Poletan dhe Aziroviq kundër Republikës së Maqedonisë, А. Nr. 26711/07, 32786/10 dhe 34278/10, [Aktgjykimi i datës 12.05.2016] Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut (GJEDNJ) më datën 12.05.2016 solli aktgjykim në lidhje me rastin Poletan dhe Aziroviq kundër Republikës së Maqedonisë. Ankuesit janë ankuar në lidhje me aspektet që kanë të bëjnë me nenin 6 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut (KEDNJ), me të cilin garantohet e drejta për gjykim të drejtë. FAKTET E RASTIT Lënda ka të bëjë me hetimin penal kundër ankuesve për shkak të dyshimit se ata kanë qenë të inkriminuar në tregti të paligjshme me gjysmë tonelatë kokainë. Përkatësisht, më 7 janar të vitit 2007, doganierët në pikën kufitare Bllace, kanë zbuluar 486 kilogram kokainë, të paketuar në pako drejtkëndore të fshehura në kanoçe me ngjyrë. Kjo dërgesë ka qenë e porositur nga ana e ankuesit të parë e cila në atë periudhë kohore ka jetuar në Beograd. Dërgesa e cila nga Venezuela ka arritur në portin në Mal të Zi, dhe më pas me kamionin e drejtuar nga ana e ankuesit të dytë, me qëllim që të arrij deri në Greqi. Po të njëjtën ditë, Seksioni për ekzaminime kriminalistike – teknike dhe për ekspertizë pranë Ministrisë për punë të brendshme, ka filluar me ekspertizën me qëllim të përcaktimit të sasisë dhe cilësisë së substancës së zbuluar, për të cilën më vonë është përcaktuar se është kokainë e pastër. Më 8 janar të vitit 2007, prokurori publik ka kërkuar që gjykatësi hetimorë nga Gjykata Themelore Shkup 1, të inicioj hetimin kundër ankuesve me dyshime të bazuara se ka shkaktuar veprën penale – prodhim dhe lëshim kundërligjor në qarkullim të drogave narkotike dhe të substancave psiko-tropike dhe të prekursorëve. Më 11 janar, gjykatësi hetimorë ka sjell aktvendim me të cilin ankuesve u ka përcaktuar masën e paraburgimit. Ankuesja e parë gjatë procesit gjyqësorë ka deklaruar se akuzat e theksuara në prokurori nuk janë të sakta dhe se personat me të cilat ajo vihet në korrelacion për kontrabandë të drogës ajo nuk i ka takuar dhe nuk i njeh, dhe se dërgesa ka pasur për qëllim pagesën e borxhit të cilin nënshtetasi nga Greqia ka pasur ndaj saj. Ankuesi i dytë ka mohuar se ka pasur njohuri për drogën e fshehur në kamionë. Në muajin tetor të vitit 2007, Gjykata themelore Shkup 1, ka dorëzuar lutje deri te Gjykata kompetente në Bar të Malit të Zi, që ti marrë në pyetje dëshmitarët N.V. dhe L.S. meqenëse të njëjtit nuk kanë qenë në gjendje që të marrin pjesë në gjykimin në Shkup. Gjykata e Shkupit ka përpiluar 14 pyetje të cilave është dashur t’iu përgjigjen këta dëshmitarë. Po të njëjtin muaj, gjykata në Podgoricë i ka marrë në pyetje dëshmitarët. Më 30 nëntor të vitit të njëjtë, gjykata ka sjell aktgjykimin me të cilin ankuesit i ka shpallur si fajtor për prodhim kundërligjor dhe për lëshim të drogave narkotike, substancave psiko-tropike dhe të prekusorëve të tyre, me ç'rast atyre u ka shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 14 viteve dhe gjashtë muajve. Pas ankesës së parashtruar nga ana e ankuesve për shkak të shkeljeve esenciale në lidhje me dispozitat e procedurës penale, për shkak të përcaktimit të gabuar dhe të pa plotë të gjendjes faktike si dhe për shkak të shkeljes së Kodit penal, Gjykata e Apelit në Shkup ka konfirmuar aktgjykimin e shkallës së parë. Ankuesit deri te Gjykata Supreme kanë parashtruar kërkesën për shqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit në fuqi, me ç’rast ata kanë përsëritur akuzat e tyre për shkeljen e së drejtës për mbrojte, në veçanti në lidhje me ekspertizën dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve. Gjykata Supreme ka refuzuar këtë kërkesë. Duke u thirrur në paragrafin 1, paragrafin 2 dhe paragrafin 3, pikat b dhe g të nenit 6 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut, ankuesit janë ankuar para GJEDNJ për aspektet e ndryshme lidhur me aspektet e drejtësisë së procedurës. Përkatësisht, ankuesja e parë është ankuar për faktin se asaj nuk i është mundësuar që të merr pjesën gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarëve në Podgoricë dhe për faktin se ajo nuk ka qenë e informuar për pyetjet të cilat u janë parashtruar atyre. Gjithashtu, ajo ka theksuar faktin se gjatë procedurës asaj nuk i janë ofruar shkresat e lëndës, me qëllim të kontrollimit dhe përgatitjes së mbrojtjes së saj. Ankuesi i dytë, ka pohuar se gjykatat vendore ka anashkaluar që të ofrojnë çfarëdo lloj arsyetimi me të cilin do të dëshmohej se ai ka pasur njohuri për drogën, dhe në të njëjtën kohë ka qenë i cenuar prezumimi i pafajësisë së tij. Dy ankuesit, në fletë aplikimin e tyre kanë theksuar se gjykatat vendore nuk u kanë mundësuar atyre ekspertizë tjetër alternative, dhe me këtë është shkelur parimi i paanshmërisë. Përkatësisht, ekspertiza e mallit të zbuluar është realizuar nga ana e Seksionit për kontrollime kriminalistike – teknike, si organ në përbërjen e Ministrisë për punë të brendshme, i cili organ ka iniciuar procedurën kundër tyre. ARSYETIMET E DHËNA NGA GJEDNJ GJEDNJ në lidhje me këtë aktgjykim ka theksuar parimin e subsidiaritetit dhe rolit primarë të shtetit gjatë vlerësimit të besueshmërisë së dëshmive dhe se nuk gjeti arsye që të devijoj nga konkluzioni të cilin e kanë sajuar gjykatat vendore në lidhje me faktin se vozitësi i kamionit ka qenë i vetëdijshëm se transporton drogën. GJEDNJ nuk konstatoi shkelje as në lidhje me të drejtën e mbrojtjes së ankuesit të parë, duke pasur parasysh faktin se avokati i saj ka pasur mundësin që ti konsultoj shkresat e lëndës, kurse vetë fakti se avokati i saj ka kontrolluar shkresat disa ditë pasi ka qenë e iniciuar aktakuza kundër saj, nuk sajon implikimin se asaj i është pamundësuar e drejta që në mënyrë efektive ti mohoj akuzat penale kundër saj. GJEDNJ konstatoi se edhe përskaj faktit se dy dëshmitarët, që kanë qenë në Mal të Zi nuk kanë qenë në gjendje që të jenë të pranishëm në seancën gjyqësore në Shkup, deklaratat e tyre gojore të dhëna para gjykatësit hetimor në Mal të Zi, janë lexuar në seancën gjyqësore, kurse ankuesit dhe përfaqësuesit e tyre nuk i janë kundërshtuar vendimit që të shpalosen këto dëshmi, dhe se nuk kanë kërkuar që tu parashtrojnë pyetje dëshmitarëve, dhe me këtë ankuesit kanë hequr dorë nga e drejta e tyre që ti marrin në pyetje dëshmitarët. Në mënyrë plotësuese, deklaratat e tyre nuk kanë prezantuar dëshminë vendosëse e as të vetme në bazë të cilëve gjykatat vendore kanë mbështetur vendimin e tyre. Për sa i përket akuzave ankuese se ekspertët që kanë realizuar ekspertizën e drogës kanë qenë të anshëm, GJEDNJ thekson faktin se ankuesit nuk kanë kontestuar argumentet e konstatuara dhe mendimin që pason nga ekspertiza e realizuar, dhe se drejtësia e procedurës nuk ka qenë e vënë në dyshim në asnjë aspekt të ekspertizës. Në aktgjykimin e saj në lidhje me këtë rast konkret, GJEDNJ konstatoi se shteti nuk ka shkelur nenin 6 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut, me të cilin garantohet e drejta e gjykimit të drejtë përkatësisht se në lidhje me rastin konkret janë përmbushur garancitë procedurale që pasojnë nga neni 6, paragrafi 1 dhe neni 6 paragrafi 2 të KEDNJ, me këtë ankuesve iu është mundësuar gjykimi i drejtë gjatë procedurës për përcaktim të përgjegjësisë së tyre penale, në mënyrën e cila është në pajtim me standardet e Konventës dhe praktikës së GJEDNJ.
Full & Egal Universal Law Academy