REKLOS DHE DAVOURLIS kundër GREQISË
(kërkesa nr. 1234/05)
15 janar 2009
intepretimi i rregullave procedurale të ankimit me qëllim respektimin e të drejtës së ankimit të kërkuesve
I. Faktet kryesore
1. Kërkuesit, Dimitrios Reklos dhe Vassiliki Davourli, janë shtetas grekë lindur në 1964 dhe 1967 dhe jetojnë në Athinë. Ata janë prindërit e Anastasios Reklos, i cili lindi më 31 mars 1997, në një klinikë private. Menjëherë pas lindjes, fëmija u vendos në një vend steril ku vetëm stafi mjekësor mund të kishte akses.
2. Si pjesë e shërbimit të klinikës, fëmijës iu bënë dy fotografi ku dallohej qartë fytyra e tij, ndërkohë që prindërit nuk kishin dhënë miratimin e tyre.
3. Më 25 gusht 1997, në vijim të refuzimit të klinikës për dorëzimin e fotove, kërkuesit hapën një proces gjyqësor para Gjykatës së Shkallës së Parë të Athinës për dëmin e shkaktuar.
4.Gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tyre. Në shtator 1998, prindërit e fëmijës apeluan kundër këtij vendimi por pa sukses. Në gusht 2002, ata apeluan për çështje ligjore, duke kërkuar se Gjykata kishte shkelur të drejtën e “dinjitetit” dhe “mbrojtjen e jetës private” dhe duke nënvizuar rreziqet e mundshme për fëmijët invalidë.
5. Më 8 korrik 2004, Gjykata e Kasacionit hodhi poshtë kërkesën, bazuar në argumentin se ajo ishte e paqartë.
6. Duke u mbështetur në nenin 6 § 1, kërkuesit u ankuan për hedhjen poshtë të ankesës së tyre nga gjykatat lidhur me fotografitë e fëmijës së tyre të bëra në klinikë pa lejen e tyre. Ata u ankuan për shkeljen e jetës private të fëmijës së tyre bazuar në nenin 8.
II. Vendimi i Gjykatës
A. Në lidhje me nenin 6 dhe nenin 1
7. Sipas Gjykatës greke të Kasacionit, kërkuesit kishin dështuar në përmbushjen e kritereve të pranueshmërisë së kërkesës së tyre që kishin të bënin me specifikimin e fakteve të duhura, mbi të cilat Gjykata e Apelit kishte vendosur. Gjykata Evropiane konstatoi se Gjykata e Kasacionit kishte vlerësuar faktet siç i kishte vlerësuar Gjykata e Apelit.
8. Gjykata Evropiane konsideroi se duke deklaruar apelin e prindërve të papranueshëm vetëm mbi bazën se kish qenë tepër i paqartë, Gjykata e Kasacionit kishte aplikuar një formalizëm të tepërt.
9. Kjo kishte privuar prindërit nga shqyrtimi i Gjykatës së Kasacionit të pretendimeve të tyre të bazuara duke shkelur të drejtën e aksesit në Gjykatë sipas nenit 6 § 1.
B. Në lidhje me nenin 8
10. Gjykata ripërsëriti se koncepti i jetës private është i gjerë dhe përfshinte të drejtën për identitet. Ajo theksoi se imazhi i një personi paraqiste karakteristikat e tij ose të saj unike dhe përbënte një nga cilësitë kryesore të personalitetit të tij. Gjykata shtoi se mbrojtja efektive e të drejtës për të kontrolluar imazhin presupozonte, në rrethanat e çështjes, marrjen e miratimit të personit në fjalë kur fotografia ishte shkrepur dhe jo vetëm kur ajo do të publikohej.
11. Gjykata observoi se që kur kish qenë minoren, e drejta e Anastasios për të mbrojtur imazhin e tij kish qenë në duart e prindërve. Miratimi i tyre nuk ish kërkuar kurrë, as për mbajtjen e negativeve, të kundërshtuara prej tyre. Gjykata vërejti se negativat mund të përdoreshin më vonë kundër dëshirës së personave të prekur.
12. Gjykata konkludoi se gjykatat greke nuk kishin marrë masat e duhura për të garantuar mbrojtjen e jetës private, në shkelje të nenit 8.
C. Në lidhje me nenin 41
13. Gjykata i akordoi kërkuesve shumën prej 8,000 eurosh si dëmshpërblim moral.
Full & Egal Universal Law Academy