© Këshilli i Europës/Gjykata e të drejtave të njeriut, 2012.
Ky përkthim është kryer me mbështetjen e Fondit të besimit për të drejtat e njeriut të Këshillit të Europës (/humanrightstrustfund). Ai nuk krijon detyrim për Gjykatën. Për më shumë informacion, të shihen treguesit e copyright/të drejtat e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2012.
This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2012.
La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
DHOMA E MADHE
ÇËSHTJA SEJDIĆ DHE FINCI KUNDËR BOSNJË-HERCEGOVINËS
(Kërkesat nos 27996/06 dhe 34836/06)
VENDIM
STRASBURG
22 dhjetor 2009
Ky vendim është përfundimtar. Ai mund të pësojë përmirësime në formë.
Në çështjen Sejdić dhe Finci kundër Bosnjë-Hercegovinës,
Gjykata evropiane e të Drejtave të Njeriut, që u mblodh në një dhomë të përbërë nga :
Jean-Paul Costa, kryetar,
Christos Rozakis,
Nicolas Bratza,
Peer Lorenzen,
Françoise Tulkens,
Josep Casadevall,
Giovanni Bonello,
Lech Garlicki,
Khanlar Hajiyev,
Ljiljana Mijović,
Egbert Myjer,
David Thór Björgvinsson,
George Nicolaou,
Luis López Guerra,
Ledi Bianku,
Ann Poëer,
Mihai Poalelungi, gjyqtarë,
dhe Vincent Berger, këshillim juridike
Pasi ka diskutuar në dhomën e këshillit në datat 3qershor dhe 25 nëntor 2009,
Jep vendimin si më poshtë, të marrë në datën e fundit
PROCEDURA
1. Në origjinë të çështjes ka dy kërkesa (no 27996/06 dhe 34836/06) të drejtuara kundër Bosnjë-Hercegovinës nga dy shtetas të këtij shteti, Z. Dervo Sejdić dhe Z. Jakob Finci (« kërkuesit »), të cilit i janë drejtuar Gjykatës në 3 korrik dhe 18 gusht 2006 përkatësisht në bazë të nenit e 34 të Konventës për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. (« Konventa »).
2. Kërkuesit ankohen se për shkak të origjinës së tyre përkatësisht rome dhe çifute, janë penguar të jenë kandidatë në zgjedhjet e Dhomës së popullit dhe në presidencën e Bosnjë- Hercegovinës. Ata i referohen neneve 3, 13 dhe 14 të Konventës, nenit 3 të Protokollit no 1 dhe nenit 1 të Protokollit no 12.
3. Kërkesat fillimisht i janë dhënë seksionit të katërt të Gjykatës (neni 52 § 1 i rregullores). Në 11 mars 2008, një dhomë e këtij seksioni ka vendosur të informojë Qeverinë për këto kërkesa. Ashtu siç e mundëson neni 29 § 3 i Konventës, ajo ka vendosur nga ana tjetër të shqyrtojë në të njëjtën kohë pranueshmërinë e kërkesës dhe themelin. Në 10 shkurt 2009, dhoma, e përbërë nga Nicolas Bratza, Lech Garlicki, Giovanni Bonello, Ljiljana Mijović, David Thór Björgvinsson, Ledi Bianku dhe Mihai Poalelungi, gjykatës, dhe nga Fatoş Aracı, ndihmës sekretare e seksionit, ka hequr dorë në favor të Dhomës së Madhe, meqë asnjëra nga palët e konsultuara për këtë qëllim, nuk është deklaruar kundër një mase të tillë (neni 30 i Konventës dhe neni 72 i rregullores). Përbërja e Dhomës së Madhe është përcaktuar në përputhje me dispozitat e nenit 27 §§ 2 dhe 3 të Konventës dhe neni 24 të rregullores.
4. Palët kanë depozituar vërejtjet me shkrim mbi pranueshmërinë e kërkesës dhe themelin e cështjeve. Komente janë marrë gjithashtu nga Komisioni i Venecias, AIRE dhe nga Open Society Justice Initiative, të cilët janë autorizuar të ndërhyjnë në procedurën e shkruar (neni 36 § 2 i Konventës dhe neni 44 § 2 i rregullores).
5. Në Pallatin e të Drejtave të Njeriut është zhvilluar një seancë në publik, në Strasburg në 3 qershor 2009 (neni 54 § 3 i rregullores).
U paraqitën në gjyq :
– për Qeverinë
Znj Z. Ibrahimović, Ndihmës agjente shtetërore,
B. Skalonjić, ndihmës agjente shtetërore ,
Z.F. Turčinović, këshilltar ;
– për kërkuesit
ZF.J. Leon Diaz,
Znj S.P. Rosenberg,
Z.C. Baldwin, Këshilltar
Gjykata ka dëgjuar Znj. Ibrahimović, Z. Leon Diaz, Znj. Rosenberg dhe Z. Baldwin. Kërkuesi i dytë ishte gjithashtu i pranishëm në seancë.
REFERIMI I FAKTIT
I. RRETHANAT E RASTIT
A. Konteksti
6. Kushtetuta e Bosnjë-Hercegovinës (më poshtë e emëruar si « Kushtetuta » ose « Kushtetuta e Shtetit » kur duhet dalluar nga kushtetutat e entiteteve) është një aneks i Marrëveshjes së përgjithshme kuadër për paqen e Bosnjë-Hercegovinës (« Marrëveshja e paqes e Dejtonit »), e sigluar në Dejton në 21nëntor 1995 dhe e nënshkruar në Paris në 14 nëntor 1995. Pjesë përbërëse e një traktati paqeje, Kushtetuta është hartuar dhe miratuar pa u zbatuar procedurat që mund t’i kishin dhënë një legjitimitet demokratik. E negociuar dhe e publikuar në një gjuhë të huaj, anglisht, ajo paraqet rastin e vetëm të Kushtetutës që nuk është publikuar zyrtarisht në gjuhët zyrtare të vendit të interesuar. Kushtetuta konfirmonte ruajtjen e ekzistencës juridike të Bosnjë-Hercegovinës si shtet, duke ndryshuar strukturën e saj të brendshme. Në bazë të Kushtetutës, Bosnjë-Hercegovina përbëhet nga dy entitete : Federata e Bosnjë-Hercegovinës dhe Republika Srpska. Marrëveshja e paqes e Dejtonit kishte lënë pa përgjigje çështjen e vijës ndarëse të entiteteve në rajonin e Brčko-s, por palët kishin rënë dakord ta çonin këtë çështje në arbitrazh. (neni V i shtojcës 2 në Marrëveshjen e paqes së Dejtonit). Një vendim arbitrazhi i 5 marsit 1999 ka krijuar një rreth të Brčko-s të vendosur nën sovranitetin ekskluziv të Shtetit.
7. Preambula në Kushtetutë i cilëson boshnjakët, kroatët dhe serbët si « popuj përbërës ». Në nivelin e shtetit, janë futur rregullime të ndarjes së pushtetit që e pengojnë marrjen e vendimeve kundër vullnetit të një përfaqësuesi të çfardoshëm nga « popujt përbërës ».
Kështu është parashikuar një veto në emër të interesave jetësore, një veto e entiteteve, një sistem bikameral (me një dhomë të popujve të përbërë nga 5 boshnjakë dhe 5 kroatë të Federatës së Bosnjë-Hercegovinës si dhe 5 serbë të Republikës Srpska) dhe një presidencë kolegjiale prej tre anëtarësh, të përbërë nga një boshnjak, një kroat i Federatës së Bosnjë- Hercegovinës dhe një serb i Republikës Srpska (për më shumë detaje, shih paragrafët 12 dhe
22 më poshtë).
B. Rasti në fjalë
8. Kërkuesit kanë lindur përkatësisht në 1956 dhe në 1943. Në të shkuarën dhe tani ata vazhdojnë të kryejnë funksione publike të rëndësishme. Z. Sejdić është aktualisht inspektori rom i misionit të OSBE në Bosnjë–Hercegovinë ; më parë ai kishte qenë anëtar i Këshillit rom të Bosnjë- Hercegovinës ( organ i lartë përfaqësiv i bashkësisë lokale rome) dhe i Këshillit konsultativ për Romët (organ mikst që përbëhej nga përfaqësues të bashkësisë lokale rome dhe të ministrive kompetente). Z. Finci është aktualisht ambasador i Bosnjë-Hercegovinës në Zvicër; më parë ai kishte ushtruar funksione të ndryshme dhe veçanërisht funksionin e kryetarit të Këshillit ndërfetar të Bosnjë-Hercegovinës dhe atë të kryetarit të agjencisë së funksionit publik kombëtar.
9. Kërkuesit thonë se janë njëri me origjinë rome, tjetri me origjinë çifute. Ndërkohë që nuk deklarojnë asnjë përkatësi me « popujt përbërës », ata nuk kanë cilësinë për t’u paraqitur si kandidatë në zgjedhjet për Dhomën e popujve (dhoma e dytë e Parlamentit të Shtetit) ose për presidencën (kolektive) e Shtetit. Z. Finci në 3 janar 2007 ka marrë një konfirmim zyrtar për këtë situatë.
II. E DREJTA DHE PRAKTIKA PËRKATËSE NDËRKOMBËTARE DHE E BRENDSHME
A. Marrëveshja e paqes e Dejtonit
10. Marrëveshja e paqes e Dejtonit, e sigluar në bazën ajrore të Wright-Patterson, jo larg nga Dejtoni (Sh.B.A.), në 21 nëntor 1995 dhe e nënshkruar në Paris (Francë) në 14 dhjetor 1995, ishte përfundimi afërsisht i dyzet e katër muajve negociata me ndërprerje të bëra nën patronazhin e Konferencës Ndërkombëtare mbi ish Jugosllavinë dhe të grupit të kontaktit. Ajo hyri në fuqi në 14 dhjetor 1995 dhe përmban dymbëdhjetë shtojca.
1. Shtojca 4 (Kushtetuta e Bosnjë -Hercegovinë)
11. Kushtetuta vendos një dallim midis « popujve përbërës » (që grupojnë personat që deklarojnë se i përkasin grupit të boshnjakëve[1], atij të kroatëve dhe atij të serbëve) dhe të « tjerëve » (anëtarë të minoriteteve etnike dhe të personave që nuk e deklarojnë përkatësinë në asnjë grup të ve çantë, për shembull, sepse janë martuar me një person me origjinë etnike të të ndryshme nga origjina e tyre, sepse prindërit e tyre kanë secili një origjinë etnike të ndryshme, ose për arsye të tjera). Në ish Jugosllavi, përkatësia në një grup etnik vendosej nga vetë personat, në bazë të një sistemi vetëklasifikimi. Kështu asnjë kriter objektiv, si njohja e një gjuhe të përcaktuar ose përkatësia në një grup me një fe të dhënë, nuk kërkohej. Nuk kishte as ndonjë kusht pranimi nga anëtarët e tjerë të grupit etnik të interesuar. Kushtetuta nuk përmban asnjë dispozitë që të lidhet me përcaktimin e përkatësisë etnike të njerëzve. Hartuesit e saj me sa duket kanë menduar se vetëklasifikimi i dikurshëm tradicional do të mjaftonte. 12. Vetëm personat që deklarojnë përkatësinë në një nga popujt përbërës mund të paraqiten në Dhomën e popujve dhe në presidencën (kolegjiale) të Shtetit. Dispozitat e Kushtetutës të qenësishme për rastin janë si më poshtë :
Neni IV
« Asambleja parlamentare është e përbërë nga dy dhoma: Dhoma e popujve dhe Dhoma e përfaqësuesve.
1. Dhoma e popujve. Dhoma e ppopujve ka pesëmbëdhjetë delegatë, nga të cilët dy të tretat vijnë nga Federata (pesë kroatë dhe pesë Boshnjakë) dhe një e treta vjen nga Republika Srpska (pesë serbë).
a) Delegatët kroatë dhe boshnjakë të caktuar nga Federata janë të zgjedhur përkatësisht nga delegatët kroatë dhe boshnjakë të Dhomës së popuijve të Federatës[2] Delegatët e Republikës Srpska zgjidhen nga Asambleja kombëtare e Republikës Srpska[3].
b) Nëntë anëtarë të Dhomës së popujve përbëjnë një korum me kusht praninë efektive e të paktën tre delegatëve boshnjakë, tre delegatëve kroatë dhe tre delegatëve serbë.
2. Dhoma e përfaqësuesve. Dhoma e përfaqësuesve ka dyzet e dy anëtarë, dy të tretat e të cilëve zgjidhen nga territori i Federatës dhe një e treta nga territori i Republikës Srpska.
a) Anëtarët e Dhomës së përfaqësuesve zgjidhen drejtpërsëdrejti nga Entiteti i do ta miratojë në përputhje me dispozitat e një ligji elektoral që do ta miratojë Asambleja parlamentare. Gjithsesi, zgjedhja e parë organizohet në përputhje me shtojcën 3 të Marrëveshjes –kuadër të përgjithshme.
b) shumica e të gjithë anëtarëve të zgjedhur për t’u mbledhur në Dhomën e përfaqësuesve përbën një korum.
3. Procedurat
a) Secila nga të dy dhomat mblidhet në Sarajevë jo më vonë se tridhjetë ditë pas formimit ose zgjedhjes së saj. .
b) Çdo dhomë ka miratuar me shumicë rregulloren e brendshme dhe zgjedh ndërmjet anëtarëve të saj një serb, një boshnjak dhe një kroat si Kryetar ose nën Kryetar, Presidencë që i takon me rradhë secilit nga tre personat e zgjedhur.
c) Çdo legjislacion kërkon miratimin e të dy dhomave.
d) Të gjitha vendimet e dy dhomave u morrën me shumicën e vetë votuesve të pranishëm. Delegatët dhe anëtarët bëjnë ç’është e mundur që shumica të ketë të paktën një të tretën e votave që vijnë nga territori i çdo Entiteti. Nëse shumica e shprehur nuk përmban një të tretën e votave të delegatëve ose të anëtarëve të territorit të çdo Entiteti, Kryetari dhe Nënkryetari përbëjnë një komision dhe përpiqen të marrin miratimin tri ditët pas votimit. Në rast dështimi, vendimet merren me shumicë të pranishme dhe votuese me kusht që votat kundër të mos jenë në numër të barabartë ose më të madh se dy të tretat e numrit të delegatëve ose të anëtarëve të zgjedhur nga njëri apo tjetri Entitet.
e) Një projektvendim që shqyrtohet nga Asamblea parlamentare mund të deklarohet kundër interesave vitale të popullit boshnjak, kroat, sipas t ose serb nga një shumicë delegatësh boshnjakë, kroatë ose serbë rastit, të caktuar në përputhje me dispozitat e paragrafit 1 a) si më poshtë. Për t’u miratuar nga Dhoma e popujve, një projektvendim i tillë kërkon shumicën e delegatëve boshnjakë, të delegatëve kroatë dhe të delegatëve serbë të pranishëm dhe votues.
f) Nëse një shumicë e delegacionit boshnjak ose kroat ose serb i kundërvihet zbatimit të dispozitave të paragrafait e), Kryetari i Dhomës së popujve mbledh menjëherë një Komision mikst të përbërë nga tri delegacione të zgjedhura respektivisht nga delegatë boshnjakë, kroatë dhe serbë me qëllim që të zgjidhet çështja. Meqë Komisioni nuk mund të rregullojë problemin për pesë ditë, çështja çohet përpara Gjykatës Kushtetuese e cila verifikon rregullsinë e procedurës parlamentare duke zbatuar një procedurë të përshpejtuar.
g) Shpërndarja e Dhomës së popujve mund të shpallet nga Presidenca ose nga vetë Dhoma e popujve, me kusht që vendimi i Dhomës të miratohet me një shumicë që përmban shumicën e delegatëve të të paktën dy prej popujve boshnjakë, kroatë ose serbë. Sidoqoftë Dhoma e popujve e zgjedhur në zgjedhjet e para pas hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute nuk mund të shpërndahet.
h) Vendimet e Asamblesë parlamentare nuk hyjnë në fuqi veçse pas publikimit.
i) Dy dhomat publikojnë një përmbajtje të plotë të diskutimeve të tyre dhe, me përjashtim të kushteve të jashtëzakonshme të parashikuara nga rregulloret e tyre, diskutimet bëhen publike.
j) Përgjegjësia e delegatëve dhe anëtarëve nuk mund të gjendet në fushën civile ose në atë penale por në aktet e kryera në kuadrin e funksioneve pranë Asamblesë parlamentare.
4. Kompetencat. Kompetencat e mëposhtme ushtrohen nga Asambleja Parlamentare
a) Hartimi i ligjeve të nevojshme për të zbatuar vendimet e Presidencës ose për të ushtruar përgjegjësitë e Asamblesë sipas kësaj Kushtetute.
b) Caktimi i burimeve dhe shumave të nevojshme të të ardhurave për funksionimin e institucioneve të Bosnjë-Hercegovinës dhe për zbatimin e detyrimeve të tyre ndërkombëtare.
c) Miratimi buxheti i institucioneve të Bosnjë-Hercegovinës
d) Pranimi ose jo i ratifikimit të traktatateve.
e) Rregullimi i të gjitha çështjeve të nevojshme për të përmbushur funksionet e saj ose për të kryer detyrat që i janë caktuar me miratimin reciprok të Entiteteve.
Neni V
« Presidenca e Bosnjë-Hercegovinës përbëhet nga tre anëtarë, një boshnjak, një kroat, secili i zgjedhur drejtpërdrejt nga territori i Federatës, dhe një serb i zgjedhur drejtpërdrejt nga territori i Republikës Srpska.
1. Zgjedhja dhe kohëzgjatja e mandatit zgjedhës.
a) Anëtarët e Presidencës zgjidhen drejtpërdrejt nga çdo entitet (çdo zgjedhës voton me qëllim që të ketë një vend në Presidencë në përputhje me dispozitat e shtojcës 3 të Marrëveshjes së përgjithshme – kuadër. Çdo vend bosh në Presidencë jepet nga Entiteti i interesuar sipas një ligji që Asambleja parlamentare do të duhet ta miratojë.
b) Anëtarët e Presidencës të zgjedhur në zgjedhjet e para mbeten në post për një mandat dyvjeçar ; mandati i anëtarëve të zgjedhur më pas është për katër vjet. Anëtarët mund të rizgjidhen edhe një herë në fund të mandatit të parë dhe pastaj nuk mund të zgjidhen për katër vjet.
2. Procedurat
a) Presidenca cakton rregulloren e saj, ku parashikohet një afat për thirrjen e mbledhjeve që vlen për të gjitha mbledhjet e Presidencës.
b) Anëtarët e Presidencës zgjedhin një kryetar në gjirin e tyre. Për mandatin e parë të Presidencës, Kryetar është ai që ka grumbulluar më shumë vota. Më pas Asambleja parlamentare përcakton metodën e zgjedhjes së Kryetarit, me radhë ose ndryshe, me kusht zbatimin e dispozitave të nenit IV § 3.
c) Presidenca mundohet të miratojë me konsensus të gjitha vendimet presidenciale (d.m.th. ato që kanë të bëjnë me çështje që lidhen me nenin V § 3 a)–c)). Sipas dispozitave të paragrafit d) më poshtë, këto vendime mund të miratohen nga dy anëtarë, nëse të gjitha përpjekjet për të arritur një konsensus dështojnë.
d) Një anëtar disident i Presidencës mund të deklarojë se një vendim presidencial është kundër interesit vital të Entitetit të cilit i përket territori që e ka zgjedhur me kusht që të shfaqë kundërshtimin e tij në tri ditët që pasojnë miratimin e vendimit të kontestuar. Vendimi i kalon menjëherë Asamblesë Kombëtare të Republikës Srpska nëse deklarata është bërë nga anëtari përfaqësues i territorit, delegacionit boshnjak në Dhomën e popujve të Federatës nëse deklarata është bërë nga anëtari boshnjak, ose delegacioni kroat të po kësaj dhome, nëse deklarata është bërë nga përfaqësuesi kroat. Në rastin kur deklarata konfirmohet nga një votim me dy të tretave të këtyre personave brenda dhjetë ditëve nga referimi, vendimi presidencial i kontestuar nuk mund të zbatohet.
3. Kompetencat. Presidenca ka përgjegjësinë
a) të drejtojë politikën e jashtme të Bosnjë –Hercegovinës.
b) të emërojë ambasadorët dhe përfaqësuesit e tjerë të Bosnjë –Hercegovinës pasi maksimumi dy të tretat e tyre mund të vijnë nga territori i Federatës.
c) të përfaqësojë Bosnjë –Hercegovinën pranë institucioneve dhe organizatave evropiane dhe ndërkombëtare dhe të kërkojë anëtarësimin e Bosnjë –Hercegovinës pranë institucioneve dhe organizatave në të cilat ajo nuk është anëtare.
d) të negociojë, të denoncojë dhe me miratimin e Asamblesë parlamentare të ratifikojë traktatet e Bosnjë –Hercegovinës.
e) të vëjë në zbatim vendimet e Asamblesë parlamentare.
f) të propozojë me rekomandim të Këshillit të ministrave, një buxhet vjetor për Asamblenë parlamnetare.
g) T’i japë llogari Asamblesë parlamentare për shpenzimet e Presidencës, me kërkesë të Asamblesë, të paktën një herë në vit.
h) të sigurojë koordinimin e nevojshëm me organizatat ndërkombëtare dhe jo qeveritare në Bosnjë –Hercegovinë.
i) të përmbushë sipas rastit, të gjitha funksionet e domosdoshme për të plotësuar detyrimet e saj, ato që mund t’i jenë besuar nga Asambleja parlamentare ose ato për të cilat Entitetet janë dakord. »
13. Rregullimet kushtetuese të kundërshtuara në këtë çështje nuk përfshihen në marrëveshjen në parim që përbën thelbin e asaj që do të përmbante në të ardhmen marrëveshja e paqes së Dejtonit (shih paragrafët 6.1 et 6.2 të marrëveshjes së re në parim të 26 shtatorit 1995). Dukej se mediatorët ndërkombëtarë i kishin pranuar me rezervë këto rregullime në një stad të mëtejshëm, me këmbënguljen e fortë të disa palëve në konflikt (shih Nystuen[4], Achieving Peace or Protecting Human Rights: Conflicts between Norms Regarding Ethnic Discrimination in the Dayton Peace Agreement, botimet Martinus Nijhoff, 2005, f. 192, dheO’Brien[5], The Dayton Agreement in Bosnia: Durable Cease-Fire, Permanent Negotiation, in Zartman and Kremenyuk (éds), Peace versus Justice: Negotiating Forward- and Backward-Looking Outcomes, botimet Rowman & Littlefield, 2005, f. 105).
14. Plotësisht të ndërgegjshëm se dispozitat kushtetuese të çështjes ishin me sa duket në konflikt me të drejtat e njeriut, mediatorët ndërkombëtarë menduan se ishte veçanërisht e rëndësishme të kthehej Kushtetuta në një instrument dinamik dhe të parashikohej mundësia që mekanizmat kushtetuese në fjalë të zhdukeshin gradualisht. Për këtë arsye ato u futën në Kushtetutë neni II § 2 (shih Nystuen e cituar më lart, f. 100). Kjo dispozitë është formuluar kështu:
« Të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Konventën Evropiane dhe në Protokolle për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore, zbatohen drejtpërsëdrejti në Bosnjë –Hercegovinë. Ato kanë përparësi mbi çdo të drejtë tjetër. »
Nëse në vendimet U 5/04 të 31 marsit 2006 dhe U 13/05 të 26 majit 2006 Gjykata kushtetuese e Bosnjë –Hercegovinës ka gjykuar se Konventa e të Drejtave të njeriut nuk ka përparësi ndaj Kushtetutës, ajo ka arritur në një përfundim të ndryshëm në vendimin e saj AP 2678/06 të 29 shtatorit 2006. Në çështjen në fjalë, asaj i është kërkuar të gjykojë një ankesë për diskriminim lidhur me faktin se ankuesit i është bërë e pamundur të paraqitet në zgjedhjet për presidencën e Bosnjë –Hercegovinës për shkak të origjinës së tij etnike (bëhej fjalë për një boshnjak të Republikës Srpska). Gjykata kushtetuese e hodhi poshtë ankesën mbi themelin e çështjes. Pjesa e qenësishme e vendimit të shumicës lexohet kështu (teksti në vijim është një përkthim i përkthimit anglez të dhënë nga Gjykata kushtetuese) :
« 18. Ankuesit pohojnë se të drejtat e tyre janë shkelur, ngaqë neni II § 2 i kushtetutës së Bosnjë –Hercegovinës saktëson se të drejtat dhe liritë themelore të përcaktuara në Konventën Evropiane dhe në Protokollet e saj janë drejtpërdrejt të zbatueshme në Bosnjë –Hercegovinë dhe se ato kanë përparësi ndaj çdo të drejte tjetër. Të interesuarit mendojnë se kandidatura për presidencën e Bosnjë –Hercegovinës e Ilijaz Pilav-it është hedhur poshtë vetëm mbi bazën e origjinës kombëtare/etnike, ku ata shohin një shkelje të nenit 1 të Protokollit no 12 të Konventës Evropiane që garanton se gëzimi i çdo të drejte të parashikuar nga ligji duhet të sigurohet pa asnjë diskriminim dhe që askush nuk mund të bëhet objekt, për çfarëdo motivi qoftë, dhe veçanërisht për motive të origjinës kombëtare/etnike i një diskriminimi nga ana e një autoriteti publik cilido qoftë.
(...)
22. Askush nuk e kundërshton faktin se teksti i nenit V të Kushtetutës së Bosnjë –Hercegovinës dhe teksti i nenit 8 të ligjit elektoral të 2001 janë me natyrë kufizuese përderisa kufizojnë të drejtat qytetare dhe më saktë të drejtën për të qenë kandidat në zgjedhjet për presidencën e Bosnjë –Hercegovinës, të boshnjakëve dhe të kroatëve të territorit të Republikës Srpska dhe të serbëve të territorit të Federatës së Bosnjë –Hercegovinës. Për rrjedhojë, qëllimi i dispozitave në fjalë është të përforcojë qëndrimin e popujve përbërës në mënyrë që të garantojë se presidenca përbëhet nga përfaqësues të secilit nga këta tre popuj përbërës. Duke u nisur nga situata që sundon aktualisht në Bosnjë –Hercegovinë, kufizimi i vendosur nga Kushtetuta dhe nga ligji elektoral i 2001-shit, sipas të cilit kandidaturat e kërkuesve nuk janë trajtuar në të njëjtën mënyrë si kandidaturat serbe që zgjidhen drejtpërdrejt nga territori i Republikës Srpska, është legjitim sot sepse ekziston një justifikim i arsyeshëm për trajtimin në fjalë. Për rrjedhojë, duke pasur parasysh situatën që dominon sot në Bosnjë –Hercegovinë dhe natyrën specifike të rendit kushtetues dhe duke u nisur nga dispozitat kushtetuese dhe legjislative në fuqi, vendimet e kundërshtuara të Gjykatës së Bosnjë –Hercegovinës dhe të Komisionit qendror zgjedhor nuk i kanë shkelur të drejtat e ankuesve që burojnë nga neni 1 i Protokollit no 12 i Konventës Evropiane dhe neni 25 i Paktit ndërkombëtar që lidhet me të drejtat civile dhe politike, që nga momenti që vendimet e përmendura nuk janë arbitrare dhe bazohen mbi të drejtën. Kjo do të thotë se ato i shërbejnë një qëllimi legjitim, se mbështeten mbi motive të arsyeshme dhe se nuk janë një barrë e tepërt që rëndon mbi ankuesit, meqë kufizimet që u vihen të drejtave të këtyre të fundit janë në përpjestim me objektivat e dobisë publike siç janë ruajtja e paqes së vendosur, ruajtja e dialogut dhe për rrjedhojë krijimi i kushteve që modifikojnë dispozitat e lartpërmendura të Kushtetutës së Bosnjë –Hercegovinës dhe të ligjit të 2001-shit që lidhet me zgjedhjet. »
15. Për sa i përket amendamenteve për Kushtetutën, neni 10 i saj formulohet kështu :
« 1. Procedura. Kjo kushtetutë mund të rishikohet me vendim të Asamblesë parlamentare të marrë me shumicën e dy të tretave të votuesve të pranishëm vetë në Dhomën e përfaqësuesve.
2. Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. Asnjë amendim i kësaj Kushtetute nuk mund të zhdukë ose të kufizojë të drejtat dhe liritë e parashikuara nga neni II i kësaj kushtetute, as të modifikojë dispozitat e këtij paragrafi. »
Në 26 mars 2009, Asambleja parlamentare ka ndryshuar për herë të parë Kushtetutën, në përputhje me procedurën e sipërpërshkruar. Amendimi në fjalë kishte të bënte me statusin e rrethit Brčko.
2. Shtojca 10 (marrëveshje që lidhet me aspektet civile të zbatimit të Marrëveshjes së paqes)
16. Marrëveshja lidhur me aspektet civile të zbatimit të Marrëveshjes së paqes përcakton mandatin e Përfaqësuesit të Lartë, administrator ndërkombëtar i Bosnjë-Hercegovinës, i vendosur me autorizimin e Këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga një grup jozyrtar shtetesh që kishin marrë pjesë aktive në procesin e paqes ( i quajtur Këshilli i zbatimit të paqes) në bazë të kapitullit VII të Kartës së Kombeve të Bashkuara të 15 dhjetorit 1995).
17. Dihet nga të gjithë se kompetencat e Përfaqësuesit të Lartë janë të mëdha (shih Berić dhe të tjerët kundër Bosnjë-Hercegovinës (dhjet.) no 36357/04 dhe të tjerë, GJEDNJ 2007-XII). Përfaqësuesi i Lartë ka kërkuar shumë herë rradhazi miratimin e teksteve legjislative të zakonshme dhe amendimet për kushtetutat e entiteteve ( kushtetutat e entiteteve, ndryshe nga Kushtetuta e Shtetit, nuk bëjnë pjesë në Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit). Pyetja nëse mund t’i imponohen amendime kushtetutës së Shtetit gjithsesi nuk është shumë e qartë. Marrëveshja e paqes së Dejtonit nuk shprehet në këtë drejtim, por një episod që ka të bëjë me një gabim shtypi në Kushtetutën e Shtetit lë vend për të menduar se përgjigjja është negative. Shumë muaj pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, disa juristë ndërkombëtarë që kishin asistuar në negociata kuptuan se një referim i dhënë për nenin V § 2 c) të Kushtetutës ishte i gabuar (teksti i referohej nenit III § 1 a)-e), ndërkohë që duhej t’i referohej nenit V § 3 a)-e)). Në nëntor 1996, Përfaqësuesi i Lartë, Z. Bildt, i drejtoi Sekretarit amerikan Z. Christopher, një letër ku i propozonte të korrigjohej gabimi i bërë duke u bazuar në Shtojcën 10 të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit. Z. Christopher vlerësoi se autoriteti që Z. Bildt ushtronte sipas Shtojcës 10 nuk shtrihej për Kushtetutën e Shtetit (shih tekstin e letërkëmbimit të tyre në Nystuen, paracituar, fq.. 80-81). Pak më pas, gabimi u korrigjua pa vendim zyrtar : Përfaqësuesi i Lartë thjesht informoi presidencën e Bosnjë-Hercegovinës dhe publikoi një version të korrigjuar të Kushtetutës së Shtetit. Elementi i rëndësishëm për këto raste është që pozita zyrtare e Përfaqësuesve të Lartë qysh atëherë ka qenë gjithmonë e tillë që pushteti i tyre nuk shtrihet te Kushtetuta e Shtetit. Konfirmimi i kësaj gjendet në fjalimin e mbajtur nga Lord Ashdown në cilësinë e tij si Përfaqësues i Lartë para Komisionit të Venecias, CDL-PV(2004)003 të 3 nëntorit 2004, f. 18). Ky fjalimi përmbante fragmentin e mëposhtëm :
« Nëse Bosnjë-Hercegovina dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe në NATO, ajo duhet detyrimisht të tregojë se ka një shtet që funksionon. Në Bosnjë-Hercegovinë, anëtarët e klasës politike duhet të fillojnë tashmë të kuptojnë se janë përballë një zgjedhjeje : ta ruajnë Kushtetutën aktuale dhe të paguajnë çmimin në planin ekonomik, social e politik të saj ose të bëjnë ndryshimet e nevojshme që Bosnjë-Hercegovina të bëhet një vend me stabilitet dhe i begatë me institucione që funksionojnë dhe kështu të mund të hyjë në Bashkimin Evropian. Për mendimin tim, banorët e Bosnjë-Hercegovinës nuk do të pranojnë që Kushtetuta të jetë një pengesë për sigurinë dhe prosperitetin e tyre. Por këtë pengesë nuk mund ta heqim ne në vend të tyre.
Këshilli i zbatimit të paqes dhe Përfaqësuesit e Lartë njëri pas tjetrit (ndër të cilët edhe unë vetë kanë mbrojtur gjithnjë të njëjtin qëndrim : për sa kohë palët i respektojnë marrëveshjet e Dejtonit (dhe në këtë drejtim mbetet problemi i bashkëpunimit të Republikës Srpska me Gjykatën e Hagës) Kushtetua e Bosnjë-Hercegovinës mund të ndryshohet nga Asambleja Parlamentare e Bosnjë-Hercegovinës (dhe jo nga bashkësia ndërkombëtare) sipas procedurave të parashikuara. Me fjalë të tjera, me kusht që marrëveshjet e Dejtonit të respektohen, atributet e Përfaqësuesit të Lartë zgjasin aq sa zgjasin këto marrëveshje dhe i përket popullsisë së Bosnjë-Hercegovinës dhe përfaqësuesve të saj të zgjedhur të vendosin për ndryshimet që do të bëjnë në rendin kushtetues të parashikuar nga tekstet e Dejtonit. »
B. Ligji elektoral i vitit 2001
18. Ligji elektoral i 2001-shit (i publikuar në Gazetën zyrtare të Bosnjë-Hercegovinës no 23/01 i 19 shtator 2001 ; amendamente të publikuara në Gazetat zyrtare nos 7/02 i 10 prillit 2002, 9/02 i 3 majit 2002, 20/02 i 3 gushtit 2002, 25/02 i 10 shtatorit 2002, 4/04 i 3 marsit 2004, 20/04 i 17 majit 2004, 25/05 i 26 prillit 2005, 52/05 i 2 gushtit 2005, 65/05 i 20 shtatorit 2005, 77/05 i 7 nëntorit 2005, 11/06 i 20 shkurt 2006, 24/06 i 3 prillit 2006, 32/07 i 30 prillit 2007, 33/08 i 22 prillit 2008 dhe 37/08 të 7 majit 2008) ka hyrë në fuqi në 27 shtator 2001. Këto dispozita të rëndësishme për këtë rast janë formuluar kështu:
Neni 1.4 § 1
« Çdo qytetar i Bosnjë-Hercegovinës që ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç ka të drejtën të votojë dhe të të zgjidhet sipas këtij ligji.»
Neni 4.8
« Për të qenë në listën e kandidatëve në zgjedhje, një kandidat i pavarur duhet të paraqesë në Komisionin Zgjedhor Qendror një kërkesë për pjesëmarrje në zgjdhje që duhet të përmbajë të paktën :
1. një mijë e peesëqind (1 500 firma) votuesish të regjistruar për zgjedhje në presidëncën e Bosnjë-Hercegovinës ;
(...) »
Neni 4.19 §§ 5-7
« Çdo listë kandidatësh përmban emrat dhe mbiemrat e personave që figurojnë në të, numrin e tyre të identifikimit personal (numri JMBG), adresën e vendqëndrimit të tyre të përhershëm, përkatësinë e tyre në një nga popujt përbërës ose në grupin e të « tjerëve », numrin e kartës së identitetit, që duhet të jetë e vlefshme, dhe vendi ku është lëshuar ajo, si dhe një nënshkrim të kryetarit të partive politike të koalicionit. Për çdo kandidat, deklarata e pranimit të kandidaturës që konfirmon mungesën e pengesave në drejtim të nenit 15.7 të këtij ligji duhet t’i shtohen listës. Këto deklarata duhet të vërtetohen që janë të rregullta.
Deklarata e përkatësisë në një nga popujt përbërës ose në grupin e « të tjerëve » e parashikuar në paragrafin e mëparshëm do të përdoret me qëllim ushtrimin e të drejtës për të mbajtur një post të zgjedhur ose administrativ për të cilin një deklaratë e tillë kërkohet në ciklin elektoral për të cilin paraqitet lista e kandidatëve.
Kandidatët kanë të drejtën të mos deklarojnë përkatësinë e tyre në një nga popujt përbërës ose në grupin e « të tjerëve ». Një mungesë e tillë në deklaratë gjithsesi do të konsiderohet si një heqje dorë nga e drejta për të mbajtur një post të zgjedhur ose administrativ për të cilin kërkohet një deklaratë e tillë.»
Neni 8.1
« Anëtarët e presidencës së Bosnjë-Hercegovinës të zgjedhur drejtpërdrejt në bazë të territorit të Federatës së Bosnjë-Hercegovinës – një boshnjak dhe një kroat – zgjidhen nga zgjedhës të regjistruar në regjistrin qendror të zgjedhësve që duhet të votojnë në gjirin e Federatës së Bosnjë-Hercegovinës. Një zgjedhës i regjistruar në regjistrin qendror të zgjedhësve që duhet të votojnë në gjirin e Federatës së Bosnjë-Hercegovinës mund të votojë qoftë për anëtarin boshnjak, qoftë për anëtarin kroat të presidencës, por jo për të dy. Zgjidhen anëtari boshnjak dhe anëtari kroat që mbledhin numrin më të madh të votave ndërmjet kandidatëve të të njëjtit popull përbërës.
Anëtari i presidencës së Bosnjë-Hercegovinës i zgjedhur drejtpërdrejt në territorin e Republikës Srpska – një serb – zgjidhet nga zgjedhësit e regjistruar në regjistrin qendror të zgjedhësve që duhet të votojnë në RepublikënSrpska. Zgjidhet kandidati që ka mbledhur numrin më të madh të votave. .
Mandati i anëtarëve të presidencës së Bosnjë-Hercegovinës është katër (4) vjet. »
Neni 9.12 a
« Delegatët kroatë dhe boshnjakë të Federatës së Bosnjë-Hercegovinës në Dhomën e popujve të Bosnjë-Hercegovinës zgjidhen nga grupi i delegatëve kroatë dhe grupi i delegatëve boshnjakë, sipas rastit, në Dhomën e popujve të federatës së Bosnjë-Hercegovinës.
Deklegatët kroatë dhe boshnjakë në Dhomën e popujve të Federatës së Bosnjë-Hercegovinës zgjedhin delegatë të popujve të tyre përbërës respektivë. Delegatët serbë dhe delegatët e grupit të « të tjerëve » në Dhomën e popujve të Federatës së Bosnjë-Hercegovinës nuk marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së delegatëve boshnjakë dhe kroatë të Federatës së Bosnjë-Hercegovinës në Dhomën e popojve të Bosnjë-Hercegovinës
Delegatët e Republikës Srpska (pesë Serbë) në Dhomën e popujve të Bosnjë-Hercegovinës zgjidhen nga Asambleja Kombëtare e Republikës Srpska.
Delegatët boshnjakë dhe kroatë dhe delegatët e grupit të « të tjerëve » në Asamblenë Kombëtare të Republikës Srpska marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së delegatëve të Republikës Srpska në Dhomën e popujve të Bosnjë-Hercegovinës .»
Neni 9.12 c
« Delegatët boshnjakë dhe delegatët kroatë në Dhomën e popujve të Bosnjë- Hercegovinës zgjidhen në mënyrë të tillë që çdo entitetet politik i përfaqësuar në grupin e delegatëve boshnjakë ose në grupin e delegatëve kroatë ose çdo delegat i grupit të delegatëve boshnjakë ose i grupit të delegatëve kroatë në Dhomën e popujve të Federatës së Bosnjë-Hercegovinës të ketë të drejtën të paraqesë një ose disa persona në listën e kandidatëve për zgjedhjen e delegatëve boshnjakë ose kroatë sipas rastit, në Dhomën e popujve të Bosnjë-Hercegovinës .»
Neni 9.12 e
« Zgjedhja e delegatëve të Republikës Srpska në Dhomën e popujve të Bosnjë-Hercegovinës bëhet në mënyrë të tillë që çdo parti politike ose çdo delegat për Asamblenë Kombëtare të Republikës Srpska të ketë të drejtën të paraqesë një ose shumë persona në listën e kandidatëve për zgjedhjen e delegatëve serbë në Dhomën e popujve të Bosnjë-Hercegovinës. Çdo listë mund të përmbajë më shumë kandidatë sesa numri i delegatëve që do të zgjidhen në Dhomën e popujve të Bosnjë-Hercegovinës .»
.
C. Kombet e Bashkuara
19. Konventa ndërkombëtare mbi zhdukjen e të gjitha formave të diskriminimit racor e miratuar nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara në 21 dhjetor 1965 hyri në fuqi për Bosnjë-Hercegovinën në 16 korrik 1993. Pjesa kryesore e nenit të parë të saj është formuluar kështu :
« Në këtë Konventë, shprehja « diskriminim racor » nënkupton çdo dallim, përjashtim, kufizim ose parapëlqim të bazuar te raca, ngjyra, prejardhja ose origjina kombëtare ose etnike që ka për qëllim të shkatërrojë ose të dëmtojë njohjen, gëzimin apo ushtrimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në fushën politike, ekonomike, sociale dhe kulturore ose në ndonjë fushë tjetër të jetës publike. »
Pjesa e kryesoree nenit 5 është formuluar kështu :
« Në përputhje me detyrimet themelore të shprehura në nenin 2 të kësaj Konvente, shtetet palë angazhohen të ndalojnë dhe të zhdukin diskriminimin racor në të gjitha format dhe të garantojnë të drejtën e secilit për barazi para ligjit pa dallim race, ngjyre, ose origjine kombëtare apo etnike, veçanërisht në gëzimin e të drejtave të mëposhtme :
(...)
c) të drejtat politike, veçanërisht e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje- për të votuar dhe për të qenë kandidat- sipas sistemit të votimit të përgjithshëm dhe të barabartë, e drejta për të marrë pjesë në qeveri si dhe në drejtimin e çështjeve publike, në të gjitha shkallët dhe e drejta për pasur akses, në kushte barazie, në funksionet publike ; (...) »
« Vërejtjet përfundimtare » lidhur me Bosnjë-Hercegovinën të publikuara nga Komiteti për zhdukjen e diskriminimit racor, organ i pavarur që kontrollon zbatimin e Konventës në fjalë, përmbante veçanërisht fragmentin e mëposhtëm : (dokument CERD/C/BIH/CO/6 e 11 janarit 2006, § 11) :
« Komiteti është shumë i shqetësuar për faktin se në bazë të neneve IV dhe V të Kushtetutës kombëtare, vetëm personat që i përkasin një grupi të konsideruar, sipas ligjit, si një nga popujt përbërës të Bosnjë-Hercegovinës (si për shembull boshnjakë, kroatë dhe serbë ) dhe që përbën shumicën në entitetin ku ata jetojnë ( d.m.th. boshnjakë dhe kroatë në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës dhe serbë në Republikën Srpska) mund të zgjidhen në Dhomën e popujve dhe në presidencën tripalëshe të Bosnjë-Hercegovinës. Struktura juridike ekzistuese përjashton pra nga Dhoma e popujve të gjithë personat të quajtur « të tjerët », d.m.th. personat që i përkasin minoriteteve kombëtare ose grupeve etnike të ndryshme nga boshnjakët, kroatët e serbët. Megjithëse struktura tripalëshe e institucioneve kryesore politike të shtetit palë mund të ishte justifikuar, si e nevojshme për periudhën e parë për të vendosur paqen pas konfliktit të armatosur, Komiteti nënvizon se dallimet juridike që favorizojnë disa grupe etnike duke u dhënë preferenca dhe privilegje të veçanta nuk janë në përputhje me nenet 1 dhe 5c) të Konventës. Komiteti vë në dukje përveç kësaj, se kjo është veçanërisht e vërtetë kur rrethanat në të cilat ishin dhënë këto preference dhe privilegje, nuk ekzistojnë më. (nenet1 4) dhe5 c)).
Komiteti i kërkon vazhdimisht shtetit palë të ndryshojë dispozitat kryesore të Kushtetutës kombëtare dhe ligjin elektoral, me qëllim që t’u garantojë të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, ushtrimin, në kushte barazie ,të së drejtës për të votuar dhe për të qenë kandidat. »
20. Pakti ndërkombëtar që lidhet me të drejtat civile dhe politike i miratuar nën drejtimin e Kombeve të Bashkuara në 16 dhjetor 1966 ka hyrë në fuqi për Bosnjë-Hercegovinën në 6 mars 1992. Dispozitat e tij qenësishme për rastin janë :
Neni 2 § 1
« Shtetet palë në këtë pakt angazhohen t’u respektojnë dhe t’u garantojnë të gjithë individëve që janë në territorin dhe nën kompetencën e tyre të drejtat e njohura nga ky Pakt, pa asnjë dallim veçanërisht race, ngjyre, seksi, gjuhe, feje, opinioni politik ose çdo lloj tjetër opinioni, origjine kombëtare ose shoqërore, pasurie, emri apo të çdo lloj situate tjetër. »
Article 25
« Çdo qytetar ka të drejtën dhe mundësinë, pa asnjë diskriminim të parashikuar nga neni 2 dhe pa asnjë kufizim të paarsyeshëm :
a) të marrë pjesë në drejtimin e çështjeve publike, qoftë drejtpërsëdrejti, qoftë përmes përfaqësuesve të zgjedhur lirisht :
b) të votojë dhe të zgjidhet, gjatë zgjedhjeve periodike, të ndershme, me votim të përgjithshëm dhe të barabartë dhe me votë të fshehtë, duke siguruar shprehjen e lirë të vullnetit të zgjedhësve ;
c) të ketë akses, në kushte të përgjithshne barazie, në funksionet publike të vendit të tij .
Neni 26
« Të gjithë personat janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtën pa diskriminim për një mbrojtje të barabartë nga ligji. Nga kjo pikëpamje, ligji duhet të ndalojë çdo diskriminim dhe t’u garantojë të gjithë personave një mbrojtje të barabartë dhe efikase kundër çdo diskriminimi, veçanërisht race, ngjyre, seksi, gjuhe, feje, opinioni politik dhe cdo lloj opinioni tjetër, origjine kombëtare ose shoqërore, pasurie, emri apo cdo lloj situate tjetër . »
« Vërejtjet pëfundimtare » për sa i përket Bosnjë-Hercegovinës të publikuara nga Komiteti i të drejtave të njeriut, organ ekspertësh të pavarur që kontrollojnë zbatimin e Paktit i cili përmban veçanërisht fragmentin që vijon (dokument no CCPR/C/BIH/CO/1 i 22 nëntorit 2006, § 8) :
« Komiteti është i shqetësuar për faktin se pas hedhjes poshtë të amendamentit të qënësishëm për Kushtetutën në 26 prill 2006, Kushtetuta dhe ligji elektoral i shtetit vazhdojnë të përjashtojnë zgjedhjen e të « Tjerëve », d.m.th. personat që nuk i përkasin njërit prej « popujve përbërës » të shtetit palë (boshnjakë, kroatë dhe serbë), në Dhomën e popujve ose në presidencën tripalëshe të Bosnjë-Hercegovine (neni 2, 25 dhe 26).
Shteti palë do të duhej të rihapte diskutimet mbi reformën kushtetuese në mënyrë transparente dhe mbi një bazë gjerësisht pjesëmarrëse, duke përfshirë të gjitha palët e interesuara, me qëllim që të miratohet një sistem zgjedhor që u garanton të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga origjina e tyre etnike, barazinë për të gëzuar të drejtat e parashikuara në nenin 25 të Paktit. »
D. Këshilli i Evropës
21. Duke u bërë anëtare e Këshillit të Evropës në 24 pril 2002, Bosnjë-Hercegovina u angazhua veçanërisht për « të rishikuar ligjin elektoral në një afat prej një viti, me ndihmën e Komisionit për demokracinë përmes të drejtës (Komisioni i Venecias) dhe në dritën e parimeve të Këshillit të Evropës, me qëllim amendimi, sipas rastit » (shih Opinioni 234 (2002) me kërkesën për anëtarësim të Bosnjë-Hercegovinës në Këshillin e Evropës, miratuar nga Asambleja parlamentare në 22 janar 2002 § 15 iv) b)). Më pas, Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës ia ka përsëritur rregullisht Bosnjë-Hercegovinës këtë detyrim të nënshkruar në momentin e anëtarësimit dhe i ka propozuar të miratojë një Kushtetutë të re para tetorit 2010 me qëllim që të « zëvendësojë mekanizmin e përfaqësimit etnik përmes një përfaqësimi të bazuar në parimin e shtetësisë, veçanërisht duke i dhënë fund diskriminimit kushtetues kundrejt të « tjerëve » (Rezoluta 1383 (2004) e 23 qershorit 2004, § 3 ; Rezoluta 1513 (2006) e 29 qershorit 2006, § 20 ; dhe Rezoluta 1626 (2008) e 30 shtatorit 2008, § 8).
22. Komisioni i Venecias, organ këshillues i Këshillit të Evropës për çështjet kushtetuese, nga ana e tij ka nxjerrë një numër opinionesh për këtë çështje.
Ai mbi situatën kushtetuese në Bosnjë-Hercegovinë dhe atributet e Përfaqësuesit të Lartë (dokument CDL-AD(2005)004 i 11 marsit 2005) përmban veçanërisht fragmentin e mëposhtëm :
« 1. Në 23 qershor 2004, Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar Rezolutën e saj 1384 mbi “Përforcimin e institucioneve demkratike në Bosnjë-Hercegovinë ». Paragrafi 13 i kësaj Rezolute i kërkon Komisionit të Venecias të shqyrtojë shumë çështje kushtetuese në Bosnjë-Hercegovinë.
(...)
29 [Bosnjë-Hercegovina] është një vend në tranzicion që duhet të përballet me probleme të rënda ekonomike dhe dëshiron të marrë pjesë në integrimin evropian. Vendi mund të përballojë shumë sfida që burojnë nga kjo situatë vetëm nëse ka një qeveri të fortë dhe efikase. Por, rregullat kushtetuese që rregullojnë funksionimin e organeve të shtetit nuk janë konceptuar për të prodhuar një qeveri të fortë, por për të penguar mazhorancën të marrë vendime të dëmshme për grupet e tjera. Mund të kuptohet që, në një situatë paskonfliktuale, nuk ka pasur (dhe nuk ka ende) besim aq sa duhet midis grupeve etnike me qëllim që shteti të mund të funksionojë mbi bazën e një parimi të vetëm mazhoritar. Në një situatë të tillë, është e rëndësihme të gjenden garanci specifike që u mundësojnë të gjitha grupeve kryesore, d.m.th. në [BOSNJË-HERCEGOVINË], popujve përbërës, të pranojnë rregullat kushtetuese dhe të ndihen të mbrojtur nga to. Për rrjedhojë Kushtetuta e [Bosnjë-Hercegovinës] siguron mbrojtjen e interesave të popujve përbërës jo vetëm përmes dispozitave territoriale që u korrespondojnë interesave të tyre, por edhe përmes përbërjes së organeve të shtetit dhe rregullave që menaxhojnë funksionimin e tyre. Në raste të tilla, duhet realizuar një ekuilibër i kënaqshëm midis domosdoshmërisë, nga njëra për të mbrojtur interesat e të gjithë popujve përbërës dhe domosdoshmërisë, nga ana tjetër, për të pasur një qeveri efikase. Megjithatë, Kushtetuta e [Bosnjë-Hercegovinës] përmban shumë dispozita që garantojnë mbrojtjen e interesave të popujve përbërës : vetoja në emër të interesave jetësore të Asamblesëë parlamentare, sistemi bikameral dhe Presidenca kolektive në bazë të përkatësisë etnike. Efekti i kombinimit të këtyre dispozitave e bën detyrën e një Qeverie që kërkon të jetë efikase jashtëzakonisht të vështirë, në mos të pamundur. Deri më sot, sistemi ka funksionuar pak a shumë për shkak të rolit kyç që ka luajtur Përfaqësuesi i Lartë. Por, ky rol nuk mund të zgjasë shumë.
Vetoja në emër të interesave jetësore
30. Mekanizmi më i rëndësishëm i ngritur për të shmangur faktin që një vendim të jetë në kundërshtim me interesat e një populli përbërës cilidoqoftë ai, është vetoja në emër të interesave jetësore. Nëse shumica e përfaqësuesve boshnjakë, kroatë ose serbë të Dhomës së popujve deklarojnë një projektvendim që i parashtrohet Asamblesë parlamentare në kundërshtim me interesat jetësore të popullit të tyre, shumica e përfaqësuesve boshnjakë, serbë dhe kroatë duhet të votojnë për vendimin me qëllim që ai të miratohet. Një shumicë e përfaqësuesve të një populli tjetër mund t’i kundërvihet zbatimit të kësaj klauzole, në këtë rast parashikohet një procedurë pajtimi dhe Gjykata kushtetuese shprehet në shkallë të fundit mbi rregullsinë e procedurës së zbatuar. Është interesante të konstatohet se Kushtetuta nuk përcakton nocionin e vetos në emër të interesave jetësore, ndryshe nga Kushtetutat e Entiteteve që shprehin një përkufizim (shumë të përgjithshëm [10]).
31. Është e qartë, dhe kjo është konfirmuar nga një numër i madh partnerësh, se kjo procedurë përmban një rrezik serioz për bllokimin e një procesi vendimmarrës. Të tjerë kanë vënë në dukje se ky rrezik nuk duhej mbivlerësuar sepse procedura është përdorur rallë, dhe në një vendim të dhënë në 25 qershor 2004[11], Gjykata kushtetuese ka filluar ta interpretojë nocionin. Në fakt, vendimi tregon se Gjykata nuk mendon se interesat jetësore janë një nocion thjesht subjektiv që varet nga vlerësimi i çdo anëtari të parlamentit dhe që nuk i nënshtrohet kontrollit të Gjykatës. Përkundrazi, Gjykata ka shqyrtuar argumentet e dhëna për të justifikuar përdorimin e vetos në emër të interesave jetësore, ka konfirmuar vlershmërinë e një argumenti dhe ka shmgangur një tjetër.
32. Komisioni vlerëson gjithashtu të domosdoshme të shënohet në Kushtetutë një përkufizim i saktë dhe rigoroz i interesave jetësore. Problemi kryesor që shtrohet nga e drejta e vetos nuk është përdorimi i saj, por efekti i saj parandalues. Meqënëse të gjithë politikanët e interesuar janë plotësisht të ndërgjegjshëm se ekzistencon mundësia që një veto të shprehet, një çështje për të cilën do të vihej vetoja nuk do të kalonte në votim. Për shkak të ekzistencës së vetos, një delegacion që do të merrte një qëndrim veçanërisht intransigjent dhe do të kundërshtonte çdo kompromis do të ishte në një pozicion force. Sigurisht, jurisprudenca e mëpasme e Gjykatës kushtetuese mund të jepte një përkufizim të interesave jetësore dhe të reduktonte rreziqet e qenësishme për mekanizmin. Por kjo mund të merrte shumë kohë dhe për më tepër duket e papërshtatshme t’ia besosh një detyrë të tillë që ka ndikime politike të mëdha vetëm Gjykatës pa i treguar rrugën që duhet ndjekur në tekstin e Kushtetutës.
33. Në situatën aktuale të [Bosnjë-Hercegovinës], duket pak realiste të kërkohet thjesht heqja e vetos në emër të interesave jetësore. Komisioni e gjykon po aq të rëndësishëm të fusë me urgjencë një përkufizim të saktë të interesave jetësore në tekstin e Kushtetutës. Ky përkufizim do të duhej të merrej nga përfaqësuesit e tre popujve përbërës, por nuk do të duhej të riprodhonte përkufizimin që gjendet aktualisht në Kushtetutat e Entiteteve, i cili lejon të përcaktojë si interes jetësor praktikisht çfarëdolloj gjëje. Ai nuk duhet të jetë shumë i gjerë, por i drejtuar nga të drejtat e njeriut që marrin një rëndësi të veçantë për popujt respektivë, kryesisht në fusha të tilla si gjuha, edukimi dhe kultura. [12].
Vetoja e entiteteve
34. Përveç vetos në emër të interesave jetësore, neni. IV.3.d) i Kushtetutës parashikon një veto të dy të tretave të anëtarëve të delegacionit të njërit apo tjetrit Entitet. Kjo veto, e cila, në praktikë, duket sikur nuk merr një interes potencial perveç se në rastin e RS [13], duket se është bërë e parëndësishme për shkak të vetos në emër të interesave jetësore.
Sistemi bikameral
35. Neni. IV i Kushtetutës ngre një sistem bikameral të përbërë nga një Dhomë përfaqësuesish dhe një Dhomë e popujve, që kanë të njëjtat funksione. Sistemet bikamerale duke qenë karakteristike për shtetet federale, nuk është çudi që Kushtetuta e [Bosnjë-Hercegovinës] zgjedh sistemin me dy dhoma. Gjithsesi , në shtetet federale, dhoma e dytë zakonisht ka për qëllim të sigurojë një përfaqësim më të fortë të entiteteve më të vegjël. Një nga dhomat formohet në bazë të shifrave të popullsisë, ndërsa tjetra ose me numër të barabartë përfaqësuesish nga të gjitha entitetet (Sh.B.A. dhe Zvicër), ose, të paktën, entitetet më të vogla janë të mbipërfaqësuara (Gjermani). Situata është krejt ndryshe në [BOSNJË-HERCEGOVIINË] : në të dyja dhomat, dy të tretat e anëtarëve vijnë nga Federata [BOSNJË-HERCEGOVINËS] meqë ndryshimi është se në Dhomën e popujve, vetëm boshnjakët dhe kroatët e Federtës dhe serbët e RS përfaqësohen [14]. Dhoma e popujve nuk shpreh karakterin federal të shtetit, por është një mekanizëm shtesë për të mbrojtur interesat e popujve përbërës. Funksioni kryesor i Dhomës së popujve sipas Kushtetutës është pra ai i një dhome ku ushtrohet vetoja në emër të interesave jetësore.
36. E meta e kësaj dispozite është se Dhoma e përfaqësuesve bëhet dhoma ku kryhet puna legjislative dhe negociohen kompromiset e nevojshme me qëllim që të nxirret një mazhorancë. Dhoma e popujve ka vetëm rolin negativ të një dhome me anëtarë që ushtrojnë të drejtën e tyre të vetos sepse mendojnë se detyra e tyre qëndron vetëm në mbrojtjen e interesave të popullit të tyre pa e ndjerë veten të interesuar për përfundimimin e procesit legjislativ. Pra, do të ishte më mirë të transferohej ushtrimi i të drejtës së vetos në emër të interesave jetësore në dhomën e përfaqësuesve dhe të hiqej Dhoma e popujve. Kjo do të mundësonte racionalizimin e procedurave dhe do të lehtësonte miratimin e ligjeve pa cënuar interesat legjitime të një populli cilido qoftë ai. Kjo do të rregullonte gjithashtu problemin e përbërjes diskriminuese të Dhomës së popujve..
Presidenca kolektive
37. Neni V i Kushtetutës themelon një Presidencë kolektive të përbërë nga një anëtar boshnjak, një anëtar serb dhe një anëtar kroat si dhe një presidencë me rotacion. Presidenca mundohet të marrë vendimet e saj me konsensus [neni V.2.c)]. Në rastin e një vendimi të miratuar me shumicë, anëtari në pakicë mund të ushtrojë të drejtën e tij të vetos në emër të interesave jetësore.
38. Një Presidencë kolektive është një institucion krej i pazakontë. Është më lehtë për një person të vetëm të përmbushë funksionet e kryetarit të shtetit. Ekzekutivi ka në krye një organ kolegjial, Këshillin e Ministrave. Fakti që i shtohet një organ i dytë kolegjial nuk duket se e ndihmon procesin vendimmarrës. Kjo krijon një rrezik përsëritjeje të proceseve vendimmarrëse dhe kështu bëhet e vështirë të dallohen kompetencat e Këshillit të Ministrave nga ato të Presidencës. Për më tepër, Presidenca ose nuk ka njohuritë teknike të duhura që ekzistojnë në gjirin e ministrive, ose duhet të pajiset me një personel të rëndësishëm duke krijuar kështu një shkallë burokratike më shumë.
39. Një Presidencë kolektive pra me sa duket nuk është as funksionale as efikase. Në kontekstin e [Bosnjë-Hercegovinës], ekzistenca e saj duket ende e motivuar nga domosdoshmëria për të siguruar pjesëmarrjen e të gjithë popujve përbërës në marrjen e të gjitha vendimeve të rëndësishme. Prandaj, duket e vështirë të mendohet për [Bosnjë-Hercegovinën] një President i vetëm i pajisur me atribute të rëndësishme.
40. Zgjidhja më e mirë pra do të ishte të përqëndrohej pushteti ekzekutiv në nivelin e Këshillit të Ministrave si organ kolegjial në të cilin përfaqësohen të gjithë popujt përbërës. Në këtë rast, një Presidenti i vetëm kryetar shteti do të ishte i pranueshëm. Duke pasur parasysh karakterin shumetnik të vendit, një zgjedhje jo e drejtpërdrejtë e Presidentit nga Asambleja Kombëtare me shumicë që do t’i garantonte besimin e përgjithshëm ndërmjet të gjithë popujve, do të parapëlqehej ndaj një zgjedhjeje të drejtpërdrejtë. Mund të shtohej një rregull që lidhet me rotacionin sipas së cilës një President i sapozgjedhur nuk mund t’i përkasë të njëjtit popull përbërës si paraardhësi i tij.
(...)
74. Në këtë rast, përsëritja e posteve në organet e shtetit midis popujve përbërës ishte një element qëndror në Marrëveshjen e Dejtonit që mundësoi vendosjen e paqes në [BOSNJË-HERCEGOVINË] Në një situatë të tillë, është vështirë të mohohet legjitimiteti i normave që mund të përbëjnë problem nga pikëpamja e mosdiskriminimit, por që janë të domosdoshme për të realizuar paqen dhe stabilitetin dhe për të shmangur humbjet e reja në jetë njerëzore. Futja e këtyre rregullave në tekstin e Kushtetutës në të kohë nuk është pra i kritikueshëm edhe nëse ato i kundërvihen dinamikës së përgjithshme të Kushtetutës që synon të parandalojë diskriminimin.
75. Megjithatë duhet moderuar ky justfikim duke pasur parasysh evoluimin e [Bosnjë-Hercegovinës] qysh nga hyrja në fuqi e Kushtetutës. Bosnjë-Hercegovina është bërë anëtare e Këshillit të Evropës ; pra, vendi duhet të gjykohet sipas normave evropiane të përbashkëta. Ajo ka ratifikuar Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Protokollin no 12 të saj. Siç e kemi parë më lart, gjendja në [BOSNJË-HERCEGOVINË] ka evoluar për mirë, por mbeten ende elemente që kërkojnë një sistem politik që të mos jetë thjesht shprehje e qeverisë përmes mazhorancës por që të garantojë një ndarje të pushtetit dhe të posteve midis grupeve etnike. Pra mbetet legjitime përpjekja për të konceptuar rregulla elektorale që sigurojnë një përfaqësim të përshtatshëm për grupe të ndryshme.
76. Sidoqoftë, kjo mund të arrihet pa shkelur normat ndërkombëtare. Nuk është sistemi i demokracisë konsensuale në vetvete që përbën problem, por përzierja e kritereve territoriale dhe etnike dhe mohimi i hapur i disa të drejtave politike për ata që janë vecanërisht të cënueshëm. Pra duket se është e mundur të ribëhen rregullat që administrojnë Presidencën në mënyrë të tillë që të jenë në përputhje me normat ndërkombëtare dhe të ruajnë njëkohësisht ekuilibrin politik të vendit.
77. Është e mundur të garantohet një përbërje shumetnike në një mënyrë jodiskriminuese, për shembull duke pasur vetëm një anëtar maksimumi në Presidencë që i përket një populli të dhënë ose « të Tjerëve » dhe duke vendosur në të njëjtën kohë një sistem elektoral i cili garanton përfaqësimin e dy Entiteteve. Ose më mirë, siç e kemi propozuar më lart si zgjidhje më radikale, e cila parapëlqehet nga komisioni, mund të hiqet Presidenca kolektive dhe të zëvendësohet nga një Presidencë e zgjedhur jo drejtpërsëdrejti dhe e pajisur me atribute të kufizuara.
(...)
80. Dhoma e popujve është një dhomë e pajisur me atribute të plota legjislative. Prandaj, neni 3 i Protokollit të parë të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) është i zbatueshëm dhe çdo diskriminim i bazuar mbi përkatësinë etnike ndalohet nga neni 14 i KEDNJ. Për sa i përket një justifikimi eventual, zbatohen të njëjtat elemente vlerësimi si në rastin e Presidencës. Është legjitime përpjekja për të siguruar një ekuilibër etnik në gjirin e Parlamentit në interes të paqes dhe stabilitetit, por ky objektiv nuk mund të justifikojë diskriminimin etnik veçse në mungesë të çdo mjeti tjetër për ta realizuar këtë ekuilibër dhe nëse të drejtat e minoriteteve respektohen si duhet. Për Dhomën e popujve, për shembull, mund të vendosej një numër maksimal vendesh për përfaqësuesit e çdo populli përbërës. Ose, siç është vënë në dukje më lart, mund të pranohet zgjidhja më radikale që do të parapëlqehej nga Komisioni, dhe Dhoma e popujve thjesht mund të hiqet, meqë mekanizmi që lidhet me interesat e jetësore zbatohet në gjirin e Dhomës së përfaqësuesve. »
Opinioni mbi propozimet e ndryshme për zgjedhjen e presidencës së Bosnjë-Hercegovinës (dokumenti CDL- AD(2006)004 i 20 marsit 2006), që përmban veçanërisht fragmentet e mëposhtme :
« 1. Me një letër të 2 marsit 2006, Z. Sulejman Tihić, President i Presidencës kolegjiale të Bosnjë-Hercegovinës, i ka kërkuar Komisionit të Venecias të nxjerrë një opinion mbi tre propozimet e ndryshme për zgjedhjen e Presidencës së vendit të tij. Kjo kërkesë bëhet në kuadrin e negociatave për reformën kushtetuese të nisura midis partive politike kryesore të Bosnjë-Hercegovinës. Mbetet ende për t’u zgjidhur çështja e zgjedhjes së Presidencës që të arrihet në një marrëveshje për një varg reformash të plota.
(...)
Vërejtje mbi propozimin I
8. Propozimi i ruan rregullat aktuale që rregullojnë zgjedhjen dhe përbërjen e Presidencës, sipas të cilave një anëtar boshnjak dhe një anëtar kroat zgjidhen drejtpërdrejt nga territori i Federatës, dhe një anëtar serb zgjedhet drejtpërdrejt nga territori i Republikës Srpska. Në opinionin e tij, Komisioni ka pëmendur shqetësimin që shkaktojnë këto rregulla për sa i përket pajtueshmërisë me Protokollin No12 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut përderisa ato u mohojnë rigorozisht të « Tjerëve » si dhe boshnjakëve dhe kroatëve të Republikës Srpska dhe serbëve të Federatës, mundësinë për t’u zgjedhur në Presidencë. Ruajtja e kësaj rregulle ashtu siç është nuk mund të mendohet, ndaj është mirë të hidhet poshtë Propozimi I.
Vërejtjet mbi propozimin II
9. Propozimi II, i cili nuk është hartuar në formën e një teksti që duhet futur në Kushtetutë por si një përmbledhje e një përmbajtjeje kushtetuese të mundshme, ruan sistemin sipas të cilit dy anëtarë të Presidencë zgjidhen drejtpërdrejt nga Federata dhe një nga Republika Srpska, pa marrë parasysh gjithsesi kriterin etnik për kandidatët. Diskriminimi de jure i denoncuar në Opinionin e Komisioni të Venecias do të kishte marrë fund dhe miratimi i këtij propozimi mund të kishte shënuar një hap përpara. Ai përfshin gjithashtu një sistem rotacioni të Kryetarit të Presidencës çdo 16 muaj. Në logjikën e një Presidence kolegjiale, kjo masë duket racionale.
10. Përkundrazi, propozimi nuk është i qartë përsa i përket përbërjes shumetnike të Presidencës. Presidenca kolegjiale është futur dhe me sa duket do të ruhet, me qëllim që të garantohet që asnjë organ shtetëror të mos sundohet nga një përfaqësues i një populli të vetëm përbërës. Sipas propozimit aktual, do të ishte e mundur, për shembull që dy anëtarë boshnjakë të zgjidheshin në Presidencë nga Federata. Në planin juridik, për ta përmirësuar këtë të metë do të mjaftonte të parashikohej, në kuadrin e këtij propozimi, një masë që të diktonte se vetëm një anëtar i Presidencës mund t’i përkasë një populli përbërës të dhënë ose grupit të “të Tjerëve. Komisioni mendon se e ka kuptuar që përfshirja e një dispozite të tillë në Kushtetutë është parashikuar në rastin e miratimit të këtj propozimi.
11. Sidoqoftë do të shtrohej problemi për të përjashtuar eventualisht nga Presidenca kandidatët që kanë marrë një maksimum votash. Në Federatë, ka shumë të ngjarë që dy boshnjakë të arrijnë në krye të votave. Në këtë rast, një kandidat i cili ka marë një numër më të madh votash duhet të shmanget nga Presidenca, në dobi të një kandidati që ka marrë një numër më të vogël votash. Këto çështje do të duhej të ishin rregulluar qartë në kuadrin e Kushtetutës dhe të mos vareshin nga ligji i zakonshëm.
12. E metë tjetër : boshnjakët dhe kroatët e Republikës Srpska si dhe serbët e Federatës de facto nuk do të kenë asnjë mundësi reale të zgjedhin vetë një kandidat.
13. Nga ana tjetër, zgjedhja e Kryetarit të Shtetit vazhdon të ndodhë në nivelin e Entitetit, ndërsa do të ishte më mirë të transferohej në nivelin shtetëror në kuadrin e qasjes globale që synon forcimin e shtetit.
14. Midis çështjeve të tjera më pak të rëndësishme, propozimi do t’u lejonte anëtarëve të Presidencës të zinin një funksion drejtues në gjirin e një patie politike. Kjo mundësi duket në përputhje me objektivin global të reformës kushtetuese që synon ta bëjë Presidencën jo më një organ ekzekutiv por funksionin më të lartë kombëtar (kolegjial) .
15. Me pak fjalë, në situatën kushtetuese aktuale, Propozimi II shënon një përmirësim të qartë. Sidoqoftë, ai paraqet të meta, veçanërisht rrezikun se mund të zgjidhet një kandidat që nuk do të kishte mbledhur numrin më të lartë të votave. Nga ana tjetër, propozimi nuk synon objektivin global të reformës kushtetuese që është transferimi i kompetencave në Këshillin e Ministrave dhe përforcimi i shtetit.
Propozimi III
16 Propozimi III shmanget më qartas nga situata kushtetuese aktuale përderisa ai fut një procedurë komplekse votimi jo të drejtpërdrejtë për Presidencën. Siç e kemi treguar më parë, Komisioni shprehet në favor të zgjedhjes jo të drejtpërdrejtë të një Presidenti të vetëm të pajisur me atribute të kufizuara. Edhe në rastin e Presidencës kolegjiale, Komisioni ruan parapëlqimin e vet për zgjedhjet jo të drejtpërdrejta.
17. Pozicioni i tij mbështet para së gjithash në faktin se një nga objektivat kryesore të rishikimit kushtetues do të ishte të kufizoheshin atributet e Presidencës dhe të përqëndrohej pushteti ekzektiv në nivelin e Këshillit të ministrave. Ky ndryshim do të ishte më i vështirë për t’u ndërmarrë nëse Presidenca do të përfitonte nga legjitimiteti i një votimi të përgjithshëm të drejtpërdrejtë.
18. Nga ana tjetër, është më e lehtë në kuadrin e zgjedhjeve jo të drejtpërdrejta të përpunohen mekanizma që garantojnë përbërjen shumetnike që dëshirohet për Presidencën. Ato i hapin më shumë rrugën një bashkëpunimi ndëretnik dhe kompromiseve ndërsa zgjedhjet e drejtpërdrejta në bazë të kritereve de facto etnike nxisin votimin për kandidatin e konsideruar si mbrojtësi më i mirë i popullit përbërës respektiv dhe jo për kandidatin që mund të mbrojë më mirë interesat e të gjithë popullit.
19. Së fundi, propozimi ia beson zgjedhjen Parlamentit të Shtetit. Në fakt do të ishte mirë dhe në përputhje me vullnetin për të forcuar shtetin që zgjedhjet për Kryetarin e shtetit të bëhen në këtë nivel.
20. Në perspektivën e qasjes globale, duket se parapëlqehet Propozimi III. Megjithatë ai paraqet disa mangësi.
21. Për të filluar, propozimi duket i ndërlikuar po të marrim parasysh etapat e shumta dhe mundësitë që të çojnë në një rrugë pa krye. Emërat mund të propozohen nga anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve ose të Dhomës së Popujve, përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga tre « mbledhje me dyer të mbyllura » të veçanta të Dhomës së Popujve, meqë lista duhet më pas të miratohet njëkohësisht nga tre « mbledhje me dyer të mbyllura » në gjirin e Dhomës së Popujve dhe nga Dhoma e Përfaqësuesve.
22. Brenda këtij propozimi, do të ishte mirë të zgjidhej një procedurë e thjeshtuar që do të vinte theksin më shumë te Dhoma e Përfaqësuesve si një organ i veshur me një legjitimitet demokratik të drejtpërdrejtë të dhënë nga populli në tërësinë e tij. Mundësia për të emëruar kandidatët do të duhej t’i lihej Dhomës së Përfaqësuesve. Përzgjedhja e kandidatëve mund të bëhej në të tria mbledhjet e mbylluara të ndara të Dhomës së Popujve me qëllim që të garantohej respektimi i interesave të tre popujve përbërës. Nga ana tjetër, lista e kandidatëve do të duhej të aprovohej nga shumica e Dhomës së Përfaqësuesve me qëllim që të sigurohej që të tre anëtarët të gëzonin një legjitimitet si përfaqësues të popullit të Bosnjë- Hercegovinës në tërësi.
23. Për më tepër, do të ishte mirë të sqarohej ndarja e përgjegjësive midis Presidentit dhe Zv/presidentëve. Propozimi III aktual në mënyrë të nënkuptuar ua lë në dorë tri « mbledhjeve me dyer të mbyllura » për të marrë këtë vendim të rëndësishëm meqë një listë që cakton Presidentin dhe Zv/presidentët duhet të shqyrtohet nga Dhoma e Përfaqësuesve pa përcaktuar modalitetet për këtë zgjedhje. Kjo zgjidhje është a priori më pak e këshillueshme dhe që mund të shkaktojë një bllokim. Sistemi i rotacionit i konceptuar në Propozimin II duket si një zgjidhje më e realizueshme.
24. Aspekte të tjera të Propozimit III shkojnë ndesh me Komisionin e Vencias. Në Opinionin e lartpërmendur, Komisioni shprehet më favor të heqjes së Dhomës së Popujve. Pra t’i besohet një rol mbizotërues në përzgjedhjen e Presidencës nuk mund të konsiderohet si një masë pozitive. Roli që u jepet « mbledhjeve me dyer të mbyllura » e bën shumë të pamundur zgjedhjen e kandidatëve që nuk i përkasin një populli përbërës. Kjo gjendje sidoqoftë nuk lidhet me këtë propozim, ajo pasqyron situatën politike. Propozimi III garanton të paktën pjesëmarrjen në votim të përfaqësuesve të « të Tjerëve » në Dhomën e Përfaqësuesve dhe eliminon dëmin që pësojnë sërbët e Federatës dhe boshnjakët dhe kroatët e Republikës Srpska. Në fakt, përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Shtetit këtej e tutje do të jenë në gjendje t’i zgjedhin vetë kandidatët.
25. Edhe në kuadrin e një Presidence kolegjiale, do të ishte e mundur të mendoheshin zgjidhje më të mira për të vendosur zgjedhje jo të drejtpërdrejta. Si shembull, në gjirin e Dhomës së përfaqësuesve, mund të bëheshin lista me tre kandidatë që nuk i përkasin të njëjtit popull përbërës ose grupit të « të Tjerëve », meqë këto lista hidhen në votë. Do të bëhej fjalë sidoqoftë për një propozim të drejtpërdrejtë dhe jo për një amendim që do t’i bëhej Propozimit III.
26. Me pak fjalë, Propozimi III shënon një përmirësim të dukshëm në lidhje me situatën aktuale. Me kusht që të rregullohet ashtu si sugjerohet në paragrafët 22 dhe 23, ai do të ishte një zgjidhje e kënaqshme (edhe pse nuk është zgjidhje ideale) për fazën e parë të rishikimit kushtetues.
Përfundime
27. Si përfundim, Komisioni gëzohet që partitë politike të Bosnjë-Hercegovinës kanë pasur kurajën të kritikojnë një reformë të plotë të Komisionit para zgjedhjeve të ardhshmë të tetorit 2006. Ai e pranon se, për momentin, miratimi i saj do të kishte vetëm një karakter të përkohshëm dhe do të shënonte një etapë drejt reformës tërësore për të cilën me sa duket vendi ka nevojë.
28. Meqë bëhet fjalë për tri propozime që shqyrtohen nga Komisioni, miratimi i propozimit të parë do të përbënte një dështim për rishikimin kushtetues në fushën e zgjedhjes dhe të përbërjes së Presidencës dhe për rrjedhojë duhet shmangur. Përkundrazi Propozimi II dhe Propozimi III meritojnë, me kusht që të bëhen disa plotësime dhe amendime, të konsiderohen në stadin aktual si etapa të rëndësishme, por në asnjë rast si zgjidhje ideale.
29. Midis Propozimit II dhe Propozimit III, Komisioni – jo pa ngurrime - do të jepte pëlqimin e vet për Propozimin III, me kusht rregullimet e sugjeruara më lart. Një votim jo i drejtpërdrejtë në përputhje me objektivin e reformës kushtetuese, që synon kufizimin e kompetencave të Presidencës, do të mundësonte garantimin më lehtë të një përbërjeje të ekuilibruar të Presidencës dhe do të përligjte më mirë ekzistencën e këtij institucioni të pazakontë. Propozimi e transferon gjithashtu zgjedhjen në nivelin e Shtetit, sipas objektivit të përgjithshëm për përforcimin e shtetit të Bosnjë-Hercegovinës. Sidoqoftë, është më mirë të mos harrohet qëllimi i fundit i reformës kushtetuese në këtë fushë : për të pasur në të ardhmen një President të vetëm të zgjedhur në mënyrë të tillë që të gëzonte besimin e përgjithshëm të të gjithë popujve dhe jo vetënm të popullit nga ka dalë.
Opinioni mbi projektamendimet në Kushtetutën e Bosnjë-Hercegovinës (CDL-AD(2006)019 e 12 qershorit 2006) përmbante nga ana e tij fragmentet e mëposhtme :
« 1. Me anë të letrës së datës 21 marsit 2006, Z. Sulejman Tihić, Kryetar i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, i ka kërkuar Komisionit të Venecias të nxjerrë një opinion mbi marrëveshjen që ka të bëjë me modalitetet e fazës së parë të reformës kushtetuese të cilën kryetarët e partive politike të Bosnjë-Hercegovinës e kanë bërë në 18 mars 2006. Meqë reforma kushtetuese duhej të miratohej me urgjencë për t’u marrë parasysh në zgjedhjet legjislative të parashikuara për në tetor 2006, ai thotë se dëshiron të marrë opinionin e Komisionit të Venecias « sa më shpejt ».
Amendamenti II i nenit IV të Kushtetutës mbi Asamblenë Perlamentare
22. Qëllimi kryesor i amendimit është të kalohet nga sistemi bikameral me dy dhoma të barabarta në një sistem të ri në të cilin Dhoma e Popujve (më pas do ta shënojmë Dh P) do të kishte vetëm atribute të kufizuara, meqë theksi vihet mbi veton në rast kërcënimi për « interesin jetësor » kombëtar. Ky kufizim i ri i nenit që i jep sistematikisht përparësi Dhomës së Përfaqësuesve (më pas do ta shënojmë Dh Përf), e shpreh këtë objektiv. Reforma do të ishte një hap në drejtimin e rekomanduar nga Komisioni i Venecias i cili konsiston në suprimimin e Dh P dhe në racionalizimin e marrjes së vendimeve në gjirin e institucioneve të shtetit. .
(...)
24. Paragrafi d) do të bënte të rritej numri i anëtarëve të Dh P nga 15 deri në 20. Arsyeja e kësaj shtese nuk është shumë e qartë në rastin e Dhomës përderisa kapacitetet e saj janë zvogëluar dukshëm. Sidoqoftë, bëhet fjalë për një çështje që ka të bëjë plotësisht me pushtetin vlerësuese të autoriteteve kombëtare. Nëse ato çmojnë se kjo rritje është i nevojshëm që Dhoma të përfaqësojë si duhet spektrin politik, kjo masë mund të justifikohet.
25. Fakti që të qenit anëtar i kësaj Dhome mbetet i kufizuar, sipas paragrafit d) për persona që i përkasin njërit nga tre popujt përbërës shkakton më shumë probleme. Në opinionin e vet, Komisioni i Venecias ka vënë në dukje se përbërja e mëparshme e kësaj Dhome sipas të njëjtit parim dukej jo në përputhje me nenin 14 të Konventës së të Drejave të Njeriut (KEDNJ) i pare gjithashtu në lidhje me nenin 3 të Protokollit të parë të KEDNJ-së.
26. Pas reformës, sidoqoftë DhP nuk do ishte më një dhomë legjislative me të drejta të plota, por një organ i ngarkuar kryesisht me çështje që lidhen me veton në rast rreziku për interesat jetësore. Pra shtrohet pyetja nëse neni 3 i Protokollit të Parë dhe për rrjedhojë neni 14 i KEDNJ do të vazhdonin të zbatoheshin. Po kështu mbetet problemi i pajtueshmërisë së kësaj dispozite me Protokollin no 12 të KEDNJ-së. Në mungesë të çdo jurisprudence që lidhet me këtë Protokoll, ai nuk mund të interpretohet veçse me kujdes (...)
27. Në këtë rast, mund të mendohet se qëllimi legjitim lidhet me rolin kryesor të kësaj dhome si organ ku ushtrohet vetoja në rast rreziku për një interes jetësor kombëtar. Kushtetuta e Bosnjë-Hercegovinës ia rezervon të drejtën e ushtrimit të kësaj vetoje tre popujve përbërës pa ia dhënë kombësive të tjera. Në këtë optikë, përfaqësimi i kombësive të tjera në këtë Dhomë nuk duket se do të ishte një detyrim. Përgjegjësitë e tjera të kësaj Dhome, d.m.th. pjesëmarrja në zgjedhjen e Presidencës dhe miratimi i amendamenteve të Kushtetutës- të cilat mund të kritikohen- nuk kanë pasoja të ndryshme. Ato tregojnë se DhP funksionon si mekanizëm korrigjues që kujdeset me qëllim që zbatimi i parimit demokratik i cili shprehet në përbërjen të kombësive të tjera nga pikëpamja e përfaqësimit në Dh.P.
Amendamenti III që ndryshon nenin V të Kushtetutës mbi Presidencën
43. Këto amendamente kanë për objektiv kryesor të forcojnë kompetencat e Këshillit të Ministrave dhe të rrisin efekasitetin e tij duke zvogëluar rolin e Presidencës, çka shkon plotësisht në të njëjtën linjë me Opinionin e Komisionit të Venecias. Ky i fundit, do të kishte parapëlqyer, për më tepër, një President të vetëm në vend të një Presidence kolektive, por kjo duket politikisht e pamundur në këtë situatë. Sidoqoftë, amendamenti III shënon një hap para në këtë drejtim.
46. Në sesonin e tij të fundit, Komisioni i Venecias ka miratuar një opinion mbi tri propozimet e ndryshme për zgjedhjen e Presidencës (CDL- AD(2006)004). Nuk është e nevojshme të rihapet ky debat këtu. Megjithatë, mungesa e mekanizmit që do të lejonte të shmangej gjendja pa zgjidhje që krijohet kur Dhoma e Përfaqësuesve kundërshton të konfirmojë propozimin e DhP, është një problem.
(...) »
23. Në rekomandimin e tij no 7, të miratuar në le 13 dhjetor 2002, Komisioni Evropian kundër racismit dhe intolerancës (ECRI), që është organi i Këshillit të Evropës i ngarkuar të mbikëqyrë në mënyrë të pavarur respektimin e të drejtave të njeriut në fushën e veçantë të luftës kundër racismit, diskriminimit racor, ksenofobisë, antisemitizmit dhe intolerances, e ka përcaktuar racizmin si « besimi se një arsye si ajo e racës[6], ngjyrës, gjuhës, fesë, kombësisë ose origjinës kombëtare ose etnike justifikon përbuzjen ndaj një personi ose një grup personash ose idenë e epërsisë të një personi ose një grupi personash ».
E. Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE)
24. Në një raport kushtuar zgjedhjeve të mbajtura në vitin 2006, Zyra e institucioneve demokratike dhe e të drejtave të njeriut e OSBE –së (BIDDH), agjencia udhërrëfyese për vëzhgimin e zgjedhjeve është shprehur si më poshtë :
« Në 1 tetor në Bosnjë -Hercegovinë u bënë zgjedhjet e para të përgjithshme të organizuara plotësisht nga autoritetet e Bosnjë- Hercegovinës qysh prej Marrëveshjes së Dejtonit së 1995-ës. Në mënyrë të përgjithshme, këto zgjedhje janë kryer në përputhje me standardet ndërkombëtare në fushën e demokracisë zgjedhore, edhe pse kërkohen përpjekje shtesë, veçanërisht për numërimin e votave. Globalisht, zgjedhjet kanë shfaqur një progres të ri në konsolidimin e demokracisë dhe të Shtetit të të drejtës. Megjithatë është për të ardhur keq që për shkak të kufizimeve që lidhen me origjinën etnike me të cilën shoqërohet e drejta për t’u paraqitur si kandidat, zgjedhjet duhet edhe një herë të gjykohen si jo konform Protokollit no12 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) dhe angazhimeve të nënshkruara nga Bosnjë-Hercegovina kundrejt Këshillit të Evropës, si dhe me nenin 7.3 të Dokumentit të Kopenhagenit, të nënshkruar nën kujdesin e OSBE në vitin 1990. »
F. Bashkimi Evropian
25. Në vitin 2008, Bosnjë-Hercegovina ka nënshkruar dhe ratifikuar një Marrëveshje stabilizim asocimi (MSA) me Bashkimin Evropian duke u angazhuar kështu të trajtojë përparësitë e partneritetit me Evropën. Një nga përparësitë kyç për Bosnjë-Hercegovinën, afati i të cilës është caktuar nga një deri në dy vjet, ishte të « ndryshonte legjislacionin elektoral për sa i përket anëtarëve të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës dhe deputetëve të Dhomës së popujve, në mënyrë që të përputhen plotësisht me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe me angazhimet e njëpasnjëshme për anëtarësimin në Këshillin e Evropës » (shih shtesën për vendimin e Këshillit 2008/211/CE e 18 shkurtit 2008 lidhur me parimet dhe kushtet që figurojnë në partneritetin evropian me Bosnjë-Hercegovinën dhe që abrogojnë vendimmin 2006/55/CE, Gazeta zyrtare e Bashkimit Evropian L80/21 (2008)).
Në 14 tetor 2009, Komisioni Evropian ka miratuar dokumentin e tij vjetor strategjik, i cili shpjegon politikën e tij në fushën e zgjerimit. Po në këtë datë u publikuan gjithashtu raportet e monitorimit së vitit 2009, ku shërbimet e Komisionit vlerësojnë përparimet e çdo kandidati apo kandidati të mundshëm (si Bosnjë-Hercegovina) gjatë vitit të mëparshëm.
REFERIMI LIGJOR
I. ANKESAT KRYESORE TË KËRKUESVE
26. Kërkuesit ankohen gjithashtu për pamundësinë që u është krijuar dhe ku ata shohin një diskriminim racor, për t’u paraqitur si kandidatë në zgjedhjet e Dhomës së popujve dhe në presidencën e Bosnjë-Hercegovinës me motivin se janë respektivisht me origjinë rome dhe çifute. Ata i referohen nenit 14 të Konventës, nenit 3 të Protokollit no 1 dhe neni 1 të Protokollit no 12.
Neni 14 i Konventës është formuluar kështu :
« Gëzimi i të drejtave dhe lirive të njohura në (...) Konventë duhet të sigurohet, pa asnjë dallim, të bazuar veçanërisht në seks, racë, ngjyrë, gjuhë, fe, opinione politike apo në çdo lloj opinioni tjetër, origjinë kombëtare ose shoqërore, përkatësi në një minoritet kombëtar, pasuri, origjinë familjare apo në çdo situatë tjetër. »
Neni 3 i Protokollit no 1 të Konventës thotë:
« Palët e Larta kontraktuese angazhohen të organizojnë, me intervale të arsyeshme, zgjedhje të lira me votim të fshehtë, në kushte që sigurojnë shprehjen e lirë të opinionit të popullit për zgjedhjen e legjislaturës.»
Neni 1 i Protokollit no 12 të Konventës thotë:
« 1 Gëzimi i çdo të drejte të parashikuar nga ligji duhet të sigurohet, pa asnjë dallim, të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, opinionet politike apo në çdo lloj opinioni tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, origjina familjare apo çdo situatë tjetër. »
2. Askush nuk mund të bëhet objekt i një diskriminimi nga ana e një autoriteti publik cilidoqoftë ai për ndonjë nga arsyet e parashikuara në paragrafin 1. »
A. Pranueshmëria
27. Shteti i paditur nuk ka bërë vërejtje për sa i përket kompetencës ratione personae të Gjykatës, por kjo çështje kërkon një shqyrtim kryesisht nga ana e Gjykatës.
1. Për të ditur nëse kërkuesit mund të pretendojnë se janë « viktima »
28. Gjykata pohon se që të mund të nisësh një kërkesë sipas nenit 34 të Konventës, një person fizik, një organizatë joqeveritare ose një grup individësh duhet të arrijë të afirmojë se është viktimë e një shkeljeje të të drejtave të njohura nga Konventa. Që të mund të pohojë se është viktimë e një shkeljeje, një individ duhet të ketë pësuar drejtpërdrejt efektet e masës së kontestuar. Kështu, Konventa nuk e parashikon mundësinë për të nisur një actio popularis për interpretimin e të drejtave të njohura në Konventë ; ajo nuk i autorizon as individët e veçantë të ankohen për një dispozitë të së drejtës së brendshme thjesht sepse u duket, pa i pësuar drejtpërdrejt efektet, se ajo e ka shkelur Konventën. Një individ mund të pretendojë se një ligj shkel të drejtat e tij, në mungesë të veprimeve idividuale, nëse ai është i detyruar të ndryshojë sjellje nën kërcënimin e ndjekjes penale ose nëse bën pjesë në një kategori njerëzish që rrezikojnë të pësojnë efektet e legjislacionit në fjalë (shih Burden kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], no 13378/05, §§ 33-34, 29 prill 2008, me referencat që citohen aty)
29. Në kët rast, duke marrë parasysh pjesëmarrjen e tyre aktive në jetën publike, do të ishte krejt e natyrshme që kërkuesit ta mendonin realisht paraqitjen në zgjedhje për Dhomën e Popujve ose Presidencën e shtetit. Që nga ai momnet, ata mund të pretendojnë se janë viktima të diskriminimit që ata citojnë. Fakti që ky rast ngre çështjen e pajtueshmërisë së Kushtetutës kombëtare me Konventën nuk ka rëndësi në këtë drejtim (shih, për analogji, Rekvényi kundër Hongrie [GC], no 25390/94, GJEDNJ 1999‑III).
2. Për të ditur nëse Bosnjë-Hercegovina mund të bëhet përgjegjëse
30. Gjykata nënvizon se Kushtetuta e Bosnjë-Hercegovinës është një shtojcë e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit e cila është nga ana e saj një traktat ndëkombëtar (shih Jeličić kindër Bosnjë-Hercegovinës (vend.), no 41183/02, GjEDNJ2005‑XII). Kompetenca për ta ndryshuar atë i besohet Asamblesë Parlamentare të Bosnjë-Hercegovinës, e cila është qartas një organ i brendshëm (paragrafi 15 më lart). Për më tepër, nga praktika e përshkruar në paragrafin 17 del se kompetencat e administratorit ndërkombëtar të Bosnjë-Hercegovinës (Përfaqësuesi i Lartë) nuk shtrihen në Kushtetutën e Shtetit. Në këto kushte, duke lënë mënjanë çështjen nëse Shteti i paditur mund të marrë përgjegjësinë se ka krijuar dispozita kushtetuese të kontestuara (paragrafi 13 më lart), Gjykata mendon se sidoqoftë ai mund ta konsideronte veten përgjegjës për faktin se i ka ruajtur ato dispozita
3. Përfundim
31. Gjykata i deklaron të pranueshme ankesat e kërkuesve
B. Themeli
1. Teza e mbrojtur nga kërkuesit
32. Kërkuesit ankohen se, megjithëse janë shtetas të Bosnjë -Hercegovinës, ata janë privuar me Kushtetutë nga e drejta për t’u paraqitur në zgjedhje për Dhomën e Popujve dhe Presidencën e Shtetit për shkak të origjinës së tyre racore/etnike dhe theksojnë se diskriminimi i bazuar në origjinën etnike është gjykuar nga Gjykata se përbën një formë të diskriminimit racor në çështjen Timichev kundër Rusisë, nos 55762/00 dhe 55974/00, § 56, GJEDNJ2005‑XII. Ata pretendojnë se një trajtim i ndryshëm i bazuar qartas në racë ose në origjinë nuk mund të justifikohet dhe analizohet si një diskriminim i drejtpërdrejtë. Për këtë pikë ata i referohen jurispreudencës së Gjykatës (veçanërisht vendimeve Timichev, i paracituar, § 58, dhe D.H. e të tjerët kundër. Republikës Çeke [GC], no 57325/00, § 176, GJEDNJ 2007‑...) dhe legjislacionit të Bashkimit Evropian (veçanërisht direktivës së Këshillit l 2000/43/CE i 29 qershorit 2000 – « direktiva e racës » – që lidhet me zbatimin e parimit për trajtim të barabartë midis personave pa dallim race apo origjine etnike, i cili, në nenin e tij 2, do të fuste qartas në përkufizimin e tij të diskriminimit jo të drejtpërdrejtë mundësinë e një justifikimi objektiv të trajtimit të shqyrtuar, por nuk do të parashikonte një mundësi të tillë në përkufizimin e diskriminimit të drejtpërdrejtë). Ata nga ana tjetër, vlerësojnë se kjo pamundësi për të justifikuar një ndryshim të tillë në trajtim është veç anërisht e rëndësishme në një çështje që ka të bëjë me të drejtën për të qenë kandidat në zgjedhje (ata i referohen për këtë pikë vendimit Aziz kundër Qipros, no 69949/01, § 28, GJEDNJ 2004‑V).
33. Kërkuesit shtojnë se edhe nëse e zëmë se një justifikim ishte i mundshëm, qeveria e paditur do ta kishte shumë të vështië të parashtronte një justifikim objektiv dhe të arsyeshëm, po të merret parasysh njëkohësisht themeli i ankesës (diskriminimi racor dhe etnik i drejtpërdrejtë) dhe konteksti në të cilin ai vendoset (pjesëmarrje politike dhe përfaqësim në nivelin më të lartë të shtetit). Për më tepër, kohëzgjatja e periudhës së mbajtjes së përjashtimit do ta bënte më të vështirë për qeverinë e paditur detyrën për ta justifikuar këtë përjashtim (të interesuarit i referohen për këtë pikë një vendimi të dhënë nga Komiteti i të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara në 8 prill 1981 në çështjen Silva dhe të tjerë kundër Uruguajit, § 8.4). Dhe kërkuesit përfundojnë se qeveria e paditur nuk e ka justifikuar ndryshimin në trajtim të kontestuar në këtë rast.
2. Teza e mbrojtur nga Qeveria
34. Qeveria i referohet çështjes Ždanoka kundër Lettonisë ([GC], no 58278/00, GJEDNJ 2006‑IV), në të cilën Gjykata ka riafirmuar se Palët kontraktuese kanë një liri të madhe për të vendosur në rendin e tyre kushtetues rregulla që menaxhojnë zgjedhjet parlamentare dhe përbërjen e Parlamentit dhe se kriteret e rëndësishme mund të ndryshojnë në funksion të faktorëve historikë dhe politikë karakteristikë për çdo shtet. Struktura kushtetuese aktuale e Bosnjë-Hercegovinës del nga një marrëveshje paqeje e përfunduar si pasojë e një prej konflikteve më shkatërrues të historisë së re të Evropës. Qëllimi i saj i fundit do të ishte vendosja e paqes dhe e dialogut midis tre grupeve kryesore etnike të intersuara- « popujve përbërës ». Dispozitat kushtetuese të kundërshtuara që përjashtojnë nga Dhoma e Popujve dhe nga Presidenca e Shtetit personat që nuk e deklarojnë përkatësinë në asnjë nga « popujt përbërës » duhej të vlerësoheshin brenda këtij konteksti. Situata nuk është pjekur ende për futjen e një sistemi politik që do të ishte një pasqyrim i thjeshtë i rregullës mazhoritare, duke mbajtur parasysh veçanërisht vendin e rëndësishëm që zënë disa parti politike monoetnike dhe ruajtjen e admnistratës ndërkombëtare të Bosnjë-Hercegovinës.
35. Qeveria fton Gjykatën të bëjë dallimin midis rastit në fjalë dhe çështjes Aziz (të lartpërmendur) : ndërsa qipriotët turq që jetojnë në zonën e Qipros së kontrolluar nga qeveria qipriote ishin penguar të votonin në zgjedhjet parlamentare, qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës që i përkasin grupit të « të Tjerëve » ( si kërkuesit në rastin në fjalë) do të kishin të drejtën të paraqiteshin si kandidatë në zgjedhjet për Dhomën e Përfaqësuesve të Bosnjë-Hercegovinës dhe për asambletë legjislative të entiteteve. Ndryshimi i kontestuar në këtë rast do të justifikohej pra në kontekstin e veçantë të Bosnjë-Hercegovinës.
3. Vërejtjet e palëve ndërhyrëse
36. Në vërejtjet e tij të 22 tetorit 2008, Komisioni i Venecias mbron idenë se dispozitat kushtetuese të kundërshtuara në këtë rast përbëjnë shkelje të ndalimit të diskriminimit. Vërejtjet në fjalë janë në një linjë me opinionet e cituara në paragrafin e mësipërm.
37. Në verëjtjet e tyre të 15 gushtit 2008, Qendra AIRE dhe ‘Open Society Justice Initiative formuluan argumente analoge. Duke u mbështetur mbi një analizë të sistemeve juridike të Palëve kontraktuese, Qendra AIRE doli në përfundimin se me sa duket ka në nivelin evropian një konsensus për të vlerësuar se një individ nuk duhet të privohet nga e drejta e tij për të qenë kandidat në zgjedhje me përjashtim të rastit kur sjellja e tij e justifikon një masë të tillë, dhe jo për shkak të karakteristikave të lindura ose të patjetërsueshme. Open Society Justice Initiative nënvizon nga ana e saj se pjesëmarrja politike paraqet një nga të drejtat dhe përgjegjësitë që ruajnë lidhjen juridike midis një një qytetari dhe një shteti. Në shumicën e rendeve juridike, të drejtat për të votuar, për të qenë të zgjedhur dhe për të qenë kandidat në zgjedhje do të ishin ato çka e dallojnë më qartë një shtetas nga një i huaj. Që nga ai moment, jo vetëm kufizimet ndaj këtyre të drejtave, ve çanërisht ato të bazuara në motive aq të dyshimta si raca apo origjina etnike, do të ishin diskriminuese, por edhe do të të cenonin vetë thelbin e shtetësisë. Përtej rëndësisë së saj si e drejtë që lidhet me shtetësinë, pjesëmarrja politike do të ishte veçanërisht e rëndësishme për minoritetet etnike dhe shumë e rëndësishme për të shmangur margjinalizimin e për të ndihmuar integrimin e tyre. Kjo do të ishte veçanërisht e vërtetë pas një konflikti etnik, ku vendojsja e dallimeve juridike të bazuara në origjinën etnike do të ishin të tilla që më shumë do të acaronin tensionet sesa do të ndihmonin lidhjet konstruktive dhe të qëndrueshme midis të gjitha etnive, lidhje thelbësore për jetëgjatësinë e një shteti shumetnik.
