© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informativ për praktikën No. 165 të Gjykatës
Korrik 2013
Sindicatul “Păstorul cel Bun” k. Rumanisë [GC] - 2330/09
Vendim 9.7.2013 [GC]
Neni 11
Neni 11-1
Liria e organizimit
Refuzimi i regjistrimit të një sindikate priftërinjsh për arsye të autonomisë së bashkësive fetare: nuk ka shkelje
Faktet – Në Prill të vitit 2008 tridhjetë e pesë klerikë dhe punonjës laikë të Kishës Ortodokse Rumune vendosën të formojnë një sindikatë. Presidenti i zgjedhur bëri kërkesë në gjykatën e shkallës së parë për njohjen e sindikatës si person juridik dhe përfshirjen e saj në regjistrin e sindikatave. Megjithatë, përfaqësuesi i kryedioqezës depozitoi një kundërshtim. Përfaqësuesi i sindikatës vazhdoi me kërkesën, e cila u mbështet nga zyra e prokurorit publik. Në Maj 2008 gjykata e pranoi kërkesën e sindikatës dhe urdhëroi futjen e saj në regjistër, duke e njohur atë, në këtë mënyrë, si person juridik. Kryedioqeza e apeloi vendimin. Në një vendim përfundimtar të Korrikut 2008, gjykata e rrethit e pranoi kërkesën për apel, anulloi vedndimin në shkallë të parë dhe, në lidhje me themelin, refuzoi kërkesën e sindikatës për njohje si person juridik dhe hyrje në regjistrin e sindikatave.
Në një vendim të 31 Janarit 2012 (shiko Information Note 148), një Dhomë e Gjykatës u shpreh me pesë vota kundrejt dy, se ishte shkelur Neni 11, duke konstatuar se, në mungesë të një “nevoje sociale urgjente” dhe arsyesh të mjaftueshme, një masë kaq drastike sa refuzimi i regjistrimit të sindikatës kishte qenë jo-proporcionale për qëllimin e ndjekur e për këtë arsye e panevojshme në një shoqëri demokratike.
Ligji – Neni 11
(a) Zbatueshmëria – Detyrat e kryera nga anëtarët e sindikatës dhe mënyra e shpërblimit të tyre përmbanin shumë nga tiparet tipike të një marrëdhenie punësimi. Megjithatë, puna e pjestarëve të klerit kishte karakteristika të caktuara të posaçme, të tilla si qëllimi shpirtëror i saj, fakti se kryhej brenda një kishe që gëzonte një shkallë të caktuar autonomie, dhe detyrimi për besnikëri ndaj Kishës. Ndaj mund të përbënte një detyrë delikate bërja e një dallimi të përpiktë mes veprimtarive rreptësisht fetare dhe veprimtarive të një natyre më financiare. Megjithatë, pavarësisht rrethanave të tyre të posaçme, pjestarët e klerit e përmbushnin misionin e tyre në kontekstin e një marrëdhënieje punësimi që ishte brenda fushës së veprimit të Nenit 11, i cili rrjedhimisht ishte i zbatueshëm për faktet e çështjes.
(b) Themeli – Refuzimi i regjistrimit të sindikatës përbënte një ndërhyrje, e cila ishte bazuar tek dispozitat e Statutit të Kishës Ortodokse Rumune. Gjykatat e brendëshme, në bazë të Statutit, kishin konkluduar se themelimi i shoqatave dhe fondacioneve të Kishës ishte prerogativë e Sinodit të Shenjtë dhe, për të marrë pjesë në çdo lloj forme organizimi, pjestarëve të klerit u kërkohej leja e kryepeshkopit. Ndërhyrja ishte bërë për qëllimin legjitim të mbrojtjes së të drejtave të të tjerëve, e veçanërisht ato të Kishës Ortodokse Rumune.
Duke patur parasysh argumentet e paraqitura nga kryedioqeza përpara gjykatave të brendëshme në mbështetje të kundërshtimit të saj për njohjen e sindikatës, kishte qenë e arsyeshme që gjykata e rrethit të gjykonte se një vendim që lejonte regjistrimin e sindikatës mund të krijonte një rrezik real për autonominë e bashkësisë fetare në fjalë. Në Rumani, të gjitha bashkësitë fetare kishin të drejtën të miratonin rregullat e tyre të brendëshme e kështu ishin të lira të merrnin vendimet e tyre në lidhje me funksionimin e tyre, rekrutimin e personelit dhe marrëdhëniet me klerikët e tyre. Parimi i autonomisë së bashkësive fetare ishte guri i themelit në marrëdhëniet mes Shtetit rumun dhe bashkësive fetare të njohura brenda territorit të tij. Kisha Ortodokse Rumune kishte zgjedhur të mos përfshinte në Statutin e saj dispozitat e ligjit të punës, që ishin relevante për këtë gjë, një zgjedhje kjo që ishte miratuar me urdhër qeverie në përputhje me parimin e autonomisë së bashkësive fetare. Duke patur parasysh qëllimet e përcaktuara nga sindikata kërkuese në statutin e saj - veçanërisht ato për promovimin e iniciativës, konkurencës dhe lirisë së shprehjes mes anëtarëve të saj, sigurimin e pjesëmarrjes së një prej anëtarëve të saj në Sinodin e Shenjtë, kërkesën për paraqitjen e një raporti financiar vjetor nga kryepeshkopi dhe përdorimin e grevave si mjet për mbrojtjen e interesave të anëtarëve të saj - vendimi i gjykatës për refuzimin e regjistrimit të sindikatës me qëllim respektimin e autonomisë së bashkësive fetare nuk dukej se ishte i paarsyeshëm, veçanërisht duke patur parasysh rolin e Shtetit për ruajtjen e kësaj autonomie. Duke refuzuar regjistrimin e sindikatës kërkuese, Shteti thjesht kishte refuzuar të përfshihej në organizimin dhe funksionimin e Kishës Ortodokse Rumune, duke respektuar, në këtë mënyrë, detyrën e saj për asnjanësi në bazë të Nenit 9 të Konventës.
Gjykata e Rrethit refuzoi të regjistronte sindikatën kërkuese pasi vërejti se kërkesa e saj nuk plotësonte kushtet sipas Statutit të Kishës, pasi anëtarët e saj nuk kishin vepruar në pajtueshmëri me proçedurën e posaçme të vendosur për themelimin e një shoqate. Gjykata, në këtë mënyrë, thjesht kishte zbatuar parimin e autonomisë së bashkësive fetare. Ajo kishte gjykuar, duke pranuar argumentet e paraqitura nga kryedioqeza, se, në rast se ajo do të autorizonte themelimin e një sindikate, organet konsultative dhe vendim-marrëse të parashikuara nga Statuti i Kishës do të zëvendësoheshin nga, ose do të ishin të detyruara të punonin sëbashku me nje organ të ri - sindikatën – gjë që nuk ishte një detyrim sipas traditave të Kishës dhe rregullat e ligjit kanonik, që rregullojnë konsultimet dhe vendim-marrjen. Shqyrtimi nga ana e gjykatës kishte konfirmuar, në këtë mënyrë, se rreziku i pretenduar nga autoritetet e Kishës ishte i pranueshëm dhe substancial, se arsyet e paraqitura prej tyre nuk i shërbenin ndonjë qëllimi tjetër të palidhur me ushtrimin e autonomisë së bashkësisë fetare në fjalë dhe se refuzimi për të regjistruar sindikatën nuk shkonte përtej asaj çfarë ishte e domosdoshme për zhdukjen e atij rreziku.
Në mënyrë më të përgjithëshme, Statuti i Kishës Ortodokse Rumune nuk parashikonte një ndalim absolut për klerikët në lidhje me formimin e sindikatave për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre legjitime. Kështu, asgjë nuk i ndalonte anëtarët e sindikatës kërkuese të shfrytëzonin të drejtën e tyre në bazë të Nenit 11 të Konventës për formimin e një shoqate që kishte qëllime në pajtueshmëri me Statutin e Kishës dhe nuk vinte në pyetje strukturën hierarkike tradicionale dhe proçedurat vendim-marrëse të Kishës. Për më tepër, anëtarët e sindikatës kërkuese ishin të lirë t’i bashkoheshin çdo shoqate ekzistuese brenda Kishës Ortodokse Rumune, që ishte autorizuar nga gjykatat nacionale dhe funksiononte në përputhje me kërkesat e Statutit të Kishës.
Së fundi, ekzistonte një llojshmëri e madhe modelesh kushtetuese, që rregullonin marrëdhëniet mes Shteteve dhe bashkësive fetare në Evropë. Duke marrë parasysh mungesën e një konsensusi evropian për këtë problem, Shteti gëzonte një hapësirë më të madhe vlerësimi në këtë fushë, përfshirë të drejtën për të vendosur për njohjen apo jo të sindikatave që funksionojnë brenda bashkësive fetare dhe ndjekin qëllime që mund të pengojnë ushtrimin e autonomisë së këtyre bashkësive. Si përfundim, refuzimi i gjykatës së rrethit për të regjistruar sindikatën kërkuese nuk ka kapërcyer hapësirën e vlerësimit që i lihet autoriteteve nacionale në këtë fushë e, rrjedhimisht, nuk ka qenë joproporcionale.
Përfundim: nuk ka shkelje (njëmbëdhjetë vota me gjashtë).
© Këshilli i Evropës/Gjykata evropiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje e Zyrës së Regjistrit nuk krijon detyrime ligjore për Gjykatën
Kliko këtu për Case-Law Information Notes
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy