muaj nga data e arrestimit të tij. Ky vendim u la në fuqi nga “Gjykata e Lartë e MRT” në 29 Maj 2009. As kërkuesi dhe as avokati nuk ishin të pranishëm në seancë.
18. Më 22 Korrik 2009 “Gjykata Popullore e Tiraspolit” e zgjati dënimin e kërkuesit deri në 24 Shtator 2009.
19. Në 22 Shtator 2009 “Gjykata Popullore e Tiraspolit” e zgjati dënimin e kërkuesit deri në 24 Nentor 2009. Ky vendim u la në fuqi nga “Gjykata e Lartë e MRT” në 2 Tetor 2009. Avokati i kërkuesit ishte i pranishëm në seancë.
20. Në 4 Nëntor 2009 çështja penale e kërkuesit u paraqit para trupit gjykues.
21. Më 21 Prill 2010 dënimi i kërkuesit u zgjat sërish deri në 4 Gusht 2010.
22. Më 1 korrik 2010 "Gjykata Popullore e Tiraspolit" e shpalli fajtor kërkuesin sipas nenit 158-1 të "Kodit Penal të MRT" për mashtrim të dy kompanive, dhe e dënoi me shtatë vjet burgim dhe me një dënim me kusht për një periudhë prej pesë vjetësh. Gjykata urdhëroi konfiskimin e parave në llogaritë e tij bankare dhe në llogarinë e të dashurës e tij, makinën personale, në një shumë totale të barabartë me rreth 16.000 USD, dhe përveç kësaj urdhëroi atë që t’u paguajë dy kompanive ekuivalentin e rreth 26.400 USD. Gjykata, gjithashtu e liroi kërkuesin me kushtin që të mos largohej nga qyteti. Kundër këtij vendimi nuk u paraqit ndonjë apelim.Sipas kërkuesit, për të paguar një pjesë të dëmeve, prindërit e tij shitën apartamentin e tij dhe paguan 40,000 USD kompanive.
23. Në një datë të pacaktuar, menjëherë pas 1 Korrikut 2010 kërkuesi e la trajtimin në Chișinău. Në 2011 ai arriti në Zvicër.
24. Më 25 Janar 2013 “Gjykata Popullore e Tiraspolit” e ndryshoi vendimin, në dritën e disa ndryshimeve në “Kodin Penal të MRT”, ku parashikohej një dënim më i butë për krimin që kërkuesi ishte dënuar. Ai u dënua në këtë mënyrë për gjashtë vjet e gjashtë muaj burgim, me një dënim me kusht për një periudhë prej pesë vjetësh.
25. Me vendim të formës së prerë të datës 15 shkurt 2013 e njëjta gjykatë zëvendësoi dënimin me kusht për shkak të mos paraqitjes së kërkuesit para autoriteteve të shërbimit të provës, dhe urdhëroi që dënimi me burg të kryhet në mënyrë të plotë.
26. Pas një kërkese nga avokati i kërkuesit në 12 tetor 2012, në 22 Janar 2013 Gjykata e Lartë e Drejtësisë së Republikës së Moldavisë anuloi vendimin e "Gjykatës Popullore të Tiraspolit" të 1 korrikut 2010. Në lidhje me nenet 114 dhe 115 të Kushtetutës dhe Nenin 1 të Ligjit për statusin e gjyqtarëve (shih paragrafët 69 dhe 70 më poshtë), gjykata konstatoi se gjykatat e themeluara në “MRT” nuk ishin krijuar në përputhje me legjislacionin Moldav dhe, në këtë mënyrë, nuk mund të dënonin kërkuesin në mënyrë të ligjshme. Ajo urdhëroi që materialet në dosjen penale të dërgoheshin në prokurori me qëllim për të ndjekur penalisht personat përgjegjës për dënimin e kërkuesit dhe gjithashtu për të përcaktuar nëse kërkuesi kishte shkelur të drejtat e personave të tjerë.
27. Në 31 Maj 2013 Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Moldavisë informoi avokatin e kërkuesit se kishte filluar një hetim penal mbi dënimin e tij të paligjshëm. Brenda këtij hetimi, “të gjitha masat dhe veprimet e mundshme procedurale u planifikuan dhe realizuan". Për shkak të pamundësisë së kryerjes së hapave procedurale në territorin e vetëshpallur të Republikës Moldave të Transdniestrisë "MRT" nuk mund të arrihej progres i mëtejshëm lidhur me hetimin.
B. Kushtet e ndalimit të kërkuesit dhe trajtimi mjekësor
28. Gjendja mjekësore e kërkuesit (astma bronkiale, një sëmundje që ai ka pasur që nga fëmijëria) u përkeqësua gjatë kohës që ai ishte në burg, dhe ai pësoi disa sulme astme. Ai u zhvendos shpesh nga një institucion i përkohshëm paraburgimi (IVS) në një tjetër (të tilla si IVS në selinë e policisë Tiraspol dhe IVS në Slobozia, si dhe në institucionin nr. 3 në Tiraspol dhe IVS në Hlinaia), ku të gjitha këto pretendohej se ofronin kushtet jo të përshtatshme paraburgimi.
29. Kërkuesi i përshkroi kushtet në zyrat qendrore të policisë së Tiraspol si më poshtë: Aty kishte lagështi të madhe, nuk kishte ajrosje dhe mungesë aksesi në dritën natyrore (duke qene se institucioni i burgimit ishte në bodrumin e ndërtesës), ndërsa dritaret ishin të mbuluara me fletë metalike me vrima të vogla në to. Qelia ishte e mbipopulluar (ai u mbajt në një qeli 15 m2 së bashku me dymbëdhjetë njerëz të tjerë). Ata duhet të flinin me radhë në një platformë të vetme të madhe prej druri, e cila nuk ishte e mbuluar. Kërkuesi lejohej që të bënte pesëmbëdhjetë minuta stërvitje të përditshme, duke e kaluar pjesën e mbetur të kohës në qeli. Shumë prej të burgosurve pinin duhan në qeli, gjë e cila kontribuoi në sulmet e tij të astmës. Kamioni metalik me të cilin ai u transportua, kur u soll para hetuesit ishte mbytës, ai u vu në një qeli pa tualet për orë të tëra (në pritje për t’u intervistuar nga hetuesit) dhe pësoi sulme të shumta astmë. Larja e rrobave mund të bëhej vetëm në qeli, ku gjithashtu rrobat e lagura do të vareshin për t’u tharë. Ushqimi ishte i pakët dhe i pangrënshëm. Qelitë ishin plot me parazitë. Nuk kishte produkte higjiene, përveç atyre që sillnin të afërmit e të ndaluarve. Për disa muaj kërkuesi u arrestua në një qeli në të cilën bëhej shumë e nxehtë në verë, duke i shkaktuar vuajtje nga sulmet e shumta të astmës.
30. Kërkuesi i përshkroi në një mënyrë të ngjashme kushtet e burgimit të tij në institucionin e burgimit në Slobozia, ku mungonin të gjithë llojet të produkteve të higjienës, ai u transportua në një kamion të mbushur dhe të mbyllur, dhe ishte plotësisht i varur nga prindërit e tij për çdo lloj të mjekimi.
31. Për sa i përket institucionit nr. 3 në Tiraspol, kërkuesi përsëri vuri në dukje, trajtimin mjekësor të pamjaftueshëm, mbipopullimin (me stërvitje një orë në ditë, koha e mbetur kalohej në qeli) dhe mungesën e ajrosjes e shoqëruar me pirjen e tepruar të duhanit nga shokët e qelisë së tij. Ushqimi ishte i pangrënshëm, me krimba dhe i kalbur. Në dimër ngrohja ishte vetëm për pak orë në ditë dhe, në rajonin e policisë në Tiraspol, dushi lejohej vetëm një herë në javë (të gjithë të burgosurit në qelinë e tij kishin një total të kombinuar prej njëzet minutash, kohë në të cilën ata duhet të bënin dush me ujë të ftohtë).
32. Në IVS në Hlinaia kërkuesi u vendos sërish në një qeli të mbipopulluar dhe praktikisht nuk mori fare ndihmë mjekësore.
33. Gjatë ndalimit të tij, kërkuesi shpesh ankohej rreth kushteve të tij shëndetësore dhe kërkonte ndihmë mjekësore. Prindërit e tij kërkuan në shumë raste që djali i tyre të kontrollohej nga një specialist i mushkërive. Më 12 Mars 2009, ai më në fund u kontrollua dhe u kryen shumë analiza. Ai u diagnostikua me astmë bronkiale të paqëndrueshme dhe u urdhërua trajtim mjekësor.
34. Në Maj 2009, kërkuesi u transferua në Qendrën e Rehabilitimit Social dhe Asistencës Mjekësore të "Ministrisë së Drejtësisë së MRT" ("Qendra"). Mjekët konfirmuan diagnozën e tij të mëparshme dhe faktin se ai vuante nga sulme të shpeshta të astmës dhe kishte pamjaftueshmëri në frymëmarrje të shkallës së dytë dhe të tretë, dhe gjendja e tij shëndetësore po vazhdonte të përkeqësohej. Më 7 maj 2009, Qendra informoi të afërmit e kërkuesit se nuk kishte asnjë specialist mushkërish dhe as pajisjet e nevojshme laboratorike për të trajtuar kërkuesin ashtu siç duhet. Mjekët shtuan se ishte e nevojshme që ai të transferohej në departamentin e mjekësisë respiratore të Spitalit Klinik të Republikës, por kjo ishte e pamundur të bëhej, sepse spitali ishte me staf të shkurtuar, dhe nuk kishte njeri për të ruajtur kërkuesin gjatë qëndrimit të tij.
35. Në një datë të pacaktuar në 2009 nëna e kërkuesit, kërkoi që ai të transferohej në një spital të specializuar, duke qenë se astma bronkiale ishte një sëmundje e listuar nga “Ministri i Brendshëm i MRT” si një arsye që garantonte transferimin në spital. Në përgjigjen e 1 Qershorit 2009 “Ministri i Brendshëm i MRT” e informoi atë se vetëm personat e dënuar mund të transferoheshin në spital për atë arsye.
36. Më 21 Shtator 2009 Qendra informoi prindërit e kërkuesit se nga Maji 2009, djali i tyre kishte vazhduar të trajtohej si një pacient, por gjendja e tij shëndetësore po vazhdonte të përkeqësohej, pa përmirësim të dukshëm si rezultat i trajtimit.
37. Më 15 Shkurt 2010 një panel mjekësor i përbërë nga katër mjekë specialistë të “MRT” përcaktoi si më poshtë:
“Me gjithë trajtimin e vazhdueshëm të dhënë, mosfunksionimi respirator vazhdon të rritet dhe trajtimi nuk po jep ndonjë efekt të dukshëm. Është vërejtur një tendencë e vazhdueshme në rënie, me një rritje në frekuencën e sulmeve të astmës dhe vështirësi në ndalimin e tyre.”
Përveç diagnozës fillestare të astmës bronkiale dhe pamjaftueshmërisë respiratore, paneli konstatoi se kërkuesi kishte encefalopati posttraumatike të shkallës së dytë. Ai arriti në përfundimin se:
“ Jetëgjatësia/prognoza e kërkuesit nuk është e favorshme. Ndalimi i tij i vazhdueshëm në kushtet e [qendrës së paraburgimit] janë problematike, për shkak të mungesës së pajisjeve laboratorike dhe stafit mjekësor të kualifikuar posaçërisht në Qendër, për qëllim të kryerjes së trajtimit të kërkuar dhe monitorimit të tij.”
38. Pavarësisht konkluzioneve të Panelit, kërkuesi u transferua në të njëjtën ditë në IVS në Hlinaia, e cila, siç u deklarua nga kërkuesi dhe nuk u kundërshtua nga Qeveritë e paditura, ishte më pak e pajisur se Qendra. Më 16 shkurt 2010 nëna e kërkuesit u lejua që ta takonte atë. Ai i tregoi asaj për kushtet e këqija të ndalimit (mungesës së ajrosjes, pirja e tepërt e duhanit nga ana e të burgosurve, mbipopullimi) dhe tha se tashmë kishte pësuar dy sulme astme atë ditë. Nënës së kërkuesit iu tha nga personeli i burgut që ajo duhet t’i sillte djalit të saj ilaçet që ai kërkonte, pasi nuk kishte ilaçe të tilla në dispozicion në burg.
39. Më 18 Shkurt 2010, nëna e kërkuesit i kërkoi “Presidentit të MRT” që kërkuesi të transferohej në mënyrë urgjente në një spital të specializuar, dhe të lirohej nga paraburgimi në mënyrë që të merrte trajtimin e duhur. Më 20 Shkurt 2010 ajo mori një përgjigje që thoshte se ankesa e saj nuk kishte treguar asnjë shkelje ligjore.
40. Në një datë të pacaktuar pas 18 Shkurtit 2010 kërkuesi u transferua në Burgun nr. 1 të Tiraspol. Më 17 Mars 2010 ai u pranua sërish në Qendër për trajtim.
41. Në një letër drejtuar avokatit të kërkuesit që daton më 11 Qershor 2010 drejtori i Qendrës deklaroi se veç diagnozës kryesore të kërkuesit, u gjet se ai kishte gjithashtu pamjaftueshmëri respiratore terminale, simptoma të një dëmtimi në kokë me zona të lokalizuara të dëmtimit në tru, shenjat e para të një sëmundje hipertonike, alergji në mushkëritë e tij që e bënin trajtimin dhe aftësinë për të ndaluar sulmet e astmës më të vështirë, encefalopati posttraumatike, hipertension arterial, toksplazmozë, Giardiasis, (një parazit), gastroduodenitis kronike, pancreatitis dhe pyelonephriti. Prognoza e tij vazhdonte te përkeqësohej.
42. Në një numër përgjigjesh të ankesave nga ana e prindërve të kërkuesit, autoritetet e "MRT" i informuan ata se kërkuesi është kontrolluar rregullisht nga mjekë të ndryshëm. Pas transferimit të tij nga Qendra me ISV në Hlinaia më 15 shkurt 2010, gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar dhe më 17 mars 2010, ai ishte transferuar menjëherë në Qendër për trajtim.
43. Sipas kërkuesit, gjendja e tij shëndetësore u përmirësua pas lirimit të tij dhe trajtimit që mori në Chișinău. Megjithatë, duke qenë se i frikësohej ri arrestimit nga ushtria e “MRT”, ai udhëtoi për në Zvicër dhe aplikoi për azil atje (shih paragrafin 23 më lart).
C. Takimet e kërkuesit me prindërit dhe pastorin e tij
44. Nga Nëntori i vitit 2008 deri në Maj 2009, kërkuesi nuk u lejua që të shihte prindërit e tij, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme (për shembull më 5 dhe 13 mars, 16 dhe 30 Prill 2009). Takimi i parë i autorizuar ndodhi gjashtë muaj pas arrestimit të kërkuesit, më 4 maj 2009. Më 9 dhjetor 2009, një gjykatës i "Gjykatës Popullore të Tiraspolit" refuzoi që të autorizojë një takim të mëtejshëm, sepse shqyrtimi i çështjes ishte në pritje. Një tjetër kërkesë për një takim u refuzua më 15 shkurt 2010. Më 16 shkurt 2010 një takim u autorizua, por kërkuesi dhe nëna e tij duhet të flisnin me njëri-tjetrin në praninë e një roje burgu. Ata nuk u lejuan të flisnin në gjuhën e tyre (gjermane) dhe u detyruan që të flisnin rusisht, ose rrezikohej që roja të anulonte takimin.
45. Në Qershor dhe Shtator 2009 pastori Per Bergene Holm nga Norvegjia u përpoq të vizitonte kërkuesin, në bazë të kërkesës së këtij të fundit, në mënyrë që t’i siguronte atij shërbime fetare, duke përfshirë “dëgjimin e rrëfimit të kërkuesit dhe dhënien e sakramentit”. Atij iu refuzua takimi me kërkuesin, një refuzim të cilin ai e konfirmoi me një tjetër letër drejtuar Gjykatës që datonte në 29 Shtator 2010. Në 30 Shtator 2009 një “këshillues presidencial i MRT” e pranoi se nuk kishte arsye për të refuzuar takimin e pastorit me kërkuesin, dhe një refuzim i tillë ishte i papajtueshëm me “kushtetutën dhe ligjet e MRT”. Pastori u lejua më në fund që të takonte kërkuesin në 1 Shkurt 2010. Siç u deklarua nga kërkuesi dhe nuk u kundërshtua nga Qeveria, një rojë qëndroi në dhomë gjatë mbledhjes.
D. Ankimet ndaj disa autoriteteve
46. Prindërit e kërkuesit bënë disa ankesa në autoritetet Moldave dhe në ambasadën Ruse në Moldavi lidhur me situatën e djalit të tyre.
47. Më 12 Tetor 2009, Qendra e të Drejtave të Njeriut në Moldavi (Avokati i Popullit Moldav) u përgjigj se nuk kishte mjete për të monitoruar çështjen e kërkuesit.
48. Më 3 Nëntor 2009 Prokuroria e Përgjithshme i informoi prindërit e kërkuesit se nuk mund të ndërhynte duke pasur parasysh situatën politike në rajonin Transdniestrian që nga 1992. Ajo gjithashtu iu referua rezervave të Moldavisë lidhur me aftësinë e saj për të siguruar respektimin e Konventës në rajonet lindore të Moldavisë.
49. Një ankesë e bërë në një datë të pacaktuar ndaj ambasadës Ruse në Moldavi iu dërgua prokurorisë së “MRT”. Kjo e fundit u përgjigj në 1 Shkurt 2010, duke thënë se çështja e kërkuesit ishte në gjykim para “gjykatave të MRT”, ku vetëm ato ishin kompetente për të shqyrtuar ankesat, pasi çështja ishte paraqitur para trupit gjykues. Në 10 Shkurt 2010 ambasada Ruse ia dërgoi këtë përgjigje nënës së kërkuesit.
50. Kërkuesi gjithashtu u ankua në Komisionin e Përbashkët të Kontrollit ("KPK"), një forcë paqeruajtëse trepalëshe që vepronte në një zonë të demilitarizuar në kufirin midis Moldavisë dhe Transdniestrisë njohur si "Zona e sigurisë". Për detaje të mëtejshme, shih Ilaşcu dhe të tjerët k. Moldavisë dhe Rusisë (cituar më lart, § 90). Është e paqartë se ai nuk mori ndonjë përgjigje.
51. Pas njoftimit të kërkimi aktual Qeverive të paditura, Zëvendëskryeministri Moldav u shkroi më 9 mars 2010 ambasadorëve të Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së në Moldavi, si dhe Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), duke u kërkuar atyre ndihmë në sigurimin e të drejtave të kërkuesit.
52. Më 16 korrik 2010, kërkuesi i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme të Moldavisë sigurimin e mbrojtjes së dëshmitarëve për atë dhe prindërit e tij, duke qene "milicia e MRT" kishte qenë në kërkim të tij në shtëpinë e vet në Tiraspol, ndërkohë që ai ishte në spital në Chişinău. Në të njëjtën ditë kërkuesi u njoh zyrtarisht si viktimë. Megjithatë, më 19 korrik të vitit 2010 prokuroria e Bender e refuzoi kërkesën e tij për t’u pajisur me mbrojtjen e dëshmitarit, pasi nuk ishte vërtetuar se jeta ose shëndeti i tij ishin në rrezik.
53. Më 6 gusht 2010, pas një ankese nga kërkuesi, gjyqtari hetues i Gjykatës së Distriktit të Benderit në Moldavi anuloi vendimin e 19 korrikut 2010 me arsyetimin se kërkuesi ishte arrestuar dhe dënuar në mënyrë të paligjshme dhe pasuria e tij ishte konfiskuar. Ai urdhëroi prokurorinë e Benderit që të siguronte mbrojtjen e dëshmitarit për kërkuesit dhe familjen e tij. Palët nuk e informuan Gjykatën për ndonjë zhvillim të mëtejshëm në këtë drejtim.
E. Informacioni në lidhje me pretendimin për mbështetjen Ruse ndaj "MRT"
54. Kërkuesi paraqiti raporte nga media të ndryshme të "MRT". Sipas një artikulli të datës 13 Prill 2007 nga Regnum, një nga agjencitë kryesore të lajmeve online në Rusi në atë kohë, ambasadori Rus në Moldavi kishte dhënë një fjalim në Tiraspol një ditë më parë ku ai kishte deklaruar se Rusia do të vazhdonte mbështetjen e saj për "MRT" dhe nuk do të hiqte dorë asnjëherë nga interesat e saj atje. Diplomati shtoi se "Rusia ka qenë këtu për më shumë se një shekull. Eshtrat e paraardhësve tanë janë varrosur këtu. Një pjesë e madhe e historisë tonë është vendosur këtu".
55. Më 20 Prill 2007 e njëjta agjenci e lajmeve informoi publikun për një vendim të Ministrisë së Financës në Rusi, për ti dhënë “MRT” 50 milion USD si ndihmë e pakthyeshme, si dhe 150 milionë USD kredi e siguruar nga pronat e "MRT".
56. Në një lajm të datës 23 nëntor 2006, agjencia e lajmeve Regnum raportoi një deklaratë nga "Presidenti i MRT" që vërtetonte se çdo "Ministri e MRT" është duke punuar për harmonizimin e legjislacionit të "MRT" me atë të Rusisë, dhe se një grup nga përfaqësues të "Ministrive të MRT" do të udhëtonte për në Moskë brenda disa ditëve të ardhshme për të diskutuar këtë çështje.
57. Sipas Qeverisë moldave, tërheqja "e fundit dhe jo domethënëse" e armatimeve nga "MRT" në Rusi u zhvillua më 25 mars 2004. Gati njëzet mijë ton municione dhe pajisje ushtarake janë qëllimisht ende të ruajtura në territorin e kontrolluar nga "MRT”. Më 26 janar 2011 zyrtarët Rusë dhe Ukrainas kishin mundësi që të vizitonin depot e armëve të Colbasna (Колбасна), ndërsa zyrtarët moldavë as nuk u informuan dhe as nuk u ftuan për të marrë pjesë në vizitë.
58. Në Shkurt 2011 Ambasadori Rus në Moldavi deklaroi, ndër të tjera, në fjalimet publike se që nga 2003, kur Moldavia kishte refuzuar që të nënshkruante një marrëveshje me “MRT” (i ashtuquajturi memorandumi i Kozak, 2003), Rusia nuk kishte tërhequr më armë nga “MRT” për shkak të rezistencës së kësaj të fundit.
59. Sipas Qeverisë Moldave, Aeroporti i Tiraspolit, i cili u mbyll zyrtarisht nga autoritetet Ruse më 1 dhjetor të vitit 2005, vazhdon t’i shërbejë ushtrisë së “MRT” dhe helikopterëve civile dhe aeroplanëve. Aeroplanët ushtarakë Rusë dhe helikopterët janë ende të lënë atje. Midis 2004 dhe 2009 janë regjistruar më shumë se tetëdhjetë fluturime nga ai aeroport, të cilat nuk janë autorizuar nga autoritetet Moldave, disa prej të cilave duket se kanë qenë të kufizuara për Rusinë.
60. Sipas Qeverisë moldave, "MRT" mori një total prej 20.64 milionë dollarë ndihma nga Rusia në vitin 2011, në formën ose të mospagimit të borxheve për gazin natyror të konsumuar ose të kredive të pakthyeshme. Gjatë vitit 2010 "MRT" konsumoi gaz natyror nga Rusia me një vlerë prej 505 milionë dollarësh. Ajo i pagoi kompanisë Ruse Gazprom 20 milionë USD, rreth 4% të çmimit për këtë gaz. Në të njëjtën kohë, popullata lokale i pagoi autoriteteve të "MRT" rreth 163 milionë USD për gaz në vitin 2010, një shumë e cila mbeti në masë të madhe në dispozicion të "MRT".
II. RAPORTET PËRKATËSE TË ORGANIZATAVE NDËRQEVERITARE DHE JOQEVERITARE
A. Kombet e Bashkuara
61. Pjesët përkatëse të raportit të Raportuesit Special mbi torturën dhe trajtimet e tjera mizore, çnjerëzore ose degraduese ose ndëshkimet, Manfred Noëak, në lidhje me vizitën e tij në Republikën e Moldavisë nga data 4 deri ne 11 korrik 2008 (Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, dokumenti A/HRC /10/44 /Add.3, 12 shkurt 2009), parashikojnë si më poshtë:
“Rajoni Transnistrian i Republikës së Moldavisë
....
29. Raportuesi Special gjithashtu ka marrë informacion se në rajonin Transnistrian të Republikës së Moldavisë kryhen transferime të burgosurve nga policia. Të burgosurit vendosen mbi njëri-tjetrin në një kamionçinë metalike me vetëm një dritare të vogël. Në verë nxehtësia në kamionçinë bëhet e padurueshme pas disa minutash, por ata duhet të qëndrojnë brenda për orë të tëra. Kategori të ndryshme të burgosurish përzihen gjatë këtyre transportimeve (të rritur, të mitur, të sëmurë, duke përfshirë ata me tuberkuloz), gjë që i vë të burgosurit në rrezikun e infektimit nga sëmundjet.
45. Sipas disa prej bashkëbiseduesve të tij, duke përfshirë të burgosurit, është bërë progres lidhur me përmirësimin e kushteve në sistemin ndëshkimor, p.sh. funksionimi i ngrohjes, cilësia e ushqimit ishte përmirësuar, trajtimi i HIV në burgje filloi në shtator të vitit 2007. Megjithatë, ankesat për cilësinë e dobët dhe mungesat e ushqimit ishin të zakonshme. Raportuesi Special gjithashtu mori raporte se programet ndërkombëtare shpesh nuk shtriheshin në rajonin Transnistrian të Republikës së Moldavisë, që do të thoshte më pak shpërndarje në drejtim të kujdesit shëndetësor dhe problemeve në veçanti në lidhje me trajtimin e tuberkulozit dhe një përqindje më e lartë e personave të sëmurë me tuberkuloz dhe HIV.
46. Raportuesi Special është i shqetësuar se shumë shkelje të të drejtave të njeriut rrjedhin nga legjislacioni në fuqi, i cili, për shembull, kërkon izolim të vetmuar për të dënuarit me dënim kapital dhe me burgim të përjetshëm dhe parashikon kufizime të ashpra në kontaktet me botën e jashtme.
47. Kushtet në paraburgim në Rajonin e milicisë në Tiraspol ishin qartësisht në kundërshtim me standardet minimale ndërkombëtare. Raportuesi Special konsideron se ndalimi në qelitë e mbipopulluara me pak shtretër, pothuajse pa dritë dhe ajrosje, 24 orë dritë artificiale, akses i kufizuar në ushqim dhe kushte shumë të këqija sanitare, përbën trajtim çnjerëzor. "
62. Pjesët përkatëse të Raportit mbi të Drejtat e Njeriut në Rajonin Transnistrian të Republikës së Moldavisë (nga Eksperti i Lartë i Kombeve të Bashkuara Thomas Hammarberg, 14 shkurt 2013) parashikojnë si më poshtë:
p. 4 “....autoritetet de facto në Transnistria janë ... zotuar në mënyrë të njëanshme për të respektuar disa nga traktatet kryesore ndërkombëtare, duke përfshirë dy Marrëveshjet e OKB-së për të drejtat e njeriut, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Konventën mbi të Drejtat e Fëmijës ".
p. 17 “Ndryshimet e rolit të Prokurorit dhe krijimi i Komitetit të Hetimit do të kishte një ndikim në funksionimin e gjyqësorit, gjithashtu. Nëse zbatohet siç duhet, do të jetë e qartë se Prokurori nuk do të ketë një mbikëqyrje apo rol mbikëqyrës në lidhje me funksionimin e gjykatave."
Është shumë e vështirë për një të huaj që të vlerësojë bazat për akuza të tilla, por disa faktorë e kanë bërë Ekspertin ngurrues për t’i injoruar ato. Ato ishin në mënyrë të habitshme të shpeshta dhe madje aludoheshin nga disa aktorë të nivelit të lartë në sistem."
faqe. 19-20 “Komente
Ndërtimi i një gjyqësori të pavarur, kompetent dhe jo të korruptuar është një sfidë e madhe në çdo sistem. Megjithatë, është një e drejtë e domosdoshme e njeriut që të ketë akses në gjykata të pavarura dhe të paanshme.
Kushtetuta Transnistriane thekson se gjyqtarët nuk mund të jenë anëtarë të partive politike ose të marrë pjesë në aktivitete politike. Është po aq e rëndësishme që gjyqësori të shmangë marrëdhënie të ngushta me biznesin e madh apo me interesa të organizuara partiake.
Procedurat për rekrutimin e gjyqtarëve duhet të jenë të jenë të paanshme dhe të shpërblejnë aftësitë profesionale dhe standardet e larta morale. Sjellja e korruptuar dhe shkelje të tjera të besimit duhet të hetohen dhe të ndëshkohen me anë të një mekanizmi të besueshëm dhe kompetent disiplinor. Një nivel i arsyeshëm pagave do të luftonte gjithashtu tundimet për mite marrje.
Gjykatësi ka një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e parimit të "barazisë së armeve”. Eksperti dëgjoi ankesat që mbrojtja në përgjithësi është në një pozitë të pafavorshme në krahasim me akuzën. Perceptime të tilla minojnë besueshmërinë e sistemit dhe ndjenjën e drejtësisë në përgjithësi.
Prestigji i gjyqtarëve në shoqëri natyrisht do të varet kryesisht nga kompetenca e tyre, njohuritë e tyre të ligjeve dhe praktika gjyqësore si dhe nga njohja e problemeve në shoqëri. Trajnimi përditësues është një mënyrë për të përmbushur këtë nevojë.
Trajnim i veçantë është i nevojshëm për ata gjyqtarë të përfshirë në çështjet e drejtësisë për të mitur.
Kombet e Bashkuara kanë miratuar një sërë parimesh themelore mbi Pavarësinë e Gjyqësorit, të cilat janë miratuar në mënyrë unanime nga Asambleja e Përgjithshme në [1985]. Këto parime, që përfaqësojnë pikëpamjet universale të pranuara në këtë çështje nga shtetet anëtare të OKB-së, përcaktojnë parametrat për të siguruar pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqtarëve, kushtet e shërbimit dhe qëndrimit, lirinë e shprehjes dhe shoqërimit dhe modalitetet për kualifikimin, përzgjedhjen dhe trajnimet. OHCHR dhe Shoqata Ndërkombëtare e Avokatëve kanë zhvilluar së bashku materiale udhëzuese gjithëpërfshirëse për të drejtat e njeriut në administrimin e drejtësisë, të cilat mund të përdoren edhe për trajnimin e profesionistëve ligjorë që punojnë në rajonin e Transnistrisë.
Eksperti konsideron se vlerësimi që duhet ndërmarrë për situatën e tanishme në lidhje me të miturit në paraburgim, duhet të përfshijë, ndër të tjera, kohëzgjatjen e qëndrimit, sfondin e tyre individual, si dhe përpjekjet për të ndihmuar ri integrimin e tyre në shoqëri.
Një sondazh i tillë mund të shërbejë si një sfond për një rishikim të të gjithë qasjes ndaj krimeve të të miturve. Eksperti mendon se ka një nevojë të madhe për të zhvilluar programe parandaluese dhe alternativa të dënimit institucional."
fq. 20 “Eksperti u informua se ka pasur, që nga 1 tetori, 2 858 të burgosur në këto institucione, nga të cilët 2 224 janë dënuar dhe 634 janë mbajtur në paraburgim. Kjo do të thotë se ka rreth 500 të burgosur për çdo 100 000 persona, një nga shifrat më të larta në Europë.
Numri ka shkuar në zbritje gjatë vitit 2012 nga një shifër edhe më e lartë si pasojë e lirimeve nëpërmjet reduktimit të dënimeve dhe faljeve të dhëna për një numër të konsiderueshëm të të burgosurve.
Për më tepër, Kodi i Procedurës Penale është ndryshuar në vjeshtë, në mënyrë që të zvogëlohej numri i personave të mbajtur në paraburgim gjatë hetimeve. Një tjetër ndryshim hapte alternativat e dënimit me burgim, të tilla si gjoba apo, punë në komunitet, për krimet më pak të rënda.
fq. 20 “Paraburgimi
Kur Eksperti vizitoi institucionin e paraburgimit në burgun nr.3 në Tiraspol, aty kishte 344 të burgosurit.
Disa ishin nën hetim para gjyqit. Të tjerë ishin nën akuzë dhe ishin të pandehur para procedimeve gjyqësore.
Të tjerë akoma, kishin apeluar një dënim të shkallës së parë.
Asnjë prej këtyre tre kategorive nuk kishte një të drejtë të pakushtëzuar për të pritur vizitorë. Arsyeja e dhënë ishte se vizitat mund të pengojnë hetimin. Megjithatë, të afërmit mund të paraqisnin një kërkesë për të marrë leje nga hetuesi ose gjyqtari për një vizitë, megjithëse jo private.
....
Eksperti foli me të burgosurit të cilët ishin mbajtur në paraburgim më shumë se 18 muaj. Një grua e cila e kishte apeluar dënimin fillestar ishte ndaluar për katër vjet. Dy fëmijët e saj të vegjël ishin dërguar në një shtëpi fëmijësh dhe ajo nuk kishte qenë në gjendje për t’i parë ata gjatë gjithë periudhës së ndalimit të saj.
Ekspertit iu tha se gjithë periudha e ndalimit para dhe pas gjyqit mund të jetë shtatë vjet.”
fq. 21-22 “Burgjet në Tiraspol dhe Glinnoe”
Eksperti vizitoi burgun në Tiraspol (Burgu nr. 2) në maj dhe një burg në Glinnoe (Burgu nr. 1) në shtator. I pari kishte në atë kohë 1 187 të burgosur, nga të cilët 170 ishin nën regjimin e rreptë të veçantë. Ekspertit iu tha se dënimi mesatar ishte 13 vjet. Periudha prej 22-25 vjetësh parashikohej për vrasje, vepra të përsëritura dhe të krime të trafikimit.
Eksperti deklaroi se në Glinnoe kishte 693 të burgosur të dënuar; numri kishte shkuar në zbritje si pasojë e rishikimit të fundit të Kodit Penal. Eksperti, gjithashtu deklaroi se dënimi mesatar ishte 5 vjet edhe pse për shumë të burgosur kishte dënime midis 10 dhe 15 vjetësh.
.....
Mundësia e vizitave nga të afërmit ishte e kufizuar. Në Tiraspol nr. 2, rregulli bazë ishte që lejoheshin vizitat katër herë në vit, dy të shkurtra dhe dy më të gjata. Telefonatat lejoheshin për 15 minuta, një herë në muaj me mbikëqyrje, përveç diskutimeve me avokatin.
Të dyja vizitat dhe telefonatat mund të reduktoheshin si një metodë e sanksioneve disiplinore. Këto masa merreshin në rastet e shkeljeve të tilla si posedimi i alkoolit ose ata që kishin një telefon celular. Masat disiplinore mund të përfshinin gjithashtu izolim deri në 15 ditë."
fq. 22-23 “Situata shëndetësore në burgje”
Shërbimi shëndetësor në institucionet e burgimit ishte gjithashtu nën autoritetin e Ministrisë së Drejtësisë së Transnistrianisë; mjekët dhe infermieret atje shiheshin si pjesë e personelit. Burimet ishin të kufizuara dhe eksperti e gjeti gjendjen shëndetësore, në veçanti në burgun Glinnoe, alarmante dhe shërbimet e kujdesit jashtë standardeve. Kishte komunikim të kufizuar me sistemin civil shëndetësor që rezultonte në mbulim të ulët me testim dhe trajtim.
....
Burimet e pakta njerëzore dhe kapacitetet e kufizuara të personelit ekzistues mjekësor krijonin pengesa për aksesin në shërbime cilësore shëndetësore në burgje. Standardi i kujdesit shëndetësor në burgun e Glinnoe-s, sipas ekspertit ishte veçanërisht i keq në të gjitha aspektet, duke përfshirë mbajtjen e të dhënave dhe masat parandaluese të tilla si kontrolli i ushqimeve. Atje, ankesat në lidhje me cilësinë e ushqimit ishin veçanërisht të mëdha.
B. Komiteti Evropian për Ndalimin e Torturës dhe Trajtimit Çnjerëzor ose Degradues ose Ndëshkimit (CPT)
63. Në raportin mbi vizitat e tij në Moldavi, midis datës 21 dhe 27 Korrik 2010 (CPT/Inf (2011) 8) CPT deklaroi se, pas refuzimit të autoriteteve të “MRT” për të lejuar anëtarë të komitetit për t’u takuar në mënyrë private me të dënuarit, CPT kishte vendosur që të anulonte vizitën sepse një kufizim i tillë binte në kundërshtim me karakteristikat themelore të mekanizmave parandalues të mishëruara në mandatin e tij.
64. Pjesët përkatëse të Raportit të CPT në vizitën në Moldavi mes datës 27 dhe 30 Nëntor 2000 (CPT/Inf (2002) përcaktojnë si më poshtë:
“40. Në fillim të vizitës, autoritetet e rajonit të Transnistrianisë i siguruan delegacionit informacione të detajuara mbi pesë institucionet ndëshkimore që aktualisht vepronin në atë rajon.
Në kohën në dispozicion, delegacioni nuk ishte në gjendje që të bënte një ekzaminim të plotë të të gjithë sistemit të burgjeve. Megjithatë, ai ishte në gjendje për të bërë një vlerësim të trajtimit të personave të privuar nga liria në Burgun nr.1, në Glinoe, Burgun Nr. 2, në Tiraspol, dhe seksionin e burgut nr.3 sërish në Tiraspol.
41. Ashtu siç autoritetet janë tashmë të vetëdijshme, situata në qendrat e vizituara nga delegacioni linte shumë për të dëshiruar, sidomos në Burgun nr. 1. CPT-ja do të shqyrtojë fusha të ndryshme specifike shqetësuese në seksionet vijuese të këtij raporti. Megjithatë, në fillim, Komiteti dëshiron të nxjerrë në pah atë që është ndoshta pengesa kryesore për përparimin, d.m.th. numri i lartë i personave të cilët janë të burgosur dhe mbipopullimi.
42. Sipas informacionit të dhënë nga autoritetet, ka rreth 3,500 të burgosur në institucionet ndëshkimore të rajonit d.m.th. një normë burgosje prej rreth 450 persona për 100,000 banorë. Numri i të burgosurve në të tre qendrat e vizituara ishte brenda apo, në rastin e Burgut Nr. 1, vetëm pak më shumë se kapacitetet e tyre zyrtare. Megjithatë, delegacioni konstatoi se në fakt institucionet ishin tejet të mbipopulluara.
Situata ishte më shumë serioze në Burgun nr. 1. Qelitë për të burgosurit paraprakë ofronin më rrallë dhe nganjëherë më pak se 1 m² hapësirë jetese për çdo të burgosur, dhe numri i të burgosurve shpesh e tejkalonte numrin e shtretërve. Këto kushte te mjerueshme bëheshin shpesh më keq nga ajrosja e dobët, aksesi i pamjaftueshëm në dritë natyrore dhe kushtet e papërshtatshme sanitare. Në mënyrë të ngjashme, edhe pse pak më mirë, këto kushte ishin vërejtur edhe në seksionin Sizo e në burgun nr. 3 dhe në pjesë të caktuara të burgut nr. 2 (për shembull, Blloku 10).
43. Një normë burgimi e një madhësie të tillë e cila aktualisht mbizotëron në rajonin e Transnistrianisë nuk mund të shpjegohet bindshëm me një shkallë të lartë kriminaliteti; perspektiva e përgjithshme e anëtarëve të agjencive të zbatimit të ligjit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet, pjesërisht, të jenë përgjegjës për situatën. Në të njëjtën kohë, është jorealiste nga pikëpamja ekonomike ofrimi i kushteve dinjitoze të ndalimit për një numër të tillë kaq të madh të të burgosurish; përpjekja për të zgjidhur këtë problem, duke ndërtuar më shumë institucione ndëshkimore do të ishte një veprim shkatërrues.
CPT-ja ka theksuar tashmë nevojën për të rishikuar ligjin aktual dhe praktikën në lidhje me paraburgimin në pritje të gjykimit (shih paragrafin 12). Më në përgjithësi, Komiteti rekomandon që të zhvillohet një strategji e përgjithshme për luftimin e mbipopullimit në burgje dhe reduktimin e madhësisë të të burgosurve. Në këtë kontekst, autoritetet mund të gjejnë udhëzime të dobishme në parimet dhe masat e parashikuara në Rekomandimin Nr R (99) 22 të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në lidhje me mbipopullimin në burgje dhe inflacionin e popullsisë me burgje (shih shtojcën 3).
...
48. CPT-ja pranon se në periudha të vështirësive ekonomike, ndoshta duhen bërë sakrifica, duke përfshirë dhe institucionet ndëshkimore. Megjithatë, pavarësisht nga vështirësitë me të cilat përballen në çdo kohë të dhënë, akti i privimit të një personi nga liria e tij gjithmonë duhet të përfshijë detyrimin për të siguruar se ai person ka akses në disa nevoja themelore. Këto nevoja themelore përfshijnë mjekime të përshtatshme. Përmbushja e këtyre detyrimeve nga ana e autoriteteve publike është edhe më e domosdoshme kur bëhet fjalë për një çështje të ilaçeve të nevojshme për të trajtuar një sëmundje të rrezikshme për jetën, si tuberkulozi.
Në fund të vizitës, delegacioni i CPT-së u kërkoi autoriteteve të ndërmarrin hapa pa vonesë për të siguruar që të gjitha institucionet ndëshkimore të furnizohen rregullisht me ilaçe të llojeve të ndryshme dhe, në veçanti, me një gamë të përshtatshme të barnave kundër-tuberkulozit. CPT dëshiron të mbetet e informuar për veprimet e ndërmarra si përgjigje ndaj kësaj kërkesë.
...
49. Nivelet zyrtare të stafit të kujdesit shëndetësor në institucionet ndëshkimore të vizituara ishin mjaft të ulëta dhe, në kohën e vizitës, kjo situatë ishte përkeqësuar nga fakti se pozicione të caktuara ishin vakante apo anëtarë të stafit me leje afatgjatë nuk ishin zëvendësuar. Kjo situatë ishte veçanërisht në Burgun nr. 1 dhe Burgun Nr. 2. CPT rekomandon që autoritetet të përpiqen për të mbushur sa më shpejt të jetë e mundur të gjitha vendet e lira në shërbimet e kujdesit shëndetësor të këtyre dy institucioneve dhe për të zëvendësuar anëtarët e stafit të cilët janë me leje.
Shërbimet e kujdesit shëndetësor të të tre institucioneve ndëshkimore të vizituara kishin shumë pak ilaçe në dispozicion të tyre, dhe institucionet e tyre ishin të pajisura në mënyrë modeste. Çështja e furnizimit me barna tashmë ishte adresuar (shih paragrafin 48). Sa i përket nivelit të pajisjeve, CPT-ja vlerëson se gjendja ekzistuese është një pasqyrim i vështirësive me të cilat përballet rajoni; do të ishte jorealiste të priteshin përmirësime të rëndësishme në kohën e sotme. Megjithatë, duhet të jetë e mundur ruajtja e të gjitha pajisjeve ekzistuese në gjendje funksionale. Në këtë kontekst, delegacioni vuri në dukje se të gjitha makinat e radiografisë në qendrat e vizituara ishin jashtë përdorimit. CPT-ja rekomandon që kjo mangësi të rregullohet.
Në një shënim më pozitiv, CPT-ja ishte shumë e interesuar për të mësuar planet e autoriteteve për një spital të ri të burgut, me një numër të madh profesionesh, në Malaieşti. Ky është një zhvillim mëse i mirëpritur. Komiteti dëshiron të marrë më shumë detaje në lidhje me zbatimin e këtyre planeve.
....
51. CPT-ja ka theksuar tashmë kushtet e këqija të paraburgimit të cilat mbizotëronin në qendrat e vizituara dhe ka bërë rekomandime me qëllim për të trajtuar problemin themelor të mbipopullimit (shih paragrafët 42 dhe 43).
Përveç mbipopullimit, CPT-ja është shumë e shqetësuar nga praktika e mbulimit të dritareve të qelive. Kjo praktikë duket se është sistematike vis-à-vise të paraburgosurve, dhe është vërejtur edhe në qelitë ku ndodheshin kategori të caktuara të burgosurve të dënuar. Komiteti pranon se masat e veçanta të sigurisë kishin për qëllim për të parandaluar rrezikun e marrëveshjeve të fshehta dhe/ose aktivitete kriminale në lidhje me të burgosur të caktuar. Megjithatë, vendosja e masave të tilla të sigurisë duhet të jetë më shumë përjashtim sesa rregull. Për më tepër, edhe kur janë të nevojshme masa të veçanta të sigurisë, masa të tilla kurrë nuk duhet të përfshijnë privimin e të burgosurit në fjalë nga drita natyrore dhe ajri i pastër. Këto të fundit janë elementet bazë të jetës të cilat çdo i burgosur ka të drejtë t’i gëzojë; për më tepër, mungesa e këtyre elementëve krijon kushte të favorshme për përhapjen e sëmundjeve dhe në veçanti tuberkulozit.
Është gjithashtu e papranueshme që qelitë të akomodojnë më shumë të burgosur sesa numri i shtretërve në dispozicion, kështu duke i detyruar të burgosurit që të flenë me turne.
Rrjedhimisht, CPT rekomandon që autoritetet të vendosin objektivat e mëposhtme afatshkurtra:
i) të gjitha të burgosurit e strehuar të kenë akses në dritën natyrore dhe në ajrosje të përshtatshme;
ii) secili i burgosur, pavarësisht nëse është i burgosur apo në paraburgim, të ketë shtratin tij/saj.
Më tej, në momentin që masat për të trajtuar mbipopullimin të fillojnë të hyjnë në fuqi, standardet ekzistuese në lidhje me hapësirën e jetesës për çdo të burgosur duhet të rishikohen. CPT rekomandon që autoritetet të vendosin, si një objektiv afatmesëm, të përmbushin standardin e 4m² si hapësirë tokësore për të burgosurit.
52. Ashtu siç vuri në dukje delegacioni në përfundim të vizitës së tij, kushtet materiale të paraburgimit ishin veçanërisht të këqija në Burgun nr. 1 në Glinoe. CPT-ja vlerëson se në rrethanat e tanishme, autoritetet nuk kanë zgjidhje, vetëm se të mbajnë këtë qendër në punë. Megjithatë, ambientet e Burgut nr. 1 i përkasin shekullit të kaluar; ata duhet të pushojnë së përdoruri për qëllime ndëshkimi në rastin më të parë."
C. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)
65. Në raportin Vjetor për 2005, OSBE i referoi ngjarjet në Transdniestri si më poshtë:
“Misioni i ka përqendruar përpjekjet e tij në rifillimin e negociatave për një marrëveshje politike, të bllokuara që nga vera e vitit 2004. Ndërmjetësuesit nga Federata Ruse, Ukraina, dhe OSBE mbajtën konsultime me përfaqësues të Chisinau dhe Tiraspol në janar, maj dhe shtator. Në takimin e majit, Ukraina prezantoi planin për marrëveshje të presidentit Victor Yushchenkos, Drejt një Marrëveshjeje përmes Demokratizimit. Kjo nismë parashikonte demokratizimin e rajonit Transdniestrian nëpërmjet zgjedhjeve të zhvilluara ndërkombëtarisht për trupin legjislativ rajonal, së bashku me hapat për të promovuar demilitarizimin, transparencën dhe rritjen e besimit.
Në korrik, Parlamenti Moldav, duke cituar Planin Ukrainas, miratoi një ligj Mbi Parimet Bazë të një Statusi të Veçantë Ligjor të Transdniestrisë. Gjatë konsultimeve në shtator në Odessa, Chisinau dhe Tiraspol ranë dakort që të ftojnë BE dhe SHBA-në për të marrë pjesë si vëzhgues në negociata. Negociatat zyrtare rifilluan në një format të zgjeruar në tetor pas një ndërprerje 15 mujore dhe vazhduan në dhjetor pas Këshillit Ministror të OSBE-së në Lubjanë. Më 15 dhjetor, Presidentët e Ukrainës dhe Federatës Ruse, Viktor Jushçenko dhe Vladimir Putin, lëshuan një deklaratë të përbashkët ku mirëprisnin rifillimin e negociatave për zgjidhjen e konfliktit Transdniestrian.
Në shtator, Presidenti Voronin dhe Yushchenko bashkërisht i kërkuan Kryetarit të OSBE-së të marrë në shqyrtim dërgimin e një misioni ndërkombëtar Vlerësimi (IAM) për të analizuar kushtet demokratike në Transdniestri dhe hapat e nevojshëm për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike në rajon. Paralelisht, Misioni i OSBE kreu konsultime teknike dhe analiza në kërkesat themelore për zgjedhje demokratike në rajonin Transdniestrian, të propozuar në Planin Yushchenko. Në raundin e bisedimeve të tetorit, Kryesia e OSBE-së u pyet për të vazhduar konsultimet për mundësinë e organizimit të një IAM në rajonin Transdniestrian.
Së bashku me ekspertët ushtarakë nga Federata Ruse dhe Ukraina, Misioni i OSBE përfundoi zhvillimin e një pakete të propozuar të masave të ndërtimit të sigurisë dhe besimit, të cilat u prezantuan në korrik nga tre ndërmjetësit. Misioni më pas filloi konsultimet mbi paketën me përfaqësuesit e Chisinau dhe Tiraspol-it. Raundi i bisedimeve të tetorit mirëpriti progresin e mundshëm në rritjen e transparencës nëpërmjet një shkëmbimi të ndërsjellë të të dhënave ushtarake, siç ishte parashikuar në elementet e kësaj pakete."
Në pyetjen e tërheqjes ushtarake ruse, OSBE vëren:
“Nuk ka pasur tërheqje të armëve Ruse dhe të pajisjeve nga rajoni Transdniestrian gjatë vitit 2005. Rreth 20.000 ton municione duhet të hiqeshin. Komandanti i Grupit Operativ të forcave Ruse njoftoi në maj se stoqet e tepërta të 40.000 armëve të vogla dhe armëve të lehta të ruajtura nga forcat Ruse në rajonin Transdniestrian ishin shkatërruar. OSBE-ja nuk është lejuar që të verifikojë këto pretendime.
Në raportin Vjetor për 2006, OSBE raporton si më poshtë:
“... Referendumi lidhur me “Pavarësinë” i 17 Shtatorit dhe zgjedhjet “presidenciale” të 10 Dhjetorit në Transnistria as nuk ishin njohur as monitoruar nga OSBE formonin mjedisin politik të kësaj pune...
Për të nxitur bisedimet për marrëveshje, Misioni hartoi në fillim të 2006 dokumentet që sugjeronin: një ndarje të mundshme të kompetencave midis autoriteteve qendrore dhe rajonale; një mekanizëm për monitorimin e fabrikave në kompleksin ushtarako-industrial Transnistrian; një plan për shkëmbimin e të dhënave ushtarake; dhe një mision vlerësimi për të vlerësuar kushtet dhe për të bërë rekomandimet për zgjedhje demokratike në Transnistri. Pjesa Transnistriane, megjithatë, refuzonte të vazhdonte negociatat pas prezantimit në Mars të rregullave të reja doganore për eksportet Transnistriane, dhe kështu nuk mund të bëhej asnjë përparim duke përfshirë këto projekte. Përpjekjet për të zhbllokuar këtë pengesë përmes konsultimeve mes ndërmjetësuesve (OSBE, Federata Ruse dhe Ukraina) dhe vëzhguesve (Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës) në prill, maj dhe nëntor dhe konsultimeve të ndërmjetësve dhe vëzhguesve me secilën prej palëve veç e veç në tetor ishin pa dobi.
....
Më 13 nëntor, një grup prej 30 kryetarësh të Delegacioneve të OSBE-së, së bashku me anëtarët e Misionit të OSBE-së, fituan akses për herë të parë që nga marsi 2004 në depon e municioneve të Federatës Ruse në Colbasna, në afërsi të kufirit Moldavi dhe Ukrainas në Transnistrinë veriore. Megjithatë nuk kishte asnjë tërheqje, nga municionet ruse apo pajisjet nga Transnistria gjatë vitit 2006, dhe më shumë se 21.000 ton municione ishin të depozituara në rajon. ... "
Raporti Vjetor për 2007 përcakton:
“Ndërmjetësit në procesin e një marrëveshje në Transnistri, Federata Ruse, Ukraina dhe OSBE, si dhe vëzhguesit, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, u takuan katër herë. Ndërmjetësit dhe vëzhguesit u takuan jo zyrtarisht me palët Moldave dhe Transnistriane një herë, në tetor. Të gjithë takimet përqendroheshin në gjetjen e mënyrave për të rifilluar negociatat zyrtare për një marrëveshje, të cilat megjithatë, si përfundim dështonin.
....
Misioni dëshmoi se nuk kishte pasur tërheqje të municioneve, apo pajisjeve Ruse gjatë 2007. Fondi Vullnetar mban burime të mjaftueshme për të përfunduar detyrat e tërheqjes."
Në Raportin Vjetor për 2008 OSBE vëren:
“Presidenti Moldav Vladimir Voronin dhe lideri Transnistrian Igor Smirnov u takuan në prill për herë të parë në shtatë vjet dhe kjo u pasua me një tjetër mbledhje më 24 dhjetor. Ndërmjetësit nga OSBE-ja, Federata Ruse dhe Ukraina dhe vëzhgues nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara u takuan pesë herë. Takime joformale mes palëve, ndërmjetësuesuese dhe vëzhguese u zhvilluan pesë herë. Këto dhe përpjekjet shtesë diplomatike nga ana e Misionit pavarësisht, negociatave zyrtare në formatin e "5 + 2" nuk u rifilluan.
...
Nuk ka pasur tërheqje të municioneve ose pajisje Ruse nga rajoni Transnistrian gjatë vitit 2008. Fondi Vullnetar zotëron burime të mjaftueshme për të përfunduar detyrat e tërheqjes.
Në Raportin Vjetor për 2009, OSBE vëren:
"Tërheqja e municioneve dhe pajisjeve Ruse. Misioni ruajti gatishmërinë e tij për të ndihmuar Federatën Ruse për të përmbushur angazhimin e saj për të tërhequr municionet dhe pajisjet nga Transdniestria. Asnjë tërheqje nuk u zhvillua në vitin 2009. Fondi Vullnetar zotëron burime të mjaftueshme për të përfunduar detyrat e tërheqjes."
Raportet e mëvonshme të OSBE përshkruajnë masat për krijimin e besimit të marra dhe vënë në dukje takimet e ndryshme mes personave të përfshirë në negociatat në lidhje me zgjidhjen e konfliktit Transdniestrian. Ata nuk përmbajnë ndonjë referencë për tërheqjen e trupave nga “MRT”
D. Materialet e tjera nga organizatat ndërkombëtare
66. Në Catan dhe te tjerët (cituar më lart, §§ 64-73), Gjykata përmblodhi përmbajtjen e raporteve të ndryshme nga organizatat ndërqeveritare dhe joqeveritare në lidhje me situatën në rajonin Transdniestrian të Moldavisë dhe personelin ushtarak dhe pajisjet Ruse të vendosura atje gjatë vitit 2003 dhe 2009. Gjithashtu përmblodhi dispozitat përkatëse të të drejtës ndërkombëtare (ibid., §§ 74-76).
67. Në paragrafin 18 të Rezolutës 1896 (2012) e titulluar "Respektimi i detyrimeve dhe angazhimeve nga ana e Federatës Ruse", Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës vuri në dukje si vijon:
“Hapja e vendvotimeve në Abkhazi (Gjeorgji), Osetinë e Jugut (Gjeorgji) dhe Transnistri (Republika e Moldavisë), pa pëlqimin e shprehur të autoriteteve de jure në Tbilisi dhe Chişinău, si dhe “pashaportizimi” paraprak i popullsive në këto territore, ka shkelur integritetin territorial të këtyre shteteve, siç njihet nga komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Asamblenë Parlamentare."
68. Më 10 maj 2010, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) iu përgjigj një letre të Misionit të Përhershëm të Republikës së Moldavisë në lidhje me rastin e kërkuesit, duke deklaruar se një delegat i ICRC dhe një mjek e kishin vizituar kërkuesin më 29 prill 2010. Gjatë Vizitës së tyre, ata ishin takuar me kërkuesin privatisht dhe u ishte thënë se ai kishte kontakte të rregullta me familjen e tij dhe ishte në gjendje të merrte pako prej tyre.
III. LIGJI I BRENDSHËM DHE PRAKTIKA E REPUBLIKËS SË MOLDAVISË
69. Dispozitat përkatëse të Kushtetutës parashikojnë si më poshtë:
Neni 144 Administrimi i drejtësisë
“Drejtësia do të administrohet në emër të ligjit vetëm nga Gjykatat”
Neni 115 Gjykatat
"(1) Drejtësia do të administrohet nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë, gjykatat e apelit dhe gjykatat e shkallës së parë.
(2) Për kategori të caktuara çështjesh gjykata të veçanta mund të veprojnë sipas ligjit.
(3) Krijimi i gjykatave të jashtëzakonshme do të jetë i ndaluar.
(4) Struktura e gjykatave, sfera e tyre e kompetencës dhe e procedimit ligjor do të përcaktohet me ligj organik."
70. Neni 1 i Ligjit mbi statusin e gjyqtarëve (nr.544, Korrik 1995, në fuqi në periudhën kur ndodhën ngjarjet) parashikon si më poshtë:
Seksioni Gjyqtarët Mbartësit e autoritetit gjyqësor
"(1) Autoriteti gjyqësor do të ushtrohet vetëm nga gjykatat, ndërmjet gjyqtarit, i cili do të jetë mbartësi i vetëm i një autoriteti të tillë.
(2) Gjyqtarët duhet të jenë persona te veshur me pushtete gjyqësore në mënyrë kushtetuese, pushtet të cilin ata do të ushtrojnë në përputhje me ligjin.
(3) Gjyqtarët e gjykatave duhet të jenë të pavarur, të paanshëm dhe të palëvizshëm, dhe do t’i binden vetëm ligjit."
71. Në Shtojcat 2 dhe 3 të Ligjit për organizimin gjyqësor (nr. 514, 6 korrik 1995), në fuqi në kohën e ngjarjeve, gjashtë gjykata të shkallës së parë dhe një gjykatë shkallës së dytë (Gjykata Bender e Apelit) u krijuan, u autorizuan për të shqyrtuar çështjet me origjinë nga marrëveshjet e ndryshme në territorin e kontrolluar nga "MRT". Më 16 korrik 2014 Parlamenti vendosi të mbyllë Gjykatën e Apelit të Benderit, sepse po shqyrtonte një numër shumë më të vogël të çështjeve krahasuar me gjykatat e tjera të Apelit. Gjyqtarët që punonin atje u transferuan në gjykatat e tjera të Apelit, ndërsa çështjet në gjykim u transferuan në Gjykatën e Apelit të Chişinău.
72. Në përputhje me nenin 1 të Ligjit nr. 1545 (1998) mbi kompensimin për dëmin e shkaktuar nga veprimet e paligjshme të organeve hetuese penale, organet e prokurorisë ose gjykatat, kompensim mund të kërkohet në gjykatë, ku dëmi është shkaktuar nga veprimet e paligjshme të organeve të hetuese penale, autoritetet e prokurorisë apo gjykatat në kuadrin e procedimit për kundërvajtje penale apo administrative.
73. Qeveria Moldave paraqiti shembuj të vendimeve të fundit nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë në Moldavi të ngjashme me vendimin e 22 Janarit 2013 (shih paragrafin 26 më lart), në të cilin ajo gjykatë anuloi vendime të ndryshme të "gjykatave të MRT" për arsye se ato ishin dhënë nga gjykata të krijuara në mënyrë të paligjshme. Ata gjithashtu iu referuan çështjeve të Topa k. Moldavisë ((dhjetor.), Nr. 25451/08, 14 shtator 2010), Mătăsaru dhe Saviţchi k. Moldavisë (nr. 38281/08, §§ 60-76 2 nëntor 2010) dhe Bisir dhe Tulus k. Moldavisë (nr. 42973/05, §§ 21 et seq., 17 maj 2011)) në mbështetje të pohimit të tyre se në bazë të ligjit nr. 1545 mund të pretendohet kompensimi për ndjekje penale apo dënim të gabuar.
IV. AKTE TË TJERA TË RËNDËSISHME
74. Në 19 Maj 2009, Zyra e shtypit e "prokurorit të MRT" publikoi një raport, sipas të cilit një vizitë në institucionet e paraburgimit në rajonin Slobozia të "MRT" kishte zbuluar shkelje të shumta të rregullores në lidhje me higjienën, kushtet fizike të paraburgimit dhe ndihmës mjekësore.
75. Kërkuesi paraqiti kopje të vendimeve të “Gjykatës së Qytetit të Tiraspolit” të datës 14 Prill 2009, 11 Qershor 2010, 1 Prill 2011, 25 Shkurt 2012 dhe 18 Dhjetor 2013 në çështje lidhur me çështjen konkrete, që urdhëronin gjykime të personave të akuzuar për shumë krime. Asnjë prej këtyre vendimeve nuk specifikonte periudhën e ndalimit të personave.
76. Ai gjithashtu paraqiti tekstin e disa dispozitave të Kodit "të Procedurës Penale të MRT". Sipas nenit 79, ndalimi në pritje të gjykimit nuk mund të kalojë dy muaj. Nëse hetimi nuk mund të përfundojë në atë periudhë, ai mund të zgjatet nga gjykata. Në bazë të nenit 78, paragrafi 15, i të njëjtit "Kod", një person i akuzuar për krime të rënda dhe shumë të rënda mund të ndalohet në pritje të gjykimit në bazë vetëm të seriozitetit të krimit. Sipas neneve 212/1 dhe 212/2 të të njëjtit "Kod", kohëzgjatja e paraburgimit të një personi çështja e të cilit është duke u shqyrtuar nga gjykata nuk mund të tejkalojë gjashtë muaj fillimisht, por mund të zgjatet nga gjykata. Sipas kërkuesit, praktika e "gjykatave të MRT" është se, pasi një çështje depozitohet në gjykatë, nuk mund të bëhet zgjerim i mëtejshëm i periudhës së paraburgimit në pritje të gjyqit gjatë gjashtë muajve të parë të këtij ndalimi.
77. Kërkuesi gjithashtu paraqiti artikuj të ndryshëm të lajmeve nga media, publikuar në territorin e kontrolluar nga “MRT” lidhur me gjyqësorin në rajon. Disa nga këto artikuj i referoheshin persekutimit të motivuar politikisht duke përdorur "gjykatat" si një mjet për të bërë presion, ose pretendonin se "Gjykata e Lartë e MRT " është një "gjykatë kukull" e "Presidentit të MRT". Të tjerë përmendnin emërimin e gjyqtarëve në "gjykatat e MRT", duke iu referuar "gjyqtarëve" të emëruar rishtas që nuk kishin aspak përvojë, dhe duke përmendur shembuj të tillë si ai i një personi i cili u bë një gjyqtar i "Gjykatës së Qytetit të Tiraspol" në moshën 25 vjeç, tre vjet pas diplomimit nga universiteti lokal.
LIGJI
78. Kërkuesi u ankua, inter alia, se ai kishte qenë arrestuar dhe ndaluar në mënyrë të paligjshme nga ana e autoriteteve të "MRT". Ai më tej pohoi se nuk i ishte dhënë ndihma e nevojshme mjekësore për gjendjen e tij, ishte mbajtur në kushte çnjerëzore burgimi dhe nuk ishte lejuar për të parë prindërit dhe pastorin e tij. Ai parashtroi se si Moldavia dhe Rusia kishin juridiksion dhe ishin përgjegjëse për shkeljet e pretenduara.
I. ÇËSHTJET E PËRGJITHSHME TË PRANUESHMËRISË
79. Qeveria ruse argumentoi se kërkuesi nuk përfshihej brenda juridiksionit të saj dhe se, rrjedhimisht, aplikimi duhet të shpallej i papranueshëm ratione personae dhe ratione loci në lidhje me Federatën Ruse. Nga ana e tyre, qeveria Moldave nuk kundërshtoi se Republika e Moldavisë kishte juridiksion mbi territorin e kontrolluar nga "MRT", por parashtroi se kërkuesi nuk kishte shteruar mjetet juridike në dispozicion të tij në Moldavi. Gjykata e gjen të nevojshme, para se të shqyrtojë pranueshmërinë dhe meritat e secilit kërkim të parashtruar nga kërkuesi, të shqyrtojë këto dy kundërshtime që potencialisht ndikojnë në kërkime.
A. Juridiksioni
80. Gjykata duhet të përcaktojë, për qëllim të çështjeve për të cilat është bërë ankim, nëse kërkuesi përfshihet brenda juridiksionit të secilit ose të dy shteteve të paditura, brenda kuptimit të Nenit 1 të Konventës.
1. Parashtrimet e palëve
(a) Kërkuesi
(I) Juridiksioni i Republikës së Moldavisë
81. Kërkuesi parashtroi se, megjithëse Moldavia nuk kishte kontroll efektiv në Transdniestri, rajoni qartësisht mbetej pjesë e territorit kombëtar Moldav dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut ishte përgjegjësi e Moldavisë.
82. Ai argumentoi se, përveç masave të përgjithshme të ndërmarra nga Moldavia në zgjidhjen e konfliktit dhe sigurimin e respektimit të të drejtave të njeriut në rajonin Transdniestrian, autoritetet dështuan në sigurimin e të drejtave individuale të parashikuara nga Konventa.
(ii) Juridiksioni i Federatës Ruse
83. Kërkuesi parashtroi se konkluzionet e Gjykatës se faktit në Ilaşcu dhe të tjerët (cituar më lart, §§ 379-91), të cilat çuan atë në përfundimin se Rusia ka ushtruar një ndikim vendimtar mbi "MRT" (§ 392), aplikohen gjithashtu dhe ne rastin konkret. “MRT” vazhdoi të mbijetojë vetëm në bazë të ushtrisë Ruse, mbështetjes ekonomike, financiare, informative dhe politike. Rusia kishte "kontroll efektiv ose të paktën një ndikim vendimtar" mbi "MRT".
84. Për më tepër, veprimet e autoriteteve Ruse në çështjen konkrete tregojnë një mesazh të ndryshëm nga pozicioni zyrtar shtetëror: ishte e paqartë se pse ambasada Ruse i ka dërguar ankesën e bërë nga nëna e kërkuesit "prokurorisë së MRT-së" (shih paragrafin 49 lart), nëse Rusia nuk e njihte "MRT" si një entitet të krijuar në mënyrë të ligjshme.
(b) Qeveria Moldave
(I) Juridiksioni i Republikës së Moldavisë
85. Qeveria Moldave parashtroi se, në bazë të arsyetimit të Ilaşcu dhe të tjerët (cituar më lart), kërkuesi ishte brenda juridiksionit të Moldavisë, sepse, duke pretenduar territorin dhe duke u përpjekur për të siguruar të drejtat e kërkuesit, autoritetet Moldave morën përsipër detyrime pozitive për sa i përket kërkuesve. Qeveria Moldave pohoi se ata ende nuk kishin juridiksion mbi territorin Transdniestrian në kuptimin e autoritetit dhe kontrollit; megjithatë, ata vazhdonin të përmbushnin detyrimet pozitive të përcaktuara nga Ilaşcu dhe të tjerët dhe po intesifikonin përpjekjet e tyre diplomatike në këtë drejtim.
86. Për shembull, autoritetet Moldave i mbajtën të gjitha palët të informuara për gjithë zhvillimet e rëndësishme, në negociatat që kishin të bënin me rajonin Transdniestrian; ata gjithashtu vazhduan t’i kërkonin Rusisë tërheqjen e pajisjeve të saj ushtarake dhe personelit nga rajoni dhe sigurimin e respektimit të të drejtave të njeriut. Me insistimin e Moldavisë, Bashkimi Evropian (BE) u përfshi në formatin e negociatave në vitin 2005, dhe më vonë atë vit Misioni i Asistencës kufitare të BE në Moldavi dhe Ukrainë (EUBAM) filloi punën e tij për të ofruar këshilla teknike Moldavisë dhe Ukrainës në sigurimin më të mirë të kontrollit të kufijve të tyre me rajonin Transdniestrian. Zyrtarët Moldavë vazhduan t’i kërkonin Rusisë të respektojë detyrimet e veta në organizatat e ndryshme ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, Këshilli i Evropës, BE dhe OSBE.
87. Për më tepër, ende sipas Qeverisë Moldave, në përgjigje të numrit të lartë të kërkesave për shkeljet e pretenduara të drejtave të njeriut në "MRT" ata kishin ngritur një numër mekanizmash ligjorë që synonin garantimin e të drejtave kushtetuese, duke përfshirë të drejtën e pronës , trajtimin mjekësor, drejtësinë, arsimin, e kështu me radhë. Për këtë arsye, autoritetet Moldave kishin krijuar organe të ndryshme në vendbanimet pranë rajonit, si zyra për pasaporta apo dokumente të tjera, prokurori dhe gjykata.
88. Lidhur me çështjen konkrete, autoritetet Moldave po ndërmerrnin hapat e vetëm që kishin në dispozicion, që do të thotë, kërkimi i ndihmës nga Rusia dhe shtetet e tjera dhe organizata ndërkombëtare që kishin ndikim në autoritetet e “MRT” për të siguruar respektimin e këtyre të drejtave.
(ii) Juridisksioni i Federatës Ruse
89. Qeveria Moldave paraqiti një numër raportesh të medias nga “MRT” dhe Rusia, të cilat në pikëpamjen e tyre konfirmonin se në 2010 Federata Ruse vazhdonte të mbështeste regjimin separatist. Ata iu referuan ndalimit në shitjen e verës Moldave në Rusi në vitin 2006 dhe 2010; pagesat e vazhdueshme deri në 50% të pensioneve dhe pagave në sferën publike me paratë e marra nga Rusia; Deklaratat e zyrtarëve të ndryshëm Ruse dhe të "MRT" lidhur me marrëdhëniet e ngushta dhe me mbështetjen e Rusisë; shpërndarja e vazhdueshme e gazit natyror nga Rusia në "MRT" për vetëm një pagesë nominale; zhvillimi i një sistemi të përbashkët arsimor, tekstet dhe njohjen e diplomave të "MRT" në Rusi; Akuzat në media "MRT" se duke zgjedhur partitë politike të cilat merrnin ndihmë ekonomike, Rusia ishte në gjendje që të ndikonte në politikën atje; mesazhe nga Ministri i Jashtëm Rus, Serghei Lavrov, dhe ambasadori rus në Moldavi, Valeri Kuzmin, që i uronin udhëheqësit separatiste në njëzet vjetorin e vetëshpalljes së pavarësisë së tyre; dhe pjesëmarrja e zyrtarëve të ndryshëm Rusë në festimet në Tiraspol.
90. Sipas Qeverisë moldave, "MRT" vazhdonte të kishte mbështetje politike, ekonomike dhe financiare nga Rusia. Prania e trupave ruse dhe ndihma masive e dhënë "MRT" komplikonte negociatat që kishin për qëllim zgjidhjen e konfliktit.
(c) Qeveria Ruse
(I) Juridiksioni i Republikës së Moldavisë
91. Qeveria Ruse nuk komentoi mbi pozicionin juridisksional të Republikës së Moldavisë në çështjen konkrete.
(ii) Juridiskioni i Federatës Ruse
92. Qeveria Ruse e kundërshtoi qasjen e Gjykatës për juridiksionin në Ilaşcu dhe të tjerët (cituar më lart). Ajo argumentoi se, në përputhje me arsyetimin e Gjykatës në çështjet Loizidou k. Turqisë ((kundërshtimet paraprake), 23 mars 1995, § 62, seria A nr. 310) dhe Qipro k. Turqisë ([GC], nr. 25781 / 94, § 76, GJEDNJ 2001-IV)), një shtet mund të konsiderohet se po ushtron juridiksion ekstraterritorial nëse (a) vazhdon të ushtrojë këtë kontroll nëpërmjet organeve vartëse lokale dhe (b) mban nën kontroll të gjithë territorin për shkak të pranisë së një numri të madh të trupave dhe "ushtron praktikisht një kontroll tërësor mbi" territorin përkatës. Asnjë nga këto dy kushte nuk përmbushej në çështjen në fjalë. Situata ishte e ngjashme me rastin e Banković dhe të tjerët k.. Belgjikës dhe të tjerët ((dhjetor.) [GC], nr. 52207/99, GJEDNJ 2001-XII)), në të cilin Gjykata e kishte pranuar se juridiksioni mund të shtrihet në mënyrë ekstraterritoriale vetëm në raste të veçanta.
93. Për më tepër, koncepti i "kontrollit efektiv" siç aplikohet nga Gjykata, kur përcakton nëse një Shtet ushtron juridiksion ekstraterritorial ishte në kundërshtim me kuptimin e tij në të drejtën ndërkombëtare publike. Nocioni i "kontrollit efektiv dhe të përgjithshëm", ishte shfaqur fillimisht në praktikën gjyqësore të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), por kishte një kuptim të ndryshëm atje. Duke krahasuar situatën e tanishme me çështjen lidhur Aktivitetet Ushtarake dhe paraushtarake kundër Nikaraguas ((Nikaragua k. Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, vendimi i 27 qershorit 1986, §§ 109-115)), Qeveria Ruse argumentoi se ajo kishte shumë më pak ndikim mbi autoritetet e "MRT" dhe se ndikimi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin pasur mbi rebelët në Nikaragua, sidomos në aspektin e fuqisë së pranisë së tyre ushtarake në "MRT". Në fakt, Rusia ishte një nga ndërmjetësuesit e konfliktit midis Moldavisë dhe "Republikës së vetëshpallur Moldave të Transdniestrisë". GJND-ja konfirmoi pozitën e saj në çështjen në lidhje me zbatimin e Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit (Bosnja dhe Herzegovina k. Serbisë dhe Malit të Zi, vendimi i datës 26 shkurt 2007 “çështja Boshnjake për Gjenocidin"). Nocioni i "kontrollit të përgjithshëm", ishte zhvilluar më tej nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë. Interpretimi i Gjykatës i këtij nocioni ndryshonte nga interpretimet e këtyre gjykatave ndërkombëtare.
94. Për më tepër, Rusia nuk ishte angazhuar asnjëherë në pushtimin e ndonjë pjese të territorit Moldav. Nuk mund të thuhet se Rusia ushtronte juridiksion në çështjen në fjalë, ku territori kontrollohej nga një qeveri de facto, e cila nuk ishte një organ ose instrument i Rusisë dhe nuk varej nga Rusia në asnjë mënyrë. Në të kundërtën, Rusia e konsideronte "MRT" se ishte një pjesë integrale e Republikës së Moldavisë. Prania ushtarake e Rusisë ishte e kufizuar në një numër të kufizuar paqeruajtësish; për këtë arsye, nuk kishte arsye për të konkluduar se ajo ushtronte kontroll me anë të fuqisë së pranisë së saj ushtarake. Qeveria ruse iu referua lidhur me këtë, çështjeve Al-Skeini dhe të tjerët k. the Mbretërisë së Bashkuar ([GC], nr. 55721/07, § 139, GJEDNJ 2011) dhe Jaloud k. Holandës ([GC], nr. 47708/08, § 139, GJEDNJ 2014). Ajo iu referua një artikulli në gazetë, të paraqitur nga kërkuesi, sipas të cilit ka pasur më pak se 400 paqeruajtës Rusë në rajon në tetor të vitit 2006, “në një nivel me numrin e ushtarakëve nga" MRT" dhe Moldavia".
95. Në përgjigje të një pyetje nga Gjykata, nëse kishte pasur ndonjë zhvillim të rëndësishme që prej miratimit të vendimit në Ilaşcu dhe të tjerët (cituar më lart), Qeveria ruse pohoi se Moldavia ndërkohë ishte pranuar në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) si një zone e tërë e tregtisë e cila përfshinte rajonin Transdniestrian. Kjo, sipas mendimit të tyre, tregonte se nuk kishte hapësirë për negociata dhe bashkëpunim ndërmjet Moldavisë dhe "MRT”.
2. Vlerësimi i Gjykatës
96. Neni 1 i Konventës parashikon si më poshtë:
“Palët e Larta Kontraktuese i sigurojnë çdokujt brenda juridiksionit të tyre, të drejtat dhe liritë e
përcaktuara në Seksionin i të kësaj Konvente.”
Në çështjen konkrete, problematikat kanë lindur për sa i përket kuptimit të "juridiksionit" në lidhje me juridiksionin territorial (në rastin e Moldavisë) dhe ushtrimin e juridiksionit ekstraterritorial (në rastin e Federatës Ruse).
(a) Parimet e përgjithshme
97. Në çështjen Ilașcu dhe të tjerët (cituar më lart), Gjykata ka vendosur parimet e mëposhtme në lidhje me prezumimin e kompetencës territoriale:
“311. Rrjedh nga neni 1 që shtetet anëtare duhet të përgjigjen për çdo shkelje të të drejtave dhe lirive të mbrojtura nga Konventa të kryera kundër individëve të vendosur nën juridiksionin e tyre".
Ushtrimi i juridiksionit është një kusht i domosdoshëm për një shtet kontraktues në mënyrë që të jetë përgjegjës për veprimet apo mosveprimet e atribuara atij, të cilat sjellin pretendime për shkelje të të drejtave dhe lirive të përcaktuara në Konventë.
312. Gjykata i referohet jurisprudencës së saj për efekt se koncepti i "juridiksionit" për qëllime të Nenit 1 të Konventës duhet të konsiderohet se pasqyron kuptimin e kushteve në të drejtën ndërkombëtare publike (shih Gentilhomme dhe të tjerët k. Francës, nr. 48205/99, 48207/99 dhe 48209/99, § 20, gjykimi i 14 Maj 2002; Banković dhe të tjerët k. Belgjikës dhe të tjerët (dhjetor.) [GC], nr. 52207/99, §§ 59-61, GJEDNJ 2001-XII; dhe Assanidze k. Gjeorgjisë [GC], nr. 71503/01, § 137, GJEDNJ 2004-II).
Nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare publike, fjalët "brenda juridiksionit të tyre" në nenin 1 të Konventës duhet të kuptohen se bëjnë fjalë për faktin se kompetenca juridiksionale e një Shteti është kryesisht territoriale (shih Banković dhe të Tjerët, cituar më lart, § 59), por edhe se juridiksioni prezumohet të ushtrohet normalisht në të gjithë territorin e vendit.
Ky supozim mund të jetë i kufizuar në rrethana të jashtëzakonshme, veçanërisht kur një shtet pengohet për të ushtruar autoritetin e vet në një pjesë të territorit të tij. Kjo mund të jetë rezultat i pushtimit ushtarak nga forcat e armatosura të një shteti tjetër i cili efektivisht kontrollon territorin në fjalë (shih Loizidou k. Turqisë (kundërshtimet paraprake), vendimi i 23 marsit 1995, Seria A nr. 310, dhe Qiproja k. Turqisë , §§ 76-80, cituar më lart, dhe cituar gjithashtu në vendimin Banković dhe të tjerë , §§ 70-71), aktet e luftës apo rebelimit, apo aktet e një shteti të huaj që mbështesin vendosjen e një shteti separatist brenda territorit të shtetit në fjalë.
313. Në mënyrë që të jetë në gjendje të arrijë në përfundimin se një situatë e tillë e jashtëzakonshme ekziston, Gjykata duhet të shqyrtojë nga njëra anë të gjitha faktet objektive të afta për të kufizuar ushtrimin efektiv të autoritetit të shtetit mbi territorin e tij, dhe nga ana tjetër sjelljen e vetë Shtetit. Detyrimet e një Shteti Kontraktues në bazë të nenit 1 të Konventës përfshijnë, përveç detyrës që të frenojnë ndërhyrjen në gëzimin e të drejtave dhe lirive të garantuara, detyrimet pozitive për të ndërmarrë hapat e duhura për të siguruar respektimin e këtyre të drejtave dhe lirive brenda territorit të tij (shih, midis çështjeve të tjera, Z dhe të tjerë k. Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 29392/95, § 73, GJEDNJ 2001-v).
Këto detyrime mbeten dhe kur ushtrimi i autoritetit të Shtetit është i kufizuar në një pjesë të territorit të tij, kështu është detyra e tij për të ndërmarrë masat e nevojshme të cilat ka akoma fuqi për ti marrë.
....
333. Gjykata konsideron se kur një Shtet Kontraktues pengohet që të ushtrojë autoritetin e tij mbi të gjithë territorin e tij nga një situatë kufizuese de facto, siç p.sh kur krijohet një regjimi separatist është, nëse shoqërohet ose jo me pushtim ushtarak nga një shtet tjetër, kjo pushon në këtë mënyrë juridiksionin brenda kuptimit të nenit 1 të Konventës mbi atë pjesë të territorit të tij që përkohësisht i nënshtrohet një autoriteti lokal të mbështetur nga forcat rebele, ose nga një Shtet tjetër.
Megjithatë, një situatë e tillë faktike zvogëlon qëllimin e atij juridiksioni ku detyrimet ndaj shtetit në bazë të nenit 1, duhet të merren parasysh nga Gjykata vetëm në dritën e detyrimeve pozitive të shtetit kontraktues ndaj personave brenda territorit të tij. Shteti në fjalë duhet të përpiqet, me të gjitha mjetet juridike dhe diplomatike në dispozicion të tij vis-à-vis Shtetet e huaja dhe organizatat ndërkombëtare, për të vazhduar garantimin e gëzimit të të drejtave dhe lirive të përcaktuara në Konventë.
334. Edhe pse nuk i takon Gjykatës për të treguar se cilat masa duhet të ndërmarrin autoritetet në mënyrë që të përmbushen detyrimet e tyre në mënyrë më efektive, ajo duhet të verifikojë nëse masat e marra në fakt ishin të përshtatshme dhe të mjaftueshme në çështjen konkrete. Kur përballet me një dështim të pjesshëm apo të plotë për të vepruar, detyra e Gjykatës është përcaktimi se deri në çfarë mase një përpjekje minimale ishte e mundur dhe nëse duhet të ishte bërë. Përcaktimi i kësaj pyetje është veçanërisht i nevojshëm në çështjet që kanë të bëjnë shkelje të supozuar të të drejtave absolute të tilla si ato të garantuara me nenin 2 dhe 3 të Konventës."
Këto parime janë ritheksuar në çështjen Sargsyan k. Azerbaxhanit ([GC], nr. 40167/06, § 128, GJEDNJ 2015).
98. Për sa i përket parimeve të përgjithshme lidhur me ushtrimin e juridiksionit ekstraterritorial, Gjykata për aq sa është e rëndësishme, i përmbledh ato si më poshtë në çështjen Catan dhe të tjerët (cituar më lart):
“103. Gjykata ka përcaktuar një numër parimesh të qarta në jurisprudencën e saj sipas Nenit 1. Kështu, siç parashikohet në këtë nen, angazhimi i ndërmarrë nga një shtet kontraktues është i mbyllur në "sigurimin" ("reconnaître" në tekstin frëngjisht) e të drejtave dhe lirive të të personave të listuara brenda "juridiksionit" të tij (shih Soering kundër Mbretërisë së Bashkuar, 7 korrik 1989, § 86, seria A nr 161;.... Banković dhe të tjerë kundër Belgjikës dhe të tjerë [GC] (vendim), nr. .52207/99, § 66, GJEDNJ 2001-XII)."Juridiksioni" në bazë të nenit 1, është një kriter pragu. Ushtrimi i juridiksionit është një kusht i domosdoshëm për një shtet kontraktues në mënyrë që ai të jetë përgjegjës për veprimet apo mosveprimet që i atribuohen atij, të cilat sjellin pretendime për shkelje të të drejtave dhe lirive të parashikuara në Konventë (shih Ilaşcu dhe të Tjerët k. Moldavisë dhe Rusisë [GC], nr. 48787/99, § 311, GJEDNJ 2004- VII;...Al-Skeini dhe të tjerë kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 55721/07, § 130, 7 korrik 2011).
104. Kompetenca juridiksionale e një shteti sipas nenit 1 është kryesisht territoriale (shih Soering, cituar më lart, § 86; Banković, cituar më lart, §§ 61, 67, Ilaşcu, cituar më lart, § 312; Al-Skeini, cituar më lart § 131). Juridiksioni supozohet që të ushtrohet normalisht në të gjithë territorin e një shteti (Ilaşcu, cituar më lart, § 312;.Assanidze k. Gjeorgjisë [GC], nr 71503/01, § 139, GJEDNJ 2004- II.). Nga ana tjetër, aktet e kryera nga Shtetet Kontraktuese, apo prodhimi i efekteve, jashtë territoreve të tyre mund të përbëjë një ushtrimin e juridiksionit brenda kuptimit të nenit 1 vetëm në raste të jashtëzakonshme (Banković, cituar më lart, § 67; Al-Skeini, cituar më lart § 131).
105. Deri më sot, Gjykata ka pranuar një numër të rrethanave të jashtëzakonshme të afta për ushtrimin e juridiksionit nga një Shtet Kontraktues jashtë kufijve të veta territoriale. Në çdo rast, çështja nëse ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme të cilat kërkojnë dhe justifikojnë një përfundim nga Gjykata që shteti ushtron juridiksion ekstraterritorial, duhet të përcaktohet duke iu referuar fakteve të veçanta (Al-Skeini, cituar më lart, § 132).
106. Një përjashtim nga parimi se juridiksioni sipas Nenit 1 është i kufizuar në territorin e vetë shtetit do të zbatohet kur, si pasojë e veprimeve ushtarake të ligjshme ose të paligjshme, një Shtet Kontraktues ushtron kontroll efektiv në një zonë jashtë këtij territori kombëtar. Detyrimi për të siguruar, në një zonë të tillë, të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Konventë, rrjedh nga fakti i një kontrolli të tillë, qoftë nëse është ushtruar drejtpërsëdrejti, nëpërmjet forcave të armatosura të vetë Shtetit Kontraktues, ose nëpërmjet një administratë të varur lokale (Loizidou k. Turqisë (kundërshtimet paraprake), 23 mars 1995 § 62, seria A nr. 310;...Qipro kundër Turqisë [GC], nr. 25781/94, § 76, GJEDNJ 2001-IV, Banković, cituar më lart, § 70, Ilaşcu, cituar më lart, §§ 314-316; Loizidou (meritat), cituar më lart, § 52; Al-Skeini, cituar më lart, § 138). Kur fakti i një dominimi të tillë mbi territorin është vendosur, nuk është e nevojshme për të përcaktuar nëse Shteti Kontraktues ushtron kontroll të detajuar mbi politikat dhe veprimet e administratës lokale. Fakti që administrata lokale mbijeton si rezultat i mbështetjes ushtarake dhe mbështetjeve të tjera të shtetit kontraktues e bën këtë Shtet përgjegjës për politikat dhe veprimet e tij. Shteti kontrollues ka përgjegjësi sipas nenit 1 të sigurojë, brenda zonës nën kontrollin e tij, të gjithë gamën e të drejtave thelbësore të përcaktuara në Konventë dhe protokollet shtesë që ka ratifikuar. Ai do të jetë përgjegjës për çdo shkelje të këtyre të drejtave (Qipro kundër Turqisë, cituar më lart, §§ 76-77, Al-Skeini, cituar më lart, § 138).
107. Është një çështje fakti nëse një Shtet Kontraktues ushtron kontroll efektiv mbi një zonë jashtë territorit të tij. Për të përcaktuar nëse ekziston kontroll efektiv, gjykata në radhë të parë do të ketë referencë në fuqinë e pranisë ushtarake të shtetit në atë territor (shih Loizidou (meritat), cituar më lart, §§ 16 dhe 56; Ilaşcu, cituar më lart, § 387). Tregues të tjerë mund të jenë të rëndësishëm, të tilla si shkalla në të cilën ushtria, mbështetja ekonomike dhe politike për administratën lokale sigurojnë ndikim dhe kontroll në Rajonin (shih Ilaşcu, cituar më lart, §§ 388-394; Al-Skeini, cituar më lart, § 139).
....
115. Qeveria e Federatës Ruse pretendonte se Gjykata mund të konkludojë se Rusia kishte një kontroll efektiv në qoftë se përcakton se "Qeveria" e "MRT" mund të konsiderohet si organ i shtetit Rus, në përputhje me qasjen e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në çështjen lidhur me zbatimin e Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Gjenocidit (Bosnja dhe Hercegovina k. Serbisë dhe Malit të Zi (shih paragrafin 76 më lart). Gjykata rithekson se në vendimin e referuar nga Qeveria e Federatës Ruse, Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë kishte për qëllim të përcaktonte, kur sjellja e një personi apo grupi personash mund t’i atribuohet një shteti, në mënyrë që shteti të jetë përgjegjës sipas të drejtës ndërkombëtare në lidhje me atë sjellje. Në rastin konkret, megjithatë, Gjykata ngre një problematikë tjetër, pra nëse faktet për të cilat kërkuesi është ankuar, bien brenda juridiksionit të një shtetit të paditur, në kuptim të nenit 1 të Konventës. Ashtu siç përcakton përmbledhja e jurisprudencës së Gjykatës, testi për përcaktimin e ekzistencës së "juridiksionit" në bazë të nenit 1 të Konventës nuk është barazuar me testin për përcaktimin e përgjegjësisë të një Shteti për një akt të gabuar ndërkombëtar sipas të drejtës ndërkombëtare."
Këto parime janë ritheksuar së fundmi në Chiragov dhe të tjerë k. Armenisë ([GC], nr. 13216/05, § 168, GJEDNJ 2015).
(b) Aplikimi i këtyre parimeve në faktet e çështjes
(I) Juridiksioni i Republikës së Moldavisë
99. Gjykata duhet të përcaktojë fillimisht nëse çështja bie brenda juridiksionit të Republikës së Moldavisë. Në vijim të këtij arsyetimi, ajo thekson se kërkuesi ishte ndaluar gjatë gjithë kohës, në territorin Moldav. Është e vërtetë, dhe e pranojnë të gjitha palët, se Moldavia nuk ka autoritet mbi pjesën e territorit në lindjen e Lumit Dniester, i cili kontrollohet nga “MRT”. Megjithatë, në Ilaşcu dhe të Tjerët (cituar më lart), Gjykata u shpreh se personat e ndaluar në Transdniestri ishin brenda juridiksionit të Moldavisë, sepse Moldavia ishte shteti territorial, edhe pse ai nuk kishte kontroll efektiv mbi rajonin Transdniestrian. Megjithatë, detyrimi i Moldavisë sipas nenit 1 të Konventës për t’i "siguruar çdokujt brenda juridiksionit të tij të drejtat dhe liritë e Konventës", ishte, i kufizuar në rrethanat e një detyrimi pozitiv për të marrë masa diplomatike, ekonomike, gjyqësore ose masa të tjera që ishin në pushtetin e saj për t’u ndërmarrë dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare (ibid., § 331). Gjykata arriti në një përfundim të ngjashëm në çështjen e Ivanţoc dhe të tjerë kundër Moldavisë dhe Rusisë.(nr. 23687/05, §§ 105-11, 15 Nëntor 2011) dhe Catan dhe të tjerë (cituar më lartë, §§ 109 dhe 110).
100. Gjykata nuk sheh arsye për të dalluar çështjen konkrete nga ato të cituara më sipër. Edhe pse Moldavia nuk kishte kontroll efektiv mbi veprimet e "MRT" në Transdniestri, fakti se rajoni ishte i njohur sipas të drejtës ndërkombëtare publike, si pjesë e territorit të Moldavisë krijonte një detyrim për atë shtet, në bazë të nenit 1 të Konventës, për të përdorur të gjitha mjetet ligjore dhe diplomatike në dispozicion, për të për të vazhduar garantimin e gëzimit e të drejtave dhe lirive të përcaktuara në Konventë, për ata që jetojnë atje (shih Ilaşcu dhe të tjerë, cituar më lart, § 333, dhe Catan dhe të tjerë, cituar më lart, § 109). Gjykata do të konsiderojë më poshtë (shih paragrafët 151-155) nëse Moldavia ka plotësuar këtë detyrim pozitiv.
(ii) Juridiksioni Federatës Ruse
101. Nga jurisprudenca e Gjykatës e përmendur më lart (shih paragrafët 97 dhe 98), rrjedh se, një shtet mund të ushtrojë juridiksion ekstraterritorial, kur, si pasojë e veprimeve ushtarake të ligjshme ose të paligjshme, ai ushtron kontroll efektiv në një zonë jashtë territorit të tij kombëtar (shih paragrafin 98 më lart dhe Loizidou (kundërshtimet paraprake), cituar më lart, § 62; Loizidou k. Turqisë (meritat), 18 dhjetor 1996, § 52, Raportet e Gjykimeve dhe Vendimeve 1996-VI;.. Qipro k. Turqisë, cituar më lart, § 76 dhe Ilaşcu dhe të tjerë, cituar më lart, §§ 314-16, krahaso Banković, cituar më lart, § 70). Për më tepër, Gjykata thekson se një shtet mundet, në disa rrethana të jashtëzakonshme, të ushtrojë juridiksion ekstraterritorial me pretendimin e autoritetit dhe kontrollit nga agjentët e atij shteti ndaj një individi ose disa individëve (shih Al-Skeini dhe të tjerë, cituar më lart, §§ 136 dhe 149 dhe Catan dhe të tjerë, cituar më lart, § 114). Në çështjen konkrete, Gjykata pranon se nuk ka prova për ndonjë përfshirje të drejtpërdrejtë të agjentëve rusë në paraburgimin dhe trajtimin e kërkuesit. Megjithatë, sipas parashtrimit të kërkuesit Rusia ka "kontroll efektiv ose në fund të fundit një ndikim vendimtar" mbi "MRT" dhe Gjykata duhet të vendosë nëse ishte kjo situatë apo jo në kohën e ndalimit të kërkuesit, i cili zgjati nga Nëntori 2008 deri më korrik 2010.
102. Qeveria ruse paraqiti një argument bazuar në çështjen e GJND për Genocidin Boshnjak, ashtu siç ishe konkluduar Catan dhe të tjerë (cituar më lart, § 96), dhe çështjen e Nikaragua k. SHBA (shih paragrafin 93 më lart), e cila ishte pjesë e praktikës gjyqësore të marrë në konsideratë nga Gjykata në Catan dhe të tjerë (cituar më lart, § 76). Në këto çështje GJND shihte si problematikë përcaktimin se, kur sjellja e një grupi personash mund t’i atribuohet një shteti, me rezultat që shteti të konsiderohet përgjegjës sipas të drejtës ndërkombëtare për këtë sjellje. Megjithatë në çështjen konkrete, Gjykata rithekson se ajo ka të bëjë me një çështje të ndryshme, përkatësisht nëse faktet për të cilat kërkuesi është ankuar bien brenda juridiksionit të një shteti të paditur, në kuptim të nenit 1 të Konventës. Ashtu siç Gjykata ka përcaktuar tashmë, testi për përcaktimin e ekzistencës së "juridiksionit" në bazë të nenit 1 të Konventës nuk është barazuar me testin për përcaktimin e përgjegjësisë së një Shteti për një akt të paligjshëm ndërkombëtar sipas të drejtës ndërkombëtare (shih paragrafin 98 më lart, dhe Catan dhe të tjerë, cituar më lart, § 115).
103. Edhe pse në Catan dhe të Tjerë Gjykata u fokusua në përcaktimin nëse Rusia kishte juridiksion mbi kërkuesit në mes 2002 dhe 2004, në përcaktimin e fakteve për atë çështje, Gjykata iu referua një numri zhvillimesh që kishin ndodhur më pas. Kështu ajo mori parasysh, ndër të tjera, rezolutat e miratuara nga Duma Ruse në Shkurt dhe Mars të vitit 2005 ku i bëhej thirrje Qeverisë Ruse që të ndalonte importin e alkoolit dhe duhanit nga Moldavia (shih Catan dhe të tjerë, cituar më lart, § 29); Ndalimi i qeverisë Ruse në produktet e mishit, frutave dhe perimeve nga Moldavia në vitin 2005 (§ 30); mungesa e ndonjë tërheqje të verifikuar të pajisjeve ushtarake Ruse nga "MRT" që nga viti 2004 (§ 36); prezenca e vazhdueshme (nga data e vendimit të Catan, tetor 2012) e rreth 1,000 ushtarëve Ruse në "MRT" për të ruajtur depot e tyre të armëve (§ 37); mbështetja ekonomike e siguruar përmes bashkëpunimit të ngushtë me kompanivë të prodhimit ushtarake Ruse ose nëpërmjet blerjes nga kompanitë ruse të kompanive të "MRT", si dhe blerjet e furnizimeve në Transdniestri (§ 39); lidhjet e ngushta ekonomike midis "MRT" dhe Rusisë, duke përfshirë pagesën simbolike për Gazprom prej vetëm rreth 5% të kostos së gazit natyror të konsumuar (të dhënat për vitin 2011, § 40); ndihma ekonomike e dhënë për "MRT" në mes të vitit 2007 dhe 2010 (§ 41); dhe numri i banorëve të "MRT" që u ishte dhënë shtetësia Ruse (§ 42).
104. Përveç kësaj, raporte të ndryshme nga organizatat ndërqeveritare të cituara në Catan dhe të tjerë (§§ 64-70), i referohen periudhës 2005 deri në 2008, dhe raportet e organizatave jo-qeveritare (§§ 71-73) mbulojnë periudhën 2004 deri më 2009.
105. Gjykata vëren më tej se disa nga konkluzionet e saj në Catan dhe të tjerë, duke iu referuar periudhës midis gushtit 2002 dhe korrikut të vitit 2004, janë bazuar në përfundimet faktike në lidhje me të cilat palët në çështjen konkrete, palët nuk kanë paraqitur ndonjë informacion të ri. Këto kanë të bëjnë me sasinë e armëve dhe municioneve të depozituara në Colbasna (§ 117); efekti jo bindës për praninë relativisht të vogël të ushtarake ruse në rajonin Transdniestrian dhe sfondin e tij historik, përkatësisht ndërhyrjen e trupave ruse në konfliktin e 1992 midis autoriteteve Moldave dhe forcave të "MRT", transferimin e armëve ndaj separatistëve dhe ardhja në rajonin e shtetasve Rusë për të luftuar përkrah separatistëve (§ 118); dhe kombinimi i vazhdueshëm i pranisë ushtarake Ruse dhe ruajtja e armëve në fshehtësi dhe në shkelje të angazhimeve ndërkombëtare, duke dërguar "një sinjal të fortë për mbështetjen e vazhdueshme për regjimin e “MRT’" (shih Catan dhe të tjerë, cituar më lart, § 119).
106. Në Ivanţoc dhe të tjerë (cituar më lart, §§ 116-20) Gjykata analizoi nëse politika Ruse për mbështetjen e “MRT” ka ndryshuar nga 2004 deri në datën e lirimit të kërkuesit në 2007. Ajo konkludoi si më poshtë:
“...Federata Ruse vazhdonte të kishte një lidhje të ngushtë me “MRT” duke siguruar mbështetje politike, financiare, dhe ekonomike ndaj regjimit separatist.
Përveç kësaj, Gjykata thekson se ushtria Ruse (trupat, pajisjet dhe municionet) në datën e lirimit të kërkuesit, ishte akoma e vendosur në territorin Moldav, në shkelje të detyrimeve të Federatës Ruse për t’u tërhequr plotësisht dhe në shkelje të legjislacionit Moldav...
....
....Federata Ruse vazhdonte të mos bënte asgjë, as të pengonte shkeljen e Konventës të kryer në 8 Korrik 2004 ose ti jepte fund situatës së kërkuesit, situatë e sjellë nga veprimet e saj.”
107. Gjykata gjithashtu thekson se Rusia u kritikua për hapjen e vendeve të votimit në “MRT”, pa pëlqimin e Moldavisë dhe lëshimin e pasaportave për një numër të madh njerëzish në rajonin Transdniestrian së fundmi në 2012 (shih paragrafin 67 më lart).
108. Në Catan dhe të tjerë Gjykata konkludoi (§ 121) si më poshtë:
“... Qeveria ruse nuk e ka bindur Gjykatën se përfundimet e arritura në vitin 2004 në vendimin Ilaşcu (cituar më lart) ishin të pasakta. “MRT" u krijua si rezultat i ndihmës ushtarake ruse. Prezenca e vazhdueshme ushtarake dhe e armatimeve Ruse në rajon ka dërguar një sinjal të fortë për udhëheqësit e ‘MRT’, Qeverinë Moldave dhe vëzhguesit ndërkombëtarë, të mbështetjes së vazhdueshme ushtarake Ruse për separatistët. Përveç kësaj, popullsia ishte e varur nga furnizimet me gaz të lirë ose shumë të subvencionuar, pensionet dhe ndihma të tjera financiare nga Rusia.
Gjykata konsideron, duke pasur parasysh mungesën e ndonjë informacioni të ri të rëndësishëm, se ky konkluzion vazhdon të jetë i vlefshëm për periudhën e marrë në shqyrtim, d.m.th. Nëntor 2008 deri në Korrik 2010.
109. Së fundi, duhet theksuar se në çështjen konkrete argumentet e qeverisë Ruse lidhur me çështjen juridiksionale, në thelb janë të njëjta me ato të cilat u parashtruan në Catan dhe të tjerët (cituar më lart). I vetmi zhvillim i cituar nga qeveria Ruse që ka ndodhur që prej periudhës së mbuluar nga dy vendimet në Ilaşcu dhe të tjerë dhe Catan dhe të tjerë (që është, periudha para vitit 2004), pra pranimi i Moldavisë në OBT (gjë të cilën, qeveria ruse e kundërshtoi, duke siguruar bashkëpunim midis Moldavisë dhe "RTM", shih paragrafin 95 më lart), sipas mendimit të Gjykatës, nuk ka një ndikim në këtë çështje.
110. Prandaj Gjykata mban qëndrimin të njëjtë me vendimet Ilaşcu dhe të tjerë, Ivanţoc dhe të tjerë dhe Catan dhe të tjerë (të gjithë të cituar më lart), me qëllim që "MRT" është në gjendje të vazhdojnë të ekzistojë, dhe t’i rezistojë përpjekjeve Moldave dhe Ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit dhe për të sjellë demokracinë dhe sundimin e ligjit në rajon, për shkak të ushtrisë Ruse, mbështetjes ekonomike dhe politike. Në këto rrethana, niveli i lartë i varësisë në mbështetjen Ruse në "MRT" ofron një tregues të fortë se Rusia vazhdon të ushtrojë kontroll efektiv dhe një ndikim vendimtar mbi autoritetet "MRT" (shih Catan dhe të tjerë, cituar më lart, § 122).
111. Rrjedh se kërkuesi në çështjen konkrete bie brenda juridiksionit Rus sipas Nenit 1 të Konventës. Si pasojë, Gjykata hedh poshtë kundërshtimet e Qeverisë Ruse ratione personae dhe ratione loci.
112. Gjykata duhet në këtë mënyrë të përcaktojë nëse ka pasur shkelje të të drejtave të kërkuesit sipas Konventës, në mënyrë të tillë që të angazhojë përgjegjësinë e secilit shtet.
B. Shterimi i mjeteve të brendshme
1. Parashtrimet e palëve
113. Në vërejtjet e tyre të 31 tetorit 2014 (paragrafët 114 dhe 115), qeveria Moldave parashtroi se kërkuesi nuk kishte shteruar mjetet juridike në dispozicion të tij në Moldavi (shih paragrafin 79 më lart). Në veçanti, ajo vuri në dukje se ndërsa ishte anuluar vendimi i “Gjykatës së MRT” për dënimin e tij nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë, ai nuk kishte aplikuar, në bazë të anulimit të atij vendimi dhe duke u mbështetur në Ligjin nr.1545 (1998) (shih paragrafin 72 më lart), për kompensim nga Republika e Moldavisë për shkelje të të drejtave të tij.
114. Kërkuesi nuk komentoi mbi këtë çështje.
2. Vlerësimi i Gjykatës
115. Sipas jurisprudencës së Gjykatës, Shtetet janë të detyruar që të përgjigjen para institucioneve ndërkombëtare për veprimet e tyre, para se të kenë mundësinë që t’i ndreqin gjërat përmes sistemit të tyre ligjor. Ata që dëshirojnë të përdorin juridiksionin mbikëqyrës të Gjykatës përsa i përket ankesave kundër një shteti, janë të detyruar në këtë mënyrë që të përdorin së pari mjetet e parashikuara nga sistemi ligjor kombëtar (shih, midis shumë çështjeve të tjera, Akdivar dhe të tjerë k. Turqisë, 16 shtator 1996, § 65, Raportet 1996-IV,.Vuçkoviq dhe të tjerë kundër Serbsë (kundërshtimet paraprake) [GC], nr. 17153/11 dhe 29 të tjerë, § 70, 25 mars 2014;..dhe Gherghina k. Rumansë [GC] (dhjetor.) , nr. 42219/07, § 84, 9 korrik 2015).
116. Në këtë mënyrë, detyrimi për të shteruar mjetet e brendshme, i kërkon kërkuesit që të përdorë normalisht mjetet të cilat janë të disponueshme dhe të mjaftueshme për të, lidhur me shkeljet e Konventës. Ekzistenca e mjeteve juridike në fjalë duhet të jetë mjaftueshëm e sigurt jo vetëm në teori, por dhe në praktikë, dështimi i tyre do të sjellë mungesë të aksesit të nevojshëm dhe efikasitetit (shih Akdivar dhe të tjerë, cituar më lart, § 66; Vuçkoviq dhe të tjerë, cituar më lart, § 71 dhe Gherghina, cituar më lart, § 85). Për të qenë efektiv, një mjet duhet të jetë i aftë të korrigjojë drejtpërdrejt sjelljet e kundërshtuara dhe duhet të ofrojë perspektivë të arsyeshme për sukses (shih Sejdovic k. Italisë [GC], nr. 56581/00, § 46, GJEDNJ 2006‑II, Vučković dhe të tjerë, cituar më lart, § 74 dhe Gherghina, cituar më lart, § 85).
117. Në çështjen konkrete, Gjykata vëren se pika 1 e Ligjit nr. 1545 përcakton shprehimisht se do të zbatohet në çështjet kur dëmi është shkaktuar nga veprimet e paligjshme të organeve të hetimit penal, autoritetet e prokurorisë apo gjykatave (shih paragrafin 72 më lart). Sipas Qeverisë Moldave (shih paragrafin 129 më poshtë), vetëm ato autoritete (në veçanti gjykatat), të cilat janë krijuar në përputhje me ligjin Moldav mund të njihen zyrtarisht si të tilla. Sipas mendimit të Gjykatës, kjo duket se përjashton ndonjë kompensim për aktet e paligjshme të çdo "gjykate" ose "ndjekje" apo autoritete të tjera të krijuara nga "MRT".
118. Për më tepër, pavarësisht faktit se Qeveria Moldave parashtroi disa shembuj në të cilat Gjykata e Lartë e Drejtësisë kishte anuluar disa vendime të dhëna nga gjykatat e “MRT” (si në Ilașcu, § 222), gjithashtu dhe çështjet kur Ligji nr. 1545 kishte shërbyer si bazë për pretendime për kompensim, ajo nuk dha ndonjë shembull të një individi që kishte përfituar kompensim nga Moldavia pas anulimit të dënimeve të “MRT”. Gjykata nuk është e bindur se në këto rrethana Ligji nr.1545 aplikohet ndaj çështjes së kërkuesit.
119. Gjykata çmon se në vërejtjet e 31 Tetorit 2014, Qeveria Moldave specifikoi se mjetet e brendshme që duheshin shteruar nga kërkuesi në Moldavi “ishin” mjete të disponueshme, të cilat ishin të efektshme në masën detyrimeve pozitive të Qeverisë dhe mungesës së kontrollit të efektshëm (paragrafi 129). Në dritën e këtij konstatimi, objektivi i tyre mund të kuptohet se i referohet vetëm mundësisë së marrjes së një kompensimi sipas Ligjit nr. 1545 për periudhën e vonesës prej 4 muajsh (shih paragrafët 48 dhe 51 më lart) për përmbushjen e detyrimeve pozitive për të marrë masa diplomatike, ekomomike, juridike, dhe masa të tjera që kanë për qëllim sigurimin e respektimit të të drejtave të Konventës.
120. Megjithatë, Gjykata konsideron se nuk ka asgjë në Ligjin nr. 1545 që do të lejonte kërkuesin për të pretenduar kompensim për një vonesë të tillë, duke qenë se se bën fjalë për çështje në të cilat disa autoritetet hetuese dhe gjykatat moldave (shih paragrafin 72 dhe 117 më lart) kanë shkelur të drejtat e një individi në kuadrin një procedimi penal apo administrativ, dhe nuk bën fjalë për vonesën apo dështimi për të përdoru mjetet diplomatike apo mjetet e tjera në nivel shtetëror.
121. Në pikëpamjen e konsideratave të mësipërme, Gjykata e refuzon kundërshtimin e Qeverisë Moldave për mosshterrimin e mjeteve të brendshme.
II. PRETENDMI PËR SHKELJE TË NENIT 5 § 1 TË KONVENTËS
122. Kërkuesi u ankua se ai ishte ndaluar dhe arrestuar nga ushtria dhe gjykatat të cilat ishin krijuar në mënyrë të paligjshme. Ai u mbështet në Nenin 5 § 1 të Konventës, pjesët përkatëse të të cilës parashikojnë si më poshtë:
“Çdokush ka të drejtën e lirisë e të sigurisë personale. Askujt nuk mund t’i hiqet liria, me përjashtim të rasteve që janë dhe në përputhje me procedurën e parashikuar me ligj:
(c) kur është arrestuar dhe paraburgosur për t’u çuar përpara autoritetit gjyqësor kompetent, kur ka arsye të besueshme për të dyshuar se ai ka kryer një vepër penale ose kur ka motive të arsyeshme për të besuar se është e nevojshme që të pengohet të kryejë një vepër penale ose të largohet pas kryerjes së saj;...”
A. Pranueshmëria
123. Gjykata thekson se ankesat sipas Nenit 5 § 1 nuk janë haptazi të pabazuara brenda kuptimit të Nenit 35 § 3 (a) të Konventës. Më tej thekson se kërkesat nuk janë të papranueshme për ndonjë arsye tjetër. Në këtë mënyrë duhet të deklarohet e pranueshme.
B. Meritat
1. Parashtrimet e palëve
(a) Kërkuesi
124. Kërkuesi u ankua se paraburgimi i tij kishte qenë i paligjshëm. Jurisprudenca e Gjykatës në lidhje me kërkesën e ligjshmërisë i referohet kryesisht respektimit të ligjit të brendshëm. Duke qenë se ndalimi i kërkuesit ishte urdhëruar nga "gjykatat e MRT", të krijuara në shkelje të legjislacionit përkatës Moldave (shih paragrafët 69 dhe 70 më lart), nuk mund të konsiderohet si "i ligjshëm" në kuptim të nenit 5 § 1 të Konventës. Për më tepër, parimi i ex injuria jus non oritur përcatkon që aktet të cilat janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare nuk mund të bëhen burim veprimesh të ligjshme për shkelësit e ligjit.
125. Duke iu referuar Ilașcu dhe të tjerë (cituar më lart, § 460), kërkuesi parashtroi në veçanti se sistemi juridik i “MRT” nuk reflekton një traditë ligjore në përputhje me Konventën. “Gjykatat e MRT” nuk ishin të pavarura dhe të paanshme. Duke u mbështetur te një numër aktesh, ai argumentoi se procedurat e caktuara për gjyqtarët nuk ishin transparente dhe gjyqtarë nuk ishin mjaftueshëm të pavarur nga ekzekutivi, në veçanti nga Presidenti i “MRT”. Në pikëpamjen e tij, ka pasur incidente të shumta korrupsioni dhe abuzim të procedurave penale për interesat e bizneseve private, dhe çështja e tij ishte shembull për këtë. Për më tepër, procedurat para gjykatave të “MRT” të aplikuara për ndalimin e tij, nuk i përmbushin standardet e Konventës dhe nuk ofronin garanci kundër arbitraritetit. Gjykata duhet në këtë mënyrë të konfirmojë qasjen në Ilașcu dhe të tjerë (cituar më lart).
126. Kërkuesi argumentoi më tej se kishte dallime të rëndësishme mes çështjes së tij dhe çështjeve që kishin të bënin me "Republikën Turke të Qipros Veriore" ("TRNC"). Së pari, qëndrimi i shtetit që ushtronte kontroll efektiv mbi zonën ndryshonte. Ndërkohë që Turqia e njihte "TRNC" si një shtet i pavarur, Rusia nuk e njihte "MRT" dhe, siç është e qartë nga vërejtjet e Qeverisë ruse në lidhje me juridiksionin, në çështjen konkrete, vazhdonte ta konsideronte "MRT", si pjesë e Republikës së Moldavisë. Se dyti, Moldavia kishte krijuar një sistem paralel të gjykatave për rajonin Transdniestrian. Detyra e këtyre gjykatave, të vendosura në territorin e kontrolluar nga Moldavia, ishte shqyrtimi i çështjeve civile dhe penale që lidheshin me rajonin Transdniestrian. Çdo pranim nga Gjykata se "gjykatat e MRT" mund të konsiderohen si "gjykata të krijuara nga ligji", ose se ata mund të imponojnë ndalime të "ligjshme “do të dëmtojë funksionimin e këtyre gjykatave legjitime modave. Së treti, në kontrast me situatën në "TRNC", se "gjykatat e MRT" nuk zbatojnë ligjet e Republikës së Moldavisë ose ligjet e Federatës Ruse, por më tepër sistemin e tyre ligjor, i cili nuk ishte në përputhje me standardet e Konventës.
127. Kërkuesi së fundmi, u ankua se pasi çështja e tij ishte dërguar para trupit gjykues, dënimi i tij ishte i paligjshëm duke qenë se urdhri i fundit i gjykatës që zgjaste ndalimin e tij kishte skaduar në 24 Nëntor 2009 dhe nuk ishte miratuar një urdhër iri që nga 21 Prilli 2010.
(b) Qeveria Moldave
128. Qeveria Moldave argumentoi se Gjykata duhet të ndjekë qasjen e saj në gjykimin Ilașcu dhe të tjerë (cituar më lart, §§ 436 and 460-462).
129. Ajo iu referua vendimit të datës 22 janar 2013 nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë se Republikës së Moldavisë (shih paragrafin 26 më lart) dhe theksoi se kishte konfirmuar natyrën e paligjshme dhe arbitrare të dënimin e ankuesit. Qeveria pohoi se "gjykatat e MRT" ishin organe të një entiteti të paligjshëm i cili nuk ishte njohur nga asnjë shtet. Ndalimi i kërkuesit siç është urdhëruar nga gjykatat e "MRT" nuk mund të konsiderohet si "i ligjshëm" në kuptim të nenit 5 § 1 të Konventës. Sipas mendimit të Qeverisë Moldave, çdo konkluzion i kundërt do të nënkuptonte një njohje të kompetencave të caktuara nga ana një entiteti të panjohur.
130. Qeveria Moldave vuri në dukje dallimet midis traditave ligjore të "MRT" dhe "TRNC", të cilat kishin çuar në përfundime të ndryshme të Gjykatës në Ilaşcu dhe të Tjerë (cituar më lart), në njërën anë dhe në çështjet Foka k. Turqisë (nr. 28940/95, 24 qershor 2008) dhe Protopapa k. Turqisë (nr. 16084/90, 24 shkurt 2009) në anën tjetër. I njëjti përafrim si në çështjen Ilaşcu dhe të tjerë duhet të merret në çështjen në fjalë. Sistemi ligjor i "MRT" është i bazuar në sistemin e vjetër sovjetik dhe nuk reflekton ndonjë angazhim ndaj Konventës ose standardeve të tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Qeveria moldave iu referua në mënyrë të veçantë "Raportit për të Drejtat e Njeriut në rajonin Transnistrian të Republikës së Moldavisë" (shih paragrafin 62 më lart). Sipas pikëpamjes së saj, ky raport tregoi se organizimi gjyqësor i "MRT" nuk është në pajtim me parimet bazë të pavarësisë dhe paanshmërisë.
131. Së fundi, Qeveria Moldave parashtroi se nuk mund të komentonte mbi ligjshmërinë e paraburgimit të kërkuesit nga pikëpamja e pajtueshmërisë me ligjin "MRT", duke qënë se në çdo rast ky ligj ishte jo kushtetues dhe sistemi ligjor i "MRT" nuk korrespondonte me parimet e demokracisë, pavarësisë dhe paanshmërisë të organizimit gjyqësor.
(c) Qeveria Ruse
132. Qeveria Ruse nuk paraqiti ndonjë vërejtje specifike në këtë drejtim. Pozicioni i saj ishte se nuk kishte “juridiksion” në territorin e “MRT” dhe ata, në këtë mënyrë nuk ishin në pozicion për të bërë ndonjë vërejtje mbi meritat e çështjes.
2. Vlerësimi i Gjykatës
133. Gjykata vëren se kërkuesi u arrestua më 24 nëntor 2008, dhe më pas u mbajt në paraburgim në pritje të gjykimit nga 26 nëntori 2008 deri më 1 korrik 2010 (shih paragrafët 13 dhe 22 më lart). Prandaj, neni 5 § 1 (c) të Konventës është i zbatueshëm.
134. Është e mire përcaktuar në jurisprudencën e Gjykatës mbi nenin 5 § 1 që çdo privim i lirisë nuk duhet të bazohet vetëm në një prej përjashtimeve të renditura në nën paragrafët (a) deri (f), por gjithashtu duhet të jetë "i ligjshëm". Ku "ligjshmëria" e paraburgimit është në pikëpyetje, duke përfshirë edhe pyetjen nëse "procedura e parashikuar nga ligji" është ndjekur, Konventa i referohet në thelb të ligjit kombëtar dhe përcakton detyrimin për të qenë konform rregullave materiale dhe procedurale të ligjit kombëtar. Kjo në radhë të parë kërkon që çdo arrestim ose ndalim të ketë një bazë ligjore në ligjin e brendshëm, por gjithashtu lidhet me cilësinë e ligjit, duke kërkuar që ai të jetë në përputhje me shtetin e së drejtës, një koncept i pandarë në të gjitha nenet e Konventës (shih, për shembull, Del Río Prada k. Spanjës [GC], nr. 42750/09, § 125, GJEDNJ 2013).
135. Në çështjen konkrete, shtrohet pyetja nëse arrestimi i kërkuesit dhe paraburgimi mund të konsiderohen si "te ligjshme" për qëllime të Nenit 5 § 1 të Konventës, duke pasur parasysh se ato janë urdhëruar nga organet e "MRT", një entitet të panjohur. Për këtë arsye, Gjykata çmon të nevojshme për të përcaktuar parimet e përgjithshme të përcaktuara në jurisprudencën e saj në lidhje me ligjshmërinë e akteve të miratuara nga autoritetet e entiteteve të panjohura.
(a) Parimet e përgjithshme lidhur me ligjshmërinë e veprimeve të adoptuara nga entitetet e panjohura
136. Gjykata konsideron se kjo çështje duhet parë në kontekstin e një përafrimi të përgjithshëm të ushtrimit të juridiksionit ekstraterritorial të entiteteve të panjohura. Në këtë kontekst, Gjykata ka pasur parasysh karakterin e veçantë të Konventës si një instrument i rendit publik evropian për mbrojtjen e qenieve njerëzore individuale dhe misionin e saj, siç përcaktohet në nenin 19 të Konventës, për "të siguruar respektimin e angazhimeve të ndërmarra nga Palët e Larta Kontraktuese". Ajo ka theksuar nevojën e shmangies së një vakumi në sistemin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe në këtë mënyrë ka ndjekur qëllimin për të siguruar se të drejtat e Konventës janë të mbrojtura në të gjithë territorin e të gjithë Palëve Kontraktuese, madje edhe në territoret e kontrolluara në mënyrë efektive nga një Palë tjetër Kontraktuese, për shembull përmes një administratë lokale të varur (shih Qipros k. Turqisë, cituar më lart, § 78).
137. Në Qipro k. Turqisë (cituar më lart, §§ 91-94), Gjykata shqyrtoi çështjen nëse kërkuesve mund t’u kërkohej shterimi i mjeteve në dispozicion në "TRNC", i cili është, në një entitet i panjohur. Frymëzimi u tërhoq, ndër të tjera, nga qëndrimi i GJND-së në opinionin e saj Këshillimor në lidhje me "pasojat juridike për shtetet me prani të vazhdueshme të Afrikës së Jugut në Namibi (Afrika e Jugut), pavarësisht nga Rezoluta e Këshillit të Sigurimit 276 (1970)" (Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë Raportet 16, p. 56, paragrafi 125). Në këtë Opinion Këshillimor GJND-ja kolaudoi se, ndërkohë aktet zyrtare të kryera nga Qeveria e Afrikës së Jugut në emër ose në lidhje me Namibinë pas përfundimit të mandatit, ishin ilegale dhe të pavlefshme, kjo pavlefshmëri nuk mund të shtrihet në ato akte të tilla si, për shembull, regjistrimi i lindjeve, vdekjeve apo martesave, efektet e të cilave mund të injorohen vetëm në dëm të banorëve të atij territori. Gjykata kolaudoi se duhen përdorur mjetet që janë në dispozicion në "TRNC" me kusht që mund të tregohet se ato ekzistonin në avantazh të individëve dhe ofronin perspektivë të arsyeshme për sukses. Në një nivel më të përgjithshëm ajo vuri në dukje se mungesa e gjykatave në "TRNC" ishte në dëm të pjesëtarëve të komunitetit Greko Qipriot. Gjykata më pas kolaudoi si më poshtë (Qipro kundër Turqisë, cituar më lart, § 96):
“...detyrimi për të shpërfillur veprimet e entiteteve de facto është larg nga absolutja. Jeta vazhdon në këto territore për banorët e saj. Kjo duhet të jetë e pranueshme dhe të jetë e mbrojtur nga autoritetet de facto, duke përfshirë gjykatat e tyre; dhe, në interes të banorëve, veprimet e këtyre autoriteteve nuk mund të injorohen vetëm nga shtetet e treta ose nga institucionet ndërkombëtare, veçanërisht gjykatat, përfshirë edhe këtë. Një qëndrim i kundërt do të përbënte një heqje të të gjitha të drejtave të banorëve të territorit sa herë që diskutohen në një kontekst ndërkombëtar, gjë që do të përbënte privim të tyre edhe nga standardet minimale të të drejtave për të cilat ata kanë të drejtë."
138. Gjykata e konfirmoi këtë qasje në Demopoulos dhe të tjerët k. Turqisë ((dhjetor.) [GC], nr. 46113/99, 3843/02, 13751/02, 13466/03, 10200/04, 14163/04, 19993/04 dhe 21819/04, § 95, GJEDNJ 2010-I). Përsëri në kontekstin e shterimit të mjeteve të brendshme, Gjykata theksoi se të prekurit nga politikat dhe veprimet e "TRNC" përfshihen brenda juridiksionit të Turqisë, me pasojë se Turqia do të konsiderohet përgjegjëse për shkeljet e të drejtave të Konventës që ndodhin brenda këtij territori. Gjykata e vazhdoi arsyetimin duke thënë se, se ajo nuk do të jetë në përputhje me përgjegjësi të tillë në bazë të Konventës, nëse miratimi nga autoritetet e "TRNC" e masave, civile, administrative ose penale, apo aplikimi ose zbatimin i tyre brenda territorit të tyre, mohon çdo vlefshmëri ose konsiderohet se nuk kanë bazë "të ligjshme" në kuptim të Konventës. Për më tepër ajo vuri në dukje (Ibid, § 96), si më poshtë:
“E drejta e ankesave individuale sipas Konventës nuk është zëvendësuese e një sistemi juridik funksional dhe kuadri për zbatimin e ligjit penal dhe civil.”
139. Në Qipro k. Turqisë (cituar më lart) Gjykata gjithashtu kishte të bënte me një çështje tjetër me rëndësi për rastin konkret. Qeveria kërkuese u ankua sipas Nenit 6 se Greko Qipriotëve në Qipron Veriore iu ishte refuzuar e drejta për të pasur të drejtat dhe detyrimet e tyre civile të përcaktuara nga gjykatat e pavarura dhe të paanshme, të krijuara me ligj. Gjykata konkludoi si më poshtë:
“231. Sa i përket pretendimit të Qeverisë kërkuese se gjykatat e "TRNC" kanë dështuar për të përmbushur kriteret e përcaktuara në nenin 6, Komisioni vuri në dukje, së pari, se nuk kishte asgjë në kornizën institucionale të sistemit ligjor të "TRNC" që të ishte e mundshme për të hedhur dyshime në pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykatave civile apo paanshmërinë subjektive dhe objektive të gjyqtarëve, dhe, së dyti, ato gjykata funksiononin në bazë të së drejtës së brendshme të "TRNC" pavarësisht paligjshmërisë sipas të drejtës ndërkombëtare të pretendimit të ‘TRNC’ për shtetësinë. Komisioni u mbështetet për këtë pikëpamje në Opinionin Këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në çështjen Namibia (shih paragrafin 86 më lart). Për më tepër, në opinionin e Komisionit i duhej dhënë peshë faktit se Gjykatat civile që operojnë në "TRNC" janë bazuar në thelb, në traditën anglosaksone dhe nuk ishin në thelb të ndryshme nga gjykatat që vepronin para ngjarjeve të 1974 dhe nga ato që ekzistonin në pjesën jugore të Qipros.
....
236. Sa i përket sfidës së Qeverisë kërkuese për vetë ligjshmërinë e sistemit gjyqësor të "TRNC", Gjykata vëren se ata kishin argumente të ngjashme në kontekstin e çështjes paraprake në lidhje me kërkesën për të shteruar mjetet e brendshme në lidhje me ankesat e mbuluara nga kërkimi aktual (shih paragrafët 83-85 më lart). Gjykata arriti në përfundimin se, pavarësisht paligjshmërisë së "TRNC" sipas të drejtës ndërkombëtare, nuk mund të përjashtohet që kërkuesve mund t’u kërkohet paraqitja e ankesave të tyre, ndër të tjera, para gjykatave lokale me qëllim për të kërkuar dëmshpërblim. Ajo më tej theksoi në këtë drejtim se shqetësimi i saj kryesor ishte sigurimi, nga pikëpamja e sistemit të Konventës, që mekanizmat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të cilat i ofrojnë individëve mundësinë e aksesit në drejtësi me qëllim për të rivendosur shkeljet apo për të pohuar pretendimet, duhet te përdoren.
237. Gjykata vëren nga provat e paraqitura në Komision (shih paragrafin 39 më lart) se ekzistonte një sistem funksional gjyqësor në “TRNC” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve lidhur me të drejtat dhe detyrimet civile të përkufizuara në “të drejtën e brendshme” dhe të cilat janë të disponueshme për popullsinë greko qipriote. Ashtu siç përcaktoi dhe komisioni, sistemi i gjykatës në funksionimin dhe procedurat reflekton traditën gjyqësore common law të Qipros (shih paragrafin 231 më lart). Në opinionin e tij, duke marrë parasysh faktin se është “e drejta e brendshme e TRNC”, e cila përcakton thelbin e këtyre të drejtave dhe detyrimeve për përfitimin e popullsisë si një e tërë, duhet konkluduar se gjykatat e brendshme, të krijuara nga ligji i “TRNC”, janë forume për zbatimin e tyre. Për Gjykatën, dhe për qëllime të gjykimit të të ‘drejtave dhe detyrimeve civile "gjykatat lokale mund të konsiderohen se janë “krijuar me ligj” "në lidhje me" bazat kushtetuese dhe ligjore" në të cilat ato operojnë.
Sipas mendimit të Gjykatës, çdo përfundim tjetër do të ishte në dëm të komunitetit greko qipriot dhe do të rezultonte në mohimin e mundësive të individëve të atij komuniteti për të pasur një gjykim për veprimet kundër një organi publik ose privat (shih paragrafin 96 lart). Është për t’u theksuar në lidhje me këtë se provat konfirmojnë se greko-qipriotët kanë ndërmarrë veprime të suksesshme gjyqësore në mbrojtje të të drejtave të tyre civile."
140. Në disa vendime në lidhje me Turqinë, Gjykata ka aplikuar parimet e përshkruara në çështjen Qipro k. Turqisë në çështjet penale (shih Foka, cituar më lart, § 83, ku arrestimi i kërkuesit greko-qipriot nga një polic i "TRNC" u konsiderua i ligjshëm për qëllime të nenit 5; Protopapa, cituar më lart, § 60, ku si paraburgimi dhe burgimi pas dënimit të imponuara nga ana e autoriteteve të "TRNC" janë konsideruar të jenë të ligjshme për qëllime të nenit 5 dhe një gjykim penal përpara një gjykate të "TRNC" është konsideruar në përputhje me nenin 6; dhe gjithashtu Asproftas kundër Turqisë, nr. 16079/90, § 72, 27 maj 2010;... Petrakidou k. Turqisë, nr. 16081/90,. § 71, 27 maj 2010;..dhe Union européenne des droits de l’homme dhe Josephides kundër Turqisë (dhjetor.), nr. 7116/10, § 9, 2 prill 2013).
141. Në çështjen Ilaşcu dhe të Tjerë (cituar më lart, § 460), kur shqyrtohet nëse ndalimi i kërkuesve pas dënimit të tyre nga "Gjykata e Lartë e MRT" mund të konsiderohet si "i ligjshëm" sipas nenit 5 § 1 (a) të Konventës, Gjykata formulon parimin e përgjithshme, si me poshtë:
“Në rrethana të caktuara, një gjykatë që i përket një sistemi gjyqësor të një entiteti të panjohur sipas të drejtës ndërkombëtare, mund të konsiderohet si gjykatë e “krijuar nga ligj” duke siguruar që përbën pjesë të një sistemi gjyqësor që vepron një “bazë kushtetuese dhe ligjore” duke reflektuar një traditë juridike në përputhje me Konventës, në mënyrë që t’u sigurojë individëve gëzimin e garancive të Konventës (shih, mutatis mutandis, Qipro k. Turqisë, cituar më lart, §§ 231 dhe 236-237).”
(b) Aplikimi i këtyre parimeve në çështjen konkrete
142. Duke iu referuar parimeve të përgjithshme të mësipërme të vendosura në jurisprudencën e saj, Gjykata konsideron se shqetësimi kryesor duhet të jetë gjithmonë që të drejtat e Konventës të mbrohen në mënyrë efektive në të gjithë territorin e të gjithë Palëve Kontraktuese, edhe në qoftë se një pjesë e këtij territori është nën kontrollin efektiv të një Pale tjetër Kontraktuese (shih paragrafin 136 më lart). Prandaj, nuk mund të konsiderohen automatikisht si të paligjshme, për qëllime të kufizuara të Konventës, vendimet e marra nga gjykatat e një entiteti të panjohur, thjesht për shkak të natyrës së paligjshme e këtij të fundit dhe faktit se nuk është i njohur ndërkombëtarisht.
143. Në përputhje me këtë arsyetim, Gjykata e gjen tashmë të vendosur në jurisprudencën e saj se vendimet e marra nga gjykatat e entiteteve të panjohura, duke përfshirë vendimet e nxjerra nga gjykatat e tyre penale, mund të konsiderohen si "të ligjshme" për qëllime të Konventës me kusht që ato të plotësojnë disa kushte të caktuara (shih Ilaşcu dhe të tjerë, cituar më lart, § 460). Kjo nuk nënkupton në asnjë mënyrë ndonjë njohje të qëllimeve e këtij entiteti për pavarësi (shih mutatis mutandis, Qipro k. Turqisë, cituar më lart § 92).
144. Në të njëjtën kohë, Gjykata për një kohë të gjatë ka mbajtur qëndrimin se "Konventa ka për qëllim të garantojë jo të drejtat që janë teorike ose iluzinare por të drejtat që janë praktike dhe efektive" (shih Airey k. Irlandës, 9 tetor 1979, § 24, Seria A, nr. 32). Është e pamjaftueshme të deklarohet se të drejtat e Konventës janë të mbrojtura në një territor të caktuar Gjykata duhet të shikojë që një mbrojtje e tillë është gjithashtu efektive. Një rol kryesor për të siguruar se këto të drejta respektohen, është detyre e gjykatave të brendshme, të cilat duhet të ofrojnë garanci të pavarësisë dhe paanësisë dhe drejtësinë të procedimeve. Si pasojë, kur vlerësohet nëse gjykatat e një entiteti të panjohur përmbushin testin e vendosur në vendimin Ilaşcu dhe të Tjerë, pra nëse ata "janë pjesë e një sistemi gjyqësor që operon në ‘një bazë kushtetuese dhe ligjore’... në përputhje me Konventën" (cituar më sipër, § 460), Gjykata do t’i japë peshë pyetjes nëse ata mund të konsiderohen si të pavarur dhe të paanshëm dhe nëse po veprojnë në bazë të shtetit të së drejtës.
145. Në verifikimin nëse “Gjykatat e MRT” të cilat urdhëruan ndalimin e kërkuesit, d.m.th. “Gjykata Popullore e Tiraspolit” dhe “Gjykata e Lartë e MRT” i përmbushin kriteret e mësipërme, Gjykata duhet të fillojë nga konkluzionet e nxjerra në jurisprudencën e saj të mëparshme lidhur me një entitet të panjohur. Në Ilaşcu dhe të tjerët (cituar më lart, §§ 436 dhe 461), referuar “sjelljes haptazi arbitrare në rrethanat në të cilat kërkuesi u ndalua dhe u dënua” në 1993 (§ 215), Gjykata konsideron se “Gjykata e Lartë e MRT” “i përket një sistemi për të cilin vështirë se mund të thuhet se funksionon në një bazë ligjore dhe kushtetuese duke reflektuar një traditë ligjore në përputhje me Konventën” (§ 436). Në të njëjtën kohë, nuk mund të përjashtohet se situata ka evoluar që nga koha kur ai vendim u dha në 2004. Kjo e bën të nevojshme verifikimin nëse ajo çfarë u vendos në Ilaşcu dhe të tjerët lidhur me gjykatat e “MRT” para se Republika e Moldavisë dhe Federata Ruse të bëheshin palë e Konventës në 1997 dhe 1998 respektivisht, vazhdon të jetë e vlefshme në çështjen konkrete.
146. Gjykata thekson se palët u pyetën, me referencë specifikë në jurisprudencën e saj, për të komentuar në pyetjen nëse “gjykatat e MRT” mund të urdhërojnë arrestimin dhe ndalimin e ligjshëm të kërkuesit brenda kuptimit të Nenit 5 § 1 të Konventës. Për më tepër, ato u pyetën për të komentuar në bazën ligjore specifike për dënimin e kërkuesit në “MRT”. Qeveria Moldave komentoi shkurtimisht se sistemi ligjor i “MRT” ishte bazuar në sistemin e mëparshëm Sovjetik dhe se gjykatat e “MRT” nuk ishin të pavarura dhe të paanshme (shih paragrafin 130 më lart). Për sa i përket bazës ligjore për arrestimin e kërkuesit dhe ndalimin, ajo deklaroi se nuk mund ta paraqesin një informacion të tillë. Qeveria Ruse iu referua qëndrimit të saj lidhur me mungesën e juridiksionit dhe nuk bëri ndonjë koment tjetër mbi meritat. Kërkuesi, nga ana e tij, pretendoi në veçanti se “gjykatat e MRT” nuk ishin të pavaruara dhe të paanshme.
147. Sipas mendimit të Gjykatës, është fillimisht detyrë e palës kontraktuese që ka kontroll efektiv mbi entitetin e panjohur në fjalë për të treguar që gjykatat e tij "janë pjesë e një sistemi gjyqësor vepron mbi baza kushtetuese dhe ligjore dhe reflekton një traditë gjyqësore në përputhje me Konventën"(shih paragrafin 144 më lart). Ashtu siç gjykata e ka vendosur tashmë (shih paragrafin 111 më lart), në çështjen e "MRT" është Rusia ajo e cila ka një kontroll të tillë efektiv. Deri më sot qeveria ruse nuk ka dorëzuar në Gjykatë ndonjë informacion mbi organizimin e gjykatave "MRT" të cilat do të mundësonin atë për të vlerësuar nëse ato i plotësojnë kërkesat e mësipërme. As nuk ka paraqitur ndonjë hollësi të ligjit të "MRT", i cili ka shërbyer si bazë për paraburgimin e kërkuesit. Për më tepër, Gjykata vëren mungesën e burimeve zyrtare të informacionit në lidhje me sistemin ligjor dhe gjyqësor në "MRT", një fakt që e bën të vështirë për të marrë një pasqyrim të qartë të ligjeve në fuqi. Rrjedhimisht, Gjykata nuk është në gjendje që të verifikojë nëse "gjykatat e MRT" dhe praktika e tyre i plotësojnë kërkesat e përmendura më sipër.
148. Gjithashtu nuk ka bazë për të supozuar se ekziston një sistem që pasqyron një traditë gjyqësore në përputhje me Konventën në rajon, të ngjashme me atë në pjesën tjetër të Republikës së Moldavisë (krahaso me situatën në pjesën veriore të Qipros, të përmendura në Qipro k. Turqisë, cituar më lart, §§ 231 dhe 237). Ndarja e sistemeve gjyqësore Moldave dhe të "MRT" u zhvillua në vitin 1990, para se Moldavia të bashkohej me Këshillin e Evropës në vitin 1995. Për më tepër, ligji Moldav iu nënshtrua një analizë të plotë, kur Moldavia kërkoi antarsimin në Këshillin e Evropës (shih Opinion Nr. 188 (1995) të Këshillit të Asamblesë Parlamentare të Evropës për aplikimin nga ana e Moldavisë për anëtarësim në Këshillin e Evropës), me amendamentet e propozuara për të siguruar pajtueshmërinë me Konventën, të cilën më në fund Moldavia e ratifikoi në vitin 1997. Asnjë analizë e tillë nuk është bërë e "sistemi ligjor i MRT", e cila në këtë mënyrë nuk ka qenë pjesë e një sistemi që pasqyron një traditë gjyqësore e konsideruar në përputhje me parimet e Konventës, para ndarjes në sisteme të ndryshme gjyqësore që ndodhi në vitin 1990 (shih paragrafin 12 më lart dhe Ilaşcu dhe të tjerë, cituar më lart, §§ 29 dhe 30).
149. Gjykata gjithashtu konsideron se konkluzionet e arritura më lart janë përforcuar nga rrethanat në të cilat kërkuesi në çështjen konkrete është arrestuar dhe ndalimi i tij ishte urdhëruar nga zgjatur (shih paragrafët 13-15 më lart, veçanërisht urdhrin për ndalimin e tij për një periudhë të papërcaktuar dhe shqyrtimi në mungesë të tij të apelimit të vendimit për zgjatjen e ndalimit), gjithashtu dhe nga jurisprudenca e referuar nga kërkuesi (shi paragrafët 75 më lart) dhe raportet e shumta të mediave të cilat ngrinin shqetësimin për pavarësinë e cilësinë e gjykatave të MRT (shih paragrafin 77 më lart).
150. Si përfundim, Gjykata konkludon se përfundimet e saj të bëra në Ilaşcu dhe të Tjerët (cituar më lart, §§ 436 dhe 460-462) janë ende të vlefshme në lidhje me periudhën e kohës së mbuluar nga çështja në fjalë. Prandaj konstaton se "gjykatat e MRT" dhe, për pasojë, çdo autoritet tjetër i MRT, nuk mund të urdhërojë "arrestimin ose ndalimin e ligjshëm" të kërkuesit brenda kuptimit të nenit 5 § 1 (c) të Konventës. Prandaj, ndalimi i kërkuesit bazuar në urdhrat e "gjykatave të MRT" ishte i paligjshëm për qëllimet e kësaj dispozite.
3. Përgjegjësia e shteteve të paditura
(a) Republika e Moldavisë
151. Gjykata duhet më tej të përcaktojë nëse Republika e Moldavisë i ka përmbushur detyrimet e saj pozitive për të marrë masat e duhura dhe të mjaftueshme për të siguruar të drejtat e kërkuesit sipas nenit 5 § 1 (shih paragrafin 100 më lart). Në Ilaşcu dhe të Tjerë (cituar më lart, §§ 339-40), Gjykata u shpreh se detyrimet pozitive të Moldavisë lidhur si me masat e nevojshme për të rivendosur kontrollin e saj mbi territorin Transdniestrian, si shprehje e juridiksionit të saj, dhe me masat për të siguruar respektimin e të drejtave të kërkuesve individualë. Detyrimi për të rivendosur kontrollin në Transdniestri i kërkohet Moldavinë që të mos mbështesë regjimin separatist dhe të veprojë duke marrë të gjitha masat politike, juridike dhe të tjera në dispozicion të sajt për rivendosjen e kontrollit mbi territorin. Gjykata bëri të njëjti përafrim në Catan dhe të tjerë (cituar më sipër, § 145).
152. Për sa i përket aspektit të parë të detyrimeve pozitive të Moldavisë, për të rivendosur kontrollin, Gjykata në Ilaşcu dhe të Tjerë (cituar më lart, §§ 341-45) ka konstatuar se nga fillimi i luftimeve në vitin 1991 dhe 1992 deri në korrik të vitit 2004, kur vendimi është dhënë, Moldavia i kishte marrë të gjitha masat në fuqinë e saj për të rivendosur kontrollin mbi territorin Transdniestrian. Gjykata nuk gjeti arsye për t’u shmangur nga ky konkluzion në Catan dhe të tjerë (§ 146). Në çështjen konkrete, palët nuk ka paraqitur asnjë argument të ri për këtë çështje. Nuk ka asgjë për të treguar se qeveria Moldave ka ndryshuar qëndrimin e saj në lidhje me Transdniestrinë në kohën deri në periudhën e paraburgimit të kërkuesit nga nëntori 2008 deri në korrik të vitit 2010.Për këtë arsye, Gjykata nuk sheh ndonjë arsye për të arritur në një përfundim të ndryshëm në çështjen në fjalë.
153. Duke u kthyer në aspektin e dytë të detyrimit pozitiv, pikërisht për të siguruar respektimin e të drejtave të ankuesve, Gjykata konstatoi në Ilaşcu dhe të Tjerë (cituar më lart, §§ 348-52) se Moldavia kishte dështuar për të përmbushur plotësisht detyrimet e saj pozitive në masën që nga maji i vitit 2001 ajo nuk kishte marrë të gjitha masat e mundshme për atë në rrjedhën e negociatave me "MRT" dhe autoriteteve ruse për t’i dhënë fund shkeljes së të drejtave të ankuesve. Në çështjen në fjalë, megjithatë, Gjykata konsideron se qeveria Moldave ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të mbështetur kërkuesin. Në veçanti, autoritetet bënë një numër ankesash drejtuar organizatave të ndryshme ndërqeveritare dhe vendeve të huaja, kryesisht në Rusi, duke u kërkuar atyre për të ndihmuar në sigurimin e të drejtave të kërkuesit (shih paragrafin 51 më lart). Kur kërkuesi i kërkoi Gjykatës së Lartë Moldave të Drejtësisë për të shfuqizuar dënimin e tij, ajo mori një vendim të tillë (shih paragrafin 26 më lart) dhe prokuroria në fund mori të gjithë hapat e nevojshëm për të hetuar pretendimet e kërkuesit në lidhje me ndalimin e tij të paligjshëm (shih paragrafët 52 dhe 53 më lart).
154. Është e vërtetë se Prokuroria e Përgjithshme dhe Qendra për të Drejtat e Njeriut nuk ndërhynë kur prindërit e kërkuesit u ankuan në këto institucione (shih paragrafët 47 dhe 48 më lart). Megjithatë, kjo duhet para kundër sfondit të përpjekjeve të bëra nga autoritetet e tjera, duke përfshirë ato të nivelit të lartë, për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të kërkuesit. Duke konsideruar numrin e ankesave për shkeljet e të drejtave të Konventës nga autoritetet e MRT dhe vonesa e pashmangshme e përballimit të të gjithave në një nivel të lartë diplomatik, Gjykata nuk mund të konkludojë se mungesa e reagimit fillestar përbën, në vetvete, dështim nga Moldavia për të marrë të gjithë hapat e mundshëm për të siguruar të drejtat e kërkuesit.
155. Në dritën e asaj çfarë u përmend më lart, Gjykata konsideron se Republika e Moldavisë i ka përmbushur detyrimet e saj pozitive lidhur me kërkuesin. Në këtë mënyrë, konkludon se nuk ka pasur shkelje të Nenit 5 § 1 të Konventës nga Republika e Moldavisë.
(b) Federata Ruse
156. Gjykata thekson se nuk ka dëshmi personat që vepronin në emër të Federatës Ruse, kanë marrë pjesë në mënyrë direkte në masat e marra kundër kërkuesit.
157. Megjithatë, Gjykata ka përcaktuar se Rusia ushtronte kontroll efektiv mbi “MRT” gjatë periudhës një fjalë (shih paragrafin 110 më lart). Në dritën e këtij konkluzioni, dhe në përputhje me jurisprudencën e Gjykatës, nuk është e nevojshme të përcaktohet nëse Rusia ushtronte apo jo kontroll të detajuar mbi politikat dhe veprimet e administratës lokale të varur (shih Catan dhe të tjerë, cituar më lart, §§ 106 dhe 150). Në bazë të mbështetjes së vazhdueshme ushtarake, ekonomike, dhe politike për “MRT”, e cila nuk mund të mbijetonte ndryshe, përgjegjësia e Rusisë sipas Konventës angazhohet për sa i përket shkeljeve të të drejtave të kërkuesit.
158. Si përfundim, dhe pasi është përcaktuar se dënimi i kërkuesit i është i paligjshëm sipas Nenit 5 § 1 të Konventës (shih paragrafin 150 më lart), gjykata mban qëndrimin se ka pasur shkelje të kësaj dispozite nga Federata Ruse.
159. Duke arritur në këtë konkluzion, Gjykata e gjen të përshtatshme për të shqyrtuar në mënyrë të ndarë kërkesën shtesë sipas Nenit 5 § 1 (shih paragrafin 127 më lart).
III. PRETENDIM PËR SHKELJE TË NENIT 5 § 4 TË KONVENTËS
160. Kërkuesi u ankua se kishte qenë në mungesë në disa nga seancat gjyqësore në lidhje me paraburgimin e tij në pritje të gjyqit. Ai u mbështet në nenin 5 § 1 të Konventës. Gjykata është e mendimit se kjo ankesë duhet të shqyrtohet sipas nenit 5 § 4 të Konventës, i cili thotë si në vijim:
“Çdo person, të cilit i është hequr liria me arrestim ose me burgim, ka të drejtë të bëjë ankim në gjykatë me qëllim që kjo e fundit të vendosë, brenda një afati të shkurtër, për ligjshmërinë e burgimit të tij dhe të urdhërojë lirimin, në qoftë se burgimi është i paligjshëm.”
161. Qeveria Moldave nuk bëri ndonjë parashtrim të veçantë lidhur me këtë kërkim.
162. Qeveria Ruse nuk bëri parashtrime lidhur me këtë pikë të kërkimit.
163. Gjykata vëren se kjo ankesë nuk është haptazi e pabazuar brenda kuptimit të nenit 35 § 3 (a) të Konventës. Ajo vëren më tej se kërkimi nuk është i papranueshëm për ndonjë arsye tjetër. Prandaj, kërkesa duhet të deklarohet e pranueshme. Megjithatë, duke pasur parasysh arsyet për konstatimin se ndalimi i kërkuesit ishte i paligjshëm (shih paragrafin 150 më lart), Gjykata është e mendimit se është e panevojshme për të shqyrtuar veçmas ankesën sipas nenit 5 § 4.
IV. PRETENDIM PËR SHKELJE TË NENIT 2 TË KONVENTËS
164. Kërkuesi u ankua për dështimin e autoriteteve për t’i siguruar atij asistencën mjekësore të duhur për gjendjen e tij. Ai argumentoi se ky dështim e kishte ekspozuar atë ndaj një rreziku real për jetën e tij, në kundërshtim me nenin 2 të Konventës, i cili parashikon si më poshtë:
“E drejta e çdo njeriu për jetën mbrohet me ligj. Askujt nuk mund t’i privohet jeta qëllimisht...”
A. Pranueshmëria
165. Gjykata vëren se kjo ankesë nuk është haptazi e pabazuar brenda kuptimit të nenit 35 § 3 (a) të Konventës. Ajo vëren më tej se kërkesa nuk është e papranueshme për ndonjë arsye tjetër. Prandaj, ajo duhet të deklarohet e pranueshme.
B. Meriata
1. Parashtrimet e palëve
166. Kërkuesi parashtroi se në funksion të natyrës akute të gjendjes së tij dhe të shumë sulmeve të astmës që ai pësoi, shoqëruar me prognozën jo të favorshme që i ishte dhënë nga mjekët, dështimi i autoriteteve të "MRT" për t’i siguruar atij asistencën mjekësore të duhur për gjendjen e tij apo për lirimin e tij në pritje të gjykimit për të kërkuar ndihmë mjekësore në spitale civile, e kishte ekspozuar atë ndaj një rreziku real të vuajtjes deri në vdekje. Për më tepër, pasi një panel mjekësor kishte e kishte përcaktuar atë rrezik, dhe në mungesë të pajisjeve të përshtatshme mjekësore në Qendër, ai në fakt ishte transferuar më 15 shkurt 2010 në një burg të zakonshëm i cili ishte edhe më pak i mirë pajisur (shih paragrafin 38 më lart).
167. Qeveria Moldave parashtroi se ata nuk ishin në gjendje që të verifikonin faktet e çështjes. Si marrja e masave të përgjithshme që kishin për qëllim sigurimin e respektimit të të drejtave të njeriut në rajon Transdniestrian, për të qenë të informuar për aplikimin e depozituar në Gjykatë, ata kishin marrë të gjitha masat në dispozicion të tyre duke i pyetur organizatat e ndryshme ndërqeveritare dhe ambasadat e huaja për të ndihmuar në sigurimin e të drejtave të ankuesit.
168. Qeveria Ruse parashtroi se për të gjitha çështjet lidhur me mbrojtjen e të drejtave të kërkuesit duhej përgjigjur ekskluzivisht vetëm Moldavia. Ata shtuan se në mungesë të mjeteve për të konfirmuar faktet e çështjes, të tilla si dëshmia mjekësore, ata nuk mund të vlerësojnë kushtet e paraburgimit të kërkuesit ose cilësinë e trajtimit mjekësor që kishte marrë.
2. Vlerësimi i Gjykatës
169.Gjykata ka vendosur se ekziston një detyrim pozitiv për një shtet sipas fjalisë së parë të nenit 2 § 1 për të mbrojtur jetën e një individi nga palë të treta ose nga rreziku i sëmundjes që rrezikojnë jetën (shih Osman k. Mbretërisë së Bashkuar, 28 tetor 1998, §§ 115-122, Raportet 1998- VIII;. Yaşa kundër Turqisë, 2 shtator 1998 §§ 92-108, Raportet 1998- VI dhe LCBkundër Mbretërisë së Bashkuar, 9 qershor 1998, §§ 36-41, Raportet 1998-III). Në të njëjtën kohë, vetëm në rrethana të jashtëzakonshme keqtrajtimi fizik nga agjentët e shtetit që nuk rezultojnë në vdekje mund të zbulojë një shkelje të nenit 2 të Konventës (shih Makaratzis k. Greqisë [GC], nr. 50385/99 , § 51, GJEDNJ 2004- XI).
170. Në çështjen konkrete, Gjykata vëren se, pavarësisht prognozës së pafavorshme të përgjithshme të kërkuesit, mjekët në asnjë moment nuk konstatuan se kishte një rrezik të menjëhershëm për jetën e tij. Ata ishin në gjendje që të ndalonin sulmet e astmës së kërkuesit, megjithëse duke bërë këtë, kërkonin përdorimin e ilaçeve që sillnin prindërit e tij.
171. Duke qenë kështu, Gjykata konsideron se fakte për të cilat është bërë ankim nga kërkuesi, nuk janë të mjaftueshme për një shqyrtim të veçantë sipas Nenit 2 të Konventës, por do të ishin më të përshtatshme të ekzaminoheshin në përputhje me Nenin 3 (shih, mutatis mutandis, Ilaşcu dhe të tjerët, cituar më lart, § 418).
V. PRETENDIM PËR SHKELJE TË NENIT 3 TË KONVENTËS
172. Kërkuesi u ankua se ai nuk i ishte dhënë ndihma e nevojshme mjekësore për gjendjen e tij dhe ishte mbajtur në kushte çnjerëzore burgimi. Ai u mbështet në nenin 3 të Konventës, i cili parashikon si më poshtë:
“Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës ose dënimeve ose trajtimeve çnjerëzore ose degraduese”
A. Pranueshmëria
Gjykata vëren se kjo ankesë nuk është haptazi e pabazuar brenda kuptimit të nenit 35 § 3 (a) të Konventës. Ajo vëren më tej se kjo nuk është e papranueshme për ndonjë arsye tjetër. Prandaj, ajo duhet të deklarohet e pranueshme.
B. Meritat
1. Parashtrimet e palëve
174. Kërkuesi u ankua se dy shtetet e paditura kishin dështuar për ti siguruar të drejtat e tij në përputhje me Nenin 3, veçanërisht lidhur me dispozitën e asistencës mjekësore dhe kushteve të ndalimit.
175. Qeveria Moldave parashtroi se ata nuk ishin në gjendje për të verifikuar faktet e çështjes. Si marrja e masave të përgjithshme që kishin për qëllim sigurimin e respektimit të të drejtave të njeriut në rajon Transdniestrian, për të qenë të informuar për aplikimin e depozituar në Gjykatë, ata kishin marrë të gjitha masat në dispozicion të tyre duke i pyetur organizatat e ndryshme ndërqeveritare dhe ambasadat e huaja për të ndihmuar në sigurimin e të drejtave të kërkuesit.
176. Sipas Qeverisë Ruse, në mungesë të çdo juridiksioni brenda kuptimit të nenit 1 të Konventës mbi territorin Transdniestrian, ata as nuk mund të verifikonin faktin siç përshkruhet nga kërkuesi as të komentonin mbi meritat e ankesës së tij.
2. Vlerësimi i Gjykatës
177. Gjykata rithekson se neni 3 i Konventës përmban një nga vlerat më themelore të shoqërisë demokratike. Ai ndalon në terma absolutë torturën ose dënimet dhe trajtimet çnjerëzore dhe degraduese, pavarësisht nga rrethanat dhe sjellja e viktimës (shih, për shembull, Labita k. Italisë [GC], nr. 26772/95, § 119, GJEDNJ 2000-IV). Megjithatë keqtrajtimi duhet, të arrijë një nivel minimal ashpërsie në mënyrë që të bjerë në fushëveprimin e Nenit 3. Vlerësimi i këtij minimumi është relativ: varet nga të gjitha rrethanat e çështjes, siç janë kohëzgjatja e trajtimit, efektet e saj fizike dhe mendore dhe, në disa raste, seksi, mosha dhe gjendja shëndetësore e viktimës (shih, midis çështjeve të tjera, Kudla k. Polonisë [GC], nr. 30210/96, § 91, GJEDNJ 2000- XI,..Peers kundër Greqisë, nr. 28524/95, § 67, GJEDNJ 2001-III;.. Enea k. Italisë [GC], nr. 74912/01, § 55, GJEDNJ 2009..dhe Bouyid k. Belgjikës [GC], nr. 23380/09, § 86, KEDNJ 2015).
178. Shteti duhet të sigurojë se personi është ndaluar në kushte të cilat janë në përputhje për respektimin e dinjitetit njerëzor, se mënyra dhe metoda e ekzekutimit të masës së kufizimit të lirisë nuk e nënshtron atë ndaj shqetësimit ose vështirësive të një intensiteti që tejkalon nivelin e pashmangshëm të vuajtjes së natyrshme në paraburgim. (Shih Kudla, cituar më lart, § 94, dhe Svinarenko dhe Slyadnev kundër Rusisë [GC], nr. 32541/08 dhe 43441/08, § 116, KEDNJ 2014 (ekstrakte)) Dhe se, duke pasur parasysh kërkesat praktike të burgimit, shëndetin e tij dhe mirëqenia janë të siguruar në mënyrë adekuate (shih Kudla, cituar më lart, § 94, dhe Idalov kundër Rusisë [GC], nr. 5826/03, § 93, 22 maj 2012). Në shumicën e rasteve në lidhje me arrestimin e personave të cilët ishin të sëmurë, gjykata ka shqyrtuar nëse kërkuesit kanë marrë apo jo, ndihmën e duhur mjekësore në burg. Gjykata thekson në këtë drejtim se edhe pse neni 3 nuk i jep të drejtë personit të paraburgosur të lirohet "për arsye humanitare", ajo ka interpretuar gjithmonë kërkesën për të siguruar shëndetin dhe mirëqenien e të burgosurve, ndër të tjera, si një detyrim nga ana e shtetit për të siguruar të burgosur me ndihmën e duhur mjekësore (shih Pakhomov k. Rusisë, nr. 44917/08, § 61, 30 shtator 2010;.... dhe Gladkiy kundër Rusisë, nr. 3242/03, § 83, 21 dhjetor 2010).
179. Në çështjen konkrete, Gjykata vëren se, edhe pse mjekët konsideruan se gjendja e kërkuesit po përkeqësohej dhe specialistët e pajisjet e nevojshme për ta trajtuar mungonin, autoritetet e "MRT" jo vetëm refuzuan që të transferonin atë në një spital civil për trajtim, por gjithashtu e ekspozuan atë ndaj vuajtjes së mëtejshme dhe një rreziku më të rëndë për shëndetin e tij, duke e transferuar atë në një burg të zakonshëm më 15 shkurt 2010 (shih paragrafin 38 më lart). Është e padiskutueshme se kërkuesi ka vuajtur shumë nga sulmet e tij të astmës. Gjykata është gjithashtu e habitur nga fakti se sëmundja e kërkuesit, ndërkohë që konsiderohej mjaft serioze për të siguruar transferimin në një spital civil për personat e dënuar, nuk ishte një bazë për një transferim të ngjashëm për një person që ishte në pritje të gjykimit (shih paragrafin 35 më lart). Duke pasur parasysh mungesën e ndonjë shpjegimi për refuzimin për t’i ofruar kërkuesit trajtimin e duhur, Gjykata konstaton se ndihma mjekësore e dhënë kërkuesit nuk u sigurua në mënyrë të përshtatshme.
180. Gjykata do të kthehet tani në kushtet e paraburgimit të kërkuesit. Sipas tij, qelia ishte shumë e nxehtë, e lagësht dhe jo e ajrosur mirë, dhe nuk kishin akses në dritë natyrore. Ajo ishte e mbipopulluar dhe plot tym duhani, si dhe insekte parazitare. Ai nuk kishte akses një tualet për orë të tëra dhe nuk ishte në gjendje që ti thante rroba jashtë qelisë. Ushqimi ishte i pangrënshëm dhe nuk kishte produkte higjiene. Gjatë ndalimit të tij ai nuk mori ndihmën mjekësore që e kërkonte gjendja e tij (shih paragrafët 28 deri 41 më sipër).
181. Ndërsa qeveritë e paditura nuk kanë komentuar mbi përshkrimin e dhënë nga kërkuesi (shih paragrafët 28 deri 38 më sipër), është konfirmuar në masë të madhe nga raportet e CPT dhe nga Raportuesit Special të Kombeve të Bashkuara në vizita në vende të ndryshme të paraburgimit në "MRT"(shih paragrafët 61-64 më lart). Gjykata vëren në mënyrë të veçantë se vizita e këtij të fundit u bë në korrik të vitit 2008, rreth katër muaj para se kërkuesi të merrej në paraburgim.
182. Në bazë të akteve para saj, Gjykata e gjen të vendosur se kushtet e paraburgimit të kërkuesit përbëjnë trajtim çnjerëzor dhe degradues brenda kuptimit të nenit 3, në mënyrë të veçantë për shkak të mbipopullimit të madh, mungesës së aksesit ndaj dritës natyrore dhe mungesës së ajrosjes të cilat, së bashku me tymin e duhanit dhe lagështinë në qeli, i rënduan sulmet e astmës së kërkuesit.
3. Përgjegjësia e shteteve të paditura
183. Gjykata konsideron se nuk ka ndonjë ndryshim material në natyrën e përgjegjësisë së çdo shteti të paditur, në bazë të Konventës në lidhje me ankesat e ndryshme të bëra në çështjen në fjalë. Prandaj, për të njëjtat arsye të dhëna në lidhje me ankesën sipas nenit 5 § 1 të Konventës (shih paragrafët 151-155 më sipër), Gjykata konstaton se nuk ka pasur shkelje të nenit 3 të Konventës nga ana e Republikës së Moldavisë.
184. Për të njëjtat arsye të përmendura më sipër (shih paragrafët 156-159), Gjykata konsideron se ka pasur shkelje të Nenit 3 të Konventës nga Federata Ruse.
VI. PRETENDIMI PËR SHKELJE TË NENIT 8 DHE 9 TË KONVENTËS
185. Kërkuesi më tej u ankua se për asnjë arsye të dukshme se ai nuk kishte qenë në gjendje që të takonte prindërit e tij për një kohë të gjatë të konsiderueshme, dhe se gjatë takimeve të cilat ishin autorizuar ata nuk ishin lejuar të flisnin gjuhën e tyre. Ai gjithashtu ishte penguar për të parë pastorin e tij. Ai u mbështet në nenet 8 dhe 9 të Konventës, të cilat parashikojnë si më poshtë:
Neni 8
“1. Çdokush ka të drejtën e respektimit të jetës së tij private dhe familjare, banesës dhe korrespondencës së tij.
2. Autoriteti publik nuk mund të ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të drejte, përveçse në shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur është e nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, shëndetit ose moralit, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.”
Neni 9
“1.Çdokush ka të drejtën e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes e të fesë; kjo e drejtë nënkupton lirinë për të ndryshuar fenë ose besimin dhe lirinë, qoftë individualisht ose kolektivisht, publikisht ose privatisht nëpërmjet kultit, mësimdhënies, praktikave dhe kryerjes së riteve.
2. Liria e shfaqjes së fesë së tij ose besimeve të dikujt nuk mund t’i nënshtrohet kufizimeve të tjera, përveç atyre të parashikuara nga ligji dhe që përbëjnë masa të nevojshme në një shoqëri demokratike në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, të shëndetit ose të moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve.”
A. Pranueshmëria
186. Gjykata vëren se këto ankesa nuk janë të pabazuara brenda kuptimit të nenit 35 § 3 (a) të Konventës. Ajo vëren më tej se ato nuk janë të papranueshme për ndonjë arsye tjetër. Prandaj ato duhet të deklarohen të pranueshme.
B. Meritat
1. Parashtrimet e palëve
187. Kërkuesi parashtroi se për një kohë të konsiderueshme gjatë hetimit ai nuk kishte qenë në gjendje për të takuar prindërit e tij. Kur, përfundimisht, ata u lejuan të takoheshin atyre ju kërkua të flisnin rusisht në vend që gjuhës së tyre amtare. Ai gjithashtu nuk kishte qenë në gjendje që të takonte pastorin e tij, dhe kur kjo u lejua në fund, një roje burgu kishte qenë i pranishëm. Nuk ka pasur arsye se pse këto masa të rrepta ishin zbatuar në çështjen e tij, dhe ajo kishte qenë në diskrecionin të hetuesit përgjegjës për çështjen penale kundër tij nëse do të lejonte takime të tilla.
188. Qeveria Moldave parashtroi se në pikëpamjen e kontekstit të letrës ICRC, (shih paragrafin 68 më sipër), ata dyshuan në vërtetësinë e kërkesës së kërkuesit në lidhje me takimet me prindërit e tij.
189. Qeveria Ruse nuk bëri asnjë parashtrim në këtë pikë.
2. Vlerësimi i Gjykatës
190. Gjykata përsërit se ndalimi, si çdo masë tjetër që i heq lirinë një personi, përfshin kufizime të natyrshme në jetën e tij private dhe familjare. Megjithatë, është një pjesë thelbësore e të drejtës së një të burgosuri respektimi i jetës familjare dhe që autoritetet t’i mundësojnë atij ose, nëse është e nevojshme, ta ndihmojnë atë, për të mbajtur kontakte me familjarët e ngushtë (shih, midis shumë çështjeve të tjera, Messina k. Italisë ( jo 2), nr. 25498/94, §§ 61-62, GJEDNJ 2000-X,.... Lavents k. Letonisë, nr. 58442/00, § 139, 28 nëntor 2002;.dhe Khoroshenko kundër Rusisë [GC], nr. 41418/04, § 106, KEDNJ 2015). Në të njëjtën kohë, Gjykata pranon se disa masa kontrolli mbi kontaktin të burgosurve me botën e jashtme janë të nevojshme dhe nuk janë në vetvete e papajtueshme me Konventën (shih Khoroshenko, cituar më lart, § 123).
191. Në çështjen konkrete, kërkuesi pretendoi se atij i ishin kufizuar plotësisht vizitat nga prindërit gjatë gjashtë muajve të parë të ndalimit. Takimi i parë u autorizua në 4 Maj 2009. Ai parashtroi dëshmi të kërkesave për të takuar prindërit e tij, të paraqitura në 5 Mars dhe 13, 16, dhe 30 Prill 2009, në 9 Dhjetor 2009 dhe në 15 Shkurt 2010. Për më tepër, kur një takim u lejua në 16 Shkurt 2010, kërkuesi dhe nëna kishin folur me njëri tjetrin në prezencën e një roje burgu dhe u ishte kërkuar që të flisnin Rusisht në vend të gjuhës së tyre amtare, Gjermanisht.
192. Qeveria Moldave e vuri në dyshim vërtetësinë e këtij pretendimi, duke iu referuar letrës nga ICRC (shih paragrafin 68 më sipër). Gjykata thekson se ICRC e kishte vizituar kërkuesin në Prill 2010, ndërsa kërkesa e tij i referohej periudhës nga 2009 deri në takimin e 16 Shkurtit 2010.Për më tepër, letra në të cilën u mbështet Qeveria Moldave, thjesht përmendte se kërkuesi kishte pasur kontakte të rregullta me familjen, pa specifikuar natyrën e këtyre takimeve. Në dritën e asaj çfarë u përmend më lart, Gjykata nuk sheh ndonjë arsye për të vënë në dyshim faktet dhe konkluzionet e paraqitura nga kërkuesi, se ka pasur shkelje të të drejës së tij për respektimin e jetës familjare brenda kuptimit të Nenit 8 § 1 të Konventës, ku ai ishte ndaluar për të parë prindërit e tij për një kohë të konsiderueshme. Mbetet për t’u ekzaminuar nëse kjo ndërhyrje ishte e justifikuar sipas paragrafit të dytë të Nenit 8.
193. Gjykata ritheskon se Nenit 8 § 2 kërkon që çdo ndërhyrje të jetë “në përputhje me ligjin”. Ajo thekson se kërkuesi nuk e kundërshtoi se ndërhyrja në të drejtat e tij sipas Nenit 8 dhe 9 kishte qenë e paligjshme sepse ishte kryer në përputhje me vendimet e paligjshme të gjykatave dhe autoriteteve të tjera. Në çdo rast, Gjykata thekson se Qeveritë te paditura nuk kanë paraqitur ndonjë detaj, ndërkohë që materialet e kufizuara të vëna në dispozicion nga kërkuesi, janë të pamjaftueshme në mënyrë që të krijohet një kuptim i qartë i ligjit të aplikueshëm të “MRT”. Gjykata, në këtë mënyrë, nuk është në një pozicion që të vlerësojë nëse ndërhyrja ishte në “përputhje me ligjin” dhe nëse ishte e bazuar në ndonjë kriter të qartë ose ishte në diskrecionin e hetuesit, siç u parashtrua nga kërkuesi. Megjithatë, thekson se nuk ka ndonjë arsye për të refuzuar takimet me familjarët nga dokumentet në dosje dhe është e qartë se kërkuesi nuk mundej që të takonte prindërit e tij për gjashtë muaj pas arrestimit të tij fillestar.
194. Qeveritë e paditura nuk parashtruan ndonjë shpjegim se pse kishte qenë e nevojshme ndarja e kërkuesit nga familja e tij për një periudhë kaq të gjatë kohe. Në këtë mënyrë, nuk është treguar se ndërhyrja ndiqte një qëllim legjitim, siç kërkohet nga Neni 8 § 2 i Konventës.
195. Në mënyrë të ngjashme, Gjykata e gjen të papranueshme në parim se një roje burgu kishte qenë prezent gjatë vizitës familjare (krahaso Khoroshenko, cituar më lart, § 146). është e qartë se roja ishte atje në mënyrë specifike, në mënyrë që të monitorojë çfarë po diskutojnë familjarët, duke pasur parasysh se ata ishin në rrezik që takimi të anulohej nëse nuk flisnin një gjuhë që ai e kuptonte (shih paragrafin 44 më sipër). Sërish, asnjë shpjegim nuk ishte dhënë se pse takimet duhet të monitoroheshin në mënyrë aq të afërt.
196. Gjykata, në këtë mënyrë konstaton se, pavarësisht faktit nëse kishte apo jo një bazë ligjore për ndërhyrjen në të drejtat e kërkuesit, kufizimi i vizitave në burg nga prindërit e tij nuk ishte në përputhje me kushtet e tjera të përcaktuara në Nenin 8 § 2 të Konventës.
197. Duke u kthyer në kërkimin e kërkuesit, se ai nuk u lejua që të shihte pastorin Për Bergene Holm, Gjykata vëren se refuzimi i autoriteteve për të lejuar një të burgosur që të takojë një prift, përbën ndërhyrje në të drejtat e kërkuesit të garantuara nga Nenin 9 i Konventës (shih, për shembull, Poltoratskiy k. Ukrainës, nr. 38812/97, § 167, GJEDNJ 2003‑V).
198. Kërkuesi pretendoi se pastori i cili u përpoq që ta vizitonte atë, iu refuzua aksesi në Qershor dhe Shtator 2009. Kjo u konfirmua nga pastori në një letër drejtuar Gjykatës (shih paragrafin 45 më sipër). Dy qeveritë e paditura nuk kanë bërë ndonjë parashtrim në këtë pikë. Gjykata nuk sheh ndonjë arsye që të vendosë në dyshim përshkrimin e fakteve të dhëna nga kërkuesi dhe pastori, dhe pranon se ka pasur ndërhyrje në të drejtën e tij të lirisë dhe fesë.
199. Sërish, nuk është e qartë nëse ka pasur një bazë ligjore për refuzimin për të lejuar takimet, dhe s’ka pasur arsye për të refuzuar këtë refuzim. Gjykata konsideron se nuk është treguar se ndërhyrja në të drejtat e kërkuesit ndiqte një qëllim legjitim ose ishte e përshtatshme për atë qëllim, siç kërkohet sipas Nenit 9 § 2 të Konventës.
3. Përgjegjësia e shteteve të paditura.
200. Gjykata konstaton se, për të njëjtat arsye të dhëna lidhur me ankimet e bëra sipas Nenit 5 § 1 të Konventës (shih paragrafët 151-155 më lart), se nuk ka pasur shkelje të Nenit 8 dhe 9 të Konventës nga Republika e Moldavisë.
201. Për të njëjtat arsye si më sipër (shih paragrafin 156-159, Gjykata konstaton se ka pasur shkelje të Nenit 8 dhe 9 të Konventës nga Federata Ruse.
VII. PRETENDIMI PËR SHKELJE TË NENIT 13 TË KONVENTËS NË LIDHJE ME NENET 2, 3, 5, 8, DHE 9
202. Kërkuesi u ankua më tej se ai nuk kishte pasur mjete efektive lidhur me kërkimet e tij sipas Nenit 2, 3, 5, 8, dhe 9 të Konventës. Ai u mbështet në Nenin 13 të Konventës, i cili parashikon si më poshtë:
“Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Konventë, ka të drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar, pavarësisht se shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare.”
A. Pranueshmëria
203. Gjykata vëren se ankesa në bazë të nenit 13 e marra në lidhje me nenet 2, 3, 5, 8 dhe 9 nuk është haptazi e pabazuar brenda kuptimit të nenit 35 § 3 (a) të Konventës. Ajo vëren më tej se kjo kërkesë nuk është e papranueshme për ndonjë arsye tjetër. Prandaj, ajo duhet të deklarohet e pranueshme.
B. Meritat
1. Parashtrimet e palëve
204. Kërkuesi parashtroi se ai nuk kishte pasur mjete për të siguruar të drejtat e tij para organeve të autoriteteve të “MRT”, dhe qeveritë e paditura nuk kishin treguar ndonjë mjet juridik të cilin ai duhej ta kishte shteruar.
205.Qeveria Moldave parashtroi se kërkuesi kishte pasur në dispozicion mjetet e zakonshme të mundshme në Moldavi, ku gjykatat, prokuroritë, noteritë dhe kështu me radhë ishin krijuar për qëllime specifike të mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të personave që jetonin në rajonin Transdniestrian.
206. Federata Ruse nuk bërë ndonjë parashtrim në lidhje me këtë pikë.
2. Vlerësimi i Gjykatës
207. Gjykata vëren se efekti i Nenit 13, është t’u kërkojë dispozitave të brendshme, lejimin e autoriteteve kompetente kombëtare që të përballen me thelbin e ankesës përkatëse të Konventës dhe të japin ndihmën e përshtatshme, edhe pse Shteteve Kontraktuese u është dhënë një liri veprimi për mënyrën në të cilën ato i përmbushin detyrimet e tyre në bazë të kësaj dispozite (shih Chahal k. Mbretërisë së Bashkuar, 15 nëntor 1996, § 145, Reports 1996 -V). Mjetet juridike të kërkuara nga neni 13 duhet të jetë "efektive" si në praktikë dhe në ligj. Megjithatë, mjete të tilla janë të nevojshme vetëm për ankesat që mund të konsiderohen si të "argumentuara" sipas Konventës (shih De Souza Ribeiro k. Francës [GC], nr. 22689/07, § 78, GJEDNJ 2012, dhe Qendra për Burime Ligjore në emër të Valentin Kampeanu k. Rumanisë [GC], nr. 47848/08, § 148, GJEDNJ 2014).
208. Gjykata vëren se nuk është i nevojshëm shqyrtimi i ankesës sipas nenit 2 të Konventës veç e veç, duke pasur parasysh se faktet e çështjes u shqyrtuan më shumë në mënyrë të përshtatshme në bazë të nenit 3 (shih paragrafin 171 më lart). Në mënyrë të ngjashme, nuk e gjen të nevojshme shqyrtimin veç e veç nëse kërkimi i tij në bazë të nenit 2 ishte i argumentueshëm për qëllime të nenit 13 siç do të ketë të bëjë në çdo rast me Nenin 3. Gjykata vëren se kërkimi i kërkuesit në bazë të Neni 3, si dhe sipas neneve 5, 8 dhe 9 të Konventës ishin të diskutueshme. Megjithatë, sa i përket kërkimit të kërkuesit sipas nenit 5 § 1, Gjykata vëren se neni 5 § 4, të cilin gjykata nuk e konsideroi të nevojshme për ta shqyrtuar veçmas në rrethanat e çështjes (shih paragrafin 163), është lex specialis në lidhje me nenin 13.
209. Prandaj, kërkuesi kishte të drejtë për mjete efektive të brendshme brenda kuptimit të nenit 13 në lidhje me ankesat e tij sipas neneve 3, 8 dhe 9 të Konventës. Prandaj, Gjykata do të shqyrtojë nëse një mjet i tillë ishte në dispozicion të kërkuesit.
210. Për sa i përket ankesave të kërkuesit kundër Moldavisë, Gjykata i referohet konsideratave të përcaktuara më lart në lidhje me kundërshtimin e qeverisë Moldave për mosshterrimin të mjeteve të brendshme, që çuan atë në përfundimin se procedimi për dëmet të cilin kërkuesi mund t’i kishte ndjekur para Gjykatave Moldave, nuk mund të konsiderohet si një mjet efektiv në lidhje me ndonjë nga ankesat e tij (shih paragrafët 115-121) të sipërcituara.
211. Për aq sa kërkuesi ankohet kundër Rusisë, Gjykata rithekson se në rrethana të caktuara kërkuesve mund t’u kërkohet shterimi i mjeteve efektive në dispozicion në një entitet të panjohur (shih Demopoulos dhe të tjerë, cituar më lart, §§ 89 dhe 92-96). Megjithatë, nuk ka asnjë indikacion në dosje, dhe Qeveria ruse nuk e ka pretenduar, se ekzistonte ndonjë mjet juridik efektiv në dispozicion të kërkuesit në "MRT" në lidhje me ankesat e lartpërmendura.
212. Prandaj, Gjykata konkludon se kërkuesi nuk kishte ndonjë mjet efektiv në lidhje me ankesat e tij sipas neneve 3, 8 dhe 9 të Konventës. Si pasojë, Gjykata duhet të vendosë nëse ndonjë shkelje e nenit 13 mund t’i atribuohet ndonjërit prej Shteteve të paditura.
3. Përgjegjësia e shteteve të paditura
(a) Republika e Moldavisë
213. Gjykata vëren që në fillim se natyra e detyrimeve pozitive për t’u plotësuar nga ana e Republikës së Moldavisë (shih paragrafët 99 dhe 100 më lart) nuk kërkon pagesën e kompensimit për shkeljet nga ana e "MRT". Prandaj, refuzimi i kundërshtimit paraprak lidhur me mos shterimin e mjeteve të brendshme për shkak të mungesës së të drejte të provuar për kompensimin nga autoritetet moldave për shkelje të të drejtave të Konventës nga "MRT" (shih paragrafët 115-121 më sipër) nuk ka ndonjë efekt në analizën e Gjykatës lidhur me përmbushjen e detyrimeve pozitive nga ana e Republikës së Moldavisë.
214. Gjykata konsideron se do të ishte kontradiktore për të që të konkludojë se Moldavia, ndërkohë që nuk ka mjete për kontrollimin e veprimeve të autoriteteve "MRT", duhet të konsiderohet përgjegjëse për paaftësinë e saj për të zbatuar çdo vendim të marrë nga autoritetet Moldave në territorin nën kontrollin efektiv të "MRT". Gjykata rithekson se detyrimet pozitive në ngarkim të Moldavisë ishin përdorimi të gjitha mjeteve ligjore dhe diplomatike në dispozicion për të për të vazhduar garantimin dhe gëzimin e të drejtave dhe lirive të përcaktuara në Konventë për ata që jetojnë në rajonin Transdniestrian (shih paragrafin 100 më lart).Prandaj, "mjetet juridike", të cilat Moldavia duhet t’i ofrojë kërkuesit konsistojnë në bërjen të mundur që ai të informojë autoritetet Moldave për detajet dhe gjendjen e tij dhe të qëndrojnë të informuar për veprimet e ndryshme ligjore dhe diplomatike të marra.
215. Në lidhje me këtë, Gjykata vëren se Moldavia ka krijuar një grup autoritetesh gjyqësore, hetimore dhe civile të shërbimeve të cilat punojnë paralelisht me ato të krijuara nga "MRT" (shih paragrafin 205 më lart). Ndërsa efektet e çdo vendimi të marrë nga këto autoritete moldave mund të ndihen vetëm jashtë rajonit Transdniestrian, ata kanë funksionin e mundësimit të çështjeve që të sillen në mënyrë të duhur para autoriteteve Moldave, të cilat pastaj mund të nisin hapat diplomatike dhe ligjore në përpjekje për të të ndërhyrë në raste të veçanta, në veçanti duke i bërë thirrje Rusisë të përmbushë detyrimet e veta sipas Konventës, në trajtimin e saj të "MRT" dhe vendimeve të marra atje.
216. Në dritën e asaj që u përmend më sipër, Gjykata vlerëson se Republika e Moldavisë ka bërë procedurat në dispozicion të kërkuesit proporcionale me aftësinë e saj të kufizuar për të mbrojtur të drejtat e kërkuesit. Në këtë mënyrë ajo i ka përmbushur detyrimet e saj pozitive. Prandaj, Gjykata konstaton se nuk ka pasur shkelje të nenit 13 të Konventës nga ana e këtij shteti.
(b) Federata Ruse
217. Në çështjen konkrete, Gjykata konstaton se Federata Ruse vazhdon të ushtrojë kontroll efektiv mbi "MRT" (shih paragrafin 110 më lart). Në këtë mënyrë, në përputhje me jurisprudencën e saj, nuk është e nevojshme të përcaktohet nëse Rusia ushtron kontroll të detajuar mbi politikat dhe veprimet e organeve vartëse lokale. Përgjegjësia e Rusisë angazhohet në bazë të mbështetjes së saj të vazhdueshme ushtarake, ekonomike dhe politike për "MRT", e cila në rast të kundërt nuk do të mund të mbijetonte.
218. Në mungesë të ndonjë parashtrimi nga Federata Ruse për sa i përket mjeteve në dispozicion të kërkuesit, Gjykata konkludon se ka pasur shkelje nga Federata Ruse të Nenit 13 në lidhje me Nenet 3, 8 dhe 9.
VII. PRETENDIMI PËR SHKELJE TË NENIT 17 TË KONVENTËS
219. Së fundi, kërkuesi u ankua për shkelje të nenit 17 të Konventës nga të dy shtetet e paditura për shkak të tolerancës së tyre ndaj regjimit të paligjshëm të instaluar në "MRT", i cili nuk njihte asnjë të drejtë të përcaktuar në Konventë. Neni 17 parashikon si më poshtë:
“Asnjë nga dispozitat e kësaj Konvente nuk mund të interpretohet se i jep një Shteti, grupimi ose individi, të drejtë që të përfshihet në ndonjë veprimtari ose të kryejë ndonjë akt që synon cenimin e të drejtave dhe lirive të përcaktuara në këtë Konventë ose kufizime më të gjera të këtyre të drejtave ose lirive sesa është parashikuar në Konventë.”
220. Qeveria moldave parashtroi se Moldavia nuk e kishte toleruar kurrë krijimin dhe ekzistencën e vazhdueshme të "MRT", dhe kishte bërë thirrje të vazhdueshme për restaurimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të të drejtave të njeriut në rajonin Transdniestrian. Moldavia nuk kishte kërkuar kurrë që të vepronte në një mënyrë që synonte shkatërrimin e të drejtave dhe lirive të mbrojtura nga Konventa, ose vendosjen e kufizimeve të reja të këtyre të drejtave.
221. Qeveria Ruse nuk bëri ndonjë parashtrim në këtë pikë.
222. Gjykata vëren se neni 17 i Konventës mund të aplikohet vetëm në lidhje me dispozitat thelbësore të Konventës. Për aq sa i referohet grupeve dhe individëve, qëllimi i saj është që të bëjë të pamundur për ta që të nxjerrin nga Konventa të drejtën për t’u angazhuar në ndonjë aktivitet ose për të kryer ndonjë veprim që synon shkatërrimin e ndonjë prej të drejtave dhe lirive të përcaktuara në Konventë (shih Lawless k. Irlandës (meritat), 1 korrik 1961 § 7, Seria A nr. 3, dhe Orban dhe të tjerë kundër. Francës, nr.20985/05, § 33, 15 janar 2009). Për aq sa i referohet shtetit, neni 17 është mbështetur në pretendimin se një shtet ka vepruar në një mënyrë që synon shkatërrimin e ndonjë prej këtyre të drejtave dhe lirive ose kufizimin e tyre në një masë më të madhe nga ajo që është parashikuar në Konventa (shih, për shembull, Engel dhe të tjerë kundër Holandës, 8 qershor 1976 § 104, Seria A nr. 22).
223. Gjykata konsideron se kërkimi, siç është formuluar nga kërkuesi, duke pretenduar shkelje të nenit 17 për shkak të tolerancës së shteteve të padituara ndaj "MRT", bie jashtë fushëveprimit të këtij neni. Në çdo rast, Gjykata konstaton se nuk ka prova për të sugjeruar se secili nga shtetet e të paditura, kishte për qëllim shkatërrimin e ndonjë prej të drejtave në të cilat ishte mbështetur kërkuesi në çështjen në fjalë, ose të kufizonin ndonjë prej këtyre të drejtave në një masë më të madhe nga ajo e parashikuar në Konventë.
Si rrjedhojë, ky kërkim është haptazi i pabazuar dhe duhet të rrëzohet në përputhje me nenin 35 §§ 3 (a) dhe 4 të Konventës.
IX. APLIKIMI I NENIT 41 TË KONVENTËS
Neni 41 i Konventës parashikon:
“Kur Gjykata konstaton se ka pasur një shkelje të Konventës ose të protokolleve të saj, dhe nëse e drejta e brendshme e Palës së Lartë Kontraktuese lejon të bëhet vetëm një ndreqje e pjesshme, Gjykata, kur është e nevojshme, i akordon shpërblim të drejtë palës së dëmtuar.”
A. Dëmi pasuror
225. Kërkuesi pretendoi 74,538 euro (EUR) në lidhje me dëmin pasuror. Kjo përfshinte koston e mjekimeve, ushqimit dhe rrobave të sjella atij në burg, si dhe paratë tashmë të paguar (shih paragrafin 22 më lart), ose që mund të paguhen nga prindërit e tij nga shitja e apartamentit të tij, për ti riparuar palës së tretë dëmet e akorduara nga "Gjykata Popullore e Tiraspolit", si pjesë e dënimit të kërkuesit.
226. Qeveria Moldave parashtroi se në mungesë të ndonjë shkelje nga Republika e Moldavisë të ndonjë prej të drejtave të Konventës, nuk duhej paguar ndonjë kompensim. Në çdo rast, nuk kishte asnjë lidhje shkakësore midis shkeljeve të ankuara dhe humbjes ose humbjeve të mundshme të pasurive të patundshme.
227. Qeveria ruse parashtroi se ajo nuk mund të detyrohet të paguajë kompensim, duke qenë se nuk mund të konsiderohet përgjegjëse për shkeljen e të drejtave të kërkuesit. Në çdo rast, ishte e pamundur për t’i verifikuar shumat e pretenduara, të cilat për më tepër janë të tepruara.
228. Gjykata vëren se nuk ka konstatuar se Republika e Moldavisë është përgjegjëse për ndonjë shkelje të Konventës në çështjen në fjalë. Prandaj, nuk duhet të bëhet ndonjë akordim shpërblimi lidhur me këtë shtet të paditur.
229. Gjykata vëren se ajo ka konstatuar shkelje nga ana e Federatës Ruse të neneve 3, 5 § 1, 8, 9 dhe 13 të Konventës. Megjithatë, Gjykata nuk gjen ndonjë lidhje shkakësore ndërmjet shkeljes së këtyre dispozitave dhe pagesës së ndonjë shume parash lidhur me dënimin e kërkuesit.Në këtë kontekst ajo vëren nuk është bërë ndonjë kërkesë sipas nenit 6 dhe se dënimi i kërkuesit nuk u shqyrtua si pjesë e çështjes në fjalë. Prandaj hedh poshtë këtë pjesë të kërkesës.
230. Në anën tjetër, ajo i akordon kërkuesit 5,000 euro në lidhje me koston e ilaçeve dhe trajtimin e tij pas lirimit nga burgu dhe koston e ushqimeve dhe veshjeve të cilat burgu nuk mundi ti siguronte, që duhet të paguhen nga Federata Ruse.
B. Dëmi jo pasuror
231. Kërkuesi pretendoi 50,000 euro në lidhje me dëmin jo pasuror për kompensim e vuajtjeve e shkaktuara atij.
232. Qeveria Moldave parashtroi se shuma e pretenduar ishte e tepruar.
233. Qeveria Ruse ka bërë të njëjtin parashtrim me atë në paragrafin 227 më lart.
234. Gjykata vëren se ka konstatuar se Moldavia nuk ishte përgjegjëse për ndonjë shkelje të të drejtave të kërkuesit të mbrojtura nga Konventa në çështjen konkrete. Prandaj, lidhur me këtë shtet nuk do të akordohet ndonjë kompensim për dëm jo pasuror ndaj kërkuesit.
235. Duke pasur parasysh shkeljet nga ana e Federatës Ruse të konstatuara më lart dhe shkallën e tyre, Gjykata vlerëson se një shpërblim për dëmin jo pasuror është i justifikuar në këtë çështje. Duke bërë një vlerësim mbi baza të barabarta, Gjykata i jep kërkuesit 20,000 EUR, që duhet të paguhen nga Federata Ruse.
C. Kostot dhe shpenzimet
236. Kërkuesi pretendoi edhe 1,575 euro për kostot dhe shpenzimet para gjykatave të brendshme dhe 14,850 euro për ato para Gjykatës. Ai u mbështet në faturat për shumat e paguara në nivel kombëtar dhe në një kontratë me avokatët që e përfaqësonin atë para Gjykatës, e cila përfshinte një listë të detajuar të orëve të shpenzuara për çështjen (99 orë në një normë për orë prej 150 EUR).
237. Qeveria Moldave konsideroi se si numri i orëve që avokatët kishin punuar për çështjen dhe shuma e pretenduar ishin të tepruara.
238. Qeveria Ruse argumentoi se, duke pasur parasysh se avokati i kërkuesit ishte mbështetur kryesisht në vendimin Ilaşcu dhe të tjerë dhe duhet të kryente vetëm disa kërkime shtesë të kufizuara, shuma pretenduar për shpenzimet ligjore ishte e tepruar.
239. Gjykata vëren se ka konstatuar se Moldavia nuk ishte përgjegjëse për ndonjë shkelje të të drejtave të kërkuesit të mbrojtura nga Konventa në çështjen konkrete. Prandaj, nuk duhet akorduar ndonjë kompensim për kostot dhe shpenzimet, ndaj kërkuesit në lidhje me këtë shtet të paditur.
240. Sipas jurisprudencës së Gjykatës, një kërkues ka të drejtën e rimbursimit të kostove dhe shpenzimeve vetëm në masën që tregon se këto ishin vërtet të nevojshme të paguheshin dhe ishin të arsyeshme për sa i përket shumës. Në çështjen në fjalë, duke pasur parasysh dokumentet në posedim të tij dhe kriteret e mësipërme, Gjykata çmon të arsyeshme të caktojë shumën e 4,000 EURO për mbulimin e shpenzimeve në të gjithë nivelet, që duhet të paguhet nga Federata Ruse.
D. Interesi për mos pagesë
241. Gjykata çmon të përshtatshme që interesi për mos pagesë duhet të bazohet në normën marzhinale të huadhënies të Bankës Qendrore Evropiane, të cilës duhet t’i shtohen tre pikë për qind.
PËR KËTO ARSYE, GJYKATA,
1. Mban qëndrimin, unanimisht, se faktet e ankuara nga kërkuesi bien brenda juridiksionit të Republikës së Moldavisë;
2. Mban qëndrimin, gjashtëmbëdhjetë vota pro dhe një kundër, se faktet e ankuara nga kërkuesi bien brenda juridiksionit të Federatës Ruse dhe hedh poshtë kundërshtimet e Qeverisë Ruse për papajtueshmërinë ratione personae dhe ratione loci;
3. Hedh poshtë, unanimisht, kundërshtimin e Qeverisë Moldave për mos shterimin e mjeteve gjyqësore të brendshme;
4. Deklaron, unanimisht, kërkimin sipas Nenit 17 të Konventës si të pa papranueshëm dhe pjesën tjetër e kërkimit të pranueshme;
5. Mban qëndrimin, unanimisht, se nuk është i nevojshëm shqyrtimi veçmas i kërkimeve sipas Nenit 2 të konventës, as vetëm dhe as në lidhje me Nenin 13.
6. Mban qëndrimin, gjashtëmbëdhjetë vota pro dhe një kundër, se nuk ka pasur shkelje të Nenit 3 të Konventës nga Republika e Moldavisë;
7. Mban qëndrimin, gjashtëmbëdhjetë vota pro dhe një kundër, se ka pasur shkelje të Nenit 3 të Konventës nga Federata Ruse;
8. Mban qëndrimin, gjashtëmbëdhjetë vota pro dhe një kundër, se nuk ka pasur shkelje të Nenit 5 § 1 të Konventës nga Republika e Moldavisë;
9. Mban qëndrimin, gjashtëmbëdhjetë vota pro dhe një kundër, se ka pasur shkelje të Nenit 5 § 1 të Konventës nga Republika e Moldavisë;
10. Mban qëndrimin, unanimisht, se nuk është i nevojshëm shqyrtimi veçmas i kërkimit sipas Nenit 5 § 4 të Konventës;
11. Mban qëndrimin, gjashtëmbëdhjetë vota pro dhe një kundër, se nuk ka pasur shkelje të Nenit 8 nga Republika e Moldavisë;
12. Mban qëndrimin, gjashtëmbëdhjetë vota pro dhe një kundër, se ka pasur shkelje të Nenit 8 të Konventës nga Federata Ruse;
13. Mban qëndrimin, gjashtëmbëdhjetë vota pro dhe një kundër, se nuk ka pasur shkelje të Nenit 9 të Konventës nga Republika e Moldavisë;
14. Mban qëndrimin, gjashtëmbëdhjetë vota pro dhe një kundër, se ka pasur shkelje të Nenit 9 të Konventës nga Federata Ruse;
15.Mban qëndrimin, gjashtëmbëdhjetë vota pro dhe një kundër, se nuk ka pasur shkelje nga Republika e Moldavisë të Nenit 13 të Konventës në lidhje me Nenin 3, 8, dhe 9;
16. Mban qëndrimin, gjashtëmbëdhjetë vota pro dhe një kundër, se ka pasur shkelje nga Federata Ruse të Nenit 13 të Konventës i marrë në lidhje me Nenet 3, 8 dhe 9;
17. Mban qëndrimin, gjashtëmbëdhjetë vota pro dhe një kundër,
(a) se Federata Ruse duhet t’i paguajë kërkuesit, brenda tre muajve shumat e mëposhtme:
(i) 5.000 EURO (pesë mijë euro), plus çdo taksë që mund të jetë e tatueshme në lidhje me dëmin financiar;
(ii) 20,000 EURO (njëzet mijë euro), plus çdo taksë që mund të jetë e tatueshme, në lidhje me dëmin jo pasuror;
(iii) 4.000 EURO (katër mijë euro), plus çdo taksë që mund të jetë në ngarkim të kërkuesit, në lidhje me kostot dhe shpenzimet;
(b) se nga kalimi i afatit tre mujor të lart përmendur, deri në shlyerje, interesi i thjeshtë do të jetë i pagueshëm mbi shumat e mësipërme në një normë të barabartë me normën marzhinale të huadhënies të Bankës Qendrore Evropiane gjatë periudhës së mospagimit, plus tre për qind;
18. Hedh poshtë, unanimisht, pjesën e mbetur të kërkimit për një shpërblim të drejtë.
Bërë në Anglisht dhe në Frëngjisht, dhe njoftuar në seancë publike në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, Strasburg, në 23 Shkurt 2016.
Søren Prebensen Guido Raimondi
Zëvëndës Regjistruesi President
Në përputhje me nenin 45 § 2 të Konventës dhe Rregullën 74 § 2 të Rregullores së Gjykatës, opinionet e mëposhtme të pakicë i janë bashkëngjitur këtij vendimi:
(a) Mendimi paralel i Gjyqtarit López Guerra;
(b) Mendimi i pakicës i Gjyqtarit Dedov
G.R.A.
S.C.P.
MENDIMI PARALEL I GJYQTARIT LÓPEZ GUERRA
Unë jam dakord me vendimin e Dhomës së Madhe. Megjithatë, në lidhje me konstatimin për një shkelje të nenit 5 § 1 të Konventës në lidhje me mënyrën në të cilën ndodhi arrestimi dhe ndalimi i kërkuesit, unë duhet të shpreh mospajtimin tim me arsyetimin në paragrafët 145 të 148 të vendimit. Sipas mendimit kishte baza të mjaftueshme për konstatimin e një shkelje të Konventës, pa nevojën për të formuluar në këta paragrafë çfarë përbën pavlefshmëri të përgjithshme të të gjithë sistemit gjyqësor të rajonit Transdniestrian.
Sipas vlerësimit tim, dhe kjo në të vërtetë në dukje është nënvizuar si një argument mbështetës në paragrafin 149 të vendimit, rrethanat në të cilat kërkuesi u arrestua dhe arrestimi i tij u urdhërua dhe zgjatja e dënimit çuan në përfundimin se të drejtat e tij sipas Nenit 5 § 1 ishin shkelur. Siç tregohet në rrethanat e çështjes, kërkuesi u mbajt në paraburgim fillimisht për një periudhë të pacaktuar, dhe në dy raste as kërkuesi dhe as avokati i tij nuk ishin të pranishëm në seancat në apel para "Gjykatës së Lartë të MRT" në procedurat për të kundërshtuar urdhrat e ndalimit.
Duke pasur parasysh këto rrethana, të cilat ishin në mënyrë të qartë në kundërshtim me garancitë e Konventës për ndalimin, nuk ishte e nevojshme justifikimi i konstatimeve të Gjykatës për shkelje duke thënë në mënyrë kategorike, se as gjykatat e "MRT" dhe as ndonjë autoritet tjetër i "MRT" nuk mund të urdhërojnë në mënyrë të ligjshme, arrestimin e kërkuesit ose ndalimit (shih paragrafin 150 të vendimit). Ky konkluzion i përgjithshëm jo vetëm që është i pambështetur në informacionin që kemi në dispozicion, por gjithashtu mund të çojë në pasoja të papranueshme.
Pavlefshmëria në mënyrë të përgjithshme e sistemit gjyqësor të "MRT" duket se është rezultat i arsyetimit negativ: është mungesa e burimeve zyrtare të informacionit që bën Dhomën e Madhe të konstatojë se "nuk është në gjendje të verifikojë" (§ 147) nëse gjykatat e "MRT" i përmbushnin kërkesat pavarësisë që rrjedhin nga Konventa. Duke vazhduar me këtë arsyetim negativ, Dhoma e Madhe arrin në përfundimin se "nuk ka asnjë bazë për të supozuar se ekziston një sistem që pasqyron një traditë gjyqësore në përputhje me Konventën në këtë rajon", ndërsa gjithashtu pranon mungesën e një analize të thellë të sistemi ligjor të “MRT”.
Më duket shumë e vështirë për të vlerësuar me siguri nëse një sistem i tërë gjyqësor është në shkelje të Konventës në bazë të këtyre provave të pamjaftueshme. Por në këtë çështje, ky lloj vlerësimi paraqet një problem shtesë: nëse merret me pasojat e saj logjike, konstatimet e Gjykatës nënkuptojnë se çdo urdhër arrestimi ose ndalimi i lëshuar në lidhje me çdo person, për çfarëdo arsye, nga ana e autoriteteve të "MRT" (edhe në rastet e krimeve të rënda ose të rrezikimit të shoqërisë, personave apo pronës) duhet të konsiderohet në kundërshtim me Konventën, në pikëpamjen e vlerësimit të Dhomës së Madhe, për një mungesë të përgjithshme të pavarësisë gjyqësore. Arsyetimi që ka rezultuar në këtë përfundim ekstrem (i cili është i pashmangshëm në kushtet e vendimit) është i pambështetur në prova dhe i panevojshëm për konstatimet e shkeljes së nenit 5 § 1 të të drejtave të ankuesit, dhe duhet për këtë arsye, të ishte përjashtuar nga teksti i vendimit të Dhomës së Madhe.
MENDIMI I PAKICËS I GJYQTARIT DEDOV
1. Unë e pranoj se veprimet e autoriteteve të MRT në lidhje me kërkuesin nuk i përmbushin standardet e Konventës dhe jam dakord me analizën e bërë nga Gjykata. Megjithatë, më vjen keq që nuk mund të pajtohen me përfundimin e Gjykatës në lidhje me juridiksionin e Federatës Ruse mbi territorin Transdniestrian dhe përgjegjësinë e vetme të Federatës Ruse për shkeljet e kryera nga autoritetet Transdniestriane.
Qasja e kontrollit efektiv
2. Duke ndjekur parimet e përgjithshme të përcaktuara në Catan dhe të Tjerë k. Republikës së Moldavisë dhe Rusisë ([GC], nr. 43370/04, 8252/05 dhe 18454/06, § 66, GJEDNJ 2012), Gjykata vuri në dukje se nuk ka dëshmi për ndonjë pjesëmarrje të drejtpërdrejtë nga agjentët rusë në masat e marra kundër ankuesit. Megjithatë, Gjykata ka konstatuar se Rusia ushtron kontroll efektiv mbi MRT ndërmjet mbështetjes së vazhdueshme, ushtarake, ekonomike dhe politike për atë entitet, i cili përndryshe nuk mund të mbijetonte. Kjo çoi Gjykatën në përfundimin se Rusia mban përgjegjësi për shkeljet e kryera sipas Konventës në territorin Transdniestrian.
3. Duke pasur parasysh se mbështetja në vetvete nuk përbën një kontroll efektiv, dhe në vijim të mendimit e pakicës së gjykatësit Kovler bashkangjitur vendimit Catan, cituar më lart, unë nuk jam i sigurt se ky qëndrim i Gjykatës është i bazuar. Fakti është se Federata Ruse nuk e ka iniciuar pavarësinë e MRT. Rusia i ka siguruar MRT mbështetje ushtarake për të garantuar paqe dhe siguri në rajonin kufitar për shkak të konfliktit Transdniestrian ushtarak, pa asnjë qëllim për marrjen e kontrollit efektiv mbi MRT.
4. Nuk ka asnjë dëshmi të ndonjë pjesëmarrje të drejtpërdrejtë nga agjentët rusë në masat e marra kundër kërkuesit. Gjithashtu nuk ka ndonjë dëshmi të përfshirjes Ruse në miratimin e politikës të MRT lidhur me trajtimin mjekësor të të burgosurve apo kushtet e ndalimit në përgjithësi. Megjithatë, Gjykata ka ndjekur qëndrimin e mbajtur më parë në çështje të tjera të rajonit Transdniestrian, ku përcaktohet se Rusia ushtron kontroll efektiv mbi MRT ndërmjet mbështetjes së vazhdueshme ushtarake, ekonomike dhe politike për atë entitet, i cili përndryshe nuk mund të mbijetonte. Për më tepër, nduke mbajtur një qëndrim të tillë, Gjykata po inkurajon autoritetet ruse për të vendosur kontroll efektiv në MRT nëpërmjet veprimtarisë së agjentëve të tyre, të cilat kanë refuzuar në mënyrë të qartë për të bërë. Qasja e Gjykatës në çështjet e MRT nuk është e pranueshme për shkak të zbatimit të gabuar të parimeve të përgjithshme të juridiksionit ekstra territorial në rrethanat e konfliktit në rajon (siç është përmendur në paragrafin 1 të opinionit).Në çështjen e Chiragov dhe të tjerët k. Armenisë ([GC], nr. 13216/05, 16 qershor 2015), gjykatësi Pinto de Albuquerque ka shprehur një mendim mospajtues duke kritikuar konkluzionet e Gjykatës në lidhje me juridiksionin e Armenisë mbi rajonin e Nagorno-Karabakut, duke argumentuar se mbështetja ushtarake, ekonomike dhe politike nuk legjitimon një prezumim ligjor të kontrollit efektiv. E njëjta metodë mund të aplikohet në çështjen e rajonit Transdniestrian.
5. Çdo diskutim për kontrollin efektiv të bazuar në mbështetjen e përgjithshme, pa përfshirjen e agjentëve të shtetit është, sipas mendimit tim, spekulues, të cilin asnjë gjykatë, si një institucion i fuqishëm, nuk mund ta adoptojë. Për më tepër, çdo diskutim i natyrës së separatiste të "regjimit" ose "mbështetjes" për atë "regjim" (fshehur pas termit "traditë ligjore") gjithashtu përbën thjesht spekulim, duke qenë se nuk ka prova të dhunës masive ndaj civilëve si një pengesë për vetëvendosje. Megjithatë, Gjykata ka konstatuar se autoritetet Transdniestrian nuk kanë legjitimitet. Kjo e bën situatën akoma më keq, dhe e bën çdo kompromis të bazuar në vetëvendosje/autonomi pothuajse të pamundur për t’u arritur. Një çështje në vetvete nuk mund të përdoret si provë për të arritur në përfundimin se një traditë të tërë ligjore nuk është në përputhje sistemin e të drejtave të njeriut, sidomos kur krahasohet me traditën juridike anglosaksone, pasi kjo do të thotë se tradita në fjalë është krejtësisht e paligjshme. Ky koncept nuk mund të arrijë asgjë tjetër përveçse të fyejë popullin Transdniestrin dhe të gjitha ish republikat sovjetike të cilat janë të njohura sipas të drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë edhe konventat ndërkombëtare mbi të drejtat themelore të njeriut, para anëtarësimit të tyre në Këshillin të Evropës. Është e vetëkuptueshme se një shoqëri thjesht nuk mund të mbijetojnë pa aplikimin e standardeve minimale të drejtave të njeriut dhe një perceptim të drejtësisë, edhe pse tradita ligjore mund që pa dyshim të ketë një ndikim vendimtar në cilësinë e jetës.
Problemi i vetëvendosjes
6. Edhe pse Rusia nuk e ka njohur zyrtarisht pavarësinë e MRT në kontekstin e procesit të njohjes ndërkombëtare të shtetit të ri, autoritetet Ruse kanë shprehur vazhdimisht respektin e tyre për të drejtën e popullit Transdniestrian për vetëvendosje. Unë dua të theksoj se problemi Transdniestrian nuk është trajtuar nga bashkësia ndërkombëtare (duke përfshirë, para së gjithash, nga Këshilli i Evropës), nga pikëpamja e vetëvendosjes.
7. Unë besoj se vendimi i Gjykatës se duhet të inkurajojë, jo Federatën Ruse, por komunitetin ndërkombëtar dhe së fundi Republikën e Moldavisë, për të marrë kontrollin efektiv, nuk është i mundur, pa zgjidhjen e problemit kryesor. Megjithatë gjykata, sipas mendimit tim, ka dështuar në çështjet Transdniestrian (Ilaşcu dhe të Tjerë, Catan dhe të tjerë dhe Ivantoc dhe të tjerë, të përmendura në gjykim), si dhe në çështje konkrete, për të vendosur parimet e vetëvendosjes dhe shkëputja pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
8. Pa një vlerësim të tillë të ngjarjeve dhe pa kuptuar burimet e konfliktit, është e pamundur për të përcaktuar problemin, për të vendosur të vërtetën dhe, në fund të fundit, për të gjetur një zgjidhje. Në të gjitha rastet e mëparshme për rajonin Transdniestrian. Analiza e Gjykatës ka qenë shumë e ngushtë dhe subjektive. Në Chiragov, cituar më lart, Gjykata u kritikua për herë të parë, nga gjykatësi Pinto de Albuquerque, për mundësinë e humbur për të adresuar këtë çështje në lidhje me shkëputjen e rajonit Nagornom Karabak pas pavarësisë së ish republikave sovjetike të Azerbajxhanit dhe Armenisë. Gjykatësi Pinto de Albuquerque ngriti çështjen e zhvillimit të parimit të vetëvendosjes "në një kontekst jo kolonial", dhe unë do ta përcaktoj më tej në kontekstin post sovjetik.
9. Është thjesht një çështje zgjedhje dhe strategjie ligjore nëse është e mjaftueshme për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të atyre që jetojnë në rajon ndërmjet Kushtetutës së MRT apo nëse këto të drejta dhe liri duhet të mbrohen nga sistemi i Konventës. Unë jam në favor të opsionit të dytë, por kjo detyrë mund të arrihet vetëm nëpërmjet procesit të vetëvendosjes, me qëllim që t’i ofrohet popullsisë Transdniestriane një shkallë autonomie në kuadër të sovranitetit Moldav.
10. Unë do të sugjeroja që Gjykata të jetë e kujdesshme në bërjen e një vlerësimi të ngjarjeve që lidhen me vetë shpalljen e MRT. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur “si pasojë e ndërhyrjes së huaj ushtarake", pasi ushtria ruse e 14-të ka qenë vendosur në rajon që nga viti 1956 dhe misioni i saj ishte për të ndaluar luftën dhe për të sjellë palët kundërshtare në paqe. Gjithashtu, duhet të theksohet se konflikti u provokua nga planet e autoriteteve Moldave "për t’i dhënë gjuhës Moldave statusin e gjuhës zyrtare dhe për të futur në alfabetin Cirilik në vend të atij latin, pa marrë parasysh interesat e popullsisë ruso folëse në Moldavi, duke përfshirë shtetas ruse, sa i përket vete identitetit. Këto plane janë realizuar në Kushtetutën e Moldavisë të miratuar në vitin 1994, ku gjithë protestat u shpërfillën.
11. Për fat të keq, me porosi ndërkombëtare merr një qasje të zezë dhe të bardhë, duke njohur vetëm pushtuesit dhe shtetet vuajnë. Por natyra e konfliktit është e ndryshme. Konflikti u shkaktua nga injorimi i të drejtave themelore të pakicës për të përdorur gjuhën e tyre amtare në korrespondencën zyrtare me autoritetet moldave. Asnjë masë kalimtare nuk u prezantua pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Duket se bashkësia ndërkombëtare nuk ishte e gatshme për të zgjidhur probleme të tilla të ndjeshme në lidhje me identitetin kombëtar; ajo nuk ka ndërmarrë asnjë përpjekje, as nuk lëshoi asnjë nga rekomandimet e këtij lloji në Moldavi. Bashkësia ndërkombëtare thjesht njohu juridiksionin e Moldavisë mbi territorin Transdniestrian pa imponuar ndonjë kërkesë shtesë në sferën e vetëvendosjes e MRT. Pa kërkesa të tilla, Republika e Moldavisë nuk do të ketë ndonjë interes në zgjidhjen e problemit apo ndonjë nxitje për ta bërë këtë.
12. Garancitë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore lidhur me vetë identitetin dhe vetëqeverisjen e atyre që jetojnë në rajon u reflektuan në Memorandumin e vitit 1997 të nënshkruar nga udhëheqësit e Moldavisë dhe MRT, dhe në Memorandumin Kozak të vitit 2001. Megjithatë, këto memorandume nuk janë implementuar nga Moldavia.
13. Unë nuk jam i sigurt se mbajtja e municione ushtarake dhe armatimeve të mbetura në vend mund të parandalojë transferimin e kontrollit efektiv në Moldavi, duke qenë se një marrëveshje politike duhet arritur. Megjithatë, unë besoj se ndërprerja e mbështetjes financiare nga Rusia për rajonin pa angazhimet e duhura nga ana e Moldavisë nuk mund të konsiderohet si një masë e përgjegjshme pasi kjo do të çojë në probleme sociale dhe humanitare. Nuk mund të mos vërehet se, njëzet e pesë vjet pas konfliktit, asgjë nuk ka ndryshuar dhe se Rusia nuk mund të fajësohet për këtë. Në fund të fundit, Republika e Moldavisë duhet të ndërmarrë masat për aplikimin e Konventës në tërë territorin e saj, duke përfshirë në Transdniestrinë.
14. Fakti që një entitet i ri nuk është njohur si shtet në bazë të së drejtës ndërkombëtare ngre çështjen e përgjegjësisë së bashkësisë ndërkombëtare dhe të dy shteteve të paditura për të marrë të gjitha masat e nevojshme kushtetuese për t’i dhënë fund një situatë të tillë të pasigurtë, sa më shpejt që të jetë e mundur, për hir të krijimit dhe zhvillimit të të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë në rajon. Federata Ruse mori masat e përgjithshme dhe të balancuara, duke i përfshirë edhe në formën e planit Kozak, për të transferuar rajonin në juridiksionin e Moldavisë me një shkallë autonomie, në mënyrë që të dy interesat moldave dhe rajonale do të jenë të kënaqur. Duhet të theksohet se interesat rajonale nuk mund të injorohen, sidomos pas luftës ku u pretenduan më shumë se 1000 viktima. Megjithatë, qeveria Moldave e refuzoi planin Kozak, duke i lënë të gjitha palët e interesuara në një situatë edhe më të thellë pasigurie. Unë nuk mund të fajësoj autoritetet e MRT-së për refuzimin për të ndjekur propozimet pasi ata nuk janë ftuar të marrin pjesë në procedurat gjyqësore.
15. Unë nuk jam i bindur se Moldavia e ka përmbushur detyrimin e saj për të marrë të gjitha masat politike, juridike dhe masat e tjera në dispozicion të saj për të rivendosur kontrollin mbi territorin e MRT. Nuk ka asnjë dëshmi të masave të tilla, duke përfshirë ndonjë që kishte për qëllim sigurimin e garancive në lidhje me përdorimin zyrtar të gjuhës ruse, autonomisë, përfaqësimit në Parlamentin Moldav, e kështu me radhë.
16. Më vjen keq që vendimi i Gjykatës në çështjen në fjalë, në një kontekst pasigurie në lidhje me vetëvendosjen do të çojë në një përshkallëzim të tensioneve mes Federatës Ruse dhe Këshillit të Evropës.
Full & Egal Universal Law Academy