4. Vlerësimi i Gjykatës
a) Përsa i përket Dhomës së Popujve të Bosnjë-Hercegovinës
38 Kërkuesit i referohen nenit 14 të Konventës të kombinuar me nenin 3 të Protokollit no 1, nenit 3 të Protokollit no 1 të marrë veçmas dhe nenit 1 të Protokollit no 12. Gjykata mendon se ankesa duhet shqyrtuar së pari në këndvështrimin e nenit 14 të Konventës së kombinuar me nenin 3 të Protokollit no 1.
i. Zbatueshmëria e nenit 14 të kombinuar me nenin 3 të Protokollit no 1
39. Gjykata kujton se neni 14 plotëson dispozitat e tjera normative të Konventës dhe të protokolleve të saj. Ai nuk ka ekzistencë të pavarur, përderisa vlen vetëm për « gëzimin e të drejtave dhe lirive » që ato garantojnë. Sigurisht, ai mund të hyjë në lojë edhe kur nuk ka shmangie nga kërkesat e tyre, dhe në këtë rast, ai ka një impakt autonom, por nuk do të mund të zbatohej nëse faktet e çështjes nuk bien në fushën e veprimit të të paktën njërës prej këtyre klauzolave (shih, ndër shumë precedentë të tjerë, Abdulaziz, Cabales dhe Balkandali kundër Mbretërisë së Bashkuar 28 maj 1985, § 71, seria A no 94, Petrovic kundër Autstrisë, 27 mars 1998, § 22, Përmbledhje vendimesh dhe gjykimesh 1998‑II, dhe Sahin kundër Gjermainsë [GC], no 30943/96, § 85, CEDH 2003‑VIII). Ndalimi i diskriminimit që sanksionon neni 14 e tejkalon pra gëzimin e të drejtave dhe lirive që Konventa dhe protokollet e saj i kërkojnë çdo shteti t’i garantojë. Ai zbatohet gjithashtu për të drejtat shtesë, për sa kohë që ato varen nga fusha e zbatimit të përgjithshëm të njërës prej neneve të Konventës të cilën shteti ka vendosur vullnetarisht ta mbrojë. Ky parim është rrënjësur thellë në jurisprudencën e Gjykatës (shih çështjen « që lidhet me disa aspekte të regjimit gjuhësor të mësimdhënies në Belgjikë » kundër Belgjikës (themeli, 23 korrik 1968, § 9, seria A no 6 ; Stec dhe të tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar (vend.) [GC], nos 65731/01 dhe 65900/01, § 40, CEDH 2005‑X ; dhe E.B. kundër Francës [GC], no 43546/02, § 48, GJEDNJ 2008‑...).
40. Gjykata duhet pra të vendosë nëse zgjedhjet për Dhomën e Popujve të Bosnjë-Hercegovinës varen nga « fusha e zbatimit » të nenit 3 të Protokollit no 1. Në këtë drejtim, Gjykata afirmon se dispozita në fjalë zbatohet vetëm për zgjedhjen e « organit legjislativ », ose të paktën e një prej dhomave të saj nëse ai ka dy apo më shumë. Në këtë situatë, fjalët « organ legjislativ » duhet të interpretohen në funksion të strukturës kushtetuese të shtetit në fjalë (shih Matthews kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], no 24833/94, § 40, GJEDNJ 1999‑I), dhe në veçanti të traditave të saj kushtetuese dhe të rëndësisë së kompetencave legjislative të dhomës ose dhomave në fjalë. Nga ana tjetër, nga punët përgatitore (vëllimi VIII, fq 46, 50 dhe 52) del se Palët Kontraktuese kanë marrë parasysh qëndrimin e veçantë të disa parlamenteve që kanë dhoma jo të zgjedhura. Kështu neni 3 i Protokollit no 1 u hartuar me kujdes në mënyrë që të shmnagte terma që mund të interpretoheshin si një detyrim absolut për të organizuar zgjedhjet për dy dhomat në tërësinë e sistemeve bikamerale (shih Mathieu-Mohin dhe Clerfayt kundër Belgjikës, 2 mars 1987, § 53, seria A no 113). Pra, është e qartë se neni 3 i Protokollit no 1 zbatohet në çdo dhomë të një Parlamenti, të zgjedhur drejtpërdrejt .
41. Sa i përket Dhomës së Popujve të Bosnjë-Hercegovinës, Gjykata konfirmon se përbërja është fryt i zgjedhjeve jo të drejtpërdrejta, meqë anëtarët e saj janë caktuar nga parlementet e entiteteve. Ajo vëren për më tepër se zgjerimi i atributeve legjislative që gëzon organi në fjalë përbën në këtë çështje një faktor vendimtar. Dhoma e Popujve zotëron në fakt funksione të gjëra që i lejojnë të kontrollojë miratimin e ligjeve : neni IV § 3 c) i Kushtetutës parashikon se çdo legjislacion ka nevojë për miratimin e dy dhomave. Nga ana tjetër, Dhoma e Popujve, bashkë me Dhomën e Përfaqësuesve, vendos për burimet dhe shumat e faturave të domosdoshme për funksionimin e institucioneve të Shtetit dhe për zbatimin e detyrimeve të tij ndërkombëtare (neni IV § 4 b)-c) i Kushtetutës) dhe miraton buxhetin për institucionet e shtetit. Së fundmi, pëlqimi i tij është i domosdoshëm për ratifikimin e çdo traktati (neniIV § 4 d) et V § 3 d) i Kushtetutës). Në këto kushte, zgjedhjet për Dhomën e Popujve hyjnë në fushën e zbatimit të nenit 3 të Protokollit no 1.
Për rrjedhojë, neni 14 i Konventës i kombinuar me nenin 3 të Protokollit no 1 është i zbatueshëm.
ii. Shqyrtim i nenit 14 kombinuar me nenin 3 të Protokollit no 1
42. Gjykata pohon se diskriminimi konsiston në trajtimin e ndryshëm pa justifikim objektiv dhe të arsyeshëm të personave të vendosur në situata të krahasueshme. Një trajtim i diferencuar dhe pa « justifikim objektiv dhe të arsyeshëm » kur nuk ndjek një « qëllim legjitim » ose kur nuk ekziston një « marëdhënie e arsyeshme proporcionaliteti midis mjeteve të përdorura dhe qëllimit të caktuar » (shih, ndërmjet shumë precedentësh të tjerë, vendimin Andrejeva kundër Letonisë [GC], no 55707/00, § 81, 18 shkurt 2009). Shtrirja e hapësirës së vlerësimit që gëzojnë Palët Kontraktuese në këtë drejtim ndryshon sipas rrethanave, fushave dhe kontekstit (po aty, § 82).
43. Origjina etnike dhe raca janë koncepte të ngjashme. Ndërsa nocioni i racës zë fill në idenë e një klasifikimi biologjik të jetëve njerëzore në nën-lloje mbi bazën e karakteristikave morfologjike, të tilla si ngjyra e lëkurës ose tiparet e fytyrës, origjina etnike rrjedh nga ideja se grupet e socializuara karakterizohen veçanërisht nga një bashkësi kombësie, fetare, gjuhësore, kulturore dhe tradicionale dhe e mjedisit jetësor. Diskriminimi i bazuar në origjinën etnike të një personi përbën një formë diskriminimi racor (shih përkufizimin, e cituar në paragrafin 19 më lart, i miratuar nga Konventa ndërkombëtare mbi zhdukjen e të gjitha formave të diskriminimit racor, dhe kjo e cituar në paragrafin 23 më lart, i miratuar nga Komisioni Evropian kundër racizmit dhe intolerancës). Diskriminimi racor përbën një formë diskriminimi veçanërisht të urryeshëm që, duke mbajtur parasysh rrezikshmërinë e pasojave të tij, kërkon një vigjilencë të veçantë dhe një reagim të fortë nga ana e autoriteteve. Këto të fundit duhet të përdorin të gjitha mjetet që disponojnë për të luftuar racizmin, duke përforcuar kështu konceptimin demokratik të shoqërisë, në të cilën diversiteti shihet jo si një kërcënim, por si një pasuri (shih Natchova dhe të tjerët kundër Bullgariisë [GC], nos 43577/98 dhe 43579/98, § 145, GJEDNJ 2005‑VII, dhe Timichev, i paracitur, § 56).
44. Në këtë kontekst, kur një trajtim i ndryshëm bazohet mbi racën, ngjyrën ose origjinën etnike, nocioni i justifikimit objektiv dhe të arsyeshëm duhet të interpretohet në mënyrë aq strikte sa të jetë e mundur. (D.H. dhe të tjerë, i paracituar, § 196). Gjykata, nga ana tjetër, ka çmuar se në një shoqëri demokratike bashkëkohore të bazuar në parimet e pluralizmit dhe të respektimit të ndryshimeve kulturore, asnjë trajtim i diferencuar i bazuar vetëm ose në masë përcaktuese mbi origjinën etnike të një personi nuk mund të justifikohet objektivisht (po aty, § 176). Pra, neni 14 i Konventës nuk i ndalon Palët kontraktuse të trajtojnë grupe në mënyrë të diferencuar për të korrigjuar « pabarazitë faktike» midis tyre ; në fakt, në disa rrethana, është mungesa e një trajtimi të diferencuar për të korrigjuar një pabarazi që mundet, në mungesë të një justifikimi objektiv dhe të arsyeshëm, të përbëjë shkelje të dispozitës në fjalë (çështja « që lidhet me disa aspekte të regjimit gjuhësor të mësimdhënies në Belgjikë » , e lartpërmendur, § 10 ; Thlimmenos kundër Greqisë [GC], no 34369/97, § 44, GJEDNJ 2000‑IV ; dhe D.H. dhe të tjerë, i lartpërmendur, § 175).
45. Duke iu kthyer këtij rasti, Gjykata vë re se që të jesh kandidat në zgjedhjet e Dhomës së Popujve të Bosnjë-Hercegovinës duhet të dekrarosh përkatësinë në një nga « popujt përbërës ». Kërkuesit, që thonë se janë respektivisht me origjinë rome dhe çifute dhe që nuk deklarojnë përkatësinë në asnjë « popull përbërës », nuk e kanë pra këtë mundësi (paragrafi 11 më lart). Gjykata nënvizon se kjo rregull përjashtuese ndiqte së paku një qëllim globalisht të pajtueshëm me objektivat e përgjithshme të Konventës ashtu si reflektohen në Preambulën e saj, d.m.th. rivendosjen e paqes. Kur këto dispozitat kushtetuese të kontestuara u zbatuan, në terren mbretëronte një armëpushim i dobët. Dispozitat në fjalë synonin të ndalonin një konflikt të ashpër të karakterizuar nga fenomene gjenocidi dhe të « spastrimit etnik ». Natyra e konfliktit ishte e tillë që miratimi i « popujve përbërës » (d.m.th. boshnjakët, kroatët dhe serbët) ishte i domosdoshëm për të siguruar paqen. Kjo mund të shpjegonte, pa e justifikuar detyrimisht, mungesën e përfaqësuesve të bashkësive të tjera (veçanërisht bashkësive rome dhe çifute lokale) në negociatat e paqes dhe shqetësimin e negociatorëve për të ruajtur një barazi efektive midis « popujve përbërës » në shoqërinë postkonfliktuale.
46. Megjithatë Gjykata është kompetente ratione temporis vetëm për të shqyrtuar periudhën që pason ratifikimin nga Bosnjë-Hercegovina të Konventës dhe të Protokollit no 1. Gjykata vlerëson në këtë drejtim se nuk e ka të domosdoshme të vendosë nëse mund të mendohet se ruajtja e dispozitave kushtetuese të kontestuara pas ratifikimit të Konventës ndiqte një qëllim legjitim », megjithëse, për arsyet e përmendura më poshtë, ruajtja e sistemit nuk e plotësonte kërkesën për proporcionalet.
47. Gjykata vëren së pari se zhvillimet e rëndësishme pozitive ndodhën nëBosnnjë-Hercegovinë qysh prej Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit. Sigurisht, përparimet e bëra mund të mos kenë qenë gjithmonë koherente dhe mbeten sfida për t’u përballuar (shih, për shembull, raportin e fundit të monitorimit për sa i përket Bosnjë-Hercegovinës si kandidate e mundshme në anëtarësimin në Bashkimin Evropian të vendosura nga Komisioni Evropian dhe të publikuara në 14 tetor 2009, SEC/2009/1338). Sidoqftë mbetet fakti që në 2005 palët dikur në konflik kanë braktisur kontrollin e tyre mbi forcat e armatosura, duke i transformuar këto të fundit në një forcë të vogël profesionale, që në 2006 Bosnjë-Hercegovina është bërë partnere për paqen e NATOS, që në 2008 ajo ka nënshkruar dhe ratifikuar një marrëveshje stabilizimi dhe asocimi me Bashkimin Evropian, që në mars 2009 ajo ka bërë amendimin e parë të kushtetutës së shtetit dhe është zgjedhur kohët e fundit anëtare e Këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara për një mandat dyvjeçar që nisi në 1 janar 2010. Për më tepër, megjithëse ruajtja e një administrate ndërkombëtare si masë ekzekutimi për kapitullin VII të Kartës së Kombeve të Bashkuara nënkupton që situata në rajon paraqet gjithmonë një « kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare », duket se po përgatitemi për t’i dhënë fund kësaj administrate (shih raportin në vijim të bërë Z. Javier Solana, Përfaqësues i Lartë për Bashkimin Evropian për Bashkësinë dhe politikën e jashtme dhe për sigurinë e përbashkët , dhe Z. Olli Rehn, Komisioner evropian i ngarkuar për zgjerimin, në 10 nëntor 2008 : EU’s Policy in Bosnia and Hercegovina : The Way Ahead, dhe raporti në vijim i hartuar nga International Crisis Group në 9 mars 2009 : Bosnia’s Incomplete Transition : Between Dayton and Europe).
48. Përvec kësaj, nëse Gjykata pranon tezën e Qeverisë e cila thotë se nga Kushtetuta nuk del një kërkesë sipas të cilës do të kishte vend të braktiseshin plotësisht mekanizmat e ndarjes së pushtetit specifike për Bosnjë-Hercegovinën dhe se nuk ka ardhur ende koha për një sistem politik që do të ishte një pasqyrim i thjeshtë i rregullës mazhoritare, opinionet e Komisionit të Venecias (paragrafi 22 më lart) tregojnë qartë se mund të konceptohen mekanizma të ndarjes së pushtetit që nuk çojnë automatikisht në përjashtimin e plotë të përfaqësuesve të bashkësive të tjera. Gjykata thotë se në këtë drejtim mundësia për të gjetur rrugë të tjera që lejojnë të arrish të njëjtin objektiv përbën një faktor të rëndësishëm në këtë fushë (shih Glor kundër Zvicrës, no 13444/04, § 94, 30 prill 2009).
49 Së fundi, duke u bërë anëtare e Këshillit të Evropës në vitin 2002 dhe duke ratifikuar Konventën dhe Protokollet e saj pa rezervë, shteti i paditur ka pranuar lirisht të respektojë standardet e rëndësishme. Ai është angazhuar veçanërisht të “rishikojë ligjin zgjedhor në një afat prej një viti, me ndihmën e Komisionit për demokracinë përmes të drejtës (Komisioni i Venecias) dhe në dritën e parimeve të Këshillit të Evropës me qëllime amendimi, sipas rastit» (paragrafi 21 më lart). Po kështu, duke ratifikuar një marrëveshje të stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian në 2008-ën, shteti i paditur angazhohet të modifikojë legjislacioni elektoral për sa i përket anëtarëve të presidencës së Bosnjë-Hercegovinës dhe deputeteve të Dhomës së Popujve, në mënyrë që të pajtohet plotësisht me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe me angazhimet e njëpasnjëshme për anëtarësimin në Këshillin e Evropës » në një afat nga një deri në dy vjet (paragrafi 25 më lart).
50. Pra Gjykata përfundon se fakti që kërkuesit e kanë pasur të pamundur të jenë kandidatë në zgjedhjet e Dhomës së Popujve të Bosnjë-Hercegovinës nuk mbështetet në një justifikim objektiv dhe të arsyeshëm, pra është në kundërshtim me nenin 14 të kombinuar me nenin 3 të Protolollit no 1.
iii. Ankesat e bazuara në nenin 3 të Protokolli no 1 të marrë veçmas dhe në nenin 1 të Protokollit no 12
51. Duke marrë parasysh përfundimin e formuluar në paragrafin e mësipërm, Gjykata mendon se nuk është e domosdoshme të shqyrtosh ve çmas për të ditur nëse ka pasur shkelje të nenit 3 të Protokollit no 1 të marrë veçmas ose të nenit 1 të Protokollit no 12 që lidhet me Dhomën e Popujve.
b) Sa i përket presidencës së Bosnjë-Hercegovinës
52. Kërkuesit i referohen këtu vetëm nenit 1 të Protokollit no 12.
i. Zbatueshmëria e nenit 1 të Protokollit no 12
53. Gjykata nënvizon se nëse neni 14 i Konventës ndalon diskriminimin për të gëzuar « të drejtat dhe liritë e njohura nga (...) Konventa», neni 1 i Protokollit no 12 shtrin fushën e mbrojtjes për « çdo të drejtë të parashikuar nga ligji ». Pra ai vendos një ndalim të përgjithshëm të diskriminimit.
54. Kërkuesit kontestojnë dispozitat kushtetuese sipas të cilave ata nuk mund të jenë kandidatë në zgjedhjet e presidencës së Bosnjë-Hercegovinës. Për rrjedhojë, këto zgjedhje mund të varen ose jo nga fusha e zbatimit të nenit 3 të Protokollit no1 (shih Boškoski kundër « ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë » (déc.), no 11676/04, GJEDNJ 2004-VI), kjo ankesë gjithsesi ka të bëjë me një të drejtë të parashikuar nga ligji » shih nenet 1.4 dhe 4.19 të ligjit elektoral të 2001-shit, të riprodhuar në paragrafin18 më lart), çka e bën nenin 1 të Protokollit no 12 të zbatueshëm. Nga ana tjetër kjo nuk është kontestuar para Gjykatës.
ii. Shqyrtim i nenit 1 tëProtokollit no 12
55. Nocioni i diskriminimit përbën objektin e një interpretimi të vazhdueshëm në jurisprudencën e Gjykatës për sa i përket nenit 14 të Konventës. Nga kjo jurisprudencë del në veçanti se me « diskriminim » duhet kuptuar një trajtim i diferencuar, pa justifikim objektiv dhe të arsyeshëm, të personave të vendosur në situata analoge (shih paragrafët 41-43 më sipër dhe precedentët që gjenden të cituar aty). Autorët e Protokollit no 12 kanë përdorur të njëjtin term diskriminim në nenin 1 të këtij instrumenti. Pavarësisht ndryshimit të rëndësisë që ka midis dy dispozitave, kuptimi i fjalës së shënuar në nenin 1 të Protokollit no 12 mendohet të jetë identik me atë të termit që figuron në nenin 14 (shih raportin shpjegues të Protokollit no 12, § 18). Pra Gjykata nuk sheh asnjë arsye për t’iu shmangur, në kontekstin e nenit 1 të Protokollit no 12, interpretimit të përcaktuar mirë të nocionit « diskriminim » të përmendur më sipër (për sa i përket jurisprudencës së Komitetit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara lidhur me nenin 26 të Paktit Ndërkombëtar lidhur me të drejtat civile dhe politike, dispozitë e krahasueshme- ndonëse jo identike- me nenin 1 të Protokollit no 12 në Konventë, shih Nowak, CCPR Commentary, Botimet N.P. Engel, 2005, fq. 597-634).
56. Mosdeklarimi nga kërkuesit e këtij rasti të një përkatësie në një nga « popujt përbërës » i bën ata juridikisht gjithashtu të paaftë për t’u paraqitur në zgjedhjen e presidencës. Një kusht kushtetues paraprak i këtij lloji është gjykuar të analizohet tashmë si një trajtim i diferencuar diskriminues në kundërshtim me nenin 14 në lidhje me Dhomën e Popujve (paragrafi 49 më lart) dhe nga ana tjetër, nocioni diskriminim duhet interpretuar në të njëjtën mënyrë në kuadrin e nenit 14 dhe të nenit 1 të Protokollit no 12 (shih paragrafin e mëparshëm). Prej këtej rrjedh se dispozitat kushtetuese sipas të cilave kërkuesit nuk mund të paraqiten si kandidatë në zgjedhjen e presidencës duhet të konsiderohen gjithashtu si diskriminuese dhe si mbartëse të shkeljes së nenit 1 të Protokollit no 12, meqë Gjykata vlerëson se në këtë drejtim nuk mund të bëhet asnjë dallim i qenësishëm midis Dhomës së Popujve dhe presidencës së Bosnjë-Hercegovinës.
Për rrjedhojë, dhe për arsyet e paraqitura në mënyrë të detajuar në kontekstin e nenit 14 në paragraphes 46-48 më lart, Gjykata çmon se kushti paraprak për kandidaturën në zgjedhjet presidenciale analizohet si shkelje e nenit 1 të Protokollit no 12.
II. ANKESAT E TJERA TË KËRKUESVE
A. Neni 3 i Konventës
57. Kërkuesi i parë pretendon se pamundësia për të qenë kandidat në zgjedhjet e Dhomës së Popujve dhe në presidencën e Bosnjë-Hercegovinës për arsyen se është me origjinë rome në realitet e ul atë dhe anëtarët e tjerë të bashkësisë rome lokale, sikundër dhe të gjitha minoritetet e tjera kombëtare të Bosnjë-Hercegovinës, në statusin e një qytetari të dorës së dytë. Ai e sheh këtë si një fyerje të veçantë të dinjitetit të tij njerëzor dhe si shkelje të nenit 3 të Konventës të formuluar kështu :
« Askush nuk mund t’i nënshrohet torturës ose dënimeve ose trajtimeve çnjerëzore dhe poshtëruese . »
58. Në çështje të mëparshme është gjykuar se diskriminimi racor në disa rrethana mund të analizohet si një trajtim poshtërues në kuptimin e nenit 3 të Konventës (shih Aziatikët e Afrikës lindore kundër Mbretërisë së Bashkuar, nos 4403/70 dhe të tjerë, raport i Komisionit i 14 dhjetorit 1973, § 208, Vendime dhe raporte 78, dhe Qiproja kundër Turqisë [GC], no 25781/94, § 310, GJEDNJ 2001‑IV). Në këtë rast, gjithsesi, Gjykata vëren se trajtimi i diferencuar i kontestuar nuk ka të bëjë me asnjë përbuzje apo mungesë respekti për personalitetin e kërkuesve dhe se ai nuk kishte për qëllim dhe nuk ka pasur për rrjedhojë poshtërimin ose çnderimin e të interesuarve, por synonte vetëm të arrinte objektivin e përmendur në paragrafin 44 më lart. Kjo ankesë që nga ai moment është dukshëm e pabazuar, në kuptimin e nenit 35 § 3 të Konventës, pra, duhet hedhur poshtë, në zbatim të nenit 35 § 4.
B. Neni 13 i Konventës
59. Duke u vendosur në terrenin e nenit 13 të Konventës, kërkuesit ankohen nga ana tjetër se nuk kanë pasur në të drejtën e brendshme një procedure ankimi efektive për të nxjerrë në pah ankesat për diskriminim. Neni 13 formulohet kështu :
« Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Konventë, ka të drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar, pavarësisht se shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare » .
60. Gjykata afirmon se neni 13 i Konventës nuk shkon deri aty sa të kërkojë një ankim përmes të cilit mund të denoncohen para një autoriteti kombëtar ligjet e një shteti si ligje në kundërshtim me Konventën (shih A. dhe të tjerë kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], no 3455/05, § 135, 19 shkurt 2009). Meqë kjo çështje ka të bëjë me përmbajtjen e dispozitave kushtetuese dhe jo me një masë të zbatuar ndaj individividit, kjo ankesë është dukshëm e pabazuar, në kuptimin e nenit 35 § 3 të Konventës, dhe duhet pra të hidhet poshtë, në zbatim të nenit 35 § 4.
III. MBI ZBATIMIN E NENIT 41 TË KONVENTËS
61. Neni 41 i Konventës thotë :
« Kur Gjykata konstaton se ka pasur një shkelje të Konventës ose të protokolleve të saj dhe, nëse e drejta e brendshme e Palës së Lartë Kontraktuese lejon të bëhet vetëm një ndreqje e pjesshme, Gjykata, kur është e nevojshme, i akordon shpërblim të drejtë palës së dëmtuar»
A. Dëmi
62. Kërkuesit nuk kërkojnë asgjë për dëmin material. Ata pretendojnë përkundrazi se kanë pësuar një dëm moral për të cilin kërkuesi i parë kërkon 20 000 euro (EUR) ndërsa kërkuesi i dytë 12 000 EUR. Qeveria mendon se këto pretendime janë të pajustifikuara.
63. Gjykata vlerëson se konstatimi i një shkeljeje paraqet në vetvete një shpërblim të drejtë të mjaftueshëm për çdo dëm moral që mund të kenë pësuar kërkuesit.
B. Kosto dhe shpenzime gjyqësore
64. Kërkuesi i parë, i cili është përfaqësuar pro bono, kërkon vetëm 1 000 EUR për paraqitjen e avokatit të vet në seancën e Gjykatës në 3 qershor 2009. Kërkuesi i dytë kërkon 33 321 EUR për të gjithë çështjen e tij. Kjo shifër përmbledh 270 orë pune të dy avokatëve të tij dhe të një anëtari të ekipit juridik, Znj. Cynthia Morel, të Minority Rights Group International, me tarifë 82,45 EUR për orë, për hartimin e kërkesës, vërejtjet dhe kërkesën për shpërblim të drejtë para dhomës dhe Dhomës së Madhe, shpenzime të ndryshme që lidhen veçanërisht me një raport ekspertize të përgatitur nga Z. Zoran Pajić, i shoqërisë Expert Consultancy International Ltd, dhe me mbledhjet e ekipit juridik dhe kërkuesit në New-York dhe në Sarajevë, si dhe shpenzimet që lidhen me paraqitjen në seancë para Dhomës së Madhe. Kërkuesi shpjegon se angazhimi i një juristi të tretë, Znj. Cynthia Morel, kishte qenë i domosdoshëm për shkak të rëndësisë dhe komplikimit të çështjeve që do trajtoheshin.
65. Qeveria nga ana e saj pohon se shpenzimet për të cilat kërkohet rimbursim janë bërë pa qenë nevoja dhe vlerëson se kanë qenë të tepruara. Ajo nuk është dakord se për kërkuesin e dytë ka qenë e nevojshme të kishte avokatë të vendosur jashtë shtetit, honoraret e të cilëve janë shumë më të larta se ato të avokatëve lokalë, sepse caktimi i tyre do të sillte rritjen e shpenzimeve për udhëtime e komunikim.
66. Gjykata nuk është dakord me mendimin e Qeverisë sipas të cilit kërkuesit duhet të zgjedhin për përfaqësimin e tyre para Gjykatës avokatë vendas, edhe nëse këta do të ishin në gjendje të ofronin (si në këtë rast) shërbime po aq të mira sa ato që mund të ofrojnë avokatët e huaj. Për rrjedhojë, pabarazia midis shumave të kërkuara në këtë rast nuk përbën në vetvete një element të mjaftueshëm për të nxjerrë përfundimin se shumat më të larta janë të panevojshme dhe të paarsyeshme. Megjithatë, Gjykata e konsideron të tepërt shumën e kërkuar nga kërkuesi i dytë dhe i jep të interesuarit 20 000 EUR me autoritetin e saj. Përkundrazi, ajo mendon se kërkuesi të parë i duhet dhënë e gjithë shuma e kërkuar.
C. Interesat moratore
67. Gjykata e quan me vend të përllogarisë përqindjen e interesave moratore sipas përqindjes së interesit të normës margjinale të huadhënies së Bankës qendrore evropiane të rritur me tri pikë.
PËR KËTO ARSYE, GJYKATA
1. vendos me unanimitet, të bashkojë kërkesat ;
2. Deklaron të pranueshme, me shumicë votash, ankesat kryesore që lidhen me pamundësinë e kërkuesve për t’u paraqitur si kandidatë në zgjedhjet e Dhomës së popujve të Bosnjë -Hercegovinës ;
3. Deklaron të pranueshme, me unanimitet, ankesat kryesore që lidhen me pamundësinë që u është krijuar kërkuesve për t’u paraqitur si kandiadatë në zgjedhjet e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës ;
4. Deklaron, me unanimet, kërkesat si të paparanueshme për shpenzime të tepërta;
5. Thotë, me katërmbëdhjetë vota pro dhe tre vota kundër, se ka një shkelje të nenit 3 të Protokollit no 1 të lidhur me pamundësinë që u është krijuar kërkuesve për t’u paraqitur si kandidatë në zgjedhjet e Dhomës së Popujve të Bosnjë-Hercegovinës ;
6. Thotë, me unanimitet, se nuk është e detyrueshme të shqyrtohet e njëjta ankesë nën këndvështrimin e nenit 3 të Protokollit no 1 të konsideruar veçmas ose të nenit 1 të Protokollit no 12 ;
7. Thotë, me gjashtëmbëdhjetë vota pro dhe një votë kundër, se ka pasur një shkelje të nenit 1 të Protokollit no 12 lidhur me pamundësinë e kërkuesve për t’u paraqitur si kandidatë në zgjedhjet e Presidencës së Bosnjë- Hercegovinës ;
8. Thotë, me unanimitet, se konstatimi i një shkeljeje nënkupton një shpërblim të drejtë, të mjaftueshëm për çdo dëm moral që mund të kenë pësuar kërkuesit ;
9. Thotë
a) me gjashtëmbëdhjetë vota pro me një votë kundër, se shteti i paditur duhet të derdhë për kërkuesin e parë, pas tre muajsh, 1 000 EUR (një mijë euro) për kostot dhe shpenzimet gjyqësore, shumë që do të konvertohet në marka sipas kursit të këmbimit në datën e derdhjes plus çdo shumë që mund të jetë detyrim si një taksë për të interesuarin ;
b) Me pesëmbëdhjetë vota pro dhe dy vota kundër, Shteti i paditur duhet t’i derdhë kërkuesit të dytë, pas tre muajsh, 20 000 EUR (njëzet mijë euro) për kostot dhe shpenzimet gjyqësore, shumë që duhet konvertuar në marka sipas kursit të këmbimit në datën e derdhjes plus çdo shumë që mund të jetë detyrim si një taksë për të interesuarin ;
c) në unanimitet, se duke nisur nga skadimi i afatit të caktuar prej tre muajsh dhe deri në datën e dorëzimit, shumat e sipërpërmendura do të rriten me një interes të thjeshtë, në përqindje të barabartë me atë të normës margjinale të huadhënies së Bankës Qendrore Evropiane të zbatueshme gjatë kësaj periudhe, plus tri pikë përqindjeje;
10. Hedh poshtë, me unanimitet, kërkesën për shpërblim të drejtë të kërkuesit të dytë, për çdo shumë tjetër.
Bërë në frëngjisht dhe në anglisht, më pas shpallur në seancë publike në Pallatin e të Drejtave të Njeriut, në Strasbourg, në 22 dhjetor 2009.
Vincent Berger Jean-Paul Cost
Këshilltar ligjor Kryetar
Në këtë vendim gjendet bashkëlidhur, në përputhje me nenet 45 § 2 të Konventës dhe 74 § 2 të rregullores, paraqitja e opinioneve të ndara si më poshtë :
– opinioni pjesërisht dakord dhe pjesërisht kundër i gjyqtares Mijović, me të cilin bashkohet gjyqtari Hajiyev ;
– opinioni kundër i gjyqtarit Bonello.
J.-P. C.
V. B.
© Këshilli i Europës/ Gjykata europiane e tëdrejtave të njeriut, 2012.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës europiane të të drejtave të njeriut janë frëngjjishtja dhe anglishtja. Ky përkthim është kryer me mbështetjen e Fondit të besimit për të drejtat e njeriut të Këshillit të Europës (/humanrightstrustfund). Ai nuk paraqet detyrim për Gjykatën, dhe kjo e fundit nuk mban asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e jurisprencës së Gjykatës europiane të të drejtave të njeriut (), ose çdo bazë të dhënash tjetër të cilës ia ka dhënë HUDOC. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo komerciale, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me treguesin e copyright si më sipër si dhe me referencën e Fondit të besimit për të drejtat e njeriut. Çdo person që dëshiron të përdorë tërësisht ose pjesërisht përkthimin për qëllime komerciale duhet ta njoftojë këtë më parë në adresën e mëposhtme: publishing@
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2012.
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2012.
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
[1] Deri në luftën e viteve 1992-1995, boshnjakët emërtoheshin me termin « Muslimanë ». Termi « boshnjak » (Bošnjaci) nuk duhet ngatërruar me termin « Bosniens » (Bosanci), i përdorur përgjithësisht për të emërtuar qytetarë të Bosnjë-Hercegovinës pavarësisht nga origjina e tyre etnike.
[2] Anëtarët e Dhomës së popujve të Federatës së Bosnjë-Hercegovinës caktohen nga parlamentet kantonale (Federata e Bosnjës përbëhet nga 10 kantone). Anëtarët e parlamenteve kantonale zgjidhen drejtpërsëdrejti.
[3]. Anëtarët e Asamblesë kombëtare të Republikës Srpska zgjidhen drejtpërsëdrejti.
[4]. Znj.Nystuen mori pjesë në negociatat e Dejtonit si dhe në diskutimet kushtetuese paraprake, në cilësinë e këshilltares juridike të bashkë-presidentit për Bashkimin Evropian të Konferencës ndërkombëtare mbi ish-Jugosllavinë, Z. Bildt, i cili drejtonte delegacionin e Bshkimit Evropian në gjirin Grupit të kontaktit. Më pas, deri në vitin 1997, ajo punoi si këshilltare juridike e Z. Bildt kur ky ishte Përfaqësues i Lartë për Bosnjë- Hercegovinën.
[5]. Z. O’Brien mori pjesë në negociatat e Dejtonit në cilësinë e juristit për Grupin e kontaktit dhe mori pjesë gjithashtu në shumicën e negociatave të rëndësishme të kryera për ish-Jugosllavinë nga viti 1994 - 2001.
[6] Të gjitha qeniet njerëzore që i përkasin të njëjtit lloj, ECRI hedh poshtë teoritë e bazuara mbi ekzistencën e racave të ndyshme ». Megjithatë, për të shmangur lënien pa mbrojtje ligjore të personave që zakonisht janë konceptuar gabimisht se i përkasin « një race tjetër », ECRI përdor këtë term në rekomandimin e tij.
Full & Egal Universal Law Academy