© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informativ rreth jurisprudencës së Gjykatës Nr. 181
Janar 2015
Rohlena k. Republikës Çeke [DhM] - 59552/08
Vendim 27.1.2015 [DhM]
Neni 7
Neni 7-1
Dënim më i rreptë
Nullum crimen sine lege
Dënim për një vepër penale “të vazhduar” që përfshin akte të kryera përpara futjes së këtij nocioni në Kodin Penal: jo shkelje
Faktet – Paditësi u akuzua se, ndërmjet vitit 2000 dhe 8 shkurtit 2006, e kishte keqtrajtuar bashkëshorten e tij disa herë fizikisht e psikologjikisht. Më 2007, një gjykatë e gjykoi atë fajtor për veprën penale të keqtrajtimit ndaj një personi që jetonte nën të njëjtën strehë me të, ashtu siç përkufizohej ajo nga neni 215a i Kodit Penal në trajtën që ishte hartuar ky i fundit më 1 qershor 2004. Ajo çmoi se ky përkufizim i përfshinte edhe veprimet e kryera përpara kësaj date, mjaftonte që ato të përbënin asokohe një vepër tjetër penale, çka ishte rasti në çështjen në fjalë. Dënimi u la në fuqi nga instanca e apelit dhe nga Gjykata e Lartë.
Duke iu referuar jurisprudencës së saj, Gjykata e Lartë qe e mendimit se këtu ishte fjala për një vepër penale të vazhduar që përbënte një vepër të vetme, natyra penale e së cilës vlerësohej sipas ligjit në fuqi në datën e shfaqjes së saj të fundit. Ligji zbatohej edhe për veprimet e kryera përpara hyrjes së tij në fuqi, mjaftonte që këto të fundit të ndëshkoheshin penalisht nga ligji i mëparshëm. Në çështjen në fjalë, veprimet që kishte kryer paditësi përpara 1 qershorit 2004, datë e ndryshimit të Kodit Penal, përbënin veprën e akteve të dhunës ndaj një individi apo një grupi individësh, në kuptimin e nenit 197a të Kodit Penal, ose atë të goditjeve dhe plagosjeve, në kuptimin e nenit 221 të të njëjtit kod.
Më 2008, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi si haptazi të pabazuar ankimin kushtetues të paraqitur nga paditësi, duke gjykuar se vendimet e dhëna nga gjykatat nuk i kishin dhënë ligjit ndonjë zbatim prapaveprues të ndaluar nga Kushtetuta.
Në një vendim të dhënë më 18 prill 2013 (shih Shënimin informativ 162), një dhomë e Gjykatës Evropiane ka dalë njëzëri në përfundimin se vendimi i juridiksioneve të brendshme nuk e kishte shkelur nenin 7 të Konventës.
Ligji – Neni 7: Paditësi është njohur fajtor për një vepër penale të parashikuar nga neni 215a i Kodit Penal, të futur me rastin e një reforme të këtij kodi më 2004, edhe për arsye të disa veprimeve të kryera përpara kësaj date. Juridiksionet e brendshme kanë thënë se një vepër penale e vazhduar përbën një akt të vetëm cilësimi penal i të cilit vlerësohet me kutin e ligjit në fuqi në datën e shfaqjes së fundit të veprës, mjafton që edhe veprimet e parashikuara nga ligji i vjetër të ndëshkoheshin penalisht prej këtij të fundit. Prandaj, neni 215a zbatohej edhe për dhunimet e kryera nga paditësi përpara vitit 2004 përderisa ato përbënin një vepër penale në bazë të ligjit të vjetër. Në interpretimin që i kanë bërë të drejtës së brendshme, juridiksionet e brendshme janë mbështetur te nocioni i veprës penale të vazhduar, që nënkupton veprime të veçanta të bëra për të njëjtin qëllim, duke përbërë secili prej tyre një vepër të njëjtë penale dhe duke paraqitur një lidhje mes tyre ngaqë janë ekzekutuar në mënyrë të njëjtë ose të ngjashme, janë të afërta në kohë dhe ndjekin të njëjtin objekt. Sjellja e paditësit përpara datës 1 qershor 2004 ishte e ndëshkueshme penalisht në bazë të ligjit të vjetër asokohe në fuqi dhe i përfshinte kështu elementet përbërëse të veprës së parashikuar nga neni 215a. Kështu, gjykimi i paditësit si fajtor në bazë të kësaj dispozite edhe për veprime përpara kësaj date nuk përbën një zbatim prapaveprues të një ligji penal më të ashpër, të ndaluar nga Konventa.
Duke pasur parasysh rrethanat si edhe qartësinë me të cilën ishin formuluar e interpretuar rregullat kombëtare nga juridiksionet e brendshme, paditësi mund ta priste që të gjykohej për një vepër penale të vazhduar për sa i përket edhe periudhës përpara vitit 2004, dhe ta ndreqte sjelljen e tij duke i marrë parasysh pasojat. Prandaj, vepra penale për të cilën ai është njohur fajtor e kishte një bazë “në çastin kur ajo është kryer (...) në të drejtën kombëtare”, e cila e përkufizonte atë me qartësi të mjaftueshme për ta përmbushur kërkesën për parashikueshmëri, ashtu siç rrjedh kjo nga neni 7 i Konventës.
Së fundi, Gjykata e rrëzon tezën e paditësit që sheh te shpallja e një dënimi në bazë të ligjit të vitit 2004 caktimin e një mase ndëshkimore më të rreptë. Asgjë nuk tregon që arsyetimi i juridiksioneve të brendshme të ketë pasur si pasojë negative rëndimin e ndëshkimit të paditësit. Përkundrazi, sikur veprimet e kryera prej tij përpara 1 qershorit 2004 të ishin vlerësuar veçmas nga ato të kryera më pas, atij do t’i ishte dhënë të paktën i njëjti dënim si ai i caktuar këtu, madje edhe një dënim më i ashpër.
Përfundimi: jo shkelje (njëzëri).
(Shih gjithashtu Del Río Prada k. Spanjës [DhM], 42750/09, 21 tetor 2013, Shënim informativ 167; dhe Maktouf e Damjanović k. Bosnjë-Hercegovinës [DhM], 2312/08 e 34179/08, 18 korrik 2013, Shënim informativ 165)
© Këshilli i Evropës /Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
E hartuar nga sekretaria, kjo përmbledhje nuk e kushtëzon Gjykatën.
Klikoni këtu për të hyrë te Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy