© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informativ rreth jurisprudencës së Gjykatës Nr. 152
Maj 2012
Özgürlük ve Dayanışma Partisi (ÖDP) k. Turqisë - 7819/03
Vendim 10.5.2012
Neni 14
Diskriminimi
Mospranim i shtetit për t’i dhënë një ndihmë financiare një partie që nuk e ka arritur pragun e përfaqësimit prej 7% të kërkuar nga ligji: jo shkelje
Faktet – Partia paditëse u lejua të merrte pjesë në zgjedhjet bashkiake dhe legjislative të vitit 1999. Ajo kërkoi me këtë rast të përfitonte nga ndihma financiare që Kushtetuta u jep partive politike. Kjo ndihmë iu refuzua asaj me arsyetimin se nuk i plotësonte kushtet e vendosura prej ligjit: të ishte tashmë e përfaqësuar në Parlament ose të kishte fituar të paktën 7% të votave të shprehura gjatë zgjedhjeve të mëparshme. Partia paditëse paraqiti një ankim për shfuqizim në Gjykatën Administrative, duke nxjerrë si argument se, pa burimet ekonomike të nevojshme, ishte e vështirë të zhvilloheshin veprimtari e fushata politike dhe se vendimi për mosdhënie të ndihmës financiare ishte në kundërshtim me parimin e mosdiskriminimit. Ky ankim u rrëzua më 1999 me arsyetimin se partia paditëse nuk i plotësonte kushtet ligjore për caktimin e ndihmës financiare. Ky vendim u la në fuqi më 2002 nga Këshilli i Shtetit. Përpara Gjykatës Evropiane, partia paditëse çmon se vendimi për të mos pranuar që t’i jepej ndihma financiare e ka disfavorizuar atë për zgjedhjet e viteve 1999, 2002 e 2007, në të cilat ajo mori përkatësisht 0,8%, 0,34% dhe 0,15% të votave të vlefshme të shprehura.
Ligji – Neni 14 i bashkuar me nenin 3 të Protokollit nr. 1: Mospranimi për t’i dhënë ndihmën financiare ka pasur si pasojë që e ka bërë përhapjen e mendimeve politike të partisë paditëse në rang kombëtar më të koklavitur sesa në rastin e partive që e përfitonin atë ndihmë. Partia paditëse është bërë pra objekt i një dallimi në trajtim në ushtrimin e të drejtave të saj zgjedhore. Financimi publik i partive politike është një mjet për të penguar korrupsionin e për të shmangur varësinë e tyre të tepruar ndaj donatorëve privatë. Nga shqyrtimi i sistemeve të zbatuara në shumicën e vendeve evropiane del se financimet shpërndahen sipas dy sistemeve: në mënyrë rreptësisht të barabartë ose sipas parimit të caktimit të drejtë të fondeve. Në këtë rast të fundit, kërkohet pothuajse përherë një minimum përkrahjeje zgjedhore, e kjo me qëllim për të shmangur një inflacion kandidaturash. Asnjë prej teksteve të miratuara nga organet e Këshillit të Evropës lidhur me partitë politike në një regjim demokratik pluralist nuk e quan të paarsyeshme kërkesën që ligjet kombëtare u vënë si kusht partive përfituese fondesh publike për të pasur një minimum përkrahjeje zgjedhore, as nuk cakton ndonjë përqindje të përpiktë në këtë fushë. Nga vërejtjet e disa institucioneve të specializuara del se, nga njëra anë, është e udhës të bëhet kujdes që të mos caktohet një prag tepër i lartë, sepse përndryshe ka rrezik të cenohen pluralizmi politik e partitë e vogla dhe se, nga ana tjetër, as formula e caktimit të fondeve nuk duhet të lejojë që dy partitë më të mëdha ta monopolizojnë marrjen e fondeve publike.
Financimi publik i partive politike sipas një sistemi të drejtë caktimi fondesh që kërkon një minimum përkrahjeje në elektorat ndjek një qëllim të drejtë: konsolidimin e pluralizmit demokratik duke shmangur njëkohësisht një fragmentim të tepruar e jo funksional të kandidaturave. Minimumi i përfaqësimit i cili u kërkohet në Turqi partive që pretendojnë financim publik është më i larti në Evropë (7%). Megjithatë, gjatë periudhave në fjalë, ky prag nuk ka pasur si efekt që t’u jepte ndonjë monopol të ndihmës financiare partive politike të përfaqësuara në Parlament. Përveç kësaj, rezultatet e partisë paditëse në zgjedhjet legjislative të viteve 1999, 2002 e 2007 janë gjerësisht më të ulëta se 7% e nuk do t’i kishin lejuar asaj të fitonte ndonjë ndihmë as në disa shtete të tjera evropiane. Partia paditëse nuk ia ka dalë të vërtetojë se gëzonte tek elektorati turk një mbështetje që i jepte asaj një përfaqësim jo të papërfillshëm. Së fundi, shteti u jep partive politike edhe trajta të tjera përkrahjeje publike, mes të cilave përjashtimet nga tatimi mbi disa nga të ardhurat e tyre dhe dhënia e njëfarë kohe transmetimi në periudha fushate zgjedhore. Mirëpo partia paditëse ka përfituar nga këto trajta ndihme publike korrigjuese. Sistemi i shpërndarjes së ndihmës financiare është i përpjesëtuar, duke pasur parasysh përmasat e tij dhe mjetet korrigjuese me të cilat ai shoqërohet. Për pasojë, mospranimi për t’ia dhënë ndihmën financiare të drejtpërdrejtë partisë paditëse, me arsyetimin se nuk e kishte arritur pragun minimal të përfaqësimit prej 7% të kërkuar nga ligji, mbështetet në një përligjje objektive dhe të arsyeshme. Ai nuk e ka cenuar vetë substancën e së drejtës së popullit për t’u shprehur lirisht.
Përfundimi: jo shkelje (pesë vota në favor e dy kundër).
© Këshilli i Evropës /Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
E hartuar nga sekretaria, kjo përmbledhje nuk e kushtëzon Gjykatën.
Klikoni këtu për të hyrë te Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy