© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2014. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2014. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2014. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
ISH SEKSIONI I DYTË
ҪËSHTJA NUSRET KAYA DHE TË TJERËT KUNDËR TURQISE
(kërkesat nos 43750/06, 43752/06, 32054/08, 37753/08 dhe 60915/08)
VENDIM
[Ekstrat]
STRASBURG
22 prill 2014
PËRFUNDIMAR
08/09/2014
Ky vendim është bërë përfundimtar në bazë të nenit 44 § 2 të Konventës Ai mund të pësojë përmirësime vetëm në formë
Në çështjen Nusret Kaya dhe të tjerë kundër Turqisë,
Gjykata evropiane e të drejtave të njeriut (ish seksioni i dytë), që u mblodh në një dhomë të përbërë nga :
GuidoRaimondi, kryetar,
IşılKarakaş,
DragoljubPopović,
AndrásSajó,
NebojšaVučinić,
PauloPinto de Albuquerque,
Helen Keller, gjyqtarë,
et de StanleyNaismith, sekretar i seksionit
Pasi ka diskutuar në dhomën e këshillit në 25 mars 2014,
Dha këtë vendim, të miratuar në këtë datë :
PROCEDURA
1. Në origjinë të çështjes ka pesë kërkesa (nos43750/06, 43752/06, 32054/08, 37753/08 dhe 60915/08) të drejtuara kundër Republikës së Turqisë dhe pesë shtetas të këtij shteti, zotërinjtë Nusret Kaya, Ahmet Gerez, Mehmet ŞirinBozçalı, Mesut Yurtsever dhe Mehmet Nuri Özen (« kërkuesit »), i janë drejtuar Gjykatës në 4 tetor 2006 (kërkesat nos43750/06 dhe 43752/06), në 24 qershor (kërkesë no32054/08), në 24 korrik (kërkesë no 37753/08) dhe në 25 nëntor 2008 (kërkesë no 60915/08) sipas nenit 34 të Konventës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore (« Konventa »).
2. Z. Kaya është lejuar të përfaqësohet vetë në Gjykatë. Z. Bozçalı është përfaqësuar në Gjykatë nga avokati Z. Erbil, avokat në Stamboll. Z. Yurtsever dhe Z. Özen janë përfaqësuar nga Z. Vargün, avokat në Ankara. Z. Gerez është përfaqësuar nga Z. O. Gündoğdu, avokat në Kars.
Qeveria turke (« Qeveria ») është përfaqësuar nga agjenti i saj.
3. Kërkuesit pretendonin veçanërisht se kishin pësuar një cenim të të drejtës për respektim të korrespondencës telefonike (neni 8 i Konventës) dhe se nuk kishin përfituar nga një procedurë e drejtë (neni 6 i Konventës). Përveç kësaj ata ankohen për një shkelje të neneve 3, 13, 14, 17 dhe 18 të Konventës.
4. Në 18 janar 2010, kërkesat i janë transmetuar Qeverisë.
PËRSHKRIMI I FAKTIT
I. RRETHANAT E RASTIT
5. Kërkuesit kanë lindur respektivisht në vitet 1972, 1965, 1966, 1974 dhe 1976.
A. Nusret Kaya dhe Ahmet Gerez (kërkesat nos 43750/06 dhe 43752/06)
6. Gjatë dorëzimit të kërkesave të tyre, kërkuesit mbaheshin në burgun e tipit E të Muş-it.
7. Gjatë qëndrimit të tyre më parë në një tjetër burg- burg i tipit H në Erzurum –, ata i kishin drejtuar gjykatësit të ekzekutimit të Erzurum-it një kërkesë që synonte heqjen e kufizimeve që administra e burgjeve u sillte, sipas tyre, bisedave të tyre telefonike duke i penguar që ato të bëheshin në gjuhën kurde. .
8. Në 29 maj 2006, duke vendosur në bazë të dokumenteve, gjykatësi i ekzekutimit të Erzurum-it e hodhi poshtë ankimin. Në arsyetimin e tij, ai tregonte së pari se, nëqoftëse neni 22 i Kushtetutës dhe neni 8 i Konventës evropiane të të drejtave të njeriut vendosnin lirinë e korrespondencës, këto dy dispozita parashikonin gjithashtu kufizime ndaj kësaj lirie për arsye të tilla si siguria kombëtare dhe rendi publik. Më pas ai shprehej se ligji no 5275 lidhur me ekzekutimin e dënimeve dhe masave parandaluese (« ligji no 5275 ») thoshte se bisedat telefonike duheshin bërë në kushtet dhe sipas rregullave të shprehura në rregulloren lidhur me ekzekutimin e dënimeve dhe me masat parandaluese (« rregullorja »). Nga ana tjetër, ai vë në dukje se administrata e burgjeve ende nuk kishte marrë përgjigje për kërkesën me anë të së cilës ajo dëshironte që të verifikohej në bazë të nenit 88/2 p) të kësaj rregulloreje, nëse personat me të cilët të interesuarit dëshironin të bisedonin e kuptonin apo jo gjuhën turke. Ai nënvizonte në këtë drejtim, se çështja mbetej për t’u sqaruar dhe se ankimi që kishin ndërmarrë të interesuarit kishte të bënte me praktikën e përgjithshme të administratës e cila për gjykatësin, nuk binte ndesh me ligjin. Ai arriti në përfundimin se administrata e burgjeve kishte vepruar në pajtueshmëri me ligjin no 5275 dhe nenin 88/2 p) të rregullores.
9. Në 11 maj 2006, kërkuesit e kundërshtuan këtë vendim.
10. Në 12 korrik 2006, duke vendosur në bazë të dokumenteve, gjykata e krimeve të rënda e Erzurum-it e rrëzoi kundërshtimin e formuluar nga kërkuesit, duke çmuar se vendimi i gjykatësit të ekzekutimit nuk ishte në kundërshtim as me procedurën e as me ligjin.
B. Mehmet Şirin Bozçalı dhe Mesut Yurtsever (kërkesat nos32054/08 dhe 37753/08)
11. Gjatë paraqitjes së kërkesave, kërkuesit ishin në burg e tipit F të Bolu-së.
12. Gjatë qëndrimit në këtë burg, në 5 maj 2008, ata i drejtuan gjyqtarit të ekzekutimit të Bolu-së një kërkesë që synonte heqjen e kufizimeve që, sipas tyre, administrata u vinte bisedave të tyre telefonike duke i penguar t’i bënin ato në gjuhën kurde.
13. Në 13 maj 2008, duke vendosur në bazë të dokumenteve, gjyqtari i ekzekutimit të Bolu-së e rrëzoi këtë ankim, duke çmuar se praktika e administratës së burgjeve ishte në pajtueshmëri me procedurën dhe me ligjin. Në vendimin e tij, ai vuri në dukje se rregullorja në lidhje me bisedat telefonike të të dënuarve dhe të ndaluarve në qendrat e paraburgimit apo në komisariate me të afërmit e tyre që gjenden jashtë ishte shfuqizuar në 17 shkurt 2007. Ai tregonte se kjo rregullore nuk përmbante asnjë dispozitë për sa i përket trajtimit të kërkesave që kanë të bëjnë me një bisedë telefonike në një gjuhë të ndryshme nga turqishtja. Ai parashtronte se ligji no 5275 kishte hyrë në fuqi dhe se neni 88 i rregullores diktonte rregulla të reja të cilat duhet të mbaheshin parasysh. Gjyqtari i ekzekutimit përmendte tërësinë e kushteve të parashikuar në këtë dispozitë të fundit për sa i përket rregullimit të bisedave telefonike në burgje, veçanërisht rregullën sipas të cilës bisedat telefonike duhen bërë në turqisht, me përjashtim të rasteve në të cilat i dënuari ose bashkëbiseduesi i tij ose që të dy nuk e kuptojnë këtë gjuhë. Ai saktësonte se, në këtë rast, rregullorja kërkonte që i burgosuri të përmendte në formularin e bisedave telefonike se i afërmi i tij nuk kuptonte turqisht. Ai shtonte se, kur administrata e burgjeve e çmonte të nevojshme, mund të kryhen kërkime– të bëra me shpenzimet e të burgosurit- për sa i përket vërtetësisë së informacioneve të dhëna në formular, në përfundim të të cilave i burgosuri mund të lejohej të fliste në gjuhën kurde. Ai saktësonte përveç kësaj se një i burgosur duhej të fillonte një bisedë telefonike duke thënë emrin dhe mbiemrin e tij pastaj t’i kërkonte bashkëbiseduesit të thoshte emrin, mbiemrin dhe numrin e tij të telefonit. Për gjykatësin, ky detyrim kërkonte që, me përjashtim të disa situatave, bisedat telefonike të bëheshin në turqisht.
14. Në 26 maj 2008, Z. Yurtsever e kundërshtoi këtë vendim. Ai argumentoi se gjuhën kurde e kishte gjuhën e nënës dhe se ishte normale që ai të përdorte këtë gjuhë për të folur në telefon me nënën e tij. Ai pretendonte gjithashtu se kjo kishte qenë praktika për pesë vjet rresht. Më në fund, ai kundërshtonte detyrimin për kërkuesin që të paguante shpenzimet lidhur me procedurën e verifikimit të informacioneve.
15. Në 27 maj 2008, Z. Bozçalı gjithashtu e kundërshtoi vendimin e gjykatësit të ekzekutimit, duke pretenduar se të komunikosh, të shkëmbesh dhe të jetosh sipas identitetit tënd kulturor ishte një e drejtë themelore.
16. Në 12 qershor 2008, duke vendosur në bazë të dokumenteve të dosjes, gjykata e krimeve të rënda e Bolu-së e rrëzoi kundërshtimin e bërë nga kërkuesit. Ajo çmonte se praktika e administratës së burgjeve dhe vendimi i gjykatësit të ekzekutimit nuk binte ndesh as me procedurën e as me ligjin.
C. Mehmet Nuri Özen (kërkesë no 60915/08)
17. Gjatë depozitimit të kërkesës, kërkuesi ishte i burgosur në burgun e tipit F në Bolu-së.
18. Gjatë mbajtjes në këtë burg, në 30 maj 2008, ai iu drejtua gjykatësit të ekzekutimit të Bolu-së për t’iu ankuar për detyrimin që i ishte vënë për të folur turqisht në bisedat telefonike me të afërmit e tij dhe për administratën e burgjeve që nuk e lejonte t’i bënte bisedat në gjuhën kurde.
19. Në 10 qershor 2008, duke vendosur në bazë të dokumenteve, gjykatësi i ekzekutimit të Bolu-së e rrëzoi këtë ankim. Ai çmonte se praktika e administratës së burgjeve ishte në pajtueshmëri me procedurën dhe ligjin. Në vendimin e tij, ai vinte në dukje se rregullorja lidhur me bisedat telefonike të të dënuarve dhe të ndaluarve në qendrat e paraburgimi e në komisariate me të afërmit e tyre që gjendeshin jashtë, ishte shfuqizuar në 17 shkurt 2007. Ai tregonte se rregullorja nuk përmbante asnjë dispozitë për sa i përke trajtimit kërkesave që kanë të bëjnë me një bisedë telefonike në një gjuhë tjetër të ndryshme nga turqishtja. Ai parashtronte se ligji no 5275 kishte hyrë në fuqi dhe se neni 88 i rregullores diktonte rregulla të reja, të cilat duheshin mbajtur parasysh. Ai bënte të ditur gjithashtu të gjitha kushtet e parashikuara në këtë dispozitë të fundit për sa i përket menaxhimit të bisedave telefonike në burgje, veçanërisht rregullën sipas së cilës bisedat telefonike duhej të bëheshin në turqisht, me përjashtim të rasteve ku i dënuari ose bashkëbiseduesi i tij ose të dy nuk e flisnin këtë gjuhë.
Ai saktësonte se, në raste të tilla, rregullorja kërkonte që i burgosuri të përmendte në formularin e bisedave telefonike se i afërmi i tij nuk kuptonte turqisht. Ai shtonte se, kur administrate e burgjeve e çmonte të nevojshme, bëheshin kërkime- me shpenzimet e të burgosurit- për sa i përket vërtetësisë së informacioneve të dhëna në formular, në përfundim të të cilave i burgosuri mund të lejohej të fliste në gjuhën kurde. Ai saktësonte, përveç kësaj, se një i burgosur duhej ta fillonte një bisedë telefonike duke thënë emrin, mbiemrin pastaj t’i kërkonte bashkëbiseduesit të thoshte emrin, mbiemrin dhe numrin e tij të telefonit. Për gjykatësin, ky detyrim kërkonte që, me përjashtim të disa situatave, bisedat telefonike të bëheshin në gjuhën turke.
20. Në 20 qershor 2008, kërkuesi e kundërshtoi këtë vendim.
21. Në 4 korrikt 2008, gjykata e krimeve të rënda e Bolu-së e hodhi poshtë kundërshtimin e bërë nga kërkuesi duke çmuar se praktika e administratës së burgjeve dhe vendimi i gjykatësit të ekzekutimit nuk ishte në kundërshtim as me procedurën as me ligjin.
(...)
PËRSHKRIMI I SË DREJTËS
29. Duke mbajtur parasysh ngjashmërinë e këresave për sa u përket fakteve dhe ankesave, Gjykata vendos t’i bashkojë ato dhe t’i shqyrtojë së bashku në një vendim të vetëm.
I. MBI SHKELJEN E PRETENDUAR TË NENEIT 8 TË KONVENTËS.
30. Kërkuesit ankohen për cenim të së drejtës së tyre për respektim të korrespondencës së tyre dhe/ose të jetës së tyre private dhe familjare lidhur me praktikën e administratës së burgjeve që qëndron në kufizimin e bisedave të tyre telefonike në gjuhën kurde.
Në këtë aspekt ata përmendin nenin 8 të Konventës, të formuluar kështu në ato pjesë të tij që lidhen me këtë rast :
« 1. Cilido ka të drejtë për respektim të jetës private dhe familjare (...) dhe për korrespondencën e tij .
2. Nuk mund të ketë një ndërhyrje të autoritit publik në ushtrimin e kësaj të drejte për sa kohë kjo ndërhyrje është parashikuar nga ligji dhe përbën një masë që, në një shoqëri demokratike, është e domosdoshme për sigurinë kombëtare, për sigurinë publike (...), ruajtjen e rendit, parandalimin e shkeljeve penale (...) »
31. Qeveria e kundërshton këtë tezë.
(...)
B. Mbi themelin
1. Mbi ekzistencën e një ndërhyrjeje
35. Qeveria kujton së pari se çdo ndalim i rregullt sipas nenit 5 të Konventës sjell si pasojë të natyrshme një kufizim të jetës private dhe familjare të personit të ndaluar. Ajo riafirmon se është gjithsesi « thelbësore për respektimin e jetës familjare » që administrata të ndihmojë të burgosurin të mbajë një kontakt me familjen e afërt (Messina kundër Italisë (no 2), no 25498/94, § 61, GJEDNJ 2000‑X, dhe Aliev kundër Ukrainës, no 41220/98, § 187, 29 prill 2003). Qeveria pranon në të njëjtën kohë se një farë kontrolli i kontakteve të të burgosurve me botën e jashtme rekomandohet dhe nuk bie ndesh me Konventën (Aliev, i lartcituar, idem).
36. Ajo kujton më pas se, kur është fjala për përdorimin e telefonit, nuk mund të interpretohet neni 8 i Konventës si një nen që u garanton të ndaluarve të drejtën për të bërë thirrje telefonike, veçanërisht kur lehtësirat e ofruara për të komunikuar me letërkëmbim janë të disponueshme dhe adekuate (A.B. kundër Vendeve të Ulëta, no 37328/97, § 92, 29 janar 2002, dhe Ciszewski kundër Polonisë (vend.), no 38668/97, 6 janar 2004). Në këtë rast, gjithsesi, përderisa e drejta e brendshme u njeh të ndaluarve mundësinë për të bërë biseda telefonike me të afërmit e tyre nga telefonat që gjenden nën kontrollin e administratës së burgjeve, Gjykata çmon se kufizimi që u imponohet bisedave telefonike të kërkuesve me të afërmit e tyre, me arsyen se ata dëshironin t’i bënin këto biseda në gjuhën kurde, mund të konsiderohet si një ndërhyrje në ushtrimin e të drejtës së tyre për respektim të jetës familjare dhe të korrespondencës në kuptimin e nenit 8 § 1 të Konventës (shih, për një qasje të ngjashme, Baybaşın kundër Vendeve të Ulëta (vendim no 13600/02, 6 tetor 2005).
2. Mbi justifikim e kësaj ndërhyrjeje
37. Një ndërhyrje e tillë nuk e respekton nenin 8 vetëm po qe se « e parashikuar nga ligji », ajo ndjek një apo disa qëllime legjitime lidhur me paragrafin 2 dhe, për më tepër kjo ndërhyrje është e « domosdoshme në një shoqëri demokratike » për të arritur këto qëllime.
a) E parashikuar nga ligji
38. Gjykata i referohet jurisprudencës së saj, sipas të cilës termat « e parashikuar nga ligji », jo vetëm imponojnë që masa e inkriminuar të ketë një bazë në të drejtën e brendshme, por synojnë gjithashtu cilësinë e ligjit në fjalë : kështu, ai duhet të jetë i kuptueshëm për individët dhe i parashikueshëm në pasojat e tij (shih, ndër të tjerat, Rotaru kundër Rumanisë [GC], no 28341/95, § 52, GJEDNJ 2000‑V). Ajo kujton se përveç kësaj, autoriteteve kombëtare, veçanërisht gjykatave, u takon të interpretojnë dhe të zbatojnë të drejtën e brendshme (Kopp kundër Zvicrës, 25 mars 1998, § 59, Përmbledhje vendimesh 1998-II, dhe Kruslin kundër Francës, 24 pril 1990, § 29, seria A no 176-A).
39. Në këtë rast, Gjykata vëren se ndërhyrja e kontestuar mbështetet në të drejtën e brendshme në nenin 88 të rregullores lidhur me ekzekutimin e dënimeve dhe të masave parandaluese, ashtu siç ishte në fuqi në kohën e ngjarjeve. (...) Ky nen diktonte atëherë që bisedat telefonike duhej, në parim, të bëheshin në gjuhën turke, me përjashtim të lejes që jepet në rastet dhe sipas modaliteteve të shprehura në këtë dispozitë.
40. Për më tepër, Gjykata s’ka asnjë arsye të dyshojë për aksesimin e kësaj rregulloreje që ishte publikuar në Gazetën zyrtare. Nga ana tjetër, ajo çmon se nuk është e nevojshme të shprehet mbi parashikueshmërinë e dispozitave rregulluese në fjalë po të marren parasysh përfundimet e saj lidhur me domosdoshmërinë e ndërhyrjes në këtë rast. (paragrafët 49-62 më poshtë).
b) Qëllimi legjitim
41. Sipas analizës së Qeverisë për sa i përket vendimeve Kepeneklioğlu kundër Turqisë (no 73520/01, 23 janar 2007) dhe Silver dhe të tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar (25 mars 1983, seria A no 61), Gjykata ka pranuar legjitimitetin e kontrollit të korrespondencës së të burgosurve në disa rrethana, për arsye të ruajtjes së rendit në burgje. Qeveria është e mendimit se, në këtë çështje, kontrolli i bisedave telefonike nga administrata e burgjeve synonte mbrojtjen e sigurisë dhe parandalimin e turbullirave dhe krimit.
42. Gjykata kujton se kur, si në këtë rast, autoritetet e burgjeve lejojnë përdorimin e telefonit, ky përdorim, duke marrë parasysh kushtet e zakonshme dhe të arsyeshme të jetës në burg, i nënshtrohet kufizimeve legjitime, po të merret parasysh, për shembull, domosdoshmëria për ta ndarë përdorimin me të burgosurit e tjerë dhe kërkesat që lidhen me mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e shkeljeve penale (A.B. kundër Vendeve të Ulëta, lartpërmendur, § 93, dhe Coşcodar kundër Rumanisë (vend.), no 36020/06, § 30, 9 mars 2010). Në këtë rast, ajo çmon se ndërhyrja në fjalë ndjek një qëllim legjitim, pra, ruajtjen e rendit dhe parandalimin e shkeljeve penale.
c) Domosdoshmëria e ndërhyrjes
i. Argumente të Qeverisë
43. Qeveria i kundërshton pretendimet e kërkuesve. Ajo çmon se ndërhyrja e kontestuar është e domosdoshme dhe e proporcionuar. Në këtë drejtim, ajo tregon se kërkuesit janë anëtarë të organizatës terroriste PKK dhe se e kishin përdorur tashmë turqishten për të telefonuar me familjet e tyre para se të kërkonin t’i bënin këto biseda në gjuhën kurde. Në kët aspekt, ajo saktëson se gjuha kurde përmban dialekte të ndryshme dhe se, në kohën e kërkesave në fjalë, asnjë anëtar i personelit të burgut nuk e kuptonte gjuhën kurde. Sipas Qeverisë, administrata kishte kërkuar, duke u mbështetur në nenin 88/2 p) të rregullores ashtu siç ishte në fuqi në kohën e fakteve, emrat dhe adresat e personave të cilëve kërkuesit dëshironin t’u flisnin me qëllim që të mund të informoheshin për ta. Gjithmonë sipas Qeverisë, të burgosurit që nuk kishin qëllime të këqija i jepnin këto informacione dhe, sapo bëhej hetimi, ata që nuk kuptonin turqisht lejoheshin të flisnin në gjuhën kurde. Mirëpo, gjitmonë sipas Qeverisë, disa kërkues të frymëzuar nga qëllime të këqija, kishin kërkuar leje të flisnin në gjuhën kurde pa dhënë informacionin e kërkuar. Qeveria çmon se duke vepruar kështu, ata e kishin bërë të pamundur çdo investigim lidhur me bashkëbiseduesit e tyre. Nga ana tjetër, sipas Qeverisë, të afërmit e disa kërkuesve nuk janë gjetur në adresat e deklaruara. Për rrjedhojë, të interesuarit nuk i kanë plotësuar detyrimet që do t’u lejonin t’i bënin bisedat telefonike në një gjuhë të ndryshme nga turqishtja. Shkurt, të interesuarit i janë nënshtruar të njëjtit legjislacion si të gjithë të burgosurit e tjerë, pra, nuk kanë pësuar asnjë diskriminim në këtë drejtim.
44. Së fundi, Qeveria informon Gjykatën se neni 88/2 p) i rregullores ka qenë objekt i një amendamenti që lejonte të shmangej tashmë çdo vonesë në trajtimin e kërkesave të të burgosurve për të biseduar në gjuhën kurde në telefon me të afërmit e tyre.
ii. Argumente të kërkuesve
45. Z. Kaya kritikon praktikën e administratës së burgjeve që sipas tij është arbitrare, fyese dhe e çnjerëzore si për atë ashtu edhe për të afërmit e tij.
46. Z. Gerez rrëzon argumentet e Qeverisë. Ai pohon se është ndaluar të flasë në telefon në gjuhën kurde me prindërit e tij- nga maji 2006, me hyrjen në fuqi të rregullores, deri në 2009,- ndërkohë që kjo mundësi i ishte dhënë në të kaluarën. Ai pretendon, në këtë aspect, se bisedat telefonike ishin ndërprerë ose penguar pa ndonjë arsye të vlefshme, sipas tij. Përveç kësaj, ai thotë se ka kërkuar leje për të biseduar në telefon në gjuhën kurde me prindërit e tij por i janë përgjigjur se këta të fundit nuk janë gjetur në adresën që ai i kishte treguar administratës së burgut, kështu që nuk kishte qenë e mundur të verifikohej nëse ata flisnin apo jo turqisht, arsye për të cilën, sipas tij, ai nuk ishte lejuar të fliste në gjuhën kurde me ta. Së fundi, ai denoncon një politikë qeveritare që synon, sipas tij, të ndalojë çdo gjuhë tjetër të ndryshme nga turqishtja.
47. Z. Bozçalıargüe shprehet se nuk është e domosdoshme, në një shoqëri demokratike, ta ndalosh dikë të shprehet në gjuhën e nënës. Ai shton se administrata e burgjeve i ka të gjitha mjetet të kontrollojë dhe të përkthejë bisedat, porse ajo nuk e bën, me qëllim që, sipas tij, ta pengojë atë të shprehet në gjuhën kurde me familjen e tij dhe me vizitorët e kështu pra, të komunikojë me ta.
48. Zotërinjtë Yurtsever dhe Özen pretendojnë nga ana e tyre se dënimi penal nuk mund t’i privojë nga të drejtat e tyre dhe se ata kanë të drejtën e lirisë së korrespondencës. Ata mendojnë se, për rrjedhojë, çdo pengesë ndaj një të drejte të tillë duhet të jetë e justifikuar dhe se çdo ndërhyrje në të drejtën e tyre për korrespondencë është arbitrare nëse nuk bazohet në një dispozitë ligjore, të publikuar dhe të kuptueshme. Ata thonë se e pranojnë që masat, duke pasur për qëllim kontrollin e shkëmbimeve të të burgosurve me botën e jashtme, janë të domosdoshme për të ruajtur sigurinë në burgje dhe për të parandaluar kriminalitetin. Ata mendojnë sidoqoftë se, sipas tyre, këto qëllime legjitime duheshin ndjekur me shqetësimin e proporcionalitetit dhe jo për të justifikuar kufizimet në marrëdhëniet që ata do të kishin dëshiruar të mbanin me familjet e tyre dhe botën e jashtme në një gjuhë të ndryshme nga turqishtja. Ata gjykojnë se ndalimi për të komunikuar me botën e jashtme në gjuhën kurde nuk mund të justifikohet vetëm me arsyen se personeli është i pamjaftueshëm. Ata saktësojnë se autoritetet e brendshme nuk kanë kërkuar të dinë nëse bisedat telefonike, për nga përmbajtja e tyre, kishin ndonjë gjë të paligjshme ose ishin me natyrë të tillë që mund të komprometonte ruajtjen e sigurisë në burg. Ata i kritikojnë autoritetet e shtetit se kanë prezumuar që, meqë bëhen në gjuhën kurde, bisedat e tyre telefonike kishin një përmbajtje të paligjshme. Ata kritikojnë në këtë drejtim zbatimin automatik e të padrejtë të këtij ndalimi. Ata pretendojnë se masa në fjalë nuk ishte as e proporcionuar as e domosdoshme në një shoqëri demokratike. Sipas kërkuesve, ndalimi për t’u shprehur në një gjuhë minoritare (të pakicës) nuk pajtohet me një demokraci të vërtetë, meqë respektimi i diversitetit kulturor, etnik dhe fetar është, sipas tyre, një vlerë themelore e shoqërive demokratike. Të interesuarit thonë se bëjnë pjesë në një minoritet etnik që nuk njihet nga qeveria, por ekzistenca e të cilit, në të drejtën ndërkombëtare, nuk varet nga një njohje e tillë. Ata çmojnë se qeveria ka, të paktën, detyrimin për të mos i penguar të gëzojnë identitetin, gjuhën dhe kulturën e tyre. Ata përmendin Rregullat evropiane të burgut të shprehura nga Këshilli i Evropës, dhe citojnë veçanërisht rregullën 38. Kjo rregull parashikon se duhen bërë rregullime të posaçme për sa i përket nevojave të të burgosurve që i përkasin një minoriteti etnik ose gjuhësor, se, praktikat kulturore të grupeve të ndryshme duhej, sa të ishte e mundur, të vazhdonin të respektoheshin në burg dhe se nevojat gjuhësore duhej të mbuloheshin me ndihmën e përkthyesve kompetentë dhe me anë të broshurave informuese të hartuara në gjuhë të ndryshme të folura në secilin burg. Më në fund, sias kërkuesve, nga rekomandimet e Oslos për sa i përket të drejtave gjuhësore të minorieteve kombëtare dhe nga neni 51 i Tërësisë së rregullave minimale për trajtimin e të burgosurve të miratuara nën drejtimin e Kombeve të Bashkuara, del se i takon Shtetit të marrë masat e domosdoshme për të plotësuar nevojat e tyre specifike. Në situatën e tyre, nuk ka nevoja shoqërore më të ngutshme që mund të justifikojnë këtë kufizim. .
iii. Vlerësimi i Gjykatës
49. Si fillim, Gjykata çmon të nevojshme të nënvizojë se mundësia që i dënuari të komunikojë me gojë në gjuhën amtare, përmes bisedave telefonike, përbën sigurisht një aspekt të veçantë të së drejtës së tij për respektim të korrespondencës por sidomos të së drejtës për respektim të jetës familjare, në kuptimin e nenit 8 § 1 të Konventës.
50. Gjykata kujton më pas se një masë që përbën një ndërhyrje në ushtrimin e të drejtave të garantuara nga neni 8 § 1 i Konventës mund të konsiderohet si « e domosdoshme në një shoqëri demokratike » nëse ajo mund t’i përgjigjet një nevoje shoqërore të ngutshme dhe nëse mjetet e përdorura janë të proporcionuara me qëllimet e ndjekura (shih, ndërmjet të tjerave, Campbell kundër Mbretërisë së Bashkuar, 25 mars 1992, § 44, seria A no 233). Për të përcaktuar nëse një ndërhyrje është e domosdoshme në një shoqëri demokratike, mund të mbajmë parasysh hapësirën vlerësuese të shtetit (ibidem).
51. Nga kjo pikëpamje, nëse u takon së pari autoriteteve të gjykojnë për domosdoshmërinë e ndërhyrjes, i takon Gjykatës të vendosë nëse arsyet e ndërhyrjes ishin të rëndësishme dhe të mjaftueshme për kërkesat e Konventës (Szuluk kundër Mbretërisë së Bashkuar, no 36936/05, § 45, GJEDNJ 2009).
52. Gjykata nënvizon madje se për të gjetur nëse një ndërhyrje në ushtrimin e së drejtës së një të burgosuri, të ndaluari për respektim të korrespondencës ishte « e domosdoshme » për ndjekjen e një prej qëllimeve të numëruara në nenin 8 § 2 të Konventës, duhen mbajtur parasysh kërkesat normale dhe të arsyeshme të burgimit: një lloj kontrolli i korrespondencës së të ndaluarve rekomandohet dhe nuk bie ndesh me Konventën (shih, ndër të tjera, Silver dhe të tjerë, i lartcituar, § 98, Kwiek kundër Polonisë, no51895/99, § 39, 30 maj 2006, dhe Ostrovar kundër Moldavisë, no 35207/03, § 105, 13 shtator 2005).
53. Gjykata kujton, së fundi, se ka thënë tashmë se me përjashtim të të drejtave specifike të shprehura në nenet 5 § 2 (e drejta e një personi për të qenë i informuar për arsyet e arrestimit të tij, në një afat të shkurtër dhe në një gjuhë që ai e kupton,) dhe 6 § 3 a) dhe e) (e drejta e një personi për të qenë i informuar, në afatin më të shkurtër, për natyrën dhe shkakun e akuzës së ngritur kundër tij, dhe e drejta për t’u ndihmuar nga një përkthyes nëse ai nuk e kupton ose nuk flet gjuhën e përdorur në seancë), liria gjuhësore nuk figuron, si e tillë, ndër çështjet e rregulluara nga Konventa (Kozlovs kundër Letonisë (vend.), no 50835/99, 10 janar 2002, dhe Kemal Taşkın dhe të tjerë kundër Turqisë, nos 30206/04, 37038/04, 43681/04, 45376/04, 12881/05, 28697/05, 32797/05 dhe 45609/05, § 56, 2 shkurt 2010).
54. Në këtë çështje, ajo çmon të nevojshme të nënvizojë përsëri se çështja e kontestuar ka lidhje jo me lirinë gjuhësore të kërkuesve si e tillë, por me të drejtën e tyre për të ruajtur kontaktin real me familjet e tyre. I takon asaj të shqyrtojë kushtet të cilave u nënshtrohen bisedat telefonike të kërkuesve, në bazë të rregullores që ishte në fuqi në atë kohë, për të qenë në gjendje të vlerësojë nëse ato përputhen me kërkesat e paragrafit të dytë të nenit 8 të Konventës.
55. Në këtë aspekt, Gjykata kujton se tashmë u ka tërhequr vëmendjen autoriteteve kombëtare mbi rëndësinë e rekomandimeve të shprehura në kuadrin e Rregullave evropiane të burgjeve të vitit 2006 (Rekomandimi REC(2006)2) (...), edhe sikur ato të mos jenë detyruese për shtetet anëtare ( shih, ndër të tjera, Sławomir Musiał kundër Polonisë, no 28300/06, § 96, 20 janar 2009). Ajo ripohon, në këtë kuptim, se është thelbësore që administrata të ndihmojë të burgosurit të mbajnë kontakte me familjen e tyre të ngushtë.
56. Në këtë rast, ajo vëren menjëherë se e drejta e brendshme u njihte të burgosurve mundësinë për të mbajtur një kontakt me botën e jashtme përmes bisedave telefonike. Këto biseda gjithsesi, për arsye sigurie, i nënshtrohen kontrollit të administratës së burgjeve dhe, për një kontroll të duhur, të burgosurit në parim, duhet të shprehen vetëm në turqisht gjatë bisedave të tyre telefonike.
57. Sigurisht, e drejta e brendshme parashikonte një rregullim të këtij parimi dhe nuk përmbante asnjë dispozitë që të ndalonte përdorimin e një gjuhe të ndryshme nga turqishtja nga të ndaluarit gjatë bisedave të tyre telefonike me të afërmit. Neni 88/2 p) i rregullores parashikonte kërkesa formale për këtë mundësi. Ai parashikonte veçanërisht mundësinë e administratës së burgjeve për të verifikuar se personi me të cilin të burgosurit dëshironin të flisnin në një gjuhë tjetër, nuk e kuptonte vërtet turqishten.
58. Përveç kësaj, nga dispozitat e zbatueshme në atë kohë dhe nga vendimet e gjykatave kombëtare (paragrafët 13 dhe 19, më sipër) del se, kur administrata e burgjeve vendoste të bënte verifikime të të dhënave të shkruara në formularët e kërkesave të bisedave telefonike, kostoja e këtij verifikimi vihej në ngarkim të të burgosurve të interesuar.
59. Sigurisht, Gjykata ka pranuar tashmë se konsiderata të veçanta për siguri- si parandalimi i rreziqeve për arratisje – mund të justifikonin zbatimin e një regjimi paraburgimi specifik dhe të ndalonin një të burgosur të lidhej me të afërmit në një gjuhë që do ta zgjedhë ai vetë, kur, nga ana tjetër, nuk është vërtetuar se ai nuk zotëron një gjuhë tjetër nga ato në të cilat i lejohen të shprehet (Baybaşın, vendim i lartpërmendur). Por, ajo vëren se, në rrethanat e rastit, rregullorja në fjalë zbatohej në mënyrë të përgjithshme dhe pa dallim, për të gjithë të burgosurit, pavarësisht nga vlerësimi individual i kërkesave nga pikëpamja e sigurisë, që mund të impononin personaliteti i secilit prej tyre ose shkeljet për të cilat akuzohen. Ajo çmon, përveç të tjerash se gjykatat kombëtare e dinin se, në vlerësimin e kërkesave të kërkuesve që synonin të mund të telefonin në gjuhën kurde, kjo gjuhë bënte pjesë në ato që fliteshin shpesh në Turqi - ndryshe nga situata në fjalë në çështjen Baybaşın – dhe përdorej nga disa të burgosur në kuadrin e marrëdhënieve familjare. Gjithsesi, ato nuk duket se kanë parashikuar që të përdoret një sistem përkthimi. Por Gjykata kujton që ka afirmuar tashmë se është thelbësore për respektimin e jetës familjare që administrata e burgjeve të ndihmojë të burgosurin të mbajë një kontakt real me familjen e vet (shih, ndër të tjera, Baybaşın, vend. i lartpërmendur dhe Van der Ven kundër vendeve të Ulëta, no 50901/99, § 68, GJEDNJ 2003‑II). Në këtë aspekt, ajo nënvizon se në këtë rast, asgjë nuk lejon të vësh në dyshim pohimin e kërkuesve sipas të cilit gjuha kurde ishte gjuha e përdorur në marrëdhëniet familjare as se ajo ishte gjuhë që kuptohej nga familjarët e tij, rrethanë që Gjykata e gjykon të rëndësishme në këtë çështje.
60. Kështu, Gjykata çmon se, duke marrë parasysh dokumentet e dosjes dhe informacionet që ajo disponon, praktika që konsiston t’u imponojë kërkuesve që kishin dashur t’i bënin bisedat telefonike me familjarët e tyre në gjuhën kurde, një procedurë paraprake e cila synon të verifikojë nëse këta të fundit ishin vërtet të paaftë të shpreheshin në turqisht, nuk ishte bazuar në arsye pertinente dhe të mjaftueshme për sa i përket kufizimit për kërkuesit lidhur me kontaktet e tyre me të afërmit.
61. Gjykata gjykon se ndërhyrja në të drejtën e kërkuesve për të bërë biseda telefonike në gjuhën kurde me të afërmit e tyre nuk mund të konsiderohet e domosdoshme. Ndryshimi i bërë në hartimin e nenit 88/2 p) të rregullores (...), ku vë theksin Qeveria (paragrafi 44 me lart) dhe që sjell ndryshime në kushtet të cilave u nënshtrohen kërkesat për leje për bisedat telefonike në një gjuhë të ndryshme nga ajo turke, sigurisht e konfirmon këtë konstatim. Në fakt, sipas këtij neni, në formën e ndryshuar, një deklaratë e thjeshtë ku thuhet se kërkuesi ose të afërmit e tij nuk kuptojnë turqisht, duket se është e mjaftueshme.
62. Në bazë të asaj që thuhet më lart, Gjykata arrin në përfundimin se ka sshkelje të nenit 8 të Konventës.
(...)
PËR KËTO ARSYE, GJYKATA,
1. Vendos, në unanimitet, t’i bashkojë kërkesat ;
(...)
3. shprehet, me pesë vota pro dhe dy vota kundër, se ka pasur shkelje të nenit 8 të Konventës ;
(...)
Hartuar në frëngjisht, transmetuar më pas me shkrim më 22 prill 2014, në zbatim të nenit 77 §§ 2 dhe 3 të rregullores.
StanleyNaismithGuidoRaimondi
SekretarKryetar
Këtij vendimi i bashkëngjitet, në pajtueshmëri me nenet 45 § 2 të Konventës dhe 74 § 2 të rregullores, mendimi në pakicë i gjyqtarëve Raimondi dhe Karakaş.
G.R.A
S.H.N
Mendimet e pakicës nuk janë përkthyer, por ato gjenden në anglishtdhe/ose në frëngjisht në versionet zyrtare të gjykimit, dhe mund të lexohen në bazën e të dhënave të Gjykatës HUDOC
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2014.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2014
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2014
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy