© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informativ rreth jurisprudencës së Gjykatës Nr. 153
Qershor 2012
Segame SA k. Francës - 4837/06
Vendim 7.6.2012 [Seksioni V]
Neni 6
Procedura penale
Neni 6-1
Mundësia për t’iu drejtuar një gjykate
Pamundësia e gjykatave për ta ndryshuar një gjobë me përqindje të vetme të caktuar nga ligji: jo shkelje
Faktet – Paditësja është një shoqëri anonime që administronte një galeri arti. Më 1993, Gjykata Tregtare e Parisit e shpalli atë në riorganizim e pastaj në likuidim gjyqësor. Vitin tjetër, administrata tatimore i drejtoi asaj dy njoftime për rivlerësime, sidomos lidhur me rivlerësime takse. Këto rivlerësime shoqëroheshin me një gjobë të barabartë me 100% të detyrimeve të shmangura. Në procedurë e sipër, një ndryshim legjislativ e zvogëloi përqindjen e gjobës nga 100% në 25% dhe administrata e zbatoi këtë dispozitë të re ndaj paditëses. Më 1998, paditësja iu drejtua gjykatave me një ankim për mosmarrëveshje të plotë, i cili synonte shkarkimin nga rivlerësimet e taksës, duke ngritur, ndër të tjera, papajtueshmërinë e gjobës me nenin 6 § 1 të Konventës, përderisa kjo nuk mund të ndryshohej nga gjyqtari në varësi të seriozitetit të sjelljes së taksapaguesit sipas një tabele që i takonte ligjvënësit për ta vendosur. Kërkesa e saj u rrëzua. Në veçanti, Këshilli i Shtetit qe i mendimit se gjyqtari i tatimeve kishte një kompetencë juridiksioni të plotë në përputhje me përcaktimet e nenit 6 § 1, të cilat nuk nënkuptonin që, kur vetë ligjvënësi kishte caktuar një masë unike për gjobën në fjalë, gjyqtari të mund ta ndryshonte vënien e saj në zbatim duke e zëvendësuar me një masë më të ulët sesa ajo e parashikuar nga ligji.
Ligji – Neni 6 § 1: Paditësja ka mundur të paraqesë një ankim që synonte shkarkimin nga rivlerësimi i taksës e nga penalitetet, si edhe t’u drejtohet pastaj juridiksioneve me një apelim e me një rekurs në kasacion. Fjala ishte për një ankim për mosmarrëveshje të plotë, në kuadër të të cilit gjyqtari administrativ ka kompetenca të gjera: ai bën vlerësimin e të gjitha elementeve faktike dhe juridike dhe mundet jo vetëm ta shfuqizojë apo ta lërë në fuqi një akt administrativ, por edhe ta ndryshojë atë, madje ta zëvendësojë vendimin e administratës me atë të vetin dhe të shprehet lidhur me të drejtat e të interesuarit; në fushën tatimore, ai mund ta shkarkojë taksapaguesin nga tatimet dhe penalitetet që i janë ngarkuar ose ta ndryshojë shumën e tyre në kufirin e zbatimit të ligjit, kurse në fushën e penaliteteve, të zëvendësojë një përqindje më të lartë me një përqindje më të ulët për aq sa e parashikon ligji. Ankesa e paditëses ka të bëjë me faktin se, në çështjen në fjalë, juridiksionet administrative nuk e kishin kompetencën për ta ndryshuar gjobën tatimore, për mungesë të ndonjë dispozite ligjore që ta lejonte një gjë të tillë. Mirëpo, vetë ligji e përpjesëton në një farë mase gjobën me seriozitetin e sjelljes së taksapaguesit, përderisa ajo caktohet sipas një përqindjeje të detyrimeve të shmangura, bazën e të cilave paditësja ka mundur ta diskutojë gjerësisht në rastin e çështjes në fjalë. Paditësja ka mundur pra t’i paraqesë të gjitha argumentet faktike dhe juridike që ajo i çmonte si të dobishme. Nga ana tjetër, Gjykata vëren se karakteri i veçantë i mosmarrëveshjes tatimore nënkupton një kërkesë efikasiteti të domosdoshëm për të mbrojtur interesat e shtetit dhe se kjo mosmarrëveshje nuk bën pjesë te bërthama e së drejtës penale në kuptimin e Konventës.
Përfundimi: jo shkelje (njëzëri).
© Këshilli i Evropës /Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
E hartuar nga sekretaria, kjo përmbledhje nuk e kushtëzon Gjykatën.
Klikoni këtu për të hyrë te Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy