© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim Informues i Praktikës së Gjykatës Nr. 186
Qershor 2015
Ruslan Yakovenko k. Ukrainës - 5425/11
Vendim[1] 4.6.2015 [Seksioni V]
Neni 2 i Protokollit nr. 7
Kërkuesi u tërhoq nga paraqitja e ankesës kundër dënimit duke qenë se kjo do të kishte vonuar lirimin e tij: shkelje
Neni 5
Neni 5-1
Arrestim ligjor ose ndalim
Ndalimi i një të dënuari si masë parandaluese derisa vendimi të marrë formë të prerë, edhe pasi kishte shlyer tërësisht dënimin e tij me burg: shkelje
Faktet – Më 12 korrik 2010, kërkuesi u shpall fajtor për lëndime të rënda trupore dhe u dënua me katër vite e shtatë muaj burgim. Gjykata urdhëroi që kërkuesi të mbahej në një qendër paraburgimit (SIZO) si një masë parandaluese në pritje të hyrjes në fuqi të vendimit. Më 15 korrik 2010 dënimi i kërkuesit me burgim ishte shlyer tërësisht dhe kishte kaluar tashmë një periudhë të gjatë në paraburgim. Ai i kërkoi administratës SIZO lirimin e tij, por kërkesa e tij u refuzua. Më 27 korrik 2010, afati pesëmbëdhjetë ditor për ankimimin e vendimit të 12 korrikut kishte kaluar, dhe, në mungesë të tij, vendimi mori formë të prerë. Kërkuesi u lirua më 29 korrik 2010, kur gjykata urdhëroi ekzekutimin e vendimit të formës së prerë
E drejta – Neni 5 § 1 i Konventës
(a) Ndalimi i kërkuesit nga 15 deri në 27 korrik 2010– Ndalimi i kërkuesit gjatë kësaj periudhe u bë pas shpalljes së vendimit në lidhje me cështjen e tij penale, por ende konsiderohej "paraburgimi" sipas legjislacionit të brendshëm. Vendimi i 12 korrikut 2010, parashikonte vendosjen e dy masave të veçanta që përfshinin heqjen e lirisë së kërkuesit: së pari, një dënim me burgim, dhe, së dyti, ndalimin e kërkuesit si një masë parandaluese në pritje të hyrjes në fuqi të vendimit. Ndërsa ndëshkimi i vendosur përfundonte tre ditë më vonë, masa e dytë e përmendur do të zgjaste të paktën dymbëdhjetë ditë më shumë, duke pasur parasysh afatin pesëmbëdhjetë ditësh për apelim. Në rast nuk do ishte apeluar, kohëzgjatja e paraburgimit të kërkuesit do të kishte qenë edhe më gjatë dhe do të varej nga shqyrtimi i çështjes nga gjykata e apelit.
Rrjedhimisht, ndalimi i kundërshtuar i kërkuesit, edhe pasi ai shleu tërësisht dënimin e tij me burgim, mund të konsiderohet si "masë tjetër që përfshin heqjen e lirisë", e cila u zbatua "pas dënimit" në kuptim të nenit 5 § 1 (a)
Gjykata nuk vëren asnjë tregues se ndalimi i kërkuesit në pritje të hyrjes në fuqi të vendimit të datës 12 korrik 2010 është në kundërshtim me të drejtën e brendshme. Megjithatë, vendimi nuk përmbante arsyetimin se çfarë e bindi gjykatë që dha vendimin e dënimin për të vendosur vazhdimin e ndalimit të kërkuesit si një masë parandaluese, për një periudhë që në mënyrë të qartë kalonte kohëzgjatjen e dënimit kryesor me burg. Gjykata pranon se mund të ketë konsiderata të veçanta që arsyetojnë, pavarësisht kohëzgjatjes së dënimit kryesor me burgim, heqjen e lirisë së të dënuarit si një masë parandaluese për qëllim sigurimin e pranisë së tij për procedurat gjyqësore në apel nëse vendimi i gjykatës së shkallës së parë apeluar. Megjithatë, konsiderata të tilla as nuk janë përmendur dhe as mund të kuptohen nga vendimi i 12 korrikut 2010. Përkundrazi, gjykata vuri në dukje bashkëpunimin e kërkuesit me hetuesit dhe vendosi, mbi këtë bazë, zbatimin e një sanksioni më të butë se ai që parashikonte ligji. Në përputhje me rrethanat, të pranuara edhe nga Qeveria, ndalimi i kërkuesit për periudhën 15-27 korrik 2010 ishte i pajustifikuar dhe në shkelje të nenit 5 § 1 të Konventës
(b) Ndalimi i kërkuesit nga 27 deri më 29 korrik 2010 – Autoriteteve vendase iu deshën dy ditë për të mundësuar lirimin e kërkuesit pasi arsye e ndalimit të tij nuk ekzistonin më me hyrjen e vendimit të 12 korrikut 2010. Autoritetet ukrainase kishin dështuar për të përdorur të gjitha mjetet moderne të komunikimit për të mbajtur në nivele minimale vonesën në zbatimin e vendimit për lirimin e kërkuesit. Kështu, ndalimi i kërkuesit gjatë kësaj periudhe nuk ishte i justifikuar në bazë të nenit 5 § 1.
Përfundimi: shkelje (njëzëri).
Neni 2 i Protokollit nr. 7: Gjykata vëren se gjykatat vendase vlerësuan të nevojshme për të mbajtur kërkuesin të ndaluar si një masë parandaluese në pritje të hyrjes në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, edhe pasi dënimi me burgim i shpallur nga ky vendimi ishte shlyer tashmë. Në mungesë të një ankimi, periudha në fjalë zgjati për dymbëdhjetë ditë. Nëse kërkuesi do paraqiste ankimimin hyrja në fuqi e vendimit do të zgjatej për një periudhë të pacaktuar kohore. Rrjedhimisht, realizimi i të drejtës së tij për të apeluar do t’i kishte kushtuar atij lirinë, aq më tepër që kohëzgjatja e ndalimit do të kishte qenë e papërcaktuar. Kjo rrethanë cenon vetë thelbin e të drejtës së tij të mishëruar në nenin 2 të Protokollit nr. 7
Përfundimi: shkelje (njëzëri).
Neni 41: 3,000 euro në lidhje me dëmin jo material.
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje e Regjistrit nuk është detyrues për Gjykatën.
Kliko këtu për Shënim Informues mbi Praktikën e Gjykatës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015.
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015.
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund) Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
[1] Për pranueshmërinë dhe themelin
Full & Egal Universal Law Academy