GJYKATA EUROPIANE E TË DREJTAVE TË NJERIUT
SEKSIONI I KATËRT
ÇËSHTJA SILIQI DHE TË TJERËT KUNDËR SHQIPËRISË
(Ankimet nr. 37295/05 dhe 42228/05)
VENDIM
STRASBURG
10 Mars 2015
Ky vendim është i formës së prerë, por mund t’i nënshtrohet rishikimit redaktues.
VENDIMI SILIQI DHE TË TJERËT KUNDËR SHQIPËRISË
Në çështjen Siliqi dhe të Tjerët kundër Shqipërisë,
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (Seksioni i Katërt), e mbledhur si një Komitet i përbërë nga:
George Nicolaou, President,
Ledi Bianku,
Krzysztof Wojtyczek, gjyqtarë,
dhe Fatoş Aracɪ, Zëvendës Sekretar i Seksionit
Pasi ka diskutuar me dyer të mbyllura më 17 Shkurt 2015,
Shpall vendimin e mëposhtëm, i cili u miratua në datën e sipërpërmendur:
PROCEDURA
Çështja nisi me dy ankesa (nr. 37295 dhe 42228/05) kundër Republikës së Shqipërisë paraqitur në Gjykatë, nga katër shtetas shqiptarë, në përputhje me Nenin 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (“Konventa”). Ankesa nr. 37295/05 u paraqit nga Znj. Drita Siliqi, me mbiemër vajzërie Shundi, Znj. Mariana Shundi dhe Z. Andrea Shundi, më 3 Tetor 2005, ndërsa ankesa nr. 42228/05 u paraqit nga Znj. Gjenovefa Mihali, me mbiemër vajzërie Shundi, dhe Znj. Drita Siliqi , ne mbiemër vajzërie Shundi, më 14 Tetor 2005. Ankuesit u përfaqësuan nga Z. A. Tartari, një avokat i cili e ushtron veprimtarinë në Tiranë. Qeveria shqiptare (“Qeveria”) u përfaqësua nga agjenti i saj i asaj kohe Z. S. Mëneri, nga Ministria e Punëve të Jashtme. Më 6 Dhjetor 2007, ankimet iu komunikuan Qeverisë.
FAKTET
RRETHANAT E ÇËSHTJES
Ankuesit kanë lindur respektivisht në vitin 1937, 1933, 1941 dhe 1934 dhe jetojnë në Shqipëri dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 30 Dhjetor 1994, Komisioni për Rikthimin dhe Kompensimin e Pronave Tiranë (“Komisioni”) midis të tjerave, i njohu ankuesve të drejtat mbi pronën e trashëguar për një ngastër toke me përmasat 2,461.97 m2 dhe vendosi që ta rikthente pronën. Përderisa ndërtesat ishin ndërtuar mbi këtë tokë nga një palë e tretë, Komisioni vendosi se pala e tretë duhet të paguajë qera për tokën ose ta riblejë atë, bazuar në një marrëveshje që do të vendoset midis palëve. Gjithashtu, ai pranoi të drejtën e ankuesve për t’i refuzuar fillimisht ndërtesat.
VENDIMI SILIQI DHE TË TJERËT KUNDËR SHQIPËRISË
Më 18 Shkurt 1997, ankuesit paraqitën një kërkesë civile në Gjykatën e Rrethit Tiranë, në të cilën kërkonin anulimin e kontratës së shitjes së vitit 1996, të vendosur midis shtetit dhe palës së tretë, mbi dy ngastra toke me përmasat 197 m2 dhe 195 m2, të cilat ata pretendonin se iu përkisnin atyre. Gjithashtu, ankuesit kërkuan që pala e tretë të bënte pagesën e qerasë në mbështetje të Aktit mbi Pronën i vitit 1993. Në po të njëjtën linjë procedimesh, pala e tretë paraqiti një kundërpërgjigje duke kërkuar anulimin e pjesshëm të vendimit të Komisionit. Më 24 Prill 2002, Gjykata e Lartë dha vendimin final në të cilin hidhte poshtë kërkesat e ankuesve. Ajo gjithashtu refuzoi edhe të drejtën e tyre për refuzimin e parë në lidhje me ndërtesat në ngastrat e tokës, të cilat ishin dhënë nga Komisioni. Ajo vendosi se ankuesve iu jepet e drejta për kompensim mbi ngastrën e tokës me përmasë 2,461/97 m2, kompensim i cili do të përcaktohej në përputhje me Aktin mbi Pronën i vitit 1993. Më 22 Tetor 2004, Gjykata Kushtetuese, e mbledhur si një bankë e e plotë, nuk konstatoi shkelje të të drejtave të ankuesve për një gjykim të drejtë. Deri më sot, nuk është paguar asnjë kompensim.
LIGJI DHE PRAKTIKA PËRKATËSE VENDASE
Ligji dhe praktika përkatëse vendase është përshkruar në detaje, inter alia, në vendimin Manushaqe Puto dhe të Tjerët kundër Shqipërisë (nr. 604/07, 43628/07 dhe 34770/09, §§ 23-53, 31 Korrik 2012) dhe Ramadhi kundër Shqipërisë (nr. 38222/02, 13 Nëntor 2007). Më 6 Mars 2013 dhe 30 Korrik 2014, Qeveria miratoi dhe lëshoi harta të reja për vlerësimin e pronës, të cilat përfshinin çmimin referencë për metër katrorë anembanë vendit (vendimet e Këshillit të Ministrave, nr. 187 më 6 Mars 2013 dhe 514 më 30 Korrik 2014).
MATERIAL I KËSHILLIT TË EUROPËS
Në vijim të ngjarjeve të përshkruara në vendimin Karagjozi dhe të Tjerët kundër Shqipërisë [Këshilli], nr. 25408/06, 37419/06, 49121/06, 1504/07, 19772/07, 46685/07, 49411/07, 27242/08, 61912/08 dhe 15075/09, §§ 36-38, 8 Prill 2014, Komiteti i Ministrave nxori një vendim më 6 Mars 2014, mbi ekzekutimin e gjykimit të dhënë për moszbatim të vendimeve vendase juridike dhe administrative të formës së prerë nga ana e autoriteteve shqiptare, të cilat iu akordonin ankuesve kompensim në një nga mënyrat e parashikuara me ligj, në vend të rikthimit fizik të ngastrave të tyre të tokës, i cili u miratua në takimin e 1193-të të tij, duke parashtruar si më poshtë vijon, për sa ka të bëjë me çështjen:
VENDIMI SILIQI DHE TË TJERËT KUNDËR SHQIPËRISË
“Deputetët
(...)
2. i konsideruan aktet e ndërmarra që prej Shtatorit 2013 dhe masat e parashikuara për javët dhe muajt në vijim si inkurajuese: megjithatë, duke ndjerë keqardhje se afati i përcaktuar nga vendimi pilot nuk u respektua, duke nënvizuar se në mënyrë që të përmbusheshin detyrimet e parashtruara nga Gjykata Europiane dhe të realizohej mekanizmi i kërkuar për kompensim pa vonesa të mëtejshme dhe brenda kuadrit të propozuar nga plani i veprimit, angazhimi politik i shprehur në planin e veprimit duhet të ndiqet nga akte konkrete dhe thelbësore në nivel kombëtar, veçanërisht në fushat e identifikuara nga Komiteti në Rezolutën e tij të Përkohshme KM/ResDH(2013) 115:
(...).”Vendimi i Komitetit të Ministrave i datës 5 Qershor 2014 mbi ekzekutimin e gjykimeve në lidhje me moszbatimin e vendimeve vendase juridike dhe administrative të formës së prerë nga ana e autoriteteve shqiptare, të cilat i akordojnë ankuesve kompensim në një nga mënyrat e parashikuara me ligj, në vend të rikthimit fizik të ngastrave të tyre të tokës, i cili u miratua në takimin e tij të 1201, parashtroi si më poshtë vijon, për sa ka të bëjë me çështjen:
“Deputetëtmirëpritën miratimin formal nga ana e Këshillit Shqiptar të Ministrave të planit të veprimit për ngritjen e një mekanizmi të efektshëm për kompensim, duke e bërë kështu të detyrueshëm planin e veprimit, dhe u shprehën të kënaqur se masat e parashikuara janë adoptuar në përputhje me parashikimet në këtë plan; duke patur parasysh afatin e përgjithshëm për implementimin e këtij mekanizmi, inkurajojnë fort autoritetet të intensifikojnë përpjekjet e tyre në mënyrë që të pakësojnë këtë kornizë kohore sa më shumë të jetë e mundur;
(...).”
LIGJI
BASHKIMI I ANKESAVE
Duke qenë se të dy ankesat përmbajnë të njëjtat fakte dhe pakënaqësi, Gjykata vendos se ato duhet të bashkohen në përputhje Rregullin 42 § 1 i Rregullave të Gjykatës.
VENDIMI SILIQI DHE TË TJERËT KUNDËR SHQIPËRISË
SHKELJE E PRETENDUAR E NENEVE 6 § 1 DHE 13 TË KONVENTËS SI EDHE E NENIT 1 TË PROTOKOLLIT NR. 1 TË KONVENTËS
Nga mocioni i saj Gjykata ngriti pyetjen nëse kishte patur një shkelje të Neneve 6 § 1 dhe 13 të Konventës, si edhe të Nenit 1 të Protokollit Nr. 1 të Konventës në lidhje me
mospagimin të kompensimit për ankuesit nga ana e autoriteteve sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, i datës 24 Prill 2002.
Neni 6 § 1 i Konventës, për sa ka lidhje me çështjen, përcakton si më poshtë:
“Në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të tij civile ... çdonjëri ka të drejtën për një seancë ... të drejtë ... dëgjimore nga [një] ... gjykatë ...”
Neni 13 i Konventës përcakton si më poshtë:
“Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Konventë, ka të drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar, pavarësisht se shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare.”
Neni 1 i Protokollit Nr. 1 i Konventës përcakton si më poshtë:
“Çdo individ ka të drejtën të gëzojë i qetë pronat e tij. Asnjë nun privohet nga pronat e tij përveç kur preket interesi publik dhe kur bëhet subjekt i kushteve të parashikuara me ligj dhe bazuar në parimet e përgjithshme të ligjit ndërkombëtar.
Parashikimet e mëparshme nuk ndërhyjnë në të drejtën e një Shteti për t’i zbatuar këto ligje, nëse shikohet si e arsyeshme të kontrollohet përdorimi i pronës në përputhje me interesin e përgjithshëm, apo për të siguruar pagesën e taksave, të kontributeve ose penaliteteve të tjera.”
PRANUESHMËRIA
Gjykata vëren se kjo pjesë e ankimeve nuk gjendet e pabazuar në fakte sipas interpretimit të Nenit 35 § 3 (a) të Konventës. Më tej ajo vëren se kjo pjesë nuk është e papranueshme në ndonjë aspekt tjetër. Për këtë arsye ajo duhet deklaruar e pranueshme.
CILËSITË
Qeveria parashtroi se ankuesit nuk kërkuan kurrë kompensimin e akorduar nga vendimi i Gjykatës së Lartë më 24 Prill 2002. Ata këmbëngulën që prona t’iu kthehej fizikisht. Autoritetet nuk mund të bëheshin përgjegjës për moszbatimin e vendimit, nga ankuesit nuk u ndërmor asnjë hap për zbatimin e tij.
VENDIMI SILIQI DHE TË TJERËT KUNDËR SHQIPËRISË
Gjykata tashmë ka shqyrtuar dhe në vijim ka hedhur poshtë argumentin e Qeverisë në çështjen Beshiri dhe të Tjerët kundër Shqipërisë, nr. 7352/03, §§ 62-66, 22 Gusht 2006. Gjykata nuk sheh ndonjë arsye për të arritur në një përfundim tjetër në këtë çështje. Gjykata konstaton se mozbatimi i vendimit të formës së prerë të gjykatës për kaq shumë vite nga ana e autoriteteve vendase, dhe siç duket mospagimi i kompensimit të akorduar, shkelte të drejtat e ankuesve referuar Nenit 6 § 1 dhe Nenit 1 të Protokollit Nr. 1 të Konventës (shiko Driza kundër Shqipërisë, nr. 33771/02, GJEDNJ 2007-V (ekstrakte), Vrioni dhe të Tjerët kundër Shqipërisë dhe Italisë, nr. 35720/04 dhe 42832/06, 29 Shtator 2009, Manushaqe Puto dhe të Tjerët kundër Shqipërisë, cituar më sipër). Gjykata gjithashtu arrin në përfundimin se nuk ka patur asnjë formë shpaguese vendase, cila do të mund të kompensonte në mënyrën e duhur dhe mjaftueshëm për kohën e gjatë të moszbatimit të vendimit të formës së prerë të gjykatës i cili akordonte kompensim. Prandaj konstatohet një shkelje e Nenit 13 të Konventës (shiko Manushaqe Puto dhe të Tjerët kundër Shqipërisë, cituar më sipër).
SHKELJE TË TJERA TË PRETENDUARA TË KUSHTETUTËS
Gjithashtu, ankuesit shprehën pakënaqësinë bazuar në Nenin 6 § 1 në lidhje me padrejtësinë e procedimeve vendase për sa i përket interpretimit të ligjit vendas dhe rezultatit të atyre procedimeve. Nën dritën e hedhur nga të gjitha materialet në zotërimin e saj, dhe përderisa deri më tani çështjet për të cilat është bërë ankesa janë në kompetencën e saj, Gjykata mendon se kjo pjesë e ankimit nuk shpalos ndonjë formë të shkeljes së Konventës. Më tej ajo vijon se është e papranueshme në përputhje me Nenin 35 §§ 3 (a), duke qenë se nuk është e bazuar në fakte dhe sipas Nenit 35 § 4 të Konventës duhet kundërshtuar.
ZBATIMI I NENIT 41 TË KONVENTËS
Neni 41 i Konventës parashikon:
“Kur Gjykata konstaton se ka pasur një shkelje të Konventës ose të protokolleve të saj dhe, nëse e drejta e brendshme e Palës së Lartë Kontraktuese lejon të bëhet vetëm një ndreqje e pjesshme, Gjykata, kur është e nevojshme, i akordon shpërblim të drejtë palës së dëmtuar.”
Dëmi
Ankuesit iu referuan raportit të vlerësimit të ekspertit, i cili kërkonte 1,639,000 euro (“EUR”) për dëmin monetar , i cili shkonte deri në 1,480,000 euro për sa i përket
VENDIMI SILIQI DHE TË TJERËT KUNDËR SHQIPËRISË
vlerës së ngastrës së tokës me përmasa 2,467/97 m2 dhe 159,000 euro në lidhje me humbjen e përfitimeve. Ata gjithashtu kërkuan 200,000 euro për dëmin jo monetar. Qeveria nuk dorëzoi një raport nga eksperti për shkak të kompleksitetit të kërkesave të ankuesve dhe mungesës së kohës. Megjithatë, ata rezervuan të drejtën për të vepruar kështu në një fazë më të vonë. Deri më sot, asnjë raport i tillë nuk është dorëzuar në Gjykatë. Sipas natyrës jo të efektshme të sistemit aktual të kompensimit, dhe në veçanti duke patur parasysh faktin se tashmë kanë kaluar 13 vjet që nga koha kur ankuesve iu akordua prona, Gjykata, pa gjykuar paraprakisht zhvillime të mundshme në të ardhmen, në lidhje me përcaktimin e një mekanizmi kompensimi efektiv e gjykon të arsyeshme t’i akordojë ankuesve një shumë e cila do të ishte zgjidhja përfundimtare dhe shteruese e çështjeve. Gjykata sjell ndërmend konkluzionet e saj në çështjen Vrioni dhe të Tjerët kundër Shqipërisë (shlyerje e drejtë), nr. 35720/04 dhe 42832/06, §§ 33-39, 7 Dhjetor 2010 për sa i përket metodës së përllogaritjes së dëmit monetar. Për këtë arsye, Gjykata do ta bazojë llogaritjen e dëmit monetar bazuar mbi hartat e vlerësimit të pronës miratuar nga Qeveria në vitin 2008 (shiko gjithashtu Manushaqe Puto dhe të Tjerët, cituar më sipër, § 125), ndërkohë që Qeveria nuk është mbështetur në hartat aktuale të vlerësimit të pronës. Duke marrë parasysh materialet e paraqitura nga palët si edhe në materialet që zotëron vet, Gjykata e mendon si të arsyeshme që t’i akordojë ankuesve 1,498,400 euro për dëmin monetar dhe atë jo monetar.
Kostot dhe shpenzimet
Ankuesit kërkuan 10,000 euro për kostot dhe shpenzimet e bëra në Gjykatë. Ata nuk paraqitën një material të detajuar për të mbështetur kërkesën e tyre për kostot dhe shpenzimet. Sipas rregullores së Gjykatës të përcaktuar nga praktika e mëparshme, një ankues ka të drejtën për t’u rimbursuar për kostot dhe shpenzimet vetëm nëse është provuar se faktikisht ato janë bërë nisur nga nevoja, dhe janë të arsyeshme (shiko Gjyli kundër Shqipërisë, nr. 32907/07, § 72, 29 Shtator 2009). Në këtë pikë, Rregulli 60 §§ 2 dhe 3 i Rregullave të Gjykatës parashikon se ankuesit duhet t’i bashkëlidhin kërkesat e tyre për kompensim të drejtë, “çdo dokument mbështetës i lidhur me çështjen”, por nëse nuk e bën një gjë të tillë Gjykata “mund t’i refuzojë kërkesat plotësisht ose pjesërisht”.Gjykata vërën se ankuesit nuk dorëzuan ndonjë dokument referues për të mbështetur kërkesat e tyre. Për këtë arsye, Gjykata nuk do të akordojë ndonjë shpërblim për kostot dhe shpenzimet.
VENDIMI SILIQI DHE TË TJERËT KUNDËR SHQIPËRISË
Interes i vonuar
Gjykata e gjykon si të arsyeshme që norma e interesit të vonuar të bazohet në normën e huadhënies marxhinale të Bankës Qendrore Europiane, normë së cilës i duhen shtuar pikë 3 përqindëshe.
PËR KËTO ARSYE, GJYKATA UNANIMISHT,
Vendos të bashkojë ankesat nr. 37295/05 dhe 42228/05; I deklaron ankesat në lidhje me Nenet 6 § 1 dhe 13 të Konventës si edhe Nenin 1 të Protokollit Nr. 1 në lidhje me moszbatimin e vendimit të Gjykatës së Lartë të datës 24 Prill 2002, të pranueshme dhe pjesën tjetër të ankimit të papranueshëm; Vendos se ka patur një shkelje të Neneve 6 § 1 dhe 13 si edhe të Nenit 1 të Protokollit Nr. 1 të Konventës; Vendos
(a) Se Shteti i paditur duhet t’i paguajë ankuesve, bashkërisht, brenda tre muajve, 1,498,400 euro (një milion e katërqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e katërqind euro), plus taksat që mund të jenë të tarifueshme, për dëmin monetar dhe jo monetar ndaj të gjithë ankuesve për të dy ankimet, duke e konvertuar shumën në vlerën monetare të Shtetit të paditur në normën që përdoret në ditën e shlyerjes;
(b) se që nga mbarimi i periudhës së mësipërme prej tre muajsh deri në momentin e shlyerjes, interesi i thjeshtë do të jetë i pagueshëm në shumat e mësipërme në një normë të barabartë me normën marxhinale të huadhënies të Bankës Qendrore Europiane gjatë periudhës së vonesës plus pikë 3%; Nuk pranon pjesën tjetër të kërkesës së ankuesve për shpërblim të drejtë.
E hartuar në anglisht dhe e mbajtur me shkrim më 10 Mars 2015 në zbatim të Rregullit 77 §§ 3 të Rregullave të Gjykatës.
Fatoş Aracɪ George Nicolaou
Zëvendës Sekretar President
Full & Egal Universal Law Academy