© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2012. Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën. Për më shume informacion, shiko shënimin e plotë në lidhje me të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2012. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2012. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
DHOMA E MADHE
ÇËSHTJA S. DHE MARPER KUNDËR MBRETËRISË SË BASHKUAR
(Kërkesë nr. 30562/04 dhe 30566/04)
VENDIM
STRASBURG
4 Dhjetor 2008
Ky vendim është përfundimtar, por ai mund t’i nënshtrohet korrigjimeve.
Në çështjen S. dhe Marper kundër Mbretërisë së Bashkuar,
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Dhoma e Madhe me trup gjykues të përbërë prej:
Jean-Paul Costa, President,
Christos Rozakis,
Nicolas Bratza,
Peer Lorenzen,
Françoise Tulkens,
Josep Casadevall,
Giovanni Bonello,
Corneliu Bîrsan,
Nina Vajić,
Anatoly Kovler,
Stanislav Pavlovschi,
Egbert Myjer,
Danutė Jočienė,
Ján Šikuta,
Mark Villiger,
Päivi Hirvelä,
Ledi Bianku, gjyqtarë,
dhe Michael O’Boyle, Zëvendës Kancelar,
Pas shqyrtimit me dyer të mbyllura më 27 shkurt 2008 dhe 12 nëntor 2008,
Jep këtë vendim, i cili u mor në datën e fundit të lartpërmendur:
PROCEDURA
1. Çështja e ka filluar zanafillën në bazë të kërkesës (nr. 30562/04 dhe 30566/04) kundër Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut paraqitur në Gjykatë, sipas nenit 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore ("Konventa") nga dy shtetas britanikë, Z. S. (“kërkuesi i parë”) dhe Z. Michael Marper (“kërkuesi i dytë”), më 16 Gusht 2004. Presidenti i Dhomës së Madhe pranoi kërkesën e kërkuesit të parë për të mos bërë publik emrin e tij (neni 47 § 3 i Rregullores së Gjykatës).
2. Kërkuesit, të cilëve iu dha ndihmë ligjore, u përfaqësuan nga Z. P. Mahy solicitor pranë Zyrës Avokatore Howells, i cili ushtronte aktivitet në Sheffield. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar (“Qeveria”) u përfaqësua nga agjenti i saj, Z. J. Grainger, Ministria e Jashtme dhe për Komonuelthin.
3. Kërkuesit u ankuan bazuar në nenet 8 dhe 14 se autoritetet kishin vazhduar të mbanin shenjat e gishtave dhe mostra e tyre qelizore dhe profilet e ADN-së edhe pasi procedimet penale kundër tyre kishin përfunduar me dhënie pafajësie apo ishin pushuar.
4. Ankimi ju la për gjykim Seksionit të katërt të Gjykatës (neni 52 § 1 i Rregullores së Gjykatës). Më 16 janar 2007, u deklarua pranueshmëria e kërkesës nga Dhoma e atij Seksioni, e përberë nga Presidenti Josep Casadevall, gjyqtaret Nicolas Bratza, Giovanni Bonello, Kristaq Traja, Stanislav Pavlovschi, Ján Šikuta, Päivi Hirvelä, dhe Kancelari i Seksionit Lawrence Early.
5. Më 10 korrik 2007 Dhoma hoqi dorë nga juridiksioni në favor të Dhomës së Madhe, nuk pati kundërshtim as nga palët gjithashtu. (neni 30 i Konventës dhe neni 72 i Rregullores së Gjykatës).
6. Përbërja e Dhomës së Madhe u përcaktua në përputhje me dispozitat e nenit 27 §§ 2 dhe 3 të Konventës dhe nenit 24 të Rregullores së Gjykatës.
7. Kërkuesi dhe Qeveria paraqitën pretendimet me shkrim në lidhje me themelin e kërkesës. Me miratim nga Presidenti për të ndërhyrë në procedurën me shkrim si palë e tretë (neni 36 § 2 të Konventës dhe neni 44 § 2 i Rregullores së Gjykatës), u paraqitën vëzhgime nga Znj. Anna Fairclough në emër të Liberty (Këshilli Kombëtar për Liritë Civile) dhe nga Covington e Burling LLP në emër të Privacy International. Të dyja palët iu përgjigjen komenteve të Liberty dhe Qeveria, gjithashtu iu përgjigj komenteve nga Privacy International (neni 44 § 5 i Rregullores së Gjykatës).
8. Seanca publike gjyqësore u zhvillua në Pallatin e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg më 27 shkurt 2008 (neni 59 § 3 i Rregullores së Gjykatës).
U paraqitën përpara Gjykatës:
(a) për Qeverinë
Znj.E. Willmott, Agjent,
Z.Rabinder Singh QC,
Z.J. Strachan, Përfaqësues ligjor,
Z.N. Fussell,
Znj.P. Mcfarlane,
Z.M. Prior,
Z.S. Bramble,
Znj.E. Rees,
Z.S. Sen, Këshilltar,
Z.D. Gourley,
Z.D. Loveday, Vëzhgues;
(b) për kërkuesit
Z.S. Cragg,
Z.A. Suterwalla, Përfaqësues ligjor,
Z.P. Mahy, Solicitor.
Gjykata dëgjoi parashtresat nga Z. S. Cragg dhe Z. Rabinder Singh QC si dhe përgjigjet e tyre lidhur me pyetje e ngritura nga Gjykata.
FAKTE
I. RRETHANAT E ÇËSHTJES
9. Kërkuesit kanë lindur respektivisht më 1989 dhe 1963 dhe jetojnë në Sheffield.
10. Kërkuesi i parë, Z. S., u arrestuar më 19 janar 2001 në moshën njëmbëdhjete vjeçare dhe u akuzua për tentative për vjedhje me dhunë. Atij iu morën shenjat e tij të gishtërinjve dhe mostrat[1] e ADN-së. Ai u shpall i pafajshëm më 14 qershor 2001.
11. Kërkuesi i dytë, Z. Michael Marper, u arrestua më 13 mars 2001 dhe u akuzua për ngacmimin e partneres së tij. Atij iu morën shenjat e gishtave dhe mostra e ADN-së. Para se të zhvillohej shqyrtimi paragjykimor, ai dhe partnerja e tij u pajtuan, dhe akuza nuk u ngrit. Më 11 qershor 2001, Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës njoftoi solicitorin e kërkuesit për pushimin e çështjes, dhe më 14 qershor çështja u pushua zyrtarisht.
12. Të dy kërkuesit i kërkuan policisë shkatërrimin e shenjave të gishtave dhe mostrave të ADN-së së tyre, por në të dyja rastet policia refuzoi. Kërkuesit iu drejtuan gjykatës lidhur me vendimet e policisë për të mos shkatërruar shenjat e gishtave dhe mostrat. Më 22 mars 2002 Gjykata Administrative (Rose LJ dhe Leveson J) refuzoi kërkesën [[2002] EWHC 478 (Admin)].
13. Më 12 shtator 2002 Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative me një shumicë prej dy (Lord Woolf CJ dhe Waller LJ) kundër një (Sedley LJ) [[2003] EWCA Civ. 1275]. Sa i përket domosdoshmërinë së mbajtjes së mostrave të ADN-së, Lord Justice Waller deklaroi:
“...Shenjat e gishtave dhe profilet e ADN-së zbulojnë vetëm informacione të kufizuara personale. Mostrat fizike potencialisht përmbajnë më shumë informacione personale të detajuara. Ankthi është se shkenca një ditë mund të shkoj aq larg në analizimin e mostrave sa për të marrë informacion në lidhje me prirje e një individi për të kryer një krim të caktuar dhe të përdoret për këtë qëllim në gjuhën e këtij neni [neni 82 i ligji për Policinë dhe Drejtësinë Penale të 2001]. Mund të thuhet se ligji mund të ndryshohet në mënyrë që të lejojë që këto mostra të përdoren për qëllime të tjera nga ato të identifikuara nga neni. Gjithashtu mund të thuhet se mostrat ndërsa mbahen atje ,ekziston risku që ato të përdoren në një mënyrë që ligji nuk lejon. Pra, thuhet se qëllimet mund të arrihet në një mënyrë më pak kufizuese ... Pse nuk mund të arrihet qëllimi vetëm me mbajtjen e profileve, pa mbajtjen e mostrave?
Përgjigja për këto pyetje është siç unë shoh si vijon. Së pari, mbajtja e mostrave lejon (a) kontrollin e integritetin dhe dobinë e ardhshme të sistemit të bazës së të dhënave të ADN-së; (b) një ri-analize për përmirësimin e profileve ADN-së ku teknologjia e re mund përmirësojnë fuqinë diskriminues të proces përputhjes të ADN-së; (c) ri-analizë dhe kështu një aftësi për të marrë shenja të tjera ADN dhe kështu të ofrojnë përfitime në aspektin e shpejtësisë, ndjeshmërisë dhe koston e kërkimeve të bazës së të dhënave, (d) Analiza të mëtejshme në hetimet për keqadministrimin e supozuara të drejtësisë, dhe (e) Analiza të mëtejshme në mënyrë që të jetë në gjendje për të identifikuar ndonjë gabim procesi apo analitike. Janë këto përfitimi të cilat duhet balancohen kundrejt rreziqeve të identifikuara nga Liberty. Në lidhje me këto rreziqe, qëndrimi në çdo rast është së pari që çdo ndryshim në ligj do të duhet të jetë në përputhje me Konventën; së dyti çdo ndryshim në praktikë do të duhet të jetë në përputhje me Konventën dhe së treti paligjshmëria nuk duhet supozuar. Kështu, sipas mendimit tim, rreziqet e identifikuara nuk janë të mëdha, dhe se ato janë shumë pak krahasuar me përfitimet në arritjen e qëllimit të ndjekjes penale dhe parandalimit të krimit. ".”
14. Lord Justice Sedley konsiderohet se fuqia e një shefi policie për të shkatërruar të dhënat që ai zakonisht ruan duhej të ushtrohet në çdo rast, megjithatë të rralla mund të jenë rastet, ku ai ose ajo është i kënaqur duke konsideruar në mënyrë të ndërgjegjshme, se ndaj individit nuk kishte asnjë gjurmë dyshimi. Ai gjithashtu vuri në dukje se dallimi ndërmjet mbajtjes së mostrave dhe profileve të ADN-së ishte se mostrat mundësojnë nxjerrjen e më shumë informacioni se ç’ishte nxjerre më parë.
15. Më 22 korrik 2004 Dhoma e Lordëve refuzoi apelimin e paraqitur nga kërkuesit. Lordi Steyn, që dha mendimin kryesor, vuri në dukje historinë legjislative të nenit 64 (1A) të ligjit për Policinë dhe Provat Penale të 1984 ("PACE"), veçanërisht për mënyrën se si ishte paraqitur nga Parlamenti pas shqetësimit publik për ligjin e mëparshëm, sipas së cilit kur një person nuk ishte ndjekur penalisht apo ishte çliruar nga akuza, mostra duhej të shkatërrohej dhe informacioni nuk mund të përdorej. Në dy raste, prova bindëse ADN që lidhnin një të dyshuar me një akt përdhunimi dhe një tjetër me një vrasje, nuk kishte qenë e mundur të përdoreshin, pasi në kohën kur përkimet ishin bërë dy të pandehurit ishin shpallur të pafajshëm apo ishte marrë vendim për pushim e çështjes për të cilat profilet ishin marrë: si rrjedhojë kishte qenë e pamundur për t’i dënuar ndonjërin nga të dyshuarit.
16. Lordi Steyn vuri në dukje se vlera e shenjave të gishtërinjve të pashpërndara dhe mostrat e marra nga të dyshuarit, ishte e konsiderueshme. Ai dha shembullin e një çështje në 1999, në të cilën informacioni i ADN-së nga autorët e një krimit u përputh me atë të "I" në një kërkim të të dhënave kombëtare. Mostra nga "I" duhej të ishin shkatërruar, por në fakt nuk ishte shkatërruar. "I" u gjet fajtor për përdhunim dhe u dënua. Nëse mostra nuk do ishte ruajtur gabimisht, shkelësi do i kish shpëtuar dënimit.
17. Lordi Steyn gjithashtu iu referua dëshmive statistikore nga të cilat dilte se pothuajse 6 000 profile ADN-sh ishin lidhur me shenja gjurmësh në vendet e kryerjes së krimeve dhe të cilat ishin shkatërruar sipas dispozitave të mëparshme. Veprat e përfshira ishin 53 vrasje, 33 vrasje në tentativë, 94 përdhunime, 38 krime seksuale, 63 grabitje në rrethana rënduese dhe 56 rastet që përfshijnë furnizimi me lëndë të paligjshme. Mbi bazën e të dhënave ekzistuese, statistikat e Ministrisë së Brendshme kishin vlerësuar se probabiliteti që mostrat e një skene krimi të përkojnë menjëherë me profilin e një individi në bazën e të dhënave ishte 40%. Kjo tregoi se shenjat e gishtërinjve dhe mostrat të cilat nuk duheshin ruajtur, në tre vitet e kaluara kishin luajtur një rol të madh në zbulimin dhe ndjekjen e krimeve të rënda.
18. Lordi Steyn gjithashtu vuri në dukje se PACE trajtonte veçmas marrjen e shenjave të gishtërinjve dhe mostrave, ruajtjen e tyre dhe përdorimin e tyre.
19. Përsa i përket analizës së Konventës, Lordi Steyn ishte i mendimit se ruajtja e thjeshtë e shenjave të gishtave dhe mostrave të ADN-së nuk përbënte një ndërhyrje në të drejtën për respektimin e jetës private, por pohoi se, nëse ky mendim ishte i gabuar, ai konsideronte se çdo ndërhyrje ishte shumë modeste në të vërtetë. Pyetjet nëse në të ardhmen mostrat e ruajtura mund të keqpërdoren nuk ishin relevante në lidhje me përdorimin bashkëkohor të mostrave të ruajtura për zbulimin dhe ndjekjen e krimit. Nëse zhvillimet e ardhshme shkencore do e kërkonin, vendimet gjyqësore mund të merren, kur është e nevojshme, për të siguruar pajtueshmërinë me Konventën. Dispozita që kufizojnë përdorimin e lejueshme të materialit të ruajtur për "qëllime të lidhura me parandalimin apo zbulimin e krimit ..." nuk zgjeron përdorimin e lejuar se tepërmi, sepse ai kufizohej nga vet konteksti i saj.
20. Nëse lind nevoja për të justifikuar ndërhyrjen modeste në jetën private, Lordi Steyn bie dakord me Lordin Justice Sedley në Gjykatën e Apelit se qëllimet e ruajtjes - parandalimi i krimit dhe mbrojtjen e së drejtës së të tjerëve për të qenë të lirë nga krimi – ishin të "parashikuara me ligj", siç kërkohet nga neni 8.
21. Sa i përket justifikimit të çdo ndërhyrjeje, kërkuesit kishin argumentuar se mbajtja e shenjave të gishtërinjve dhe mostrat e ADN-së krijonte dyshime në lidhje me personat të cilët ishin shpallur të pafajshëm tashmë. Këshilltari i Sekretarit të Shtetit kishte argumentuar se qëllimi i ruajtjes së tyre nuk kishte të bënte me të kaluarën, pra me veprën për të cilën personi ishte shpallur i pafajshëm, por se ajo ndihmonte në hetimin e veprave penale në të ardhmen. Kërkuesit do të preken nga ruajtja e mostrave të ADN-së, vetëm nëse profilet e tyre përputhet me ato që do të gjenden në skenën e një krimi në të ardhmen. Lordi Steyn pa pesë faktorët që e çuan në përfundimin se ndërhyrja ishte në proporcion me qëllimin: (i) shenjat e gishtërinjve dhe mostrat ruhen vetëm për qëllim të hetimit, zbulimit dhe ndjekjes penale të krimit, (ii) shenjat e gishtërinjve dhe mostrat nuk gjenin përdorim nëse nuk do kishim shenja të gishtërinjve dhe mostrave të skenës së krimit me të cilat i krahasonim; (içi) shenjat e gishtërinjve nuk do të bëhen publik; (ivë) nuk ishte i mundur identifikimi i një personi nga materiali që ruhet për syrin e patrajnuar lidhur me këtë, dhe (v) zgjerimi i bazës së të dhënave nëpërmjet ruajtjes së shenjave të gishtave dhe mostrave të ADN-krijonte përparësi të mëdha në luftën kundër krimeve të rënda.
22. Në përgjigje të pretendimit se i njëjti qëllimi legjislative mund të merret me mjete më pak ndërhyrëse, domethënë nga një vlerësim rast pas rasti nëse duhen ruajtur apo jo shenjat e gishtave dhe mostrat, Lordi Steyn iu referuar komenteve të Lord Justice Waller në Gjykatën e Apelit se "nëse justifikim për mbajtje do jete në gjykimin e policisë duke marre në konsideratë shkallën e pafajësisë, atëherë personat të cilët janë shpallur të pafajshëm dhe motrat u janë ruajtur justifikohen të thonë se kjo gjë i stigmatizon apo i diskriminon ata - unë jam pjesë e një grupi personash të shpallur të pafajshëm që prezumohen të jenë të tillë, por unë nuk jam trajtuar si i tillë. Kjo nuk është në fakt, në asnjë mënyrë stigmatizim i dikujt që është shpallur i pafajshëm nëse thuhet se këto mostra të marra në mënyre të ligjshme ruhen si normë, dhe i shërben interesit publik në luftën kundër krimit që policia të ketë një bazë sa më të madhe të dhënash, të jetë mundur ".
23. Lordi Steyn nuk pranoi se dallimi ndërmjet mostrave të ADN-së dhe profileve të ADN-së influenconte qëndrimin.
24. Dhoma e Lordëve refuzoi ankimin e kërkuesve të cilët pretendonin se ruajtja e shenjave të gishtërinjve dhe mostra e tyre të ADN-së i trajtonte ata në mënyre diskriminuese në shkelje të nenit 14 të Konventës, krahasuar me grupin e përgjithshëm të personave të cilët nuk u ishin marrë nga policia shenjat e gishtërinjve të tyre dhe në rrjedhën e një hetimi penal. Lordi Steyn u shpreh se, edhe duke supozuar se ruajtja e shenjave të gishtërinjve dhe mostrave bie brenda sferës së nenit 8 në mënyrë që të shkaktojë zbatimin e nenit 14, diferenca e trajtimit në të cilën mbështeten kërkuesit nuk ishte e bazuar në "statusin" për qëllime të Nenit 14: ndryshim thjesht pasqyron faktin historik, i palidhur me asnjë karakteristikë personale, se autoritetet tashmë kishin mbajtur shenjat e gishtërinjve dhe mostrat e personave në fjalë të cilët ishin ndaluar ligjërisht. Kërkuesit dhe personat me të cilët ata sugjeruan krahasimin nuk mund të thuhet në asnjë rast se janë në një situatë analoge. Edhe nëse, në kundërshtim me pikëpamjen e tij, ishte e nevojshme të merreshin në konsideratë arsyet për çdo dallim në trajtim, Lordi Steyn u shpreh se kishte arsye objektive: së pari, elementi i qartë i qëllimit legjitim ishte i pranishëm, duke qenë se rritja e bazës së të dhënave të shenjave të gishtërinjve dhe mostrave ishte në interesin publik për zbulimin dhe ndjekjen penale të krimeve të rënda dhe për nxjerrjen e të pafajshmëve; së dyti, kërkesa e proporcionalitetit përmbushej, neni 64 (1A) i PACE objektivisht përfaqësonte një përgjigje të matur dhe në përpjesëtim me qëllimin legjislativ lidhur me krimit e rënda.
25. Baronesha Hale e Richmond nuk u pajtua me shumicën duke pohuar se ruajtja e shenjave të gishtërinjve dhe të dhënave të ADN-së përbënte një ndërhyrje nga Shteti në të drejtën e një personi për respektimin e jetës së tij private dhe si rrjedhojë kërkohet arsyetim në bazë të Konventës. Sipas saj, ky ishte një aspekt i asaj që quhet informacion privat dhe nuk mund të jetë asgjë më shumë private për individin se informacioni lidhur me strukturën e tij gjenetike. Ajo më tej konsideroi, se dallimi ndërmjet shenjave të gishtërinjve dhe të dhënat e ADN-së bëhet me e rëndësishme, kur duhet justifikuar ruajtja e tyre, pasi arsyet për secilin pre tyre mund të jenë shumë të ndryshme. Ajo u pajtua me shumicën, për faktin se justifikimet të tilla ekzistonin në çështjen e kërkuesve.
II. E DREJTA E BRENDSHME DHE MATERIALET PËRKATËSE
A. Anglia dhe Uellsi
1. Ligji për Policinë dhe Provat Penale i 1984
26. Ligji për Policinë dhe Provat Penale i 1984 (PACE) përmban kompetenca për marrjen e shenjave të gishtërinjve (kryesisht neni 61) dhe mostra të ADN-së (kryesisht neni 63). Sipas nenin 61, shenjat e gishtave mund të merren pa miratimin e personit vetëm nëse një oficer i rangut të paktën inspektor autorizon marrjen, ose nëse personi ka qenë i akuzuar për një vepër që regjistrohet ose është informuar se ai do të raportohet për një vepër të tillë. Para se shenjat e gishtave të merren, personi duhet të informohet se këto shenja mund të jenë subjekt i kërkimeve spekulative, dhe fakti i informimit duhet të regjistrohen sa më shpejt të jetë e mundur. Arsyeja për marrjen e shenjave të gishtërinjve shënohet në regjistrin e arrestit. Dispozitat paralele lidhen me marrjen e mostrave (neni 63).
27. Lidhur me mbajtjen e gishtave dhe mostra të tilla (dhe regjistrimet përkatëse), seksioni 64 (1A) i PACE u zëvendësua me nenin 82 të ligjit për Policinë dhe Drejtësinë Penale të vitit 2001. Në të parashikohet si më poshtë:
“Ku - (a) shenjat e gishtërinjve apo mostrat janë marrë nga një person në lidhje me hetimin e një vepre, dhe (b) paragrafi (3) më poshtë nuk kërkon që ato të shkatërrohen, shenjat e gishtërinjve apo mostrat mund të ruhen edhe pasi e kanë përmbushur qëllimin për të cilin ato janë marrë, por nuk do të përdoret nga askush, përveç për qëllime të lidhura me parandalimin apo zbulimin e krimit, hetimi i një vepre penale, ose zhvillimin e një ndjekje penale ...
(3) Nëse - (a) shenjat e gishtërinjve ose mostrat janë marrë nga një person në lidhje me hetimin e një vepre penale, dhe (b) nuk dyshohet se ai person ka kryer veprën penale, ato duhet të shkatërrohen sapo të kenë përmbushur qëllimin për të cilin janë marrë, përveç kur parashikohet ndryshe në dispozitat e mëposhtme të këtij neni,.
(3AA) Mostrat dhe shenjat e gishtërinjve nuk është e nevojshme të shkatërrohen sipas paragrafit (3) më sipër, nëse (a) ato janë marrë për qëllime të hetimit të një vepre penale për të cilën një person është dënuar, dhe (b) një mostër ose, sipas rastit mund një gjurmë gishtash, është marrë edhe nga personi i dënuar për qëllime të këtij hetimi.”
28. Neni 64, pa u ndryshuar përfshinte një kërkesë sipas së cilës në qoftë se personi prej të cilit janë marrë shenjat e gishtërinjve apo mostrat në lidhje me hetimin shpallet i pafajshëm për atë vepër, shenjat e gishtërinjve dhe mostrat, me disa përjashtime, duheshin shkatërruar "sa më shpejt të jetë e mundur pas përfundimit të procedurës ".
29. Përdorimi i mëvonshëm i materialeve të ruajtura sipas nenit 64 (1A) nuk është i rregulluar me ligj, përveç kufizimit mbi përdorimin e parashikuar në këtë dispozitë. Në Referencën (N. 3 e 1999) [2001] 2 AC 91) e Prokurorit të Përgjithshëm, Dhoma e Lordëve duhej të konsideronte nëse ishte e lejueshme përdorimi në cilësinë e provës të një mostre e cila duhej të ishte shkatërruar sipas parashikimeve të atëhershme të nenit 64 të ndryshuar të PACE. Dhoma e Lordëve vlerësoi se ndalimi i përdorimit të një mostre të ruajtur në mënyrë të paligjshme, "për qëllimet të një hetimi", nuk është i tillë që të përjashtoje detyrimisht provat e marra si pasojë e dështimit për respektuar kufizimin, por e lë çështjen e pranueshmërisë në diskrecionin e gjyqtarit.
2. Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave i vitit 1998
30. Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave u miratua më 16 korrik 1998 për t’i dhënë efekt Direktivës 95/46/EC të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 24 tetor 1995 (shih paragrafin 50 më poshtë). Sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave "të dhëna personale" përfshijnë të dhëna që kanë të bëjnë me një person të gjallë që mund të identifikohet - (a) nga këto të dhëna, ose (b) nga këto të dhëna dhe informacione të tjera që janë ose ka të ngjarë jenë në të ardhmen nën kontrollin e kontrolluesit të të dhënave, dhe përfshin çdo shprehje opinioni rreth personit dhe çdo tregues të qëllimeve të kontrolluesit të të dhënave ose të ndonjë personi tjetër lidhur me personin (neni 1). "Të dhënat e ndjeshme delikate" nënkupton të dhënat personale që konsistojnë në, inter alia, në informacione lidhur me origjinën racore ose etnike të subjektit të të dhënave, me kryerjen apo dyshimin e kryerjes të ndonjë vepre prej tij, apo me procedurat për vepra të kryera ose që dyshohet se janë kryer prej tij, mbarimi i procedurave të tilla ose vendimi i dënimit nga çdo gjykatë në procedura të tilla (neni 2).
31. Ligji përcakton se përpunimi i të dhënave personale i nënshtrohet tetë parimeve për mbrojtjen e të dhënave të renditura në Shtojcën 1. Sipas parimit të parë të dhënat personale do të përpunohen në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme, dhe në veçanti nuk do të përpunohen nëse - (a) të paktën një nga kushtet në Shtojcën 2 është plotësuar, dhe (b) në rastin e të dhënave të ndjeshme personale, të paktën një prej kushteve në Shtojcën 3 është plotësuar gjithashtu. Shtojca 2 përmban një listë të detajuar të kushteve, dhe parashikon inter alia se përpunimi i të dhënave personale është i nevojshëm për administrimin e drejtësisë apo për ushtrimin e funksioneve të tjera të një natyre publike ushtruar në interes të publikut nga çdo person (§ 5 (a) dhe (d)). Shtojca 3 përmban një listë më të detajuar të kushteve, ku nder te tjera përcaktohet se përpunimi i të dhënave të ndjeshme personale është e nevojshme për qëllime të, ose në lidhje me, çdo procedurë ligjore (§ 6 (a)), apo për administrimin e drejtësisë (§ 7 (a)), dhe kryhet duke mbrojtur në mënyre të përshtatshme të drejtat dhe liritë e subjektit nga i cili janë marrë të dhënat (§ 4 (b)). Neni 29 parashikon në veçanti, që të dhënat personale të përpunuara për parandalimin apo zbulimin e krimit janë të përjashtuar nga parimi i parë, përveç kur kërkohet pajtueshmëria me kushtet në Shtojcat 2 dhe 3. Parimi i pestë parashikon që të dhënat personale të përpunuara për ndonjë qëllim apo qëllime nuk do të mbahen më shumë se është e nevojshme për këtë qëllim, apo qëllime.
32. Komisioneri i Informacionit, krijuar në bazë të këtij Ligji (i ndryshuar) ka një detyrë të pavarur për të promovuar ndjekjen e praktikave të rregullta nga kontrolluesit e të dhënave e dhe ka fuqinë për të nxjerre urdhra ("njoftime të detyrueshme") në lidhje me këtë (neni 40). Sipas Ligjit mos respektimi i njoftimeve të detyrueshme (neni 47)apo marrja e zbulimi i të dhënave personale apo informacione të tjera që gjenden atje pa miratimin e kontrolluesit (neni 55). Neni 13 garanton të drejtën për të kërkuar dëmshpërblim në gjykatat vendase në lidhje me shkeljet ndaj këtij Ligji.
3. Udhëzime të Ruajtjes së Regjistrimeve Nominale në Kompjuterin Kombëtar të Policisë 2006
33. Një set udhëzimesh për mbajtjen e shenjave të gishtërinjve dhe informacionit të ADN-së gjenden në Udhëzime e Ruajtjes së Regjistrimeve Nominale në Kompjuterin Kombëtar të Policisë 2006 të hartuar nga Shoqata e Komisarëve të Policisë në Angli dhe Uells. Udhëzimet bazoheshin më tepër në kufizimin në qasjen e të dhënave të Kompjuterit Kombëtar të Policisë (PNC), sesa në fshirjen e këtyre të dhënave. Ata pranojnë se përdorimi i tyre mund të ketë implikime për biznesin e agjencive jo-policore me të cilat policia aktualisht ndante të dhënat e PNC.
34. Udhëzimet caktonin shkallë të ndryshme të qasjes në informatat e përmbajtura në PNC përmes një procesi të një qasjeje “e kufizuar”. Qasja në informacion në lidhje me personat të cilët nuk kanë qenë të dënuar për një vepër penale është automatikisht “e kufizuar”, kështu që ky informacion është i hapur për inspektim vetëm nga ana e policisë. Qasja në informacion në lidhje me personat e dënuar është gjithashtu “e kufizuar”, pas skadimit të periudhave të caktuara kohore që variojnë nga 5 deri në 35 vjet, në varësi të seriozitetit të veprës, mosha e të dyshuarit dhe të dënimit të dhënë. Për disa dënime të caktuara nuk do të jetë asnjëherë qasja "e kufizuar".
35. Komisarët e Policisë janë kontrolluesit e të dhënave të të gjitha regjistrimeve në PNC krijuar me detyrimin nga ana e tyre. Ata kanë diskrecionin, në rrethana të jashtëzakonshme, për të autorizuar fshirjen e ndonjë dënimi, njoftim për gjobë për parregullsi, apo historitë e dhënies së pafajësisë dhe arrestimit në "pronësi" të tyre. Një "procedurë për raste përjashtimore" në ndihmë të Komisarëve të Policisë në lidhje me ushtrimin e këtij të diskrecionit përcaktohej në Shtojcën 2. Përcaktimi si raste përjashtimore behej rralle dhe përfshinte ato raste ku arrestimi apo marrjen e mostrave kishte qenë i paligjshëm, ose kur ishte e vendosur përtej çdo dyshimi se vepra penale nuk ekzistonte. Para se të përcaktohej nëse kishin të bënim me një rast përjashtimor, Komisarët e Policisë janë udhëzuar për të kërkuar këshilla nga Projekti për Ruajtjen e ADN-së dhe Shenjave të Gishtërinjve.
B. Skoci
36. Sipas ligjit të 1995 të Procedurës Penale të Skocisë, i ndryshuar, mostrat e ADN-së dhe profilet që rezultojnë duhet të shkatërrohen, nëse personi nuk ishte dënuar ose ishte shkarkuar tërësisht nga akuzat. Një ndryshim i fundit parashikonte se mostrat biologjike dhe profile mund të ruheshin për tre vjet, nëse arrestuari ishte i dyshuar për vepra të caktuara seksuale ose të dhunshme edhe nëse një person nuk është dënuar (neni 83 i Ligjit të vitit 2006, duke shtuar nenin 18A Ligjit të vitit 1995). Pas kësaj, mostrat dhe informatat duhet të shkatërrohen vetëm në rast nëse një Shef Policie i kërkon Sherifit për një zgjatje dy-vjeçare.
C. Irlanda Veriore
37. Urdhri për Provat Penale dhe Policinë i Irlandës Veriore 1989 u amendua në vitin 2001 në të njëjtën mënyrë si PACE në fuqi në Angli dhe Uells. Dispozitat përkatëse që rregullojnë aktualisht ruajtjen e shenjave të gishtërinjve dhe të dhënave të ADN-së në Irlandën Veriore janë identike me ato në fuqi në Angli dhe Uells (shih paragrafin 27 më lart).
D. Raporti i Këshillit Nuffield të Bioetikës[2]
38. Sipas një raporti të kohëve të fundit nga Këshilli Nuffield i Bioetikës, ruajta e shenjave të gishtërinjve, profilet e ADN-së dhe mostrat biologjike në përgjithësi është më e diskutueshme se sa marrja e një informacioni biologjik të tillë, dhe ruajtja e mostrave biologjike ngre shqetësime më të mëdha etike se sa profilet e dixhitalizuara të ADN-së dhe shenjat e gishtërinjve, duke pasur parasysh dallimet në nivelin e informacionit që mund të zbulohet. Raporti iu referua në veçanti mungesës së provave empirike të kënaqshme për të justifikuar praktikën aktuale të ruajtjes për një periudhë të pacaktuar të shenjave të gishtave, mostrat dhe profilet e ADN-së të të gjithë atyre që janë arrestuar për një vepër e cila është regjistruar në regjistrin e ndjekjeve penale, pavarësisht nëse janë akuzuar ose dënuar më pas. Raporti shprehu shqetësime veçanërisht për politikën e ruajtjes së përhershme të informacionit biologjik për të miturit, duke mbajtur parasysh kërkesat e Konventës së vitit 1989 të OKB-së mbi të Drejtat e Fëmijës.
39. Raporti gjithashtu shprehu shqetësime në përdorimin në rritje të të dhënave të ADN-së për kërkime familjare, përcaktimin e identitetit etnik dhe kërkime jo-operacionale. Kërkim familjar është procesi i krahasimit të një profil ADN nga një skenë e krimit me profile të ruajtur në bazën e të dhënave kombëtare, dhe prioritizimin e tyre që kanë afërsi në përputhshmëri. Kjo lejon identifikimin e të afërmeve gjenetik të mundshëm të një shkelësi. Kërkimi familjare mund të çojë në zbulimin kështu të një lidhje gjenetike të panjohur më parë, ose fshehur. Raporti e konsideron përdorimin e bazës së të dhënave të ADN-së për kërkimin e të afërmve, si veçanërisht të ndjeshëm.
40. Kombinimi i veçantë i aleleve[3] në profilin e një ADN-je, për më tepër mund të përdoret për të përcaktuar identitetin më të mundshme etnike të dhuruesit. Përcaktimi i etnitetit nëpërmjet profileve të ADN-së ishte e mundur pasi "paraqitja etnike" e një personi regjistrohej sistematikisht në bazën e të dhënave: kur merren mostrat biologjike, oficerët e policisë i klasifikohen në mënyrë rutinore të dyshuarit në një nga shtatë kategorive e "paraqitjes etnike". Testet etnike në bazën e të dhënave mund të sigurojnë në këtë mënyrë konkluzione që përdoren gjatë një hetimi të policisë, për shembull të ndihmojnë në kufizimin e “rrethit të të dyshuarave” dhe për të përcaktuar prioritet policore. Raporti vuri në dukje se faktorët socialë dhe praktikat e policore çuan në një numër disproporcional të personave nga grupet e pakicave etnike me ngjyre të ndaluar, kërkuar dhe arrestuar nga policia, dhe rrjedhimisht që kishin profilet e tyre të ADN-së të regjistruar. Për sa me sipër, Raporti shprehu shqetësimin se përcaktimi i identitetit etnik nga mostrat biologjike mund të përforcojnë pikëpamjet raciste të prirjeve ndaj kriminalitetit.
III. MATERIALET PËRKATËSE KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE
A. Tekstet e Këshillit të Evropës
41. Konventa e Këshillit të Evropës të vitit 1981 për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale ("Konventa për Mbrojtjen Dhënave"), e cila hyri në fuqi për Mbretërinë e Bashkuar më 1 dhjetor 1987, i përcakton "të dhëna personale" si çdo informacion në lidhje me një individ të identifikuar ose të identifikueshëm ("subjekti i të dhënave"). Konventa parashikon inter alia:
“Neni 5 – Cilësia e të dhënave
Të dhënat personale që i nënshtrohen përpunimit automatik duhet: ...
b. të ruhen për qëllime të specifikuara dhe të ligjshme dhe nuk përdoret në një mënyrë të papajtueshme me ato qëllime;
c. të jenë përshtatshme, relevante dhe jo të tepërta në lidhje me qëllimet për të cilat ato janë ruajtur;
...
e. të ruhen në një formë që lejon identifikimin e subjekteve të të dhënave për jo më gjate seç është e nevojshme për qëllimin për të cilin ato janë ruajtur të dhënat.
Neni 6 – Kategoritë e veçanta të të dhënave
Të dhënat personale që zbulojnë origjinën racore, bindjet politike, fetare apo të tjera, si dhe të dhënat personale në lidhje me shëndetin dhe jetën seksuale, nuk mund të përpunohen automatikisht, përveçse nëse ligji i brendshëm parashikon masa mbrojtëse të përshtatshme. (...)
Neni 7 – Siguria e të dhënave
Masat e duhura të sigurisë duhet të merren për mbrojtjen e të dhënave personale të ruajtura në dosjet e të dhënave të automatizuara ndaj shkatërrimit aksidental ose të paautorizuar, apo humbjen aksidentale, si dhe ndaj qasjes, ndryshimi dhe shpërndarjes së paautorizuar.”
42. Rekomandimi Nr. R (87) 15 që rregullon përdorimin e të dhënave personale në sektorin e policisë (miratuar më 17 shtator 1987) parashikon, inter alia:
“Parimi 2 – Mbledhja e të dhënave
2.1 Mbledhja e të dhënave personale për qëllime policore duhet të kufizohet për aq sa është e nevojshme për parandalimin e rrezikut real ose ndalimin e një vepre të caktuar penale. Çdo përjashtim i kësaj dispozite duhet të parashikohet në legjislacionin specifik kombëtar. ...
Parimi 3 – Ruajtja e të dhënave
3.1. Për aq sa është e mundur, ruajtja e të dhënave personale për qëllime të policisë duhet të jetë e kufizuar për të dhëna të sakta dhe të tilla që të jenë të nevojshme që organet e policisë të kryejnë detyrat e tyre të ligjshme brenda kuadrit të ligjor kombëtar dhe detyrimet e tyre që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare....
Parimi 7 - Kohëzgjatja e ruajtjes dhe përditësimi i të dhënave
7.1. Duhet të merren masa në mënyrë që të dhënat personale që mbahen për qëllime të policisë të fshihen nëse ato nuk janë më të nevojshme për qëllimet për të cilat janë ruajtur.
Për këtë qëllim, merren veçanërisht në konsideratë kriteret e mëposhtme: mbajtja e të dhënave është e nevojshme lidhur me hetimin e një çështjeje; një vendim përfundimtar gjyqësor, në veçanti një vendim për dhënie pafajësie; rehabilitim; dënimet e kryera; amnistia; mosha e subjektit të të dhënave, kategoritë e veçanta të të dhënave.”
43. Rekomandimi Nr. R (92) 1 mbi përdorimin e analizës së acidit desoksiribonukleik (ADN), në kuadër të sistemit të drejtësisë penale (të miratuar më 10 shkurt 1992) thekson, inter alia:
“3. Përdorimi i mostrave dhe informacionit që rrjedh prej tyre
Mostrat e mbledhura për analizë të ADN-së dhe informacionet që rrjedhin nga një analizë e tillë për qëllime të hetimit dhe ndjekjes penale të veprave penale nuk duhet të përdoren për qëllime të tjera. ...
Mostrat e marra për analizën e ADN-së dhe informacionet e marra në këtë mënyrë mund të jetë e nevojshme për hulumtim dhe për qëllime statistikore. Përdorime të tilla janë të pranueshme me kusht që identiteti i personit të mos mund të zbulohet. Për këtë arsye emrat apo referencat e tjera identifikuese duhet të hiqet para përdorimit të tyre për këto qëllime.
4. Marrjen e mostrave për analizë të ADN-së
Marrja e mostrave për analizë të ADN-së duhet të kryhet vetëm në rrethana të përcaktuara nga e drejta e brendshme; në disa shtete kjo mund të kërkojë autorizim të veçantë nga një autoritet gjyqësor...
8. Ruajtja e mostrave dhe të dhënave
Mostrat apo indet e tjera trupore të marra nga personat për analizën e ADN-së nuk duhet të mbahen pas marrjes së vendimit përfundimtar lidhur me çështjen për të cilën janë përdorur, përveç nëse kjo është e nevojshme për qëllime të lidhura drejtpërdrejti me ato për të cilat ato ishin marrë.
Duhet të merren masa për të fshirjen e analizave të ADN-së kur nuk është më e nevojshme ruajtja e tyre për qëllimet për të cilat ato janë përdorur. Rezultatet e analizave të ADN-së dhe informacioni që rrjedh prej tyre mund, megjithatë të mbahet kur personi në fjalë është dënuar për vepra të rënda kundër jetës, integritetit apo sigurisë së personave. Në raste të tilla, periudhat e magazinimin përcaktohen në mënyre strikte nga e drejta e brendshme.
Mostrat dhe indet e tjera trupore, apo informatat që rrjedhin prej tyre, mund të ruhen për periudha të gjata:
- kur personi e kërkon një gjë të tillë; ose
- kur mostra nuk mund t’i atribuohet një individi, për shembull, kur ajo është gjetur në skenën e një krimi;
Në raste që kanë të bëjnë me sigurinë e shtetit, legjislacioni i brendshëm i Shtetit anëtar mund të lejojë mbajtjen e mostrave, rezultatet e analizave të ADN-së dhe informacioni që rrjedh prej tyre edhe pse personi në fjalë nuk është akuzuar apo dënuar për një vepër penale. Në raste të tilla, periudhat e magazinimin përcaktohen në mënyre strikte nga e drejta e brendshme. ...”
44. Memorandumi Shpjegues për Rekomandimin e përmendur, lidhur me pika 8 shprehet si më poshtë:
“47. Grupi i punës së hartimit të Rekomandimit 8, gjatë hartimit të tij ishin në dijeni se ishte një çështje delikate dhe përfshinte interesat të ndryshme të mbrojtura të një natyre shumë të vështirë. Ishte e nevojshme gjetja e një ekuilibri të duhur ndërmjet tyre. Si Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Konventa për Mbrojtjen e të Dhënave ofrojnë përjashtime për interesat e ndalimit të veprave penale dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive të palëve të treta. Megjithatë, përjashtimet lejohen vetëm në masën që ato janë në përputhje me atë që është e nevojshme në një shoqëri demokratike. ...
49. Duke qenë se qëllim kryesor i grumbullimit të mostrave dhe kryerjes së analizave të ADN-së në to është identifikimi i autorëve dhe shkarkim nga përgjegjësia e të dyshuarve të tjerë, pasi persona çlirohen nga dyshimet të dhënat duhet të fshihen. Çështja tjetër është, se për sa kohë rezultatet e analizave të ADN-së dhe mostrat në të cilat ata janë të bazuar, duhet të ruhen në rastet kur konstatohet fajësia e personit nga i cili janë marre ato.
50. Rregulli i përgjithshëm duhet të jetë që të dhënat fshihen, kur ata nuk janë më të nevojshme për qëllimet për të cilat ato janë mbledhur dhe përdorur. Në përgjithësi ky është rasti kur është dhënë vendim një përfundimtar sa i përket fajësisë së shkelësit. Me "vendim përfundimtar” CAHBI mendon se normalisht, sipas ligjit të brendshëm, kuptohet një vendimi gjyqësor. Megjithatë, grupit të punës, pranon se është e nevojshme ngritja e bazave të të dhënave për çështje të caktuara dhe për kategori të veçanta të veprave, të cilat mund të konsiderohen se përbëjnë rrethanat që justifikojnë një zgjidhje tjetër ndryshe nga parimi i përgjithshëm, për shkak të seriozitetit të veprave penale. Grupi i punës erdhi në këtë përfundim pas një analize të plotë të dispozitave përkatëse të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Konventa për Mbrojtjen e të Dhënave dhe instrumenteve të tjera ligjore të hartuara në kuadrin e Këshillit të Evropës. Përveç kësaj, grupi i punës vlerësoi që të gjitha Shtetet anëtare të mbanin regjistra penale dhe se të dhënat në to, të përdoreshin për qëllime të sistemit të drejtësisë penale ... Ai pohoi se këto përjashtim do të jenë të lejueshme, nën kushte të caktuara strikte:
-kur ka pasur një vendim dënimi;
- kur dënimi ka të bëjë me një vepër të rëndë penale kundër jetës, integritetit dhe sigurisë së një personi;
-periudha e magazinimit është e kufizuar në mënyrë rigoroze;
- magazinimit është e përcaktuar dhe e rregulluar me ligj;
- magazinimit i nënshtrohen kontrollit nga ana e Parlamentit ose të një organi të pavarur mbikëqyrës...”
B. Legjislacioni dhe praktikat e Shteteve anëtare të Këshillit të Evropës
45. Sipas informacionit të paraqitur Gjykatës nga palët ose në mënyra të tjera, shumica e Shteteve anëtare të Këshillit të Europës lejon marrjen e detyrueshme të shenjave të gishtave dhe mostrave qelizore në kontekstin e procedimeve penale. Të paktën 20 shtetet anëtare përcaktojnë rregulla për marrjen e informacionit të ADN-së dhe ruajtjen e tyre në bazat e të dhënave kombëtare ose në forma të tjera (Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda[4], Italia[5], Letonia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Polonia, Spanja, Suedia dhe Zvicra). Ky numër është në rritje të vazhdueshme.
46. Në shumicën e këtyre vendeve (duke përfshirë Austrinë, Belgjikën, Finlandën, Francën, Gjermaninë, Hungarinë, Irlandën, Italinë, Luksemburgun, Holandën, Norvegjinë, Poloninë, Spanjën dhe Suedinë), marrja e informacionit të ADN-së në kuadrin e procedimit penal nuk behet sistematikisht, por është e kufizuar në disa rrethana të veçanta dhe / ose për të krimeve më të rënda, sidomos ato të dënueshme me burgim për periudha të caktuara.
47. Mbretëria e Bashkuar është i vetmi Shtet anëtar që shprehimisht lejon mbajtjen sistematike dhe të pacaktuar të profileve të ADN-së dhe mostrat celulare të personave të liruar, ose në lidhje me të cilët procedura penale kishin pushuar. Pesë Shtete (Belgjika, Hungaria, Irlanda, Italia dhe Suedia) kërkojnë shkatërrimin ex officio të një informacioni të tillë sapo personi të jetë liruar apo procedura penale ka pushuar. Dhjetë Shtete të tjera aplikojnë të njëjtën rregull të përgjithshëm me disa përjashtime shumë të kufizuara: Gjermania, Luksemburgu dhe Holanda lejojnë që ky informacion të ruhet kur dyshimet mbeten rreth personit, ose nëse hetime të mëtejshme janë të nevojshme për një çështje tjetër; Austria lejon ruajtjen e këtij informacioni kur ka rrezik që i dyshuari të kryejë një vepër të rrezikshme dhe Polonia ndjek të njëjtën praktikë në lidhje me krime të caktuara të rënda; Norvegjia dhe Spanja lejojnë ruajtjen e profileve, nëse i akuzuari është liruar për shkak të mungesës së përgjegjësisë penale, Finlanda dhe Danimarka lejojnë ruajtjen për 1 dhe 10 vjet përkatësisht, në rast lirimi të të akuzuarit dhe Zvicra për 1 vit, kur procedura penale ka pushuar. Në Francë profilet e ADN-së mund të ruhen 25 vjet pas lirimit ose pushimit të çështjes; gjatë kësaj periudhe prokurori publik mund të urdhërojë fshirjen e tyre të parakohshme me nismën e vet ose me kërkese, në qoftë se ruajtja e tyre nuk është më nevojshme për qëllime të e identifikimit në lidhje me një hetim penal. Estonia dhe Letonia gjithashtu e lejojnë ruajtjen e profileve të ADN-së të së dyshuarve për periudha të caktuara pas lirimit të tyre.
48. Ruajtja e profileve të ADN-së të personave të dënuar është e lejuar, si një rregull i përgjithshëm, për periudha të kufizuar kohore pas dënimit ose pas vdekjes së personit të dënuar. Mbretëria e Bashkuar, edhe në këtë rast duket të jetë Shteti i vetëm anëtar që shprehimisht lejon ruajtjen sistematike dhe të pacaktuar të profilet dhe mostra të personave të dënuar.
49. Mekanizmat e ankesave para organet monitoruese të mbrojtjes së të dhënave dhe / ose para gjykatave, ekzistojnë në shumicën e Shteteve anëtare, në lidhje me vendimet për marrjen e mostrave qelizore ose ruajtjen e mostrave ose profilet e ADN-së.
C. Bashkimi Evropian
50. Direktiva 95/46/EC e 24 tetor 1995 për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin e të dhënave personale dhe lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave, parashikon që objekti i ligjeve kombëtare për përpunimin e të dhënave personale është veçanërisht për të mbrojtur të drejtën për privatësi e garantuar në nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe në parimet e përgjithshme të së drejtës komunitare. Direktiva përcakton një numër parimesh në mënyrë që t’u japin substancë dhe plotësoj ato të përfshira në Konventën e Mbrojtjes së të Dhënave të Këshillit të Evropës. Kjo i lejon Shtetet Anëtare të miratojë masa legjislative për të kufizuar fushëveprimin e detyrimeve të caktuara dhe të drejtave të parashikuara në Direktivën kur një kufizim i tillë përbën në veçanti një masë e nevojshme për parandalimin, zbulimin, hetimin dhe ndjekjen penale të veprave penale (neni 13).
51. Konventa e Prüm për rritjen e bashkëpunimit ndërkufitar, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit, krimit ndërkufitar dhe migrimit ilegal, e cila u nënshkrua prej disa anëtarë të Bashkimit Evropian më 27 maj 2005, përcakton rregullat për furnizimin me gjurmët e gishtërinjve dhe të dhënat e ADN-së, Palëve të tjera Kontraktuese dhe kontrollin e tyre të automatizuar kundrejt bazat të tyre përkatëse të të dhënave. Konventa parashikon inter alia:
“Neni 35 – Qëllimi
2. ... Pala Kontraktuese që administron dosjen e të dhënave mund të përpunojë të dhënat e furnizuara (...) vetëm kur kjo është e nevojshme për qëllime të krahasimit, duke siguruar përgjigje të automatizuar për kërkime ose regjistrimin ... Të dhënat e ofruara do të fshihen menjëherë pas krahasimit të të dhënave apo përgjigjes së automatizuar për kërkimet, përveç nëse përpunimi i mëtejshëm është i nevojshëm për qëllimet e përmendura [më lart].”
52. Neni 34 garanton një nivel të mbrojtjes së të dhënave personale të paktën të barabartë me atë që rezulton nga Konventa për Mbrojtjen e të Dhënave dhe u kërkon Palët Kontraktuese për të marrë në konsideratë Rekomandimit R (87) 15 të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.
53. Vendimi kuadër i Këshillit i datës 24 qershor 2008 mbi mbrojtjen e të dhënave personale të përpunuara në kuadër të bashkëpunimit policor dhe gjyqësor në çështjet penale thekson inter alia:
“Neni 5
Vendosja e afateve për fshirjen dhe rishikimin
Duhen përcaktuar afate të përshtatshme për fshirjen ose për një rishikim periodik të nevojës për ruajtjen e të dhënave personale. Masat procedurale duhet të sigurojnë vëzhgimin e respektimit të këtyre afateve.”
D. Jurisprudenca në vende të tjera
54. Në çështjen e R kundër RC [(2005) 3 S.C.R. 99, 2005 SCC 61] Gjykata Supreme e Kanadasë gjykoi çështjen e mbajtjes së mostrës së ADN-së të një të riu, shkelës për herë të parë, në bankën kombëtare të të dhënave. Gjykata la në fuqi vendimin e një gjykatësi, i cili kishte vërejtur, në dritën e parimeve dhe objekteve të legjislacionit për të rinjve të drejtësisë penale, që impakti i mbajtjes së ADN-së ishte shumë disproporcional. Sipas mendimit të tij, Fish J. kishte vërejtur:
“Më shqetësuese, megjithatë, është ndikimi i një urdhri mbi interesat e jetës private së informacionit për një individ. Në R. kundër Plant , [1993] 3 S.C.R. 281, në fq. 293, Gjykata konstatoi se n. 8 i Kartës mbrojtur “Thelbin e biografisë së të dhënave personale të cilat individët në një shoqëri të lirë dhe demokratike do të dëshirojnë për të mbajtur dhe kontrolluar nga shpërndarja nga ana e shtetit. ADN e një individi përmban "nivelin më të lartë të informacionit personal dhe private”: SAB, në paragrafin. 48. Ndryshe nga shenjat e gishtërinjve, ajo jep detajet më intime të përbërjes biologjike të një personi. ...Marrja dhe mbajtja e një mostre ADN-së nuk është një çështje e parëndësishme dhe, në mungesë të një interes të madh publik, do përbën në vetvete një ndërhyrje të rëndë mbi të drejtën e subjektit për privatësi personale dhe informative.”
E. Konventa e OKB mbi të Drejtat e Fëmijës të vitit 1989
55. Neni 40 i Konventës së OKB mbi të Drejtat e Fëmijëve të 20 nëntorit 1989, parashikon të drejtën e çdo fëmije të dyshuar, të akuzuar ose të cilësuar si shkelës i ligjit penal, të trajtohet në mënyrë të tillë që të nxisë tek ai sensin e dinjitetit dhe vlerave, që përforcon respektin e fëmijës për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të tjerëve dhe që merr parasysh moshën e fëmijës si dhe qëllimin për ri-integrimin e fëmijës, luajtjen e një rol konstruktiv në shoqëri prej tij.
IV. PARASHTRIMET E PALËVE TË TRETA
56. Këshilli Kombëtar për Liritë Civile ("Liberty") dorëzoi jurisprudence dhe materiale shkencore, të cilat nxirrnin në pah, inter alia, natyra tepër e ndjeshme e mostrave qelizore dhe profileve të ADN-së dhe ndikimi në jetën private si rrjedhojë e nga mbajtjes së tyre nga autoritetet.
57. Privacy International iu referua rregullave të caktuara thelbësore dhe parimeve për mbrojtjen e të dhënave të përcaktuara nga Këshilli i Evropës dhe theksoi rëndësinë e tyre të madhe për interpretimin e kërkesës proporcionalitetit të përcaktuar në nenin 8 të Konventës. Ai theksoi në veçanti "periudhat strikte" të rekomanduara nga Rekomandimi R (92) 1 për ruajtjen e mostrave qelizore dhe profileve të ADN-së. Ai më tej vuri në dukje një përfaqësim të shpërpjesëtuar në bazën kombëtar të dhënave të ADN së Mbretërisë së Bashkuar, për grupe të caktuara të popullsisë, sidomos të rinjtë, dhe padrejtësisë që kjo situatë mund të krijojë. Përdorimi i të dhënave për kërkime familjare dhe për qëllime të tjera kërkimore ishte gjithashtu një shqetësim. Privacy International gjithashtu siguroi një përmbledhje të të dhënave krahasuese mbi ligjin dhe praktikën e vendeve të ndryshme në lidhje me ruajtjen e ADN-së dhe theksoi kufizimet e shumta dhe garancitë që ekzistonin në atë drejtim.
E DREJTA
I. PRETENDIMI PËR SHKELJE TË NENIT 8 TË KONVENTËS
58. Kërkuesit u ankuan sipas nenit 8 të Konventës në lidhje me mbajtjen e shenjave të gishtërinjve të tyre, mostrat qelizore dhe profileve të ADN-së në pajtim me nenin 64 (1A) të ligjit për Policinë dhe Provat Penale 1984 ("PACE"). Neni 8 parashikon, për aq sa është pertinent, si më poshtë:
“1. Çdokush ka të drejtën e respektimit të jetës së tij private...
2. Autoriteti publik nuk mund të ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të drejte, përveçse në shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur është e nevojshme në një shoqëri demokratike ... për mbrojtjen e rendit ose parandalimin e veprave penale...”
A. Ekzistenca e një ndërhyrje në jetën private
59. Gjykata, së pari do të shqyrtojë nëse ruajtja nga autoritetet e shenjave të gishtërinjve, profilet e ADN-së dhe mostra qelizore të kërkuesve, përbënte një ndërhyrje në jetën e tyre private.
1. Parashtrimet e palëve
(a) Kërkuesit
60. Kërkuesit pretenduan se mbajtja e shenjave të gishtërinjve të tyre, mostrave qelizore dhe profileve të ADN-së përbente ndërhyrje në të drejtën e tyre për respektimin e jetës private pasi ata ishin të thellësisht të lidhura me identitetin e tyre individual dhe përbënin atë lloj informacionit personal për të cilin ata kishin të drejtë të mbanin nën kontrollin e tyre. Ata risjellin në vëmendje se marrja fillestare e një bio-informacioni të tillë ishte konsideruar vazhdimisht se binte në kundërshtim me nenin 8 dhe shtuan më tej se rasti i tyre ishte edhe më e diskutueshëm duke mbajtur parasysh sasinë e madhe të informacionit që vihet në mënyre të përhershme në dispozicion për të tjerët duke dalë kështu jashtë kontrollit të personit në fjalë. Ata theksuan në veçanti stigmatizimi shoqëror dhe implikimet psikologjike që provokon ruajta e këtej informacioni në rastin e fëmijëve, çka e bëjnë ndërhyrjen në të drejtën e jetës private edhe më të rëndë për sa i përket kërkuesit të parë.
61. Ata pohuan se jurisprudenca e organeve të konventës, mbështeste këtë pretendim, siç bëri edhe në një vendim të fundit të brendshëm Gjykata e Informacionit (Shefi i Policisë i Yorkshirit Perëndimor, Yorkshirit Jugor, Policia e Uellsit të Veriut kundër Komisionerit të Informacionit, [2005] UK IT EA 2005 0010 (12 tetor 2005), 173). Ky vendimi u mbështet në fjalën e Baroneshës Hale të Richmond në Dhomën e Lordëve (shih paragrafin 25 më lart) dhe mbajti të njëjtin qëndrim lidhur me pyetjet e ngjashme për zbatimin e nenit 8 në mbajtjes së të dhënave dënimit.
62. Kërkuesit më tej theksuan se ruajtja e mostrave qelizore përbente një ndërhyrje edhe më të madhe në të drejtat e parashikuara në nenin 8 duke qenë se ato përmbajnë një informacion të plotë gjenetik të personit, përfshirë informacionin gjenetik rreth të afërmve të tij ose të saj. Ishte i pa rëndësishëm fakti nëse informacioni ishte nxjerrë në fakt nga mostrat apo shkaktonte një dëm në një rast të veçantë, pasi personi kishte të drejtën e një garancie që një informacion, i cili rrënjësisht i përkiste atij, do mbetej private dhe nuk do të komunikohej apo shpërndahej pa lejen e tij.
(b) Qeveria
63. Qeveria pranoi se shenjat e gishtërinjve, profilet e ADN-së dhe mostrat ishin "të dhëna personale" sipas kuptimit të ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave, në duart e atyre që mund të identifikojnë individin. Ata çmuan, megjithatë, se mbajtja e thjeshtë të shenjave të gishtërinjve, profilet e ADN-së dhe mostrave për përdorim të kufizuar të lejuar sipas nenit 64 të PACE nuk bien brenda sferës së të drejtës për respektimin e jetës private sipas nenit 8 § 1 të Konventës. Ndryshe nga marrja fillestare të këtyre të dhënave, ruajtja e tyre nuk cenon integritet fizik dhe psikologjik të personave; as nuk shkel të drejtën e tyre për zhvillimin personal, për të krijuar dhe zhvilluar marrëdhënie me qeniet e tjera njerëzore, apo të drejtën për vetëvendosje.
64. Qeveria parashtroi se shqetësimet e vërteta të kërkuesve kishin të bënin me frikën e përdorimin në të ardhmen të mostrave të depozituara, për metodat e ardhshëm të analizës së materiali të ADN-së dhe të ndërhyrjes së mundshme në jetën private të individëve nëpërmjet vëzhgimit aktiv. Ata theksuan në këtë drejtim se niveli i lejuar i përdorimit të materialit ishte e qartë dhe e kufizuar shprehimisht nga legjislacioni, proceset teknologjike të profilizimit ADN dhe natyra e profilit të ADN-së nxjerrë.
65. Profili, kundrejt indeve trupore, ishte thjesht një sekuencë numrash që përbënin një mjet për të identifikuar një person dhe nuk përmbante asnjë informacion që cenonte thellësisht individin apo personalitetin e tij. Baza e të dhënave të ADN-së, ishte një koleksion i profileve të tilla që mund të behet kërkimi në të duke përdorur materiale nga vendi i krimit dhe identifikimi i një personi mund të behet vetëm nëse profili i tij përkon më me mostrat e gjetura në vend ngjarje. Kërkimet familjare bëhen raste shumë të rralla kur përkimet nuk janë të plota dhe ishin subjekt i kontrolleve shumë të rrepta. Shenjat e gishtërinjve, profilet e ADN-ve dhe mostrat nuk i nënshtroheshin gjykimeve subjektive dhe as jepnin ndonjë informacion në lidhje me aktivitetet e një personi duke paraqitur dhe kështu nuk kishte asnjë rrezik për të ndikuar në perceptimin për një individ apo në reputacionin e tij ose të saj. Edhe nëse ruajtja materialeve të tilla do të binin brenda sferës së nenit 8 § 1 natyra jashtëzakonisht e kufizuar e efekteve negative e bënin ruajtjen jo mjaftueshmërisht serioze sa të përbënte një ndërhyrje.
2. Vlerësimi i Gjykatës
(a) Parime të përgjithshme
66. Gjykata rikujton se koncepti i "jetës private" është një term i gjerë dhe nuk kishte një përkufizimit shterues. Ajo përfshinte integritetin fizik dhe psikologjik të një personi (shih Pretty kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 2.346 / 02, § 61, ECHR 2002-III, dhe FR kundër Turqisë, nr. 24209/94, § 33, ECHR 2003-IX ). Kështu, ajo mund të përfshije aspekte të shumta të identitetit fizike dhe shoqëror të personit (shih Mikuliç kundër Kroacisë, nr. 53176/99, § 53, ECHR 2002-I). Elemente të tilla si, për shembull, identifikimi gjinore, emri, orientimin seksual dhe jeta seksuale bien brenda sferës të atyre që konsiderohet personale, të mbrojtura nga neni 8 (shih, midis vendimesh të tjera, Bensaid kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 44599/98, § 47, ECHR 2001-I me referenca të mëtejshme, dhe Peck kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 44647/98, § 57, ECHR 2003-I). Përveç emrit të një personi, ka dhe mjete të tjera të identifikimit personal lidhur me jetën e tij ose të saj private dhe familjare (shih mutatis mutandis Burghartz kundër Zvicrës, 22 shkurt 1994, § 24, Seria A nr. 280 B; dhe Unal Tekeli kundër Turqisë, nr. 29865/96, § 42, ECHR 2004-X (ekstrakte)). Informacioni mbi shëndetin e personit është një element i rëndësishëm i jetës private (shih Z. kundër Finlandës, 25 shkurt 1997, § 71, Raportet e Aktgjykimeve dhe Vendimeve 1997-I). Gjykata më tej, çmon se identiteti etnik i një personi duhet të konsiderohet si një tjetër element të tillë (shih në veçanti nenin 6 të Konventës për Mbrojtjen e të Dhënave cituar në paragrafin 41 më sipër, që liston të dhënat personale që zbulojnë origjinën racore si një kategori e veçantë e të dhënave së bashku me të dhënat e tjera të ndjeshme në lidhje me një person). Për më tepër, neni 8 mbron të drejtën për zhvillimin personal, dhe të drejtën për të krijuar dhe zhvilluar marrëdhënie me qeniet e tjera njerëzore dhe botën së jashtme (shih, për shembull, Burghartz, cituar më lart, opinioni i Komisionit, fq. 37, § 47, dhe Friedl kundër Austrisë, vendim i datës 31 janar 1995, Seria A, nr. 305-B, opinion i Komisionit, fq. 20, § 45). Koncepti i jetës private gjithashtu përfshin elemente që lidhen me të drejtën e personit për imazhin e tyre (Sciacca kundër Italisë, nr. 50774/99, § 29, ECHR 2005-I)
67. Ruajtjen e thjesht e të dhënave në lidhje me jetën private të një personi përbën për një ndërhyrje brenda kuptimit të nenit 8 (shih Leander kundër Suedisë, 26 mars 1987, § 48, Seria A nr. 116). Përdorimi i mëvonshëm i informacionit të ruajtur nuk gjen asnjë zbatim tek ai zbulimi (Amann kundër Zvicrës [GC], nr. 27798/95, § 69, ECHR 2000-II). Megjithatë, në përcaktimin nëse informacioni personal i ruajtur nga autoritetet përfshihet në ndonjë nga aspektet e jetës private të përmendura më lart, Gjykata do të duhet të marri parasysh kontekstin specifik në të cilin informacioni në fjalë është regjistruar dhe ruajtur, natyra e të dhënave, mënyra në të cilën këto regjistrime janë përdorur dhe përpunuar dhe rezultatet që mund të merret (shih, mutatis mutandis, Friedl, cituar më sipër, § § 49-51, dhe Peck kundër Mbretërisë së Bashkuar, cituar më lart, § 59).
(b) Zbatimi i këtyre parimeve në çështjen konkrete
68. Gjykata vëren, që në fillim, se të tre kategoritë e informacionit personal të ruajtura nga autoritetet në çështjen konkrete, përkatësisht shenjat e gishtërinjve, profilet e ADN-së dhe mostrat qelizore, përbëjnë të dhënat personale sipas kuptimit që u jep Konventa e Mbrojtjes së të Dhënave pasi lidhen me persona të identifikuar ose të identifikueshëm. Qeveria pranoi se të tri kategoritë janë "të dhëna personale" brenda kuptimit të ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave të vitin 1998, në duart e atyre që janë në gjendje të identifikojnë personin.
69. Organet e Konventës kanë vlerësuar tashmë, në rrethana të ndryshme çështjet që lidhen me ruajtjen e këtyre të dhënave personale nga ana e autoriteteve, në kuadër të procedurës penale. Sa i përket natyrën dhe qëllimin e informacioneve që secila prej këtyre tri kategorive të të dhënave përmban, Gjykata ka bere dallimin në të shkuarën ndërmjet ruajtjes së shenjave të gishtërinjve dhe ruajtjes së mostrave qelizore dhe profileve të ADN-së lidhur me përdorimin potencialisht më të madh në të ardhmen të të dhënave personale të përfshira në këto të fundit (shih Van der Velden kundër Holandës (dec.), nr. 29514/05, ECHR 2006-...). Për këtë arsye, Gjykata e gjen me vend për të shqyrtuar veçmas çështjen e ndërhyrjes në të drejtën e kërkuesve për të respektuar jetën e tyre private, si pasojë e ruajtjes së mostrave të tyre qelizore dhe profileve të ADN-së nga njëra anë, dhe shenjat e tyre të gishtërinjve nga ana tjetër.
(i) Mostrat qelizore dhe profilet e ADN-ve
70. Në Van der Velden, Gjykata vlerësoi se, duke pasur parasysh në veçanti, përdorimin që mund të mendohet në të ardhmen të behet me materiale qelizore, mbajtje sistematike e këtyre materialeve ishte e mjaftueshme për te përberë ndërhyrje në të drejtën për respektimin e jetës private (shih Van der Velden cituar më lart). Qeveria e kritikoi atë konkluzion me arsyetimin se ai spekulonte lidhur me përdorimin teorik të ardhshëm të mostrave dhe se nuk një ndërhyrje e tillë nuk ekzistonte në të tashmen.
71. Gjykata mban qëndrimin e saj, se shqetësimi i një individi lidhur me përdorimin e ardhshëm të mundshëm të informacion privat të ruajtur nga ana e autoriteteve, është i ligjshme dhe relevant në përcaktimin e çështjes nëse ka pasur një ndërhyrje apo jo. Ndërkohë, duke pasur parasysh ritmin e shpejtë të zhvillimeve në fushën e gjenetikës dhe të teknologjisë së informacionit, Gjykata nuk mund të mos konsideroj mundësinë që në të ardhmen interesat e jetës private të lidhura me informacionin gjenetik, të mund të ndikohen negativisht në mënyra romaneske apo në një mënyrë që nuk mund të parashikohet me saktësi sot. Për sa më sipër, Gjykata nuk vëren se ka arsye të mjaftueshme për të mbajtur në qëndrim të ndryshim nga ai i mbajtur në çështjen e Van der Velden.
72. Shqetësimet legjitime lidhur me përdorimin e mundshëm në të ardhmen të materialit qelizor nuk janë megjithatë, i vetmi element që merret parasysh në përcaktimin e çështjes aktuale. Përveç natyrës tejet personale të mostrave qelizore, Gjykata vëren se ato përmbajnë informacion shumë delikat në lidhje me një person, përfshirë informacionin për shëndetin e tij ose të saj. Për më tepër, mostrat përmbajnë një kod unik gjenetik me rëndësi të madhe për personin dhe të afërmit e tij. Në lidhje me këtë Gjykata pajtohet me mendimin e shprehur nga baronesha Hale në Dhomën e Lordëve (shih paragrafin 25 më lart).
73. Duke pasur parasysh natyrën dhe sasinë e informacionit personal që gjendet në mostrat celulare, ruajta e tyre për se duhet konsideruar si ndërhyrje në të drejtën për respektimin e jetës private të personin në fjalë. Fakti se vetëm një pjesë e kufizuar e këtij informacioni nxjerrit dhe përdoret aktualisht nga autoritetet nëpërmjet profilizimit të ADN dhe se nuk është shkaktuar asnjë dëm i menjëhershëm në një çështje të caktuar, nuk e ndryshon këtë përfundim (shih Amann cituar më lart, § 69).
74. Për sa i përket profilet e ADN-së, Gjykata vëren se ato përmbajnë një sasi më të kufizuar të informacionit personal nxjerrë nga mostra qelizore në formë të koduar. Qeveria parashtroi se një profil ADN-je nuk është asgjë më shumë se një sekuencë numrash ose një bar-kod që përmban informacion të një karakteri thjesht objektive dhe të pakundërshtueshme dhe që identifikimi i një subjekti ndodh vetëm në rastin kur përkon me një tjetër profil në bazën e të dhënave. Ata gjithashtu parashtruan se, duke qenë në formë të koduar, është e nevojshme teknologjia kompjuterike që informacionit të bëhet i kuptueshëm dhe se vetëm një numër i kufizuar i personave janë në gjendje për të interpretuar të dhënat në fjalë.
75. Gjykata vëren, megjithatë, se profilet përmbajnë sasi të konsiderueshme të të dhënave personale unike. Ndërsa informacioni i përfshirë në profilet mund të konsiderohet objektiv dhe i pakundërshtueshme, siç parashtrohet nga Qeveria, përpunimin i tij, nëpërmjet mjeteve të automatizuar, lejon autoritetet për të shkuar përtej identifikimit neutral. Gjykata vëren në këtë drejtim, se Qeveria pranoi se profilet e ADN-së mund të përdoren, dhe në të vërtetë në disa çështje ishin përdorur për kërkime familjare me qëllim identifikimin e një lidhje të mundshme gjenetike midis personave. Ata gjithashtu e pranuan natyrën shumë delikate të kërkimeve të tilla dhe nevojën për kontrolleve shumë të rrepta në këtë drejtim. Sipas mendimit të Gjykatës, mundësia e identifikimit të lidhjeve gjenetike midis personave nëpërmjet profileve të ADN-së (shih paragrafin 39 më lart) ishte në vetvete e mjaftueshëm për të konkluduar se ruajtja e tyre (profileve të ADN-ve) ndërhynte në të drejtën e jetës private të personave në fjalë. Frekuenca e kërkimeve familjare, garancitë bashkëlidhur dhe mundësia e një dëmi në çështje të veçanta ishin të pa rëndësishme në këtë aspekt (shih Amann cituar më lart, § 69). Përfundimi i mësipërm nuk preket as nga fakti se informacioni është në formë të koduar, dhe si i tillë ai është i kuptueshëm vetëm me përdorimin e teknologjisë kompjuterike dhe mund të interpretohet vetëm nga një numër i kufizuar personash.
76. Gjykata vëren më tej se kundërshtohej nga Qeveria fakti, që përpunimi i profileve të ADN-së lejonte autoritetet për të përcaktuar origjinën e mundshme etnike të personit dhe se teknika të tilla janë përdorur faktikisht, në hetimet policore (shih paragrafin 40 më sipër). Mundësia e përcaktimit të origjinës etnike nëpërmjet profilet e ADN-së e bën ruajtjen e tyre edhe më delikate dhe të aftë për të cenuar të drejtën e jetës private. Ky përfundim është në përputhje me parimin e përcaktuar në Konventën e Mbrojtjes së të Dhënave dhe të pasqyruar në ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave se të dyja këto instrumente e listojnë të dhënat personale që zbulojnë origjinën etnike midis kategorive të veçanta të të dhënave të ndjeshme që kërkojnë një nivel më të lartë mbrojtjeje (shih paragrafët 30-31 dhe 41 lart).
77. Për sa më sipër, Gjykata arrin në përfundimin se mbajtja e mostrave qelizore dhe profileve të ADN-së, përbën një ndërhyrje në të drejtën e kërkuesve për respektimin e jetës së tyre private, brenda kuptimit të nenit 8 § 1 të Konventës
(ii) Shenjat e gishtërinjve
78. Është përgjithësisht e pranuar se shenjat e gishtërinjve nuk përmbajnë aq shumë informacion sa mostrat qelizore apo profilet e ADN-së. Çështja e ndërhyrjes së pretenduar në të drejtë për respektimin e jetës private, të shkaktuara nga ruajtja e tyre nga autoritetet tashmë është vlerësuar nga organet e Konventës.
79. Në McVeigh, Komisioni fillimisht shqyrtoi çështjen e marrjes dhe ruajtjes së shenjave të gishtërinjve, si pjesë e një sërë masash hetimore. Ai pranoi se të paktën disa nga masat përbënin një ndërhyrje në jetën private të kërkuesve, duke lënë të hapur pyetjen nëse vet ruajtja e shenjave të gishtërinjve, do të përbënte një ndërhyrje të tillë (McVeigh, O’Neill dhe Evans (nr. 8022/77 , nr. 8025/77 dhe nr. 8027/77, Raporti i Komisionit të 18 mars 1981, DR 25, fq. 15, § 224).
80. Në Kinnunen, Komisioni çmoi se shenjat e gishtërinjve dhe fotografit të cilat i ishin mbajtur kërkuesit pas arrestimit të tij nuk përbënin një ndërhyrje në jetën e tij private pasi ato nuk përmbanin asnjë vlerësim subjektive për të përbërë baza për refuzimin e mbajtjes së tyre. Komisioni vuri në dukje, megjithatë, se të dhënat në fjalë ishin shkatërruar nëntë vjet më vonë me kërkesë të kërkuesit (Kinnunen kundër Finlandës, nr. 24950/94, vendimi i Komisionit të datës 15 maj 1996).
81. Duke pasur parasysh këto përfundime dhe pyetjet e ngritura në çështjen në fjalë, Gjykata çmon të nevojshme për të shqyrtuar këtë çështje. Ajo vë në dukje që në fillim, se gjurmë gishtërinjve të kërkuesve përbëjnë të dhënat e tyre personale (shih paragrafin 68 më sipër) të cilat përmbajnë karakteristika të jashtme të caktuara, identifikuese pothuajse në të njëjtën mënyrë si, për shembull, fotografitë personale ose regjistrimet zanore.
82. Në Friedl, Komisioni konsideroi se mbajtja e fotografive anonime që ishin marrë në një demonstrim publik, nuk përbente ndërhyrje në të drejtën për respektimin e jetës private. Në marrjen e këtij vendimi, ajo i bashkëngjiti një peshë të veçantë faktit se fotografitë në fjalë nuk kishin hyrë në një sistem të përpunimit të të dhënave dhe se autoritetet nuk kishin ndërmarrë asnjë hap për të identifikuar personat e fotografuar me anë të përpunimit të të dhënave (shih Friedl cituar më lart, § § 49-51).
83. Në P.G. dhe JH, Gjykata vlerësoi se regjistrimi i të dhënave dhe natyra sistematike ose e përhershëm e regjistrimit, mund të ngrenë pyetje për ndërhyrje në jetën private edhe pse të dhënat në fjalë mund të ketë qenë publike ose jo. Gjykata vërejti se një regjistrim i përhershëm i zërit të një personi për analiza të mëtejshme ishte me rëndësi të drejtpërdrejtë për identifikimin e atij personi, marre në konsideratë në lidhje me të dhëna të tjera personale. Rrjedhimisht, Gjykata vërejti lidhur me regjistrimin e zërave të kërkuesve për analizë të mëtejshme se ishte në të drejtën e tyre për respektimin e jetës private (shih PG dhe JH kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 44787/98, § 59-60, ECHR 2001-IX).
84. Gjykata është e mendimit se qëndrimi që kanë mbajtur në përgjithësi organet e Konventës në lidhje me fotografi dhe regjistrimet zanore, duhet të ndiqet në lidhje me shenjat e gishtave. Për këto të fundit, Qeveria beri dallimin, duke argumentuar se ato përbënin materialin neutrale, objektive dhe të pakundërshtueshme dhe, ndryshe nga fotografitë, janë të deshifrueshme për syrin e pa trajnuar dhe pa një gjurmë gishtash me të cilën të mund të krahasohet. Edhe pse e vërtetë, kjo konsideratë nuk mund të ndryshojë faktin se shenjat e gishtërinjve, objektivisht përmbajnë informacion unike në lidhje me personin në fjalë duke bere të mundur identifikimin e tij ose të saj i me saktësi në një gamë të gjerë rrethanash. Pra, ky informacion, mund të ndikojnë në jetën private të personit dhe ruajtja e këtij informacioni pa pëlqimin e tij nuk mund të konsiderohet si neutrale ose e parëndësishme.
85. Gjykata vlerëson se ruajtja e shenjave të gishtërinjve të një personi të identifikuar ose të identifikueshëm në regjistrimet e autoriteteve, në vetvete mund të sjelle shqetësime që lidhen me jetën private, pavarësisht objektivitetit të tyre dhe karakterit të pakundërshtueshme.
86. Në rastin konkret, Gjykata vëren më tej, se shenjat e gishtërinjve të kërkuesve janë marrë fillimisht në procedurat penale dhe regjistruar më pas në një bazë të dhënash kombëtare me qëllim që të ruhen dhe përpunohen rregullisht me mjete të automatizuar për qëllime kriminale-identifikimit. Është pranuar në këtë drejtim që, ruajtja e mostrave qelizore dhe profileve të ADN-së, për shkak të informacionit që ato përmbajnë, kanë një ndikim më të madh në jetën private se sa ruajtja e shenjave të gishtërinjve. Megjithatë, Gjykata, ashtu si baronesha Hale (shih paragrafin 25 më sipër), çmon se, ndërsa është e nevojshme të bëhet dallimi ndërmjet marrjes, përdorimit, dhe ruajtjes së shenjave të gishtërinjve, në njërën anë, dhe mostra qelizore dhe profileve të ADN-së, në anën tjetër, në përcaktimin çështjes së justifikimit, mbajtja e shenjave të gishtërinjve përbën ndërhyrje në të drejtën për respektimin e jetës private.
B. Justifikimi për ndërhyrjen
1. Parashtrimet e palëve
(a) Kërkuesit
87. Kërkuesit argumentuan se, mbajtja e shenjave të gishtërinjve, mostrave qelizore dhe profileve të ADN-së nuk ishte i justifikuar në bazë të paragrafit të dytë të nenit 8. Qeveria kishte kompetenca shumë të gjerë në përdorimin e mostrave dhe profilet e ADN-së, sidomos për "qëllime të lidhura me parandalimin apo zbulimin e krimit", "hetimin e një vepre" ose "zhvillimin e një ndjekje penale". Këto qëllime ishin të paqarta dhe të hapur për abuzim pasi ato, në veçanti mund të çonin në analiza të informacionit të detajuar personale jashtë kontekstit imediat të hetimit të një vepre penale të caktuar. Kërkuesit më tej, pretenduan se nuk kishte mjaftueshmërisht masa mbrojtëse procedurale kundër keqpërdorimit ose abuzimit të informacionit. Të dhënat e regjistruara në PNC nuk ishin vetëm në dispozicion të policisë, por edhe për 56 organeve jo-policore, përfshirë agjencitë dhe departamenteve qeveritare, subjekte private, të tilla si Telekomi Britanik dhe Shoqata e Siguruesve Britanike, madje dhe disa punëdhënësve të caktuara. Për më tepër, PNC ishte i lidhur me mbarë Evropën nëpërmjet "Sistemin e Informacionit Schengen". Si pasojë, çështja e tyre përfshinte një ndërhyrje substanciale dhe të diskutueshme në të drejtën e jetës private, që ilustrohet, veçanërisht me debatet e vazhdueshme publik dhe mosmarrëveshjet rreth këtij subjektit në Mbretërinë e Bashkuar. Në kundërshtim me qëndrimin e Qeverisë, kërkuesit pohuan si përfundim se, çështja e mbajtjes së këtij materiali ishte me interes të madh personal dhe Shteti kishte një hapësirë të vogël vlerësimit në këtë fushë.
88. Kërkuesit pretendonin se ruajtja për një periudhë të papërcaktuar e shenjave të gishtërinjve, mostrave qelizore dhe profileve të ADN-së të personave të padënuar nuk mund të konsiderohet si "e nevojshme në një shoqëri demokratike", me qëllimin e parandalimit të krimit. Veçanërisht, absolutisht nuk justifikohej, ruajtja e mostrave qelizore pas gjenerimit të profilit të ADN-së; as nuk ishte treguar bindshëm efikasiteti i ruajtjes së profileve të ADN-së, duke qenë se numri i lartë i përkimeve të ADN-së, paraqitur nga ana e Qeverisë, nuk kishin çuar në suksesin e ndjekjeve penale. Gjithashtu, në shumicën e shembujve të veçanta të ofruara nga Qeveria, ndjekja penale nuk kishte qenë i suksesshëm si rrjedhojë e ruajtjes së të dhënave, ndërkohë në disa raste të tjera përfundimi i suksesshëm i ndjekjes penale ishte arritur përmes ruajtjes së të dhënave më të kufizuara në kohë dhe fushëveprim.
89. Kërkuesit parashtruan më tej se, ruajtja ishte disproporcionale, për shkak të natyrës gjithëpërfshirëse pavarësisht veprat penale të përfshira, periudhën e pacaktuar, dështimi për të marrë parasysh rrethanat e kërkuesve dhe mungesën së një procesi të pavarur vendim-marrje ose shqyrtimi urdhërimin ose jo të ruajtjes së të dhënave. Ata më tej, pohuan se regjimi i ruajtjes, ishte në kundërshtim me udhëzimin e Këshillit të Evropës lidhur me këtë temë. Ata theksuan, më në fund, se mbajtja e të dhënave hidhte dyshime mbi personat që ishin shpallur të pafajshëm ose ishin çliruar nga akuzat, duke nënkuptuar se ato nuk ishin tërësisht të pafajshëm. Ruajtja, kështu sillte stigmatizimin, i cili ishte veçanërisht i dëmshëm për fëmijët si në rastin e S. dhe anëtarët të grupeve të caktuara etnike të mbi-përfaqësuar në bazën e të dhënave.
(b) Qeveria
90. Qeveria parashtroi se, çdo ndërhyrje që rezulton nga ruajtja e shenjave të gishtërinjve, mostrave qelizore dhe profileve të ADN-së së kërkuesve, justifikohej sipas paragrafit të dytë të nenit 8. Kjo ndërhyrje ishte në përputhje me ligjin, siç parashikohet shprehimisht, dhe rregullohet nga neni 64 i PACE, i cili përcaktonte kompetenca të detajuara dhe kufizime në marrjen e shenjave të gishtërinjve dhe mostrave, duke deklaruar qartë se ato do të ruhen nga autoritetet, pavarësisht rezultatit të procedimeve për të cilat ato janë marrë. Ushtrimin e diskrecionit për të mbajtur shenjat e gishtërinjve dhe mostra ishte gjithashtu, në çdo rast, në respektim të parimeve standarde të ligjit që rregullonte pushtetin diskrecionar dhe subjekt i shqyrtimit gjyqësor.
91. Qeveria tej deklaroi se, ndërhyrja ishte e nevojshme dhe proporcionale me qëllimin legjitim të mbrojtjes së rendit dhe parandalimin e veprave penale dhe / ose mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve. Ishte e një rëndësie jetike që agjencitë e zbatimit të ligjit të përfitojnë nga teknologjitë moderne në dispozicion dhe shkencës mjeko-ligjore në parandalimin, hetimin dhe zbulimin e krimit për interesat e përgjithshme të shoqërisë. Ata pohuan se materiali që ruhej ishte me vlerë të pallogaritshme në luftën kundër krimit dhe terrorizmit dhe zbulimin e fajtorëve dhe sollën statistikave në mbështetje të kësaj pikëpamjeje. Ata theksuan se, përfitimet në sistemin e drejtësisë penale ishin të mëdha, jo vetëm që lejonin zbulimin e fajtorë, por edhe eliminimin e personave të pafajshëm nga hetimet dhe korrigjimin e parandalimin e gabimeve të drejtësisë.
92. Deri në 30 shtator 2005, Baza e të Dhënave Kombëtare të ADN-së kishte të regjistruara 181 000 profile, të cilat duhej të ishin shkatërruar para ndryshimeve të 2001, ndërkohë që 8251 e atyre ishin lidhur me gjurmë të skenave të krimeve, përfshirë 13 079 vepra penale, nga të cilat 109 vrasje, 55 vrasje në tentativë, 116 përdhunime, 67 krime seksuale, 105 grabitje në rrethana renduese dhe 126 vepra të furnizimi me substanca të paligjshme.
93 Qeveria solli edhe shembuj të përdorimit të materialit të ADN-së në tetëmbëdhjetë çështje të veçanta, ku hetimi dhe ndjekjen penale kishin rezultuar të suksesshme. Në dhjetë nga këto çështje, profilet e ADN-së të të dyshuarve u përkonin gjurmëve të regjistruara në bazën e të dhënave dhe të gjetura në skena krimi të çështje të hershme të pazgjidhura, duke bere të mundur në këtë mënyrë ndjekjen e suksesshme penale për krime e mëparshme. Në një rast tjetër, për dy të dyshuar të arrestuar për përdhunim u pushua hetimi pasi profilet e tyre ADN-së nuk përputheshin me gjurmët e gjendura në skenën e krimit. Në dy raste të tjera mbajtja e profileve të ADN-së të personave shpallur fajtor për vepra të vogla të caktuara penale (prishje e rendit publik dhe vjedhje) çoi në zbulimin e përfshirjes së tyre në krime të tjera të kryera më vonë. Në një rast ruajtja e profilin të ADN-së e një dyshuari për shkelje të ligjit për emigracionin ndihmoi ekstradimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar një vit më vonë, kur ai u identifikua nga një prej viktimave të tij si kishte kryer veprat penale të përdhunimit dhe vrasjes. Së fundi, në katër raste profilet e ADN-së të ruajtura të katër persona të dyshuar por jo të dënuar për vepra të caktuara (armëmbajtje, prishje të dhunshme të rendit publik dhe sulm ndaj personit) u përputhen me gjurmët e gjetura në skenë e krimin të grumbulluara nga viktimat e përdhunimit deri në dy vjet më vonë.
94. Qeveria pretendoi se mbajtja e shenjave të gishtërinjve, mostrat qelizore dhe profileve të ADN-së nuk mund të konsiderohet si e tepërt pasi ata ruheshin për qëllime të veçanta të kufizuara ligjore dhe ruhen në mënyre të sigurte dhe janë subjekt i masave mbrojtëse të përcaktuara. Mbajtja e tyre nuk ishte për shkak të dyshimit për përfshirje e kërkuesve në një krim apo prirje kriminale dhe as për ruajtjen e të dhënat në lidhje me hetimin e vepra penale të dyshuar në të kaluarën. Të dhënat janë ruajtur për shkak se policia kishte qenë tashmë ligjërisht në posedim të tyre, si dhe ruajtja e tyre ndihmonte në parandalimin e ardhshëm dhe zbulimin e krimit në përgjithësi, duke rritur madhësinë e bazës së të dhënave. Ruajtja nuk sillte asnjë stigmatizim apo pasojë praktike për kërkuesit, përveç nëse të dhënat e tyre përkojnë me një profil të një skene krimit. Kështu, mund të thuhej se ishte vendosur një ekuilibër i drejtë ndërmjet të drejtave individuale dhe interesit të përgjithshëm të komunitetit dhe binte brenda hapësirës së vlerësimit të Shtetit.
2. Vlerësimi i Gjykatës
(a) Në përputhje me ligjin
95. Gjykata rikujton jurisprudencën e saj se, formulimi "në përputhje me ligjin" kërkon që masa e kundërshtuar të ketë disa baza në ligjin e brendshëm dhe të jetë në përputhje me shtetin e së drejtës, i cili është përmendur shprehimisht në preambulën e Konventës dhe e përfshirë në objektin dhe qëllimin e nenit 8. Ligji duhet të jetë kështu në mënyrë adekuate i lehtësisht i aksesueshëm dhe i parashikueshëm, pra, i formuluar me saktësi të mjaftueshme për ti mundësuar personit - nëse do jete e nevojshme me këshillimin e duhur - të rregullojë sjelljen e tij. Në mënyre që legjislacioni i brendshëm t’i përmbushë këto kërkesa, ai duhet të parashikojë mbrojtje adekuate ligjore kundër arbitraritetit dhe kështu të përcaktojë me qartësi të mjaftueshme fushën e diskrecionit që u jepej autoriteteve kompetente dhe mënyrën e ushtrimit të saj. (shih Malone kundër Mbretërisë së Bashkuar, 2 gusht 1984, § § 66-68, Seria A nr. 82; Rotaru kundër Rumanisë [GC], nr. 28341/95, § 55, ECHR 2000-V; dhe Amann cituar më lart, § 56).
96. Niveli i saktësisë që kërkohet nga legjislacioni i brendshëm - që në çdo rast nuk mund të parashikojë për çdo eventualitet - varet në një shkallë të konsiderueshme nga përmbajtja e instrumentit në fjalë, fushës që është projektuar për të mbuluar dhe numri dhe statusi i atyre që u adresohet. (Hasan dhe Chaush kundër Bullgarisë [GC], nr. 30985/96, § 84, ECHR 2000-XI, me referenca të mëtejshme).
97. Gjykata vëren se, neni 64 i PACE parashikon se shenjat e gishtërinjve apo mostrat e marra nga një person në lidhje me hetimin e një vepre penale mund të ruhen pasi ato kanë përmbushur qëllimet për të cilat janë marrë (shih paragrafin 27 më lart). Gjykata pajtohet me Qeverinë se, mbajtja e shenjave të gishtërinjve të kërkuesve dhe të dhënat e ADN-së, kishte një bazë të qartë në të drejtën e brendshme. Ka gjithashtu prova të qarta se këto të dhënat ruheshin në praktikë, përveç në rrethana të jashtëzakonshme. Fakti që shefat e policisë kanë pushtet për t’i shkatërruar ato në raste të tilla të rralla nuk e bën ligjin pamjaftueshmërisht të sigurt nga pikëpamja e Konventës.
98. Sa i përket kushteve lidhur me të dhe rregullimeve për ruajtjen dhe përdorimin e këtij informacioni personal, neni 64 është shumë më pak i saktë. Ai parashikon se mostrat e ruajtura dhe shenjat e gishtërinjve nuk mund të përdoren nga askush, përveç për qëllime të lidhura me parandalimin apo zbulimin e krimit, hetimi i një vepre apo zhvillimin e ndjekjes penale.
99. Gjykata pajtohet me kërkuesit që, së paku qëllimi i parë ishte shprehur në terma të përgjithshme dhe bënte të mundur në këtë mënyrë një interpretimit të gjerë. Ajo përsërit se, është thelbësore, në këtë kontekst, ashtu si në përgjimet telefonike, mbikëqyrjet sekrete dhe mbledhjet e fshehta të inteligjencës, që të ekzistojnë rregulla të qarta, të detajuara që rregullojnë fushëveprimin, zbatimin e masave, si dhe garancitë minimale në lidhje me, inter alia, kohëzgjatjen, magazinimin, përdorimin, aksesin e palëve të treta, procedurat për ruajtjen e integritetit dhe konfidencialitetit të të dhënave dhe procedurat për shkatërrimin e saj, duke siguruar garanci të mjaftueshme kundër rrezikut të abuzimit dhe arbitraritetit (shih, mutatis mutandis, Kruslin kundër Francës, 24 prill 1990, § § 33 dhe 35, Seria A, nr. 176 A; Rotaru, cituar më sipër, § 57-59; Weber dhe Saravia kundër Gjermanisë (dec), nr. 54934/00, ECHR 2006 ...; Shoqata për Integrim Evropian dhe të Drejtat e Njeriut dhe Ekimdzhiev kundër Bullgarisë, nr. 62540/00, § § 75-77, 28 qershor 2007; Liberty dhe të tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 58243/00, § 62-63, 1 korrik 2008). Gjykata vëren, megjithatë, se këto pyetje ishin ngushtësisht të lidhura me një çështje më të gjerë, që ishte nëse ndërhyrja ishte e nevojshme në një shoqëri demokratike. Në funksion të analizës së saj në paragrafët 105-126 më poshtë, Gjykata nuk gjen të nevojshme për të vendosur nëse formulimi i nenit 64 i plotëson kërkesat e "cilësisë së ligjit" brenda kuptimit të nenit 8 § 2 të Konventës.
(b) Qëllim i ligjshëm
100. Gjykata pajtohet me Qeverinë se mbajtja e shenjave të gishtërinjve dhe informacione të ADN-së ndiqte qëllimin legjitim të zbulimit, dhe për këtë arsye, parandalimit të krimit. Ndërsa marrja si fillim i këtij informacioni ndiqte qëllimin e lidhjes së një personi të veçantë me një krim të caktuar të cilën ai ose ajo dyshohej se kishte kryer, ruajtja e tij ndiqte një qëllimin edhe më të gjerë, për të ndihmuar në identifikimin e shkelësve të ardhshëm.
(c) Nevoja në një shoqëri demokratike
(i) Parime të përgjithshme
101. Një ndërhyrje do të konsiderohet "e nevojshme në një shoqëri demokratike" për një qëllim legjitim në qoftë se ajo i përgjigjet një "nevoje të ngutshme sociale" dhe, në veçanti, në qoftë se ajo është në proporcion me qëllimin legjitim të ndjekur dhe në qoftë se arsyet e paraqitura nga autoritetet kombëtare për ta justifikuar atë janë "relevante dhe të mjaftueshme". Ndërsa janë autoritetet kombëtare, ata që bëjnë vlerësimin fillestar të të gjitha këtyre aspekte, vlerësimi përfundimtar nëse ndërhyrja ishte e nevojshme mbetet objekt i shqyrtimit nga ana e Gjykatës për përputhshmërinë me kërkesat e Konventës (shih Coster kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 24876/94, § 104, 18 janar 2001, me referenca të mëtejshme).
102. Autoriteteve kompetente kombëtare u duhej lënë një hapësirë vlerësimi lidhur me këtë. Gjerësia e kësaj hapësire ndryshon dhe varet nga një numër faktorësh, duke përfshirë natyrën e të drejtës së Konventës në fjalë, rëndësinë e saj për individin, natyra e ndërhyrjes dhe qëllimin e ndjekur nga ndërhyrja. Kjo hapësirë do të jetë më e ngushtë, kur e drejta në rrezik është vendimtare për gëzimin efektiv nga individit të të drejtave shumë personale apo kyçe (shih Connors kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 66746/01, § 82, 27 maj 2004, me referenca të mëtejshme). Kur kemi të bëjmë me një aspekt veçanërisht të rëndësishëm për ekzistencën apo identitetin e një personi, kjo hapësirë vlerësimi që i lejohet Shtetit do të jetë e kufizuar (shih Evans kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 6.339 / 05, § 77, ECHR 2007-...). Kur, megjithatë, nuk ka konsensus brenda Shteteve Anëtare të Këshillit të Evropës, qoftë për sa i përket rëndësisë relative të interesit në fjalë, qoftë se si ta mbrojnë më mire, hapësira do të jetë më e gjerë (shih Dikson kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 44362/04, § 78, ECHR 2007 -...).
103. Mbrojtja e të dhënave personale është e një rëndësie themelore për gëzimin nga një person i së drejtës së tij për respektimin e jetës private dhe familjare, siç garantohet nga neni 8 i Konventës. E drejta e brendshme duhet të parashikojë masa mbrojtëse të përshtatshme për të parandaluar çdo përdorim i këtyre të dhënave personale në kundërshtim me garancitë e këtij neni (shih, mutatis mutandis, Z., cituar më lart, § 95). Nevoja për garanci të tilla është edhe më e madhe, kur flitet për mbrojtjen e të dhënave personale që i nënshtrohen përpunimit automatik, dhe jo më pak kur të dhënat të tilla përdoren për qëllime të policisë. Legjislacioni vendas duhet më së shumti të siguroj që të dhënat e tilla janë të përshtatshme dhe jo të tepërta për qëllimet për të cilat ato janë magazinuar; ruajtja e tyre bëhet në një formë që lejon identifikimin e subjekteve të të dhënave për jo më shumë sa është e nevojshme për qëllimin për të cilin këto të dhëna janë ruajtur (shih nenin 5 të Konventës për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Preambulën e saj dhe Parimin 7 të Rekomandimit R (87) 15 të Komitetit të Ministrave që rregullon përdorimin e të dhënave personale në sektorin e policisë). Ligji i brendshëm duhet të garantojë në mënyrë të përshtatshme që të dhënat personale të mos keqpërdoren dhe të mos abuzohet me to (shih veçanërisht neni 7 i Konventës për Mbrojtjen e të Dhënave). Konsideratat e mësipërme janë veçanërisht të vlefshme në lidhje me mbrojtjen e kategorive të veçanta të të dhënave më të ndjeshme (shih nenin 6 të Konventës për Mbrojtjen e të Dhënave) dhe në veçanti informacionin e ADN-së, i cila përmban ndërtimin gjenetike të një personi e cila është e një rëndësie të madhe për si për personin në fjalë ashtu edhe për familjen e tij ose të saj (shih Rekomandimin Nr. R (92)1 i Komitetit të Ministrave për përdorimin e analizave të ADN-së në kuadër të sistemit të drejtësisë penale).
104. Interesat e subjekteve të të dhënave dhe të shoqërisë si një e tërë, në mbrojtjen e të dhënave personale, përfshirë gjurmët e gishtërinjve dhe informacionin e ADN-së, mund të ishin mbizotëruese ndaj interesi legjitim të parandalimit të krimit (shih nenin 9 të Konventës për Mbrojtjen e të Dhënave). Megjithatë, karakteri thellësisht privat i këtij informacioni kërkon që Gjykata të shqyrtoj në mënyre të kujdesshme çdo masë nga e Shtetit që autorizon ruajtjen dhe përdorimin e saj nga autoritetet, pa pëlqimin e personit në fjalë (shih, mutatis mutandis, Z. cituar më lart, § 96) .
(ii) Zbatimi i këtyre parimeve në çështjen konkrete
105. Gjykata çmon se nuk ka nevojë për diskutim fakti që lufta kundër krimit, dhe në veçanti kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, e cila është një nga sfidat me të cilat përballen shoqëritë evropiane të sotme, varet në një masë të madhe nga përdorimi i teknikave moderne shkencore të hetimit dhe identifikimit. Teknikat e analizës së ADN-së u pranuan nga Këshilli i Evropës më shumë se pesëmbëdhjetë vjet më parë, duke sjellë avantazhe në sistemin e drejtësisë penale (shih Rekomandimin R (92) 1 të Komitetit të Ministrave, paragrafët 43-44 më lart). Gjithashtu nuk mund të kundërshtohet fakti se, Shtetet anëtare që nga ajo kohë kanë bërë progres të shpejtë dhe të dukshme në përdorimin e informacionit të ADN-së në përcaktimin e fajësisë ose pafajësisë.
106. Megjithatë, ndërsa njeh rëndësinë e një informacioni të tillë në zbulimin e krimit, Gjykatës i duhet të caktoj kufijtë e shtrirjes së shqyrtimit të tij. Pyetja që ngrihet këtu nuk është nëse mbajtja e shenjave të gishtërinjve, mostrat qelizore dhe profileve të ADN-së në përgjithësi mund të konsiderohet si e justifikuar në bazë të Konventës. Çështja e vetme që duhet vlerësuar nga Gjykata është nëse ruajtja e shenjave të gishtërinjve dhe të dhënave të ADN-së së kërkuesve, si persona të cilët ishin të dyshuar, por jo dënuar, për vepra të caktuara penale, justifikohej në bazë të nenit 8, paragrafi 2 i Konventës.
107. Gjykata do të shqyrtojë këtë çështje duke marrë parasysh instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe ligjin dhe praktikën e Shteteve të tjera Kontraktuese. Parimet bazë të mbrojtjes së të dhënave kërkojnë që ruajtja e të dhënave të jetë proporcionale me qëllimin e marrjes së tyre dhe insiston në kufizimin e periudhave të magazinimit (shih paragrafët 41-44 më lart). Këto parime duket se janë aplikuar vazhdimisht nga Shtetet Kontraktuese në sektorin e policisë, në përputhje me Konventën e Mbrojtjes së të Dhënave dhe Rekomandimet e mëvonshme të Komitetit të Ministrave (shih paragrafët 45-49 më lart).
108. Sa i përket, në veçanti, mostrave qelizore, shumica e Shteteve Kontraktuese lejojnë marrjen e këtyre materialeve në procedurat penale vetëm nga persona të dyshuar se kanë kryer vepra penale të një gravitetit minimale të caktuar. Në pjesën më të madhe të Shteteve Kontraktuese që kane baza të të dhënave të ADN-së, mostrat dhe profilet e ADN-së, që rrjedhin nga ato mostra, është e nevojshme të hiqen apo shkatërrohen menjëherë ose brenda një kohë të caktuar të kufizuar pas shpalljes së pafajësisë ose pushimit të çështjes. Një numër i kufizuar përjashtimesh nga ky parimi janë të lejuara nga disa prej Shteteve Kontraktuese (shih paragrafët 47-48 më lart).
109. Pozita e tanishme e Skocisë, si pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, është e një rëndësie të veçantë në këtë drejtim. Siç u përmend më lart (shih paragrafin 36), Parlamenti Skocez votoi për të lejuar ruajtjen e ADN-së së personave të padënuar vetëm në rastin e personave madhorë, të akuzuar për vepra të dhunshme apo seksuale dhe madje edhe në këto raste, vetëm për tre vjet, me mundësinë e zgjatjes së kësaj periudhe për dy vjet të tjera me pëlqimin e një sherifit.
110. Ky qëndrim është kryesisht, në përputhje me Rekomandimin R (92) 1 të Komitetit të Ministrave, i cili thekson nevojën për një qasje të ndryshme për lloje të ndryshme çështjesh dhe për zbatimin e periudhave të përcaktuara në mënyrë rigoroze për ruajtje të dhënave, edhe në rastet më serioze (shih paragrafët 43-44 më lart). Në kundërshtim me këtë sfond, Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut duket të jenë të vetmet shtete, brenda juridiksioneve të Këshillit të Evropës, të cilat lejojnë mbajtjen për një periudhë të pacaktuar të shenjave të gishtërinjve dhe materiale të ADN-së për persona të dyshuar të çdo moshe dhe për çdo vepër e cila regjistrohet.
111. Qeveria vë theksin në faktin se, Mbretëria e Bashkuar është në pararojë të zhvillimit të përdorimit të mostrave të ADN-së në zbulimin e krimit dhe se, Shtetet e tjera nuk kanë arritur ende pjekurinë e njëjtë në aspektin e madhësisë dhe burimet të bazave të të dhënave të ADN-së . Është e argumentuar se analiza krahasuese e ligjit dhe praktikës në shtetet e tjera me sisteme më pak të avancuara ka rëndësi të kufizuar.
112. Gjykata nuk mund, megjithatë, të shpërfill faktin se, pavarësisht nga përparësitë e ofruara nga shtrirja e gjerë e bazës së të dhënave të ADN-së, Shtetet e tjera Kontraktuese kanë zgjedhur për të vendosur kufizime mbi ruajtjen dhe përdorimin e të dhënave të tilla me synimin për të arritur një ekuilibër të duhur me interesin konkurrues të respektimit të jetës private. Gjykata vëren se, mbrojtja e ofruar nga neni 8 i Konventës do të dobësohet në mënyrë të papranueshme, nëse përdorimi i teknikave moderne shkencore në sistemin e drejtësisë penale u lejon pa kushtëzime dhe pa balancimin e kujdesshëm të përfitimet e mundshme të përdorimit të gjerë të teknikave të tilla kundrejt interesave të rëndësishme të jetës private. Sipas mendimit të Gjykatës, konsensusi i fortë që ekziston midis Shteteve Kontraktuese në këtë drejtim është i një rëndësie të konsiderueshme dhe ngushton hapësirën e vlerësimit të Shtetit të paditur në vlerësimin e limiteve të lejuara të ndërhyrjes në jetën private në këtë sferë. Gjykata vlerëson se, çdo shtet, i cili pretendon një rol pionier në zhvillimin e teknologjive të reja mban përgjegjësi të veçantë, për të arritur balancën e duhur në këtë drejtim..
113. Në çështjen në fjalë, ishin marrë shenjat e gishtërinjve të kërkuesve dhe mostrat qelizore si dhe ishin krijuar profilet e ADN-së, në kontekstin e procedimeve penale për dy të dyshuar, njëri për grabitje në tentativë në rastin e kërkuesit parë dhe tjetri për ngacmime ndaj partneres së tij në rastin e kërkuesit të dytë. Të dhënat janë ruajtur në bazë të legjislacionit që lejon ruajtjen e tyre për një periudhë të pacaktuar, pavarësisht shpalljes së pafajësisë për kërkuesin e parë dhe pushimin e procedurës penale kundër kërkuesit të dytë.
114. Gjykata duhet të shqyrtojë nëse mbajtja e përhershme e shenjave të gishtërinjve dhe të dhënave të ADN-së e të gjithë personave të dyshuar, por të padënuar, është i bazuar në arsye relevante dhe të mjaftueshme.
115. Edhe pse e drejta për të mbajtur gjurmët e gishtërinjve, mostrat qelizore dhe profileve të ADN-së të personave të padënuar ka ekzistuar në Angli dhe Uells vetëm qysh prej viti 2001, Qeveria pohon se mbajtja e tyre ka qenë e domosdoshme në luftën kundër krimit. Pa dyshim, provat statistikore dhe të tjera, që ishin paraqitur para Dhomës së Lordëve dhe është ishin përfshirë në materialet e dorëzuara nga Qeveria (shih paragrafin 92 më sipër) dukeshin mbresëlënëse, duke treguar se profilet e ADN-së që duhej të ishin shkatërruar më parë kishin përkuar me gjurmë të gjetura në skena krimi në një numër të madh rastesh.
116. Kërkuesit, megjithatë, pohonin se statistikat nuk ishin të vërteta, një pikëpamje që mbështetej në Raportin e Nuffield. Është e vërtetë, siç vihet në dukje nga kërkuesit, se shifrat nuk tregojnë shkallën në të cilën kjo "lidhje" me skenat e krimit rezultoi në dënimin e personave të interesuar apo numrin e dënimeve që lidheshin me ruajtjen e mostrave të personat e padënuar. Gjithashtu nuk tregojnë se numri i madh i përkimeve të suksesshme me gjurmët në skenat e krimit u bë i mundur vetëm nëpërmjet ruajtje për një periudhë të pacaktuar e të dhënave të ADN-së të të gjithë këtyre personave. Në të njëjtën kohë, në shumicën e çështjeve specifike të cituara nga Qeveria (shih paragrafin 93 më lart), të dhënat e ADN-ve të marra nga të dyshuarit dhe të ruajtura në bazën e të dhënave kishin përkuar me gjurmë të marra nga skenat e krimeve të mëparshme. Megjithatë, një përputhshmëri e tillë, mund të bëhej edhe në mungesë të skemës aktuale, e cili lejon mbajtjen për një periudhë të pacaktuar e të dhënave të ADN-së të të gjithë personave të dyshuar, por të padënuar.
117. Ndërsa as statistikat dhe as shembujt e paraqitura nga Qeveria në vetvete, nuk vërtetojnë se identifikimi i suksesshëm dhe ndjekja penale e autorëve nuk do të ishte bërë e mundur pa ruajtjen e përhershme dhe pa dallim të shenjave të gishtërinjve dhe të dhënave të ADN-së për të gjithë personat në pozitën e kërkuesve, Gjykatën pranon se zgjerimi i bazës së të dhënave, megjithatë ka kontribuar në zbulimin dhe parandalimin e krimit.
118. Pyetja, megjithatë, mbetet nëse kjo ruajtje është proporcionale dhe vendos një ekuilibër të drejtë ndërmjet interesave konkurruese publike dhe private.
119. Në lidhje me këtë, Gjykata është e impresionuar nga shtrirja e gjere dhe pa dallim e fuqisë së ruajtjes së këtyre materialeve në Angli dhe Uells. Materiali mund të ruhet pavarësisht nga natyra ose graviteti i veprës penale për të cilën personi fillimisht dyshohej apo të moshës së të dyshuarit; shenjat e gishtërinjve dhe mostra mund të merret - dhe ruhen - nga personat e çdo moshe, të arrestuar në lidhje me një vepër e cila regjistrohet, që përfshin vepra penale të vogla ose jo të dënueshme. Ruajtja nuk është e kufizuar në kohë; materiali mund të ruhet për një kohë të pacaktuar pavarësisht nga natyra apo graviteti i veprës për të cilën personi dyshohej. Për më tepër, ekzistojnë mundësitë të kufizuara për një person të shpallur të pafajshëm që të dhënat e tij të hiqen nga baza e te dhënave mbarëkombëtare apo materialet të shkatërrohen (shih paragrafin 35 më sipër); në veçanti, nuk ka asnjë dispozitë për shqyrtim të pavarur të arsyeve që justifikojnë ruajtjen sipas kritereve të përcaktuara, përfshirë faktorë të tillë si graviteti i veprës, arrestimet e mëparshme, madhësia e dyshimit kundrejt personit dhe rrethana të tjera të veçanta.
120. Gjykata pranon se niveli i ndërhyrjes në të drejtën e kërkuesve për respektimin e jetës private mund të jenë të ndryshme për secilin nga tri kategoritë e ndryshme të të dhënave personale të ruajtura. Ruajtja e mostrave qelizore është veçanërisht cenuese, duke konsideruar madhësinë e sasisë së informacionit gjenetik dhe shëndetësor që ajo mundëson. Megjithatë, një regjim i tillë, pa dallime dhe pa periudha të pacaktuara të ruajtjes si ky në fjalë, kërkon një shqyrtim të kujdesshëm pavarësisht nga këto dallime.
121. Qeveria pretendonte se ruajtja nuk kishte efekte të drejtpërdrejta apo të rëndësishme për kërkuesit, përveç nëse përputhja e profileve të tyre në bazën e të dhënave do t’i implikonte ata në kryerjen e veprave penale në një çështje të ardhshme. Gjykata nuk bashkohet me këtë argument dhe rithekson se, ruajtja e thjeshtë dhe magazinimi i të dhënave personale nga autoritetet publike, ndikon drejtpërdrejt në interesin privat të jetës së personit në fjalë, pavarësisht nëse se si janë përdorur më vonë këto të dhënave (shih paragrafin 67 më lart).
122. Një shqetësim i veçantë në kontekstin e tanishëm, është rreziku i stigmatizimit, që rrjedh nga fakti se personat në pozitën e kërkuesve, të cilët nuk kanë qenë të dënuar për ndonjë vepër dhe kanë të drejtë të prezumimit të pafajësisë, trajtohen në të njëjtën mënyrë si personat dënuar. Në lidhje me këtë, Gjykata sjelle në vëmendje se, e drejta e çdo personi sipas Konventës të prezumohet i pafajshëm përfshin rregullin e përgjithshëm se, nuk ka dyshime lidhur me një pafajësinë e të akuzuarit pas deklarimit të pafajësisë së tij (shih Asan Rushiti kundër Austrisë, nr. 28389/95, § 31, 21 mars 2000, me referenca të mëtejshme). Është e vërtetë se ruajtja e të dhënave të personale të kërkuesve nuk mund të barazohet me faktin se personi është ende i dyshuar. Megjithatë, perceptimi i tyre se ata nuk po trajtohen si të pafajshëm rritet nga fakti se, të dhënat e tyre ruhen për një kohë të pacaktuar në të njëjtën mënyrë si të dhënave të personave të dënuar, ndërsa të dhënat e atyre që kurrë nuk kanë qenë të dyshuar për një vepër penale duhet të shkatërrohen.
123. Qeveria argumentoi se ruajtja behet për të gjitha shenjave e gishtërinjve dhe mostrave të marra nga persona, lidhur me hetimin e një vepre penale dhe nuk varet nga fajësia apo pafajësisë e tyre. Më tej, është argumentuar se shenjat e gishtërinjve dhe mostra janë marrë ligjërisht dhe se ruajtja e tyre nuk është e lidhur me faktin se ata ishin të dyshuar fillimisht për kryerjen e një krimi, por arsyeja e vetme për ruajtjen e tyre ka qenë rritja e madhësisë së bazës së te dhënave dhe, rrjedhimisht, përdorimin e saj në identifikimin e shkelësve në të ardhmen. Gjykata, megjithatë, çmon se ky argument vështirë së pajtohet me detyrimin e vendosur në nenin 64 (3) të PACE për të shkatërruar shenjat e gishtërinjve dhe mostra e vullnetarëve me kërkesën e tyre, pavarësisht vlerës së njëjtë të tyre në rritjen e madhësisë dhe dobishmërisë së bazës së të dhënave. Qeveria duhet të paraqesë arsyet madhore para Gjykata që justifikojnë një ndryshim të tillë në trajtimin e të dhënave personale të kërkuesve në krahasim me personat e tjerë të tjerë padënuar.
124. Gjykata më tej konsideron se, ruajtja e të dhënave të personave të padënuar mund të jetë veçanërisht e dëmshme në rastin e të miturve, siç është rasti i kërkuesit të parë, duke pasur parasysh situatën e tyre të veçantë dhe rëndësinë e zhvillimit të tyre dhe integrimit në shoqëri. Gjykata tashmë ka theksuar, duke u mbështetur në dispozitat e nenit 40 të Konventës së OKB mbi të Drejtat e Fëmijës të vitit 1989, pozitën e veçantë e të miturve në fushën e drejtësisë penale, dhe ka vene theksin në veçanti në nevojën për mbrojtjen e privatësisë së tyre në gjykimet penale (shih T. kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 24724/94, § § 75 dhe 85, 16 dhjetor 1999). Në të njëjtën mënyrë, Gjykata konsideron se, vëmendje e veçantë i duhet kushtuar mbrojtjes së të miturve nga çdo dëm që mund të rezultojë nga ruajtja e të dhënave të tyre personale nga autoritetet pas shpalljes së pafajshëm. Gjykata ndan të njëjtin mendim me Këshillit Nuffield lidhur me ndikimit mbi të rinjtë e ruajtjes për periudha të pacaktuara të materialit të tyre të ADN-së dhe nënvizon shqetësimet e Këshillit se politikat e zbatuara kanë çuar në mbi përfaqësimin në bazën e të dhënave, të personave të rinjve dhe minoriteteve etnike, të cilët nuk kanë qenë të dënuar për ndonjë krim (shih paragrafët 38-40 më lart).
125. Në përfundim, Gjykata vlerëson se, natyra gjithë përfshirëse dhe pa dallime e të drejtës së ruajtjes së shenjave të gishtërinjve, mostrat qelizore dhe profileve të ADN-së të personave të dyshuar, por jo të dënuar për vepra penale, si në rastin e kërkuesve, dështon për të arritur një ekuilibër të drejtë ndërmjet interesave konkurruese publike dhe private dhe se Shteti i paditur ka shkelur çdo kufi të pranueshëm të vlerësimit në këtë drejtim. Prandaj, ruajtja në fjalë përbën një ndërhyrje joproporcionale në të drejtën e kërkuesve për respektimin e jetës private dhe nuk mund të konsiderohet si e nevojshme në një shoqëri demokratike. Ky konkluzion bën ta panevojshëm shqyrtimin e kritikave të kërkuesve në lidhje me pa përshtatshmërinë e masave të caktuara mbrojtëse, të tilla si qasje shumë e gjerë në të dhënat personale në fjalë dhe mbrojtje e pamjaftueshme kundër keqpërdorimit ose abuzimit të këtyre të dhënave.
126. Rrjedhimisht, ka pasur shkelje të nenit 8 të Konventës në çështjen në fjalë.
II. PRETENDIMI PËR SHKELJE TË NENIT 14 I MARRË NË SHQYRTIM ME NENIN 8 TË KONVENTËS
127. Kërkuesit parashtruan se, ata kishin qenë subjekt i trajtimit diskriminues në krahasim me të tjerët në një situatë analoge, do me thënë persona të tjerë të padënuar, mostrat cilave duheshin shkatërruar sipas legjislacionit. Ky trajtim lidhej me statusin e tyre dhe binte brenda fushëveprimit të nenit 14, i cili gjithmonë interpretohej në mënyre të gjerë. Sipas argumenteve të parashtruara nga kërkuesit sipas nenit 8, nuk kishte asnjë justifikim të arsyeshëm dhe objektive për këtë trajtim, as ndonjë qëllimi legjitim apo marrëdhënie të arsyeshme të proporcionalitetit për qëllimin e supozuar të parandalimit të krimit, në veçanti për sa i përket mostrave të cilat nuk luajnë asnjë rol në zbulimin e krimit apo parandalimin e tij. Ruajtja e materialeve të personave që prezumoheshin të pafajshëm përbënte një trajtim krejtësisht i pa përshtatshëm dhe paragjykues.
128. Qeveria parashtroi se, neni 8 nuk gjen veprim nëse neni 14 i Konventës nuk ishte i zbatueshëm. Edhe nëse do ishte, nuk kishte asnjë dallim në trajtim pasi të gjithë ata që ishin në një situatë analoge me kërkuesit trajtoheshin në të njëjtën mënyrë dhe kërkuesit nuk mund të krahasoheshin me ata, mostrat e të cilëve nuk ishin marrë nga policia ose ata që pranonin vullnetarisht t’i jepnin ato. Në çdo rast, çdo dallim në trajtim i pretenduar nuk ishte i bazuar në "status" apo një karakteristikë personale, por në fakt historik. Nëse ka pasur ndonjë dallim në trajtim, ai ishte i justifikuar objektivisht dhe binte brenda hapësirës së vlerësimit të Shtetit.
129. Gjykata i referohet përfundimit të saj të arritur më lart se, ruajtja e shenjave të gishtërinjve të kërkuesve, mostrat qelizore dhe profileve të ADN-së ishte në shkelje të nenit 8 të Konventës. Në dritën e arsyetimit që ka çuar në këtë përfundim, Gjykata konsideron se, nuk është e nevojshme për të shqyrtuar veçmas ankesën e kërkuesve sipas nenit 14 të Konventës.
III. ZBATIMI I NENIT 41 TË KONVENTËS
130. Neni 41 i Konventës parashikon:
“Kur Gjykata konstaton se ka pasur një shkelje të Konventës ose të protokolleve të saj dhe, nëse e drejta e brendshme e Palës së Lartë Kontraktuese lejon të bëhet vetëm një ndreqje e pjesshme, Gjykata, kur është e nevojshme, i akordon shpërblim të drejtë palës së dëmtuar.”
131. Kërkuesit pretenduan nga Gjykata, që kjo e fundit t’u akordonte atyre një shpërblim të drejtë për demet jo materiale dhe për kostot e shpenzimet.
A. Dëmet jo materiale
132. Kërkuesit pretenduan kompensim për dëmin jo material në shumën e 5000 GBP secili, për ankthin dhe stresin e shkaktuar nga dijeni që të dhëna të ndjeshme të secilit prej tyre, ruheshin në mënyre të pajustifikuar nga Shteti, dhe në lidhje me ankthin dhe stresin të shkaktuar nga nevoja për të ndjekur këtë çështje përmes gjykatave.
133. Qeveria, duke iu referuar jurisprudencës së Gjykatës (në veçanti, Amann kundër Zvicrës, cituar më lart), pohoi se përfundimi se ka pasur një shkelje, në vetvete përbën shpërblim të drejtë për të dy kërkuesit dhe bën dallimin ndërmjet kësaj çështjeje dhe atyre çështjeve ku shkelja lidhej me përdorimin dhe bërjen publike të informacioneve personale (në veçanti, Rotarund kundër Rumanisë, cituar më lart).
134. Gjykata rikujtoi përfundimin e saj se ruajtja e shenjave të gishtërinjve dhe të dhënave e ADN-së të kërkuesve shkelte të drejtat e tyre në bazë të nenit 8. Në përputhje me nenin 46 të Konventës, është Shteti i paditur ai që zbaton, nën mbikëqyrjen e Komitetit të Ministrave, masa e përshtatshme të përgjithshme dhe / ose individuale për të përmbushur detyrimet e saj për garantimin e së drejtës së kërkuesve dhe personave të tjerë në pozita e tyre, për respektimin e jetës së tyre private (shih Scozzari dhe Giunta kundër Italisë [GC], nr. 39221/98 dhe nr. 41963/98, § 249, ECHR 2000-VIII, dhe Christine Goodwin kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 28957/95, § 120, ECHR 2002-VI). Në këto rrethana, Gjykata çmon se konstatimi i shkeljes, me pasoja që do e pasojnë në të ardhmen, mund të konsiderohet se përbën shpërblim të drejtë në këtë drejtim. Si rrjedhojë, Gjykata refuzon kërkesën e kërkuesve për kompensimin e dëmit jo material.
B. Kosto dhe Shpenzime
135. Kërkuesit gjithashtu i kërkuan Gjykata t’u japë 52066.25 GBP për kostot dhe shpenzimet si dhe bashkëngjiten dokumentacionin e detajuar në mbështetje të kërkesës së tyre. Këto përfshinin koston e solicitorit (15083.12 euro) dhe tarifat për tre përfaqësuesit ligjor (respektivisht 21267.50 GBP, 2937.50 GBP, 12778.13 GBP). Tarifat për orë të kërkuara nga avokatët ishin si vijon: 140 GBP në lidhje me solicitor e kërkuesve (u rrit në 183 GBP që nga qershori 2007) dhe përkatësisht 150 GBP, 250 GBP 125 GBP për tre përfaqësuesit ligjor.
136. Qeveria i quajti pretendimet e kërkuesve si tërësisht të paarsyeshme. Ata pohuan në mënyrë të veçantë se, tarikat e paraqitura nga avokatët ishin të tepërta dhe duhet të reduktohen në jo më shumë se dy të tretat e nivelit të pretenduar. Ata gjithashtu argumentuan se asnjë shumë nuk duhet akorduar në lidhje me vendimin e kërkuesve për të instruktuar një avokat të katërt në një fazë të vonshme të procedurës duke qene se ajo kishte çuar në dyfishimin e punës. Qeveria arriti në përfundimin se shumë që duhet të jepet për kostot duhet të kufizohet në 15000 GBP dhe në çdo rast, jo më shumë se 20000 GBP.
137. Gjykata rithekson se, vetëm kostot ligjore dhe shpenzimet të cilat janë të vërteta, domosdoshme dhe të arsyeshme në masë, mund të akordohen sipas nenit 41 të Konventës (shih, midis vendimesh të tjera, Roche kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 32555/96, § 182, ECHR 2005-X).
138. Nga njëra anë, ankimet në fjale ishin komplekse, duke qene se kërkonin shqyrtimin në Dhomë dhe në Dhomën e Madhe, duke përfshirë disa raunde të vëzhgimesh dhe një seancë dëgjimore. Kërkesa gjithashtu ngriti çështje të rëndësishme ligjore, dhe pyetjet parimore, që kërkonin një punë të madhe. Ishte e nevojshme sidomos një shqyrtim në thellësi i debatit aktual mbi çështjen e ruajtjes së shenjave të gishtërinjve dhe të dhënave të ADN në Mbretërinë e Bashkuar dhe një hulumtim gjithëpërfshirës krahasues i ligjit dhe praktikës së Shteteve kontraktuese tjera dhe e teksteve dhe dokumenteve relevante të Këshillit e Evropës.
139. Nga ana tjetër, Gjykata konsideron se shuma e përgjithshme prej 52 066.25 GBP e pretenduar nga kërkuesit është e tepruar në masë. Në veçanti, Gjykata bie dakord me Qeverinë se, emërimi i avokatit të katërt në fazat e vonshme të procedurës mund të ketë sjellë dyfishimit të punës.
140. Duke bërë vlerësimin mbi baza të barabarta dhe në dritën e praktikës në çështje të krahasueshme, Gjykata çmon të arsyeshme të japë shumën prej 42000 euro në lidhje me kostot dhe shpenzimet, duke zbritur nga kjo vlere shumën prej 2613.07 euro tashmë të paguar nga Këshilli i Evropës në formën e ndihmës juridike.
C. Interesi i mospagimit
141. Gjykata çmon të nevojshme se interesi i mospagimit, duhet të bazohet në përqindjen ditore të kreditimit të Bankës Qendrore Evropiane, së cilës duhet t’i shtohen tre pikë përqindjeje.
PËR KËTO ARSYE, GJYKATA NJËZËRI:
1. Vendos se ka pasur shkelje të nenit 8 të Konventës;
2. Vendos se nuk është e nevojshme të shqyrtohen më vete pretendimet e bazuara në Nenin 14 të Konventës;
3. Vendos se konstatimi i shkeljes përbën në vetvete shpërblim të drejtë për dëmin jo material të pretenduar nga kërkuesit;
4. Vendos
(a) Se Shteti i paditur duhet t’i paguajë brenda tre muajve 42000 euro (dyzet e dy mijë euro) në lidhje me kostot dhe shpenzimet (përfshirëse çdo TVSH që mund të jetë e zbatueshme për kërkuesit), të cilat duhen konvertuar në paund, në normën e zbatueshme në datën e shlyerjes, më pak se 2 613.07 euro, tashme të paguara kërkuesve në lidhje me ndihmën ligjore;
(b) Se nga mbarimi i afatit tremujor deri në ditën e pagesës, do të zbatohet interesi i thjeshte mbi shumën e mësipërme, në një përqindje të barabarte me përqindjen ditore të kreditimit nga Banka Qendrore Evropiane, gjatë periudhës se mospagimit, plus tre pikë përqindjeje;
5. Hedh poshtë pjesën e mbetur të pretendimeve të kërkuesve për shpërblim të drejtë.
Përgatitur në gjuhën angleze dhe franceze dhe njoftuar në seancë publike më 12 Nëntor 2008 në Pallatin e të Drejtave të Njeriut.
Michael O’BoyleJean-Paul Costa
Zëvendës KancelarPresident
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2012.
Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën dhe kjo e fundit nuk ka përgjegjësi për cilësinë e përkthimit. Ai mund të shkarkohet nga baza e të dhënave të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, HUDOC (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash të cilës Gjykata ia përcjell. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo fitimprurëse me kushtin e përdorimit të titullit të plotë të çështjes, të dhënat e së drejtës së autorit dhe referencat përkatëse të Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut. Nëse pjesë të këtij përkthimi do të përdoren për qëllime fitimprurëse, ju lutem kontaktoni: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2012.
This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has to share it. It may be reproduced for non-commercial purpose on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for the commercial purpose please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2012.
La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée a partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cite en rentier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante: publishing@.
[1] ADN është akronim për Acidin Desoksiribonukleik; ajo është një substance kimike, e cila gjendet praktikisht në çdo qelizë të trupit dhe në të cilën mbartet i koduar informacioni gjenetik dhe është përgjegjëse për strukturën, psikologjinë dhe proceset biokimike tek gjallesat. Përveç binjakeve identike, ADN-ja e çdo personi është unik. Mostrat e ADN-së janë të mostra qelizore dhe çdo nën-mostra ose pjesë të mostrave të cilat ruhet pas analizave. Profilet e ADN-së janë informacione të dixhitalizuar që ruhen në formë elektronike në Bazën e të Dhënave Kombëtar të ADN-së së bashku me detajet e personit të cilit i përket.
[2] Këshilli Nuffield i Bioetikës është organ i pavarur i themeluar nga Fondacioni Nuffield në vitin 1991dhe i përbërë nga kërkues, avokatë, filozofë, shkencëtarë dhe teologë. Raport në fjalë është publikuar më 18 shtator 2007 nën titullin "Përdorimi ligjor i informacionit biologjik: çështjet etike”
[3] Alel është një nga dy ose më shumë formave alternative të një gjeni të caktuar. Alele të ndryshme sjellin format të ndryshme të karakteristikave gjenit kodues. (Encyclopedia. Botërore e Filip 2008, Referenca Online e Oxford-it, Shtypi i Universitetit të Oxford-it).
[4] Ligji dhe praktika në Irlandë, aktualisht përfaqësohen nga ligji për Drejtësinë Penale (Evidencat Ligjore) i 1990. Një projekt ligj i ri është miratuar nga Qeveria me qëllim të zgjerimit përdorimin dhe ruajtjes së informacionit të ADN-së në një bazë të dhënash kombëtare. Ky projekt ligj ende nuk është miratuar nga Parlamenti.
[5] Dekreti Legjislativ i 30 tetor 2007 për krijimin e një bazë të dhënash kombëtare të ADN-së është miratuar nga Qeveria Italiane dhe Senatit. Megjithatë, Dekreti, përfundimisht i kaloi afat pa pasur mundësi të shndërrohej formalisht në një ligj, si pasoje e një gabimi në hartimin e tij. Një version i korrigjuar i dekretit pritet të nxirret në vitin 2008.
Full & Egal Universal Law Academy