© Këshilli i Europës/Gjykata e të drejtave të njeriut, 2012.
Ky përkthim është kryer me mbështetjen e Fondit të besimit për të drejtat e njeriut të Këshillit të Europës (/humanrightstrustfund). Ai nuk krijon detyrim për Gjykatën. Për më shumë informacion, të shihen treguesit e copyright/të drejtat e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2012.
This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2012.
La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
DHOMA E MADHE
ÇËSHTJA NEJDET ŞAHİN DHE PERİHAN ŞAHİN kundër TURQISË
(kërkesa no 13279/05)
VENDIM
STRASBURG
20 tetor 2011
Ky vendim është përfundimtar. Ai mund të pësojë përmirsime në formë,
Në çështjen Nejdet Şahin dhe Perihan Şahin kundër Turqisë
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, që u mblodh në një Dhomë të Madhe të përbërë nga:
Nicolas Bratza, kryetar,
Josep Casadevall,
Nina Vajić,
Dean Spielmann,
Christos Rozakis,
Corneliu Bîrsan,
Anatoly Kovler,
Elisabet Fura,
Ljiljana Mijović,
Egbert Myjer,
David Thór Björgvinsson,
George Nicolaou,
Luis López Guerra,
Nona Tsotsoria,
Ann Poëer-Forde,
Işıl Karakaş,
Guido Raimondi, gjykatës
Dhe nga Michael O’Boyle, ndihmës sekretar,
Pasi diskutoi në dhomën e këshillit të 9 marsit dhe 21 shtatorit,
Dha këtë vendim, të miratuar në këtë datë të fundit :
PROCEDURA
1. Në origjinë të çështjes gjendet një kërkesë (no 13279/05) drejtuar kundër Republikës së Turqisë ku dy shtetas të këtij shteti, Z. Nejdet Şahin dhe Znj. Perihan Şahin (« kërkuesit »), i janë drejtuar Gjykatës më 9 prill 2005 bazuar në nenin 34 të Konventës së mbrojtjes së të drejtave dhe të lirive themelore të njeriut. (« Konventa »).
2. Kërkuesit, që kanë përfituar ndihmën juridike, përfaqësohen nga Z. K. Karabulut, avokat në Ankara. Qeveria turke (« qeveria ») përfaqësohet nga Z. M. Özmen, funksionar i saj.
3. Kërkuesit pretendojnë një mungesë paanësie të procedurës, para gjykatave kombëtare, për shkak të një mospajtimi të jurisprudencës së këtyre të fundit ( neni 6 § 1 i Konventës).
4. Kërkesa i është dhënë seksionit të dytë të Gjykatës (neni 52 § 1 i rregullores së Gjykatës). Në 27 maj 2010, një dhomë e këtij seksioni e përbërë nga Françoise Tulkens, Ireneu Cabral Barreto, Vladimiro Zagrebelsky, Danute Jočienė, Dragoljub Popović, András Sajó dhe Işıl Karakaş, gjykatës si dhe nga Sally Dollé, sekretar, e ka deklaruar kërkesën të pranueshme dhe kanë vendosur me gjashtë vota pro dhe një kundër, se nuk ka shkelje të nenit 6 § 1 të Konventës.
5. Në 25 gusht 2010, kërkuesit kanë kërkuar dërgimin e çështjes para Dhomës së Madhe sipas neneve 43 të konventës dhe 73 të rregullores. Në 4 tetor 2010, kolegji i Dhomës së Madhe e pranon këtë kërkesë.
6. Përbërja e Dhomës së Madhe është vendosur në përputhje me nenet 26 §§ 4 dhe 5 të Konventës dhe 24 të rregullores. Meqë Jean‑Paul Costa nuk ka mundur të marë pjesë në debatet e dyta seancat e mëpasshme, Nicolas Bratza ka marrë kryesinë e Dhomës së Madhe gjatë punimeve dhe Egbert Myjer, ndihmësgjyqtari i parë, është bërë anëtar efektiv i Dhomës së Madhe (neni 11 i rregullores). Corneliu Bîrsan, ndihmëgjyqtari i dytë ka zëvendësuar Kristina Pardalos, që s’ka mundur të asistojë.
7. Kërkuesit kanë paraqitur vërejtjet me shkrim mbi themelin e çështjes, por jo mbi Qeverinë.
8. Një seancë në publik është zhvilluar në Pallatin e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg, në 9 mars 2011 neni 59 § 3 i rregullores).
Janë paraqitur :
– për Qeverinë
Zotërinjtë.M. Özmen, bashkë- agjent,
K. Esener,
O. Çidem,
M. K. Erdem,
N. Yamali,
I. Ertüzün,Këshilltarë,
ZonjatF. Sözen,
İ. Kocayiğit,
A. Özdemir, Këshilltarë ;
– për kërkuesit
Av.K. Karabulut, këshillim,
Znj.M. Tuncel, asistente.
Gjykata ka dëgjuar deklaratat e avokatit Karabulut dhe Z. Özmen.
REFERIMI I FAKTIT
I. RRETHANAT E ÇËSHTJES
9. Kërkuesit kanë lindur respektivisht në 1949 dhe 1950 dhe banojnë në Ankara.
10. Djali i tyre ishte pilot në ushtri. Ai vdes në një aksident ajror të ndodhur në 16 maj 2001 në Malatya (fshat i Akçadağ / Güzyurdu), gjatë një transportimi të trupave midis Diyarbakır dhe Ankarasë. Në këtë aksident humbën jetën edhe anëtarët e ekuipazhit të avionit.
11.Në 10 maj 2002, përmes avokatit të tyre, kërkuesit i drejtuan drejtorisë së përgjithshme të arkës së pensioneve turke një kërkesë që synonte veçanërisht përfitimin e një pensioni të parashikuar në nenin 21 të ligjit no 3713 lidhur me luftën kundër terrorizmit. (« ligji no 3713 »).
12. Me një letër të 23 majit 2002, drejtoria e përgjithshme e arkës së pensioneve nënvizoi se kërkuesve u ishte dhënë pikërisht një pension mujor për invaliditet lufte në bazë të nenit 64 të ligjit no 5434, si dhe një shpërblim 30 herë më shumë sesa rroga më e lartë e një funksionari të shtetit. Ajo vuri në dukje gjithashtu se vdekja e djalit të tyre nuk ishte rezultat i terrorizmit ashtu si konceptohet nga ligji no 3713 por ishte shkaktuar nga rënia e avionit për shkaqe të papërcaktuara, kështu që nuk ishte e mundur të rritej pensioni i tyre mujor i invaliditetit në nivelin e një rroge mujore që marrin homologët në shërbim.
13. Në 15 korrik 2002, përmes avokatit të tyre, kërkuesit iu drejtuan gjykatës administrative të Ankarasë me një ankim kundër këtij vendimi. Ata pohojnë gjithashtu se djali i tyre kishte vdekur ndërsa po siguronte transportimin e trupave të angazhuara në luftën kundër terrorizmit qysh nga veriu i Irakut, kështu që vdekja e tij duhej konsideruar si një vdekje e ndodhur në kuadrin e luftës kundër terrorizmit.
14. Në prill 2003, dhoma e katërt e gjykatës administrative të Ankarasë e hodhi poshtë ankesën tyre, duke çmuar se çështja nuk ishte kompetencë e saj por e Gjykatës së Lartë administrative ushtarake. Për të bërë këtë, dhoma e katërt iu referua një gjykimi të gjykatës së konflikteve të 14 majit 2001 (E.2000/77, K.2001/22) dhe deklaroi veçanërisht si më poshtë :
« (...) për të përcaktuar, lidhur me vendosjen e gjykatës kompetente, nëse një akt administrativ lidhet ose jo me shërbimin ushtarak, është mirë të merret parasysh objekti i aktit administrativ. Nëse ky akt është argumentuar për sa i përket kërkesave të procedurës ushtarake dhe të praktikës ushtarake, si dhe të shërbimit ushtarak, duhet pranuar që ky akt ka të bëjë me shërbimin ushtarak. (...) Rrethana që akti është marë nga një instancë jo ushtarake nuk e vë në dyshim këtë situatë dhe çështja e ngritur nga një ushtarak (...) duhet të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë administrative ushtarake. Në këtë rast, çështja është rezultat i kërkesës për pension mujor të formuluar nga ankimuesit sipas ligjit no 3713 (...) Për të përcaktuar nëse kërkesa përfshihet ose jo në fushën e zbatimit të këtij ligji, duhet marë parasysh (...) qëllimi i shërbimit ustarak, veçoritë e vendeve të misionit ushtarak si dhe aftësia ushtarake, kështu që duhet rënë dakord që akti i çështjes është argumentuar në funksion të domosdoshmërive të procedurës ushtarake dhe të praktikës ushtarake.
Në këtë situatë, (...) shqyrtimi dhe zgjidhja e çështjes hyjnë në fushën e kompetencës së Gjykatës së Lartë administrative ushtarake.
Nga ana tjetër, vendimi i gjykatës së konflikteve no E : 2000/77, K : 2001/22, të publikuar në gazetën zyrtare (...) i 18.06.2001, e konfirmon këtë »
15. Në 3 qershor 2003, kërkuesit e çuan çështjen e tyre para Gjykatës së Lartë administrative ushtarake. Në kërkesë padinë, ata bashkëngjitën një vendim të marrë nga dhoma e dhjetë e gjykatës administrative të Ankarasë në 22 janar 200 3 (E.2002/1059, K.2003/27), duke vlerësuar se bëhet fjalë për një çështje të ngjashme (paragrafi 26 më poshtë ).
16. Në 10 qershor 2004, Gjykata e Lartë administrative ushtarake e hodhi poshtë ankesën e tyre. Ajo vërejti së pari se të interesuarve u ishte dhënë një pension mujor invaliditeti lufte si dhe një shpërblim sa tridhjetë herë rroga më e lartë e një funksionari shtetëror në bazë të nenit 78 shtesë në ligjin no 5434 dhe rivlerësuar sipas ligjit no 4567. Ajo nënvizoi më pas se kërkesa e tyre që synon rritjen e pensionit mujor të invaliditetit të shërbimit në nivelin e pagës mujore të marë nga homologët në shërbim është hedhur poshtë nga administrata e paditur. Në këtë drejtim, ajo nënvizoi se përfitimi i të drejtave të njohura në bazë të nenit 21 të ligjit no 3713 ishte i mundur vetëm në rastin kur punonjësi i shtetit plagosej drejtpërdrejt ose gjymtohej ose vritej si pasojë e akteve terroriste. Ajo çmon se fakti i vetëm që i interesuari ka pasur një funksion me objektiv luftën kundër terrorizmit nuk ishte i mjaftueshëm. Gjykata e Lartë administrative ushtarake arriti në përfundimin se i ndjeri nuk ka qenë viktimë e terrorizmit kështu që aktit administrativ i kontestuar nuk paraqiste asnjë parregullsi.
17. Një nga gjykatësit e Gjykatës së Lartë administrative ushtarake shprehu një opinion të kundërt në të cilin ai kritikonte interpretimin kufizues të ligjit no 3713. Duke kujtuar se nuk kontestohet fakti që djali i kërkuesve kishte vdekur në një aksident që kishte ndodhur ndërsa ai ishte piloti i dytë i një avioni transporti për trupat që ktheheshin nga një operacion lufte kundër terrorizmit, ai vlerësoi se çështja mbështetej vetëm mbi pyetjen nëse vdekja hynte në fushën e zbatimit të nenit 21 të ligjit no 3713. Sipas tij, në dritën e misionit të të ndjerit veçanërisht , kjo dispozitë ishte fare mirë e zbatueshme në rrethanat e këstij rasti.
18. Në 6 korrik 2004, kërkuesit formuluan një ankesë kundër gjykimit të Gjykatës së Lartë administrative ushtarake. Në memorien e vet avokati i kërkuesve saktëson se, në vërejtjet e saj të 10 qershorit 2004 dhe në seancën e mbajtur para Gjykatës së Lartë administrative ushtarake në të njëjtën datë, ai kishte paraqitur katër vendime të mara nga dhoma e 6-të , e 10-të dhe e 11-të e gjykatës administrative të Ankarasë lidhur me kërkesa të ngjashme me ato të kërkuesve, të paraqitura nga katër familje të ushtarakëve të vdekur gjatë të njëjtit aksident me avion si djali i tyre, vendime përmes të cilave gjykatësit kishin vendosur në favor të paditësve. Ai u ankua se Gjykata e Lartë administrative ushtarake nuk i ishte referuar anjërës prej këtyre çështjeve dhe pohoi se zgjidhja e dhënë nga kjo e fundit cënonte parimet kushtetuese të barazisë dhe të unitetit të drejtësisë.
19. Me një vendim të 30 shtator 2004, Gjykata e Lartë administrative ushtarake hodhi poshtë ankesën e kërkuesve si të pabazë, në përputhje me ligjin dhe procedurën e gjykimit të kontestuar. Ky vendim iu bë i ditur avokatit të kërkuesve. Vula e postës që figuron mbi zarfin e dërguar mban datën e 11 tetorit 2004.
II. E DREJTA DHE PRAKTIKA E BRENDSHME PËRKATËSE
A. Paraqitje e shkurtër e strukturës juridiksionale turke.
20. Sistemi juridiksional turk artikulohet veçanërisht rreth tri kategorish : gjykata gjyqësore (të zakonshme) të përbëra nga gjykata civile dhe penale, drejtësia administrative dhe drejtësia ushtarake. Këto kategori nga ana e tyre kanë nëndarje sipas objektit të çështjes. Këto rende të gjykatave kanë secila mbi krye gjykatën e tyre të lartë : Gjykata e Kasacionit për gjykatat gjyqësore, Këshilli i shtetit për gjykatat administrative të zakonshme, Gjykata e Kasacionit ushtarake dhe Gjykata e Lartë administrative ushtarake për sa i përket drejtësisë ushtarake.
21. Sipas nenit 157 të Kushtetutës, Gjykata e Lartë administrative ushtarake është gjykata e ngarkuar me kontrollin juridiksional në shkallë të parë dhe të fundit të çështjeve që rezultojnë nga vendimet dhe aktet administrative që lidhen njëkohësisht me ushtarakët dhe me funksionin ushtarak edhe nëse burojnë nga autoritete joushtarake. Gjithsesi, kur çështja lidhet me detyrimin e shërbimit ushtarak, nuk kërkohet që i interesuari të jetë ushtarak.
22. Një gjykatë speciale, gjykata e konflikteve, është e kualifikuar për të zgjidhur përfundimisht konfliktet e kompetencës dhe të gjykimit që mund të dalin midis instancave juridiksionale gjyqësore, administrative dhe ushtarake (neni158 i Kushtetutës).
B. E drejta e brendshme përkatëse
23. Neni 21 i ligjit no 3713[1] të 12 prillit 1991 lidhur me luftën kundër terrorizmit thotë veçanërisht kështu :
« Dispozitat e ligjit no 2330 lidhur me dëmshpërblimin financiar dhe me të drejtat për pension mujor zbatohen për punonjës publikë të plagosur, të mbetur invalidë, të vdekur ose të vrarë gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre, brenda dhe jashtë vendit ose, edhe nëse e kanë humbur statusin e tyre [si punonjës], përsa i përket ushtrimit të funksionit të tyre [si rrjedhojë] e akteve terroriste (...) »
24. Dispozitat kryesore të ligjit no 2247 të 12 qershorit 1979 (hyrë në fuqi në 22 qershor 1979) lidhur me krijimin dhe funksionimin e gjykatës së konflikteve, lexohen si më poshtë :
Neni 10
« Konsiston në zgjidhjen e një konflikti të kompetencës, pasi është bërë një kërkesë në gjykatën e konflikteve nga prokurori i përgjithshëm i interesuar, për të shqyrtuar një çështje kompetence, pas refuzimit të një përjashtimi për moskompetencë në kuadrin e një çështjeje para gjykatave gjyqësore, administrative, ushtarake (...) »
Neni 17
« Ka një konflikt pozitiv të kompetencës kur, për çështje ku palët, objekti dhe shkaku janë të njëjtë, të paraqitura para dy gjykatave të ndryshme të rendit gjyqësor, administrativ ose ushtarak, çdo gjykatë ka marrë një vendim përmes të cilit ajo e konsideron veten si kompetente për ta njohur çështjen . (...) »
Neni 24
« Ka konflikt gjykimesh kur zbatimi i një të drejte bëhet i pamundur nga një kontradiktë midis vendimeve përfundimtare ose të bëra përfundimtare, të marra të paktën nga dy prej gjykatave të cituara në nenin 1, me kusht që këto vendime të kenë të bëjnë – me përjashtim të çështjeve të kompetencës - me të njëjtin objekt dhe të njëjtin shkak, dhe që të paktën njëra nga palët [e çështjes ] të jetë e njëjta (...) »
Article 28
« Gjykata e konflikteve njofton menjëherë për të gjitha përfundimet e vendimeve të saj prokurorët e përgjithshëm të interesuar, gjykatën që i është drejtuar për zgjidhjen e konfliktit të kompetencës, gjykatën ose gjykatat të cilave u ishte shkruar që të prisnin vendimin dhe personave ose organeve që kanë kërkuar zgjidhjen e konfliktit. Organet juridiksionale si dhe të gjitha organet, autoritetet, dhe të interesuarit, duhet të respektojnë vendimet e gjykatës dhe t’i zbatojnë ato menjëherë (...) »
Neni 29
« Vendimet e seksioneve të asamblesë së përgjithshme janë përfundimtare. Vendimet në parim dhe vendimet e seksioneve të gjykuara si të rëndësishme nga Kryetari publikohen në gazetën zyrtare.»
Article 30
« Kontradiktat midis vendimeve të seksioneve të gjykatës së konflikteve rregullohen nga vendimet në parim të marra nga asambleja e përgjithshme (...) Vendimet në parim në fushën e kompetencës janë detyruese për gjykatën e konflikteve dhe të gjitha instancat juridiksionale ; vendimet në parim që lidhen me themelin të dhëna për shkak të konfliktve të gjykimeve janë detyruesevetëm për gjykatën e konflikteve . »
C. Praktika dhe jurisprudenca e brendshme përkatëse
1. Gjykime të gjykatave administrative të zakonshme dhe Gjykata e Lartë administrative ushtarake.
25. Përveç procedurës së parashtruar nga kërkuesit, 17 padi sipas ligjit no 3713 janë ndërmarrë para gjykatave administrative të brendshme nga familjet e viktimave të aksidentit me avion të 16 majit 2001 pas hedhjes poshtë të kërkesave të tyre nga arka turke e pensioneve.
Në katërmbëdhjetë raste, nga të cilët katër kanë të bëjnë me të afërmit e ekuipazhit të avionit, këto ankesa janë gjykuar nga gjykata administrative e Ankarasë, e cila ka vendosur në favor të familjeve të viktimave. Në fakt, në 19 qershor 2002 (E.2002/87, K.2002/870), në 22 janar (vendimi E.2002/1059, K.2003/27), 31 mars (vendimi E.2003/148, K.2003/522) dhe 26 qershor 2003 (vendimet E.2002/100, K.2003/1073 dhe E.2002/101, K.2003/1053), në 19 tetor 2004 (vendimet E.2004/3051, K.2004/1535 et E.2004/3055, K.2004/1536), në 6 dhe 14 tetor 2005 (vendimet E.2005/1973, K.2005/1424 dhe E.2005/1743, K.2005/1011), në 8 dhe 29 mars 2006 (vendimet E.2006/653, K.2006/594 dhe E.2006/678, K.2006/551), në 27 shtator 2007 (E.2007/764, K.2007/1849) si dhe 29 dhe 30 janar 2008 (E.2008/82, K.2008/184 dhe E.2007/1491, K.2008/135), gjykata administrative e Ankarasë (Dhomat : 1, 2, 3 , 4 , 5 , 6 , 8 , 10 dhe 11) ka dhënë gjykime në të cilat ka pranuar se aksidenti me avion bën pjesë në rrethana që hyjnë në fushën e zbatimit të ligjit no 3713.
26. Veçanërisht, në 22 janar 2003 (vendimi E.2002/1059, K.2003/27), pas ankesës për anulim të vendimit të arkës së pensioneve që hodhi poshtë kërkesën për dhënien e të drejtave për pension shtesë të parashikuar nga ligji no 3713 të formuluar nga prindërit e pilotit të avionit dhoma e 10- të e gjykatës administrative të Ankarasë dha vendimin në të cilin u shpreh kështu :
« (...) Pas shqyrtimit të dosjes, [duket] se (...) i biri i ankuesve, i cili ishte pilot i avionit (...) që duhej, nga një anë, të transportonte trupat speciale të ngarkuara me me mision për të ndërhyrë kundër organizatës terroriste separatiste PKK si dhe për transportimin e armëve dhe pajimeve të tyre drejt zonës së ndërhyrjes dhe, nga ana tjetër, për t’iu çuar njësive të tyre trupat që po linin këtë zonë (...) vdiq në 16 maj 2001, pasi avioni i tij u shkatërrua gjatë këtij misioni . Pas kësaj ngjarjeje, një pension mujor invaliditeti lufte iu dha ankuesve sipas nenit 64 të ligjit no 5434 (...) Duke çmuar se vdekja hynte në fushën e zbatimit të ligjit no 3713, ata kanë kërkuar një pension mujor të tillë. (...) Ata kanë ndërmarrë këtë veprim pas refuzimit të kërkesës së tyre nga administrata. (...)
Nga shqyrtimi (...) i dispozitave ligjore të cituara më lart dhe nga përmbajtja e dosjes del se djali i ankuesve ka vdekur në 16 maj 2001 në aksidentin e avionit që ai po përdorte për të transportuar personelin që kishte ndërhyrë kundër terrorizmit. Është e qartë se kjo ndërhyrje lidhet me luftën kundër terrorizmit (...) prandaj ka vend për të anuluar aktin administrativ të kontestuar (...) »
27. Sa herë që Këshillit të Shtetit i është drejtuar një kërkesë (një apelim) kundër gjykimeve të gjykatës administrative të Ankarasë të cituara më lart, Këshilli i shtetit ka konfirmuar qasjen e ndjekur nga gjykata e shkallës së parë (vendimet E.2002/4268, K.2005/333 ; E.2003/1775, K.2005/5476 ; E.2003/3110, K.2006/843 ; E.2003/3860, K.2004/4655 ; E.2003/3856, K.2004/4656 ; E.2005/2298, K.2007/8147 ; E.2005/1399, K.2007/6047 ; E.2006/1352, K.2009/7096 ; E.2006/1802, K.2009/7096 ; E.2007/2275, K.2009/8317 ; E.2006/9775, K.2009/7138 ; E.2008/715, K.2010/3868 ; E.2008/7839, K.2010/3870).
28. Në 28 mars 2003, dhoma e 5-të e gjykatës administrative të Ankarasë hodhi poshtë për inkompetencë, duke iu referuar vendimit të gjykatës së konflikteve të 14 majit 2001 (E.2000/77, K.2001/22 – shih paragrafin 31 më poshtë), ankesën e formuluar nga familja e rreshterit të vdekur në aksident ajror që synonte anulimin e vendimit të arkës së pensioneve e cila e kishte hedhur poshtë kërkesën e tyre për pension mujor sipas ligjit no 3713 (vendimi E.2002/1201, K.2003/346). Atëherë çështja shkoi para Gjykatës së Lartë administrative ushtarake e cila me një vendim të 13 majit 2004, hodhi poshtë ankesën që i ishte drejtuar pasi kishte çmuar se i ndjeri nuk kishte qenë viktimë e terrorizmit. (vendmi E.2003/14, K.2004/754). Në 30 shtator 2004, ajo hodhi poshtë ankesën e formuluar kundër këtij vendimi. (vendimi E.2004/1199, K.2004/1480).
29. Në 2 tetor 2009, e veja e të ndjerit në fjalë i drejtoi arkës së pensioneve, në emrin e saj personal dhe atë të të birit, një tjetër kërkesë për pension mujor sipas ligjit no 3713. Pas refuzimit të kësaj kërkese, dhomës së 5-te të gjykatës administrative të Ankarasë iu drejtua një kërkesë për anulim të cilën ajo e hodhi poshtë në 11 mars 2010 për inkompetencë. (E.2009/1631, K.2001/343)[2]. Për këtë, ajo iu referua një gjykimi të gjykatës së konflikteve të 11 dhjetorit 2006 (E.2006/246, K.2006/236 – shih paragrafin 32 më poshtë).
2. Vendimet e gjykatës së konflikteve
30. Në 22 shkurt 1999, pasi i është drejtuar një kërkesë që synon zgjidhjen e një kontradikte midis zgjidhjeve të dhëna respektivisht nga gjykatat administrative të zakonshme dhe Gjykata e Lartë administrative ushtarake, që e kishte zgjidhur ndryshe një çështje që mbështetej mbi pika de facto e de jure të ngjashme, gjykata e konflikteve mori një vendim (E.1998/75, K.1999/4) në të cilin shprehet veçanërisht kështu:
« Paragrafi i nenit 24 të ligjit no 2247 lidhur me krijimin dhe funksionimin e gjykatës së konflikteve të ndryshuar nga ligji no 2592 dekreton : « ka konflikt gjykimi kur zbatimi i një të drejte bëhet i pamundur nga një kontradiktë midis vendimeve përfundimtare ose të bëra përfundimtare të cilat janë marrë nga të paktën dy gjykata të cituara në nenin 1, me kusht që këto vendime të kenë të bëjnë- me përjashtim të cështjeve të kompetencës- me të njëjtin objekt dhe të njëjtin shkak, dhe të paktën njëra nga palët [ e cështjes] të jetë e njëjtë. »
Sipas kësaj dispozite, duhet, që të ketë konflikt gjykimesh, që të gjitha këto kushte të mblidhen bashkë : a) vendimet që japin shkas për një konflikt duhet të merren të paktën nga dy gjykata [të ndryshme] ndërmjet gjykatave gjyqësore, administrative ose ushtarake; b) ojekti, shkaku dhe njëra nga palët të paktën duhet të jenë të njëjtë ; c) të dyja vendimet duhet të jenë përfundimtare ; d) vendimet duhet të vendosin mbi thelbin e çështjes e) zbatimi i të drejtës duhet të bëhet i pamundur nga kontradiktat midis vendimeve.
Për sa i përket shqyrtimit të vendimeve për të cilat pretendohet se janë në konflikt, duket se bëhet fjalë për gjykime të dhëna nga gjykata administrative ushtarake, objekti dhe shkaku i të cilave, megjithëse mbështeten mbi fakte materiale të ndryshme janë objektivisht të njëjtë dhe për të cilët të paktën njëra nga palët ( administrata e paditur) është e njëjtë, se gjykimet në fjalë janë bërë përfundimtarë përmes përdorimit të rrugëve ligjore dhe se ato vendosin që të dy mbi themelin (ok) e çështjes. Që nga ai moment , është provuar tashmë se të katër kushtet e para të vendosura në nenin 24 që të ketë konflikt gjykimi ekzistojë
Për të ditur nëse në këtë rast, kriteri i pamundësisë për të fituar zbatimin e të drejtës tënde është përmbushur (...) neni 24 synon, në rastin kur një person gjendet në pamundësi të fitojë të drejtën e tij për shkak të gjykimeve kontradiktore të dhëna nga dy gjykata të ndryshme, të japë një përgjigje duke ia kaluar zgjidhjen e kësaj kontradikte gjykatës së konflikteve. (...)
(...) vendimi i anulimit i marrë nga gjykata administrative nuk ka asnjë ndikim mbi vendimin e refuzimit të Gjykatës së Lartë administrative ushtarake (...) ; administrata e paditur, që duhet të anulojë masën e saj lidhur me vendimin e anulimit të marrë në favor të H. dhe F.G., nuk ka detyrimin ta ekzekutojë këtë vendim ndaj N. T., palë e tretë në procedim. Nëse procedura e nisur nga N. T. është mbyllur me një refuzim, nuk mund të çmojmë se i interesuari zotëron një të drejtë të njohur me një vendim drejtësie.
(...) meqë kërkuesja nuk mund të përfitojë nga një e drejtë e njohur me një vendim drejtësie, është mirë të hidhet poshtë ankesa e saj sipas nenit 24 të ligjit no 2247, meqë kushti lidhur me « pamundësinë e ekzekutimit të gjykimit », që duhet me qëllim që të ketë kontradiktë gjykimesh, nuk realizohet (...) »
31. Në 14 maj 2001, gjykata e konflikteve mori një vendim (E.2000/77, K.2001/22) fragmentet kryesore të të cilit mund të lexohen si më poshtë:
« Përmbledhje : Kërkesa për anulimin e refuzimit nga arka e pensionit të kërkesës për reklamim të pensionit të invaliditetit (...) nisur nga një person për të cilin është provuar me një raport mjekësor se është i paaftë për shërbim ushtarak, dhe që mendonte se problemi i tij shëndëtësor ishte shkaktuar nga ushtrimi i funksionit të tij ushtarak, është në kompetencën e Gjykatës së Lartë administrative ushtarake për sa i përket zgjidhjes së çështjes. (...)
Shqyrtim në themel: (...) Sipas nenit 157 të Kushtetutës , Gjykata e Lartë administrative ushtarake, megjithëse e ngritur nga instancat ushtarake, është gjykatë që vendos në shkallë të parë dhe të fundit për të ushtruar kontrollin juridiksional të konflikteve të lindura nga aktet apo qëndrimet administrative që lidhen me shërbimin ushtarak dhe që kanë të bëjnë me personelin ushtarak. (...) Me qëllim që Gjykata e Lartë administrative ushtarake të mund të njohë një çështje, duhet që akti administrativ i çështje të ketë të bëjë me « një ushtarak » dhe të « lidhet me shërbimin ushtarak »
Për të marrë vesh nëse akti administrativ « lidhet ose jo me shërbimin ushtarak » dhe për të përcaktuar gjykatën kompetente për të gjykuar, është mirë të shqyrtohet objekti. Nëse ai është marrë në përputhje me traditat, parimet dhe praktikat ushtarake, duhet çmuar se akti lidhet me shërbimin ushtarak. (...) Më saktë, aktet administrative që lidhen me shërbimin ushtarak janë akte të vendosura në lidhje me aftësitë (...) e ushtarakut, me qëndrimin dhe sjelljen e tij, me të kaluarën e tij ushtarake, me të drejtat dhe detyrimet dhe me specifikën e vendeve të ushtrimit të funksionit ushtarak. Edhe nëse akti është marrë nga një instancë joushtarake, kjo është pa ndikim, dhe është Gjykata e Lartë administrative ushtarake që duhet të njohë veprimin [e nisur nga një] ushtarak i privuar nga një përfitim.
(...) nga fakti se akti administrativ ka të bëjë me një ushtarak dhe lidhet me shërbimin ushtarak, shqyrtimi dhe zgjidhja e çështjes është kompetencë e Gjykatës së Lartë administrative ushtarake. »
32. Në 11 dhjetor 2006, gjykata e konflikteve mori një vendim (E.2006/246, K.2006/236) përmes të cilit përcaktonte gjykatën kompetente për të gjykuar çështjet në fushën e dëmshpërblimit financiar që lidhet me ligjin no 3713. Fragmentet e rëndësishme të këtij vendimi lexohen si më poshtë :
« Faktet : Djali i kërkuesve (...) ka vdekur në 16 maj 2001 në aksidentin në Malatya-Akçadağ-Güzyurdu të avionit të transportit të trupave në të cilin ai ndodhej për të shkuar nga Diyarbakır në Ankara pas misionit të tij në rajonin që ishte në situatë emergjente (...)
Sipas procedurës së nisur nga ankuesit pas refuzimit të arkës së pensioneve për t’u dhënë atyre një pension [ndërkohë që ata] pretendojnë se vdekja ka ndodhur në ushtrimin e një funksioni që ka të bëjë me ligjet nos 2330 dhe 3713, dhoma e 3të e gjykatës administrative të Ankarasë e hodhi poshtë kërkesën me një vendim të 27/06/2002 (E.2001/1616, K.2002/1095), duke çmuar se faktet nuk kishin ndodhur si pasojë e një akti terrorist. Dhoma e 11të e Këshillit të Shtetit të cilës i ishte drejtuar një ankesë, me një vendim të 30/01/2003 (E.2002/3971, K.2003/495) e anuloi vendimin e gjykatës, duke vlerësuar se do të ishte dashur që kjo e fundit të pranonte se ankuesi duhej të përfitonte të drejtat e garantuara nga ligjet nos 2330 dhe3713, meqë vdekja e djalit të tyre ishte pasojë e një akti terrorist. Asambleja plenare e dhomave administrative të Këshillit të Shtetit, [e mbledhur] me këmbënguljen e gjykatës [që i janë drejtuar për rishikim] lidhur me vendimin e saj fillestar, e anuloi këtë vendim me një vendim të 01/04/2004 (E.2003/774, K.2004/409) që shkonte në të njëjtin drejtim me vendimin e dhomës së 11të të Këshilllit të Shtetit (...)
Megjithëse ankuesit i janë adresuar (...) administratës së paditur me qëllim për të fituar pagesën e shdëmtimit financiar pasi Këshilli i Shtetit, në mbledhjen e dhomave të e tij, ka konfirmuar se vdekja e birit të tyre i përkiste fushës së zbatimit të ligjeve nos 2330 et 3713, administrata nuk dha përgjigje.
(...) Në 25 korrik 2005, ankuesit (...) iu drejtuan gjykatave administrative të zakonshme me qëllim anulimin e vendimit implicit (të nënkuptuar) të refuzimit të administratës (...). Administrata e paditur, duke iu referuar kompetencës së Gjykatës së Lartë administrative ushtarake, formuloi kundërshtim për moskompetencë (...) Me një vendim të 2 marsit 2006, (...) gjykata administrative e Ankarasë e hodhi poshtë përjashtimin për moskompetencë dhe e deklaroi veten kompetente (...) Administrata depozitoi një kërkesë [për zgjidhjen] e konfliktive të kompetencës (...)
Prokurori i përgjithshëm pranë Gjykatës së Lartë administrative ushtarake (...) mendon se çështja është në kompetencën e Gjykatës së Lartë administrative ushtarake, kështu që vendimi i kompetencës së dhomës së 4t të gjykatës administrative të Ankarasë duhet të anulohet (...) Prokurori i përgjithshëm pranë Këshillit të Shtetit (...) doli në përfundimin se çështja (...) është kompetencë e gjykatave administrative të zakonshme (...)
(...) [për aq sa], kur ai ka shqyrtuar çështjen për të ditur nëse vdekja e ushtarit, i cili është një i afërt i kërkuesve, kishte ndodhur sepse ai ka qenë viktimë e akteve terroriste përsa i përket ligjit no 3713 ose në ushtrimin e një funksioni të parashikuar nga ligji no 2330 ose për shkak të një funksioni të tillë ose, ashtu siç ndodhi në këtë rast (...) kur ai bëri kontrollin juridiksional të masës së [refuzimit], komisioni i dëmshpërblimeve financiare ka bërë një vlerësim duke marrë parasysh kompetencat ushtarake të ushtarit, sjelljen e tij(...) të shkuarën e tij ushtarake, të drejtat dhe detyrat si ushtar, qëllimin e shërbimit ushtarak, dhe specifikat e vendeve të misioneve ushtarake ; dhe [për aq sa] në këtë rast, përmbushet kushti sipas të cilit akti administrativ duhet të lidhet me shërbimin ushtarak, Gjykata e Lartë administrative ushtarake është kompetente për të gjykuar çështjen që është bërë objekt i konflitit (...) »
III. E DREJTË E KRAHASUAR
33. Disa vende Evropiane kanë vetëm një gjykatë të lartë. Është fjala ve çanërisht për vendet e common law të tilla si Qiproja, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar, por edhe vende të tjera gjithashtu si Shqipëria, Azerbaixhani, Kroacia, Danimarka, Estonia, Gjeorgjia, Hungaria, Islanda, Letonia, Moldavia, Norvegjia, Rumania, Sant‑Marino, Sërbia, Slovakia dhe Zvicra. Vende të tjera si Gjermania, Austria, Belgjika, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Finlanda, Franca, Italia, Lituania, Luksemburgu , « ish-Rpublika jugosllave e Maqedonisë », Monako, Vendet e Ulëta, Polonia, Portugalia, Republika Çeke, Suedia dhe Ukraina përkundrazi kanë dy ose shumë gjykata të larta.
34. Në shumë vende, ligji nuk parashikon as një mjet për të zgjidhur kontradikta eventuale të jurisprudencës, por vetëm mundësinë për të zgjidhur konflikte eventuale të kompetencës. Atëherë autoriteti që ngarkohet të zgjidhë këto konflikte është një gjykatë ose dhomë speciale e veshur në mënyrë specifike me këtë pushtet (Francë, Luksemburg, Bullgari, Lituani, Republika Çeke.). Në Itali, ligji ia jep këtë pushtet Gjykatës së Kasacionit, në Austri dhe në Andora, Gjykatës Kushtetuese dhe në Monako, Gjykatës së lartë. Në Poloni nuk ekziston asnjë autoritet gjyqësor i ngarkuar me zgjidhjen e e konflikteve të kompetencës. Së fundi, vetëm një numër i vogël vendesh janë të pajisura me një gjykatë që ka për mision të shprehet mbi kontradiktat e jurisprudencës midis gjykatave të larta supreme (Gjermani, Greqi, Ukrainë). Në Bullgari, legjislacioni parashikon një sistem të zgjidhjes së kontradiktave a posteriori.
REFERIMI LIGJOR
I. MBI SHKELJEN E PRETENDUAR TË NENIT 6 § 1 TË KONVENTËS.
35. Kërkuesit pretendojnë para gjykatave kombëtare një mungesë paanësie të procedurës dhe thonë se mundësia që i njëjti fakt mund të japë shkas për një vlerësim juridik të ndryshëm nga një gjykatë në tjetrën anashkalon parimet e barazisë dhe karakterit unik të drejtësisë. Në këtë drejtim, ata nënvizojnë se familje të viktimave të vdekura në të njëjtin aksidentin me avion si djali i tyre u kanë paraqitur kërkesa të ngjashme me ata të tyret dhe kanë fituar pranë gjykatave administrative të zakonshme.
36. Kërkuesit i referohen nenit 6 § 1 të Konventës, i cili, në pjesët e tij kryesore dekreton :
“Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet nga një gjykatë (...), e cila do të vendosë (...)e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile. (...)”
37. Gjykata vë re se, në formularin e kërkesës, kërkuesit e kanë fajësuar shtetin turk gjithashtu, për një çështje të dorës së dytë, se nuk ka ndërmarrë një veprim kundër prodhuesit të avionit që ka rënë. Meqë ky fajësim nuk është përsëritur para Domës së Madhe, kjo e fundit ka miratuar qasjën e dhënë nga dhoma (vendimi i dhomës, § 62) dhe çmon se kjo pikë nuk kërkon aspak një shqyrtim të veçuar.
A. Vendimi i dhomës
38. Dhoma ka vlerësuar se nuk i takonte asaj të krahasonte vendimet e ndryshme që ishin dhënë, edhe për çështje në pamje të parë të ngjashme, nga gjykata pavarësia e të cilave është e detyruar për të. Duke parë qëndrimin e gjykatës së konflikteve që e kishte konfirmuar kompetencën e Gjykatës së Lartë administrative ushtarake, kjo e fundit ka vlerësuar përveç të tjerash se kërkuesit nuk mund të pretendonit se u është mohuar drejtësia për shkak të shqyrtimit të çështjes së tyre nga kjo gjykatë ose për shkak të zgjidhjes së dhënë nga kjo gjykatë. Pra ajo ka vendosur që, në rrethanat e këtij rasti, nuk ka pasur shkelje të nenit 6 § 1 të Konventës (vendim i dhomës, §§ 54-61).
B. Argumentet e palëve
1. Kërkuesit
39. Për kërkuesit, nuk ka asnjë dyshim se gjykata administrative e Ankarasë, Këshilli i Shtetit dhe Gjykata e Lartë administrative ushtarake ka çështje të ngjashme. Për rrjedhojë, vendimi i Gjykatës së Lartë administrative ushtarake për të mos e pranuar kërkesën e tyre të bazuar mbi ligjin no 3713 do të përbënte një kontradiktë të jurisprudencës sepse do të binte në kundërshtim me interpretimin e bërë nga gjykata administrative e Ankarasë dhe Këshilli i Shtetit.
40. Kërkuesit pohojnë përveç të tjerash se Gjykata e Lartë administrative ushtarake, ka injoruar vendimet e dhëna në çështje të ngjashme nga gjykata administrative të zakonshme që gjithsesi kanë qenë objekt i vëmendjes së saj dhe ka marë vendim duke shkelur parimin e barazisë të shprehur në nenin 10 të Kushtetutës turke. Kërkuesit pretendojnë nga ana tjetër se ndryshimi në interpretim që buron nga dy gjykata të larta të të njëjtit vend nuk do të duhej të përfundonte me privimin e një pjesë të qytetarëve nga të drejtat e tyre. Nga kjo pikëpamje, ata nënvizojnë se ndryshimi në intepretim që ekziston midis gjykatave administrative të zakonshme dhe gjykatës administrative ushtarake ka cenuar, në mënyrë të pakthyeshme, parimin e karakterit unik të drejtësisë.
41. Kjo kontradiktë në interpretim nga ana tjetër, cënon sipas tyre sigurinë juridike, si dhe parimet e përgjithshme të të drejtës. Në këtë kuptim, kërkuesit kontestojnë përfundimet e dhomës që, duke shprehur keqardhjen për faktin se të dyja interpretimet e ndryshme janë dhënë nga i njëjti tekst juridik, ka vendosur se kjo rrethanë nuk mund të mjaftojë për të cenuar parimin e sigurisë juridike.
42. Së fundi, kërkuesit kritikojnë vendimin për moskompetencë të dhënë nga dhoma e 4t e gjykatës administrative të Ankarasë për sa i përket çështjes së tyre, ndërsa dhoma të tjera të kësaj gjykate e kanë pohuar se janë kompetente. Nga ky këndvështrim ata kontestojnë qasjen e dhomës, e cila nuk ka nxjerrë asnjë konkluzion nga kjo rrethanë e paraqitur në nenin 6 të Konventës.
2. Qeveria
43. Qeveria pohon se, duke marrë parasysh parimin e pavarësisë së gjykatave, vendimet e një gjykate nuk kanë pasoja detyruese mbi gjykatat e tjera qoftë kur i përkasin të njëjtit rend të juridiksionit qoftë kur varen nga një rend i ndryshëm. Vetëm vendimet e gjykatave të larta do të ishin detyruese për gjykatat të të njëjtit rend, më të ulëta nga pikëpamja hierarkike. Për rrjedhojë, vendimet e ndryshme të gjykatave administrative të zakonshme nuk do të kishin pasoja detyruese midis tyre dhe as në mënyrë transversale, për Gjykatën e Lartë adminstrative ushtarake.
44. Qeveria pohon përveç të tjerash se vendimi për moskompetencë i dhënë nga dhoma e 4t e gjykatës administrative të Ankarasë në çështjen e kërkuesve nuk do të mund të cilësohej arbitrar. Në fakt, ajo argumenton se ky vendim është marë në përputhje me kriteret e përcaktuara në vendimin e gjykatës së konflikteve të 14 majit 2001 të cilit ajo i referohet dhe që e kishte marë parasysh lidhjen me shërbimin ushtarak për të provuar kompetencën e Gjykatës së Lartë administrative ushtarake. Po kështu, Qeveria pohon se vendimi i Gjykatës së Lartë administrative ushtarake nuk mund të cilësohet arbitrar sepse ai është sipas saj konform tekstit të nenit 21 të ligjit no 3713, meqë aksidenti me avion i kontestuar nuk është pasojë e një sulmi terrorist.
45. Qeveria pohon se, duke marrë parasysh dispozitat legjislative që lidhen me gjykatën e konflikteve, faktet e kësaj çështjeje nuk kanë të bëjnë as me një konflikt kompetence as më një konflikt vendimesh. Përveç kësaj nuk ekziston sipas saj asnjë paqartësi ose pasiguri përsa i përket çështjes për të ditur se cila gjykatë ishte kompetente për të gjykuar rastin e kërkuesve sepse e drejta e brendshme do të ishte e qartë në këtë drejtim. Neni 157 i Kushtetutës (paragrafi 21 më sipër) do të shprehte në fakt se çështjet administrative që kanë të bëjnë me ushtarakët ose që lidhen me shërbimin ushtarak janë kompetëncë e Gjykatës së Lartë administrative ushtarake, dhe neni 20 i ligjit për Gjykatën e Lartë ushtarake do ta përsëriste këtë dispozitë kushtetuese. Përmes vendimeve të 14 majit 2001 dhe 11 dhjetorit 2006 (paragrafi 31 dhe 32 më lart), gjykata e konflikteve do ta kishte konfirmuar përveç të tjerash këtë kompetencë. Për rrjedhojë, e drejta e kërkuesve për akses në një gjykatë nuk do të kufizohej për shkak të ndonjë paqartësie ose pasigurie.
.
46. Qeveria pohon madje se çështja nuk qëndron te një konflikt midis interpretimeve të kundërta. Duke iu referuar veçanërisht nenit 24 të ligjit mbi konfliktet (paragrafi 24 më lart) dhe vendimit të gjykatës së konflikteve të 22 shkurtit 1999 (paragrafi 30 më lart), ajo pohon se arbitrazhi midis vendimeve juridiksionale të kundërta ndërhyn vetëm në situata të jashtëzakonshme, si për shembull, në rastin e pamundësisë për të ekzekutuar një të drejtë të vendosur me vendim juridik. Të tejkalosh limitet e kësaj rrethane të jashtëzakonshme është njëlloj si të ushtrhet një ndërhyrje e parregullt në sferën juridike të pavarur të çdo lloj gjykate, të pajisur me mekanizmin e saj të kontrollit që lejon të arbitrohen konfliktet e vendimeve. Qeveria i referohet në këtë aspekt çështjes Karakaya kundër Turqisë ((dhjetor.), no 30100/06, 25 janar 2011).
47. Qeveria pranon se ekzistojnë interpretime të ndryshme midis gjykatave që u përkasin rendeve të ndryshme, por pohon se është gjykata kompetente që ka dhënë vendim në disfavor të kërkuesve. Ajo nënvizon se konfigurimi në të drejtën turke i gjykatave në rende të ndryshme është një çështje që lidhet me organizimin e saj juridiksional. Mirëpo organizimi nga Palët e Larta kontraktuese i sistemit të tyre juridik dhe shpërndarja e kompetencave gjykatave të tyre do të varej nga hapësira vlerësuese e Shteteve. Në këtë kontekst, nëse një gjykatë që ka kompetencë për të vendosur merr një vendim të ndryshëm nga ai i një gjykate që nuk ka kompetencë për ta bërë këtë, do të ishte e padrejtë sipas Qeverisë të dilje në përfundimin se vendimi i kësaj të fundit duhej të mbizotëronte.
48. Së fundi, Qeveria çmon se kjo çështje është unike në llojin e vet dhe dallohet nga çështjet e tjera që lidhen me probleme të kontradiktës së jurisprudencës që Gjykatës i është dashur të shqyrtojë në të shkuarën. Ajo pohon për rrjedhojë se asnjë precedent jurisprudencial nuk do të mund të zbatohej për të. Për më tepër, ajo pohon se një vendim i disfavorshëm dhënë nga një gjykatë nuk është i barasvlefshëm me një mungesë sigurie juridike për sa i përket zbatimit të ligjit
C. Vlerësimi i Gjykatës
1. Parime të përgjithshme
49. Gjykata kujton së pari se ajo nuk e ka për detyrë të zevëndësojë gjykatat e brendshme. I takon pikë së pari autoriteteve kombëtare veçanërisht gjykatave që të interpretojnë legjislacionin e brendshëm (Brualla Gómez de la Torre kundër Spanjës, 19 dhjetor 1997, § 31, Përmbledhje me vendimet dhe vendimet e gjykatave të larta 1997‑VIII, Waite dhe Kennedy kundër Gjermanisë [GC], no 26083/94, § 54, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (CEDH) 1999‑I, dhe Saez Maeso kundër Spanjës, no 77837/01, § 22, 9 nëntor 2004). Roli i saj kufizohet me verifikimin e pajtueshmërisë së pasojave të një interpretimi të tillë me Konventën (Kouchoglou kundër Bullgarisë, no 48191/99, § 50, 10 maj 2007, dhe Işyar kundër Bullgarisë, no 391/03, § 48, 20 nëntor 2008).
50. Qysh atëherë, me përjashtim të rastit të një arbitrariteti të qartë, ajo nuk është kompetente për të vënë në dyshim interpretimin e legjislacionit të brendshëm nga këto gjykata (shih, për shembull, Ādamsons kundër Letonisë, no 3669/03, § 118, 24 qershor 2008). Po kështu, mbi këtë pikë, asaj nuk i përket, në parim, të krahasojë vendimet e ndryshme të dhëna, edhe për çështje, në dukje, të ngjashme ose në lidhje me njëra-tjetrën, nga gjykata, pavarësia e të cilave është e detyrueshme për të. (Engel dhe të tjerë kundër Vendeve të Ulëta , 8 qershor 1976, § 103, seria A no 22, Gregório de Andrade kundër Portugalisë, no 41537/02, § 36, 14 nëntor 2006, dhe Ādamsons, paracituar, § 118).
51. Gjykata nënvizon se ka pranuar tashmë se mundësia e kontradiktave të jurisprudencave është natyrisht e pandashme për çdo sistem gjyqësor që mbështetet mbi një tërësi gjykatash fakti që kanë autoritet në rrethin e tyre. Kontradikta të tilla mund të shfaqen gjithashtu në një gjirin e të njëjtës gjykatë. Kjo në vetvete nuk mund të gjykohet si në kundërshtim me Konventën. (Santos Pinto kundër Portugalisë, no 39005/04, § 41, 20 maj 2008).
52. Gjykata të cilës i janë drejtuar tashmë shumë herë çështje që fusin në lojë problemin e kontradiktave së jurisprudencës (shih veçanërisht Zielinski dhe Pradal dhe Gonzalez e të tjerë kundër. Francës [GC], nos 24846/94 dhe 34165/96 à 34173/96, GJEDNJ 1999‑VII, Păduraru kundër rumanisë Roumanie, no 63252/00, GJEDNJ 2005‑XII (extrate), Beian c. Roumanie (no 1), no 30658/05, GJEDNJ 2007‑XIII (extrate), edhe Iordan Iordanov dhe të tjerë kundër Bullgarisë, no 23530/02, 2 korrik 2009), ka pasur kështu rastin të shprehet mbi çështjen se në ç’kushte kontradiktat në jurisprudencën e një juridiksioni kombëtar suprem cënonin kërkesat për një proces të drejtë të parashikuar në nenin 6 § 1 të Konventës.(Pérez Arias kundër Spanjës, no 32978/03, § 25, 28 qershor 2007, Beian (no 1), i paracituar, §§ 34-40, Ştefan et Ştef kundër Rumanisë, nos 24428/03 et 26977/03, §§ 33-36, 27 janar 2009, Iordan Iordanov dhe të tjerë, i paracituar, §§ 48-49, dhe Schëarzkopf dhe Taussik kundër Republikës Çeke (dhjetor) no 42162/02, 2 dhjetor 2008).
53. Duke vepruar kështu, ajo ka saktësuar cilat janë kriteret që udhëheqin vlerësimin e saj, të cilat konsistojnë në gjetjen nëse ekzistojnë të « kontradiktave të thella dhe të qëndrueshme » në jurisprudencën e një gjykate të lartë, nëse legjislacioni i brendshëm parashikon mekanizma që lejojnë të eliminohen këto inkoherenca, nëse këto mekanizma janë zbatuar dhe cilat kanë qenë, sipas rastit, pasojat e zbatimit të tyre. (Iordan Iordanov dhe të jerë, i paracituar, §§ 49‑50).
54. Gjykatës nga ana tjetër i është kërkuar të shprehet mbi kontradiktat e jurisprudencës që mund të shfaqen në gjirin e të njëjtës gjykatë apeli (Tudor Tudor kundër Rumanisë, no 21911/03, 24 mars 2009) ose midis gjykatave të shkallës së parë (Ştefănică et autres kundër Rumanisë, no 38155/02, 2 nëntor 2010) kur këto gjykata vendosin në shkallë të fundit. Përveç karakterit « të thellë dhe të qëndrueshëm» të kontradiktave në fjalë, janë, ende aty edhe pasiguria juridike që buron nga paqëndrueshmëria në praktikën e këtyre gjykatave dhe mungesa e mekanizmave që lejojnë të zgjidhen kontradiktat e jurisprudencës të cilat janë konsideruar të tilla që cënojnë të drejtën për një proces të drejtë e të paanshëm. (Tudor Tudor, i paracituar, §§ 30‑32, dhe Ştefănică dhe të tjerë, i paracituar, §§ 37-38).
55. Nga ky këndvështrim, Gjykata kujton se ka nënvizuar, shumë herë rradhazi, rëndësinë e ngritjes së mekanizmave që duhet të jenë në gjendje të sigurojnë koherencën e praktikës në gjirin e gjykatave dhe uniformizimin e jurisprudencës. (Schëarzkopf dhe Taussik, i paracituar). Po kështu ajo ka deklaruar se Shtetet kontaktuese kishin detyrimin të organizonin sistemin e tyre gjyqësor në mënyrë të tillë që të shmangnin marrjen e vendimeve kontradiktore. (Vrioni dhe të tjerët kundër Shqipërisë, no 2141/03, § 58, 24 mars 2009, Mullai dhe të tjerët kundër Shqipërisë, no 9074/07, § 86, 23 mars 2010, dhe Brezovec kundër Kroacisë, no 13488/07, § 66, 29 mars 2011).
56. Vlerësimi i saj për rrethanat që ka marrë në shqyrtim është bazuar vazhdimisht, përveç të tjerash, në parimin e sigurisë juridike, që nënkuptohet në tërësinë e neneve të Konventës dhe përbën një nga elementet themelore të shtetit të së drejtës. (shih, midis të tjerash, Beian (no 1), i paracituar, § 39, Iordan Iordanov dhe të tjerë, i paracituar, § 47, dhe Ştefănică dhe të tjerë, i paracituar, § 31). Në fakt, pasiguria – qoftë ajo legjislative, administrative ose e lidhur me praktikat e zbatuara nga autoritetet - është një faktor që duhet marrë parasysh për të vlerësuar qëndrimin apo sjelljen e shtetit. (Păduraru, e parcituar, § 92, Beian (no 1), i paracituar, § 33, et Ştefănică dhe të tjetë, i paracituar, § 32).
57. Nga ky këndvështrim, gjykata kujton gjithashtu se e drejta për një proces të paanshëm duhet interpretuar në dritën e preambulës së Konventës, që përmend sundimin e ligjit si element i trashëgimisë së përbashkët të shteteve kontraktues. Por një nga elementet themelore të sundimit të ligjit është parimi i sigurisë së raporteve juridike (Brumărescu kunder. Rumanisë [GC], no 28342/95, § 61, GJEDNJ 1999‑VII), i cili synon veçanërisht t’u garantojë qytetarëve një farë qëndrueshmërie të situatave juridike si dhe të fuqizojë besimin e publikut te drejtësia (shih, mutatis mutandis, Ştefănică dhe të tjerë, i paracituar § 38). Në fakt qëndrueshmëria e kontradiktave të jurisprudencës mund të krijojë një pasiguri juridike të tillë që dobëson besimin e publikut në sistemin gjyqësor, ndërkohë që ky besim përbën një nga komponetët themelorë të Shtetit të të drejtës. (Păduraru, i paracituar, § 98, Vinčić dhe të tjerë kundër Sërbisë, nos 44698/06 dhe të tjera, § 56, 1er dhjetor 2009, dhe Ştefănică dhe të tjerë, i paracituar, § 38).
58. Gjykata saktëson gjithsesi se kërkesat për siguri juridike dhe mbrojtje të besimit legjitim të qytetarëve nuk sanksionojnë një të drejtë të fituar njëherë e përgjithmonë me një jurisprudencë të qëndrueshme (Unédic kundër Francës, no 20153/04, § 74, 18 dhjetor 2008). Në fakt, zhvillimi i jurisprudencës nuk është në vetvete kundër një administrimi të mirë të drejtësisë për sa kohë mungesa e një qasjeje dinamike dhe evolutive do të pengonte çdo ndryshim ose përmirësim (Atanasovski kundër ish Republikës jugosllave të Maqedonisë », no 36815/03, § 38, 14 janar 2010).
2. Zbatimi i këtyre parimeve në këtë rast
a) Vërejtje paraprake
59. Gjykata vëren menjëherë se kjo çështje ndryshon nga ato që ajo ka pasur rastin t’i shqyrtojë në të kaluarën pasi ajo ka për objekt jo vetëm kontradikta që mund të ekzistojnë në jurisprudencën e gjykatave të shkallës së fundit të cilat kanë të njëjtën natyrë, por edhe ndryshime të pretenduara të jurisprudencës midis gjykimeve që kanë dhënë dy gjykata që nuk kanë marrëdhënie hirarkike, që janë të dallueshme nga njëra-tjetra dhe autonome.
60. Atëherë, ajo vlerëson se, të formuluara në një kontekst ndjeshëm të ndryshëm nga rasti i çështjes, kriteret dhe parimet e zhvilluara në jurisprudencën e cituar më lart nuk mund transferohen ashtu si janë në këtë çështje e cila, nëse Gjykata i referohet një lloj ankese mbi të cilën ajo ka pasur rastin të shprehet, ngre të paktën një problem të ri të të drejtës. Gjithsesi ato mund ta orientojnë në vlerësimin e rrethanave të këtij rasti. Gjykata pra do të shqyrtojë së pari çështjen nëse ky rast paraqet një kontradiktë të jurisprudencës ; nëse po, ajo do të shqyrtojë më pas, nëse, nën dritën e rrethanave të veçaanta të kësaj çështjeje, një kontradiktë e tillë përbënte një shkelje të nenit 6 § 1 të Konventës.
b) Mbi ekzistencën e një kontradikte të jurisprudencës
61. Gjykata përsërit se ndryshimi në trajtim për dy çështje nuk do të mund të kuptohej si kontradiktë e jurisprudencës kur justifikohet nga një ndryshim në situatat e faktike në fjalë (Uçar kundër Turqisë (dhjetor.), no 12960/05, 29 shtator 2009). Por, në këtë rast, nga elementet e dosjes del se ndryshimi për të cilin ankohen kërkuesit nuk qëndron në situatat faktike të shqyrtuara nga gjykata të ndryshme kombëtare- pasi këto situata janë të ngjashme- por në zbatimin e të drejtës materiale dhe në gjënë e gjykuar që rezulton prej saj.
62. Nga kjo pikëpamje, Gjykata nënvizon se palët kanë parashtruar shumë vendime të dhëna nga gjykatat kombëtare lidhur me familjet e ushtarakëve të vdekur në aksidentin me avion sikurse djali i kërkuesve. Nga leximi i këtyre vendimeve, del së pari se ushtarakët në fjalë mund të shihen veçanërisht si të klasifikuar në dy kategori, ata që i përkasin trupave të ngarkuara me një mision lufte kundër terrorizmit dhe ekuipazhi i avionit (paragrafët 17 dhe 25-26 si më lart).
63. Më në fund, ajo konstaton se çështjet e ndryshme të paraqitura para gjykatave administrative të zakonshme, të cilave kërkuesit u referohen për të mbështetur pohimet e tyre, kanë të bëjnë me kërkesat që kanë bërë familjet e viktimave të këtij aksidenti dhe synonin anulimin e vendimeve të arkës turke të pensioneve e cila refuzoi veçanërisht të pranonte kërkesën e tyre për pension sipas ligjit no 3713.
64. Gjykata vëren së fundi se pas leximit të dokumenteve të hedhura në dosjen e çështjes, në tërësinë e veprimeve të ndërmarra nga të afërmit e viktimës, katërmbëdhjetë prej tyre kanë qenë shqyrtuar në themel nga gjykatat administrative të zakonshme, të cilat kanë vendosur një lidhje shkakësore midis ndodhjes së aksidentit të kontestuar dhe luftës kundër terrorizmit – kusht sine qua non për të pranuar përfitimin e të dejtave të parashikuara nga neni 21 i ligjit no 3713 –, dhe kjo pa vendosur asnjë dallim sipas natyrës së funksioneve të ushtruara nga ushtarakët e vdekur (paragrafët 25-26 më sipër).
65. Gjykatat administrative të zakonshme janë shprehur kështu në favor të paditësve, duke bërë një interpretim të kushteve të zbatimit të ligjit no 3713 të ndryshëm nga ai i Gjykatës së Lartë administrative ushtarake, e cila, në rastin e kërkuesve, vendosi se një lidhjeje e tillë shkakësie mungon dhe më pas e hodhi poshtë veprimin e tyre për anulim kundër arkës së pensioneve. (paragrafi 16 më sipër ).
66. Nga ky ndryshim në interpretim ka rezultuar edhe ndryshimi në trajtimin juridik të bërë nga dy tipat e gjykatave për çështje thelbësisht të ngjashme. Kështu zgjidhje diametralisht të kundërta janë dhënë nga gjykatat administrative të zakonshme (gjykata administrative e Ankarasë dhe Këshilli i Shtetit) dhe nga Gjykata e Lartë administrative ushtarake. Qeveria nga ana tjetër ka pranuar ekzistencën e interpretimeve të ndryshme (paragrafi 47 me lart). Por pas leximit të vendimit të Gjykatës së Lartë administrative ushtarake të shpallur në rastin e kërkuesve, del se kjo e fundit nuk ka përmendur ndryshime që mund të dallojnë çështjen e tyre nga ato të shqyrtuara nga gjykatat administrative të zakonshme (paragrafi 16 më lart).
67. Atëherë duket qartë se Gjykata gjendet përballë një rasti shumë të rrallë ku një ngjarje identike – një aksident me avion- perceptohet ndryshe nga gjykatat kombëtare për sa i përket rrethanave dhe pasojave të saj. Pasi provon këtë, Gjykata thotë se konstatimi i thjeshtë i një kontradikte të jurisprudencës nuk do të mund të përbënte në vetvete një motiv autonom për të vendosur për një mosrespektim të kërkesave të nenit 16 të Konventës. Në fakt, duhet ende që Gjykata ta vlerësojë këtë kontradiktë me peshën e ndikimeve të saj ndaj parimeve të procesit të paanshëm dhe veçanërisht ndaj parimit të sigurisë juridike.
c) Mbi çështjen se si të mësohet nëse kontradikta e jurispridencës përbën një shkelje të nenit 6 § 1 të Konventës.
68. Paraprakisht, gjykata vërren se kontradikta e jurisprudencës në fjalë buron nga rrethanat e kësaj çështjeje, nga vetë struktura e organizimit juridiksional Turk në gjirin e të cilit bashkëjetojnë gjykata administrative të të drejtës së zakonshme, me kompetencë të përgjithshme, dhe një gjykatë administrative ushtarake me kompetencë të veçantë ose speciale (paragrafët 20‑21 dhe 45 me lart). Ajo nënvizon gjithsesi se bëhet fjalë këtu thjesht për një ilustrim ndër të tjera të larmisë së sistemeve juridike ekzistuese në Evropë, që nuk i takon asaj t’i uniformizojë. (voir, mutatis mutandis, Taxquet kundër Belgjikës [GC], no 926/05, § 83, 16 nëntor 2010).
69. Gjykata kujton se, në çështje që lindin nga një kërkesë individuale, ajo nuk e ka aspak për detyrë të kontrollojë në mënyrë abstrakte një legjislacion ose një praktikë të kontestuar, por duhet sa të jetë e mundur të kufizohet, pa harruar kontekstin e përgjithshëm, me trajtimin e çështjeve të ngritura nga rasti konkret për të cilën asaj i janë drejtuar. (voir, ndër të tjera, N.C. kundër Italisë, [GC], no 24952/94, § 56, GJEDNJ 2002–X, dhe Taxquet, paracituar, § 83).
70. Në këtë rast, nuk i takon aspak asaj të shprehet in abstracto mbi pajtueshmërinë me Konventën të sistemit juridiksional turk që karakterizohet nga një dualitet i gjykatave administrative, por vetëm të vlerësojë, in concreto, impaktin e kontradiktës së jurisprudencës që buron prej tij kundrejt kërkesave të të drejtës për një proces të paanshëm, ashtu si garantohet nga neni 6 § 1 i Konventës (shih, për shembull mutatis mutandis, Padovani kundër Italisë, 26 shkurt1993, § 24, seria A no 257‑B).
71. Nga kjo pikëpamje, gjykata vërren së pari se kundërvënia e zgjidhjeve juridike për sa i përket interpretimit të nenit 21 të ligjit no 3713 rrjedh nga ndërhyrja e njëkohshme e gjykatave administrative të zakonshme dhe e Gjykatës së Lartë administrative ushtarake për të gjykuar çështje kryesisht të ngjashme (paragrafët 62-66 më lart). Kjo situatë vë në dukje në këtë kuptim një konflikt kompetence midis dy tipash gjykate, të cilave u kërkohet të shprehen, në mënyrë paralele, mbi të njëjtën çështje juridike
72. Gjykata pranon pra vlerësimin e dhomës sipas së cilës mosrespektimi nga gjykatat i ndarjes së kompetencave përkatëse është shkaku i kontraditave të jurisprudencës për të cilën ankohen kërkuesit. (vendim i dhomës, § 57).
73. Kështu, duke parë argumentet e Qeverisë se nuk ka asnjë ekuivok lidhur me kompetencën e Gjykatës së Lartë administrative ushtarake për të gjykuar çështjen në fjalë (paragrafi 45 më lart), Gjykata vë në dukje se gjykata e konflikteve – e ngritur kryesisht për të zgjidhur konfliktet e kompetencës që mund të shfaqen midis gjykatave gjyqësore, administrative dhe ushtarake (paragrafët 22 dhe 24 më lart) – ka vendosur të shprehet mbi çështjen e ndarjes së kompetencave midis gjykatave administrative të zakonshme dhe gjykatës administrative ushtarake. .
74. Duke vepruar kështu, gjykata e konflikteve ka pasur rastin të afirmojë kompetencën e Gjykatës së Lartë administrative ushtarake për të gjykuar çështje që lidhen me të drejtat për pension ose dëmshpërblim ushtarak (paragrafëts 31‑32 ci-dessus). Madje duke iu referuar vendimit të gjykatës së konflikteve në datën 14 maj 2001 (paragrafi 31 më lart) dhoma e 4t e gjykatës administrative të Ankarasë ka deklaruar se nuk është kompetente për të vendosur mbi çështjen e parashtruar nga kërkuesit dhe ka caktuar Gjykatën e Lartë administrative ushtarake si gjykatë që ka kompetencën për ta bërë këtë (paragrafi 14 lart).
75. Dhoma ka vlerësuar në këtë aspekt se ndërhyrja e gjykatës së konflikteve kishte zgjidhur qëndrimet kontradiktore të gjykatave administrative të zakonshme dhe gjykatës administrative ushtarake për sa i përket fushës së kompetencave të tyre, duke i dhënë fund në parim ndërhyrjes së të parave në fushën e kompetencave që i atribuohen të dytës
( vendimi i dhomës, §§ 57-58).
76. Dhoma e Madhe gjithsesi nuk ndan këto përfundime. Pasi sheh dokumentet e paraqitura në dosje nga palët, ajo vë re në fakt se megjithë ndërhyrjen e gjykatës së konflikteve dhe afirmimit nga kjo e fundit e kompetencës së Gjykatës së Lartë administrative ushtarake për të gjykuar tipin e çështjes në fjalë, gjykatat administrative të zakonshme kanë vazhduar të pranojnë kërkesa të ngjashme me ato të kërkuesve dhe të vendosin për themelin e tyre (paragrafët 25-27 më lart).
77. Nga shpjegimet që Qeveria jep në këtë aspekt në seancën para Dhomës së Madhe rezulton se, nëse gjykimet « në parim » të gjykatës së konflikteve lidhur me kompetencën kanë forcë detyruese, gjykimet e tjera të saj nga ana e tyre do të kishin vetëm vlerën dhe autoritetin e precedentëve që duhet të drejtojnë vlerësimin e gykatave kombëtare, meqë një gjykim është gjykim « në parim » kur ai citohet si i tillë.
78. Por, në këtë rast, Gjykata nënvizon se vendimet e gjykatës së konflikteve të cilave u referohet Qeveria (paragrafët 44-45 më lart) për të mbështetur kompetencën e Gjykatës së Lartë administrative ushtarake nuk janë gjykime në parim dhe, për më tepër, nuk u imponohen vetëm me forcën e tyre bindëse, tërësisë së gjykatave administrative të zakonshme, të cilat kanë vazhduar të shqyrtojnë – dhe të pranojnë pozitivisht – kërkesa të ngjashme me ato të kërkuesve (paragrafët 25-27 më lart).
79. Në këto kushte, dhe pavarësisht se cila është rëndësia që gjykatat administrative të zakonshme kanë dëshiruar t’u japin gjykimeve të gjykatës së konflikteve në fjalë, Gjykata nënvizon se, sidoqftë, roli i kësaj gjykate nuk është të zgjidhë kontradiktat e jurisprudencës. Në fakt, nëse gjykata e konflikteve mund të rregullojë kontradiktat e gjykimeve midis gjykatave, këtë do ta bënte vetëm në rastin e veçantë, kur ato do të ishin të papajtueshme në zbatin deri në atë pikë sa për qytetarin e interesuar kjo do të rezultonte si një mohim i të drejtës (paragrafët 24 et 30 më lart), çka nuk është aspak e vërtetë për këtë çështje. Në këtë kuptim, ndërhyrja e gjykatës së konflikteve mbetet, pra, pa ndikim mbi ankesën që kërkuesit i kanë adresuar Gjykatës.
80. Nga ky këndvështrim, Gjykata kujton se ka treguar tashmë se, sapo identifikoheshin kontradiktat e jursprudencës ato duhej në parim të rregulloheshin duke caktuar interpretimin që duhej ndjekur dhe duke siguruar uniformizimin e jurisprudencës me anë të mekanizmave të pajisura me prerogativa për ta kryer këtë. (shih, përmes shumë të tjerëve, Beian (no 1), paracituar, §§ 37 dhe 39). Është mirë gjithashtu të saktësohet se këto parime janë shprehur në çështje ku kontradiktat e interpretimit për të cilat Gjykata duhej të gjykonte ishin shfaqur në gjirin e gjykatës së të njëjtit rend lidhur me një tekst mbi të cilin një gjykatë e lartë mund të ushtronte misionin e saj unifikues (paragrafi 59 më lart – shih, ndër të tjera, Beian (no 1), i paracituar, § 37, dhe Schëarzkopf dhe Taussik, i paracituar).
81. Megjithëse konsiderata të tilla mbizotërojnë kur flitet për kontradiktat e jurisprudencës në gjirin e një strukture juridiksionale të hierarkizuar, ato nuk mund të transferohen për këtë çështje. Në fakt, Gjykata çmon se, në një kontekst juridik të brendshëm të karakterizuar si në këtë rast, nga një shumësi gjykatash të larta që nuk i nënshtrohen asnjë hierarkie juridiksionale të përbashkët, ajo nuk do të mund të kërkonte vendosjen e një mekanizmi kontrolli vertikal për zgjedhjet jurisprudenciale të kryera nga këto gjykata. Të vendosësh një kërkesë të tillë do të thoshte të tejkaloje kërkesat për një proces të paanshëm të parashikuar në nenin 6 § 1 të Konventës.
82. Nga ana tjetër, Gjykata nënvizon se mungesa e një autoriteti rregullues të përbashkët për gjykatat e larta- në këtë rast, për Këshillin e Shtetit dhe Gjykatën e Lartë administrative ushtarake – që të mund të përcaktonte interpretimin që duhej ndjekur nga këta të fundit, nuk është një specifikë e sistemit juridik turk. Shumë shtete evropiane strukturat juridiksionale të të cilave kanë një dualitet apo shumësi gjykatash të larta nuk kanë një autoritet të tillë (paragrafi 34 më lart). Kjo në vetvete sidoqoftë nuk mund të gjykohet si në kundërshtim me Konventën.
83. Sipas Gjykatës, është mirë të pranohet se, në një sistem juridiksional të tillë si ai turk, i karakterizuar nga një shumësi rendesh të gjykatave dhe në gjirin e të cilit bashkëjetojnë edhe shumë gjykata të larta që duhet të vendosin në të njëjtën kohë dhe në mënyrë paralele, përpunimi i një konsensusi juridiksional është një proces që zgjat: fazat e kontradiktave të jurisprudencës atëherë mund të tolerohen pa vënë në rrezik sigurinë juridike.
84. Në fakt, meqë jurisprudenca nuk është e pandryshueshme por përkundrazi është evolutive për nga vetë natyra e saj, Gjykata vlerëson se parimi për një administrim të mirë të drejtësisë nuk të mund të kuptohej si një parim që imponon një qëndrueshmëri strikte jurisprudenciale. (Unédic, i lartpërmendur, § 73, dhe Atanasovski, i paracituar, § 38). Për këtë, Gjykata duhet të bëjë kujdes për respektimin e këtij parimi kur çmon se panshmëria e procesit ose sundimi i ligjit kërkon që ajo të ndërhyjë për t’i dhënë fund pasigurisë së krijuar nga gjykimet kontradiktore, të dhëna nga gjykata të ndryshme, mbi të njëjtën çështje. Objektivi i sigurisë juridike drejt të cilit ajo synon duhet ndjekur gjithsesi për respektimin e autonomisë dhe të pavarësisë në marrjen e vendimeve të gjykatave kombëtare, në përputhje me parimin e subsidiaritetit që është në themel të sistemit të Konventës.
85. Lidhur më këtë, Gjykata kujton se interpretimi është i qënësishëm për ushtrimin e funksionit të gjykatave. Sado qartë të jetë hartuar një dispozitë juridike, ka pashmangshmërisht një pjesë interpretimi nga gjykatat (shih, ndër të tjera, Başkaya et Okçuoğlu kundër Turqisë [GC], nos 23536/94 dhe 24408/94, § 39, GJEDNJ 1999‑IV). Përcaktimi i normës që duhet zbatuar si dhe të kushteve të saj të zbatimit në fakt janë pjesë e një procesi për individualizimin e të drejtës.
86. Për rrjedhojë, dy gjykata, të pajisura secila me sferën e saj të kompetencave dhe që vendosin për çështje të ndryshme, mund të zgjidhin fare mirë në mënyrë kontradiktore por sidoqoftë racionale dhe të motivuar të njëjtën çështje juridike të ngritur përmes faktesh të ngjashme. Është mirë të pranohet nga kjo pikëpamje se kontradiktat që shfaqen rastësisht midis gjykatave janë vetëm rezultat i pashmangshëm i punës interpretative të normave të së drejtës dhe të përshtatjes së tyre me situatat faktike të cilave duhet t’u përgjigjen.
87. Këto kontradikta për më tepër mund të tolerohen nga momenti që sistemi juridik i brendshëm ofron kapacitetin për t’i eliminuar ato. Po, në këtë rast, Gjykata mendon se gjykatat e larta në fjalë – Këshilli i Shtetit dhe Gjykata e Lartë administrative ushtarake – kanë mundësi të rregullojnë vetë kontradiktat e tyre, qoftë duke shpallur pozicionet e tyre, qoftë duke respektuar ndarjen e kompetencave respektive dhe duke mos ndërhyrë të dyja në të njëjtën fushë juridike.
88. Meqë Gjykata nuk mund të transformohet, përmes një kontrolli të zgjedhjeve të bëra nga gjykatat kombëtare përsa i përket interpretimit të teksteve të ligjit dhe inkoherencave të mundshme që burojn prej tyre, në një instancë të tretë apo të katërt, ajo nënvizon në këtë aspekt se roli i saj nuk është të ndërhyjë vetëm pse ekziston një kontradiktë jurisprudence.
89. Në fakt, të vlerësosh ekzistencën dhe rëndësinë e një kontradikte të jurisprudencës për Gjykatën nuk do të thotë të vlerësosh sesa të përshtatshme jane zgjedhjet e politikës jurisprudenciale të bëra nga gjykatat e brendshme kur mungon arbitrariteti. (Vinčić et autres, précité, § 56, Işık kundër Turqisë (dhjetor.), no 35224/05, 16 qershor 2009, dhe Ivanov dhe Dimitrov kundër « ish Republikës Jougosllave të Maqedonisë », no 46881/06, § 32, 21 tetor 2010). Ashtu sic e përsërit (paragrafi 50 më lart), kontrolli i saj sipas nenit 6 § 1 të Konventës kufizohet pra, me ndërhyrje vetëm në rastin kur vendimi i kontestuar është dukshëm arbitrar.
90. Pra, në rrethanat e rastit, edhe pse interpretimi i dhënë nga Gjykata e Lartë administrative ushtarake për nenin 21 të ligjit no 3713 ka qenë në disfavor të kërkuesve, vetëm ky interpretim, sado i padrejtë të duket në krahasim me zgjidhjet e pranuara nga gjykatat administrative të zakonshme, nuk përbën në vetvete një cenim të nenit 6 të Konventës.
91. Është mirë gjithashtu të nënvizohet, duke parë se gjykata e konflikteve (paragrafët 31-32 më lart) afirmon kompetencën e Gjykatës së Lartë administrative ushtarake për të gjykuar këtë lloj çështjeje, se në rrethanat e çështjes, vendimi për moskompetencë dhënë nga dhoma e 4t e gjykatës administrative të Ankarasë ndaj kërkuesve nuk ishte aspak arbitrar.
92. Kërkuesit nuk mund të pretendojnë as se u është mohuar drejtësia për shkak të shqyrtimit të çështjes nga Gjykata e Lartë administrative ushtarake ose nga zgjidhja e pranuar nga kjo e fundit. Në fakt, vendimi i marë nga Gjykata e Lartë administrative ushtarake kundrejt kërkuesve është në kufijtë e kompetencës së saj dhe nuk përban në vetvete asnjë element që mund të justifikojë ndërhyrjen e Gjykatës.
93. Nga kjo pikëpamje është mirë të nënvizohet se gjykimet që lidhen me kërkuesit janë motivuar si duhet në përshkrimin e faktit dhe të së drejtës (paragrafët16 et 19 ci-dessus) dhe interpretimi që ka bërë Gjykata e Lartë administrative ushtarake për sa i përket rrethanave që ajo ka shyrtuar nuk mund të cilësohet si arbitrar, i paarsyeshëm apo i tillë që mund të cenojë paanshmërinë e procedurës, por thjesht lidhet me modalitetet e zbatimit të të drejtës së brendshme.
94. Duke parë gjithë sa më lart, Gjykata kujton se ajo duhet të shmangë çdo ndërhyrje të pajustifikuar në ushtrimin e funksioneve të gjykatave, ashtu si dhe në organizmin juridiksional të shteteve. Ajo nënvizon, për më tepër, se gjykatat kombëtare janë përgjegjëset kryesore për koherencën e jurisprudencës së tyre dhe se ndërhyrja në këtë aspekt duhet bërë vetëm në raste të jashtëzakonshme.
95. Nga ana tjetër, ajo vëren se rrethanat e rastit nuk kërkojnë domosdoshmërsht një ndërhyrje të tillë dhe se nuk i përket asaj, në këtë kontekst, t’i japë një zgjidhje kontradiktës jurisprudenciale të çështjes lidhur me nenin 6 § 1 të Konventës. Në këtë kuptim, ajo nënvizon se sidoqoftë, ankimi individual në Gjykatë nuk duhej përdorur si një mekanizëm i trajtimit apo eliminimit të kontradiktës në jurisprudencë që mund të shfaqej në të drejtën e brendshme as si një mekanizëm kontrolli që synon të ndreqë inkoherencat në vendimet e marra nga gjykatat e brendshme.
96. Për rrjedhojë, Gjykata vendosi për jo-shkelje të 6 § 1 të Konventës.
PËR KËTO ARSYE GJYKATA
thotë me dhjetë vota pro dhe shtatë vota kundër, se nuk ka pasur shkelje të nenit 6 § 1 të Konvntës.
Bërë në frëngjisht dhe në anglisht, më pas shpallur në audiencë publike në Pallatin e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg, në 20 tetor 2011.
Michael O’BoyleNicolas Bratza
Ndihmës sekretarKryetar
Këtij vendimi i bashkëngjitet sipas neneve 45 § 2 tw Konventës dhe 74 § 2 të rregullores, përshkrimi i opinionit të veçuar të gjykatësve Bratza, Casadevall, Vajić, Spielmann, Rozakis, Kovler et Mijović.
N.B.
M.O.B.
© Këshilli i Europës/ Gjykata europiane e tëdrejtave të njeriut, 2012.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës europiane të të drejtave të njeriut janë frëngjjishtja dhe anglishtja. Ky përkthim është kryer me mbështetjen e Fondit të besimit për të drejtat e njeriut të Këshillit të Europës (/humanrightstrustfund). Ai nuk paraqet detyrim për Gjykatën, dhe kjo e fundit nuk mban asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e jurisprencës së Gjykatës europiane të të drejtave të njeriut (), ose çdo bazë të dhënash tjetër të cilës ia ka dhënë HUDOC. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo komerciale, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me treguesin e copyright si më sipër si dhe me referencën e Fondit të besimit për të drejtat e njeriut. Çdo person që dëshiron të përdorë tërësisht ose pjesërisht përkthimin për qëllime komerciale duhet ta njoftojë këtë më parë në adresën e mëposhtme: publishing@
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2012.
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2012.
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
[1]. Ashtu si është ndryshuar nga ligji n° 5532 i 18 korrikut 2006. Ky ligj ka hequr citimin « funksionar » në paragrafin 1të këtij neni.
[2]1. Procedura do të ishte gjithmonë në gjykim .
Full & Egal Universal Law Academy