© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informativ mbi jurisprudencën e Gjykatës No 173
Prill 2014
Nusret Kaya dhe të tjerë kundër Turqisë - 43750/06, 43752/06, 32054/08 dhe al.
Vendim 22.4.2014 [Seksioni II]
Neni 8
Neni 8-1
Respektimi i korrespondencës
Respektimi i jetës familjare
Kufizim i imponuar të burgosurve turq për sa i përket përdorimit të gjuhës kurde në bisedat telefonike : shkelje
Përshkrimi i faktit – Kërkuesit, të burgosur në burg, kufizohen nga administrata e burgjeve të bëjnë biseda telefonike në gjuhën kurde me të afërmit e tyre. Ankimet e tyre që synonin të arrinin heqjen e këtyre kufizimeve u hodhën poshtë.
Përshkrimi i së drejtës – Neni 8 : Kufizimi i imponuar për bisedat telefonike të kërkuesve me anëtarët e familjeve të tyre, me arsyetimin se ata dëshironin t’i bënin bisedat në gjuhën kurde, mund të konsiderohet si një ndërhyrje në ushtrimin e të drejtës së tyre për respektim të jetës familjare dhe të korrespondencës në kuptimin e nenit 8 § 1 të Konventës. Ҫështja e kontestuar ka të bëjë jo me lirinë gjuhësore të kërkuesve si e tillë, por me të drejtën e tyre për të mbajtur një kontakt real me familjet. Nën shembullin e rekomandimeve të shprehura në kuadrin e Rregullave evropiane të burgjeve * të 2006, është thelbësore që administrata të ndihmojë të burgosurit të mbajnë një kontakt me familjarët e tyre. Në këtë rast, e drejta e brendshme u njihte të burgosurve mundësinë për të mbajtur një kontakt me botën e jashtme përmes bisedave telefonike. Këto biseda, sidoqoftë, për arsye sigurie, mund t’i nënshtroheshin kontrollit të administratës së burgut dhe, për një kontroll adekuat, të burgosurit në parim duhej të shpreheshin vetëm në gjuhën turke gjatë bisedave të tyre telefonike. Sigurisht, e drejta e brendshme parashikonte një rregullim të kësaj rregulle dhe nuk përmbante asnjë dispozitë që të ndalonte përdorimin e një gjuhe të ndryshme nga gjuha turke. Kjo mundësi gjithësesi i nënshtrohej disa kërkesave formale të tilla si mundësia e administratës së burgjeve për të verifikuar nëse personi me të cilin të burgosurit dëshironin të bisedonin në një gjuhë tjetër në të vertetë nuk kuptonte turqisht. Përveç kësaj, nga dispozitat rregulluese në atë kohë të zbatueshme dhe nga vendimet e gjykatave vendase del se kostoja e këtij verifikimi vihej në ngarkim të të burgosurve të interesuar.
Sigurisht, Gjykata ka pranuar tashmë se konsiderata të sigurisë së veçantë- të tilla si parandalimi i rrezikut të arratisjes- mund të justifikonin zbatimin e një regjimi paraburgimi specifik dhe ndalimin për një të burgosur që të komunikojë me të afërmit në një gjuhë që e zgjedh vetë, kur nga ana tjetër, nuk është provuar se ai nuk zotëronte një gjuhë tjetër nga ato në të cilat i lejohej të shprehej. Megjithatë, në rrethanat e rastit, rregullorja në fjalë zbatohej në mënyrë të përgjithshme dhe pa dallim për të gjithë të burgosurit, pavarësisht nga çdo vlerësim individual i kërkesave për siguri, që mund të kërkonte personaliteti i secilit prej tyre ose shkeljet për të cilat ai dënohej. Për më tepër, gjykatat kombëtare e dinin se, gjatë vlerësimit të kërkesave të kërkuesve që synonin të telefononin në gjuhën kurde, kjo gjuhë bënte pjesë në ato gjuhë që fliten lirisht në Turqi dhe përdorej nga disa të burgosur në kontekstin e marrëdhënieve të tyre familjare. Megjithatë, ato nuk duken se kanë menduar të përdorin një sistem përkthimi. Por është thelbësore për respektimin e jetës familjare që administrata e burgjeve të ndihmojë të burgosurin të mbajë një kontakt të vërtetë me familjen e tij. Në këtë aspekt, asgjë nuk të bën të vësh në dyshim pohimin e kërkuesve se gjuha kurde ishte gjuha që përdorej në familjen e tyre, as se ajo ishte e vetmja gjuhë në të cilën kuptonin të afërmit e tyre, rrethanë që Gjykata e gjykon si të rëndësishme në këtë çështje.
Kështu, praktika që u imponon kërkuesve të cilët dëshirojnë të bisedojnë në gjuhën kurde me telefon me anëtarët e familjes, një procedurë paraprake që synon të verifikojë nëse këta të fundit nuk janë të aftë realisht të shprehen në turqisht, nuk është e bazuar në arsye bindëse dhe të mjaftueshme lidhur me kufizimin që buronte prej saj për kërkuesit sa i përket kontakteve me të afërmit e tyre. Ndërhyrja në të drejtën e kërkuesve për të bërë biseda telefonike në gjuhën kurde me të afërmit e tyre, pra, nuk mund të konsiderohet si e domosdoshme. Ndryshimi i nenit 88/2 p) të rregullores që sjell ndryshim të kushteve të cilave u nënshtrohen kërkesat për lejim të bisedave telefonike në një gjuhë të ndryshme nga gjuha turke me siguri e konfirmon këtë konstatim. Pra, një deklarim i thjeshtë sipas të cilit kërkuesi ose të afërmit e tij nuk kuptojnë në gjuhën turke duket tashmë i mjaftueshëm.
Përfundimi : shkelje (pesë vota pro dhe dy vota kundër).
Neni 41 : 300 EURO secili për dëm moral.
* Rekomandim Rec(2006)2 i Komitetit të Ministrave të Këshllit të Evropës mbi Rregullat evropiane të burgjeve, të miratuara në 11 janar 2006.
© Këshilli i Europës/Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje nuk është detyruese për Gjykatën.
Klikoni këtu për Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy