Familja Mitovi kundër RM-së, А. nr. 53565/13 (aktgjykimi i GJEDNJ i datës 16 prill të vitit 2015) Shkelja e nenit 8 dhe 13 të Konventës Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore (KEDNJ) Lënda pason nga aplikacioni (nr. 53565/13) i dorëzuar nga ana e tre banorëve, Marjan Mitov (“ankuesi i parë”), zonja Cveta Mitova (“ankues i dytë”) dhe z. z. Denço Mitov (“ankues i tretë”) më datë 20 gusht të vitit 2013. Ankuesi i dytë dhe i tretë janë prindër të ankuesit të parë. Që të tre ankuesit posedojnë shtetësi të Maqedonisë dhe të Bullgarisë. Ankuesit në ankesën e tyre, janë ankuar në pajtim me nenin 6 dhe 8 të Konventës, përkatësisht ata kanë theksuar se organet vendore kanë dështuar që ti zbatojnë aktvendimet e Qendrës për punë sociale lidhur me të drejtat e tyre që të mbajnë kontaktet me vajzën e tyre të mitur, vajzën e ankuesit të parë, M.M. Përkatësisht, ankuesi i parë ka qenë në lidhje martesore me zonjën J.S.M, dhe gjatë kësaj lidhjeje martesore në vitin 2010 ka lindur vajza e tyre M.M. Pas divorcit në muajin maj të vitit 2012, Qendra për punë sociale ka miratuar më shumë aktvendime me të cilat i ka rregulluar çështjet lidhur me takimet nga ana e ankuesit të parë me vajzën e mitur të tij. Në kërkesë të ankuesit të dytë dhe të tretë, Qendra ka miratuar aktvendime me të cilin i ka rregulluar edhe takimet e ankuesit të dytë dhe të tretë me mbesën e tyre M.M. Megjithatë zonja J.S.M. (e ëma e vajzës së mitur M.M.) nuk i ka respektuar këto aktvendime, dhe ajo nuk e ka dërguar vajzën e saj në terminët e përcaktuar për takime. Për këtë arsye aktvendimet nuk janë realizuar, dhe më pas ankuesit kanë qenë të privuar nga e drejta e kontakteve të pa penguara me vajzën e mitur M.M. Edhe përskaj drejtimit deri te institucionet vendore, të njëjtit janë prononcuar si jo kompetent për nga aspekti i zbatimit të aktvendimeve të sjella nga Qendra për punë sociale. Kundër zonjës J.S.M është iniciuar procedura penale për marrjen e personit të mitur dhe gjatë kësaj ajo është shpallur si fajtore dhe asaj i është shqiptuar dënimi i burgimit të kushtëzuar. Arsyetimet e GJEDNJ Në lidhje me shkeljet e theksuara të nenit 8 të Konventës Duke i pasur parasysh rrethanat e rastit, si dhe pohimet ankuese të dorëzuara nga ana e ankuesve, Gjykata ka vërejtur se Qendra ka miratuar shtatë aktvendime me të cilat i ka rregulluar të drejtat e ankuesve lidhur me kontaktet me M.M. Gjykata gjithashtu ka vërejtur prolongime të mëdha të Qendrës gjatë vendosjes në lidhje me kërkesat e dorëzuara nga ankuesit që ti realizojnë kontaktet me M.M. (është nevojitur koha prej dy deri në pesë muaj që Qendra të vendos në lidhje me kërkesat e ankuesve). Për prolongimet e tilla, nuk janë ofruar kurrfarë arsyetime. Periudha e tillë ka qenë tejet e gjatë, në veçanti për nga aspekti i ankuesit të parë, qëndrimi i të cilit në Shtetin e paditur ka qenë i kufizuar. Duke pasur parasysh faktin se ankesa nuk e prolongon përmbarimin e aktvendimeve të tilla, ata kanë mbetur të obligueshme dhe përmbaruese në çastin kur u janë dorëzuar palëve. Në bazë të fakteve, Gjykata vëren se autoritetet nuk kanë ndërmarrë kurrfarë masa për krijimin e kushteve të nevojshme për zbatim të këtyre aktvendimeve, edhe pse kanë qenë të vetëdijshëm për sjelljen jo kooperative të nënës dhe për faktin se ata kanë qenë kompetent të veprojnë edhe në iniciativë të tyre. Për shkak të rrethanave të tilla, aktvendimet e Qendrës për takime kanë mbetur të pa përmbaruara një periudhë të gjatë kohore, gjatë së cilës ankuesit nuk kanë qenë në gjendje që ta takojnë M.M. Gjykata gjithashtu konsideron se autoritetet zyrtare nuk i kanë ndërmarrë të gjitha masat e disponueshme dhe të cilat racionalisht janë pritur nga ana e tyre, për nga aspekti i sigurimit të drejtave të palës ankuese në lidhje me këtë çështje. Edhe pse Qendra i ka hulumtuar efektet që do të shkaktonte ndarja e vajzës së mitur M.M. nga i ati i saj, Qendra prapëseprapë nuk i ka marrë parasysh interesat legjitime të ankuesve gjatë zhvillimit dhe mirëmbajtjes së lidhjeve me M.M.. Duke pasur parasysh lartpërmendurën, si dhe ndjeshmërinë e materies së shqyrtuar, Gjykata sajon konkludimin se organet vendore nuk kanë bërë orvatje përkatëse dhe efektive për realizimin e të drejtave të palës ankuese, për nga aspekti i jetës së tyre familjare, që është e garantuar me nenin 8 të Konventës. Në lidhje me shkeljet e theksuara të nenit 13 të Konventës Për nga aspekti i mjeteve efikase juridike, Gjykata, për rastin konkret vërejti se pala ankuese i ka shfrytëzuar këto mjete juridike vijuese: ankuesi i parë ka kërkuar nga Qendra për punë sociale dhe nga Ministria për drejtësi që ti përmbaroj vendimet e sjella nga Qendra; ai pa sukses ka kërkuar, që në pajtim me nenin 87 të Ligjit për familje, të realizoj përkujdesje të përkohshme familjare mbi fëmijën; ai ka iniciuar procedurën penale kundër zonjës J.S.M., për grabitjen e personit të mitur. Ankuesit, gjithashtu kanë kërkuar ndihmë edhe nga organet tjera vendore. Gjykata ka vërejtur se kërkesa e ankuesit të parë, për zbatim të vendimeve të miratuara nga Qendra ka qenë e paqëllim. Kjo për arsye se Qendra por edhe Ministria për drejtësi janë shpallur si jo kompetent për të vepruar. Sipas kësaj, sistemi i përmbarimit administrativ të vendimeve të organeve të drejtorisë, të theksuar në Ligjin për procedurë drejtuese, nuk ka mundur të vihet në funksion. Në këtë drejtim, Gjykata ka konkluduar se Qeveria nuk i ka dorëzuar Gjykatës kurrfarë dispozita të posaçme të ligjeve ose të praktikës vendore, në aspekt të asaj se cili organ është kompetent për zbatimin e vendimeve të miratuara nga Qendra e që janë në lidhje me gjendjet e konstatuara. Këto çështje mbeten të hapura edhe në lëndën e ankuesve, edhe përskaj mekanizimit për zgjidhjen e konfliktit të kompetencave në mes organeve drejtuese, të parapara në legjislativin vendor. Në lidhje me përmbarimin nga ana e përmbaruesve, Gjykata nuk fiton bindjen, e as Qeveria nuk ka dorëzuar kurrfarë komente për të argumentuar përgënjeshtrimin e faktit se mekanizmi i përmbarimit, i paraparë me Ligjin për përmbarim është zbatuar në vendimet e miratuara nga Qendra. Ky konstatimi është i qëndrueshëm, meqenëse sistemi ka të bëjë me përmbarimin e aktgjykimeve gjyqësore ose të vendimeve të sjella nga organet drejtuese, lidhur me obligimin materiale, që nuk është edhe rast me vendimet e Qendrës lidhur me takimet. Në rrethana të tilla, Gjykata nuk mund ti evitoj konstatimet se nuk ka ekzistuar mjet efikas juridik në legjislativin vendor lidhur me ankesat e ankuesve, që janë në lidhje me mos zbatimin e vendimeve të miratuara nga Qendra e që kanë të bëjnë me takimet me M.M. Më pas, Gjykata vëren se procedurat penale të iniciuara në muajin tetor të vitit 2013, kundër zonjës J.S.M akoma nuk janë të përfunduara para gjykatave vendore. Nuk janë iniciuar kurrfarë procedura për nga aspekti i refuzimit nga ana e saj, që ti respektoj vendimet për takimet e gjyshes dhe gjyshit me vajzën e mitur. Theksimet, por edhe praktika vendore të cilën e dorëzoi Qeveria, nuk mund ta bind Gjykatën se kompensimi përmes procedurës penale, paraqet mjetin efikas juridik në lidhje me të drejtat e ankuesve që janë në pajtim me nenin 8 të Konventës. Duke pasur parasysh këtë prapavijë, Gjykata konsideron se ankuesve nuk u është ofruar mjeti efikas juridik në lidhje me ankesat e tyre sipas nenit 8 të Konventës. Për këtë arsye, evidentohen shkelje të nenit 13, të shqyrtuar në lidhje me nenin 8 të Konventës. Ankuesi i parë, ka kërkuar 100.000 euro në emër të dëmit material të shkaktuar nga mos pagesa e pagës, nga e cila ai është privuar gjatë kohës së qëndrimit në shtetin e paditur. Ai gjithashtu ka kërkuar 50.000 euro në emër të dëmit jo material për vuajtjet mentale që i ka përjetuar si rezultat i shkeljeve të lartpërmendura. Ankuesi i dytë dhe i tretë, kanë kërkuar me nga 10.000 euro për dëme të natyrës jo materiale. Qeveria i ka kontestuar kërkesat e ankuesve si të pa baza. Qeveria më pas ka theksuar se nuk ekziston lidhja kauzale në mes dëmshpërblimit të kërkuar dhe shkeljeve të theksuara. Ankuesit, po ashtu kanë kërkuar 11.000 euro për shpenzimet e realizuara para autoriteteve vendore dhe para Gjykatës. Qeveria i ka kontestuar kërkesat e lartpërmendura si të pa baza, duke theksuar se ata nuk kanë dorëzuar kurrfarë dëshmi se shpenzimet e kërkuara kanë qenë “të besueshme dhe të domosdoshme". Gjykata, duke vendosur në bazë të barabartë, ankuesit të parë i ndau 13.000 euro, kurse ankuesit të dytë dhe të tretë në mënyrë të përbashkët u ndan 7.000 euro, plus pagesën e cilëndo prej taksave që do të duhet të paguhet. Gjithashtu, Gjykata u përcaktoi edhe shumën prej 850 euro, në mënyrë të përbashkët për tre ankuesit, për shpenzimet e gjeneruar për procedurat para Gjykatës, plus cilëndo prej taksave që do të duhet të paguhet.
Full & Egal Universal Law Academy