Navalnyy dhe Yashin kundër Rusisë - 76204/11 Vendim 4.12.2014 (Seksioni I) Faktet: Kërkuesit ishin dy aktivistë politikë dhe udhëheqës të opozitës. Në vitin 2011, ata u arrestuan për mosrespektimin e një urdhri të policisë për të ndaluar një marshim spontan që ata pretendohej të kishin zhvilluar pas pjesëmarrjes në një demonstratë të autorizuar. Ata u mbajtën të ndaluar nga policia para se të nxirreshin para gjykatës ditën tjetër dhe u dënuan me 15 ditë ndalim administrativ. Ankimet e tyre iu refuzuan. Ligji – Neni 11: Arresti, ndalimi dhe dënimi i kërkuesve përbënte një ndërhyrje në të drejtën e tyre sipas nenit 11. Ai ndiqte një qëllim legjitim për ruajtjen e rendit publik. Në lidhje me proporcionalitetin, Gjykata vuri re që edhe nëse kërkuesit nuk kishin ndër mend të zhvillonin një marrshim, shfaqja e një grupi të madh protestuesish mund të perceptohej si i tillë, Megjithatë, marshimi kishte zgjatur vetëm 15 minuta, ishte paqësor dhe, duke pasur parasysh numrin e pjesëmarrësve, nuk do të ishte e vështirë për ‘u mbajtur nën kontroll. Policia i kishte parë kërkuesit vetëm sepse marshimi nuk ishte i autorizuar. Gjykatat vendase nuk kishin bërë asnjë përpjekje për të verifikuar masën e rrezikut që përbënin protestuesit ose nëse ishte e nevojshme për t’i ndaluar ata. Kërkuesit pastaj u arrestuan për mosrespektim të urdhrave të policisë, por Gjykata nuk ishte në gjendje të vërtetonte nëse policia kishte lëshuar ndonjë urdhër të tillë para se të realizonte arrestimet. Edhe nëse prezumohet që kërkuesit nuk i ishin bindur urdhrit për përfundimin e marshimit, nuk kishte arsye për t’i arrestuar ata. Për më tepër, dënimi i dhënë nuk reflektonte natyrën relativisht të ulët të veprës së pretenduar. Përfundimisht, autoritetet vendase kishin njohur shprehimisht që kërkuesit ishin dënuar për mbajtjen e një demonstrate paqësore spontane dhe thirrjen e parullave anti-qeveritare. Masat shtrënguese të marra kishin një potencial serioz për të penguar mbështetësit e tjerë opozitarë dhe publikun ne gjerë në marrjen pjesë në demonstrata dhe, në përgjithësi, nga pjesëmarrja në debatin e hapur politik. Efekti pengues i këtyre sanksioneve ishte fuqizua më tej nga fakti që ato kishin si objektiv figura të njohura publike, heqja e lirisë së të cilëve kishte tërhequr vëmendje të gjerë të mediave. Kështu, ndërhyrja nuk ishte e nevojshme në një shoqëri demokratike. Përfundimi: shkelje (njëzëri). Gjykata konstatoi gjithashtu, njëzëri, shkeljen e Nenit 6 par 1 në lidhje me procedimet administrative ndaj kërkuesve, të Nenit 5 në lidhje me shoqërimin e panevojshëm në rajonin e policisë, ndalimin e pa dokumentuar dhe të panjohur prej gjashtë orësh në transit dhe mungesën e shkaqeve për ndalimin e tyre, të Nenit 13 në lidhje mungesën e mjeteve efektive të brendshme, dhe të Nenit 3 në lidhje m kushtet në të cilat u mbajtën kërkuesit në rajonin e policisë. Neni 41: 26 000 Euro për secilin kërkues në lidhje me dënimin jo-pasuror.
Full & Egal Universal Law Academy