© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën. Për më shumë informacion, shiko shënimin e plotë në lidhje me të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur á la fin du présent document.
Notë Informative mbi praktikën gjyqësore të Gjykatës nr. 168
nëntor 2013
Söderman kundër Suedisë [GC] - 5786/08
Vendimi 12.11.2013 [GC]
Neni 8
Detyrimet pozitive
Neni 8-1
Respekti për jetën private
Mungesa e dispozitave të qarta statusore që penalizojnë aktin e filmimit të fshehtë të një fëmije lakuriq: shkelje
Faktet – Në vitin 2002, kur kërkuesja ishte 14 vjeçe, ajo zbuloi që njerku i saj kishte fshehur një video kamera në koshin e rrobave në banjë. Kamera ishte e drejtuar drejt qoshes ku kërkuesja ishte zhveshur para se të bënte dush. Ajo ia dha atë nënës së saj, e cila e dogji filmin të cilin nuk e pa asnjeri. Incidenti u raportua në vitin 2004 kur nëna dëgjoi që kushërira e kërkueses po ashtu kishte përjetuar incidente me njerkun. Njerku u ndoq penalisht dhe në vitin 2006 u dënua nga një gjykatë qarku për ngacmim seksual sipas Kreut 6, seksionit 7 të Kodit Penal, siç shprehej teksti në kohën materiale. Megjithatë, dënimi i tij u përmbys në fazën e apelit pasi gjykata e apelit gjeti që akti i tij nuk hynte brenda përkufizimit të veprës së ngacmimit seksual. Gjykata e apelit më tej theksoi që sjellja mund të kishte përbërë veprën e ndarë të pornografisë së fëmijëve në tentativë, por nuk e shqyrtoi më tej këtë çështje në mungesë të akuzave. Gjykata Supreme refuzoi lejen për apel.
Në një vendim të 21 qershorit 2012 një Dhomë e Gjykatës gjeti, me katër vota pro dhe tri kundër, nuk kishte pasur shkelje të nenit 8 të Konventës (shih Notën informative 153).
E drejta – Neni 8: Gjykata mbështeti gjetjet e gjykatës vendase që akti i njerkut kishte përbërë shkelje të integritetit personal të kërkueses. Edhe pse ngjarja në fjalë nuk kishte përfshirë dhunë, abuzim apo kontakt fizik, ajo kishte ndikuar tek kërkuesja në aspekte tepër intime të jetës së saj private. Nuk kishte prova që autoritetet vendase kishin dështuar të vepronin në pajtim me detyrimin e tyre për të zhvilluar ndjekje penale efektive. Çështja para Gjykatës ishte pra nëse, në rrethanat e rastit, Suedia kishte pasur një kornizë ligjore të mjaftueshme për të mbrojtur kërkuesen nga veprimet e njerkut të saj, në përputhje me detyrimet e saj sipas nenit 8. Dhoma e Madhe zgjodhi një qasje të ndryshme nga qasja e Dhomës, e cila kishte pohuar që “vetëm defektet domethënëse në legjislacion dhe në praktikë, dhe zbatimi i tyre, do të përbënin shkelje të detyrimeve pozitive të Shtetit sipas nenit 8”. Një test i tillë kaq domethënës në lidhje me defektet, edhe pse i kuptueshëm në kontekstin e hetimeve, nuk kishte rol kuptimplotë në vlerësimin e faktit nëse Shteti përgjegjës kishte pasur një kornizë ligjore të mjaftueshme në përputhje me detyrimet e tij pozitive meqenëse çështja para Gjykatës kishte të bënte me pyetjen nëse ligji i kishte ofruar nivel të pranueshëm mbrojtjeje kërkueses në ato rrethana.
Për sa i përket mundësisë që akti i njerkut të mund të kishte përbërë pornografi të fëmijëve në tentative sipas Kodit Penal, Gjykata nuk u bind që akti ishte mbuluar nga ajo vepër. Nuk kishte informacione që prokurori kishte marrë në konsideratë ngritjen e akuzës kundër njerkut për atë krim. Përkundrazi, Qeveria përgjegjëse kishte renditur disa arsye të mundshme përse prokurori mund të kishte vendosur që të mos vepronte në këtë mënyrë; në mënyrë të veçantë vështirësitë në mbledhjen e provave të mjaftueshme për të treguar që kishte pasur një pamje “pornografike”. Sipas kërkueses, edhe nëse filmi – i cili ishte shkatërruar – do të ekzistonte ende, materiali vështirë se do të ishte cilësuar si pornografik. Termi “pamje pornografike” nuk ishte i përkufizuar nga Kodi Penal i Suedisë dhe përgatitjet për dispozitën mbi pornografinë e fëmijëve theksuan se qëllimi i saj nuk ishte të penalizonin të gjitha fotot e fëmijëve lakuriq.
Për sa i përket dispozitës mbi veprën e ngacmimit seksual sipas Kodit Penal – i cili penalizonte në mënyrë të veçantë ekspozimin në mënyrë ofenduese dhe sjelljen e paturpshme përmes fjalëve ose veprimeve – gjykata e apelit kishte gjetur që njerku nuk mund të mbahej penalisht përgjegjës për një akt të izoluar të filmimit të kërkueses pa dijeninë e saj. Sipas të drejtës suedeze në fuqi në atë kohë, kishte qenë kriter që, në mënyrë që të ekzistonte vepra e ngacmimit seksual, kryesi duhet të kishte pasur për qëllim që viktima ta kuptonte veprimin e tij, ose të ishte indiferent ndaj rrezikut që viktima të mund ta kuptonte këtë. Megjithatë, ai kriter nuk ishte përmbushur në rastin e kërkueses. Njerku nuk ishte shpallur i pafajshëm për ngacmim seksual për shkak të mungesës së provave, por për shkak se, në atë kohë, akti i tij nuk kishte mundur të përbënte ngacmim seksual. Dispozita mbi ngacmimin seksual, sipas tekstit të saj në kohën materiale, nuk do të kishte mundur ligjërisht ta mbulonte aktin në fjalë dhe kështu nuk e kishte mbrojtur dot kërkuesen nga mungesa e respektit për jetën e saj private.
Zbrazëtitë në mbrojtjen e të drejtave të saj nuk ishin zgjidhur nga ndonjë dispozitë tjetër e të drejtës penale në atë kohë. Në fakt, mungesa e një dispozite që mbulonte aktin e izoluar të filmimit apo fotografimit të fshehtë apo jo-konsensual kishte qenë çështje shqetësimi për një kohë të gjatë në Suedi. Tani, kohët e fundit, ishte miratuar legjislacion i ri, i hartuar për të mbuluar një akt të tillë si ai në rastin e kërkueses, dhe kishte hyrë në fuqi në vitin 2013.
Në rastin konkret, kërkimi i zgjidhjes në kuadër të së drejtës penale, sipas mendimit të Gjykatës, nuk ishte domosdoshmërisht e vetmja mënyrë se si Shteti përgjegjës mund t’i kishte përmbushur detyrimet e tij sipas nenit 8. Për sa i përket zgjidhjes së çështjes në kuadër të së drejtës civile, duke shpallur njerkun të pafajshëm, gjykata e apelit njëkohësisht kishte rrëzuar pretendimin civil të kërkueses për dëmshpërblim. Sipas Kodit të Procedurës Gjyqësore, kur ndjekjes penale i bashkëngjitej një pretendim civil, gjetja e gjykatës në lidhje me çështjen e përgjegjësisë penale ishte detyruese për vendimin e pretendimit civil. Për më tepër, nuk kishte baza të tjera mbi të cilat kërkuesja mund të ishte mbështetur për të vërtetuar pretendimin e saj për dëmshpërblim. Së fundi, Gjykata nuk u bind që gjykatat suedeze mund t’i kishin caktuar asaj dëmshpërblim vetëm mbi bazën e gjetjes së një shkeljeje të Konventës.
Si përfundim, Gjykata nuk u bind që e drejta përkatëse suedeze, e cila ishte në fuqi në atë kohë, kishte siguruar mbrojtjen e të drejtës së kërkueses për respekt ndaj jetës së saj private në pajtim me detyrimet e Shtetit sipas nenit 8. Akti i kryer nga njerku i saj kishte shkelur integritetin e saj dhe ishte rënduar nga fakti që ajo ishte e mitur, që incidenti kishte ndodhur në shtëpinë e saj, dhe që kryesi ishte një person nga i cili ajo normalisht duhet të priste dhe tek i cili ajo presupozohej të kishte besim.
Përfundim: shkelje (gjashtëmbëdhjetë vota pro, një kundër).
Neni 41: 10,000 euro për dëme jo materiale.
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje nuk është detyruese për Gjykatën.
Klikoni këtu për Notat Informative mbi praktikën gjyqësore
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglisht dhe frëngjisht. Ky përkthim është realizuar me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut pranë Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues ndaj Gjykatës, dhe Gjykata nuk mban përgjegjësi për cilësinë e tij. Ai mund të shkarkohet nga baza e të dhënave të praktikës gjyqësore HUDOC të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut () ose nga çdo bazë tjetër të dhënash në të cilën e shpërndan Gjykata. Ai mund të rishtypet për qëllime jo komerciale me kusht që të citohet titulli i plotë i çdo çështjeje, së bashku me përshkrimin e mësipërm të të drejtave të autorit dhe referencën për Fondin e Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut. Nëse synohet që ndonjë pjesë e këtij përkthimi të përdoret për qëllime komerciale, lutemi kontaktoni publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de I’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, ta base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme () ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante: publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy