© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informativ për jurisprudencën nr. 157 të Gjykatës
nëntor 2012
Stamose k. Bullgarisë - 29713/05
Vendimi datë 27.11.2012 [Seksioni IV]
Neni 2 i Protokollit nr. 4
Neni 2 para. 2 i Protokollit nr. 4
Liria për t’u laruar nga vendi
Ndalimi i udhëtimit jashtë shteti pas shkeljes së rregullave të migracionit të një shteti palë e tretë: shkelje
Faktet – Në vitin 2003, kërkuesi u deportua nga Shtetet e Bashkuara në shtetin e tij të lindjes pasi kishte filluar punë me pagesë në kundërshtim të kushteve të vizës së tij studentore. Pas kthimit në atdhe, autoritetet bullgare vendosën ta ndalonin kërkuesin të udhëtonte për dy vjet dhe i konfiskuan atij pasaportën pas marrjes së një letre nga ambasada amerikane. Kërkesa për rishikim juridik të vendimeve të autoriteteve bullgare u rrëzua.
Ligji – Neni 2 i protokollit nr. 4: Kjo është hera e parë që gjykata ka shqyrtuar ndalimin e udhëtimit për arsye të parandalimit të shkeljes të ligjeve të brendshme ose të huaja të migracionit. Ndalimi i largimit nga Bullgaria dhe sekuestrimi i pasaportës për kërkuesin çuan në ndërhyrje të së drejtës së kërkuesit për t’u larguar për në çdo vend që ai dëshironte. Ndërhyrja ishte “në përputhje me ligjin”. Gjithsesi, nuk ishte e nevojshme të përcaktohej nëse ajo ishte në përputhje me ruajtjen e ordre publik, ose me mbrojtjen e të drejtave të tjerëve, pasi, në çdo rast, një gjë e tillë nuk është e nevojshme në një shtet demokratik.
Një masë e tillë mbuluese dhe diskriminuese që e ndalon automatikisht kërkuesin të udhëtojë në çdo vend të huaj për shkak të shkeljes së ligjeve të migracionit të një shteti të caktuar nuk mund të konsiderohet si përpjesëtimore. Pasojat normale të shkeljes së rëndë të ligjeve të migracionit të një shteti do të ishin largimi i personit në fjalë nga territori i këtij shteti dhe ndalimi i hyrjes së tij (bazuar në legjislacionin e këtij vendi) në territorin e tij për një kohë të caktuar. Kërkuesi ishte deportuar nga Shtetet e Bashkuara. Si rezultat, dukej masë e tepruar për shtetin bullgar, i cili nuk konsiderohej as si drejtpërdrejt i prekur nga shkelja e rregullave të migracionit të SHBA-ve nga kërkuesi, që ta ndalonte kërkuesin dhe nga të udhëtuarit drejt çdo shteti tjetër të huaj për një periudhë dyvjeçare. Plus kësaj, autoritetet nuk kishin dhënë asnjë arsye për urdhrin e lëshuar dhe dukshëm nuk e kishin konsideruar të nevojshme të shqyrtonin rrethanat individuale të kërkuesit dhe të të afërmeve të tij. Gjykatat kombëtare kishin vendosur që ato nuk kishin kompetenca për rishikimin e vendimeve të autoriteteve përgjegjëse për këtë çështje. Megjithëse Gjykata mund të jetë e përgatitur të pranojë që ndalimi i largimit nga shteti për dikë, i vendosur për shkak të shkeljeve të ligjeve të migracionit të një shteti tjetër në situata të caktuara mund të konsiderohet si i justifikuar, ajo nuk është e mendimit se vendosja automatike e një mase të tillë pa marrë parasysh rrethanat individuale të personit në fjalë mund të karakterizohet si e nevojshme në një shoqëri demokratike.
Përfundimi: shkelje (unanimisht).
Neni 13: gjykatat kombëtare ishin të shqetësuara vetëm për vlefshmërinë formale të ndalimit dhe ishin shprehur specifikisht se ato nuk mund të rishikonin vlerësimin diskrecionar të autoriteteve për nevojën e ndalimit, që në fakt përbënte pikën kryesore të ngritur nga kërkuesi dhe pjesën kyçe të ushtrimit të balancuar të kërkuar bazuar në Nenin 2 § 3 të Protokollit nr. 4. Për shkak të objektit të kufizuar të rishikimit, kjo procedurë nuk dha mundësi që të trajtohej thelbi i një ankese të atakueshme bazuar në Konventë, dhe si e tillë nuk mundi të përmbushte kërkesat e Nenit 13.
Përfundimi: shkelje (unanimisht).
Neni 41: Nuk pati pretendim.
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje e Sekretarisë nuk është detyruese për gjykatën.
Klikoni këtu për shenime informative per jurisdrudencen
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy