GJYKATA EUROPIANE E TË DREJTAVE TË NJERIUT
SEKSIONI I PARË
ÇËSHTJA RISTA DHE TË TJERËT KUNDËR SHQIPËRISË
(Ankimet nr. 5207/10, 24468/10, 36228/10, 39492/10, 39495/10,
40751/10 dhe 48522/10)
VENDIM
STRASBURG
17 Mars 2016
Ky vendim është i formës së prerë. Ai mund t’i nënshtrohet rishikimit redaktues
VENDIMI RISTA DHE TË TJERËT KUNDËR SHQIPËRISË
Në çështjen Rista dhe të tjerët kundër Shqipërisë,
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (Seksioni i Parë), e mbledhur si një Komitet i përbërë nga:
Kristina Pardalos, Presidente
Robert Spano,
Pauliine Koskelo, gjyqtarë,
dhe André Wampach, Zëvendës Regjistrar i Seksionit,
Pasi ka diskutuar me dyer të mbyllura më 23 Shkurt 2016,
Pasi ka vërejtur se çështja ligjore në fjalë në ankesat e mëposhtme, tashmë është objekt i vendimit të mirëpërcaktuar të Gjykatës (shiko Manushaqe Puto dhe të Tjerët kundër Shqipërisë, nr. 604/07, 43628/07, 46684/07 dhe 34770/09, § 31 Korrik 2012),
Lëshon vendimin e mëposhtëm, i cili u miratua në po atë ditë:
PROCEDURA
Çështja filloi me shtatë ankesa (nr. 5207/10, 24468/10, 36228/10, 39492/10, 39495/10, 40751/10 dhe 48522/10), kundër Republikës së Shqipërisë, dorëzuar në Gjykatë, sipas Nenit 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (“Konventa”), nga 57 njerëz me kombësi të ndryshme. Detajet e ankuesve dhe të përfaqësuesve përcaktohen në Shtojcën Nr. 1, bashkalidhur me vendimin. Më 29 Shtator 2014, trashëgimtarët e z. Kurtesh Gjikolli, i cili ishte njëri nga ankuesit fillestarë të ankimit nr. 24468/10, Znj. Pakize Zajmi, me mbiemrin e vajzërisë Gjikolli, Znj. Rajmonda Karapici, me mbiemrin e vajzërisë Gjikolli dhe Adnan Gjikolli shprehën dëshirën për të ndjekur procudurat në emër të z. Kurteshi. Më 29 Shtator 2014, trashëgimtarët e z. Nuri Xhikaj, i cili ishte njëri nga ankuesit fillestarë në ankimin nr. 24468/10, Znj. Ganimete Xhikaj, z. Përparim Xhikaj, znj. Dhurata Xhikaj, z. Adrian Xhikaj, znj. Pamela Xhikaj, z. Velson Xhikaj shprehën dëshirën të ndiqnin procedurat në emër të tij. Më 22 Qershor 2015, trashëgimtarët e znj. HysnijeXhikolli, e cila ishte një nga ankuesit fillestarë të ankimit nr. 24468/10, z. Muharrem Xhikolli, z. Burhan Xhikolli dhe znj. Edmila Molla, me mbiemrin e vajzërisë Xhikolli, shprehën dëshirën e tyre për të ndjekur procedurat në emër të saj. Më 19 Gusht 2014, trashëgimtari i z. Sherafedin Hasa, i cili ishte ankuesi fillestar i ankimit nr. 36228/10, z. Erol Hasa shprehu dëshirën e tij për të ndejkur procedurat në emër të tij. Më 11 Maj 2015, trashëgimtarët e znj. Nermin Bubani, e cila ishte njëra nga ankuesit fillestarë në ankimin nr. 39495/10, z. Loredan Bubani, znj. Elvana Zami
VENDIMI RISTA DHE TË TJERËT KUNDËR SHQIPËRISË
me mbiemrin e vajzërisë Bubani, dhe z. Gjergj Bubani shprehën dëshirën për të ndjekur procedimet në emër të saj. Për arsye praktike, ankuesit z. Kurtesh Gjikolli, z. Nuri Xhikaj, z. Sherafedin Hasa, z. Nermin Bubani dhe znj. Hysnije Xhikolli do të vazhdojnë të referohen në këtë vendim si ankues, megjithëse tashmë janë trashëgimtarët e tyre që do të referohen si të tillë (shiko Dalban kundër Rumanisë [DHM], nr. 28114/95, § 1, GJEDNJ 1999-VI, dhe Janowiec dhe të Tjerët kundër Rusisë [DHM], nr. 55508/07 dhe 29520/09, §§ 97-101, GJEDNJ 2013). Qeveria shqiptare (“Qeveria”) u përfaqësua nga Agjentja e saj znj. A. Hicka e Zyrës së Avokatisë së Shtetit. Më 20 Dhjetor 2013, ankimet iu komunikuan Qeverisë. Në lidhje me ankimet nr. 5207/10, 36228/10 dhe 40751/10, Qeveria nuk parashtroi komente me shkrim në lidhje me kërkesat e ankuesve për kompensim të drejtë në afatin kohor të lejuar. Në lidhje me ankimin nr. 5207/10, ankuesi nuk paraqiti kërkesa për kompensim të drejtë në afatin kohor të lejuar.
FAKTET
RRETHANAT E ÇËSHTJES
Ankimi nr. 5207/10: Rista
Më 11 Maj 1995, Komisioni i Fierit i njohu ankuesit dhe trashëgimtarëve të tjerë të drejtat mbi pronën e trashëguar, një sipërfaqe toke me përmasat 55,200 m2, prej së cilës u rikthyen 8,186 m2. Gjithashtu, u vendos qe Komisioni do të merrte vendim në lidhje me kompensimin e sipërfaqes së mbetur në një moment tjetër. Më 29 Janar 1999, Gjykata e Rrethit Fier amendoi vendimin e Komisionit të datës 11 Maj 1995 dhe i riktheu ankuesit dhe trashëgimtarëve të tjerë një sipërfaqe me përmasat 9,107 m2. Në një datë të papërcaktuar, ankuesi paraqiti një akt civil duke kërkuar lirimin e pronës, e cila ishte zënë nga palë të treta. Palët e treta paraqitën një kundër-veprim duke kërkuar anullimin e vendimit të Komsionit të datës 11 Maj 1995. Më 27 Shtator 2001, Gjykata e Lartë më në fund amendoi vendimin e Komisionit në lidhje me pjesën e pronës së ankuesit, e cila korrespondon me një sipërfaqe prej 930 m2. Duke qenë se sipërfaqja e tokës ishte e zënë, Gjykata e Lartë vendosi që ankuesi do të kompensohej në një nga mënyrat e parashikuara me ligj.
VENDIMI RISTA DHE TË TJERËT KUNDËR SHQIPËRISË
Më 11 Prill 2011, Gjykata e Rrethit i dha të drejtën ankuesit dhe trashëgimtarëve të tjerë të apelonin, jashtë kohës, kundër vendimit të Komisionit të datës 11 Maj 1995, në lidhje me pjesën e mbetur të tokës me një sipërfaqe prej 47,014 m2 (shiko paragrafin 10 mësipër). Palët nuk paraqitën informacion në lidhje me ecurinë e këtyre procedurave. Duket se procedurat kanë mbetur pezull. Deri më sot, nuk është paguar ansjë kompensim në lidhje me tokën e ankuesit me sipërfaqe prej 930 m2.
B. Ankimi nr. 24468/10: Gjikolli dhe Molla
Më 19 Janar 2000, Komisioni i Tiranës, midis të tjerave, i njohu ankuesit të drejtat e pronës së trashëguar për një sipërfaqe toke prej 10,600 m2. Duke qenë se sipërfaqja ishte e zënë, ankuesit do të kompensoheshin në njërën nga mënyrat e parashikuara me ligj. Më 14 Prill 2008, ankuesit kërkuan që sipërfaqet e pazëna me përmasa prej 3,142 m2, të pozicionuara brenda tokës me sipërfaqe prej 10,600 m2, t’i kthehen atyre. Më 3 Dhjetor 2008, Komisioni i Tiranës e kundërshtoi ankimin e tyre duke qenë se sipërfaqja e tokës ishte e zënë. Deri më sot, nuk është paguar asnjë kompensim në lidhje me sipërfaqen e tokës me përmasat prej 10,600 m2.
C. Ankimi nr. 36228/10: Hasa
Më 15 Janar 2008, Komisioni i Elbasanit i njohu ankuesit të drejtën mbi pronën e trashëguar, për dy sipërfaqe tokash, në total me një sipërfaqe prej 16,500 m2. Duke qenë së tokat ishin të zëna, ankuesi do të kompensohej në një nga mënyrat e parashikuara me ligj. Deri më sot, nuk është paguar asnjë kompensim. Më 19 Gusht 2014, z. Erol Hasa, shtetas maqedonas, shprehu dëshirën për të ndjekur procedurat në emër të babait të tij (shiko paragrafin 3 mësipër). Ai dorëzoi të përkthyer në anglisht një dokument të noterizuar, i cili e njihte atë si të vetmin trashëgimtar me testament mbi pronën e pozicionuar në Elbasan. Dokumenti origjinal, asnjë kopje e të cilit nuk u dorëzua në Gjykatë, duket se është lëshuar nga një noter i ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Ai dokument nuk është njohur nga autoritetet shqiptare sipas ligjit shqiptar.
VENDIMI RISTA DHE TË TJERËT KUNDËR SHQIPËRISË
D. Ankimi nr. 39492/10: Galanxhi dhe të Tjerët
Më 25 Tetor 1995, Komisioni i Gjirokastrës i njohu ankuesve të drejtat mbi pronën e trashëguar për një sipërfaqe toke me përmasat 4,527 m2, nga e cila u kthyen 920 m2. Duke qenë se pjesa e mbetur e tokës me sipërfaqe 3,607 m2 ishte e zënë, ankuesit do të kompensoheshin me një nga mënyrat e parashikuara me ligj. Deri më sot nuk është paguar asnjë kompensim.
E. Ankimi nr. 39495/10: Frashëri dhe të Tjerët
Më 23 Shtator 1996, Komisioni i Tiranës, midis të tjerave, i njohu ankuesve të drejtën mbi një sipërfaqe toke me përmasat 208,696 m2, nga e cila u kthyen 7,452 m2. Duke qenë se pjesa e mbetur e tokës, me sipërfaqe 201,244 m2 ishte e zënë, ankuesit do të kompensoheshin në një nga mënyrat e parashikuara me ligj. Deri më sot nuk është paguar asnjë kompensim.
F. Ankimi nr. 40751/10: Merlika dhe të Tjerët
Më 22 Tetor 1994, Komisioni i Tiranës i njohu ankuesve të drejtat mbi pronën e trashëguar mbi një sipërfaqe toke me përmasat prej 1,730 m2. Duke qenë se sipërfaqja e tokës ishte e zënë, ankuesit do të kompensoheshin në një nga mënyrat e parashikuara me ligj. Më 22 Dhejtor 2007, Agjensia vendosi të akordonte kompensim financiar për ankuesit, për 200 m2. Deri më sot, nuk është paguar asnjë kompensim në lidhje me pjesën e mbetur të sipërfaqes së tokës me përmasa 1,530 m2.
G. Ankimi nr. 48522/10: Dhimertika dhe Nika
Më 24 Tetor 1995, Komisioni i Sarandës i njohu ankuesve të drejtat mbi tokën e trashëguar, mbi një sipërfaqe toke me përmasat 69,186 m2 e pozicionuar brenda vijës së verdhë të qytetit, nga e cila 5,000 m2 u kthyen dhe 5,000 m2 të tjerë u kompensuan në natyrë. Duke qenë se një sipërfaqe tjetër toke me përmasat 59,184 m2 ishte e zënë, ankuesit do të kompensoheshin me bono shtetërore, sipas Aktit për Tokën Bujqësore. Deri më sot, nuk është paguar asnjë kompensim.
VENDIMI RISTA DHE TË TJERËT KUNDËR SHQIPËRISË
LIGJI PËRKATËS VENDAS
Ligji dhe praktika përkatëse vendase përshkruhen në detaje, inter alia, në vendimin Ramadhi kundër Shqipërisë (nr. 38222/02, 13 Nëntor 2007); Manushaqe Puto dhe të tjerët kundër Shqipërisë (nr. 604/07, 43628/07, 46684/07 dhe 34770/09, §§ 23-53, 31 Korrik 2012) dhe i kohëve të fundit, Sharra dhe të tjerët kundër Shqipërisë [Komiteti] (nr. 25038/08, 64376/09, 64399/09, 347/10, 1376/10, 4036/10, 12889/10, 20240/10, 29442/10, 29617/10, 33154/11 dhe 2032/12, §§ 33-43, 10 Nëntor 2015).
MATERIALET E KËSHILLIT TË EUROPËS
Në vendimet e saj Gjykata iu referua materialeve që kanë lidhje me çështjen, si Sharra dhe të tjerët kundër Shqipërisë, cituar mësipër, § 44; Metalla dhe të tjerët kundër Shqipërisë [Komiteti] (nr. 30264/08, 42120/08, 54403/08 dhe 54411/08, §§ 15-17, 16 Korrik 2015); Siliqi dhe të tjerët kundër Shqipërisë [Komiteti] (nr. 37295/05 dhe 42228/05, §§ 12-13, 10 Mars 2015); dhe Karagjozi dhe të tjerët kundër Shqipërisë [Komiteti] (nr. 25408/06, 37419/06, 49121/06, 1504/07, 19772/07, 46685/07, 49411/07, 27242/08, 61912/08 dhe 15075/09, §§ 36-38, 8 Prill 2014).
LIGJI
BASHKIMI I ANKIMEVE
Duke qenë se të gjitha ankimet ngrenë të njëjtën çështje, Gjykata vendos se ato duhen bashkuar sipas Rregullit 42 § 1 të Rregullores së Gjykatës.
SHKELJET E PRETENDUARA TË NENEVE 6 § 1 DHE 13 TË KONVENTËS SI EDHE TË NENIT 1 TË PROTOKOLLIT NR. I TË KONVENTËS NË LIDHJE ME MOSZBATIMIN E VENDIMEVE TË FORMËS SË PRERË
Ankuesit pretendonin se ka pasur një shkelje të Neneve 6 § 1 dhe 13 të Konventës si edhe të Nenit 1 të Protokollit Nr. 1 të Konventës në lidhje me moszbatimin e vendimeve vendase të formës së prerë, të cilat i akordonin atyre kompensim në vend të rikthimit të pronave të tyre.
Neni 6 § 1 i Konventës, për sa ka të bëjë me çështjen, parashikon si më poshtë:
VENDIMI RISTA DHE TË TJERËT KUNDËR SHQIPËRISË
“Në përcaktimin e të drejtave civile dhe detyrimeve ... çdonjeri ka të drejtën për një seancë... dëgjimore... nga [një] ... tribunal...”
Neni 13 i Konventës parashikon si më poshtë:
“Çdonjëri të drejtat dhe liritë e të cilit, siç parashikohen në Konventë, janë thyer, do të përfitojë një kompensim efektiv përpara një autoriteti kombëtar, pavarësisht faktit se thyerja mund të jetë bërë nga persona me një pozicion zyrtar.”
Neni 1 i Protokollit Nr. 1 i Konventës parashikon si më poshtë:
“Çdo person fizik ose juridik ka të drejtën e gëzimit paqësor të pasurisë së tij. Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, përveçëse për arsye të interesit publik dhe për kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare.
Megjithatë, dispozitat e mëparshme nuk cënojnë të drejtën e një Shteti për të zbatuar ligje, që ai i çmon të nevojshme për të rregulluar përdorimin e pasurive në përputhje me interesin e përgjithshëm ose për të siguruar pagimin e taksave ose të kontributeve ose të gjobave të tjera.”
PRANUESHMËRIA
Paraqitja e një ankimi të parakohshëm
Për sa i përket ankimit nr. 5207/10, Qeveria parashtroi se ankuesi kishte kërkuar që të rishikohej vendimi i Komisionit dhe se procedurat administrative kishin mbetur pezull. Në lidhje me këtë, ata diskutuan zbatimin e procedurës së mirë-përcaktuar të vendimeve. Gjykata vëren se ankuesi shfaqi pakënaqësi për moszbatimin e vendimit të Gjykatës së Lartë në lidhje me pagesën e kompensimit për 930 m2. Procedurat e mbetura pezull përpara autoriteteve administrative kanë lidhje me pjesën e mbetur të tokës me sipërfaqen prej 47,104 m2, e cila nuk është objekt i ankimit aktual (shiko paragrafin 12 mësipër). Për këtë arsye, Gjykata e rrëzon këtë kundërshtim të Qeverisë dhe gjykon se çështja e ngritur në këtë ankesë është objekt i një vendimi të mirëpërcaktuar.
Pajtueshmëria patione personae
VENDIMI RISTA DHE TË TJERËT KUNDËR SHQIPËRISË
(a) Në lidhje me ankimin nr. 36228/10
Më 19 Gusht 2014, z. Erol Hasa shprehu dëshirën për të ndjekur procedimet në emër të babait të tij, i cili vdiq më 23 Maj 2014. Ai paraqiti një dokument noterial në anglisht, kopja origjinale e të cilit nuk u dorëzua, që e njihte atë si të vetmin pasardhës. Ai nuk paraqiti një dokument i cili e njihte atë si trashëgimtar, sipas ligjit shqiptar. Në këto rrethana, Gjykata shprehet se z. Erol Hasa nuk mund të pretendojë të dalë përpara Gjykatës ligjërisht. Për këtë arsye, ky ankim duhet kundërshtuar në përputhje me Nenin 35 §§ 3 (a) dhe 4 të Konventës.
(b) Në lidhje me ankimin nr. 40751/10
Formulari i ankimit u dorëzua në emër të të gjithë ankuesve, por ai u firmos nga z. Gëzim Kaciu dhe z. Edmir Merlika, të cilët vepronin në emrin etyre. Më 25 Tetor 2010, të gjithë ankuesve iu kërkua të dorëzonin prokurat e firmosura rregullisht, ku autorizohej z. Gëzim Kaciu dhe z. Edmir Merlika. Si përgjigje e kësaj, ata zbatuan kërkesën. Megjithatë, znj. Shpresa Merlika, e cila ishtë njëra nga ankuesit, nuk e dorëzoi prokurën. Një prokurë e datës 26 Tetor 2007 autorizonte z. Gëzim Kaciu dhe z. Edmir Merlika të përfaqësonte znj. Shpresa Merlika vetëm përpara Komisionit. Në këto rrethana, nuk mund të gjykohet se znj. Shpresa Merlika i ka dhënë ushëzime të detajuara dhe specifike z. Gëzim Kaciut ose Edmir Merlikës për të vepruar në emrin e saj. Kështu, ajo nuk mund të pretendojë se ka dorëzuar një ankesë dhe se është viktimë sipas interpretimit të Nenit 34 të Konventës (shiko Post kundër Hollandës, (vend.), ankimi nr. 2727/08, 20 Janar 2009; K.M. dhe të tjerët kundër Rusisë (vend.), nr. 46086/07, 29 Prill 2010; Şükrü Çetin kundër Turqisë (vend.), nr. 10449/08, 13 Shtator 2011, dhe Renata CYTACKA dhe të tjerët kundër Lituanisë (vend.), 53788/08, 10 Korrik 2012), kështu kjo pjesë e ankimit duhet të kundërshtohet sipas Nenit 35 §§ 3 (a) dhe 4 të Konventës. Më 26 Gusht 2014, z. Edmir Merlika, i cili ishte njëri nga ankuesit, pranoi se ai nuk kisht të drejtë ligjore të ndiqte procedurat përpara Gjykatës. Ai nuk ishte njëri nga trashëgimtarët ligjorë të pronarit të mëparshëm, por babai i tij, z. Kujtim Merlika, po. Në këto rrethana, Gjykata pranon këtë parashtrim dhe gjykon se kjo pjesë e ankimit duhet kundërshtuar sipas Nenit 35 §§ 3 (a) dhe 4 të Konventës.
VENDIMI RISTA DHE TË TJERËT KUNDËR SHQIPËRISË
(c) Në lidhje me ankimin nr. 48522/10
Z. Vasil Dhimerlika nuk dorëzoi formularin e autoritetit për përfaqësimin e tij në procedimet përpara Gjykatës. Gjykata vëren se z. Vasil Dhimertika nuk e paraqiti prokurën, dhe as nuk e firmosi formularin e aplikimit. Në këto rrethana, nuk mund të gjykohet se z. Vasil Dhimerlika i ka dhënë avokatit të tij udhëzime të detajuara dhe specifike për të vepruar në emrin e tij. Kështu, ai nuk mund të pretendojë se ka dorëzuar një ankim dhe se është viktimë sipas interpretimit të Nenit 34 të Konventës (shiko gjithashtu paragrafin 35 mësipër) dhe kjo pjesë e ankimit duhet kundërshtuar sipas Nenit 35 §§ 3 (a) dhe 4 të Konventës.
Në lidhje me pjesën e mbetur të ankimeve dhe të ankuesve
Qeveria nuk ngriti ndonjë kundërshtim në lidhje me pozitën ligjore të pjesës së mbetur të ankuesve dhe me pranueshmërinë e pjesës së mbetur të ankesave. Gjykata thekson se këto ankesa nuk janë të pabazuara në fakte sipas interpretimit të Nenit 35 § 3 (a) të Konventës. Më tej ajo thekson, se ato nuk janë të papranueshme sipas ndonjë argumenti tjetër. Kështu, ato duhet të deklarohen të pranueshme.
CILËSITË
Përveç kundërshtimit të ngritur në lidhje me ankimin nr. 5207/10, i cili u shqyrtua dhe u kundërshtua nga Gjykata (shiko paragrafët 32-33 mësipër), Qeveria nuk debatoi për cilësitë e ankesave të ankuesve.Në lidhje me rezultatet në çështjet e mëparshme kundër Shqipërisë për të cilat Qeveria nuk paraqiti argumenta të cilat do të garantonin një shmangie prej tyre (shiko, midis të tjerëve, Manushaqe Puto dhe të tjerët, cituar mësipër, §§ 93-97 dhe referencat cituar në vijim; dhe së fundmi, Sharra dhe të tjerët, cituar mësipër, §§ 49-51; Metalla dhe të tjerët cituar mësipër, §§ 29-31; Siliqi dhe të tjerët, cituar mësipër, §§ 19), Gjykata konstaton se autoritetet vendase, për kaq shumë vite, nuk zbatuan vendimet vendase të formës së prerë dhe rezulton se nuk paguan kompensimin e akorduar dhe shkelën të drejtat e ankuesve sipas Nenit 6 § 1 dhe sipas Nenit 1të Protokollit Nr. 1 të Konventës. Gjithashtu, Gjykata përfundon se nuk kishte, dhe vazhdon të mos ketë, shpërblime efikase vendase, të cilat mundësonin një rregullim të përshtatshëm dhe të mjaftueshëm për moszbatimin e tejzgjatur të vendimeve vendase të formës së
VENDIMI RISTA DHE TË TJERËT KUNDËR SHQIPËRISË
prerë, të cilat akordonin kompensim. Kështu, ka një shkelje të Nenit 13 të Konventës (shiko Manushaqe Puto dhe të tjerët, cituar mësipër, §§ 72-84 dhe referencat e cituara në të).
SHKELJE E PRETENDUAR E NENIT 6 § 1 E KONVENTËS NË LIDHJE ME KOHËZGJATJEN E PROCEDIMEVE
Ankuesit në ankimet nr. 24468/10, 39492/10, 39495/10 dhe 48522/10 u ankuan sipas Nenit 6 §1 për kohëzgjatjen e procedurave si rezultat i moszbatimit të vendimeve të Komisionit. Gjykata vëren se kjo ankesë nuk është e pabazuar sipas interpretimit të Nenit 35 § 3 (a) të Konventës. Më tej ajo vëren se nuk është e papranueshme në ndonjë argument tjetër dhe për këtë arsye e deklaron atë të pranueshëm. Gjykata argumenton se sipas gjetjeve në paragrafët 42-43 mësipër, çështja e kohëzgjatjes së procedurave duhet të konsiderohet se është përfshirë në çështjen e mospërfshirjes (shiko, për shembull, Kutić kundër Kroacisë, nr. 48778/99, § 34, GJEDNJ 2002-II, dhe Popova kundër Rusisë, nr. 23697/02, § 44, 21 Dhjetor 2006). Për këtë arsye, gjykata mendon se nuk është e nevojshme ta shqyrtojë këtë ankesë mëveçantë.
ZBATIMI I NENIT 41 TË KONVENTËS
Neni 41 i Konventës parashikon:
“Nëse Gjykata konstaton se ka pasur një shkelje të Konventës ose të Protokolleve në të, dhe nëse ligji i brendshëm i Palës së Lartë Kontraktuese në fjalë lejon që të bëhet vetëm kompensim i pjesshëm, nëse është e nevojshme, Gjykata duhet të ofrojë kompensim të drejtë për palën e dëmtuar.”
DËMI
Parashtrimet e palëve
(a) Ankuesit
(i) Vërejtjet e përgjithshme
Ankuesit bënë të njëjtat parashtrime si ato të përmbledhura në këtë vendim të Gjykatës në çështjen Sharra dhe të tjerët, cituar mësipër, §§ 57-58.
VENDIMI RISTA DHE TË TJERËT KUNDËR SHQIPËRISË
(ii) Kërkesa specifike në lidhje me secilin aplikim
Ankuesit patën kërkesa në lidhje me dëmin monetar dhe jo monetar, siç është paraqitur në tabelë në Shtojcën 2. Në lidhje me ankesën nr. 5207/10, ankuesi paraqiti kërkesat e tij për kompensim të drejtë pas përfundimit të afatit kohor të përcaktuar për atë qëllim (shiko gjithashtu paragrafin 9 mësipër). Në lidhje me ankesën nr. 24468/10, ankuesit kërkuan që Gjykata të përdornin çmimin e referencës prej 30,376 lek shqiptarë (TË GJITHA)/m2, siç tregohet në hartat e vlerësimit të pronës në vitin 2013, në vend të çmimit të referencës prej 27,104 TË GJITHA/m2, siç tregohet në hartat e e vlerësimit të pronës të vitit 2008. Ata parashtruan se zotëronin tre të katërtat e tokës me përmasën 10,600 m2. Në lidhje me ankimin nr. 40751/10, ankuesit kërkuan që të aplikohet çmimi i referencës siç paraqitet në hartat e vlerësimit të vitit 2008, i cili është 120,000 TË GJITHA/m2. Ata pretendonin se zotëronin të gjithë pronën. Në lidhje me ankimet nr. 39492/10, 39495/10 dhe 48522/10, ankuesit kërkuan që Gjykata të përdorte çmimin e referencës prej 7,000 TË GJITHA/m2, 20,473 TË GJITHA/m2, 17,427 TË GJITHA/m2, respektivisht, siç tregohet në hartat e vlerësimit të pronës së vitit 2008, në vend të çmimit të referencës prej 6,730 TË GJITHA/m2, 9,274 TË GJITHA/ m2 12,193 TË GJITHA/m2, respektivisht, siç tregohet në hartat e vlerësimit të pronës së vitit 2013. Në lidhje me ankesën nr. 39495/10, ankuesit debatuan se zotëronin shtatë të tetat të pronës. Në lidhje me ankimet nr. 39492/10 dhe 48522/10, ata debatuan se zotëronin të gjithë pronën.
(b) Qeveria
(i) Vërejtje të përgjithshme
Qeveria bëri të njëjtat parashtrime si ato të përmbledhura në këtë vendim Gjykate në çështjen Sharra dhe të tjerët, cituar mësipër, §§ 69-71.
(ii) Komente specifike në lidhje me secilin ankesë
Në lidhje me ankimet nr. 5207/10 dhe 40751/10, Qeveria nuk paarqiti komente për kërkesat e ankuesve për kompensim të drejtë brenda afatit kohor për atë qëllim (shiko gjithashtu paragrafin 8 mësipër). Në lidhje me ankimet nr 24468/10, duke pasur paarsysh faktin se në kohën e konfiskimit sipërfaqja e tokës ishte tokë bujqësore, Qeveria propozoi që të zbatohej çmimi i referencës për tokën bujqësore në bazë të hartave të vlerësimit të
VENDIMI RISTA DHE TË TJERËT KUNDËR SHQIPËRISË
vitit 2014, çmim i cili është 230 TË GJITHA/m2. Qeveria konfirmoi se ankuesve iu njihej tre e katërta e të gjithë pronës. Në lidhje me ankimin nr. 39492/10, Qeveria argumentoi se ankuesit duhej të kompensoheshin në bazë të hartave të vlerësimit të vitit 2014, sipas së cilave çmimi i referencës ishte 4,865 TË GJITHA/m2. Qeveria konfirmoi se ankuesve iu jepej e drejta mbi të gjithë pronën. Në lidhje me ankimin nr. 39495/10, Qeveria parashtroi se duke qenë se në kohën e konfiskimit toka ishte bujqësore, duhet të aplikohet çmimi i referencës për tokën bujqësore. Sipërfaqja e tokës e ankuesve prej 201,244 m2 ishte e pozicionuar në dy zona kadastrale të ndryshme: 88,429 m2 ishin të pozicionuara në zonën kadastrale nr. 8320, e cila përbëhej nga tokë ndërtimi, çmimi i referencës së të cilës ishte 10,556 E GJITHA/m2. Zona kadastrale nuk paraqiti ndonjë çmim reference në lidhje me tokën bujqësore. Megjithatë, ata propozuan se duhet aplikuar çmimi i referencës për tokën bujqësore në lidhje me ndonjë zonë tjetër kadastrale më të afërt, çmim i cili është 230 E GJITHA/m2. Pjesa e mbetur prej 112,815 m2 pozicionohej në zonën kadastrale nr. 3992, çmimi i referencës i së cilës në lidhje me tokën bujqësore ishte 230 E GJITHA/m2. Qeveria ra dakort se ankuesve iu njihej shtatë të tetat e pronës. Në lidhje me ankesën nr. 48522/10, Qeveria parashtroi se Agjensia nuk mund të lokalizonte sipërfaqen e tokës së ankuesve në hartat e vlerësimit të vitit 2014. Gjithashtu, ata nuk mund të përcaktonin kategorinë e tokës. Qeveria kërkoi të dorëzonte komente të tjerë për kërkesën për kompensim të drejtë të ankuesve, pasi të merrte informacion të plotë nga autoritetet. Si alternativë, duke qenë se ne kohën e konfiskimit sipërfaqja e tokës kishte qenë kullotë, Qeveria propozoi që të përdorej çmimi i referencës për tokën bujqësore i paraqitur në hartat e vlerësimit të vitit 2014, çmim i cili është 55 E GJITHA/m2.
Vlerësimi i Gjykatës
Gjykata shqyrtoi të njëjtat parashtrime të bëra nga palët në vendimin e saj në çështjen Sharra dhe të Tjerët, cituar mësipër, §§ 78-87. Gjykata arriti në përfundimin se dëmi monetar duhet të përcaktohet bazuar në hartat e vlerësimit të pronës të vitit 2008 (shiko Sharra dhe të tjerët, cituar mësipër, § 90; Manushaqe Puto dhe të tjerët, cituar mësipër, § 125; dhe Vrioni dhe të tjerët kundër Shqipërisë (kompensim i drejtë), nr. 35720/04 dhe 42832/06, §§ 33-39, 7 Dhjetor 2010). Gjykata nuk gjen asnjë arsye për t’u distancuar nga këto gjetje. Në lidhje me ankimet nr. 24468/10 dhe 39495/10, Gjykata vëren se autoritetet e kishin njohur të drejtën e ankuesve për kompensim për tokën e ndërtimit dhe jo për tokën bujqësore ose për kullotën siç u kontestua nga Qeveria.
VENDIMI RISTA DHE TË TJERËT KUNDËR SHQIPËRISË
Në lidhje me ankimin nr. 48522/10, Gjykata vëren se vendimi i Komisionit të Sarandës vërente faktin se toka e ankuesve ishte tokë ndërtimi, e pozicionuar midis kufijve të qytetit. Për këtë arsye, prona e ankuesve duhet konsideruar si tokë ndërtimi. Për sa ka të bëjë me formën e kompensimit, gJykata vëren se Komisioni njohu kompensimin në bono shtetërore, bazuar në Aktin e Tokës Bujqësore, pa specifikuar ndonjë shumë financiare. Megjitahtë, Gjykata vëren se Akti i Pronës i vitit 2004, i cili shfuqizonte Aktin e Tokës Bujqësore nuk parashikon kompensim me anë të bonove shtetërore. Për më tepër, kompensimi financiar është e vetmja formë kompensimi e akorduar së fundmi (shiko Manushaqe Puto dhe të tjerët, cituar mësipër, §§ 77 dhe 80). Në lidhje me sa më sipër, Gjykata arrin në përfundimin se ankuesve duhet t’iu akordohet kompensim financiar në lidhje me tokën me sipërfaqe prej 59,184 m2. Në lidhje me ankimin nr. 5207/10, përfaqësuesi i ankuesit nuk paraqiti kërkesat e tij brenda afatit kohor të përcaktuar (shiko gjithashtu paragrafin 9 mësipër). Në lidhje me këtë, Gjykata mendon se nuk ekziston asnjë e drejtë për t’i ofruar ankuesit ndonjë shumë (shiko, më së fundmi, Apostu kundër Rumanisë, nr. 22765/12, § 136, 3 Shkurt 2015). Megjitahtë, Gjykata mendon se për aq kohë sa vendimi i Komisionit mbetet në fuqi, detyrimi kryesor i Shtetit përgjegjës për ta zbatuar atë, nuk mund të diskutohet. Kështu, ankuesi ka ende të drejtën për të gëzuar zbatimin e atij vendimi. Gjykata përsërit se forma më e mirë për të kompensuar në lidhje me shkeljen e Nenit 6, është që të sigurojë se ankuesi, për aq sa është e mundur, të jetë në pozicionin që do të kishte qenë nëse kërkesat e Nenit 6 nuk do të ishin shpërfillur (shiko, midis të tjerëve, S.C. Prodcomexim SRL kundër Rumanisë (nr.2), nr. 31760/06, § 52, 6 Korrik 2010). Duke pasur parasysh shkeljen e konstatuar, Gjykata arrin në përfundimin se ky parim ushtrohet edhe në çështjen në fjalë. Për këtë arsye, ajo gjykon se Qeveria duhet të sigurojë, me anë të mjeteve të duhura, zbatimin e vendimit të Gjykatës së Lartë të datës 27 Shtator 2001. Në lidhje me ankimet nr. 40751/10 dhe 48522/10, për sa ka të bëjë me gjetjet në paragrafët 35-38 mësipër, Gjykata mendon se ankuesve duhet t’i akordohet kompensim për shtatë të tetat e sipërfaqeve të tokës me përmasa 1,530 m2 dhe 59,184 m2. Duke pasur parasysh materialin në posedim, Gjykata e gjykon të arsyeshme të akordojë kompensimet për dëmin monetar dhe jo monetar siç paraqitet në tabelën në Shtojcën Nr. 3.
VENDIMI RISTA DHE TË TJERËT KUNDËR SHQIPËRISË
Kostot dhe shpenzimet
Ankuesit bënë kërkesa në lidhje me kostot dhe shpenzimet, siç paraqitet në tabelën në Shtojcën Nr.2. Në lidhje me ankimet nr. 24468/10, 39492/10, 39495/10 dhe 48522/10, në të cilat citohet Gjyli kundër Shqipërisë (nr. 32907/07, § 72, 29 Shtator 2009), sipas së cilës kostot dhe shpenzimet duhet jenë të paguara faktikisht dhe domosdoshmërisht dhe të jenë të arsyeshme, Qeveria ia la çështjen në mirëbesim Gjykatës për të vendosur shumën që do të akordohet për këtë rast. Sipas vendimeve të Gjykatës, “një ankues ka të drejtën të rimbursohet për kostot dhe shpenzimet vetëm për aq kohë sa tregohet se këto janë bërë në të vërtetë dhe sepse kanë qenë të nevojshme, dhe se janë të arsyeshme” (shiko Gjyli kundër Shqipërisë, cituar mësipër, § 72). Në këtë këndvështrim, Rregulli 60 §§ 2 dhe 3 i Rregullores së Gjykatës parashikon se ankuesit duhet të bashkëlidhin me kërkesat e tyre për kompensim të drejtë “çdo dokument mbështetës të lidhur me çështjen”. Nëse kjo gjë nuk realizohet, Gjykata “mund t’i kundërshtojë kërkesat plotësisht ose pjesërisht”. Në lidhje me ankimin nr. 5207/10, Gjykata nuk do të akordojë kompensim për kostot dhe shpenzimet, duke qenë se kërkesat janë dorëzuar jashtë afatit (shiko, së fundmi, Apostu, cituar mësipër, § 136). Në lidhje me ankimin nr. 40751/10, Gjykata nuk do të akordojë kompensim për kostot dhe shpenzimet, duke qenë se ankuesi nuk ka bërë ndonjë kërkesë specifike. Në lidhje me gjetjet e saj në paragrafët 42-43, natyra përsëritëse e ankesave të ngritura në ankimet e mësipërme, parashtrimet e ngjashme të bëra nga Gjykata, përfaqësimi i ankuesve nga i njëjti avokat dhe pikëpamja e Gjykatës se shumica e kostove dhe e shpenzimeve të kërkuara nuk ishin të justifikueshme për kuant, Gjykata e gjykon të arsyeshme të akordojë kompensime në lidhje me kostot dhe shpenzimet, siç paraqitet në tabelën në Shtojcën Nr. 3.
INTERESI I PAPAGUAR
Gjykata e konsideron si të përshtatshme që norma e interesit të papaguar duhet të bazohet në normën marxhinale huadhënëse të Bankës Qendrore Europiane, së cilës duhet t’i shtohen tre përqind.
PËR KËTO ARSYE, GJYKATA, NË MËNYRË UNANIME,
Vendos t’i bashkojë të gjitha ankimet;
VENDIMI RISTA DHE TË TJERËT KUNDËR SHQIPËRISË
E deklaron ankimin nr. 36228/10 të papranueshëm;
I deklaron ankimet në lidhje me Nenet 6 § 1 dhe 13 të Konventës si edhe të Nenit 1 të Protokollit Nr. 1 të Konventës në lidhje me moszbatimin e vendimeve vendase të formës së prerë dhe kohëzgjatjen e procedurave të pranueshme dhe pjesën e mbetur të ankimeve të papranueshme;
Gjykon se znj. Shpresa Merlika, z. Edmir Merlika dhe z. Vasil Dhimertika nuk mund të pretendojnë të jenë “viktima” në kuptim të Nenit 34 të Konventës për shkelje të Neneve 6 § 1 dhe 13 të Konventës si edhe të Nenit 1 të Protokollit Nr. 1 të Konventës;
Gjykon se ka pasur një shkelje të Neneve 6 § 1 dhe 13 të Konventës si edhe të Nenit 1 të Protokollit Nr. 1 të Konventës për sa ka të bëjë me moszbatimin e vendimeve vendase të formës së prerë;
Gjykon se nuk është e nevojshme të shqyrtohet ankesa sipas kuptimit të Nenit 6 § 1 të Konventës në lidhje me kohëzgjatjen e procedurave; Gjykon
(a) Se Shteti i paditur duhet të sigurojë, me anë të mjeteve të duhura, zbatimin e vendimit të Gjykatës së Lartë të datës 27 Shtator 2001, i dhënë në favor të ankuesit në ankesën nr. 5207/10, brenda tre muajve;
(b) Se Shteti i paditur duhet t’i paguajë sëbashku ankuesit, për ankimet nr. 24468/10, 39492/10, 39495/10, 40751/10 dhe 48522/10 brenda tre muajve, shumat e përmendura në paragrafët 65 dhe 71 të vendimit dhe të pasqyruara në tabelën në Shtojcën 3, plus çdo taksë që mund të jetë e tarifueshme, për t’u shkëmbyer në monedhën vendase në normën e zbatueshme në datën e shlyerjes;
(c) Se që nga përfundimi i tre muajve të përmendur mësipër deri në momentin e shlyerjes, interesi i thjeshtë do të jetë i pagueshëm në shumat e sipërpërmendura në një normë të barabartë me normën huadhënëse marxhinale të Bankës Qendrore Europiane gjatë periudhës së mospagimit plus tre përqind; Rrëzon pjesën e mbetur të kërkesës së ankuesve për kompensim të drejtë.
Përgatitur në anglisht dhe njoftuar me shkrim më 17 Mars 2016, sipas Rregullit 77 §§ 2 dhe 3 të Rregullores së Gjykatës.
André Wampach Kristina Pardalos
Zëvendës regjistrar Presidente
VENDIMI RISTA DHE TË TJERËT KUNDËR SHQIPËRISË
SHTOJCA 1 – LISTA E ANKUESVE
Nr.
Emri dhe numri i çështjes
Emri i ankuesit (viti i lindjes)
Shteti ku banojnë
Përfaqësuar nga
Data e prezantimit
1
Rista, nr. 5207/10
Kozma Rista
Shqipëri
J. Mërtiri, avokat
12 Janar 2010
2
Gjikolli dhe Molla, nr. 24468/10
Kurtesh Gjikolli (1925) i zëvendësuar nga trasghëgimtarët e tij Pakize Zajmi me mbiemër vajzërie Gjikolli, Rajmonda Karapici me mbiemër vajzërie Gjikolli, Adnnan Gjikolli.
Nuri Gjikolloi (Xhikaj) (1930) zëvendësuar nga trashëgimtarët e tij Ganimete Xhikaj, Dhurata Xhikaj, Përoarim Xhikaj, Pamela Xhikaj, Velson Xhikaj.
Hysnije Xhikolli (1932) zëvendësuar nga trashëgimtarët e saj Muharrem Xhikolli (1954), Burhan Xhikolli (1957), Edmila Molla me mbiemrë vajzërie Xhikolli (1959)
Muharrem Xhikolli (1954)
Burhan Xhikolli (1957),
Edmila Molla me mbiemrë vajzërie Xhikolli (1959)
Shqipëri
Shqipëri
Shqipëri
Shqipëri
Itali
S. Puto, avokat
16 Prill 2010
3
Hasa, nr. 36228/10
Sherafedin Hasa (1944) zëvendësuar nga djali i tij Erol Hasa
Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë
K.J.Jovanova,
avokat
18 Qershor 2010
4
Galanxhi dhe të tjerët, nr. 39492/10
Nexhip Galanxhi (1932)
Ylli Galanxhi (1949)
Rozalt Galanxhi (1971)
Fredi Lara (1957)
Florentina Galanxhi (1947)
Esmeralda Trolai (1981)
Lirika Asllani Lara (1946)
Haxhire Zhegu Galanxhi (1938)
Rexhina Lara (1981)
Ariana Lara (1958)
Livia Lara (1990)
Shqipëri
Shqipëri
Shqipëri
Shqipëri
Shqipëri
Shqipëri
Shqipëri
Shqipëri
Shqipëri
Shqipëri
Shqipëri
S. Puto dhe A. Prifti me mbiemër vajzërie Memi, avokatë
9 Korrik 2010
5
Frashëri dhe të tjerët¸ nr. 39495/10
Orhan Jegenmi (1936)
Kapllan Jegeni (1937)
Nermin Bubani (1939) zëvendësuar nga trashëgimtarët e saj Loredan Bubani (1939), Elvana Bubani me mbiemër vajzërie (1961), Gjergj Bubani (1966),
Suat Jegeni (1942)
Naide Shkodra me mbiemër vajzërie Frashëri (1029)
Fiqirete Frashëri (1930)
Hajri Frashëri (1951)
Hysref Frashëri (1956)
Ilona Ziso (1962)
Shqipëri
Shqipëri
Shqipëri
Shqipëri
Shqipëri
Shqipëri
Shqipëri
Shqipëri
Shqipëri
S. Puto, avokat
9 Korrik 2010
6
Merlika dhe të tjerët, nr. 40751/10
Edrmir Merlika (1974)
Gëzim Kaçiu (1956)
Sajrije Kuta me mbiemër vajzërie Merlika (1934)
Lumnije Karami me mbiemër vajzërie Merlika (1937)
Luljeta Ndreu me mbiemër vajzërie Kaçiu (1960)
Liljana Kaçiu (1963)
Shyqyri Merlika (1935)
Kujtim Merlika (1941)
Ilir Alija (Merlika) (1941)
Ardjan Merlika (1960)
Hysen Kasmi (1946)
Afrim Kaçiu (1958)
Shpresa Merlika (1945)
Shqipëri
Shqipëri
Shqipëri
Shqipëri
Shqipëri
Shqipëri
Shqipëri
Shqipëri
Shqipëri
Shqipëri
Shqipëri
Shqipëri
Shqipëri
S. Dodbiba, avokat
10 Qershor 2010
7
Dhimertika dhe Nika, nr. 48522/10
Arjan Dhimertika (1961)
Konde Dhimertika (1941)
Engjell Dhimertika (1963)
Jeta Dhimertika (1973)
Evjeni Dhimertika (1938)
Vasil Dhimertika (1958)
Leonora Nika me mbiemër vajzëerie Dhimertika (1962)
Gëzim Dhimertika (1972)
Shqipëri
Greqi
Greqi
Greqi
Shqipëri
Shqipëri
Shqipëri
Gjermani
S. Puto, avokat
30 Korrik 2010
VENDIMI RISTA DHE TË TJERËT KUNDËR SHQIPËRISË
SHTOJCA 2 – KËRKESAT E ANKUESVE PËR KOMPENSIM TË DREJTË
SI EDHE PËR KOSTOT DHE SHPENZIMET
Nr.
Emri dhe numri i ankimit
Dëmi monetar
Dëmi jo monetar
Kosto dhe shpenzime
1
Rista, nr. 5207/10
EUR79,050 në lidhje me vlerën e pronës së sipërfaqes së tokës me përmase 930 m2 bazuar në hartat e vlerësimit të vitit 2008 (dorëzuar jashtë afatit)
EUR 3,000 (dorëzuar jashtë afatit kohor)
EUR 1,000 (dorëzuar jashtë afatit)
2
Gjikolli dhe Molla, nr. 24468/10
EUR 1,724,922 në lidhje me vlerën e pronës së sipërfaqes së tokës me përmasë 10,600 m2 për pjesën e ankuesit sipas hartave të vlerësimit të vitit 2013
EUR 180,000
EUR 1,000 (faturat janë dorëzuar)
3
Galanxhi dhe të tjerët, nr. 39492/10
EUR 180,350 në lidhje me vlerën e sipërfaqes së tokës me përmasa 3,607 m2 bazuar në hartat e vlerësimit të vitit 2008.
EUR 180,000
EUR 1,000 (janë dorëzuar faturat)
4
Frashëri dhe të tjerët, nr. 39495/10
EUR 25,270,354 në lidhje me vlerën e sipërfaqes së tokës me përmasa 201,244 m2 për pjesën e ankuesve në bazë të hartave të vlerësimit të vitit 2008
EUR 135,000
EUR 1,000 (janë dorëzuar faturat )
5
Merlika dhe të tjerët, nr. 40751/10
EUR 1,370,000 në lidhje me vlerën e tokës me sipërfaqe prej 1,530 m2 sipas hartave të vlerësimit të vitit 2008.
EUR 50,000
Asnjë (nuk është dorëzuar asnjë kërkesë specifike)
6
Dhimertika dhe Nika, nr. 48522/10
EUR 7,367,140 në lidhje me vlerën e tokës me sipërfaqe 59,184 m2 bazuar në hartat e vlerësimit të vitit 2008
EUR 120,000
EUR 1,000 (janë dorëzuar faturat)
VENDIMI RISTA DHE TË TJERËT KUNDËR SHQIPËRISË
SHTOJCA 3 – VENDIMI I GJYKATËS
Nr.
Emri dhe numri i ankimit
Dëmi monetar dhe dëmi jo monetar
Kosto dhe shpenzime
1
Rista, nr. 5207/10
Asnjë (kërkesat u dorëzuan jashtë afatit)
Asnjë (kërkesat u dorëzuan jashtë afatit)
2
Gjikolli dhe Molla, nr. 24468/10
EUR 1,562,100 (një milion e pesëqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e njëqind)
EUR 850 (tetëqind e pesëdhjetë)
3
Galanxhi dhe të tjerët, nr. 39492/10
EUR 216,600 (dyqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind)
EUR 850 (tetëqind e pesëdhjetë)
4
Frashëri dhe të tjerët, nr. 39495/10
EUR 3,330,500 (tre milion e treqind e tridhjetë mijë e pesëqind)
EUR 850 (tetëqind e pesëdhjetë)
5
Merlika dhe të tjerët, nr. 40751/10
EUR 1,171,800 (një milion e njëqind e shatëdhjetë e një mijë e tetëqind) së bashku për të njëmbëdhjetë ankuesit.
Asnjë (nuk është dorëzuar asnjë kërkesë specifike)
6
Dhimertika dhe Nika, nr. 48522/10
EUR 4,416,900 (katër milion e katërqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e nëntëqind) së bashku për të shtatë ankuesit
EUR 850 (tetëqind e pesëdhjetë)
Full & Egal Universal Law Academy