© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2012. Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën. Për më shume informacion, shiko shënimin e plotë në lidhje me të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2012. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2012. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur á la fin du présent document.
DHOMA E MADHE
ÇËSHTJA PALOMO SÁNCHEZ DHE TË TJERË KUNDËR SPANJËS
(Ankimi nr. 28955/06, 28957/06, 28959/06 dhe 28964/06)
VENDIM
STRASBURG
12 Shtator 2011
Ky vendim është bërë përfundimtar, por ai mund t’i nënshtrohet korrigjimeve.
Në çështjen e Palomo Sánchez dhe të tjerë kundër Spanjës,
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Dhoma e Madhe me trup gjykues të përbërë prej:
Nicolas Bratza, President,
Peer Lorenzen,
Françoise Tulkens,
Elisabeth Steiner,
David Thór Björgvinsson,
Danutė Jočienė,
Ján Šikuta,
Dragoljub Popović,
Ineta Ziemele,
Isabelle Berro-Lefèvre,
Päivi Hirvelä,
Luis López Guerra,
Mirjana Lazarova Trajkovska,
Ledi Bianku,
Işıl Karakaş,
Nebojša Vučinić,
Kristina Pardalos, gjyqtarë,
dhe Vincent Berger, Juriskonsult,
Pas shqyrtimit me dyer të mbyllura në datën 8 Dhjetor 2010 dhe 21 Qershor 2011,
Jep këtë vendim, i cili u mor në datën e fundit të lartpërmendur:
PROCEDURA
1. Çështja e ka zanafillën mbi bazën e kërkesës (nr. 28955/06, 28957/06, 28959/06, 28964/06, 28389/06 dhe 28961/06), kundër Mbretërisë së Spanjës drejtuar në Gjykatë, sipas nenit 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore ("Konventa") nga gjashte shtetas spanjoll Z. Juan Manuel Palomo Sánchez, Z. Francisco Antonio Fernández Olmo, Z. Agustín Alvarez Lecegui, Z. Francisco José María Blanco Balbas, Z. José Antonio Aguilera Jiménez dhe Z. Francisco Beltrán Lafulla ("kërkuesit"), më 13 Korrik 2006.
2. Kërkuesit u përfaqësua nga Z. L. García Quinteiro, avokatë që e ushtron profesionin e tij në Barcelonë. Qeveria Spanjolle ("Qeveria") u përfaqësua nga agjenti i saj Z. V F. Irurzun Montoro, Këshilltar Shtetëror.
3. Kërkuesit pretendoi se ishin larguar përmes masat ndëshkimore për faktin se i përkasin një sindikate dhe për llogari të kërkesave të saj, me pretekstin e përmbajtjes fyese në buletinin e sindikatës. Ata mbështeten në nenet 10 dhe 11 të Konventës.
4. Ankimi ju la për gjykim Seksionit të tretë të Gjykatës (neni 52 § 1 i Rregullores së Gjykatës). Më 11 dhjetor 2008, Presidenti i Seksionit vendosi t’ia komunikonte kërkesën e paraqitur Qeverisë. Sipas dispozitave të nenit 29 § 3 të Konventës (tani 29 § 1) dhe nenit 54 A të Rregullores, ajo vendosi të shqyrtojë themelin e ankimit në të njëjtën kohë me pranueshmërinë e saj.
5. Më 17 nëntor 2009 Dhoma e përbërë nga Josep Casadevall në cilësinë e Presidentit, gjyqtarët Elisabet Fura, Corneliu Bîrsan, Alvina Gyulumyan, Egbert Myjer, Luis López Guerra dhe Ann Power dhe Kancelari i Seksionit Santiago Quesada, vendosi sipas nenit 42 § 1 të Rregullores, bashkimin e ankimeve të regjistruara me numër 28389/06, 28955/06, 28957/06, 28959/06, 28961/06 dhe 28964/06. Deklaroi të pranueshme ankimet (nr. 28955/06, 28957/06, 28959/06, 28964/06) e Z. Juan Manuel Palomo Sánchez, Z. Francisco Antonio Fernández Olmo, Z. Agustín Alvarez Lecegui dhe Z. Francisco José María Blanco Balbas ("kërkuesit"), dhe të papranueshme ankimet (nr. 28389/06 dhe 28961/06) e Z. Aguilera Jiménez dhe Z. Beltrán Lafulla. Më 8 dhjetor 2009 Dhoma vendosi me gjashtë vota me një (Aguilera Jiménez dhe të tjerë kundër Spanjës), se nuk ka pasur shkelje të nenit 10 të Konventës dhe se nuk ngriheshin pyetje të veçanta sipas Nenit 11 i Konventës.
6. Më 7 mars 2010, kërkuesit në bazë të nenit 43 të Konventës dhe nenit 73 të Rregullores, kërkuan referimin e çështjes në Dhomën e Madhe, duke pretenduar se ka pasur shkelje të neneve 10 dhe 11. Më 10 maj 2010 kolegji i Dhomës së Madhe e pranoi kërkesën.
7. Përbërja e Dhomës së Madhe u përcaktua në përputhje me dispozitat e nenit 26 §§ 4 dhe 5 të Konventës dhe nenit 24 të Rregullores së Gjykatës.
8. Kërkuesit dhe Qeveria paraqitën pretendimet me shkrim në lidhje me pranueshmërinë dhe themelin e kërkesës. Palët ju përgjigjën me shkrim pretendimeve të njeri-tjetrit.
9. Seanca publike gjyqësore u zhvillua në Pallatin e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg më 8 dhjetor 2010 (neni 59 § 3 i Rregullores së Gjykatës).
U paraqiten përpara Gjykatës:
(a) për Qeverinë
Z. F. Irurzun Montoro, Këshilltar Shtetëror Agjent,
(b) për kërkuesin
Z. L. Garcia Quinteiro, Jurist Përfaqësues ligjor,
Gjykata dëgjoi parashtresat e tyre.
FAKTET RRETHANAT E ÇËSHTJES
10. Kërkuesi jeton në Barcelonë.
11. Ata ishin të punësuar si transportues pranë kompanisë P, kundër të cilës kishin nisur disa procedura në Gjykatën e Punës. Kërkuesit kërkonin njohjen nga punëdhënësi të statusit të tyre të veçantë si të punësuar me pagë fikse, të njohur dhe me vendimet e Gjykatës së Lartë të Drejtësisë të Katalonjës të datës 2 maj dhe 30 dhjetor të 1995, në mënyrë që të mbulohen nga regjimi përkatës i sigurimeve shoqërore. Përfaqësuesit e një komiteti të personelit të transportuesve jo - me pagë fikse në kompaninë P. dëshmuan kundër tyre në këto procedura.
12. Më 21 maj 2001, kërkuesit ngritën sindikatën NAA (Nueva Alternative Asamblearia) për të mbrojtur interesat e tyre dhe ato të personelit të transportuesve të cilët ishin nën presion nga kompania P për heqjen dorë nga pretendimet e tyre për të pasur statusin e të punësuarit me pagë fikse. Kërkuesit u bashkuan me komitetin ekzekutiv të sindikatës. Më 3 gusht 2001, kërkuesit informuan kompaninë P. për ngritjen e një dege të sindikatës brenda kompanisë, përbërjen e saj, dhe emërimin e tyre si anëtarë të degës së komitetit ekzekutiv në vendin të punës. Juan Manuel Palomo Sánchez ishte përfaqësuesi i sindikatës, Z. Francisco Antonio Fernández Olmo financier, Z. Agustín Alvarez Lecegui merrej me çështjet e komunikimit dhe shtypit dhe Z. Francisco José María Blanco Balbas zyrtar i organizatës. Nuk ka pasur ndryshime në lidhje me anëtarët e sindikatës dhe detyrat e tyre që nga formimi i saj.
13. Sindikata N.A.A. botonte një buletin mujor. Botimi i Marsit 2002 raportonte për vendimin e datës 2 prill 2002, të Gjykatës së Punës nr. 13 të Barcelonës, e cila kishte mbështetur pjesërisht pretendimet e paditësve, duke urdhëruar kompaninë P. për t’iu paguar atyre shuma të caktuara për pagat që u detyrohej.
Në faqen e parë të buletinit, një karikaturë të shoqëruar me komente, të menaxherit të burimeve njerëzore G, i ulur prapa një tavolinë nën të cilën, nga pas mund të dallohej një person i ulur në gjunjë me këmbë e duar, dhe së bashku me të, në njërën anë, A dhe B, punonjës të kompanisë P dhe përfaqësues të komitetit të personelit të transportit jo me pagë fikse, të cilët shikonin të gjithë skenën, ndërkohë që prisnin radhën “për të kënaqur” menaxherin. Brenda buletinit qenë dy artikuj që denonconin me forcë faktin se këta dy individë kishin dëshmuar në favor të kompanisë P në proceset që kërkuesit kishin ngritur kundër punëdhënësit të tyre. Buletini iu shpërnda punëtorëve dhe u vendos dhe në këndin e shpalljeve të sindikatës NAA, që ishte vendosur në ambientet e kompanisë.
14. Më 3 qershor 2002 kompania njoftoi kërkuesit për shkarkimit të tyre për shkak të shkeljeve të rënda, përkatësisht për dëmtimin e reputacionit të G, A dhe B, sipas nenit 54 §§ 1 dhe 2 (c) të Rregullores së Punës, ku parashikohet se ndërprerja e kontratës së punës, kur një punonjës dështon me faj ose pakujdesi për të përmbushur obligimet kontraktuale të tij ose të saj.
15. Kërkuesit e kundërshtuan këtë vendim para Gjykatës së Punës nr. 17 të Barcelonës, e cila, në një vendim të 8 nëntor 2002, hodhi poshtë pretendimet e tyre me argumentin se shkarkimet ishin të justifikuara, në përputhje me nenin 54 §§ 1 et 2 (c) të Rregullores së Punës. Gjykata shprehu qëndrimin se vendimi i kompanisë për të shkarkuar nga detyra kërkuesit ishte i bazuar në një shkak të mirëfilltë dhe serioz, përkatësisht publikimit dhe vendosjen në këndin e njoftimeve brenda kompanisë të një karikaturë të shoqëruar me komente dhe dy artikuj që ishin ofendues dhe cenonin dinjiteti e personave në fjalë. Artikulli i parë, të titulluar "Dëshmitarët e kujt? Të tyret, natyrisht" përmbante karikaturat e A dhe B, duke treguar ato me një shami të lidhur prapa kokat e tyre për t’u zënë gojën, dhe teksti si vijon:
"Ne e dinim kush ishin ata dhe si ata sillen, por ajo që ne nuk dinim ishte se deri ku ata shkonin për të ruajtur vendet e tyre të rehatshme në të cilat nuk bëjnë asgjë.
Si punonjës të P kemi fituar jetesën tonë nga shitja e mallrave në rrugë. A dhe B nxjerrin jetesën e tyret nga shitja e punëtorëve në gjykata. Duke mos u mjaftuar me nënshkrime marrëveshje që shkojnë kundër interesave kolektive, ata kanë shkuar tani një hap më tej - ata plaçkitin dhe vjedhin pa u ndëshkuar, në mes të ditës, me besimin e njerëzve që ndjehen krejtësisht të paprekshëm. Ata sillen si të ishin perëndi.
... por ata, kryetari dhe sekretari i përfaqësuesve të stafit, u pajtuan, ashtu si qen - roje, që rrokullisen në tokë e luajnë vetëm që i zoti t’u përkëdhelë kurriz "
Gjykata vuri në dukje se teksti ishte një përgjigje për atë që kishte ndodhur gjatë procedurave të nisura nga kërkuesit para Gjykatës së Punës nr. 13 të Barcelonës, në të cilën A dhe B ishin paraqitur si dëshmitarët në favor të punëdhënësit tyre dhe kundër interesave të kërkuesve.
Në artikullin me titull "Kur ke dhënë bythën me qira nuk mund të dhjesësh kur të duash" shkruhej, si më poshtë:
"Nëse ju i përkisni një përfaqësie të të punësuarve dhe ju duhet të nënshkruani marrëveshje me punëdhënësit tuaj që kurrë nuk do të respektohen, vetëm për t’ju lënë të qetë, dhe të biesh dakord për ndryshimet që vetëm të përfitojnë miqtë e tyre dhe për shkurtime në pagesa dhe oraret e punës të ndryshme, atëherë ju keni shitur dinjitetin tuaj për një kolltuk, dhe keni “meritën” e dyshimte të arritjes e famës së keqe si politikanët dhe policët. Ju shikoni, mbyllni gojën dhe bini dakord për të gjitha llojet e mashtrimeve. Kur ke dhënë bythën me qira nuk mund të dhjesësh kur të duash. Nëse ju jeni një “sindikalist profesional” i neveritshëm dhe ju i keni shitur kështu, shpirtin tuaj sindikatës, ju kurrë nuk do të keni një rritje të sinqeritetit, sepse statusi juaj do të jetë i kërcënuar. Ju thoni ato çfarë sindikata ju urdhëron të thoni, dhe si sindikatat janë ‘prezervativ’ për lirinë, buzët e tua janë mbyllur ashtu si muskuli unazor i anusit tuaj, sepse kur ke dhënë bythën me qira nuk mund të dhjesësh kur të duash.
Ju shihni padrejtësitë ndaj kolegëve tuaj, mënyrën krejtësisht të paarsyeshme të trajtimit të problemeve të tyre dhe persekutim të vazhdueshëm ndaj tyre, por nuk thoni asgjë, për shkak të frikës se mos tërhiqni vëmendjen ndaj vetes. Njëherë e një kohë, në kohët e vjetra, ju ishit rebelet të cilët kritikonin sistemin - ju mallkonit përfundimin e kontratave dhe ulërinit kundër rregullave dhe rregulloreve. Ju keni qenë therës, dinamike, të mprehte, impulsiv, entuziastë. Por disa favore ulën gradualisht temperamentin tuaj zjarrtë, ushqyen vetëvlerësimin tuaj dhe i vunë diga ndjenjave tuaja. Herë pas here ju keni një brejtje nostalgjie dhe donit të lëshoni gazra, por muskuli unazor juaji është mbyllur, sepse ju e keni dhënë bythën me qira dhe nuk mund të dhisni kur të doni.
Ju ka ardhur në majë të hundës puna juaj, jeni të nxehur, të shqetësuar dhe të dëshpëruar, për shkak të orëve të gjata të punës dhe përgjegjësive, produkte, promovimeve dhe presionet. Ju mund të punoni kudo, të bëni dogje pa pasur nevojë të çoheni nga gjumi kur të tjerët shkojnë në shtrat. Ju mund ta thyeni çdo gjë, ta grisni atë në copa, ta shtypni dhe ta shkatërroni të gjithë ... por duart tuaja janë të lidhura me kredi, letër-porosi dhe borxhe. Ju jeni të shtypur nga automjetet tuaja të reja, aktivitetet pas-shkollore të fëmijëve tuaj, dhe kredia njëzet e pesë vjeçar për shtëpinë tuaj me kulm të përbashkët. Dhe ju lejoni t’ju poshtërojnë, ju gëlltisni krenarinë tuaj, ju mbyllni gojën dhe pranoni, sepse ju e keni dhënë bythën me qira dhe nuk mund të dhisni kur të doni "
Buletini iu shpërnda punëtorëve dhe u vendos dhe në këndin e shpalljeve të sindikatës që ishte vendosur në ambientet e kompanisë. Gjykata e Punës vuri re që në fillim se shkaku i shkarkimit ishte përmbajtja e buletinit dhe jo anëtarësimi i kërkuesve në sindikatë. Në vendimin e saj gjykata iu referua të drejtës së lirisë së shprehjes në kontekstin e marrëdhënieve të punës dhe faktit se ajo nuk ishte e pakufizuar. Ajo pohoi se kufizimet e kësaj të drejte duhet të interpretohen në përputhje me parimin e mirëbesimit, i cili në marrëdhëniet e punës duhet të përfshijë respektimin e interesave të punëdhënësit dhe kërkesat minimale të bashkëjetesës në një mjedis profesional. Vendimi iu referuar jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese lidhur, me atë që e drejta e lirisë së shprehjes është subjekt i kufizimeve që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës, pasi kontrata e punës krijon të drejtave dhe detyrimeve reciproke që kufizojnë ushtrimin e drejtë për respektimin e lirisë së shprehjes. Për këtë arsye, manifestime të caktuara të kësaj të drejte që mund të jenë të ligjshme në kontekste të tjera, janë të paligjshme në kontekstin e marrëdhënieve të punës, edhe pse kërkesa për të vepruar në mirëbesim nuk nënkupton gjithmonë detyrimin për besnikëri deri në pikën e nënshtrimit të punëtorëve për interesat e punëdhënësit.
Qëndrimi i Gjykatës lidhur me përmbajtjen e buletinit, ishte se vizatimet së bashku me komentet sipër tyre në faqen e parë dhe artikujt në brendësi të buletinit, ishin fyese, tejkalonin kufijtë e lirisë së shprehjes dhe informimit dhe dëmtonin nderin dhe dinjitetin e menaxherit të burimeve njerëzore dhe të punonjësve të shpërndarjes A dhe B si dhe dëmtonin e imazhin të kompanisë P. Së fundi, ajo vuri në dukje se shkarkimi nga detyra i kërkuesve nuk mund të shpallej i pavlefshëm, pasi ai ishte i bazuar në sjellje të parregullt, siç parashikohet nga ligji, dhe se nuk ishin shkelur të drejtat themelore të tyre.
16. Kërkuesit apeluan. Në një vendim të 7 maj 2003 Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Katalonjës mbajti të njëjtin qëndrim me gjykatën që kishte dhënë vendimin që apelohej.
Gjykata, ndër të tjera, iu referuar kufijve të imponuar nga parimet e mirëbesimit ndërmjet palëve në një kontratë pune dhe nevojës së balancimit nga gjykatat të detyrimet e të punësuarve sipas kontratës dhe lirisë së tyre të shprehjes. Ky balancimin bën të mundur që të përcaktohet nëse reagimi i kompanisë duke shkarkuar punonjësit është apo jo legjitim. Për gjykatën, publikimi i vizatimeve fyese dhe artikujve cenonte në mënyrë të qartë dinjitetin e personave në fjalë dhe i tejkalonte kufijtë e kritikës së pranueshme, si dhe ushtrimi e lirisë së shprehjes nuk justifikonte përdorimin e shprehjeve fyese, ofenduese ose shqetësues që shkonin përtej ushtrimit të së drejtës legjitime për të kritikuar dhe kundërshtuar në mënyrë të qartë por duke respektuar personat në fjalë. Kompania P, për më tepër, kishte shprehur qartë se shkarkimi i kërkuesve nuk ishte një masë e ndëshkimi ose dënimi, por u bazua në shkaqe të mirëfillta, serioze dhe të mjaftueshme për të vendosur ndërprerjen e kontratave të tyre të punës.
17. Kërkuesit paraqitën një ankesë mbi çështje të ligjit, duke kërkuar jurisprudencës përkatëse. Në një vendim të 11 mars 2004 Gjykata Supreme rrëzoi kërkesën e tyre me arsyetimin se vendimi i prodhuar për qëllime të krahasimit, domethënë i vendimit i Gjykatës së Lartë të Drejtësisë të Madridit më 31 korrik 1992, nuk lidhej me çështjen në fjalë.
18. Duke u bazuar në nenin 24 (e drejta për një proces të rregullt) të Kushtetutës, dhe të neneve 20 dhe 28 të marra së bashku (liria e shprehjes dhe organizimit), kërkuesit paraqitën një kërkesë amparo në Gjykatën Kushtetuese. Në një vendim të datës 11 janar 2006, njoftuar më 13 janar 2006, Gjykata e shpalli ankimin të papranueshëm për shkak të mungesës së përmbajtjes kushtetues. Vendimi lexon si vijon:
"... Së pari ... nuk ka prova të mjaftueshme për të treguar se shkarkimi [i paditësve ] ishte një akt i ndëshkimi nga ana e kompanisë së paditur për shkak të procedurave gjyqësore ishin ngritur kundër saj nga paditësit për mbrojtjen e të drejtave të tyre ... Së dyti, lidhur me ndërhyrjen [e pretenduar] në lirinë sindikale të garantuar me nenin 28 të Kushtetutës (kjo ankesë e inkorporuar dhe me pretendimin sipas Nenit 14 të Konventës për aq sa ata pretendonin diskriminim për shkak të pjesëmarrjes në sindikata), ajo është e papranueshme pasi [kërkuesit] nuk kanë dhënë prova të mjaftueshme për të treguar se veprimet e kompanisë kishin për qëllim të kufizonin, pengonin ose parandalonin ushtrimin e të drejtës së tyre për lirinë e organizimit, për shkak të anëtarësimit apo veprimtarisë sindikale të tyre. Në përputhje me atë që kjo gjykatë ka thënë në mënyrë të përsëritur, prova e tillë nuk nënkuptojnë një pretendim të thjeshtë të një shkelje kushtetuese, por duhet të jenë të mjaftueshme për të konkluduar se shkelja ka ndodhur ... që nuk është rasti këtu, pasi rrethanat e pretenduara nuk ngrenë ndonjë dyshim sa i përket shkeljeve të mundshme në fjalë. Në pretendimet e tyre, kërkuesit thjesht kanë shprehur kundërshtimin e tyre lidhur me vendimet e dhëna nga gjykatat më të ulëta, të cilat konstatuan në vendimet e tyre të arsyetuara dhe jo haptazi të paarsyeshme, që ata kishin kryer akte për të cilat kompania i kishte akuzuar ata në letrat e tyre të pushimit nga puna.
Së treti, nuk ka pasur shkelje të nenit 28 § 1 të Kushtetutës marrë së bashku me nenin 20 § 1 (a), në formën e shkeljes të së drejtës të paditësit për lirinë e shprehjes në kontekstin e aktivitetit të tyre sindikal, pasi kjo e drejte themelore nuk përfshin të drejtën të fyesh të tjerët. Sipas qëndrimi që Gjykata fundit ka mbajtur kohët e në vendimin 39/2005 të datës 28 shkurt (baza ligjore 4), duke përsëritur jurisprudencën e saj, edhe pse Kushtetuta nuk e ndalon përdorimin e shprehjeve, lënduese, të turpshme ose poshtëruese në çdo rrethanë, mbrojtja kushtetuese që Neni 20 § 1 (a) i Kushtetutës jep, nuk shtrihet, megjithatë, në shprehje absolutisht shqetësuese që, duke marrë parasysh rrethanat aktuale të çështjes dhe pavarësisht vërtetësisë apo jo të tyre, janë fyese apo shpifëse dhe nuk i shërbejnë qëllimit për të përcjellë mendimet ose informacionin në fjalë. Aplikimi i kësaj jurisprudencës në rastin konkret çon Gjykatën në përfundimin se e drejta e kërkuesve për lirinë e shprehjes nuk është shkelur, pasi ata e kanë përdorur këtë të drejtë në mënyrë të tepruar me anë të gjykimeve të vlerave të shprehura përmes karikaturave dhe komentet që ishin fyese dhe poshtëruese për personat në fjalë dhe cenonin nderin dhe reputacionin e tyre. Këto [karikatura dhe komente] nuk ishin të nevojshme që të tjerët të krijonin një ide në lidhje me faktet që kërkuesit ankoheshin, prandaj dhe ishin të tepërta dhe aspak të nevojshme në ushtrimin e lirisë së shprehjes në një kontekst sindikal. "
LEGJISLACIONI PËRKATËS VENDAS
19. Dispozitat pertinente të Kushtetutës, parashikojnë si më poshtë:
Neni 20
“1. Të drejtat e mëposhtme do të njihen dhe të mbrohen:
(a) e drejta për të shprehur dhe shpërndarë lirisht mendimet, idetë dhe opinionet, me gojë e me shkrim ose me ndonjë mjet tjetër të riprodhimit;
...
(d) e drejta për të marrë dhe për të dhënë informacionin të vërtetë me çdo mjet të shpërndarjes. ...
2. Ushtrimi i këtyre të drejtave nuk mund t’i nënshtrohet kufizimeve paraprake.
...
4. Këto liri kufizohen nga respektimi i drejtave të garantuara në këtë pjesë, nga dispozitat e akteve zbatuese dhe në veçanti i të drejtës së integritetit personal dhe të jetës private, të drejtës për të kontrolluar përdorimin e ngjashmërisë me dikë dhe për mbrojtjen e të rinjve dhe fëmijët.”
Neni 28
“1. Çdokush do të ketë të drejtë të organizohet lirisht ... Liria e organizimit përfshin të drejtën e themelimit të sindikatave ose pjesëmarrjen në to me zgjedhje të lirë, dhe të drejtën e sindikatave për të themeluar konfederata, për të themeluar apo për t’u bashkuar me organizata ndërkombëtare sindikaliste. Askush nuk mund të detyrohet për t’iu bashkuar një sindikate.
....”
20. Dispozitat përkatëse të Rregulloreve të Punës (miratuar nga Dekreti Legjislativ Mbretëror nr 1/1995 i 24 mars 1995), citojnë si vijon:
Neni 54 - Shkarkimi për shkaqe disiplinore
"1. Punëdhënësi mund të vendosë të zgjidhe kontratën e punës duke shkarkuar nga detyra punonjësin për dështim serioz dhe pakujdesi në përmbushjen e detyrimeve të tij ose të saj.
2. Mos respektimi i detyrimeve kontraktuale përfshin:
...
(c) sulmeve verbale apo fizike ndaj punëdhënësit apo personave të tjerë që punojnë në kompani, apo familjareve të tyre që jetojnë me ta. "
Neni 55 § 7
"Shkarkimi nga detyra për shkaqe të arsyeshme, justifikon zgjidhjen e kontratës, pa të drejtë kompensimi ..."
INSTRUMENTET DHE PRAKTIKA NDËRKOMBËTARE PËRKATËSE
Organizata Ndërkombëtare e Punës
21. Më 23 qershor 1971 Konferenca e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP) miratoi Rekomandimin nr 143 në lidhje me përfaqësuesit e punonjësve, nga e cila pika 15 parashikonte si vijon:
"(1) Përfaqësuesit e punonjësve që veprojnë në emër të një sindikate, duhet të autorizohen të postojnë njoftimet të sindikatës në ambientet e kompanisë në një vend apo vende për të cilat është rënë dakord paraprakisht me stafin drejtues dhe që janë lehtësisht të aksesueshme nga punonjësit.
(2) Stafi drejtues duhet të lejojë përfaqësuesit e punëtorëve që veprojnë në emër të një sindikate të shpërndajnë fletët e lajmeve, pamflete, publikime dhe dokumente të tjera të sindikatës tek punëtorët e kompanisë.
(3) Njoftimet dhe dokumentet e sindikatës që ky paragraf iu referohet duhet të lidhen me aktivitetet normale të sindikatës dhe postimi dhe shpërndarja e tyre nuk duhet të paragjykojnë disiplinën në pune dhe kryerjen e rregullt të detyrave të dhëna. "
22. Në qershor 1970, në seancën e 54 të saj, Konferenca Ndërkombëtare e Punës miratoi një rezolutë në lidhje me të drejtat e sindikatave dhe lidhjen e tyre me liritë civile. Konferenca listoi në mënyrë të qartë të drejtave themelore, thelbësore për ushtrimin e lirisë së organizimit, në veçanti: (a) të drejtën për liri dhe siguri të personit dhe liria prej arrestit dhe burgosjes arbitrare, (b) Liria e mendimit dhe e shprehjes dhe në veçanti liria e mendimit pa ndërhyrje, si dhe për të kërkuar, marrë dhe dhënë informacion dhe ide nëpërmjet çfarëdo mjeti dhe pavarësisht nga kufijtë, (c) liria e tubimit (d) e drejta për një gjykim të drejtë nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, dhe (d) e drejta për mbrojtjen e pronës së sindikatave.
23. Në vitin 1994 ONP publikoi një raport të titulluar "Liria e organizimit dhe të negociatave kolektive: të drejtat e sindikatave dhe liritë civile". Pjesët përkatëse të atij raporti janë si më poshtë:
"Pjesa I. Liria e tubimit dhe mbrojtjes të së drejtës për t’u organizuar
Kapitulli II. Të drejtat e sindikata dhe liritë civile
Hyrje
...
24. Deklarata e Filadelfias ... zyrtarisht pranoi marrëdhënien midis lirive civile dhe të drejtave të sindikatave tregtare duke shpallur në nenin I(b) se liria e shprehjes dhe e organizimit janë thelbësore për përparimin e qëndrueshëm dhe duke iu referuar nenin II (a) të drejtave themelore si pjesë e pandashme e dinjitetit njerëzor. Që atëherë, kjo marrëdhënie është afirmuar në mënyrë të përsëritur dhe theksuar, si nga organet mbikëqyrëse të ONP-s dhe në Konventat, Rekomandimeve dhe Rezolutat e miratuara nga Konferenca Ndërkombëtare e Punës.
...
27. Informacionet në dispozicion, në veçanti lidhur me natyrën e ankesave të dorëzuara në Komisionin për Lirinë e Organizimit, tregojnë se vështirësitë kryesore që hasen nga organizatat sindikaliste, drejtuesit dhe anëtarët të tyre, kanë të bëjnë me të drejtat themelore, në veçanti të drejtën për siguri, lirinë e tubimit, lirinë e mendimit dhe të shprehjes, si edhe të drejtën për mbrojtjen e pronës dhe mjediseve të sindikatave.
...
Liria e mendimit dhe shprehjes
38. Një tjetër aspekt thelbësor i të drejtave të sindikatës është e drejta për të shprehur mendimet nëpërmjet shtypit apo mjeteve të tjera. Ushtrimi i plotë i të drejtave të sindikatës bën kërkon një rrjedhje të lirë të mendimeve, ideve dhe informacionit, dhe punëmarrësit, punëdhënësit dhe organizatat e tyre duhet të gëzojnë lirinë e mendimit dhe të shprehjes në takimet e tyre, botimet dhe në rrjedhën e aktiviteteve të tjera. Në rastet kur botimit nga ana e sindikatës është objekt i dhënies së licencës, licencimi i detyrueshëm nuk duhet të jetë objekt i vlerësimit të thjeshtë të autoriteteve të licencimit, as nuk duhet të përdoret si një mjet për të imponuar kufizime paraprake lidhur me temën e botimeve; përveç kësaj aplikimet për një licencë të tillë duhet të trajtohen menjëherë. ... Masat e kontrollit administrativ - për shembull, tërheqja e licencës së dhënë për një gazetë sindikaliste, kontrollin e ambienteve ku behet printimi dhe pajisjeve të printimit, apo kontrollin e furnizimit me letër - duhet t’i nënshtrohen rishikimit të menjëhershëm dhe të pavarur gjyqësor.
39. Një aspekt i rëndësishëm i lirisë së shprehjes është liria e fjalës të delegatëve të punëmarrësve dhe punëdhënësve në takimet e organizatave, konferenca dhe mbledhjet, dhe në veçanti në Konferencën Ndërkombëtare të Punës.
...
43. Komisioni vëren se garancitë e përcaktuara në Konventat ndërkombëtare të punës, në veçanti ato që kanë të bëjnë me lirinë e organizimit, mund të jenë efektive vetëm nëse të drejtat civile dhe politike të sanksionuara në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe instrumente të tjera ndërkombëtare, veçanërisht në Konventën Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike, njihen dhe mbrohen. Këto parimet të paprekshme dhe universale, rëndësinë e të cilëve Komiteti dëshiron të theksojë veçanërisht me rastin e përvjetorit të 75-të të krijimit të ONP-s dhe të 50 vjetorit të Deklaratës së Filadelfias, duhet të përbëjnë idealin e përbashkët për të cilat të gjithë popujt dhe të gjitha kombet aspirojnë. "
24. Edicioni i pestë (i rishikuar) i Përmbledhjes të vendimeve dhe parimeve të Komitetit mbi Lirinë e Organizimit i Organit Drejtues i Zyrës Ndërkombëtare të Punës, botuar në vitin 2006, përmban një përmbledhje të parimeve të formuluara nga Komiteti, në kontekstin e ankesave individuale dhe kolektive, lidhur me shkeljet e pretenduara të të drejtave të sindikatës. Parimet e përgjithshme në lidhje me lirinë e mendimit dhe të shprehjes përfshijnë si më poshtë vijojnë:
"154. Ushtrimi i plotë i të drejtave të sindikatës bën kërkon një rrjedhje të lirë të mendimeve, ideve dhe informacionit, dhe punëmarrësit, punëdhënësit dhe organizatat e tyre duhet të gëzojnë lirinë e mendimit dhe të shprehjes në takimet e tyre, botimet dhe në rrjedhën e aktiviteteve të tjera. Megjithatë, në shprehjen e mendimeve të tyre, organizatat sindikaliste duhet të respektojnë kufijtë e normalitetit dhe të përmbahen nga përdorimi i gjuhës ofenduese. (Shih Përmbledhjen e 1996, paragrafi 152; Raporti i 304, Lënda Nr 1850, paragrafi 210; Raporti i 306, nr 1885, paragrafi 140; Raporti i 309, Lënda Nr 1945, paragrafi 67; Raporti i 324, Rasti nr. 2014, paragrafi 925; dhe Raporti i 336, Lënda Nr 2340, paragrafi 652.)
155. Një tjetër aspekt thelbësor i të drejtave të sindikatës është e drejta për të shprehur mendimet nëpërmjet shtypit apo mjeteve të tjera. (Shih Përmbledhjen e 1996, paragrafi 153; Raporti i 299, Rasti Nr 1640/1646, paragrafi 150; Raporti i 302, nr 1817, paragrafi 324; Raporti i 324, Lënda Nr 2065, paragrafi 131; Raporti i 327, Rasti nr 2147, paragrafi 865; Raporti i 328, nr 1961, paragrafi 42;. Raporti i 332, nr 2090, paragrafi 354;. dhe Raporti i 333, nr 2272, paragrafi 539.)
156. E drejta për të shprehur mendimet përmes shtypit pa nevojën e një autorizimi paraprak është një nga elementet thelbësore të të drejtave të organizatave profesionale. (Shih Përmbledhjen e 1996, paragrafi 154.)
157. Liria e shprehjes të cilën e gëzojnë sindikatat dhe drejtuesit e tyre gjithashtu duhet të jetë e garantuar edhe kur ata kritikojnë politikat ekonomike dhe sociale të qeverisë. (Shih Përmbledhjen e 1996, paragrafi 155.)
...
163. Ndalimi i vendosjes së posterave që shprehin pikëpamjet e një organizate qendrore sindikaliste është një kufizim i papranueshëm në veprimtaritë sindikale. (Shih Përmbledhjen e 1996, paragrafi 467.)
...
166. Publikimi dhe shpërndarja e lajmeve dhe informacionit me interes të përgjithshëm ose specifik për sindikatat dhe anëtarët e tyre përbën një aktivitet legjitim të sindikatave dhe zbatimin e masave të hartuara për të kontrolluar publikimin dhe mjetet e informacionit mund të përbëjë ndërhyrje serioze nga autoritetet administrative në këtë aktivitet. Në raste të tilla, ushtrimi i autoritetit administrativ duhet të jetë subjekt i shqyrtimit gjyqësor, në momentin më të parë të mundshme. (Shih Përmbledhjen e 1996, paragrafi 161; Raporti i 320, nr 2031, paragrafi 172;... Dhe Raporti i 327, nr 1787, paragrafi 341)
...
168. Ndërsa vendosja e censurës së përgjithshme është kryesisht një çështje që ka të bëjë me liritë civile dhe jo të drejtat e sindikatës, censura e shtypit gjatë një mosmarrëveshjeje industriale mund të ketë një efekt të drejtpërdrejtë në zhvillimin e konfliktit dhe mund të paragjykojë palët, duke mos lejuar faktet e vërteta lidhur me çështjen të bëhen të njohura. (Shih Përmbledhjen e 1996, paragrafi 163).
169. Në botimet e tyre, organizatat sindikale duhet të kenë parasysh, në interes të zhvillimit të lëvizjes sindikaliste, parimet e shpallura nga Konferenca Ndërkombëtare e Punës në Sesionin e saj të 35-të (1952), për mbrojtjen e lirisë dhe pavarësisë të lëvizjeve sindikaliste dhe ruajtjen e detyrës themelore të tyre, mirëqenien sociale dhe ekonomike të punonjësve. (Shih Përmbledhjen e 1996, paragrafi 165).
170. Në rastet kur një gazetë sindikaliste, në aludimet e saj dhe akuzat kundër qeverisë, duket se i tejkalon kufijtë e lejuar të polemikave, Komisioni vuri në dukje se sindikatat ne botimet e tyre duhet të përmbahen lidhur me gjuhen e përdorur në to. Roli kryesor i botimeve të këtij lloji duhet të jetë për t’u marrë me çështjet që në thelb kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave të anëtarëve të sindikatave në veçanti dhe me probleme të punës në përgjithësi. Komiteti, megjithatë, pranoi se është e vështirë për të bere një dallim të qartë midis asaj që është politike dhe çfarë është krejtësisht sindikaliste në karakter. Ai vuri në dukje se këto dy nocione mbivendosen, dhe kjo është e pashmangshme dhe nganjëherë normale për sindikatat që në publikimet e tyre të marrin një qëndrim për çështjet me karakter politike, si dhe në çështje krejtësisht ekonomike dhe sociale. (Shih Përmbledhjen e 1996 , paragrafi 166). "
Gjykata Ndër-Amerikane e të Drejtave të Njeriut
25. Konventa Amerikane ka një protokoll të veçantë shtesë në lidhje me të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore, "Protokolli i San Salvadorit". Miratuar dhe hapur për nënshkrim më 17 nëntor 1988 ai hyri në fuqi më 16 nëntor 1999. Neni 8 i këtij protokolli, i titulluar "Të Drejtat Sindikaliste" parashikon si më poshtë:
"1. Shtetet Palë duhet të garantojnë:
a. Të drejtën e punëtorëve për t’u organizuar në sindikata dhe për t’iu bashkuar atyre me zgjedhjen e tyre, me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e interesave të tyre. Si një shtrirje e kësaj të drejte, Shtetet Palë duhet të lejojnë sindikatat për të krijuar federata kombëtare apo konfederata, ose për t’u bashkuar me ato ekzistuese, si dhe për të formuar organizata ndërkombëtare sindikaliste dhe për të t’u bashkuar me to. Shtetet Palë duhet gjithashtu të lejojnë sindikatat, federatat dhe konfederatat për të vepruar lirisht;
b. Të drejtën për grevë.
2. Ushtrimi i këtyre lirive, mund t’u nënshtrohet atyre kufizimeve të parashikuara me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike në interes të mbrojtjes së rendit, për mbrojtjen e shëndetit ose të moralit, për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve. Pjesëtarët e forcave të armatosura dhe të policisë dhe të shërbimeve të tjera kryesore publike do të jenë subjekt i kufizimeve të përcaktuara me ligj.
3. Askush nuk mund të detyrohet të bëjë pjesë në një sindikatë. "
26. Në Mendimin Këshillimor OC-5/85, Gjykata Ndër-Amerikane theksoi natyrën themelore të lirisë së shprehjes për ekzistencën e një shoqërie demokratike, duke nënvizuar ndër të tjera se liria e shprehjes është një sine qua non për zhvillimin e sindikatave. Ajo vërejti si më poshtë (paragrafi 70 i Mendimit):
"Liria e të shprehurit është një gur themeli mbi të cilin qëndron ekzistenca e një shoqërie demokratike. Kjo është e domosdoshme për formimin e opinionit publik. Gjithashtu, ajo është një conditio sine qua non për zhvillimin e partive politike, sindikatat, shoqatat shkencore dhe kulturore dhe, në përgjithësi, ata që dëshirojnë të influencojnë opinionin publik. Ajo përfaqëson, thënë më shkurt, mjetin që i mundëson komunitetit të jetë mjaftueshëm i informuar kur formon opinionin e tij. Rrjedhimisht, mund të thuhet se një shoqëri që nuk është e mirë informuar nuk është një shoqëri me të vërtetë e lirë. "
ELEMENTE TË SË DREJTËS SË KRAHASUAR
27. Kërkime në të drejtën e krahasuar kanë treguar se kompetencat për masa disiplinore të punëdhënësve në Shtetet anëtare të Këshillit të Evropës janë shumë të ndryshme. Ka një konvergjencë të sistemeve juridike ndërmjet tridhjetë e pesë vendeve të ekzaminuara: të gjithë ata iu garantojnë punonjësve lirinë e shprehjes dhe lirinë sindikale, zakonisht me anë të normave të vlerës kushtetuese, ose norma ligjore. Punonjësit që shërbejnë si përfaqësues përfitojnë mbrojtje të veçantë për t’i ndihmuar ata të kryejnë detyrat e tyre. Rregulloret në të gjitha shtete, në mënyrë që të pajtojë ushtrimin e kësaj të drejte me të drejtat dhe lirive themelore të të tjerëve, përcaktojnë rregullat që parashikojnë sanksione në rastet e keqpërdorimit të së drejtës së lirisë së shprehjes. Punëdhënësi është veshur me kompetencën, nëse është e nevojshme, e zbatimit të masave disiplinore kundër një punonjësi ose anëtari të stafit, sjellja e të cilit mund të karakterizohet si një ushtrim jo i drejte i lirisë së shprehjes. Jurisprudenca për çështje të tilla është e qëndrueshme dhe tregon se ka një analize sistematike të proporcionalitetit ndërmjet shkarkimit dhe sjelljes në të cilën ajo është e bazuar.
28. Instrumentet e ligjit kombëtar parashikojnë sanksione për sjellje të punonjësve që cenojnë të drejtat dhe liritë e të tjerëve.
Rregullat përkatëse mund, së pari, të përcaktohen nga Kodi Penal, ose me dispozitat lidhur me përgjegjësinë për një veprim të caktuar. Në shumicën e rasteve, nocione të tilla penale si shpifje, cenim të nderin ose reputacionin apo fyerje i mundëson personit që pretendon të jetë viktimë e shkeljeve të tilla për të filluar procedimi për të sjelle para përgjegjësisë personin që ka bërë komentet në fjalë.
Rregullat në Kodin e Punës apo normave në fuqi për nëpunësit civil përcaktojnë rregullat e ushtrimin e lirisë së shprehjes së anëtarëve të stafit, dhe sanksionet në rast abuzimi. Kufizime të ngjashme mund të vendosen edhe mbi zyrtarët publikë, janë apo jo me "statusin e nëpunësit civil".
29. Autoriteti disiplinor është një nga prerogativat themelore të punëdhënësit, qoftë private ose publike. Në lidhje me këtë punëdhënësit kanë një diskrecion të gjerë për të vendosur sanksione që ata i konsiderojnë të përshtatshme për shkeljen nga ana e punëmarrësit; në sanksionet e mundshme që mund të vendosen përfshihet dhe shkarkimi i punonjësit i cili ka kompromentuar rëndë interesat e kompanisë ose shërbimit publik. Por, këtij pushteti të punëdhënësit për të shkuar nga detyra punonjësit, i është vendosur dhe kufizimi lidhur me veprimtarinë sindikaliste. Masa e shkarkimit nga detyra mund të bazohet në sjellje të parregullt ose mbi baza legjitime. Në rastin e parë ka të bëjë me një formë lloji sjelljeje të identifikuar. Në rastin e dytë, sjellja konsiderohet në terma të përgjithshëm.
30. Proporcionaliteti i masës së shkarkimit në lidhje me sjelljen e punonjësve në fjalë përbën bazën e të gjithë legjislacioneve të analizuara.
31. Ligjet e zbatueshme në Shtetet e studiuara tregojnë, se çdo keqpërdorimi i lirisë së shprehjes nga ana e punonjësve ose nëpunësve publikë është konsideruar gjithmonë si një fakt i dënueshëm i aftë për të justifikuar masat disiplinore që mund të shkojnë deri në shkarkimin nga detyra. Për këtë qëllim, elemente faktike të një natyre objektive janë marrë parasysh, të tilla si: (i) serioziteti i sjelljes së keqe, (ii) karakterizimi i komenteve, shtrirja e publikimit të tyre, por edhe disa elemente subjektive. Këto të fundit përfshijnë situatën personale të punonjësit, çdo abuzim të lirisë së shprehjes dhe pyetjen nëse sjellja bie jashtë aktivitetit "normal" të sindikatës.
32. Në të gjitha vendet e studiuara, rregullat e përgjithshme janë të qarta dhe lejojnë balancimin e të drejtës së punëmarrësit për lirinë e shprehjes kundrejt të drejtave dhe prerogativave të punëdhënësit. Zbatimi i tyre është më problematik, pasi një kufizim në një të drejte themelore mund të pranohet vetëm në qoftë se masa e vendosur është në proporcion me qëllimin e ndjekur. Vetëm përmes një qasjeje rast-pas-rasti është e mundur që të kuptojnë thelbin e zgjidhjes juridike për çdo lloj situate.
E DREJTA
SHKELJE E PRETENDUAR E NENIT 10 TË KONVENTËS NË LIDHJE ME NENIN 11 TË SAJ.
33. Kërkuesit, të cilët janë anëtarë të komitetit ekzekutiv të sindikatës NAA, u ankuan se ata kishin ishin shkarkuar nga detyra për shkak të përmbajtjes së buletinit të sindikatës të marsit 2002. Ata pohuan se kompania P nuk kishte verifikuar nivelin e përfshirjes individuale të tyre dhe përgjegjësinë personale. Ata pretenduan se ata ishin shkarkuar nga detyra si mase ndëshkimore ndaj kërkesave të sindikatës dhe se përmbajtja fyese e pretenduar e buletinit sindikalist kishte shërbyer si pretekst. Ata pohuan se karikaturat dhe dy artikujt në fjalë nuk i kishin tejkaluar kufijtë e kritikës së pranueshme sipas nenit 10 të Konventës, sepse shprehjet e kontestueshme ishin përdorur në një shpirt gazmor dhe jo me ndonjë qëllim fyes.
Kërkuesit u mbështeten në nenet 10 dhe 11 të Konventës, të cilët parashikojnë si vijon:
Neni 10
“1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoritete publike dhe pa marrë parasysh kufijtë. Ky nen nuk i ndalon shtetet që të kërkojnë licencimin e ndërmarrjeve të transmetimit audio, kinematografik ose televiziv.
2. Ushtrimi i këtyre lirive që përmban detyrime dhe përgjegjësi, mund t’u nënshtrohet disa formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara nga ligji dhe që, janë të nevojshme në një shoqëri demokratike ..., për mbrojtjen e shëndetit ose të moralit, për mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve...”
Neni 11
“1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së tubimit paqësor dhe të organizimit duke përfshirë të drejtën e themelimit me të tjerë të sindikatave dhe të pjesëmarrjes në to për mbrojtjen e interesave të tij.
2. Ushtrimi i këtyre nuk mund t’u nënshtrohet kufizimeve të tjera përveç atyre që, të parashikuara me ligj, në një shoqëri demokratike përbejnë masa të domosdoshme... për mbrojtjen e shëndetit ose të moralit, për mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve ...”
A. Vendimi i Dhomës
34. Në vendimin e saj të datës 8 dhjetor 2009, pasi theksoi se liria e shprehjes përbën një nga themelet bazë të një shoqërie demokratike, Dhoma pohoi se kjo liri i nënshtrohet përjashtimeve, të cilat duhet të interpretohen në mënyrë rigoroze; domosdoshmëria e përjashtimit duhet të justifikohet nga një nevojë e ngutshme sociale. Në rastin konkret, ndërhyrja ishte "parashikuar nga ligji" dhe ka ndjekur një qëllim legjitim, pra mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve. Në mënyrë për të konstatuar nëse ndërhyrja ka qenë e domosdoshme në një shoqëri demokratike, Gjykata duhet t’i referohet kontekstit të veçantë të çështjes për të cilën kërkuesit kane nisur procedimet kundër punëdhënësit të tyre në gjykatat e punësimit. Duke vlerësuar se nëse një sindikatë nuk do ishte në gjendje të shprehte lirisht idetë e saj ajo do të bëhej e pakuptimtë dhe e pavlere, Dhoma vërejti se në rastin konkret gjykatat spanjolle kishin balancuar interesat konfliktuale, në dritën e së drejtës së brendshme, dhe kishin arritur në përfundimin se kërkuesit kishin shkelur kufijtë e lejuar e së drejtës për të kritikuar. Vendimet e dhëna nga gjykatat e brendshme nuk mund të konsiderohen si e pa arsyeshme apo arbitrare. Rrjedhimisht, Dhoma vërejti se nuk ka pasur shkelje të nenit 10 të Konventës. Përveç kësaj, ajo mori qëndrimin se nuk ngrihej ndonjë pyetje e veçantë në bazë të nenit 11 të Konventës.
Parashtrimet e Palëve
Kërkuesit
35. Kërkuesit pohuan se punëdhënësi i tyre, kompania P, kishte refuzuar t’i njihte ata si punëtorë me rrogë fikse dhe për të llogaritur kontributet përkatëse të sigurimeve, edhe pse se statusi i tyre ishte pranuar nga gjykatat. Ata mbajtën qëndrimin se Dhoma kishte dështuar të merrte në konsideratë mosmarrëveshjen e gjatë dhe komplekse të sindikatës me punëdhënësin e tyre dhe me një shoqatë të punonjësve të transportit pa pagë fikse dhe të mbështetur nga kompania, në të cilën ishin pjesëtar edhe dy dëshmitarët e përmendur në buletinin sindikalist.
36. Kërkuesit parashtruan se që nga prilli 2001, pasi punëtorëve që bënin pjese në sindikatën NAA refuzuan të hiqnin dorë nga të drejtat e njohura nga gjykata, kompania P kishte vendosur t’i ndëshkonte ata me ulje të konsiderueshme të pagës. Ata kështu pohuan se buletini sindikalist që çoi dhe në ngritjen e çështjes në fjalë, duhet pare në kë të kontekst, përkatësisht në kontekstin e presion sistematik nga ana e punëdhënësit dhe shoqatës së punonjësve pa page fikse, të krijuar prej tij, për të parandaluar përhapjen e kërkesave të punëtorëve dhe për t’i bindur ata që të heqin dorë nga të drejtat e tyre të njohura juridikisht. Kërkuesit pretenduan se shefi i burimeve njerëzore të kompanisë P ishte përpjekur të blinte anëtarë të caktuara të sindikatës në mënyrë që këta të fundit të bindnin punonjës të tjerë të personelit të dorëzimit të tërhiqeshin nga pretendimet e tyre. Burimeve njerëzore Menaxheri i kishte ofruar atyre të holla në këmbim të këtyre shërbimeve duke e bere kështu shoqatën e personelit të transportit pa pagë fikse, ku dëshmitarët A dhe B bënin pjese, bashkëpunëtore të punëdhënësit. Rezultati përfundimtar ishte jo vetëm shkarkimi pa kompensim i kërkuesve, të vetmit punonjës transportit me pagë fikse që nuk hoqën dorë nga kërkesa e të drejtave të tyre, por edhe shpërbërja e sindikatës. Kërkuesit pretenduan kështu se kishte shkelje të lirive përcaktuara në nenet 10 dhe 11 të Konventës.
37. Kërkuesit argumentuan se përdorimi i karikaturave në faqen e parë të buletinit të sindikatës, si dhe dy artikujt e kundërshtuar, kishin për qëllim të bënin kritikë dhe të jepnin informacione në lidhje me pagën e kërkuar përpara gjykatës së punësimit dhe në lidhje me sjelljen e anëtarëve të shoqatës së personelit të dorëzimit jo me rrogë fikse. Përdorimi i vizatimeve satirike dhe shprehjeve, të cilat mund të konsiderohen si të ashpra dhe shokuese, nuk i referohej sferës personale apo private të personave në fjalë, por rolit të tyre në mosmarrëveshjen në fjalë. Nuk ka pasur asnjë sulm personal në satirën dhe tonin e qartë ironik, i frymëzuar nga jocandi animus dhe jo iniurandi animus.
38. Kërkuesit argumentuan se artikujt dhe vizatimet nuk ishin nënshkruar prej anëtarëve të sindikatës dhe se ato kishin të bënin me një debat që lidhej ekskluzivisht me çështje të punësimit dhe sindikatës, të trajtuar nëpërmjet mjeteve të komunikimit që sindikata dispononte. Ishte arbitrar vendimi për të bërë personalisht përgjegjës të gjithë anëtarët për këtë botim, duke ndërmarrë masa disiplinore të një natyre kolektive ose duke kërkuar shpërbërjen e sindikatës, një veprim haptazi i paligjshëm, nëpërmjet shkarkimit të anëtarëve themelues të saj, në shkelje i nenit 11 të Konventës.
39. Kërkuesit vunë në dukje, së fundi, se edhe në qoftë argumentohej se kritikat në buletinin e sindikatës kishte cenuar të drejtat themelore e të tjerëve ndaj nderit dhe reputacionit të tyre, marrja e një mase të tillë si shkarkimit nga detyra, shkon përtej mbrojtjes legjitime të kësaj të drejte dhe ishte në disproporcion me qëllimin e ndjekur.
Qeveria
(a) Faktet
40. Qeveria vuri në dukje, në përgjigje të pretendimeve të kërkuesve në kërkesën e tyre për kalimin e çështjes Dhomës së Madhe, se "përfaqësuesit e sindikatave" të kritikuara në gazetë nuk janë punëtorë të cilët punëdhënësi i kishte "liruar nga detyrimi për të punuar" në këmbim të "sjelljes në favor të kompanisë" dhe theksoi se ata nuk janë financuar nga punëdhënësi dhe se dhënia ditëve të lira, me të drejte page për përfaqësuesit, që të kryejnë detyrat e tyre ndaj sindikatës është një kërkesë ligjore (sipas nenit 68 të Rregullores së Punës).
(b) Pretendime sipas nenit 10 të Konventës
41. Qeveria pranoi se ndërhyrja në lirinë e shprehjes mund të ndodhë edhe në kontekstin e një marrëdhënieje sipas ligjit privat, megjithatë, në këtë rast nuk ka pasur asnjë ndërhyrje të drejtpërdrejtë nga shteti në lirinë e të shprehurit të kërkuesve, por, potencialisht, një mospërmbushje e detyrimeve të saj pozitive për të mbrojtur këtë liri.
42. Qeveria theksoi se mundësia e ndërprerjes të kontratë së punës në më rast të sulmeve ndaj punëdhënësit ose punëtorëve të tjerë parashikohen me ligj dhe ndjek një qëllim legjitim: mbrojtjen e reputacionit të të tjerëve. Gjykatat spanjolle kishte mbajtur qëndrimin se kërkuesit kishin shkuar përtej kufijve të qenësishme në ushtrimin e lirisë së shprehjes së tyre, deri në masën e dëmtimit të reputacionit të punëdhënësit dhe të punëtorëve të tjerë. Komentet nuk ishin publikuar në media, por në mjedis të mbyllur brenda një kompanie, dhe lidheshin me persona që punonin ne atë kompani, pra menaxheri i burimeve njerëzore dhe kolegët e punës, për të cilët duhet thënë se nuk ishin personat me detyra publike. Shkalla e kritikave të pranueshme, kur drejtohet kundër një individi privat ishte më e vogël se ajo drejtuar autoriteteve ose institucioneve publike (krahaso Dink kundër Turqisë, nos. 2.668 / 07, 6102/08, 30079/08, 7072/09 dhe 7124/09, § 133, ECHR 2010 ...). Në këtë kontekst, demi që iu shkaktua reputacionit të personave në fjale ishte më i madh, pasi të gjithë lexuesit potencial që u drejtohej shkrimi i njihnin individët e kritikuar e karikaturuar.
43. Kërkuesit ishin shprehur nëpërmjet një mjeti të shkruar (jo në kontekstin e një shkëmbim verbal dhe spontane të opinioneve) me një qarkullim të përgjithshëm brenda kompanisë, duke përdorur buletinin e sindikatës dhe tabelën e njoftimeve. Pra, kjo ishte një veprim i menduar mirë nga ana e kërkuesve, të cilët kanë qenë plotësisht të vetëdijshëm për pasojat e veprimeve të tyre dhe mënyrën në të cilën reputacioni i të tjerëve mund të dëmtohej.
44. Për sa i përket përmbajtjes së komenteve të kërkuesve, Qeveria argumentoi se nuk kishte pasur asnjë mendim apo analiza që kanë të bëjnë me çështje të interesit të përgjithshëm (krahaso Fuentes Bobo kundër Spanjës, nr. 39293/98, 29 shkurt 2000), por, si në rastin e De Diego Nafría kundër Spanjës (nr. 46833/99, 14 mars 2002), komentet ishin bërë në kuadër të një mosmarrëveshje rigorozisht profesionale me kompaninë për të cilën kërkuesit punonin. Për më tepër, ata nuk kishin kontribuar në një debat mbi politikën sindikatës apo çështje që preknin të gjithë punëtorët në kompani, por kishin reaguar kundër atyre që kishin dëshmuar kundër kërkuesve në procesin gjyqësore në të cilin ata kishin pohuar të drejtat e tyre individuale legjitime.
45. Qëndrimi i Gjykatave spanjolle ishte se çdo kritikë legjitime që ai material i botuar mund të përmbante, shprehej nëpërmjet fyerje vulgare, duke nënkuptuar se personat në fjalë kishin kryer "favore seksuale" në këmbim të një lloj tjetër favori, dhe duke i përshkruar ato si "hajdutë". Në Lindon, Otchakovsky-Laurens dhe July kundër Francës ([GC], nr. 21279/02 dhe 36448/02, ECHR 2007 XI), Gjykata ka gjetur se liria e shprehjes nuk mbron komente të ngjashme në lidhje me një figurë publike në politikë dhe aq më pak kur këto komentet i adresohen individëve privatë.
46. Përsa i përket karikaturave, çështja konkrete ishte materialisht e ndryshme nga ajo e Vereinigung Bildender Künstler kundër Austrisë (nr. 68354/01, ECHR 2007 II). Këtu nuk ka pasur formim të një opinioni publik demokratik i shprehur përmes artit, por vërejtje në kontekstin e marrëdhënieve punëdhënës-punëmarrës.
47. Qeveria pohoi, duke u mbështetur në Konstantinesku kundër Rumanisë (nr. 28871/95, §§ 72-75, ECHR 2000 VIII), se cenimi i reputacionit të të tjerëve, gjatë ushtrimit nga ana e kërkuesve të lirisë së tyre të shprehjes, nuk mund të justifikohet nga veprimtaria e tyre sindikale. Kufizimet mbi lirinë e shprehjes, sipas nenit 10 § 2 janë gjithashtu të zbatueshme për përfaqësuesit e sindikatës.
48. Qeveria vërejti se natyra dhe ashpërsia e dënimit duhet gjithashtu të merren parasysh në vlerësimin e proporcionalitetit të ndërhyrjes sipas nenit 10 të Konventës. Në vendimin Nafria Diego, cituar më sipër, Gjykata ka konsideruar se, edhe pse shkarkimi nga detyra ka pasoja të rënda në marrëdhëniet e punësimit të punëtorit i cili ka tejkaluar limitet e pranueshme të kritikave, në vlerësimin e proporcionalitetit të ndërhyrjes është e nevojshme për të marrë parasysh të gjitha rrethanat e rastit të veçantë. Në çështjen konkret, gjykatat spanjolle kishin vlerësuar dëmin e shkaktuar drejtpërdrejtë reputacionit të personave të përmendur në buletinin e sindikatës, përmes komenteve të ashpra dhe fyese dhe figurave. Edhe nëse opinionet e kërkuesve mund të konsiderohet si legjitime, ato u shprehen në formë të shkruar në një mënyrë fyese të pajustifikuar, dhe të qëllimshme.
49. Qeveria, pra si përfundimin argumentoi se ndërhyrja në fjalë kishte qenë i justifikuar nga ndjekja e një qëllimi legjitim që ishte në proporcion me atë qëllim.
(c) Pretendime sipas nenit 11 të Konventës
50. Në parashtrimet e Qeverisë, kjo ankesë nuk ka një bazë më vete dhe duhet të shqyrtohet së bashku me ankesën sipas nenin 10. Në realitet, kërkuesit pretendojnë se shprehjet që kishin çuar në ndërprerjen e kontratave të tyre të punës duhet të vlerësohen në kontekstin e aktiviteteve të tyre sindikale. E drejta për të formuar apo të bashkohen me një sindikatë nuk kishte, megjithatë, prekur nga vendimi i punëdhënësit, konfirmuar nga gjykatat; ajo që duhet të shqyrtohet në këtë rast është shtrirja ose kufizimet e lirisë të përfaqësuesve të sindikatës.
51. Liria e njohur në Nenin 11 të Konventës vendos ndaj shteteve detyrime pozitive për mbrojtjen e saj, përfshirë edhe ato që lidhen me mundësinë për të shprehur mendime personale. Megjithatë, një shkelje të këtyre detyrimeve pozitive do të ekzistojë vetëm atëherë kur liria e organizimi është prekur (shih, në veçanti, Gustafsson kundër Suedisë, 25 prill 1996, § 52, Raportet e aktgjykimeve dhe vendimeve 1996 II). Kërkuesit nuk kishin provuar se qëllimi i vendimit të shkarkimit nga detyra kishte qenë për t’u hakmarrë kundër një sindikate të veçantë në krahasim me të tjerat. Botimi fyes thjesht kishte kritikuar dëshminë e disa përfaqësuesve të sindikatave që kishin prekur personalisht kërkuesit, dhe e kishin krahasuar atë dëshmi me favore seksuale apo vjedhje. Kështu, nuk ka asnjë shkelje të së drejtës për lirinë e organizimit, por është një çështje që lidhet me shkallën e lirisë dhe të kufizime të lirisë së shprehjes të përfaqësuesve të sindikatës dhe duhet të shqyrtohet vetëm në bazë të nenit 10 të Konventës.
Vlerësimi i Gjykatës
Dispozitat e zbatueshme në çështjen konkrete
52. Gjykata vëren që nga fillimi se faktet e çështjes në fjalë janë të tilla që çështja e lirisë së shprehjes është e lidhur ngushtë me atë të lirisë së organizimit në një kontekst sindikale. Ajo përsërit në lidhje me këtë se mbrojtja e opinioneve personale, të garantuar nga neni 10, është një nga objektivat e lirisë së tubimit dhe e organizimit, sanksionuar në Nenin 11 (shih Ezelin kundër Francës, 26 prill 1991, § 37, Seria A nr. 202, dhe Barraco kundër Francës, nr. 31684/05, § 27, ECHR 2009 ...). Palët kanë, për më tepër, paraqitur argumentet në lidhje me të dy këto dispozita.
Duhet të theksohet, megjithatë, se ankesa e kërkuesve kryesisht ka të bëjë me shkarkimin e tyre pasi, si anëtarë të komitetit ekzekutiv të një sindikate, kishin publikuar dhe shpërndarë artikujt dhe karikaturat në fjalë. Përveç kësaj, gjykatat vendase nuk gjeten argumente që tregonin se kërkuesit ishin shkarkuar nga detyra si rezultat i anëtarësimit pranë kësaj sindikate. Gjykatat iu referuan ushtrimit të së drejtës për lirinë e shprehjes në kontekstin e marrëdhënieve të punës dhe vunë në dukje se kjo e drejtë nuk ishte e pakufizuar, për shkak të karakteristikat specifike të marrëdhënieve të punës që duheshin marrë në konsideratë. Për më tepër, Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Katalonjës vendosi se shkarkimi i dy punëtorëve të tjerë të shpërndarjes me rroge fikse kishte qenë në kundërshtim me nenin 54 §§ 1 dhe 2 (c) të Rregullores së Punës, për shkak se ata kishin qenë me leje mjekësore në kohën e publikimi dhe shpërndarjes së buletinit në fjalë. Kjo do të thotë se ata nuk mund të konsiderohen se kanë marrë pjesë në publikimin dhe shpërndarjen e buletinit dhe për këtë arsye, të jenë bashkërisht përgjegjës për dëmet e shkaktuara dinjitetit të personave në fjalë. Gjithashtu, Gjykata e Punës mori parasysh faktin se ata ishin ende anëtarë të sindikatës në fjalë (shih paragrafin 15 më lart). Kjo konfirmon se anëtarësimi i kërkuesve në sindikate nuk ka luajtur një rol vendimtar në shkarkimin e tyre.
Për sa më sipër, Gjykata konsideron të përshtatshme për të shqyrtuar faktet në bazë të nenit 10, i cili megjithatë do të interpretohet në dritën e Nenit 11 (shih Gratë në Valë dhe të tjerët kundër Portugalisë, nr. 31276/05, § 28, ECHR 2009 .. . (ekstrakte)).
Pajtueshmëria me nenin 10 të Konventës, i lexuar në dritën e Nenit 11
(a) Parime të përgjithshme lidhur me lirinë e shprehjes
53. Liria e shprehjes përbën një nga themelet bazë të një shoqërie demokratike dhe një nga kushtet bazë për progresin e saj dhe vetë plotësimi e çdo individi. Në bazë të paragrafit 2 të nenit 10, ajo është e zbatueshme jo vetëm për "informacione" ose "ide" që janë të favorshme apo konsiderohen si padëmshme apo si një çështje indiference, por edhe për ato që fyejnë, tronditin ose shqetësojnë. Të tilla janë kërkesat e pluralizmit, tolerancës dhe mendje-gjerësisë pa të cilat nuk ka "shoqëri demokratike". Siç është përcaktuar në nenin 10, kjo liri është subjekt përjashtimesh, të cilat duhet, megjithatë, të interpretohen në mënyrë rigoroze, dhe nevoja për çdo kufizim duhet të justifikohet bindshëm (shih, midis vendimeve të tjera, Lindon, Otchakovsky-Laurens dhe July cituar më lart ). Për më tepër, Neni 10 mbron jo vetëm thelbin e ideve dhe informacioneve të shprehura, por edhe formën me të cilën ato shpërndahen (shih De Haes dhe Gijsels kundër Belgjikës, 24 shkurt 1997, § 48, Raportet 1997- I).
54. Duhet të merret në konsideratë edhe nevoja për ekuilibrimin e duhur të interesave të ndryshme të përfshira. Për shkak të tyre të kontaktit të drejtpërdrejtë, të vazhdueshëm me realitetin e vendit, gjykatat vendase janë në një pozitë më të mirë se gjykatat ndërkombëtare për të përcaktuar se si, në një kohë të dhënë, të mund të arrihet një balancë e drejtë. Për këtë arsye, në çështjet sipas nenit 10 të Konventës, Shtetet Kontraktuese kanë një hapësirë të caktuar në vlerësimin e nevojës dhe qëllimit të ndërhyrjes në lirinë e shprehjes të mbrojtur nga ky nen (shih Tammer kundër Estoninë, nr. 41.205 / 98, § 60, ECHR - 2001 I dhe Pedersen dhe Baadsgaard kundër Danimarkës [GC], nr. 49017/99, § 68, ECHR 2004 - XI), veçanërisht kur një ekuilibër e tille duhet të arrihet për interesave private në konflikt.
55. Megjithatë, kjo hapësirë që u lihet Shteteve shkon dorë për dore me mbikëqyrjen evropiane dhe përfshin legjislacionin e vendimet që e zbatojnë atë, madje edhe ato të dhënë nga një gjykatë e pavarur (shih, mutatis mutandis, Peck kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 44647/98, § 77 , ECHR 2003-I dhe Karhuvaara dhe Iltalehti kundër Finlandës, nr. 53678/00, § 38, ECHR 2004-X). Detyra e Gjykatës së në ushtrimin e funksionit të saj mbikëqyrës nuk është për të marrë vendin e autoriteteve kombëtare, por më tepër për të shqyrtuar, në dritën e çështjes si një e tërë, nëse vendimet e tyre të marra brenda hapësirës së vlerësimit pajtohen me dispozitat e Konventës në të cilat mbështeten (shih Bladet Tromso dhe Stensaas kundër Norvegjisë [GC], nr 21980/93, § 60, ECHR 1999-III;. Petrenco kundër Moldavisë, nr 20928/05, § 54, 30 mars 2010;. Polanco Torres dhe Movilla Polanco kundër Spanjës, nr 34147/06, § 41, 21 shtator 2010;. dhe Petrov kundër Bullgarisë (dhjetor), nr 27103/04, 2 nëntor 2010).
56. Gjykata merr parasysh se anëtarët e një sindikate duhet të jetë në gjendje t’i shprehin punëdhënësi i tyre kërkesat e tyre me të cilat ata kërkojnë të përmirësojnë gjendjen e punëtorëve në kompani. Në lidhje me këtë, Gjykata vëren se Gjykata Ndër-Amerikane e të Drejtave të Njeriut, në opinionin e saj këshillues OC-5/85193, theksoi se liria e të shprehurit ishte "një conditio sine qua non për zhvillimin e ... sindikatat "(shih paragrafin 26 më lart, shih gjithashtu paragrafin 24 dhe në veçanti pikën 155 cituar aty). Një sindikatë që nuk kanë mundësi të shprehi lirisht idetë e saj do të privohet nga një mjet thelbësor veprimi. Rrjedhimisht, me qëllim që të drejtat e sindikatës të jene efektive dhe të kenë kuptim, autoritetet kombëtare duhet të sigurojnë që ndëshkimet jo të balancuara të mos dekurajojnë përfaqësuesit e sindikatave për të shprehur dhe mbrojtur interesat e anëtarëve të tyre. Shprehja e sindikatës mund të jetë në formën e lajmërimeve, pamfleteve, publikimeve dhe dokumenteve të tjera të sindikatës së cilat shpërndahen nga përfaqësuesit e punëtorëve që veprojnë në emër të sindikatës të autorizuar paraprakisht nga stafi drejtues i kompanisë, siç thuhet nga Konferenca e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare e Punës në Rekomandimin e saj nr 143 e 23 qershor 1971 (shih paragrafin 21 më lart).
57. Në rastin konkret, gjykatave spanjolle u kërkohej të balanconin të drejtën e kërkuesve për lirinë e shprehjes, të garantuar me nenin 10 të Konventës, kundrejt të drejtës për nderin dhe dinjitetin e Z. G, Z. A dhe Z. B (shih paragrafët 15-18 më lart) në kontekstin e një marrëdhënie pune. Neni 10 i Konventës nuk garanton një liri të pakufizuar e shprehjes dhe mbrojtja e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve, në këtë rast reputacionin e personave të ironizuar në vizatimet dhe tekstet në këtë çështje, përbëjnë një qëllim legjitim që lejon kufizimin e lirisë së shprehjes. Nëse arsyetimi i vendimeve të gjykatave vendase në lidhje me kufizimet që i vendosen lirisë së shprehjes lidhur me mbrojtjen e reputacionit të një personi është i mjaftueshëm dhe në përputhje me kriteret e përcaktuara nga jurisprudencës së Gjykatës, Gjykata do të kërkojë arsye të forta për të zëvendësuar pikëpamjen e vet për atë të gjykatat vendase (shih MGN Limited k Mbretërisë së Bashkuar, nr. 39401/04, §§ 150 dhe 155, 18 janar 2011).
(b) Detyrimet pozitive të shtetit të paditur sipas nenit 10 të Konventës, i lexuar në dritën e Nenit 11
58. Gjykata vëren se, sipas nenit 1 të Konventës, Palët Kontraktuese "i sigurojnë çdokujt brenda juridiksionit të tyre të drejtat dhe liritë e përcaktuara në ... [të] Konventës ". Si Gjykata në rastin e Marckx kundër Belgjikës (13 qershor 1979, § 31, Seria A nr 31;. Shih gjithashtu Young, James dhe Webster kundër Mbretërisë së Bashkuar, 13 gusht 1981, § 49, Seria A nr. 44), përveç detyrimit negative të një shteti për të mos ndërhyrë në të drejtat e garantuara nga Konventa, "mund të ketë obligime pozitive të qenësishme" në këto të drejta.
59. Kjo vlen gjithashtu dhe për lirinë e shprehjes, ushtrimi i vërtetë dhe efektiv i të cilës nuk varen vetëm nga detyrimi i shtetit për të mos ndërhyrë, por kërkon marrjen e masave pozitive për mbrojtjen e kësaj të drejte, edhe në sferën e marrëdhënieve ndërmjet individëve. Në raste të caktuara Shtetit ka detyrimin pozitiv për të mbrojtur të drejtën e lirisë së shprehjes, madje edhe kundër ndërhyrjes nga persona privatë (shiko Fuentes Bobo, cituar më lart, § 38; Özgür Gündem kundër Turqisë, no 23144/93, §§ 42-46, ECHR 2000-III dhe Dink, cituar më sipër, § 106).
60. Në rastin konkret, masa e ankimuar nga kërkuesit, përkatësisht shkarkimi i tyre nga detyra, nuk është marrë nga një autoritet shtetëror, por nga një kompani private. Pas publikimit të buletinit sindikal të marsit 2002 dhe shprehjet që përfshihen aty, masa disiplinore e largimit nga detyra për shkelje të rënda u mor ndaj kërkuesve nga punëdhënësi i tyre (shih paragrafin 14 më sipër) dhe u konfirmua nga gjykatat vendore. Shkarkimin e kërkuesve nuk ishte rezultat i ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të autoritetet kombëtare. Autoritet do jenë përgjegjëse nëse faktet e ankimuara rrjedhin nga dështim i tyre për t’u garantuar të kërkuesve gëzimi e të drejtës së sanksionuar në nenin 10 të Konventës (shih, mutatis mutandis, Gustafsson, cituar më lart, § 45).
61. Në këto rrethana, Gjykata konstaton se është e përshtatshme për të shqyrtuar kërkesat aktuale për sa i përket detyrimeve pozitive të shtetit të paditur sipas nenit 10, lexuar në dritën e Nenit 11. Gjykata do të konstatojë nëse, në rastin në fjalë, autoritetet gjyqësore spanjolle, duke hedhur poshtë pretendimet e paditësve, garantojnë në mënyrë adekuate të drejtën e tyre për lirinë e shprehjes në kontekstin e marrëdhënieve të punës.
62. Përderisa kufiri midis detyrimeve pozitive dhe negative të Shtetit në bazë të Konventës nuk është i përcaktuar në mënyrë të saktë, parimet e aplikueshme janë, megjithatë, të ngjashme. Në të dy kontekstet, duhet të mbahet parasysh në veçanti balancimi i drejtë i interesave konkurruese të individit dhe të komunitetit si një i tërë, subjekt në çdo rast i hapësirës së vlerësimit që gëzohet nga Shteti (shih Karhuvaara dhe Iltalehti, cituar më lart, § 42).
(c) Zbatimi i atyre parimeve në çështjen konkrete
63. Siç Gjykata përmendi më lart (shih paragrafin 61 më lart), çështja kryesore në këtë rast është nëse shteti i paditur, duhet të anulonte shkarkimin nga detyra të kërkuesve, duke garantuar në këtë mënyrë, respektimin e lirisë së tyre shprehjes. Kështu, detyra e Gjykatës është të përcaktojë duke e analizuara çështjen si një të tere, nëse, sanksioni kërkuesve ishte në proporcion me qëllimin legjitim të ndjekur dhe nëse arsyet e dhëna nga autoritetet kombëtare për të justifikuar atë ishin "relevante dhe të mjaftueshme" (shih Fuentes Bobo, cituar më lart, § 44).
(i) Nëse komentet nga ana e kërkuesve dëmtojnë reputacionin e të tjerëve
64. Gjykata vëren se, gjykatat vendase shqyrtuan nëse të drejtat themelore të kërkuesve ishin shkelur; nëse kishte pasur shkelje, shkarkimet e tyre nga detyra do të konsideroheshin të pavlefshme. Gjykatat vërejtën se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje në të drejtën e lirisë sindikale, pasi shkarkimet kishte ardhur si rezultat i përmbajtjes fyese të buletinit dhe jo anëtarësimin të kërkuesve në sindikatën NAA.
65. Për më tepër, gjykatat vendase iu referuan ushtrimin të së drejtës së lirisë të shprehjes në kontekstin e marrëdhënieve të punës dhe pohuan se kjo e drejtë nuk ishte e pakufizuar; aspektet specifike të marrëdhënieve të punës duhej të merreshin parasysh. Gjykata e Punësimi të Barcelonës nr. 17 deklaroi se vizatimet dhe fjalët e vendosura sipër tyre në buletinin e sindikatës, së bashku me artikujt brenda saj, ishin fyes dhe godisnin dinjitetin e personave në fjalë, duke tejkaluar në këtë mënyrë kufijtë e lirisë e shprehjes dhe informimit dhe duke dëmtuar nderin dhe dinjitetin e menaxherit të burimeve njerëzore dhe dy punëtorëve, dhe duke njollosur imazhin e kompanisë P. (shih paragrafin 15 më lart).
66. Për të arritur në këtë përfundim, Gjykata e Punësimi të Barcelonës nr. 17, bëri një analizë të hollësishme të fakteve në mosmarrëveshje dhe, në veçanti, kontekstit në të cilin kërkuesit kishin publikuar buletinin. Gjykata nuk sheh ndonjë arsye për të vënë në pikëpyetje konstatimet e bëra nga gjykatat vendase se vizatimet dhe dy artikujt në fjalë ishin fyes dhe dëmtonin reputacionin e të tjerëve.
67. Në lidhje me këtë duhet të theksohet se kërkuesit u shprehen nëpërmjet një karikaturë të shoqëruar me komente, të menaxherit të burimeve njerëzore G, i ulur prapa një tavolinë nën të cilës, nga pas mund të dallohej një person i ulur në gjunjë me këmbë e duar, dhe së bashku me të, në njërën anë, A dhe B, përfaqësues të punëtorëve, të cilët shikonin të gjithë skenën, ndërkohë që prisnin radhën “për të kënaqur” menaxherin. Fjalët shoqëruese të vizatimeve ishin mjaft të qarta. Përsa i përket dy artikujve (shih paragrafin 15 më lart), ata përmbanin akuza të "turpshme" kundër A dhe B, duke i akuzuar për "shitjen" e punëtorë të tjerë dhe të dinjitetit të tyre, vetëm për të mbajtur postet e tyre. Akuzat ishin shprehur në terma shqetësues dhe që i dëmtonin personat në fjalë. Gjykata thekson se duhet bërë dallim ndërmjet kritikës dhe fyerjes dhe se kjo e fundit mund, në parim, të justifikojë sanksionin (shih, mutatis mutandis, Skałka kundër Polonisë, nr. 43425/98, § 34, 27 maj 2003). Gjykata, më tej iu referua parimeve të përgjithshme në lidhje me lirinë e mendimit dhe të shprehjes të edicionit të pestë (të rishikuar) të Përmbledhjes së vendimeve dhe parimeve të Komitetit mbi Lirinë e Organizimit të Organit Drejtues të Zyrës Ndërkombëtare të Punës, dhe në veçanti pikës 154 të saj, sipas të cilës "në shprehjen e mendimeve të tyre, organizatat sindikale duhet të respektojnë kufijtë e normalitetit dhe të përmbahen nga përdorimi i gjuhës ofenduese" (shih paragrafin 24 më lart).
68. Në dritën e sa më sipër, Gjykata vlerëson se arsyet e dhëna nga gjykatat e brendshme ishin në përputhje me qëllimin legjitim të mbrojtjes së reputacionin e individëve të shënjuar nga vizatimet dhe teksteve në fjalë, dhe se përfundimi i gjykatave se kërkuesit kishte kapërcyer kufijtë e pranueshëm të kritikës në marrëdhëniet e punës, nuk mund të konsiderohet si i pambështetur apo se nuk kishte një bazë të arsyeshme faktuale.
(ii) Nëse sanksioni i shkarkimit nga detyra është në proporcion me seriozitetin e komenteve të kundërshtuara
69. Mbetet për t’u konstatuar nëse sanksioni ndaj kërkuesve për shkarkimin e tyre nga detyra, dhënë nga punëdhënësi i tyre, ishte proporcional apo jo në rrethanat e çështjes
70. Në trajtimin e kësaj, Gjykata do të marrë parasysh në veçanti, terminologjinë e përdorur në vizatimet dhe artikujt në fjalë, në kontekstin profesional në të cilën u shfaqën.
71. Gjykata së pari vëren se, vërejtjet e kundërshtuara ishin të shprehura në një kontekst të veçantë. Proceset gjyqësor përpara gjykatave të punësimit ishin iniciuar nga anëtarët e një sindikate, kundër punëdhënësit të tyre. Në ato procese punëtoret e transportit jo me pagë fikse, A dhe B, kishin dëshmuar në favor të kompanisë P, pra kundër kërkuesve (shih paragrafin 11 më lart). Vizatimet dhe artikuj u publikuan në buletinin e degës se sindikatës në vendit e punës, së cilës kërkuesit i përkisnin, në kontekstin e një mosmarrëveshje ndërmjet kërkuesve dhe kompanisë P. Megjithatë, ato nuk përmbanin kritika dhe akuza, të drejtpërdrejta kundër kompanisë, por aty u drejtoheshin punëtorëve të dorëzimit jo me page fikse dhe menaxherit të burimeve njerëzore. Gjykata përsërit në lidhje me këtë se niveli i kritikave të pranueshme është më i ngushtë për sa i përket individëve privatë se sa i përket politikanëve dhe nëpunësve civilë gjate ushtrimit të detyrave të tyre (krahaso Lingens kundër Austrisë, 8 korrik 1986, § 42, Seria A nr. 103, dhe Nikula kundër Finlandës, nr. 31611/96, § 48, ECHR 2002-II).
72. Gjykata nuk bashkohet me argumentin e qeverisë se përmbajtja e artikujve të kundërshtuar nuk është çështje me interes të përgjithshëm (shih paragrafin 44 më lart). Publikimi në fjalë u bë në kontekstin e një konflikti të punës brenda ambienteve të kompanisë ndaj të cilën kërkuesit kishin paraqitur disa kërkesat të caktuara. Qëllimi kryesor i botimeve të këtij lloji "duhet të jetë trajtimi i çështjeve që në thelb kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave të anëtarëve të sindikatave në veçanti dhe i çështjeve të punës në përgjithësi" (shih paragrafin 24, në veçanti pikën 170 të Përmbledhjes së Zyrës Ndërkombëtare të Punës, cituar më lart). Kështu, debati nuk ishte i një natyre krejtësisht private, por ishte një çështje me interes të përgjithshëm, të paktën për punëtorët e kompanisë P. (shih, mutatis mutandis, Fressoz dhe Roire kundër Francës [GC], nr 29183/95, §. 50, ECHR 1999-I dhe Boldea kundër Rumanisë, nr. 19997/02, § 57, ECHR 2007-II).
73. Siç edhe u tha, ekzistenca e një çështje të tillë nuk mund të justifikojë përdorimin e vizatimeve ose shprehje fyese, edhe në kuadrin e marrëdhënieve të punës (shih paragrafin 24, pika 154 të Përmbledhjes, cituar më lart). Për më tepër, vërejtjet nuk përbëjnë një reagim të menjëhershëm dhe të pa menduar, në kontekstin e një reagimi të shpejtë dhe spontane verbal, siç është rasti me ekzagjerimin verbal. Në kundërshtim me këtë, në çështjen konkrete kemi të bëjmë me pohime të shkruara, të botuar në mënyrë mjaft të qartë dhe të shfaqura publikisht në ambientet e kompanisë P (krahasoni De Diego Nafria, cituar më lart, § 41).
74. Gjykatat vendase morën të gjithë këta faktorë në konsideratë në trajtimin e çështjes të paraqitur nga kërkuesit. Ato kryen një analizë të hollësishme të rrethanave të çështjes dhe një balancim të kujdesshëm të interesave konkurruese në fjalë, duke marrë parasysh kufizimet e të drejtës së lirisë së shprehjes dhe të drejtat dhe detyrimet reciproke specifike për kontratat e punësimit dhe mjediset profesionale. Ato aprovuan sanksionet e caktuara nga punëdhënësi, duke pohuar se nuk ishin në disproporcion me qëllimin legjitim të ndjekur, përkatësisht mbrojtjen e reputacionit të Z. G, Z. A dhe Z. B, në një kontekst të tillë. Ato u shprehën më tej se sjellja në fjalë nuk përfshihej brenda veprimtarisë sindikale të kërkuesve, por ishte fyese në kundërshtim me parimin e mirë besimit në marrëdhëniet e punës dhe nuk në mos respektim të kërkesave minimale të bashkëjetesës në një mjedis profesional (shih paragrafin 15 më lart). Së fundi, gjykatat iu referuan jurisprudencës të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me të drejtën e lirisë së shprehjes në marrëdhëniet e punës dhe përfundimit se ajo nuk ishte e pakufizuar. Sipas mendimit të Gjykatës, përfundimet e arritura nga gjykatat e brendshme nuk mund të konsiderohen si të paarsyeshme. Në lidhje me këtë, ajo vëren se, përveç të qënit fyese, vizatimet dhe tekstet në fjalë ishin më shumë si një sulm ndaj kolegëve për dëshminë e tyre para gjykatave se sa një mjet për të promovuar veprimin sindikalist vis-à-vis punëdhënësit.
75. Për më tepër, nga shqyrtimi i materialeve të ligjeve të krahasuara në dispozicion Gjykatës, tregohet se punëdhënësit në përgjithësi gëzojnë diskrecion të gjerë në përcaktimin e sanksionit të përshtatshëm mirë për akuzat ndaj një punonjësi; shkalla e sanksioneve të mundshme përfshin edhe shkarkimin e një personi i cili ka kompromentuar në mënyrë serioze interesat e kompanisë. Në vendet e shqyrtuara, legjislacioni vendas duket se kërkon të pajtojë të drejtën e punonjësve për lirinë e shprehjes me të drejtat dhe prerogativat e punëdhënësit, duke kërkuar në mënyrë të veçantë që masa e shkarkimi nga detyra të jetë në përpjesëtim me sjelljen e punonjësit ndaj të cilit është marrë kjo masë (shih paragrafët 27 dhe 30-31 lart). Homogjeniteti i sistemeve ligjore evropiane në këtë fushë është një faktor i rëndësishëm në balancimin e të drejtave dhe interesave të ndryshme në fjalë në çështjen konkrete.
76. Gjykata vëren se, në mënyrë që të jenë të frytshme, marrëdhëniet e punës duhet të bazohen në besimin reciprok. Siç e pohoi me të drejtë Gjykata e Punës, edhe pse kërkesa për të vepruar në mirëbesim në kontekstin e një marrëdhënie pune nuk nënkupton një detyrim absolut besnikërie ndaj punëdhënësit ose një detyrim për diskrecion në pikën e nënshtrimit të punonjësit ndaj interesave të punëdhënësit, manifestime të caktuara të së drejtës së lirisë së shprehjes, që mund të jenë legjitime në kontekste të tjera, nuk janë legjitime në marrëdhëniet e punës (shih, mutatis mutandis, Vogt kundër Gjermanisë, 26 shtator 1995, §§ 51 dhe 59, Seria A nr. 323). Për më tepër, një sulm ndaj dinjitetit të individëve, duke përdorur shprehje të rënda fyese në mjedise profesionale është, për shkak të efekteve të saj çrregulluese, një sjellje që justifikon sanksione madhore.
77. Kjo e çon Gjykatën në përfundimin se, në rrethanat e veçanta të çështjes në fjalë, masa e shkarkimit nga detyra të kërkuesve nuk ishte një sanksion haptazi jo në përpjesëtim me sjelljen që e diktoi apo i tepruar, për t’i kërkuar Shtetit të vërë në vend padrejtësinë duke anuluar masën e shkarkimin nga detyra ose duke e zëvendësuar atë me një masë më të butë.
(iii) Përfundime
78. Në këto rrethana, Gjykata konstaton se shteti i paditur nuk ka dështuar në përmbushjen e detyrimeve të tij në lidhje me kërkuesit sipas nenit 10 të Konventës, lexuar në dritën e nenit 11.
79. Për sa sipër, nuk ka pasur shkelje të nenit 10, i shqyrtuar në lidhje me nenin 11 të Konventës.
PËR KËTO ARSYE, GJYKATA :
Vendos se nuk ka pasur shkelje të nenit 10 të Konventës, i shqyrtuar në lidhje me nenin 11 të Konventës, me dymbëdhjetë vota pro dhe pesë kundër.
Përgatitur në gjuhën angleze dhe franceze dhe njoftuar në seancën publike gjyqësore më 12 Shtator 2011 në Pallatin e të Drejtave të Njeriut,
Vincent Berger Nicolas Bratza
Këshilltar ligjor President
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2012.
Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën dhe kjo e fundit nuk ka përgjegjësi për cilësinë e përkthimit. Ai mund të shkarkohet nga baza e të dhënave të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, HUDOC (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash të cilës Gjykata ia përcjell. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo fitimprurëse me kushtin e përdorimit të titullit të plotë të çështjes, të dhënat e së drejtës së autorit dhe referencat përkatëse të Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut. Nëse pjesë të këtij përkthimi do të përdoren për qëllime fitimprurëse, ju lutem kontaktoni: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2012.
This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has to share it. It may be reproduced for non-commercial purpose on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for the commercial purpose please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2012.
La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée a partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cite en rentier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante: publishing@.
“Separate opinions have not been translated, but appear in English and/or French in the official language version(s) of the judgment which may be consulted in the Court’s case-law database HUDOC.”
“Mendimet e pakicës nuk janë të përkthyera, por gjendjen në gjuhën angleze dhe/ose franceze në versionet në gjuhën zyrtare të vendimeve, të cilat gjenden në bazën e të dhënave të jurisprudencës së Gjykatës, HUDOC”
Full & Egal Universal Law Academy