© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim Informues mbi praktikën e Gjykatës nr. 181
Janar 2015
Petropavlovskis k. Letonisë - 44230/06
Vendim[1] 13.1.2015 [Seksioni IV]
Neni 10
Neni 10-1
Liria e shprehjes
Neni 11
Neni 11-1
Liria e tubimit dhe organizimit
Refuzimi për dhënien e shtetësisë liderit të lëvizjes së protestës kundër politikës gjuhësore të Qeverisë: Nenet 10 dhe 11 të pa zbatueshme
Faktet – Kërkuesi ishte "rezident i përhershëm jo-shtetas" i Republikës së Letonisë, status ligjor që e mbanin qytetarët e ish-Bashkimit Sovjetik të cilët kishin humbur shtetësinë e tyre sovjetike pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe nuk kishin marrë më pas ndonjë shtetësi tjetër. Kërkuesi ishte një nga udhëheqësit e një lëvizjeje që protestonte kundër një reforme në arsim në Letoni në vitin 2003 dhe 2004. Në këtë funksion ai bëri deklarata publike në mbrojtje të të drejtave të komunitetit rus-folës për edukimin në gjuhën në rusisht dhe ruajtjen e shkollave të financuara nga shtetit në të cilat mësimi zhvillohej vetëm në gjuhën ruse. Në vitin 2004 kërkesa e tij për nënshtetësi letoneze u refuzua nga Këshilli i Ministrave dhe ankesat e tij të mëvonshme ishin të pasuksesshme. Ai iu drejtuar Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut me një kërkesë ku ngrinte pretendimet se refuzimi për dhënien e shtetësisë ishte një masë ndëshkuese ndaj tij për shkak te kritikave që kishte hedhur kundër Qeverisë.
E drejta – Neni 10 dhe 11: Gjykata nuk shihte se si refuzimi për dhënien e shtetësisë letoneze kërkuesi mund t’a kishte parandaluar atë të shprehte mospajtimin e tij me politikat qeveritare ose nga pjesëmarrja në takime apo lëvizjet kundër tyre. Vendimi në lidhje me natyralizimin e tij nuk mund të konsiderohet si dënim për opinionet e tij dhe nuk e kishte dobësuar vendosmërinë e tij për të folur në publik dhe për të marrë pjesë në debatet mbi çështjet e interesit publik. Përkundrazi, pikëpamjet e tij mbi reformën e arsimit janë raportuar gjerësisht në media dhe ai kishte mbetur politikisht aktiv edhe pasi aplikimit të tij për natyralizim ishte refuzuar. Ai kurrë nuk ishte dënuar penalisht për shkak të shprehjes së mendimeve të tij apo pjesëmarrjes në një demonstratë.
Për më tepër, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, vendimet për natyralizim janë çështje që kryesisht bien brenda juridiksionit të brendshëm te shteteve dhe zakonisht bazohen në kritere që kanë për qëllim krijimin e një lidhje mes shtetit dhe personit që kërkon natyralizimin. As Konventa Evropiane dhe as e drejta ndërkombëtare në përgjithësi nuk njohin të drejtën për të fituar një shtetësi të veçantë. Nuk mund të thuhej se e drejta e brendshme i njihte kërkuesit një të drejtë të pakushtëzuar të marrjes së shtetësisë letoneze dhe as vendimi i autoriteteve mund të shihej si arbitrar.
Në ushtrimin e lirisë së shprehjes dhe lirisë së tubimit, kërkuesi ishte i lirë të mos pajtohej me politikat e qeverisë për sa kohë që kritika zhvilloheshin në përputhje me ligjin. Kufijtë e kriticizmit ishin më të gjerë në lidhje me qeverinë se sa me një qytetar apo edhe me një politikan. Megjithatë, kjo ishte një çështje krejtësisht të ndryshme nga çështja e kritereve dhe procedurave për natyralizim, të cilat, të dyja ishin të përcaktuara nga e drejta e brendshme. Në shumë juridiksione, marrja e shtetësisë shoqërohej me një betim besnikërie ku individi premtonte besnikëri ndaj shtetit dhe Kushtetutës së tij, si në rastin në fjalë. Një kërkesë e tillë - e cila duhet dalluar nga kërkesa për një zotim besnikërie ndaj një qeverie të caktuar - nuk mund të konsiderohet si një masë ndëshkuese e tillë që të ndërhyjë në lirinë e shprehjes dhe të tubimit. Përkundrazi, ajo ishte një kriter që duhej përmbushur nga çdo person që kërkon të marrë shtetësinë letoneze përmes natyralizimit.
Përfundimi: Neni 10 dhe 11 të pa zbatueshëm (njëzëri).
(Shih gjithashtu Slivenko k. Letonisë [GC], 48321/99, 9 tetor 2003, Shënim informues 57; Kolosovskiy k. Letonisë (vendim), 50183/99, 29 janar 2004, Shënim informues 60; Sisojeva dhe të tjerë k. Letonisë, crregjistruar [GC], 60654/00, 15 janar 2007, Shënim informues 93; dhe Fehér dhe Dolník k. Sllovakisë (vendim), 14927/12 dhe 30415/12, 21 maj 2013)
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje e Regjistrit nuk është detyrues për Gjykatën.
Kliko këtu për Shënim Informues për Praktikën e Gjykatës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
[1] Për pranueshmërinë dhe themelin
Full & Egal Universal Law Academy