© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2016. Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën. Për më shumë informacion, shiko shënimin e plotë në lidhje me të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2016. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2016. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur á la fin du présent document
Shënim Informues i Praktikës së Gjykatës Nr. 187
Korrik 2015
Nazarenko k. Rusisë - 39438/13
Vendim[1] 16.7.2015 [Seksioni I]
Neni 8
Detyrimet pozitive
Neni 8-1
Respektimi i jetës familjare
Përjashtimi i plotë dhe i menjëhershmë i kërkuesit nga jeta e fëmijës, pasi u konstatua se ai nuk ishte babai biologjik: shkelje
Faktet – Gjatë martesës së kërkuesit dhe bashkëshortes së tij N. lindi vajza e tyre A. Më vonë çifti u divorcua dhe kërkuesi dhe nëna e A. kishin kujdestarinë e përbashkët të fëmijës. Pasi kundërshtimit të atësisë së kërkuesit nga N., u konstatua se ai nuk ishte babai biologjik i fëmijës. Si rezultat, edhe pse autoritetet vendase pranuan se ai e kishte rritur A. dhe ishte kujdesur për të për një periudhë prej pesë vjetësh, ai humbi të gjitha të drejtat e tij prindërore në lidhje me fëmijën, përfshirë të drejtën për të mbajtur kontakte me të. Emri i tij u hoq nga certifikata e lindjes së fëmijës dhe mbiemri i fëmijës u vendos se duhej të ndryshohej. E drejta e brendshme nuk parashikonte përjashtime të cilat do të kishin lejuar kërkuesin, edhe pse nuk kishte biologjike me fëmijën, për të ruajtur marrëdhëniet me të.
E drejta – Neni 8: A. kishte lindur gjatë martesës së kërkuesit me N. dhe ishte regjistruar si vajza e tij. Duke mos dyshuar për atësinë e tij ndja A., kërkuesi e kishte rritur atë dhe ishte kujdes për të për më shumë se pesë vjet. Siç përcaktohet nga autoriteti për kujdesin ndaj fëmijëve dhe ekspertët psikologë, ka pasur një lidhje të ngushtë emocionale ndërmjet kërkuesit dhe A.. Pra, marrëdhëniet e tyre, përbënte jetë familjare brenda kuptimit të nenit 8 § 1. Mungesa e lidhjeve biologjike me një fëmijë nuk ishte kusht i domosdoshëm për ekzistencën e jetës familjare për qëllimet e kësaj dispozite (shih, sa i përket prindërve kujdestar, Kopf dhe Liberda k. Austrisë, 1598-1506, 17 Janar 2012).
Gjykata vëren me shqetësim jo fleksibitetin e dispozitat ligjore që rregullojnë të drejtën e takimit. Qeveria nuk ka dhënë asnjë arsye se pse ishte "e nevojshme në një shoqëri demokratike" parashikimi i një liste shteruese të personave që kanë të drejtë për të mbajtur kontakte me një fëmijë dhe të mos parashikoheshin përjashtime në rrethana të caktuara duke marrë në konsideratë interesin më të lartë të fëmijës. Kështu një person i cili nuk bën pjesë në grupin e personave që e drejta ua njeh të drejtën e takimeve, si kërkuesi, por që është kujdesur për një periudhë të gjatë për fëmijën dhe ka krijuar një lidhje të ngushtë personale me të nuk përfitojnë nga e drejta e kontaktit në asnjë rrethanë dhe pavarësisht interesit më të lartë të fëmijës.
Gjykata nuk është e bindur nëse interesi më i lartë i fëmijës në sferën e të drejtës së takimit mund të përcaktohet me një supozim të përgjithshëm ligjor. Gjykata çmon se një balancim i drejtë i të drejtave të të gjithë personave të përfshirë kërkon një shqyrtim të rrethanave të veçanta të çështjes. Prandaj, neni 8 i Konventës mund të interpretohet se vendos mbi Shtetet anëtare detyrimin për të shqyrtuar rast pas rasti nëse është në interesin më të lartë të fëmijës të mbajë kontakte me personin me të cilin lidhet biologjikisht apo jo, i cili është kujdesur për të për një periudhë të gjatë kohore. Duke i mohuar kërkuesit të drejtën e takimit me A., pa marrë në shqyrtim nëse një kontakt i tillë do të ishte në interesin më të lartë të A., Rusia ka dështuar të përmbushë këtë detyrim.
Një person i cili është kujdesur për një fëmijë për një kohë të gjatë si të ishte fëmija i tij nuk duhet të përjashtohet tërësisht nga jeta e fëmijës, edhe pasi është zbuluar se nuk është babai biologjik i fëmijës, përveç nëse ka arsye të rëndësishme që lidhen me interesin më të lartë të fëmijës. Në rastin konkret, nuk ekzistonin arsye të tilla. Në asnjë moment nuk është supozuar se kontakti i A.-së me kërkuesin dëmtonte zhvillimin e saj. Krejt ndryshe, autoriteti i kujdesit për fëmijët dhe ekspertët psikologë kishin deklaruar se ezksitonte një lidhje e fortë e ndërsjellë ndërmjet kërkuesit dhe A. dhe se kërkuesi ishte kujdesur më së miri për fëmijën
Gjykata arrin në përfundimin se autoritetet kanë dështuar në detyrimin e tyre për të siguruar një mundësi që lidhja familjare ndërmjet kërkuesit dhe A. të vazhdonte. Përjashtimi i plotë dhe i menjëhershëm i kërkuesit nga jeta e A. pas heqjes së atësisë së tij, për shkak të mos fleksibilitetit të dispozitave ligjore të brendshme - në veçanti mohimi i të drejtave të kontaktit, duke mos marrë në konsideratë interesin më të lartë të A. – përbënte mos respektimin të detyrimit nga ana e Shtetit për të respektuar jetën familjare të kërkuesit.
Përfundimi: shkelje (njëzëri).
Neni 41: Kërkuesi nuk pati pretendime për dëme.
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje e Regjistrit nuk është detyrues për Gjykatën.
Kliko këtu për Shënim Informues mbi Praktikën e Gjykatës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2016.
Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën dhe kjo e fundit nuk ka përgjegjësi për cilësinë e përkthimit. Ai mund të shkarkohet nga baza e të dhënave të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, HUDOC (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash të cilës Gjykata ia përcjell. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo fitimprurëse me kushtin e përdorimit të titullit të plotë të çështjes, të dhënat e së drejtës së autorit dhe referencat përkatëse të Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut. Nëse pjesë të këtij përkthimi do të përdoren për qëllime fitimprurëse, ju lutem kontaktoni: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2016.
This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has to share it. It may be reproduced for non-commercial purpose on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for the commercial purpose please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2016.
La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée a partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante: publishing@
[1] për pranueshmërinë dhe themelin
Full & Egal Universal Law Academy