© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Njoftim në lidhje me jurisprudencën e Gjykatës Nr. 153
Qershor 2012
Poghosyan dhe Baghdasaryan kundër Armenisë - 22999/06
Vendimi 12.6.2012 [Seksioni III]
Neni 3 i Protokollit nr. 7
Zhdëmtim
Pamundësi për një viktimë për shkak të një gabimi gjyqësor për të kërkuar ndreqje të një dëmi moral : shkelje
Neni 13
Rekursi i efektshëm
Pamundësi për të kërkuar zhdëmtim të një dëmtimi moral të shkaktuar nga keqtrajtimet e shkaktuara në duart e policisë: shkelje
Faktet – Në vitin 1999, kërkuesi i parë u shpall fajtor për vrasje dhe përdhunim si edhe u dënua me pesëmbëdhjetë vite burgosje. Megjithatë, ai vazhdimisht ka kërkuar pafajësinë e tij. Në vitin 2004, dënimi i tij u anullua dhe ai u lirua nga burgu. Në vijim, dy nga policët të cilët kishin kryer hetimet e para në lidhje me vrasjen u shpallën fajtorë për tejkalim të kompetencave, ku gjykata rajonale kishte gjykuar se ata e kishin keqtrajtuar kërkuesin e parë me qëllim që ta çonin drejt pohimit të krimit. Në fund të një procedimi civil të veçantë, kërkuesit të parë iu dha një zhdëmtim për humbje të të ardhurave, por kërkesa e tij për zhdëmtim të dëmit moral u hodh poshtë me arsyetimin se kodi civil nuk parashikonte zhdëmtim për këtë lloj dëmtimi.
E drejta – Nenet 3 dhe 13 të Konventës : Në mënyrë që neni 13 të jetë i zbatueshëm mjafton që kërkuesi të ketë një kërkesë të pranueshme përkundrejt Konventës, duke mos e bërë kështu të nevojshme shkeljen formale të ndonjë dispozite tjetër të këtij instrumenti. Është e pamohueshme se kërkuesi i parë e ka parashtruar një kërkesë të tillë, dhe juridiksionet e brendshme kanë vendosur pa asnjë lloj dyshimi se ai kishte pësuar keqtrajtime në duart e policëve. Neni 13 gjen kësisoj zbatim në këtë çështje edhe pse Gjykata nuk ka patur mundësi të shqyrtojë në lidhje me themelin e ankesës të ngritur nga ana e të interesuarit për nenin 3, pasi keqtrajtimet ndaj tij janë shkaktuar përpara hyrjes në fuqi të Konventës në Armeni. Gjykata kujton se tashmë është shprehur edhe në çështje të tjera të mëparshme se në rast shkeljeje të nenit 2 ose 3, të cilat bëjnë pjesë te dispozitat më të rëndësishme të Konventës, zhdëmtimi për dëmtim moral duhet që në parim të bëjë pjesë te mënyrat e disponueshme të ndreqjeve. Për shkak se kërkuesi nuk ka patur mundësi të pretendojë për një zhdëmtim të tillë në të drejtën armene, ai është privuar nga e drejta për një rekurs të efektshëm.
Vendimi : shkelje (njëzëri).
Neni 3 i Protokollit nr.7 : Duke qenë se dënimi i kërkuesit të parë ka qenë anulluar dhe se ai ka kërkuar një zhdëmtim pas datës në të cilën Protokolli nr.7 ka hyrë në fuqi përkundrejt Armenisë, Gjykata është kompetente ratione temporis për të shqyrtuar ankesën e ngritur nga ana e të interesuarit për këtë dispozitë, dhe kjo e fundit është e zbatueshme. Por, në rast se neni 3 i Protokollit nr.7 garanton shlyerjen e një zhdëmtimi në përputhje me ligjin ose me përdorimin në fuqi në shtetin përkatës, lind detyrimi për një zhdëmtim edhe kur ai nuk është parashikuar nga e drejta ose nga praktikat e brendshme. Për më tepër, objekti i këtij neni nuk është thjesht dhe vetëm ndreqja e një dëmi të tillë material që rrjedh nga një dënim i shpallur gabimisht por konsiston gjithashtu në mundësimin e zhdëmtimit të personave viktima të gabimeve gjyqësore për dëmin moral që kanë pësuar nga vetë fakti i këtij gabimi (stres, ankth, pakënaqësi të ndryshme dhe prishje të cilësisë së jetës), dhe kërkuesi i parë nuk ka mundur ta përfitojë një zhdëmtim të tillë.
Vendimi : shkelje (njëzëri).
Neni 41: 30 000 EURO kërkuesit të parë për dëmtim moral .
© Këshilli i Europës/Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
Hartuar nga sekretari i seancës, kjo përmbledhje nuk është detyruese për Gjykatën
Klikoni këtu për të shkuar tek Njoftime në lidhje me jurisprudencën
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy