© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Njoftim në lidhje me jurisprudencën e Gjykatës Nr. 150
Mars 2012
Sitaropoulos dhe Giakoumopoulos kundër Greqisë [DHM] - 42202/07
Vendimi 15.3.2012 [DHM]
Neni 3 i Protokollit Nr.1
Shprehja e lirë e opinionit të popullit
Vota
Mungesa e instrumenteve legjislative për modalitetet e ushtrimit të së drejtës së votës në zgjedhjet parlamentare për shtetasit grekë që jetojnë jashtë shtetit : nuk ka shkelje
Fakte – Kërkuesit janë dy shtetas grekë, dhe janë rezidentë të përhershëm në Strasburg (Francë). Me anë të një letre që mban datën 10 shtator 2007 që i drejtohet ambasadorit të Greqisë në Francë, ata shprehën dëshirën e tyre për të ushtruar të drejtën e votës në Francë gjatë zgjedhjeve parlamentare të caktuara më datë 16 shtator 2007. Dy ditë më pas, ambasadori iu përgjigjet se kërkesa e tyre nuk mund të përmbushej për shkak të mungesës së rregullores në lidhje me modalitetet e ushtrimit të së drejtës së votës nga ana e zgjedhësve të cilët ndodhen jashtë territorit të tyre kombëtar. Zgjedhjet e përgjithshme u mbajtën, por kërkuesit nuk shkuan në Greqi, dhe nuk ushtruan të drejtën e tyre të votës.
Në vendimin e saj të datës 8 korrik 2010 (shih Njoftimin Nr.132), një dhomë e Gjykatës vendosi për shkelje të Nenit 3 të Protokollit Nr.1 të Konventës.
E drejta – Neni 3 i Protokollit Nr. 1: Kërkuesit ankohen se ligjvënësi grek nuk e ka menaxhuar mirë mundësinë për qytetarët jashtë atdheut që të votojnë në zgjedhjet parlamentare që prej vendit të tyre të tanishëm të rezidencës. Në fakt, që prej tridhjetë e pesë vitesh një dispozitë kushtetuese garanton organizimin e modaliteteve praktike të votimit për të larguarit jashtë atdheut pa konkretizim të kësaj të drejte. Gjykata duhet kësisoj të shqyrtojë, nëse me gjithë mungesën e rregullores së modaliteteve të ushtrimit të së drejtës në fjalë, regjimi zgjedhor mundëson « shprehjen e lirë të opinionit të popullit » dhe ruan « vetë thelbin e së drejtës së votës « dhe më në përgjithësi, nëse Neni 3 i Protokollit Nr.1 vë në ngarkim të shteteve detyrimin për të vënë në jetë një sistem i cili të mund të lejojë ushtrimin e së drejtës së votës që prej jashtë shtetit për qytetarët me banim jashtë vendit.
Pikë së pari, as traktatet ndërkombëtare dhe as ato rajonale vepruese si edhe as interpretimi i tyre nga ana e organeve ndërkombëtare kompetente nuk mundësojnë të vendosim se e drejta e votës për persona të cilët mungojnë përkohësisht ose përherë në territorin e shtetit në të cilin janë nënshtetas do të shkonte deri aty sa t’iu impononin shteteve në fjalë të organizonin modalitetet e ushtrimit të saj jashtë shtetit. Sigurisht, organet e Këshillit të Europës i kanë ftuar, shumë shpesh, shtetet anëtare t’iu mundësojnë shtetasve të tyre jashtë shtetit të marrin pjesë sa më shumë të jetë e mundur në procesin zgjedhor. Sidoqoftë, siç tregohet edhe nga Komisioni i Venecias*, lehtësimi i ushtrimit të së drejtës së votës gjithsesi mbetet i lakmueshëm por nuk përbën asnjë detyrim për shtetet duke qenë se bëhet fjalë më shumë për një mundësi e cila duhet të parashikohet nga ligjvënësit e çdo shteti.
Së dyti, një studim krahasues mes legjislacionit të shteteve anëtare të Këshillit të Europës ka treguar se nuk mund të argumentohet se, në gjendjen e tanishme të së drejtës, shtetet e përfshira kanë detyrimin për të bërë të mundur ushtrimin e së drejtës së votës nga ana e qytetarëve rezidentë jashtë shtetit. Në rast se, në shumicën e tyre, shtetet kontraktuese iu lejojnë shtetasve të tyre të votojnë jashtë shtetit, ka disa të tjerë të cilët nuk e lejojnë. Sa u përket modaliteteve të ushtrimit të së drejtës, ato paraqesin aktualisht një larmi të madhe, çka është treguese e një shkallë të gjerë vlerësimi të cilën e gëzojnë shtetet anëtare në lidhje me subjektin në fjalë.
Së treti, nëse ekziston një dispozitë kushtetuese në të drejtën e brendshme që i mundëson ligjvënësit të verë në zbatim ushtrimin e së drejtës së votës për personat me banim jashtë atdheut që prej vendit të tyre të rezidencës, ajo nuk u cakton gjithsesi atyre një detyrim dhe përmbajtja e saj mbetet fakultative. Nuk i takon kështu Gjykatës t’iu udhëzojë autoriteteve kombëtare se në cilin moment e në cilën mënyrë duhet që ato ta venë në zbatim. Për më tepër, nuk mund të mohojmë faktin se autoritetet greke kanë bërë përpjekje të herëpashershme për të vendosur në zbatim dispozitën në fjalë, porse përpjekjet ligjvënëse kanë dështuar për shkak të mungesës së dakortësisë politike.
Së fundmi, edhe nëse dihet se kërkuesit janë po aq të përfshirë nga problemet e vendit të tyre sa ata që banojnë në të, ky fakt nuk është i mjaftueshëm për të vënë në dyshim ligjshmërinë e situatës juridike në Greqi. Në cilëndo rrethanë, autoritetet kompetente nuk do të mund të merrnin parasysh secilin rast individualisht në rregullimin e modaliteteve të ushtrimit të së drejtës së votës porse duhet të hartojnë një rregull të përgjithshme. Sa u përket shqetësimeve të tipit financiar, familjar dhe profesional të cilat do të mund t’i kishin patur kërkuesit nëse do t’iu duhej të shkonin në Greqi me qëllim që të votonin, ato nuk janë aq të mëdha sa të mund të dëmtonin të drejtën e pretenduar.
Vendimi : nuk ka shkelje (njëzëri).
* Komisioni europian për demokracinë me anë të së drejtës, i njohur më së shumti me emrin Komisioni i Venecias, i krijuar në vitin 1990, është një organ këshillimor i Këshillit të Europës në lidhje me çështjet kushtetuese.
© Këshilli i Europës/Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
Hartuar nga sekretari i seancës, kjo përmbledhje nuk është detyruese për Gjykatën
Klikoni këtu për të shkuar tek Njoftime në lidhje me jurisprudencën
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy