© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2012. Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën. Për më shume informacion, shiko shënimin e plotë në lidhje me të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2012. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2012. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
DHOMA E MADHE
ÇËSHTJA STUMMER KUNDËR AUSTRISË
(Kërkesë nr. 37452/02)
VENDIM
STRASBURG
7 Korrik 2011
Ky vendim është përfundimtar, por ai mund t’i nënshtrohet korrigjimeve.
Në çështjen Stummer kundër Austrisë,
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Dhoma e Madhe me trup gjykues të përbërë prej:
Jean-Paul Costa, President,
Nicolas Bratza,
Peer Lorenzen,
Françoise Tulkens,
Josep Casadevall,
Corneliu Bîrsan,
Anatoly Kovler,
Elisabeth Steiner,
Alvina Gyulumyan,
Dean Spielmann,
Sverre Erik Jebens,
Dragoljub Popović,
Giorgio Malinverni,
George Nicolaou,
Ann Power,
Kristina Pardalos,
Vincent A. de Gaetano, gjyqtarë,
dhe Vincent Berger, Jurist,
Pas shqyrtimit me dyer të mbyllura më 3 Nëntor 2010 dhe më 25 Maj 2011,
Jep këtë vendim, i cili u mor në datën e fundit të lartpërmendur:
PROCEDURA
1. Çështja e ka zanafillën në kërkesën (nr. 37452/02) kundër Republikës së Austrisë drejtuar në Gjykatë, sipas nenit 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore ("Konventa") nga shtetasi austriak Z. Ernst Walter Stummer (“kërkuesi”), më 14 Tetor 2002.
2. Kërkuesi, i cili kërkoi ndihmë ligjore, u përfaqësua nga Z. A. Bammer, avokat që ushtron aktivitetin në Vjenë. Qeveria Austriake ("Qeveria") u përfaqësua nga agjenti i saj, Ambasadori H. Tichy, Shef i Departamentit të së drejtës ndërkombëtare në Ministrinë Federale për çështjet evropiane dhe ndërkombëtare.
3. Kërkuesi pretendonte se diskriminohej, pasi ai nuk mbulohej nga sistemi i pensionit të pleqërisë, si i burgosur që punonte, duke u privuar rrjedhimisht e drejta për pension. Ai u mbështet në nenin 4 dhe në thelb edhe në nenin 14, të shqyrtuar në lidhje me nenin 4 ose me nenin 1 të Protokollit nr.1.
4. Kërkesa ju dha për gjykim Seksionit të parë të Gjykatës (neni 52 § 1 i Rregullores së Gjykatës). Më 11 Tetor 2007, u deklarua pranueshmëria e kërkesës nga Dhoma e atij Seksioni, të përbërë nga gjyqtare: Christos Rozakis, Anatoly Kovler, Elisabeth Steiner, Khanlar Hajiyev, Dean Spielmann, Sverre Erik Jebens, Giorgio Malinverni, dhe gjithashtu nga kancelari i Seksionit Søren Nielsen. Më 18 Mars 2010 një Dhomë e atij Seksioni, e përbërë nga gjyqtaret: Christos Rozakis, Anatoly Kovler, Elisabeth Steiner, Dean Spielmann, Sverre Erik Jebens, Giorgio Malinverni, George Nicolaou, dhe gjithashtu nga kancelari i Seksionit Søren Nielsen, hoqi dorë nga juridiksioni në favor të Dhomës së Madhe, dhe as nga palët nuk pati kundërshtim për këtë. (neni 30 i Konventës dhe neni 72 i Rregullores së Gjykatës) .
5. Përbërja e Dhomës së Madhe u caktua në përputhje me dispozitat e nenit 26 §§ 4 dhe 5 të Konventës dhe nenit 24 të Rregullores së Gjykatës.
6. Kërkuesi dhe Qeveria paraqitën pretendimet me shkrim në lidhje me themelin e kërkesës (neni 59 § 1 i Rregullore së Gjykatës).
7. Seanca publike gjyqësore u zhvillua në Pallatin e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg më 3 Nëntor 2010 (neni 59 § 3 i Rregullores së Gjykatës). .
U paraqiten përpara Gjykatës:
(a) për Qeverinë
Znj. B. Ohms,Zëvendës Agjent,
Znj. I. Köck,Përfaqësues ligjor,
Z.E. D’Aron,
Znj. A. Jankovic,Këshilltar;
(b) për kërkuesin
Z.A. Bammer,Përfaqësues ligjor.
Gjykata dëgjoi parashtresat nga Znj. Ohms dhe Z. Bammer, si dhe përgjigjet nga Znj. Ohms, Znj. Köck dhe Z. Bammer, të pyetjeve të shtruara nga gjyqtarët.
FAKTET
I. RRETHANAT E ÇËSHTJES
8. Kërkuesi ka lindur në vitin 1938 dhe jeton në Vjenë. Ai ka kaluar rreth njëzet e tetë vjet të jetës së tij në burg. Gjatë periudhës së burgut ai punoi për periudha të gjata në kuzhinën e burgut ose furrën e burgut. Si një i burgosur që punonte kërkuesi nuk mbulohej nga sistemi i pensionit të pleqërisë sipas ligjit për Sigurimet Shoqërore të Përgjithshme. Megjithatë, nga 1 janari 1994 ai u përfshi në skemën e sigurimit të papunësisë për periudhën që kishte punuar në burg.
9. Më 8 shkurt 1999 kërkuesi paraqiti një kërkesë për pension të parakohshëm tek Zyra e Sigurimeve për Pensionet e Punëtorëve (Pensionsversicherungsanstalt der Arbeiter - "Zyra e Pensionit").
10. Me vendimin e 8 marsit 1999 Zyra e Pensionit e hodhi poshtë ankesën me arsyetimin se kërkuesi nuk kishte grumbulluar 240 muaj sigurimi, minimalja e nevojshme për daljen në pension të parakohshëm. Një listë e periudhave të sigurimit të kërkuesit, nga tetori 1953 deri në shkurt të vitit 1999, iu bashkëngjit vendimit. Sipas listës, ankuesi kishte grumbulluar vetëm 117 muaj sigurimi. Lista tregon periudha të gjata gjatë së cilës nuk ka pasur kontributet, në veçanti nga maji 1963 deri në maj 1964, nga korriku 1965 deri në shtator 1968, nga qershori 1969 deri në janar 1974, nga prilli 1974 deri në mars 1984, nga qershori 1984 deri në maj 1986 dhe nga shkurti 1987 deri në prill 1994. Nga maji 1994 deri në shkurt 1999 periudhë gjatë së cilës kërkuesi kishte përfituar të ardhura papunësie dhe pagesat e asistencës emergjente sipas ligjit për Sigurimin e Papunësisë, u llogariten si periudha zëvendësuese.
11. Pas kësaj, kërkuesi ngriti padi kundër Zyrës së Pensionit në Gjykatën Sociale dhe të Punës së Vjenës (Arbeits-und Sozialgericht). Ai parashtroi se ai kishte punuar për njëzet e tetë vjet në burg dhe se muajt që kishte punuar gjatë kësaj kohe duhet të llogariteshin si muaj të sigurimit për qëllim të vlerësimit të të drejtave të tij të pensionit.
12. Më 4 prill 2001 Gjykata Sociale dhe e Punës hodhi poshtë pretendimin e kërkuesit. Ajo konfirmoi se kërkuesi nuk kishte numrin minimal të muajve të sigurimit të kërkuara. Duke iu referuar nenit 4 (2) të ligjit për Sigurimet Shoqërore të Përgjithshme, Gjykata vuri në dukje se të burgosurit që kryejnë punë të detyrueshme ndërsa kryejnë dënimin e tyre nuk përfshiheshin në skemën e sigurimeve shoqërore të detyrueshme. Sipas jurisprudencës të Gjykatës së Lartë (vendimi ObS 10 66/90 i 27 shkurt 1990 dhe vendimi 10 ObS 52/99s i 16 mars 1999), puna e tyre, që korrespondon me një detyrim ligjor, ndryshonte nga puna e kryer nga të punësuarit në bazë të një kontrate pune. Ky dallim në trajtim sipas ligjit të sigurimeve shoqërore nuk përbënte diskriminim.
13. Kërkuesi, tashmë i përfaqësuar nga avokati i tij, apeloi. Ai argumentoi në veçanti se formulimi i nenit 4(2) i ligjit për Sigurimet Shoqërore të Përgjithshme nuk bën dallimin ndërmjet punës në bazë të një detyrimi ligjor dhe asaj në bazë të një kontrate. Për më tepër, ai shtoi se dallimi nuk ishte i justifikuar objektivisht. Që nga viti 1993, të burgosurit që punonin ishin lidhur me skemën e sigurimit të papunësisë. Sipas pikëpamjes së kërkuesit nuk kishte asnjë arsye për të mos e përfshirë këtë kategori në sistemin e pensionit të pleqërisë.
14. Më 24 tetor 2001 Gjykata e Apelit në Vjenë (Oberlandesgericht) hodhi poshtë ankesën e kërkuesit. Ajo vlerësoi se Gjykata Sociale dhe e Punës ka zbatuar drejtë ligjin. Sipas jurisprudencës të Gjykatës së Lartë, të burgosurit që kryejnë punë të detyrueshme nuk trajtoheshin si persona të punësuar sipas kuptimit të nenit 4(2) të ligjit për Sigurimet Shoqërore të Përgjithshme dhe për këtë arsye nuk mbuloheshin nga skema e sigurimeve shoqërore të detyrueshme. Fakti që, pas amendimit në 1993 të ligjit për Ekzekutimin e Dënimeve, të burgosurit përfshiheshin në skemën e sigurimit të papunësisë nuk do të thoshte që ata ishin edhe subjekte të sistemit të pensioneve të pleqërisë. Në thelb, kërkuesi ngrinte pyetje që kanë të bëjnë më politikën ligjore e sociale. Megjithatë, nuk u takonte gjykatave, por legjislativit të vendoste nëse duhen apo jo ndryshuar dispozitat që lidhen me sigurimet shoqërore të të burgosurve. Për sa më sipër, Gjykata e Apelit nuk ra dakord me pretendimet e kërkuesit se mospërfshirja e të burgosurve në skemën e pensioneve të pleqërisë është antikushtetuese
15. Më 12 Shkurt 2002 Gjykata e Lartë (Oberster Gerichtshof) rrëzoi ankimin e kërkuesit mbi çështje të ligjit. Vendimi iu njoftua kërkuesit më 6 maj 2002.
16. Më 29 janar 2004 kërkuesi përfundoi burgun. Rrjedhimisht ai përfitoi nga ndihma për papunësinë deri më 29 tetor 2004 dhe pas përfundimit të saj, asistencën emergjente (Notstandshilfe). Sipas parashtrimeve të përfaqësuesit ligjor në seancën gjyqësore, kërkuesi aktualisht merr 720 euro në muaj (15.77 euro në ditë, plus 167 euro në muaj për asistencën emergjente dhe 87 euro si ndihmë për shpenzimet e qerasë).
II. LEGJISLACIONI DHE PRAKTIKA E BRENDSHME PËRKATËSELigji për Sigurimet Shoqërore të Përgjithshme
17. Dy janë ligjet bazë të sistemit të sigurimeve në Austri: ligji për Sigurimet Shoqërore të Përgjithshme (Allgemeines Sozialversicherungsgesetz) dhe ligji për Sigurimin e Papunësisë (Arbeitslosenversicherungsgesetz). Ligji i sigurimeve shoqërore në Austri bazohet në parimin e kontributeve.
1. Rregulla të përgjithshme
18. Ligji për Sigurimet Shoqërore të Përgjithshme përfshin sigurimin e shëndetit, sigurimin nga aksidentet dhe pensionin e pleqërisë.
19. Neni 4 i ligjit për Sigurimet Shoqërore të Përgjithshme rregullon sigurimin shoqëror të detyrueshëm. Në pajtim me nenin 4(1)(1), personat e punësuar përfshihen në skemën e sigurimit për shëndetin, sigurimin nga aksidentet dhe në skemën e pensioneve të pleqërisë. Neni 4(2) e përcakton një person të punësuar këdo që punon në këmbim të një shpërblimi në një marrëdhënie varësie personale dhe ekonomike. Një kusht tjetër për sigurimet e detyrueshme është se paga duhet të tejkalojë pragun e të ardhurave minimale (Geringfügigkeits-grenze). Në nivelet aktuale kjo shumë është përcaktuar 366.33 euro në muaj (neni 5 (2)).
20. Për një person të punësuar që mbulohet nga sistemin i sigurimeve shoqërore, kontributet e detyrueshme duhet të paguhen pjesërisht nga punëdhënësi dhe pjesërisht nga vet personi i punësuar.
21. Neni 17(1) parashikon se personat të cilët nuk mund të sigurohen detyrimisht, mund të vazhdojnë të paguajnë kontributet vullnetarisht (freiwillige Weiterversicherung) në qoftë se ata kanë grumbulluar të paktën dymbëdhjetë muaj sigurime nga njëzet e katër muajve e mëparshëm në kuadër të sistemit ose të paktën tre muaj sigurimi gjatë secilit prej pesë viteve të mëparshme. Kontributet mund të reduktohen brenda kufijve të caktuara nëse rrethanat ekonomike të personit të interesuar e justifikojnë një reduktim të tillë.
22. E drejta për pension pleqërie lind kur një person i cili ka arritur moshën e pensioni ka akumuluar një numër të mjaftueshëm të muajve të sigurimit, domethënë një minimum prej 180 muaj ose, në rastin e një pensioni të parakohshëm, 240 muaj. Në llogaritjen e numrit të muajve të sigurimit, periudha të caktuara gjatë të cilave megjithëse nuk ka pasur asnjë aktivitet fitimprurës dhe si rrjedhojë as derdhje kontributesh, merren në konsideratë si periudha të zëvendësueshme (Ersatzzeiten), për shembull periudha e rritjes së fëmijës, shërbimi ushtarak, apo papunësia.
23. Shuma e një pensioni pleqërie varet kryesisht nga numri i muajve të sigurimit dhe shuma e kontributeve të paguara. Nëse pensioni i llogaritur në këtë mënyrë nuk arrin një nivel të caktuar minimal, i cila në normat aktuale është 783.99 euro në muaj për një person të vetëm dhe 1175.45 euro për një çift, bëhet një pagese shtesë (Ausgleichszulage) në mënyrë që të arrihet niveli minimal.
2. Pensioni i të burgosurve
24. Gjatë periudhës së burgimit, kur kalon një muaj, të burgosurve u pezullohet e drejta për sigurim shëndetësor, sigurim ndaj aksidenteve dhe pension (neni 78 i ligjit për Sigurimet Shoqërore të Përgjithshme). Jetesa e të burgosurve sigurohet nga autoritetet e burgut. Kështu, edhe kujdesi shëndetësor dhe kujdesi në rast aksidentesh është detyre e autoriteteve shtetërore në pajtim me ligjin për Ekzekutimin e Vendimeve Penale (shih më poshtë paragrafët 41 dhe 44).
25. Parimisht, të burgosurit që punojnë nuk mbulohen nga skema e sigurimeve shoqërore të përgjithshme. Sipas jurisprudencës të Gjykatës së Lartë, të burgosurit që punojnë, nuk konsiderohen persona të punësuar, sipas kuptimin që jep neni 4(2) i ligjit për Sigurimet Shoqërore të Përgjithshme.
26. Me vendimin e 27 Shkurt 1990 (10 Obs 66/90) Gjykata e Lartë shqyrtoi një apelim nga një ish i burgosur kundër një vendimi që i refuzonte atij pensionin e invaliditetit me arsyetimin se nuk kishte plotësuar muajt e nevojshme të sigurimit. Gjykata e Lartë vendosi si më poshtë:
"Sipas mendimit ligjor të njëzëshëm të Ministrisë kompetente Federale (Mbledhja e Botimeve në çështjet e sigurimit shoqëror, SVSlg 19.570), Gjykata Administrative (2.2.1972, 782/71 dhe 62/72, VwSlgNF 8162 = SVSlg 21.171) dhe Gjykata e Apelit e Vjenës (SVSlg 8.868, 21.172, 26.918, 30.930 dhe 32.418), kjo punë, e cila është kryer mbi bazën e një detyrim ligjor me shume sesa detyrë e pranuar vullnetarisht, nuk përfshihen në skemën së sigurimit të detyrueshëm. Komentet ligjore gjithashtu favorizojnë interpretimin që ligji i sigurimeve shoqërore, ashtu si kodi i punës, kërkon që kontrata e punës të lidhet vullnetarisht. Shërbimet që kryhen në mënyrë të detyruar sipas të drejtës publike nuk janë të bazuara në ndonjë kontratë shërbimi. Prandaj, puna e kryhet në kuadrin e ekzekutimit të një dënimi nuk mund të përfshihet brenda fushës së veprimit të nenit 4(2) të ligjit për Sigurimet Shoqërore të Përgjithshme (shih Krejci-Marhold në Tomandl, SV-Sistemi 3. ErgLfg 46; MGA ASVG 49. ErgLfg 125; Krejci në Rummel, ABGB § 1151 Rz 16). Në vendimin e saj të 26 nëntor 1971 (B 128/71, VfSlg 6582 = SVSlg 21.170), Gjykata Kushtetuese vlerësoi se qëndrimi i ligjvënësit se puna e kryer në kuadrin e ekzekutimit të dënimit me burg nuk llogaritet për efekt të skemës së sigurimeve shoqërore - sepse pranimi i nevojshëm vullnetar i kryerjes së një punë në mënyrë që të lidhet kontrata e punës e si rrjedhojë nevoja e pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore, mungonte - nuk cenonte parimin e trajtimit të barabartë.
...
Kujdesi mjekësor për të burgosurit në përputhje me nenin 66 e pasuese të ligjit për Ekzekutimin e Vendimeve Penale dhe përfitimet sipas nenit 76 e pasuese të po këtij ligji, aksidentet në punë apo sëmundjet brenda kuptimit të nenit 76(2-4) të këtij ligji, iu siguron kësaj kategori personash një skeme të sigurimit nga aksidentet dhe shëndetësor të përshtatur në kontekstin e burgut.
Fakti se të burgosurit edhe në kontekstin e detyrimit për të punuar – në ndryshim , për shembull, në kontekstin e një marrëdhënie punëdhënës - i punësuar - nuk mbulohen nga sigurimi i detyrueshëm në bazë të skemës së pensioneve është e justifikueshme për shkak të dallimet thelbësore në lidhje dhe sipas marrëdhënies së përmendur më sipër– siç edhe Gjykata Kushtetuese është shprehur në vendimin e saj - nuk cenon parimin e trajtimit të barabartë.
Periudhat e paraburgim ose burgimit apo në ndalim parandalues, në përputhje me ligjin për Sigurimet Shoqërore të Përgjithshme, do të mund të konsiderohet si periudha të derdhjes së kontributeve të detyrueshme vetëm nëse masat e ruajtjes janë vendosur ose për arsye politike - përveç aktivitetit Socialist Kombëtare - ose për arsye fetare ose të prejardhjes (neni 500 dhe neni 502 (1)), ose në qoftë se një gjykatë austriake (në pajtim me ligjin për Dëmshpërblimet (Procedura Penale) , ka dhënë një vendim detyrues në lidhje me periudhat gjate privimit të lirisë duke iu njohur të drejtën për shpërblimin e dëmit si rrjedhoje e privimit të lirisë ose dënimit (neni 506a). Periudha të tilla të kohës, të konsideruara si periudha të dredhjes së kontributeve të detyrueshme, duhet të konsiderohen në rastin e përmendur në fillim se nuk kërkohet pagesa e kontributeve (neni 502 (1) fjalia e tretë); në rastin e dytë të përmendur Shteti Federal do paguajë kontributet përkatëse në institucionin përkatës të sigurimeve (neni 506a fjalia e dytë). Qëllimi në të dyja rastet është për të kompensuar disavantazhit sipas ligjit të sigurimeve shoqërore që kanë lindur mbi baza të pranueshme shoqërore dhe jo si rrjedhoje e heqjes së lirisë për sjellje me faj të personit. Një shtrirje e veprimit të këtyre dispozitave përjashtimore edhe për kohën e heqjes së lirisë për shkak të sjelljes me faj, është në kundërshtim me parimin e trajtimit të barabartë. Njohja e periudhave të tilla të kohës, si periudha zëvendësues gjithashtu do të jetë në kundërshtim me parimin e trajtimit të barabartë, për arsye të ngjashme. ... Të burgosurit, përjashtimet e mësipërme sipas nenit 502 (1) dhe 506a ndaj të cilëve nuk zbatohen, nuk mund të llogarisin periudhën gjatë të cilës ata kane kryer pune të detyruar as si periudhe gjate së cilës janë derdhur kontribute sipas skemës së sigurimit të detyrueshëm dhe as si periudhë zëvendësues. Ata, megjithatë nuk janë penguar nga ekzekutimin e dënimit, që të vazhdojnë të derdhin kontribute në skemën e sigurimeve të pensioneve të pleqërisë sipas nenit 17 dhe akumulojnë periudha kontribuuese me anë të pagesës së kontributeve vullnetare, ku vazhdimi i sigurimit, me kërkesën e kontribuesit, për aq sa kjo justifikohet në bazë të gjendjes së tij/saj ekonomike, lejohet, në përputhje me nenin 76a(4), në një nivel më të ulët se kontributeve ai i parashikuar në paragrafët (1-3) të kësaj dispozite. Në përputhje me nenin 75 (3) të ligjit për Ekzekutimin e Vendimeve Penale, të burgosurit duhet të informohen për mundësitë dhe avantazhet e, inter alia, vazhdimit të sigurimit vullnetar, dhe se ata lejohen të përdorin fondet e tyre për pagesën e kontributeve të skemës së sigurimeve shoqërore të cilat nuk janë dispozicion të tyre gjatë ekzekutimit të dënimit të tyre. Për shkak të fleksibilitetit të vazhdimit të derdhjes së kontributeve vullnetare (shih nenin 17 (7-8).) - veçanërisht në lidhje fillim, përfundimin dhe përcaktimin e muajve të derdhjes se kontributeve - një i burgosur mund të grumbullojë më shume muaj kontributesh, për të bërë periudha kualifikuese / ose për të marrë një pension më të lartë. Në lidhje me këtë nuk duhet të neglizhohet fakti se në qoftë se dikush do të procedojë në bazë të asaj se një i burgosur mbulohet nga skema e sigurimit të invaliditetit dhe pleqërisë në lidhje me punën e bërë gjatë ekzekutimit të dënimit, kontributet duhet të bëhen për periudhat përkatëse. Në ndryshim nga përcaktimi i nenit 506a, sipas të cilit Shteti Federal duhet të paguaj kontributet përkatëse për këto periudha kontribuuese (si pjesë e skemës së dëmshpërblimin penal) në institucionin përkatës të sigurimit, një kontribut i Shtetit nuk do të jetë e arsyeshme këtu. ... Nuk do ishte e arsyeshme në raste të tilla që të pretendohet nga komuniteti i personave të siguruar për të pranuar se periudha për të cilat nuk janë derdhur kontribute të jepen të drejta pensioni; burgosurit do të duhet të derdhin kontribute të tilla, në mënyrë që situata të mos jetë në thelb e ndryshme nga sigurimi vullnetar. Prandaj, në qoftë se legjislativi ka vendosur që puna e detyruar e kryer nga një i burgosur nuk mund në thelb, të llogaritet për efekt të periudhave të kontributeve të detyrueshme apo periudhave të zëvendësueshme dhe, në dritën e kësaj, ka bërë dispozitë vetëm për përjashtimet e sipërpërmendura, ky vendimi është bazuar në konsiderata objektive.
Prandaj, Gjykata Supreme nuk ka dyshime në lidhje me kushtetutshmërinë e dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret ".
27. Me një vendim të 16 Marsit 1999 (10 ObS 52/99s) Gjykata e Lartë konfirmoi qëndrim e saj të mëparshëm.
28. Për qëllim të llogaritjes për marrjen e pensionit të pleqërisë, periudha e burgimit llogaritet vetëm në rrethana specifike, të përcaktuara në ligjin për Sigurimet Shoqërore të Përgjithshme. Për shembull, periudhat e burgimit, për të cilat i burgosuri është dëmshpërblyer, sipas ligjit për Dëmshpërblimet (Procedura Penale) (Strafrechtliches Entschädigungsgesetz), llogariten si periudha zëvendësuese.
B. Ligji për Sigurimin e Papunësisë dhe praktika përkatëse
29. Personat e punësuar gjithashtu përfshihen në skemën e sigurimit të papunësisë. Derdhja e kontributeve të detyrueshme behet pjesërisht nga punëdhënësi dhe pjesërisht nga vet personi i punësuar.
30. Qysh prej 1993, me ndryshimin që iu bë ligjit për Sigurimin e Papunësisë, të burgosurit që kryejnë punë sipas nenit 44(1) i ligji për Ekzekutimin e Vendimeve Penale, përfshihen në skemën e sigurimit të papunësisë, në pajtim me nenin 66 a të ligjit për Sigurimin e Papunësisë. Pjesa e kontributit që duhet derdhur nga i punësuari merret nga pagesa e të burgosurit, nëse kjo pagesë e tejkalon pragun e të ardhurave minimale, ndërsa kontributi i punëdhënësit derdhet nga ana e Shtetit nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë. Ky ndryshim i ligjit hyri në fuqi më 1 Janar 1994.
31. Lidhur me mendimin e ligjit, i cili përbente pjese të një reforme më të gjerë të sistemit të ekzekutimit të vendimeve penale, Komiteti Parlamentar Gjyqësor (Justizausschuß), e konsideroi përfshirjen e të burgosurve në skemën e sigurimit të papunësisë, si hapin e parë të integrimit të tyre në sistemin e sigurimeve shoqërore. Komiteti Gjyqësor, theksoi se përfshirja e të burgosurve në skemën e sigurimit të papunësisë, ishte një hap i rëndësishëm për rritjen e mundësisë së integrimit të tyre në shoqëri dhe uljen e mundësisë së recidivizmit (shih Aneksin 1253 të Minutave të Këshillit Kombëtar (Beilagen zu den Stenographischen Protokollen des Nationalrates), XVIII.GP).
32. Të drejtat sipas ligjit për Sigurimin e Papunësisë përfshijnë aksesin në trajnime, mjete kërkimi për pune, si dhe një pagesën për papunësinë (e cilat është në një masë të caktuar e lidhur me pagën e mëparshme) për një periudhë të caktuar. Pas përfundimit të periudhës së përfitimeve të papunësisë, personi i siguruar ka të drejtë për pagesën e asistencës emergjente, e cila është projektuar për të siguruar një nivel minimal të jetesës. Pagesa për ndihmën emergjente do të vazhdojnë t’i paguhet një personi edhe pasi ky ka arritur moshën për pension nëse nuk i jepet e drejta për pension.
33. Në seancën gjyqësore Qeveria solli informacionin e mëposhtëm mbi përqindjen e të burgosurve që punonin dhe të burgosurve që marrin përfitime papunësie pas lirimin e tyre:
- Në vitin 2009, 12460 persona u arrestuan, prej të cilëve 8903 (rreth 71%) punonin, duke përfituar në këtë mënyrë nga sigurimi papunësisë. Vetëm 2490 prej këtyre të burgosurve që punojnë paguanin kontribute duke qenë se fitonin më shumë se nivelin minimal i kërkuar, dhe të tjerët nuk ishte e nevojshme të paguanin kontribute;
- Ndërmjet 1 janarit dhe 30 qershor 2010, 9477 persona u arrestuan, 6791 (rreth 71%) e të cilëve punonin, duke përfituar në këtë mënyrë nga sigurimi papunësisë. Vetëm 1879 prej këtyre të burgosurve që punojnë paguanin kontribute duke qenë se fitonin më shumë se nivelin minimal i kërkuar, dhe të tjerët nuk ishte e nevojshme të paguanin kontribute;
- Ndërmjet 1 janarit 2009 dhe 30 qershor 2010, 2086 persona plotësonin kushtet për të marrë përfitimet e papunësisë duke qenë të përfshirë në skemën e sigurimeve të papunësisë gjatë periudhës së burgimit të tyre, 1898 prej tyre aplikuan për përfitime papunësie pas lirimit të tyre, duke përfituar një mesatare prej 21,09 euro në ditë (mesatarja e përgjithshme është 26,90 euro në ditë).
C. Ndihma Sociale
34. Sigurimet shoqërore plotësohen edhe nga një regjim ndihme sociale që mbështetet në mbajtjen parasysh të mjeteve të personit të interesuar. Kjo e fundit është konceptuar për t’u siguruar personave që nuk kanë mjetet e nevojshme, (mjete personale ose nga të drejtat e sigurimit të pleqërisë ose të papunësisë) të ardhura minimale në mënyrë që të plotësojnë nevojat e tyre themelore.
35. Më 1 shtator 2010 një sistem i ri, skema e të ardhurat minimale (bedarfsorientierte Mindestsicherung), hyri në fuqi, duke zëvendësuar ndihmë sociale. Ajo garanton të ardhura minimale për të gjithë personat të cilët janë të gatshëm dhe në gjendje të punojnë ose që janë mbi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe nuk kanë mjete të tjera jetese. Shuma është në raport me pensionin minimal.
D. Ligji për Ekzekutimin e Vendimeve Penale dhe praktika përkatëse
36. Në pajtim me nenin 44(1) të Ligjit te Ekzekutimit të Vendimeve Penale (Strafvollzugsgesetz), çdo i burgosur i cili është i aftë për punë duhet të kryejë punën që i caktohet.
37. Neni 45(1) i detyron autoritetet e burgut për t’i siguruar çdo të burgosuri një punë të dobishme. Paragrafi 2 specifikon llojet e ndryshme të punës të cilat mund të caktohen për të burgosurit. Ato përfshijnë, inter alia, detyrat që do të kryhen brenda burgut, punë për autoritetet publike, punë për bamirësi dhe punë për punëdhënësit privatë.
38. Sipas nenit 46(3), autoritetet e burgut mund të lidhin kontrata me ndërmarrjet private lidhur me punën e të burgosurve.
39. Në pajtim me nenin 51, Shtetit Federal (der Bund) merr të ardhurat e punës së të burgosurve.
40. Të burgosurit të cilët kryejnë punë të kënaqshme kanë të drejtë për shpërblim. Shumat e shpërblimit - për orë dhe llojin e punës - janë të përcaktuar në nenin 52(1). Në normat aktuale janë si më poshtë:
- për punë të lehta që nuk kërkojnë aftësi të veçanta 5.00 euro
- për punë të rënda që nuk kërkojnë aftësi të veçanta 5.63 euro
- për punë fizike me dorë 6.26 euro
- për punë profesionale 6.88 euro
- për punë të kryer nga punëtore profesionistë 7.50 euro
41. Autoritetet e burgut duhet të sigurojnë jetesën e të burgosurve (neni 31).
42. Në pajtim me nenin 32, të gjithë të burgosurit duhet të kontribuojnë në shpenzimet e ekzekutimit të dënimit të tyre përveç nëse ata janë subjekt i përjashtimeve të caktuara. Nëse burgosuri punon, kontributi shkon deri në 75% të shpërblimit të tij ose të saj. Kjo shumë zbritet automatikisht nga shpërblimi.
43. Për veç kësaj, një pjesë e shpërblimit shkon si kontribut për skemën e sigurimit të papunësisë. Pjesa tjetër e mbetur e shpërblimit të të burgosurit përdoret si vijon: gjysma i jepet të burgosurit si "shpenzime të zakonshme" dhe gjysma tjetër mbahet si kursime të cilat burgosuri i merr pasi lirohet (neni 54).
44. Kujdesi për shëndetin dhe kujdesi në rast aksidentesh për të burgosurit sigurohet nga autoritetet e burgut në pajtim me nenet 66 e vijues dhe 76 e vijues të ligjit për Ekzekutimin e Vendimeve Penale. Në thelb, e drejta për kujdes shëndetësor dhe në rast aksidentesh korrespondon me të drejtat e sanksionuar sipas ligjit të Sigurimeve Shoqërore të Përgjithshme.
45. Refuzimi nga ana e të burgosurit i punës së caktuar për të, përbën vepër penale sipas nenit 107(1)(7) të ligjit për Ekzekutimin e Vendimeve Penale. Sanksionet e përcaktuara në nenin 109 variojnë nga një parajalmërim, ose një reduktim apo heqje e të drejtave të caktuara (për shembull, e drejta për t’i përdorur "për shpenzime të zakonshme", për të parë televizor, për të dërguar dhe marrë korrespondencë apo thirrjet telefonike), me një gjobë ose vendosje në izolim.
46. Sipas informacionit të sjellë nga ana e Qeverisë, më shumë se 70% e të burgosurve në Austri aktualisht kryejnë punë të detyruar. Për shkak të kërkesave rutinë të burgut, ditë mesatare e punës është gjashtë orë ose gjashtë orë e gjysmë. Megjithatë, koha që një i burgosur shpenzon për i trajtimet terapeutike ose sociale, konsiderohen dhe shpërblehen si kohë pune deri në një maksimum prej pesë orë në javë.
III. MATERIALET PËRKATËSE NDËRKOMBËTARE
A. Instrumentet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara
1. Konventa e Punës së Detyruar (Nr. 29) e Organizatës Ndërkombëtare të Punës
47. Konventa e Punës se Detyruar (Nr. 29) u miratua më 28 qershor 1930 nga Konferenca e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP) dhe hyri në fuqi më 1 maj 1932. Neni 2, për aq sa është pertinent në kontekstin e çështjes konkrete, lexon si vijon:
“1. Për qëllime të kësaj Konvente termi punë e kryer me dhunë ose e detyruar nënkupton çdo punë ose shërbim që i kërkohet të kryhet një personi nën kërcënimin e një ndëshkim dhe për të cilën personi nuk është ofruar vullnetarisht.
2. Megjithatë, për qëllime të kësaj Konvente, termi punë e kryer me dhunë ose e detyruar nuk përfshin:
...
(c) çdo punë ose shërbim që kërkohet të kryhet nga çdo person, si rrjedhojë e një vendimi të një gjykate të ligjit, me kushtin që puna ose shërbimi kryhet nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e një autoriteti publik, dhe se personi në fjalë nuk është i punësuar ose i vendosur në dispozicion të individëve, kompanive private dhe shoqatave.”
Konferenca Ndërkombëtare e Punës (takimi vjetor i Shteteve anëtare të ONP) në sesionin e tij të 96, 2007, realizoi një Anketë të Përgjithshme lidhur me Konventën e Punës së Detyruar (nr.29) bazuar në raportin e Komitetit të Ekspertëve mbi Zbatimin e Konventat dhe Rekomandimet ("Komisioni").
Raporti trajtonte inter alia çështjen e punës gjatë burgimit për ndërmarrjet private. Duke vënë në dukje se puna gjatë burgimit për punëdhënësit privatë ishte e ndaluar me nenin 2(2)(c) të Konventës nr. 29, Komisioni konstatoi se në rrethana të caktuara, pavarësisht faktit se janë privuar nga liria e tyre, të burgosurit mund të konsiderohen se janë ofruar vullnetarisht dhe jo nën kërcënimin e ndonjë ndëshkimi, për punësim pranë një punëdhënësi privat. Në lidhje me këtë, përveç pëlqimit formal me shkrim të burgosurit, kushtet që sjellin një marrëdhënie të lirë pune (në drejtim të niveleve të pagës, sigurimit shoqëror dhe sigurinë dhe shëndetin në punë) janë konsideruar të jenë tregues të besueshëm të vullnetarizmit të punës. Nëse këto kushte janë plotësuar, puna gjatë burgimit burg për ndërmarrjet private nuk konsiderohet si punë e detyruar në kuptimin që nenit 2(1) e përkufizon atë dhe rrjedhimisht bie jashtë fushëveprimit të Konventës nr. 29 (§§ 59-60 dhe §§ 114-116).
2. Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike (PNDCP)
48. PNDCP u miratua më 16 dhjetor 1966 nga Rezoluta 2200A(XXI) e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe hyri në fuqi më 23 mars 1976. Neni 8, për aq sa lidhet me çështjen, lexon si më poshtë:
“3 (a) Askujt nuk mund ti kërkohet të kryejë një punë me dhunë ose të detyruar;
(b) Paragrafi 3 (a) nuk konsiderohet se pengon, në Shtetet ku burgimi me punë të rëndë mund të vendoset si dënim për një krim, kryerjen e një pune të rëndë si zbatim i një vendimi të një gjykata kompetente;
(c) Për qëllime të këtij paragrafi "punë e kryer me dhunë ose e detyruar " nuk përfshin:
(i) Çdo punë ose shërbim, që nuk përmendet në nënparagrafin (b), që i kërkohet normalisht të kryej një personi të cilit i është privuar liria si pasojë e një vendimi të ligjshëm të gjykatës ose një personi gjatë lirimit me kusht;
...”
B. Materialet e Këshillit të Evropës
1. Rregullat Evropiane të Burgjeve
49. Rregullat Evropiane të Burgjeve janë rekomandimet e Komitetit të Ministrave për Shtetet Anëtare të Këshillit të Evropës si për standardet minimale që duhet të zbatohen në burgje. Shtetet nxiten që të udhëhiqen në legjislacionin dhe politikat e tyre nga këto rregulla dhe për të siguruar shpërndarjen e tyre sa më të gjerë tek autoritetet e tyre gjyqësore, si dhe tek personeli i burgjeve dhe tek të burgosurit.
(a) Rregullat Evropiane të Burgjeve, 1987
50. Rregullat Evropiane të Burgjeve të 1987 (Rekomandimi nr. R (87) 3 - " Rregullat e 1987-s ") u miratuan nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës më 12 shkurt 1987.
51. Pjesa I përmbante disa parime themelore, duke përfshirë si vijon:
“1. Privimi i lirisë do të kryhet në kushtet materiale dhe morale që sigurojnë respektimin e dinjitetit njerëzor dhe janë në përputhje me këto rregulla.
...
3. Trajtimi të personave nën mbikëqyrje do të ketë si qëllim ruajtjen e shëndetit dhe dinjitetit të tyre, për aq sa e lejon kohëzgjatja e dënimit, zhvillimin e ndjenjës së tyre të përgjegjësisë dhe inkurajimin e qëndrimeve dhe aftësi që do t’i ndihmojnë ata të ri-integrohen në shoqëri për të vepruar në përputhje me zbatimin e ligjit dhe të përballojnë vetë jetesën e tyre pas lirimit ...”
52. Në pjesën IV ku trajtohen objektivat dhe regjimi i trajtimit, përcaktohen rregullat e mëposhtme:
“64. Burgosja, duke hequr lirinë përbën një dënim në vetvete. Prandaj me përjashtime të vogla që justifikojnë veçimin ose ruajtjen e disiplinës, kushtet e burgosjes dhe regjimi i burgut nuk do të keqësojnë vuajtjet që ai përmban në vetvete.
65. Do të bëhen të gjitha përpjekjet për të siguruar që regjimet e institucioneve synojnë dhe kanë rezultat që:
a. të garantojnë që kushtet e jetës janë në përputhje me dinjitetin njerëzor dhe standardet e pranueshme në komunitet;
b. të minimizojë efektet e dëmshme të burgosjes dhe ndryshimet midis jetës së burgut dhe jetës në liri, të cilat priren të ulin dinjitetin dhe sensin e përgjegjësisë personale të të burgosurve;
...”
53. Gjithashtu në pjesën IV, nën kreun “Puna”, përcaktohet rregullat e mëposhtme:
“71.1. Puna në burg duhet parë si një element pozitiv në trajtimin, kualifikimin dhe drejtimin institucional.
2. Të burgosurve të dënuar mund t’u kërkohet që të punojnë, në varësi të aftësisë së tyre fizike dhe mendore e përcaktuar nga mjeku.
3. Angazhimi normal në një punë të dobishme, ose nëse është e përshtatshme, aktivitete e tjera të përcaktuara, do të jenë të tilla që t’i mbajnë të burgosurit të aktivisht për një ditë pune normale.
4. Angazhimi në punë duhet të jetë i tillë që të ruajë ose të rrisë sa më shumë që të jetë e mundur aftësinë e të burgosurit për të bërë një jetesë normale pas lirimit.
...
72. Organizimi dhe metodat e punës në institucione do të jenë sa më shumë që të jetë e mundur të përafërta me ato të punës përkatëse në komunitet, në mënyrë që të përgatisin të burgosurin për kushtet e jetës profesionale normale...
...
74.1. Masat paraprake për sigurinë dhe shëndetin e të burgosurve do të jene të njëjta me ato që zbatohen për punonjësit jashtë.
2. Duhen parashikuar masa për dëmshpërblimin e të burgosurve kundër dëmtimit industrial, përfshirë sëmundjet profesionale, në kushte jo më pak të favorshme se sa ato që ligji u siguron punëtorëve jashtë.
...
76.1. Puna e të burgosurve do të shpërblehet mbi bazën e një sistemi të drejtë..”
(b) Rregullat Evropiane të Burgjeve, 2006
54. Më 11 janar 2006 Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës miratoi një version të ri të Rregullave Evropiane të Burgjeve, Rekomandimi Rec. (2006) 2 ("Rregullat e 2006-s"). Ai vuri në dukje se Rregullat e 1987-s " kishin nevojë të rishikoheshin në mënyrë thelbësore dhe të përditësoheshin në mënyrë që të pasqyrojnë zhvillimet që kishin ndodhur në politikën penale, praktikat e dënimit dhe menaxhimin e përgjithshëm të burgjeve në Evropë”.
55. Rregullat e 2006-s përmbajnë, në Pjesën e I, parimet e mëposhtme themelore, inter alia:
“2. Personave të cilëve u është mohuar liria, gëzojnë të gjitha të drejtat që nuk u janë marrë atyre në mënyrë të ligjshme nga vendimet që i dënojnë ata ose që i lënë në paraburgim.
3. Kufizimet për personat të cilëve u është mohuar liria ushtrohen në masën minimale të nevojshme dhe në përpjesëtim me objektivat legjitime për te cilat ato janë vendosur.
...
5. Jeta në burg duhet të përafrohet sa më shume të jetë e mundur me aspektet pozitive të jetës në komunitet.
6. E gjitha koha e ndalimit menaxhohet në mënyrë të tillë që të lehtësojë ri-integrimin në një shoqëri të lirë të personave të cilëve u është mohuar liria.”
Komentari mbi Rregullat e 2006-s (përgatitur nga Komiteti Evropian për Problemet e Krimit (KEPK)) vuri në dukje se neni 2 thekson se humbja e së drejtës së lirisë nuk duhet të çojë në supozimin se të burgosurit automatikisht humbasin të tjera politike, civile, sociale, ekonomike dhe të drejtat kulturore dhe për këtë arsye kufizimet duhet të jenë sa më pak të jetë e mundur. Neni 5, po sipas këtij Komentari, nënvizon aspektet pozitive të normalizimit, duke pranuar se, ndërsa jetesa në burg nuk mund të jetë e njëjtë me jetesën në një shoqëri të lirë, hapa aktivë duhet të merren për të përafruar sa të jetë e mundur kushtet në burg me jetën normale. Komentari më tej thekson se neni 6 i kësaj Rregulloreje "njeh se të burgosurit, si ata që priten të gjykohen dhe ndodhen në paraburgim dhe ata të dënuar, në përfundim të heqjes së lirisë do të kthehen në komunitet dhe se jeta e burgut duhet të jetë e organizuar duke mbajtur parasysh këtë fakt".
56. Në Pjesën II (“Kushtet e burgimit”), neni 26 i Rregullave të 2006-s trajton aspekte të ndryshme të punës në burg. Për aq sa është pertinente, lexon si me poshtë:
“26.1 Puna në burgje konsiderohet një element pozitiv i regjimit të burgjeve dhe nuk përdoret asnjëherë si ndëshkim.
26.2 Autoritet e burgjeve duhet të përpiqen për të siguruar punë të mjaftueshme të një natyre të dobishme.
26.3 Puna e dhënë, për aq sa është e mundur, duhet të jete e tillë sa të lejojë mbajtjen ose rritjen e mundësisë së të burgosurve për te siguruar jetën në liri nëpërmjet punës.
...
26.7 Organizimi dhe metodat e punës në institucione janë, sa më shumë të jetë e mundur, të ngjashme me të njëjtën punë në komunitet në mënyre që të burgosurit të përgatiten për kushtet e një jete normale pune.
...
26.9 Puna për të burgosurit jepet nga autoritet e burgut, ose në bashkëpunim me palë të kontraktuara private, brenda ose jashtë burgut.
26.10 Në të gjitha rastet, puna e të burgosurve shpërblehet me pagesën e duhur.
...
26.13 Masa e sigurimit shëndetësor dhe teknik për të burgosurit duhet t’i mbrojnë ata në mënyrë të mjaftueshme dhe nuk duhet të jenë masa më pak rigoroze sesa masat e përdorura për punëtoret jashtë burgut .
26.14 Në rastet e dëmtimeve të rënda, duke përfshirë sëmundjet profesionale, për të dëmshpërblyer të burgosurit ka dispozita të veçanta, kushtet e të cilave nuk janë më pak të favorshme sesa kushtet e parashikuara nga legjislacioni kombëtar për punëtorët jashtë burgut.
...
26.17 Të burgosurit të cilët punojnë, për aq sa të jetë e mundur, përfshihen në sistemet e sigurimeve shoqërore.”
Komentari mbi rregullin 26 thekson parimin e normalitetit të punës në burg në atë që dispozitat për shëndetin, sigurinë, orarin e punës dhe "madje edhe përfshirjen në sistemet kombëtare të sigurimeve shoqërore" duhet të jenë sa më të përafërta me ato që janë të zbatueshme për punëtorët jashtë burgut. Në ndryshim nga sa më sipër, Rregullat e 1987, edhe pse e përmbajnë nocionin e normaliteti të punës në burg, nuk janë shprehur në lidhje me çështjen e përfshirjes të së burgosurve në sistemet kombëtare të sigurimeve shoqërore.
57. Pjesa VII e Rregullave të 2006-s (“Të burgosurit e dënuar”) përmban rregulla që kanë të bëjnë me objektivin e regjimit për të burgosurit e dënuar:
“102.1 Përveç rregullave që zbatohen për të gjithë të burgosurit, regjimi për të burgosur të dënuar hartohet për t’u bërë të mundur atyre që bëjnë një jete të përgjegjshme dhe pa krime.
102.2 Burgimi, pra heqja e lirisë, është një dënim në vetvete,dhe, si rezultat, regjimi për të burgosurit e dënuar nuk duhet të përkeqësoj vuajtjen e vet burgimit .”
58. Ne këtë Pjesë trajtohet edhe puna, si një aspekt i regjimit të të burgosurve të dënuar. Neni 105, në lidhje me këtë, parashikon:
“105.2 Të burgosurve të dënuar që nuk e kanë arritur moshën e pensionit, mund t’u kërkohet të punojnë, në varësi të aftësive të tyre fizike dhe mendore, sipas përcaktimeve të mjekut.
105.3 Nëse të burgosurve të dënuar u kërkohet të punojnë, kushtet e punës janë në përputhje me standardet dhe kontrollet që aplikohen në komunitetin jashtë burgut.”
2. Karta Sociale Evropiane
59. Karta Sociale Evropiane, një traktat i Këshilli i Evropës, i cili u miratua në vitin 1961 dhe u rishikua në vitin 1996 ka gjithashtu rëndësi në kontekstin e çështjes aktuale. Neni 1, që ka të bëjë me të drejtën për të punuar, parashikon:
“Me synimin që të sigurohet ushtrimi efektiv i së drejtës për punë, Palët angazhohen:
(1) të pranojnë si një nga synimet dhe përgjegjësitë e tyre parësore arritjen dhe mbajtjen e një niveli sa më të lartë e të qëndrueshëm të mundshëm punësimi me synim që të arrihet punësim i plotë;
(2) të mbrojnë efektivisht të drejtën e punëtorit për të fituar jetesën e tij në një punë në të cilën ka hyrë lirisht;
...”
Komiteti Evropian për të Drejtat Sociale, organi përgjegjës për monitorimin e pajtueshmëri së Shteteve Palë me Kartën Sociale Evropiane, e ka interpretuar nenin 1 § 2 se kërkon të që të rregullohet në mënyrë rigoroze puna e burgut në drejtim të pagës, orëve të punës dhe sigurimeve shoqërore, në veçanti për të burgosurit që punojnë për firmat private. Të burgosurit mund të punësohen nga ndërmarrjet private vetëm me pëlqimin e tyre dhe në kushte të ngjashme, sa të jetë e mundur, me ato në një marrëdhënie të zakonshme të punësimit privat(shih Përmbledhje e Praktikës Gjyqësore e Komitetit Evropian për të Drejtat Sociale, 1 shtator 2008, fq 23).
C. E drejta e krahasuar evropiane
60. Nga informacioni në dispozicion të Gjykatës, duke përfshirë një studim krahasues mbi të drejtën duke marrë parasysh legjislacionet kombëtare të dyzet nga dyzet e shtatë shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, vërehet:
- në njëzet e pesë Shtete anëtare të burgosurve, të paktën në disa rrethana, u kërkohet të punojnë, përkatësisht Azerbajxhani, Republika Çeke, Estonia, Finlanda, Gjeorgjia, Gjermania, Hungaria, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Mali i Zi, Rusia, Sllovakia, Spanja, Suedia, Zvicra, Turqia, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar;
- njëzet e dy Shtete anëtare u japin të burgosurve akses në sistemin e pensioneve të pleqërisë, përkatësisht Shqipëria, Andorra, Azerbajxhani, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Finlanda, Franca, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Norvegjia, Portugalia, Rusia, Sllovakia, Sllovenia, Zvicra, "ish Republika Jugosllave e Maqedonisë", Turqia, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar. Në disa nga këto shtete të burgosurit nuk janë të mbuluara automatikisht nga skema e sigurimit (nëpërmjet kontributeve të detyrueshme ose zbritjes tatimore), por vetëm kanë mundësi të paguajnë kontribute vullnetare;
- në dymbëdhjetë Shtete anëtare të burgosurit nuk janë të mbuluar nga skema e pensionit të pleqërisë, përkatësisht Belgjika, Bosnje dhe Hercegovina, Bullgaria, Estonia, Gjeorgjia, Greqia, Hungaria, Malta, Mali i Zi, Holanda, Rumania dhe Serbia;
- në një grup të tretë të Shteteve anëtare përfshirja e të burgosurve në sistemin e sigurimeve shoqërore (përfshirë pensionin e pleqërisë) varet nga lloji i punës së kryer, kryesisht nëse të burgosurit punojnë për një punëdhënës jashtë/paguhet apo jo. Ky është rasti i Gjermanisë, Luksemburgut, Polonisë, Spanjës dhe Suedisë. Në Danimarkë e drejta për një pension pleqërie nuk është e lidhur me punën dhe pagesën e kontributeve. Të gjithë personat që arrijnë moshën e kërkuar të pensionit kanë të drejtë të marrin një pension bazë;
- tridhjetë e shtatë Shtete anëtare, që përbëjnë, një shumicë absolute, u sigurojnë të burgosurve, ose të paktën disa kategorive të të burgosurve, akses në sistemin e sigurimet shoqërore, qoftë duke i përfshirë në sistemin e sigurimeve shoqërore të përgjithshme ose në ndonjë pjesë të tij, qoftë duke u mundësuar një lloj specifik sigurimi apo mbrojte tjetër.
E DREJTA
I. PRETENDIMI PËR SHKELJEN E NENIT 14 TË KONVENTËS TË SHQYRTUAR NË LIDHJE ME NENIN 1 TË PROTOKOLLIT Nr. 1
61. Kërkuesi u ankua se përjashtimi i të burgosurve që kryenin punë në burg nga përfshirja në sistemin e pensioneve të pleqërisë ishte diskriminues. Ai u mbështet në thelb në nenin 14, të shqyrtuar në lidhje me nenin 1 të Protokollit nr. 1.
62. Neni 14 parashikon:
“Gëzimi i të drejtave dhe i lirive të përcaktuara në këtë Konventë duhet të sigurohet, pa asnjë dallim të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, mendimet politike ose çdo mendim tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose çdo status tjetër.”
63. Neni 1 i Protokollit Nr. 1 parashikon:
“Çdo person fizik ose juridik ka të drejtën e gëzimit paqësor të pasurisë e tij. Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, përveçse për arsye të interesit publik dhe në kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare.
Megjithatë, dispozitat e mëparshme nuk cenojnë të drejtën e Shteteve për të zbatuar ligje, që ato i çmojnë të nevojshme për të rregulluar përdorimin e pasurive në përputhje me interesin e përgjithshëm ose për të siguruar pagimin e taksave ose të kontributeve ose të gjobave të tjera.”
A. Parashtrimet e palëve
1. Kërkuesi
64. Kërkuesi iu referua parimit që heqja e lirisë ishte një dënim në vetvete dhe se masat në lidhje me një të burgosur nuk duhet të rëndojnë vuajtjet që vetë burgimi ka. Ai argumentoi se përjashtimi i të burgosurve që punojnë nga përkatësia në sistemin e pensioneve të pleqërisë ishte në kundërshtim me këtë parim pasi ajo prodhonte pasoja afatgjata që shkonin përtej periudhës së vuajtjes së burgut.
65. Për më tepër, ai deklaroi se të burgosurit që punojnë ishin në të njëjtën situatë si punonjësit e tjerë për sa i përket nevojës për t’u siguruar për pleqërinë në sigurimet shoqërore. Interpretimi që gjykatat vendase i bënë nenit 4(2) të ligjit të Sigurimeve Shoqërore të Përgjithshme, ishte se dallimi ndërmjet punës vullnetare dhe punës në burg ishte pasi kjo e para rregullohej nëpërmjet një kontrate pune të rregullt, ndërsa e dyta ishte e përmbushje e një detyrimi ligjor nga ana e të burgosurve, nuk ishte arsye bindëse për përjashtimin e tyre nga përfshirja në sistemin e pensioneve të pleqërisë.
66. Situatat nuk ishin thelbësisht të ndryshme, sipas parashtrimeve të kërkuesit. Në realitet, shumica dërrmuese e njerëzve në liri ishin gjithashtu të detyruar për të punuar, nëse jo me ligj, nga nevoja për të fituar jetesën. Puna, nëse kryhet brenda ose jashtë kontekstit të burgut, gjithmonë shërben për një shumëllojshmëri qëllimesh që shkojnë përtej aspektit financiar, pra pagës. Llojet e punëve të kryera nga të burgosurit nuk ishin krejtësisht të ndryshme nga llojet e punëve të kryera nga persona të tjerë. Për ta përmbledhur, përjashtimi i të burgosurve që punojnë nga përfshirja në sistemin e pensioneve të pleqërisë nuk ishte e bazuar në asnjë dallim faktik dhe për këtë arsye duhej justifikuar.
67. Sipas pikëpamjes së kërkuesit, një justifikim i tillë ekzistonte. Së pari, përjashtimi i të burgosurve që punonin nga përfshirja në sistemin e pensioneve të pleqërisë nuk i shërbyen asnjë qëllimi legjitim. Qeveria iu referua situatës së vështirë financiare të sistemit të sigurimeve shoqërore, por konsiderata thjesht buxhetore nuk mund të justifikojnë përjashtimin e një grupi të cenueshëm nga sigurimet shoqërore.
68. Së dyti, kërkuesi pretendoi se Qeveria kishte dështuar të sillte arsye objektive për dallimin në trajtim. Në veçanti, ai kundërshtoi argumentin e Qeverisë se të burgosurit që punojnë nuk mund të paguajnë kontribute të rëndësishme dhe se llogaritja e periudhës së punës në burg si periudhë sigurimi krijon një privilegj të pajustifikuar për të burgosurit në krahasim me të punësuarit e rregullt të cilët paguanin kontributin e sigurimeve shoqërore të plotë. Duke marrë parasysh se në pajtim me nenin 51 të ligjit për Ekzekutimit e Vendimeve Penale, Shteti merr të ardhurat nga puna e të burgosurve, është e arsyeshme të pretendohet që ky i fundit të paguajë kontributet e sigurimeve shoqërore. Argumenti tjetër i Qeverisë mbi atë nëse periudha e burgimit do të konsiderohet apo jo në mënyrë të justifikueshme si periudha zëvendësues, ishte kështu pa rëndësi.
69. Në lidhje me mundësinë për të burgosurit për të derdhur kontribute vullnetare në skemën e pensioneve sipas nenit 17 të ligjit të Sigurimeve Shoqërore të Përgjithshme, kërkuesi argumentoi se shumë të burgosur nuk përmbushin kërkesën për të akumuluar një numër të mjaftueshëm të muajve të sigurimit në periudhat e mëparshme. Për më tepër, kostot e sigurimit vullnetar normalisht tejkalon burimet e kufizuara financiare të të burgosurve, duke mbajtur parasysh se 75% e shpërblimit të tyre modest për punën që bëjnë përdoret si kontribut për kostot e vuajtjes së dënimin të tyre, në pajtim me nenin 32 të ligjit për Ekzekutimin e Vendimeve Penale.
2. Qeveria
70. Qeveria argumentoi së pari dhe kryesisht se mospërfshirja e të burgosurve që punojnë në sistemin e pensioneve të pleqërisë nuk ishte diskriminuese brenda kuptimit të nenit 14 të Konventës, pasi të burgosurit që punojnë nuk janë në situatë analoge me të punësuarit e rregullt.
71. Ajo dha një përshkrim të detajuar të organizimit të punës në burg në Austri, duke nënvizuar se puna e burgut i shërbyen qëllimit kryesor të ri-integrimit dhe risocializimit. Ajo vuri në dukje se standardet përkatëse të Këshillit të Evropës, si dhe raporti i fundit i Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës dhe të Trajtimit ose Dënimit Çnjerëzor dhe Poshtërues (KPT) lidhur me Austrinë, pranojnë rëndësinë e punës për mundësinë që u jep të burgosurve për të ruajtur apo përmirësuar kualifikimet e tyre profesionale, duke u dhënë atyre një aktivitet të qëllimshëm dhe një rutinë ditore të strukturuar duke e bere në ketë mënyrë periudhën e burgut më të durueshme dhe t’i përgatitur ata për t’u punë pas lirimit.
72. Të burgosurit ishin të detyruar të punojnë në pajtim me nenin 44(1) të ligjit për Ekzekutimin e Vendimeve Penale dhe autoritetet e burgut ishin të detyruar t’u siguronin punë të përshtatshme në pajtim me nenin 45(1) të këtij ligji. Lidhur me kushtet në burgje, të burgosurit punonin një mesatare prej pesë deri në gjashtë orë në ditë. Edhe pse kjo nuk kërkohet nga ndonjë dispozitë e kësaj Konvente, të burgosurit shpërblehen për punën e kryer. Shpërblimi përcaktohej me ligj dhe varionte nga 5 euro deri në 7,50 euro në orë sipas llojit të punës së kryer. Periudhat gjatë të cilave të burgosurit u nënshtrohen trajtimeve sociale ose terapeutik janë konsideruar orë pune deri në një maksimum prej pesë orë në javë. Kjo ishte qartazi një formë e dobishme e trajtimit, duke nënvizuar se risocializim ishte qëllimi i punës së burgut. Fakti se një pjesë e shpërblimit përdorej si një kontribut për mirëmbajtjen nuk ishte në kundërshtim me Konventën.
73. Për ta përmbledhur, për nga natyra dhe qëllimi, puna në burg ndryshon në mënyrë të konsiderueshme nga punësimi normal jashtë burgut. E para, korrespondon me një detyrim ligjor dhe ka për qëllim risocializimin dhe ri-integrimin e të burgosurit, ndërsa kjo e dyta bazohej në një kontratë pune dhe i shërbyen qëllimin të sigurimit të jetesës së një personi dhe zhvillimit profesional të tij. Rrjedhimisht, vlerësimi i ndryshëm i periudhave të punës në burg për qëllime të sigurimit të pensionit të pleqërisë, jo vetëm që nuk justifikohej, por nuk ishte e mundur për situatën e ndryshme faktike. Llogaritja e periudhat për të cilat nuk janë bërë kontribute si periudha të sigurimit u jep të burgosurve që punojnë një avantazh të pajustifikuar krahasuar me punësuarit normal.
74. Vendimi i legjislaturës për të mos konsideruar periudha gjatë së cilës një i burgosur ka punuar si kualifikuese ose periudhat zëvendësues ishte bazuar gjithashtu në arsyet objektive të paraqitura në parashtrimet e Qeverisë. Sipas dispozitave përkatëse të ligjit për Sigurimet Shoqërore të Përgjithshme, periudhat e kaluara në burg trajtoheshin, inter alia, si periudha kualifikuese nëse personi në fjalë i ishte njohur e drejta për dëmshpërblim në lidhje me burgimin, sipas ligjit për Dëmshpërblimet (Procedurë Penale). Në këtë rast Shteti ishte detyruar të paguante kontributet e sigurimeve shoqërore, në mënyrë që të kompensojë personin në fjalë për disavantazhet që ai kishte pësuar në bazë të ligjit të sigurimeve shoqërore, si rezultat i heqjes së lirisë. Për të trajtuar personat të cilët ishin burgosur në mënyrë të ligjshme në të njëjtën mënyrë do të çojë në trajtim të barabartë të rrethanave jo të njëjta. Për llogaritjen e periudhave të kaluara në burg si periudha zëvendësueshme, pa derdhjen e kontributeve, do të krijojë zhbalancime në sistemin e sigurimeve shoqërore. Në përgjithësi, ligjvënësi konsideron periudha zëvendësues ato periudha gjatë së cilës personat nuk mund të derdhin kontribute për arsye të pranuara shoqërore, të tilla si arsimi, lindja, papunësia, sëmundjet, shërbimi ushtarak apo alternativ ushtarak.
75. Për më tepër, të burgosurit kishin të drejtë të derdhin vullnetarisht kontribute për sistemin e pensioneve të pleqërisë, sipas nenit 17 të ligjit për Sigurimit Shoqërore të Përgjithshme. Ky ligj u jep mundësinë të burgosurve për reduktimit të shumës së kontributit që duhet derdhur në një nivel më të ulët se ajo e kontributeve normale. Megjithatë, Qeveria ka deklaroi se, për arsye të mbrojtjes së të dhënave, ajo nuk mund të paraqiste të dhëna statistikore për numrin e të burgosurve që e shfrytëzonin këtë mundësi.
76. Edhe duke supozuar ndryshe, se të burgosurit që punojnë ishin në një situatë analoge me punësimin normal, Qeveria argumentoi se, ndryshimi në trajtim ishte i justifikuar. Në praktikë, edhe në qoftë se të burgosurit nuk ishin të përjashtuar nga përfshirja në sistemin e pensionit të pleqërisë, ata nuk do të jenë në gjendje për të derdhur kontribute të rëndësishme, pasi shumë shpesh shpërblimi i tyre, pas zbritjes së kontributit të mirëmbajtjes, nuk do të arrijë pragun prej 366.33 euro e të ashtuquajturave të ardhura minimale, nën të cilën të punësuarit në çdo rast nuk mbulohen nga sigurimi i detyrueshëm sipas ligjit për Sigurimet Shoqërore të Përgjithshme. Duke pasur parasysh situatën e vështirë financiare të institucioneve të sigurimeve shoqërore, vetëm personat të cilët ishin në gjendje për të paguar kontribute të rëndësishme mund të përfshihen në sistemin e pensioneve të pleqërisë.
77. Për më tepër, Shtetet Kontraktuese gëzojnë një hapësirë të gjerë vlerësimi në organizimin e sistemeve të tyre të sigurimeve shoqërore. Edhe Rregullat Evropiane Burgjeve të 2006 rekomandojnë vetëm se "për aq sa është e mundur, të burgosurit që punojnë do të përfshihen në sistemet kombëtare të sigurimeve shoqërore".
78. Qeveria shpjegoi se që nga ndryshimi i 1993 i ligjit për Sigurimin të Papunësisë, të burgosurit që punojnë kishte qenë të lidhur me skemën e sigurimit të papunësisë. Ky ndryshim, i cili ishte pjesë e një reforme më të gjerë të sistemit të ekzekutimit të dënimeve, ishte paraprirë nga vitet diskutimesh intensive. Vendimi për integrimin e të burgosurve në skemën e sigurimit të papunësisë, por jo në skemën e pensioneve të pleqërisë ishte i motivuar nga fakti se sigurimi i papunësisë, që përfshinte jo vetëm përfitime financiare por qasje në trajnime dhe në shërbimet për gjetjen e punës, ishte instrumenti më efektiv për ri-integrimin e mëtejshëm të të burgosurve pas lirimit. Ajo u konsiderua si një hap i parë drejt përfshirjes së tyre në sistemin e sigurimeve shoqërore në përgjithësi. Megjithatë, duke qenë se sigurime sipas ligjit për Sigurimet Shoqërore të Përgjithshme përfshijnë sigurimin nga aksidentet, shëndetin dhe plus sistemin e pensioneve të pleqërisë, dhe kujdesi shëndetësor i të burgosurve dhe sigurimi nga aksidentet u sigurohet nga autoritetet e burgut sipas ligjit për Ekzekutimin e Vendimeve Penale, përfshirja e tyre në skemën e pensioneve të pleqërisë do të kishte nevoje për ndryshime më komplekse. Për më tepër, sipas studimeve të kryera në atë kohë, ajo është konsideruar të jetë faktori më kosto më të madhe.
79. Përveç kësaj, Qeveria vuri në dukje se rastet e tilla si rasti konkret me burgim me periudha mjaft të gjata ishin jashtëzakonisht të rralla. Shumica e të burgosurve grumbullonin një numër të mjaftueshëm të muajve të sigurimit gjate periudhës se punës jashtë burgut. Në çështjen konkrete kërkuesi kishte marrë përfitimet e papunësisë dhe, pasi përfundimit të tyre, kishin përfituar pagesat e ndihmës emergjente.
80. Së fundi, vendimi i ligjvënësit austriak për të mos i përfshirë të burgosurit në skemën e pensioneve të pleqërisë të parashikuar në ligjin për Sigurimeve Shoqërore të Përgjithshëm nuk do të thotë se ata nuk gëzojnë asnjë mbulim social. Së pari, siç u tha më lart, ata janë të mbuluar nga skema e sigurimit të papunësisë. Si pasojë, ata marrin përfitimet e papunësisë dhe, pas përfundimit të saj, përfitojnë pagesat e ndihmës emergjente. Si mjet i fundit, sistemi i asistencës sociale ofronte një të ardhur që mbante parasysh mjetet minimale të personave të cilët nuk mund të mbulonin nevojat e tyre bazë në asnjë mënyrë tjetër. Në mënyrë të përmbledhur, sistemi ligjor austriak ka gjetur një zgjidhje të diferencuar dhe të mirë-ekuilibruar duke marrë parasysh në njërën anë interesat e shoqërisë në përgjithësi, dhe nga ana tjetër interesat e të burgosurve.
B. Vlerësimi i Gjykatës
1. Zbatimi i nenit 14 i shqyrtuar në lidhje me nenin 1 të Protokollit Nr. 1
81. Gjykata përsërit se neni 14 plotëson dispozitat e tjera thelbësore të Konventës dhe protokolleve të saj. Ai nuk ka ekzistencë të pavarur pasi ai ka efekt vetëm në lidhje me "gëzimin e të drejtave dhe lirive të mbrojtura" nga këto dispozita. Zbatimi i nenit 14 nuk presupozon domosdoshmërisht shkeljen e një prej të drejtave thelbësore të garantuara nga Konventa. Është e nevojshme, por është gjithashtu e mjaftueshme që faktet e çështjes të bien "brenda veprimit" e një ose më shumë prej dispozitave në fjalë. Ndalimi i diskriminimit në nenin 14 kështu shtrihet përtej gëzimin e të drejtave dhe lirive të cilat Konventa dhe Protokollet e saj kërkojnë nga çdo Shtet t’i garantojnë. Ai vlen edhe për ato të drejta të tjera, që bien brenda qëllimit të përgjithshme të çdo neni të Konventës, për të cilat shteti ka vendosur vullnetarisht që t’i sigurojë (shih Stec dhe të tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar (dhjetor) [GC], nr. 65.731 / 01 dhe 65900/01, §§ 39-40, ECHR 2005 X; Andrejeva kundër Letonisë [GC], nr 55707/00, § 74, ECHR 2009 ...;. dhe, më së fundi, Carson dhe të tjerë kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 42184/05, § 63, ECHR 2010 ...)
82. Sipas jurisprudencës së Gjykatës, parimet që zbatohen përgjithësisht në çështjet sipas nenit 1 të Protokollit nr. 1 janë njësoj pertinente edhe kur bëhet fjalë për përfitimet e ndihmës sociale. Në veçanti, ky nen nuk krijon të drejtën për të përfituar pronë. Ajo nuk vendos asnjë kufizim mbi lirinë e Shtetit Kontraktues për të vendosur të ketë apo jo ndonjë formë të skemës së sigurimeve shoqërore, ose për të zgjedhur llojin apo sasinë e përfitimeve nga çdo skemë e tillë. Nëse, megjithatë, një Shtet Kontraktues parashikon në legjislacionin në fuqi te drejtën për të përfituar pagesa nga ndihma sociale – qoftë e kushtëzuar ose jo me pagesën e kontributeve paraprake - ky legjislacion duhet të konsiderohet se gjeneron një interes pronësie që bie brenda fushëveprimit të nenit 1 i Protokollit 1 për personat që plotësojnë kërkesat e saj (shih Stec dhe të tjerë (dec.), cituar më lart, § 54; Andrejeva, cituar më lart, § 77, dhe Carson, cituar më lart, § 64).
83. Për më tepër, në çështje të tilla si çështja që po shqyrtohet, lidhur me një ankim sipas nenit 14 të Konventës i shqyrtuar në lidhje me nenin 1 të Protokollit nr. 1 ku kërkuesi pretendon se i është mohuar tërësisht ose pjesërisht një përfitim i caktuar, mbi baza diskriminuese të përcaktuara nga neni 14, kriteri përkatës është nëse, në mungesë të kushtit për njohjen e titullit, kusht ndaj të cilit kërkuesi ankohet, ai ose ajo do të kishte pasur një të drejtë, të zbatueshme sipas ligjit të brendshëm, për ta marrë përfitimin në fjalë (shih Gaygusuz kundër Austrisë, 16 shtator 1996 , § 40, Raportet e Aktgjykimeve dhe Vendimeve 1996 IV, dhe Willis kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 36042/97, § 34, ECHR 2002 IV). Edhe pse neni 1 i Protokollit nr. 1 nuk përfshin të drejtën për të marrë një pagesë të çdo lloji nga sigurimet shoqërore, nëse një Shtet vendos të krijojë një skemë përfitimesh, duhet ta bëjë këtë në një mënyrë që është në përputhje me nenin 14 (shih Stec dhe të tjerë (dhjetor), cituar më lart, § 55, dhe Andrejeva, cituar më lart, § 79).
84. Në çështjen konkrete kërkuesi, që ka arritur moshën e pensionit, pretendonte pension pleqërie përfitim për të cilin ka të drejtë, me kusht që të arrihej një numër minimal i muajve të sigurimit. Gjykata konsideron se legjislacioni i sigurimeve shoqërore në fjalë krijon një interes pronësie duke u përfshirë brenda fushës së veprimit të nenit 1 të Protokollit nr.1. Aplikimi i testit nëse kërkuesi do të kishte pasur një të drejtë të detyrueshme për të marrë pension sikur të mos ishte për kushtin për njohjen e titullit, që ai pretendon të jetë diskriminuese, Gjykata vëren se është i padiskutueshëm se ankuesi kishte punuar për njëzet e tetë vjet në burg pa u përfshirë në sistemin e pensionit të pleqërisë. Kërkesa e tij për pension pleqërie është refuzuar me arsyetimin se ai nuk kishte numrin minimal të kërkuar të muajve të sigurimit. Ajo me tej vijon se, nëse i burgosuri do ishte përfshirë në sistemin e pensionit të pleqërisë për punën e kryer në burg, ai do të kishte grumbulluar numrin e nevojshëm të muajve të sigurimit dhe për rrjedhoje do kish pasur të drejtë të përfituar pension.
85. Qeveria nuk e kontestoi zbatueshmërinë e nenit 14 të Konventës i shqyrtuar së bashku me nenin 1 të Protokollit 1. Megjithatë, ajo argumentoi se të ardhurat e kërkuesit si i burgosur ishin të pamjaftueshme për të paguar kontribute në sistemin e pensioneve të pleqërisë: pasi zbritet kontributi për mirëmbajtjen, shpërblimi i tij nuk e kalon pragun e të ardhurave marxhinale nën të cilin çdo punonjës është përjashtuar nga sigurimi i detyrueshme sipas ligjit për Sigurimet Shoqërore të Përgjithshme. Gjykata vlerëson se ky argument, i cili në vetvete është i lidhur thelbësisht me pozicionin e kërkuesit si një i burgosur, nuk mund të zhvlerësojë konkluzioni i arritur më lart.
86. Në përfundim, Gjykata konstaton se pretendimet e ankuesit bien brenda fushëveprimit të nenit 1 të Protokollit nr. 1 dhe të drejtës së mbrojtur nga ky nen, gëzim i qetë i pasurisë. Kjo është e mjaftueshme për ta bërë nenin 14 të zbatueshëm.
2. Pajtueshmëria me nenin 14 i shqyrtuar në lidhje me nenin 1 të Protokollit Nr. 1
(a) Parimet e Përgjithshme
87. Gjykata ka vendosur me jurisprudencën e saj se vetëm dallimet në trajtim, bazuar në një karakteristikë të identifikueshme, ose tek "statusi", përbëjnë diskriminim sipas kuptimit të nenit 14 (shih Carson dhe të tjerë, cituar më lart, § 61). Diskriminimi nënkupton trajtimin ndryshe, pa një justifikim objektiv dhe të arsyeshëm, të personat në situata të ngjashme. "Justifikim i pa arsyeshëm dhe jo objektiv” do të thotë se dallimet në fjalë nuk ndjekin një qëllim legjitim" dhe se nuk ekziston "një marrëdhënie e arsyeshme e proporcionalitetit midis mjeteve të përdorura dhe qëllimit që kërkohet të realizohet" (po aty, shih gjithashtu Andrejeva, cituar më lart, § 81, dhe Stec dhe të tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr 65731/01, § 51, ECHR 2006-VI)
88. Shtetet Kontraktuese gëzojnë një hapësire të caktuar të vlerësimit nëse dhe në çfarë mase dallimet në situata të ngjashme justifikojnë një trajtim të ndryshëm. Kjo hapësirë vlerësimi ndryshon sipas rrethanave, subjektit në fjalë dhe sfondit të tij. Kështu, për shembull, neni 14 nuk e ndalon një shtet anëtar të trajtojë në mënyrë të ndryshme grupeve të caktuara, për të korrigjuar “pabarazitë faktike” mes tyre; ndërkohë, në rrethana të caktuara një dështim i përpjekjeve për të korrigjuar pabarazinë përmes trajtimit të ndryshëm mundet, në mungesë të një justifikimi objektiv dhe të arsyeshëm, të sjellë një shkelje të nenit 14 (shih Andrejeva, cituar më lart, § 82; Stec dhe të tjerë, cituar më lart, § 51, dhe Thlimmenos kundër Greqisë [GC], nr 34369/97, § 44. , ECHR 2000-IV).
89. Në mënyrë të ngjashme, një hapësirë të gjerë vlerësimi Shtetit kanë në bazë të Konventës, kur është fjala për masat e përgjithshme të politikave ekonomike apo sociale. Për shkak të informacionit të drejtpërdrejtë lidhur me shoqërinë dhe nevojat e saj, autoritetet kombëtare, në parim, janë të afta të vlerësojnë më mirë se çfarë është në interes të publikut mbi baza sociale apo ekonomike, sesa gjyqtari ndërkombëtar, dhe Gjykata në përgjithësi respekton zgjedhjen e politikave të ligjvënësit, nëse këto nuk janë "haptazi pa baza të arsyeshme" (shih Andrejeva, cituar më lart, § 83, dhe Stec dhe të Tjerë, cituar më lart, § 52; Carson dhe të tjerë, cituar më lart, § 61, në kontekstin specifik të të drejtave të burgosurve, shih gjithashtu Dickson kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 44362/04, § 78, ECHR 2007-XIII)
(b) Zbatimi i këtyre parimeve në çështjen konkrete
90. Kërkuesi ankohet për diskriminim për shkak të statusit të tij si i burgosur. Edhe pse është qenia i burgosur nuk është një nga arsyet e përmendura shprehimisht në nenin 14, lista e përcaktuar në këtë nen nuk është shteruese dhe përfshin "çdo status tjetër" (ose “toute autre situation” në tekstin frëngjisht) prej së cilit persona ose grupe të personave janë të dallueshëm nga njëri-tjetri. Nuk është kontestuar në çështjen në fjalë se të jesh i burgosur është një aspekt i statusit personal për qëllimet e nenit 14.
(i) Nëse kërkuesi si i burgosur që punon është në situate të ngjashme me të punësuarit rregullisht.
91. Gjykata së pari do të shqyrtojë nëse, në lidhje me përfshirjen në sistemin e pensioneve të pleqërisë në bazë të ligji për Sigurimet Shoqërore të Përgjithshme, kërkuesi si i burgosur që punon ishte në një situatë të ngjashme me të punësuarit rregullisht.
92. Qeveria vuri theksin më shumë në dallimet në qëllimin dhe natyrën e punës në burg dhe punës të rregullt jashtë burgut. Ajo theksoi se puna e burgut i shërbeu qëllimit kryesor të rehabilitimit dhe vuri në dukje natyrën e saj të detyrueshme, duke argumentuar se këto karakteristika të punës së burgut e bëjnë statusin e kërkuesit të ndryshme nga ai i punonjësve të zakonshëm. Nga ana e tij kërkuesi pohoi se natyra e detyrueshme e punës në burg nuk ishte përcaktuese në kontekstin çështjes në fjalë dhe se lloji i punës së kryer nga të burgosurit nuk ndryshonte nga puna e bërë nga punonjësit e zakonshëm.
93. Gjykata vëren se puna e burgut ndryshon nga puna e kryer nga punonjësit e zakonshëm në shumë aspekte. Ajo i shërben qëllimit kryesor të rehabilitimit dhe risocializim. Orari i punës, shpërblimet dhe përdorimi i një pjese të këtij shpërblimi, si një kontribut i mirëmbajtjes, reflektojnë kontekstin e veçantë të burgut. Për më tepër, në sistemin austriak, detyrimit të të burgosurve për punë i korrespondon detyrimi i autoritetet të burgut për t’u siguruar atyre punë të përshtatshme. Në të vërtetë, një situatë e tillë është larg marrëdhënies të rregullt punëdhënës-punëmarrës. Rrjedhimisht, mund të argumentohet se, kërkuesi si i burgosur që punonte nuk ishte në një situatë të ngjashme me punonjësit e zakonshëm.
94. Megjithatë, sipas mendimit të Gjykatës as fakti se puna e burgut synon ri-integrimin dhe risocializim, as natyra e detyrueshme e punës në burg është nuk vendimtare në çështjen në fjalë. Për më tepër, Gjykata konsideron se nuk është vendimtare nëse puna është kryer për autoritetet e burgut, si në rastin e kërkuesit, ose për një punëdhënës privat, edhe pse kjo fundit ka një ngjashmëri më të madhe me një marrëdhënie të rregullt pune.
95. Ajo çfarë është për diskutim këtu, nuk është vet natyra dhe qëllimi i punës në burg, por nevoja për t’u siguruar për pleqëri. Gjykata konstaton se në lidhje me këtë kërkuesi si i burgosur që punonte ishte në të njëjtën situate me punonjësit e zakonshëm. Pra, ajo qe duhet shqyrtuar është, nëse dallimi në trajtim, lidhur me përfshirjen në sistemin e pensioneve të pleqërisë në bazë të ligjit për Sigurimet Shoqërore të Përgjithshme, justifikohej. Në lidhje me përfshirjen në skemën e sigurimit nga aksidentet shëndeti, sipas ligjit për Sigurimet Shoqërore të Përgjithshme, megjithatë, Gjykata pajtohej me atë që ankuesi si i burgosur që punon ishte në një situatë të ndryshme nga punonjësit e zakonshëm duke qenë se shëndeti i të burgosurve dhe mbrojtja nga aksidentet iu ofrohej nga Shteti në zbatim të ligjit për Ekzekutimin e Vendimeve Penale. Në mënyrë të ngjashme, Gjykata pranon se, përsa i përket pagesës së pensionit, një i burgosur i cili ka arritur tashmë moshës e pensionit nuk është në një situatë të njëjte me një pensionist i cili nuk është i burgosur, pasi jetesa e një burgosurit sigurohet nga autoritetet e burgut.
(ii) Nëse dallimi në trajtim ndjek një qëllim ligjor
96. Lidhur me qëllimin e dallimit në trajtim, Qeveria argumentoi se të burgosurit që punojnë shpesh nuk kanë mjete financiare për të paguar kontributet e sigurimeve shoqërore. Llogaritja e periudhave gjatë të cilave nuk janë derdhur fare kontribute, ose këto kanë qenë të parëndësishme, si periudha të sigurimeve që sjellin të drejtat e pensioneve, do të krijonte një çekuilibër ndërmjet të burgosurve dhe personave që punojnë jashtë kontekstit të burgut dhe do të dëmtonte efikasitetin ekonomik të institucioneve të sigurimeve shoqërore, të cilat tashme ishin duke u përballur me një situatë të vështirë financiare.
97. Përveç kësaj, një qëllim tjetër, pikërisht ai i ruajtjes së konsistencën e përgjithshme brenda sistemit të sigurimeve shoqërore, u paraqit në parashtrimet e Qeverisë. Ajo argumentoi se periudha e punës në burg nuk mund të llogaritet si kualifikuese ose periudhë zëvendësuese, duke qenë se në përputhje me parimet e ligjit austriak të sigurimeve shoqërore, periudha të tilla shërbejnë vetëm për të kompensuar për periudha gjatë së cilës nuk janë derdhur kontributet për shkak të një numri të kufizuar situatash apo aktivitetesh të pranuara shoqërore (për shembull, edukimi shkollor, papunësia, lindja, sëmundjet, shërbimi ushtarak ose alternativ ushtarake).
98. Gjykata pranon se qëllimet e ndjekura nga Qeveria, përkatësisht ruajtja e efikasitetit ekonomik dhe qëndrueshmërinë e përgjithshme të sistemit të pensioneve të pleqërisë, duke përjashtuar nga përfitimet persona të cilët nuk kanë derdhur kontribute të rëndësishme, janë legjitime.
(iii) Nëse dallimi në trajtim ishte proporcional
99. Gjykata rikujton jurisprudencën e saj, se të burgosurit në përgjithësi vazhdojnë të gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Konventë, përveç të drejtës për liri, kur privimi i ligjshëm i lirisë bie brenda fushës së veprimit të nenit 5 të Konventës. Është e pakonceptueshme që një i burgosur të humbasë të drejtat e tij të garantuara me Konventë, vetëm për shkak të statusit të tij si i burgosur (shih Hirst kundër Mbretërisë së Bashkuar (nr. 2) [GC], nr. 74025/01, §§ 69-70 , ECHR 2005 IX, dhe Dikson, cituar më lart, § 67). Për sa më sipër, një person i ruan të drejtat e tij apo të saj të garantuar me Konventë edhe gjate burgimit, dhe çdo kufizim mbi ato të drejta duhet të justifikohet në çdo rast individual. Ky justifikim rrjedh, inter alia, nga pasojat e nevojshme dhe të pashmangshme të burgimit ose nga një lidhje e përshtatshme midis kufizimit dhe rrethanave të të burgosurit në fjalë (ibid., § 68).
100. Është kundrejt këtij sfondi që Gjykata të shqyrtojë nëse mospërfshirja e të burgosurve në sistemin e pensioneve të pleqërisë është në përpjesëtim me qëllimin legjitim të përcaktuar më sipër. Thelbi i argumentit të kërkuesit ishte se Qeveria kishte dështuar të justifikonte dallim në trajtim. Ai pohoi se arsyeja kryesore për paaftësinë financiare të burgosurve për të paguar kontributet e sigurimeve shoqërore në bazë të ligjit për Sigurimet Shoqërore të Përgjithshëm është zgjedhja politikave nga vetë Shtetit për të mbajtur një pjesë të madhe të shpërblimit të një të burgosuri si kontribut të mirëmbajtjes.
101. Gjykata vëren se çështja e përfshirjes së të burgosurve që punojnë në sistemin e pensioneve të pleqërisë është i lidhur ngushtësisht çështje të politikës penale, të tilla si perceptimi i qëllimeve të përgjithshme të burgimit, sistemi i punës burg, shpërblimi i saj dhe prioritetet në përdorimin e saj, por gjithashtu është e lidhur edhe çështjet e politikës sociale të pasqyruara në sistemin e sigurimeve shoqërore si një i tërë. Me pak fjalë, ajo ngre çështje komplekse dhe zgjedhje të strategjisë sociale, për të cilat Shtetet gëzojnë një hapësirë të gjerë vlerësimi, ndërkohë që Gjykata do të ndërhyjë vetëm kur vlerëson se politikat e ligjvënësit janë "haptazi pa baza të arsyeshme" (shih jurisprudencën e cituar në paragrafin 89 më sipër).
102. Duke pasur parasysh kompleksitetin e çështjes, Gjykata konstaton se nuk mund të shqyrtojë vetëm çështjen e përfshirjes së të burgosurve në sistemin e pensionit të pleqërisë të izoluar por ta shqyrtoje atë si element i në sistemin e përgjithshëm të punës në burgje dhe sigurimit shoqëror të të burgosurve.
103. Siç është vërejtur më lart, në sistemin austriake të burgosurit janë nën detyrimin për të punuar, ndërsa autoritetet e burgut janë të detyruar t’u sigurojnë atyre punë të përshtatshme. Gjykata vëren si një tipar pozitiv të atij sistemi faktin që më shumë se 70% e të burgosurve punojnë. Oraret e punës janë përshtatur kontekstit të burgut, duke përfshirë edhe masat e caktuara të favorshme të tilla si llogaritja e kohës së kaluar në trajtim terapeutik ose social si orë pune deri në pesë orë në javë. Për më tepër, të burgosurit marrin shpërblim për punën e tyre, nga i cili 75% zbritet, megjithatë, kontributi të mirëmbajtjes. Gjykata vëren së pari se mbledhja e një kontributi të tillë, në vetvete nuk është në kundërshtim me Konventën (shih Puzinas kundër Lituanisë (dhjetor), nr. 63767/00, 13 dhjetor 2005, në lidhje me një ankesë sipas nenit 1 të Protokollit nr. 1 për zbritjen e një kontributi prej 25% nga paga e një të burgosuri). Ndërkohë që përqindja në rastin në fjalë duket mjaft e lartë, ajo megjithatë nuk mund të konsiderohet si e paarsyeshme duke pasur parasysh kostot e përgjithshme të mbajtjes burgjet dhe faktin se jetesa në burg, përfshirë këtu dhe sigurimin e shëndetit dhe nga aksidentet, sigurohen nga shteti.
104. Duke u kthyer tek sigurimi shoqëror i të burgosurve, Gjykata rithekson se kur përcaktohet gjerësia e hapësirës së vlerësimit, një faktor i rëndësishëm është edhe ekzistenca ose jo e bazave përgjithësisht të pranuara nga legjislacioni i Shteteve Kontraktuese (shiko Petrovic kundër Austrisë, 27 mars 1998, § 38, Raportet 1998 II).
105. Gjykata vëren se edhe pse nuk ka konsensus evropian mbi këtë çështje, ekziston një trend në zhvillim: në kontrast me Rregullat Evropiane të Burgjeve të 1987, Rregullat Evropiane të Burgjeve të 2006 jo vetëm që përmbajnë parimin e normalizimin të punës në burgu, por në mënyrë eksplicite rekomandojë në nenin 26.17 se " të burgosurit të cilët punojnë, për aq sa të jetë e mundur, përfshihen në sistemet e sigurimeve shoqërore " (shih paragrafin 56 më lart). Megjithatë, Gjykata vëren se formulimi përdorur në nenin 26.17 është i kujdesshëm ("aq sa të jetë e mundur") dhe i referohet përfshirjes në sistemet kombëtare të sigurimeve shoqërore në terma të përgjithshme. Për më tepër, ndërkohë që shumica absolute e Shteteve Anëtare të Këshillit të Evropës u sigurojnë të burgosurve një lloj sigurimi shoqëror, vetëm një numër shumë i vogël u siguron të burgosurve përfshirjen në sistemet e tyre të pensioneve të pleqërisë, disa prej tyre, siç edhe Austria, vetëm duke u dhënë atyre mundësinë për të derdhur kontribute vullnetare. Një pakicë shtetesh nuk i përfshijnë në asnjë mënyrë të burgosurit në sistemin e pensioneve të pleqërisë (shih paragrafin 60 më lart).
106. Gradualisht duket se shoqëritë po lëvizin në drejtim të përfshirjes të të burgosurve në sistemet e tyre të sigurimeve shoqërore në përgjithësi dhe të sistemit të pensioneve të pleqërisë në veçanti. Ligji austriak pasqyron këtë prirje në faktin se të gjithë të burgosurit janë të pajisur me kujdesin e shëndetit dhe nga aksidentet. Përveç kësaj, të burgosurit që punojnë janë përfshirë në skemën e sigurimit të papunësisë që nga 1 janar 1994, pas ndryshimit që iu bë ligjit për Sigurimin të Papunësisë më 1993, e cila ishte pjesë e një reforme më të gjerë të sistemit të ekzekutimit të dënimeve. Siç Qeveria argumentoi, arsyeja për këtë vendim ishte se ligjvënësi konsideroi sigurimin e papunësisë si instrumentin më efikas për të ndihmuar ri-integrimin e të burgosurve pas lirimit duke qenë se, përveç pagesës së përfitimeve të papunësisë, ajo jepte qasje në një sërë trajnimesh dhe mundësi kërkimi për punë. Në kohën e reformës së vitit 1993, përfshirja në sistemin e pensioneve të pleqërisë ishte parashikuar, por deri tani nuk ka qenë e mundur zbatimi i saj, si pasojë e situatës së vështirë financiare të institucioneve të sigurimeve shoqërore.
107. Duke iu kthyer situatës së kërkuesit, Gjykata vëren se ai ka punuar për periudha të gjata në burg (shih paragrafin 10 më lart). Ajo vëren nga vendimet e autoriteteve vendase për çështjen në fjalë se periudha gjatë të cilës kërkuesi nuk është mbuluar nga sigurimet ishte ndërmjet viteve 1960-1990. Gjykata i jep rëndësi faktit se në atë kohë nuk ka pasur baza të përgjithësisht të pranuara në lidhje me përfshirjen e të burgosurve që punojnë në sistemet e brendshme të sigurimit shoqëror. Kjo mungesë e bazës përgjithësisht të pranuar pasqyrohej në Rregullat Evropiane të Burgjeve të 1987, të cilat nuk përmbanin ndonjë dispozitë lidhur me këtë.
108. Qeveria argumentoi se burgimet me periudha shumë të gjata ishin të rralla dhe, për pasojë shumica e të burgosurve kishin mundësi të akumulonin një numër të mjaftueshëm të muajve të sigurimit për punën e kryer jashtë burgut dhe nuk ishin të privuar në këtë mënyre nga pensioni i pleqërisë. Gjykata nuk e konsideron të nevojshme për të shqyrtuar këtë argument në detaje. Ajo i jep më shumë peshë faktit se kërkuesi, edhe pse nuk ka të drejtë për pension pleqërie, mbulohej nga sigurimet shoqërore. Pas lirimit të tij nga burgu ai ka marrë përfitimet e papunësisë dhe më pas pagesën e ndihmës emergjente, sipas ligjit për Sigurimin e Papunësisë si i burgosur që punonte. Sipas parashtrimeve tij, kërkuesi aktualisht merr pagese për ndihme emergjente, plotësuara nga ndihma sociale, në formën e pagesës për strehimit. Të ardhurat e tij mujore aktualisht shkojnë rreth 720 euro dhe kështu pothuajse arrijnë nivelin e pensionit minimal, i cili është caktuar aktualisht rreth 780 euro për një person të vetëm.
109. Në bazë të fakteve të çështjes në fjalë dhe të gjitha informacione të paraqitura para saj, Gjykata konstaton se sistemi i punës në burg dhe sigurimet shoqërore lidhur me atë të marra në tërësi nuk janë "haptazi pa baza të arsyeshme". Në një kontekst të standardeve të ndryshme, një Shtet Kontraktues nuk mund të fajësohet për faktin se i ka dhënë përparësi skemës të sigurimeve, përkatësisht sigurimit të papunësisë, të cilën e konsideron të jenë më e rëndësishme në ri-integrimin e të burgosurve pas lirimit të tyre.
110. Ndërsa Shteti i paditur duhet të ketë parasysh rishikimin e problematikes së ngritur në çështjen konkrete në vazhdimësi, Gjykata konstaton se, duke mos përfshirë të burgosurit që punojnë në sistemin e pensioneve të pleqërisë deri më sot, Shteti nuk ka tejkaluar hapësirën e tij të vlerësimit lidhur me këtë .
111. Për sa me sipër, nuk ka pasur shkelje të nenit 14 i shqyrtuar në lidhje me nenin 1 të Protokollit nr.1 të Konventës.
II. PRETENDIMI PËR SHKELJE TË NENIT 4 TË KONVENTËS
112. Kërkuesi pretendoi se duke qenë se ai nuk përfshihej në sistemin e pensionit të pleqërisë për punën e kryer si i burgosur, një punë e tillë nuk mund të konsiderohej se binte në kushtet e nenit 4 § 3 (a) dhe për këtë arsye është shkelur nenin 4 § 2 i Konventës.
Neni 4, lidhur me këtë, parashikon si më poshtë:
“1. Askush nuk do të mbahet në skllavëri ose në robëri.
2.Askush nuk do të shtrëngohet të kryejë një punë me dhunë ose të detyruar.
3.Në kuptim të këtij neni, termi “punë e kryer me dhunë ose e detyruar”, nuk përfshin:
a.çdo lloj pune që i kërkohet të kryejë zakonisht një personi të ndaluar në kushtet e parashikuara nga neni 5 i kësaj Konvente ose gjatë lirimit të tij me kusht;
...”
A. Parashtrimet e palëve
113. Kërkuesi ka pohuar se puna e tij në burg përbënte "punë të kryer me dhunë ose të detyruar" brenda kuptimit të nenit 4 § 2 të Konventës. Ai iu referua Konventës nr. 29 të ONP-s, sipas të cilës "punë e kryer me dhunë ose e detyruar" nënkuptonte "çdo punë ose shërbim që kërkohet të kryet nga një person nën kërcënim e ndëshkimit dhe për të cilën personi nuk është ofruar vullnetarisht". Në këtë kuptim, ai vuri në dukje se të burgosurit në Austri ishin të detyruar të punojnë në pajtim me nenin 44 të ligjit për Ekzekutimin e Vendimeve Penale dhe se refuzimi nga ana e të burgosurve për të punuar ishte vepër e dënueshme sipas nenit 107(1) dhe 109 të këtij ligji.
114. Ndërsa pranon se detyrimi për të punuar i një të burgosuri mund të justifikohet sipas nenit 4 § 3 (a), ai parashtroi se, me standardet e sotme, puna në burg pa përfshirjen në sistemin e pensionit të pleqërisë nuk mund të konsiderohen si " pune që i kërkohet të kryejë zakonisht një personi, të cilit i është hequr liria "brenda kuptimit të kësaj dispozite. Si pasojë, fakti që ai detyrohej të punonte si i burgosur duke mos u përfshirë në sistemin e pensionit të pleqërisë, është në shkelje të nenin 4 të Konventës.
115. Nga ana e saj, Qeveria argumentoi se puna e burgut binte jashtë fushës së veprimit të nenit 4, pasi përjashtohej nga ndalimi i punesë së kryer me dhunë ose të detyrueshme në nenin 4 § 3 (a). Rrjedhimisht, mos përfshirja e të burgosurve që punojnë në sistemin e pensioneve të pleqërisë nuk mund të përbente pretendim sipas nenit 4 të Konventës.
B. Vlerësimi i Gjykatës
1. Parimet e Përgjithshme
116. Gjykata përsërit se neni 4 mishëron një nga vlerat themelore të shoqërive demokratike. Ndryshe nga shumica e neneve thelbësore të Konventës dhe të Protokolleve nr. 1 dhe 4, neni 4 § 1 nuk pranon asnjë dispozitë për përjashtime dhe asnjë shmangie prej tij nuk është e lejueshme sipas nenit 15 § 2, edhe në rast të një emergjence publike që kërcënon jetën e kombit (shih Siliadin kundër Francës, nr. 73316/01, § 112, ECHR 2005-VII, dhe Rantsev kundër Qipros dhe Rusisë, nr. 25965/04, § 283, ECHR 2010 ... (ekstrakte)).
117. Neni 4 § 2 i Konventës ndalon "punën e kryer me dhunë ose të detyruar". Në interpretimin e nenit 4, Gjykata në çështje të mëparshme ka marrë parasysh Konventat përkatëse të ONP-s, të cilat janë të detyrueshme për pothuajse të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, përfshirë edhe Austrinë, dhe sidomos Konventën e Punës së Detyruar të 1930 (shih Van der Mussele kundër Belgjikës, 23 nëntor 1983, § 32, Seria A nr. 70, dhe Siliadin, cituar më sipër, § 115).
118. Gjykata në ato çështje vërejti se kishte në fakt një ngjashmëri të madhe, i cila nuk ishte aksidentale, ndërmjet paragrafit 3 të nenit 4 të Konventës dhe paragrafin 2 të nenit 2 të Konventës nr. 29 të ONP-s. Paragrafi 1 i nenit të fundit të përmendur parashikon se "për qëllime" të konventës së dyte të lartpërmendur, termi "punë e kryer me dhunë ose e detyruar" do të thotë "çdo punë ose shërbim që kërkohet të kryet nga një person nën kërcënim e ndëshkimit dhe për të cilën personi nuk është ofruar vullnetarisht" (shih Siliadin, cituar më lart, § 116). Gjykata e konsideroi këtë përkufizim si një pikënisje për interpretimin e nenit 4 të Konventës, por vuri në dukje se nuk duheshin harruar karakteristikat e veçanta të Konventës dhe të faktit se ajo ishte një instrument i gjallë që duhej lexuar "në dritën e nocionet që aktualisht mbizotëronin në Shtetet demokratike" (shih Van der Mussele, cituar më lart, § 32).
119. Neni 4 § 3 (a) tregon se termi "punë e kryer me dhunë ose e detyruar" nuk përfshin " çdo lloj pune që i kërkohet të kryejë zakonisht një personi, të cilit i është hequr liria ".
120. Gjykata ka analizuar strukturën specifike të nenit 4. Paragrafi 3 nuk ka për qëllim të "kufizojë" ushtrimin e së drejtës të garantuar me paragrafin 2, por për të "përcaktojë" përmbajtjen e vërtetë të kësaj të drejte, sepse ky paragraf së bashku me paragrafin 2 formon një tërësi dhe tregon se çfarë nuk përfshihet në termin "punë e kryer me dhunë ose e detyruar" ("n’est pas consideré comme ‘travail forcé ou obligatoire’ ..."). Duke qenë kështu, paragrafi 3 shërben si një ndihmë për interpretimin e paragrafit 2. Të katërt nënparagrafët e paragrafit 3, pavarësisht ndryshimeve ndërmjet tyre, janë të bazuara në idetë drejtuese të interesit të përgjithshëm, solidaritetit shoqëror dhe në atë çfarë është normale në rrjedhën e zakonshme të punëve (shih Van der Mussele, cituar më lart, § 38, shih gjithashtu Karlheinz Schmidt kundër Gjermanisë, 18 korrik 1994, § 22, Seria A nr. 291-B, dhe Zarb Adami kundër Maltës, nr. 17209/02, § 44, ECHR 2006-VIII).
121. Jurisprudenca e Gjykatës lidhur me punën në burg ishte e pakët. Në një nga vendimet e saj të hershme, Gjykata shqyrtoi çështjen e punës që një të burgosuri recidivist i kërkohej të kryente, pasi lirimi i tij kushtëzohej nga akumulimi i një sasie të caktuar kursimesh. Duke pranuar se puna në fjalë ishte e detyrueshme, Gjykata nuk gjeti asnjë shkelje të nenit 4 të Konventës me arsyetimin se kërkesat e nenit 4 § 3 (a) ishin plotësuar. Sipas mendimit të Gjykatës puna që kërkohej të kryhej "nuk shkonte përtej asaj ‘zakonisht’ në këtë kontekst, duke qenë se ishte llogaritur për të ndihmuar të burgosurin të ri-integrohej në shoqëri dhe mbështetej në dispozita ligjore që kishin ekuivalente në disa shtete të tjera anëtare të Këshilli i Evropës "(shih Van Droogenbroeck kundër Belgjikës, 24 qershor 1982, § 59, Seria A nr.50, në lidhje me De Wilde, Ooms dhe Versyp kundër Belgjikës, 18 qershor 1971, §§ 89-90, Seria A nr. 12).
122. Në lidhje me shpërblimin e të burgosurve dhe sigurimin shoqëror, Gjykata i referohet vendimit të 6 prill 1968 të Komisioni Evropian për të Drejtat e Njeriut në çështjen e Njëzet e një Personave të Privuar nga liria kundër Gjermanisë (nr. 3134/67, 3172/67, 3188-3206/67, Përmbledhja 27, fq. 97-116), në të cilat kërkuesit, duke u mbështetur në nenin 4, pretendonin se u ishte refuzuar shpërblimi adekuat për punën që kishin kryer gjatë burgimit të tyre dhe se nuk u ishin derdhur kontribute në sistemin e sigurimeve shoqërore nga ana e autoriteteve të burgut në lidhje me punën e bërë prej tyre. Komisioni e deklaroi ankesën e tyre të papranueshme si haptazi të pambështetur. Ai vuri në dukje se neni 4 nuk parashikonte asgjë lidhur me shpërblimin e të burgosurve për punën e tyre. Për më tepër, iu referua jurisprudencës së saj të vazhdueshëm, e cila kishte refuzuar si të papranueshme çdo ankesë nga të burgosurit që pretendonin pagesë më të lartë për punën e tyre, ose të drejtën për t’u mbuluar nga sistemet e sigurimeve shoqërore.
123. Gjykata shqyrtoi një ankesë të ngjashme por nga një kënd disi të ndryshëm në çështjen e Puzinas (cituar më lart). Kërkuesi u ankua bazuar në nenet 4 dhe 14 të Konventës dhe nenit 1 të Protokollit nr. 1 se legjislacioni vendas i sigurimeve shoqërore ishte i papërshtatshëm në atë që nuk i lejonte të burgosurit për të kërkuar pensionin apo ndonjë përfitime tjetër social për punën në burg. Gjykata shqyrtoi ankesën së pari sipas nenit 1 të Protokollit nr 1, duke vënë në dukje se ai ishte i padiskutueshëm pasi kërkuesi nuk kishte të drejtë të përfitimeve të pensionit apo përfitime të tjera shoqërore sipas legjislacionit përkatës kombëtar. Duke vërejtur se kërkuesi për këtë arsye nuk kishte pasuri brenda kuptimit të nenit 1 të protokollit nr. 1 në lidhje me të drejtën e tij të ardhshme për pension, Gjykata e hodhi poshtë ankesën sipas kësaj dispozite, si dhe në bazë të dispozitave të tjera të mbështetur në, si të papajtueshme ratione materiae me dispozitat e Konventës.
2. Zbatimi në çështjen konkrete
124. Gjykata duhet të shqyrtojë nëse kërkuesi në çështjen në fjalë kishte kryer "punë me dhunë ose të detyruar" në kundërshtim me nenin 4 të Konventës. Gjykata vëren se kërkuesi ishte nën detyrimin për të punuar në pajtim me nenin 44(1) të ligjit për Ekzekutimit e Vendimeve Penale. Refuzimi për të kryer punën e caktuar përbënte një vepër penale sipas nenit 107 të këtij ligji dhe ndëshkohej sipas nenit 109 me vërejtje dhe deri në izolim.
125. Duke marrë përkufizimin e punës së kryer me dhunë ose të detyruar sipas nenit 2 § 1 të Konventës nr. 29 të ONP-s si një pikënisje për interpretimin e nenit 4 § 2 të Konventës (shih Van der Mussele, cituar më sipër, §§ 32-34 ), Gjykata nuk ka asnjë dyshim që ankuesi po kryen punë "për të cilën ai nuk ishte ofruar vullnetarisht dhe ishte nën kërcënimin e ndëshkimit".
126. Ndërkohë që për këtë nuk duket se ka mosmarrëveshje ndërmjet palëve, ato ndryshojnë në pikëpamjet e tyre lidhur me faktin nëse puna e kryer ne burg nga kërkuesi binte brenda kushteve të nenit 4 § 3 (a) të Konventës, e cila përjashtonte "çdo lloj pune që i kërkohet të kryejë zakonisht një personi, të cilit i është hequr liria në kushtet e parashikuara nga neni 5 i kësaj Konvente" nga termi "punë e kryer me dhunë ose e detyruar". Qeveria iu përgjigj pyetjes pozitivisht, duke përfunduar se puna e kryer nga kërkuesi si i burgosur nuk bie në fushën e veprimit të nenit 4. Kërkuesi nga ana e tij deklaroi se puna e burgut pa përfshirjen në sistemin e pensioneve të pleqërisë nuk ishte e mbuluar nga dispozita në fjalë. Prandaj, ajo përbënte "punë të kryer me dhunë ose të detyrueshme" në shkelje të nenit 4 § 2.
127. Gjykata ende nuk kishte pasur mundësi për të shqyrtuar çështjen nëse neni 4 ju kërkonte Shteteve Kontraktuese të përfshinin të burgosurit që punojnë në sistemin e sigurimeve shoqërore. Ajo vëren se vendimi i përmendur më sipër i Komisionit në çështjen e Njëzet e një Persona të Privuar nga Liria kundër Gjermanisë (cituar më lart), i cili iu përgjigj kësaj pyetje negativisht, daton në viti 1968. Për këtë arsye, Gjykata do të duhet të vlerësojë nëse qëndrimi i mbajtur në këtë vendim është ende i vlefshme në lidhje me punën e kryer nga kërkuesi si një të burgosuri pa e përfshirë atë në sistemin e pensionit të pleqërisë.
128. Formulimi i Konventës nuk jep asnjë indikacion për sa i përket çështjes së përfshirjes së të burgosurve që punojnë në sistemin kombëtar të sigurimeve shoqërore. Megjithatë, në përcaktimin e asaj që do të konsiderohet si " pune që i kërkohet të kryejë zakonisht një personi, të cilit i është hequr liria ", Gjykata do të ketë parasysh standardet mbizotëruese në Shtetet anëtare (shih Van Droogenbroeck, cituar më lart, § 59).
129. Kërkuesi u mbështet në thelb në doktrinën e Gjykatës se Konventa është një instrument i gjallë, e cila duhet të interpretohet në dritën e kushteve aktuale (shih, për shembull, Tyrer kundër Mbretërisë së Bashkuar, 25 prill 1978, § 31, Seria A nr. 26; Christine Goodwin kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 28957/95, § 75, ECHR 2002-VI; dhe Van der Mussele, cituar më lart, § 32). Ai argumentoi se standardet evropiane kanë ndryshuar në një masë të tillë që puna në burg pa përfshirjen në sistemin e pensioneve të pleqërisë nuk mund të konsiderohen si " pune që i kërkohet të kryejë zakonisht një personi, të cilit i është hequr liria ".
130. Gjykata vëren se kërkuesi ka punuar për periudha të gjata në burg, duke filluar në vitin 1960. Në atë kohë Komisioni, në çështjen e Njëzet e një Persona të Privuar nga Liria kundër Gjermanisë (cituar më lart), u shpreh se neni 4 i Konventës nuk kërkon që të burgosurit që punojnë të përfshihen në sistemin e sigurimeve shoqërore. Rregullat Evropiane të Burgjeve të 1987-s nuk u shprehën lidhur me përfshirjen e të burgosurve në sistemin e sigurimeve shoqërore. Gjykata pranon se zhvillime të rëndësishme kanë ndodhur më pas në fushën e politikës penale. Këto zhvillime janë reflektuar në Rregullat Evropiane të Burgjeve të 2006-s, të cilat përmbajnë parimin e normalizimin të punës së burgut si një nga parimet themelore. Më konkretisht në kontekstin aktual, neni 26.17 i Rregulloreve të 2006-s parashikon se " të burgosurit që punojnë, për aq sa të jetë e mundur, përfshihen në sistemet e sigurimeve shoqërore.".
131. Megjithatë, duke mbajtur parasysh praktikën aktuale të shteteve anëtare, Gjykata nuk gjen një bazë për interpretimin që kërkuesi i bën nenit 4. Sipas informacioneve në dispozicion të Gjykatës, ndërkohë që një shumicë absolute e shteteve kontraktuese i përfshin në një farë mënyre të burgosurit që punojnë në sistemin kombëtar të sigurimeve shoqërore apo në ndonjë skema të veçantë sigurimesh, vetëm një shumicë e vogël vendesh i përfshijnë ata në sistemin e pensioneve të pleqërisë . Ligji austriak pasqyron zhvillimin e së drejtës evropiane në të cilat të gjithë të burgosurit janë të pajisur me kujdesin e shëndetin dhe nga aksidenteve dhe të burgosurit që punojnë janë përfshirë në skemën e sigurimit të papunësisë, por jo në sistemin e pensioneve të pleqërisë.
132. Për sa më sipër, duket se nuk ka konsensus të mjaftueshëm për çështjen e përfshirjes të së burgosurve që punojnë në sistemin e pensioneve të pleqërisë. Ndërsa neni 26.17 i Rregullave të 2006-s reflekton një tendencë në zhvillim, ajo nuk mund të përkthehet në një detyrimi sipas nenit 4 të Konventës. Rrjedhimisht, puna e detyrueshme që kryhet nga kërkuesi si një të burgosuri pa u përfshirë në sistemin e pensionit të pleqërisë duhet të konsiderohen si "pune që i kërkohet të kryejë zakonisht një personi, të cilit i është hequr liria", brenda kuptimit të nenit 4 § 3 (a ).
133. Gjykata konstaton se puna kryhet nga kërkuesi përfshihet në përjashtimet e nenit 4 § 3 (a) të Konventës, dhe për këtë arsye nuk përbën "punë të kryer me dhunë ose të detyruar" sipas kuptimit të nenit 4 § 2 të Konventës.
134. Rrjedhimisht, nuk ka pasur shkelje të nenit 4 të Konventës.
III. PRETENDIM PËR SHKELJE TË NENIT 14 TË KONVENTËS I SHQYRTUAR NË LIDHJE ME NENIN 4
135. Gjykata vëren se kërkuesi u mbështet kryesisht në nenin 4, por edhe duke iu referuar nenit 14, por pa paraqitur ndonjë argument më vete sipas nenit 14 i shqyrtuar në lidhje me nenin 4.
136. Gjykata konstaton se shqyrtimi i saj në bazë të nenit 4 më vete mbulon të gjitha aspektet e çështjes të ngritura në ankimin e kërkuesit. Prandaj Gjykata konsideron se nuk ka nevojë të shqyrtojë ankesën e ankuesit sipas nenit 14 të Konventës i shqyrtuar në lidhje me nenin 4.
PËR KËTO ARSYE, GJYKATA:
1. Vendos, se nuk ka pasur shkelje të nenin 14 të Konventës, i shqyrtuar në lidhje me nenin 1 të Protokollit nr. 1, me dhjetë vota pro dhe shtatë kundër;
2. Vendos, se nuk ka pasur shkelje të nenin 4 të Konventës, me gjashtëmbëdhjetë vota pro dhe një kundër;
3. Vendos, njëzëri, se nuk është e nevojshme shqyrtimi i pretendimit lidhur me nenin 14 të Konventës i shqyrtuar në lidhje me nenin 4 të Konventës.
Përgatitur në gjuhën angleze dhe franceze dhe njoftuar në seancën publike më 12 Shtator 2011 në Pallatin e të Drejtave të Njeriut,
Përgatitur në gjuhën angleze dhe franceze dhe njoftuar në seancën publike më 7 Korrik 2011 në Pallatin e të Drejtave të Njeriut.
Vincent BergerJean-Paul Costa
Konsulent ligjorPresident
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2012.
Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën dhe kjo e fundit nuk ka përgjegjësi për cilësinë e përkthimit. Ai mund të shkarkohet nga baza e të dhënave të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, HUDOC (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash të cilës Gjykata ia përcjell. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo fitimprurëse me kushtin e përdorimit të titullit të plotë të çështjes, të dhënat e së drejtës së autorit dhe referencat përkatëse të Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut. Nëse pjesë të këtij përkthimi do të përdoren për qëllime fitimprurëse, ju lutem kontaktoni: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2012.
This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has to share it. It may be reproduced for non-commercial purpose on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for the commercial purpose please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2012.
La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée a partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cite en rentier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante: publishing@.
“Separate opinions have not been translated, but appear in English and/or French in the official language version(s) of the judgment which may be consulted in the Court’s case-law database HUDOC.”
“Mendimet e pakicës nuk janë të përkthyera, por gjendjen në gjuhën angleze dhe/ose franceze në versionet në gjuhën zyrtare të vendimeve, të cilat gjenden në bazën e të dhënave të jurisprudencës së Gjykatës, HUDOC”
Full & Egal Universal Law Academy