© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën. Për më shumë informacion, shiko shënimin e plotë në lidhje me të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur á la fin du présent document.
SEKSIONI I PARË
ÇËSHTJA SABANCHIYEVA DHE TË TJERË KUNDËR RUSISË
(Kërkesë nr. 38450/05)
VENDIM
STRASBURG
6 Qershor 2013
PËRFUNDIMTAR
06/09/2013
Ky vendim është bërë përfundimtar, sipas nenit 44 § 2 të Konventës. Ai mund t’i nënshtrohet korrigjimeve.
Në çështjen Sabanchiyeva dhe të Tjerë kundër Rusisë,
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (Dhoma), me trup gjykues të përbërë prej:
Isabelle Berro-Lefèvre, President,
Elisabeth Steiner,
Khanlar Hajiyev,
Linos-Alexandre Sicilianos,
Erik Møse,
Ksenija Turković,
Dmitry Dedov, gjyqtarë,
dhe André Wampach, Zëvendës Kancelar i Seksionit,
Pas shqyrtimit me dyer të mbyllura në datën 14 maj 2013,
Jep këtë vendim, i cili u mor në datën e lartpërmendur:
PROCEDURA
1. Çështja ka filluar në bazë të kërkesës (nr. 38450/05) kundër Federatës Ruse drejtuar në Gjykatë, sipas nenit 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore ("Konventa") nga pesëdhjetë shtetas rus (të listuar ne shtojcën bashkëlidhur këtij vendimi) më 26 tetor dhe 15 nëntor 2005.
2. Kërkuesit u përfaqësuan përpara Gjykatës nga znj. D. I. Straisteanu, znj. N. Maltseva, znj. E. Yezhova dhe z. A. Nikolayev, avokat të Shoqatës Ruse për Iniciativën në Drejtësi në Moskë, dhe znj. L. Dorgova, avokat që ushtron aktivitetin në qytetin e Nalchik. Qeveria Ruse (“Qeveria”) u përfaqësua fillimisht nga ish përfaqësuesit e Federatës Ruse në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut z. P. Laptev dhe znj. V. Milinchuk e më pas nga përfaqësuesi i tyre z. G. Matyushkin.
3. Kërkuesit pretenduan, në veçanti se, rrethanat e identifikimit të anëtarëve të vdekur të familjes së tyre kishin qenë çnjerëzore dhe poshtëruese dhe se vendimi për të mos t’i kthyer trupat e këtyre personave në familjet e tyre kishte qenë i paligjshëm dhe jo proporcional, në shkelje të neneve 3, 8 dhe 9, i marrë më vete dhe në lidhje me nenet 13 dhe 14 të Konventës.
4. Me një vendim të datës 6 nëntor 2008, Gjykata e deklaroi kërkesën pjesërisht të pranueshme.
5. Kërkuesit dhe Qeveria paraqitën pretendimet me shkrim në lidhje me themelin (neni 59 § 1 i Rregullores së Gjykatës). Pasi Dhoma vendosi, duke u konsultuar edhe me palët se, nuk ishte kërkuar zhvillimi i një seance në lidhje me themelin e çështjes (neni 59 § 3 in fine i Rregullores së Gjykatës), palët iu përgjigjën me shkrim vëzhgimeve të njëra-tjetrës.
FAKTET
I. RRETHANAT E ÇËSHTJES
A. Sulmi i 13 tetorit 2005
6. Herët në mëngjesin e 13 tetorit 2005 organet e zbatimit të ligjit dhe disa dyqane armësh në pronësi private në qytetin e Nalchik, në Republikën e Kabardino-Balkariya, ishin sulmuar nga një numër personash të armatosur rëndë, të cilët dolën se kishin qenë kryengritës vendas. Organet e zbatimit të ligjit përfshinin Departamentin Republikan të Ministrisë së Brendshme, Qendrën T. të Departamentit Qendror të Ministrisë së Brendshme, departamente të ndryshme në rrethe të Ministrisë së Brendshme, Njësinë Speciale Policore të Ministrisë Republikane të Brendshme, pika të ndryshme kontrolli të Policisë Rrugore, Departamentin Republikan të Shërbimit Federale të Sigurisë, Departamentin Republikan të Shërbimit Federal për Ekzekutimin e Dënimeve, zyrën e shërbimit të Rojeve Kufitare të Shërbimit Federal të Sigurisë. Sipas Qeverisë, në sulm ishin përfshirë mbi dyqind e pesëdhjetë pjesëmarrës.
7. Përleshja ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve zgjati të paktën deri në 14 tetor 2005.
B. Lidhjet familjare ndërmjet kërkuesve dhe personave të vdekur
8. Kërkuesin pretenduan se, ishin të afërmit e pjesëmarrësve në sulmin e zhvilluar, të cilët vdiqën më 13 dhe 14 tetor 2005 ose pak më vonë (shih shtojcën e cila liston lidhjet familjare të kërkuesve me personat e vdekur).
9. Qeveria nuk e kundërshtoi këtë pretendim, me përjashtim të rastit të kërkuesit të nëntëmbëdhjetë, znj. Zhanna Fyodorovna Ifraimova, e cila, sipas tyre, nuk ishte asnjë lidhje me të ndjerin z. Ruslan Borisovich Tamazov.
10. Sipas deklaratës fillestare të kërkuesit të nëntëmbëdhjetë, i ndjeri z. Ruslan Borisovich Tamazov ishte burri i saj. Ajo më vonë e ndryshoi këtë deklaratë, duke pohuar se ata nuk ishin martuar zyrtarisht, por kishin jetuar së bashku që nga shkurti i vitit 2005. Në kohën e ngjarjeve në tetor 2005 ajo ishte tetë muaj shtatzënë. Kërkuesi i nëntëmbëdhjetë paraqiti një kopje të një certifikatë lindjeje të lëshuar më 9 korrik 2008 në emër të S.T, e lindur më 8 dhjetor 2005. Në certifikatë tregohej se z. Ruslan Borisovich Tamazov ishte babai i vajzës dhe kërkuesi i nëntëmbëdhjetë nëna e saj.
11. Sipas informacionit të dhënë fillimisht nga Qeveria, më 13 dhe 14 tetor 2005, forcat e tyre vendase arritën suksesshëm të zmbrapsin sulmin nga ku mbetën të vrarë tetëdhjetë e shtatë kryengritësve vendas. Qeveria nuk i specifikoi emrat e të vrarëve.
12. Qeveria gjithashtu deklaroi se, më 14 tetor 2005 ata arrestuan z. Asllan Yuriyevich Bagov (një nga dy nipat e kërkuesit të pesëdhjetë), i cili kishte plagë në kokë dhe gjoks. Ai ndërroi jetë në burg më 23 tetor 2005.
13. Më 18 tetor 2005 z. Kazbulat Betalovich Kerefov (një nga bijtë e shtatëmbëdhjetë të kërkuesit dhe pjesëmarrës në sulmin e 13 dhe 14 tetorit 2005) qëlloi mbi punonjësit e policisë të cilit ishin vendosur në një pikë kontrolli dhe u vra kur oficerët iu përgjigjën të shtënave duke hapur zjarr në drejtim të tij.
14. Në parashtrimet e tyre në lidhje me pranueshmërinë e çështjes, Qeveria deklaroi se, autoritetet kishin vrarë nëntëdhjetë e pesë rebelë gjatë operacionin anti-terrorizmit, në përgjigje të sulmit të datës 13 tetor 2005.
15. Në thelb, ata pranuan se, të gjithë të vdekurit të cilët iu referoheshin kërkuesit ishin në mesin e të vrarëve nga autoritetet.
C. Çështja penale nr. 25/78-05
1. Vendimi për të filluar procedurat në lidhje me 13 tetorin 2005
16. Duket se me 13 tetor të vitit 2005 autoritetet filluan procedimet penale nr. 25/78-05 në lidhje me sulmin në Nalchik.
17. Në rrjedhën e hetimit u konstatua se, ndërmjet vitit 1999 dhe shkurtit të vitit 2005, një grup individësh ku përfshiheshin A. Maskhadov, Sh. Bazajevi, I. Gorchkhanov, A. Astemirov, Abu-Valid Valid dhe Abu‑Dzeit, kishin formuar një grup terrorist. Ishte ky grup që organizoi sulmin. Tridhjetë e pesë oficerë të organeve të zbatimit të ligjit dhe pesëmbëdhjetë civilë u vranë, ndërsa 131 oficerë të organeve të zbatimit të ligjit dhe nëntëdhjetë e dy civilë u plagosën. Pati gjithashtu dëme masive edhe në prona.
18. Kërkuesin nuk patën asnjë status procedural në procesin penal në çështjen me nr. 25/78-05.
2. Letrat e kërkuesve drejtuar autoriteteve në fazat fillestare të hetimit
19. Menjëherë pas sulmit, më 13, 20, 21 dhe 25 tetor 2005, një numër i papërcaktuar personash (duke përfshirë edhe disa nga kërkuesit) nënshkruan një peticion kolektiv duke u kërkuar zyrtarëve të ndryshëm, përfshirë prokurorëve, për të kthyer trupat në mënyrë që ti mund ti varrosnin.
20. Ndërmjet fundit të tetorit 2005 dhe prillit 2006, kërkuesit morën përgjigje nga prokuroria dhe autoritetet e tjera ku i informonin ata se, do të merrnin një përgjigje përfundimtare sapo hetimet për ngjarjet të përfundonin.
21. Përpjekjet nga ana e disa prej kërkuesve për t’i kundërshtuar përgjigjet e dhëna nga këto autoritete, në gjykatat e brendshme ishin të pasuksesshme, pasi ato u refuzuar si të parakohshme qoftë në shkallë të parë qoftë në apel.
3. Vendimet për të mos ndjekur penalisht kryengritësit e vrarë në sulm, të datës 13-14 prill 2006
22. Më 13-14 prill 2006, autoriteti hetimor ndërpreu procedurën penale në lidhje me nëntëdhjetë e pesë kryengritësit për shkak të vdekjes së tyre. Një vendim individual u mor për secilin prej tyre, ku sqarohej shkalla dhe karakteri i angazhimit të tyre në sulmin në fjalë dhe arrihej në përfundimin se, këta persona kishin marrë pjesë në sulmin ndaj autoriteteve dhe si rezultat i përleshjes pasuese kishin mbetur të vrarë. Duket se, personat e vdekur të cilëve u referoheshin kërkuesit ishin midis atyre të përmendur në këto vendime.
23. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm më 14 prill 2006 i njoftoi kërkuesit për vendimet e mësipërme, por njoftimeve nuk iu bashkëngjitën kopje të vendimeve.
24. Disa nga kërkuesit iu drejtuan gjykatave të brendshme në lidhje me dështimin e autoriteteve për t’i dorëzuar atyre kopjet e vendimeve të 13-14 prillit 2006. Si rezultat i këtyre procedurave, shumicës së këtyre kërkuesve iu dhanë kopje të vendimeve përkatës. Megjithatë, atyre iu refuzua për të marrë pjesë në procesin penal kundër personave të vdekur si përfaqësuesit e tyre apo t’u ktheheshin sendet personale të personave të vdekur.
25. Në procedurat përpara Gjykatës së Strasburgut, Qeveria dorëzoi kopje të vendimeve të 13-14 prillit 2006, në lidhje me secilin prej të afërmve të kërkuesve.
4. Vendimi për të mos ia kthyer trupat e personave të vdekur familjarëve të tyre, i datës 15 maj 2006
26. Sipas Qeverisë, nëntëdhjetë e pesë trupat e pajetë të atyre që dyshoheshin si terroristë ishin djegur më 22 qershor 2006. Sipas parashtrimeve të kërkuesve, ata erdhën në dijeni të këtij fakti nga parashtrimet e Qeverisë në çështjen në fjalë.
27. Sipas Qeverisë, djegia u krye në bazë të një vendimi të datës 15 maj 2006 për të mos kthyer trupat e vdekur familjeve të tyre. Në ndryshim nga vendimet individuale të 13-14 prillit 2006, vendimi i 15 majit 2006 i referohej gjithë personave të vdekur. Vendimi deklaronte, në mënyrë të veçantë:
“...kreu i grupit të hetimit ... [zyrtari S.], duke shqyrtuar materialet në dosjen e çështjes nr. 25/78-05, vendosi: ... [se] në rrjedhën e operacionit special kundër terrorizmit që kishte për qëllim ndalimin e sulmit, 95 terroristë u eliminuan, përkatësisht:
[Vendimi ndërmjet emrave të personave të vrarë përmend të gjithë personat e vdekur që i referohen kërkuesit dhe që listohen në shtojcën bashkëlidhur.]
Aktualisht të gjitha ekzaminimet e ekspertëve mjeko-ligjore, duke përfshirë ekzaminimet gjenetike molekulare, në lidhje me ... trupat e terroristëve të vdekur, janë përfunduar dhe identitetet e tyre janë përcaktuar sipas procedurës së duhur.
Nga vendimet e 13-14 prillit 2006, procesi penale në lidhje me këto 95 persona, të cilët kishin kryer ... sulmin mbi vende të ndryshme dhe ndaj agjentëve të zbatimit të ligjit në qytetin e Nalchik ... ishte pushuar për shkak të faktit se këta persona kishin vdekur, në bazë të nenit 27 paragrafi 1 pika 2 dhe neni 24 paragrafi 1 pika 2 i Kodit të Procedurës Penale.
Në bazë të nenit 14 (1) të Ligjit Federal për shërbimin e varrimit (Ligji nr. 8-FZ.): "Personat ndaj të cilëve është mbyllur një hetim penal në lidhje me aktivitetet e tyre terroriste për shkak të vdekjes së ardhur gjatë operacionit të ndalimit të këtij akti terrorist, do të varrosen në përputhje me procedurën e përcaktuar nga Qeveria e Federatës Ruse. Trupat e tyre nuk do të dorëzohen për varrim dhe vendi ku ata do të varrosen nuk do të bëhet publik”.
Në bazë të Pjesës 3 të Dekretit nr. 164, "Për varrosje e personave vdekja e të cilëve është shkaktuar gjatë operacionit të ndalimit të akteve terroriste të kryera nga ana e tyre", miratuar nga Qeveria e Federatës Ruse më 20 mars 2003, "varrimi i [këtyre] personave do të zhvillohet në lokalitetin ku ka ndodhur vdekja dhe do të bëhet nga agjenci të specializuara në shërbimet funerale, të krijuara nga organet e degës ekzekutive të subjekteve të Federatës Ruse ose nga organet e qeverisjes vendore...”
[Duke pasur parasysh sa më sipër, zyrtari S. vendosi:]të kryhet varrimi i trupave të 95 terroristëve...;t’i përcillet vendim Presidentit të Republikës së Kabardino-Balkariya për tu ekzekutuar;të informohen [eprorët e tij] për këtë vendim”.
28. Qeveria pretendoi se, autoritetet kishin njoftuar kërkuesit për vendimin e datës 15 maj 2006, por pranoi se, nuk u ishin dhënë kopje të këtij vendimi.
29. Siç del nga faktet, në disa raste Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm kishte informuar kërkuesit, në arsyet e refuzimit për t’u kthyer trupat. Gjithashtu nuk duket se, kërkuesit ishin pajisur me një kopje të vendimit të datës 15 maj 2006.
30. Kërkuesit parashtruan se, ata mundën të shtinin në dorë një kopje të vendimit të datës 15 maj të vitit 2006 për herë të parë në maj 2007, së bashku me parashtrimet e Qeverisë për pranueshmërinë e çështjes. Ata gjithashtu treguan se, kishin mësuar në lidhje me djegien e trupave të pajetë të të afërmve të tyre në shtator 2007 (shih paragrafin 26 më sipër).
5. Përpjekjet e kërkuesve për nisur procedurat gjyqësore në lidhje me këto dy vendime
31. Përpjekjet fillestare të kërkuesve për shqyrtimin gjyqësor të vendimeve të 13-14 prillit dhe 15 majit 2006 ishin të pasuksesshme, pasi gjykatat nuk pranoi të shqyrtonte argumentet e tyre.
(a) Procedurat në Gjykatën Kushtetuese
32. Disa prej kërkuesve kundërshtuan para Gjykatës Kushtetuese legjislacionin në lidhje me varrosjen e terroristëve. Ankesat e tyre fillestare u refuzuan si të parakohshme. Përfundimisht, ankesat e kërkuesve të trembëdhjetë dhe të njëzet e katër u pranuan për shqyrtim.
33. Më 28 qershor 2007 Gjykata Kushtetuese dha një vendim (nr. 8-P) në të cilin, në thelb, ajo hodhi poshtë pretendimet e tyre se, neni 14 (1) Ligjit Federal për Varrimin dhe Dekreti nr. 164 i Qeverisë së Federatës Ruse i datës 20 mars 2003 ishin jo kushtetuese. Vendimi deklaronte, në mënyrë të veçantë, se dispozitat ligjore të kundërshtuara ishin, në sajë të rrethanave, të nevojshme dhe të justifikuara. Gjykata arriti në konkluzionet e mëposhtme në lidhje me qëllimin legjitim dhe domosdoshmërinë e legjislacionit në fjalë:
“...Në të njëjtën kohë, interesi në luftën kundër terrorizmit, në parandalimin e terrorizmit në terma të përgjithshme dhe të veçanta dhe në korrigjimin e pasojave të akteve terroriste, shoqëruar me rrezikun e trazirave në masë, përleshjeve mes grupeve të ndryshme etnike dhe agresionin nga të afërmit e atyre të përfshirë në veprimtari terroriste ndaj popullsisë në përgjithësi dhe organeve të zbatimit të ligjit, dhe së fundi kërcënimi i jetës njerëzore dhe gjymtyrëve, mund , në një kontekst të caktuar historik, të justifikojë ngritjen e një regjimi të veçantë juridik, si ai që parashikohet në nenin 14 ( 1 ) të Ligjit Federal, që rregullon varrimin e personave të cilët i shpëtuan ndjekjes penale në lidhje me veprimtari terroriste për shkak të vdekjes së tyre gjatë operacionit të ndalimit të një akti terrorist ... Këto dispozita janë të lidhura logjikisht me dispozitat e paragrafit 4 të Rekomandimi 1687 (2004 ) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në luftën kundër terrorizmit përmes kulturës, të datës 23 nëntor 2005, në të cilën theksohej se, interpretimet ekstremiste të elementeve të një kulture apo feje të veçantë, të tilla si martirizimi heroik, sakrifikimi i vetes , apokalipsi apo lufta e shenjtë, si dhe ideologjitë laike ( nacionaliste apo revolucionare) gjithashtu mund të përdoren për justifikimin e akteve terroriste.
3.2. Veprimi për të minimizuar ndikimin informativ dhe psikologjik të aktit terrorist mbi popullsinë, duke përfshirë zbutjen e efektit të saj propagandues, është një nga mjetet e nevojshme për të mbrojtur sigurinë dhe moralin publik, shëndetin, të drejtat dhe interesat ligjore të qytetarëve. Rrjedhimisht ndjek pikërisht ato qëllime për të cilat Kushtetuta e Federatës Ruse dhe instrumentet ligjore ndërkombëtare lejojnë kufizime në të drejtat dhe liritë përkatëse.
Varrimi i atyre që kanë marrë pjesë në veprimtari terroriste, në afërsi të vendeve ku janë varrosur viktimat e akteve të tyre, dhe kryerja e riteve të varrimit dhe kujtesës në respekt të tyre, si një akt simbolik adhurimi, shërben si një mjet i propagandës për idetë terroriste dhe fyen të afërmit e viktimave të akteve në fjalë, duke krijuar parakushtet për rritjen e tensioneve ndër-etnike dhe fetare.
Në kushtet të cilat kanë lindur në Federatën Ruse, si pasojë e kryerjes së një sërë aktesh terroriste të cilat sjellin si pasojë viktima të shumta njerëzore, kthimi i trupit tek të afërmit solli një reagimin negativ të gjerë shoqëror dhe kishte një ndikim të madh në vetëdijen kolektive,... mund të krijojë një kërcënim për rendin shoqëror dhe paqen dhe për të drejtat, interesat ligjore dhe sigurinë e personave të tjerë, duke përfshirë nxitjen e urrejtjes dhe nxitje për t’u angazhuar në aktet vandalizmi, dhune, çrregullime në masë dhe përleshje të cilat mund të prodhonin të më tej viktima të tjera. Ndërkohë, vendet e varrimit të pjesëmarrësve në aktet terroriste mund të bëhet një vend i shenjtë për individë të caktuar ekstremiste dhe të përdoret prej tyre si mjet propagande për ideologjinë e terrorizmit dhe përfshirje në veprimtari terroriste.
Në rrethana të tilla, legjislatura federale mund të parashikoj rregullime të veçanta në lidhje me varrosjen e individëve vdekja e të cilit ka ndodhur si rezultat i operacionit ndalues të një veprimeve terroriste në të cilën ata kishin marrë pjesë. ...”
34. Vendimi më tej vuri në dukje se, zbatimi i masave të parashikuara në legjislacion mund të konsiderohet si i justifikuar nëse garancitë e duhura procedurale, të tilla si rishikim efektiv gjyqësor, ishin të parashikuara për të mbrojtur individët nga arbitrariteti. Gjykata vuri në dukje se, nenet 123-127 të Kodit të Procedurës Penale e parashikonin për shqyrtim të tillë (shih paragrafin 87 më poshtë).
35. Si përfundim, Gjykata Kushtetuese la në fuqi dispozitat e kundërshtuara, si në përputhje me Kushtetutën, por në të njëjtën kohë i interpretoi ato se, kërkonin që autoritetet të bënin varrimin e trupave pasi një gjykatë të kishte konfirmuar vendimin e autoritetit kompetente. Ajo arsyetoi si vijon:
“...Kuptimi kushtetuese dhe ligjore i normave ekzistuese presupozon mundësinë e ngritjes së procedurave gjyqësore për të kundërshtuar një vendim për të pushuar, për shkak të vdekjes së të dyshuarve, një çështje penale apo hetim penal kundër pjesëmarrësve në një akt terrorist. Kështu, ato gjithashtu presupozojnë një detyrim nga ana e gjykatës për të shqyrtuar thelbin e ankesës, që është, verifikimi i ligjshmërisë dhe bazueshmërisë së vendimit dhe konkluzionet në të në lidhje me pjesëmarrjen e personave në fjalë në veprimet terroriste, për të përcaktuar mungesën e arsyeve për rehabilitimin [ e të dyshuarit ] dhe pushimin e çështjes penale. Në këtë mënyrë ato përfshijnë një shqyrtim të ligjshmërisë së zbatimit të masave të lartpërmendura kufizuese. Deri në hyrjen në fuqi të vendimit të gjykatës, trupat nuk mund të varrosen; organet përkatëse shtetërore dhe zyrtarët duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që, trupat të eliminohen në përputhje me zakonit dhe traditën, në veçanti nëpërmjet varrimin të eshtrave... ose me djegie, individualisht, nëse është e mundur, dhe në përputhje me kërkesat paraprake që kanë të bëjnë me identifikimin e të personave të vdekur ... dhe të kohës, vendndodhjes dhe shkakut të vdekjes...”
36. Gjyqtari G.A. Gadzhiyev doli me një mendim në pakicë ku shprehje se pavarësisht se, binte dakord që dispozitat e kontestueshme ishin në përputhje me Kushtetutën, por mbante një qëndrim të ndryshëm për mënyrën se si ato duhet të interpretohen. Në të thuhej si më poshtë:
“...nëse organet e zbatimit të ligjit konkludojnë, nëpërmjet një hetimi paraprak se, një akt terrorist është kryer dhe se një person i caktuar ka qenë i përfshirë, por procesi penale ndaj tij ... është ndërprerë për shkak të vdekjes së tij gjatë operacioni të ndalimit të aktit terrorist, dhe nëse ata më pas arrijnë në përfundimin se, vendimi për kthimin e trupit familjeve për t’u varrosur, mund të jetë një kërcënim për rendin dhe qetësinë publike dhe shëndetin, moralin, të drejtat, interesat e ligjshme dhe sigurinë e të tjerëve, ata kanë të drejtë për të marrë një vendim refuzimi për dorëzimin e trupit dhe të zbatojnë rregullime të posaçme për varrim e tyre.
Në të njëjtën kohë, në rastin kur merret vendim për refuzimin për të kthyer trupin e një individi, vdekja e të cilit ka ndodhur si rezultat i një operacioni ndalimi të një akti terrorist të kryer prej tij, autoriteti kompetente për të marrë një vendim në lidhje me varrimin duhet të garantojë përputhjen me të gjitha kërkesat në lidhje me përcaktimin e identitetit të të ndjerit, kohën dhe vendin e vdekjes, shkakun e vdekjes, vendin e varrimit dhe të dhënat e nevojshme për identifikimin e duhur të varrit (një vend të caktuar dhe një numër).Varrimi duhet të bëhet me pjesëmarrjen e të afërmve, sipas zakonit dhe traditës dhe me respektin njerëzor për të vdekurit. Autoritetet administrative të një shteti të qeverisur nga parimi i shtetit të së drejtës duhet të respektojnë vlerat kulturore të një shoqërie multi-etnike, transmetuar nga brezi në brez. ...”
37. Gjyqtari AL Kononov doli me një mendim të ndryshëm ku e konsideronte legjislacionin në fjalë si të papajtueshëm me Kushtetutën. Në veçanti, ai vuri në dukje se:
“...Normat e kontestueshme të cilat ndalojnë kthimin e trupave të vdekur të afërmve të tyre dhe varrimi i tyre në mënyrë anonime, sipas mendimit tonë, është absolutisht i pamoralshëm dhe pasqyron pikëpamjet më të pa civilizuar, barbare dhe të ulëta të brezave të mëparshëm...
E drejta e çdo personi për t’u varrosur në mënyrë dinjitoze në përputhje me traditat dhe zakonet e familjes së tij vështirë se kërkon justifikim të veçantë apo edhe për t’u garantuar në formë të shkruar në ligj. Kjo e drejtë është e qartë, evidente dhe buron nga natyra e njeriut, siç, ndoshta, asnjë e drejtë tjetër natyrore. Po aq e natyrshme dhe e pakontestueshme është e drejta e çdo personi për të kryer varrimin e një personi i cili është i lidhur dhe i dashur për ta, që të ketë një mundësi për të kryer detyrën e tij morale dhe të shfaqin cilësitë humane, për t’i shprehur lamtumirën, për t’u brengosur, për të mbajtur zi dhe përkujtuar të ndjerin, i cili gjithsesi duhet parë nga shoqëria dhe shteti, se ka të drejtën e një varri, i cili në të gjitha qytetërimeve përfaqëson një vlerë të shenjtë dhe simbol i kujtesës.. ...”
(b) Procedurat pasuese
38. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të datës 28 qershor 2007, gjykatat e brendshme me sa duket ndryshuan qëndrimin e tyre dhe ranë dakord për të rishikuar ligjshmërinë formale të vendimeve të 13-14 prillit dhe 15 majit 2006.
39. Tre kërkuesit (nr. 12, 21 dhe 33) mundën të merrnin një kopje të vendimeve të 13-14 prillit 2006 lidhur me të afërmit e tyre të vdekur, por nuk ndoqën asnjë procedurë në lidhje me këtë dhe as në lidhje me vendimin e 15 majit 2006.
40. Pesëmbëdhjetë kërkuesit (nr. 1, 2, 4, 8, 18, 25, 26, 32, 34, 35, 37, 39, 42, 43 dhe 44) nuk kërkuan dhe as morën një kopje të vendimeve të 13-14 prillit të 2006 dhe nuk filluan ndonjë proces në lidhje me ndonjë nga vendimet në këtë rast.
41. Pjesa tjetër e kërkuesve, me përjashtim të tre prej tyre (nr. 39, 42 dhe 43), morën një kopje të vendimeve të 13-14 prillit 2006 lidhur me të afërmit e tyre dhe nisën procedurat gjyqësore për kundërshtimin e tyre.
42. Shtatë prej kërkuesve (nr. 3, 15, 17, 30, 38, 41 dhe 49; shih tabelën 1 në shtojcën bashkëlidhur), pas disa procedurave gjyqësore, arritën të merrnin një vendim të favorshëm, të dhënë në shkallë të fundit nga Gjykata Supreme e Republikës e Kabardino-Balkariya, e cila i shfuqizoi vendimet e 13-14 prillit 2006 dhe vendimin e datës 15 maj të vitit 2006 si të paligjshëm. Për sa i përket vendimeve të 13-14 prillit 2006, gjykata vuri në dukje se në këto vendime, gjykatat nuk kishin marrë parasysh ndryshimet e fundit të nenit 205 të Kodit Penal (shih paragrafin 76 më poshtë) dhe ia ridërgoi çështjen autoritetit hetues për rishqyrtim. Ndërsa vendimi i 15 majit 2006 u shfuqizua duke qenë se mbështetej në vendimet e 13-14 prillit 2006 dhe gjithashtu për shkak se nuk ishte marrë nga një zyrtar kompetent. Sipas kërkuesve, këto vendime mbetën pa u ekzekutuar.
43. Duket se, gjykatat e brendshme më pas e ndryshuan qëndrimin e tyre në lidhje me kërkesën për të marrë parasysh ndryshimet në nenin 205 të Kodit Penal dhe filluan shfuqizimin e vendimeve të dhëna nëpërmjet rishikimit mbikëqyrës (shih paragrafin 45 më poshtë).
44. Nëntëmbëdhjetë prej kërkuesve (nr. 5, 6, 9, 10, 11, 13, 14, 16, 19, 20, 22, 24, 27, 28, 31, 40, 45, 46, 50; shih tabelën 2 në shtojcën bashkëlidhur), pas disa procedurave gjyqësore, arritën të merrnin një vendim të favorshëm, të dhënë në shkallë të fundit nga Gjykata Supreme e Republikës e Kabardino-Balkariya. Këto vendime kishin të bënin vetëm me vendimet 13-14 prillit 2006, dhe i shfuqizuan ato si të paligjshme. Gjykata vuri në dukje se në këto vendime, gjykatat nuk kishin marrë parasysh ndryshimet e fundit të nenit 205 të Kodit Penal dhe ia dërgoi çështjen autoritetin hetues për rishqyrtim. Këta kërkues nuk nisën procedura të veçanta në lidhje me vendimin e datës të 15 maj 2006. Sipas kërkuesve, këto vendime mbetën pa u ekzekutuar.
45. Sipas informacionit të parashtruar nga Qeveria në lidhje me procesin e nisur nga kërkuesi i trembëdhjetë, nga rishqyrtimi i çështjes në gjykatat më të ulëta ishte marrë një vendim përfundimtar më 3 nëntor 2007 që linte në fuqi vendimet e 13-14 prillit të vitit 2006 tërësisht.
46. Në procedurat e brendshme tre kërkuesve ( nr. 7, 23 dhe 47 ; shih tabelën 3 në shtojcën bashkëlidhur) u ishte mohuar shprehimisht dhënia e një kopje të vendimeve të 13-14 prillit 2006 në lidhje me të afërmit e tyre të vdekur dhe si rezultat, gjykatat kompetente nuk ishin në gjendje për të shqyrtuar ligjshmërinë e vendimeve të 13-14 prillit dhe 15 majit 2006. Gjykata Supreme e Republikës së Kabardino-Balkariya deklaroi në mënyrë specifike në vendimet përkatëse që, autoriteti hetues kishte refuzuar në mënyrë të paligjshme për t’u dhënë kërkuesve dhe gjykatave një kopje të vendimeve të 13-14 prillit 2006 dhe për t’u dhënë mundësinë e aksesit në materialet e dosjes së çështjes në lidhje me familjarët e vdekur të kërkuesve. Në parashtrimet e tyre Qeveria e paditur shpjegoi se, provat e mbledhura nga hetimi në lidhje me familjarët e vdekur të kërkuesve në fjalë, ishin përdorur edhe në procesin penal kundër atyre të cilët ishin pjesë e sulmit të organizuar dhe arritën t’i mbijetonin dhe se refuzimi në fjalë ishte motivuar nga nevoja për të dëmtuar këto procese penale.
47. Dy prej kërkuesve (nr. 29 dhe 36, shih tabelën 4 në aneks) morën një kopje të vendimeve të 13-14 prillit 2006, në lidhje me të afërmit e tyre të vdekur dhe i kundërshtuan ato në gjykatë, por pa sukses. Gjykata Supreme e Republikës së Kabardino-Balkariya hodhi poshtë ankesat e tyre dhe la në fuqi vendimet si të ligjshme. Këto kërkues më pas arritën të merrni një vendim nga e njëjta gjykatë në favorin e tyre, duke e deklaruar vendimin e 15 majit 2006 të paligjshëm pasi nuk ishte marrë nga një zyrtar kompetent.
48. Kërkuesi i dyzet e tetë znj. Oksana Nikolayevna Daova mori një kopje të vendimeve të 13-14 prillit 2006, në lidhje me vëllait të saj Z. Valeriy Nikolayevich Tleuzhev dhe burrin e saj z. Zurab Nazranovich Daov dhe i kundërshtoi ato në gjykatë, por pa sukses. Me anë të vendimeve përfundimtare të datës 6 shkurt 2007 dhe 8 korrik 2008, Gjykata Supreme e Republikës së Kabardino-Balkariya hodhi poshtë apelimin e saj në lidhje me vëllain dhe burrin respektivisht. Ajo nuk inicioi procedurat gjyqësore në lidhje me vendimin e datës 15 maj 2006.
49. Qeveria argumentoi se, kërkuesit mund të kishin marrë kopje të vendimeve të 13-14 prillit 2006 dhe materialet përkatëse në dosjen e çështjes sa herë që ata do të dëshironin.
50. Kërkuesi i dyzet e tetë deklaroi se, vetëm disa prej kërkuesve iu dha mundësia për të pasur një akses të tillë.
D. Kushtet e ruajtjes dhe identifikimit të personave të mbetur të vdekur në sulmin e 13 tetorit 2005
1. Pretendimet fillestare të kërkuesve
51. Sipas kërkuesve të cilët morën pjesë në identifikimin e trupave për disa ditë në vijim të ngjarjeve të 13 dhe 14 tetorit 2005, kufomat ishin mbajtur në morgun e qytetit dhe vende të tjera, në kushte tërësisht të pakënaqshme. Në mënyrë të veçantë, organet lëshonin një erë të fortë për shkak se nuk ishin ngrirë sa duhej dhe ishin grumbulluar në mënyrë kaotike sipër njëri-tjetrit.
52. Në një datë të paspecifikuar znj. G.G. Kushkhova, i afërm i kërkuesit të tridhjetë, u ankua me shkrim se trupat ishin hedhur grumbull dhe ruheshin në temperaturë ambienti, duke vënë në dukje se disa prej kufomave ishin dekompozuar dhe vinin erë të rëndë. Në një datë të paspecifikuar znj. F.N. Arkhagova, kërkuesi dyzet e dy, deklaroi se kishte parë trupat në ditën e nëntë pas ngjarjeve në fjalë dhe se disa prej tyre ishin të dekompozuar dhe kishin krimba. Z. Kereshev, kërkuesi i gjashtëmbëdhjetë burri i njërës prej të vrarëve, ka deklaruar se kur ai kishte marrë pjesë në procedurën e identifikimit më 15 tetor 2005, trupat ishin lakuriq dhe të grumbulluar në sipër njëri-tjetrit. Deklarime të ngjashme të shkruara janë bërë nga z. Alakayev, burri e kërkuesit të pestë, dhe znj. Sabanchiyeva, kërkuesi i parë.
53. Kërkuesit paraqitën një video incizim, në mbështetje të parashtrimeve të tyre, të filmuar brenda vagonëve frigoriferikë dhe që konfirmonin se trupat ishin lakuriq dhe se disa prej tyre ishin grumbulluar sipër njëri-tjetrit.
2. Përgjigja e Qeverisë e datës 6 dhjetor 2005
54. Në përgjigje të një kërkese për informacion nga Gjykata e datës 4 nëntor 2005, Qeveria parashtroi se, trupat e atyre që kishin sulmuar qytetin ishin mbajtur në "ambientet të projektuar posaçërisht për ruajtjen afatgjatë të kufomave të cilat ishin të pajisura me të gjitha pajisjet e nevojshme”.
3. Letra e Prokurorit të Përgjithshëm e datës 14 prill 2006
55. Në përgjigje të një letre të kërkuesve ku kërkonin shpjegime për kushtet alarmuese të ruajtjes së trupave të pajetë të familjarëve të tyre magazinimit, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, në një letër të datës 14 prill 2006, deklaroi se deri sa ishte marrë një vendim procedural në lidhje me kufomat, ato ishin mbajtur në dhoma posaçërisht të pajisura, në dhomat e frigorifer në temperaturën e duhur. Autoritetet nuk bën të ditur vendndodhjen se ku ruheshin trupat.
4. Parashtrimet e Qeverisë në lidhje me ruajtjen e kufomave
56. Në parashtrimet e tyre për papranueshmërinë, më 22 maj 2007, Qeveria shpjegoi se, pas ngjarjeve kufomat fillimisht ishin dërguar në morgun e Nalchik. Pastaj ato ishin zhveshur dhe rrobat ishin dërguar për ekzaminim nga ekspertët mjeko-ligjor. Më pas të gjitha kufomat ishin transportuar me dy vagonë frigoriferikë, të pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme të magazinimit, në qytetin e Rostov-on-Don për ekzaminim gjenetik. Qeveria pranoi gjithashtu se, menjëherë pas sulmit nuk kishin mundur që trupat ti ruanin në kushtet e nevojshme pasi nuk kishin pasur në dispozicion ambientet e nevojshme për të mbajtur trupat dhe se ndoshta kësaj periudhe i referohej edhe filmimi i paraqitur nga kërkuesit.
5. Parashtrimet e kërkuesve në lidhje me identifikimin e kufomave
57. Nuk ka informacion në parashtrimet e kërkuesve që mund të konfirmojë pjesëmarrjen e katër kërkuesve, përkatësisht nr. 2, 8, 26 dhe 32, në procedurën përkatëse të identifikimit të kufomave.
58. Trembëdhjetë prej kërkuesve (nr. 4, 5, 6, 11, 14, 16, 30, 33, 36, 41, 44, 46 dhe 50) nuk morën pjesë në procedurën e identifikimit personalisht sepse trupat përkatëse ishin identifikuar nga dikush tjetër.
59. Tridhjetë e tre kërkuesit e tjerë (nr. 1, 3, 7, 9, 10, 12, 13, 15, 17, 18, 19, 20, 21, 22, 23, 24, 25, 27, 28, 29, 31 , 34, 35, 37, 38, 39, 40, 42, 43, 45, 47, 48 dhe 49) konfirmuan me shkrim pjesëmarrjen e tyre personale në procedurën e identifikimit (shih tabelën 5 në shtojcën bashkëlidhur).
60. Sipas kërkuesve, ata kishin pasur akses si në morgun e qytetit Nalchik ashtu dhe në dy vagonët frigoriferikë të parkuar në një truall që i përkiste Ministrisë së Brendshme. Lejimi i aksesit ishte i diskrecionar, pasi jo çdokush që dëshiroi të merrte pjesë në procesin e identifikimit u pranua. Në disa raste lejimi i aksesit nuk ishte dokumentuar siç duhej.
61. Duke qenë se aksesi ishte i kufizuar, ambientet përkatëse ku mbaheshin trupat ishin zakonisht të rrethuara nga turmat e të afërmve të të ndjerëve.
6. Parashtrimet e mëtejshme të Qeverisë në lidhje me identifikimin e kufomave
62. Qeveria i kundërshtoi pjesërisht parashtrimet e kërkuesve. Ata iu referuan protokolleve të identifikimit, duke konfirmuar se të katër kërkuesit të renditur në paragrafin 57 dhe kërkuesi i dyzet e katërt, znj. Lyubov Mikhaylovna Gonibova, kishin marrë pjesë në procedurën e identifikimit. Ata kundërshtuan pjesëmarrjen personale në procedurën e identifikimit të kërkuesit të nëntë (znj. Anzhelika Yuryevna Arkhestova), i shtatëmbëdhjeti i njëzetë kërkuesve (z. Betal Muradinovich Kerefov, z. Magomed Khassimovich Attoyev, znj. Zhanna Fyodorovna Ifraimova) dhe kërkuesit të tridhjetë e nëntë (z. Karalbi Masadovich Amshokov). Ata konfirmuan pjesëmarrjen e kërkuesve të tjerë të listuar në paragrafin 59 më sipër.
63. Në parashtrimet e Qeverisë të gjithë kufomat ishin mbajtur fillimisht në morgun e Nalchik. Midis 14 dhe 18 tetorit 2005, kërkuesit shqyrtuan kufomat dhe veshjet. Nga 19 tetori 2005 trupat ishin vendosur në dy vagonë frigoriferikë. Më 1 nëntor 2005, vagonët u zhvendosën në qytetin e Rostov-on-Don në mënyrë që të mund të zhvilloheshin ekzaminime gjenetike molekulare dhe më 22 qershor 2006 të gjitha trupat ishin djegur. Midis 13 dhe 22 tetorit 2005, personi i ngarkuar me procedurën e identifikimit ishte kreu i grupit të hetimit, hetuesi P. Prej 22 tetorit 2005 ai u zëvendësua nga hetuesi S.
64. Sipas parashtrimeve më të fundit të Qeverisë, numri i përgjithshëm i viktimave njerëzore si rezultat i ngjarjeve të 13 tetorit 2005 ishte dymbëdhjetë civilë, tridhjetë e pesë policë dhe oficerë të organeve të zbatimit të ligjit dhe tetëdhjetë e shtatë persona të cilët ishin pjesëmarrësit e sulmit.
II. LEGJISLACIONI DHE PRAKTIKA E BRENDSHME PËRKATËSE
A. Dispozitat përkatëse të Ligjit për Varrimin
65. Ligji për Varrimin (nr. 8-FZ, datë 12 janar 1996) përmban dispozitat e mëposhtme:
Neni 3: Varrimi
“Ligji aktual Federal e përkufizon varrimin si veprimet rituale të kryera për varrosjen e trupit të një personi (ose eshtrave të tij) pas vdekjes së tij ose të saj në përputhje me zakonet dhe traditat të cilat nuk janë në kundërshtim me kërkesat sanitare ose të tjera. Varrimi mund të bëhet me anë të vendosjes së trupit (ose eshtrave të tij) në tokë (varrimi në gropë ose mbitokësor), në zjarr (djegia dhe varrimi i mëvonshme i vazos që përmban hirin), në ujë (varrimi në det).. ...”
Neni 4: Vendi i varrimit
“1. Vendet e varrimit janë zona të përcaktuara posaçërisht [në përputhje me rregullat përkatëse] me ... varreza për varrimin e trupave (apo eshtrave) e të pa jetëve, muret e pikëllimit për vendosen vazot që përmbajnë hirin e të ndjerit ..., krematoriumet ... si dhe ndërtesa të tjera ... të projektuara për varrimin e të pa jetëve. ...”
Neni 5: Deklarimi i dëshirës së një personi në lidhje me trajtimin me dinjitet të trupit pas vdekjes
“1. Deklarimi i dëshirës së një personi në lidhje me trajtimin me dinjitet të trupit të tij ose të saj pas vdekjes (vullneti i të ndjerit) është një dëshirë e shprehur në formë verbale në prani të dëshmitarëve ose me shkrim:
- në lidhje me dhënien e pëlqimit ose jo për kryerjen e autopsisë;
- në lidhje me dhënien e pëlqimit ose jo për shkëputjen nga trupi të pjesëve apo indeve të tij;
- për t’u varrosur në një vend të veçantë, në përputhje me zakonet dhe traditat e veçantë, përkrah njerëzve të caktuar që kanë vdekur më parë;
- për djegien e trupit pas vdekjes;
- për t’ia besuar përmbushjen e këtyre dëshirave një personi të caktuar.
2. Veprimet në lidhje me trajtimin me dinjitet të trupit të një personi të pa jetë duhet të kryhen në përputhje me dëshirat e tij/saj], përveç nëse ekzistojnë rrethana që e bëjnë të pamundur plotësimin e tyre, ose në qoftë se legjislacioni [i brendshëm] parashikon rregulla të ndryshme.
3. Kur një personi i pajetë nuk ka bërë asnjë deklarim të dëshirave, të drejtën për të autorizuar veprimet e specifikuara në pjesën 1 të këtij neni i përkasin bashkëshortit, anëtarëve të afërt të familjes (fëmijët, prindërit, fëmijët e birësuar dhe prindërit birësues, vëllezërit dhe motrat, nipërit e mbesat dhe gjyshërit), të afërm të tjerë ose përfaqësuesi ligjor i personit të pa jetë, dhe në mungesë të personave të përmendur, persona të tjerë të cilët kanë marrë në përgjegjësin e tyre varrimin e personin të pa jetë.”
Neni 6: Ekzekutuesit e dëshirave të personit të pa jetë
“Ekzekutorët e dëshirave të deklaruara nga ndjeri janë persona të caktuar në këtë deklarim, në qoftë se ata bien dakord për këtë gjë. Kur nuk përcaktohet ekzekutuesi apo kur ai refuzon të ekzekutoj dëshirat e të ndjerit, këto dëshira do të ekzekutohen nga bashkëshorti pasjetues, anëtarë të afërt të familjes ose të afërm të tjerë dhe përfaqësuesit ligjorë të të ndjerit. Në rast të refuzimit të arsyetuar nga ana e personave të caktuar për të ekzekutuar dëshirat e të ndjerit, varrimi mund të bëhet nga një person tjetër i cili ka rënë dakord të marrë përsipër ekzekutimin e këtyre dëshirave, ose nga subjekte të specializuara në kryerjen e shërbimeve funerale.”
Neni 7: Ekzekutimi i dëshirave të personit të pa jetë në lidhje me varrimin
“1. Në territorin e Federatës Ruse çdo individi i garantohet se pas vdekjes së tij ose të saj, varrimi do të bëhet duke pasur parasysh dëshirat e të tij ose të saj, me ofrimin pa pagesë të një ngastre toke për varrimin e trupit (ose eshtrave ) dhe hirit në përputhje me Ligji aktual Federal ...”
Neni 8: Garancitë gjatë varrimit të personit të pa jetë
“Bashkëshorti, anëtarë të afërt të familjes, të afërm të tjerë, përfaqësuesi ligjor i të ndjerit, ose një person tjetër që merr detyrimin për të varrosur personin e pa jetë, do të gëzojnë garancitë e mëposhtme:
(1) lëshimin e dokumenteve të nevojshme për varrimin e të ndjerit brenda një dite nga përcaktimi i shkakut të vdekjes; në rastet ku ka arsye për dërgimin e të ndjerit në morg për t’i bërë autopsinë, dorëzimi i trupit me kërkesë të bashkëshortit, anëtarëve të afërt të familjes, të afërm të tjerë, përfaqësuesit ligjor apo të personit i cili ka marrë detyrimin për varrimin e të ndjerit, nuk mund të vonohet për më shumë se dy ditë nga koha kur shkaku i vdekjes është përcaktuar; ...”
B. Përkufizimi ligjor i veprimtarisë terroriste dhe terrorizmit
66. Neni 3 i Ligjit të Federatës Ruse nr. 130-FZ (Shtypja e Akteve Terroriste) e përkufizon terrorizmin si më poshtë:
“...dhuna apo kërcënimi i përdorimit të saj kundër personave fizikë ose organizatave dhe gjithashtu shkatërrimi (ose dëmtimi) apo kërcënimi për shkatërrim (ose dëmtim) i pronës dhe objekteve të tjera materiale, të cilat krijojnë një rrezik për jetën e njerëzve , shkaktojnë humbje të madhe të pronës ose sjellin pasoja të tjera të rrezikshme shoqërore, të kryera me qëllim për të minuar sigurinë publike, frikësimin e popullatës ose ushtrimin e presionit ndaj organeve shtetërore për të marrë vendime të favorshme për terroristët apo në lidhje me pronën e tyre të paligjshme dhe/ose interesa të tjera; një sulm ndaj jetës së një figure shtetërore ose publike e kryer me qëllim ndalimin e veprimtarisë së tij shtetërore ose veprimtari tjetër politike apo për t’u hakmarrë për një veprimtari të tillë; një sulm ndaj një përfaqësuesi të një shteti të huaj ose një zyrtari të një organizate ndërkombëtare i cili është nën mbrojtjen ndërkombëtare , ose mbi ambientet zyrtare apo mjeteve të transportit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, nëse ky veprim është kryer me qëllim provokimin e luftës apo dëmtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.”
67. Veprimtari terroriste në kuptimin e Ligjit përfshijnë:
“(1) organizimi, planifikimi, përgatitja dhe kryerja e një akti terrorist;
(2) nxitja për të kryer një akt terrorist apo ushtruar dhunë kundër personave fizikë ose organizata, apo për të shkatërruar objekte materiale për qëllime terroriste;
(3) organizimi i një strukture ilegal të armatosur, një shoqatë kriminale (organizatë kriminale) ose të një grupi të organizuar për kryerjen e një akti terrorist, apo pjesëmarrjen në to;
(4) rekrutimi, armatosja, trajnimi dhe dislokimi i terroristëve;
(5) financimi i qëllimshëm i një organizate apo grupi terroriste ose ndihmesë e ndonjë lloji tjetër.”
68. Neni 3 e përkufizon një akt terrorist:
“...kryerja e drejtpërdrejtë e një krimi të natyrës terroriste në formën e një shpërthimi, zjarr vënie, përdorimi apo kërcënimi i përdorimit të pajisjeve eksplozive apo substancave radioaktive, kimike, biologjike, eksplozive, toksike, apo substanca me veprim të fortë helmues; shkatërrimi, dëmtim apo sekuestrimi i mjeteve të transportit apo të objekteve të tjera; sulmi ndaj jetës së figurave shtetërore apo publike apo të përfaqësuesve të grupeve kombëtare, etnike, fetare ose grupeve të tjera të popullsisë; peng marrja ose rrëmbimi i personave; rrezikimi i jetës, shëndetit ose pronës së një numri të pacaktuar personash, duke krijuar kushtet për aksidente apo katastrofa me origjinë teknologjike apo një kërcënim real për të shkaktuar një rrezik të tillë; përhapja e kërcënimeve në çdo formë ose me çdo mjet; veprime të tjera që rrezikojnë jetën e njerëzve, shkaktojnë humbje të madhe të pasurisë ose sjellin pasoja të tjera të rrezikshme shoqërore.”
69. Në të njëjtin nen një terrorist është përkufizuar si:
“...një person i cili merr pjesë në kryerjen e akteve terroriste të çdo forme.”
C. Legjislacioni që rregullon varrimin e terroristëve
70. Më 26 tetor 2002 një sulm terrorist u zhvillua në Teatrin e Nord-Ost në qytetin e Moskës, duke rezultuar në marrjen e pengjeve dhe që shkaktoi pasoja të rënda, duke përfshirë vdekjen e disa dhjetëra pengjeve (shih Finogenov dhe të Tjerët kundër Rusisë, nr. 18299/03 dhe 27311/03, § § 8-14, ECHR 2011 (ekstrakte)).
71. Menjëherë pas sulmit, më 11 dhjetor 2002, Rusia miratoi ndryshime në Ligjin kundër Terrorizmit, duke shtuar nenin 16 (1), i cili parashikon si në vijim:
“"Varrimi i terroristëve që vdesin si rezultat i ndalimit të një akti terrorist do të kryhet në përputhje me procedurën e përcaktuar nga Qeveria e Federatës Ruse. Trupat e tyre nuk do të dorëzohen për varrim dhe vendi i varrimit të tyre nuk do të bëhet i ditur.”
72. Në të njëjtën datë Rusia miratoi gjithashtu ndryshimet (FZ -. Nr. 170) në Ligjin për Varrimin, duke shtuar nenin 14 (1), i cili parashikon:
“Personat ndaj të cilëve një hetim penal në lidhje me aktivitetet e tyre terroriste ka përfunduar për shkak të vdekjes së tyre gjatë ndalimit të akti terrorist, do të varrosen në përputhje me procedurën e përcaktuar nga Qeveria e Federatës Ruse. Trupat e tyre nuk do të dorëzohen për varrim dhe vendi i varrimit të tyre nuk do të bëhet i ditur.”
73. Dekreti nr. 164 i Qeverisë së Federatës Ruse i datës 20 mars 2003, i miratuar në pajtim me nenin 16 (1) i Ligjit kundër Terrorizmit, përcakton procedurën për varrimin e personave vdekja e të cilit është shkaktuar nga ndalimi i akteve terroriste të kryera prej tyre:
“... 3. Varrimi i [këtyre] persona do të bëhet në vendin ku ka ndodhur vdekja dhe do të kryhet nga agjenci të specializuara në shërbimet funerale, të krijuara nga organet e degës ekzekutive të Federatës Ruse apo nga organet e qeverisjes vendore...
4. Shërbimet e ofruara nga agjenci të specializuara në shërbimet funerale në lidhje me varrimin e këtyre personave do të përfshijnë: përgatitjen e dokumenteve të nevojshme për varrimin; veshjen e trupit; ofrimin e një varri; transferimin e trupit (eshtrat) në vendin e varrimit (ose djegies); varrimin.
Transferimi i trupit (eshtrave) në vendin e varrimit (djegies) nëpërmjet hekurudhës apo rrugë ajrore do të kryhet në bazë të lejes së transferimit të lëshuar në bazë të një procedure të përcaktuar.
Vendi i varrimit do të përcaktohet në lidhje me kufizimet e përcaktuara nga Ligji për Varrimin.
5. Për qëllimet e varrimit, zyrtari që zhvillon hetime paraprake i dërgon dokumentet e nevojshme agjencisë të specializuara në shërbimet funerale, duke përfshirë edhe një kopje të vendimit për të mbyllur çështjen penale dhe hetimet penale në lidhje me këta persona; ai ose ajo gjithashtu do të dërgojë një deklaratë që konfirmon vdekjen zyrës së gjendjes civile, në vendin qëndrimin e fundit të përhershëm të personit.
6. Të afërmit e personave në fjalë do të njoftohen nga zyrtari që kryen hetimin paraprak i vendndodhjen së zyrës së gjendjes civile, nga ku mund të marrin certifikatën e vdekjes.
7. Është në diskrecionin e zyrtarit i cili ka kryer hetimet paraprake, për t’u dhënë të afërmve të këtyre personave kopje të dokumenteve mjekësore në lidhje me vdekjen, të përgatitura nga një organizatë mjekësore dhe raportin e autopsisë (nëse është kryer); gjithashtu sendet personale kthehen në qoftë se ato nuk janë objekt i konfiskimit.
8. Agjencia e specializuara në shërbimet funerale do të përgatisë një raport mbi varrimin e përfunduar, e cila do t’i dërgohet zyrtarit që zhvillon hetimet paraprake; dokumenti do të bëhet pjesë e dosjes penale të çështjes.”
D. Vendimi nr. 16-P i Gjykatës Kushtetuese i datës 14 korrik 2011
74. Më 14 korrik 2011, Gjykata Kushtetuese e Federatës së Rusisë shqyrtoi ankesën e paraqitur nga dy individë të cilët kundërshtonin kushtetutshmërinë e nenit 24 paragrafi 1 pika 4 (Bazat për një vendim për refuzimin për të filluar ose të ndërprerë procedimin penal) dhe nenit 254 paragrafi 1 (Pushimi i procedurës penale në seancë gjyqësore) të Kodit të Procedurës Penale. Gjykata arriti në përfundimin se dispozitat ligjore e mësipërme ishin jo kushtetuese, pasi ato parashikonin mundësinë e pushimit të një çështje penale për shkak të vdekjes së të dyshuarit (ose një personi të akuzuar), pa marrë pëlqimin e të afërmve të ngushtë të atij personi. Gjykata vuri në dukje, në veçanti, si më poshtë:
“...respekti për garancitë themelore procedurale të drejtave individuale, duke përfshirë edhe prezumimin e pafajësisë, duhet të sigurohen edhe në lidhje me zgjidhjen e problemit që ka të bëjë me përfundimin e një çështje penale duke iu referuar rrethanave jo-rehabilituese. Në marrjen e vendimin për të refuzuar nisjen e një çështje penale ose për të pushuar çështjen penale në fazën paraprake të procedurës penale, organet kompetente duhet të marrin në konsideratë që në pikënisje se, personat për të cilët procedura penale ka pushuar [nuk janë shpallur fajtor për një vepër penale] nuk mund të konsiderohen fajtor - në kuptimin kushtetues këta persona mund të konsiderohet vetëm se janë të përfshirë në procesin penal në fazën në fjalë për shkak të dyshimeve apo akuzave përkatëse ...
Me pushimin e një çështje penale për shkak të vdekjes së një të dyshuari (ose një personi të akuzuar), autoriteti në të njëjtën kohë, pushon edhe procesin për të provuar fajësinë e tij, por duke bërë kështu që akuza apo dyshimi të mos bien, madje krejt e kundërta: në të vërtetë autoriteti arrin një konkluzion sa i përket kryerjes së veprës penale nga ... një person i caktuar dhe pamundësisë së ndjekjes penale për shkak të vdekjes së personit në fjalë. Me këtë logjikë, personi në fjalë, pa miratimin ose hyrjen në fuqi të ndonjë vendimi, është shpallur fajtor, dhe kjo përbën një shkelje nga Shteti të detyrës së tij për të siguruar mbrojtjen gjyqësore të nderit të atij personi, dinjitetin dhe emrin e mirë të mbrojtur nga dispozitave të ndryshme të...Kushtetutës, dhe në lidhje me personat interesat e të cilëve mund të preken nga ky vendim - kjo përbën një shkelje të të drejtës së tyre për akses në gjykatë...
... [me fjalë të tjera,] pushimi i një çështje penale duke iu referuar rrethanave jo rehabilituese në përgjithësi është i mundur vetëm në qoftë se, të drejtat e pjesëmarrësve në procesin penal respektohen, që do të thotë, në mënyrë të veçantë, se është e nevojshme për të siguruar pëlqimi i të dyshuarit (ose personit të akuzuar) për të marrë një vendim të tillë ...
... Nëse, personi në fjalë kundërshton [një vendim i tillë], ai duhet të ketë të drejtë që rasti kundër tij të vazhdojë në fazën e shqyrtimit nga gjykata ...
Gjykata, pasi ka analizuar dispozitat e brendshme të zbatueshme, arrin në përfundimin se, Kodi i Procedurës Penale nuk ka parashikuar që, të afërmit e personit të vdekur në lidhje me të cilin u pushuar çështja penale të kishin të drejtë të mbronin të drejtat e të afërmit të tyre të vdekur i cili ishte akuzuar më parë. Duke qenë se, personat e interesuar, dhe kryesisht të afërmit e afërt të të ndjerit, nuk lejohen të marrin pjesë në procedurë, vendimet procedurale përkatëse ... merren nga një hetues apo gjykatë - pa pjesëmarrjen e palës mbrojtëse...
Kufizimet e tilla nuk kanë një justifikim objektiv ose të arsyeshëm dhe përbën një shkelje të të drejtave kushtetuese të personave në fjalë...
Gjykata më tej vendos se, mbrojtja e të drejtave dhe interesave ligjore të afërmit të afërt të personit të vdekur ... për qëllim [të sigurojë] rehabilitimin tij ose të saj duhet të bëhet përmes garantimit të statusit të tyre të nevojshëm ligjor dhe të drejtat ligjore që rrjedhin në kuadër të procedurës penale ...
Gjykata arrin në përfundimin se, të drejtat e parashikuara nga neni 125 i Kodit të Procedurës Penale ishin të pamjaftueshme për të garantuar një nivel të përshtatshëm të mbrojtjes gjyqësore të personave të interesuar...
Kështu, në kushtet kur të afërmit e afërt kundërshtojnë pushimin e procedurës për shkak të vdekjes së ish të dyshuarit ose të akuzuarit, organi kompetent hetues apo gjykata duhet të vazhdojë me shqyrtimin e çështjes. Në të njëjtën kohë, personat e interesuar duhet të gëzojnë të njëjtat të drejta që do të kishte gëzuar personi i vdekur...”
E. Dispozitat përkatëse të Kodit Penal
75. Neni 105 ("Vrasja") i Kodit Penal, siç parashikohej në kohën përkatëse, shprehej:
“1. Vrasje, që është shkaktimi i qëllimshëm i vdekjes së një personi tjetër, dënohet me heqje lirie nga gjashtë deri në pesëmbëdhjetë vjet.”
76. Neni 205 ("Terrorizmi") i Kodit Penal, siç parashikohej para hyrjes në fuqi në 1 janar 2007 të Ligjit Federal nr. 153-FZ, datë 27 korrik 2006, parashikonte:
“1. Terrorizmi, që konsiston në kryerjen e një shpërthimi, zjarr vënien ose veprime të tjera, duke krijuar një rrezik për jetën e njerëzve, ose duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në para ose pasoja të tjera të rrezikshme shoqërore, me qëllimin për të minuar sigurinë publike, duke kërcënuar popullsinë apo ndikuar në vendimmarrjen e autoriteteve, ose kërcënimi për kryerjen e veprimeve të tilla me të njëjtat synime, dënohet me heqje lirie nga tetë deri në dymbëdhjetë vjet ...”
77. I njëjti ligj Federal i datës 27 korrik 2006 ndryshoi nenin 205 të Kodit Penal, duke i vënë edhe një titull të ri "Aktet terroriste", dhe i cili parashikonte:
“1. Shpërthimi, zjarr vënia ose veprime të tjera, duke krijuar kështu një rrezik për jetën e njerëzve, ose duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në para ose pasoja të tjera të rrezikshme shoqërore, me qëllimin për të minuar sigurinë publike, duke kërcënuar popullsinë apo ndikuar në vendimmarrjen e autoriteteve, ose kërcënimi për kryerjen e veprimeve të tilla me të njëjtat synime, dënohet me heqje lirie nga tetë deri në dymbëdhjetë vjet.”
F. Dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Penale
78. Neni 5 i Kodit të Procedurës Penale përcakton të afërm bashkëshortin, prindërit, fëmijët, prindërit birësues, fëmijët e birësuar, vëllezërit dhe motrat, gjyshërit dhe nipërit e mbesat.
79. Paragrafi 1 i nenit 11 të Kodit parashikon:
“...gjykata, prokurori apo hetuesi janë të detyruar të informojnë një të dyshuar, një të akuzuar, një viktimë, paditësin civil dhe pjesëmarrësit e tjerë në procedurë penale për të drejtat e tyre përkatëse, detyrat dhe detyrimet dhe t’u garantojë ushtrimin e këtyre të drejtave .”
80. Nenet 20 dhe 21 të Kodit të Procedurës Penale dhe të Kapitulli 16 i Kodit Penal të Rusisë parashikojnë se, incidentet të cilat rezultojnë në vdekjen e një personi janë raste të prokurorisë publike të cilat duhet të hetohen dhe të ndiqen penalisht pavarësisht vullnetit të viktimës së krimit. Në të gjitha rrethanat që shfaqin shenja të kryerjes së një krimi zyrtarët përkatës duhet të marrin masat e përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale që kanë për qëllim një hetim të ngjarjes dhe identifikimin e personit ose personave përgjegjës për kryerjen e krimit në fjalë.
81. Neni 22 i Kodit përcakton statusin e viktimës në procesin penal:
“Viktima, përfaqësuesi i tij ligjor dhe (ose) këshilltari ligjor ka të drejtë të marrë pjesë në ndjekjen penale të të akuzuarit...”
82. Neni 24 i Kodit liston arsyet e mundshme të një vendimi për refuzimin për të iniciuar një çështje penale apo pushimin e procedurave:
“(1). Një çështje penale nuk mund të ngrihet dhe një çështje penale e filluar mund të pushojë për një nga arsyet e mëposhtme:
...
(4) vdekja e një të akuzuari apo një të dyshuari, me përjashtim të rasteve kur vazhdimi i procedurës është e nevojshme për rehabilitimin e personit të vdekur. ...”
83. Neni 27 i Kodit gjithashtu parashikon:
“1. Ndjekja penale e një të dyshuari apo akuzuari do të ndërpritet për një nga arsyet e mëposhtme:
(2) ndërprerja e një çështje penale duke iu referuar [një nga shkaqeve të përmendura në paragrafin 1 të nenit 24, duke përfshirë pikën 4] ...”
84. Paragrafi 2 i nenit 27 liston situatat në të cilat është e nevojshme që zyrtari përkatës të marrë pëlqimin e një të dyshuari apo të akuzuari për të mos vazhduar ndjekjen penale. Nuk është e nevojshme marrja e pëlqimit të askujt tjetër në rastin e vdekjes së atij.
85. Neni 42 i Kodit e përkufizon viktimën si një "person fizik i cili ka pësuar dëmtime fizike, materiale ose jo materiale", si rezultat i veprës penale, dhe vendimi për njohjen e tij si viktimë merret nga një hetues apo gjykatës. Ai më tej parashikon se:
“... (2) Viktima ka të drejtë:
(4) për të paraqitur prova;
(5) për të bërë kundërshtime dhe paraqitur kërkesa;
...
(8) Për të pasur një përfaqësues;
(9) për të marrë pjesë, me leje nga hetuesi, në veprimet hetimore të cilat zhvillohen me kërkesën e tij ose të saj...;
...
(12), për të studiuar të gjitha materialet e çështjes penale pas përfundimit të hetimit paraprak...;
(13) për të marrë kopje të vendimit për fillimin e një çështje penale, duke e njohur atë si viktimë ose, kur refuzojnë bëjnë këtë, kopje të vendimit për pushimin e një çështje penale ...;
(22) të përfitojë nga të drejtat e tjera të përcaktuara në këtë Kod.”
Paragrafi 8 i këtij neni parashikon:
“Në çështjet penale që kanë të bëjnë krime të cilat rezultojnë në vdekjen e një personi, të drejtat e viktimës, të përcaktuara në këtë dispozitën, do t’i transferohen njërit prej të afërmve të ngushtë të tij ose të saj.”
86. Neni 45 i Kodit parashikon:
“1. Një viktimë ... mund të përfaqësohet nga një avokat...
4. Pjesëmarrja e viktimës personalisht në një çështje penale... nuk e përjashton atë nga e drejta për t’u përfaqësuar nga avokati në atë çështje penale.”
87. Neni 19 i Kodit parashikon mundësinë e apelimit kundër vendimeve të autoriteteve të ndryshme, në përputhje me procedurën e përcaktuar në Kod dhe në veçanti në nenet 123-127 të tij:
Neni 123: E drejta për të apeluar
“Veprimet (ose mosveprimet) dhe vendimet e organit të hetimit, oficerit hetues, hetuesit, prokurorit publik ose gjykatës mund të apelohen në përputhje me procedurën e përcaktuar në këtë Kod, nga pjesëmarrësit në një proces penal dhe nga persona të tjerë interesat e të cilëve preken nga veprimet procedurale në fjalë dhe vendimet procedurale të marra.”
Neni 124: Procedura për shqyrtimin e një ankese nga prokurori publik
“1. Prokurori publik e shqyrton ankesën brenda tri ditëve nga data e marrjes së saj. Në raste të veçanta, kur është e nevojshme të kërkohen materiale shtesë apo të merren masa të tjera për kontrollin e ankesës, ajo mund të shqyrtohet brenda një periudhe deri në dhjetë ditë; kërkuesi do të informohet në mënyrë të rregullt.
2. Pas shqyrtimit të ankesës, prokurori publik do të marrë një vendim për ta pranuar atë në tërësi ose pjesërisht apo për ta hedhur poshtë atë.
3. Ankuesi njoftohet menjëherë për vendimin e marrë lidhur me ankesën dhe në lidhje me procedurën e mëtejshëm për apelimin kundër tij.
4. Në rastet e parashikuara në këtë Kod oficeri hetues, hetuesi, prokurorit publik ka të drejtë të apelojë tek prokurori që qëndron në shkallë hierarkie më lartë kundër veprimeve (mosveprimeve) dhe vendimeve të prokurorit publik.”
Neni 125: Procedura gjyqësore për shqyrtimin e ankesave
“1. Vendimet e oficerit hetues, hetuesit dhe prokurorit publik lidhur me refuzimin për të hapur një çështje penale ose pushimin e çështje penale, si dhe vendime apo veprime (ose mos-veprime) të tjera nga ana e tyre të cilat cenojnë të drejtat dhe liritë kushtetuese të personave që marrin pjesë në një procedurë gjyqësore penale ose që ndërhyjnë në të drejtën e qytetarëve për të pasur akses në administrimin e drejtësisë, mund të apelohen në gjykatën e qarkut të vendit ku është kryer hetimi paraprak.
2. Ankesë mund të paraqitet në gjykatë nga ankuesi ose avokati i tij mbrojtës, përfaqësuesi ligjor ose përfaqësuesi me prokurë, drejtpërdrejt ose përmes oficerit hetues, hetuesit ose prokurorit publik.
3. Gjyqtari do të verifikojë ligjshmërinë dhe bazueshmërinë e veprimeve (mos veprimeve) dhe vendimeve të marra nga oficeri hetues, hetuesi dhe prokurori publik, jo më vonë se pesë ditë nga data e depozitimit të ankesës, në një seancë gjyqësore, në prani të ankuesit dhe avokatit të tij mbrojtësit, përfaqësuesi ligjor ose përfaqësuesit me prokurë, në qoftë se ata janë duke marrë pjesë në çështje penale, personave të tjerë interesat e të cilëve janë prekur drejtpërdrejt nga veprimi (mosveprimi) ose nga vendimi kundër të cilit është paraqitur ankesa, dhe prokurorit publik. Mos marrja pjesë e personave të cilët janë informuar në mënyrë të rregullt për kohën e shqyrtimit të ankesës dhe nuk kanë insistuar të jenë të pranishëm, nuk do të shihet si pengesë për shqyrtimin e ankesës nga gjykata. Ankesat do të shqyrtohen nga gjykata në një seancë publike përveç kur parashikohet ndryshe. ...
4. Në fillim të seancës gjyqësore, gjykatësi shpall ankesën që do të shqyrtohet, prezanton veten për personat që ndjekin seancën gjyqësore dhe u shpjegon atyre të drejtat dhe detyrimet e tyre. Ankuesi, në qoftë se merr pjesë në seancë gjyqësore, parashtron arsyet e ankesës, pas së cilave dëgjohen provat nga personat e tjerë të pranishëm. Ankuesi ka të drejtë të përgjigjet.
5. Pas shqyrtimit të ankesës, gjyqtari vendos që:
(1) veprimi (mos veprimi) ose vendimi i zyrtarit përkatës është i paligjshëm ose i pabazuar dhe duke e ngarkuar atë me përgjegjësin për ndreqjen e shkeljes;
(2) të rrëzojë ankesën.
6. Kopje të vendimit gjyqësor i dërgohen kërkuesit dhe të prokurorit publik.
7. Depozitimi i ankesës nuk pezullon përmbushjen e veprimit apo vendimit të ankimuar përveç nëse organi i hetimit, oficeri hetues, hetuesi, prokurori publik apo gjyqtari e shikon të arsyeshme pezullimin e tij.”
Neni 127: Ankesat dhe apelimet e prokurorëve kundër vendimeve, urdhrave apo rezolutave të gjykatës
“1. Ankesat dhe apelimet e prokurorëve kundër vendimeve, urdhrave dhe rezolutave të gjykatës të shkallës së parë dhe të apelit, si dhe ankesat dhe apelimet e prokurorëve kundër vendimeve gjyqësore të marra gjatë procedurës paraprake në çështjen penale, duhet të depozitohen në përputhje me rregullat e përcaktuara në ... [dispozitat e tjera të Kodit].
“2. Ankesat dhe apelimet prokurorëve kundër vendimeve gjyqësore të cilat kanë marrë fuqi ligjore duhet të depozitohen sipas rregullave të përcaktuara nga [dispozitat të tjera të Kodit].”
88. Neni 148 i Kodit përcakton rregullat e zbatueshme ndaj ankesave kundër vendimeve për mos fillimin e procedurave penale:
“1. Nëse nuk ka baza për fillimin e procedimi penale prokurori publik, hetuesi, organi i hetimit apo oficeri hetues vendos mos fillimin e një procedimi penal. Një vendim të mos fillimin e procedimit penale bazuar në pikën 2 të paragrafit të parë të nenit 24 të këtij Kodi do të jetë i pranueshëm vetëm për të interesuarit.
2. Kur marrin vendimin për mos fillimin e një procedimi penal pasi vlerësojnë informacionin në dispozicion në lidhje me krimin, bazuar në dyshimin e kryerjes së saj nga ana e personit ose personave në fjalë, prokurori publik, hetuesi apo organi i hetimit, duhet të marrin në konsideratë mundësinë e fillimin e procedimit penale kundër personit i cili ka raportuar apo përhapur informacionin e rremë për krimin në fjalë për ngritjen qëllimisht të akuzave të rreme.
3. Vendimi për mos fillimin e procedimit penal pas verifikimit të informacionit në lidhje me një krim që është publikuar në media duhet të bëhet publik.
4. Një kopje e vendimit për mos fillimin e procedimit penal i dërgohet ankuesit dhe prokurorit publik brenda 24 orëve nga dhënia e vendimit. Në këtë rast, ankuesi informohet për të drejtën e tij për të apeluar kundër vendimit si dhe për procedurën për paraqitjen e apelimit.
5. Një vendim për mos fillimin e procedimit penale mund të apelohet në prokurori ose gjykatë në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenet 124 dhe 125 të këtij Kodi.
6. Nëse prokurori konstaton se vendimi për mos fillimin e procedimit penale është i paligjshëm ose i pabazuar, e revokon vendimin dhe fillon procedimin penale sipas mënyrës së parashikuar nga ky nen ose i kthen materialet për verifikime shtesë.
7. Kur gjyqtari çmon se vendimi për mos fillimin e procedimeve penale është i paligjshëm ose i pabazë, merr vendimin përkatës, ia përcjellë atë për ekzekutim prokurorit publik dhe njofton ankuesin.”
G. Rezolutat përkatëse të Gjykatës së Lartë Plenare të Rusisë
89. Me Rezolutën nr. 16 e 1 nëntorit 1985 "Mbi praktikën e zbatimit nga gjykatat të legjislacionit që rregullon pjesëmarrjen e viktimës në procedimin penal", Gjykata e Lartë Plenare përmblodhi dhe shpjegoi praktikën ekzistuese në lidhje me statusin e viktimës në procedimet penale sipas Kodi të vjetër të Procedurës Penale të 1960:
“... 2. ... konsiderohet viktimë individi i cili ka pësuar drejtpërdrejtë dëme materiale dhe jo materiale ose fizike. Konsiderimi i një individi ‘viktimë’ nuk varet nga mosha e tij, gjendja fizike apo psikologjike. ...
4. Duke qenë se ... në rastet që përfshijnë krime të cilat kanë pasur si pasojë vdekjen e viktimës, të drejtat përkatëse i kalojnë të afërmve të ngushtë të tij ose të saj, njëri prej të cilëve, në marrëveshje në mes tyre, do të konsiderohet ‘viktimë’. Në qoftë se persona të caktuar jashtë rrethit të të afërmve të ngushtë të personit të vdekur insistojnë të konsiderohen ata ‘viktima’, ata gjithashtu mund të konsiderohen të tillë...”
90. Me Rezolutën nr. 17 e 29 qershor 2010 " Mbi praktikën e zbatimit nga gjykatat të normave që rregullojnë pjesëmarrjen e viktimës në procedimin penal", i cili zëvendësoi plotësisht Rezolutën nr. 16 të 1 nëntorit 1985, Gjykata e Lartë Plenare përmblodhi dhe shpjegoi praktikën ekzistuese në lidhje me statusin e viktimës në procedimet penale sipas Kodit të ri të Procedurës Penale të vitit 2001:
“... 2. Në përputhje me ligjin, një viktimë, duke qenë një person fizik i cili ka pësuar dëmtim fizik, material ose jo material ... ka në procedimin penal interesin e tij, për mbrojtjen e të cilit ai, si një pjesëmarrës në procesin penal në të njëjtën anë me prokurorinë, gëzon të drejtat e një pale në proces.
Një person që ka vuajtur si rezultat i veprës penale do të njihet si një viktimë pavarësisht kombësisë, moshës, gjendjes fizike dhe psikologjike apo aspekte të tjera të personalitetit të tij ose të saj dhe pa marrë parasysh nëse dikush është identifikuar si i përfshirë në kryerjen e kësaj vepre.
Gjykatat duhet gjithashtu të marrin në konsideratë çdo dëm që i është shkaktuar viktimës nga vepra, ose veprimi i ndaluar penalisht, kryer në një gjendje marrëzie. ...
3. Në përputhje me paragrafin 1 të nenit 42 të Kodit të Procedurës Penale një person i cili është i dëmtuar [nga një vepër penale] ka të drejtat dhe detyrimet e përcaktuara në legjislacionin që rregullon procedurën penale si nga koha e marrjes së një vendimi nga një hetues kompetent ... ose një gjykatë, ku e njohin atë person si viktimë. Në të njëjtën kohë, duhet të kihet parasysh se, statusi ligjor i atij personi si viktimë përcaktohet në bazë të gjendjes së tij faktike ... [në këtë mënyrë, ky vendim procedural nuk bën asgjë, veçse reflekton gjendjen faktike ekzistuese dhe nuk e përcakton atë].
Personi në fjalë mund të marrë njohjen si viktimë, duke paraqitur kërkesën përkatëse, ... Refuzimi për të njohur dikë si viktimë, si dhe mosveprimi i [zyrtarit përkatës] që çon në dështimin për ta njohur atë person si viktimë, mund të kundërshtohet në gjykatë në një procedure paraprake në një çështje penale të përcaktuar në nenet 124 dhe 125 të Kodit të Procedurës Penale. ...
5. Në çështjet penale që kanë të bëjnë me krime të cilat kanë si pasojë vdekjen e një personi, të drejtat e viktimës do të transferohet tek një nga i afërmi e tij i ngushtë (paragrafi 8 i nenit 42 i Kodit të Procedurës Penale). Duke u mbështetur në paragrafin 4 të nenit 5 të Kodit të Procedurës Penale të afërmit e ngushtë janë bashkëshortët, prindërit, fëmijët, prindërit birësues, fëmijët e birësuar, vëllezërit dhe motrat, gjyshërit dhe nipërit e mbesat.
Nëse vepra penale prek të drejtat dhe interesat ligjore të disa të afërmve të ngushtë në të njëjtën kohë dhe ata të gjithë të insistojnë të marrin të drejtat e viktimës, këta persona mund të njihen si viktima. ...
7. Kuptimi i paragrafit 1 të nenit 45 të Kodit të Procedurës Penale është se përfaqësuesit e viktimës ... mund të jetë jo vetëm avokatët, por edhe persona të tjerë ... të aftë për t’i siguruar atyre ndihmë ligjore të kualifikuar. ...
9. Gjykatat duhet të përputhet me kërkesat e ligjit në atë që viktima, me qëllimin e përdorimit të... kompetenca të tij të përcaktuara në legjislacionin e procedurës penale ... ka të drejtë të marrë kopje të vendimit për fillimin e çështjes penale, njohjen e statusit të tij të viktimës... ndërprerjen e çështjes penale ... dhe kopje të dokumenteve të tjera procedurale që prekin interesat e tij (neni 42 i Kodit të Procedurës Penale). ...
11. Në bazë të parimit të barazisë së të drejtave të palëve (neni 244 i Kodit të Procedurës Penale) një viktimë ka të njëjtat të drejta si dhe mbrojtja për të bërë kundërshtime apo parashtrojë kërkesa, për të paraqitur prova, për të marrë pjesë në shqyrtimin e tyre, për të ngritur pretendime ...
Viktimës dhe përfaqësuesit të tij ligjor ose me prokurë, në çdo fazë të procedurës penale, duhet t’i jepet mundësia për të informuar gjykatën për qëndrimin e tij në lidhje me thelbin e çështjes dhe argumentet që ai ose ajo gjykon të nevojshme për të justifikuar atë qëndrim. Në të njëjtën kohë, gjykata duhet të marrë parasysh argumentet e viktimës në lidhje me pyetjet që ndikojnë në të drejtat dhe interesat e e tij të ligjshëm, dhe për t’i dhënë atyre një vlerësim të arsyetuar në marrjen e vendimit gjyqësor. ...
Me synimin për të krijuar kushtet e nevojshme për viktimën që të kryej detyrat e tij procedurale dhe për të zbatuar të drejtat e tij ..., gjykatat, kur ka baza të justifikuara, duhet të marrë masa për të ndihmuar viktimën në mbledhjen e provave (marrjen e dokumenteve, depozitimin e kërkesave për certifikata, etj).
12. Viktima, përfaqësuesi i tij ligjor ose me prokurë,... ka të drejtë të marrë pjesë në të gjitha procedurat gjyqësore për shqyrtimin e rastit, për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tij ligjore. Për të siguruar këtë të drejtë, kryetari i trupit gjykues duhet t’i informojë ata për datën, kohën dhe vendin e procedimin gjyqësore. ...”
III. BURIMET TË TJERA PËRKATËSE
91. Kërkuesit pretenduan se, asnjë vend tjetër evropian nuk kishte një rregullim të ngjashëm me nenin 14 (1) të Ligjit për Varrimin në legjislacionin e tij.
92. Ata më tej shtuan se, një praktikë e ngjashme ka ekzistuar de facto në Izrael dhe është përdorur në një nivel administrativ, por asnjëherë nuk është parashikuar në ligj. Ata iu referuan vendimit në rastin Barake dhe të Tjerët kundër Ministrit të Mbrojtjes dhe të Tjerëve, i 14 prillit 2002, nr. HCJ 3114/02, në të cilin Gjykata e Lartë e Drejtësisë izraelite dënoi praktikën. Sipas kërkuesve, në vitin 2004 autoritetet izraelite njoftuan se, ata po i jepnin fund praktikës së refuzimin për kthimin e kufomave të palestinezëve, "me përjashtim të rrethanave të jashtëzakonshme”.
93. Gjithashtu, kërkuesit iu referuan shtatë mendimeve të Komitetit për të Drejtat e Njeriut të nxjerra në bazë të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike në çështjet kundër Bjellorusisë, Taxhikistanit dhe Uzbekistanit, në të cilat autoritetet kishin refuzuar për të informuar të afërmit e një të burgosuri të dënuar me vdekje për datën e ekzekutimit, për kthimin e trupit për tu varrosur dhe të bënin të ditur vendin e varrimit (nr. 886/1999, Bondarenko kundër Bjellorusisë, 3 prill 2003, paragrafi 10.2, nr. 887/1999, Lyashkevich kundër Bjellorusisë, 3 prill 2003, paragrafi 9.2, nr. 915/2000, Sultanova kundër Uzbekistanit, 30 mars 2006, paragrafi 7.10, nr. 959/2000, Bazarova kundër Uzbekistanit, 14 korrik 2006, paragrafi 8.5, nr. 973/2001, Khalilova kundër Taxhikistanit, 30 mars 2005 paragrafi 7.7, nr. 985/2001, Aliboeva kundër Taxhikistanit, 18 tetor 2005, paragrafi 6.7, nr. 1044/2002, Shukurova kundër Taxhikistanit, 17 mars 2006 paragrafi 8.7). Në veçanti, në rastin e Aliboeva kundër Taxhikistanit (nr. 985/2001) Komiteti i të Drejtave të Njeriut vendosi si në vijim:
“6.7 Komiteti ka shqyrtuar pretendimin e autorit se, autoritetet nuk e kanë informuar në lidhje me ekzekutimin burrit të saj, por vazhdoi të pranojë ndërhyrje e saj për të vepruar në emër të tij pas ekzekutimit të tij. Komiteti vëren se ligji e atëhershëm në fuqi nuk i lejonte që familja e një individi të dënuar me vdekje të informohej për datën e ekzekutimit dhe vendndodhjen e vendin ku ishte varrosur i burgosuri i ekzekutuar. Komiteti kupton vuajtjen e vazhdueshme dhe stresin mendor shkaktuar autorit, si gruaja e një të burgosuri të dënuar me vdekje, nga pasiguria e vazhdueshme rreth rrethanave që çuan në ekzekutimin e tij, si dhe vendndodhjen e varrit të tij. Ai kujton se, fshehtësia për sa i përket datës së ekzekutimit dhe vendit të varrimit, si dhe refuzimin për të dorëzuar trupin për varrim, kanë efekt frikësues dhe ndëshkues të familjeve të tyre duke i lënë ata qëllimisht në një gjendje pasigurie dhe ankthi mendor. Komiteti konsideron se, dështimi i parë i autoriteteve për të njoftuar autorin për ekzekutimin përbën trajtimin çnjerëzor të autorit, në shkelje të nenit 7 të Paktit”.
94. Kërkuesit u mbështet edhe në vendimin e Gjykatës Inter-Amerikane të të Drejtave të Njeriut të datës 15 qershor 2005 në çështjen Fshati Moiwana kundër Suriname (Inter-Am CT. HR, (Ser. C) nr. 145 (2005). Në këtë rast agjentët e Shtetit sulmuan fshatin Moiwana në vitin 1986, duke vrarë tridhjetë e nëntë anëtarët e klanit N’djuka (paragrafi 86 (15)). Autoritetet gjithashtu nuk i lejuan të mbijetuarit për të marrë trupat. U raportua më vonë se disa prej kufomave ishin djegur. Gjykatës paraqiti në mënyrë të detajuar ritualet e veçanta funerale të N’djuka, dhe vuri në dukje se:
“86(7). N’djuka ka rituale specifike që duhet të ndiqen pikërisht në rastin e vdekjes së një anëtari të komunitetit. Duhet të kryhen një sërë ceremonish fetare të cilat kërkojnë gjashtë muaj deri në një vit për t’u përfunduar; këto rituale kërkojnë pjesëmarrjen e më shumë anëtarëve të komunitetit dhe përdorimin e më shumë burimeve se çdo ngjarje tjetër ceremoniale e shoqërisë në N’djuka.
86(8). Është jashtëzakonisht e rëndësishme të pasurit e kufomës së të ndjerit, pasi duhet të trajtohet në mënyrë të veçantë gjatë ritualeve të vdekjes në N’djuka dhe duhet të varroset ne të njëjtin vend ku janë varrosur persona me të njëjtën prejardhje. Vetëm ata që konsiderohen të ligj nuk marrin një varrim me nder . Për më tepër, në të gjitha shoqëritë Maroon-e, djegia e kufomës konsiderohet shumë fyese.
86(9). Nëse ritualet e ndryshme të vdekjes nuk janë kryer sipas traditës së N’djuka-s, konsiderohet një shkelje morale, e cila do të zemërojë jo vetëm shpirtin e personit që ka vdekur, por gjithashtu mund të ofendojë edhe paraardhësit e tjerë të komunitetit. Kjo çon në një numër ‘sëmundjesh me origjinë shpirtërore’ që bëhen të dukshme si sëmundjet fizike dhe potencialisht mund të ndikojnë të gjithë prejardhjen natyrore. Njerëzit në N’djuka e kuptojnë se sëmundje të tilla nuk shërohet vet, por duhet të trajtohen me mjete kulturore dhe ceremoniale, e nëse jo, ato do të trashëgohen në brezat pasues.”
95. Gjykata Inter-Amerikane vendosi, në paragrafin 100 të vendimit të saj se kërkuesit kishin pësuar trajtim çnjerëzor, në kundërshtim me nenin 5 të Konventës Amerikane për të Drejtat e Njeriut, për shkak se:
“...një nga burimet më të mëdha të vuajtjeve për anëtarët e komunitetit Moiwana është se ata nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me eshtrat e të dashurve të tyre, dhe, si rezultat, ata nuk mund të nderojnë dhe të varrosin të vdekurit në pajtim me normat themelore të kulturës N’djuka. Pra, Gjykata vëren se, është e kuptueshme që pjesëtarët e komunitetit kanë qenë të shqetësuar nga raportet që tregonin se disa prej kufomave janë djegur...”.
96. Si shpërblim i drejtë (paragrafi 208 i vendimit) Qeveria e Surinamit u urdhërua:
“...për të rimarrë menjëherë eshtrat e pjesëtarëve të komunitetit Moiwana të vrarë gjatë sulmit 1986. Nëse ato gjendeshin nga Shteti, do tu jepeshin sa më shpejt anëtarëve të mbijetuar të komunitetit në mënyrë që të vdekurit të mund të nderoheshin në përputhje me ritualet e kulturës N’djuka”.
E DREJTA
I. KUNDËRSHTIMET PARAPRAKE TË QEVERISË
97. Qeveria parashtroi se, kërkuesi i nëntëmbëdhjetë, znj. Zhanna Fyodorovna Ifraimova, nuk legjitimohej të ankohej në lidhje me ngjarjet në këtë çështje, për sa i përket të ndjerit z. Ruslan Borisovich Tamazov. Në mbështetje të kësaj, ata iu referuan një deklarate të bërë nga ana e saj në një intervistë me autoritetet se, ajo kishte jetuar me z. Tamazov për vetëm një muaj pas shkurtit 2005. Sipas mendimit të Qeverisë, kjo ishte e pamjaftueshme për ta konsideruar atë të lidhur me z. Tamazov. Ata këmbëngulën se, kërkuesi dhe z. Tamazov duhet të ishin të martuar zyrtarisht.
98. Në përgjigje, parashtruesi i nëntëmbëdhjetë pretendoi se, z Tamazov ishte partneri i saj dhe se ata kishin jetuar së bashku pas një ceremonie martese fetare në shkurt të vitit 2005 dhe kishin vazhduar të takoheshin në fshehtësi, pasi z. Tamazov ishte vënë në listën e të kërkuarve. Kërkuesi gjithashtu parashtroi se, kur ajo e kishte identifikuar trupin e z Tamazov-së në tetor 2005 ajo ishte tetë muaj shtatzënë.
99. Gjykata vëren së pari se, pavarësisht mungesës së një martese të regjistruar zyrtarisht ndërmjet znj. Ifraimova dhe z. Tamazov, gjykatat e brendshme nuk kishin pasur ndonjë dyshim në lidhje ligjësimin e saj në procedurat e zhvilluar në lidhje me vendimet e 13-14 prillit 2006 (shih paragrafin 44 lart). Për më tepër, kërkuesi ka paraqitur një kopje të certifikatës së lindjes, e cila në thelb konfirmon pretendimet e saj më të hershme se, ajo ishte me të vërtetë tetë muaj shtatzënë gjatë ngjarjeve të tetorit 2005 dhe se babai i vajzës së saj ishte i ndjeri z. Tamazov (shih paragrafin 10 më lart). Në rrethana të tilla, gjykata konstaton se, ka ekzistuar një lidhje e mjaftueshme ndërmjet tyre për qëllimet e nenit 35 të Konventës dhe nuk ka arsye për të vënë në dyshim legjitimitetin e saj për të sjellë këtë çështje para Gjykatës.
100. Në dritën e sa më sipër, Gjykata hedh poshtë kundërshtimin paraprak. Në të njëjtën kohë, Gjykata e gjen të nevojshme për të marrë parasysh argumentet e bëra nga Qeveria në lidhje me karakterin e marrëdhënieve ndërmjet kërkuesit të nëntëmbëdhjetë dhe z. Tamazov në shqyrtimin e zbatimit të nenit 8 të Konventës në kontekstin e vendimit të datës 15 maj 2006 (shih paragrafin 119 më poshtë).
II. PRETENDIMI PËR SHKELJE TË NENIT 3 TË KONVENTËS
101. Kërkuesit u ankuan për kushtet në të cilat trupat e të afërmve të tyre të vdekur ishin mbajtur gjatë procesit të identifikimit. Ata ishin të pakënaqur edhe me rrethanat e pjesëmarrjes së tyre personale në procesin e identifikimit. Sipas kërkuesve, ky trajtim nga autoritetet u kishte shkaktuar atyre vuajtje të tilla mendore që përbënin shkelje të nenit 3 të Konventës, i cili parashikon:
“Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës, as dënimeve ose trajtimeve çnjerëzore ose poshtëruese.”
A. Parashtrimet e palëve
102. Kërkuesit mbështetën pretendimet e tyre. Ata argumentuan se, lista e Qeverisë të pjesëmarrësve në procedurën e identifikimit ishte jo e plotë.
103. Qeveria kundërshtoi. Ajo parashtroi se, pas ngjarjeve, kufomat ishin parë dërguar në morgun e Nalchik, ku iu ishin hequr rrobat të cilat ishin dërguar për ekspertizën mjeko-ligjore. Pas kësaj të gjitha kufomat ishin vendosur në dy vagonët frigoriferikë të pajisur me të gjitha objektet e nevojshme të magazinimit. Disa kohë më vonë kufomat ishin dërguar në qytetin e Rostov-on-Don për ekzaminim gjenetik. Qeveria pranoi se, menjëherë pas sulmit nuk kishte pasur ambiente në dispozicion për të ruajtur trupat dhe se ndoshta këtij momenti i referohej video-incizimi i paraqitur nga kërkuesit. Qeveria gjithashtu përmendi se, pjesëmarrja në procedurën e identifikimit kishte qenë vullnetare.
B. Vlerësimi i Gjykatës
1. Parimet e përgjithshme
104. Gjykata në shumë raste ka pohuar se, neni 3 mishëron një nga vlerat themelore të shoqërisë demokratike. Edhe në rrethanat më të vështira, të tilla si lufta kundër terrorizmit apo krimit të organizuar, Konventa ndalon në terma absolutë torturën as dënimet ose trajtimet çnjerëzore ose poshtëruese. Ndryshe nga shumica e klauzolave substanciale të Konventës dhe të protokolleve të saj, neni 3 nuk lejon asnjë përjashtim dhe asnjë derogim nga ky nen nuk është i lejuar në bazë të nenit 15, edhe në rast të një emergjence publike që kërcënon jetën e kombit (shih ndër të tjerash, Aksoy kundër Turqisë, 18 dhjetor 1996, § 62 , Raportet e Aktgjykimeve dhe Vendimeve 1996-VI). Keqtrajtimi duhet të arrijë një nivel minimal ashpërsie që të bjer në fushëveprimin e nenit 3. Vlerësimi i këtij minimumi është relativ: ai varet nga të gjitha rrethanat e çështjes, siç është kohëzgjatja e trajtimit, efektet e tij fizike dhe/ose mendore dhe në disa raste, gjinia, mosha dhe gjendja shëndetësore e viktimës ( shih midis të tjerash, Irlanda kundër Mbretërisë së Bashkuar, 18 janar 1978 , § 162 , Seria A nr.25)
105. Në lidhje me pretendimet e për vuajtjet morale sipas nenit 3 të Konventës të ngritura nga të afërmit e viktimave të operacioneve të sigurisë të kryera nga autoritetet, Gjykata ka përqafuar një qasje shumë të kufizuar, duke deklaruar se, ndërsa një anëtar i familjes së një "personi të zhdukur " mund të pretendojë të jetë viktimë e trajtimit në kundërshtim me nenin 3 (shih Kurt kundër Turqisë, 25 maj 1998, § § 130-34, Raportet 1998-III), i njëjti parim zakonisht nuk do të zbatohet për situatat ku personi nën mbikëqyrjen e autoriteteve është gjetur më vonë i vdekur (shih për shembull, Tanlı kundër Turqisë, nr. 26129/95, § 159, ECHR 2001-III; Yasin Ateş kundër Turqisë, nr. 30949/96, § 135, 31 maj 2005, dhe Bitiyeva dhe të Tjerët kundër Rusisë, nr. 36156/04, § 106, 23 prill 2009). Në raste të tilla, Gjykata normalisht është kufizuar në konstatimet e saj në kuadrin e nenit 2. Nga ana tjetër, Gjykata ka konstatuar shkelje të nenit 3 për shkak të vuajtjeve mendore të kërkuesve si rezultat i veprimeve të forcave të sigurisë të cilët kishin djegur shtëpitë dhe pasuritë e tyre para syve të tyre (shih Selçuk dhe Asker kundër Turqisë, 24 prill 1998, § § 77-80, Raportet 1998-II; Yöyler kundër Turqisë, nr. 26973/95, § § 74-76, 24 korrik 2003; dhe Ayder dhe të Tjerët kundër Turqisë, nr. 23656/94, § § 109-11, 8 janar 2004).
106. Së fundi, Gjykata rikujton jurisprudencën e saj sipas të cilës akuzat për keqtrajtim duhet të mbështeten në prova të përshtatshme (shih, mutatis mutandis, Klaas kundër Gjermanisë, 22 shtator 1993, § 30, Seria A nr. 269). Për të vlerësuar këto prova, Gjykata adopton standardet e provës "përtej dyshimit të arsyeshëm", por shton se prova të tilla mund të dalin nga bashkë ekzistenca e konkluzioneve mjaft të forta, të qarta dhe në harmoni ose të presupozimeve faktike të ngjashme dhe të pa kontestueshme (shih Irlanda kundër Mbretërisë së Bashkuar , cituar më sipër, § 161).
2. Zbatimi i këtyre parimeve
107. Palët ranë dakord se ndërmjet 14 dhe 18 tetorit 2005 trupat e atyre që kishin vdekur si rezultat i ngjarjeve të 13-14 tetorit 2005 ishin mbajtur në morgun e qytetit Nalchik dhe se nga 19-31 tetori 2005 ato ishin vendosur në dy vagonët frigoriferikë në periferi të Nalchik (shih paragrafët 51-53 dhe 63 më lart). Është e pakontestueshme edhe se, numri i përgjithshëm i viktimave si rezultat i sulmit, tejkalonin në masë të madhe kapacitetin magazinues të objekteve përkatëse lokale dhe se për katër ditët e para disa prej trupave ishte mbajtur jashtë.
108. Gjykata ka pak dyshime se, duke pasur parasysh kushtet e ruajtjes së trupave, kërkuesit, të afërmit e personave të vdekur, mund të kenë përjetuar vuajtje mendore në lidhje me këtë. Ky dyshim shtohet edhe më, duke qenë se ata vullnetarisht kishin marrë pjesë në procedurën e identifikimit. Sipas informatave në dispozicion të Gjykatës, të paktën tridhjetë e tetë kërkuesit nr. 1, 2, 3, 7, 8, 9, 10, 12, 13, 15, 17, 18, 19, 20, 21, 22, 23, 24, 25, 26, 27, 28, 29, 31, 32, 34, 35, 37, 38, 39, 40, 42, 43, 44, 45, 47, 48 dhe 49, kishin marrë pjesë personalisht në procedurën e identifikimit (shih paragrafët 57-59 dhe 62).
109. Detyra e Gjykatës është të konstatojë nëse, në dritën e rrethanave specifike të çështjes, kjo vuajtje kishte një dimension të tillë aftë për ta përfshirë në objektin e nenit 3.
110. Gjykata fillimisht vë në dukje se, çështja në fjalë është e ndryshme nga rastet e sjella para Gjykatës nga familjarët e viktimave të "zhdukur" apo vrasjet jashtë-gjyqësore të kryera nga forcat e sigurimit (shih për shembull, Luluyev dhe të Tjerë kundër Rusisë, nr. 69480 / 01 , § § 116-118 , ECHR 2006-XIII ( ekstrakte )). Vdekja e të afërmve të kërkuesve në rastin në fjalë nuk ka rezultuar nga veprimet nga ana e autoriteteve në kundërshtim me nenin 2 të Konventës (shih rrethanat të cilat rezultuan në vdekjen e të afërmve të kërkuesve, paragrafët 6 dhe 7 më lart dhe krahaso për shembull me rastin Esmukhambetov dhe të Tjerët kundër Rusisë, nr. 23445/03, § § 138-151 dhe 190, 29 mars 2011). Kërkuesit nuk mund të thuhet se, kanë vuajtur nga pasiguria e zgjatur në lidhje me fatin e të afërmve të tyre, duke qenë se, qëllimi i pjesëmarrjes së tyre vullnetare në procesin e identifikimit që u zhvillua menjëherë pas sulmit ishte pikërisht për të gjetur trupat e të afërmve të tyre (shih paragrafin 63 më lart dhe krahaso me Luluyev dhe të Tjerët, të cituar më lart, § § 116-118).
111. Më tej Gjykata vëren se, rasti në fjalë gjithashtu dallon nga rastet Turke në lidhje me shkatërrimin e qëllimshëm të pronës që kërkuesve edhe u ishte dashur të ishin të pranishëm. Në veçanti, në rastin e Selçuk dhe Asker, Gjykata duke pasur parasysh mënyrën në të cilën shtëpitë e kërkuesve ishin shkatërruar dhe konkretisht faktin se, veprimi ishte i paramenduar dhe ishte kryer me përçmim e pa respekt për ndjenjat e kërkuesve si dhe protesta e të cilëve ishte injoruar (shih S Selçuk dhe Asker, të cituar më lart, § 77), konkludoi se, veprimet e forcave të sigurisë përbënin "trajtim çnjerëzor" brenda kuptimit të nenit 3 të Konventës. Një linjë e ngjashme arsyetimit është mbajtur edhe në rastet e Yöyler dhe Ayder dhe të Tjerët (të cituara më lart). Në rastet e përmendura më lart forcat e sigurisë dogjën shtëpitë dhe pasuritë e kërkuesve me qëllimin për tu shkaktuar atyre vuajtje mendore, çka e bëri Gjykatën të konstatojë shkelje të nenit 3 në lidhje me këtë.
112. Megjithatë, në rastin në fjalë Gjykata nuk ka asnjë provë që ta bëjë atë të arrijë në të njëjtin përfundim. Është e vërtetë se, siç pranohet edhe nga Qeveria, objektet frigoriferike lokale për ruajtjen e kufomave gjatë katër ditëve të para kishin qenë të pamjaftueshme për të ruajtur të gjithë trupat (shih paragrafin 56 më sipër) dhe se edhe pas kësaj trupat ishin grumbulluar sipër njëri-tjetrit në vagonët frigoriferikë (shih paragrafin 53 më lart). Megjithatë, këto gabime që, erdhën si rezultat i vështirësive objektive logjistike për nga natyra e ngjarjeve të 13-14 tetorit 2005 dhe numrit të viktimave, është e vështirë të thuhet se, kanë pasur si qëllim trajtimin çnjerëzor të kërkuesve, dhe në veçanti, për tu shkaktuar atyre vuajtje psikologjike.
113. Për ta përmbledhur, Gjykata nuk vëren se, rrethanat mund tu kishin shkaktuar vuajtje kërkuesve të listuar në paragrafin 108 më sipër apo kërkuesve të tjerë që ishin thjesht në dijeni të kushteve të vështira të ruajtjes së kufomave të të afërmve të tyre, një dimension dhe karakter i dallueshëm nga shqetësimet emocionale që konsiderohen se përjetojnë në mënyrë të pashmangshme çdo anëtar i familjes së një personi të vdekur në një situatë të krahasueshme. Prandaj, Gjykata nuk konstaton shkelje të nenit 3 të Konventës në rrethanat e çështjes në fjalë.
III. PRETENDIMI PËR SHKELJE TË NENIT 8 TË KONVENTËS
114. Bazuar në nenin 8 të Konventës, kërkuesit u ankuan edhe për refuzimin e autoriteteve për kthimin e trupave të të afërmve të tyre të vdekur. Kjo dispozitë e Konventës parashikon si më poshtë:
Neni 8 i Konventës
“1. Çdokush ka të drejtën e respektimit të jetës së tij private dhe familjare, banesës dhe korrespondencës së tij.
2. Autoriteti publik nuk mund të ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të drejte, përveçse në shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur, në një shoqëri demokratike, kjo masë është e domosdoshme për sigurimin kombëtar, për sigurinë publike, për mirëqenien ekonomike të vendit, për mbrojtjen e rendit ose për parandalimin e veprave penale, për mbrojtjen e shëndetit ose të moralit, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.”
A. Parashtrimet e palëve
1. Kërkuesit
115. Kërkuesit deklaruan se, refuzimi i autoriteteve për kthimin e trupave i datës 15 maj 2006 ishte i paligjshëm dhe jo proporcional. Së pari, ata argumentuan se, refuzimi ishte paligjshëm pasi, edhe pse Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj i detyronte autoriteteve për të pritur rezultatin e hetimeve para se, të vendonin për kthimin e trupave, autoritet kishin dështuar në mënyrë të qartë t’i përmbaheshin këtij detyrimi. Së dyti, ligji përmbante nocione të paqarta të tilla si "veprime terroriste", "aktivitete terroriste" dhe "akt terrorist", dhe ishte i paqartë për sa i përket politikës së djegies (kërkuesit ndjeheshin të fyer që të afërmit e tyre ishin djegur dhe jo varrosur); zyrtarit me autoritetin përkatës për të marrë vendimin; mundësia e ngritjes së procedurave të apelimit; politikës për bërjen publike të datës së varrimit; dhe nevojës për të vëzhguar ritualet gjatë varrimit. Së treti, ata pretenduan se masat ishte jo proporcionale pasi asnjë vend tjetër evropian nuk kishte një ligj të ngjashëm; edhe pse autoritetet izraelite kishin pasur një politikë të ngjashme administrative, kjo ishte dënuar nga gjykatat izraelite; e drejta ndërkombëtare humanitare ndalonte një trajtim të tillë, dhe se masa të tjera, më pak kufizuese, ishin në dispozicion të autoritetet për të adresuar shqetësimet që lidhen me terrorizmin.
2. Qeveria
116. Qeveria pretendoi se, vendimi për mos kthimin e trupave të të afërmve të kërkuesve ishte marrë bazuar në ligjin kundër terrorizmit, ligjit për shërbimin e varrimit dhe dekretin mbi luftën kundër terrorizmit, dhe ishin të justifikuara nga arsyet e përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj të datës 28 Qershor 2007 (shih paragrafët 33-35). Të gjithë kërkuesit kishin marrë njoftim zyrtar dhe përgjigje nga autoritetet dhe nuk kishin pasur asnjë pengesë për t’ju drejtuar gjykatës në lidhje me vendimet në fjalë.
B. Vlerësimi i Gjykatës
1. Nëse neni 8 zbatohet në rastin konkret
117. Gjykata thekson se, sipas jurisprudencës së saj, konceptet e nenit 8 të "jetës private" dhe "jetës familjare" janë terma të gjerë që nuk i nënshtrohen një përkufizimi shterues (shih për shembull, Pretty kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 2346/02, § 61, ECHR 2002-III). Në rastet e Pannullo dhe Forte kundër Francës (nr. 37794/97, § § 35-36, ECHR 2001-X) dhe Girard kundër Francës (nr. 22590/04, § 107, 30 qershor 2011), Gjykata pranoi se, një vonesë e tepruar e kthimit të trupit pas kryerjes së një autopsie apo mostrave trupore në përfundimin e procedurës përkatëse penale, mund të përbëjë një ndërhyrje edhe në "jetën private" edhe në "jetën familjare" të pjesëtarëve të mbijetuar të familjes. Në rastin e Elli Poluhas Dödsbo kundër Suedisë (nr. 61564/00, § 24, ECHR 2006-I) Gjykata konstatoi se, refuzimi për të transferuar një vazo që përmbante hirin e burrit të kërkuesit, gjithashtu mund të shihej si binte në fushë veprimin e nenit 8. Së fundi, në rastin e Hadri Vionnet kundër Zvicrës (nr.55525/00, § 52, 14 shkurt 2008), Gjykata vendosi se, mundësia e kërkuesit për të qenë i pranishëm në funeralin e fëmijës së saj i lindur i vdekur, së bashku me transferimin përkatës dhe organizimet e ceremonisë, përbënin "jetë familjare" dhe "private" brenda kuptimit të nenit 8.
118. Gjykata së pari vëren se, me përjashtim të kërkuesit të nëntëmbëdhjetë, znj. Zhanna Fyodorovna Ifraimova (shih paragrafët 97-100 më lartë), Qeveria nuk e ka kontestuar se, vendimi i datës 15 maj 2006 për mos kthimin e trupave përbënte një ndërhyrje në të drejtën për jetë private dhe familjare të kërkuesve të mbrojtur nga neni 8 i Konventës.
119. Në lidhje me kërkuesin e nëntëmbëdhjetë, Gjykata konstaton në bazë të dokumenteve që zotëron që, edhe pse marrëdhënia ndërmjet znj. Ifraimova dhe z. Tamazov, kryesisht e përbërë nga një muaj bashkëjetesë dhe takime me raste në fshehtësi gjatë tetë muajve në vazhdim (shih paragrafët 10 dhe 98 më lart), nuk mund të jetë mjaftueshëm e gjatë dhe e qëndrueshme që konsiderohet "jetë familjare" brenda kuptimit të nenit 8 të Konventës, nuk ka dyshim se ka ekzistuar një "jetë private" mes tyre në kuptimin e kësaj dispozite të Konventës.
120. Më tej, Gjykata vëren se, më 15 maj 2006, pasi përfundoi veprimet hetimore në lidhje me trupat e personave të vdekur, hetuesi vendosi të mos ti kthente kufomat kërkuesve dhe urdhëroi varrimin e tyre në një vend të papërcaktuar (shih paragrafin 27 më sipër). Ky vendim është marrë në pajtim me nenin 3 të dekretit nr. 164, të datës 20 mars 2003, dhe nenit 14 (1) të ligjit për shërbimin e varrimin, që ndalonte autoritetet kompetente të kthenin trupat e terroristëve që kishin vdekur si rezultat i ndalimit të një akti terrorist.
121. Pasi shqyrtoi legjislacionin e brendshëm të zbatueshëm, Gjykata vëren se, në Rusi të afërmit e një personi të vdekur, të gatshëm për të organizuar varrimin e tij, në përgjithësi gëzojnë një garanci ligjore për kthimin e trupit të personit të vdekur për t’u varrosur menjëherë tek ata pasi përcaktohej shkaku i vdekjes. Ata gjithashtu përfitojnë nga një regjim ligjor që i bën ata ose ekzekutorët të deklaratës së dëshirave të të ndjerit për sa i përket procedurës së varrimit ose i lejon të vendosin se si do të zhvillohet varrimi, dhe të dyja këto opsione i nënshtrohen vetëm rregullave të përgjithshme të sigurisë dhe sanitare (shih pikat 3 deri 8 të ligjit për shërbimin e varrimi në paragrafin 65).
122. Në këtë kuadër, Gjykata vëren se, refuzimi i autoriteteve për të kthyer trupat e të afërmve të kërkuesve duke iu referuar nenit 14 (1) të ligjit për shërbimin e varrimit dhe nenit 3 të dekretit nr. 164 nga 20 mars 2003, përbënte një përjashtim nga ky rregull i përgjithshëm dhe i privonte në mënyrë të qartë kërkuesit nga mundësia për të organizuar dhe për të marrë pjesë në varrimin e trupave të pajetë të të afërmve të tyre dhe gjithashtu të dinin vendndodhjen e varrit për ta vizituar atë më pas.
123. Duke pasur parasysh jurisprudencën e saj dhe rrethanat e lartpërmendura të çështjes, Gjykata konstaton se, me përjashtim të kërkuesit të nëntëmbëdhjetë masa në fjalë përbënte një ndërhyrje në "jetën private" dhe "jetën familjare" të kërkuesve brenda kuptimit të nenit 8 të Konventës. Për sa i përket kërkuesit të nëntëmbëdhjetë, vendimi i 15 majit 2006 përbënte një ndërhyrje në "jetën private" të saj brenda kuptimit të kësaj dispozite. Mbetet të shihet nëse kjo ndërhyrje ishte e justifikuar sipas paragrafit të dytë të kësaj dispozite.
2. Nëse ndërhyrja ishte e justifikuar
(a) “e parashikuar nga ligji”
124. Sipas jurisprudencës së Gjykatës, shprehja "e parashikuar nga ligji" në nenin 8 § 2 kërkon, ndër të tjera që, masa ose masat në fjalë të kenë disa baza në të ligjin e brendshëm (shih për shembull, Aleksandra Dmitriyeva kundër Rusisë, nr. 9390/05, § § 104-07, 3 nëntor 2011), por i referohet gjithashtu edhe cilësisë së ligjit në fjalë, duke kërkuar që ai të jetë i aksesueshëm për personin në fjalë dhe i parashikueshëm për sa i përket efekteve të tij (shih Rotaru kundër Rumanisë [GC], nr. 28341/95, § 52, ECHR 2000-V). Në mënyrë që ligji të përmbushë kriterin e parashikueshmërisë, duhet të përcaktohen me saktësi të mjaftueshme kushtet në të cilat mund të zbatohet një masë, si dhe tu bëjë të mundur personave në fjalë - nëse është nevoja, me këshillimin e duhur - për të rregulluar sjelljen e tyre.
125. Gjykata vëren se, masat në fjalë janë marrë në përputhje me dispozitat përkatëse të ligjit kundër terrorizmit, ligjit për shërbimin e varrimit dhe Dekretin nr. 164 e 20 mars 2003, i cili parashikon se "[trupi i një] terrorist i cili vdes si rezultat i ndalimit të një akti terrorist" nuk do të dorëzohet për varrim dhe se vendi i varrimit nuk do të bëhet i ditur.
126. Gjykata konstaton dhe është e pakontestueshme nga kërkuesit, se vendimet e 13-14 prillit 2006 demonstruan në mënyrë të qartë përfshirjen e të afërmve të vdekur të kërkuesve në sulmin e datës 13 tetor 2005. Në bazë të materialit para saj (shih paragrafët 22, 25 dhe 26), Gjykata krijon bindjen se, refuzimi i autoriteteve për tu kthyer trupat e të afërmve të tyre kërkuesve për varrim, kishte një bazë ligjore në të drejtën ruse.
127. Sipas mendimit të Gjykatës, pyetjet e tjera në lidhje me ligjshmërinë e masës, të tilla si parashikueshmëria dhe qartësia e akteve ligjore dhe, në veçanti, natyra automatike të rregullit, paqartësia e pretenduar e disa prej koncepteve të tij dhe mungesa e shqyrtimit gjyqësor, janë të lidhura ngushtë me çështjen e proporcionalitetit dhe do të shqyrtohen, si një aspekt i saj, sipas paragrafit 2 të nenit 8 (shih, mutatis mutandis, T.P dhe K.M kundër Mbretërisë së Bashkuar, [GC], nr. 28945/95, § 72, ECHR 2001-V, dhe Chapman kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 27238/95, § 92, ECHR 2001-I).
(b) Qëllimi legjitim
128. Gjykata vëren se, Qeveria justifikoi masën duke iu referuar rregullit nr. 8-P, datë 28 qershor 2007, të Gjykatës Kushtetuese, e cila shprehej në lidhje me nenin 14 (1) të ligjit për shërbimin e varrimit dhe Dekretin nr. 164 të 20 marsit 2003 se, miratimi i masës justifikohej nga " interesat për luftën kundër terrorizmit, si dhe në parandalimin e terrorizmit në terma të përgjithshëm dhe specifik dhe sigurimin e zhdëmtim për efektet e akteve terroriste, shoqëruar me rrezikun e trazirave në masë, përleshjet midis grupeve të ndryshme etnike dhe agresioni nga të afërmit e atyre që janë përfshirë në veprimtari terroriste ndaj popullsisë në përgjithësi dhe zyrtarëve, dhe së fundi kërcënimin e jetës njerëzore dhe integritet fizik të njeriut". Ai gjithashtu përmendi nevojën për të "minimizuar ndikimin informative dhe psikologjik të aktit terrorist mbi popullsinë, duke përfshirë zbutjen e efektit të saj propagandues". Për më tepër , Gjykata Kushtetuese deklaroi se, "varrimi i atyre që kanë marrë pjesë në akte terroriste, në afërsi të varreve të viktimave të akteve të tyre, si dhe respektimi i riteve të varrimit dhe kujtimi me shprehje respekti ndaj tyre, si një akt simbolik adhurimi, shërben si një mjet propagande për idetë terroriste dhe fyen të afërmit e viktimave të akteve në fjalë, duke krijuar parakushtet për rritjen e tensioneve ndër- etnike dhe fetare”.
129. Duke pasur parasysh sqarimet e mësipërme, Gjykata konstaton se, masa në fjalë mund të konsiderohet si e marrë në interes të sigurisë publike, për parandalimin e trazirave dhe për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.
130. Mbetet për t’u parë nëse masa e miratuar ishte "e nevojshme në një shoqëri demokratike" për arritjen e qëllimeve të përcaktuara.
(c) E nevojshme në një shoqëri demokratike
(α) Parime të përgjithshme
131. Një ndërhyrje do të konsiderohet "e nevojshme në një shoqëri demokratike" për arritjen e një qëllimi legjitim nëse ajo i përgjigjet një "nevoje të ngutshme sociale" dhe në veçanti, në qoftë se ajo është në proporcion me qëllimin legjitim të ndjekur dhe nëse arsyet e paraqitura nga autoritetet kombëtare për ta justifikuar atë janë "relevante dhe të mjaftueshme" (shih për shembull, Coster kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 24876/94, § 104, 18 janar 2001, dhe S. dhe Marper kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 30562/04 dhe 30566/04, § 101, ECHR 2008).
132. Objekti dhe qëllimi i Konventës, duke qenë një traktat i të drejtave të njeriut i cili mbron individët në baza objektive (shih Neulinger dhe Shuruk kundër Zvicrës [GC], nr. 41615/07, § 145, ECHR 2010), kërkon që dispozitat e tij të interpretohen dhe zbatohen në një mënyrë që i bën garancitë e saj praktike dhe efektive (shih, midis të tjerash, Artico kundër Italisë, 13 maj 1980, § 33, Seria A nr. 37). Kështu, në mënyrë që të sigurohet "respektimi" i jetës private dhe familjare brenda kuptimit të nenit 8, duhet të merren parasysh realitetet e secilit rast për të shmangur zbatimin mekanik të së drejtës së brendshme në një situatë të caktuar (shih, vendimin e kohëve të fundit, Nada kundër Zvicrës [GC], nr. 10593/08, § § 181-185, 12 shtator 2012).
133. Gjykata është shprehur edhe më parë se, që një masë të konsiderohet si proporcionale dhe e nevojshme në një shoqëri demokratike, duhet që të mos ekzistojnë asnjë mundësi për një masë alternative që do ti shkaktonte më pak dëme të drejtës themelore në fjalë ndërkohë që përmbushte të njëjtin qëllim (shih Nada, cituar më lart, § 183).
134. Vlerësimi përfundimtar nëse ndërhyrja është e nevojshme mbetet objekt i shqyrtimit nga Gjykata për të siguruar pajtueshmërinë me kërkesat e Konventës. Një hapësirë vlerësimi duhet ti lihet autoriteteve kompetente kombëtare në lidhje me këtë. Gjerësia e kësaj hapësire ndryshon dhe varet nga një numër faktorësh, duke përfshirë natyrën e së drejtës së Konventës në fjalë, rëndësinë e saj për individin, natyrën e ndërhyrjes dhe qëllimi i ndërhyrjes (shih S. dhe Marper, cituar më lart, § 102). Gjykata në shumë raste ka theksuar se, është në dijeni që Shtetet përballen me sfida të që kanë të bëjnë me terrorizmi dhe dhunën terroriste (shih, mutatis mutandis, Brogan dhe të Tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar, 29 nëntor 1988, § 61 , Seria A nr. 145 B; Öcalan kundër Turqisë [GC], nr. 46221/99, § § 104, 192-196, ECHR 2005-IV; Ramirez Sanchez kundër Francës [GC], nr. 59450/00, § § 115-116, ECHR 2006-IX; dhe Finogenov dhe të Tjerët kundër Rusisë, nr. 18299/03 dhe 27311/03, § 212, ECHR 2011 (ekstrakte)). Hapësira e vlerësimit do të jetë më e ngushtë kur e drejta në rrezik është vendimtare për gëzimin efektiv nga individi i të drejtave të tij personale apo kryesore (shih Connors kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 66746/01, § 82, 27 maj 2004, me referenca të mëtejshme). Kur një aspekt veçanërisht i rëndësishëm i ekzistencës dhe identitetit të një individi është në rrezik, hapësira e vlerësimit që i lejohet Shtetit do të jetë e kufizuar (shih Evans kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 6339/05, § 77, ECHR 2007-I ) .
(β) Zbatimi i këtyre parimeve
135. Për gjykuar nëse masat e ndërmarra në lidhje me kërkuesit për sa i përket trupave të të afërmve të tyre të vdekur, ishin në përpjesëtim me synimet legjitime të ndjekura dhe nëse arsyet e dhëna nga autoritetet kombëtare ishin "relevante dhe mjaftueshme", Gjykata duhet të shqyrtojë nëse autoritetet ruse morën parasysh mjaftueshëm natyrën e veçantë të rastit dhe nëse masat e miratuara, në kontekstin e hapësirës së tyre të vlerësimit, ishin të justifikuar në kuadrin e rrethanave përkatëse të rastit
136. Për këtë, Gjykata është e përgatitur për të marrë parasysh ngjarjet para vendimit të 15 majit 2006 dhe faktin se, kërcënimi i sulmeve apo përleshjeve të mëtejme ndërmjet grupeve të ndryshme etnike dhe fetare që jetonin në Nalchik ishte mjaft serioz. Megjithatë, përdorimi i masës në fjalë duhet të shpjegohet dhe justifikohet bindshëm në çdo rast individual (shih, mutatis mutandis, Nada, cituar më lart, § 186).
137. Gjykata thekson që në fillim, për sa i përket kritikave të kërkuesve në lidhje me gjerësinë e tepruar të disa prej nocioneve dhe defekte të tjera të pjesëve të legjislacionit në fuqi të zbatueshëm, se në rastet që dalin nga kërkesat individuale detyra e saj zakonisht nuk është shqyrtimi i legjislacionit përkatës apo një praktikë e veçantë në abstrakte. Krejt ndryshe, ajo duhet të kufizohet sa më shumë të jetë e mundur, pa humbur pamjen e kontekstit të përgjithshëm, në shqyrtimin e çështjeve që ngre rastit i paraqitur para saj. Kështu, këtu detyra e Gjykatës nuk është për të shqyrtuar, in abstracto, pajtueshmërinë me Konventën të rregullimit të mësipërm, por për të përcaktuar, in concreto, efektin e ndërhyrjes në të drejtën e kërkuesve për jetë private dhe familjare (shih, si vendimin e kohëve të fundit, Nejdet Şahin dhe Perihan Şahin kundër Turqisë [GC], nr. 13279/05, § § 68-70, 20 tetor 2011).
138. Duke u kthyer në rrethanat e çështjes në fjalë, Gjykata vëren se si rezultat i vendimit të datës 15 maj 2006, kërkuesit janë privuar nga mundësia, e cila u garantohet të afërmve të ngushtë të çdo personi të vdekur në Rusi, për të organizuar dhe marrë pjesë në varrimit e anëtarit të ndjerë të familjes dhe gjithashtu për të njohur vendndodhjen e varrit dhe për ta vizituar atë më pas (shih paragrafin 65 më lart). Gjykata konstaton se, ndërhyrja në të drejtat e nenin 8 të kërkuesve që, vjen si pasojë e zbatimit të masës në fjalë, ishte veçanërisht e ashpër në atë përjashtonte plotësisht ata nga çdo pjesëmarrje në ceremonitë përkatëse të varrimit dhe përfshinte gjithashtu edhe ndalimin e bërjes së njohur të vendndodhjes së varrit, duke shkëputur në mënyrë të përhershme lidhjen midis kërkuesve dhe vendndodhjes së varrit të personit të vdekur. Në lidhje me këtë, Gjykata do t’i referohet praktikës së institucioneve të ndryshme ndërkombëtare, të cilat në rastet e zbatimit të masave të ngjashme e kanë konsideruar një ndërhyrje të tillë në të drejtat e kërkuesve si veçanërisht të rëndë ( shih paragrafët 91-96).
139. Gjykata vëren më tej se, hetimet vërtetuan se, personat e vdekur të cilëve u referohen kërkuesit kishin marrë pjesë në sulmin e armatosur dhe kishin kryer një sulm terrorist në qytetin e Nalchik më 13 tetor 2005 (shih paragrafin 22 më lart). Duke shqyrtuar materialet e dosjes së çështjes, Gjykata është e përgatitur për të përdorur këto gjetje faktike në analizat e saj të mëtejshëm.
140. Duke pasur parasysh natyrën e aktiviteteve të të ndjerit, rrethanat e vdekjes së tyre dhe kuadrin jashtëzakonisht të ndjeshme etnike dhe fetare në këtë rajon të Rusisë, Gjykata nuk mund të përjashtojë faktin që masat që kufizojnë të drejtat e kërkuesve në lidhje me varrimin e personave të vdekur mund jenë të justifikuara në bazë të nenit 8 të Konventës në zbatim të qëllimeve të përmendura nga Qeveria.
141. Gjykata, në parim mund të pranojë që, në varësi të vendndodhjes së saktë në të cilën ceremonitë e varrimit do ishin zhvilluar, në dritën e karakterit dhe pasojave të aktiviteteve të personave të vdekur dhe të faktorëve të tjerë kontekstualë relevantë, është ë arsyeshme që autoritetet të mund të ndërhynin me qëllim shmangien e shqetësimeve të mundshme apo veprime të paligjshme nga njerëzit që mbështesin apo kundërshtojnë kauzat apo aktivitetet e të ndjerit gjatë ose pas ceremonive përkatëse si dhe adresimin e çështjeve të tjera të përmendura nga Qeveria të cilat mund të lindin në lidhje me këtë.
142. Gjykata është gjithashtu në gjendje të pranojë që, në organizimin e ndërhyrjes përkatëse autoritetet kishin të drejtë të vepronin me qëllimin për të minimizuar ndikimin informues dhe psikologjik të aktit terrorist mbi popullsinë dhe mos lëndimin e ndjenjave të të afërmve të viktimave të akteve terroriste. Një ndërhyrje e tillë sigurisht mund të kufizojë mundësinë e kërkuesve për të zgjedhur kohën, vendin dhe mënyrën e zhvillimit të ceremonisë përkatëse të varrimit ose madje të rregullojnë drejtpërdrejt procedura të tilla.
143. Në të njëjtën kohë, Gjykata e ka të vështirë të bjerë dakord se të gjitha qëllimet e deklaruara mund të bëjnë të vlefshme të gjitha aspektet e masës në fjalë. Më konkretisht, ajo nuk gjen në këto qëllime një justifikim të qëndrueshëm për mohimin kërkuesve të pjesëmarrjes në ceremonitë e përkatëse të varrimit ose të paktën një lloj mundësie për ti bërë nderimet e fundit personit të vdekur.
144. Gjykata konstaton se, autoritetet nuk arritën të kryenin ndonjë vlerësim të tillë në rastin në fjalë. Në fakt, zyrtari përkatës nuk mori një vendim bazuar në një qasje rast pas rasti dhe nuk zhvilloi asnjë analizë për vlerësimin e rrethanave individuale të secilit prej të vdekurve dhe anëtarëve të familjeve të tyre (shih paragrafin 27). Kjo, pasi ligji i zbatueshëm i trajtonte të gjitha këto pyetje si të parëndësishme duke qenë se vendimi i 15 majit 2006 ishte një masë krejtësisht automatike. Parë në dritën e interesit të kërkuesve, Gjykata vlerëson se, karakteri "automatik" binte në kundërshtim me detyrimin e autoriteteve sipas nenit 8 për tu kujdesur që, çdo ndërhyrje në të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare të arsyetohej dhe të ishte proporcionale në rrethanat specifike të secilit rast (shih, mutatis mutandis, Płoski kundër Polonisë, nr. 26761/95, § § 35-39, 12 nëntor 2002, dhe Nada, cituar më lart, § 182).
145. Gjykata thekson se, respektimi i kërkesës së proporcionalitetit të nenit 8, kërkon që, autoritetet duhet së pari të përjashtojnë mundësinë e ekzistencës së një mase alternative e cila do të shkaktonte më pak dëme të drejtës themelore në fjalë ndërkohë që përmbushte të njëjtin qëllim (shih Nada, cituar më lart, § 183, dhe Płoski, cituar më sipër, § 37). Në mungesë të një qasje të tillë të individualizuar, masa e miratuar rezulton të ketë një efekt ndëshkimor mbi kërkuesit duke kaluar barrën e pasojave të pafavorshme të aktiviteteve të personave të vdekur nga ata tek të afërmit e tyre ose anëtarët e familjes.
146. Për ta përmbledhur, duke pasur parasysh natyrën automatike të masës, mos respektimi nga ana e autoriteteve i parimin të proporcionalitetit, Gjykata konstaton se, masa në fjalë nuk arrin një ekuilibër të drejtë ndërmjet të drejtës së kërkuesve për mbrojtjen e jetës private dhe familjare, nga njëra anë, dhe qëllimeve të ligjshme të sigurisë publike, parandalimit të trazirave dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të të tjerëve, nga ana tjetër, dhe se Shteti i paditur e ka tejkaluar çdo hapësirë të pranueshme të vlerësimit në këtë drejtim.
147. Ajo vijon se, përveç kërkuesit të nëntëmbëdhjetë, ka pasur shkelje të së drejtës së kërkuesve për respektimin e jetës së tyre private dhe familjare, siç garantohet në nenin 8 të Konventës, si rezultat i vendimit të datës 15 maj 2006. Gjykata arrin në të njëjtin përfundim në lidhje me të drejtën për jetë private të kërkuesit të nëntëmbëdhjetë.
IV. PRETENDIMI PËR SHKELJE TË NENIT 13 I SHQYRTUAR NË LIDHJE ME NENIT 8 TË KONVENTËS
148. Duke u bazuar në nenin 13 të Konventës i shqyrtuar në lidhje me nenin 8 të Konventës, kërkuesit pretenduan edhe për mungesën e një zgjidhjeje efektive në lidhje me refuzimin e autoriteteve për të kthyer trupat e të afërmve të tyre të vdekur.
Neni 13 i Konventës
“Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Konventë, ka të drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar, pavarësisht se shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare.”
A. Parashtrimet e palëve
149. Kërkuesit mbrojtën pretendimet e tyre.
150. Qeveria deklaroi se, të gjithë kërkuesit ishin njoftuar zyrtarisht dhe kishin marrë përgjigje nga autoritetet dhe se nuk ishte vendosur asnjë kufizim për akses në gjykatë në lidhje me vendimet në fjalë.
B. Vlerësimi i Gjykatës
1. Parimet e zbatueshme
151. Gjykata vëren se, neni 13 garanton ekzistencën në nivel kombëtar të një mjeti për ankimin në lidhje me shkeljet e të drejtave dhe lirive të Konventës. Kështu, edhe pse është lënë në diskrecionin e vet Shteteve kontraktuese për sa i përket mënyrës në të cilën ata do të respektojnë detyrimet e tyre sipas kësaj dispozite, duhet të ekzistojë një mjet i brendshëm që i lejon autoriteteve kompetente kombëtare të trajtojnë thelbin e ankesës përkatëse sipas Konventës dhe t’i japin një dëmshpërblim të përshtatshëm. Shtrirja e detyrimit sipas nenit 13 ndryshon në varësi të natyrës së ankesës së kërkuesit në bazë të Konventës, por mjeti duhet në çdo rast të jetë "efektiv" si në praktikë ashtu edhe në ligj, veçanërisht në kuptimin që, ushtrimi i saj nuk duhet të pengohet në mënyrë të pajustifikuar nga veprimet ose mosveprimet e autoriteteve të Shtetit (shih Büyükdağ kundër Turqisë, nr. 28340/95, § 64, 21 dhjetor 2000 dhe rastet e përmendura në të, sidomos Aksoy, cituar më lart, § 95). Në kushte të caktuara, totali i zgjidhjeve juridike të parashikuara sipas së drejtës së brendshme mund të plotësojë kërkesat e nenit 13 (shih në veçanti, Leander kundër Suedisë, 26 mars 1987, § 77, Seria A nr. 116 ).
152. Megjithatë, neni 13 kërkon që, zgjidhja të jetë në dispozicion në të drejtën e brendshme vetëm në lidhje me kërkesa të cilat mund të konsiderohen si të "diskutueshme" në kuptim të Konventës (shih, për shembull, Boyle dhe Rice kundër Mbretërisë së Bashkuar, 27 prill 1988 § 54, Seria A nr. 131). Ajo nuk shkon aq larg sa të kërkojë garantimin e një zgjidhje që lejon që ligjet e një Shteti kontraktues të mund të kundërshtohen para një autoriteti kombëtar me pretendimin se janë në kundërshtim me Konventën (shih Costello-Roberts kundër Mbretërisë së Bashkuar, 25 mars 1993, § 40, Seria A nr. 247 C), por kërkon vetëm të garantojë që të gjithë ata që ngrenë një kërkesë të diskutueshme në lidhje me një shkelje të një të drejte të Konvente, të kenë një zgjidhje efektive në rendin e brendshëm ligjor (po aty, § 39).
2. Zbatimi i këtyre parimeve në rastin në fjalë
153. Gjykata është e mendimit se, në funksion të konstatimit të saj se, pretendimet sipas nenit 8 ishin të pranueshme (shih Sabanchiyeva dhe të Tjerët kundër Rusisë (vendim), nr. 38450/05, 6 nëntor 2008), kërkesa është e diskutueshme. Prandaj mbetet të konstatohet nëse kërkuesit kishin në dispozicion, sipas së drejtës ruse, një zgjidhje ligjore efektive për tu ankuar në lidhje me shkeljen e të drejtave të tyre sipas Konventës.
154. Duke pasur parasysh rrethanat e çështjes, Gjykata vëren mungesën e mbikëqyrjeje efektive gjyqësore në lidhje me vendimin e datës 15 maj 2006. Duhet pranuar se, situata e kërkuesve është përmirësuar deri në një fare mase me miratimin nga Gjykata Kushtetuese e Vendimeve të saj nr. 8-P të 28 qershorit 2007 dhe nr. 16-P të 14 korrikut 2011. Megjithatë, gjatë gjithë proceseve të brendshme kërkuesve u janë mohuar kopje të vendimit të datës 15 maj 2006 dhe edhe pas ndryshimeve të sipërpërmendura gjykatat u kufizuan vetëm në shqyrtimin e ligjshmërisë formale të masës dhe jo nevojës për një masë të tillë (shih paragrafët 33-35 dhe 38-50 më lart). Në lidhje me këtë, Gjykata konstaton se, legjislacioni përkatës nuk u ka garantuar kërkuesve mjaftueshmërisht masa mbrojtëse procedurale kundër arbitraritetit (shih, mutatis mutandis, Al-Nashif kundër Bullgarisë, nr. 50963/99, § 123, 20 qershor 2002).
155. Në këto rrethana, Gjykata konkludon se, kërkuesit nuk gëzonin një mundësi efektive për të apeluar vendimin e datës 15 maj 2006, për shkak të një sërë faktorësh, përfshirë edhe refuzimin e autoriteteve për lëshimin e një kopje të atij vendimi dhe kompetencën e kufizuar të gjykatave në shqyrtimin e vendimeve të tilla. Duke pasur parasysh sa më sipër, Gjykata konstaton se, kërkuesit nuk u garantohej asnjë zgjidhje në lidhje me shkeljet e pretenduara të Konventës nga ana e tyre.
156. Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se, ka pasur shkelje të nenit 13, i shqyrtuar në lidhje me nenin 8.
V. PRETENDIMI PËR SHKELJE TË NENEVE 3 DHE 9 TË KONVENTËS
157. Gjithashtu, kërkuesit, përveç parashtrimeve të tyre në bazë të nenit 8 të Konventës pretenduan se, refuzimi i autoriteteve për të kthyer trupat e të afërmve të tyre ishte në kundërshtim me nenet 3 dhe 9 të Konventës.
158. Duke pasur parasysh rrethanat e veçanta të çështjes në fjalë dhe arsyetimin që e çoi atë për të konstatuar shkelje të nenit 8 dhe nenit 13, i marra së bashku me nenin 8, Gjykata konstaton se, nuk ka shkak për një shqyrtim të veçantë të fakteve të njëjta sipas neneve 3 dhe 9.
VI. PRETENDIMI PËR SHKELJE TË NENIT 14 I SHQYRTUAR NË LIDHJE ME NENIT 8 TË KONVENTËS
159. Kërkuesit ishin të mendimit se, refuzimi i autoriteteve për të kthyer trupat e të afërmve të tyre ishte diskriminues, për shkak se legjislacioni në fjalë u drejtohej ekskluzivisht ndjekëse të besimit islam. Ata u bazuan në nenin 14 të Konventës, i cili parashikon si më poshtë:
“Gëzimi i të drejtave dhe i lirive të përcaktuara në këtë Konventë duhet të sigurohet, pa asnjë dallim të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, mendimet politike ose çdo mendim tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose çdo status tjetër.”
160. Kërkuesit mbështetën pretendimet e tyre.
161. Qeveria e mohoi këtë akuzë dhe parashtroi se, vendimi në fjalë nuk ishte diskriminues.
162. Pas shqyrtimit të materialeve të paraqitura nga palët, Gjykata nuk konstaton asnjë shenjë çka mund ta çonte atë në përfundimin se, legjislacioni në fjalë ishte drejtuar ekskluzivisht kundër ndjekësve të besimit islam apo se, kërkuesit ishin trajtuar ndryshe nga njerëzit e tjerë në një situatë të ngjashme përkatëse bazuar vetëm në përkatësinë e tyre fetare apo etnike (shih në ndryshim, Timishev kundër Rusisë, nr. 55762/00 dhe 55974/00, § § 53 59, ECHR 2005-XII).
163. Rrjedhimisht, nuk ka pasur shkelje të nenit 14 të Konventës në këtë rast i shqyrtuar në lidhje me nenin 8 të Konventës në këtë rast.
VII. PAJTUESHMËRIA ME NENIN 38 § 1 (a) TË KONVENTËS
164. Në parashtrimet e tyre mbi themelin e çështjes, kërkuesit argumentuan se, Shteti kishte shkelur detyrimet e tij sipas nenit 38 § 1 të Konventës, pasi kishte refuzuar dhënien e disa prej materialeve përkatëse të dosjes së çështjes. Ky nen, në pjesën përkatëse, parashikon:
“1. Kur Gjykata deklaron të pranueshme një kërkesë, ajo
(a) vazhdon shqyrtimin e çështjes me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të palëve dhe, kur është rasti, procedon me hetimin, për efektivitetin e të cilit Shtetet e interesuara duhet të krijojnë të gjitha lehtësitë e nevojshme.”
165. Gjykata thekson se, është me rëndësi të madhe për funksionimin efektiv të sistemit të kërkesës individuale i parashikuar në nenin 34 të Konventës se, Shtetet duhet të krijojnë të gjitha lehtësirat e nevojshme për të bërë të mundur një shqyrtim të drejtë dhe efektiv të kërkesave (shih Tanrikulu kundër Turqisë [GC], nr. 23763/94 , § 70, ECHR 1999-IV ). Ky detyrim kërkon që, Shtetet Kontraktuese të krijojnë të gjitha lehtësirat e nevojshme për Gjykatën, nëse ajo po kryen një hetim për gjetjen e fakteve apo kryerjen e detyrave të saj të përgjithshme në lidhje me shqyrtimin e kërkesave. Dështimi nga ana e një Qeverie për të paraqitur informacionin që ata e disponojnë, pa një shpjegim të kënaqshëm, mund të sjellë jo vetëm nxjerrjen e konkluzione në lidhje me mirë-bazueshmërinë e pretendimeve të kërkuesit, por gjithashtu mund të reflektojë negativisht në nivelin e pajtueshmërisë së një Shteti të paditur me detyrimet e tij sipas nenit 38§1(a) të Konventës (shih Timurtaş kundër Turqisë, nr. 23531/94, § 66, ECHR 2000-VI).
166. Gjykata vëren se, pas vendimit të saj për pranueshmërinë ajo ftoi Qeverinë të paraqiste kopje të dokumenteve përkatëse që lidheshin me kërkesën e kërkuesve që ishte deklaruar e pranueshme. Në përgjigje, Qeveria paraqiti disa qindra vendime të brendshme të organeve të ndryshme në lidhje me procedurat e brendshme të ngritura nga kërkuesit, duke përfshirë një kopje të vendimit të datës 15 maj 2006 dhe informacion të detajuar në lidhje me kushtet e ruajtjes së trupave dhe listën e saktë të kërkuesve të cilët kishin marrë pjesë në identifikimin e tyre. Paraqitja e dokumenteve në fjalë ka të lehtësuar në mënyrë të konsiderueshme shqyrtimin e çështjes në fjalë. Për këtë arsye, pretendimet e kërkuesve janë të pabazuara.
167. Kështu, Gjykata konstaton se, Qeveria ka vepruar në pajtim me detyrimet e saj sipas nenit 38 § 1 (a) të Konventës.
VIII. ZBATIMI I NENIT 41 TË KONVENTËS
168. Neni 41 i Konventës parashikon:
“Kur Gjykata konstaton shkelje të Konventës ose të protokolleve të saj, dhe e drejta e brendshme e Palës së Lartë Kontraktuese mundëson vetëm ndreqjen e pjesshme të pasojave të shkaktuara nga shkelja, Gjykata, kur është e nevojshme, i akordon shpërblim të drejtë palës së dëmtuar.”
A. Dëmi
169. Kërkuesit pretenduan se, kishin pësuar dëme shumë serioze jo materiale dhe secili kërkonte një kompensim në vlerë prej 20 000 euro. Ata gjithashtu kërkuan që, Gjykata të urdhërojë Qeverinë e paditur për tu dorëzuar eshtrat e të afërmve të tyre familjarëve të tyre apo për tu bërë atyre të njohur informacionin në lidhje me rrethanat e varrimit të tyre, duke përfshirë vendndodhjen e varreve të tyre dhe shfuqizimin e legjislacionit të brendshëm në fjalë.
170. Qeveria kundërshtoi këto pretendime si të pabazuara dhe në përgjithësi të tepruara.
171. Gjykata vlerëson se, në rrethanat e çështjes në fjalë, konstatimi i një shkelje të nenit 8 të Konventës, i marrë më vete dhe i shqyrtuar në lidhje me nenin 13, përbën shpërblim të drejtë të mjaftueshëm për kërkuesit.
B. Kostot dhe shpenzimet
172. Kërkuesit pretenduan gjithashtu 24 371 euro për kostot ligjore dhe kosto të tjera të proceduarave të Strasburgut dhe 4862 euro për kostot ligjore të procedurave të brendshme.
173. Qeveria kundërshtoi duke deklaruar se, shumat e pretenduara ishin të tepruara dhe të pajustifikueshme.
174. Sipas jurisprudencës së Gjykatës kërkuesi kompensohet vetëm për kostot dhe shpenzimet të cilat janë të vërteta, të domosdoshme dhe të arsyeshme në masë. Duke pasur parasysh materialet në dispozicion, Gjykata vendos që kërkuesit të rimbursohen vetëm në lidhje me kostot ligjore dhe të tjera të bëra nga ana e tyre në procedurat të Strasburgut dhe e sheh të arsyeshme tu akordojë atyre shumën prej 15 000 euro plus çdo taksë që mund të jetë e zbatueshme. Shuma e akorduar duhet ti paguhet drejtpërdrejtë organizatës përfaqësuese, siç kërkohet nga kërkuesit.
C. Interesi i mospagimit
175. Gjykata çmon të nevojshme se interesi i mospagimit, duhet të bazohet në përqindjen ditore të kreditimit të Bankës Qendrore Evropiane, së cilës duhet t’i shtohen tre pikë përqindjeje.
PËR KËTO ARSYE, GJYKATA
1. Hedh poshtë njëzëri kundërshtimet paraprake të Qeverisë;
2. Vendos njëzëri se, nuk ka pasur shkelje të nenit 3 të Konventës në lidhje me kushtet në të cilat trupat e të ndjerëve janë të ruajtur dhe paraqitur për identifikim;
3. Vendos se, nuk ka pasur shkelje të nenit 8 të Konventës në lidhje me të gjithë pesëdhjetë kërkuesit për sa i përket vendimit të 15 majit 2006 me pesë vota por dhe dy kundër;
4. Vendos se, nuk ka pasur shkelje të nenit 13, i shqyrtuar në lidhje me nenin 8, për shkak të mungesës së një zgjidhjeje efektive në lidhje me vendimin e 15 majit 2006;
5. Vendos njëzëri se, në funksion të konkluzioneve të mëparshme sipas neneve 8 dhe 13 të Konventës nuk është i nevojshëm shqyrtimi çështjes sipas neneve 3 dhe 9 të Konventës;
6. Vendos njëzëri se, nuk ka pasur shkelje të nenit 14 të Konventës, i shqyrtuar në lidhje me nenin 8;
7. Vendos njëzëri se, Qeveria e paditur nuk ka dështuar për të vepruar në përputhje me nenin 38 § 1 (a) të Konventës;
8. Vendos njëzëri se, konstatimi i shkeljes përbën shpërblim të drejtë të mjaftueshëm për dëmin jo material të mbështetur nga kërkuesit;
9. Vendos njëzëri
(a) Se, Shteti i paditur duhet t’i paguajë kërkuesve së bashku 15 000 euro (pesëmbëdhjetë mijë euro), në lidhje me kostot dhe shpenzimet, brenda tre muajve nga data në të cilën vendimi merr formë të prerë në përputhje me nenin 44 § 2 të Konventës, të cilat duhen konvertuar në rubla ruse në normën e zbatueshme në datën e shlyerjes, përfshirë çdo taksë që mund të jetë e zbatueshme ndaj kërkuesve në shumën e mësipërme, e cila duhet të paguhet në euro në llogarinë bankare në Holandë të përcaktuar nga përfaqësuesi i kërkuesve;
(b) Se nga mbarimi i afatit tremujor deri në ditën e pagesës, do të zbatohet interesi i thjeshte mbi shumën e mësipërme, në një përqindje të barabarte me përqindjen ditore të kreditimit nga Banka Qendrore Evropiane, gjatë periudhës se mospagimit, plus tre pikë përqindjeje;
10. Hedh poshtë pjesën e mbetur të pretendimeve të kërkuesve për shpërblim të drejtë..
Përgatitur në gjuhën angleze dhe njoftuar me shkrim më 6 qershor 2013 sipas nenit 77 §§ 2 dhe 3 të Rregullores së Gjykatës.
André WampachIsabelle Berro-Lefèvre
Zëvendës kancelarPresident
Në përputhje me nenin 45 § 2 të Konventës dhe nenit 74 § 2 të Rregullores së Gjykatës, mendimi i përbashkët i pakicës nga gjyqtarët Hajiyev dhe Dedov i bashkëngjitet këtij vendimi.
I.B.L.
A.M.W.
Shtojcë.
Lista e kërkuesve dhe të afërmve të tyre të vdekur
Kërkuesit janë pesëdhjetë shtetas rusë që jetojnë në Republikën e Kabardino-Balkaria dhe nëse nuk shprehet ndryshe, janë rezident në qytetin e Nalchik. Ata janë:
(1) Znj. Kelimat Akhmatovna Sabanchiyeva, e cila ka lindur në vitin 1961, dhe ankesa e së cilës ka të bëjë me vdekjen e djalit të saj Z. Khadjimurat Kurbanovich Kurbanov, i cili ka lindur më 25 tetor 1984 (1982[1]);
(2) Z. Khusen Leonidovich Shibzukhov, i lindur në vitin 1949, në lidhje me vdekjen e djalit të tij Z. Anzor Khuseynovich Shibzukhov, i lindur më 23 qershor 1984;
(3) Z. Anatolij Narychevich Bitokov, i lindur në vitin 1947, në lidhje me vdekjen e djalit të tij Z. Murat Anatolyevich Bitokov, i lindur më 22 shtator 1980;
(4) Znj. Raya Bilyalevna Chechenova, e lindur më 1952, në lidhje me vdekjen e djalit të saj Z. Stanislav Borisovich Chechenov, i lindur më 1 dhjetor 1973;
(5) Znj. Larisa Saradinovna Alakayeva, e lindur më 1957, në lidhje me vdekjen e djalit të saj Z. Saradin Khautiyevich Alakayev, i lindur më 13 shtator 1980;
(6) Z. Barasbi Khudovich Boziyev, i cili ka lindur në vitin 1947 dhe jeton në fshatin Ardugan, në lidhje me vdekjen e djalit të tij Z. Sosruko Barasbiyevich Boziyev, i lindur më 17 shkurt 1977;
(7) Z. Yuriy Natribovich Khagov, i cili ka lindur në vitin 1937 dhe jeton në fshatin Terek, në lidhje me vdekjen e djalit të tij z Zalim Yuryevich Khagov, i lindur më 11 gusht (shtator) 1968;
(8) Znj. Raisa Albiyanovna Mamresheva, e cila ka lindur në vitin 1951 dhe jeton në fshatin Terek, në lidhje me vdekjen e djalit të saj Z. Vyacheslav Borisovich Shoghemov (Shogemov), i lindur më 20 shtator 1975;
(9) Znj. Anzhelika Yuryevna Arkhestova, e lindur në vitin 1970, në lidhje me vdekjen e vëllait të saj Z. Anzor Yuryevich Kertbiyev, i lindur më 13 prill 1974;
(10) Znj. Fatimat Khazritovna Tkhagalegova, e cila ka lindur në vitin 1963 dhe jeton në fshatin Nartan, në lidhje me vdekjen e vëllait të saj Anzor Khazritovich Bichoyev, i lindur më 18 gusht 1972;
(11) Znj. Rita Ramazanovna Dzantuyeva, e lindur në vitin 1959, në lidhje me vdekjen e djalit të saj Z. Aleksandër Lenovich Bashloyev, i lindur më 29 dhjetor 1980 (1975);
(12) Znj. Fatima Amerkhanovna Mamayeva, e lindur më 1973, në lidhje me vdekjen e burrit të saj Z. Timur Makhtyevich Mamayev, i lindur më 22 shtator 1972;
(13) Znj. Yelena Khabidovna Karmova, e lindur më 1952, në lidhje me vdekjen e djalit të saj Z. Martyn Nikolayevich Karmov, i lindur më 19 shkurt 1972 (1978);
(14) Znj. Alesya Khazritovna Shidakova, e cila ka lindur në vitin 1955 dhe jeton në fshatin Inarkoy, në lidhje me vdekjen e djalit të saj Z. Dzhambulat Khamishevich Shidakov, i lindur më 6 nëntor, 1978;
(15) Z. Timofey Alesovich Nabitov, i lindur më 1942, në lidhje me vdekjen e bijve të tij, z Azamat Timofeyevich Nabitov, i lindur më 20 (29) dhjetor 1979, dhe Z. Djambulat Timofeyevich Nabitov, i lindur më 9 janar 1982;
(16) Znj. Raisa Shamgunovna Keresheva, e lindur në vitin 1956, në lidhje me vdekjen e djemve të saj, z Rustam Ruslanovich Kereshev, i lindur më 4 dhjetor 1979, dhe Z. Anzor Ruslanovich Kereshev, i lindur më 16 mars 1984;
(17) Z. Betal Muradinovich Kerefov, i lindur në vitin 1946, në lidhje me vdekjen e djalit të tij z Kazbulat Betalovich Kerefov, i lindur më 15 maj 1980; ky kërkues vdiq më 4 dhjetor 2009 dhe gruaja e tij e ve, Znj.Fatimat Mukhabovna Kerefova, e lindur më 3 nëntor 1949, vendosi të ndiqte procedurat;
(18) Z. Magomed Khasymovich Attoyev, i lindur më 1941, në lidhje me vdekjen e djalit të tij Z. Murat Magomedovich Attoyev, i lindur më 27 prill (24 korrik) 1978;
(19) Znj. Zhanna Fyodorovna Ifraimova, e lindur më 1968, në lidhje me vdekjen e Z. Ruslan Borisovich Tamazov, i lindur më 31 mars (maj) 1980;
(20) Znj. Aysha Ismailovna Chagiran, e lindur më 1952, në lidhje me vdekjen e djalit të saj Z. Djambulat Mukhamedovich Bittirov, i lindur më 1 prill, 1985;
(21) Z. Aserbi Lanovich Makoyev, i lindur në vitin 1956, në lidhje me vdekjen e djalit të tij z Murat Aserbiyevich (Askerbiyevich) Makoyev, i lindur më 1 qershor (Korrik) 1981;
(22) Z. Sait Mukhamedovich Bashora, i lindur në vitin 1949, në lidhje me vdekjen e djalit të tij Z. Ruslan Saitovich Tishkov, i lindur më 1 gusht 1980;
(23) Znj. Taya Alekseyevna Khavzhokova, e cila ka lindur në vitin 1958 dhe jeton në fshatin Nartan, në lidhje me vdekjen e djalit të saj Z. Alim Khataliyevich Khavzhokov, i lindur më 8 shtator 1979;
(24) Z. Kunak Ismailovich Guziyev, i lindur më 1944, në lidhje me vdekjen e djalit të tij Z. Ramazan Konakovich Guziyev, i lindur më 26 shtator 1975;
(25) Z. Amerbi Yakhiyaevich Afov, i lindur më 1937, në lidhje me vdekjen e djalit të tij Z. Zaur Amerbiyevich Afov, i lindur më 3 prill 1975 (1976);
(26) Znj. Julia Anurdinovna Khagabanova, e lindur në vitin 1982, në lidhje me vdekjen e vëllait të saj Z. Edik Rasimovich Abidokov, i lindur më 23 (20) mars 1973;
(27) Znj. Lidia Zhambulatovna Zhelikhazheva, e lindur më 1942, në lidhje me vdekjen e djalit të saj Z. Alim Sultanovich Zhelikhazhev, i lindur më 23 mars 1976;
(28) Z. Tengiz Valeryevich Mokayev, i lindur në vitin 1987, në lidhje me vdekjen e vëllait të tij Z. Aleksandr Valeriyevich Mokayev, i lindur më 17 (19) korrik 1978;
(29) Znj. Emma Auzinovna Sherdiyeva, e lindur më 1963, në lidhje me vdekjen e djalit të saj Z. Rustam Ruslanovich Nafedzov, i lindur më 13 janar 1981; ky kërkues vdiq më 26 gusht 2006 dhe e veja e së ndjerës, Znj. Zhanneta Khamidbiyevna Khazhbiyeva, e lindur më 3 dhjetor 1982, vendosi të ndiqte procedurat;
(30) Znj. Zhanetta Martinovna Kushkhova, e lindur më 1944, në lidhje me vdekjen e djalit të saj Z. Zaurbek Huseynovich Kushkhov, i lindur më 25 nëntor 1977;
(31) Z. Khazret-Ali Islamovich Khalilov, i lindur në vitin 1950, në lidhje me vdekjen e djalit të tij Z. Murat Khazret-Aliyevich Khalilov, i lindur më 9 janar 1981; ky kërkues vdiq më 25 dhjetor 2006 dhe e veja e të ndjerit Znj. Zyuzanna Khazretovna Khalilova, e lindur më 29 prill 1983, vendosi të ndiqte procedurat;
(32) Z. Ladin Khazhisetovich Gendukov, i cili ka lindur në vitin 1955 dhe jeton në fshatin Altud, në lidhje me vdekjen e djalit të tij Z. Roman Ladinovich Gendukov (Gendugov), i lindur më 3 tetor, 1981;
(33) Z. Vladimir Khazeshevich Vorokov, i lindur në vitin 1946, në lidhje me vdekjen e djalit të tij Z. Azamat Vladimirovich Vorokov, i lindur më 22 prill 1978;
(34) Z. Murat Yuryevich Pshikhachev, i lindur më 1974, në lidhje me vdekjen e vëllait të tij Z. Muslim Yuryevich Pshikhachev, i lindur më 16 shkurt 1976;
(35) Z. Fyodor Aliyevich Abidov, i lindur më 1957, në lidhje me vdekjen e djalit të tij Z. Zaurbek Fyodorovich Abidov, i lindur më 9 qershor, 1983;
(36) Z. Liuan Mukhazhirovich Kardanov, i cili ka lindur në vitin 1952 dhe jeton në fshatin Urvani, në lidhje me vdekjen e djalit të tij Z. Mukharbi Liuyanovich Kardanov, i lindur më 11 dhjetor 1979;
(37) Z. Atabi Sakhatgeriyevich Kardanov, i lindur më 1948, në lidhje me vdekjen e djalit të tij Z. Oleg Atabiyevich Kardanov, i lindur më 16 nëntor 1981;
(38) Znj. Rita Aslamurzovna Anzorova, e cila ka lindur në vitin 1960 dhe jeton në qytetin e Nartkala, në lidhje me vdekjen e djalit të saj Z. Artur Khasanovich Ezdekov, i lindur më 14 shtator 1979;
(39) Z. Karalbi Masadovich Amshokov, i lindur më 1933, në lidhje me vdekjen e djalit të tij Z. Akhmed Karalbiyevich Amshokov, i lindur më 13 Maj 1977;
(40) Z. Boris Betalovich Kuchmenov, i lindur më 1942, në lidhje me vdekjen e djalit të tij Z. Anzor Borisovich Kuchmenov, i lindur më 19 nëntor 1973;
(41) Znj. Aminat Umarovna Psanukova, e lindur në vitin 1949, në lidhje me vdekjen e djalit të saj Z. Zaur Isufovich Psanukov, i lindur më 10 shtator 1977;
(42) Znj. Fatima Nakhupshovna Arkhagova, e lindur më 1951, në lidhje me vdekjen e djalit të saj Z. Asllan Karalbiyevich Arkhagov, i lindur më 30 (31) janar 1979;
(43) Z. Khuseyn Hazhmuratovich Atalikov, i lindur më 1952, në lidhje me vdekjen e djalit të tij Z. Islami Khuseynovich Atalikov, i lindur më 15 (13) tetor 1982;
(44) Znj. Lyubov Mikhaylovna Gonibova, e lindur më 1952, në lidhje me vdekjen e djalit të saj z Akhmed Khasanbiyevich Gonibov, i lindur më 3 shtator 1985;
(45) Znj. Zoya Ibragimovna Afaunova, e lindur më 1955, në lidhje me vdekjen e djalit të saj Z. Gisa Musovich Afaunov, i lindur më 1 janar 1975;
(46) Znj. Fatimat Abubachirovna Erzhibova, e lindur në vitin 1956, në lidhje me vdekjen e djalit të saj Z. Beslan Leonidovich Erzhibov, i lindur më 17 korrik 1983;
(47) Znj. Fatima Khursanovna Gudova, e lindur në vitin 1959, në lidhje me vdekjen e djalit të saj Z. Ruslan Aslanbiyevich Gudov, i lindur më 7 janar, 1980;
(48) Znj. Oksana Nikolayevna Daova, i lindur më 1977, në lidhje me vdekjen e vëllait të saj Z. Valerij Nikolayevich Tleuzhev, i lindur më 22 (21) korrik 1975, dhe burrit të saj Z. Zurab Nazranovich (Narzanovich) Daov, i lindur më 18 mars 1972;
(49) Z. Zaur Mukhamedovich Terkulov, i lindur më 1981, në lidhje me vdekjen e vëllait të tij Z. Eldar Mukhamedovich Terkulov, i lindur më 1 maj 1983;
(50) Z. Boris Zaudinovich Bagov, i lindur në një datë të papërcaktuar, në lidhje me vdekjen e nipërve të tij Z. Anzor Yuriyevich Bagov, Z. Zaur Yuriyevich Bagov dhe Z. Asllan Yuriyevich Bagov, të lindur respektivisht më 12 shtator 1977, 8 qershor 1979 dhe më 23 korrik 1987.
Tabela 1 (shih paragrafin 42)
Nr.
Kërkuesit
Data e një vendimi përfundimtar
3
Z. Anatoliy Narychevich Bitokov
28 nëntor 2008
15
Z. Timofey Alesovich Nabitov, në respekt të djemve të tij Z. Azamat Timofeyevich Nabitov dhe Z. Djambulat Timofeyevich Nabitov
17 qershor 2008
17
Z. Betal Muradinovich Kerefov
28 nëntor 2008
30
Znj. Zhanetta Martinovna Kushkhova
22 korrik 2008
38
Znj. Rita Aslamurzovna Anzorova
28 nëntor 2008
41
Znj. Aminat Umarovna Psanukova
28 nëntor 2008
49
Z. Zaur Mukhamedovich Terkulov
5 shtator 2008
Tabela 2 (shih paragrafin 44)
Nr.
Kërkuesit
Data e një vendimi përfundimtar
5
Znj. Larisa Saradinovna Alakayeva
9 nëntor 2007
6
Z. Barasbi Khudovich Boziyev; për asrye shëndetsore, procedurat gjyqësore ndiqen nga gruaja e tij Ksenya Aripsheva
20 nëntor 2007
9
Znj. Anzhelika Yuryevna Arkhestova
23 maj 2008
10
Znj. Fatimat Khazritovna Tkhagalegova
14 dhjetor 2007
11
Znj. Rita Ramazanovna Dzantuyeva
14 mars 2008
13
Znj. Yelena Khabidovna Karmova
3 nëntor 2007; ky vendim u shfuqizua nga Gjykata Supreme e Rusisë me anë të rishikimit mbikëqyrës për 14 janar 2009
14
Znj. Alesya Khazritovna Shidakova
22 gusht 2008
16
Znj. Raisa Shamgunovna Keresheva, in respect of her son Rustam
14 mars 2008
16
Znj. Raisa Shamgunovna Keresheva, in respect of her son Anzor
9 nëntor 2007
19
Znj. Zhanna Fyodorovna Ifraimova
25 nëntor 2008
20
Znj. Aysha Ismailovna Chagiran
11 prill 2008
22
Z. Sait Mukhamedovich Bashora
25 April 2008
24
Z. Kunak Ismailovich Guziyev
09 nëntor 2007
27
Znj. Lidiya Zhambulatovna Zhelikhazheva
04 korrik 2008
28
Z. Tengiz Valeryevich Mokayev
22 gusht 2008
31
Z. Khazret-Ali Islamovich Khalilov
09 nëntor 2007
40
Z. Boris Betalovich Kuchmenov
14 mars 2008
45
Znj. Zoya Ibragimovna Afaunova
22 gusht 2008
46
Znj. Fatimat Abubachirovna Erzhibova
14 mars 2008
50
Z. Boris Zaudinovich Bagov, në respekt të nipërve të tij Z. Anzor Yuriyevich Bagov, Zaur Yuriyevich Bagov dhe Aslan Yuriyevich Bagov; procedurat gjyqësore u ndoqën nga babit i tre të ndjerëve, Z. Yuri Zaudinovich Bagov
22 korrik 2008
Tabela 3 (shih paragrafin 46)
Nr.
Kërkuesit
Data e një vendimi përfundimtar
7
Z. Yuriy Natribovich Khagov
6 maj 2008
23
Znj. Taya Alekseyevna Khavzhokova
26 gusht 2008
47
Znj. Fatima Khursanovna Gudova
26 gusht 2008
Table 4 (shih paragrafin 47)
Nr.
Kërkuesit
Data e një vendimi përfundimtar
29
Znj. Emma Auzinovna Sherdiyeva
4 qershor 2008
36
Z. Liuan Mukhazhirovich Kardanov
6 shkurt 2007
Tabela 5 (shih paragrafin 59)
Nr.
Kërkuesit
Pjesmarrja në identifikim
1
Znj. Kelimat Akhmatovna Sabanchiyeva
në 20-25 tetor 2005
3
Z. Anatoliy Narychevich Bitokov
në 17, 20 ose 21 tetor 2005
7
Z. Yuriy Natribovich Khagov
në 18 tetor 2005
9
Znj. Anzhelika Yuryevna Arkhestova
në një datë të pa përcaktuar në tetor 2005
10
Znj. Fatimat Khazritovna Tkhagalegova
në 19 tetor 2005
12
Znj. Fatima Amerkhanovna Mamayeva
në një datë të pa përcaktuar në tetor 2005
13
Znj. Yelena Khabidovna Karmova
në 16 tetor 2005
15
Z. Timofey Alesovich Nabitov
në 18 tetor 2005
17
Z. Betal Muradinovich Kerefov
në 21 tetor 2005
18
Z. Magomed Khasymovich Attoyev
në 13 tetor 2005
19
Znj. Zhanna Fyodorovna Ifraimova
në 19 dhe 20 tetor 2005
20
Znj. Aysha Ismailovna Chagiran
në 16-18 tetor 2005
21
Z. Aserbi Lanovich Makoyev
në 19 tetor 2005
22
Z. Sait Mukhamedovich Bashora
në 18-20 tetor 2005
23
Znj. Taya Alekseyevna Khavzhokova
në 16, 17 dhe 18 tetor 2005
24
Z. Kunak Ismailovich Guziyev
në 16 tetor 2005
25
Z. Amerbi Yakhiyaevich Afov
në 20 tetor 2005
27
Znj. Lidiya Zhambulatovna Zhelikhazheva
në 20 tetor 2005
28
Z. Tengiz Valeryevich Mokayev
në 19 tetor 2005
29
Znj. Emma Auzinovna Sherdiyeva
në 19 tetor 2005
31
Z. Khazret-Ali Islamovich Khalilov
në 19 tetor 2005
34
Z.r Murat Yuryevich Pshikhachev
në një datë të pa përcaktuar në tetor 2005
35
Z.r Fyodor Aliyevich Abidov
në një datë të pa përcaktuar në tetor 2005
37
Z. Atabi Sakhatgeriyevich Kardanov
në 20 tetor 2005
38
Znj. Rita Aslamurzovna Anzorova
në 24 tetor 2005
39
Z. Karalbi Masadovich Amshokov
në 26 October 2005
40
Z. Boris Betalovich Kuchmenov
në 21 October 2005
42
Znj. Fatima Nakhupshovna Arkhagova
në 21 or 22 October 2005
43
Z. Khuseyn Hazhmuratovich Atalikov
në një datë të pa përcaktuar në October 2005
45
Znj. Zoya Ibragimovna Afaunova
në 21 October 2005
47
Znj. Fatima Khursanovna Gudova
në 27 and 28 October 2005
48
Z. Oksana Nikolayevna Daova
në 21 October 2005
49
Z. Zaur Mukhamedovich Terkulov
në 17 October 2005
Mendimet e pakicës nuk janë të përkthyera, por gjendjen në gjuhën angleze dhe/ose franceze në versionet në gjuhën zyrtare të vendimeve, të cilat gjenden në bazën e të dhënave të jurisprudencës së Gjykatës, HUDOC
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën dhe kjo e fundit nuk ka përgjegjësi për cilësinë e përkthimit. Ai mund të shkarkohet nga baza e të dhënave të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, HUDOC (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash të cilës Gjykata ia përcjell. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo fitimprurëse me kushtin e përdorimit të titullit të plotë të çështjes, të dhënat e së drejtës së autorit dhe referencat përkatëse të Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut. Nëse pjesë të këtij përkthimi do të përdoren për qëllime fitimprurëse, ju lutem kontaktoni: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013.
This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has to share it. It may be reproduced for non-commercial purpose on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for the commercial purpose please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013.
La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée a partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cite en rentier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante: publishing@.
[1] Nëse dosja e cështjes përmban të dhëna kontradiktore mbi shkrimin e saktë të emrave dhe datëlindjet e të ndjerëve, të dhënat alternative janë dhënë në kllapa.
Full & Egal Universal Law Academy