© Legal summary prepared for HUDOC by Venera Kabashi, human rights lawyer focusing on the ECtHR case-law for Western Balkan countries.
Përmbledhje juridike e përgatitur për HUDOC nga Venera Kabashi, juriste e të drejtave të njeriut e fokusuar në jurisprudencën e GjEDNj mbi vendet e Ballkanit Perëndimor.
August/gusht 2025
____________________________________________________________________________________
Selimi dhe Krasniqi k. Serbisë - 20641/20 dhe 20644/20
Vendim i datës 2.6.2025 [Seksioni III]
Neni 1 i Protokollit nr. 1 (aspekti procedural) dhe Neni 6 § 1 (afati i arsyeshëm)
Faktet – Ankuesit u lindën ne 1939 dhe 1934 dhe banojnë në Gjilan. Në vitet ‘91 dhe ‘85 fondi Serb i pensioneve njohu të drejtën e tyre për pension dhe ua pagoi atë deri në fillim të vitit 1999.
Në 2013 dhe 2017 ankuesit kërkuan që pagesat të rifillonin pasi ishin ndërprerë në kundërshtim me ligjin.
Arsyetimi juridik
E drejta e pronës – Kërkesë-paditë e ankuesve u kthyen shpesh për rigjykim dhe vazhdojnë të jenë pritje të gjykimit nga gjykatat vendase në Serbi. Një tejzgjatje e tillë, ndërkohë që ankuesit ishin në moshë të shtyrë (ankuesi i dytë ka ndërruar jetë), nënkupton që ata nuk patën një mundësi të arsyeshme procedurale për të kundërshtuar ndërhyrjen në të drejtën e tyre të pronësisë mbi shumat e pensionit. Përfundimi: shkelje e nenit 1 i Protokollit nr. 1.
Afati i arsyeshëm:
Për ankuesin e parë: në dhjetor 2021 Gjykata Kushtetuese gjykoi që procedurat gjyqësore kishin zgjatur përtej afatit të arsyeshëm dhe i akordoi ankuesit 900 euro kompensim që iu paguan atij brenda gjashtë muajsh. Megjithatë, edhe pas këtij vendimi tejzgjatja e procedurës vijoi.
Për ankuesin e dytë: në maj 2021 Gjykata Kushtetuese gjykoi që procedurat gjyqësore kishin zgjatur përtej afatit të arsyeshëm dhe i akordoi ankuesit 500 euro kompensim që nuk janë paguar ende. Gjithashtu, edhe pas këtij vendimi tejzgjatja e procedurës vijoi.
Përfundimi: shkelje e neni 6 § 1.
Shpërblim për dëmin jo-pasuror dhe shpenzimet e avokatit: 5,000 dhe 2,000 euro për ankues.