© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim Informues për praktikën e Gjykatës nr. 164
Qershor 2013
Sabanchiyeva dhe të Tjerë kundër Rusisë - 38450/05
Vendim 6.6.2013 [Seksioni I]
Neni 8
Neni 8-1
Respektimi i jetës familjare
Respektimi i jetës privati
Ndalimi me ligj për kthimin e trupave të terroristëve për varrim: shkelje
Neni 3
Trajtim çnjerëzor
Kushtet e ruajtjes së trupave të pa jetë të të afërmve të kërkuesve: nuk ka shkelje
Faktet – Herët në mëngjesin e 13 tetor 2005 organet e zbatimit të ligjit në qytetin e Nalchik u sulmuan nga kryengritës të armatosur. Përleshjet vazhduan në ditën pasuese duke lënë më shumë se 100 të vdekur, shumica nga radhët e kryengritësve. Kërkuesit janë të afërmit e disa prej kryengritësve të vdekur
Kërkuesit, të cilët morën pjesë në identifikimin e tyre pohuan se, trupat ishin mbajtur në kushte të tmerrshme (hedhur grumbull, të zhveshur të dekompozuar për shkak të kushteve frigoriferikë jo të përshtatshme). Sipas legjislacionit që u miratua në Rusi pas sulmit terrorist në Teatrin e Nord-Ost në Moskë në tetor 2002, trupat e terroristëve nuk u dorëzoheshin të afërmve dhe vendi i varrimit nuk u bëhej i ditur. Në prill 2006, duke vendosur përfshirjen e kryengritësve në sulm, autoriteti hetuar ndërpritet procedura penale për shkak të vdekjes së të dyshuarve në sulm. Në qershor 2006, pas vendimit për të mos kthyer trupat e të ndjerëve tek familjet të tyre, 95 trupat e pa jetë të terroristëve të supozuar u dogjën. Disa prej kërkuesve kundërshtuar legjislacionin që rregullonte varrimin e terroristëve. Në qershor të vitit 2007, Gjykata Kushtetuese vendosi se, masa në fjalë ishte e justifikuar pasi varrimi i terroristëve mund të shërbente si propagandë për idetë terroriste dhe të fyente të afërmit e viktimave, duke krijuar parakushtet për rritjen e tensioneve ndëretnike dhe fetare. Ajo la në fuqi legjislacionin e kundërshtuar si në përputhje me Kushtetutën, por në të njëjtën kohë e interpretoi se, autoritetet nuk duhet të varrosnin trupat nëse më parë një gjykatë nuk konfirmonte vendimin e autoritetit kompetente.
E drejta – Neni 3: Kushtet në të cilat trupat e të afërmve të kërkuesve ishin ruajtur mund tu kenë shkaktuar kërkuesve vuatje, pasi Qeveria kishte pranuar se ambientet lokale ishin të pamjaftueshme për të ruajtur të gjitha trupat e pajetë për katër ditët e para pas sulmit dhe se edhe më pas ata ishin grumbulluar sipër njëri tjetrit në vagonë frigoriferikë. Megjithatë, këto mangësi kishte qenë rezultat i vështirësive logjistike të shkaktuara nga ngjarjet e tetorit 2005 dhe numrit të lartë të viktimave. Nuk ka pasur asnjë synim të qëllimshëm për ti trajtuar kërkuesit në mënyrë çnjerëzore apo për tu shkaktuar atyre vuajtje psikologjike. Me fjalë të tjera, shqetësime emocionale të kërkuesve kanë qenë të krahasueshme me ato të çdo familjari të një personi të vdekur në një situatë të krahasueshme.
Përfundimi: nuk ka shkelje (njëzëri).
Neni 8: Si rregull i përgjithshëm, në Rusi të afërmit e të ndjerëve, të cilët donin të të organizonin varrimin, gëzonin një garanci ligjore për kthimin e trupave menjëherë për t’u varrosur pasi përcaktohej shkaku i vdekjes. Kështu, refuzimi i autoriteteve për të kthyer trupat në rastin në fjalë përbënte një përjashtim nga rregulli i përgjithshëm. Për më tepër, ai i kishte privuar në mënyrë të qartë e kërkuesit nga organizimi dhe pjesëmarrja në varrimin e të afërmve të tyre, apo të njohjes së vendit ku ishin varrosur për ti vizituar më pas. Vendimet për mos kthimin e trupave të pajetë familjeve të tyre, pra, përbënte ndërhyrje në jetën private dhe familjare të kërkuesve (me përjashtim të njërit prej kërkuesve, për të cilën vendimi përbënte ndërhyrje vetëm në jetën e saj private duke qenë se ajo nuk ishte martuar zyrtarisht me një nga viktimat, por kishte jetuar me të për disa muaj.)
Refuzimi i autoriteteve për të kthyer trupat bazohej në ligjin kundër Terrorizmit dhe Dekretin e vitit 2003 që rregullonte varrimin e terroristëve dhe i cili kishte një bazë ligjore në të drejtën ruse. Ky vendim kishte qëllime të ligjshme, përkatësisht parandalimin e trazirave gjatë varrimit nga mbështetësit apo kundërshtarët e kryengritësve, respektimin e ndjenjave të të afërmve të viktimave të terrorizmit dhe minimizimin e ndikimit psikologjik mbi popullsinë.
Shtetet po ballafaqohen me sfida të veçanta kundër terrorizmit dhe dhunës terroriste. Megjithatë, Gjykata nuk pajtohet me faktin se qëllimet e përmendura nga Qeveria, edhe pse legjitime, justifikonin mohimin kërkuesve të cdo mundësie për pjesëmarrjen në ceremonitë mortore ose të paktën një lloj mundësie për ti bërë të ndjerit nderimet e fundit. Në të vërtetë, mos bërja e ditur e vendndodhjes së vendeve ku ishin varrosur të afërmit e kërkuesve kishte ndërprerë përgjithmonë çdo lidhje ndërmjet tyre dhe kërkuesve. Për më tepër, kur kishin marrë vendimin për të mos kthyer trupat e pajetë, autoritetet nuk kishin përdorur një qasje rast pas rasti apo të merrnin parasysh rrethanat individuale të secilit prej të ndjerëve dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, pasi ligji i zbatueshëm i trajtonte të gjitha këto pyetje si parëndësishme. Krejt ndryshe, vendimet ishin thjesht automatike dhe nuk respektonin detyrimin e autoriteteve për të siguruar që, çdo ndërhyrje në të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare të ishte e justifikuar dhe proporcionale me rrethanat individuale të secilit rast. Në mungesë të një qasje të tillë të individualizuar, refuzimi kryesisht ka pasur një efekt ndëshkimor mbi kërkuesit duke e zhvendosur barrën e fajit për aktivitetet terroriste nga të vdekurit tek ata. Kështu Shteti i paditur ka tejkaluar hapësirat e pranueshme të vlerësimit në këtë drejtim.
Përfundimi: shkelje (pesë vota pro dhe dy kundër).
Neni 13 i shqyrtuar në lidhje me nenin 8: Gjykata vuri në dukje mungesën e mbikëqyrjes efektive gjyqësore të vendimeve të autoriteteve për mos kthimin e trupave të pa jetë familjeve të tyre. Edhe pse vendimi i 2007 i Gjykatës Kushtetuese e kishte përmirësuar situatën e kërkuesve, gjykatat ruse mbeteshin kompetente për të shqyrtuar vetëm ligjshmërinë formale të masave dhe jo nevojën për një masë të tillë. Prandaj, legjislacioni nuk u garantonte kërkuesve masat procedurale mbrojtëse të mjaftueshme kundër arbitraritetit. Në të vërtetë, ata nuk kishin pasur një mundësi efektive apelimi për shkak të refuzimit të autoriteteve për t’i pajisur ata me një kopje të vendimeve dhe kompetencave të kufizuar të gjykatave për t’i shqyrtuar ato.
Përfundimi: shkelje (pesë vota pro dhe dy kundër).
Gjykata njëzëri vendosi se nuk kishte shkelje të nenit 14 i shqyrtuar në lidhje me nenin 8 dhe gjithashtu nuk kishte shkelje të nenit 38 § 1.
Neni 41: Konstatimi i shkeljes përbënte shpërblim të drejtë të mjaftueshëm për dëmin jo material shkaktuar kërkuesve.
(Shih gjithashtu, Maskhadova dhe të Tjerët kundër Rusisë, 18071/05, 6 qershor 2013)
© Këshilli i Evropës / Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje e Regjistrit nuk është detyrues për Gjykatën.
Kliko këtu për Shënim Informues për Praktikën e Gjykatës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy