© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Njoftim në lidhje me jurisprudencën e Gjykatës Nr. 151
Prill 2012
Sašo Gorgiev kundër «ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë » - 49382/06
Vendimi 19.4.2012 [Seksioni V]
Neni 2
Detyrime pozitive
Neni 2-1
Jeta
Goditje jovdekjeprurëse ndaj një kamerieri nga ana e një polici i cili ishte larguar nga vendi i punës pa leje : shkelje
Fakte – Kërkuesi, kamerier në një bar, ishte plagosur nga R.D., një rezervist policie, i cili hapi zjarr ndaj tij në një distancë shumë të afërt atëherë kur kishte munguar pa leje gjatë shërbimit të tij në turnin e natës. R.D. u dënua më pas për shkelje të rëndë ndaj sigurisë, ku gjykata gjykoi se nuk e kishte shkelur qëllimisht këmbëzën ndërkohë që kishte qenë në zotërim të alkoolit. Ai u dënua me heqje lirie me kusht. Në kuadër të një procedimi të veçantë, juridiksionet civile e hodhën poshtë padinë e kërkuesit për zhdëmtim që e kishte ndërmarrë kundër shtetit/ministrisë së Brendshme me arsyetimin se R.D. nuk kishte vepruar në kuadër të funksioneve zyrtare në momentin e incidentit.
E drejta – Neni 2 : Pavarësisht nga ekzistenca ose jo e një qëllimi për të vrarë, kërkuesi ka qenë viktimë e një sjelljeje e cila, nga vetë natyra e saj, ka vënë jetën e tij në rrezik. Neni 2 gjen kësisoj zbatim. Edhe pse R.D. ka qenë një agjent i shtetit në cilësinë e rezervistit të policisë, ai nuk ka vepruar në kuadër të funksioneve të tij gjatë momentit të të shtënave me armë. Për të përcaktuar nëse shteti mundet gjithsesi të mbahet përgjegjës për aktet jo të ligjshme të R.D.-së, Gjykata duhet të çmojë situatën në tërësinë e saj si edhe të shqyrtojë natyrën dhe rrethanat e sjelljes së të interesuarit.
Incidenti ka ndodhur gjatë orarit të punës së R.D., kohë në të cilën ky i fundit supozohej të ishte në shërbim në komisariat. Edhe pse nuk është kundërshtuar fakti se i interesuari është larguar nga shërbimi i tij pa leje dhe ka qenë i dehur, ai mbante veshur uniformën dhe e ka goditur kërkuesin me armën e tij të shërbimit. Sigurisht që, autoritetet nuk mundnin të parashikonin objektivisht sjelljen e R.D.-së, por shteti ka detyrimin të verë në zbatim dhe të zbatojë rigorozisht një sistem garancish të duhura dhe efektive që synojnë parandalimin e çdolloj përdorimi abuziv nga ana agjentëve të tij, në veçanti të rezervistëve të mobilizuar përkohësisht, të armëve që iu janë besuar në kuadër të funksioneve të tyre zyrtare. Qeveria nuk ka përmendur asnjë rregullore që lidhet me këto çështje, por Gjykata vëren se neni 26 i ligjit për punët e brendshme kërkon që agjentët e shtetit të përmbushin funksionet e tyre « në çdo moment, qofshin ata në shërbim ose jashtë shërbimit », çka në praktikë do të thotë se ata kanë përherë detyrimin të mbajnë armët e tyre të shërbimit. Qeveria nuk ka dhënë asnjë udhëzim për të ditur nëse aftësia e R.D.-së për t’u rekrutuar në polici si edhe për të mbajtur një armë ka qenë verifikuar, ndërkohë që kjo çështje duhet të kishte qenë objekt i një shqyrtimi të veçantë. Në dritën e këtyre rrethanave, Gjykata çmon se aktet e R.D-së janë atribute të shtetit të paditur.
Vendimi : shkelje (njëzëri).
Neni 41 : 12 000 EURO për dëmtim moral ; 3 390 EURO për dëm material.
(Shih gjithashtu Gorovenky dhe Bugara kundër Ukrainës, nr. 36146/05 dhe 42418/05, 12 janar 2012, Njoftim nr. 148)
© Këshilli i Europës/Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
Hartuar nga sekretari i seancës, kjo përmbledhje nuk është detyruese për Gjykatën
Klikoni këtu për të shkuar tek Njoftime në lidhje me jurisprudencën
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy