© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informues mbi praktikën e Gjykatës Nr. 176
Korrik 2014
Svinarenko dhe Slyadnev k. Rusisë [GC] - 32541/08 dhe 43441/08
Vendim[1] 17.7.2014 [GC]
Neni 3
Trajtim poshtërues
Përdorimi i kafazit metalik për të mbajtur të pandehurit gjatë gjykimit penal: shkelje
Faktet – Të dy kërkuesit akuzoheshin për vepra penale, përfshirë grabitjen. Në një seri paraqitjesh në gjykatë, gjatë procedurës gjyqësore ata mbaheshin të mbyllur në një kafaz me përmasa rreth 1,5 me 2,5 metra i përbërë nga shufra metalike në të katër anët dhe me një tavan rrjetë çeliku.
Në vendimin[2] e datës 11 dhjetor 2012, Dhoma e Gjykatës vendosi njëzëri se mbajtja e tyre në kafaz përbënte trajtim poshtërues në shkelje të nenit 3 të Konventës.
E drejta – Neni 3: Qeveria parashtroi se përdorimi i kafazit për të pandehurit gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor justifikohej nga sigurimi i kushteve të duhura për zhvillimin e gjyqit, duke pasur parasysh natyrën e dhunshme të veprave për të cilat ata akuzoheshin, të dhënave kriminale të kërkuesve dhe frikën e viktimave dhe dëshmitarëve.
Gjykata vërejti se ndërsa rendi dhe siguria në sallën e gjyqit ishin të domosdoshme për administrimin e duhur të drejtësisë, mjetet e përdorura për të arritur këtë qëllim nuk duhet të përfshinin masa kufizimi të një ashpërsie të tillë të cilat binin brenda fushëveprimit të nenit 3, sipas së cilin ndalohej tortura ose dënimet ose trajtimet çnjerëzore ose poshtëruese.
Kërkuesit u gjykuan në gjyq të hapur nga një juri. Në seanca ishin të pranishëm rreth 70 dëshmitarë. Në këto rrethana, ekspozimi i tyre në sytë e publikut në një kafaz mund të dëmtonte imazhin e tyre dhe të ngjallte tek ta ndjenjën e poshtërimit, pafuqisë, frikës, ankthit dhe inferioritetit. Ata i ishin nënshtruar këtij trajtimi gjatë gjithë zhvillimit të gjyqit, i cili kishte zgjatur për më shumë se një vit, me disa seancave pothuajse çdo muaj. Gjithashtu, kërkuesit mund të ishin të frikësuar, çka ishte objektivisht e justifikuar, se ekspozimi i tyre në një kafaz do të cenonte prezumimin e pafajësisë, duke përcjellë tek gjyqtarët përshtypjen se ata ishin të rrezikshëm. Gjykata nuk vërejti argumente bindëse që tregonin se mbajtja e një të pandehuri në kafaz gjatë zhvillimit të gjyqit ishte një masë e nevojshme e ndalimit fizik, që parandalonte largimin e tij, apo sjellje të çrregullta apo agresive nga ana e tyre, apo e mbronte atë kundër agresionit nga jashtë. Prandaj një praktikë e tillë mund të kuptohet vetëm si një mjet për të poshtëruar dhe fyer personin e mbajtur në kafaz. Rrjedhimisht, kërkuesit kishin përjetuar ankth të një intensiteti që tejkalonte nivelin e pashmangshëm të vuajtjes që normalisht ata përjetojnë në paraburgim dhe se trajtimi i kundërshtuar arrinte ‘nivelin minimal të ashpërsisë’ për tu trajtuar brenda fushëveprimit të nenit 3.
Në një seri vendimesh[3] të Dhomës së viteve të fundit, ishte konstatuar shkelje e nenit 3 në rastet kur përdorimi i një kafazi nuk justifikohej për arsye të sigurisë. Megjithatë, Dhoma e Madhe vlerësoi se përdorimi i kafazeve në këtë kontekst nuk mund kurrë të justifikohej në bazë të nenit 3. Në çdo rast, edhe nëse supozojnë ndryshe, pretendimi i Qeverisë se kërkuesit përfaqësonin një kërcënim për sigurinë nuk ishte vërtetuar.
Gjykata ritheksoi se thelbi i vet Konventës është respektimi i dinjitetit njerëzor dhe se objekti dhe qëllimi i Konventës, si instrument për mbrojtjen e qenieve njerëzore individuale, kërkojnë që dispozitat e saj të interpretohen dhe zbatohen në mënyrë që ti bëjnë masa e saj mbrojtëse praktike dhe efektive. Prandaj, ajo ishte e mendimit se mbajtja e një personi në një kafaz metalik gjatë zhvillimi të gjyqit të tij përbën në vetvete, duke pasur parasysh natyrën objektivisht poshtëruese, fyerje për dinjitetin njerëzor. Kështu, Gjykata vendosi se vendosja e kërkuesve në një kafaz metalik në sallën e gjyqit, përbënte trajtim poshtërues, në shkelje të nenit 3.
Përfundimi: shkelje (njëzëri).
Gjithashtu, Gjykata vendosi njëzëri shkelje të nenit 6 § 1 për shkak të kohëzgjatjes së procedurës penale.
Neni 41: 10,000 euro për secilin nga kërkuesit në lidhje me dëmin jo material.
© Këshilli i Europës/Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje nuk është detyruese për Gjykatën.
Klikoni këtu për Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
[1] për pranueshmërinë dhe themelin
[2] për pranueshmërinë dhe themelin
[3] për pranueshmërinë dhe themelin
Full & Egal Universal Law Academy